Fazat e lindjes, mrekullia Kuranore.
Pas kalimit të 9 muajve hënorë (38 javë), rritja e fetusit në mitër kompletohet. Është koha tani për të dalë bebja jashtë, pas përfundimit të kësaj periudhe të specifikuar.
Allahu thotë: Ndërsa atë që dëshirojme Ne e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar. (El Haxhxh, 22:5) Pra, termi është emëruar dhe e përcaktuar. Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt. Për deri në një kohë të caktuar. (Murselatë, 77:21-22.) Para elaborimit të fazës se fundit të lindjes është e rëndësishme të përmendet referenca Kur'anore për përfitimet e femrave të cilat janë në këtë fazë, si përshembull statusi i Merjemes (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) që është përshkruar në ajetet e mëposhtme: E dhembja ( e lindjes) e mbeshteti atë te një trup i hurmes. Ajo tha: "Ah sa mire ka qënë për mua të kisha vdekur para kësaj e te isha harruar që moti!" E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti yt bëri prane teje nje përrocke (uji)". E ti shkunde trupin e hurmës se do te bijnë ty hurma të freskëta. Ti pra, ha pi e qetesohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: "Une kam vendosur heshtje për hir te Gjithmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!" (Merjeme, 19:23-26.) Eshte vërtetuar shkencërisht se hurmat (arabie) kanë disa përfitime. Prej këtyre përfitimeve, për femrat që janë në këtë fazë janë: Hurmat janë të pasura me fibra të cilat ndihmojnë për të shmangur kapsllëkun, sepse hurmat janë pastrues natyror, dhe ndihmojnë në një lindje të qetë. Hurmat përmbajnë më shumë se 70% glukozë, e cila ndihmon për ta gëlltitur dhe tretur, duke siguruar energjinë e nevojshme gjatë lindjes. Hurma është gjithashtu e pasur me minerale, veçanërisht me magnez e cila është e nevojshme për qelizat e fiziologjisë, dhe kalium i cili është i domosdoshëm për muskujt si dhe dhe hekur i cili është i nevojshëm për të trajtuar aneminë. Hurmat përmbajnë një substancë që ndihmon muskujt e mitrës për të kontraktuar si dhe rritjen dhe tkurrjen gjatë lindjes. Falënderimi i qoftë Allahut të Lartësuar. Lindja, e cila përfundon me daljen jashtë të foshnjës, është e përbërë nga 4 faza:
1 - Faza e zgjerimit të qafës së mitrës dhe kontraksionit të muskujve të mitrës. Kjo fazë zgjat rreth 7-12 orë dhe ndodh si rezultat i disa faktorëve: Mekanik dhe hormonal. Një grup i hormoneve ndihmon në lehtësimin e lindjes. Nga këto hormone janë:, Prostaglandin, Corticotropin Releasing Hormone, Adreno Cortico Tropin, Corticol, Oxytocin, Estrogin. 2 - Faza e nxjerrjes së fetusit. Kjo fazë fillon në momentin kur qafa e mitrës zgjerohet plotësisht dhe përfundon në momentin kur lind fëmija. Kjo fazë zgjat rreth 30-50 minuta. Si rezultat i kontraktimeve të mitrës koka e fetusit fillon të shfaqet së pari. Është e habitshme se diametri i kokës së fetusit mund të tejkalojë 12 cm, dmth, normalisht trefish i diametrit të kanalit vaginal. Duke marrë parasysh këtë fakt, dhe rolin e faktorëve hormonale, përveç zgjerimit të ligatures, legenit dhe muskujve, që të gjithë e lehtësojnë lindjen e fetusit, ku dhe ne kuptojmë urtësinë e Allahut: "Pastaj atij ia lehtësoi rrugën" (Abese, 80:20.) I Lartësuar është Allahu, 3 - Faza e shfaqjes së placentës. Pas lindjes së bebes, kontraksionet e ardhshme bëjnë që prej mitrës të nxirret placenta. Zakonisht kjo fazë zgjatë rreth 15-20 minuta 4 - Faza e tkurrjes së mitrës. Kjo është për të lehtësuar gjakderdhjet pas procesit të lindjes, dhe vazhdon për rreth dy orë. Pas lindjes, prehet kordoni i kërthizës, ku fetusi varej për marrjen e ushqimit nga nëna e tij gjatë shtatzënisë, foshnja tani fillon një fazë tjetër në një stacion të ri në jetën e tij. Konkluzioni: Mrekullia e krijimit të njeriut në Kur'anin e Shenjtë është një prej mrekullive të shumta të tjera mjekësore. Duke shqyrtuar deklaratat e mëparshme të detajuara të ajeteve Kur'anore dhe analizave shkencore të fazave embrionale, është e qartë se këto vargje Kuranore të japin një përshkrim të saktë të fazave kryesore siç embrioni has gjatë krijimit dhe formimit deri në lindje. Është vërejtur se këto ndryshime përkojnë me vërejtjet e embriologjisë moderne, dhe me të vërtetë shpreh fenomenet e jashtme të ndryshimeve që rezultojnë nga ndryshimet e brendshme. Përshkrimet Kur'anore përmbajnë shprehje të kuptueshme për njerëzit me prejardhje të ndryshme, ndërsa shprehjet e tanishme në embriologji të përdorura për përshkrimin e këtyre fazave nuk identifikojnë karakteristikat dhe madhështine e embrionit në çdo fazë. Kjo dëshmon natyrën e mrekullueshme të Kur'anit. Këto fakte janë konfirmuar nga Profesor Keith Moore dhe shkencëtarë të tjerë jomusliman. Në kohën kur Kurani u shpall, përshkrimi i krijimit të njeriut të shprehura në terma shumë të sakta ne Kur'an përshtatet me rregullat e shkencës moderne, dhe me konfirmimin se krijimi dhe zhvillimi i embrionit është kryer në disa faza, siç thotë Allahu; "Çfarë është me ju që Allahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton? Kur ai ju krijoi në disa etapa." (Nuh, 71:13-14) Shkencëtarët jomuslimanë në atë kohë besonin se njeriu u krijua nga gjaku menstrual. Për aq sa në shekullin e 17, ata besonin se embrioni është krijuar plotësisht nga sperma e njeriut, dhe pastaj ajo u rrit pas hyrjes në mitër. Kështu, ata perceptonin njeriun si një farë e reduktuar tërësisht në atë rënie të vogël të spermës. Ideja mbeti si të tillë deri në shekullin e 18, kur mikroskopët dëshmuan se sperma dhe veza janë të dyja të nevojshme për shtatzëninë. Kjo u zbulua shekuj më vonë, pasi ajo kishte qenë në Kur'anin e Shenjtë më parë. Kjo tregon se Kurani është fjala e Krijuesit që di e krijimin e njeriut edhe detijin më të vogël të tij. Kjo është dëshira e All-llahut, Krijuesit të njeriut, i cili thotë; Dhe thuaj: "Falenderoj Allahun, e Ai do t'ua tregojë argumentet e veta dhe do t'i kuptoni ato atëhere (kur nuk u bën dobi). Zoti juaj nuk është indiferent ndaj asaj që veproni ju". (En Neml, 27:93.) "Ne do t'u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vertete. A nuk mjafton që Zoti yt eshte dëshmitar për çdo gjë?" (Fussilet, 41:53.) E Allahu është me i Plotfuqishmi. Përshtati dhe përkthehu: stafi i Mjalti Network. (Marrë dhe përshtatur nga burime të ndryshme, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju). |
Pëlqeje faqen tonë në fb
|