Elis Bahushi, është njëri nga 27 të arrestuarit i akuzuar si i përfshirë në ngritjen e laboratorit të përpunimit të heroinës së Brenog të Hasit.
Nga hetimet e deri tanishme dyshohet se, 35-vjeçari ka pasur rolin e trasnportuesit të lëndës narkotike dhe përbërësve të saj nga Turqia drejt vendit tonë. Ditën e sotme janë siguruar edhe disa hyrje dalje nga sistemi TIMS, ku Elis Bahushi ka udhëtuar më shpesh në Turqi, Maqedoni dhe Kosovë. Organi i akuzës kërkon informacion nga homologët turq se kë ka takuar në Stamboll në datat 25 dhe 26 tetor Elis Bahushi, ku janë administruar edhe bilatat e tij të udhëtimit.
Bahushi dhe familja e tij prej më shumë se 25 vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në qytetin e Elbasanit, kryesisht në fushën e veshjeve dhe metrazhit. Furnizimin me lëndë të parë familja Bahushi e kryente në Turqi dhe për këtë arsye ka dyshime nga prokurorisë se, dy ekspertët turq, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia shqiptare të jenë dërguar në vendin tonë nga 35-vjeçari Elis Bashushi.
Gjykata e Krimeve të Rënda, ditën e enjte ka vendosur të lërë në burg biznesmenin bashkë me mikun e tij Orges Jahelezi, masë e cila ishte vendosur më herët edhe nga gjykata e Elbasanit.
Me një kërkim fare të thjeshtë shohim se Elis Bahushi ka foto nga vendet ku udhëtonte shpesh jashtështetit. Bahushi shkruan në “Facebook” se është nga Elbasani por jeton në Shangai.
Shohim madje edhe me persona të njohur në Shqipëri, siç është djali i Ardian Fullanit.
/AlpeNews.al