Video: Shqelma, grushta, shkulje flokësh: Ligjvënësit rivalë Bolivianë përleshen në parlament

Video: Shqelma, grushta, shkulje flokësh: Ligjvënësit rivalë Bolivianë përleshen në parlament

Grushte, shqelma dhe shkulje flokësh. Kështu dukej sot parlamenti në Bolivi në sherrin e madh mes  ligjvënësve të partisë në pushtet dhe deputetëve opozitarë, duke bërë që e gjithë skena të pushtonte vëmendjen e mediave botërore. Përplasjet e dhunshme ndodhën gjatë prezantimit të një raporti mbi arrestimin në muajin dhjetor të guvernatorit të rajonit Santa Kruz, Luis Fernando Kamaço, një figurë e rëndësishëm opozitare në vend.

Teksa mbrojti ligjshmërinë e arrestimit, ministri i Brendshëm, kritikoi partinë e Kamaços, duke i përshkruar pjesëtarët e saj si “radikalë, hajdutë, e grupe të dhunshme që zbrazën portofolët e bolivianëve të thjeshtë. Në kohën që ai fliste, një grup deputetësh të opozitës shpalosën një pankartë me mesazhin “nuk ka demokraci me të burgosur politikë”, dhe një foto ku Del Kastillo përshkruhej si “ministri i terrorit”. Deputetë të krahut tjetër u hodhën t`ia shkulnin pankartën nga duart, e aty nisi sherri, në të cilin u përfshinë edhe deputetet femra.

LEXO EDHE:

Back to top button