Uncategorized

Kosova dhe Amerika treguan urtësi e pjekuri me reciprocitetin!

1.

Prolongini i Marrëveshjes për reciprocitetin me Serbinë nuk ēshtë ligësi e as poshtërim pēr Kosovën (ashtu siç po trumbetojnë ca (pseudo)analist) por, përkundrazi është trimëri dhe mjeshtëri (tekefundit politika është mjeshtri në paqë) e kordinuar mirë e me saktësi milimetrike me aleatët tanë strategjik. Sepse, po shihet ashiqare që Serbia, është bë gati për një konfrontim afatgjatë (jo me Kosoven e as me Shqipërinë. Arsyeja është tejet e thjesht; ka epērsi enorme ushtarake, ekonomike e politike nga Rusia) me perëndimin.

2.

Gjitha analizat ndērkombëtare flasin, se shkalla e rritjes së rezistencës dhe trimërimit të grupeve kriminale serbe (e jo qytetarëve serb të Kosovës) në Veriun e Kosoves, në vend që të ishte shumë më e reduktuar (edhe shkaku i angazhimit të Rusisë në luftën në Ukrainë, po edhe krizës së gjithëmbarshme që po mbretëron në rajon dhe gjithē kontinentin) ajo është rritur dhe është edhe më e strukturuar dhe shumē më e vendosur dhe më e organizuar (vetëm analizo; shpejtësinë dhe ngulmimin për rezistencë..!?) se da në vitin 2011.

3.

Natyrisht, gjithë këte organizim, strukturim, vendosmëri dhe gatishmëri të këtyre grupeve (padyshim) kriminale që u”ushqye” gabimisht me lojalitetin dhe gatishmërinë tonë për t’i integruar serbët lokal në institucionet kosovare, po e dëshmojnë edhe alarmet që vijnë pa ndalur nga Beogradi dhe Presidenca serbe. Me aminin dhe instruksionet nga atje u lejua që grupet paralele kriminale të infiltrohen në sistem tonin; gjyqësor (skandali i gjyqëtares serbe që shko në Beograd); polici (ka indikacione që pothuajse komplet këto grupe kriminale janë veshur me uniforma të policisë kosovare; dhe sferat tjera vitale të jetës sociale kosovare.

Tërhjeqja taktike, mund të jetë dobësi e ligështi nga këndvështrimi etik e estetik, ama në politikë ajo lehtësisht me pak imagjinatë e kreativitet arrinë të shndrrohet në virtyt dhe favor domethënës politik, ngase, mbahet si mençuri, si mjeshtëri, po edhe si strategji e interes afatgjatë i vendit apo shtetit.

Leave a comment