FJALË

Fjalor Shqip

KALLËP m.

  • 1. Copë druri, a metali, me trajta e përmasa të caktuara, që shërben për t'u dhënë sendeve (këpucës, një pjese këmbimi, sapunit etj.) gjatë punimit formën që dëshirohet; formë, model. Kallëp i drunjtë (i metaltë). Kallëp bakri. Kallëp këpucësh (kapelash). Kallëp tjegullash. Kallëpe shkronjash. Reparti i kallëpeve. Vë (shtie, fut) në kallëp. Derdh (hedh) në kallëp.
  • 2. Sendi që del nga forma me përmasat e dëshiruara; çdo send me trajtë të caktuar e me përmasa të caktuara. Kallëp akulli. Kallëp sapuni. Kallëp sheqeri. Kallëp misri kalli misri.
  • 3. keq. Model a skemë që pranohet dhe zbatohet verbazi, pa e studiuar, pa ia nënshtruar kritikës; shabllon, shtampë. Sipas kallëpeve të huaja.
  • 4. fig. keq. Njeri që nuk është në gjendje të gjykojë e të mendojë në mënyrë të pavarur, që nuk i vështron gjërat me syrin e vet dhe i merr a i zbaton ashtu siç janë, pa i gjykuar fare; njeri i trashë nga mendja.
  • 5. keq. Lloj, soj. Njeri i kallëpit të tij. Njerëz të çdo kallëpi. Janë të një kallëpi. Nuk duhen futur në një kallëp.
  • 6. përd. ndajf. Ashtu siç është, në trajtën e vet; tamam siç duhet; pas trupit. E nxori kallëp. I rri (i vjen) kallëp.
  • 7. përd. ndajf. keq. Ashtu siç duket nga jashtë a siç thuhet, pa u përpjekur t'i zbërthejë e t'i kuptojë gjërat, pa hyrë në brendinë e gjërave, jo në mënyrë krijuese, shabllon. Mos e zbato kallëp! I merr punët (gjërat) kallëp.
  • I fut (gjërat) në kallëpe u jep gjërave formë të njëjtë, i fut mekanikisht në skema; gjykon në mënyrë burokratike a dogmatike. E futi në kallëpe e quajti pa të drejtë si njeri që ka shkelur vijën, rregullat etj. (kryesisht në plan politik e moral). Nuk hyn në kallëp dikush a diçka nuk është i përshtatshëm.