SHËNDET

Mungesa e kaliumit, gjashtë simptoma që nuk duhet t’i injoroni

13:10 - 21.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse niveli i kaliumit në trupin tuaj është i ulët, funksionet e rëndësishme të organizmit do të ngadalësohen, puna e tyre do të çrregullohet, por do të sulmohet edhe i tërë shëndeti. Ky mineral është më i rëndësishëm për funksionimin e zemrës dhe të të gjithë muskujve në trup. Pothuajse 98 për qind e kaliumit gjendet në qeliza, që do të thotë që edhe një ndryshim i vogël i nivelit të tij mund të shkaktojë shpejt dukuri negative në muskuj, nerva dhe zemër.





Këto gjashtë
simptoma tregojnë që niveli i kaliumit në trupin tuaj është shumë i ulët:
Kapsllëku
Niveli i ulët i kaliumit lë pasoja në funksionimin e tërë trupit, veç tjerash, edhe në metabolizëm. Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë ngërçe në stomak dhe kapsllëk.
Fryrja
Kur në trup mungon kaliumi, organizmi nuk mund të rregullojë nivelin e natriumit, gjë që shkakton fryrjen.
Ngërçet e këmbëve
Kaliumi i takon kategorisë të elektroliteve dhe në qoftë se ne djersitemi shumë, nivelet e elektroliteve peshojnë dhe kjo mund të na japë ngërçe në këmbë. Kështu që banania vërtet ndihmon, por edhe mund të pini një pije sportive me elektrolite.
Presion i lartë i gjakut
Kur nivelet e kaliumit bien, enët e gjakut shtrëngohen dhe shkaktojnë presion të lartë në gjak. Në këto raste është absolutisht shumë e nevojshme ta mbani nën kontroll rritjen e presionit të gjakut.
Rrahjet e zemrës
Hulumtime nga “Harvard Medical School” sugjerojnë se në qoftë se nivelet e kaliumit ulen, rrahjet e zemrës mund të bëhen të parregullta. Një test fizik mund të zbulojë nëse çrregullimet e rrahjeve të zemrës vijnë nga ndonjë mangësi në valvulat e zemrës, për shkak të tiroideve, ose nga mangësia e kaliumit në organizëm.
Ligështi apo marramendje
Kur nivelet e kaliumit bien në trup në mënyrë drastike, rrahjet e zemrës ngadalësohen dhe kjo gjë çon në ligështi dhe marramendje.

Këta përbërës, janë të pasur me kalium:

1. Banania: është fruti, i cili përfaqëson kaliumin. Ajo është burimi natyror më i madh i kaliumit.
2. Frutat tropikale: avokado dhe kokosi janë dy përbërës nga të cilët krijohen parfumet ekzotikë, të cilët kanë sasi të lartë kaliumi.
3. Rrushi: Ky fryt përmban 860 mg kalium në çdo 100 gr.
4. Kajsia: Përveç kaliumit, është një burim i mirë i karrotenit, pararendës i vitaminës A.
5. Patatja: Një patate e mesme, që mund të peshojë rreth 170 gr, mund të përmbajë rreth 900 mg kalium, vlerë, e cila mund t’i jetë ulur për shkak të gatimit.
6. Kungulli: Është një përbërës shumë i mirë, por, gjithashtu, është i pasur me vitamina dhe antioksidantë.
7. Frutat e thata: Përmbajnë një sasi të madhe kaliumi, sidomos fëstëkët, të cilët nuk duhet të mungojnë kurrë në ushqimet tona pasi, gjithashtu, luftojnë edhe kolesterolin e keq.
8. Fasulet e zeza: Të pasura me kalium, por edhe me vitamina dhe kripëra minerale.
9. Thjerrëzat: Përveç kaliumit, thjerrëzat janë të shëndetshme, edhe për faktin se kanë përmbajtje të lartë hekuri.
Pra, është e rëndësishme që t’i konsumojmë sa më shpesh këto produkte, në mënyrë që të jemi sa më të shëndetshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.