Drita Islame, Shtator 2013

Page 1

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXII | Nr. 9 (368) | Shtator 2013 | Çmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al

SHTATOR 2013

Di

1


2

Di

SHTATOR 2013


SHTATOR 2013

Di

3


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E- mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXII i botimit Nr. 9 (368) Shtator, 2013 ISSN 2226-7115

5 7

Fokus

9

Aktualitet

12

Haxhi, akt i pasurimit shpirtëror

- Fitër Bajrami, mijëra besimtarë mbushin bulevardin "Dëshmorët e Kombit" - Personalitete të larta të vendit urojnë Bajramin në KMSH - Programet e shkëmbimit, 3 studentë drejt Universitetit të Helsinkit

Forum Ferit Lika Domosdoshmëria e objekteve të kultit Islam si mjet komunikimi

16

Komente & Opinione Rejan Islami Historia përsëritet në tokën e Musait (a.s.)?

18

Komente & Opinione Agim Baçi Çfarë humbim kur dhunohen gratë?

20

Dossier & Histori Edmond Sharka Hoxha Kadri Prishtina

24

Eseistikë Edison Çeraj Tëhuajësimi, aspekti etik dhe estetik

4

Di

SHTATOR 2013

32

Koha për lutje

Tirazhi 5000

Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

Editorial Ali Zaimi

28

Kulturë

30

Foto Arkiv

Doli në qarkullim Kur'ani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha

Falja e Fitër Bajramit

Hadith Elton Harxhi Shpërblimi i besimtarit durimtar kur humbet të dashurin

36

Retrospektivë Vexhi Demiraj Qytetnimi Perëndimuer dhe dekadenca morale

38 40

Personalitet Mulla Sherif Ahmeti

Bota jonë Nuredin Nazarko Deri në thellësinë e zemrës

43 46

Bota jonë Xhamitë më të njohura në botën Islame

Psikologji Altin Torba Nëse dëshiron të bëhesh lider

50

Familja Aisa Kokiçi Miqësojini fëmijët me natyrën

52

Shëndeti

54

Kuriozitete

56

- Jeta në qytet shton sëmundjet alergjike - Mrekullia e puthjes së nënës

- Pajisja që ju lejon të "flisni" në 25 gjuhë - Globi më antik në botë

Faqja juaj Xhynejd Suavi Muri

57

Faqja juaj Dashuria


Editorial

ALI ZAIMI

Koha për

LUTJE

Është koha për duá. Është koha për të ngritur duart e të lutemi si kurrë më parë. Momentet që po jetojmë na nxisin të lutemi siç na nxit hyrja e Ramazanit të agjërojmë, siç na nxit ezani të falemi. Retë e zeza mbi qiellin njerëzor na shtrëngojmë të hapim çadrat e turpit, të pendesës e të trishtimit për sojin njerëzor. Ndërsa ndjekim, edhe pse nga larg, krimet çnjerëzore mbi më të pafajshmet krijesa, fëmijët, na rrëqethen zemrat sikur t’i kishim përpara syve, sikur t’i preknim e t’u kërkonim falje në emër të njerëzores, që për një çast po bën edhe njëherë një betejë të ashpër për ekzistencë... Është koha për duá. Sepse duája është çelësi i thesareve të pashtershme të Krijuesit, është streha më e sigurt e besimtarit. Teksa vëzhgojmë gjendjen e njerëzve të besimit përballë sfidave dhe intrigave të kohës, komplotet dhe kurthet që luhen mbi ta, reagimi që të vjen më natyrshëm është ndoshta një klithmë, një “Oh” që del nga thellësia e shpirtit e pasuar me një tjetër klithmë: “O Zot!...” Është koha për lutje. Sepse Islami, feja jonë e bukur, drita e syve tanë, bota jonë e shpirtit kurrë më parë nuk është keqinterpretuar dhe keqkuptuar më shumë sesa tani. Sado e rëndë të jetë për ta pranuar, faktet kokëforta, përtej zullumit dhe pengesave të “armiqve”, tregojnë se ne si besimtarë nuk kemi mundur t’ia shpjegojmë botës si duhet madhështinë e Zotit të gjithësisë, Profetin e mëshirës, fenë e paqes, mesazhin e harmonisë, vëllazërisë, sinqeritetit. Ndaj, në këtë gjendje të rëndë ku gjendemi si besimtarë, ndoshta më e para strehë ku duhet të vrapojmë është duája. T’i kërkojmë Zotit falje për mëkatet që s’kanë të sosur; t’i kërkojmë Zotit falje për mirësitë ndaj të cilave kemi qenë mosmirënjohës, t’i kërkojmë falje Zotit për gabimet që s’kanë të mbaruar. T’i kërkojmë falje që për shkakun tonë njerëzit në vend që të afrohen, ndoshta janë larguar nga feja, ose kanë qëndruar larg saj sepse përfaqësimi ynë i gabuar i ka trembur. T’i kërkojmë falje Mëshiruesit që e kemi prezantuar veten gabim, jo si njerëz

të paqes, të tolerancës, të mirëkuptimit, të zemërgjerësisë, të mëshirës, të dashurisë, por si turma të pafata të larguar prej këtyre vlerave që paraardhësit tanë i patën trashëguar brez pas brezi e ne nuk po dimë t’i ruajmë ato. Ndoshta askush s’ka të drejtë të jetë i ashpër me njerëzit e besimit. Ndërsa shkruaj këto rreshta dridhem mos t’i hyj në hak mijëra apo miliona njerëzve që përpiqen me mish e me shpirt të jenë përfaqësues të denjë të normave të besimit, por, kur shikon ngjarjet e dhimbshme në gjeografinë ku jetojnë kryesisht myslimanët, është e pamundur ta mbash veten. Ajo që të trishton më tepër është kur njerëzit e besimit, myslimanët bëhen pjesë e zullumit, padrejtësive, trazirave, rrënimit; madje kur disa të mjerë pretendojnë t’i kryejnë këto paudhësi në emër të fesë, kjo të pikëllon pa masë. Dhe pyes: me ç’të drejtë ata përpiqen ta përziejnë faqen e ndritur të Islamit me tekat e tyre. A janë besimtarë këta njerëz? A janë të përdorur? Të mashtruar?... Për të mos i pasuar gabimet me gabime e zullumin me zullum, për të mos i shtuar gjynaheve gjynahe e rrënimit rrënim, ndoshta i vetmi hap që na ngelet të hedhim, dhe gjykoj më i domosdoshmi për momentin është duája, është lutja e sinqertë, është përgjërimi, sikurse na e kanë mësuar të parët, me dorë në zemër. Është koha për lutje, sepse lutja në vetvete është një tregues dhe domosdoshmëri e besimit, ku njeriu, duke paraqitur gjendjen e tij nevojtare, me përulësi e respekt kërkon prej të Gjithëmëshirshmit çfarëdo që kërkon. Në këto ditë, kur gjithë këto intriga, komplote e kurthe qëndrojnë përpara besimit si kurthe tinëzare, ka një nevojë emergjente për duá. Ka nevojë për duá dhe përgjërim sa të dridhen zemrat e sytë të lotojnë rrëke. Sa më shumë njerëz të luten për diçka aq më shumë mundësi ka që Zoti ta pranojë atë. Kur Hz. Musai (a.s.) pati kërkuar rrugëdalje nga telashet që kishin shkaktuar një grup prej popullit të tij, Allahu i pati mësuar që të pendoheshin e të luteshin të gjithë së bashku për mëkatet e tyre. SHTATOR 2013

Di

5


Le t’i kërkojmë pra falje Allahut, të gjithë së bashku, së pari për gjynahet tona e më pas për të paudhët, për shkatërrimtarët dhe mizorët. T’ia lëmë në dorë Allahut që t’i ndryshojë e t’u pastrojë gjynahet edhe atyre, nëse nuk kanë aftësi të pastrohen të bëjë atë që do dhe di Ai. Ai është Gjykuesi më i Drejtë. Le t’i kërkojmë falje Atij që di atë që shprehim dhe çfarë ne fshehim: Zoti ynë, mos lejo që zemrat tona të devijojnë tani, pasi na ke udhëzuar. Por na dhuro mëshirë prej pranisë Tënde, sepse Ti je dhuruesi më i madh. Zoti ynë i Madh, ne vetëm Ty të besuam, e vetëm te Ty mbështetemi. T’u drejtuam ty me tërë fuqinë e shpirtit, dhe e dimë që në fund, përballë Teje do të vijmë. Zoti ynë i Lartësuar, mos na lër ne vetëm për vetëm me sprovën e mohuesve! Na fal neve, sepse padyshim që Ti je i Shenjtë e i Urtë. Neve na mjafton Allahu. Ç’administrues i mirë që është Ai. Neve na mjafton Allahu. Nuk ka zot tjetër veç Tij. Ne vetëm tek Ai u mbështetëm. Sepse Ai është zotëruesi i Arshit të Madh dhe Mbretëruesi i Vetëm. Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë. Zoti ynë, mos na ngarko neve ngarkesa si iu ngarkove atyre para nesh. Zoti ynë, mos na ngarko mbi atë që ne kemi forcë të mbajmë. Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi vetes. Nëse Ti nuk na fal dhe mëshiron, me siguri do të jemi prej të humburve. Ne jemi të padrejtë, të rrënuar dhe të shkatërruar. Si myslimanë kurrë në histori nuk kemi qenë kaq larg Teje. Kurrë nuk kemi hyrë në thellësi të tilla të dështimit. Kurrë nuk kemi qenë kaq pa Ty. Na dërgo një fllad shprese prej mëshirës Tënde. Na e ndrysho këtë gjendje mjerimi. O strehë Burimi për të mjerët, O posedues i ilaçit për të sëmurët dhe udhëzues i qartë për të humburit! Ne të braktisëm Ty dhe u dalldisëm drejt botës. Gjatë kësaj kohe askush nuk i hapi dyert për ne. Mendimet tona u quajtën krime, ndjenjat tona u përbuzën dhe u përqeshën, veprimet tona u dënuan deri sa ne të kuptojmë se s’ka strehë tjetër veç derës së Mëshirës Tënde. Por, Zoti ynë! Ne e dimë që deri më tani, asnjë nga ata që kanë pritur pranë derës Tënde nuk janë kthyer duarbosh, por janë kthyer prej aty me bekim prej Teje, të falur, të mëshiruar, të udhëzuar e plot shpresë. Prandaj të kërkojmë me përgjërim: hapi portat e faljes dhe mëshirës. Dërgo një dritë nga prania Jote për ata që vuajnë në errësirë, sidomos këto ditë, kur rrethanat sociale janë në çrregullim të plotë; kur zërat e tiranëve dëgjohen kudo. Shuaj zjarrin e tiranisë dhe padrejtësisë me fuqinë tënde të pafund. Na jep një ilaç për të gjitha fatkeqësitë që kemi vuajtur për shekuj me radhë. O më i Mëshirshmi, Më i Dhembshuri, pranoji lutjet tona! O Zot i Mëshirës dhe Faljes, forcoji zemrat tona në fe. Mbushi zemrat me besim. Udhëzona ne, familjet tona, shoqërinë tonë! O i Dashur, dhurues i dashurisë, furnizoji zemrat tona me dashuri e mëshirë! Pastroji zemrat tona nga urrejtja, smira, xhelozia, armiqësia dhe çdo e keqe. O

6

Di

SHTATOR 2013

Zot, dhuroi vendit tonë paqe, begati e mirësi dhe mbroje nga çdo rrezik e fatkeqësi... O Zot, dhuroji botës paqe e qetësi. Përpos kësaj duáje të shkurtër, çdo besimtar mund të lundrojë në oqeanin e ndjenjave të veta dhe t’i lutet Zotit me sinqeritet dhe besim të plotë. Le t’i lutet, tani është koha për lutje. Është koha për lutje sepse në kopshtin e myslimanëve ka pllakosur zia e përçarjes, e varfërisë, e injorancës, e egoizmit, e dëshirës për famë, për pushtet e për t’u duartrokitur. Listës së këtyre armiqve të botës sonë shpirtërore tashmë i janë bashkëngjitur edhe mashtrimi, detyrimi me forcë, ekstravaganca, pandjeshmëria, indiferenca dhe ndotja intelektuale. Është koha për lutje që të mbarojë mizoria e mizorëve, tirania e tiranëve, çmenduria e dëshirave pa fre të kësaj bote. Është koha për duá që të rikthehet buzëqeshja në buzët e jetimëve, të pastrehëve, nevojtarëve, të ndizet shpresa në zemrat e të dhunuarve, të shtypurve të vuajturve... Është koha t’i lutemi Atij që i dëgjon lutjet, Atij që i përgjigjet kërkesave tona!


Fokus

HAXHI akt i pasurimit shpirtëror Haxhi është një ndër kushtet themelore të Islamit. Ai nënkupton vizitën e Qabes e cila gjendet në Mekë dhe e vendeve të bekuara përreth saj, brenda një afati të caktuar si dhe në formën e caktuar. Haxhi është shtylla e fundit dhe një ndër institucionet e fesë islame. Kryerja e tij është obligim së paku një herë në jetën e njeriut, e kjo vlen për çdo mysliman dhe myslimane. Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin e Tij të Shenjtë: “Zoti e ka bërë detyrim haxhin, për njerëzit që kanë mundësi…” (Al-Imran, 97). Këtë obligim e gjejmë edhe në traditën profetike: “Islami është i ngritur mbi pesë shtylla…ku njëri prej tyre është kryerja

e haxhit për atë që ka mundësi.” Haxhi është prej adhurimeve që kryhen në të njëjtën kohë me shpirt dhe trup. Ai është një akt i pasurimit shpirtëror dhe përmirësimit të pajisjes morale, është vazhdim i devocionit të intensifikuar dhe e një përvoje disipline, është një tërësi e interesave humane dhe diturisë inspiruese. Faltorja e shenjtë në Mekë, është tempulli i parë i themeluar dhe i kushtuar për adhurimin e Zotit në tokë. Pastrimi nga të gjitha mbeturinat e idhujtarisë ishte shenja e ngadhënjimit të njëshmërisë së Zotit. Ata që u morën me ndërtimin e saj ishin dy prej profetëve më të mëdhenj të Allahut, Ibrahimi (a.s.) dhe Ismaili (a.s. Këta të

dy të përkushtuar krejtësisht vetëm ndaj Zotit, morën nismën për ndërtimin e faltores të njohur me emrin Qabe. “Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e shtëpisë (Qabes) luteshin: Zoti ynë, pranoje prej nesh, se në të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!” (Bekare, 127) E pra, Zoti dëshiroi që ta drejtonte të gjithë bashkësinë islame në një drejtim apo kible. Për këtë, thotë: “Ngado që të shkosh, ktheje fytyrën tënde nga ana e xhamisë së shenjtë (Qabes), kjo është e vërtetë nga Zoti yt. Allahu përcjell gjithçka veproni ju.” (Bekare, 149) Një domethënie të madhe ka koha e caktuar e kryerjes së Haxhit. Haxhi SHTATOR 2013

Di

7


mund të kryhej edhe duke i caktuar çdo shteti një periudhë të veçantë, por duhej që myslimanët, nga të katër anët e botës të lëvizin njëkohësisht për të treguar që janë një trup i vetëm. Dhe kjo për të shtuar dashurinë në mes tyre, për të larguar ndjenjat e racizmit dhe fanatizmit, në këtë mënyrë, paraqitet forma më e plotë e vëllazërimit dhe e barazisë. Për hir të këtyre lidhjeve historike e shpirtërore, Zoti e bëri të obligueshme kryerjen e Haxhit në Faltoren e Shenjtë, një herë në vit. Ritet e kësaj vizite gjallërojnë ndjenjat e besimit dhe bindjes, si dhe forcojnë edhe më shumë ndjenjat e përkushtimit ndaj Allahut, Krijuesit. Mjaft domethënëse e kuptimplote janë edhe alët e thëna (telbija) nga çdo pelegrin, kur ai afrohet Shtëpisë së Zotit: “Të përgjigjem Ty o Zot, të përgjigjem Ty, nuk ka Zot tjetër veç Teje, lavdia dhe mirësitë të kushtohen vetëm Ty, Ti je zotëruesi i gjithçkaje, nuk ka Zot tjetër veç Teje!” Kjo telbije, është ndoshta përgjigja ndaj thirrjes së Ibrahimit (a.s.), jehona e së cilës vazhdon edhe sot e që nuk është dobësuar apo venitur aspak nga kalimi i shekujve. “Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruaj Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (tavafi), që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde. Dhe thirr ndër njerëz për Haxhin…” (Haxh, 26-27) Kësaj thirrjeje të përsëritur pa pushim nga pelegrinët, i bashkë-

8

Di

SHTATOR 2013

ngjiten të gjithë adhuruesit në tokë, gjë që e tregon qartë ala e profetit Muhamed (a.s.): “Kur një pelegrin thotë telbijen, çdo gur, pemë apo guralec, në të djathtë të tij flet bashkë me të.” Haxhi është bekim shpirtëror dhe pasqyron formën më të lartë të bindjes ndaj urdhrave të Zotit. Ai është i lidhur ngushtë me moralin. Për këtë, Allahu thotë në Kur’anin e Shenjtë: “Haxhi është në muajt e mirënjohur dhe kush dëshiron të kryejë Haxhin, nuk duhet të veprojë vepra që ndalohen në Haxh, duhet të largohet nga gjynahet dhe të mos bëjë padrejtësi.” (Bekare, 197) Si çdo adhurim tjetër edhe Haxhi ka qëllimet e tij: - Ai nënkupton dorëzim të plotë ndaj urdhrave të Zotit të Lartësuar. - Është konferenca më e madhe e paqes që njihet në historinë e njerëzimit, që ka si kryealë “Paqen”; paqe me Zotin, me veten, me njerëzit madje edhe me kafshët e deri tek insektet. - Ai është demonstrim i përgjithshëm i universalitetit të fesë islame dhe një fakt i gjallë për vëllazërimin

dhe barazinë e jetës nga të gjitha rangjet e klasat nga çdo vend i rruzullit tokësor. Pjesëmarrësit në të janë një, jo vetëm në fe, por edhe në mënyrën e jetesës, në rrobat që veshin e në lutjet që përsërisin, nuk ka aristokraci, por vetëm përulësi e dashuri. - Ai tregon përkushtimin e myslimanëve ndaj Zotit, e në të njëjtën kohë dhe gatishmërinë e tyre për të sakrifikuar interesat materiale në shërbim të Tij. - Ai bëhet për të njohur rrethin shpirtëror dhe historik të profetit Muhamed (a.s.), që të mund të nxjerrim inspirime të ngrohta e të forcojmë besimin. - Bëhet me qëllim të përkufizimit të ritualeve hyjnore që i kanë bërë Ibrahimi dhe Ismaili (a.s.), të cilët kanë qenë vizituesit e parë të shtëpisë së Zotit në tokë (Qabe). - Haxhi është përkujtuesi i Mbledhjes së Madhe në Ditën e Gjykimit, ditë kur njerëzit do të qëndrojnë të barabartë para Zotit. Sepse në të këto dy raste ka shumë njerëz, të cilët janë të nënshtruar ndaj vullnetit të Krijuesit, e ata shfaqin nevojën e tyre ndaj Zotit. Gjë që e shohim të konkretizuar në Kur’anin e Shenjtë në suren Haxh, e cila fillon me përkujtimin e Ditës së Gjykimit: “O ju njerëz, kijeni frikë Zotin tuaj dhe jini të bindur ndaj Tij, vërtetë tronditja e orës së Gjykimit është gjë e tmerrshme…” (Haxh, 1) E pra, Haxhi, gjithnjë duhet të jetë koha dhe vendtakimi i të gjithë myslimanëve dhe njëherazi edhe pikëmbështetja e tyre kryesore.


VENDI

Aktualitet

Fitër Bajrami, mijëra besimtarë mbushin bulevardin "Dëshmorët e Kombit" Mijëra besimtarë myslimanë si asnjëherë tjetër mëngjesin e së enjtes kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur e festuar Fitër Bajramit. Të enjten, më 8 gusht 2013, që në mëngjes herët, segmenti i bulevardit para ish- hotel “Dajti”, i kthyer tashmë në sheshin tradicional të faljes së bajrameve për kryeqytetin shqiptar, qe mbushur nga mijëra besimtarë myslimanë, që kishin ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë e Fitër Bajramit. Ata ishin të profesioneve dhe të të gjitha moshave. Për të prezantuar në këtë ceremoni kishin ardhur edhe qindra qytetarë kureshtarë, të cilët rrethonin dy anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Para faljes së namazit, besimtarët ndoqën një program të shkurtër të drejtuar nga teologu Elton Karaj pjesë e të cilit ishin tekbire, salavate dhe ilahi. Mesazhe urimi përcollën në këtë ditë festive Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Selim Muça dhe nënkryetari Bujar Spahiu. Kryetari Muça theksoi se kjo ditë mbart një rëndësi të veçantë pasi çdo mysliman kurorëzon sakrificën dhe përkushtimin e tij të bërë gjatë Ramazanit dhe qëndron në pritje të shpërblimit prej Zotit. “Kjo ditë është e bekuar nga i Madhi Zot, sepse në të, ju prisni shpërblimin e Tij për adhuri-

met dhe punët e mira që keni kryer. Urime për detyrën që kryet dhe për shpërblimin e madh që ju pret e për kënaqësinë e Zotit që fituat”, u shpreh në mesazhin e tij Kryetari Muça. Ndërsa nënkryetari Bujar Spahiu tha se secila prej festave islame është caktuar pas kryerjes së një obligimi madhor, pas kryerjes së të cilit ne ftohemi të shprehim mirënjohjen dhe falënderimin ndaj Zotit, si shenjë e devotshmërisë sonë. “Pas kryerjes së një detyre të shenjtë, Zoti na caktoi që të festojmë, në shenjë mirënjohjeje për mundësinë që na dha t’i bindemi urdhrit të Tij”, tha z. Spahiu. Z Spahiu përmendi disa nga vlerat dhe urtësitë e kësaj dite të shënuar për familjen islame, kur tha se, Zoti na urdhëron që bajrami duhet të festohet dhe të përjetohet nga të gjithë. “Në përfundim të agjërimit ne dhurojmë Sadakanë e Fitrit, duke plotësuar një obligim hyjnor dhe shlyer një detyrë humane e njerëzore. Kështu e kalojmë këtë festë të gjithë së bashku të gëzuar e të kënaqur”. Faljen e namazit e ka udhëhequr nënkryetari i KMSH-së H. Bujar Spahiu ndërsa më pas Myftiu i Tiranës, H. Ylli Gurra ka mbajtur hytben e rastit. Në alën e tij drejtuar besimtarëve dhe qytetarëve që kishin mbushur sheshin si asnjëherë tjetër, z. Gurra theksoi se Ramazani për myslimanët qe një periudhë që u karakterizua nga

një sërë detyrimesh, të cilat u kryen prej tyre me devotshmërinë e duhur. Përfundimi me sukses i agjërimit, sipas tij, u jep besimtarëve kënaqësinë më të madhe shpirtërore kur kujtojnë alët e Allahut: “Agjërimi është Imi dhe Jam Unë që do të shpërblej për të”. Myftiu Gurra ka shfrytëzuar momentet e kësaj dite të shënuar për t’u lutur për të mirën e myslimanëve dhe prosperitetin e shoqërisë shqiptare, duke shtuar se: “Fitër Bajrami është festë që na shton besimin në të ardhmen, që na shton optimizmin për të nesërmen, për jetën. Urimi “Për shumë vjet Bajramin!” përmbledh në vetvete forcën shpirtërore për të kryer detyrat e mëdha që kemi përpara në shërbim të Islamit, kombit dhe Atdheut tonë të shtrenjtë”. Në një atmosferë emocionuese, pjesëmarrësit në ceremoni janë përshëndetur me kryetarin H. Selim Muça, drejtuesit e KMSH-së dhe imamët e tyre duke uruar dhe ndarë me njëri-tjetrin gëzimin e kësaj dite të madhe kuptimi i së cilës është ditë paqeje, ditë faljesh e fitimesh morale, ditë fituesish e mirësish. Besimtarët myslimanë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë festuan sot ditën e Fitër Bajramit, festë e cila shënoi mbylljen e muajit të Ramazanit, që nisi më 9 Korrik 2013. SHTATOR 2013

Di

9


Personalitete të larta të vendit urojnë Bajramin në KMSH Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka hapur dyert për të pritur urimet e krerëve të shtetit, drejtuesve të institucioneve qendrore, përfaqësuesve të subjekteve politike, trupit diplomatik, personaliteteve të jetës publike dhe të ftuarve të ndryshëm me rastin e Fitër Bajramit.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, përmes një mesazhi uroi të gjithë besimtarët për festën e Bajramit. “Ju uroj nga zemra Gëzuar Bajramin, festën më të madhe dhe më të bukur të myslimanëve, festën Tuaj, festën time, festën e të gjithëve, atë festë gjatë së cilës gëzohen pa dallim, i madh e i vogël, burra e gra, të varfër e të pasur, të gjithë nën shenjën e bashkimit dhe besimit të pafundmë dhe të pakushtëzuar ndaj Zotit. Le të na bëjë ky Bajram ta shohim botën dhe jetën

me sytë e të dobëtëve dhe të varfërve. Le ta mposhtim me mjete paqësore, me sakrifica si Ramazani dhe festa si Bajrami, kulturën e urrejtshme të sherrit, këtë rudiment të rrezikshëm trashëguar nga e kaluara diktatoriale”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Presidentit Nishani. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, në urimin e saj theksoi se muaji i Ramazanit, që kurorëzohet me Bajramin e Madh, simbolizon sakrificën, përkushtimin e besimtarë-

10

Di

SHTATOR 2013

ve dhe solidaritetin me njëri-tjetrin. “E vërteta është se sakrifica e muajit të Ramazanit nuk është vetëm një detyrë e shenjtë, ajo është një mësim i fuqishëm jo vetëm për myslimanët, por për çdo qytetar të kësaj bote për të kuptuar dhe vepruar me sakrifica. Sot sakrifica e të gjithë atyre që agjëruan, burra gra vajza djem, nderohet dhe kurorëzohet me këtë festë në këtë ditë të bekuar”, tha znj. Topalli në mesazhin e saj. Ndërkohë, në emër të qeverisë së re dhe të kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama, në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë përcolli urimin zv/kryeministri i ardhshëm, Niko Peleshi. “Në emër të Kryeministrit Rama dhe qeverisë së re dua të uroj myslimanët shqiptarë brenda vendit dhe në trevat jashtë tij, gëzuar festën e bukur të Bajramit. Ditët e bukura dhe të gëzuara si Bajrami vijnë pas sakrificave. Le t’i qëndrojmë këtij mesazhi sa hyjnor aq edhe njerëzor duke pritur ditët e begata që presin të gjithë shqiptarët”, u shpreh Peleshi. Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, pasi uroi besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, vlerësoi sakrificën e atyre që kanë agjëruar duke i uruar që kjo sakrificë t`u kthehet në mirësi. “Pas sprovës së Ramazanit, sot besimtarët myslimanë festojnë Bajramin dhe me këtë rast dua t`u uroj gëzuar

dhe sakrifica e agjërimit dhe e lutjeve t`u kthehet në mirësi, begati dhe dritë për ata personalisht dhe familjet e tyre, për Shqipërinë dhe gjithë kombin shqiptar”, theksoi Basha. Gjithashtu, për të uruar festën e Bajramit në selinë e KMSH-së erdhën ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, deputetë, politikanë, drejtues të njësive bashkiake të kryeqytetit dhe drejtues komunalë, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë. Pjesë e kësaj feste u bënë edhe

përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të njohura të jetës publike, përfaqësues të shoqatave bamirëse, drejtues të institucioneve arsimore islame, si dhe një numër i madh qytetarësh e besimtarësh të kryeqytetit. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falënderon të gjithë ata që morën pjesë në këtë ceremoni si dhe të gjithë shqiptarët që kanë dërguar mesazhe urimi me rastin e kësaj feste.


Programet e shkëmbimit, 3 studentë drejt Universitetit të Helsinkit Të bëhesh pjesë e një eksperience të veçantë, duke studiuar për një semestër në një nga universitetet me emër në Europë, është një mundësi që çdo student në Shqipëri do ta dëshironte. Studentët që studiojnë në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) kanë mundësinë ta realizojnë këtë dëshirë falë mundësive që u krijon ky institucion. Marrëveshjet e nënshkruara nga Universiteti Hëna e Plotë Bedër me një numër të konsiderueshëm universitetesh në Europë dhe më gjerë kanë bërë të mundur që studentëve tu ofrohet mundësia e pjesëmarrjes në programet e shkëmbimit. Në vitin e dytë 17 studentë nga departamente të ndryshme kanë fituar të drejtën për të studiuar një semestër në universitete në Finlandë, Hollandë dhe Turqi. Së shpejti falë marrëveshjes me Universitetin e Vjenës do të bëhet e mundur që të tjerë studentë të përfitojnë nga mundësitë që ofron ky universitet. Këtë vit, 3 studentë të Departamentit të Shkencave të Edukimit, përkatësisht Uejda Llaka, Megi Danaj dhe Fabiola Halili do të studiojnë për një semestër në Universitetin e Helsinkit.

Krahas eksperiencës që do të marrin nga qëndrimi në këtë universitet, ata do të pajisen edhe me një certifikatë të veçantë (minor degree). Po kështu mjaft studentë të tjerë studiojnë në universitetet më të njohura në Turqi falë marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të programit “ Mevlana Exchange Program”.

Universiteti Bedër - Programet "Internship", 120 studentë kryejnë praktikat brenda dhe jashtë vendit Praktikat profesionale, janë një element i rëndësishëm në formimin e një studenti duke i ofruar atij aftësim praktik, krahas dijeve teorike që përfiton në auditorët e universitetit. Duke u nisur nga ky fakt, Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) i ka kushtuar një rëndësi të veçantë ofrimit të mundësive për zhvillimin e praktikave për të gjithë studentët. Zyra e Dekanit të studentëve në bashkëpunim me departamentet përkatëse kanë bërë të mundur që këtë vit 120 studentë të vitit të parë dhe të dytë në 7 programe Bachelor të ndjekin programin “ intership” në kompani dhe institucione publike brenda dhe jashtë vendit. Falë strategjisë për krijimin e një rrjeti të mirëfilltë të institucioneve dhe kompanive bashkëpunëtore, duke nënshkruar marrëveshje të veçanta, është bërë e mundur që studentët të ndjekin programet “ intership” ose praktikat profesionale në kompani mjaft serioze që në Shqipëri, Turqi, Francë, Austri, Kosovë dhe vende të tjera. Praktikat profesionale do të zgjasin rreth një muaj dhe do t’u shërbejë studentëve për të parë nga afër mënyrën e aplikimit të dijeve teorike. Zgjerimi i listës së institucioneve publike dhe private, brenda dhe jashtë Shqipërisë, mbetet prioritet i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër). Institucionet ky kryejnë praktikat studentët e këtij universiteti janë: • Prokuroria e Tiranës • Gjykata Kushtetuese e Kosovës • Bashkia e Tiranës • Banka Kombëtare Tregtare

• Policia e Shtetit • Qarkut i Tiranës • World Media Group / Frankfurt – Gjermani • Euro News / Lyon - Francë • Gazeta Metropol • Gazeta Panorama • Top Chanel TV • Klan TV • Radio Club FM - Club TV • Gazeta “Koja Jonë” • TRT Haber TV / Stamboll - Turqi • Gazetastart.com • Albeu.com • Objektiv.al • ACIDAT (Dhoma Shqiptare e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit ) • Kanalturk TV / Stamboll - Turqi • STV / Stamboll - Turqi • TV News 24 • Radio Kontakt • Albtelekom & Eagle Mobile • Besa TV / Prizren- Kosovë • Shkolla e Mesme “Mehmet Akif” / Tiranë • World Vision / Tiranë • Shkolla 9-vjecare “Turgut Ozal” / Tiranë • SELT Publishing / Tiranë • Studio Ligjore “Gjoni” / Tiranë • Kopshti ‘Mehmet Akif’ / Tiranë SHTATOR 2013

Di

11


Forum

FERIT LIKA

Domosdoshmëria

E OBJEKTEVE TË KULTIT

ISLAM

si mjet komunikimi

Objektet e kultit islam kanë një rëndësi të madhe në jetën e një individi apo shoqërie, pasi religjioni/feja shihet si i lidhur mjaft ngushtë me njeriun, me botën e tij të brendshme/shpirtërore. Njeriu besimtar, në sjellje, në marrëdhëniet e tij në shoqëri, në jetën e përditshme, reflekton rregullat dhe përcaktimet kanonike të fesë përkatëse. Rëndësia e objekteve të kultit islam shtohet edhe për faktin se ata ndihmojnë në forcimin e besimit fetar te njerëzit; konsolidimin e lidhjes së besimtarëve me objektin dhe Krijuesin. Kulti fetar bashkëpunon ngushtë me elementet e tjera të fesë dhe ndihmon në forcimin e besimit fetar te njerëzit, në konsolidimin e lidhjes së besimtarëve me objektin. Objektet e kultit komunikojnë përmes ritualeve, veprimet e të cilave mund të përfshijnë të folurit, të kënduarit, përmbajtja nga mosveprime të ndryshme, etj. Fetë monoteiste përqendrohen në mënyrat dhe kuptimet e komunikimit me Zotin. Komunikimi përmes objekteve të kultit përfshin një kompleks elementesh, institucionet fetare, kishat, xhamitë, manastiret, shtëpitë e lutjeve, në të cilat kryhen shërbesat fetare, si dhe ekziston një organikë klerikale që kryen funksionet e shërbesave fetare. Komunikimi përmes objekteve të kultit ka lindur që me ndërtimin e Qabesë në Mekë. Ajo është shtëpia e parë që u komunikoi dhe i komunikon miliona e miliardave njerëzve në të gjithë botën, mesazhin e Islamit në të gjitha kohërat. Arkitektura islame, kryesisht xhamitë, me format dhe

12

Di

SHTATOR 2013


zbukurimet e shumëllojshme dhe arti islam në tërësi, paraqet në mënyrë unikale kuptimin dhe domethënien shpirtërore të këtij objekti religjioz. Xhamia është një hapësirë e shenjtë, është një pasqyrim i besimit të thellë në alën hyjnore; simbol i besimit të gjallë Islam, besimi në Zotin dhe besimi në Gjithëpushtetshmërinë e Tij. Ajo është gjithashtu vendi i realizimit të lutjes dhe të të gjitha riteve të Islamit. Këtyre elementeve simbolike i shtohen komponentët e hapësirës së shenjtë të xhamisë: minaret, salla e lutjes me mihrabin e saj dhe minberi. Këto objekte, pjesë të xhamisë mbështesin shenjtërinë e xhamisë. Secili prej këtyre elementeve ka funksionin e vet të “shenjtë”. Salla e lutjeve është vendi i devotshmërisë dhe të përkushtimit. Minarja dhe minberi përfaqësojnë lartësi drejt qiellit për thirrjen për lutje ose për lutjen rituale dhe / ose për “predikim” ritual apo hytbe (khutba). Minberi, podiumi i parë i thirrjes për të udhëzuar gjithë njerëzimin në rrugën e së vërtetës, për t’i komunikuar njerëzimit të Vërtetën Absolute. Aty mblidhen njerëzit dhe komunikojnë me njëri-tjetrin, aty ata dëgjojnë se si duhet ta ndërtojnë jetën e tyre, se si duhet të shërbejnë në të mirë të shoqërisë, vetes dhe vendit në të cilin jetojnë. Në qytetet myslimane njerëzit shpesh mblidheshin rreth xhamive për të diskutuar çështje që i shqetësonin apo për të ndarë gëzimet mes tyre.

Minarja lartohet ashtu e hollë e gjatë për të treguar madhështinë apo ngjitjen drejt qiellit, drejt mëshirës së Zotit. Minaret janë përshkruar si “porta mes qiellit dhe tokës”, dhe si përngjasim i shkronjës arabe Elif ( ‫) ا‬, e cila është një vijë e drejtë vertikale. Minarja është një pjesë e arkitekturës së xhamive, aty komunikohet me besimtarët dhe u kujtohet se ka ardhur koha e lutjes. Aty komunikohet se njeriu, pavarësisht të gjithave ka nevojë për t’iu lutur Krijuesit të tij. Gjithashtu gjuha me të cilën këndohet, tërheq vëmendjen dhe bëhet e pëlqyeshme pasi ritmi dhe melodia e arabishtes është impresionuese. Kur’ani dhe gjuha e tij e gjithëpranishme në objektet e kultit islam, me dinamizmin e tij, depërton në zemrat e njerëzve duke lënë gjurmë në ndjenjat, estetikën dhe artin islam. Komunikimi përmes kaligrafisë është gati hipnotizues për njeriun, pasi Kur’ani për besimtarin është qetësues; një rrezatim i Diellit Hyjnor mbi shkretëtirën njerëzore. Harmonia dhe proporcionet e germave të shkrimit arab, në fakt, bazohen mbi parime gjeometrike të qarta të përftuara nga një rrjetë vijëzimi e përpiktë duke theksuar edhe një herë harmoninë e mahnitshme që bashkon artin, shkencën dhe fenë islame. Arti islam i tregon botës ndjesore të njeriut synimin më të lartë të shpirtit dhe depërton në bukuritë e brendshme. Pra, arti është një tablo që i përshkruan njeriut thellësinë e botës së brendshme. Kjo botë madhështore, me faltoret e saj të ngritura, me minaret si gishta dëshmie që tregojnë botën e përtejme dhe me motivet e dizajnet e bekuara në ballë të mermerëve, me artin e shumëllojshëm të shkrimit është shndërruar në një galeri bukurish që nuk ngopesh së pari, rrjedhojë kjo e shoqërimit të besimit nga arti. Në artin dhe arkitekturën islame, artisti mysliman për të shprehur “unitetin e ekzistencës” apo “unitetin e të vërtetës”, ka në dispozicion tre mjete: gjeometrinë, e cila e përkthen unitetin në rendin hapësinor; ritmin, i cili e zbulon atë në rendin kohor dhe në hapësirë; dritën, e cila është për formimet e dukshme çfarë Qenia është. “Zoti është drita e qiejve dhe e tokës”, Në këndvështrimin sociologjik, feja përfaqëson një lidhje të fortë mes individit dhe grupit më të gjerë shoqëror. Këta faktorë përbëjnë bazën e bashkimit dhe janë shprehje e kuptimeve kolektive. E premtja për myslimanët, e njohur ndryshe xhuma (nga arabishtja, që do të thotë dita e tubimit) është një ditë lutje të përbashkëta. Në momentin kur këndohet Ezani përmes së cilit tregohet ekzistenca e një Zoti të vetëm, Muhamedit si i dërguari i Tij dhe thirrja për namaz, besimtari këndon (në heshtje) një lutje, ku madhëron Zotin dhe i dërgon salavate Profetit. Në thelb ky është një lloj komunikimi që realizohet mes myezinit dhe besimtarit dhe besimtarit me Krijuesin. Myezini thërret, besimtari përgjigjet, alët e myezinit bëjnë që besimtari të vendosë lidhjen e tij me Krijuesin. Komunikimi verbal ka qenë dhe është mjaft i përshtatshëm për diskutimin e çështjeve publike, në mikromjedise dhe makromjedise shoqërore. Një komunikim i tillë realizohet më së miri nëpër objektet e kultit, veçanërisht atij SHTATOR 2013

Di

13


islam. Pothuajse çdo ditë nëpër xhami në orare të caktuara zhvillohen biseda, diskutime, orë mësimi mbi çështjet e fesë dhe ato sociale e shoqërore të para në prizmin fetar e jo vetëm. Ndërsa një shembull i suksesshëm i komunikimit verbal është edhe dita e premte (xhuma), shumica e mesazheve që përcillen në këtë ditë verbalisht nëpërmjet alëve me fillim dhe mbarim të përcaktuar qartë. Hytbeja. Përmes saj, një ditë në javë, besimtarët e mbledhur në një mjedis, sqarohen kryesisht për çështjet fetare, por edhe për çështje të tjera që do t’ua lehtësonin jetën dhe do t’ua përmirësonin marrëdhëniet. Në parim hytbeja është menduar për realizimin e këtij qëllimi, (nga shkollat juridike islame - Hanefi, Shafi, Maliki, Hambeli), prandaj mbahet në një gjuhë të kuptueshme për xhematin. Rruga për të komunikuar me Zotin transcendent është lutja. Njeriu kërkon qetësinë shpirtërore përmes lutjes dhe pendimit. Lutja manifestohet në dy forma: njëra është përmes lutjes individuale me vullnet të lirë në çdo kohë dhe në çdo moment; tjetra është lutja e urdhëruar e cila realizohet përmes ritualit të faljes. Namazi është lidhja e njeriut me Zotin e tij, me të zemra merr fuqi ndërsa shpirti ndien qetësi dhe vendosmëri. Ai është ngritje shpirtërore, pasi me të ngrihet shpirti i besimtarit. “Besimtari kur është në namaz komunikon me Zotin e tij.”(Hadith) Namazi i falur pesë herë në ditë luan rol të madh në disiplinimin e jetës së besimtarit. Kryerja e vazhdueshme e

14

Di

SHTATOR 2013

namazit në kohë të caktuara e mëson besimtarin me disiplinë shpirtërisht dhe trupërisht, materialisht dhe kuptimisht. Veçanërisht lidhja pas imamit në namazet me xhemat u mëson besimtarëve një disiplinë ushtarake. Kur imami thotë “Allahu Ekber”, atëherë është ai që flet dhe që i lutet Zotit me zë të lartë. Në të njëjtën kohë ai kryen detyrën e dorëzanisë për besimtarët. Tekbiret e imamit, si direktiva, e bëjnë tërë xhematin të ulet e të ngrihet. Nga ky këndvështrim, në xhemat ka një disiplinë morale e shpirtërore të lartë e sublime. Feja Islame i ka dhënë rëndësi të madhe bashkimit dhe unitetit. Nxitja e faljes së namazit në mënyrë të përbashkët, pesë herë në ditë, konsiderimi i domosdoshmi faljes kolektivisht të namazit të xhumasë një herë në javë dhe të namazeve të bajrameve dy herë në vit, kanë kuptimin edhe të një preteksti që myslimanët të takohen dhe të bisedojnë hallet si dhe të ndihmojnë njëri tjetrin. Arkitektura islame në Shqipëri është e shquar për domethënien e saj të hapësirës dhe të pastërtisë, ku përveç imagjinatës, motiveve dhe formave arabe, perse e turke, paraqet më së shumti edhe elementin autokton, duke u komunikuar njerëzve mesazhin universal. Ato u ndërtuan në zemrat e lagjeve të qytetarëve dhe shpesh ato shërbyen për të formuar qendrat apo bërthamat urbane të qyteteve. Xhamitë i shërbejnë masës së gjerë të qytetarëve ndaj edhe marrin zhvillim të madh arkitektonik. Pa dyshim, arkitektura është identiteti solemn i popujve


dhe qytetërimeve. Arkitektura është një strukturë unike apo dalluese që bëhet pikë referimi për një mjedis, monument që simbolizon identitetin, formën dhe tingullin e një shoqërie të caktuar, monument që në mënyrë kolektive përfaqëson imazhin që një shoqëri mbart. Ato lehtësojnë, nxisin dhe stimulojnë adhurimin apo dhe aktivitetet e myslimanëve në çdo moment të jetës së tyre tokësore. Arkitektura Islame vjen në ekzistencë nën patronazhin e perceptimeve islame; të Zotit, njeriut, natyrës, jetës, vdekjes dhe Ahiretit. Në këtë mënyrë, kjo arkitekturë është një materializim fizik i mesazhit Islam. Ajo gjithashtu përfaqëson identitetin e kulturës dhe civilizimit islam. Në kushtet e mungesës së shtetit shqiptar (1912-1939), apo të ekzistencës së tij të dobët, institucionet fetare (ndër to edhe xhamitë), kryenin funksionet e administrimit të jetës shoqërore të besimtarëve. Feja Islame bashkonte në vetvete parimet shpirtërore dhe shekullore, synonte të depërtonte në të gjithë sferat e jetës e të veprimtarisë së besimtarit. Dispozitat e saj përfshinin veprimtarinë ideologjike, shtetërore, politike, administrative, fiskale, ushtarake, juridike e familjare. Në objektet e kultit islam, përkatësisht xhamitë por jo vetëm, komunikohej ajo se si një person besimtar duhet të ishte i dobishëm për veten, shoqërinë, vendin dhe kombin. Në periudhën mes viteve (1912-1944) ajo çka komunikohej në objektet e kultit islam përveç fesë ishte edhe ndjenja

e atdhetarizmit, ku kërkohej mbrojtja e atdheut nga pushtuesit. Në këtë periudhë nëpër xhami komunikohej rreziku i ateizmit të imponuar që do të sillte më vonë komunizmi, komunikohej dhe nxiteshin njerëzit të arsimoheshin dhe të përgatiteshin për vete, fenë dhe kombin e tyre, etj. Në ditët e sotme në objektet e kultit islam, predikohet më së shumti rreziku i prekjes së shoqërisë, sidomos të rinjve, nga problemet dhe plagët e kohës. Predikimi dhe këshilla duhet të jenë të tilla që ta zbusin zemrën e të zënë vend në ndjesi. Ligjëruesi duhet të jetë njeri edhe i mendjes edhe i zemrës. Ai që nuk mund të mendojë me mendjen e vet e të ndiejë me zemrën e vet, nuk mund të tregojë. Në podiumin e caktuar posaçërisht, për të biseduar me xhematin (myslimanët) në xhami, ditën të Premte, imami u drejtohet të pranishmëve për problemet kryesore që ai ka menduar të bashkëbisedojë si mësime, këshilla, thirrje etj. Në përfundim do donim të theksonim se religjioni/feja si formë e vetëdijes shoqërore, me forcimin e vetëdijes së solidaritetit, me kontrollin e shoqërisë, afrimin e përgjigjeve për shumë pyetje dhe mistere, dhe me ndihmën psikologjike që u jep njerëzve ka arritur të mbijetojë dhe të jetë një nga vlerat kryesore të njerëzimit; ka arritur të bëhet pjesë e kulturës së shumë popujve dhe të ketë ndikim në moralin, mënyrat e sjelljes dhe vetëdijen e popujve. Feja, në kuptimin e ngushtë sjell paqe, jep shpresë, iu jep njerëzve identitet dhe qëllim jetësor. SHTATOR 2013

Di

15


Komente & Opinione

REJAN ISLAMI

HISTORIA PËRSËRITET NË TOKËN E MUSAIT (A.S.)?

Asgjë nuk duket se ka ndryshuar nga historia, përveç krenarisë qytetërimore të njeriut të vetëquajtur modern, tipik i zhytur në indiferencë edhe kur padrejtësia më e madhe gjendet përballë syve të tij. Të larguar nga ndjenja e mëshirës dhe të copëzuar nga ndjenja e bashkësisë njerëzore si një e tërë, një pjesë e botës ku shpesh merren vendimet edhe për pjesën tjetër, bën sehir. E gjithë loja gjendet sot në pikën e saj më të errët në tokën e myslimanëve, ndërsa gjaku i tyre po i mbush si atëherë, rrugët dhe trotuaret e një padrejtësie të dy zgjedhjeve të përjetshme të kësaj bote. Njësoj si në zanafillë, e keqja dhe e mira ndodhen në front për t’u përballur me njëra-tjetrën, ku sigurisht e para zgjedh për të vrarë, ndërsa e dyta zgjedh për t’u dorëzuar në krahët e këputur të vdekjes. Ata që ikin në këtë mënyrë, në të vërtetë janë sakrifikuesit më të mëdhenj që ka njohur historia. Është më e lehtë të vrasësh se sa të vdesësh, dhe shumë më e lehtë është të vdesësh për një qëllim sublim sesa të jetosh për të përfituar pak pushtet të shkurtër nga jeta e kësaj bote. Për ta, domethënë për mbrojtësit e “demokracisë”, vrasjet janë thjesht statistika, ndërsa për ata që zgjodhën të vënë rendin, domethënë më së paku të mos jenë shkatërrues në tokë, ashtu sikurse janë paralajmëruar, dorëzimi për këtë kauzë (më e madhe nga e cila thjesht nuk mund të ekzistojë) është llogaria më e leverdishme. E kush tha se ata janë të vdekur? Ata janë tek Zoti i

16

Di

SHTATOR 2013

tyre, të gëzuar në kënaqësinë e xhenetit. Ky është premtimi që i zgjaton edhe më shumë përpjekjet dhjetëra vjeçare për të triumfuar mbi të keqen, më së paku mbi ata që vrasin në mënyrë barbare pa iu dridhur qerpiku. Kështu ndodhi edhe para 2000 e më shumë vitesh, kur Musai i nderuar paralajmëroi me forcën e shpirtit dhe jo të armëve faraonët vrastarë, e kështu po ndodh edhe sot, vetëm se në një mënyrë tjetër në Egjiptin ku çështjet dhe dijet e Islamit kanë qenë kurdoherë në lartësitë më të mëdha. Mijëra të vrarët, nuk i shterojnë shpresat tona. Duart e hapura drejt qiellit nuk do të kthehen pas në boshësi pa marrë si gjithnjë shpërblimin e merituar. Sa herë shpirtrat tanë tronditen, po aq herë do të rriten forcat për të thënë se ata nuk janë vetëm. Ato gra dhe fëmijë të pafajshëm janë lutjet e miliona myslimanëve në të gjithë botën. Fitorja mund të mos jetë pranë, por durimi vazhdon t’i rezistojë edhe shpejtësisë së dritës së plumbave që mbjellin vdekjen. Ne do të jemi aty, duke pëshpëritur edhe një herë tjetër lutjen e vëllait për të vëllanë, lutjen e së mirës, që mbajnë në këmbë botën e i japin energji rrezatuese forcave tona për të thënë se: tjetër qëllim më të mirë nuk mund të ketë në këtë jetë. Për këtë, ata (laikët) u frikësuan, u tmerruan gjer në palcë, ndaj shprehja e frikës së tyre janë armët. Myslimanët e Egjiptit nuk kanë armë, sepse nuk kanë qëllim të vrasin, s’kanë artileri, sepse nuk ndihen të frikësuar. Pikërisht kjo e bën diferencën dhe të gjithë


ata që bashkohen me autorët e masakrave, thjesht janë kriminelë! Pseudoqytetërimi ynë nuk është ende në gjendje të mos e përsërisë historinë, e institucionet e tij përpara se të shqetësohen për shtimin e lepujve në natyrë, më parë duhet të kenë pak kurajë për të qenë në anën e çdo fryme njerëzore, e ndërgjegjshme për ekzistencën e vet. Nuk ndodh kështu, dhe paradoksalisht me zhvillimin dhe përpjekjet për zgjatjen e jetëgjatësisë, shtohen edhe format e reja të armëve për ekzekutimin dhe shkatërrimin në masë të po të njëjtit lloj. Askush nuk duhet të shqetësohet nëse një palë erdhi në pushtet dhe një tjetër iku, por vrasja e civilëve, grave dhe fëmijëve, është një barrë për të gjithë ndërgjegjen njerëzore, e cila duket se nuk i shërbejnë më katalizatorët për të rikthyer ndjenjën e mëshirës dhe dashurisë. Këto ndjesi ngazëlluese të shpirtrave duken të zvetënuara, por për sa kohë ekzistojnë ende trëndafila që çelin në skutat e llumit të qyteteve, ka ende shpresë, se një Musa, ose qindra të tillë, do të ngrihen nga gremina për të rinisur edhe një herë rrugën e mërgimtarit të qeshur që niset drejt kënaqësive të Zotit, duke mbjellë farat e së mirës në tokën ku shpeshherë duket se triumfon e keqja. Si gjithnjë, mbi rrënojat e perandorive ku duket se ka pllakosur përgjithnjë pesimizmi, kanë mbirë e janë

rritur pemët më të mira. Kjo është bota, bota e Musave, bota e dëshmive, e fitoreve afatshkurtra dhe humbjeve afatgjata të faraonëve. Si gjithnjë, të vrarët do të harrohen për t’u shndërruar thjesht në statistika në librat e historisë që mësohen nëpër shkolla. Kjo për vdekatarët, por tek Zoti asgjë nuk harrohet dhe çdo pikë gjaku e derdhur pafaj, do të jenë dëshmi e fortë për të çuar drejt zjarrit ata që e shkaktuan. Ata janë të bindur gjer në vdekje për këtë premtim të madh, ndaj nuk u trembën kur plumbat u derdhët në kokat e tyre që kishin rënë në sexhde. Tek e fundit, të gjitha këto të çojnë tek Dita e Kiametit, dita e madhe ku të dorëzuar do të jenë gjithkush që mori frymë në këtë botë e atje, sigurisht nuk do të ketë komplote dhe djalli nuk do t’u vijë në ndihmë gjakatarëve, pasi do të jetë i shqetësuar për çështjen e vet. Ne jemi ata që janë bekuar me dhuratën më të vlefshme në histori, atë që ka të bëjë me njohjen e Zotit dhe ne do të jemi trashëgimtarët e botës. Sistemet do të rrëzohen një ditë, siç ra komunizmi, diktatorët do të vdesin, por besimtarët, xhamitë do të jenë pritësit e brezave të pandarë që përhapin alën e Zotit, paqen (selamin) për të cilën ata jetojnë. Një agim i ri do të lindë, e kush tjetër do t’i presë këto rreze përveçse besimtarët?!

Sistemet do të rrëzohen një ditë, siç ra komunizmi, diktatorët do të vdesin, por besimtarët, xhamitë do të jenë pritësit e brezave të pandarë që përhapin alën e Zotit, paqen (selamin) për të cilën ata jetojnë. Një agim i ri do të lindë, e kush tjetër do t’i presë këto rreze përveçse besimtarët?!

SHTATOR 2013

Di

17


AGIM BAÇI

ÇFARË HUMBIM

KUR DHUNOHEN

GRATË?

18

Di

SHTATOR 2013


Vite më parë, teksa lexoja disa tekste lidhur me marrëdhëniet bashkëshortore, më pati mbetur në mendje një porosi profetike: “Gjëja më e mirë që mund të bëjë një baba për fëmijët e tij është të dojë sa më shumë nënën e tyre”! Ishte gati një poezi që e lexoja dhe rilexoja, duke notuar më pas në detin e pafund të përgjigjeve. Po çfarë ndodh realisht nëse një burrë do shumë nënën e fëmijëve të vet? Afërmendsh që në atë shtëpi ka më shumë buzëqeshje. Po çfarë mund të marrin fëmijët nga një nënë e qeshur? Natyrisht, lumturi, dëshira të mira e, si rrjedhojë, mendime të mira. Mësojnë të duan. Besojnë te njerëzit. Besojnë tek e mira. E, mbi të gjitha, rriten me figurën e dashur të atij që i ushqen dhe që u fal buzëqeshje. Statistikat nuk janë kënaqësi për t’i lexuar. Por janë kokëforta për të na dhënë të kuptojmë domethënie ndaj asaj që duhet të mësojmë rreth nesh, për të lexuar më pas jetën. Dhe, duam apo nuk duam ne, fatkeqësisht shumica e fëmijëve të dhunshëm, e fëmijëve të vetmuar, e fëmijëve asocialë, e fëmijëve që futen në botën e krimit, vjen nga familje që janë rritur nën tmerrin e dhunës, që kanë parë nënën e tyre të dhunohet, që janë rritur mes lotëve të asaj që i ka ushqyer apo nga prindër të divorcuar. Pra, një burrë, një baba, përmes dashurisë së tij, nuk qenka thjesht një bashkëshort i mirë. Por buzëqeshjet dhe qetësia e tij qenkan pasuri për të tjerë, pasi fëmijët e tij, të rritur mes buzëqeshjes, do të krijojnë nesër familje të qeshura, do të jenë të aftë të bëjnë miq të qeshur, e ç’është me e rëndësishmja, do të jenë pjesëtarë të atyre njerëzve të rëndësishëm të shoqërisë që besojnë tek e mira, te tjetri, te dashuria, tek e mundura. Ne sot po shkojmë drejt një shoqërie të vetmuar, e cila ka pasojat e saj në ashpërsinë e gjithë shoqërisë. Këtë ashpërsi dhe vetmi tashmë, me ose pa dashje, e kanë parë të gjithë si pjesë e një shoqërie të komunikimit online. Në këtë aspekt, media, nën presionin e lajmit që u duhet, jo pak herë janë një altoparlant i keq i dhunës, duke e dhënë ngjarjen në detaje, pa e shoqëruar me një reagim psikologësh, e sidomos pa një sqarim teologësh, të cilët duhej medoemos të flisnin lidhur me pasojat e lajmeve dhe ngjarjeve të tilla. Pa dyshim që një fenomen i tillë e ka shoqëruar dhe do të shoqërojë njerëzimin, pavarësisht hapave të mëdha që janë bërë e që po bëhen. Por ajo që duhet të bëjnë teologët dhe media është që, në përditësimin e tyre të komunikimit, të mos heqin dorë nga reklamimi i asaj që humbim nga prania e dhunës në familje. E më shumë se sa të përmendim ndëshkimin, duhet të nxitojmë t’i japim më shumë hapësirë asaj që përfitojmë nga prania e dashurisë, nga buzëqeshja, nga mendimi i mirë. Ndryshe, ne mund të ngremë mekanizma modernë për rehabilitimin e viktimave, por nuk do të kemi rrugëtimin drejt dashurisë. Sepse rikuperimi i pasojës nuk e ndryshon shkakun. Por këtë mund ta arrijë këmbëngulja jonë për të bërë të vetëdijshme nënat, motrat, vajzat dhe gratë se nuk duhet të bashkëjetojnë me dhunën, se nuk duhet të lejojnë zvogëlimin e jetës së tyre. Por pa dyshim, arsyet për më shumë dinjitet nuk nënkuptojnë rebelimin pa shkak të grave, kundërshtimin pa

logjikë nga ana e tyre ndaj burrave. Përkundrazi, respekti ndaj bashkëshortëve nuk pengon asnjë grua të dojë më shumë veten, më shumë jetën, më shumë familjen e tyre. Ndaj, media, si një pushtet që arrin të hyjë në çdo shtëpi, atje ku çifti ndoshta nuk ka “ndërmjetës” të tjerë, duhet të flasë sa më hapur jo për pasojat e dhunës, por për të mirat e mungesës së saj, për atë që mund t’i flasin përmes njëri-tjetrit dhe fëmijëve të tyre, të afërmve, fqinjëve. Sado të zhytemi në argumentin e varfërisë, si shtytëse e dhunës, ne sërish nuk kemi mundur të themi shumë të vërteta. Sepse bashkërisht njohim shumë njerëz me pak pasuri, por më shumë buzëqeshje, e në krahun tjetër, me shumë pasuri e me pak buzëqeshje. Natyrisht, ne nuk kemi pse ta fshehim faktin se dhuna ka shumë gjasa të strehohet tek ata që janë në prag të mbijetesës. Por kjo s’duhet të na ndalë në përpjekjen tonë për të ndalur çdo lloj dhune ndaj kujtdo femre. Një nënë e dhunuar, një grua e dhunuar, një motër e dhunuar, një vajzë e dhunuar, është një e nesërme me më pak shpresë për njerëz të mirë mes nesh në shoqërinë e fëmijëve tanë. Ndaj, çdo rast dhune ndaj një femre duhet të na bëjë të gjithëve të ndihemi më pak dinjitozë në jetën tonë, më të varfër në buzëqeshjet tona. Çdo femër e dhunuar duhet të na bëjë të ndihemi të gjithë nga pak të goditur, të gjithë më pak të ngushtuar në lirinë tonë, nëse e mendojmë veten pjesë të një shoqërie që beson në një të nesërme ndryshe për të gjithë bashkë e jo vetëm për veten. Referat i mbajtur në simpoziumin “Dhuna në familje”, organizuar nga Myftinia Tiranë më 2 gusht 2013. SHTATOR 2013

Di

19


Dossier & Histori

EDMOND SHARKA

HOXHA KADRI PRISHTINA 1878-1925

MINISTRI I DREJTËSISË QË U AKUZUA PËR RIVENDOSJEN E SHERIATIT NË DREJTËSINË SHQIPTARE “Kërkimi i s‘vërtetës është e drejt e mendjes” Për këtë figurë të shquar të historisë së kombit shqiptar është shkruar shumë, janë botuar 2-3 monografi, është përmendur në faqet e Historisë së Popullit Shqiptar, në alorë të shumtë, në shumë kumtesa e trajtesa shkencore, që nga periudha e sistemit komunist, të cilët këtë figurë e ngritën lart pasi kishte qenë kundërshtari politik i Ahmet Zogut dhe sistemit i interesonte, aq sa pothuajse nuk e quajtën ‘komunist’ me bindje dhe ideale, po ashtu dhe në dy dekadat post-komuniste. Por cili është realiteti mbi këtë figurë kaq të shquar e të njohur? A ka vërtetë akoma për të zbuluar mbi historinë e tij edhe pse është shkruar kaq shumë për të deri më tani!? Cilat ishin bindjet e tij që e drejtuan në një veprimtari aq të madhe sakrifikuese ndaj vetes dhe familjes në të mirë të kombit?

20

Di

SHTATOR 2013

Realiteti është se: “Në të gjithë shkrimet që është shkruar për të1 qëllimisht është lënë pa hulumtuar një segment tejet i rëndësishëm i veprimtarisë së Hoxhë Kadriut, që është aspekti islam i jetës dhe i veprës së këtij dijetari të madh”2 Për më tepër, aq shumë është abuzuar në këtë drejtim veçanërisht nga historia komuniste sa Jup Kastrati, në kumtesën e tij mbi historinë e Hoxhë Kadriut në vitin 1965, thotë se: “Hoxhë Kadriu vërtetë studio për fe, por nuk qe fanatik. Ceremonitë fetare për të nuk kishin rëndësi. Urrente ndasitë fetare dhe punoi për bashkimin e popullit.”3 Ndërsa krejt të kundërtën na tregojnë veprat e tij reale, veçanërisht në botimin e tij “Udha e s’vërtetës” në vitin 1923, në 1. Përjashto vetëm Qemajl Morinën, apo ndonjë shkrim të viteve të fundit që ka një qëndrim disi më ndryshe. 2. Qemajl Morina, Hoxhë Kadri Prishtina-mendimtari islam, M.D.I. Prishtinë 2000, fq. 18 3. Jup Kastrati, Hoxhë Kadriu, ILPSH, nr. 3 Shkodër 1965, fq. 440


të cilën hollësisht trajton çështjet fetare si: Nevoja e fesë, Feminizma-Martesa me Kunorë (në pikpamjen fetare), Burimi i mendimit të besimit në njerëzi, Besimi i Natyrës, dhe të tjera, me një analizë të hollë dhe të thellë si një hoxhë i vërtetë ashtu si ai ishte. Aty ai trajtonte dhe tema të tjera politiko-ekonomike dhe sociale gjithmonë nga këndvështrimi i formimit të tij, si fetar me njohuri të thella, duke analizuar aktualitetin politik e social të vendit në fillimin e viteve ’20 të shek. XX, apo përse myslimanët janë në gjendje të mjerueshme në Shqipëri por dhe në mbarë botën, duke fajësuar drejtpërdrejt popullin për injorancën dhe veçanërisht lëshimin e Fesë së Allahut për gjendjen e mjerueshme të myslimanëve. Hoxhë Kadriu thotë se: “Myslimanët për shkak të padijes qi i ka mbulue tash 8 shekuj, e prej pa-kujdesimit për fe dhe tuej u larguë prej dispozitavet fetarë kanë mbetë mbrapa dhe tuej mos mbajtë qytetërimin qi kishin fituar para 8 shekujve kanë mbetë në gjendjen e mjerueshme qi gjenden sot.”4 Pra duket qartë në të vërtetë se a ka qenë fetar Hoxhë Kadriu apo jo!? Hoxhë Kadriu ishte një nga 9 fëmijët e Lutfullah Halimit (me origjinë të largët nga Shkodra),5 lindi në Prishtinë në vitin 1878, po aty kreu mësimet fillestare të shkollës, ndërsa të mesmen e përfundoi në Shkup në shkollën e njohur të asaj kohe “Dar-ul-Mualim”. Studimet e larta i vazhdoi në Stamboll, u regjistrua në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Dar-ut-Tedris” të cilën e përfundoi me sukses, por nuk u kënaq me vetëm dy vite, prandaj dhe u regjistrua dhe mbaroi me sukses “Medresenë Fatih”, shkollë fetare islame dhe e famshme në Stamboll.6 Në 1903-1904 në moshën 25 vjeçare ai i nënshtrohet provimeve për të marrë titullin shkencor “Profesor Publik në Stamboll”, nga Shkolla e Lartë e Drejtësisë, në të cilën diplomohet me rezultate të shkëlqyera, direkt pas kësaj u fut në punë pranë Gjykatës së Apelit të Këshillit të Shtetit në Stamboll.7 Disa nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tij derisa u konsolidua në Shqipëri Në vitin 1905 ai u burgos deri në vitin 1908 kur u shpall kushtetuta e re dhe u lirua nga internimi. Në vitin 1911 caktohet këshilltar ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme i Bankës Osmane në Stamboll, në gusht të 1914 ai kthehet në Shqipëri, prej së cilës nuk do të largohet më, dhe pikërisht në atdhe do të jetë dhe kontributi më i madh i tij.8 Jeta e tij në Stamboll nuk do të ishte kaq e lehtë dhe e thjeshtë sa lexohet në këta rreshta, por pikërisht kalvari i vështirësive dhe i vuajtjeve e bënë Kadriun më të ndërgjegjshëm dhe me një formim fetar, intelektual dhe njerëzor për t’u çmuar, dhe pikërisht përgatitja dhe puna e tij i dhanë titullin “Hoxhë” të mirënjohur në shoqërinë osmane, që 4. Udhë e s’Vërtetës; Nr. 1, shtator 1923, Shkodër; Për më shumë mbi këtë çështje shih revistën e plotë që gjendet në Bibliotekën Kombëtare Tiranë, gjithashtu dhe librin e Q. Morinës i cili e ka analizuar hollësisht revistën. 5. Eqber Skëndi, Hoxhë Kadriu, Rilindja Prishtinë 1992, fq. 10 6. 100 personalitete shqiptare të kulturës Islame, K.M.SH., Tiranë 2012, fq.127-129. 7. A.Q.Sh. F. 822, D. 1, fq. 708-581, cituar nga Eqber Skëndi…..fq.14 8. Për më shumë shih Pal Doçin… dhe Eqber Skëndin…

ka kuptimin e “mësuesit” apo të “profesorit” në aspektin fetar, por jo vetëm. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai punoi si avokat në Shkodër, qyteti që u vendos për të jetuar direkt sapo erdhi në Shqipëri, gjithashtu u angazhua me patriotë të tjerë për ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe me bashkimin e trojeve shqiptare, ishte lideri shpirtëror dhe drejtues organizativ i Lëvizjes për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës por dhe trojeve të tjera nga copëtimi, aktiviteti i tij do të vazhdonte intensivisht nga viti 1918 deri në ndarjen nga kjo botë. Më 1 maj 1918 me iniciativën e Hoxhë Kadriut dhe patriotëve të tjerë u themelua “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me qendër në Shkodër dhe degë në shumë qytete të tjera shqiptare, Komitet i cili deri në përfundim të jetës së komitetit (1928) ishte aktiv në mbarë Shqipërinë për mbrojtjen qoftë dhe me forcë të trojeve shqiptare të Kosovës, ndërsa Hoxhë Kadriu ishte drejtues i komitetit deri në vdekjen e tij. Që në fillim të veprimtarisë ai këshillonte drejtuesit lokalë që në fillimet e “M.K.K-së” që: “…të këshillonin popullin të bëhet gati me i dalë zot pavarësisë e tanësisë tokësore të Shqipnisë”9 Komiteti shtroi si detyrë të përpiqej për çlirimin kombëtar të vendit, për rimëkëmbjen e shtetit të pavarur shqiptar dhe për bashkimin e Kosovës me shtetin shqiptar.10 Ky komitet u mundua ta kryejë detyrën e vet patriotike deri në fund edhe pse vendimet për “Shqipërinë e copëtuar” ishin marrë të pakthyeshme që në Konferencën e Londrës (1913), gjithashtu u ritheksuan sërish në Konferencën e Paqes në Paris, aktiviteti i Komitetit shkoi deri aty sa t’i drejtohet Lidhjes së Kombeve me një notë proteste në vitin 1924 duke vënë në dijeni Lidhjen për masakrën serbo-malazeze ndaj popullsisë shqiptare, në të thuhej: “…Ky regjim hekuri, zjarri e grabitjeje përbën shkakun kryesor të një emigrimi në masë të popullsisë drejtë Turqisë, emigrim ky që bëhet në kushte të tmerrshme dhe që kushton jetën e qindra familjeve, dhe, pjesa tjetër që mbeten dënohen me një mjerim të pashërueshëm …. mjafton me ditë se për mijëra krime të bëra në mes të ditës asnjë nuk është ndjekur nga gjyqet (nuk është gjykuar)…. Është vendi i vetëm në botë ku mund të vriten qytetarët në prani të gjyqtarëve që heshtin.”11 Mbas Luftës së Parë Botërore dhe aktiviteteve që po zhvilloheshin në Konferencën e Paqes në Paris, shqiptarët e panë një detyrim që të përfaqësoheshin me një përfaqësi të një Qeverie Kombëtare para konferencës, shtoi këtu dhe nevojën e menjëhershme që vetë Shqipëria kishte për një Qeveri që të drejtonte vendin. Kështu që Kadriu bashkë me patriotë të tjerë ndërmorën një “mbledhje-kuvend” mbarëkombëtar në Lushnjë, të quajtur Kongresi i Lushnjës, që do të rezultonte i dobishëm për vetë ekzistencën e Shtetit Shqiptar, dhe për fillimin e një jetë të re të një shteti të brishtë modern shqiptar. Kongresi i Lushnjës i hapi punimet e tij më 21 Janar 1920 9. Pal Doçi, Hoxha Kadri Prishtina, fq. 33, Geer 2005, Tiranë 10. Historia e Popullit Shqiptar V.3, Toena, Tiranë 2007, fq. 124 11. Jup Kastrati, Hoxhë Kadriu, kumtesë me rastin e 40 vjetorit të vdekjes, Buletin ILPSH nr. 3, Shkodër 1965, fq.439. SHTATOR 2013

Di

21


dhe vazhdoi për gjatë 10 ditëve nga ku u morën vendime mjaft të rëndësishme për Shqipërinë, ndër të cilat: 1. Mosnjohja e vendimeve të Konferencës së Parisit, duke i kundërshtuar dhe duke premtuar që trojet shqiptare do të mbrohen edhe me gjak nëse është e nevojshme. 2. Shpalljen e Shqipërisë Sovrane me organet drejtuese duke filluar që nga Këshilli i Lartë i përfaqësuar nga 4 anëtarë që do luanin rolin e kryetarit të shtetit, zgjodhi Këshillin Kombëtar (Parlamentin) prej 37 anëtarësh, që do të ishte i tillë deri në zgjedhjet që do të zhvilloheshin dhe populli të vendoste vetë. 3. Shfuqizimi i Qeverisë së Durrësit dhe formimi i një qeverie tjetër të dalë nga Kongresi me në krye Sulejman Delvinën, ky i fundit do të zgjidhte Hoxhë Kadriun si Ministër të Drejtësisë. Nga vendimet e Kongresit të Lushnjës ishte dhe vendosja e Tiranës si Kryeqytetin e vendit.12 Hoxhë Kadriu ishte njohës shumë i mirë i Jurisprudencës dhe kishte eksperiencë të gjatë në këtë fushë, por cilësitë e tij e bënin akoma më të veçantë si burrë shteti, ashtu si do të ishte vlerësimi i bashkëkohësve të tij për të, nga marrëdhëniet e punës që kishin patur në Komitetin e M.K.K-s, të cilët thonin se: Hoxha ishte i qartë në problemet që shtronte, shumë kërkues në zbatimin e detyrave që kishte çdo anëtar i Komitetit. –por kjo ishte vetëm një pjesëz e seriozitetit të këtij njeriu, më pas për të thuhet se: - Ai ishte me horizont shumë të gjerë, i afrueshëm dhe komunikues me njerëzit, qoftë dhe me njeriun më të thjeshtë, por ishte i vendosur dhe pa kompromis. Ishte njeri me autoritet dhe i respektueshëm nga të gjithë. Shtëpia e tij ishte derë e hapur që nuk mbyllej për miqtë e shokët.13 Ndërsa vetë Ministri i Drejtësisë i sapozgjedhur H. Kadriu shprehej se drejtësia mund të kryente rolin e saj vetëm duke u mbështetur mbi parimet: Qëndrim sa më të butë për vegjëlinë, e as një lëshim për krerët, asnjë marrëveshje me ta, ky duhet të jetë qëndrimi i parlamentit,14 kur parlamenti po hartonte ligjet mbi organizimin e Drejtësisë. Sfidat e qeverisë së re ishin të shumta, por më kryesorja ishte shtrirja e “fuqisë” së saj në mbarë territorin shqiptar me kufij të përcaktuar nga ndërkombëtarët, pasi gjithandej ishe kaos. Meritë të padiskutueshme në sukseset e qeverisë kishte pikërisht Hoxhë Kadriu pasi, më 11 mars 1920, mbas shumë vitesh nën drejtimin e ndërkombëtarëve apo e pushtuar, Shkodra më në fund do të qeverisej nga Qeveria Shqiptare e Lushnjës, ku Ministri i Drejtësisë Hoxhë Kadri Prishtina (i cili e njihte mirë qytetin pasi aty ishte dhe veprimtaria e tij me anë të MKK) dhe Ministri i Punëve të Brendshme Ahmet Zogu u futën si triumfues duke marrë në dorë drejtimin e qytetit.15 Mbas Shkodrës sfidat e tjera do të ishin Durrësi dhe Vlora, futja e këtyre dy qyteteve me rëndësi nën administratën e qeverisë së re, dhe kjo do të realizohej gjithashtu falë këmbënguljes, trimërisë dhe seriozitetit të H. Kadiut. 12. Historia e Popullit Shqiptar V.3, Toena, Tiranë 2007, fq. 139-150 13. Nivila Hoxha, 70 vjetori i themelimit të komitetit ‘Mbrojtja Ko bëtare e Kosovës’ Shkodër 1988; kumtesa gjendet pranë Institutit të Historisë në Tiranë. 14. A.Q.Sh. F.838, D. 81, fq.232-234. 15. Historia e Popullit Shqiptar V.3, Toena Tiranë 2007, fq. 148

22

Di

SHTATOR 2013

Qeveria e zgjedh sërish Hoxhën si përfaqësuesin e saj për bisedime me palën italiane të cilët jo vetëm Vlorën, por tashmë kishin shtënë në dorë dhe Durrësin duke përfituar nga gjendja në vend. Përfaqësuesi italian ishte një njohësi i mirë i Shqipërisë dhe një diplomat karriere, të cilin e zgjodhën për t’i bindur shqiptarët t’ia lejonin Italisë “mbikëqyrjen” e Shqipërisë. Sipas burimeve arkivore, suksesi i të votëbesuarve të Qeverisë Shqiptare, Hoxhë Kadriu dhe Ndoc Çoba, ishte i padiskutueshëm, pasi mbas shumë këmbënguljesh ata arritën që t’i largojnë italianët nga Durrësi, të cilët ishin futur shpejt dhe papritur gjatë formimit të Qeverisë së Kongresit të Lushnjës,16 përfaqësuesit e Qeverisë Shqiptare guxojnë duke i dhënë ultimatum italianëve që të largohen nga Durrësi deri në orën 10 të datës 18.05.1920, mbas kësaj misioni diplomatik quhet i kryer dhe nëse akoma nuk janë larguar nga Durrësi, Qeveria do të detyrohej të vepronte në rrugë të tjera.17 Qeveria e Sulejman Delvinës do të jepte dorëheqje mbas 8 muajsh, nga ministrat më të suksesshëm të saj pa diskutim që ishte Hoxhë Kadri Prishtina, i cili më pas do të kishte funksione në Parlament. Në zgjedhjet e para parlamentare që u bënë në Shqipëri në vitin 1921, Hoxhë Kadriu u zgjodh Përfaqësues i Pre16. AQSH, Fondi 846, D. 30, cituar nga Pal Doçi, në Hoxha Kadri Pris tina, fq. 48, cituar më lart. 17. AQSH, Fondi 846, D. 31, cituar nga Pal Doçi, në Hoxha Kadri Pris tina, fq. 48, cituar më lart.


fekturës së Dibrës (Deputet) gjatë kohës 21 prill 1921 – 30 shtator 1923.18 Gjithashtu në 1921 ai u zgjodh dhe nënkryetar i Parlamentit dhe anëtar i komisionit të drejtësisë.19 Më 1 gusht 1921 Këshilli Kombëtar (Parlamenti) caktoi një grup pune i përbërë nga 12 anëtarë, mes tyre edhe Hoxhë Kadri Prishtina20, të cilët do të merreshin me zgjerimin e “Kushtetutës” e quajtur ndryshe Statusi i Lushnjës, i cili kishte vetëm 3 nene dhe ishte nevoja për zgjerimin e tij, gjë që u realizua duke e Zgjeruar Statusin e Lushnjës i përbërë mbas këtij punimi nga 129 nene që rregullonin nga ana ligjore mbarëvajtjen e Shtetit Shqiptar. 21 Më 6 dhjetor 1921 Këshilli i Lartë i drejtohet Qazim Kaculit për formimin e një Qeverie, gjë të cilën ai e mori përsipër. Gjatë formimit të kabinetit cakton Kadri Prishtinën si Ministër Drejtësie, por ngaqë një pjesë e mirë e kabinetit nuk pranuan postet formimi i qeverisë dështoi, Këshilli i Lartë i drejtohet Hasan Prishtinës për formimin Qeverisë, ky i fundit has vështirësi në formimin e saj, Hasani emëron Hoxhë Kadriun Ministër Drejtësie si njeri të besuar të tijin por dhe si jurist i zoti, por e ngarkon dhe me detyrën e zv/Ministër i Punëve të Brendshme pasi Luigj Gurakuqi i caktuar si Ministër ishte jashtë vendit, dhe kjo qeveri do 18. Përgatiti: Diana Estrefi; Ligjvënësit Shqiptarë 1920-2005; Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë 2005. 19. Eqber Skëndi, Hoxhë Kadriu, Rilindja Prishtinë 1992, fq. 140 20. Arben Puto, Shqipëria Politike 1912-1939, fq.319, Toena 2009 T ranë. 21. Historia e Popullit Shqiptar V.3, Toena Tiranë 2007, fq. 187, 182.

të zgjaste vetëm 5 ditë, 7-12 dhjetori 192122 Gjatë karrierës së tij politike, për t’u theksuar është akuza që iu bë nga Savri Vinjau, mbasi nuk ishte më Ministër, se e kishte rrënuar Ministrinë e Drejtësisë në 3 aspekte: Organizim, financë dhe personel. 1. Se institucioni dhe organizimi i Gjykatave është i çuditshëm, ose më saktë është Fetar-Islam, me njerëz të çuditshëm që nuk pranojnë negocime, kundërshtime, diskutime, që gjykojnë me Sheriat dhe mungon siguria, pasi me të gjykojnë vetëm hoxhallarët në gjuhën ‘turke’ (osmane), gjuha në të cilën ishte gjykuar gjatë Sundimit Osman, dhe kjo nuk ishte e pëlqyer për të. 2. Në harxhimin e shumtë të të hollave, për të ngritur këto institucione-gjykatat, me mbi 200.000 f.a. në total për mbarë Shqipërinë, dhe sipas S. Vinjaut nuk ishte e nevojshme. 3. Gjithashtu dhe në personel, në numër të shumtë që ka marrë duke mos qenë e nevojshme. Theksin e kritikës S. Vinjau ndaj Ministrit të Drejtësisë (1920) më së shumti e vendos në kapacitetin njerëzor pasi ai kishte urdhëruar që çdo gjykatë minimalisht të kishte 3 anëtarë, ndërkohë që personeli për këtë mungonte dhe për më tepër që duheshin njohës të sistemit “osman” ose thënë ndryshe të Sheriatit, dhe se kategorikisht duhej që mbarë Gjyqësori në vend të pastrohej njëherë e mirë prej “Gjykatave Fetare Islame”, pasi për të ishte totalisht i papranueshëm gjykimi me Gjyqtarët e Sheriatit.23 Në zgjedhjet e radhës të vitit 1924 Hoxhë Kadriu zgjidhet sërish Përfaqësues në Parlament, por këtë herë për Prefekturën e Kosovës, nga data 21 janar 1924 deri në 2 qershor 1924. Në vitin 1921 Hoxhë Kadriu ishte kryetari i Partisë Përparimtare, partia opozitare, gjithashtu në qarqet politike të kohës ai është quajtur si përparimtar. Dhe sipas vlerësimit të historianëve, Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe Hoxhë Kadriu luajtën një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen e shtetit shqiptar,24 por njëkohësisht ata punuan për të shpëtuar territoret shqiptare të Kosovës nga shovinistët serbë, duke u përballur dhe me Ahmet Zogun, i cili ishte kundërshtar politik, i cili i përndoqi që të tre pasi mori dhe konsolidoi pushtetin në 1925. Më 20 janar 1925, në moshën 47 vjeçare Hoxhë Kadri Halimi (Prishtina) ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë që e kishte zënë që në kohën kur ishte në burg. Ky ishte një këndvështrimin nga “dritarja” që pak e kanë parë Hoxhë Kadriun, por për t’i kuptuar më së miri idetë, parimet, besimin dhe veprimtarinë e Hoxhës, normalisht do të duhej një studim i hollësishëm i historisë së tij, i veprave dhe veprimtarisë së tij fetare, politike, intelektuale, bamirëse, sociale, etj.

22. Kastriot Dervishi; Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet; 55 Tiranë 2012. 23. Gazeta “KOHA” 25.12.1920 Viti XI i botimit nr.25. gjithashtu dhe nr.26 në vitin XII të botimit, 01.01.1921 24. Arben Puto, Shqipëria Politike 1912-1939, fq.221, 325, Toena 2009, Tiranë. SHTATOR 2013

Di

23


Eseistikë

EDISON ÇERAJ

TËHUAJËSIMI

aspekti etik dhe estetik Në lidhje me alën tëhuajësim, për ata që mund të mos e kenë të qartë, fillimisht dua të bëj një sqarim paraprak. Siç e vëmë re edhe nga ana gjuhësore, te kjo alë e përbërë, kemi alën i/e huaj, gjë që na jep sinjalin e parë për ta dekoduar. E thënë përmbledhtazi, tëhuajësimi është një lloj denatyrimi i njerëzores përbrenda individit (që lidhet me aspektin etik), pra një lloj rënieje e njeriut. Ndërsa më konkretisht këtu, me tëhuajësim kuptojmë tjetërsimin tonë në marrëdhënie me veten, me tjetrin dhe me rrethanat. Pra, ala është për përmasën e fetarisë, e cila duket qartë që është cenuar, ose që është tkurrur. Në pjesën më të madhe të të ashtuquajturave veprimtari fetare vëmë re një lloj zhurmnaje vërtet shqetësuese, pjesët përbërëse të së cilës, të mbledhura bashkë, përbëjnë as

24

Di

SHTATOR 2013

më shumë e as më pak sesa një spektakël që sa vjen e po masivizohet, duke iu bashkëngjitur kështu shoqërisë që na rrethon, shumicës pra, për të cilën kemi harruar se janë të përhumbur, siç lexojmë në Kur’an; ajo shumicë që Guy Debord e quan “shoqëria e spektaklit”, ku në njëfarë mënyre forma është përmbajtje, muzikë, aktrim, performancë, njësim gjinish, surpriza (po deshët pafund) e kështu me radhë. Ku është përmasa e domosdoshme religjioze këtu? Çfarë bëhet me të kur po jepemi kaq shpesh pas aktivitetesh të kësisojta? Ku është thjeshtësia, përmbajtja, serioziteti dhe maturia? Abdesi po vjen duke u reduktuar vetëm në higjienë. Kurse namazi vetëm në një barrë që duhet hequr, ngaqë jemi shumë të zënë; ose vetëm në ndoca lëvizje gjimnastikore


që shërbejnë si shajni për të ledhatuar kompleksin e palestrave që u japin formë trupave të dorëzuar me qira. Pa folur pastaj për muajin e ramazanit, që sa vjen shndërrohet në një mbrëmje të stërzgjatur gala, duke plagosur rëndë përshpirtshmërinë dhe të qenurit të përmbajtur, që është thelbi i agjërimit. Shkoj me bindjen se shqetësimi më i madh në këtë rast është: problemi nuk qëndron te gjynahet që bëjmë, por te dhënia me kaq pasion pas gjërave të lejuara, gjë që përbën një hedonizëm sui generis – të llojit të vet. Dhe për pasojë, ky është hapi i parë për të davaritur dallimin midis të lejuarës dhe të ndaluarës. Tani dua të përqendrohem te një nga shkaqet kryesore që ka shkaktuar të tilla dukuri si ato që preka më lart, që është ndikimi, fakti që jemi ndikuar aq sa “nuk mban më kosi ujë”, për t’u shprehur përmes një narrative popullore. Duhet ta kujtojmë më shpesh thënien e njohur të Profetit: “Kush i përngjan një populli, ai është pjesë e tyre.” Fatkeqësisht, ky hadith është interpretuar përgjithësisht vetëm nga ana formale, ajo më pak e rëndësishmja, duke e reduktuar çështjen vetëm te veshja, stili i qethjes e të tjera kësodore, duke lënë mënjanë kësisoj thelbin: ndikimin nga ana botëkuptimore, që i jep formë më pas mënyrës sonë të jetesës, sepse çdokush është peng i botëkuptimit të tij, ose i mungesës së një botëkuptimi të caktuar, duhet të ketë edhe kështu. Pra, mendoj se i kemi kaluar kufijtë për sa i takon ndikimit. Me pak alë, e kemi tepruar, dhe çdo teprim ka pasoja të rënda, aq më tepër kur bëhet alë për çështje botëkuptimore! Ajo për të cilën duhet të vetëdijesohemi sa më shumë, është se duhet ta njohim mirë background-in botëkuptimor apo filozofik që qëndron pas mënyrës së jetesës në kushtet e një bote të ashtuquajtur moderne, e cila u ngjiz në Rilindjen Europiane dhe evoluoi kohë pas kohe deri në ditët tona. E thënë troç, në Rilindje u synua rrënimi i botës me Zotin në qendër dhe ndërtimi i një bote me individin në qendër, që vazhdon të ndërtohet edhe sot e kësaj dite. Pikërisht këtu qëndron enigma e utopisë, kur e pamundura besohet si e mundur! Si rrjedhojë, siç thuhet në Kur’an, “harruan Zotin, dhe Ai bëri që ata të harrojnë veten”. Më shumë se me asgjë e askënd tjetër, njeriu sot është në një lloj konflikti të ftohtë/heshtur me veten, shenjat e të cilit kanë marrë dheun. Nga njëra anë, mund të themi ashtu “lehtshëm” se kjo është pasoja që shkakton ankthi pa përgjigje/qëndrim i qenies-në-botë. Kurse nga ana tjetër,

mund të themi me siguri të plotë se nëse ka një çështje që meriton përqendrim dhe thellim në këtë kohë, është pa dyshim njerëzorja, natyrisht jo vetëm nga pikëpamja fizike dhe e rrethanave që po krijohen, por, mbi të gjitha, nga pikëpamja metafizike – sepse gjithë çfarë po ndodh në botën e kapshme nga shqisat, nuk është gjë tjetër vetëm se pasojë e një shtrembërimi apo ngërçi të madh metafizik. Ja pra, që njeriu nuk është fëmijë/pjellë e natyrës, sepse po të ishte, nuk do përjetonte kurrfarë ankthi, e si rrjedhojë nuk do shtronte asnjë pikëpyetje, dhe konflikti me veten do ishte thjesht një pamundësi. Pa kthjelluar çështjen e origjinës, nuk mund të hidhet hapi i parë për të mbajtur qëndrimin e duhur mbi ankthin. E nëse hidhet ky hap, atëherë qenia përballet me një tjetër “ankth”, i cili ka burim/objekt, dhe nuk e topit qenien si i pari, por e motivon drejt përmbushjes. Trajtat e konfliktit me veten sa vijnë e bëhen edhe më të papritura, edhe më befasuese. Këto trajta po shfrytëzohen në formë masive sa në industrinë e filmit (mbase përfaqësuesi më tipik i kulturës masive), sa si subjekte për letërsinë e për artin pamor (i cili ka kohë që është zhytur në realitet, duke u bërë vetëm një zgjatim i tij në trajta paksa të tjera), deri edhe për formate të caktuara spektakli humori, ku, natyrisht, pjesë e tyre dhe brenda vetë vorbullës së shënjuar janë edhe shënjuesit. Një qenie e tillë, sa sipas Darwin-it, që u orvat shkencërisht të eklipsonte origjinën; sa sipas Freud-it, që i bëri thirrje për t’u “çliruar” nga kufijtë tradicionalë (si ndalesat, tabutë, komplekset etj.); e sa sipas Sartre-t, që de facto e mbështeti Darwin-in me formulimin pikant “l’existence précède l’essence1”, e sa sipas neo-istëve të tyre, gjendet sot kryekrejt në udhëkryq e tërësisht e paralizuar përballë çdo pushteti që e mësyn me devizën e përhershme që kështu duhet të jesh. Pra, për sa më sipër, del që njeriu nuk lind, por bëhet, dhe duhet të bëhet me patjetër, cilado qoftë kostoja e eksperimenteve në këtë drejtim. Kush e merr përsipër të llogarisë vetëm kostot fizike të shekullit që lamë pas dhe të këtij në të cilin kemi hyrë!? A ekziston ndonjë ekuacion që merr përsipër të zgjidhë thjesht dëmet fizike që i janë shkaktuar njeriut në emër të njeriut qoftë dhe vetëm në “shekullin e madh të zhvillimit të paprecedent e të arritjeve të paimagjinueshme më parë”2!? Çfarë paskemi arritur kështu?! Një qenie e tillë është krejt e çarmatosur, sepse është 1. Ekzistenca i paraprin thelbit. 2. Siç thërrasin sot mbetjet e projektit të iluminizmit. SHTATOR 2013

Di

25


bërë shumë që të harrojë thelbin me të cilin vjen, madje edhe të distancohet prej tij me vetëdije për të qenë e “lirë”, për ta gjetur atë rrugës, ku të dalë, ndër rrethana të cilat na japin trajtë, në vend që t’ua jepnim ne atyre; ndër rrethana që na farkëtojnë si mos më përçudshëm, në vend që t’i farkëtonim ne si mos më përshtatshëm për të ruajtur thelbin me të cilin lindim/vendosemi si qenie-në-botë, atë thelb që tani ua kërkojmë me vrull e pezëm rrethanave, ndërkohë që e kemi përbrenda – ato vetëm sa na e kanë vënë në gjumë me një anestezi fantastike. E si mund të jetë i lirë njeriu kur ka humbur lirinë e brendshme dhe çdo veprim e ndërmerr jo së brendshmi, por së jashtmi, në varësi të rrethanave, ashtu si t’ia diktojnë ato. Lira përjetohet dhe manifestohet njëherësh kur njeriu i zotëron rrethanat, e jo e kundërta. Por, i gjithë problemi është se këtë duhet ta meritojmë. Dhe pas kësaj, pyetja që nxjerr krye pashmangshëm është: A është normale kjo normalja jonë? Nganjëherë sjelljet tona të kujtojnë Charlie Chaplin-in në kasollen e vet në filmin Dyndja drejt arit, kur ky merret me punë shtëpie pa e ndierë fare se banesa e tij po lëkundet, po shket për në greminë. Në përgjithësi jemi të prirë të mendojmë se rendi në të cilën jetojmë është në rregull, që gjërat janë përbrenda një normaliteti që përsoset, dhe kështu rendi na duket i natyrshëm, sepse kështu bojatisin politikanët, analistët dhe intelektualët e oborrit dhe mediat e kontrolluara, që shpërndajnë kartolina të parajsës këtu dhe tani. Kur dalim nga shtëpia, shtëpitë dhe ngrehinat shumëkatëshe që na rrethojnë gjithandej na ngjajnë më shumë sikur janë pikuar nga një planet inteligjent qysh prej kohësh që nuk mbahen mend, e jo “thjesht” si ndërtesa të projektuara nga njeriu e të bëra po nga njeriu për njeriun. Profesioni që ushtrojmë na duket si i domosdoshëm për mbarëvajtjen e harmonisë në botë. Bisedat apo diskutimet që bëjmë me miq apo të njohur i shohim si të nevojshme për të ndryshuar status quo-në në vendin tonë. Pozita dhe profesionet e të tjerëve, cilatdo qofshin dhe pavarësisht si ushtrohen, jo vetëm që na duken pjesë e një rendi normal, por na zhysin shpeshherë edhe në lakmi sëmbuese.3 Specialistët dhe ekspertët që ngjyejnë ekranet dhe gazetat me pudrën bio i marrim si fallxhorë të përshtatur që na rrëfejnë se çfarë duhet të bëjmë e si duhet t’i bëjmë gjërat. Rrobat që përdorim janë bash ato që duhet të jenë; as që e çojmë nëpër mend se ndonjëri mund të dalë lakuriq ose me një veshje të “çuditshme” e të shprazë një karikator kallashnikovi ndër kalimtarë – madje, kjo na vlen vetëm sa për pakëz humor spontan, ngaqë pak gjë e qenësishme ka mbetur për t’u shkëmbyer. E kur kjo ndodh, si në rastin e Breivik-ut4 e të qindra sivëllezërve e simotrave të tij këndejpari tokës së 3. Meqë jemi në këtë pikë, Picasso-ja thoshte se "nuk ka rëndësi se çfarë bën artisti, e rëndësishme është kush është artisti". 4. "I rënduar nga ana psikike", na thanë! Mos ndofta ishte i rënduar nga ana metafizike?

26

Di

SHTATOR 2013

humanizmit, mbajmë gojën hapur përballë njëri-tjetrit, në pritje të ndonjë anestezie lokale. Po ashtu, as që e çojmë ndër mend se mbi ne mund të shfaqet një avion bombardues e të shfarosë një qytet të tërë për disa sekonda, nëse na kap lapsi i ndonjë të (super)fuqishmi; apo, tanimë këto janë taktika/teknika të vjetruara, sepse kjo po ndodh ngadalë (jo si ekspresi që gjerbim nën stres mëngjeseve pa ag) përmes farmacive dhe ushqimeve që konsumojmë? Edhe bankat që i kemi në çdo qoshk strategjik në kuadër të urbanistikës postlaike, na duken se mu aty ku janë duhet të jenë, se përndryshe na derdhet qyteti si cola ndër copa akulli standarde. Bankat janë vetë paraja e përkthyer në tri përmasa (3D), ose një instalacion & performancë postmoderne me shkas nga paraja dypërmasore. Po, bash bankat, mbretëreshat e kohës që kanë më shumë skllevër se ç’kanë patur të gjitha mbretëritë e kaluara të marra së bashku. Edhe këto pra na duken krejt të natyrshme! Vetëm të ashtuquajturat skandale5, që u bë një kohë e gjatë që janë bërë thjesht intermexo-t e mediave, sikur na tundin pakëz, por vetëm për e shumta tre ditë, se vjen radha e tjetrit. Ose gjëmat a tragjeditë – edhe këto sikur na shkundullojnë, ndoshta më shumë për faktin se na duket vetja aq të pafuqishëm, sa edhe alët na ngecin në grykë. Vetëm kështu duhet të marrim vesh ne? Jo. As këto nuk po na bëhen mësim. Jemi rënduar aq shumë vetëm me pësime metafizike, saqë komunikimi me veten dhe me tjetrin sa vjen e na bëhet edhe më i pamundur, ose postabsurd. Me sa duket jetojmë në një kohë postabsurde. Po ç’është postabsurdja? Pse, i kemi dhënë gjë përgjigje absurdit? Jo. Po nihilizmit? Jo. Po iluminizmit? Jo. U dashka shkuar pak larg... E kush po e vret mendjen për këto! Këto janë punë për filozofët; meqë i kanë shpikur, le t’i gjejnë vetë po të duan. E nëse të gjitha këto na duken normale, atëherë le të urojmë njëri-tjetrin për tullën që kemi vënë në këtë ngrehinë. Por, askush nuk do e marrë iniciativën të urojë i pari! E në të kundërt, atëherë le të merremi me dritaret, se, në gazmend e sipër, kemi harruar t’ia bëjmë. Konkluzion Vetëm ai që nuk e njeh sa dhe si duhet besimin dhe botëkuptim e vet, mund të jetë i ekspozuar ndaj ndikimit për të cilin folëm, i cili, si e analizuam, tëhuajëson. Kjo është një çështje sa e brendshme për secilin veçmas, por edhe një çështje që ka një lidhje të fortë me dijen, pra se sa ia dimë vlerat asaj që përfaqësojmë. Përsiatja dhe thellimi në dije ka qenë dhe mbetet përmendja më e fuqishme për çdokënd, gjë që përbën një shpluhurosje të sigurt të qenies nga shtresat e harresës që i mbivendosen gjatë rrugës si qenie-në-botë, aq më tepër sot, që me sa duket ka një ngërç në adresimin e vetes te një model i caktuar.

5. Me çfarë morali janë të tilla, përderisa çdo gjë është e lejuar, ose përderisa qëllimi e justifikon mjetin, siç na kanë mësuar hebrenjtë babaxhanë?


SHTATOR 2013

Di

27


Kulturë

Doli në qarkullim

KURANI I SHQIPËRUAR nga Salih Ferhat Hoxha Ndryshe prej vendeve arabe ku Kurani është gjuhë amtare, në Shqipëri e gjetkë ka qenë dhe vazhdon të jetë traditë e mësimit të një numri të kufizuar suresh të shkurtra që përdoren gjatë riteve të të falurit (namazit) ose si lutje. Kjo nuk përkon aspak me misionin e Kuranit i cili udhëhoqi bashkësinë e parë islame për njëzet e tre vjet me radhë, në kohë dhe situata të ndryshme, nga individët e familja, deri te shoqëria e shteti, në të gjitha aspektet e jetës. Është mjaft e rëndësishme të kuptohet nga gjithsecili që merr e lexon këtë libër, se Kurani nuk është roman apo traktat ideologjik e filozofik, porse mesazh që vetë Profeti Muhamed u kujdesua të shkruhej, të mësohej dhe të sistemohej për brezat që do ta pasonin. Po të shprehemi me alët e Zotit në Kuran, ky libër është drejtim për njerëzit, vërejtje e paralajmërim për mohuesit dhe këshillë, udhëzim e sihariq për besimtarët. Sot, në kohën që jetojmë, të informatikës, kur përplasjet ideologjike bëhen me të gjitha llojet e mediave, deri te karikaturat nëpër gazeta e videoklipet në YouTube dhe kur Islami është në shënjestër, po me atë padije dhe egërsi që luftohej në mesjetë, çdokush që kërkon të mësojë të vërtetën, aq më tepër, brezi i ri islam, studentë dhe intelektualë, duhet të studiojë para së gjithash Kuranin dhe traditën profetike.

28

Di

SHTATOR 2013

Sepse, Islam është Kurani; sepse Kurani qëndron mbi një parim të pandarë, nga fillimi në mbarim, për çdo individ ose grup shoqëror, që është besimi dhe veprat e mira; sepse Kurani këshillon kudo, në çdo situatë, durim, pendesë e vetëpërmbajtje që do të thotë: devocion ndaj Zotit; sepse Kurani i këshillon besimtarët të falin e jo të bëjnë agresion; sepse Kurani udhëzon respektimin e lirisë e pavarësisë, besës dhe marrëveshjeve me të tjerët.

*** Varianti i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha, që tashmë ka dalë para besimtarëve dhe lexuesve shqiptarë, ka për qëllim të përcjellë me besnikëri dhe me një gjuhë të pastër e letrare shqipe kuptimin, mësimet dhe vlerat ideo-emocionale të Kuranit. Kuranologët e shohin Kuranin si tërësi harmonike, në formë e përmbajtje. Dikush e ka quajtur një simfoni nga mënyra se si dalin, zgjaten dhe harmonizohen tingujt gjatë recitimit të tij. Kurani erdhi në gjuhën e pastër dhe letrare arabe. Në kohën kalifit të tretë, Othman ibn Aan (644-656 e.r.), të gjitha kopjet e Kuranit të shkruara në dialektet e ndryshme u mblodhën dhe u asgjësuan; në vend të tyre doli teksti origjinal sipas dorëshkrimeve të ruajtura në familjen e Profetit Muhamed (a.s.) dhe i kontrolluar nga

një komision me hafizët më të mirë që mbanin përmendësh tekstin e Kuranit. Ky tekst u shkrua në katër kopje dhe u shpërnda si model në qendrat kryesore të kalifatit. Kurani që kemi sot në dorë është pa më të voglin ndryshim ai që iu shpall nga Zoti Muhamedit (Paqja qoftë me të!) nëpërmjet engjëllit Xhebrail (Gabriel) (a.s.). Gjatë redaktimit të Kuranit të shqipëruar është treguar kujdes që përkthimi i kapitujve të periudhës së Medines të jetë sa më afër tekstit kuranor. Përshtatjet janë bërë në modelet gjuhësore që i përgjigjen njëratjetrës si dhe, ndonjëherë, në rendin e gjymtyrëve të alisë. Disa modele tipike të të shprehurit të Kuranit janë përdorur po ashtu në gjuhën shqipe me qëllim që të ruhet deri diku stili origjinal. Në Kuran përdoren mjaft shpesh përemrat lidhorë, pyetës dhe të pakufishëm për të përgjithësuar një situatë apo veprim të caktuar. Në arabisht këto janë në rrjedhën e natyrshme të tekstit ndërsa në shqip tingëllojnë si përsëritje. Gati të gjithë përkthyesit në gjuhë të ndryshme i kanë ruajtur ato siç janë. Te suret e periudhës së Mekës, për shkak të stilit metaforik të tyre, janë bërë më shumë përshtatje, pa cenuar përmbajtjen e tekstit. Kurani është metaforik. Shpesh ajetet shpjegohen me analogji, në-


përmjet ajeteve të tjera. Stili i figurshëm i Kuranit hap horizont më të gjerë në kuptimin e tij dhe i qëndron çdo kohe. Kurani flet shumë për ringjalljen, përmend shembuj të krijimit dhe rikrijimit; se si Zoti krijon çdo gjë me urdhrin: “Ji!” dhe ajo është; se si përmbysen toka e qiejt dhe “dalin të vdekurit nga varret” për të dhënë llogari para Zotit. Sidoqoftë, këtu ka diçka të fshehtë që njeriu nuk arrin ta kuptojë. Prandaj Abrahami, profeti Ibrahim, e pyeti Zotin: “Im Zot, tregomë si i ngjall të vdekurit?”- Ai tha: “Nuk beson?” Tha: “Po, por le të qetësohet zemra ime!” Tha: “Merr katër shpendë dhe ndilli pas vetes. Pastaj vëre secilin në një mal dhe thirru, të të vijnë fluturimthi. Dije se Zoti është i plotfuqishëm, i urtë.” (Kreu Lopa, 260) Ky ajet i shkëlqyer metaforik bart kuptimin e vet në të gjitha kohërat. Sikurse shpendët njohin të zotin kur i ndjell, ashtu edhe shpirtrat njohin Zotin e tyre. Në Kuran përdoret edhe mënyra e deduksionit logjik për të arritur nga e përgjithshmja në një bindje të caktuar. I tillë është, për shembull, arsyetimi i Ibrahimit kur meditoi rreth Zotit: “Kur ra nata, pa një yll e tha: “Ky është Zoti im!” Me të perënduar, tha: “Unë nuk i dua ata që perëndojnë.”/ Kur pa hënën të ngrihej, tha: “Ky është Zoti im!” Me të perënduar, tha: “Të mos më drejtonte im Zot, do të isha ndër njerëzit e gabuar.” / Kur pa diellin të ngrihej, tha: “Ky është Zoti im! Ky është më i madhi.” Me të perënduar, tha: “Kombi im, unë jam i çliruar nga adhurimi juaj. / Ia ktheva fytyrën Atij që krijoi qiejt e tokën, i vendosur dhe nuk jam me idhujtarët.” (Kreu Bagëtitë, 76-79) Mesihu, profeti Isa (Jezus) dhe e ëma, Merjemi, përmenden shpesh në Kuran, me pozitën e lartë që u takon: Merjemit si grua e ndershme e virgjëreshë dhe Isait si profet që Zoti e bëri të fliste që në djep dhe i dha mrekulli. Nderimi dhe dëlirësia e tyre në Kuran është shumë e lartë. Porse ata janë krijesat e Zotit, jo zota e bir Zoti dhe, për këtë, Kurani bie një shembull fare të thjeshtë, ku i Madhi

Zot thotë: “Mesihu, biri i Merjemit, qe vetëm një i dërguar. Kaluan para tij të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë. Që të dy hanin ushqim. Shih si ua sqarojmë dëshmitë, shih pastaj si ikin!” (Kreu Tryeza, 75) Zoti flet në Kuran, qoftë edhe brenda një ajeti, në vetën e parë, njëjës e shumës dhe në vetën e tretë njëjës. P.sh.: “Zoti e dëgjoi alën e atyre që thanë: “Allahu është i varfër dhe ne të pasur.” Do t’i shkruajmë çfarë thonë dhe që vranë profetët me pa të drejtë. U themi: “Shijoni dënimin në zjarrin e këndellur! / Përgatitur me duart tuaja.” Zoti nuk është tiran me robtë.” (Kreu Familja e Imranit, 181-182) Zoti flet në vetën e parë për të treguar praninë e Tij dhe flet në vetën e tretë, njëjës, për të treguar atributet e Tij ose një veprim që është kryer plotësisht apo do të kryhet me siguri në të ardhmen. Vërejmë, këtu, se për Zotin nuk ka kohë, distancë dhe hapësirë; ato janë për krijesat. Ka rëndësi të kuptohet gjatë leximit të Kuranit se, kur Zoti thotë për diçka që do ta kryejë në të ardhmen, ajo është e kryer në urdhrin e Tij. Ndër mesazhet profetike apo librat e shenjtë, Kurani është libër kurdoherë i kohës, një mesazh jetik e jetëdhënës për mbarë myslimanët në botë. Për sa kohë i përmbahen Kuranit, ashtu siç i porosit i Madhi Zot, jo në mënyrë të njëanshme dhe ekstremiste, por me moderacion e vetëpërmbajtje, ata janë të suksesshëm. Nuk ka direktivë të paqartë në Kuran. Gjithashtu, Kurani është libri i dijeve të kohës që jetojmë e që do të vijnë në të ardhmen. Filozofia dhe shkencat e aplikuara janë ato të përmendura në Kuran si shembuj për njerëzit që të mund të meditojnë rreth krijimit. Nuk ka zbulim shkencor që Kurani të jetë në kundërshtim. Evolucioni i botës dhe i krijesave është parim bazë në shkencën e Kuranit. Sidoqoftë, Kurani është udhëzim e drejtim për njerëzit dhe jo ndonjë shkencë e veçantë. Porse, dijetarët islamë, me studimet e tyre madhështore në të gjitha fushat e dijes që përgatitën rilindjen evropiane, u frymëzuan dhe udhëhoqën nga Kurani. Duke përgjithësuar shtrirjen

e Kuranit, në tematikë e kohë, do të shpreheshim kështu: “Kurani është horizont i hapur; e sheh nga larg e të duket si një vijë e përhimtë mes qiellit e tokës; i afrohesh dhe shfaqet me spektrin e tij gjithnjë e më të larmishëm. Kurani nuk është libër lutjesh, por platformë e jetës; nga higjiena personale, në mbarëvajtjen e familjes dhe të shoqërisë; nga qëndrimi i individit, në traktatet dhe marrëveshjet mes popujve e shteteve; nga të menduarit rreth vetes e botës, në adhurimin e Zotit. Kurani është udhërrëfyesi, morali dhe ideali i besimtarit.”

*** Myfti Salih Ferhat Hoxha (19171995) ka qenë klerik dhe intelektual i mirënjohur në qytetet dhe rrethet ku punoi e jetoi, në Pogradec (19401947), Lushnje (1948-1956), Peshkopi (1957 e deri në fund). Njohës i teologjisë dhe literaturës islame në tri gjuhë: arabisht, osmanisht e persisht, si dhe me njohuri në anglisht, italisht dhe turqishten e sotme, Salih Ferhati, siç e thirrnin bashkëkohësit, ia kushtoi jetën vet studimit të Kuranit, traditës profetike dhe dijeve islame në përgjithësi. Nga thellësia e njohjes dhe aftësia për të diskutuar në shumë fusha të dijes, në mënyrë mjaft tërheqëse e bindëse, ai të kujtonte figurat e rilindjes dhe iluminizmit.

*** Si botim i parë, vetjak, libri ka dalë me një tirazh prej njëmijë kopjesh. Këto janë shpërndarë nga redaksia e revistës “Drita Islame” te të rinjtë e të rejat aktivistë pranë xhamive, medreseve dhe shoqatave fetare. Një pjesë është mbajtur si kontigjent për bibliotekat, shkollat, etj. Botimi është bërë vetëm me tekstin shqip, prej 409 faqesh. Libri u përgatit dhe u shtyp në Tiranë me një format cilësi të lartë. Ndërkohë, në shtyp është dërguar edhe një volum më i plotë në versionin e redaktuar të këtij shqipërimi, krahas tekstit arabisht dhe së afërmi pritet që të dalë në qarkullim me rreth dymijë kopje. SHTATOR 2013

Di

29


Foto Lajm

30

Di

SHTATOR 2013


FALJA E FITËR BAJRAMIT NË BULEVARDIN "DËSHMORËT E KOMBIT", TIRANË, 8 GUSHT 2013

SHTATOR 2013

Di

31


Hadith

ELTON HARXHI

- THESARE NË FJALËT PROFETIKE -

SHPËRBLIMI I BESIMTARIT DURIMTAR KUR HUMBET TË DASHURIN Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: Allahu i Lartësuar thotë: “Shpërblimi i robit Tim besimtar, kur t’ia marr të dashurin e tij nga banorët e kësaj bote, e ai bën durim për të duke kërkuar shpërblimin, është Xheneti.” (Buhari)

32

Di

SHTATOR 2013

SHPJEGIMI I HADITHIT Duke bërë analizën e këtij hadithi profetik, vërejmë se konteksti i tij është një ali e gjatë, nga e cila ne nuk kemi mundësi që të të ndalojmë në ndonjërën prej alëve, sepse përndryshe alia nuk do të ketë kuptim. Fjalia e merr kuptimin e plotë vetëm kur shqiptojmë alën e fundit që është “Xheneti”. Fjalët e këtij hadithi rrezatojnë shkëlqimin e besimit, të frymëzojnë shpirtërisht si dhe të bëjnë që të shpresosh tek Premtimi Hyjnor. A ka premtim më të mirë për robin besimtar se hyrja në Xhenet?! Fjala “rob” do të thotë se besimtari i nënshtrohet dhe i bindet vetëm Allahut dhe askujt tjetër. Ai vetëm Atë e adhuron dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkon. Kur Allahu i Lartësuar në këtë hadith kudsij thotë “robit Tim”, kjo do të thotë se Allahu e mbron, kujdeset, e ndihmon dhe ia lehtëson vështirësitë e fatkeqësisë që i ka rënë. Fjala “besimtar” është qershia mbi tortë, sepse në të vërtetë të gjithë krijesat janë të Allahut. Ka prej tyre që janë të mirë, dhe të tjerë që janë të këqij. Por, në të vërtetë ata që e meritojnë dhuratën hyjnore janë robërit besimtarë. Shpërblimi i robit besimtar është Xheneti, por përse Allahu ia ka premtuar atij këtë vend? Sepse ai është i kënaqur me caktimin e Allahut, bën durim dhe kërkon shpërblim tek Allahu, kur i vdes një i dashuri i zemrës së tij. Fjala “të dashurin e tij” nënkupton të gjithë forcën e dashurisë që ai ndjen për të afërmit, miqtë dhe dashamirësit. Ndërsa ala “Xhenet” përmendet në fund të kësaj alie, si përgëzim për durimin e besimtarit në rastin e fatkeqësisë së humbjes së të dashurit. Allahu i Lartësuar thotë: “Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Të


Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!”1 DISA NJOHURI RRETH HADITHIT KUDSIJ Hadithi i mësipërm, të cilin e transmeton Ebu Hurejra nga Profeti (a.s.) është hadith kudsij, sepse Profeti (a.s.) e transmeton nga Allahu. Dijetarët kanë thënë se Kur’ani ndryshon nga hadithi kudsij në disa pika: 1. Kur’ani është mrekullia e Allahut që ia zbriti Profetit Muhamed (a.s.) për t’i sfiduar arabët që të sillnin një libër të ngjashëm të, 10 sure, ose një sure të ngjashme me të. Por arabët u treguan të paaftë që të sillnin qoftë edhe një sure të ngjashme me të. Kjo sfidë vazhdon të jetë e hapur deri në Ditën e Gjykimit. Ndërsa për sa i përket hadithit kudsij, ai nuk konsiderohet mrekulli dhe as sfidë. 2. Kur’ani është Fjala e Allahut dhe e askujt tjetër, ndërsa hadithi kudsij transmetohet nga Profeti (a.s.) se Allahu ka thënë. 3. Këndimi i Kur’anit gjatë faljes së namazit është i domosdoshëm, ndryshe nga hadithi kudsij që nuk këndohet. 4. Këndimi i Kur’anit konsiderohet adhurim, kur për çdo shkronjë që këndohet, kënduesi shpërblehet 10-të fish, ndryshe nga hadithi kudsij që nuk konsiderohet i tillë. 5. Kurani është transmetuar me zinxhir transmetimi “muteuatir”, çka do të thotë se është i pakundërshtueshëm në autencitetin e tij, ndryshe nga hadithi kudsij, autenciteti i të cilit mund të jetë edhe i dyshimtë. MËSIMET E NXJERRA NGA HADITHI 1. Vlera e durimit duke kërkuar shpërblimin tek Allahu 2. Bujaria e Allahut ndaj robërve të Tij 3. E keqja nuk i atribuohet Allahut.

1. Bekare, 155-157.

VLERA E DURIMIT DUKE KËRKUAR SHPËRBLIMIN TEK ALLAHU Feja Islame i këshillon besimtarët që të jenë të durueshëm ndaj sprovave të jetës dhe që të jenë të kënaqur me caktimin e Allahut. Nëse besimtarët janë të durueshëm ndaj fatkeqësive që u bien, janë të kënaqur me caktimin e Allahut dhe kërkojnë shpërblim vetëm tek Ai, atëherë Allahu i Lartësuar i shpërblen me shpërblim të pakufishëm. Në hadithin e mësipërm, lexojmë se shpërblimi i robit besimtar, që bën durim kur i vdes ndonjë i dashur është Xheneti. Realisht, nuk ka shpërblim më të madh për besimtarin se hyrja në Xhenet. Allahu i Lartësuar i ka përgëzuar ata që bëjnë durim ndaj sprovave të jetës, duke thënë: “Sigurisht që Ne do t’ju sprovojmë me frikë dhe uri, me pakësim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave. Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!”2 Këto ajete kuranore flasin se frika, uria, pakësimi i pasurisë, njerëzve dhe të lashtave janë sprovë për njeriun në këtë botë. Kur njeriut i vjen ndonjë prej këtyre sprovave, duhet të bëjë durim dhe të thotë: Me të vërtetë të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. Kështu pra, ai i cili bën durim në rast fatkeqësie dëshmon me zemër dhe me vepër se çdo gjë është pronë e Allahut dhe se çdo gjë vetëm tek Ai do të kthehet. Dhe si rrjedhojë e durimit të tyre, Allahu i përgëzon me dy gjëra që janë shumë të dashura për ta; me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre. Këtë përgëzim dhe bujari ata e meritojnë, ngase janë të udhëzuar në rrugën e lumturisë së tyre dhe kanë zgjedhur rrugën e drejtë. Duke qenë se ata duruan ndaj sprovave dhe ishin të kënaqur me caktimin e Allahut, e merituan mëshirën e Allahut. Dhe më pas durimin e shoqëruan me shprehjen: “Me të vërtetë, të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”, merituan bekimin e Allahut. Nga 2. Bekare, 155-157.

këtu, kuptojmë se mëshira është e shumëllojshme, sepse si alë mëshirë dhe bekim janë sinonime të njëra-tjetrës. Duke medituar në këtë hadith vërejmë se ai fokusohet tek çështja e shpërblimit për shkak të durimit. Sepse bindja e njeriut që Allahu do ta shpërblejë ia lehtëson atij peshën e fatkeqësisë që i ka rënë. Sa më e fortë të jetë kjo bindje aq më pak ai e ndjen dhimbjen që shkakton fatkeqësia. Kështu pra, ajo që për të është e papëlqyer tashmë nuk është më e tillë. Omeri (r.a.) thotë: “Kur më zbret një fatkeqësi, Allahu më ka begatuar me katër mirësi: ajo nuk më ka goditur në besimin tim, nuk është më e madhe se vetë ajo, nuk jam privuar që SHTATOR 2013

Di

33


të jem i kënaqur me të dhe nëpërmjet saj unë kërkoj që të shpërblehem”. Ndërsa Profeti (a.s.) i lutej Allahut që t’i dhuronte bindje të plotë në besim që të kishte mundësi që të përballonte fatkeqësitë. Rrallëherë ndodhte që ai të çohej nga një mexhlis (kuvend) e mos të lutej me këto alë: “O Allah, nëpërmjet frikës që kemi ndaj Teje, na bëj të mundur që mos të mëkatojmë ndaj Teje, na mundëso që të të adhurojmë që të hyjmë në Xhenetin Tënd, dhe na dhuro bindje të plotë në besim që fatkeqësitë e kësaj bote të jenë sa më të lehta..”3 BUJARIA E ALLAHUT NDAJ ROBËRVE TË TIJ Bujaria e Allahut ndaj robërve të Tij është e madhe dhe e pashtershme. Sado që njeriu të mundohet që ta përshkruajë, ai asnjëherë nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Një prej këtyre formave të Bujarisë Hyjnore është se kur njeriu sprovohet me diçka, ajo i zëvendësohet me diçka më të mirë, siç është rasti i këtij hadithi kudsij që, nëse besimtari sprovohet me humbjen e një prej të dashurve të tij dhe bën durim shpërblehet me Xhenet. Dijetari i shquar Muhamed ibn Uthejmin thotë: Fjala “të dashurin e tij” nënkupton atë që njeriu përzgjedh për vete, qoftë ky i përzgjedhur fëmija, vëllai, xhaxhai, babai apo një mik. E rëndësishme është se personi që njeriu përzgjedh ka një lidhje të ngushtë me të. Kështu që, nëse ndonjërin prej këtyre Allahu i Lartësuar e merr, dhe njeriu bën durim duke kërkuar shpërblimin tek Allahu, ai shpërblehet me Xhenet. Ky është një argument që dëshmon për bujarinë dhe mirësinë e Allahut ndaj robërve të Tij, sepse sundimi dhe urdhri i takojnë vetëm Allahut. Ti dhe i dashuri yt i përkisni Allahut të Lartësuar, e megjithatë, kur Allahu ia merr një njeriu të dashurin e tij, dhe ai bën durim duke kërkuar shpërblim, do të shpërblehet me shpërblim të madh.”4 E KEQJA NUK I ATRIBUOHET 3. Transmeton Et Tirmidhi, Nr. 3502. 4. Marrë nga libri “Shpjegimi i Rijadus Sal hin” i Muhamed ibnu Uthejminit, fq: 1/230.

34

Di

SHTATOR 2013

ALLAHUT: Po ky dijetar, duke komentuar këtë hadith, thotë: Ky hadith është argument për veprat e Allahut. Këtë e kuptojmë nga ala e Tij: “kur t’ia merr të dashurin e tij”. Nuk ka asnjë dyshim se Allahu i Lartësuar vepron çfarë të dëshirojë. Por ne e kemi për detyrë që ta dimë se që të gjithë veprat e Allahut janë të mira, sepse e keqja nuk mund t’i atribuohet Atij. E keqja nëse ndodh, ndodh ndaj atyre që bie dhe jo mbi vetë veprën. P.sh: Nëse Allahu ka caktuar për njeriun diçka që ai e urren, nuk ka dyshim se kjo gjë të cilën njeriu e urren, konsiderohet e keqe për të. Megjithatë kjo gjë që për të konsiderohet e keqe, nuk konsiderohet e keqe tek Allahu, sepse Allahu i Lartësuar çdo gjë që e ka caktuar që të ndodhë, ajo ndodh në saje të urtësisë së Tij të madhe ndaj njeriut apo mbarë krijesave. Ngandonjëherë, urtësia përkon veçanërisht tek një njeri dhe ngandonjëherë tek krijesat në përgjithësi. Nëse Allahu përcakton për një njeri që në këndvështrimin e tij është e keqe, dhe ai bën durim duke kërkuar shpërblimin tek Allahu, ai do të fitojë të mira. Nëse ai, për shkak të asaj të keqeje që i është caktuar pendohet dhe kthehet tek Allahu, kjo është një e mirë për të, sepse kur njeriu është në mirëqenie mund që edhe ta harrojë Dhuruesin e të mirave dhe nuk kthehet tek Ai. Por, kur i vjen ndonjë gjë e hidhur, kujtohet dhe kthehet tek Allahu i Lartësuar. Ndërsa për sa i përket të tjerëve, nëse kjo e keqe i shkakton atij dëm, mund të sjellë dobi për ta. Për ta ilustruar këtë që përmendëm, le të marrim një shembull: Një njeri ka shtëpi prej balte. Allahu sjell gjithmonë shi të rrëmbyeshëm, nuk ka dyshim se pronari i kësaj shtëpie do të dëmtohet. Mirëpo dobia është e përgjithshme, sepse të gjithë njerëzit përfitojnë prej tij. Kështu pra, shiu është i dëmshëm për të zotin e shtëpisë, por është i dobishëm për të tjerët. Megjithëse kjo e keqe për këtë njeri është e pjesshme, ajo është e mirë për të e marrë në një këndvështrim tjetër; ai merr mësim dhe e kupton se i vetmi strehim është

strehimi tek Allahu i Lartësuar. Kështu që ai përfiton më tepër se dëmi që i është shkaktuar.5 Le të meditojmë së bashku në historinë e Musait (a.s.) me Hidrin (a.s.). Hidri vrau një fëmijë të vogël saqë Musai (a.s.) e kundërshtoi me alët: “Përse vrave një njeri të pafajshëm 5. Marrë nga libri “Shpjegimi i Rijadus Sal hin” i Muhamed ibnu Uthejminit, fq. 1/231.


në mosbesim. Pikërisht, nga kjo gjë kishte frikë Hidri kur tha: “Sa për djaloshin, prindërit e tij ishin besimtarë. Ne e dinim se (dashuria për të) do t’i çonte ata në të keqe dhe mohim dhe dëshiruam që Zoti i tyre në vend të atij t’u jepte një më të mirë, më të pastër dhe më të mëshirshëm.”7 Kështu pra, sa e sa urtësi fshihen nga sytë e njerëzve për gjithçka që atyre u ndodh. Nëse njerëzit do të ishin në dijeni të urtësisë të atyre gjërave që u ndodhnin do ta kuptonin se Allahu është më i mëshirshëm sesa vetë nënat e tyre. Prandaj në një ajet Allahu i Lartësuar thotë: “Mos e quani atë si të keqe për ju. Përkundrazi, kjo është e mirë për ju.”8 Që do të thotë, mos e quani të keqe qoftë në rang individi qoftë në rang shoqërie. Përkundrazi, ajo është e mirë për ju. Një shprehje e urtë popullore thotë: “Pas çdo të keqeje ka një të mirë mbrapa” dhe një gjë të tillë realiteti e ka vërtetuar.

që nuk ka vrarë askënd?! Vërtet që ke bërë një punë të tmerrshme.”6 Mirëpo Musai (a.s.) nuk e dinte atë ç’ka dinte Hidri në lidhje me këtë djalë, i cili kur të rritej do të jetonte si jobesimtar dhe me mosbesimin e tij do t’i shqetësonte së tepërmi prindërit e tij besimtarë, do të ndikonte negativisht tek ta dhe pse jo edhe do t’i çonte ata 6. Kehf, 74.

HADITHI I PARË NË NJË OPTIKË TJETËR Besimtari është urdhëruar që zemra e tij të mos lidhet me askënd prej banorëve të dynjasë. Zemra e tij duhet të jetë e lidhur vetëm Allahun. Është e vërtetë që ne i duam prindërit, fëmijët, miqtë dhe dashamirësit tanë, por kjo dashuri duhet të jetë deri në një masë të caktuar dhe zemra e njeriut nuk duhet të lidhet plotësisht me ta, sepse do të vijë çasti kur njeriu do të ndahet prej tyre. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ai nuk është miku i tij i dashur. Ebu Bekri e kishte të Dërguarin e Allahut mikun e tij më të dashur, por kjo nuk do të thotë që zemra e tij u lidh plotësisht me të. Prandaj kur Profeti (a.s.) ndërroi jetë dhe të gjithë shokët ishin hidhëruar, Ebu Bekri çohet dhe thotë: “Kush adhuronte Muhamedin le ta dijë se ai ka vdekur dhe kush adhuron Allahun le ta dijë se Ai është Gjallë dhe nuk vdes.” ARGUMENTET DHE DOBITË E HADITHIT 1. Fatkeqësia më e madhe që mund 7. Kehf, 80-81. 8. Nur, 11.

t’i bjerë një njeriu është humbja e të dashurit. 2. Ai që duron jo për të kërkuar shpërblimin tek Allahu, por ngaqë është i detyruar dhe nuk ka çfarë të bëjë, nuk e meriton të shpërblehet. 3. Vlera dhe pozita e lartë e durimit. 4. Ai person që në rast fatkeqësie bën durim duke kërkuar shpërblim tek Allahu shpërblehet me Xhenet. Një shpërblim i tillë dëshmon për vlerën dhe pozitën e lartë të durimit. 5. Bujaria dhe mirësia e Allahut ndaj robërve të Tij. EPILOG Në këtë epilog të këtij hadithi, por përmendim shpërblimin e durimtarëve: 1. Vendbanimi i durimtarëve është Xheneti. Allahu i Lartësuar thotë: “Xheneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata dhe besimtarët e ndershëm prej prindërve të tyre, grave dhe pasardhësve të tyre. Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit) (e do t’u thonë): Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!”9 2. Shpërblimi i durimtarëve është i pallogaritshëm. Allahu i Lartësuar thotë: “Vetëm ata që janë të durueshëm do të shpërblehen pa masë.”10 që do të thotë se për durimtarët nuk do të ketë peshore. 3. Allahu është me durimtarët. Që do të thotë se Allahu është gjithmonë me ta dhe i ndihmon. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë, Allahu është me durimtarët.”11 4. Allahu i do durimtarët. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu i do durimtarët.”12 5. Sprova i shlyen mëkatet. Profeti Muhamed (a.s.) thotë: “Sprova vazhdon t’i bjerë besimtarit dhe besimtares tek vetja e tij, tek fëmija apo pasuria e tij derisa ai takohet me Allahun e Lartësuar duke mos pasur asnjë mëkat.”13 9. Ra’d: 23-24. 10. Zumer, 10. 11. Bekare, 153. 12. Ali Imran: 146. 13. Trasmeton Et Tirmidhi, Nr. 2399. SHTATOR 2013

Di

35


Retrospektivë

VEXHI DEMIRAJ

Qytetnimi Perëndimuer dhe Dekadenca morale

Asht nji e vërtetë e pakundërshshtueshme se njerzimi, sidomos në shekullin që jetojmë ka ba përparime të mëdha në lamën e qytetnimit i cili nuk asht tjetër veçse përpjekjet e parreshtuna të njeriut për me përmirsue jetën e tij landore, me lehtësue përpjekjet e tij për nevojat ushqimore, me i zhvillue e me i përparue mjetet e jetesës dhe nevojat letrare e artistike dhe të mjeshtërive të ndryshme. Pa dyshim, qytetnimi ka arritun nji rezultat të shkëlqyeshëm në fushën landore. Por me këtë rast na vjen të pyesim se cili qytetnim asht ma i përshtatshëm për njerzimin ose për ç’far qytetnimi ka nevojë njeriu? Po të bajmë një përkufizim të fesë dhe të qytetnimit të vërtetë do të shohim se në mes të këtyne nuk ka ndonjë kundërshtim të randësishëm, mbasi misioni i të dyve asht për me i shërbye njerzimit në drejtim dhe në harmoni të përbashkët. Ma të parit asht mirë të shohim se për ç’arësye ekziston një lloj ftohtësije në mes të fesë dhe të qytetnimit, simbas mendimit të disa personave, të cilët pretendojnë se mbështeten në parime liberale të jetës shekullore. Kjo ftohtësi, që të mos themi kjo mosmarrëveshje, ka ardhur po prej këtyre personave të naltpërmendur, të cilët nuk ka kanë qënë në gjendje me dallue qytetnimin e vërtetë prej dhunimeve të ndryshme, q’i kanë ba shkencës,

36

Di

SHTATOR 2013

filozofisë dhe moraleve, nën emrin e lirisë personale. Këta persona, tue qenë të papërgjegjshëm, kanë marrë në dorë flamurin pseudo çlirimtar dhe duan t’i vënë shqelmin bazave të shëndosha morale. Ndër të gjithë popujt e Evropës pa përjashtim i gjejmë këta heronj të qytetnimit, të cilët i lodhin trutë se si me e rregullue jetën e tyne landore të përditshme dhe si me iu mbajtë një etikete, q’i paraqet këta si njerëz modern dhe të qytetnuem, për pa e lodhë mendjen nëse kjo sjellje e tyne asht e përshtatshme me rregullat e njohunisë dhe moraleve të bukura. Ndalimet e vendosuna prej fesë nuk kanë një karakter arbitrar dhe nuk shprehin opinione personale, por janë vu për dobinë e përgjithshme, me qëllim që t’organizohet nji kolektivitet i përsosun dhe i denjë për vlerën e njeriut. Edhe vetë shkenca i ndalon po ato gjana, që nuk i lejon feja. Ajo i ka ndalue pirjet alkoolike, kumarin, të ekspozuesit ilegalisht të femnës, adulterinë, pamjet ekzistuese t’epshit si edhe me iu bindë atyne zakoneve, që konsiderohen si të pamoralshme. Asht për t’ardhun keq se ata persona, q’e konsiderojnë veten të qytetnuem, nuk i ven edhe aq fort veshin shkencës dhe nuk mbështeten në rregullat dhe në përcaktimet e saj për sa i përket përmbushjes s’andjevet të tyne landore dhe trupore. Në të vërtetë, ky lloj qytenimi


asht i metë dhe nuk mund të jetë një qytenim shkencuer dhe fryt i një doktrine filozofike, as edhe i doktrinës materialiste, sepse edhe atheistët, me gjith se i mohojnë të gjitha besimet, nuk i lejojnë as kujt, qi të dhunojë rregullat e sjelljes së mirë. Pa dyshim ky lloj qytetnimi i përciptë nuk mundet me i arrijtë qëllimit të tij, por një ditë prej ditësh do të marrë fund dhe do të shkatërrohet. Këtë gja po e shohim edhe sot në këtë përleshje vigane të popujvet të botës, të cilët nuk po lanë mjet pa përdor për t’a shkundë nga themeli këtë qytetnim të ngrehur gjatë mijëra vjetve me radhë. Pse vallë gjithë kjo katastrofë e madhe mbi njerzimin? Përgjegja, si mbas mendimit t’onë, asht e thjeshtë. Qytetnimi i sotshëm europjan asht nji qytetnim materijalistë, që ka mundur me edukue njerës dhe popuj vetëm në pikpamje landore e nuk i ka dhanë randësinë e duhur pjesës tjetër t’eksistencës së njeriut: d.m.th jetës shpirtnore. Vlera e njeriut nuk qëndron në landën, por në shpirtin e tij e atje ku nuk ka shpirt nuk ka edhe gjallni. Misioni i qytetnimit nuk duhet të jetë ai i të përgatitunit të pallateve dhe të dëfrimevet çnjerëzore, por duhet të jetë një mision i lartë për me e familjarizue shpirtin njeriut me ndjenja të nalta morale dhe njerëzore. Me alë të tjera duhet të priqet me formue njerës me ndja dhe virtytete të bukura morale, nje-

rës të zhveshur prej ndjenjave egoistike, që nuk shofin veç interesat personale; njerës që shkrihen në bamirsi të të tjerëvet dhe therorizohen në shërbimin e njerzis. Ky asht qytetnimi i vërtetë, që i përshtatet njeriut. Këtë lloj qytetnimi dëshiron feja dhe parimet e filozofisë morale. Deri sa të mos ndryshohet metoda e edukatës dhe e kulturës së popujvet, në mënyrë që programet e shkollave të pajtohen me të vërtetat e fesë dhe të moralit njerëzimi nuk ka për të parë ditë të bardha. Dirigjuesit e popujve të botës duhet të binden ma se taktika e ndjekun deri më sot dhe rryma që ka marrë njerzimi, nuk japin shenjë të kënaqshme, prandaj duhet të mundohen me i gjetë shërimi kësaj plage të madhe të njerzimit. Dhe i vetmi shërim i kësaj plage nuk asht tjetër, veç se riforcimi i ndjenjave fetare dhe morale, ashtu si paraqiten këto prej mësimeve të Islamit dhe si pasojë ndryshimi i metodave të edukatës. Vetëm atëherë njerëzimi do të mund të gjejë prehen e tij të dëshiruar, vetëm atëherë do të mund të quhemi vllazën të një familje të madhe të njerzimit, ku secili do të jetojë në paqe dhe në harmoni me të gjithë ata që e rrethojnë. “Kultura Islame”, Nr. 11, Korrik 1943

SHTATOR 2013

Di

37


Personalitet

MULLA SHERIF AHMETI (1920-1998) THEMELUES I PUBLICISTIKËS ISLAME NË KOSOVË, PËRKTHYES I KURANIT NË GJUHËN SHQIPE Myderriz Sherif ef. Ahmeti është pishtar i alës së shkruar, në një kohë kur shumica e popullsisë nuk dinte apo kishte vështirësi për të lexuar, kur Kosova ishte e robëruar... Sherif Ahmet lindi nga baba Bahtiri dhe nënë Ajshja, në fshatin Gumnasellë të Lypjanit, në vitin 1920. Filloren e kreu në Banullë, më pas ka vazhduar Medresenë e Ferizajt, pastaj të Prizrenit, por është diplomuar më 1944, pranë myderriz Ahmet ef. Mardoqit, i cili shërbente në Medresenë “Pirinaz” të Prishtinës. Në fillim, që nga viti 1945, shërbeu si mësues, sikurse shumë hoxhallarë të tjerë, me kërkesën e atdhetarit të mirënjohur nga Gjakova, prof. Zekeria Rexha1, sepse Kosova kishte shumë nevojë për arsimimin dhe edukimin e brezit të ri. Shërbeu me nder e me devotshmëri në fshatrat Banullë, Gadime dhe Sllo1. . Prof. Zekeria Rexha (1910-1972).

38

Di

SHTATOR 2013

vi. Ishte imam në xhaminë e Gllogocit, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Lipjanit, mësues në Medresenë “Alauddin” të Prishtinës. Sherif Ahmeti ishte edhe drejtor i saj për dhjetë vite, nga viti 1973-1983. Ai ka qenë kryetar i Shoqatës së Ulemave të Kosovës dhe më në fund shërbeu si myfti i Prishtinës prej vitit 1985 deri më 1990. Në të gjitha këto detyra shërbeu me nder, me përkushtim, por ajo që është më e rëndësishme Sherif ef. Ahmeti në Kosovë e mbolli alën e shkruar në publicistikën islame dhe ala e tij e shkruar është një dëshmi se ai ka për të jetuar në përjetësi. Publicistika islame në gjuhën shqipe, fillon menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në vitin 1913 në Shkodër u botua gazeta “Zëri i Kombit” (“Sedai millet”), që dilte në gjuhën shqipe dhe në gjuhën turke. Një gazetë tjetër islame në gjuhën shqipe filloi të botohet në Gjirokastër, me emrin “Reforma”, në vitin 19211923. Kur u mbyll gazeta “Reforma”, filloi të dilte në Shkodër, më 1923, “Udha e s’vërtetës”, themeluar nga Hoxha

Kadri Prishtina. Në Tiranë, tetor 1923, filloi të botohet “Zani i Naltë” nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Këto ishin gazetat dhe revistat e para islame në gjuhën shqipe në Shqipëri, që u botuan menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë. Publicistika islame në gjuhën shqipe në Kosovë fillon në fund të viteve ‘60-të, pothuajse 50-vjet pas Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë, kjo i bie pothuajse 40 vjet para Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës… Myderriz Sherif ef. Ahmeti është pishtar i alës së shkruar, në një kohë kur shumica e popullsisë nuk dinte të lexonte apo kishte vështirësi në lexim, kur Kosova ishte e robëruar… Ky pishtar filloi të ndriçonte në vitet ‘60-të… Në fillim, rrezet e para u pasqyruan në “Buletin”, por nga viti 1970, ato rreze erdhën duke u rritur më shumë, duke ndriçuar mendjen dhe shpirtin e shqiptarit me botimin e “Takvimit”. Nga viti 1971, publicistika e tij pasqyrohet më së miri tek revista “Edukata”. Në qershor të vitit 1986, në Prishtinë, filloi të botohet revista “Dituria Isla-


me”, revistë fetare, kulturore, shkencore, në të cilën, që nga numri i parë, në faqet e “Diturisë”, ky pishtar ngrohte zemrat e lexuesve shqiptarë. Dalja në dritë e “Buletinit”, në veçanti e “Takvimit”, sidomos e revistave “Edukata Islame” dhe “Dituria Islame”, kanë qenë ngjarje të shënuara, shumë të çmuara, për lëvizjen e mendimit islam, jo vetëm në Kosovë, por kudo që jetojnë shqiptarët, si edhe për vetë historinë e shtypit shqiptar... Tematika e shkrimeve të Myderriz Sherif ef. Ahmetit, duke përfshirë edhe përkthimet, është shumëngjyrëshe, e shumëllojshme, ku secili mund të gjejë diçka që e tërheq drejt Rrugës së Vërtetë. Shkrimi i tij i parë, botuar në revistën “Edukata Islame”2, titullohet: “Prezantimi i Zotit (xh.sh.) në natyrë dhe procese”. Menjëherë, pas faqes 10-të, është shkrimi i dytë me titull: “Profeti - Pejgamberi Muhamed këshillon”.3 Shkrimi i tretë fillon prej faqes 14-të, me titullin: “Islami është dituri dhe 2. . “Edukata Islame”, Nr. 1, Viti I-rë, Prisht në, 1971: 6-10. 3. . Po aty, 10-14.

kulturë”.4 Pra, që në numrin e parë të “Edukatës Islame”, numër i cili ka 56 faqe gjithsej, Myderriz Sherif Ahmeti, i cili ishte themelues, redaktor kryesor dhe përgjegjës, ka tri shkrime-punime, me rreth 15 faqe. Punimet e tij të fundit janë botuar në “Takvim” (1995), me titull: “Legjislacioni Islam dhe drejtimet” (Sheriati dhe medh’hebet)5 dhe “Emrat që përdoren ndër besimtarë të fesë Islame dhe domethënia e tyre”.6 Ai bëri emër të nderuar edhe në fushën e përkthimeve. Në vitin 1987, pasi kishte përkthyer më parë nga arabishtja suren “Jasin”, dorëzoi në shtyp përkthimin e Kur’anit me komentim, i cili u ribotua në Tripoli në 50 mijë kopje, në Kajro në 30 mijë dhe në Medine në një milion kopje. Sherif Ahmeti është edhe autor i veprës dinjitoze “Komente dhe mendime islame” prej afër 400 faqesh, botuar në Prishtinë më 1995, e cila është një ndihmesë e çmuar për 4. .Po aty, 14-18. 5. . “Takvim”, Prishtinë, 1995: 33-44. 6. . Po aty, 95-125.

ngritjen e vetëdijes islame të popullit shqiptar, ku përmblidhen punime, një pjesë e të cilave të shkruara në kohën e censurës ateiste. Tërësia e shkrimeve të botuara të Sherif ef. Ahmetit është rreth 200 të tilla, të cilat shtrihen në një periudhë kohore rreth 30 vjeçare, duke përfshirë këtu edhe përkthimet dhe botimet e veçanta. Të gjitha këto janë një pasuri, e cila duke u shpërndarë do të shtohet, me kalimin e kohës dhe do të vlerësohet edhe më shumë. Do të vlerësohet sepse kjo publicistikë ka vlera të qëndrueshme, sepse është e çmueshme, siç është përmbajtja e tematikave të saj: nga drejtësia islame, historia islame, dituria islame, kultura islame, didaktika islame, pedagogjia islame, edukata islame, filozofia islame, mistika islame, etj… Mulla Sherif Ahmet ndërroi jetë më 14 Prill 1998, në moshën 78 vjeçare, duke mbetur në histori si themelues i publicistikës islame-shqiptare…7

7. . Yvejsi, Mexhid, Gjakovë, dorëshkrim. SHTATOR 2013

Di

39


Bota jonë

NUREDIN NAZARKO

DERI NË THELLËSINË E ZEMRËS Jeta e njeriut në botë është e vendosur mes lindjes dhe vdekjes, pra në një përkohësi tejet të shkurtër në raport me atë çfarë vjen më pas. Në kufijtë e përkohësisë jeta njerëzore rrjedh me të gjithë ngjyrat e saj. Përgjatë kësaj jete njeriu ndeshet me fe të ndryshme, ideologji të ndryshme, rryma mendimi të caktuara që përpiqen t’i ofrojnë atij një busull orientimi për organizimin e jetës në kufijtë e përkohësisë. Pavarësisht shumëllojshmërisë së tyre në qarkullim, ato boshtohen përreth dy dhe vetëm dy botëkuptimeve; botëkuptimit tradicional (çdo gjë përtej njerëzore) nga njëra anë dhe botëkuptimit materialist nga ana tjetër. Botëkuptimi tradicional është një dhe vetëm një, i patjetërsueshëm, i mbarëkohshëm dhe mban gjithnjë të njëjtën fytyrë. Parimet dhe principet që burojnë prej tij nuk mund të shfaqin cilësi të ndryshme prej burimit nga burojnë. Ndërkaq materialja, edhe pse në esencë ka vetëm një fytyrë, është e pajisur me aftësinë e kamuflimit dhe prezantimit përmes një mijë e një ngjyrave të fytyrës së saj, duke u shfaqur kësisoj e paqëndrueshme dhe aspak e bazuar në një themel të shëndoshë. Qenia njerëzore, duke qenë e lirë për të vend-

40

Di

SHTATOR 2013

osur se cilën rrugë do të zgjedhë, se drejt cilës kahje do ta orientojë përkohësinë, mund të vendosë për të rrugëtuar sa në njërën kahje po aq edhe në tjetrën. Vendimi për të organizuar përkohësinë të përnjështuar me njërën prej kahjeve vjen në një stad të caktuar kohor të jetës sonë në botë. Kësisoj, çdokush që vendos për të rrugëtuar në përkohësi, me busull orientimi pandryshueshmërinë dhe mbarëkohësinë e tradicionalizmit, doemos ka rrugëtuar në një fazë të caktuar kohore në thellësitë e shpellës platoniane. Kjo sepse, rrugëtimi i njeriut në njërin apo tjetrin kah është i lidhur dhe i ndërvarur edhe me mjedisin dhe rrethanat në të cilat ai lind dhe fillon e formësohet. Edhe pse mjedisi në të cilin gjendet njeriu ushtron ndikimin e tij mbi edukimin e tij, ky ndikim është i shkallëshkallshëm. Shkalla e thellësisë së depërtimit të këtij formësimi, varet nga shkalla e thellësisë së ndikimit që ushtron mjedisi në të cilin lind, rritet dhe formësohet njeriu. Të jetuarit në shpellën platoniane në një fazë të caktuar të përkohësisë shpërfaqet ndikues edhe në stadet e mëvonshme jetësore, në qoftë se jetën e tij njeriu do ta organizojë sipas parimeve


të epërme të botëkuptimit tradicionalist. Pranimi i botëkuptimit tradicionalist si shënjues i organizimit të jetës është një ngjarje e rëndësishme në jetën e njeriut. Ndryshimi i kahjes jetësore, bashkëshoqërohet edhe me rikonceptimin dhe ridrejtësimin e mënyrës se si do të organizohet jeta pas këtij pranimi. Era e paspranimit duke qenë një erë e re në jetën e njeriut, sjell pa diskutim përjetim ndjesish të reja, të cilat zënë fill qysh nga fokusi i ndryshimit, zemra. Zemra është një organ i rëndësishëm në trupin e njeriut, jo thjesht për faktin si organ fizik tejet jetësor. Zemra është vendpranimi ose vendmohimi i njërit apo tjetrit botëkuptim. Është e pamundur që në zemrën e njeriut të gjallojnë në të njëjtën kohë të dy botëkuptimet. Edhe pse mund të ndodhë alternimi i botëkuptimeve në zemrën e njeriut, ky alternim nuk mund të zgjasë për aq sa zgjat jeta e njeriut. Vjen një moment, ku zemra e njeriut vuloset ja me njërin, ja me tjetrin botëkuptim. Zemra e njeriut është mejdani ku zien përplasja e vazhdueshme për t’i qëndruar besnik njërit apo tjetrit botëkuptim deri në vdekje. Lufta në mejdanin e zemrës zhvillohet mes asaj çfarë kërkojnë parimet e epërme të fytyrës së pandryshueshme të tradicionalizmit dhe larushitë e ngjyrave që përfton paqëndrueshmëria dhe ndryshimi i vazhdueshëm i formave përjashtësore të materies. Zemra është mejdani i luftës për t’u ngjitur në lartësitë e dritës së parimeve të epërme apo për t’u përfunduar në humnerat e peshës së materies dhe shumëllojshmërisë së formave të saj. Kohëzgjatja e luftës përnjështohet me kohëzgjatjen e jetës së njeriut në botë. Humbja apo fitorja varet kryekëput nga fortësia e lidhjes së zemrës me parimet e epërme dhe burimin e

tyre. Sa më pranë burimit aq më gurgullues dhe i kristaltë vendpranimi i parimeve të epërme. Sa më larg burimit aq më të pranishëm elemente turbullues në këtë vendpranim. Pikërisht këtu qëndron edhe rëndësia e zemrës si udhëheqësja e njeriut në përpjekjet e vazhdueshme për t’u ngjitur drejt kahjes së epërme apo për të zbritur drejt kahjes së poshtme të gjërave. Fortësia në ngjitje apo në zbritje është po aq e fortë dhe shkundulluese, sa e fortë dhe shkundulluese është lidhja e zemrës më burimin e parimeve të epërme. Fortësia apo dobësia e kësaj lidhje varet nga shkalla e kuptueshmërisë dhe jetësimit të parimeve të epërme. Kjo fortësi apo dobësi nuk varet tërësisht vetëm nga era e paspranimit të botëkuptimit tradicionalist. Sikundërse e sipërtheksuam, jetesa në një fazë të caktuar të jetës mes larushisë së formave në shpellën platoniane, ushtron ndikueshmërinë e saj edhe në erën e paspranimit. Kjo, sepse pranimi i tradicionalizmit mund të vijë në një çast të caktuar kohor deri në të cilin njeriu ka arritur të formësohet me elementë të caktuar të personalitetit apo impersonalitetit. Ky formim i hershëm ka krijuar dhe ravijëzuar tek qenia njerëzore ide të caktuara, nivel të caktuar të inteligjencës, mënyra të caktuara arsyetimi dhe mënyra të të vepruari për përmbushjen e veprimtarisë jetësore në familje apo jashtë saj. Këto ngjyrime shënjojnë tragat e tyre në karakterin e njeriut, i cili ndikohet sa nga familja po ashtu dhe nga mekanizmat që ofron sistemi. Mungesa e një modeli të gjallë të jetësimit të parimeve të epërme qysh nga fëmijëria mbushet me modele të cilat mund të jenë afër apo larg asaj çfarë kërkojnë parimet e epërme për të patur një jetë të paqtë dhe të begatë. Kjo mungesë derivon në hapërdarje të njeriut që është në formësim e sipër, mes modeleve që nuk ofrojnë asgjë nga parimet e epërme ose ofrojnë pasqyrimin e zbehtë të lidhjes me burimin e parimeve të epërme. Në çastin që tabula rasa e shënjuar me kësilloj shënjimesh vendos të hapërojë në kahjen ngjitëse, i duhet një luftë e jashtëzakonshme, një përpjekje titanike që të mund të fshijë këto shënjime të një periudhe jetësore që edhe pse mund të duket e perënduar tashmë, me pranimin e tradicionalizmit, qëndron e tulatur për t’u rishfaqur agresivisht ose jo, kohë mbas kohe, e ndihur edhe nga elementë të pakapshëm prej shikimit njerëzor. Shkalla e suksesit në fshirjen e këtyre shënjimeve është e lidhur pazgjidhshmërisht me thellësinë e depërtimit të dritës së parimeve të epërme në zemrën e njeriut. Sa më në thellësi të zemrës të depërtojë kjo dritë aq më i ndriçuar, i qartë dhe i qëndrueshëm është njeriu në jetësimin e parimeve të epërme. Sa më në cektësi të zemrës të depërtojë kjo dritë, aq më pak i ndriçuar, i paqartë dhe i paqëndrueshëm do të jetë njeriu në jetësimin e parimeve të epërme. Pranimi i botëkuptimit tradicionalist dhe bashkë me të edhe i parimeve e rregullave që burojnë prej tij, aq sa është një çlirim i njeriut nga pesha e materies, po aq është edhe një sfidë e provimit të shkallës së sinqeritetit dhe vërtetësisë së këtij pranimi. Qysh me pranimin e tradicionalizmit nis përpjekja e pandalshme e njeriut mes asaj çfarë ka SHTATOR 2013

Di

41


qenë, çfarë është dhe çfarë duhet të jetë. Kjo përpjekje nxjerr në pah një sërë problematikash, të cilat për hir të natyrës njerëzore është e pashmangshme që të mos krijohen. Gjithsesi, kjo nuk nënkupton heqjen dorë të njeriut nga përpjekja për t’u ngjitur në lartësitë e parimeve të epërme, për të shmangur problematikat që lindin nga përplasja e asaj çfarë ka qenë njeriu dhe asaj çfarë duhet të jetë. “Në kohët e sotme, është skajshmërisht e vështirë që t’i bindësh apo t’i shtysh bashkëkohësit tanë që të kuptojnë paq se ekzistojnë disa gjëra dhe të vërteta, të cilat për vetë natyrën që shfaqin, nuk pranojnë askurrfarë debate, dhe as mund të shërbejnë si objekt debatesh. Kështu që, në vend që të mëtojë që të ngjitet deri lart, tek sferat e së vërtetës së epërme, njeriu i kohëve moderne po mëton që ta zbresë

42

Di

SHTATOR 2013

të vërtetën e epërme në nivelin e tij dhe nuk ka pikë dyshimi se kjo është arsyeja se përse shumë njerëz, fill sapo dëgjojnë që të flitet për “shkencat tradicionaliste”, apo për metafizikën e kulluar, kujtojnë se ala është thjesht dhe vetëm për “shkencat laiciste”, apo për “filozofinë”.” (Guenon. R. (2009) Kriza e botës moderne. Tiranë: Logokron, f. 128). Pra një nga problematikat më shqetësuese dhe më serioze është dhe mbetet zbritja e së vërtetës së epërme në nivelin e njeriut. Pavarësisht se përcaktimi i mësipërm është për njeriun modern që është katërcipërisht i kundërt me tradicionalizmin, përcaktimi nuk përjashton faktin që njeriu që ka pranuar tradicionalizmin të jetë i pandikueshëm nga të jetuarit në shpellën platoniane në hershmërinë e tij. Kështu, në vend që të përpiqemi për t’u ngjitur drejt lartësive të së vërtetës së epërme, për ta përthithur gjithmonë e më thellësisht në thellësitë e zemrës, nisur nga një nivel i caktuar kulture, inteligjence, nga një sasi e caktuar idesh e mendimesh, përpiqemi ta kuptojmë dhe zbërthejmë kuptimin e së vërtetës sipas asaj që na shkon më për shtat me formimin tonë. Kjo tregon se në vend që të përpiqemi se deri në çfarë shkalle përpjekja jonë përnjështohet me të vërtetën, ne përpiqemi të gjykojmë se deri në çfarë shkalle e vërteta përnjështohet me atë që na shkon më për shtat. Ky keqkonceptim shërben si burim i keqjetësimit të parimeve të epërme dhe vështirëson ridrejtësimin e jetës në përputhje me këto parime. Në këtë kontekst, shumë syresh që kanë pranuar parimet e epërme, janë mjaftuar vetëm me faktin e pranimit fillestar dhe më pas kryejnë përpjekje të vakëta për drejtësimin e jetës sipas parimeve të pranuara. Përpjekjet e vakëta, janë treguese të faktit se mjaft syresh përdorojnë pastërtinë e parimeve të epërme për të mbuluar deformimet dhe shtrembërimet e karakterit të tyre, si për shembull dembelizmin, përtacinë, arrogancën, pragmatizmin, përflakjen nga egoizmi, mospërputhjen e brendësisë me përjashtësinë, etj. Në vend që të pranojnë realitetin e karakterit dhe të përpiqen për korrigjimin dhe ridrejtësimin e tij në përputhje me atë çfarë kërkojnë parimet e epërme, të tillë karaktere përvidhen dhe fshihen nën hijen e parimeve të epërme, duke sjellë konfuzion në vetvete dhe tek të tjerët se çfarë janë dhe ç’përfaqësojnë në të vërtetë. A i përgjigjet veprimtaria e tyre jetësore asaj çfarë kërkojnë parimet e epërme, apo më shumë sesa kësaj kërkese i përgjigjet thesit të tyre të dëshirave? Kjo çarje, ky hendek mes brendësisë dhe veprimit të jashtëm është një nga gërryesit më të mëdhenj të vlerave që duhet të adaptojë njeriu në përputhje me parimet e epërme. Dhe kjo, sepse fuqia e besimit ndaj këtyre parimeve nuk ka depërtuar deri në thellësinë e zemrës, për të pushtuar çdo qelizë të qenies njerëzore, në mënyrë që mendimi dhe veprimi i përditshëm të jenë të ndriçuar dhe udhëhequr nga drita e këtyre parimeve dhe jo të jenë të udhëhequr në esencë, nga shtrembërimet dhe devijimet e karakterit. Prandaj lind si domosdoshmëri ridrejtësimi i gjithsecilit, duke u përnjështuar me parimet e epërme, për të patur si qëllim ngritjen e vazhdueshme drejt lartësive të këtyre parimeve, për një jetë të paqtë dhe të begatë, këtu dhe atje.


REDAKSIONALE

XHAMITË MË TË NJOHURA NË BOTËN ISLAME Xhamitë janë vende ku përmendet Zoti në mënyrë të vazhdueshme. Vend në të cilin besimtari vendoset përballë mëshirës së Krijuesit. Xhamia e lidh besimtarin me botën tjetër, mes fizikes dhe shpirtërores, një dritë që të udhëheq drejt botës së amshuar. Besimtari lidhjen me Krijuesin e tij mund ta vendosë kurdo në çdo kohë dhe në çdo vend, por xhamia “shtëpia e Zotit” (bejtull-llah arabisht) është ajo e cila të çon drejt miraxhit,1 drejt Zotit. Në këtë botë të rrëmujshme xhamia është si një oaz paqe e qetësie, e cila e zhyt besimtarin në një atmosferë devotshmërie, përkujtimi e lutjeje. Zbukurimet kaligrafike, motivet floreale janë një mjet i jashtëzakonshëm për t’i larguar njeriut stresin e për ta çuar atë drejt qetësisë shpirtërore. Xhamia ka qenë gjithnjë vatër uniteti e shoqërisë islame. Aty takohen njerëzit, bisedojnë, vëllazërohen, këshillohen njëri me tjetrin e marrin këshilla të dobishme për sjellje të veçantë sociale, fetare e kulturore.2 Nëpër xhami ekzistojnë klasa ku zhvillohen mësim-besimi dhe kurse të ndryshme. Aty predikohet feja, paqja, harmonia mes njerëzve, atdhetarizmi dhe gjithçka në dobi të individit dhe shoqërisë. Roli i fesë dhe i objekteve të kultit në shoqëri, i përket 1. Miraxh është quajtur udhëtimi (ngjitja) e profetit Muhamed a.s. drejt Zotit. 2. Zekaj R., Zhvillimi i kulturës islame te shqiptaret gjatë shekullit XX, f. 146, AIITC, Tiranë 2002, Ribotim

një rëndësie të madhe dhe shumë të domosdoshme. Sociologët dhe studiuesit e fushave të ndryshme, pohojnë se feja është një rregullator social mirëfilli shumë më efektiv edhe sesa ligjet në fuqi. Ata vënë në dukje se sot kemi një dobësim të madh të humanizmit, zbehje të dukshme të solidaritetit, dobësim të komunitarizmit, prishje të lidhjeve që kemi pasur dikur, të miqësisë, të fqinjësisë etj. Teologë, sociologë e studiues të ndryshëm paraqesin argumente të cilat i japin përparësi fesë, institucioneve fetare dhe objekteve të kultit në rregullimin e jetës së individit. Për të kuptuar më mirë lidhjen mes arkitekturës islame dhe transcendentes dhe komunikimin e saj që realizohet në trinomin njeri-objekt-transcendent, është i domosdoshëm përshkrimi veprave më të mëdha dhe më të shquara të arkitekturës islame. Disa nga xhamitë më të njohura në botë, pas tri xhamive të shenjta (Qabja në Mekë, Xhamia e Profetit në Medine dhe Al Aksa në Jeruzalem) janë: Xhamia Emevite në Damask (nga viti 706), vepër e Velidit I, është niveli më i lartë i arkitekturës sakrale emevite. Ka dimensione të çuditshme, 155 x 100 m, e dekoruar me kuptimin artistik më të lartë dhe me tërë shkëlqimin e kohës së vet. Xhamia nuk ka një qendër të shenjtë brenda mureve të saj, qoshku i faljes (mihrabi) shërben thjesht për të treguar drejtimin (kiblen) e Mekës dhe për të strehuar imamin, i cili drejton lutjet e përbashkëta duke qëndruar në ballë SHTATOR 2013

Di

43


të besimtarëve, rreshtat e të cilëve janë të shpërndarë në gjerësi dhe jo të vargëzuara në thellësi. Hapësira brenda një xhamie është si një segment i njërit prej rrathëve bashkëqendrorë të panumërt që rrethojnë faltoren në Mekë.3 Xhamia e Madhe në Halep (e ndërtoi Sulejman ibn Abdulmeliku më 715-717), është xhamia më e rëndësishme në këtë qytet. Ndonëse është restauruar disa herë, ajo e ka ruajtur tërë bukurinë e vet. Xhamia Sidi në Ukba, në Kajrevan (shekulli 709). Fillimi i ndërtimit të xhamisë i përshkruhet Sidi Ukba ibn Nafiut. Pamja e saj e tashme është qysh prej shekullit të IX-të. Dallohet me 414 shtylla, me lartësi dhe trashësi të ndryshme. Xhamia e Zejtunit në Tunizi (shekulli 7-9), me disa variante të caktuara, ndjek modelin e xhamisë në Kajrevan. Xhamia është restauruar disa herë, e ndër më të rëndësishmet ajo në kohën e kalifit abasit El-Mu’tesimit. Xhamia në Kordobë, Spanjë (786-1009). Xhamia e Ma-

ri, mihrabi e të tjera janë të jashtëzakonshme. Fillimisht ndërtesë modeste e Abdurrahmanit I, por gjatë kohës së Abdurrahmanit II, Hakemit II dhe Mensurit, do të rritet në dimensionet 176 m x 128 m.5 Medinet’uz-Zuhra (936-1010), qyteti rezidencial i halifit Abdurrahmanit III, 13 km në veriperëndim të Kordobës, në bregoret e Siera Morenës. Qyteti është vendosur në tri tarraca: në tarracën më të lartë ngrihej pallati perandorak, në të mesmen ndërtesat administrative, salloni për pritje, banesat e nëpunësve të dalluar të pallatit dhe të anëtarëve të familjes së halifit, vreshtat dhe kopshtijet, ndërsa në tarracën e poshtme, rreth Xhamisë së Madhe, ishin banesat private. Malvija – xhamia në Samarra (847-861). E ndërtoi halifi Mutevekkili, është objekti sakral më monumental në historinë islame. E rrethuar me mur, me rreth 31.000 m2 . Në të mund të falen 100.000 namazxhinj. Hapësira e saj është 240 x 156 m). Minareja është e gjatë 50 m.

dhe Kordobas (La Merzquita) në Andaluzi, Spanjën jugore, është lavdia e botës islame dhe monumenti më madhështor mysliman i Evropës. Historia e saj është e gjatë dhe e ndërlikuar, pasi ka shërbyer si një tempull romak, katedrale Visigothice, kishë e krishterë, dhe xhami maure.4 Për andaluzianët, Xhamia e Kordobës, është një simbol i qëndrueshëm i qytetit si kulm i Kalifatit të Perandorisë Maure. Ndërtimi i xhamisë ka zgjatur më shumë se dy shekuj, duke filluar nga Abdurrahmani në 786 pas Krishtit, gjatë një kohe kur hapësira publike të qytetit lulëzoi së bashku me prosperitetin e saj dhe të popullsisë. Ndërtimi i saj arkitektonik ishte revolucionar, duke siguruar një hapësirë të thjeshtë, të hapur, ku shpirtrat e adhuruesit mund të bredhin të lirë. Ngjyrat, harqet, kaligrafia, deko-

Xhamia e Ahmed Ibn Tulunit në Kairo (ndërmjet 876879) është një nga objektet më interesante të kryeqytetit egjiptian. Ndonëse ka ndjekur shembullin e xhamisë në Samarë, por me dimensione më të vogla (140 x 33 dhe 122 x 26 m), ajo megjithatë ofron zgjidhje origjinale. Xhamia dhe Universiteti El-Ez’her në Kairo (970-972) është vakufi më i vjetër Fatimid. Nga pamja e vjetër, kompleksi ka ruajtur vetëm disa elemente. Karakterizohet me arabeskë interesante dhe kaligrafi kufiane. Minarja e Mesudit III në Gazna (nga viti 1114). Arkitekturë interesante me dekor të jashtëzakonshëm. Është i pranishëm shkrimi kufik dhe arabeska. Mesxhidul xhuma në Isfahan (1088-1089) është xhamia më e çmuar me ivan në Persinë selxhukiane. Kjo godinë abasite është riparuar në kohën e Melik-Shahut. Muret, ivanët, mihrabi etj. janë tejet interesante me arabeskat,

3. Po aty, f.18 4. Gjatë viteve 1523 dhe 1607, xhamia është shndërruar në katedrale, pas ripushtimit të Spanjës nga të krishterët.

44

Di

SHTATOR 2013

5. Dr. S. M. Gazanfar, Trashëgimia Islame e Spanjës


kaligrafinë nes’h, pllakat shumëngjyrëshe të emaluara me fajancë që dekorojnë ivanët, minaret dhe fasadat e oborrit. Minarja në Xhamu (1153-1203) e lartë rreth 60 m., është simbol ngadhënjimi i sulltanit gurit, Gijasuddinit. Karakterizohet me strukturën arkitektonike, shkëlqimin shkëlqyes dhe me monumentalitet luksoz. Është futur nën mbrojtje të UNESCO-s. Xhamia Karavijun në Fes (rreth 1135), është përmendore e rëndësishme nga koha e El-Murabitunëve (1060-1147). Karakterizohet me shtylla specifike dhe kupolës së pasur me stalaktite. Xhamia në Tlemsen (nga viti 1136) dhe është riparuar rreth një shekull më vonë. Kjo ndërtesë është me dimensione 60 x 50 m. Ka elemente të imitimit të xhamisë së Kordobës. Xhamia Kutubije në Marakesh (87 x 58 m.) është ndërtesa më e rëndësishme e El-Muvehiddunëve (1133-1269) në Marok. Ndërtimin e filloi sunduesi i parë i kësaj dinastie

dhe një nga madhështitë e arkitekturës islame.6 Ajo përbën një nga tërheqjet turistike më të mëdha të Spanjës, me një arkitekturë të jashtëzakonshme. Xhamia Ulu në Bursë (nga viti 1396), me shumë kupola dhe dy minare. Përmasat e saj janë 63 x 50 m. Xhamia Selimije në Edirne, e vendosur në kodrinën, e cila dominon në qytet, është kryevepër e Mimar Sinanit. Është ndërtuar ndërmjet viteve 1570-1574, në kohën e sulltan Selimit. Përmasat e saj janë 186 x 135 m. Arkitektura dhe katër minaret, me tri sherefe, janë bukuri e llojit të vet. Mesxhidi Shah në Isfahan (vakuf i Shah Abasit I (15871629), është xhamia më grandioze e safevitëve. Dekori, ivanët, fasada, harqet, ngjyrat janë të jashtëzakonshme. Xhamia Badshahi në Lahorë (1673-1674), e ndërtuar gjatë sundimit të Aurangzebit, është godina më e madhe sakrale mogule dhe dëshmitari i fundit i arkitekturës së pastër mogule. Çdo gjë duket impresive. Xhamia Gjenne në Mali (1906) është ngritur në rrënojat

Abdu’l-mu’mini më 1147, kurse e përfundoi pasardhësi i tij, Jusufi. Jakub El-Mensuri me minaren e ndërtuar i dha formën përfundimtare xhamisë. Giralda në Sevilje (tash kambanë në katedrale, është minare e xhamisë së rrënuar, të cilën e ndërtoi Ebu Jakub Jusufi më 1171. Një pjesë e saj është ruajtur deri sot. Alhambra në Granadë, Spanjë (1333-1391), e ndërtuar gjatë kohës së Jusufit I dhe Muhamedit V. Karakterizohet me stil kontrastiv, me synim që të arrihet veprimi dekorativ dhe faktori i perspektivës e jo formësimi arkitektonik. Harqet gjysmëharkorë në shtyllëzat e dyfishtë prej mermeri, dritaret e dyfishta, kaligrafia dhe dekoret stalaktite e plotësojnë mrekullinë e formës. Për fat të keq, disa pjesë të këtij kompleksi janë ndërruar, shkatërruar ose bastarduar me rindërtimet dhe riparimet e mëvonshme. Alhambra,është një kompleks ndërtesash në Andaluzi (Grenada, Spanjë)

e xhamisë së shek. XIII, me sipërfaqe prej 40 x 40 m. Xhamia Istiklal në Xhakartë (1955-1984) është xhami shtetërore e vendit më të madh mysliman në botë. E ndërtuan mjeshtrit dhe zejtarët e vendit. Dekori i brendshëm është prej mermerit, qeramikës dhe çelikut. Xhamia e mbretit Fejsal në Islamabad (1966-1986) pranon 10.000 besimtarë brenda dhe 80.000 besimtarë në hapësirat përreth. Është përzierje e stilit klasik dhe modern. Arkitekti ishte turk me emrin Vedat Delakoy. Edhe forma e jashtme edhe e brendshme është impresive me pllakat prej qeramike dhe mbishkrimet monumentale kaligrafike.7

6. “The Alhambra - historical introduction”. Retrieved 2 January 2013. (Alhambra - Përmbledhje e historisë) 7. Të dhënat rreth këtyre xhamive janë marrë nga: “Atlasi i botës Isl me”, Sarajevë, 2004, përkthyer në shqip nga N. Ibrahimi dhe janë botuar në disa media të shkruara dhe online. SHTATOR 2013

Di

45


Psikologji

ALTIN TORBA

NËSE DËSHIRON TË BËHESH LIDER Guximi si premisë e lidershipit

(Pjesa e tretë) Në trajtesën e mëparshme bëmë alë për treguesin e dytë ndër gjashtë treguesit e liderit të së ardhmes, të cilët ishin: (1) Aftësia analizuese, (2) Iniciativa, (3) Guximi, (4) Serioziteti, (5) Ambicia dhe (6) Ambienti elitar. Ndërsa në këtë trajtesë do të bëjmë alë pikërisht për treguesin e tretë të lidershipit. Kjo shenjë e tretë që tregon mbi lidershipin është guximi. Guximi Ky tregues është një tregues që gëzon konsensus në mesin e shkencëtareve të studimit të lidershipit. Sa i përket treguesve të tjerë të lidershipit veç guximit, ka prej dijetarëve kush i përmend ato tek treguesit e domosdoshëm të lidershipit, por ka pasur të tjerë që nuk i kanë përmendur ndër to; ndërsa sa i përket këtij treguesi, që të gjithë e përmendin atë në mesin e treguesve të domosdoshëm të lidershipit. Imam Xhahidh, poeti dhe prozatori i shquar, ka thënë: “Guximi është të bësh përpara në vështirësi dhe rrezik kur lypset një gjë e tillë, duke e ruajtur gjakftohtësinë”. El Manaui thotë: “Guximi është sipërmarrja e dobive të rrezikshme, pa u merakosur”; pra ai që ndërmerr diçka të tillë i imponuar, apo ai që ndërmerr një gjë të dëmshme, si dhe ai që është i luhatur në sipërmarrjen e tij; sipas këtij përkufizimi nuk konsiderohet i guximshëm. Një përkufizim i përmbledhur dhe i qëlluar i guximit mund të jetë: “Rezistenca pavarësisht kanosjes”; pra personi edhe pse preket nga frika, vijon të marrë përsipër të veprojë; pra që të jesh i guximshëm nuk do të thotë të mos kesh frikë, por guximi nënkupton që zemra jote, në prani të pasojave të frikshme, t’i paraprijë në qëndrueshmëri fizikut tënd. Disa njerëz mendojnë se guximi nënkupton që njeriu të mos ketë frikë; teksa faktet tregojnë se edhe trimat më të mëdhenj kanë frikë, porse ndryshimi midis tyre dhe njerëzve normalë është se trimat kanë frikë porse kjo s’i pengon ata që t’i shkojnë deri në fund sipërmarrjes së tyre. Të gjithë njerëzit kanë frikë, nuk ka asnjë njeri që të mos ketë frikë. Në mbështetje të këtij fakti na mjafton të marrim shembullin e Musait (a.s.), në lidhje me të cilin Kur’ani Fisnik ka përmendur më se një herë: “Atëherë Musai ndjeu frikë në vetvete” (Kur’an: Taha, ajeti: 67); shtoi kësaj thëniet e tjera kuranore që bëjnë alë mbi frikën, e cila është pra, një realitet që prek çdo njeri; porse siç e përmendëm guximtari pavarësisht kanosjeve, reziston dhe vijon në sipërmarrjen e tij, ndërsa frikacaku sapo të ballafaqohet me frikën ia mbath...

46

Di

SHTATOR 2013

Nisur nga sa më lart, del qartë se guximi është një virtyt i balancuar midis ngutjes – që padyshim nuk ka të bëjë me guximin, por është një tipar i ulët karakteristik i personave qëi ndërmarrin sipërmarrjet e tyre pa i llogaritur si dhe sa duhet ato – dhe zmbrapsjes – që konsiston në luhatjen, shmangien dhe arratinë për shkak të frikës prej pasojës. Allahu i Madhëruar thotë: “O besimtarë, kur të ndeshni ushtritë e jobesimtarëve në betejë, mos ua ktheni shpinën!” (Kur’an: Enfal, ajeti: 15); pra është e ndaluar të mënjanohesh dhe t’i tregosh shpinën armikut për shkak të kërcënimit që vjen prej tij. Po ashtu Allahu i Madhëruar thotë: “O besimtarë, kur të ndesheni me ndonjë forcë armike, qëndroni të patundur dhe përmendni shumë Allahun që të fitoni” (Kur’an: Enfal, ajeti: 45). Guximi është një virtyt që e bën poseduesin e tij të shquhet me një sërë gjërash, ku padyshim më përparësori është fakti se guximi është origjina e çdo të mire, si dhe është origjina e virtytit që u jep iniciativë shpëtimtarëve ta ndërmarrin këtë hap pa u menduar dy herë... Mungesa e këtij virtyti ka bërë që sot të përhapet dukuria e quajtur në shkencën e psikologjisë “The bystande reect”, që është një fenomen psikologjik që u referohet rasteve kur individët në prani të njerëzve të tjerë rrotull tyre, nuk ofrojnë asnjë mënyrë ndihme kundrejt njerëzve që janë viktima të situatave të ndryshme emergjente. Më konkretisht kur ndonjë person atypari gjendet para një situate të një nevoje jetike, apo që po i bëhet një padrejtësi


e madhe, apo që po e vjedhin, apo që bie përtokë për shkaqe shëndetësore; ky efekt është dominues; teksa njeriu guximtar shfaqet pa hezitim shpëtimtar dhe ndihmues. Guximtari është njeri me personalitet, trim dhe person të cilin e duan të gjithë, pasi njerëzit e duan dhe e vlerësojnë lartë këtë virtyt thelbësor human dhe i urrejnë frikacakët; madje guximtarët janë njerëz që vlerësohen dhe gëzojnë personalitet edhe në mesin e armiqve të tyre. Rëndësia e këtij virtyti rritet në bazë të pozicionit të individit në rolin e tij shoqëror. Kësisoj udhëheqësi guximtar është fortifikatë e bashkësisë dhe popullit të tij, pasi një popull që nuk udhëhiqet nga një lider i guximshëm shndërrohet në një popull qole që mund të shkojë deri aty sa t’i nënshtrohet dhe t’i shërbejë edhe interesave të armikut të vet. Në situata të ndryshme, sidomos kur kemi të bëjmë me situata kritike, është pikërisht poseduesi i virtytit të guximit ai që, falë qëndrimit të tij të vendosur, ka dhe rolin vendimtar në rrjedhën e duhur të ngjarjeve. Ne jemi bërë dëshmitarë të sa e sa situatave, sikurse ajo aktuale në Egjipt, ku një popull i tërë i guximshëm ndërmerr heroizma të rrallë për çdo ditë duke e pranuar për alternativë edhe vetëflijimin në rrugën e mbrojtjes të së drejtës së garantuar nga kushtetuta hyjnore; nëse Zoti nuk do t’i bënte shkak këta njerëz të guximshëm, mizoria dhe represioni do të vijonin të bënin viktima edhe në trajtat më të frikshme që janë padyshim ato të krimit shtetëror të organizuar që vepron përmes mekanizmave të regjimeve diktatoriale, shteteve policore dhe puçeve ushtarake; nëse kombet nuk do kishin në gjirin e tyre të tillë individë, ato do të mbeteshin të gjunjëzuara. Le të shikojmë së bashku disa tregues të detajuar të guximit: Në hetim të tiparit të guximit, si një prej treguesve të liderit të së ardhmes, duhet të hulumtojmë praninë e një sërë shenjash që tregojnë se ky person është i guximshëm. Treguesi i parë: Pozicionimet e individit kur përballet me situata kërcënuese. Të tilla janë për shembull situatat e luftës që janë për-

mbledhur në tre kategori: a) para se të fillojë beteja, më konkretisht kur dy ushtritë takohen me njëra-tjetrën; situatë që përbën një moment që ndryshon në funksion të virtytit të guximit, dikush heziton dhe dikush tjetër sulet me vrull përpara; pa dyshim që një situatë e tillë përbën qartë një tregues mbi praninë ose jo të virtytit të guximit... b) gjatë betejës, pra kur ndizet beteja dhe personi nuk e di se nga ku mund t’i vijë vdekja, por pavarësisht kësaj ai reziston dhe qëndron i paluhatur, sërish këtu spikatet ky virtyt... c) nëse ushtria e individit mundet dhe shumë prej individëve të ushtrisë së tij ia mbathin; i guximshmi edhe në këtë situatë në të cilën frika bën kërdinë, jo vetëm që qëndron si shkëmb graniti, por, për më tepër, ai bëhet faktor qëndrese edhe për shokët dhe ushtrinë e tij... Në lidhje me këtë Enesi (r.a.) thotë: “I Dërguari i Allahut (a.s.) ishte njeriu më i mirë, njeriu më i guximshëm, njeriu më bamirës. Një herë banorët e Medinës i kapi paniku dhe i Dërguari i Allahut (a.s.) shkoi në vendngjarje me kalin e tij para të gjithëve”. Kjo histori ka të bëjë me një rast kur një fis kusarësh sulmoi pabesisht natën diku në periferi të Medinës, ku grabiti disa deve, la të vrarë një bujk dhe bëri disa plaçkitje, pas të cilave ia mbathën sërish. Bujqit e tjerë në këto momente lëshuan britma ndihme. Njerëzit, duke qenë se ishte natë, nuk arritën të bëheshin gati vetëm se pas një periudhe të konsiderueshme kohe, ndërsa Profeti (a.s.) aty për aty, pa veshur pajimet e luftës, i hipi kalit të vet dhe në një kohë rekord shkoi atje, e pa situatën, përgatiti ushtrinë e cila iu qep pas kusarëve dhe e vendosi drejtësinë në vend... shkoi atje para të gjithëve... Ky është guximi, që qëndron tek iniciativa për të kontribuuar, mishëruar tek personi i Profetit (a.s.) dhe tek inkurajimi që ai u bënte njerëzve për t’u pasuruar me këtë virtyt. Në Betejën e Hunejnit, doli qartë në pah guximi i të dërguarit të Allahut, kur myslimanët ranë në kurthin e armiqve, ku nga 12 mijë persona që ishin në radhët e ushtrisë së myslimanëve – një shumicë e madhe e të cilëve ishin të rinj në Islam –, qëndruan pa ia mbathur vetëm rreth 100 persona. Në këtë moment spikat sërish qëndresa e Profetit (a.s.) i cili filloi të thërriste me zë të lartë: “Ejani, ejani tek unë o robërit e Allahut!”Njerëzit filluan të vinin tek i Dërguari i Allahut (a.s.) dhe ai vijoi të thërriste– edhe pse një gjë e tillë e vinte atë para një rreziku serioz, sepse nga thirrja e tij armiqtë mund të mësonin mbi vendndodhjen e tij dhe të vinin t’i bënin keq –, duke thënë: “Unë jam Profeti, nuk është gënjeshtër, unë jam i biri i Abdulmutalibit. O Allah, zbrite ndihmën tënde!”. Berai (r.a.) thotë: “Kur ndizej beteja, ne mbroheshim me të [Profetin (a.s.)] dhe më guximtari prej nesh ishte ai që qëndronte paralel me të”. Pra kur beteja arrinte kulmin e saj, ai që qëndronte në anë të Profetit (a.s.) konsiderohej më guximtari ndër shokët e tij, dhe nuk gjendej askush të përballej me armikun më fuqishëm se ai. Sahabët [shokët e Profetit (a.s.)] (r.a.) e mësuan mirë SHTATOR 2013

Di

47


konceptin e guximit prej Muhamedit (a.s.). Në këtë kuadër vjen se imam Aliu është pyetur: Nëse kuajt bredhin në fushëbetejë [kur ushtria çorganizohet dhe frika sundon] ku të të takojmë? Ai (r.a.) u përgjigj: “Do të më gjeni aty ku më latë”; pra unë nuk ia mbath sepse nuk i përkas atij soji. Po në këtë kuadër, Enesi (r.a.) thotë: “I Dërguari i Allahut (a.s.) në ditën e Uhudit mori një shpatë dhe tha: “Kush e merr këtë?” Njerëzit shtrinë duart e tyre.” - Secili prej tyre dëshironte ta merrte duke thënë: Unë, unë o i Dërguar i Allahut. “I Dërguari i Allahut tha: “Kush e merr këtë [shpatë] duke ia dhënë hakun?”” Paskëtaj njerëzit hezituan t’i shtrinin duart drejt shpatës, derisa njëri prej besimtarëve të pranishëm i tha: Cili është haku i saj o i Dërguar i Allahut? Profeti (a.s.) tha: “Haku i saj është të luftojë me të derisa të lakohet.”” Pra kuptimi është që personi për ta merituar këtë shpatë duhet të ishte aq i qëndrueshëm sa të mos largohej kurrsesi nga fushëbeteja. “Ebu Duxhane tha: Unë e marr atë duke ia dhënë hakun e saj o i Dërguar i Allahut. Dhe me atë shpatë ai bëri kërdinë në mesin e armiqve në Betejën e Uhudit...” Kjo është shenja e parë prej shenjave të hetimit të pranisë së guximit tek njeriu, që spikatet përmes qëndresës së tij në situata të frikshme. Treguesi i dytë: Guximi në shprehjen e mendimit. Shanset e lidershipit tek personi ku gjendet ky tregues, natyrisht që janë më të mëdha se tek ai person i cili ka turp dhe ndrojtje që ta shprehë mendimin e tij. Në këtë kontekst do doja t’i drejtohesha prindërve që kanë fëmijë të ndrojtur, por heshtin karshi këtij realiteti. Këshilla ime për këta prindër është të mos tregohen indiferent ndaj kësaj sjelljeje, pasi kurimi i tyre nga ky problem sa janë të vegjël është i lehtë dhe vështirësohet shumë kur ata rriten. Të gjithë treguesit e lidershipit mund të ndryshohen dhe përmirësohen më lehtësisht në moshë të vogël, ndërsa në moshë të madhe një gjë e tillë bëhet e vështirë. Guximi në shprehjen e mendimit gjejmë të shfaqet tek Profeti (a.s.) kur ai ishte ende fëmijë, teksa ai gjendje me karvanin e xhaxhait të tij, Ebu Talibit, dhe karvani i tij u ftua nga murgu Buhejra, i cili pa se si ky karvan që po vinte kah faltores së tij shoqërohej nga një re që s’u ndahej. Kur karvanarët shkuan tek ai, Buhejra i pyeti nëse kishin lënë dikë pas... Historia vijon që Muhamedi i vogël ende fëmijë sillet te Buhejra dhe ai e ngacmon për të testuar shenjat e profetësisë që i pa të ishin të shfaqura tek ai. Në kuadrin e kësaj ai e pyeti Muhamedin e vogël: Po të kërkoj diçka pash Latin dhe Uzen! Muhamedi i vogël iu përgjigj: “Mos më kërko mua asgjë duke më bërë be tek Lati dhe Uzeja. Pasha Allahun unë nuk urrej diçka siç i urrej Latin dhe Uzen”. Përfytyroni guximin e këtij fëmije që e thotë diçka të tillë para disave prej liderëve idhujtarë të Mekës, prej të cilëve edhe xhaxhait të tij. Ai nuk kishte frikë ta shprehte mendimin e tij, por e shprehte atë pa iu dridhur qerpiku... Pikërisht shprehja e këtillë e mendimit përbën një tregues të pranisë së virtytit të guximit tek personat nga ku buron kjo gjë... Një gjë të tillë e mësuan prej Profetit (a.s.) sahabët dhe

48

Di

SHTATOR 2013

bijtë e tyre. Në këtë kuadër, tregohet një histori e kohës kur Umeri (r.a.) ishte kalif. Dihet personaliteti dhe hija e rëndë që gëzonte Umeri (r.a.) tek njerëzit, për të cilin transmetimet tregojnë se ndër të tjera ai ishte shumë i bëshëm edhe fizikisht, saqë kur hipte në kalë, këmbët i preknin në tokë dhe kur gjendej në mesin e njerëzve ai shquhej ndër ta falë shtatlartësisë së tij. Në kuadrin e personalitetit të madh që gëzonin sahabët për Umerin (r.a.) tregohet se një herë kur Umeri (r.a.) kalif po ecte rrugës, ai pa një grup sahabësh, dhe kur ai u kthye nga ata, ata u drodhën. Umeri (r.a.) u tha: Ç’ju gjeti? Ata i thanë: Na i ke mbushur zemrat me frikë. Umeri (r.a.) u tha: A po u ndodh kjo nga sjellja ime e padrejtë me ju? I thanë: Jo. Atëherë Umeri (r.a.) tha: Allahu e shtoftë frikën që ju ndjeni për mua në zemrat tuaja... Të gjithë njerëzit i trembeshin Umerit (r.a.) dhe ndër to pa dyshim edhe fëmijët. Një ditë kur ai ishte duke kaluar në rrugë, atypari ishin disa fëmijë që po luanin, të cilët me të parë Umerin (r.a.) ia mbathën, përveç njërit. Ky fëmijë ishte Abdullah ibën Zubejri. Umeri (r.a.) kur iu afrua atij i tha: Përse nuk ike si shokët e tu? Abdullahu, i cili asokohe ishte vetëm 12 vjeç, pa nga Umeri (r.a.) dhe i tha: “Nuk kam bërë ndonjë shkelje që t’ia mbath prej teje. As nuk është se rruga ishte e ngushtë dhe të ta hapja rrugën”. Umeri (r.a.) tha: Ky është biri i të atit... Të tillë personazhe historia islame ka pasur shumë... Treguesi i tretë: Kritika. Prej problemeve të këtij tipari dhe të dy të tjerëve para tij është kur ato shoqërohen me sjellje të padenja, sidomos kur çështja shkon deri në sjellje ofenduese, ndaj duhet bërë shumë kujdes që të mos bihet në një gjë të tillë... Sa i përket kritikës duhet fiksuar mirë fakti se nëse kritika është e zhveshur nga të qenët model në atë gjë për të cilën po i kritikon të tjerët, në këtë rast ky tregues nga pozitiv shndërrohet në negativ. Kritik konstruktiv është ai person që kritikon me edukatë, është model, ka arritje në lëmin ku kritikon, është optimist dhe një partner aktiv. Sa i përket kritikuesve që kritikën e tyre ndaj nesh e shoqërojnë me sjellje jo xhentile, ka raste kur ne na duhet ta kapërdijmë atë dhe të shikojmë tek ajo pozitivisht. Në këtë kuadër, një këshillë themelore të cilën ua drejtoj atyre që edukojnë fëmijët por edhe më gjerë, është që nëse shikoni një person, fëmijë apo të rritur, që ta shprehë mendimin e tij me guxim dhe tek i cili spikat gjuha e kritikuese ndonjëherë duke i kaluar edhe caqet,


në këtë rast monitoroni nëse këta persona kanë arritje në atë gjë për të cilën bëjnë kritika, pikasni tek ata praninë ose jo të frymës së përfshirjes konstruktive në subjektin ku ata i drejtojnë kritikat, hulumtoni nëse ata kanë apo jo ndonjë kontribut në atë lëmi; dhe nëse përgjigja është po, atëherë problemi i tyre duhet limituar tek lëmi i edukimit, ndaj duhet bërë kujdes që mos ta vrasim treguesin e lidershipit të pranishëm tek këta personi, por thjesht t’u mësojmë atyre edukatën e të kritikuarit... Kësisoj, kritika nuk është tërësisht e keqe për individin, pasi ajo reflekton një sërë dhuntish të tij dhe interesash që burojnë prej tij, prej të cilave përmendim: Së pari: Kritiku para se të vinte tek shpalosja e kritikës së tij ka medituar, ka vënë në punë procesin e tij të të menduarit, ka medituar mbi nismën të cilën po e kritikon, mbi pikat e forta dhe të dobëta të saj; dhe kjo gjë tregon mbi aftësinë analizuese të këtij personi si dhe mbi eksperiencën e tij për të vlerësuar. Së dyti: Kritika reflekton praninë e shqetësimit apo interesimit për të përmirësuar, sigurisht me kushtin që kritiku të ketë për qëllim përmirësimin dhe zhvillimin. Por si mundet ta mësojmë se cili është qëllimi i kritikut? Përgjigja është: Kritiku konstruktiv kritikon dhe punon. Së treti: Kritika tregon se personazhi i saj ka dëshirë të përfshihet në frymën e punës kolektive, se ai është njeri me iniciativë si dhe tregon mosrënien në vetëmbyllje që i ka bërë sa e sa persona të veprojnë nën mendësinë “E ç’më duhet mua”; teksa kritiku konstruktiv ka dëshirë të rregullojë dhe zhvillojë. - Por ndodh që kritika të jetë destruktive. Kjo frymë kritike nuk konsiston as nga afër e as nga larg në ndonjë tregues të dhuntisë së lidershipit. Një gjë e tillë del në pah atëherë kur qëllimi i kritikuesit është demaskimi i tjetrit, që shprehet ndryshe me perifrazimin“likuidimi i rivalit”; pra kritiku destruktiv nuk kritikon qëndrimet dhe idetë, por kritikon persona të veçantë... Po kështu në rastin kur kritika është alternativë e punës dhe aktivizimit, pra kur ajo mbetet një alë e pashoqëruar me vepra, sërish ajo konsiston në një tipar të keq që assesi nuk përbën ndonjë prej treguesve të lidershipit. Po e këtij konteksti është edhe kritika që bëhet për rrënimin e nismave dhe projekteve të të tjerëve, duke mos dhënë alternativë dhe madje as ndonjë ide konkrete; në këtë rast kemi të bëjmë me persona të boshatisur nga

aftësia të përveshur llërat dhe për të konkurruar në lëmin praktik... Kritika e të gjitha këtyre rasteve, nëse përbën një tregues ai është mbi paaftësinë për të qenë guximtar dhe si rrjedhojë paaftësinë për të qenë një lider i suksesshëm. Treguesi i katërt: Ndikimi tek të tjerët. Sa më shumë që shtohet rrezja e ndikimit të personit tek të tjerët aq më shumë tregon kjo gjë mbi guximin e tij, pasi një person i turpshëm dhe i luhatur nuk mund të ketë ndikim tek të tjerët, porse ai që influencon tek të tjerët është individi guximtar. Sigurisht qëndrimet e Profetit (a.s.) në këtë kontekst mbushin jetëshkrimin e tij, që tregon se sa i fuqishëm ishte ndikimi i tij (a.s.) tek shokët e tij dhe më gjerë. Madje Profeti (a.s.) ka ndikuar fuqishëm dhe në mënyrë vendimtare edhe tek unë dhe ti, si dhe tek çdo besimtar i kohës sonë, pas gjithë këtyre viteve, e lëre më pastaj kur bëhet alë për ndikimin e tij tek ata që jetuan me të. Profeti (a.s.) ishte modeli i tyre ideal ku ata referoheshin dhe përmes të cilit udhëzoheshin. Le të sjellim shembullin e mbretit të Omanit. Kur ai takohet me Profetin (a.s.), pasi kishte pranuar Islamin në ftesën për në Islam që i kishte bërë Amër ibën elA’si (r.a.); ky mbret thotë: “Për Allahun, mua më ka orientuar tek ky Profet, fakti se ai nuk urdhëron në një mirësi përveçse duke qenë vetë i pari që e vepron atë dhe nuk ndalon nga një e keqe përveçse duke qenë ai vetë i pari që e len atë, si dhe fakti se ai triumfon por nuk krekoset, mundetpor nuk pezmatohet, e mban besën dhe e kryen premtimin”. Falë këtyre dhe shumë e shumë virtyteve të tjera të skalitura në personin e Profetit (a.s.), ai vendos ndikimin e vet tek sahabët e tij dhe mbarë bashkësia e myslimanëve që do ta pasojnë atë deri në fundin e jetës së kësaj bote. Fuqia e ndikimit të Profetit (a.s.) ishte e tillë që sahabët e tij kur ishin me të ndiheshin në një gjendje të tillë të admirueshme që ndryshonte nga gjendja e tyre kur nuk ishin me të. Në këtë kuadër vjen se një ditë prej ditësh, teksa Ebu Bekër es Sidiku (r.a.) po ecte rrugës, ai takohet me Handhalen (r.a.) që e gjeti të qahej. E pyeti se ç’kishte dhe ai i tha: Handhale ka rënë në dyfytyrësi. Ebu Bekri (r.a.) i tha: Po si kjo? Handhale(r.a.) tha: Kur jam me të Dërguarin e Allahut jam si të isha njësh me Xhenetin, por kur shkoj tek familjarët e mi harroj. Ebu Bekri i tha: Edhe unë o vëlla, ndiej të njëjtën gjë. Eja të shkojmë tek i Dërguari i Allahut ta pyesim. Kur shkuan te Profeti (a.s.), ai u tha: “Nëse do mbeteshit në të njëjtën gjendje që jeni me mua, do t’ju takonin engjëjt dhe do t’ju vizitonin në shtëpitë tuaja”. [ky hadith vjen në kuptim]; ky pra ishte ndikimi i Profetit (a.s.) tek shokët e tij. - Këto ishin katër treguesit mbi praninë e guximit, që përbën në vetvete treguesin e tretë prej gjashtë treguesve themelor të lidershipit. Përgatiti: Altin Torba [Bazuar në literatura të dr. Tarik Suejdan]

SHTATOR 2013

Di

49


Familja

AISA KOKIÇI

A ËSHTË GATI FËMIJA JUAJ TË FILLOJË KLASËN E PARË?

50

Shkollat po afrohen dhe më të emocionuarit sigurisht që janë nxënësit e klasave të para. Arritja e një maturimi shkollor luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën akademike të fëmijës. Fëmija duhet të arrijë në një nivel të caktuar sa i përket zhvillimit fizik, mendor, social dhe emocional, e në të njëjtën kohë të plotësojë me sukses të gjitha kërkesat e shkollës. Konceptimi i gabuar rreth shkollës mund të ndikojë në të gjithë jetën e fëmijës në vazhdim. Specialistët paralajmërojnë prindërit që preferojnë t’i përballin fëmijët e tyre me shkollën pa mbushur moshën

6 vjeç. Në këtë pikë ata duhet të sigurohen për maturimin e fëmijës në të gjitha fushat. Një fëmijë i gatshëm për të filluar shkollën duhet të ketë aftësi të mira vizive dhe perceptuese, të mbajë mend ato që percepton, të logjikojë mirë dhe të thurë marrëdhënien shkak-rezultat. Krahas kësaj, fëmija duhet të zotërojë informacion të mjaftueshëm në lidhje me termat. Prindërit të cilët kanë vendosur të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasën e parë duhet të shikojnë kriteret e mëposhtme për t’u siguruar rreth maturimit të fëmijës:

FËMIJA I GATSHËM PËR SHKOLLË: - duhet të përdorë mirë trupin; - të realizojë koordinimin fizik; - të zotërojë muskuj të zhvilluar të cilët e ndihmojnë në mbajtjen e lapsit; - të zotërojë një bagazh të mirë alësh, të mjaftueshëm për zhvillimin gjuhësor; - të jetë i sigurt në vetvete sa i përket zhvillimit social dhe emocional; - të ketë një lidhje të sigurt me nënën dhe babanë; - të jetë i pavarur; - të marrë përsipër përgjegjësitë e tij;

- të komunikojë me bashkëmoshatarët dhe t’i vazhdojë marrëdhëniet me ta në mënyrë të shëndetshme; - të zotërojë aftësinë e zgjidhjes së problemeve sociale; - të zhvillojë aktivitetet në grup; - të dëgjojë dhe zbatojë direktivat; - të plotësojë nevojat personale si në pastrim, veshje, ushqyerje dhe në fusha tjera. Specialistët gjithashtu bëjnë të ditur se maturia shkollore mund të ndryshojë nga një person tek tjetri për shkak të ndryshimeve individuale. Këto ndryshime mund të ndikojnë tek maturia shkollore.

Di

SHTATOR 2013


MIQËSOJINI FËMIJËT ME NATYRËN Bashkë me minimizimin e komunikimit të fëmijëve me natyrën po dalin në pah studime shkencore të cilat tregojnë rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë të fëmijëve me natyrën si nga ana fizike ashtu dhe nga ajo emocionale. Në qytetet e sotme ku vendet e parqeve dhe lojërave për fëmijë po pakësohen, ku hapësirat e blerta po kufizohen, fëmijët tanë nuk mund t’u ngjiten pemëve apo të luajnë thjesht në natyrë. Studimet e reja tregojnë se kontakti i drejtpërdrejtë me natyrën pakëson mungesën e përqendrimit dhe çrregullimet e hiperaktivitetit, lehtëson ndjenja negative si ankthi etj. Fëmijët jetojnë me shqisat e tyre. Natyra është burimi kryesor dhe fillestar i nxitësve të shqisave, fëmijët zhvillojnë botën e tyre të brendshme dhe forcojnë imagjinatën me anë të shikimit, dëgjimit, prekjes dhe zbulimit të ambientit përreth. Faktikisht prindërit duhet të bëjnë shumë pak për të zhvilluar më shumë marrëdhënien e fëmijëve të tyre me natyrën. Atyre u takon vetëm t’i inkurajojnë fëmijët të luajnë

me dheun, t’i nxisin ata të mbjellin lulet e tyre të preferuara, të lexojnë libra në natyrë apo të vizatojnë, të bëjnë ecje, të mbledhin gjethe për koleksion, të mbjellin një pemë për ditëlindjen e fëmijëve, të peshkojnë bashkë, të ushqejnë zogjtë apo kafshët e tjera në rrugë.

MOS VALLË PO HUMBASIM DURIMIN? Ndryshimet e përjetuara në fusha të ndryshme sociale, kulturore ekonomike paralelisht me zhvillimet teknologjike ndikojnë në jetën tonë, i japin asaj një formë të caktuar dhe na prekin emocionalisht. Ndërkohë që flasim për një rritje të standardit dhe cilësisë së jetesës bashkë me shpejtësinë e modernizimit, ndryshimet e ndodhura shkatërrojnë botën shpirtërore të personit. Njerëzit me kalimin e kohës janë bërë më të padurueshëm, nuk mund të presin apo durojnë njeri. Dhe si rrjedhojë na dalin në sipërfaqe marrëdhënie problematike dhe jo të lumtura. Duke pohuar se avantazhi më i madh i modernizmit është shpejtësia, vlen të theksohet se kjo shpejtësi do vijë duke u shtuar. Sigurisht që ky zhvillim, i cili shihet si një avantazh ka edhe dizavantazhet e veta. Njerëzit e mësuar me këtë shpejtësi do të bëhen edhe më të padurueshëm. Njerëzit tashmë dëshirojnë që gjithçka të mbarojë sa më shpejt. Në këtë proces shpeshherë harrohet se njerëzit duhet të presin, sakrifikojnë sadopak për të arritur qëllimin. Gjatë këtij procesi një rol të rëndësishëm luajnë dhe vitet e fëmijërisë. BAZAT E NJË VULLNETI TË SHËNDOSHË HIDHEN NË FËMIJËRI Ashtu si në çdo problem tjetër edhe këtu vitet e fëmijërisë luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Luftimi i stresit, durimi, provimi i prirjeve të personit mundë-

son një vullnet më të fortë. Themelet e një vullneti të fortë hidhen që në fëmijëri. Një foshnje nuk ka vullnet. Vullneti zhvillohet bashkë me vështirësitë e shfaqura në jetë. Ashtu siç zhvillohen muskujt dhe kockat me anë të sportit. Nëse prindërit nuk lejojnë që fëmijët të përballen me probleme atëherë ata nuk lejojnë zhvillimin e vullnetit tek ata. Sjelljet e prindërve tepër mbrojtës ndikojnë negativisht në zhvillimin e personalitetit të fëmijës. Edhe pse fizikisht ata mund të rriten nga ana tjetër mbeten fëmijë. Personat me një vullnet të dobët nuk arrijnë të përballojnë problemet, ata dëshirojnë të shpëtojnë sa më parë prej tyre dhe nuk marrin përgjegjësi. Sipas tyre jeta është një fushë loje, duhet vetëm të luajnë dhe të zhvillojnë aktivitete zbavitëse. Persona të tillë sillen si fëmijë. Nëse jeta shkollore nuk u ecën mbarë e braktisin atë. Për këtë arsye përjetojnë probleme në jetën profesionale dhe ndryshojnë shpesh punë. Nëse nuk u shkon mbarë martesa divorcohen. Vitet kalojnë por ata mbesin fëmijë. Persona të tillë mund të reagojnë ashpër dhe në mënyrë të papritur kur përballen me situata stresuese. E kanë të vështirë të kontrollojnë prirjet agresive, shfaqen shpesh me veprime si goditje, thyerje, bërtitje. Nëse nën këtë tablo qëndron një sëmundje duhet kuruar medoemos. Por kura e vërtetë duhet të zhvillohet me psikoterapistin. Nën shoqërinë e psikoterapistit, personi duhet të maturohet dhe të marrë përsipër përgjegjësi. SHTATOR 2013

Di

51


Shëndeti Dhimbja e kokës, problemi shqetësues i jetës profesionale Dhimbja e kokës është problemi më i shpeshtë në jetën profesionale të secilit prej nesh. Ne mund të shpëtojmë prej këtij problemi duke zgjedhur ushqimet e duhura. Jeta e zhurmshme, smogu, ambienti dhe ajri i ndotur i jetës moderne na bëjnë të gjithëve me dhimbje koke. Dhimbjet e kokës na shqetësojnë dhe prishin rehatinë tonë, kur bëhet alë për migrenën situata rëndohet edhe më shumë. Por një ushqyerje e shëndetshme mund të na ndihmojë në eliminimin e dhimbjeve të kokës. Sigurisht që ushqimet e konsumuara gjatë ditës ndikojnë në nxitjen e dhimbjes së kokës. Uria, moskonsumimi i lëngjeve, i vakteve ndikon në fillimin e dhimbjes. Ushqimet dhe lëngjet te cilat nxisin zakonisht migrenën janë ushqimet e pasura më tiraminë dhe alkool. Tiramina është një lëndë e gjendur shpesh tek ushqimet. Krijohet me shkatërrimin e proteinave tek ushqimet që presin për një kohë të gjatë. Sa më shumë që të presin ushqimet me proteinë aq më shumë rritet niveli i tiraminës në to. Në krye të produkteve të pasura më tiraminë vjen djathi. Sigurisht që sasia e tiraminës ndryshon nga lloji dhe tipi i fermentimit të djathit. Personat e prekur nga migrena nuk duhet të konsumojnë djathin dhe produktet e përpunuara të mishit. Edhe konsumimi i alkoolit nxit dhimbjen e kokës. Sepse gjatë kohës së konsumimit të alkoolit rritet sasia e gjakut që shkon në tru duke shkaktuar më shumë dhimbje koke. Edhe pijet e pasura me kafeinë si kafeja, lëngjet e ga-

zuara dhe ëmbëltuesit nxisin dhimbjen e kokës. Personat e prekur nga dhimbja e kokës duhet të konsumojnë lëngje të ftohta në kohë të nxehtë. Dhimbjet e kokës të shkaktuara nga ushqimet mund të shfaqen 20-25 minuta pas konsumimit të ushqimit. Shenjat shoqëruese janë marrje mendsh, dhimbje koke dhe djegie në kraharor. Personat e prekur nga dhimbje të tilla koke duhet të informohen mirë rreth ushqimeve të konsumuara.

Jeta në qytet shton sëmundjet alergjike Sipas studimeve të zhvilluara së fundmi bëhet e ditur se jeta e qytetit ndikon ndjeshëm në shtimin e rasteve të sëmundjeve alergjike. Sëmundjet alergjike janë sëmundjet e transmetuara më shumë gjenetikisht. Në shumicën e rasteve është e pamundur të gjenden alergjentët të cilët shkaktojnë rinitin alergjik apo azmën alergjike. Nëse njerëzit arrijnë të parandalojnë apo pengojnë alergjentët atëherë nuk mbetet asnjë problem, por nëse nuk gjenden atëherë një test i vogël alergjie do të na hynte shumë në punë si nga ana e diagnostikimit ashtu dhe nga ajo e kurimit. Problemi më i madh në këtë periudhë alergjike janë ato të lindura nga jeta e qytetit, jeta industriale. Krahas kësaj vihet re një ulje e numrit të njerëzve që jetojnë në fshat dhe shtim i numrit të njerëzve në qytet. Kjo shkakton një lloj rezistence të alergjentit nga brezi në brez. Nëse bëhet alë për zonat rurale alergjitë janë stinore dhe natyrale, ato kalojnë bashkë me rritjen e fëmijës dhe fillimin e adoleshencës.

52

Di

SHTATOR 2013


Ky është një lloj imuniteti që krijon trupi por, në kohët e sotme, ku shumica e njerëzve jetojnë në qytet, ky sistem imunitar ka rënë dhe si rrjedhojë reaksionet alergjike shfaqen më të ashpra dhe më rezistente ndaj ilaçeve. Ekziston dhe një problem tjetër serioz në lidhje me personat e prekur nga sëmundjet alergjike respiratore, nëse këta njerëz jetojnë pranë fabrikave atëherë do të jenë të ekspozuar ndaj mbetjeve industriale. Një pjesë e madhe e këtyre njerëzve e shikojnë si diçka normale dhe nuk shqetësohen për situatën. Një tjetër faktor alergjen është dhe cigarja, e përhapur shumë në shoqëri, ajo shkakton sëmundje alergjike të rrugëve repsiratore. Specialistët na këshillojnë dhe sugjerojnë mënyrat e parandalimit apo shpëtimit nga alergjitë. Pikë së pari duhen ndaluar alergjentët dhe më pas duhen marrë masat. Për shembull: ndërkohë që pastroni shtëpinë mund të mbani një maskë kundër pluhurave dhe të ajrosni shpesh shtëpinë. Sëmundjet alergjike nuk e gëzojnë vetinë e shndërrimit. Riniti alergjik stinor mund të shfaqet i shoqëruar me bronshitin stinor. Shfaqet në 80-85 % të rasteve por nuk është e thënë se mund të shndërrohet në azmë alergjike nëse nuk kurohet. Zakonisht shfaqet në vitet e fëmijërisë dhe rinisë. Sëmundjet alergjike të shfaqura në fëmijëri humbasin krejtësisht ose pjesërisht në adoleshencë.

Mrekullia e puthjes së nënës Studimet e zhvilluara kanë treguar efektin magjik të puthjes së nënës, që ndikon në përmirësimin më të shpejtë të bebeve dhe fëmijëve. Bazuar në një studim të disa shkencëtarëve kanadezë bëhet e ditur se nëna kur puth fëmijën e vet transmeton tek ai një grup bakteresh të cilat forcojnë sistemin e tij imun. Në këtë mënyrë forcohet sistemi imun dhe përshpejtohet koha e shërimit të ftohjeve apo infeksioneve të veshit. Edhe përqafimi i foshnjave mundëson përmirësimin e tyre më të shpejtë. Mjekët e spitalit “Bill” në Montreal kanë analizuar 61 foshnja të lindura para kohe. Ata analizuan pulsin, nivelin e oksigjenit në gjak dhe shprehjet e fytyrës kur merrnin gjak. Sipas rezultateve, fëmija i mbajtur në krahët e nënës e harron më shpejt dhimbjen dhe përmirësohet më shpejt, ndërkohë që ata të mbetur pa nëna ndjenin më shumë dhimbje.

SHTATOR S H TATO R 2013

Di

53


Kuriozitete 11 - vjeçarja lë pas Ajnshtajnin në testin e inteligjencës Cerys Cooksammy-Parnell është një vajzë 11-vjeçare që së fundi ka zbuluar se është një prej njerëzve më të zgjuar në Britaninë e Madhe dhe në botë. Së fundi ajo ka kryer një test inteligjence (IQ) ku ajo ka grumbulluar pikët maksimale (162 pikë), të paarritura më parë edhe nga “mendjet e ndritura” të shkencës. Tashmë ajo ua kalon edhe kolosëve si Albert Ajnshtajnit dhe Stefen Hauking. Ajo kishte marrë pjesë në një testim

të IQ-së vetëm sa për të parë nëse ia kalonte babait me shkallë inteligjence. Por në përfundim rezultati ka qenë befasues, duke ia kaluar jo vetëm babait por edhe të tjerëve. “Gjeniu” ka tërhequr vëmendjen e medieve britanike dhe më gjerë dhe e frymëzuar nga fama ajo ka treguar edhe ambiciet e saj duke thënë se kur të rritet do të dëshironte të bëhej presidente e Bankës së Britanisë së Madhe dhe pse jo kryeministre e vendit.

Kinë, kulla më e lartë në botë do të ndërtohet në vetëm 4 muaj Punimet për hedhjen e themeleve të një rrokaqielli prej 838 metrash, që do të jetë ndërtesa më e lartë në botë, filluan në një qytet të Kinës Qendrore, deklaroi kompania që merret me ndërtimin e saj. “E vendosur në metropolin Changsha, kulla ‘Sky City’ filloi ndërtimin”, citon deklarata e kompanisë së ndërtimit “Broad Group”. Një tabelë e madhe e vendosur në vendin e ndërtimit tregon arkitekturën e kullës, duke specifikuar lartësinë e saj prej 838 metrash, që i tejkalon 830 metrat e “Burj Khalifa”-s në Dubai, e cila aktualisht mban rekordin botëror. “Pas hedhjes së themeleve, ndërtimi i kullës nuk duhet të zgjasë më shumë se katër muaj”, citon më tej deklarata e kompanisë që synon ngritjen e kullës deri në prill të vitit 2014, një projekt me kosto prej 1.11 miliardë eurosh. Një shpejtësi e tillë ndërtimi ka ngritur dyshime mbi cilësinë e saj, në një vend ku defektet në infrastrukturë shkaktojnë edhe katastrofa. “Projekti i qiellgërvishtësit të qytetit Changsha përfshin një zonë këmbësorësh që shtrihet në 10 kilometra, nga kati i parë deri në katin e 169-të, si dhe kinema, park, pishinë dhe kopsht për fëmijët”, nënvizon deklarata e kompanisë. Kulla është projektuar për të përballuar tronditje sizmike me mangjtudë deri në nëntë ballë. “Broad Group” tërhoqi vëmendjen e mediave në vitin 2012 duke arritur ndërtimin e një ndërtese 29-katëshe brenda vetëm 15 ditëve.

54

Di

SHTATOR 2013


Pajisja që ju lejon të "flisni" në 25 gjuhë Të mësosh një gjuhë të huaj nuk është aspak e lehtë, prandaj një pajisje e re është shpikur, e cila lejon përkthimin e gjuhëve të huaja. SIGMO është një pajisje për përkthimin e zërit që do të revolucionarizojë mënyrën e komunikimit të njerëzve. Ajo përkthen alët në kohë reale në 25 gjuhë të ndryshme. Ky proces ndodh pasi pajisja lidhet me një

smartfonë dhe përkthen nga cloud. Synimi i kompanisë është ta bëjë alorin të mundshëm edhe pa lidhje interneti. Ajo punon me pajisjet Android dhe iOS dhe mban rreth 8 orë bateri. Gjuhët në të cilët mund të përkthejë janë: anglisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, kineze, mandarin, japoneze, koreane, portugeze, hebraisht dhe arabisht.

Globi më antik në botë

Ky është globi më antik që është zbuluar ndonjëherë, ku mund të shihet ‘konfigurimi i vjetër’ i botës. Ai i përket vitit 1504 dhe sipas të gjitha gjasave u krijua në mënyrë artizanale në Firenze, duke përdorur dy pjesët e një veze struci.

Ai tregon detajet ende të vagullta dhe të papërcaktuara mirë kufijtë e Amerikave, ashtu siç i kishin përshkruar Christofor Columbi dhe Amerigo Vespucci. Globi është i zbukuruar edhe me skica detare, gjurmë që tregojnë rrymat e oqeaneve dhe madje edhe pozicionin e një anijeje të fundosur. Poseduesi i këtij globi, i cili ka mbetur anonim, vendosi ta dorëzonte atë në vitin 2012 në ‘London Map Fair’, që i lejoi studiuesit belg J. Missinne ta studionte atë imtësisht. “Kur e pashë për herë të parë këtë glob nuk arrija t’u besoja syve dhe fillimisht isha shumë skeptik lidhur me autenticitetin e objektit”, thotë studiuesi. Por pastaj, duke përdorur metodat

më të specializuara shkencore në një hulumtim që zgjati 1 vit, ai arriti të vërtetonte autenticitetin e globit, i cili daton në vitin 1504 dhe me shumë gjasa është marrë si model për të krijuar atë që deri më sot njihej si globi më i vjetër në botë, i cili daton në vitin 1510 dhe ndodhet në ‘New York Public Library’. Globi përmban 71 emra. Amerika e Veriut, që përfaqësohet aty nga një grup ishujsh të shpërndarë, nuk ka emërtime në emra, por mbi të ka vetëm një shënim: “Hic sunt dracones” (Lat.) që do të thotë: ”Këtu ka dragonj”. Tre emrat e vetëm që gjenden në Amerikën meridionale janë: Mondus Novus, Terra de Brazil e Terra Sanctae Crucis.

Varësia në rritje ndaj 'smarphone', njerëzit çojnë sms edhe në gjumë Shumë persona varen nga “smartphone” e tyre gjatë ditës, për të lundruar në internet, për të bërë blerje online dhe mbajtur kontakte me miqtë. Përhapja e këtyre pajisjeve është shndërruar thuajse në një domosdoshmëri në ditët e sotme, ndërsa pasojat negative, nuk janë gjithmonë të njohura apo të studiuara mirë. Një prej këtyre aspekteve negative, identifikuar nga një grup mjekësh amerikanë, duket edhe më e habitshmja dhe më e paimagjinueshmja ndonjëherë. Një numër njerëzish janë identifikuar duke dërguar sms gjatë natës, edhe atëherë kur janë në gjumë të plotë. Doktor Werber, pjesë e studimit, tha se kjo do të thotë se përdorimi i telefonave është shndërruar për këta njerëz në një mënyrë të vërtetë jetese, e cila i pengon që të marrin pushimin e duhur gjatë natës.

SHTATOR 2013

Di

55


Faqja juaj

XHYNEJD SUAVI

Në etoren e spitalit ishin shtrirë tre të paralizuar. I pari që kishte ardhur aty, e kishte krevatin pranë dritares, i dyti në mes të dhomës, ndërsa i treti pranë derës. I sëmuri që gjendej në mes të dhomës, ishte një njeri optimist, prandaj me bisedat që bënte, zbaviste të tjerët duke u munduar t’ua pakësonte dhimbjet. Një natë të ftohtë dimri, i sëmuri që rrinte pranë dritares vdiq. E hoqën atë prej aty dhe të sëmurin e mesit të dhomës e vendosën pranë dritares, kurse atë që ishte pranë derës, e vendosën në mes të dhomës. Në vendin e boshatisur sollën një tjetër, të paralizuar. Burri optimist i vendosur pranë dritares, nisi të tregonte ato që shikonte përjashta. Duke shpjeguar gjatë e gjatë parkun fantastik në qoshe të rrugës, drunjtë e mëdhenj të rrapit, zogjtë shumëngjyrësh dhe fushat e mbushura me lule në malet përballë, i qetësonte shokët që ishin në atë gjendje pa rrugëdalje. Më vonë ai nisi t’u vinte emra atyre që kalonin. Dy të sëmurët e tjerë, sikur i shihnin vetë njerëzit që shkonin në mëngjes në punë, fëmijët që loznin në park, shitësit dhe historitë e atyre që ktheheshin mbrëmjeve të lodhur në shtëpi. Pas pak kohe ambienti i zymtë i spitalit që ta rëndonte shpirtin, u ndryshoi dhe orët e mërzitshme që nuk dinin të kalonin, u mbushën me histori njëra më e bukur se tjetra. Një ditë burrit që ishte në mes të dhomës, i erdhi në mend një ide. Nëse burri që rrinte pranë dritares, do të vdiste, në vend të tij do të kalonte ai dhe do ta shikonte me sytë e tij jetën e gjallë përjashta. Ky mendim sikur e helmoi. I shtrirë aty në krevat, gjithnjë mendonte për këtë dhe kërkonte një zgjidhje. Dhe një ditë e gjeti. I sëmuri pranë dritares kalonte kriza, sidomos gjatë natës. Kur gjendej në këtë situatë, burri e zgjaste me vështirësi dorën për të marrë ilaçet mbi komodinë dhe, meqë në dhomë nuk kishte një infermier për t’u kujdesur gjatë natës, i pinte vetë ato. Një natë, kur të sëmurit pranë dritares iu përsërit prapë kriza, burri në mes të dhomës u ngrit me shumë vështirësi dhe i rrëzoi ilaçet. Të nesërmen në mëngjes të sëmurin pranë dritares e gjetën të vdekur. Pasi e ngritën atë, vunë në vend të tij të sëmurin që rrinte në mes të dhomës. Kur burri pa me emocion jashtë dritares për të parë peizazhin, sa s’i ra të fikët. Disa metra larg saj nuk kishte asgjë tjetër, veçse një mur të zi.

56

Di

SHTATOR 2013


Vajza e vogël, tek po ecte përbri nënës së saj, u ndal përnjëherësh. Një biçikletë në rrugë ia kishte tërhequr vëmendjen. Në të kishin hipur një burrë dhe e bija, e cila ishte pak a shumë në moshën e saj. Vajza mbi biçikletë ishte e ulur prapa, sipër një ndenjëseje të vogël. Ajo mbahej fort pas të atit për të mos u rrëzuar dhe kishte mbështetur në shpinën e tij faqet e saj të skuqura nga të ftohtit. Fjalët që thoshte herë pas here burri duke kthyer kokën prapa, e bënin të qeshte vajzën e vogël. Ndërsa ajo e shikonte nga pas biçikletën, e ëma i tha: -Me sa duket biçikletat që ke në shtëpi, të duken pak, por nëse të pëlqeu, babai të blen edhe një si kjo. -Unë nuk po shikoja biçikletën, por vajzën! -tha bija e vogël me një zë të butë. -Edhe në atë situatë bile babai i saj po bisedonte me të. E ëma sikur nuk e dëgjoi aspak atë. I rregulloi kapelën e zbukuruar me pellush dhe i tha: -Shokët e tu për të shkuar në shkollë, ecin me këmbë edhe në këtë mot të keq, kurse babai yt, edhe pse i duhet të shkojë në punë, i rezervon disa minuta për të të çuar ty me mercedes në shkollë. Sytë e vajzës ishin ende te biçikleta. Gruaja vazhdoi përsëri me një ton tallës: -Po deshe, edhe ty të të çojë babi me biçikletë, apo s’i shkon! Vajza e vogël mundohej të fshihte nga e ëma lotët që i rridhnin si margaritarë dhe iu përgjigj: -Sa shumë do të doja! Mbase ashtu do ta shtrëngoja fort babain tim.

SHTATOR 2013

Di

57


Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.

Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.

Argëtim 3D

58

Di

SHTATOR 2013


SHTATOR 2013

Di

59


60

Di

SHTATOR 2013


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.