Home KRYESORE Ilirjan Celib...

Ilirjan Celibashi vendos përfundimisht: Nuk e regjistroj PD në zgjedhjet e 14 majit

1011
0

Sot Ilirjan Celibashi, kryetar i KQZ, pasi dëgjoi prapë të dyja palët e PD vendosi që nisur nga mosplotësimi i dokumentave prej PD së që kishte kërkuar prej disa ditësh, vendosi sot përfundimisht që të mos regjistrojë PD e zotit Alibeaj në zgjedhjet e 14 majit.

Në këtë moment kur po fliste Celibashi ra Këmbana e Kishës Ortodokse që ndodhet afër zyrave të KQZ dhe Celibashi ndërpreu fjalën duke mbajtur qetësi derisa mbaroi Këmbana.

Pas këtë vendimi final të kryetarit të KQZ i detyron palët do ti drejtohet KAS dhe Kolegjit Zgjedhor.

Pra, kaosi në PD vazhdon.

Pjesë nga qëndrimi i Celibashit:

Ne kërkuam një dokumentacion të plotësuar nga ana e PD-së të përmbushte kushtet të regjistrohej dhe mqs nuk ka asnjë dokument tjetër mendoj se jemi në të njëjtën situatë si në seancën e shkuar dhe mendoj të japim gjykimin tonë për këtë çështje. Në vlerësimin ligjor të këtij dokumentacioni ka disa fakte të mbështetura në ligj dhe disa jo.

Nuk qëndron ligjërisht pretendimi që Berisha është kryetar i Partisë Demokratike. Legjitimitetin e plotë e ka pala që mban firmën e Bashës ose personave të autorizuar prej tij. Deklarata solemne duhet të jetë e firmosur nga vetë Basha, por ajo është firmosur nga Alibeaj.

Deklarata duhet të nënshkruhet vetëm nga kryetari i partisë. Paraqitja e këtij dokumenti është kusht për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Si shembull sjell këtu zgjedhjen e presidentit. Presidenti megjithëse zgjidhet nga kuvendi nuk ushtron detyrën pa bërë betimin. Të njëjtën gjë mban dhe deklarata solemne.

Nënshkrimi nga Alibeaj është bërë pas autorizimit të bërë nga Basha në 2022. Deklarata solemne duhet të nënshkruhet vetëm nga kryetari. Këtë e thotë dhe neni 64. Ky angazhim është përgjegjësi e kryetarit dhe nuk mund të transferohet. Si solemniteti që kjo deklaratë ka dhe urdhërimi nuk mund të delegohen.

Në zyrën e regjistrimit të partive nuk është bërë depozitimi i dorëheqjes së Bashës dhe akti për ushtrimin e detyrës nga Alibeaj. Në kushtet kur deklarata nuk është sipas ligjit, unë mendoj që kërkesa e PD për t’u regjistruar nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. Në përfundim PD nuk mund të regjistrohet si subjekt zgjedhor. Kjo vendimmarrje është në vlerësim ligjor të fakteve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit