Një incident me shtirje arme zjarri para një restoranti italian në Amstelveenseweg (Albanees)

  • Amsterdam
  • Update 

Në një mbrëmje të premteje me shumë lëvizje, para një restoranti dy persona u qëlluan me armë zjarri për vdekje.

Në një mbrëmje të premteje me shumë lëvizje, në 11 dhjetor 2015, rreth orës 22:20 pm,   para një restoranti Italian në Amstelveenseweg në Amsterdam, në afërsi të Vondelpark u  qëlluan për vdekje  dy shqiptarë (23 dhe 28). Ndërkohë që ata ishin duke pirë duhan jashtë,  një person hapi zjarr në drejtim të tyre. Duket se ishte një shtënie arme e qëllimtë dhe në konfuzion e sipër autori u largua pa lënë gjurmë.

  • Kush ka qënë të premten e 11 dhjetorit 2015 rreth 22:20 dëshmitar i incidentit me të shtënat arme përpara një restoranti italian në Amstelveenseweg në Amsterdam?
tcm17347336_large.jpg
Viktimat

Të dy viktimat mbijetuan, por kanë qenë në gjendje shumë të rëndë. Njeri prej të dy viktimave  u prek në qafë dhe sup, dhe tjeri në fytyrë. Mbasi viktimat u dërguan në spital, shpëtuan jetën.

  • Kush mund të na tregoj më shumë për viktimat?
tcm17347340_large.jpg
Mikesha

Të dy viktimat kanë flokë të shkurtër ngjyrë kafe dhe jetonin qysh prej 2015-ës para verës deri në dhjetor në Amsterdam. Njeriu që u prek në shpatull dhe në qafë kishte një të dashur hollandeze dhe jetonte në Pijlsteeg, te Dam. Thuhet se vrasësi tentoi të qëllonte personin tjetër,pra ai i pari ra viktimë e padëshiruar. Për këtë arsye policia kërkon informacion të mëtejshëm.

tcm17347324_large.jpg
Kriminale

Të dy viktimat bëjnë pjesë në një mjedis kriminal. Njëri prej tyre nxitoi të dilte nga spitali dhe u nis direckt jashtë shtetit, ndërsa tjetri është i kërkuar jashtë vendit. Ai duhet të ekstradohet në Itali dhe për këtë ai thotë se nuk ka asnjë shpjegim.

tcm17347325_large.jpg
Autori i incidentit

Ai është i bardhë (kaukazian) dhe dëshmitarët e përshkruajnë atë si një person "trupvogël" midis 1.60m dhe 1.70m dhe korpulent. Në mjekër duket se ka një rrip të ngushtë qimesh. Kishte vënë syze, por kjo mund të ketë qenë edhe me qëllim maskimi. Ai gjithashtu kishte vënë një kapele dhe kishte veshur një shall, xhaketë të zezë, dhe pantallona jeans të kthyera poshtë.

  • Kush e njeh nga imazhet e kamerës autorin e veprës?
tcm17347331_large.jpg
Punë e vogël

Ndoshta ai person kish ardhur në Hollandë vetëm për të kryer këtë punë. Edhe nëse është  kështu, ai të premten më 11 dhjetor  ka ardhur sigurisht nga diku dhe pastaj ka shkuar diku. Policia dëshironi të bisedoj me të gjithë ata që mund ta njohin atë, që kanë pasur kontakt me të, ose që e kanë parë.

tcm17347330_large.jpg
Në lagjen përreth

Ditën e premte më 11 dhjetor personi që ka shtënë në drejtim të dy djemve është vërtitur në Amstelveenseweg rreth tre çerek ore para ngjarjes. Në orën 21.50 ai ecën si fillim në drejtim të Vondelpark pikërisht mbasi ka dalë nga restoranti. Më pas ka kaluar dy herë përpara  restorantit, derisa më në fund kthehet dhe sa hapet dera hap zjarr në drejtim të dy personave.

  • Kush e ka parë të premten në mbrëmje në Amstelveenseweg ose në afërsi të saj autorin e kësaj ngjarjeje, ose diku tjetër në Amsterdam kush e ka parë dhe / ose ka folur me të?
tcm17347339_large.jpg
Arratisja

Mbasi ka qëlluar në drejtim të dy personave autori i ngjarjes është larguar në drejtim të Vondelpark. Ndërsa ai po largohej, është parë të ketë futur diçka në xhepin e xhaketës, ndoshta armën e zjarrit. Pastaj është kthyer në të djathtë.

  • Kush e ka parë autorin e këtij incidenti duke u larguar nga vendi i ngjarjes?
tcm17347341_large.jpg
Lagje banimi

Eshtë e mundshme që më pas keqbërësi  të ketë hyrë në një zonë banimi. Një dëshmitar ka dëshmuar që menjëherë pas të shtënave, ndërkohë që ai po kalonte diku poshtë Sophialaan  në drejtimi të bulevardit Oranje Nassau, ka parë një person me pantallona të mbështjella lart dhe me një kapele dhe shall, ndërkohë që nuk ishte fare  ftohtë. Eshtë e mundur që  ky të ketë qëni keqbërësi dhe shpresojmë që ai të ketë rënë në sy të shumë banorëve të tjerë të kësaj lagjeje.

  • Kush e ka parë autorin e këtij incidenti pas të shtënave në lagjen e banimit ku ai u fsheh?
tcm17347334_large.jpg
Restoranti

Policia do të dijë se në ç’mënyrë autori i këtij incidenti ishte në dijeni se ata dy personat ishin  në restorant. Vendi në restorant nuk ishte i rezervuar dhe dy viktimat kishin ardhur në restorant nga qendra e qytetit me taksi. Meqënëse ka qënë mbrëmje me shumë lëvizje, logjika ta thotë se dy viktimat nuk kanë qënë të ndjekur nga autori i ngjarjes. Ndoshta keqbërësi ka qënë i  informuar nga dikush tjetër që dy viktimat ishin në restorant, ndërkohë që viktimat mund të kenë rënë në kurth me këtë takim.

  • Kush mund të na tregojë se si autori i incidentit e dinte që dy personat ishin në restorant?
tcm17347329_large.jpg
Ndihmë

Më tej policia gjithashtu shtron pyetjen nëse vrasësi ka punuar vetëm ose ka pasur  ndihmë dhe nga dikush tjetër.

  • Kush mund të na tregojë më shumë në lidhje me një motiv të mundshëm të këtij incidenti?
tcm17347332_large.jpg
Motivi

Policia shpreson  të gjej më shumë informacion në lidhje me motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje. Mendojmë se do të ketë njerëz që ata do t’i  njihnin ata dhe që do të ishin në dijeni  se çfarë  ka ndodhur me ta.

  • Kush mund të na thotë nëse autori i ngjarjes ka pasur ndihmën e dikujt tjetër?
tcm17347328_large.jpg
Lojra kumari

Për shembull, arsyeja mund të ketë qenë një borxh kumari. Njëri nga personat frekuentonte shpesh Kazinonë Holland në sheshin Max Euwe në Amsterdam. Ndoshta ai kish rënë në probleme financiare.

  • Kush di të na tregojë më shumë në lidhje me problemet e mundshme financiare të njërit prej viktimave?
tcm17347326_large.jpg
Personi i tretë

Më tej të dy personat në fjalë ishin parë shpesh në shoqërimin e një personi të tretë shqiptar. Nuk dihet ende identiteti i personit të tretë.

  • Kush di më shumë për personin shqiptar me të cilin kishin pasur kontakt viktimat?

Amstelveenseweg

Veeg met twee vingers om de kaart te verschuiven.