www.ofertapune.net Mjeshtër/Teknik të Prodhimit dhe Montimit (40), Mjeshtër për Suvatim dhe Fasadim (5) | PunaIme

Mjeshtër/Teknik të Prodhimit dhe Montimit (40), Mjeshtër për Suvatim dhe Fasadim (5)

Kompania

Instabuilt

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21-07-2023

Data e perfundimit

18-08-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kompania INSTABUILT me lokacion në Milloshevë, është kompani që bënë prodhimin e shtëpive modulare (para fabrikat), është mundësia ideale për kandidatët që duan të mësojnë, zhvillojnë dhe zbatojnë njohuritë e tyre në një profesion me një të ardhme premtuese. Ne po rritemi prandaj, të gjithë profesionistët që janë në kërkim të një karriere dinamike dhe janë ambiciozë të rriten në këtë drejtim ftohen që të aplikojnë për:

45 pozita të lira pune

VENDE TE LIRA PUNE:

  1. Mjeshtër/teknik të prodhimit dhe montimit të mobilerisë, zdrukthtarisë, ndërtimtarisë (tesarisë), përpunimit të drurit (40 pozita)
  2. Mjeshtër për Suvatim dhe Fasadim (5 pozita)

Kualifikimet për të gjitha pozitat:

  • Minimum 1 vite përvojë pune në fushën përkatëse, 3 vite përvoje pune do te konsiderohen përparësi
  • Të ketë aftësi të punës në grup;
  • Te ketë njohuri në përdorimin e mjeteve/makinerisë së fushës përkatëse.

Kualifikimet për pozitën nr. 1 (Mjeshtër/Teknik të Mobilerisë/Prodhimit):

  • Duhet të ketë njohuri për ti lexuar planet nga arkitekti/inxhinieri.

Të gjithë të interesuarit për këto pozita, mund të dërgojnë CV-në (të dhënat e tyre) në e-mail adresën: [email protected] dhe në subjekt duhet të ceket edhe pozita për të cilën aplikoni apo të paraqiteni fizikisht për të plotësuar formularin e aplikimit tek Zyret Qendrore të kompanisë InstaBuilt në Milloshevë.

Data e fundit për aplikim është 18 gusht 2023. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.