Kapsollë detonatore në një banesë në Krujë, detajet e para

AKTUALITET


Një kapsollë detonatore është hedhur dhe ka plasur në çatinë e banesës së qytetarit me iniciale B.K. në Krujë.

Si pasojë, janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë.


Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:05 në lagjen Nr.1 në Krujë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.




Skip to toolbar