Tërshërë me mollë, arra, fara chia & malt ekstrakt natural i vitamines B

Mosha 12M+ (pasi është testuar qumështi i lopës dhe arrat)

🧾 PËRBËRËSIT

• 100 gram tërshërë për fëmijë

• 250 gram qumësht lope

• 1 lugë kafe fara chia

• 2 kokrra arra

• 1/2 mollë e freskët në copa

PËRGATITJA 👩🏻‍🍳

1. Zieni tërshërën me qumësht.

2. Nëse dëshironi mund të shtoni mollë të grirë gjatë zierjes (1/4 e mollës).

3. Hidheni në një enë të ftohtë, prini mollët në copëza kubike, sipër shtoni farat chia dhe arrat. Shtoni 1 lugë gjelle malt ekstrakt.

Po fëmijët tuaj i pëlqejnë drithërat?

Duhet të dini që drithërat dhe kryesisht tërshëra përmban proteina dhe hekur duke u dhënë fëmijëve më shumë energji. Kombinimet me frutat dhe arrat e bëjnë këtë një vakt të pasur me vlera ushqyese, që fëmijën e mban gjatë të ngopur.

Këshillohet gjatë vaktit të mengjesit ose të darkës.

Share me një nënë dhe mos harroni të lini komentet tuaja!

Lini një Përgjigje