LAJMI I FUNDIT:

Alarmi në Antarktidë: Akullnajat e Apokalipsit po fillojnë të shkrihen

Alarmi në Antarktidë: Akullnajat e Apokalipsit po fillojnë të shkrihen

Fati i shumicës së botës lidhet me mbajtjen e dy blloqeve të akullit. Ata janë gati të lëshojnë.

Ato quhen Pine Island dhe Thuaites dhe kanë nofkën “Akullnajat e Apokalipsit”: dy blloqet e akullit pak më të mëdha se Franca që veprojnë si një ndalesë për shumë nga akullnajat e Antarktidës, një sasi akulli që, nëse derdhet në oqeane, mund të ngrejë nivelin e detit me 3 metra dhe të fundosë të gjitha qytetet bregdetare të planetit.


Për këtë arsye, sqarimi i shpejtësisë dhe mënyrës si do të pësonin kolaps këto akullnaja, është një nga çështjet më të debatuara në kohët e fundit, brenda komunitetit shkencor.

Për të kuptuar këtë, shkencëtarët kanë gjurmuar të gjitha epokat gjeologjike që kanë shënuar historinë e planetit tonë dhe janë fokusuar në momentet e fundit të epokës së fundit të akullnajave, kur temperaturat globale ishin pak a shumë në nivelet aktuale. Ky krahasim gjeti se, ashtu si po ndodh këto ditë, rreth 11.000 vjet më parë akullnajat e Pine Island Bay (zona e “Akullnajave të Apokalipsit”) janë shembur papritmas, duke përmbytur brigjet e botës.

Pjesa më e madhe e këtij shqetësimi në mesin e ekspertëve rrjedh nga hulumtimi i dy klimatologëve: Rob DeConto i Universitetit të Massachusetts dhe David Pollard i Penn State University.

Një studim që ata botuan vitin e kaluar ishte i pari që lidhte njohuritë e fundit mbi paqëndrueshmërinë e akullnajave detare, me gjetjet alarmante në Antarktidë. Të dy studiuesit kanë ardhur në përfundimin se vlerësimet e rritjes së nivelit të deteve për njëqind vjetët e ardhshëm janë kryesisht për t’u shqyrtuar.

“Modeli i Antarktidës rrit shanset e një shkrirje të vazhdueshme të akullnajave”, thotë një titull në revistën shkencore Nature.

Në vitin 2015, administrata e Obamës, në bashkëpunim me qeverinë britanike filluan të planifikojnë një program urgjent hulumtimi, me titull kuptimplotë “Sa, sa shpejt?” për të studiuar akullnajë Thuaites. Studimet në terren duhet të fillojnë në vitin 2018 dhe do të zgjasin rreth pesë vjet. /Bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Kalo në kategori