Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Meslidhja Njeri-Natyrë-Bletë (pjesa e dhjetë)

Nga Dr.Agim Nelaj

Agim Nelaj

Bleta duhet ushqyer apo jo? Bleta ushqehet me nektar (kur ai është pjekur, mjaltë) dhe polen.

Nektari / mjalti;

Plotëson nevojat për karbohidrate. Ky është burimi i energjisë për të fluturuar, ndërtuar dhe ruajtur temperaturën në mjedis të zgjoit.

Poleni;

Burim i proteinave. Lidhet me pjelljet dhe cilësinë e tyre.

Bletari duhet të vlerësojë në këtë mënyrë; mjalti = energji, poleni = pjellje.

bleta-dhe-poleniNektari dhe poleni mblidhen nga një shumëllojshmëri lulesh nga bimë mjaltore. Çdo burim, ndryshon në cilësi dhe sasi. Kjo është arsyeja që një bletar,nëse vren me kujdes punën e bletëve,konstaton tendencën që kanë Bletët për preferencë të disa luleve mbi të tjerat.Nëse bletari e ndjek me vëmëndje, mund të vërej se edhe në mesin e këtyre luleve,bletët zgjedhin ato që kanë cilësi të lartë në sasinë e nektarit ose polenit. Nektari përveçse sheqerit dhe ujë,përmban një përqindje të vogël të përbërësve të tjera të tillë si : aminoacide, vitamina, enzima, acideorganike, alkaloide, fenolides,glykosides, terpenoides, jone metalike si dhe vajra të tjera të paqëndrueshme.Përbërësit e tjerë mund të ndryshojnë. Kjo bazuar në një masë të madhe nga lloji i lules.Shkencëtarët kanë zbuluar se përbërësit në disa nektarë mund të ndihmojë në shmangien e parazitëve dhe rrisin forcën e sistemit imunitar të bletëve.Bletët mund të kërkojnë nga burime të caktuara nektar që përmbajnë anti-parazitare,vetëm kur ato janë të infektuara me parazitë dhe jo në raste të tjera, kur ato janë të shëndetshme. Poleni gjithashtu ka një shumëllojshmëri të gjerë lëndësh.Ato kanë lidhje të ngjashme me bletë të shëndetëshme.Një studim ka gjetur acidin p-courmaric (i cili është gjetur në polen) ndihmon bletët për stimuluar sistemin e tyre imunitar dhe detoksikimin. Ne ende nuk kemi dieni të plota,për të kuptuar efektin e të gjithë përbërsëve të nektarit ose polenit.Gjithështu nuk kuptojmë se si bletët mund ti përdorin ato.Por mendoj se e sigurt është të themi se bletët këtë dinë ta bëjnë fare mirë. Të ushqyerit natyrore & Jetëgjatësia e bletës Informacionin e mësipërm qartëson se zëvendësimi i menjëhershëm dhe tërësisht në një familje i burimeve natyrore të ushqimit me një të homogjen të pregatitur nga njeriu, nuk është aq i thjeshtë.Kjo duhet menduar mirë,se madje mund të sjell më shumë dëm sesa dobi. Duke theksuar se nocioni i më poshtëm i dalë nga studimet, arriti nga përfundimi se “bletët marrin komponentët ushqyese nga mjalti, që nuk janë të siguruara nga burime alternative të ushqimit përdorur gjerësisht në bletari.” Disa nga këto komponentë janë të lidhura me imunitetin dhe detoksikimin.Mendimi është se bletëve që u mohohen këta element natyrore mund tu shkaktohet një rrezik i lartë nga dy faktorë të rëndësishëm:nga pesticidet dhe shkaktarët e sëmundjee,duke shkurtuar jetëgjatësinë e tyre dhe në fund të fundit dobësohet familja.Një sërë studimesh kanë gjetur se bletët në një dietë poleni shumëlulërie, kanë jetuar më gjatë se ato me dietë poleni nganjë bimë mjaltore.Bletarë që mbështeten në ushqim natyrore,përpiqen që mungesën e këtyre komponenteve natyrore në ushqim,tia plotësojnë duke shtuar më shumë përbërës në recetat e tyre.Të tilla si, kamomil, pjesërisht mjaltë, kripë gjelle, uthull,vajra esenciale të bimëve të tjera.

Ushqimi plotësues. Problemi kryesor në ushqyerit e bletëve është pH Marrëdhëniet midis florës dhe bletëve janë lëkundur.Shënjë kjo e “sëmundjeve industriale”. Shkencëtarët kanë përshkruar disa agjentë biologjikë që çregullojnë jetën e bletëve.Këto gjallesa si dhe të tjera që mbështeten në bimësinë janë në rënie, për shkak të urbanizimit ,coptimit të habitateve, “bujqësisë së pastër” etj.Dëmtimi i bletëve është pasqyrë e një dukurie që lidhet me ne,njerëzit.Ne,herëpashere ndryshojmë disa pika delikate të planetit të jetës. Studimet tregojnë se bletët vdesin në moshë të vjetër.Kur bletëve u vjen fundi ,ato fluturojnë jashtë dhe nuk kthehen;fluturojnë për të vdekur. Pyetja është:pse jemi duke parë bletë me cikël jetësor të shkurtuar? Flitet për bletët e dimrit dhe jo vetëm.Cila është fjala e fundit e laboratori USDA? Lideri i saj ,Pettis shkruan:…”idea jonë është se bletët kanë pësuar një goditje të rëndë.Stresuesi i parë dhe kryesor është dieta e varfër…. Bletën po e dëmtojnë ata që dikur ishin miq të saj. Në një botë ideale, bleta është një superorganism i pavdekshme që mund të përshtaten me çdo gjë që nëna natyrë sjell në rrugën e saj. Por, në botën reale e fillimit të shekullit të 21-të, familjet e bletëve janë dobësuar, shpesh vdesin brenda një viti dhe janë të zhytur në aftësinë e tyre për të përshtatur lëndëve kimike, ndotjes së biosferës, sëmundjeve, luhatjeve sezonale të motit dhe burimeve të ushqimit jo të besueshme.Ndërkohë do të ishte mirë,që bletët të mos kishin nevojë për ti ushqyer. Sindromi KOLAPS( Çrregullimi i familjes së bletës) është ende misterioz.Ndër faktorët kryesor futet edhe ushqimi dhe të ushqyerit e bletëve. Dy janë përoblemet kryesore që lidhen me faktorin ushqim;

vazhdim

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj

Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!

Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.