'Mirutakofshim nesër në bulevard'/ Basha: Detyrë të mblidhem me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të Kushtetutës

Diel, 01 Mars 2020 16:25

Një ditë para tubimit të thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryetari i PD, Lulzim Basha përsërit thirrjen e tij drejtuar të gjithë qytetarëve, për të qenë pjesë e tij.

Sipas liderit të opozuitës, është detyra e çdo qytetari për tu mbledhur së bashku në mbrojtje të Kushtetutës.

 

"Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!, shkruan Basha në postimin e tij, teksa poston edhe flamurin kombëtar.

 

Image

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar edhe më herët në lidhje me tubimin që ka paralajmëruar Presidenti Ilir Meta për nesër.

Sipas Bashës, vendi gjendet në një krizë të thellë kushtetuese dhe thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë.

Në mbështetje të thirrjes së presidentit, nesër në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” pritet të mblidhen jo vetëm shqiptarë brenda vendit, por edhe me mijëra që kanë njoftuar mbërritjen e tyre nga Diaspora. /

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...