Academia.eduAcademia.edu
Roli i Gjykatës Në Ekzekutimin E Vendimeve Gjyqësore Rezarta A. Mataj Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, doktorante pranë Universitetit te Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Publike, ( Tel:0696032133, e-mail:rezimataj@yahoo.com ). Abstrakt Dhënia e drejtësisë për një gjykatë nuk mbaron kur deklaron fajsinë, masën dhe llojin e dënimit për të pandehurin por në momentin e ekzekutimit të vendimit penal të dënimit. Për këtë arsye gjykatat duhet t’i mëshojnë më tepër mënyrës se si po ekzekutohet një vendim gjyqësor pasi i tërë gjykimi “shuhet” nëse vendimi mbetet në letër i paekzekutueshëm. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në arritjen e qëllimit të përgjithshëm dhe të posaçëm të dënimit penal. Në ligjin nr. 8331 datë 21/04/1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale” i ndryshuar dhe në ligjin nr. 8328 datë 16/04/1998 ”Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” i ndryshuar, në dispozita të Kodit të Proçedurës Penale (neni 470- 480 ) apo në Kodin Penal (neni 64,62, 59/a ) roli i gjykatës është kyç për mbikqyrjen në ekzekutim të vendimit penal si p.sh neni 46 për masat edukuese, për përfitimin e një mënyrë të re ekzekutimi të dënimit si lirimi me kusht, copëzimi i dënimit, qëndrimi në shtëpi, revokimi i vendimit të pezullimit etj. për shuarjen e dënimit, për uljen e masës së dënimit etj. Moszbatimi i detyrave ligjore nga gjykata passjellin pasoja në politikën penale, në mos rehabilitimin e të dënuarit madje përkundrazi rikthimin e tij në veprimtarinë kriminale, mos përçuarjen e parandalimit të përgjithshëm në shoqëri etj. i gjithë kuadri ligjor dhe praktika gjyqësore mbi kërkesat në fazën e ekzekutimit do të jetë objekt i këtij punimi. Fjalë kyçe : gjykata, prokurori, vendim penal, institucione, Shqipëri, shërbimi i provës, i dënuar. I. Hyrje Një vendim gjyqësor i formës së prerë mbetet abstrakt nëse nuke konkretizohet në jetë me përmbushjen e detyrimit nga i dënuari, për këtë arsye etapa e fundit e një proçesi gjyqësor , ekzekutimi i vendimit penal bëhet akoma më i rëndësishëm. Sipas raportit të veçantë të Avokatit të Popullit “ Për situaten e krijuar nga mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë”të vitit 2012: “Numri i ankesave të qytetarëve drejtuar institucionit të Avokatit të Popiullit për të ndërhyrë pranë autoriteteve përgjegjëse për të realizuar të drejtën e tyre të fituar gjyqësisht, vazhdon të rritet. Bashkë me numrin e ankesave për këtë objekt, rritet dhe fatura financiare e shtetit për detyrimet që ky i fundit (në rastet kur është debitor) i ka individëve gjyqfitues.” Avokati i Popullit (2012) “Raport i Veçantë për situaten e krijuar nga mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë”, faqja 2, http://www.parlament.al/web/pub/2012_raporti_per_vendimet_gjyqesore_15413_1.pdf. Sipas nenit 142 § 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (1998) organet e shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet gjyqësore. Ky detyrim i organeve shtetërore për ekzekutimin e vendimeve penale parashikohet edhe në nenin 2 § 1 i Kodit të Proçedurës duke shtrirë rrethin e subjekteve në ekzekutim edhe tek subjektet të tjera si gjykatat, prokurori, i pandehuri, mbrojtësi i tij, paditësi, i padituri civil, oficeri dhe agjenti i policisë gjyqësore, zyrat vendore të shërbimit të provës, shërbimi përmbarimor etj. apo edhe çdo person juridik dhe shtetas shqiptar. Akti më i rëndësishëm juridik që parashikon ekzekutimin e vendimeve penale është Kodi i Proçedurës Penale, parashikohet në Titullin IX dhe ndahet në katër krerë : Vënia në ekzekutim të vendimeve, nenet 462 – 469 ; Shqyrtimi nga gjykata i çështjeve që lidhen me ekzekutimin e vendimeve, nenet 470- 480; Gjëndja gjyqësore, nenet 481-484 ; Shpenzimet proçedurale, nenet 485-487. Ndërsa në mënyrë të posaçme ekzekutimi i vendimeve penale rregullohet edhe nga ligje si : ligji nr. 8331 datë 21/04/1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale ” i ndryshuar, ligji nr. 8328 datë 16/04/1998 “ Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve ”i ndryshuar Më së fundi ndryshuar me ligjin nr. 40/2014 i botuar në fletoren zyrtare me nr. 67 datë 15 maj 2014., ligjin nr. 10494 datë 22/12/2011 “ Për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor”, ligji nr. 44/2012 “Për shëndetin mendor ” etj. http://www.ligjet.org. dhe akte të tjera normative të dala në zbatim të këtyre ligjeve. II. Roli i gjykatës në ekzekutimin e vendimeve penale Me ekzekutim të vendimit penal sipas nenit 2 të ligjit nr. 8331/1998 kuptohet : “Zbatimi i urdhërimeve që përmban vendimi penal i formës së prerë dhe i vendimeve që sipas Kodit të Proçedurës Penale , kanë ekzekutiim të menjëhershëm, me synimin e riedukimit të të dënuarve, të rivendosjes së të drejtave të personave të proçedurar padrejtësisht dhe të drejtave të subjekteve juridike të cënuara nga vepra penale, duke ndikuar në parandalimin e tyre. ” Pra qëllimi i ekzekutimit të vendimit penal përkon me vetë qëllimin e dënimit penal atë të riedukimit dhe parandalimit të autorit të veprës penale dhe po ashtu nëpërmjet ekzekutimit të vendimit penal rivendosen në vënd të drejtat e personave që janë cënuar nga vepra penale ose personave që padrejtësisht janë proçeduar për këtë vepër penale. Rolin e gjykatës si mbikqyrës dhe kontrollues në këtë fazë e cilëson edhe Prof. Dr Vasilika Hysi në librin e saj “Penologjia ”. Hysi V. (2012) “Penolagjia” Tiranë, Shqipëri,Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtëisë, faqja 163. I. Objekt i ekzekutimit të vendimit penal janë dy kategori vendimesh : Vendime që nuk kanë marrë formë të prerë ose vendime me ekzekutim të menjëhershëm (neni 21 i ligjit nr. 8331/1998). Të tillë vendimesh ekzekutohen nga organet përkatëse sapo shpallen nga gjykata në çdo shkallë gjykimi (qoftë e shkallës së parë, gjykatë e apelit etj.) ku përfshihen: vendimi i pafajsisë (neni 388 i Kodi i Proçedurës Penale), pushimi i gjykimit të çështjes (neni 387, 462§2 i Kodi i Proçedurës Penale), vendimi i përjashtimit nga dënimi, kur shuhet ose hiqet masat personale shternguese për shkak se masa e dënimit është me e vogël se koha e paraburgimit, kur i dënuari lirohet me kusht, kur mbaron afati ligjor i masës personale shtërnguese, etj. kur arrestimi në flagrancë apo ndalimi vleftësohet i paligjshëm, vendimet penale që përmbajnë sekuestrim si masë provizore kur jepet një dënim me konfiskim, kur caktohet pranohet kërkesa e prokurorit në hetime paraprake për caktimin e një mase sigurimi për të pandehurin etj. Vendime që kanë marrë formë të prerë ku edhe në ligjin nr. 8331/1998 parashikohen në mënyrë të veçantë ekzekutimi i të tillë vendimesh kur i dënuari dënohet: me burgim, me gjobë, me dënime alternative, me dënime plotësuese, urdhërime të tjera. Neni 462 i Kodi i Proçedurës Penale. II. Subjektet e ekzekutimit të vendimeve penale janë : Prokurori – është i vetmi organ i cili inicion, mbikqyr ekzekutimin e vendimeve penale të çdo lloj forme si: vendimet me burgim, masat e sigurimit personal, dënimet plotësuese etj. Policia e shtetit ekzekuton vendimet në bashkëpunim me policinë gjyqësore dhe policinë ushtarake, ndihmon prokurorin të ekzekutoj dënimet me burgim, dënimet plotësuese të parashikuar nga nenit 30 § 3,7,8 të Kodit Penal ; Përmbarimi gjyqësor privat ose shtetërore ekzekuton dënimin me gjobë dhe shpenzimet gjyqësore, dënimin plotësues të parashikuar nga neni 30 pika 2 i Kodit Penal, detyrimin civil ; Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale ekzekutojnë dhe mbikqyrin dënimet me burgim, masën e sigurimit personal të “Arrestit me burg”, Shërbimi i provës i cili mbështet dhe mbikëqyr ekzekutimin e dënimeve alternative Neni 6 § 1 i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.302, datë 25.3.2009 “Për miratimin e rregullores “Per organizimin e funksionimin e shërbimit të provës dhe për përcaktimin e standardeve e të procedurave, për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative” ; Organe të tjera shtetërore ose persona juridik që ekzekutojnë dënimet plotësuese të parashikuar nga neni 30 § 1,4,6 të Kodi Penal ; Gjykata, ka rol aktiv dhe pasiv i cili shpërfaqet në rolin e saj mbikëqyrës, vendimarrës, informues në proçesin e ekzuktimit të vendimeve penale . Së pari – Gjykata gjatë ekzekutimit të vendimit penal ka rol pasiv e konkretisht kur informohet nga institucionet e tjera që ekzekutojnë vendimin penal, si në rastin e nenit 246 § 6 i Kodi i Proçedurës Penale Neni 246 : “6. Çdo dy muaj nga zbatimi i vendimit të arrestit, gjykata që ka dhënë vendimin duhet të informohet nga prokurori për të arrestuarin. Informacioni jepet me shkrim dhe përmban të dhëna për gjendjen e procedimit, për pyetjen e të pandehurit dhe të personave të tjerë, për përshkrimin e të dhënave të marra dhe shoqërohet me kopje të akteve të fashikullit. Kur është rasti, gjykata mund të revokojë ose të zëvendësojë masën e sigurimit.” ku prokurori çdo dy muaj informon gjykatën për të arrestuarin.Po ashtu kur prokurori fillon dhe përfundon ekzekutimin e vendimit penal njofton me shkrim gjykatën që ka dhënë vendimin (neni 463 § 4 i Kodi i Proçedurës Penale dhe neni 20 § 4 të ligjit nr. 8331/1998), Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale njofton gjykatën që ka dhënë vendimin në rast lirimi të një të burgosuri etj. (neni 67 § 5 i ligjit nr. 8328/1998 ) etj. E drejta e gjykatës për tu informuar mbi mënyrën e ekzekutimit të vendimit penal të dhënë prej saj është një kontroll më shumë ndaj organeve që ekzekutojnë drejtpërdrejtë vendimin dhe po ashtu një garanci për të dënuarin, të arrestuarin etj. për ruajtien e të drejtave të tij gjatë ekzekutimit të vendimit penal. Në çdo rast kur nga ky informim, gjykata ka detyrimin të ndërhyjë menjëherë kur ka vënd të ndonjë vepre penale të kryer nga ana e punonjësve të këtyre insititucioneve apo të ndërhyrë në ndonjë formë tjetër. Së dyti- Gjykata ka rol aktiv në lidhje me ekzekutimin e vendimit penal ku ky rol shpërfaqet në vendimarrjen e saj qoftë me kërkesën e palëve si prokurorë, i dënuar/ i pandehur, mbrojtësi i tij por edhe kryesisht (ex officio) gjykata mund të mbikqyr dhe merr vendime për zgjidhjen e situatave që bien ndesh me ligjin dhe nuk kanë gjetur zgjidhje nga organet e tjera që ekzekutojnë vendimet penale : Me nismën e subjekteve proçedurale gjykata merr në shqyrtim kërkesa si : Lirim i të burgosurit për shkak të paqartësisë së identitetit të të tij, të të arrestuarin (Neni 472 të Kodit të Proçedurës Penale); Korrigjim i emrit të të pandehurit, të dënuari (neni 473 të Kodit të Proçedurës Penale); Caktimi i vendimit që do të ekzekutohet kur për të njëjtin fakt ka disa vendime gjyqësore ose të prokurorit (neni 474 të Kodit të Proçedurës Penale); Bashkimin e dënimeve në një të vetëm (neni 475 të Kodit të Proçedurës Penale dhe neni 56 i Kodit Penal ); Shtyrja e ekzekutimit të vendimit penal (neni 476 të Kodit të Proçedurës Penale ); Lirimi me kusht (neni 477 të Kodit të Proçedurës Penale dhe neni 64 i Kodit Penal); Revokimi i vendimit për shkak të shfuqizimit të veprës penale (neni 479 i të Kodit të Proçedurës Penale ); Shuarja e veprës penale, shuarja e dënimit kryesor, shuarja e dënimit plotësues, konfiskimi ose kthimi i sendeve të sekuestruara etj. (neni 480 të Kodit të Proçedurës Penale); Përcakton llojin e sigurisë së burgut (neni 22 § 2 i ligjit nr. 8331/1998) apo transferimin e të dënuarit nga një burg i sigurisë më të ulët në të lartë kur e kërkon i dënuari dhe anasjelltas kur kërkimin e bën prokurori; Pezullimi i ekzekutimit të urdhërit për punë në interes publik, kur e kërkon prokurori (sipas nenit 31 3 paragrafi i fundit i ligjit nr. 8331/1998 ); Revokimin e vendimit alternativ për shkak të shkeljes nga të pandehurit të kushteve të dënimit alternative apo mospërmbushjen e detyrimeve të caktuara nga gjykata, ndryshimin e detyrimit të vendosur, shtimin e detyrimeve të tjera, zëvendësimin e tyre me një sanksion tjetër (sipas nenit 62§4 të Kodit Penal ); Konvertimet e gjobave në burgim në rastet e parashikuar nga neni 33 i ligjit nr. 8331/1998 dhe neni 34 i Kodi Penal si p.sh kur i dënuari nuk ka mundësi pagese pjesërisht apo tërësisht, nuk respekton afatet e pagesës , ka ndryshime të vendbanimit të të dënuarit dhe nuk e ka njoftuar tek përmbarimi gjyqësor etj. Ndryshimin e dënimit plotësuese të parashikuar nga neni 30 §9 i Kodit Penal, kur botimi i vendimit gjyqësor bëhet i pamundur për tu publikuar nga media e shkruar a vizive. Është i vetmi rast kur gjykata ndërhyn për tu ekzekutuar një dënim plotësues pasi në rastet e tjera dënimet plotësuese ekzekutohen dhe mbikqyren nga prokuroria, i dënuari, policia e shtetit, drejtoria e përgjithshme e Transportit dhe e shërbimit Rrugor, gazetë publike a media etj. Heqjen me masës mjeksore ose daljen nga insituticioni mjeksor për të sëmurin mendor apo institucioni riedukues për të mitur (sipas nenit 46 të Kodit Penal); Shqyrton çdo ankesë të të dënuarit ose të paraburgosurve që nuk janë zgjidhur administrativisht nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale përkatëse (neni 40 i ligjit nr. 8328/1998); Konfirmon ose anulon masat e përkohshme si regjimin e mbikëqyrjes së veçantë, të caktuara nga Drejtori i Përgjithshme e Burgjeve ndaj të dënuarit (sipas nenit 55 të ligjit nr. 8328/1998 ); Ankimet e të dënuarve për mos dhënie të lejeve shpërblyese nga Drejtori i Përgjithshme e Burgjeve (sipas nenit 59 § 7 i ligjit nr. 8328/1998) apo të lejeve të veçantë nga Drejtori i Përgjithshme e Burgjeve (sipas nenit 60§3 i ligjit nr. 8328/1998); Uljet e dënimit për çdo vit të vuajties së dënimit (sipas nenit 63 të ligjit nr.8328/1998). Me nismën e vet, kryesisht ajo merr vendime në fazën e ekzekutimit të vendimit penal si : Deklaron të shuar veprën penale ose të dënimit dhe merr masat përkatëse që rrjedhin prej këtij vendimi pa kërkesë të palëve (sipas nenit 480 § 2 i Kodit të Proçedurës Penale); Vendos shtrimin e të pandehurit në një institucion psikiatrik dhe ndjek ekzekutimin e kësaj mase (sipas nenit 46 të Kodit të Proçedurës Penale); Verifikon çdo vit, nëse ekzistojnë kushtet për vazhdimin e masës mjeksore ambulatore, të shtrimit në një instituticion të posaçëm mjekësor të të dënuarit të sëmurë psiqik ose në një institicion edukimi për të miturin që ka kryer vepër penale nën moshën 14 vjeç. Së treti- gjykata ka për detyrë të jetë mbështetëse dhe të informoj menjëherë subjektet që të fillojnë, vazhdojnë a ndërpresin ekzekutimin e vendimit penal në varësi të vendimarrjes së saj. Kështu, gjykata dërgon kopjet e vendimeve penale të dënimeve alternative, prokurorit dhe vë në dijeni drejtorin e Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale përkatëse ku do ekzekutohet vendiim (sipas nenit 31/4, 31/5v31/6,31/9 të ligjit nr. 8321/1998) ose prokurorisë së rrethit gjyqësor ku jeton i dënuari në rastet e lirimit me kusht(sipas nenit 31/6 të ligjit nr. 8321/1998), vë në dijeni Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale përkatëse me një kopje të vendimit në rast ulje të dënimit, kur revokohet ose ndryshohet vendimi i dënimit alternativ gjykata i njofton vendimin personit të dënuar, mbrojtësit të tij, shërbimit të provës dhe prokurorit (nenit 31/10 të ligjit nr. 8331/1998 . Në të gjitha rolet e mësipërme gjykata duhet të veproj me operacionalitet, me shpejtësi në rastet e gjykimit të kërkesave për revokim, ndryshim të detyrimeve tek dënimet alternative për shkak të emergjencës së gjykimit duke respektuar të gjitha afatet që parashikon Kodi Penal ose ligji i posaçëm nr. 8331/1998 si p.sh kërkesa për revokim të pezullimit të ekzekutimit të dënimit me burgim gjykohet brënda 7 ditëve nga momenti i paraqitjes së kërkesës në gjykatë, ose brenda 5 ditëve nga paraqitja e kërkesës vendos për pezullimin e ekzekutimit të urdhrit për punë me interes publik (sipas nenit 31/3 të ligjit nr. 8331/1998 ) etj. Po ashtu gjykata duhet të jetë korrekte në arsyetimin me shpejtësi të vendimeve pasi kjo passjell, në efektin zinxhir edhe në vonesën e nxjerrjes së urdhërit të ekzekutimit nga prokurori, në ekzekutimin e vendimit nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale përkatëse apo zyrat vendore të shërbimit të provës etj. Në Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve e miratuar me VKM nr. 303 datë 25/03/2009 e ndryshuar, në nenin 6 parashikohet se pranimi i të paraburgosurve në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale, bëhet çdo ditë të javës, pasi të jetë vendosur nga gjykata masa e sigurimit "arrest në burg". Po ashtu në pikën 3 të këtij neni parashikohet se mungesa e një dokumenti ndër to edhe të vendimit të gjykatës passjell që Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale të mos e pranoj të paraburgosurin. I njëjti rregullim është edhe për pranimin e të dënuarve ku sipas nenit 7 të kësaj Rregullore parashikohet se :”1.Pranimi i të dënuarve në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale bëhet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, pasi të jetë lëshuar urdhri i ekzekutimit për vendimin e gjykatës. 2. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve nxjerr urdhrin e pranimit brenda një afati 3-ditor nga dita e ardhjes së urdhrit së ekzekutimit për vendimin e gjykatës”. Në pikën 3 të këtij neni parashikohet se mungesa qoftë edhe e një dokumenti( vendimi gjyqësor i formës së prerë, urdhëri i ekzekutimit të prokurorit etj.) passjell mospranimin e të dënuarit në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Sipas nenit 113 të Kodit të Proçedurës Penale parashikohet se:” l. Origjinalet e akteve të gjykatës depozitohen në sekretari brenda pesë ditëve nga bërja e tyre. Për aktet e ankueshme njoftohen prokurori dhe personat që me ligj i njihet e drejta të bëjnë ankim.” Ndërsa në Republikën e Kosovës situata paraqitet edhe më e ngadaltë përsa i përket kohës se kur gjyqtari duhet të shkruaj vendimin. Sipas nenit 369 §1 të Kodi të Proçedurës Penale të Kosovës parashikohet se :”1. Aktgjykimi i shpallur duhet të përpilohet me shkrim brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga shpallja e tij, kur i akuzuari gjendet në paraburgim ose i është caktuar paraburgimi,ndërsa në raste të tjera brenda tridhet (30) ditëve nga dita e shpalljes. Kur rasti është i ndërlikuar, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues mund të kërkojë nga presidenti i gjykatës që të zgjasë afatin për përpilimin me shkrim të aktgjykimit deri në gjashtëdhjetë (60) ditë”. Gjykata duhet të respektoj afatet e parashikuar në ligjet e posaçme si p.sh neni 48 i ligjit nr. 8331/1998, gjykata për 24 orë dërgon prokurorit kopjen e vendimit të formës së prerë që përmbajnë dënim me burgim ose vendimet që përmbajnë dënime penale ose urdhërime të tjera, i dërgohen prokurorit nga gjykata jomë vonë se 3 ditë nga marrja formë të prerë. Kur është vendosur pezullimi ose shtyrja e ekzekutimit të vendimit, afatet e mësipërme fillojnë nga data që gjykata anulon pezullimin ose plotësohet afati i shtyrjes. Në raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkut “Mbi situatën e respektimit të të drejtave të njeriut në Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janar – dhjetor 2011” u konstatua se ka pasur vonesa në lëshimin e urdhërit të ekzkekutimit të vendimit penal me burgim nga ana e Prokurorisë konkretisht në Paraburgimin e Vlorës vonesa shkonte deri në pesë muaj . Komitetit Shqiptar të Helsinkut (2012)“Raport mbi situatën e respektimit të të drejtave të njeriut në Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janar – dhjetor 2011” Tiranë, Faqja 8. http://www.ahc.org.al/site/doc/Raport_burgje_paraburgim_final%20shkurt%202012.pdf. Gjithashtu gjykata duhet të jetë e kujdesshme edhe në krijimin e drejtë të ndërgjyqësisë në gjykimin e kërkesave në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale. Në nenin 471 pika 4 të Kodit të Proçedurës Penale parashikohet se:”4.Seanca zhvillohet me pjesëmarrjen e detyrueshme të prokurorit dhe të mbrojtësve. i interesuari, kur e kërkon, dëgjohet personalisht ose me letërporosi.” Vihet re në gjykimet si lirimet me kusht, kërkesat për revokim të vendimit të dënimit alternative etj. që si subjekt proçedural përveç prokurorit, të dënuarit apo mbrojtësit të tij të jenë edhe Drejtori i Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale përkatëse ku ndodhet i dënuari dhe Zyra Vendore e Shërbimit të Provës .Arsyetimi i këtij grupi gjyqtarësh është referuar neneve 31/6 §2,3 të ligjit nr. 8331/1998 ku parashikohet se” Pas paraqitjes së kërkesës për lirimin me kusht, drejtori i institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale paraqet në gjykatë një kopje të dosjes personale të personit të dënuar dhe një raport për të. …(omissis) Gjykata i kërkon shërbimit të provës të paraqesë një raport për kushtet familjare dhe prejardhjen shoqërore të të dënuarit, si dhe për planet konkrete, për të mundësuar riintegrimin e plotë të tij pas lirimit…. (omissis)”.Në këtë mënyrë në të gjitha ato lloj kërkesash ku parashikohet marrja e një raporti vlerësues tek Zyra Vendore e Shërbimit të Provës si p.sh neni 59/a të Kodi Penal etj. Shih vendimi nr. 493 Akti, datë 28/03/2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë , Vendimi Nr. 397 Akti, datë 28/02/2014 e Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Vendimi Nr. 314 Akti, datë 05/03/2014 e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë , Vendimi Nr. 64, datë 31/01/2014 e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. vihet re se këto palë edhe pse legjitimohen gjatë gjykimit, nuk u jepet e drejta e ankimit ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. Mendoj se thirrja e palëve të tjera të ndryshme nga ato të parashikuar si palë të domosdoshme nga neni 471 të Kodit të Proçedurës Penale e “fryn” dhe e zvarrit proçesin gjyqëor. Si palë të vetme që duhet të marrin pjesë në gjykimet e kërkesave gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit penal janë prokurori, mbrojtësi i të dënuarit ose i dënuari kur nuk ka zgjedhur mbrojtës. Këtë mbrojtie ligjore ka parashikuar vetë Kodi në kreun që rregullon gjykimet të tilla. Fakti se në disa institucione ndodhen prova të rëndësishme për proçesin dhe pa të cilat gjykata nuk mund të marrë vendim përfundimtar, jo domosdoshmërisht u jep atyre (institucioneve) atributet e subjekteve proçedurale . Proçesi gjyqësor penal i gjykimi të themelit si subjekte proçedurale njeh prokurorin që ndjek hetimet, ngre akuzën dhe paraqet kërkesën për gjykim të të pandehurit dhe të pandehurin dhe /ose mbrojtësin e tij si dhe të paditurin dhe paditësin civil. Edhe faza e ekzekutimit të këtij vendimi penal të formës së prerë duhet të këtë së paku këto subjekte proçedurale. Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe Zyra Vendore e Shërbimit të Provës nuk janë subjekte proçedurale që duhet të ftohen në të tilla gjykimesh porse janë institucione që kanë dokumente, hartojnë raporte me kërkesë të gjykatës dhe mbështesin këtë të fundit për të vlerësuar nëse sjellja e të dënuarit është e tillë që të aplikohet dënimi alternativ. Këto janë edhe institucione që ekzekutojnë dhe mbikqyrin vendimin e gjykatës më pas. Nëse do të pranohet kjo logjikë, gjykata duhet të bënte palë në gjykim edhe çdo institucion tek të cilat ndodhen prova të rëndësishme apo që japin informacion gjykatës para se të marrë vendimin përfundimtar si p.sh Arkiva e Gjykatës ku merret një dosje që i përket të dënuarit, informacioni që merret në Kryesekretari sipas nenit 477 të Kodi të Proçedurës Penale se i dënuari për gjashtëmujorin e fundit nuk ka vendim rrëzimi për kërkesë lirim me kusht, Ministria e Drejtësisë ku merren vërtetimi i gjëndjes gjyqësore nëse i dënuari është recidivist apo jo, qëndrat shëndetësore ku gjënden kartelat mjeksore të të dënuarit etj. Nëse legjislatori kërkon që në gjykim të futet një palë përtej atyre të parashikuar nga neni 471 të Kodit të Proçedurës Penale e parashikon specifikisht siç është në rastin e nenit 19 § 4 i ligjit 10494 datë 22/12/2011 “Për mbikqyrjen elektronike të personave ,të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor“ ku në rast se shkelen kushtet e Mbikqyrjes Elektronike, gjykata dëgjon në seancë prokurorin, përfaqësuesin e Shërbimit të Provës, të dënuarin dhe më pas vendos për vazhdimin e ME-se me të njëjtat kushte, zëvëndësimin, revokimin e saj sipas nenit 260 të Kodit të Proçedurës Penale ose nenit 31/10 të ligjin nr. 8331/1998 etj. III. PËRFUNDIME DHE SUGJERIME Së pari- Ashtu siç e ka interpretuar Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në një sërë vendimesh gjyqësore, afati i arsyeshëm i gjykimit të një çështje penale përfshin edhe kohën e ekzekutimit të vendimit penal. Shtetet antare vlerësohen nëse kanë shkelur nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, për një gjykim brënda një afati të arsyeshëm, nga momenti kur i pandehuri është arrestuar, ndaluar etj. dhe deri në momentin kur ekzekutohet vendimi gjyqësor në institucionet përkatëse. Më problemtiket situata paraqitet në ekzekutimin e gjobave, dënimet alternative apo dënimet plotësuese etj. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë http://www.gjykatatirana.gov.al, askes i fundit 12/06/2014.vetëm për periudhën 01/01/2014-12/06/2014 janë gjykuar rreth 117 kërkesa me objekt :”Revokimin e vendimit mbi masën e dënimit alternativ” etj. për shkak se nga ana e Shërbimit të Provës nuk është arritur të ekzektohet dënimet alternative si : punë e papaguar në interes publik, vënia në provë e të dënuarit, qëndrimi në shtëpi etj. Kjo ka ardhur jo vetëm nga mosmbajtia e kontakteve me të dënuarin, nuk i është gjetur adresa e saktë, është larguar jashtë shtetit pas dhënies së vendimit, nuk ka bërë përpjekie për tu punësuar apo të heq dorë nga alkooli etj. Në Republikën e Kosovës janë konsideruar si pengesat më kryesore në ekzekutimin e vendimeve penale 1)vonesa dhe jo-transparencë ndërmjet kohës së aktgjykimit verbal dhe atij me shkrim(nuk dihet se kur është shkruar vendimi i plotë nga gjyqtari pasi nuk shënohet data – shënim R.M), 2) adresat e pasakta të të pandehurve shpesh rezultojnë në vështirësi për të gjetur vendndodhjen të pandehurve kur aktgjykimi me të cilin është shpallur dënimi me burg apo gjobë merr formën e prerë 3) ka mungesë të trajnimit të subjekteve që janë përgjegjës për ekzekutimin e këtyre aktgjykimeve.” Organizata Për Siguri Dhe Bashkëpunim Në Evropë, Misioni Në Kosovë( 2012) “Ekzekutimi i aktgjykimeve” faqja 15, http://www.osce.org/sq/kosovo/87005?doënload=true , akses i fundit 12/06/2014 . Së dyti- Aktualisht në Shqipëri, rolin kryesor në ekzekutimin e vendimeve penale e ka prokurori ndërsa gjykata që ka dhënë vendimin ose gjykata në territorin e të cilës ndodhet Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale përkatëse, merr në shqyrtim kërkesat e prokurorit, të dënuarit etj. gjatë fazës së ekzekutimit. Shqipëria bën pjesë në 10 vënde të europës (francë, itali, lituani, luksemburg, hollandë, monako, turqi ) ku prokurori është subjekti që ekzekuton vendimet gjyqësore penale. European Commission For The Efficiency Of Justice (CEPEJ) ” Enforcement of court decisions in europe, University Nancy (France) / Swiss Institute of comparative law and discussed by the CEPEJ-GT-EVAL at their 8th meeting, faqe 28, http://www.coe.int/t/dghl/cooperation/cepej/series/etudes8execution_en.pdf, akses i fundit 12/06/2014 .. Në këtë mënyrë gjykata paraqitet me rol mbikqyrës, kontrollues, vendimarrës atëherë kur i kërkohet dhe rrallë inicion vetë (shih më sipër rolin aktiv të gjykatës) rastet e mbrojties së të drejtave të të dënuarve me burgim, të paraburgosurve, të të dëmtuarit, të paditësit civil etj. Disavantazhi i ngarkimit të prokurorit me këtë detyrë është se nuk ruhen balancat dhe konfliktet e interesave mes dy subjekteve proçedurale: prokuror- i dënuar. Prokurori shfaq rol të dyzuar atë të palës së barabartë me të pandehurin gjatë gjykimit të akuzës dhe më pas kur i pandehuri dënohet, prokurori shndërrohet në palën që vë në ekzekutim dënimin penal, mbikqyr atë dhe bën kërkesa në gjykatë gjatë fazës së ekzekutimit të dënimit. Ndryshe nga ligji shqiptar ku rolin kryesor e ka prokurori në ekzekutimin e vendimit gjyqësor (në komunikimet me Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale përkatëse për sistemimin e të dënuarit, në përcjelljen e kërkesave që paraqet në gjykatë mbi mënyrën e ekzekutimit, ruajtine e kontateve të vazhdueshme me Shërbimin e Provës për ekzekutimin e dënimeve alternative etj.) në Republikën e Kosovës është gjykata që ka rol aktiv dhe kryen veprime të drejtëpërdrejta me institucionet korrektuese, po ashtu edhe këto të fundit njoftojnë gjykatën kur nuk është paraqitur i dënuari vullnetarisht, nuk gjendet etj. Ligji Nr. 04/L-149 “Për Ekzekutimin E Sanksioneve Penale” Gazeta Zyrtare datë 28/08/201, nenet 16-18. Kryetari i gjykatës themelore gjykon kërkesat për shtyrjen e ekzekutimit, revokimin e shtyrjes së ekzekutimit etj. Po aty, nenet 23§1 Dhe 27 § 1. dhe ankimi ndaj këtij vendimi bëhet tek Kryetari i Gjykatës së Apelit Po aty neni 24§1. . Sipas Raportit të CEPEJ në 22 shtete të Europës është gjykata subjekti që ekzekuton vendimet gjyqësore penale. Në përgjithësi, këto gjyqtarë nuk janë të njëjtët me ato që kanë dhënë vendimin e formës së prerë por Këshilli i Europës inkurajon shtetet antarë që gjyqtarët të jenë të specializuar dhe të veçantë vetëm për ekzekutimin e vendimeve penale duke rritur kështu shpejtësinë dhe cilësinë e gjykimit. European Commission For The Efficiency Of Justice (CEPEJ) ” Enforcement of court decisions in europe, University Nancy (France) / Swiss Institute of comparative law and discussed by the CEPEJ-GT-EVAL at their 8th meeting, faqe 28,, http://www.coe.int/t/dghl/cooperation/cepej/series/etudes8execution_en.pdf, akses i fundit 12/06/2014. Ka vënde të tjera që kanë qasje tjetër në ekzekutimin e vendimeve penale si p.sh në pesë shtete si Armenia, Belgjika, Islanda, Moldavia dhe Suedia ekzekutimi i vendimit penal i lihet autoriteteve të burgjeve (korrosponduese me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shqipëri), në shtete të tjera si Bullgaria, Kroacia, Finlanda, Gjerogjia, Lituania, Sllovakia, Ukraina etj. Ministria e Drejtësisë ekzekuton vendimet gjyqësore penale. Në 16 vënde të tjera përfshin edhe Gjermaninë etj. u lihet institucioneve të veçanta, të pavarura nga pushteti gjyqësor, ndërsa në Irlandë është policia e shtetit, në Qipro i ekzekuton një kompani private dhe agjentët e saj nën mbikqyrjen e Ministrisë së Drejtësisë Po aty faqja 29-30.. Së treti-Sugjerohet më tepër bashkëpunim mes Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Zyrave Vendore të Shërbimit të Provës, përmbarimit gjyqësor, gjykatës dhe prokurorisë në moszvarritjen e proçeseve gjyqësore kur gjykohen kërkesat e të dënuarve apo prokurorisë në fazën e ekzekutimit të vendimit penal për shkak të mosparaqitjes pa shkak të arsyeshëm të subjekteve proçedurale, të dokumentacionit të ndodhur tek ta etj. Në këtë raste masat ndëshkuese të parashikuar në ligj ndaj këtyre institucioneve si gjobitja, do të disiplinonte palët dhe do të rriste përgjegjësinë e këtyre subjekteve të cilat kanë për detyrë të ekzekutojnë vendimet gjyqësore penale dhe jo të bëhen pengesë duke ulur në këtë mënyrë edhe besimin e qytetarëve ndaj organeve të drejtësisë. Së katërti-Të gjithë institucionet që marrin pjesë në ekzekutimet e vendimeve penale e sidomos kur veprimet e tyre janë me afat të përcaktuar në ligj duhet t’i zbatojnë ato korrektësisht duke i marrë si afate detyruese dhe jo si afate orientuese si p.sh afati 7 ditë për të gjykuar kërkesën për ndryshimin ose revokimin e dënimit alternativ, 5 ditë për të pezulluar ekzekutimin e urdhërit për punë në interes publik etj. po ashtu edhe prokuroria dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të zbatoj afatet e tyre për të nxjerrë urdhërin për të ekzekutuar vendimet penale, për të pranuar të dënuarin në Institucion etj. Së pesti- Proçedurat e ekzekutimit të vendimit penal sipas Opinionit nr.12(2010) “Mbi zbatimin e vendimeve gjyqësore”të Këshillit KOnsultativ të Gjyqtarëve Europian të Këshillit të Europës https://wcd.coe.int/VieëDoc.jsp?Ref=CCJE(2010)2&Language=lanEnglish&Ver=original&BackColorInternet=DBDCF2&BackColorIntranet=FDC864&BackColorLogged=FDC864, akses i fundit 12/06/2014 . orienton që ekzekutimi i vendimeve gjyqësore penale të mos jetë burokratik dhe me shpenzime të larta por me veprime sa më direkte të insitucioneve në zbatimin e këtyre vendimeve. Së gjashti- Mendoj se duhet të parashikohet në Kodin e Proçedurës Penale ose në ligjin nr. 8331/1998 rritje të kompetencave të gjykatës që të mbikqyr zbatimin e vendimit penal qoftë edhe kryesisht dhe të mos presë në çdo rast që të investohet nga ana e të dënuarit apo të prokurorit, të krijohen mundësi që gjyqtari i ekzekutimit të vendimeve penale të bëj vizita periodike në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale që ndodhet në territorin e gjykatës ku të dënuarit të kenë kontakte drejtpërdrejtë me gjyqtarintë shtohen mënyrë logjistike, kapacitete njerëzore për të monitoruar postën elektronike ose një numër pa pagesë (numër jeshil) për të dënuarit/ të paraburgosurit, të krijohen faqe zyrtare anonime të ankesave të të dënuarve për në Gjykatë për shkelje të të drejtave të tyre themelore gjatë kryerjes së burgimit ose gjatë paraburgimit etj. Së shtati- Të parashikohet në ligj detyrimi i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale përkatëse ose shërbimit të provës për dënimet alternative etj. për të informuar rregullisht gjyqtarit e ekzekutimit të vendimeve penale mbi mënyrën e ekzekutimit të vendimit penal, ecurisë së riintegrimit të të dënuarit sidomos atyre të mitur. Së teti- Të publikohen periodikisht nga një organ i pavarur , si p.sh nga Komitetit Shqiptar i Helsinkit, Avokati i Popullit një raport mbi efektivitetin e ekzekutimeve të vendimeve penale ose të krijohet një strategji kombëtare mes disa organeve shtetërore të përfshira në këtë lëndë si: Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë të Drejtësisë, Ministria e Brëndëshme, Avokati i Popullit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit Gjyqësor etj. të arrijnë objektiva afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë etj. Në nëntor 2010 Këshilli Gjyqësor Kombëtar në Republikëne Kosovës publikoi Strategjinë shtetërore “Për zvoglimin e të lëndëve të vjetra të grumbulluara “ ku në një memorandum të përbashkët janë parashikuar detyrat e institucioneve të përfshira dhe çdo vit hartohet një raport mbi arritjet për të zvogluar dosjet e prapambetura civile , penale etj. të pa ekzekutuara e cila ka përmisuar situatën e ekzekutimeve të vendimeve penale të vonuara. http://www.kgjk-ks.org/repository/docs/Raporti-Vjetor-Keshilli-Gjyqesor-i-Kosoves-alb_868988.pdf, akses i fundit 12/06/2014 . BIBLIOGRAFIA Kushtetuta e Republikës së shqipërisë. Kodi i Proçedurës Penale i Republikës së Shqipërisë. Ligji nr. 8331 datë 21/04/1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale ” i ndryshuar. Ligji nr. 8328 datë 16/04/1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve ” i ndryshuar. Ligji nr. 10494 datë 22/12/2011 “Për mbikqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohen lëvizja me vendim gjyqësor”. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.302 datë 25.3.2009 “Për miratimin e rregullores “Per organizimin e funksionimin e shërbimit të provës dhe për përcaktimin e standardeve e të procedurave, për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative”. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 303 datë 25/03/2009 Për miratimin e rregullores e Përgjithshme të Burgjeve “ e ndryshuar. Konventa Europiane e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Kodi i Proçedurës Penale të Republikës së Kosovës. Opinionit nr.12(2010) e Këshillit të Europës “Mbi zbatimin e vendimeve gjyqësore”të Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Europian. LINQE NDËRKOMBËTARE DHE KOMBËTARE http://www.osce.org. http://www.coe.int. http://www.gjykatatirana.gov.al . http://www.ahc.org.al. http://www.drejtesia-ks.org. http://parlamenti.al. http://ligjet.org. http:// www.kgjk-ks.org. PAGE \* MERGEFORMAT 1