Në një kohë kur sot GJKKO pret që ta marrë sot në pyetje në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat.

Berisha ka deklaruar se shpifjet, trillimet dhe falsitetet nuk mund ta detyrojnë atë kurrë të tërhiqet, duke iu referuar akuzave të drejtësisë ndaj tij për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Ish-kryeministri u shpreh i prerë se nëse një familjar i tiji ka përfituar nga ligjet e miratuara asokohe, atëherë ai merr përgjegjësi të plotë.

“E kam thënë dhe e them, kur nja fakt i vetëm të paraqitet, unë marr çdo vendim, por të garantoj se me falsitetet, trillime, shpifje, kurrë nuk mund të ketë gjë që të detyrojë të tërhiqet Sali Berisha.

Qindra mijëra shqiptarë kanë përfituar nga ato reforma dhe jam krenar për to sepse transformova çështjen e pronësisë. Nëse një familjar i imi ka përfituar një metër katror në kundërshtim me ligjin, atëherë unë jam përgjegjës”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb