Arianit Koci: Arben Vitinë e çmontoj në Gjykatë

Aktuale

Arianit Koci: Arben Vitinë e çmontoj në Gjykatë

Nga: N.Sh Më: 17 prill 2021 Në ora: 14:31
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas hetimit që ka filluar të bën Prokuroria për “zbulimin e konfidencialitetiet” të dokumente, që u publikuan në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pizer të vaksinave kundër Covidit.

Koci përmes një postimi në Facebook thotë se, Kosova ka nevojë të madhe për vaksina, ndërsa sipas tij, Pizeri i shet ato me kushtet që i përcakton vet, duke e përfshirë konfidencialitetin.

Koci shton se puna e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitisë është që t’i siguroj ato dhe të ruaj konfidencialitetin.

Ndërsa shton se puna e medieve është që të shkruaj për interesin e publikut.

Koci tergon se minsitri Vitia ka bërë gabim që po merret me media, por nëse mendon që ka elemente të shpifjes është dashur të ngris padi, duke shtuar se do ta ‘çmontonte’ në gjykatë.

Postimi i plotë:

Kontrata me Pizerin

Faktet notore:

1.

Kemi nevojë të madhe për vaksina - tash dhe menjëherë;

2.

Pizeri i shet vaksinat vetëm me kushtet që i përcakton vet - duke e përfshirë konfidencialitetin e kontratës;

3.

Pizeri ka ku i shet vaksinat - madje edhe me çmim më të mirë, nëse nuk i blejmë ne;

4.

Puna e ministrit Vitia është ti sigurojë vaksinat, dhe ta ruaj konfidencialitetin e kontratës - me çdo kusht;

5.

Puna e mediave ështe që aty ku mundet, dhe ku e vlerëson sipas parimeve dhe etikës profesionale të gazetarisë, të mbledhë informatat dhe të shkruaj për çështjet që janë me interes publik.

Gabimi i vetëm i ministrit Vitia është që merret me media. Kjo është e papranueshme. Nëse mendon sa ka elemente të shpifjes, i njëjti ka mundur që ta ngris padinë për shpifje.

Por këtë nuk ia rekomandoj. Si njëri prej avokatëve të Insajderit - “e çmontoj” në gjykatë... ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat