Lum i forti e mjerë i ligështi

Opinione

Lum i forti e mjerë i ligështi

Nga: Prof. Asoc. Dr. Nijazi Halili Më: 21 korrik 2020 Në ora: 15:02
Prof. Asoc. Dr. Nijazi Halili

Ndërkohë që sfidat që e presin vendin janë tepër të mëdha. Disa prej këtyre sfidave ju ka kujtuar autoriteteve kosovare edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova, në një editorial të saj për fundvit. E sfida më e madhe nga perspektiva ndërkombëtare është dialogu me Serbinë dhe normalizimi i raporteve mes këtyre vendeve.

"Vazhdimi i dialogut me Serbinë është në interes të Kosovës. Sa më shpejtë të ndodhë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, aq më shpejtë Kosova do të jetë në gjendje të ecë përpara në të gjitha drejtimet”, shkruan Apostolova.

Ajo kishte kërkuar po ashtu që sa më shpejtë të formohet qeveria e Kosovës në mënyrë që t'i bindë vendet anëtare ta marrin vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Sa i përket liberalizimit të vizave, një vendim vendimtar tash duhet të merret nga shtetet e Bashkimit Evropian, sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara. Shpresoj që autoritet kosovare të punojnë ngushtë dhe t'i bindin vendet e BE-së që tash është koha që Kosovës t'i liberalizohen vizat, shkruan Natalya Apostolova.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është premtuar disa herë nga udhëheqësit politik kosovar. Kjo akoma nuk ka ndodhur, por sipas deputetit nga Bundestagu gjerman Peter Bayer që ishte ditë më parë për vizitë në Kosovë, mund të ndodhë gjatë vitit 2020 ndonëse ai nuk preferon të japë data sikurse klasa politike kosovare.

Çështja e liberalizimit të vizave është premtuar shumë herë, por një gjë e tillë akoma nuk po ndodhë, ndoshta për kosovarët po kërkohen kriter të veçanta shtesë, në vend që të epet liberalizimi i vizave, neve  po na kurdisën pengesa e barrikada të reja, duke ngritur aktakuza  e kundërakuza ndaj çlirimtarëve të UÇK-së, të cilët luftuan për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Andaj, si mund të njolloset një popull që luftën e ka bërë për të mbrojtur pragun e shtëpisë, ne nuk ishim agresori,  agresori ishte Serbia andaj, në ketë rast shtrohet pyetja ndaj kujt duhet ngritur aktakuzë ndaj mbrojtësit të pragut të shtëpisë  apo ndaj agresorit i cili bërë gjenocid mbi popullatën e pafajshme e duar thatë.   Turp për të gjithë ata që mendojnë  e qesin gurë mbi çlirimtarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 

Sinqerisht e vërtetë  qenka një thënie që shumë shpesh e kam dëgjuar nga etërit tanë, të cilët thoshin lumë i forti e mjerë i ligështi.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat