28 Prill 2024

Filloj mbjellja e drunjve nëpër qytet

Mitrovicë, 6 maj - Drejtoria e Ambientit, ka filluar sot implementimin e projektit për mbjelljen e drunjve nëpër qytet, me qëllim të zgjerimit të hapësirave të gjelbëruara.

Mbjellja e drunjve të blirit ka nis me oborrin e shkollës fillore në Shipol, ku do të mbjellën 50 sosh, ndërkaq më pas do të vazhdohet edhe me oborret e  institucioneve të tjera shkollore, si dhe sipërfaqet tjera në qytet.

Krahas drunjve, drejtoria në fjalë ka lëshuar edhe urdhëresë për secilin institucion që pranon mbjelljen e drunjve, përmes së cilës urdhërohen institucionet në fjalë të marrin edhe përgjegjësin për mbikëqyrje.

Drejtori i ambientit, Enver Uka, tha se në kuadër të projektit është parapa të mbjellën 1 500 drunj të blirit, që besohet se do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit.

Drejtoresha e shkollës, Naxhije Kurti, ka mirëprit mbjelljen e tyre duke qenë e bindur se përveç zbukurimit të ambientit të shkollës do të ketë edhe filtrim të ajrit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)