You are on page 1of 976

Xhevdet Bytyçi

PËRMBLEDHJE
1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË
MUZIKËS POPULLORE DHE
ARGËTUESE

Gjakovë, gusht 2006

1
BOTIMI I PËRMBLEDHJES ËSHTË MUNDËSUAR NGA
MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE TË
KOSOVËS

Autor i Përmbledhjes : Xhevdet BYTYÇI

Redaktor : Hasan ARLLATI

Kopertina : Art KUPA

Realizimi kompjuterik : Fitim I. HALILI

Përgatitur për shtyp dhe shtypur në SHTYPSHKRONJËN


“L I T O G R A F I A” në Gjakovë

2
Në vend të parathënies, dy fjalë të autorit

Botimi i kësaj përmbledhjeje me tekste të këngëve të muzikës


popullore dhe argëtuese shqipe është kurorëzim i një pune shumëvjeçare
të bërë me përkushtim e dashuri të veçantë dhe paraqet një kontribut
modest për kulturën shqiptare, posaçërisht në fushën e muzikës dhe
ruajtjen e trashëgimisë dhe krijimtarisë popullore.
Pasioni për mbledhjen e teksteve të këngëve te unë ka lindur
shumë vite më parë. Duke qenë nga Gjakova dhe i rritur në një mjedis dhe
shoqëri ku është kultivuar muzika e mirëfilltë shqipe, në veçanti kënga
qytetare (një vëlla imi është njohës i mirë i muzikës dhe një kohë të gjatë
merret me këngën), çështja e mbledhjes së teksteve të këngëve më është
bërë pasion që në vitet e shtatëdhjeta dhe me intensitet të ndryshëm, sipas
periudhave të caktuara kohore, dhe ka vazhduar deri në ditët e sotme.
Këto tekste janë mbledhur në formë dorëshkrimi dhe janë rreth 3.000 faqe
të shkruara me tekste të këngëve të ndryshme shqipe. Tekstet, kryesisht,
janë nxjerrë përmes dëgjimit të këngëve. Kjo mënyrë e shënimit të teksteve
të këngëve mbase është e vështirë dhe për këtë arsye tekstet jo gjithherë
mund të jenë të plota dhe të sakta. Vitet e fundit më shumë jam marrë me
plotësimin, sistemimin dhe përzgjedhjen e këtyre teksteve nga
dorëshkrimet. Për plotësimin dhe korrigjimin e tyre është konsultuar edhe
një numër i caktuar përmbledhjesh të këngëve të botuara nga autorë të
ndryshëm. Kjo më shumë vlen për këngën shkodrane, siç janë botimet:
“Këngë popullore shkodrane” nga Agim Velaj, “25o këngë qytetare
shkodrane”, transkriptuar dhe harmonizuar nga Tonin Zadeja dhe Tonin
Daija dhe “Këngë popullore shkodrane” nga Kasem Taipi, botuar në vitin
1998 dhe në një masë më të vogël për këngët e Shqipërisë së Mesme, ku
do përmendur përmbledhja e këngëve të Isuf Myzyrit nga autorët Sulë
Dreshaj dhe Alfons Balliçi, botuar në vitin 1996 dhe Këngë popullore të
Shqipërisë së Mesme nga autori Hysen Filja botuar në vitin 1991. Për
plotësimin dhe korrigjimin e këngëve gjakovare kryesisht janë shfrytëzuar
disa përmbledhje nga Qamili i Vogël të botuara duke filluar nga viti 1961.
Pas plotësimit dhe sistemimit rezulton se janë rreth 1.700 tekste
këngësh. Do të ishte mirë që këto të botohen të gjitha. Por duke pasur
parasysh qëllimin që në një vëllim të vetëm të mblidhet numër sa më i
madh këngëve, është bërë një përcaktim që në këtë përmbledhje të
botohen tekstet e 1.200 këngëve të muzikës popullore dhe argëtuese
shqipe. Është e kuptueshme që pjesa dërrmuese e tyre janë të muzikës
popullore - 850 këngë, kurse 350 janë të muzikës së lehtë dhe argëtuese.

3
Pjesa dërrmuese e këngëve popullore, rreth 80 % janë tekste të
këngëve të vjetra. Të tjerat janë kompozime të reja dhe janë përfshirë në
këtë përmbledhje për shkak të popullaritetit që kanë pasur dhe kanë këto
këngë. Një gjë e tillë vlen edhe për tekstet e këngëve të muzikës së lehtë
dhe argëtuese, për aq sa mund të thuhet se është e vjetër kjo lloj muzike te
ne. Janë bërë përpjekje që në këtë numër të përfshihen tekste me këngë
nga të gjitha trevat shqiptare dhe sado që ky ishte edhe synim imi, vërehet
ndikimi më i madh i këngëve të disa trevave të caktuara. Ndoshta kjo
rrjedh edhe për shkak të kontaktit më të madh me muzikën e këtyre
trevave. Kështu, tek këngët popullore dallohet ndikimi i këngëve
gjakovare, këngë më të cilat edhe jam rritur, pastaj këngët e Shqipërisë së
Mesme, këngëve shkodrane e kështu me radhë.
Tek tekstet e këngëve të muzikës së lehtë dhe argëtuese më shumë
vërehet ndikimi i këngëve korçare dhe kompozimeve të ndryshme të
muzikës argëtuese.
Janë bërë përpjekje që këngëve t’iu gjinden dhe shënohen edhe
autorët e tekstit. Për një numër të konsiderueshëm të këngëve autorësia
është e ditur. Mirëpo, për një numër të konsiderueshëm të tyre,
posaçërisht te këngët popullore, duke u kënduar brez pas brezi, edhe janë
transformuar dhe iu është humbur autorësia. Për këto arsye është
përcaktuar që teksteve të këngëve (edhe e atyre që u dihet autorësia) të
mos u shënohet autori i tekstit.
Një angazhim i rëndësishëm është bërë edhe në sistemimin dhe
renditjen e teksteve të këngëve popullore sipas trevave nga ku e kanë
burimin dhe ku janë kënduar e kultivuar më tepër. Ndarja e prerë e
teksteve të këngëve sipas kriterit të trevave prej nga e kanë burimin, në
veçanti te një numër i këngëve të vjetra popullore është një punë mjaft e
vështirë. Arsyet e këtyre vështirësive janë të ndryshme. Po përmendi disa.
Është e ditur se shumë këngë janë krijuar, ta zëmë, në Shkodër apo Berat
dhe me kalimin e kohës janë shtrirë edhe në trevat tjera, ku kanë lëshuar
rrënjë të reja, duke fituar një lloj autoktonie të veçantë. Kjo ka të bëjë me
këngët e vjetra, të cilat janë përvetësuar nga njerëzit e një treve të caktuar,
kanë krijuar nuanca të dallueshme si në tekst ashtu edhe në vijën
melodike, janë kënduar për më shumë se një shekull në një formë pak a
shumë të re, prandaj i kemi renditur aty ku janë. Një numër i këngëve që
e kanë burimin në një trevë të caktuar më shumë janë kultivuar dhe
kënduar në një trevë tjetër, dhe do të ishte vështirë, mbase edhe e padrejtë,
që këto këngë të mos i atribuohen trevës ku edhe janë kultivuar dhe
kënduar më shumë. Në këtë aspekt duhet kuptuar edhe radhitjen e
teksteve të këngëve sipas trevave që i është bërë në përmbledhje, gjithnjë
duke mos pretenduar që kjo radhitje të jetë e plotë.
Një numër i caktuar i këngëve këndohen në dy apo më shumë
versione, duke pasur dallime edhe në përmbajtjen e tekstit. Në raste të

4
tilla, në këtë përmbledhje janë përfshirë që të dyja versionet. Po ashtu, një
numër i caktuar i këngëve popullore me përmbajtje të ndryshme të
teksteve kanë të njëjtin emërtim, dhe kjo është shënuar, për t’u dalluar,
me numër pas titullit të këngës.
Te emërtimi i këngëve, respektivisht titulli i këngëve ka pasur
vështirësi të theksuara. Pjesa më e madhe e titujve të këngëve të cilat
mund të gjinden të shkruara në ndonjë botim, emërtimin e kanë të saktë.
Ndoshta kjo, në raste të rralla e të veçanta, nuk mund të thuhet edhe për
emërtimet e këngëve të cilat nuk ka pasur mundësi të gjendën të shkruara.
Në këto raste, si emërtim i këngës është marrë vargu i parë i tekstit.
Meqenëse te një numër i konsiderueshëm i këngëve popullore
përdoren terma nga persishtja e vjetër, turqizma, etj, është bërë përpjekje
në fund të tekstit të secilës këngë ku përdoren këto terma, të jepen
shpjegime për domethënien e tyre. Përveç kësaj, shpjegimi i fjalëve të
përdorura në tekstin e këngëve është dhënë edhe në fund të përmbledhjes.
Ndihmesë të rëndësishme në këtë drejtim ka ofruar redaktuesi i tekstit të
këngëve, z. Hasan Arllati.
Jam i bindur që secili dashamir i muzikës sonë, ngado që të jetë dhe
kudo që të jetojë, në këtë përmbledhje do të gjejë diç që do t’i pëlqejë, diç
që do ta kënaqë dhe do t’i flejë në shpirt.
Vlera e përmbledhjes së teksteve të këngëve shqipe të muzikës
popullore dhe argëtuese do të jetë shumë më e madhe kur do të bëhet
NOTIZIMI i tyre. Nga autori i përmbledhjes janë bërë përpjekje dhe janë
hulumtuar mundësitë e notizimit të këtyre teksteve, por në këtë angazhim
kanë dalë vështirësi të ndryshme. Notizimi i teksteve të këngëve është një
punë më se e vështirë dhe do të bëhet vetëm nga profesionistë të mirëfilltë
të muzikës, të cilët edhe kanë dijeni për këngët sipas këtyre teksteve,
përkatësisht të cilët i dinë këngët dhe ky kuadër profesionistësh
fatmirësisht Gjakovës e Kosovës nuk i mungon. Duke marrë parasysh
vjetërsinë e këngëve, trevat e ndryshme shqiptare prej nga e kanë burimin,
etj, nuk mund të pretendohet se mund të bëhet notizimi i të gjitha teksteve
të këngëve, anipse për pjesën dërrmuese të tyre kjo është e realizueshme.
Vështirësia më e madhe në këtë punë është fakti se notizimi i teksteve të
këngëve nga kjo përmbledhje do të rriste koston e botimit për më shumë
se katër herë. Mbase kjo punë do të realizohet në rastin tjetër.
Me rastin e përcaktimit për botimin e kësaj përmbledhjeje, kam
pasur dëshirë që kjo punë në një mënyrë t’i atribuohet Gjakovës. Kjo për
një arsye shumë të thjeshtë ngase Gjakova zen një vend të rëndësishëm në
përgjithësi në kulturën shqiptare, në veçanti në lëmin e muzikës, pastaj
edhe për faktin se përmbledhja është botuar në Gjakovë, dhe se autori i
kësaj Përmbledhjeje është gjakovar. Kjo është edhe arsyeja pse në ballinën
e përmbledhjes është vendosur pamja e qytetit të vjetër të Gjakovës.

5
Krejt në fund, duhet vlerësuar se e gjithë puna në Përmbledhjen e
teksteve të këngëve të muzikës popullore dhe argëtuese shqipe do të
kishte mbetur e pa kurorëzuar dhe përmbledhja nuk do ta kishte parë
dritën e botimit pa kontributin dhe ndihmën konkrete, kryekëput të
Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.

Xhevdet Bytyçi

6
BETIMI MBI FLAMUR

Rreth flamurit të përbashkuar


Me një dëshir’ e një qëllim,
Të gjith’ atij duk’ iu betuar
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ay largohet


Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet
Po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t’i mbajmë


Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
Të drejtat tona ne t’i ndajmë:
Këtu armiqtë s’kan vënt

Se Zoti vetë e than me gojë


Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rroj;
Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë,


Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërinë atdhen’ e shtrenjtë,
Për nder’ dhe lavdimn’ e tu.

Trim, burrë quhet dhe nderohet


Atdheut kush iu bë therror.
Për jetë ay do të kujtohet
Mbi dhet, mbi dhet si një shenjtor!

Asdreni 1907

7
8
KËNGË POPULLORE

I. Gjakovare

II. Të Shqipërisë së Mesme

III. Shkodrane

IV. Trimërie

V. Të Shqipërisë së Jugut

VI. Të Shqipërisë së Veriut

VII. Kosovare

VIII. Kompozime të ndryshme popullore

IX. Dasmash

9
10
I. KËNGË GJAKOVARE

11
12
01. Këngë për Gjakovën
(Avni Mula)

Lulzoi fusha, lulzoi mali


Bukuri ka ra n’sevda.
Moj Gjakovë, sa m’ka marrë malli!
Nji këtë kangë du’ me t’a knu-e.

Shpresat ka mote
Kanë marrë arratinë.
Sa ditë kanë mbetur
Të hapura? - Nuk di.

Malli për ty
Më vranë në shpirt.
Kangët e ambla
Plot melodi.

Ref.:
Vitet kalojnë
Dhe s’kthehen ma
Buz’qeshja m’lindë
Me mall plot.
Ka hapur zemrat
Dhe fole një shprese
Larg nga Çabrati
Gjakovën përshëndet.

Tani unë erdha


Se malli m’kish marrë.
Dy fjalë me juve
Unë do t’kuvendoj.
Nëpër rrugë, nëpër kalldrema
Këngët e zemrës kurr mos t’harroj.

13
02. Do t’ja marr nji ashikishte

O, do t’ja marr nji ashikishte


Se k’to kangë shpirti m’i don-e.
I: I knon zemra e beqarit
Zemra e djalit, of ai! :I

I knon zemra e beqarit


Qi po digjet si flakë zjarri

O kangë të vjetra, kangë plot zjarre


Që të djegin për së gjallë
Djegin, pjekin porsi qiri
Kurr mos ju tret’t nuri, of ai!

O kangë të vjetra gjakovare


O janë të buk’ra dhe krenare
Brez pas brezi do t’i knojmë-e
Kurr për jetë s’do t’i harrojmë, of ai!

______________________________
nuri =bukuri, hije e bukur, dritë

14
03. Po t’përbej pashë Perëndinë

I: Po t’përbej pashë Perëndinë


Ty që m’je si molla n’rrem. :I
I: T’a kam njoftë moj bukurinë
Qysh se t’ka lidhë nana n’djep. :I

Sytë e mi qajnë e s’pushojnë


Porsi çeshme, sikur kru’.
Sa do kohë që do t’kalojnë
Ahti im ka me t’mundu’!

Tuj u rritë kapak përditë


Bukuria tuj t’u shtu’
Kah na erdh gjithë kjo dashni
Nisa kangën me t’a k’ndu’.

Kanga jote ka me t’metë


Gjithë dynjaja ka me t’a k’ndu’
A s’mendon se ki me dekë?
Për atë dhe ki për m’u shtru!

15
04. Dashuni nji herë më gëzove

Dashuni nji herë më gëzove


Herë në vaj, herë n’përmallim.
I: Asnjiher prej mundimeve t’shkreta
Trupi im nuk pat pushim. :I

Bri gjergjefit kur unë t’rrisha


Me ty vashë tuj bisedu’,
Bukurinë moj kur ta shifsha
Nuk m’u bante me u largu’.

Mos mendo se kam me vdekë


Do t’ushqehem me maraz.
Shum k’si zoresh kam me hjekë
Der t’vjen dita që t’pëlcas.

Ref.:
O ku t’ka lala moj hyri-e?
Hajde ja ka lala-e!
I: Hajde ja ke lala-e
Del lala përpara-e. :I

O ku t’ka lala shtat selvie?


Hajde ja ke lala-e!
Hajde ja ke lala-e
Del lala përpara-e.

16
05. Shikjo vehten, dima hallin

O shikjo vehten djalë, dima hallin


Me t’u anku’ s’po guxoj-e.
I: Ma lshon shpatën për o mi ball-e
Boll’ o i mjeri, vlla, shum-o durova. :I

O tuf’t e shallit djalë ç’mi ke lshu-e


Hije t’paska, djalë, ty shamia.
Po vjen çuni me buz-o tuj kesh-e
Kesh’ o i dekun m’u duk o se u ngjalla.

O hajde t’shkojmë, o djalë, tu kadia!


Që t’na dajin kadia fetfanë-e.
Ty o të zofshin nam’t e mia
Sebep t’u bo djal o sevdaja.
________________________________
kadi = gjyqtar në kohën e Turqisë
fetfa = gjykim, sqarim, rrugëzgjidhje
sebep = shkak

06. A t’kam thanë moj pupulake

I: A t’kam thanë moj pupulake


Eja t’vijsh ke lala. :I
I: Faqja jote rrumbullake
Gushën pala-pala. :I

Me harru’ dashninë e vjetër


Nuk asht gja e kotë.
Për mas teje nuk du’ tjetër
Askërkend n’këtë botë.

Të kam dashtë edhe të due


Të don zemra ime.
Edhe ti m’ke dashtë mu’
M’ke lanë shumë kujtime.
_______________________________________
pupulak = që ka trup të shëndoshë, të ngjeshur, topolak

17
07. Lulja prej lules ban ferk

Lulja prej lules ban ferk,


Njanën prej jush do ta du’.
I: Ka shumë kohë që m’ke ndejt larg
Të lutem me m’u afru’! :I

Ty të vraftë moj Perëndia


Paske pasë besën me rrenë.
Fjala jote dhe dashnia
Hiç kurgja nuk paskan qenë.
_________________________________
ferk = dallim

08. Nëpër kafez more bylbyl

O nëpër kafez o more bylbyl


Ka me t’ra bukuria- ai.
O i vogël koke xhevahir
Qysh o m’i more mend’t e mia, ai.

O kur m’u zdirgjshe prej mejtepit


Krah për krah o tuj sallanitë
O m’at dallamën jeshil vesh-e
Hije po t’ka buza kur m’keshë-e, ai

O fajin q’i t’a kam bo vetë


Që o t’kam zan-un për dylber-e ,ai
T’u gjykofshin për at jetë!
O qysh ma ban o beharin zeher- ai!
________________________
mejtep = shkollë filore

18
09. Me pak bejte moj du’ me t’thanë

Me pak bejte, moj, du’ me t’thanë


Se njikshtu du’ me fillue.
I: O prej marakut moj që m’ka zanë
M’dridhet moj zemra tuj t’shikjue. :I

T’i kalojmë malet tuj kja,


Emrin tand moj tuj t’a thirrë.
O zani yt po shkon për hava
N’zemrën time m’a’ ba birë.

Bishtalecat moj, zylyf arit


Gjanë për shpine m’i ke l’shue.
Oh, me ja plasë zemrën beqarit
Për së gjalli m’ke vorrue.

Vonë t’a njofta moj zemrën tande


M’paske dashtë me politikë.
O kur m’i çon do letra t’ftofta
O anë o për anë m’a ngulë ka i thikë.

Dru’jmu pak moj namve t’mija!


Se t’birojnë, moj, anë për anë
O s’dhimet vehtja, s’t’dhimna unë
Që po m’dan prej t’zezës nanë?

_____________________________________
bejte = vjershë e thurur nga poetë popullorë

19
10. Zot o i madh

Zot-o i madh keq mos e ban!


O sa t’jem’ gjallë në kët jet-e, ai.

O fort e dojshin dervishhontë


O Alisë i kanë zonë besë, ai.

O Alia ashtë nji asllan


O si t’len dielli, tek praron, ai.

O, ai që don me e njoftë Alinë


O, mbi ballë i shkuen more Zylfiqar-e, ai.

O, me Dyldyl, o me Zylfiqar-e
O n’fushë t’mejdonit o kur janë dalë ai.

O, n’fushë t’mejdonit o kur janë dalë


O, paska pre o divin Mervon-e, ai.

O, ai burri zemrën s’e trembi


O, kur gjëmojshin o jezidija, ai.

O, hizjetin që e hoq Hyseni


O në dynja se hoq rob njeri, ai!

___________________________
* Dydldyl – kali i Imam Aliut r.a.
* Zylfiqar – shpata me dy tehe, shpatë e Imam Aliut r.a.

20
11. Të shtunën mas iqinije

Të shtunën mas iqinije


Në Misir u nis nizaja.
O le t’a ndinë more Mehmet Alia
Se u rrethu-e Rexhep Aga.

E more Rexhep Aga fjalë na çon:


- Kësaj pune si t’ja bojmë?
O se me bo me hi në gjaqe
Misiri s’mun’ na pajton!

E trim i mirë o Haxhi Bajrami


Sa me t’shpejtë m’a zu xhaminë.
E rreh topi, e rreh havani
Ispatë e bojn-e trimënin.

Ali Qirezi shkon n’mejtep.


Shkon n’mejtep e kjan si grue:
- Mos qëllofsha ku ndizet baruti!
Dyfeku s’ish konë o për mu-e!

Disa toskë e disa gegë


Shkojnë e mbyllen në nji bullat:
- Kush don me imon me dekë
Le t’luftojë me turkoshak!

Turkoshak, bre kopilhone


Hajde t’dalim n’fushë t’mejdanit!
E të rrokem jakë për jake
Ta shikojmë shoqi-shojnë!

21
12. Zamaku i bardhë kur lul’zon

Zamaku i bardhë kur lul’zon-e,


O hajde more shokë!
Me erë e mbushë dynjanë, e ai.

Goca kur nuk bisedon-e


O hajde more shokë!
Ma tepër ma shton sevdanë, e ai.

Kur u ngrita në mesnatë


O hajde more shokë!
Sa mirë këndon bylbyli, ai.

Prej sevdasë keq piskata


O hajde more shokë!
Veç për gonxhen, drandofillen, ai.

13. Dal e dal po na vjen behari

Dal e dal po na vjen behari


Lum kush asht ashik!
O me lule na u mbushke djali
Me kumash jeshil.

O me tanuz, fesin në ballë


Po m’gjezdis nëpër Pazar.
O açik m’i ke sy e vetlla
Aman more djalë!

Zenel Aga mor shka’ t’kam bo


Që m’ke marr mëni?
O me vuxhud o jam ograshtisë
Ai po m’hjek zingi.

E me vuxhud o bre je i vogël


Kërkush hallin s’ma din.
Për Zotin o që asht rrahim
Ashki yt më dogj!
________________________________________
kumash =lloj veshje e sipërme
vugjud = shtat, forcë
rrahim = mëshirues

22
14. Krisen topat n’atë zabel

Krisën topat n’atë zabel:


- Thu’j Mahmutit a s’po del?

O thuej Mahmutit, more, ndaç me dal-e


Se dovleti ty t’ka fal-e!

- O me m’pas falë davleti mue


Me asqer o s’më kish rrethue.

O me asqer o s’më kish rrethue


Veç me i djal o më ka ngushtue.

O veç me i djal besa vet i tretë


Kulla ime more lufton vet.

O lufton vet more deri n’aksham


Kajmekamit o t’ja lamë nji nom.

Kajmekamit t’ja lam nji nom


Le t’a ndijn pasha n’Stamboll!

Le t’a ndijn o pasha n’Stamboll


Le t’a ndijn o krajli n’nizom!

Le t’a ndijn krajli e kralica


Po lufton Mahmut Dac Galica.

- O Mahmut, o djali jam


Merr shishonen, biro, vraji me ran’!

Merr shishonen, bir-o, vraj me ran’


E t’mi zgjedhish burrat bang e bang!

E t’mi zgjedhish burrat bang e bang


T’ju bojmë vorret bir-o në Saraj!
_________________________________
davlet (dovlet) = shtet, pushtet

23
15. Mblidhen lulet në nji dovlet

Mblidhen lulet në nji dovlet


Çu’n e thrrasin drandofillin:
- Hajde kemi o myshavere
Me pajtu’ me bylbylin, aman, aman!
Me pajtu’ me bylbylin.

O bylbylit n’a i vajt haberi


Ai u tret-o për hava.
- Si s’kam fat o unë i mjeri
Me m’u ndigju’ qekjo rixha, aman, aman!
Me m’u ndigju’ qekjo rixha.

Për rixha nuk kesh ilaik


N’a erdh vakti i zemanit
Dynjaja na u mush mynafik
Se me gojë s’po m’flet sulltani, aman, aman
Se me gojë s’po m’flet sulltani.

Du’l nji sure prej musafit:


- A dihet kur asht’ hana e re?
Për pa i m’su tridhetedy harfe
Nuk bohet bajram kurr për ne, aman, aman
Nuk bohet bajram kurr për ne.
_________________________________
mynafik = njeri i dobët, dyfytyrësh, ngatërrestar, spiun

24
16. Me vetllat si kalemi

Me vetllat si o kalemi
Mbi ball të ndritë bukuria
O i lamun ishe n’ujë t’Abu Zemzemit
Hej, ja hej!

O i lamun ishe zbukurue


Ja hej, hej, hej!

Po t’lutna, shpirt-o, po t’lutna


Kur shof me sy këputna.
O fort po t’lutna, po t’boj rixha
Hej, ja hej!

Me m’i lyp sytë hatri se m’met


Ja hej, hej ,hej!

Lotët për faqe kur po m’shkojnë


Si malet që s’kan di’lli
O hajde, Allah, jepna selametin
Hej, ja hej!
O mos t’na munon Azraili
Hej, ja hej!
_______________________________
zemzemi = ujë i bekuar në Qabe
Azraili = engjëll që merr shpirtin

25
17. Hala s’të ra ndër mend

I: Hala s’të ra ndër mend


Dashninë moj që kem pasë. :I
I: T’kërkova gemb mbi gemb
Shumë hoqa për me t’pa! :I

O i lumi un-o për ty,


Ore zambaku i bardhë!
I: Sa fort më ke pëlqy’
Si ma mirë lulja në rrem. :!

Ref.:
I: Oj vjollcë me pika
Je për dashni.
Se n’zemër u fika
N’kujtim po rri. :I

Kur t’bojsh me u mërzitë


Moj zemër moj e ngratë.
Për vajzën pa u rritë
Ashiku kjanë ditë e natë.

Dashnia m’ka molisë


Kund malli yt o s’po m’len.
Pse je moj tuj m’braktisë?
Vendi s’po m’zihet vend!

Ref.:
Oj vjollcë me pika
Je për dashni’.
Se zemër u fika
N’kujtim po rri.

26
18. Kangë për Dah Polloshkën*

O me tre vet luftën e nisi


More si me kon’ o Misirlija
Abdullah aga, Karamoni,
Zanin ia njeu more Rumelia.

O thot nizami: - Me i lanë armët!


- More unë i mjeri qysh do të rrnoj-e?
Oxhakut le t’mi shkojë zani
Për nji shpirt vehten se marroj-e!

O more at more janet-e


More qysh se bone nji grim gajret-e.
Mos t’ish konë qaj llagom o i shkretë
Pat me dalë Daha n’selamet-e.

O Dah Polloshka kur ka vdekë


More për to kajshin sheher e Rekë.
Vorri i Dahës na u m’loft o me nur
Sa me gajret na i erdh deka!
______________________________________
- *ngjarja u zhvillua më 1845
- karaman = trim, guximtar
- Rumelia = pjesa turke e Evropës
- gajret =durim, guxim, zemër
- selamet = shpëtim nga një gjendje e vështirë
- sheher =qytet
- Misirlia = Mehmet Pashë Misiri, shqiptar, themelues i
dinastisë mbretërore në Egjipt

27
19. Pasha sytë e mi që i kam në ballë

Pasha sytë e mi -e
I: Që i kam në ballë. :I
I: Jam tuj vu’jt gjithnji-e
Deri sa t’jam gjallë. :I

Dal e rri te dera


Me hjekë pak mërzi.
Jam jetime e shkreta
Hallin kush s’ma di.

Këndo kumri e mjera


Pse rri në vetmi?
Këndo se erdh pranvera
Në kafaz s’je n’dry’.

Zanin kur ta ndjeva


Më bajshe gu-gu.
Qysh na kaloj jeta
Vajz-o pa u martu’.

28
20. Për herë t’parë kur t’pashë moj Dije

Për herë t’parë kur t’pashë moj Dije


I: Sa kishe lulu’. :I
I: Sytë e tu moj bukurije
M’banë me t’dashunu’. :I

Ti n’ferexhe ishe mbyll-e


Moj e bukura vashë.
Ballit tand si hanë me yll-e
Mashallah i thashë.

Si m’diq nana njerka m’erdhi


Vu’jtjet kurr s’mu ndanë.
Nisa gjak për goje t’derdhi
Jetë për mu’ nuk ka!

Kërkush hallin mu’ të mjerit


Nuk don me ma dijtë.
Veç nji Shpend i im i zemrës
E n’gjofsha për ditë!

Shpendi yt jam unë, moj Dije


Hatrin pse s’ma ki?
Mish e shpirt jam përmbas teje
Po vij gjithë tuj shkri.

29
21. Vetlla jote more djalë

Vetlla jote more djalë


More bash si harku me shigjetë
E djem’t e bukur do t’i dojmë
E oh medet
Deri sa të vajmë n’atë jetë.

More kush ta kepi dallamanë


More m’ato du’rzitë si o biluri?
Oh fol Adem t’u shtoftë nuri, oh medet!
O mi vorr tond t’u djegsha nuri!

More n’a po gzohem na vjen o Bajrami


More piqem Zot në Adem Begun!
E koka kon’ qesi jarani, o medet!
O mirë po i bje o karadyzenit.
____________________________
dallamë – lloj veshje
karadyzeni – përkryerje, harmoni

22. M’agoi dita

I: M’agoi dita n’breg t’nji prroni


Ka nisë dielli me rrezu’ :I
I: Eni shokë e ju m’shiqoni
Delet fushës tuj blegru’ :I

N’gjoj bylbylat n’kupë të qiellit


Kah këndojshin si përherë.
Dhe bariu me kang’t e fyellit
Ia thot mirë se vjen pranverë.

M’çeli drita n’breg t’njaj prroni


A po m’shihni ju bari?
Merrni fy’llat ju m’kujtoni!
Nji shok t’jujin sevdali.

Sytë e mij prej lotsh s’po m’teren


Halli im m’ka mujtë përherë
Me kangë t’mia çeli derën
E prej trupit derdhi vner.

30
23. Kur të pashë moj lulja e bardhë

I: Kur të pashë moj lulja e bardhë


Lulja e bardhë plot me erë :I
I: Në më dash’ moj sa t’kam dashtë
Nuk më len vetëm n’pranverë. :I

Ref.:
Hajde moj unë o të du’
Besa moj shum o të du’
Dogje vehten, më fike mu’,
Aman më fike mu’!

A s’ma fal moj dashuninë


E më thu’j se unë o të du’?
Po të lutem lulja ime,
Dil n’dritare me t’shikju’.

Ref.:
Hajde…

Tash na vjen o mu’ji majit


Mu’ji i majit plot gjelbrim.
Zemrën time do ta fali
Ty dashnore plot gëzim.

Ref.:
Hajde…

31
24. Bash n’zeman të djelmënisë

Bash n’zeman të djelmënisë


Porsa i mbusha njizet vjet
I: Koka shkrue prej Perëndisë
Me e marr rrugën për gurbet :I

N’hastahane të dovletit
Erdh heqimi o me m’pa mu’:
- Po t’kallxoj o rrezikzi
Jeta jote o ka maru’!

Mori hanë sonte po t’shof-e


Rrezet tuja tuj zbukuru’
Amanetin e asaj nane
Hallallykun o me m’ia çu’!

Dola n’bahçe prej oborrit


Me mend t’mia tu’ mendu’:
- A çohet i dekni prej vorrit
Për me ardhë e me bisedu?

Amanet shokëve ja u la:


- Mos me kjajtë mos me m’vajtu’
Dhimtë e mia me m’kujtu’
Mbi rrasë t’vorrit o me m’i shkru’!

Ju dallëndyshe që po shkoni,
Po ju jap nji porosi:
- N’sheher timin kur t’kaloni
Thu’ni ka dekë o ai djal’ i ri!

Lamtumirë o djemt e ri
Lamtumirë o fushë e male!
Tash oi mbylli sytë e mi
Se pa dekë nuk paska qare!
________________________________________
gajret – durim, qëndresë
hastahane - spital

32
25. Gonxhe çeli trandafilli

Gonxhe çeli trandofilli


I: Era e tij m’huton. :I
I: I lshon rremzit, bani hije
N’zemrën time m’ngushëllon. :I

Kah flutron o zog i zi


Andej kah flutron.
Merr këtë lulë të zemrës sime
Dhe dashnores m’ia çon.

Kah flutron o zog me lara


Andej kah flutron.
T’fala i ban dashnores sime
Andej gjithnji kah shkon.

A mban n’mend bylbyl i vogël


Na kur bisedu’m
Kem’ të strukur porsi gogël
E s’na lan’ me u argtu’.

26. O jaran i lumi jaran (version)

Çka ke vajzë, që po m’ban kaq gazep?


Kush t’ka folë keq për mu’?
I: Mynafiku vend mos gjet’t
As n’dynja, as n’ahret! :I

Po vijnë zogjt tuba tuba


Shkojnë e pijnë ujë në lum.
Se ç’faj pata djalo unë?
Pse m’a merr fjalën për dhunë?

O jaran, i lumi jaran


Na erdh koha për m’u nda.
Veç kujtom me ndoj selam
Ditë o për ditë ose vjet-o për vjet.

33
27. Nji këllëf me ar t’a çova

Jar, nji këllëf me ar t’a çova


E, edhe i letër zotnisë sate.
Jar, me lot t’mi t’a shkrova,
Hiç gajle për mu’ s’pate.

Hiç gajle për mu’ nuk pate,


Për mu’ t’mjerin koftë kështu!
I: Shokë e shoqe pse s’më therrni
Por më lini me hek kështu? :I

Jar, si lis me rrema m’hapesh bre


E, e se di se ç’mendje ke.
Jar, fort po tutna se po m’çartesh bre
Oh, e po m’shtjen gjallë në dhe.

O gjallë në dhe, në dhe marofsha


Për mu’ t’mjerin koft’ kështu.
Prej vorrit, vorrit u çofsha,
T’ardhsha bre djal me t’shikju’!

Jar, si shkohet moti kështu, bre?


Oh, gjithmonë tuj hekun zi.
Ja, a s’mendon se ke me vdek bre?
Ke me hi ne dhe të zi.

Kur më bjen ndërmend për ty


Ti kurgja nuk je kah di.
Besa djal-o s’ti jap syzitë
Edhe tu’t s’i ndrroj për t’mitë.
_____________________________
këllëf - 1. zarfë, pliko; 2. mill

34
28. Kush ma i pari bani

I: Kush ma i pari bani


More djal gurbetin? :I
I: Allahi o mos ja dhashtë
Kurr-o selametin! :I

Tri ditë ymër i kena


Në këtë tokë fallxhore.
Edhe këto të mjerat
Në gurbet na i more.

Borë e shi tuj ramun


Në fushë më zu nata
Pa kurgja m’u mlu’mun
Jastyk guri pata.

Për midis nji pylli


Hajnit më kan dale.
M’i kan ngrehë martinat
Me zor donë me m’ndalë.

N’kto siklete t’mija


Nanën e kujtova.
Ajo thot e mjera:
- Vetëm, qysh e lshova?

Ulurojshin malet
Ujqt’ e zi untue.
Gjithë më bante zemra
Se don me m’coptue.

35
29. Tridhet ditë ka Ramazani

I: Tridhet ditë, tridhet ditë ka Ramazani :I


A sot e nesër falet-o Bajrami
I: Aman-aman, xhanëm aman
E syni i gocës sikur filxhan. :I

I: Hajde t’shkojmë, hajde t’shkojmë të rrijm-o në Shkodër! :I


Atje ku gocat na kcejn-o me lodër
Aman moj gocë, njat qafën si rosë
E zemrën time ti ma ke sosë.

I: Hajde shkojmë, hajde t’shkojmë të rrijm-o n’Malsi-e! :I


Atje ku gocat kcejnë me tepsi.
E mirë moj bijë, njat shtatin selvi
O, zemrën time ti ma ke gri.

I: Hajde shkojmë, hajde t’shkojmë të rrijm-o n’Tiranë! :I


T’mjert jaranat qysh donë me i lane.
Aman moj gocë, njat qafën si rosë
T’shkretën zemër ti m’a ke sosë.

30. Gazeli

Elif t’u bona ashik


Kam shtri qafën, t’rashë nër kom’
Medet, medet!
Pushkë e shpatë t’i lashë në dorë
Hej, hej!

Oj medet ymri se m’shkoi e vajti


O se dynjaja s’ka kujt me i metë
M’sa i ka metë Hazret Sulejmanit, hej, hej!

36
31. U zdorgja prej promje

U zdorgja prej promje


Për skaj nji hamomi.
I: Du’l Eminja e bukur, aman
Nën hije t’limonit. :I
Hej, selamin ja dhash-e
Selamin s’ma muer.
Pasha din e iman-e, aman
Nuk foli me mue!

Kur dola në bahçe


N’bahçe me shetitë.
Du’l Eminja e bukur, aman
Lulet tuj vaditë.

Lulet po i vaditë
Lulet s’po i vaditë.
T’shkru’met e beqarit, aman
S’po e lanë me pa ditë.

E kur fryni era


Mu më ra në shpinë
Kur m’i prishi tufat, aman
E bistekve t’mij-e.

Kur shkova në krue


Me la duer e faqe
Mos m’u mshef mbas kronit, aman
Se zemrën ma plase!

_______________________________________
- promje – mbrëmje, muzg,
- selam – të fala, përshëndetje

37
32. Ka motmot e disa muej

Ka motmot e disa mu’j-e


Kemi pasë dashni të randë
I: Tash do t’i kallxoj gjithkuj-e
Vet ke ikë se unë s’t’kam thanë. :I

Me pas dijtë se ke ndoj tjetër


Unë ma rallë të kisha ardhë
Me harru’ dashninë e vjetër
Pa u marr ngryk s’ta baj hallall-e.

Miku i mirë erzin ta ru’n-e


Aj kërkund leqe s’të ban-e
M’prit me t’mirë se s’jam i huej
Jarabi t’a marrsha t’keqen!

T’marrsha t’keqen dhe gjynahet


Përmas teje unë do t’des.
Copa e grima do të bahem
E prej zemrës kurr s’të qes!

Kur më dilshe n’derë t’oborrit


M’bajshe zemrën zi si korbi
Mos i paça sytë e ballit
S’jam razi me folë k’to fjalë!

Kur më dilshe në megrim-e


Ka shumë kohë qi kan kalue
Asnji send o për kujtim-e
Asnji letër s’ma ke çue!

________________________________
erz – nder, njerëzi
gjynah – mëkat, faj, gabim
hallall – diçka e fituar me djersë, e merituar, (përdoret edhe në kuptimin: ia
dha me gjithë zemër, ia fal fajin

38
33. O banëm Zot

O banëm Zot rrasë në kru’!


Le t’vijë Mihanja e të laj mbi mu’.

Ref.:
I: Mihane bre, hoj-dado hoj
Ku m’a le moj besën-o? :I

O banëm Zot, lalë, bylbyl në mollë!


T’a shoh Mihanën në kmishë’ t’hollë.

Ref.:
Mihane,…

Banëm Zot shpend n’atë lis!


T’a shoh Mihanën, lalo, tuj qendisë.

Ref.:
Mihane…

Banëm Zot shpend n’atë ftu’!


T’a shoh Mihanën lalo tuj gatu’.

Ref.:
Mihane…

Banëm Zot shpend n’atë plep!


T’a shoh Mihanën, lalo, tuj ba vek.

Ref.:
Mihane…

39
34. More Ili*, more krajl
More Ili, o more krajl
O shko te pasha boma’ nji hall!
O pasha ndodhi nji o vezir
T’a hjek kokën s’të jep o tehir.

- O more Ili, o ku m’je l’shue?


- O deri n’kishë, o po kam o nji punë!
- Ku o nisë more qaj’ murtati
Bashkë me popin, ku dojnë o me shkue?

O, kërkoj pasha o vilajetin,


E kërkoj more Rumelinë.
Me dy djem qi na i gjet në Shkodër
Për me premun o pop-o Ilinë.

Çka i ka thonë, o Dana Ilisë:


- O merre Husën o shtine m’rena!
Ai asht njeri o i valisë
Le t’na ngojin qeto’ kuvena!

O se në Shkodër o na vajt haberi:


- O paska pre o Dana Ilinë!
Të gjithë shkit’ o janë ra për dhe
Mish në faqe o s’u ka mbetë.

More Ili, o more krajl


O, a po t’hidhet m’u çu’ o prej vorrit?
Me kërku’ more vilajetin
Me punu’ si ke pasë o adetin?

Mori shpi, o mori trimneshë


O Hysen Aga i Podgoricës.
Ai po vjen me shpatën ngjeshun
Kuçit ia zuni o granicën!
________________________________________________________________________________
- pasha, vezir, vali – qeveritarë të lartë të emëruar nga Sulltani
- vilajet – territor i caktuar shtetëror
- granicë - (fjalë sllave) - kufi
- Ili – Ilija Drekalloviq, i vetëquajtur “guvernadur” i të gjithë malësorëve, malazez në
shërbim të rusëve, me anën e kontit Orlov dhe princit Dollgoruki, të
akredituar në Cetinë dhe Dubrovnik. U mundua të nxiste turbullira në Malësinë e
Shkodrës në mesin e katolikëve. U vra më 1771, bashkë me pop Paviqin në kishën e
Grudës. Koka e tij u ekspozua në Stamboll.

40
35. E para pemë piqet qershia

I: E para pemë piqet qershia


Edhe dita vjen tuj nxe. :I
I: Kurr s’mbarojnë hallet e mia
Gjersa t’vdes e hi në dhe. :I

Të gjitha pemët o nji nga nji


Qesin lule e lulëzojnë.
Kurse mu’ hallin s’ma dinë
M’rrinë për seri e m’shikojnë.

- Kush ndër ju pra më ngushllon?


Erë me lule po ju flas.
Kush ndër ju pra më gëzon,
Se jam mbushur me maraz?

36. Lulzoi fusha, lulzoi mali

Lulzoi fusha, lulzoi mali


Bukuri ka dalë n’dynja.
I: Ku m’je kon që m’ka marrë malli
Sytë e mi janë mbush me vaj. :I

Po vetë nana: - Ku kam djalin?


Ku kam djalin ku ka mbetë?
Ai ka vdekë e ka mbaru’
Vorri i tij ju ka rrafshu’!

41
37. Dil njiher moj vajzë e bukur

Dil njiher moj vajzë e bukur


I: Sa të shoh në derë. :I
I: Ta shof trupin tand si flutur
Që m’ke dal n’pranverë. :I

Ta shof ballin si yll drite


Lule në behar.
Le t’na jesin kujtimet e ditës
Për dashninë e parë!

T’ejten proma n’tetë sahati


Kah dera të rashë.
Pashë ytë at, njat zemërthatin
S’fola, por të pashë.

Shkova n’shpi, dola n’dritare


Nisa t’qaj me lot.
Mori vajzë, e shkreta beqare
M’ban me vaj n’kët mot.

Doli hana të shëndrisi


Porsi f’tyrë gjelinë.
Gjithë natyrën aman e stolisi
Ma shtoi dashuninë.

42
38. Si n’a u bo kjo puna e verës

I: Si n’a u ba kjo puna e verës?


Hajde Naze t’bojmë sefa! :I
I: Me ja ditë hallin dashnorit
Gjithmonë digjet për sevda. :I

Flok’t m’i kishe krrela-krrela


- Nal’ bre dreq mos m’i përzi!
Jam e dashnja k’ti ashikut!
Fasligen e ru’j në gji.

Nga dritarja rri shikjojsha


Isha ulë tuj pi raki.
Me m’i dhonë o treqin qese
Nuk ta jap synin e zi.

39. Kah dera të rashë me t’pa

Kah dera të rashë me t’pa


E kthej kryt e t’shoh në burg, vajzë e re
E kthej kryt e t’shoh në burg.
I: O hap dritaren për me t’pamun!
A s’ma hjek të shkretën sevda. :I

Vu’jtjet tona s’do t’harrohen


Shtat vjet rresht dashni na u banë, vajzë e re
Shtat vjet rresht dashni na u banë.
O kush ke ai që na trazoi?
Veç yt at zemrat na i helmoi.

Vet’llën holl si hana s’pari


Fjalë e besë kur po m’i jep, vajzë e re
Fjalë e besë kur po m’i jep.
O unë i mjeri e mora iletin
E s’do t’kem heqim n’këtë jetë.

Fjalë e besë kur m’i ke dhanë


Për së gjalli s’kem’ m’u nda, vajzë e re
Për së gjalli s’kem m’u nda!
O, ndigjo kangën që ta këndoj
Mbasi dashunia vazhdon!

43
40 . Ma e bukur m’dole se m’thanë

Ma e bukur m’dole mori se m’thanë


Ti je kadër mu’ me m’vra.
O unë o prej teje s’kam o të ndamë
E unë prej teje qysh do t’dahem?
O se unë jam nji jaran sadik.
Pashë bukurinë qi ma ke hallall!
E po t’marr kur del behari.
E ç’hall pata me t’dashtë unë ty?
O veç për s’tepri m’zu sevdaja
Kur dola me pa dashnoren.

41. Sa me t’shpejtë ma vune kamën

I: Sa me t’shpejtë ma vune kamën


E më more gjithkaq mëni, aman mëni! :I
I: Balli yt sedefe moj xhanëm
Çka t’kam ba i mjeri se di! :I

Më difto ku t’kam dukunisë


Fol me gojë barem ta di, aman ta di!
Qenke mret i gjithë vajzave,
Bukuria s’ka t’maruem, aman t’maruem.

Yll i bardhë, more djalë i bukur


Qe sa kohë t’kam zanë për mik, aman për mik.
Unë kam dijtë se kam me të pasë
Përgjithmonë je mbetë besnik, aman besnik.

Besnik’ria ç’do me thanë?


Tjetërkend mos me shiqu’!
Për atë besën që m’a ke dhanë
Kur atëher jena bashku,aman bashku’.

44
42. Në pranverë, lulet në behar

I: Në pranverë lulet në behar :I


I: Kur filloi dashnia për t’u bashku’
Hallin tim s’ma din askush. :I

Prej gyrbetit o ti ke ardhë.


Unë me sy vashë o kur të pashë
Prej teje nuk kam të ndamë!

Tash po shkoj unë nji vjet ushtar


Pushkë e hanxhar vashë i ke në dorë
Therrëm, ti mos më trathto!

T’kam dhanë fjalë deri në bashkim


Se do t’jeshë vashë, o fati im
Lule moj, o plot gëzim!

43. Na u ka smu’ Zyrafetja

Na u ka smu Zyrafetja
E vetmja e nanës.
Oh kallxoj bijë, kallxoj ti nanës
Se çfar smundje ke!

Oh, smundja ime, nana ime e dashun


S’asht’ prej Perëndisë.
Oh, smundja ime nana ime e dashun
Asht’ prej dashunisë!

Oh, kallxoj bijë, kallxoj nanës


Me kend ke dashni?
Oh, shpirti im, moj nana ime e dashun
Me nji djalë të ri!

45
44. K’ndo o zog i malit

I: K’ndo o zog i malit


Se sot jam mërzitë. :I
I: K’ndo kangën e djalit
E m’shëro në shpirt. :I

Zemra ime e shkreta


Asht tuj vujtun zi.
M’bahet porsi bleta
T’shof at djalë të ri.

Prej së largu ndjeva


Zogun tuj këndu’.
Menjëher u ktheva
Me mall me e ndëgju’.

At’her zemra ime


Si lule n’mëngjes.
U mbush me kujtime
N’dashuni u ndez.

45. Ti që m’vrave mu (version)

Ti që m’vrave mu’, o
Zoti ty të vraftë, jalla!
Më vrave moj më plagose
I: O plag’t e mija, s’kanë o të shëruem, jalla!
Më vrave more, më sose. :I

Vetë ma ke dhanë besën


Se nuk due tjetër, jalla.
Përmas teje more xhanan.
Oh dy pikat shej ti lash në vetull, jalla
Për kujtim t’i lash nishan

Në zabel të erdha
O në muej të majit, jalla
Të gjeta si zog i hutuem.,
O rri xhanan-e kurr-o ti mos qaj e jalla
M’i fshin lotzitë se t’erdha unë.

46
46. Kur një ditë të pashë

Kur një ditë të pashë


Rrugës tuj kalue.
I: Rrijshe gjithë tuj qeshë :I
I: Pa të folë nuk m’u durue,
Thash’ e kujt do t’jeshë. :I

Thash’ e kujna je ti moj vashë


Sa fort m’ke pëlqy,

I: Sa fort m’ke pëlqy’ o, lule


Gjithë mendoj për ty. :I

Me ata sy si rrushi,
Vetullat gajtan-e
I: Kur m’shikon kajherë :I
I: Zemrën time ma ligshton-e
Dersa të marr erë. :I

Dersa të marr erë moj Hyrie


Pse je luleborë
Pse je luleborë e hajde
Fol se m’ke në dorë.

Fjalët tua t’buk’ra


Tash që po m’i thue
I: Ma shtove dashninë :I
Pra mbas teje tjetër s’due
Përveç Hyrinë

Përveç Hyrinë, ti o moj lule


Tjetër s’di çka të them.
Tjetër s’di çka të them e hajde
Moj e buk’ra zanë.

47
47. Ç’ke more mret’ (djalë)

Ç’ke more mret’ qi më bon gazep?


Kush t’ka fol keq për mu’?
I: Oh mynafiku vend mos gjet’t
As në dynja as n’ahiret! :I

Po vijn zogj’t tuba tuba


Shkojnë e pijnë ujë në lum-e.
O s’e ç’faj pata i mjeri unë
Që m’a merr o djal fjalën për dhunë?

O jaran o i lumi jaran,


O na erdh vakti për m’u nda.
Veç m’kujto me naj selam-e
O ditë o për ditë, o vjet o për vjet.

______________________________________
mynafik = dyfytyrësh, i keq, ngatërrestar, spiun
ahiret =bota pas vdekjes (në kuptimin shpirtëror dhe fetar)
selam = të fala, përshëndetje

48. Për herë t’parë dashninë fillova

Për herë t’parë dashninë fillova


Dhe po rri gjithë tuj mendu’
I: Shumë po tutna mos gabova
Më thuej djalë çka ke mendu’ :I

Vetë më the se tjetër s’du’


Por ti tash m’harrove krejt
M’çove fjalë se je largue
Se ti tjetrën e ke gjetë.

Qysh s’mendova kur e nisa


Lojën tonë të dashunisë.
Humba vehten dhe u shkrina
Mu në lulen e rinisë.

48
49. Njizet e katër pashallarë

Njizet e katër o pashallarë


I: Se n’Janinë o vajtn’ e ranë. :I

Se n’Janinë o more vajt’n e ranë


Zaptu’n Shkodër o Elbasan-e.

Zaptu’n Shkodër more Elbasan-e


- Ç’ke Vasile more që po kan-e?

Ç’ke Vasile o qi po kan-e?


Se na e kema more o kalanë!

Kjo kalaja more me bedena


Shumë asllanat more i ka përmrenda

Lum kalaja more kan ka mrenda


Ali Pashën more me shtat zemra

Kjo kalaja midis detit


Karshillyk po i qet davletit

Kjo kalaja midis gjolit


Karshillyk po i qet Stambollit

Çka kalaja që o ushton-e


Ali Pasha po lufton-e

Ç’ka kalaja që po dridhet


Ali Pasha gjallë s’po lidhet
____________________________________________________________
Vasile = Vasiliqia, e shoqja e Ali Pashës
Gjol = këtu: Liqeni i Janinës

49
50. Këngë për Ymer Rizën

M’ka marrë malli me ndigju’


At plak tonin sevdali.
Zan’n e tij për me ndihmu’
Tuj rrehë telat në sharki.
I: O hajde,tuj rreh telat e sharkisë! :I

M’ka marrë malli me ndigju’


Ymer Rizën o mjeshtrin tonë.
I palodhun i pa pushu’
Kangë e valles o tuj ia thonë.
O hajde, kangë e valles o tuj ia thonë!

M’ka marrë malli me ndigju’


At za t’ambël të sharkisë.
Se unë bashkë me ty kam knu’
Qysh në kohën e vogjlisë
O hajde, qysh në kohën e vogjlisë!

M’ka marrë malli me ndigju’


Kang’t e vjetra të burrnisë.
Kang’t e bukra pa pushu’
Që do t’knohen prej rinisë.
O, hajde që do t’knohen prej rinisë!

50
51. I vujtun jam në këtë jetë

I vu’jtun jam në këtë jetë


Sa të rrnoj e të vdes.
I: Sevdaja m’u ka përjetë
Si bylbylit o në pranverë. :I

Bylbyli këndon n’Çabrat


Vajzë mos qaj me lot.
Dil gjarpnushë mos rri në dhomë
N’gjo bylbylat sa mirë këndojnë!

Male dhe fusha jeshil


Ç’u bona harabë.
Mjaft durova sa i mal me borë
Vashë se la pa të shti në dorë!

Me t’shti n’dorë mori syzezë


Mjaft moj më ke përvlu’.
Qe shtat vjet n’zemër m’ke ndezë
E t’lutem me m’u afru’.
_______________________________________
harab – i shkretuar, i shkatërruar, i mbetur vetëm

51
52. O n’atë fushë t’mejdanit

I: O n’atë fushë t’mejdanit


Shkojnë e vijnë dynjaja. :I
I: Sille kryet prej xhamit
Digjet fukaraja. :I

Oh moj shtat selvie


Shikjo në qitap-e!
Fol me gojë Nurie
Se ke shumë sevap-e!

Oh çka po thotë jot amë


Ditë edhe përditë
Venë tasfes me n’janë
Ndaç me zanë ashik-e.

Refreni

I: Ik bre budalla
Ik bre qerrata!
Goca asht’ e vogël
Ndal e mos e nga. :I

53. Bylbyli n’Çabrat

Bylbyli n’Çabrat
I: Hajde çiko pak ma ngat! :I
Se në ty jam ba merak.

Bylbyli në mollë
Qenke çiko fort e hollë
Paske shtatin për kollon.

Bylbyli këndon në dardhë


Qenke çiko fort e bardhë
Qenke e mirë për djalë beqar.

Bylbyli këndon në ftu’


Hajde çiko rri me mu’
Soll dy fjalë me i kuvendu’.

52
54. Gur mbi gur bohet kalaja

Gur mbi gur bohet kalaja


Ditë për ditë m’shtohet sevdaja
I: Fjal-o mbi fjalë bejtet na i qet
Bash si bari o vlla që e mlon dhenë :I

Mbidhen shok’t o ta bojnë nji dua


Le t’i thahet hoxhës bastoni
Si s’na lan me bomun’ sefa
Me Asllanin, o vlla, me Kapllanin!

Mbidhen çunat o vlla tuba tuba


Shkojnë e i bijnë hoxhës tu guni
Thot ashiku: - I mjeri unëI
Bjen nji punë o vlla të du’ përdhunë!

Me i dyqan o me i berberhone
Gjeç’ muhabet o me zotninë tone
Zot o i madh ju maroft-o myradin
Që m’pajtu’t, o vlla, me jaranin!

_____________________________________
myrad - dëshirë, synim (shpesh përdoret në kuptimin
e plotësimit të një dëshire, synimi)

53
55. Qiri, qiri

O vet me veti, djal-o po mendohem


O se me gojë s’po m’flet o qiri!
O of ai, i mjeri unë kujt t’i ankohem?
O veç e lam te Perëndia ai, i, i!

O qiri qiri, pamuk edhe vjamë


O ti që m’je i pa du’r e i pa komë.
O of ai, ti që m’ndizesh n’mromje n’akshom
O se me ty knohet-o Kuroni ai, i i!

O se na t’vorfën vlla more nuk jemi


O për behar na digjte malli
O of ai, na jaranat tubë o s’i kemi
O veç po shtyhem me hijalle ai, i, i!

O qiri qiri, natën e bon ditë


O ia l’shon, dritën sabahit.
O of ai, Halilit ju dogjën mushknitë
O s’ju gjet qarja o ashik o të mjerit ai!
______________________________________
hijall – ëndërr (fanitje, joreale)

56. Kah dera të erdha

I: Kah dera të erdha


Për me t’pa njiherë. :I
I: Je e buk’ra vashë
Si lulat n’pranverë :I
Aman, aman!

Gjithnji në kujtime
Veç për trupin tand
Mendoj sytë e zi-e
Vetullat gajtan,
Aman, aman!

Era ka pushu’mun
Bylbylat këndojnë.
Eja pra e dashun
Zemrat t’i bashkojmë!
Aman, aman!

54
57. Gjallë në dhe mos më shtini

Hej gjallë në dhe mos më shtini!


Hej me sy t’ zez-e o, bash si o i petrit
O maleve ju ankohem, ra shigjeti
Ani ra shigjeti m’a goditi.

Hej behari i bukur tash ja mrrini


E bylbylat-e o e bojshin-o ispatë
O i mjeri ashik kjan e thrret’
Ç’hallin t’ja boj’ unë-o fakiri?

Hej i mjeri unë e o, jam ra n’zanan


Hej kur po m’del o shahi o n’pazar
A s’më flet njiher o shah me goj-e, o more mret
Ani more mreti o i gjithësisë!
__________________________________
ispatë - dëshmi, dëshmitar

55
58. Destan Begu kqyrë sahatin

Destan Begu bre kqyrë sahatin:


- Çou bre Din shaloma atin!
Çou bre Din, shaloma atin!
N’Rahavec e kom konakun
N’Rahavec e kom konakun
Me u pajtu’ me sallangjakun!
Sallangjaku në divanhone:
- Aman Beg, pash zotnin tone!
Aman Beg pash jetën tone!
Mos më shti sonte n’hapsone!
Mos më shti me flejt’ me kali!
Ta dhash besën e s’un ta fali.
Sun’ ta fali me i parë pishtole
Piqem Zot n’hasmin pa ndore!
Piqem Zot n’Avdullah Agën!
Që ja u matke burrave shtagën.
Me ma matë s’duroj as babën!
Jo s’duroj o Avdullah Agën!
Jo s’duroj o Avdullah Agën
Soll pesë pllamë ja djeg dallamën
Soll pesë pllam ose ja djegi krejt
Me e rreh burrin ish fort gazep!

___________________________________
hapsane - burg
pishtole - (fjalë slave) armë zjarri, allti, revole
hasëm - armik

56
59. A s’ma falë pak dashurinë

A s’ma falë pak dashurinë


Prej së vogli të kam dashtë.
I: Sa qenke lig, sa qenke tretun!
Për ata syt-o moj kur t’i pashë. :I

M’u mbush trupi moj me gjylpana


Ka tre muej qi po lëngoj.
Asnjeri nuk vjen për me m’pa
Përveç doktorit që m’viziton.

Unë të erdha në m’hallën tande


Për me nxanë dashni me ty.
A s’po mendon se nesër plakesh
Dhe s’të shikon njeri me sy?

Do t’a marr strajcën ta vej n’kurriz-e


Portë në portë un’ do t’trokas
Porsi lypsan moj do të bahem.
Vajz-o s’të ka pa t’shti në dorë!

57
60. Ku po knojnë këto dy kumria

I: Ku po knojnë kto dy kumria, of aman? :I


N’bashqe t’bukur nër o bojlia, of aman!
N’bashqe t’bukur nër o bojlia, hajde aman!

Sylarushja du’l në bashqe, of aman!


Kuq e bardh si mollat lalçe, of aman
Kuq e bardh si mollat lalçe, hajde aman!

Molla lalçe katunare, of aman!


Zemrën time flakë ma kalle, of aman!
Zemrën time flakë ma kale, hajde aman!

Pasha at vlla s’po na len nona, of aman!


Natë e ditë na ru’jnë o te loma of aman!
Natë e ditë na ru’jnë o te loma, hajde aman!

Ref.:
I: Hajde moj unë-o të du’
Besa moj shumë o të du’.
Dogje vehten më fike mu’
Hajde më fike mu’! :I

61. Flokët e tua kuran-kuran

Flokët e tua kuran- kuran


Un’ i mjeri s’ti zuna me dor’!
I: Jam jabanxhi-o i vetëm-e
I mjeri si do t’shkoj jetën-e? :I

Syni i vajzës si filxhan


Vetllat e saja o si gajtan.
Jam jabanxhi-o i vetëm-e
I mjeri si do t’shkoj jetën-e?

Goja e jote si kuti


Dhambët e tu, o moj si inxhi.
Jam jabanxhi-o i vetëm-e
I mjeri si do t’shkoj jetën-e?

58
62. Ishin mbledhë lulet në bahçe

O ishin mbledhë lulet në bahçe


Çojnë e thrrasin trandafilin
I: Se na dona me u pajtue
Me u pajtu’ me bylbylin. :I

O bylbylit na i vajt haberi


E u tretun o për hava
A kam baft-o unë i mjeri
Me m’u ndigju’ kjo rixha?

Oh zymbyli çilë lulen mavi


I mjeri-o ndjell behar.
Çil për borë e çil për shi
Me shokë t’vetë ban kangë mbi kangë.
____________________________________
haber – lajm, njoftim

63. More Selman, djalë i pabesë

E more o Selman djal o i pa besë!


Ç’pate djalë more që u zemrove?
More m’i dhe rrugat e Moresë
Perëndinë djalë s’e kujtove!

O shul në rrugë djal po të pres-e


Se m’zu halli i merakut.
More s’do të rrnoj, por do të des-e
Mori gonxhja lule zamakut!

E more ika ika rashë në det


Me xhemitë o të Ulqinakut
More po çoj fjalë se do të pres
I pa besë, djalo, m’dole hakut!
______________________________
xhemi – anije

59
64. Kah pranvera flakë jam djegë

Kah pranvera o more, e ije


Kah pranvera flakë jam djegë.
Dranofilles po i vjen era
Hajde me shumë shyhret
Karajfil me gonxhe t’veta
Hajde mos rri n’kujtesë.

Ref.:
O mu’ kujtesa s’po m’harrohet
Shkoj dallndyshja për hava.
I ka kraht’ e nuk damtohet
N’gem t’ullinit don me ra.
Aman, xhanëm aman!

N’gem t’ullinit o more, e ije


Ra dallëndyshja për me fjetë
Se për mu’ moj tash len dielli
Hajde se dritë baj vetë.
Ju lutem sharkijave bini
Hajde se s’dona me fjetë

Ref.:
O s’du me fjetë as ditë as natë
Du’ me nejt moj tuj këndu’
Sa t’ja marr dallndyshes kraht
Kah të mundem du’ me shku’
Aman, xhanëm aman!

Çohem heret o more, o ije


N ‘sabahile heret fort.
T’a shikoj moj drandofilen
Hajde t’a kjaj me lot.
Koka’ kon’ tabir me u djegë
Hajde mas nurit tand.

Ref.:
O nuri yt sa i bukur ish
Zemrën time ma ka k’putë
Karajfili i saksisë
Era jote mu’ m’ka k’putë
Aman, xhanëm, aman

60
65. Prej mallit të bukurisë

E prej mallit të bukurisë


Ani n’a ka dal nji gonxhe taze.
O kush o mret i djelmënisë e o?
Ani Shaban Begu plot me naze.

E hanë e diell je si n’hajratë


Ani kur gjezdisë bregut të detit.
O kush don me pa yll o me bajrak?
Ani bukuri te Shaban Begu.

E kur ia pashë rremzit në gjyks-e


Ani sa zanan m’u bo dynjaja.
E kjaj e plas i mjeri ashik-e
Ani se për ju o ju dha sevdaja

E për Bajram të erdha n’zijaret


Ani erdha t’gjeta bash o tu blini.
O selamin ta dhash me isharet:
- Ani urdhno Beg, more, del të rrina!
_______________________________________
dynja - bota
zijaret - vizitë
selam - të fala, përshëndetje

66. Kush e nisi luftën ma i pari

- Kush e nisi luftën ma i pari?


- Fadil Hoxha, Emin-o Duraki.

Mazllum Kpuska, more Mustaf’ Bakija


Kallxuen vetin qysh asht’ o trimnia.

Kallxuen vetin, more, shka ban azgani


S’ju tremb synin o italiani.

Në fabrika more, nëpër shumë shkolla


Emni juej thirret heroj-a.

Shumë ksi’ djemsh more, ka dhan-o Gjakova


Pri ju ka o Fadil Hoxha.

61
67. Me ty vashë do t’za dashni

I: Me ty vashë do t’za dashni


Qysh në shkollë moj të kam njoftë. :I
I; Ta kam njoftë moj bukurinë
Moj e bukur vetullhollë. :I

Fjalt’ e tua po i ndigjoj


Që mendon me zemërsi.
S’pari herë më flet me gojë
Du’ të jeshë besnik gjithnji.

Do t’pajtohemi ne të dy
S’bashku jetën t’a kalojmë.
Po t’baj be pasha t’dy sytë
Mos ke frigë se s’do t’trathtoj!

68. E mora lapsin në dorë

I: E mora o lapsin në dorë


Përgjegjen o me ta k’thy. :I
I: M’u ba zemra bardhë si bora
Kur më ra ndërmend për ty. :I

Ke me thanë se çka i bana vedit


Por atëher s’ke me pasë dobi.
Ke me u shkri si shkuma e detit
Dashnore para syve t’mi!

Kangën ty ta këndojnë djelmënia


Ndoshta atëher ke me mbajtun shpresë.
Kan’ me t’ra ndërmend fjal’t e mia
Dashnore, mori e pabesë!

62
69. Tridhet ditë në o Ramazan

Tridhet’ ditë o në Ramazan-e


Me tri hallka o jam o i mjerë.

O se tri hallka o m’i kam vanu-e


Vaj more shokë se ç’bahet halli?

O se tri hallka o m’i kanë vanu-e


O se për ty djalë ç’po m’merr malli!

Ç’kokan mushë o malet me borë-e!


Kush mi kjanë o hallet e mia?

Nji jaran qi e pata në dor-e


M’a zapu’n, djalë more jezidia.

Për midis vetllave tu’ja


Asht’ nishani i kijametit.

S’paskan skaj o hallet e mija


Si me konë o n’fund, mjedis detit!

63
70. Efa more shokë, efa

Efa more shokë, efa


Qare s’ju gjetë kësaj sevdasë.
Ashiku asht’ nji padishah
Mbi dertet e kësaj o dynjasë, ai!

Bahti i ashikut asht’ me fermon


O hasha s’i bihet nimetit.
Kur po m’del çuni në duqan
Pa thirrë po vjen, prej vetvetit.

More çun qi therrë dynjanë


Me qepallët si neshteri.
N’ahiret ju hekshin xhefatë
Se n’atë jetë nuk sundon dylberi.

E more çuni i Sejfullah Agës


Me e ditë sa shumë-o të due-e.
Soll për hatër t’Sheh Selimit
Kangën tone jam tuj ta knu’-e, ai!

________________
bahti – fati
sevda - dashuri, festë, gëzim, hare
dynja - botë
ferman – dekret mbretëror
neshteri -

64
71. Shkojnë e vijnë menzit si era

Shkojnë e vijnë menzit si era


Si me konë n’vakt t’beharit, o beharit.
I: Sa’ hyqmet pse mue esmerja
Nuk m’zdirgjet ‘kolla iftarit , aman, aman! :I

Ti na dish e mos ardhsh-e


Hajrin vetit mos ja pash-e!
Ti n’ma kthefsh-e shpinën o bu-bu
Vera t’u boft’ dimën-o!

O ‘kolla iftarit, mas akshomit


Keq po digjem o sikur nur, o sikur nur.
Mirë ja di unë dertin djalit
Do ta baj unë zemrën gur, aman, aman!

Merri çelsat çil dyqanin


Vish jelekun, xhamadanin.
Unë do t’vi t’a jap selamin
Ta jap kafen, t’a pres o filxhanin.

Ku po rrina t’martën proma


Me at buzë qi rrjedh-o sheqer?
Ball e faqe me nishona
Portokall lule me erë, aman, aman!

Hajde pra të shitoft zana


Jan ashikat s’po mi le nana.
Jan ashikat s’po mi le nana
Po m’i prekin vetllat e holla.

Mu rrit mjekrra m’u ba grath, grath


I mjeri unë o për t’ri tam, o për t’ri tam!
Shkoj ndër shokë s’ma bajin nji vend
S’ma diftojnë hallin që kam, aman aman!

Herë në teqe, herë n’medrese


Aty bajshin ilahi.
Pa m’i dhanë çun-o treqind qese
Nuk t’i jap sytë e zi,aman, aman!

65
72. T’shitoft zana moj xhevahire

T’shitoft zana moj xhevahire


Qysh s’u nale me m’kujtu’
I: O se unë ty t’kom dashtë pa hile
Tjetër kend ti e ke ngu’. :I

O mynafikun e vraft ai Zot!


Shka na bani ne n’këtë jetë!?
Oh se dashnia na shkoi kot
Ne të dyve na ka tretë.

O unë jam mbetë sikur zog mali


Qysh atë ditë qi t’kan mbyllë n’dry.
E se për ty fort po m’merr malli
Me t’i pa dy sytë e zi.

73. Vaj moj lule

Vaj moj lule qi n’a çelë sivjet


O prite borën deri sa t’tretë.
Djelmënisë na i falish me shnet
O vjen behari e nuk na nget.

Na u kthy’ moti për së mari


Çelin vjollcat dhe zymylat.
E myzhde ashik po vjen djali
O mbushen bahçet plot bylbyla.

E ti bre djalë m’a shkofsh ymrin rahat


E ty ta dhashin gjithçka kërkon.
E nal ta jap nji nasihat
Kam nji rixha e t’ma ngojsh!

E sytë e mi kan marrun tallas


Me gazep po shkojnë si deti.
Goja jote inxhi, elmaz
E se na sun’ t’ja u qesim o kimetin!
______________________________________________
kimet – vlerë, dobi

66
74. Shkon bylbyli për hava

I: Shkon bylbyli, hej aman


O për hava tuj fluturu’. :I
I: O nal ta jap nji amanet
Dashnores o me m’ja çu’. :I

Prej dashnores, hej aman


O na ka ardhë moj nji selam:
- O ti që n’kofsh dashnori im,
Zdirgju n’bahçe t’bojm Bajram!

Karajfili, hej aman


O lule e hijshme, lule e shpeshë.
- O mos m’a lu’j dashnore synin
Po m’tranon moj kah po m’keshë!

67
75. Rrushe mori Rrushe

Rrushe, lumja Rrushe


Rrushe dil n’oborr!
Rrehe defin me ni dor-e
Hajde, hajde
Rrehe defin me nji dor-e!

Rrushe mori Rrushe


Rrushe dil në bahçe!
Po t’vjen era molla lalçe
Hajde, hajde
Po t’vjen eramolla lalçe.

Rrushe mori Rrushe


Rrushe dil n’sokak-e!
Lujma shtatin si bajrak-e
Hajde, hajde
Lujma shtatin si bajrak-e!

Rrushe, lumja Rrushe


Rrushe dil n’livadh-e!
Po t’vjen era portokall-e
Hajde, hajde
Po t’vjen era portokall-e.

Rrushe mori Rrushe


Rrushe shkel në themër!
Qysh ma le moj dryshk në zemër
Hajde, hajde
Qysh ma le moj dryshk në zemër?

Rrushe mori Rrushe,


Rrushe bukurie.
Vjen jarani me t’pa ty-e
Hajde, hajde
Vjen jarani me t’pa ty-e.

Rrushe mori Rrushe,


Rrushe n’kapixhik-e.
Rrehe defin me ni gisht-e!
Hajde, hajde
Rrehe defin me ni gisht-e!

68
76. Të kam thanë moj pulpulaqe

Të kam thanë moj pulpulaqe


Ja’ ke rri te lala.
Faqja jote rrumbullake
Gushën pala-pala.

Ja’ ke rri se të don shpirti


Porsi sytë e ballit.
Dashuninë tande kush s’e dijti
Oh si t’ja baj hallin?

Të kam dashtë edhe të due


Të don zemra ime.
Edhe ti më ke ngacmue
M’ke lanë shumë kujtime.

Për kujtim ta jap nji lule


Sa mos me m’harrue.
Zemrën time ti ma shkule
Aman, sa të due!

Ta kujtoj dashninë e vjetër


Nuk asht’ fjalë e kotë.
Përveç teje nuk du’ tjetër
Asnji në këtë botë.

69
77. Vlla e motër bashkë

Vlla e motër bashkë


Pushkatu’ dhe varë
Në Gjakovë o prej t’pashpirtëve
O bre gjakatarë.
I: O për pa i mbushë njizet vjet
Nana qan për bijt e vet. :I

Ganimetja th’rret:
- Abedin o vlla!
Çou e shihe motrën tande
Afër teje ra!
O t’përqafoj e t’marr erë
Karanfil o në pranverë.

Me ferexhe veshë
Dhe me peçe mblu’
Kur më shihke nana, halla
Në kanop tuj m’vu’.
Oh rrijnë tuj kja, tuj vajtu’
Sikur qyqet pa pushu’.

Nana thrret’ me za:


- O ju bijt e mi!
Ju kam rritë t’pa babë, jetima
Qyshse në vogjli.
Oh sod m’u mshel mu’ kjo shpi
E jam mbet me du’r në gji.

70
78. Kadaldal po vjen pleqnia

Kadaldal po vjen pleqnia


I: M’i kjanë hallet çiftelia. :I

Ka nisë gishtat s’po m’punojnë


Edhe zani mirë s’po m’shkon.

Trupi jam kurr s’u bo rahat


Tuj këndu’ n’qytet e n’fshat.

Kur unë isha n’ditë ma t’mira


Mall e kishin me m’pa te shpija.

Unë këtë kangë qi po kndoj’ ma i pari


Ka me i ra n’mend çdo kangtari.

79. Kangë për Ymer Rizën (2)

More e kam pasë nji jaran të vjetër


Sevdali, shoq si gjindet tjetër.
Me sharkijen o plakë
Zemrën ma digj’te flakë, hej, hej
Zemrën ma digj’te flakë.

More ata gishta prej qelibari


O tuj lodru’ fort t’ushtojke zani
Vallen o sevdali.
Zemrën ma ke shkri, hej, hej
Zemrën o ma ke shkri!

Ani moj sharkia me dymbëdhet tela


More s’ka kush t’bjen ty si hera tjera!
Mallin o me na hjekë
O se pa ty o kem mbetë, hej, hej
Mjeshtri o ty t’ka vdekë.

Ani unë këtë kangë po ta qes Ymer Riza


Ani le ta knojnë krejt o shoqnia.
Mallin o me na hjekë
O se pa ty o kem mbetë, hej hej
Se pa ty o kem’ mbetë.

71
80. Ngoni shokë se ç’thotë Nezimi

Ngoni shokë se ç’thotë Nezimi


Se ashiku s’gjindet o kudo.
Janë ispatet e Rrahimit
Duro guhë mos besado-e, ai.

Jam nji dervish jam i bijade


O falma Zot çunin axhakzade
O le t’a kujtojë Perëndinë
Mos ta braktisë ai ashikninë, ai.

Leu divadhi n’gjyl të detit


Hapi rremzit zu dynjanë
Çka po i thotë i dashni ashikut:
- Hajde i mjerë ta kjajmë sevdanë!

Preva hyrkën vuna qylah.


Dola me bo testir dynjanë.
Ç’konka konë elhyqmililah
Me i braktisë o shokë e jarana, ai.

O gjithë këto bejte t’mira m’i fole


Për mi gjithë t’vuna nji mret.
O për mjedis t’mejdanit dola
Tash jam nisë për n’ahiret.

__________________________________________
oxhakzade – shtëpi që kishte të drejtë të mbante oxhak
elhyqmililah – fuqia, pushteti i Zotit

72
81. Lavdu’ qoftë moj Perëndia

I: Lavdu’ qoftë moj Perëndia


Që ta dha këtë bukuri, jar. :I
I: O natë e ditë po kjaj si fmija
E s’po m’teren sytë e mi. :I

Vetllën holl si hana s’pari


Syni jot si yll me bisht, jar.
Kaçurrelat n’midis ballit
Përmbi shoqet moj da me gisht.

Çohem heret pa ra dielli


Dal n’dritare me t’shikju, jar.
O e kthej kry’t prej drandofillit
N’gjoj bylbylat tuj këndu’.

O bylbyl, o bylbyl shkreta


Qi sa kohë je mbyllë n’kafaz, jar.
O medet hallin, unë o i mjeri
Derisa qi po pëlcas.

82. Në agim rrezet e para

Në agim rrezet e para


Drandofill mbulu’ me vesë.
I: Manushaqe si ma e para
Për çapkënën sy e vetull zezë. :I

Me kombajna korrë në fushë


Kokrra gruri si flori.
Mbush hambaret gushë për gushë
Knaqet’ zemra e nji çifti t’ri.

Ti moj vashë, moj drenush-e


A s’ma fal faqen ma parë
Ndëgjon vasha faqekuqe
Ja merr zemrën dhe i digjet zjarr.

73
83. Te ‘i dugojë e re

I: Te ‘i dugojë e re
Në magaze t’vjetër. :I
I: Djalë si Sulejmanin
Nuk ban nana tjetër. :I

Porsa dola n’bahçe


Me pi kafe t’amla.
Po na vjen shoqnia
Veshun allafranga.

Bahçja plot me lule


Sa kishin lulue.
S’bashku djem e vajza
Ja kan nisë me knue.

84. Ty t’krijoi natyra

Ty t’krijoi natyra
Lule përmbi tjera
Tash na vjen pranvera
Plot me t’bukra ngjyra.
I: O sa të du’!
Që më knaqe mu’! :I

Manushaqja ime
Plot me ngjyra t’hijshme
Ke nji bojë si flutur
Plot me erë të shijshme
Zemër për mu’
Shpirtin ta du’!

Jeta ishte e shijshme


Je moj manushaqe.
Shpirtin mu’ ma knaqe
Ti o me shpresime
Plot me madhni
O shpirti im!

74
85. Mora lajm se je feju’

I: Mora lajm se je feju’


Mori vajzë e buk’ra ti. :I
I: Dashninë time ke harrue, aman
Qysh t’mashtroi moj ai njeri? :I

Ka sa kohë që u fejove
Disa herë ti fjalë më çon.
Thojshe prore që s’më harron, aman
E se din se tash asht vonë.

86. Prej shtëpisë kur jam dalë

I: Prej shtëpisë kur jam dalë


Dhe në burg jam ra. :I
I: Kush s’vjen me m’pa, as me m’shiqu’
I mjeri sa keq kam pësu’ :I

Herët n’mëngjes hana ndriçon


Yjt’ po xixëllojnë.
Nji erë e shkretë po don me m’tretë
I mjeri vetëm kam mbetë!

N’moshën e re nji qyqe m’k’ndon


Zemrën m’a helmon.
Mjaft o m’ke therrë, m’ke marr nji lul’ t’re
S’më ke lanë gjallë as në dhe.

K’ndon nji bylbyl mbi vorr të ri:


- Për mu a do t’ketë dritë?
Do t’shkoj e tres me ‘i mal të shkretë
Për mu’ ma s’do t’ketë jetë!

75
87. Ylli i sabahit

Ylli i sabahit
Drita e syve t’mi
I: Kush të ka ngucatë
Që m’ke marrë mëni? :I

Hajde osmanli
Kush a çun si ti?
Koke nazeli
Hallin kush s’ma di!

N’a ka dalë në Shkodër


Nji topçi me nam.
Sylçe Begu i vogël
Si uvill me nam.

Sylçja çka ka thanë:


- Qirakllëk nuk du’!
Bektash Aga i fortë
Mu’ më ka zapu’.

Bregut t’vi’s po m’shkon


Fustanat me i anë.
- Sylçe Beg na i g’zon!
T’paskan ra taman.

Ore çun, bre çun


Gushën sikur plumb.
Mos m’a pi rakinë
Se të ban zullum!

Zullumi të gjet’t
More baca i vet!
Hallku t’kan hasret
More top sheqer!
____________________
vi’s – vijës

76
88. Ditë e zezë 30 qershori

Ditë e zezë tridhjetë qershori


U hap fjala lajm i zi.
I: Shokun tone vdekja e mori
N’kohë ma t’bukur të rinisë. :I

Vdekja e tij qe e papritur


Në centralin elektrik.
Kush ndëgjoi mbet i habitun
Nana e vet qëndroi trimnisht.

Këtë lajm t’zi që ndjeu Kosova


E ma larg, në Shqipëri.
Për kangtarin nga Gjakova
Idriz Dhomin, djal të ri.

89. Kangë për Hysen Bajrin

Hysen Bajri o po bon o me dor-e:


I: - Nuk po muj o baclok o me folë! :I
Se m’ka ra o gjaku në gojë
Se m’ka ra o gjaku në gojë
M’kanë pre shkijet o me jatagan-e.

Hysen Bajri o po duel në shkallë


I: - T’madhe briti’: - O ju bajraktarë! :I
I: Mos më leni o nër Shekullar-e :I
M’u ka m’bush o trupi o plot varr-e!

Hysen Bajri o more fjalë o ka çu-e:


- Kajmni shokt’ o m’a fort o se mue!
Kajma Smajlin, o mor kajma Zekën!
I: Qysh nuk ikën o more me m’lanë vetëm! :I
Bashkë me mu, o e kanë ba dekën.

_________________________________________
jatagan = lloj shpate e lakuar
Shekullare – krahinë në Mal të Zi

77
90. N’mes ballit ma ke i nishon

N’mes ballit o ma ke i nishon-e, ai,


O për andej o shkëlqen n’faqe.
O bukurinë ma ke me fermon
O si në prill manushaqet.

- O vaj moj lula o ju sa jini,


O vallë mbret o ju kon kini?
- O mret e kemi derjah gjylin.
Vezir kemi o karajfilin!

O zamaku i bardhë thotë: - Jam shah-e!


O përmbi t’gjitha hedh përpjet-e
Jaratisun me shumë degë
Dorë më dorë o na i majshin djemt-e.

______________________
ferman = dekret mbretëror

91. Na po g’zohem vjen o Bajrami

Na po g’zohem-o vjen o Bajrami


More piqem Zot me Adem Begin.
E konke konë qesi jarani, o medet!
O mirë po i bjen karadyzenit!

Kush ta kepi dallaman-e


More me njato du’rzi-o si biluri?
Fol Adem tu shtoftë o nuri!
Mbi vorr tand t’u djegsha nuri!

Ecja jote nabushaqe


More plasa e mjera o gjithë tuj kajt-e!
E po m’shkon djali nëpër bahçe
E unë prej tejet s’kam të ndam-e!

78
92. Pesëdhjet vjet o shokë i bana

I: Pes’dhjet vjet o shokë i bona


I mjeri kam hy n’pleqni. :I
I: Hala mirë nuk e kuptova
Çdo me thanë dashuni. :I

Vonë e mora vesh i shkreti


Çdo me thanë me qenë ashik.
Mora vesh çka ashtë sikleti
Kjo sevda don ustahllyk.

Ustahllyku, marifeti
Janë dy gjana për ashik.
Le ta marrin vesh mileti
Se pleqënia vjen nji ditë.

M’ka pasë thanë nji plak i vjetër


Kjo sevda don marifet.
Bon’ gjynah me kqyrë naj tjetër
Rri me tanden që ke kismet

__________________________________________
ustallyk - mjeshtri
marifet – shkathtësi për të kryer një punë, një veprim
mileti - populli

79
93. Hem vallahi, hem bilahi

I: Hem vallahi, hem bilahi


S’e kam ditë se ç’asht’ maraki! :I
I: Unë i mjeri keq gabova
Prej mallkimit m’u prish gjaku. :I

Dola n’bahqe me karrikë


Të gjithë lulat m’u kan afru’.
Edhe zogj’t m’u kanë avitë
Për xhananin qi ka pësu’.

Unë kangën po ta qes


E gjithë bota ka me t’a knu’
E pabesë moj paske qenë
Sa besnik të kam qëndru’!
________________________________________
vallahi, bilahi = be tek myslimanët

94. Sytë si xixillonjë

I: Sytë si xixillonjë
Oh, sa fort i du’.
I: Ata kur m’shikojnë
N’shpirt më prekin mu’. :I

Gojën si kutia
Vashë o ti ma ke.
Dhambët si inxhia
Sa e bukur je!

Veç me nji shikim


Dashnor n’ty jam ba.
Prandaj si kujtim
Këtë kangë unë po ta la.

80
95. Shtat ditë ymër n’këtë dynja

I: Shtat ditë ymër n’këtë dynja:


Gjashtë idhnim e nji sefa. :I
O me njat’ ditë shka do t’bojim na
Thirrja emnin: - Ja Allah!
Se kam ditë se kam kujtu’
Me Allahun o jam taku’.
Mos e ban vehten gjithkush
Me hyp n’kumbull, me lyp rrush!
Me hypë n’kumbull me lypë rrush
Se të sheh e të flet dikush.
Mall, evlad në këtë dynja
Kujton kush se gzime i ka.
Derte, gajle vijnë pa nda
Thirrja emnin: - O ja Allah!
Gjith kand t’shohish me kapuç t’bardhë
Mos kujto se gjenë manfatë!
Gjithë kand t’shohish me flokë e mjekërr
Me zemër banja muhabetin!
Vnoja menën në bejatë!
A ka besë o në tarikatë?
Mos ia kqyr o ilajetin!
Me zemër shehut banja hyzmetin!
Hej dervish sa mirë po flet
Je i lidhur për Ehli Bejt.
Ehli Bejtin hak e di
Jam evladi sadedi.
Hej dervish bona derjah
Nji ditë vdesim të ton na.
Nji ditë vdesim të ton na
S’met gëzim, as s’met sefa!
____________________________________
evlad = fëmijë (vajzë apo djalë)
dynja = botë
hyzmet = shërbim
Ehli bejti = familja e profetit Muhamed, a.s.

81
96. Kangë për Metë Isufin

Metë Isufi djal i ri-e


Se n’Gjakovë o ka m’sy o me hi-e!
Se n’Gjakovë ka m’sy o me shku-e
Tri herë dyert o ju kan ngujue!
Hima Daka n’mahallë t’Qerimit,
Dil e nije pushkën e trimit!
Dil e nije qysh-o kërset-e!
I: Ju prallaza metshi’ shkret-e! :I
I: Qysh s’u çelet kurrnjoni vet-e! :I
Për me pshtu’ këtë Muhamet.
- Unë jam dalë o për m’u çartë-e
I: Nuk jam Dula që i du’ grat-e :I
Jam nji djal o qi t’kalli flak-e.
T’kalli flakë t’kalli barut-e!
Nal bre shoq, o ti mos u ngut-e!
Nal kadale Shaqir Curri!
Se je le o s’ke tesh k’si burri!
Se je le s’ke tesh k’si burri
I: Ku qilloj o dy komtë i nguli! :I
Ti lo plumat o rreth ushkuri!

82
97. Këngë për Bajram Currin

Hej, dridhet toka, po ushton Malësia


Hej, në këto male po lufton djelmënia
I: Hej, bashkë me trima e kësaj Krasniqes
Me Bajram Burrin o zemërçelik-e! :I

Ref.:
Bajram Curr, o Bajram Curr
Emni yt s’harrohet kurr!
Të ka lind-o nanë Gjakova
S’të harron Kosova!
Bajram Curr, o Bajram Curr
Emni yt s’harrohet kurr
Të ka mbajt-o Dragobia
S’të harron Shqipnia!

Hej, na du’l trimi në këto male tona


Hej, tym e flakë po n’a i rrjedh nga goja
N’luftë me tradhtarin, o Kadri Mehmetin
Se n’Dragobi-i ai trimi n’a mbeti.

Ref.:
Bajram Curr…

Hej, moj Kosovë-o ty t’a lumsha shpinën!


Hej, bijtë e tu’ e kan lu’jtë martinën!
Me Bajram Currin, Isa Boletinin,
Me Azem Bejtën e Hasan Prishtinën.

Ref.:
Bajram Curr…

83
98. Dora jote t’u praroftë

Dora jote t’u praroftë!


O, kjoftë e plot-e përgjithmon-e ai!
O ashikut i derdhen lot-zitë.

Ref.:
Shpirt, more vetullat ilall
All me sy e vetulla edhe qepallë
O besa m’trete, po m’bon o me hall!

Zemra ashikut si gastare


O ajo thehet me i gjysë fjale.
O, a po m’flet shpirt-o boma i qare?!

Ref.:
Shpirt…

Zemra ashikut si qibriti


Fjalë e besë don djalë ashiku, ai
O veç për dhunë o të mynafikut!

Ref.:
Shpirt…

Të kam dashtë edhe të du’


O itikati n’a u maru-e, ai
O a po m’flet shpirt-o çka po thu-e?

Ref.:
Shpirt…

84
99. Pranvera nisi me dalë

I: Pranvera nisi me dalë


E bylbylat po këndojnë. :I
I: Hajde vashë moj lulja e bardhë
Dil në bahçe t’bisedojmë,
O t’bisedojmë! :I

Unë në bahçe po të pres


Me tufë vjollca m’gjen n’dorë.
Jam e jotja der’sa t’vdes
Se më ty do t’baj kunorë,
Do t’baj kunorë.

Pra ti fjalën kur ma dha


Mori lule moj shebojë.
Prej teje nuk di me u nda
Kah po m’flet me t’bukrën gojë,
Me t’buk’rën gojë.

Këtë tubë lule që po t’jap


Për kujtim ta mbajsh në dorë
Ti ndërmend t’ më kesh mu’ prap
Mbasi bashk do t’bajmë kunorë,
Do t’bajmë kunorë.

85
100. Kanga e Rexhep Gërçarit

I: Qatje poshtë o te mullini


Luftë po ban more Rexhep trimi. :I
I: Luftë po ban qaj Rexhep trimi.
Prej gojet n’a i dilte timi. :I

Qatje poshtë more në Gërçar


Luftë po ban me pashallarë.
I: O Rexhep i çikës-o!
Porsi yll i dritës-o! :I

Të mërkurën thirri telalli


Në mesditë na u mbyll pazari.
Në mesditë na u mbyll pazari
O rrethu’ Rexhep Gërçari.

- Në Çabrat more kush lufton?


- Ky Rexhepi me nizom.
O Rexhep i nanës-o!
I le nom Gjakovës-o!

86
101. Këngë për Ganimete Tërbeshin

Herët në mëngjes, nga sa gjakatarë


Në mes të Gjakovës u hodh një litar.
Në trekam’sh e vunë Ganimeten tonë:
- Fol, n’e daç ti jetën! me za i kanë thanë.
- E shtrejtë asht liria, pa te s’është gja jeta! -
Me një za të tmerrshëm, foli Ganimetja.
Ref.:
- Nuk du’ jetën të ma falin!
Ra vetë ne litar
Hakun motrës do t’ja marrin
Vllaznit kosovarë.

Atje poshtë qëndrontë Gjakova kreshnike


Asaj Ganimetja i mbeti besnike
Para se t’a varin, foli Tefik Çanga:
- M’a mirë t’vdesim motër se t’jetojmë në pranga!
Ke Isë Boletinin ke dhe vllazën tjerë
Ke Kosovën trime që s’të ndrron për jetë!

Ref.:
Nuk…

87
102. Si na u çfaq kjo dashunia
(Version tjetër i këngës “Ç’na ka zanë kjo dashunia”)

I: Ç’më ka zanë kjo dashunia!


Kërkush hallin s’po m’a din! :I
I: Kush mi qan hallet e mia?
Ku do t’shkoj e ku do t’vi? :I

Dranofillat kuq si gjaku


Salltanet o për djem’t e ri.
Kur i zen o gocat maraku
Dehen çunat pa raki.

- Ç’ke moj gocë që rrin mendue?


- Rri e kjaj hallet e mia!
Deri n’Durrës du’ me shkue
Se m’ka zanë kjo dashunia.

Moj durrsake më bone marak-e,


Jarnanana, ne
Gushë e faqe, bardh moj si zamak-e,
Jarnanana, ne
Moj durrsake o sa fort të due!
Jarnanana, ne
T’vinte era more mollë e ftue,
Jarnanana, ne.

88
103. Elif, Elif

Elif Elif, ije, senja me tet-e, aman


Gjithë shqiptar’t o jan çu’ në kambë
Of aman, aman!
I: Kush të don-e, ije, me imon me dek-e aman
Karadakun hajde ta bojmë bejon! :I

T’ejten proma, ije, n’dy sahati aman


Donë me i ra o katunit t’ri.
Of aman, aman!
Lu’jti raja, ije, Podgoricës aman
Ja rrethoi hajde Kuçit kalanë.

Moj kalaja, ije, e me bedena aman


Qe sa mot o m’ke metë rrethu’
Of aman, aman!
M’i ke shkallzit ije, gur mermeri aman
S’mundet shkau hajde me t’i zaptu’.

Çka i ka thon-e, ije, shkina N’kollës aman


Se qeshtu o se kem kujtu’,
Of aman aman!
Asqer po m’vjen, ije, prej Kosovës aman
Dita ditës o po vjen tuj shtu’.

Aferim ije, ju shqiptar-e aman!


Trimëninë o ç’e botë ispatë
Of aman, aman!
Gjithë tuj pri-e, ije, para urdisë, aman
Shkojshit malit hajde tuj shalakatë’.
__________________________________________
iman = fe, besim në Zotin

89
104. Zuna në kajkë, rashë në det

O zuna në kajkë e o rashë në det


O erdh nji shiptar e n’a gjet-e.
Shyqyr bona e gëzova
Gjeç’ jaranat n’breg t’Uzdrumit!

Ku kam ndoj mik o le t’më kjaj!


Le t’më kjajë me lot si lumi!
E ikën shokt’ dhe më lan-e
E më lan o n’breg t’Uzdrumit!

O n’breg t’Uzdrumit deri n’takatë


Çadrat ngrehun bajrak, bajrak.
Ferman po vjen prej Bagdati
Vaj more shokë se ç’bohet halli?!

Ika, ika rashë në det-e


More me gjemi të Ulqinakut.
E shyqyr bona për selamet
Selam Gonxhes së zamakut!

90
105. Konstantine

Konstantine, heret po m’vjen


Se jam bamun hajde marak në ty, aman, aman
Se jam bamun hajde merak në ty!
I: O në ma daç moj goc-e hatrin mue
Tjetërkend s’shikjon me sy,
O fare aman. :I

Maraku ma i randë se plumi


Me njat zemër, hajde moj, katileshë, aman, aman
Me njat zemër hajde moj katileshë!
O bi me fjetë moj gocë, s’po m’zen gjumi
Don me m’lu’jtun mendt e kresë.
Fare aman.

More pllum’-o, krah’t e shkrum-e


Qe sa mot je hajde tuj fluturu’, aman, aman
Qe sa kohë je hajde tuj fluturu’?
O fluturo moj gocë dhe të shkojsh-e
Zgjoji ata që janë në gjum’
Fare aman!

91
106. O kandil kandil garipi (version)

O kandil kandil garibi


I: Ç’ke more qi s’ban dritë? :I
I: O shumë sefanë e do t’a bajmë na sonte
Sa të zbardhë e lumja dritë. :I

O jorgan, jorgan i ngusht-e


Gjithë vija, vija!
O sa ke nata, lal-o nuk m’i m’love
Shpatllat e mia!

Në penxhere lalo prej sokakut


F’tyra jote ndritë dynjanë.
O ty t’ru’jt Zoti lalo qi t’ka fal-e
Fol me mu’ se s’ke ku m’çon!

Dashninë tonde s’mund ta harroj-e


Deri sa t’jam gjallë.
O dhe në vorr-e, lalo, kur t’më çojnë
Mu’ për ty do të m’bjen mall.

92
107. O mori nanë, rashë n’hapsane

O mori nanë,
Nanë rashë n’hapsane.
I: Tash vjen stina
O tash vjen stina e do t’dali. :I

O ti maqinën, lale, lale


Unë gjylpanën.
Qepim rrobat,
O qepim rrobat e beqarnisë.

O hala djal-o
S’ma din zemrën time
Ta kam njoftë, o i kam shitë
Tjegullat e shpisë!

O na u çu’n rosat
Lale, lale, prej Tirone
Bajnë pushimin, o bajnë pushimin
Në Barbullush.

O fort po tutna
Se s’po m’don durrrsajka.
Hallin tem,o dertin tem
S’ma din njeri
_________________________________________
hapsane = burg

93
108. Dola n’penxhere synin kur t’a pashë

Dola n’penxhere
Synin kur t’a pashë
Piva ‘i gotë raki moj vashë
Mashalla të thashë.

Mashalla të thashë
Rakia m’ka zanë.
O mor çun i vogël
Qi po m’shkon nizam.

Nizam du’ me shku’


Letra du’ me t’çu’
O moj gocë e vogël
S’ka kush me t’i k’nu’.

Me t’i k’nu ti k’noj


Veç me shkru nuk di
O mor çun i vogël
Shka baj un’ pa ty?

109. Mori shkrepsa e Venedikut

Mori shkrepsa e Venedikut


I: Ti që m’kallesh o si barot. :I

Sa m’ka marr malli i duhanit


I: Bjerma shkrepsën po du’ me e dhezë :I

Mora vesh se je sëmue


I: T’paska ra ai verem i zi :I

Sa m’ka marrë malli me t’pa


I: Se pa ty o moj s’mund të rri! :I

94
110. Dalngadalë po të kërkoj

I: Dalngadalë po të kërkoj
Megjithëse jam dëshpëru’ :I
I: S’kam ndërmend moj të kujtoj
Ti nuk qe lule për mu’ :I

Sikletin do ta duroj
Se me zemër prap të du’.
Si dhuratë po të dërgoj
Nji zamak tuj lulëzu’.

Kur të njofta t’pata thanë


Do t’vij koha me u nda.
Kujtimin që m’pate dhanë
Po ta kthej me lot tuj kja.

Me dëshirë moj të këndova


T’ledhatova bukurinë.
Synë e shkru’ unë shumë ta çmova
Por ma tepër dashuninë.

S’punon goja me ligjëru’


Se u dogja porsi prush.
Sado kohë që ka me shku’
Hallin tem s’do t’ma dijë kush.

95
111. Fletët tua moj drandofille

Oh fletët tua moj drandofille


I: Kuq e bardh m’i ke. :I
I: N’bahçe tande je hiç pa hile
Shoqe ti nuk ke. :I

T’gjitha shoqet t’kan inat


Pse je kuq e bardh e gjatë
Bukuroshe, lule e bardhë
Athu’ kush do t’baj kunorë?
E me t’marrë e me t’shti ndorë?
Hajde me t’shti n’dorë!

Oh, me t’shti ndorë moj sylarushë


E me t’marrë përherë.
Qysh kur s’pari me ty u poqëm
E kur t’pashë në derë.

Nji unazë moj po t’a çoj


Edhe hallin t’a tregoj.
Po t’jap fjalë e po t’jap dorë
Se me ty do t’baj kunorë.
Jam i yti përgjithmonë!
Hajde përgjithmonë!

96
II.KËNGË TË SHQIPËRISË SË MESME

97
98
1. Manushaqja e lulja e shqerrës

O manushaqja e lulja e shqerrës


Po çelin ma avash.
I: O vetëm lulet e pranverës
Qenkan për t’u dashtë. :I

O t’gjitha lulet plot burbuqe


Çelin për zili.
I: Si faqja jote kur më skuqet
Porsi shefteli. :I

O kangën po ia k’noj unë lules


Që ta nigjojsh ti.
I: O lules time faqekuqes
Se kam dashuri. :I

2. Moj dashnore

Moj dashnore të gjykoftë Perëndia


Ti që ma çfaqe dashninë e rremë.
I: Se fjala jote bashkënia
E pabesë moj paska qenë. :I

Unë të dita moj se t’kam mike


Prandaj e vuna dashninë në ty.
Ti s’u kallxove aspak fisnike
Sa që s’paska të rrëfy’m.

T’u thaftë dora moj që më shkrove


Mallku’ qofshin letrat e tu’.
Se vet më deshe, moj më harrove
E pabesë o mori gru’.

99
3. Çeli molla e shartu’me

O mun aty n’atë faqe t’malit


Shartova një mollë.
I: O goca e re e pamartu’me
Paska belin e hollë. :I

O çeli molla e shartu’me


Çeli lulen e bardhë
O goca e re e pa martu’me
Don nji djalë beqar.

O çeli molla e shartu’me


Lulen për bukuri
O goca e re, e pamartu’me
Don’ nji djal të ri.

4. Ç’na ka zanë kjo dashunia

I: Ç’na ka zanë kjo dashunia


Kërkush hallin nuk ma din. :I
I: Kush i qan hallet e mia?
Ku do t’shkoj e ku do t’rri? :I

- Ç’ke moj gocë qi rrin mendue?


- Rri e qaj hallet e mia.
Deri n’Durrës du’ me shkue
Se m’ka zanë kjo dashunia.

Ç’qenka kjo sevda e shkretë


Mjerë ai’ që se ka provu’!
Gja’ ma t’bukur s’ka në jetë
Kur dashnori thotë të du’.

100
5. Për midis pazarit t’Durrësit

Për midis pazarit t’Durrësit


Pse ma hudh dorën serbez?
I: Gocë e vogël, ma jep fjalën
Mos më le fare pa shpresë. :!

Ref.:
Dallëndyshe vaj, vaj, vaj
Prej zemre moj nuk të ndaj
Dallëndyshe hej, hej, hej
Kurr s’do t’n’dahem prej teje!

M’i gëzofsh dimitë mermeri!


Kur m’i hudhje për Pazar.
Do të lutem, do të themi:
- Më merr mu’ se jam beqar!

Ref.:
Dallëndyshe…

Mora rrugën kah kalaja


Aty un’ gjetsh nji djal të ri.
Mu’ me ty më zu’ sevdaja
Hajde djalo më merr ti.

101
6. Për midis pazarit t’Durrësit (2)

Për midis pazarit t’Durrësit


O ç’m’a hudh dorën serbez.
I: Ti bre djal, o djal i ri
Pse mi ze vetllat me fes? :I

Ref.:
Dallëndyshe vaj vaj vaj
Sy laroshen me lot ta qaj.
Dallëndyshe vaj, oji
Sylaroshen ta shti në gji.

Mi ke vesh dimi t’mermerit


Dhe jelekun qep me ar
Do të lutem, do t’i themi:
- Më merr mu’ se jam beqar!

Ref.:
Dallëndyshe…

7. Shoqet tua moshatare

I: Shoqet tua moshatare


Kan hasret prej bukurisë :I
I: Janë tri goca me nji çaire
Po pëlcasin prej zilisë :I

Ti je si ar i kulluem
Je si nuse për merak-e.
Vjen gjithnji tuj hijeshue
Si zamaku në bardak-e.

Bukuri duhet me t’thanë


Pëllumbeshë buzën në gaz-e
Gocë e bukur në Tiranë
Avitu se nuk të ngas-e.
___________________________________
çair = livadh

102
8. Kur dole në lamë

I: Kur dole në lamë -


Belin nji pëllambë! :I
I: Bukuroshe e lalës,
Synin si bajamë. :I

Kur dole n’çardak -


Faqen për marak!
Bukuroshe e lalës,
Dukesh si zamak.

Kur dole në derë -


Belin me qemer!
Bukuroshe e lalës,
Ndrite si fener.

Kur dole n’oborr -


F’tyrën bardhë si borë!
Bukuroshe e lalës
Eja t’vejmë kunorë!

9. Se shkon skifteri

O se shkon skifteri more zemëru’


More zavalli, o si ka mësue.

O se zavalli o si ka mësue
More krahi i djatht o ç’ju ka plague.

O se krahi i djatht o ç’ju ka plague


More kjo rixhaja s’iu ka n’igjue.

O se kjo rixhaja s’iu ka n’igjue


More prej syuit t’zi, o prej syut t’shkru’m.
___________________________
-zavall – hall i madh, bela e madhe
- rixha - lutje

103
10. Jalla u shemsh Kalaja e Durrësit

E jalla u shemsh-o,
O kalaja e Durrësit!
E ç’më del goca, o lal,
Ke grykë e pusit.

E ç’i qet Durrësi, o hajde,


I pret Shijaku.
Se ku e din goca, o hajde,
Se ç’asht’ o maraku?

O fushë e madhe,
Hajde fushë e Qerretit
O u plak goca lale
Në bash t’lezetit.

Ref.:
E qava,qava
Lala qesh tuj plas-e.
E ç’mu mbush zemra
Hajde me maraz-e.

11. Ç’mjellë ashtu, moj ç’mjellë ashtu

E ç’mjellë ashtu, moj ç’mjellë ashtu?


E ç’mjellë ashtu, moj bukuri?
I: E selvijon, e selvijon,
Selvijon në baçen tonë. :I

E ta këpus, moj t’ këpus!


E ta këpus, ta vej në vazë!
E je lule moj je lule,
Je lule moj për beqarë.

E m’i fal sytë, moj vetullat!


E vetullat t’u paskan nxi.
E jo, m’re jo, për Perëndi
E i kam vet për bukuri.
___________________________
- selvijon – lloj luleje

104
12. Hije e bukur të ka ra

I: Hije e bukur të ka ra-e


Si zamak po lulëzon. :I
I: Shumë dëshirë kam për të pa-e
Asnjiher nuk më shikon. :I

Kur më deshe s’të çëmova’


Kujtova se do t’harroj.
Por me mall u dëshirova
Sa me mall po të kujtoj!

Lulen që ma ke dhurue
E shikoj me shumë dëshirë.
Moj t’i puthsha sytë e shkru’m-e!
Që t’ndriçojnë si xhevahir.

13. Dy të bukra në një degë

I: Dy të bukra o në një degë :I


I: Dimnin, dimnin o e bajshin verë
Aman ore :I

Zot, më ban o zog skifter!


T’shof të buk’rën o ke mineri,
Aman ore!

Zot më ban’ o zog petrit!


Marr të bukrën o me shetitë,
Aman ore!

105
14. Knon bilbili në behar

O knon bilbili lale në behar- e


O ç’më ka zanë me ty maraku i parë!

Ref.:
Ke ullini n’kodër t’pres,
Prite lalën se po vjen
Prite lalën se po vjen
Kam nji llaf e do ta them.

O k’non bilbili në qershi


O dil ta shof moj goce syn’ e zi!

Ref.:
Po të pres nuk kam durim
Kam në zemër nji kujtim
Nji kujtim të paharrumë
Po të pres se prap të du’.

O knon’ bilbili goce në zamak-e


O ty t’ka lala shpirt-o për merak!

Ref.:
Ke ulliri n’kodër-e
Prite lalën se po vjen
Prite lalën se po vjen
Kam nji llaf e do ta them.

O knon’ bilbili goce në zaman-e


O ty t’ka shpirti goc-e për marak-e.

Ref.:
Ke ullini…

106
15. Fustani me pika

I: Fustani me pika
Sa hije të paska! :I
I: Ngreje kokën pak moj Nepi!
Sa të shof, se plasa. :I

Zanin ta nigjojshe-e
Una ty përditë.
Edhe rrugës ti kur shkoje,
Sikur bojshe dritë.

N’tre sahati t’natës


Të erdha ke porta.
Zanin ta nigjojsha Nepi
Thojshe: -Po m’dhemb koka!

Në mëngjes të erdha
Me u taku’ me ty.
Aman, se ç’mu dridhte zemra,
Kur m’shikoje n’sy-e.

Ty të kam ndërmend-e
Gjithë kah shkoj e vi-e.
Gjumi natën nuk më zen
M’i more mend’t e mi-e!

107
16. Dy çuna që ka Tirona

I: Dy çuna që ka Tirona
Bojnë’ harab nji kasaba. :I
I: O dyqanet karshi ç’i kanë, aman
Sadiku me Mustafanë. :I

Hajde, hajde mor Selman,


Ç’i del zot o bukurisë.
Si s’t’u qep ai xhamadan, aman?
Iu thafshin gishtat terzisë!

Xhamadani qep me tela


Çfar terziu ta ka qepë?
Aferim mre Hasan Muka, aman
Në Tironë ke qitë marifet!

Si s’t’u shëru’n kto plagt e thikës?


Kur t’i shof o më merr vaji.
Mre syziu i Kasem Agës, aman
S’je ma i bukur se Mustafai.

108
17. Hajde, hajde mre Rrem Demneri

Hajde, hajde mre Rrem Demneri,


N’kafe Dem Xhepës o vjen kapterri.
Kafja e Demit o myll’ me xhama.
- Prij o përpara mre’ Rrem Tirona!

Prij përpara o Rrema i Babës!


Se nuk kom gjo o me Xhepin e Shabës.
Ditën e enjte o n’tre sahati
Pushkë po bante o Rrem Kasapi.

Rrem-o Kasapi, mre Rrem-o Tirona


Asht asllan-o që se bon nona.

Vjen majori o me makinë:


- Mos e nga Rremën, o kapterr Selim!
Mos e nga Rremën o kapterr Selim!
Se ai asht more shoku im.

109
18. Iku goca më la vetëm

O iku goca, mi lale, më la vetëm


Ti je jarnane.
O ç’më kujtojn-o, lale, me nji letër,
Ti je jarnane.

Ref.:
Jarnanina, më deshe të desha-e
Jarnanina, balluket e shpesha-e

O qesh në male, lale, rashë në fushë


Ti je jarnane.
O për atë nishanin, o gocë, që m’ke në gushë
Ti je jarnane.

Ref.:
Jarnanina..

O syn’i jot, o mi gocë, si shkëndija,


Ti je jarnane.
O se ç’na zu, moj goce, dashunia
Ti je jarnane.

Ref.:
Jarnanina…

110
19. Ç’asht ma e bukur në këtë botë

I: - Ç’asht ma e bukur në këtë botë? :I


I: - Ftyra e gocës hanë e plotë! :I
I: Oh, oh, hanë e plotë. :I

- Gjum’n e natës kush t’a tretë?


- Syu i gocës gjithë lezet!
Oh, oh, gjithë lezet.

- Kush të shkrin moj si qiri?


- Syu i gocës filxhanli!
Oh, oh, filxhanli.

- Ç’asht ma e bukur në pranverë?


- Buza e gocës si sheqer!
Oh, oh, si sheqer

- Çfar të djegë si zjarr në gji?


- Syu i djalit sevdali!
Syu i djalit gjithë lezet
Ç’ma përvloi zemrën e shkretë!

20. Hajde malenake

Hajde malenake,
Du’je lalën-e.
Hajde gushë bardhake,
Du’je lalën-e.
Hajde malenake,
Du’je lalën-e.
Hajde gushëbardhake,
Du’je lalën-e.
Hajde gocë e lalës,
Ç’e hudh vallen-e.
Hajde gojësheqere,
K’naqe lalën-e.

111
21. Moj fëllënz moj mitare

O moj fëllënz-e, moj mitare


O qenke nisun për o Kaninë.
Shko dhe mos u vono fort
Fare mos e harro dashuninë, dashuninë.

O paske marr një rrugë të gjatë-e


O s’mund të rri o nji ditë pa ty-e.
Shpirti s’po m’gjen rehat,
Rehat, s’mund të vej gjum në sy, gjum në sy.

O po vjen koha e lumtunisë-e


O që të rrim-o të dy pranë.
Të gëzojmë ditët e dashnisë
Të dashunisë, kur t’vish nuse në Tiranë, në Tiranë.

22. Të betohem tuj t’u lutun

I:Të betohem tuj t’u lutun


Për ato syt e shkru’m. :I
I: Eja me mu’ mori flutur,
Aman sa të du’! :I

Të gjithë flutrat në pranverë


Shkojnë tuj fluturu’.
Lule m’lule tuj marr erë,
Aman sa të du’!

Lule t’bukra plot burbuqe,


Shkojnë për t’u mbaru’
Eja eja faqe kuqe,
Aman sa të du’!

112
23. Disa herë më shkon ndërmend

I: Disa herë më shkon ndërmend


Mos me të fol ma me gojë. :I
I: Mirëpo zemra nuk më len, jasaman
Nuk duron ma kësifarsoj. :I

Po më sillesh pa kujdes-e
Më shikon si për mëshirë.
Kur të pashë sot në mëngjes, jasaman
Nuk m’a the një fjalë të mirë.

Ti mbahesh për bukuri-e


Për ato dy sytë e shkru’m.
Mos e kurse dashuninë, jasaman
Por besomë sa fort të du’.

Kur të njofta që të re
Trandafil mbulu’ me vesë
Bukurin ti prap ma ke, jasaman
Si menekshe në mëngjes.

113
24. K’non bilbili te qershia

I: K’non bilibili te qershia


Nga meraku flakë ç’u ndez :I
I: Trandafilat ndër avllia
Shpërthejnë gonxhet pa kujdes. :I

Refreni:

I: Hajde shpirt se erdh pranvera


Çelin gonxhet përsëri.
Vjollca t’njoma lule shqerra
Do t’i mbledh shpirt-o veç për ty. :I

Kërkon djali sy skifter


Buzën e gocës si sheqer.
Goca baka naze shum
Djali i shkretë mbeti pa gjum.

Refreni
Hajde…
____________________________________
avlli – oborr, mur që rrethon oborrin e shtëpisë

25. Çohi djema shaloni atin

_ Çohi djema shaloni atin!


- Besa atin e kam shalue.
- Cili djal-o po vjen me mue?
Cili djal po vjen me mue?
Po thot Mema: -Po vij unë!
Ia pret M’stafa: -Ma i parë jam unë!
Ti mre M’stafë, o M’staf-o Delia
Tash po t’ njihet burrënia
Me qitë pushkë te zotnia.
- T’kishe pasë nji djal si Mema,
Paç me i hy vezirit mrena!
Paç m’ia lanë oxhakun n’femna!

114
26. Në zabel të erdha

Në zabel të erdha,
Goc-e t’gjeta vetëm, hajde
Pse m’rrishe o si zog i harru’m?
I: O mos ja prish-o, goc-e qefin djalit, hajde
M’i fshin lot-zit se t’erdha unë. :I

Ti më more n’qafë,
Që m’fute n’dashni e hajde.
Unë prej teje s’kam të ndamë
O rri mre djal-o, qesh e mos qaj-e, hajde
Prej teje o se heq sevdanë.

Vet ma ke dhonë besën,


Djalo se s’du tjetër, hajde
Përveç teje, mor më ke thanë
O dy pika në vetull se ç’mi ke e hajde
Për kujtim mor’ t’i lash nishan.
____________________________
nishan – shenjë

27. U hutova prej shikimit

I: U hutova prej shikimit


Prej dritës së syve tu. :I
I: Mori lulja e kujtimit
Mos më len ma që të vu’j! :I

Ma merr dorën e më pajto


Mos më rri ma në mëni.
Hajde shpirto më beso
K’naqe shpirtin me dashuni.

Hajde t’dalim dorë për dore


Të shetisim dalngadalë.
Mori vjollca me kunorë
Kam me ty moj n’ja dy fjalë.

115
28. M’vune kambën pa të drejtë
I VI
I: M’vune kambën pa të drejtë Po t’këndoj një kangë të re
S’u tregove zemërgjanë. :I Për të thanë sa fort të du.
Unë të çmova shum të shtrejtë E din mirë se ti më le,
Ti e din moj t’pata thanë. E sa shpejtë më ke harru’!
II
Vet më more me të mirë
Me dëshirë, plot bujari.
Por tashti pse s’ke mëshirë?
Pse ma hedhë për bukurinë?

III
Të putha njëher në faqe
Më buzqeshe si fëmijë.
T’vinte era manushaqe
M’u duk vehtja djal i ri.
T’vinte era manushaqe
Mori lule në saksi.

IV
Vuna vehten në mundime
Për hatër të dashunisë.
Nuk më dhe asnjë premtim
More nuri i bukurisë.
V
Në dy faqet ke ka ’i pikë
Nuse e re moj me kimet.
Eja afër mos më ik!
Më shikon e nuk më flet.

116
29. Qysh se t’pashë moj tuj kalu’

I. Qysh se t’pashë moj tuj kalu’ VI. Je mbulu’ me stoli


Shpirtin vashë ma ke plagu’. Kur me ecë dalngadal’
S’më ze gjumi jam hutu’ S’ta del kush për bukuri
Du me t’pa vashë sytë e shkru.’ Me gërshetat palë mbi
Pale

II. Dashunia qenka zjarr VII. Më ke lanë o shumë kujtime


Kur rrëmben e s’ka të shu’m Sa të jem s’do t’i harroj
Eja vashë sa ma parë Pse më vune në mejtime?
Mos më lenë me u dëshëru’. Veç pse unë të dashuroj?

III. Ah i shkreti çfarë po them


Ti s’më njeh e s’din kush jam.
Ti se din hallin tem;
Të t’a them guxim nuk kam.

IV. Shko ti kangë pa ngurrim


Shko si zogu fluturim.
Ja trego hallin tim
Unë i mjeri s’kam guxim.

V. Të vjen erë lule zamaku


Buzën kuq porsi qershi.
Veç prej se më zu maraku
Shkova rashë në dashuri.

117
30. Una ty moj të kam dashtë

Una ty moj të kam dasht-e, i- je


Prej së vogli, qysh fëmi.
I: S’të vjen keq e i-je,me më lanë, e i-je
E të marrish tjetër njeri? :I

Sytë e mi ma s’po shikojnë


Qajnë e rrjedhin si burim.
Ah moj zemër i-je, shumë durove, i-je
Digju, kallu, hajde bre shpirti im!

Edhe shpirti s’po m’qet’sohet, i-je


Nga idhnimi që m’ka gjetë.
Se kjo vjeshta i-je, s’po m’harrohet, i-je
Për kujtim tandin, moj, ka me mbetë

Djelmëninë’ moj ç’ma helmove


Me zeher të dashunisë
E gjithë bota i-je, më bojnë të marrë, e-ije
Pse s’hjek dorë prej ashikisë.

118
31. Rrallë kam pa këso bukurie

I: Rrallë ka pa këso bukurie


Por si hana tuj ndriçu’. :I
I: E gërshetat moj t’paskan hije
Ç’ti pëlqeva sytë e shkru’! :I

Të deshta ditën e parë


Sa në zemër më ke hy.
Moj burbuqe në behar
Sa më merr malli për ty!

Të shikoj me mallëngjim-e
Rashë në zor prej dashnisë’.
E do t’i ru’j si për kujtim-e
Tiparet e bukurisë.

Deri ditën kur të pashë


Rashë në zor e rashë në hall.
E moj burbuqe në behar
Je e mirë, një vajzë e rrallë.

32. Fol njëher’ moj shtat selvi

Fol njëher’, moj shtat selvi-e!


I: Dil në derë o moj goc-e,
T’ shof syn’n e zi-e! :I

Dil njëher’ se m’zuni halli


Në pranverë, o moj goc-e,
Do t’marri malli.

Kam dëshirë të fal nji kujtim-e


Xhevahire moj goc-e
Me mallëngjime.

Një peshqesh për dashurin-e


Një buzqeshje moj goc-e,
Për bukurinë.

119
33. Ç’më shikon me buzë në gaz

Ç’më shikon me buzë në gaz


Sikur don me folë me mu’.
I: Unë me ty moj s’do të flas, o moj xhan
Nuk po mundem me duru’. :I

Kur të pashë moj tuj kalu’


Gërshetat për bukuri.
Ç’më pikllu’n dy sytë e tuj, o moj xhan
Ç’më ke prekë në dashuri!

Flokët m’i ke thurr gërshetë


Si kunorë lule me ar.
Askërkush moj s’t’i gërget
Një petrit, një djalë beqar.

34. A ke qenë ndojher’ e re

O, a ke qenë ndojher’ e re?


A ke pas marak?
I: O, je e bukur se ke le
Shtatin si bajrak! :I

O mjerë ate që zen maraku


Unë vet e kam provu’.
O mori lule kuq si gjaku
Syt vetllat t’i du’.

O n’baçe tate tuj punu’


Mendja m’rrin ke ti.
O zemra ime asht idhnu’
Si t’ia baj se di.

120
35. Dy të bukura janë bari

Oh dy të bukura janë bari-e


I lumi, lumi unë, o sa bukuri-e.

Njana me dhen tjetra me dhi-e


Lum, lumi unë, o sa bukuri-e.

Po bajshin mriz o nën nji hije


Lum, lumi unë, o sa bukuri-e.

Po bisedojnë me nji djalë të ri-e


Lum, lumi unë, o sa bukuri-e.

36. Balluket e tua

Balluket e tua moj goc-e


Rreth me kaçurrela,
Duken bukuri.
I: E plot me lule moj goc-e
Po na çelë pranvera -
Ç’mi ke sytë e zi! :I

Faqet e tua moj goc-e


Si shegë devedishe,
Vetllat ly me bojë.
Se kur më shkon o moj goc-e
Porsi dallëndyshe, -
Sa të dashuroj!

Shtati jot o moj goc-e


Si selvi e gjatë.
Veshë për bukuri
Se fol me gojë, o moj goc-e
Mos më merr inat -
Ç’mi ke sytë e zi!

121
37. Ma jep dorën

I: Ma jep dorën dhe më thuaj


Nja dy llafe për të mirë. :I
I: Mos më len kështu të vuaj,
Lajkatare e pa mëshirë! :I

Të putha njëherë në gushë


Shtat’n e hollë moj si selvi.
Vetllat hark moj si gajtan
Edhe gojën si kuti.

T’pata thanë moj ashiqare:


- Mos u tall me fukaranë!
U kallxove ziliqare
Hajde pra më ban derman!
_______________________________
ashiqare – në mënyrë të qartë, sheshazi

122
38. Një ditë më del

I: Një ditë më del,


Një ditë s’më del.
Si nusja me tel -
Të dua! :I

Ref.:
I: Të du’ mi gocë e vogël,
Të dua!
Të du’ të vish me mua,
Të dua! :I

Syun si filxhan
Ftyra të ndriçon.
Kur më del në xham,
Të dua!

Ref.:
Të du’…

Kur më del n’hajat


Shtatin si bajrak.
T’u bona merak,
Të dua!

Ref.:
Te du’…

123
39. Fryni era, u çel taraba
Ftyni era u çel taraba: - Çou Halil se Avdi Aga!
Çou Halil se Avdi Aga,
Me treqind sejmen përmbrapa!
Të tan’ opinga pa çorapa.
Musta i vogël u çu’ n’kambë
Kërkon armët: - Ku i kam lanë?
- Na i ka mshefë ky miku mramë.
S’e ka menden me na zanë.
Bejta Sylja, qen qafiri
Bani gostinë çoi na thirri
Mish e pite boll na qiti
Çoi për myzhde tu veziri:
- Myzhde pashë, se u zu Halili!
U zu Halili tuj këndu’!
E tan’ Shkodra n’kam a çu’:
- Fole Shkodër nji fjalë për mu’!
Nuk po them, jo, për me p’shtu
Me pre Mustën para mu’
Asht i ri, mos me u frigu’!
- Mustën e vogël ka fal Pasha!
- Pa Halilin t’gjallë mos paça!
Xhelatçia prehi shpatën,
Musta i vogël shtrini qafën.
Xhelatçia po ban be:
- Kurr k’si trimash nuk kam pre!
Vjen e motra tuj përvetë:
- Të mijt’ vllazën ç’mi ka gjetë?
-I ka shitun’ miku i vet!
- N’qafë më paç, o mori motër
Që më rrejte m’prune n’Shkodër!
Mos të leftë ty djalë në votër!
Mos t’leftë djalë e mos t’leftë çikë!
- Këtë punë motra s’e ka dijtë!
Shkoi nji javë e shku’n dhet ditë,
Preu të shoqin me gjith’ t’bijt.
Preu të shoqin e të birin.
- Kur ja vuna thikën burrit,
Si me i nxerr vllaznit prej vorrit!
Kur ja vuna thikën djalit,
Si me i nxerr sytë e ballit!
Ç’bani motra për Halilin?
Preu të shoqin dhe të birin!

124
40. Mori vjollca që çel në saksi

I: Mori vjollca që çel në saksi-e :I


I: Lul’ e parë o për djemt e ri. :I
Ref.:
O, ah moj ledhatare
I: Lul’ e parë o për djem beqarë. :I

Të këputa të vuna n’bardhak-e


Lul’ e bukur-o për marak.

Ref.:
O, ah ..

Të këputa se ç’të mora erë


Lul’ e parë o që çel n’pranverë.

Ref.:
O, ah …

41. E shoqënia

E shoqënia, oh lalë, moj shoqënia


Shumë itibar-o,
Oh lale që m’paske – ije ti.
Shumë itibar-o,
Oh lale që m’paske – ije ti-e!

Ref.:
E hajde, hajde moj delja rudë
O a s’ma falë o lalë një qingj të butë?
E ta kullos o hajde rrugë më rrugë!

E kënoi gjeli,
O lale ke kali i bardhë
E sa me t’shpejtë-o o
Lalë n’a zbardhi dita
E sa me t’shpejt- o
Lalë na zbardh – e ije dita!
Ref.:
E hajde…
____________________________
itibar - autoritet

125
42. Bilbili që k’non mbi rrasa

I: Bilbili qi k’non mbi rrasa :I


I: A s’ma fal moj gushën se plasa?!
Se plasa moj gushë, gushën–o! :I

Refreni:
Jepja faqen moj xhananit-e,
Mollë e kuqe Elbasanit-e!
Jepja gushën moj të mjerit-e,
Moj llokumja e sheqerit-e!

Bilbili që k’non mbi rrethe


Asaman ç’më lige ç’më trete!
Ç’më trete moj gushë, gushën-e!

43. S’paske pasë një pikë mëshirë

S’paske pas një pikë mëshirë


I: Qysh mësova unë kësisoj!? :I
Xhanëm aman!
S’pres prej teje far të mirë
I: Veç me m’fol o njiher me gojë :I

Pse m’ke marr kaqë mëni-e?


I: S’shkohet jeta me inat, :I
Xhanëm aman!
Fol me gojë o syu i zi
I: Mos ke frikë se ban mëkat, :I
Xhanëm aman!

Paske pasë moj zemrën hekur


Qysh durove mori xhan?
Xhanëm aman
Jam betu’ se nuk du’ tjetër
Drandofille n’Elbasan,
Xhanëm aman!

Kur më than t’u idhnu xhanani,


Mu’ ma mirë t’më kishin vra.
Edhe me m’xierr prej Elbasani
Unë se hjek t’shkretën sevda.

126
44. Lum e lum se ja mrrina

Lum e lum-e se ja mrrina,


Hej, hej aman!
I: Bukurisë së këtij behari :I
Gocë ma t’bukur moj se ban nana, ije
I: Si kjo goca o prej Tirone :I

Ref.:
O hajde hajde gush’pëllumb-e
Kush të don ma fort se un-e?
O hajde hajde çukapik-e
Bashkë me lalën t’rrimë nji çik-e!

Vetllat tua hark e çark-e,


Hej, hej aman!
Për midis t’ndritë bukuria
Jasaman o moj gocë Tirone, – ije
Se me ty m’zu dashunia.

Ref.:
O hajde …

127
45. Një lulishtë me trandafila

Nji lulishtë me trandafila


Asht parajsa e vërtetë.
I: Ky asht vend ku knojnë bilbilat
Flakë ç’na u dogj ashik i shkretë. :I

Vetë më the more xhanan


N’atë lulishtë ymrin ta çojmë.
I: Mos më len në këtë zindan
Se gjithë jetën s’do të rrojmë! :I

Maraku ashtë nji shkëndijë


Djeg si dielli në qershor.
Këtë sevdanë kush t’ma dijë
Shpirtin tem ja nap në dorë!

T’gjitha lulet janë lavdëru’


Dranafillja asht me famë.
Ashiku ç’u përvëlu’
U dogj flakë porsi pervan.

N’Elbasan asht nji gur dyrri


T’mjer ashikat qi s’e panë.
Flakë u dogj Isuf Myzyri
Si Mexhnuni për Lejlanë.
_____________________________________
zindan - gjendje shumë e vështirë, siklet, vuajtje, burg
pervan - flutur e vogël që sillet rreth e përqark
kandilit derisa të digjet në të
ymri - jeta

128
46. Dashunia si rrufe

I: Dashunia si rrufe
Ç’më goditi mu në kokë. :I
I: Nuk kam gjuhë që t’ju rrëfej
O ç’më ka gjetë o more shokë. :I

Më gremisi sevda e shkretë


Pleqënia s’mund ta mbajë
Rrojtja ime s’asht ma jetë
Oh natë e ditë me lot po qaj.

Ku qëlloi kjo ditë e zezë


Që u bashkuam o ne të dy?
Unë kam ngelë krejt pa shpresë
O s’kam me t’pamun ma me sy!

Zemra ç’mu ka zemru’


Qaj me lot mre Qenan!
S’paska qenë tekdil për mu’
Ta baj terq këtë Elbasan.
____________________________
Qenan – pseudonim i vjershëtorit

129
47. Moj Selvi e kuja je

- Moj Selvije, e kuja je?


I: - Jam e nanës, babës o ku jam le! :I

Jam e nanës, jam e babës


Jam Selvija, hajde, e Elez Agës. -

Elez Aga rrin o n’atë çair-e


Shef Selvijen hajde, kcen’ o me dajre.

Elez Aga del në kodër


Shef Selvijen, hajde, k’cen o me lodër.

Elez Aga del nër fusha


Shef Selvijen, hajde, k’cen o me cuca.

Elez Aga, na u idhnue


Se Selvija hajde na u bo grue.

Elez Aga na u mërzit-e


Se Selvija hajde qenka rrit-e.

130
48. O se për atë unazë

Oh se p’r atë unazë-o


Djalo që m’ke çu-e.
I: O se n’gishtin tem-o
Djal-o e kam v’nu-e. :I

Oh se n’gishtin tem-o
Djalë-o e kam v’nu-e.
Se dashnin tande,
Djalë mos m’e harru’.

Oh në behar-o,
O çelin trandafilat.
O nga sevdaja jote
Djalë këndojnë bilbilat

Refreni:
O mi gëzofsh o mi’ gocë
Këpucët me take!
O unë pas teje mi gocë
Jam ba marak-e.
O ma gëzofsh o mi’ gocë
Jelekun prej ari!
O ta ka çu’ o mi gocë
Ky beqari.

131
49. O ç’u çu’sh herët sabahile

O ç’u çu’sh herët sabahile,


Herët fort.
I: O mbusha du’rt me trandofile
E qaj me lot. :I

Ref.:
O qaj me lot moj bukuri
Zemrën time ç’ma ke k’putë
O karajfili në saksi
Ditë për ditë tuj zbukuru’
Aman, xhanëm aman!

O karajfili i kuq si gjaku,


Për sevda.
O sa me t’shpejtë më zu meraku
I shkretë mor’ vlla.

Ref.:
O maraku ma i randë se plumi
Mori zemër katileshë.
Rashë me fjetë moj s’më ze gjumi
Desh më lujti mendja e kresë
Aman, xhanëm aman!

O bjen dallndyshja, n’gem t’ullinit


Për me fjetë.
O ju çallgia, o që po bini
Me shum lezet.

Ref.:
O muhabetin t’a bojmë’ bashkë
As kërkushi mos t’a dijë.
O fjala t’mos na dalin jashtë
T’a dimë vetëm unë e ti,
Aman, xhanëm, aman!

________________________________
sabahile – herët fort, agu i mëngjesit

132
50. Kur pata nji lule t’bukur

I: Kur pata nji lule t’bukur


Thashë se do ta kem përher. :I
I: Iku fluturoi si flutur
Edhe s’mujta me i marr erë. :I

Lulen n’dorë unë kur e pata


Kimetin nuk ia dita.
Vaj sa shpejt na u ngrys nata
Unë këtë gja nuk e prita.

Lulja prej dorës ç’më ra


Unë nga gjumi u zgjova.
Më la të shkretë si gur varri
Dhe nga mendja shkallova.

Unë prej lules s’kam t’largu’


Si asht gjithë kjo dashuni
Dhe sa vjen duke u shtu’
Merre kupën edhe pi.

Dy herë leva n’Elbasan


Njofta lulen e vërtetë.
Pije Myzyr si t’kam thanë
Kjo është jeta e vërtetë.

133
51. Pushka e parë që bani bam

Pushka e parë që boni bam-e


Nanë e Halilit du’l në xham.
Du’l në xham në penxhere
Pyet se ç’ashtë kjo poter-e
Qaj moj nan-e qaj!

Kur u vra Halil Gërçari


Me lot qan i gjithë pazari.
Dyqanxhi të plaçin sytë!
Vrave Halilin vet i dytë
Qaj moj nan-e qaj!

Kur u vra Halili i vogël


Shkoi haberi der’ në Shkodër.
Der’ në Shkodër në Tironë
Mos më qaj e zeza nanë!
Qaj moj nan-e qaj!

52. Erdhi, erdhi e bardha vera

Erdhi erdhi e bardha vera


Edhe lisat kan lulu’.
I: Kjo syzeza shkon me shqerra
Në livadhe moj tuj këndu. :I

Kjo pranvera qi çelë sivjet-e


Ma e bukur se çdo herë.
Edhe shpirtin o po m’a therrë
Kjo syzeza moj si përherë.

Sytë e zi faqet me pika


Edhe gusha bardh si borë
Ma e bardhë gusha se k’misha
Lum kush ka me t’prekë me dorë!

134
53. Erdh pranvera me jeshile

Erdh pranvera me jeshile


I rashë bashqes për midis.
I: Këputa nji trandafile
Nji dhuratë të dashunisë. :I

Jasemin të vinte era


Kur t’i putha të dy sytë.
Asaj nate mun ke dera
Në krahnor ma vune kryet.

Rreth e qark lule të kuqe


Karajfilat në saksi.
S’të ka kush moj buzëburbuqe
Sikur unë s’të don njeri.

Më buzqesh njëher’ me shend-e


Më jep zemër të qëndroj
Të lutem moj mos më len-e
Se pa ty nuk mund të rroj!

135
54. Ke çeshmja e kishës

Ke çeshmja e kishës
Oh lal kam dalë të pres.
E ç’ja heq gocës
O lal shaminë e kresë.

E jarnanina,
Si e gëzojshe beqarin.
Se punët tona
O lal s’ju qasin.

E dashunia o lalë
Që m’zu me ty-e.
E ta pres vet’llën lala
Me gjithë sy-e.

O sylarushe e lalës
Vetllat ly me bojë.
O ç’ke moj gocë
Që s’m’flet o me gojë?

Qysh s’mi dole fjalës


Qysh s’mi dole fjalës?
E hajde
Ec ke shpirt i lalës-e!

136
55. Ke selvitë e Namarxhasë

Ke selvitë e Namarxhas-e
Rreth e qark o ç’e kan’ hijeshu’
I: O bani hise moj fukaras-e
Kujto Zotin e fol me mu’, aman! :I

Mora rrugat për Qafë Krrabë:


- Udhë e mbarë o djal i ri!
O mos qëndo o ma shumë se ‘i javë
Unë pa ty djalo s’mund të rri – aman!

Ftyra jote si rreze dielli


Jeretisë moj prej Perëndisë.
O ku ta gjej unë nji bojë të zezë
T’i shkru’j harfet o të bukurisë, aman!
_______________________________
jeretisë - krijuar
namarxha – shesh i lutjeve fetare

56. Mun ke arra ke lajthia

Mun ke arra, moj, ke lajthia


I: Se ç’m’i more, gocë, mend’t e mia! :I

Mun ke arra, moj, ke lajthia


Po na vinte, moj, shoqëria.

Mun ke arra, moj, ke qershia


Sa hije që t’ka, gocë, shamia!

Mun ke arra, moj, ke tërshona


Prite lalën, gocë, nesër mroma!

137
57. Në bash qefit të muhabetit

O n’ bash qefit të muhabetit


Se ç’jam bo’ o marak në ty.
I: O cilën deshe njate të pruna
Më shiko, gocë, njiher’ me sy! :I

O du’rt e tua moj si hakiku


Edhe gishtat si qelibar.
O shum hallet qi i ka ashiku
Kur mendon se del behar.

O floku jot o si pendl’ e korbit


Që s’peshohet me derhem.
O natë e ditë po i lutem zotit
Të ma hjek o merakun tem.

Kur erdha n’mahallën ton’e


Për me vu dashni me ty.
O ti kujton se unë u plaka
Jam akoma djal i ri.
___________________________________
hakik – gur i çmueshëm
qelibar – shumë i pastër, i kthjellët, i kulluar

138
58. Të hanën kur topi krisi

Të hanën kur topi krisi, aman-e


Ja dha kalasë anë për anë, aman-e
O mbreti pashallar’t i nisi
Mbi vezir Ali Pashanë, aman-e!

Ali Pasha i ngrat-e, luftoi ditë e natë


Ali Pasha i mjer-e, ç’u ba muhasere
Bini gegë e bini se ju trima jini!
Bini toskë e gegë, fishek ju jap vetë!

O dyzetekatër o pashallarë, aman – e


O du’n me i hy o kalasë përmrena, aman – e
O Ali Pasha del i parë, more Ali Pashë
Ali Pashë Tepelena, aman –e!

Ali Pashë Berati ç’po t’luftonte ati!


Ali Pashë Terhalla, ç’po t’shkëlqente palla!
Bini gegë e bini, se ju trima jini!
Bini toskë e gegë, fishek ju jap vetë!

O duron top, duro havan-e, aman-e


O moj kalaja me bedena, aman-e
O ç’po ban luftë-o me padishah-e more Ali Pashë
Ali Pasha Tepelena, aman-e!

Ali Pasha i jonë, ban si e ke zakon-e.


Ali Pasha i ngratë-e lufton ditë e natë-e.
Ali Pashë Terhalla ç’po t’shkëlqente palla
Ali Pashë trimi, nga goja t’del tymi.

________________________________
muhasere – shtetrrethim, gjendje pa rrugdalje
beden – ledhë kështjelle, pyrg

139
59. Dritës sate xhevahir

Dritës sate xhevahir


S’ka njeri t’i vej kimet.
Si Isufi në Misir
Prej bukurisë u ba mret.

Je si hana pesëmbëdhjet’
I jep lules bojën e vet.
Nat’n e errët ç’e ban dritë
Dhe skëterrën e ban xhenet.

Elbasani nji gjylzar


Me trandafila i lulzu’m.
Ah Isuf, more budall’
Pije, pije nji kup për mu’!
________________________________
kimet - vlerë, dobi
gjylzar - drandofillishte

60. Hajde, hajde moj selvi

Hajde, hajde moj selvie


Je si yll o i bukurisë.
I: O xhamadani gocë të paska hije, aman
Ju thafshin gishtat terzisë! :I

Xhamadanin qep prej ari


A s’ma falë mori selvi?
I: Oh ta fërkon me lot beqari, aman
E ta ruen për dashuri. :I

Hajde, hajde lule behari


Gjithnji f’tyra moj po të qeshë
I: O knaqja shpirtin këtij beqari- aman
Se ia çove zemrën peshë. :I

140
61. Se dit’n e enjte

O se dit’n e enjte
O djal, në gjashtë sahati.
O se dil moj Tinë
O lalë, të pres ke rrapi!

Refreni:

E jarnanina,
Ç’do t’i themi nanës?
Se më vjen çuni,
Natën n’rreze t’hanës.

O dhe jalla u djegsh-o


O lalë me gjithë kasoll-e!

Refreni:

O jarnanina…

62. Merak t’u bana i mjeri

Marak t’u bana i mjeri


Atij syu t’zi.
I: Po vij qark porsi skifteri
Me u taku’ me ty.:I

Aman shpirt mos ik prej meje


Se unë tjetër s’du’.
Ke me u plakë moj gocë e re
Dhe ke me u pendu’.

Unë ndër shoqe ty të zgjodha


Për njat bukuri.
Dy faqet kuq, kuq si molla
Ru’ja djalit t’ri.

141
63. Nën hije unë pashë

I: Nën hije unë pashë


Një lule të blertë. :I
I: Si ylli ndritte
Ishte plot me erë. :I

Me k’putë unë deshta


Kah unë ajo u kthy’:
- Që unë të vyshkem
Po don me më shky?

Me rranjë e nxora
E vuna në gji.
Në kopsht e çova
Në t’buk’rën shtëpi.

I: O kur të pashë moj drandofille :I


I: O zemrën teme se ç’ma shkrive :I
I: O je gojamël dhe syzezë :I
I: Zemrën teme ç’ma ke ndezë :I
I: Shumë gonxhe t’bukra moj ke çil-e :I
I: Dhe m’shndritë si hanë e di’ll-e :I

64. Mori vajzë e re

Mori vajzë e re
Yll i bukurisë.
Se ç’të ndrisin ata sy
Sikur inxhi.

Floku jot i zi
Mbi sup e ke lëshu’.
Vetllat hark-e si gajtan
Ballin ta kanë shkru’.

Më shiko njiherë
Pa më tjetër s’du.
Dashnia që kam n’shpirt
S’ka kurr për t’m’u shu’.
___________________________________
inxhi -margaritar, perla, rruaza të shkëlqyeshme për zbukurim

142
65. Qenke veshun me të bardha

I: O qenke veshun-o me të bardha


Hajde ‘ja ke lala-e! :I
I: O mu’ me ty më zu sevdaja
Hajde ‘ja ke lala-e! :I

Re.
I: Hajde, ‘ja ke lala-e
Dal lala përpara-e! :I

O qenke veshun-o me të kuqe


Hajde ‘ja ke lala-e!
O m’a ke buzën si burbuqe
Hajde, ’ja ke lala-e!

Ref.:
Hajde…

O qenke veshur me jeshile


Hajde ‘ja ke lala-e!
O m’a ke zanin si bilbil-e
Hajde ‘ja ke lala-e!

Ref.:

Hajde…

143
66. Ç’u dëshru’sh me të pa ty

Ç’u dëshru’sh me të pa ty
Ftyrën tande mre xhanan.
I: U ban shumë qi s’jemi pa
Kaqë kohë e kaq zeman. :I

Fati im me ty asht lidhë


Përveç teje tjetër s’du’.
Për ty menoj ditë e natë
Vetëm ti qenke për mu’.

Do t’bashkohemi dhe njëherë


Se ti besën ma ke dhonë.
Po të them mori mollë
Ne të dy të shtimë kunorë.

Ç’asht nji dritë n’Elbasan


E shëndriste gjithë këtë jetë.
Myzyr, mos u ban pishman!
Dylber tjetër ma s’do t’ketë.
_____________________________________
harab – i shkretuar, i shkatërruar, i mbetur vetëm
pishman - pendim

144
67. Qan lulja për lulen

Qan lulja për lulen, o bo bo!


Qan lulja për lulen o.
Lulen që këpusin, o bo bo!
Lulen që këpusin-o.

Që këpusin gocat, o bo bo!


Që këpusin gocat- o.
Që lahen si rosat-o bo bo!
Që lahen si rosat-o.

Qan lulja për lulen, o bo bo!


Qan lulja për lulen o
Lulen q’e këpusin, o bo bo!
Lulen q’e këpusin-o.

Që këpusin çunat o bo bo!


Që këpusin çunat-o.
Çunat gush’pëllumbat o bo bo!
Çunat gush’pëllumbat-o.

68. Mun ke sheshi ke Bezistani

Mun ke sheshi ke Bezistani


Gocë e vogël moj tuj kalu’.
I: M’ka ndi zemra n’Elbasan
N’tjetër vend o nuk du’ me rrnu’. :I

Në dritare moj më ke dalë


Po më shkon o me gojë s’më flet.
Për at nishan që m’ke në ballë
Kujtim i bukur moj t’paska metë.

145
69. Ç’më ke dalë në penxhere

O ç’më ke dalë në penxhere


Ke zgjatë kokën si pata?
I: Se ç’ma ban me isharet
Me ato leshrat e gjata. :I

O jarnana opa,
I: Se ç’ma ban me isharet
Me ato leshrat e gjata. :I

O goca me shaminë e kuqe


Kishte vetllat si gajtan.
Goca me buzën e kuqe
Lala t’u bofsha kurban!

Jarnana opa,
Goca me buzën e kuqe
Lala t’u bofsha kurban.

O, goca me naze ç’po vike


Shtati i saj moj si selvi.
Në mes faqes ka dy pika
Se ç’mi lujti mend’t e mij’.

_________________________________
isharet – dhënie shenje për të kuptuar diç

70. Ke çeshmja në kala

I: Ke çeshmja në kala
Unë kam dal se du’ me t’pa. :I
I: Du’ me t’pa njiherë me sy
Se m’ka marrë malli për ty. :I

O bre djal, o bre djal


Të vjen era portokall
Djal i Elbasanit –e,
Bashkë t’a lidhim jetën – e!

146
71. O ju fusha e ju male

O ju fusha e ju male
Pritni sot nji musafir.
I: O kush e ka gushën e bardhë?
Ka ai djali, ai bandill. :I

Ref.:
I: O qafë për qafë,
O i miri bylbyl.
Nga sevda e jote shpirt-o
Çeli drandofill. :I

Shkova rashë në një bahçe


Me zymbyla zbukuru’
O ni nishan ma ka në faqe
Ai xhanan që më don mu’.

Ref…

________________________________
nishan – shenjë zbukuruese

72. Mori kullë, e mjera kullë

Mori kullë, e mjera kullë


I: Po vjen turku me na zanë. :I

Me na zanë me na robnue
Tokën tonë me na shkretnue.

Me na zanë me na robnue
T’gjithë nizam don me na çue.

Mori Shkodër moj mizore


Pak na u duke shumë na dole.

147
73. O ju hyje, ju hyjnesha

Ju o hyje ju hyjnesha
Mbushni qiellin me ndriçim.
I: Ju o goca pëllumbesha
Mbushni vehten me gëzim. :I

O ju lulet plot burbuqe


Po i çilni në pranverë.
Sa jeshile, sa të kuqe
Gonxhe t’buk’ra plot me erë.

Lulja rritet zbukurohet


Do ta keshë gjithmonë kujdes.
Dashuria e parë s’harrohet
Bashkë me zemrën len e vdes!

74. Këngë për Sulë Mustafën

Mun ke ura bre biro,


N’kry’ t’pazarit
Na u vra Sula, mre biro,
Bash i djalit.

- Ç’bone ti o mre djalo,


Mre i zi?
- Kam vra, Sulën o babo,
Me pahir.

Gjithë Kavaja bre biro


Zunë me qa-e.
Qajnë për Sulën bre biro
Që u vra-e.

148
75. Në mëngjes lava sytë e zez

I: E në mëngjes,
Lava sytë e zez
O në sabah,
Dola n’namazgja. :I

Ref.:
I: Mos më vra mu’,
Ti moj Hafife!
E mos bon naze
Se ashik më ke! :I

Mbas kafazit
O të penxheresë.
Pashë sytë e zezë
O të Hafifesë.

Ref.:
Mos më vra mu’….

Vish jelekun,
Goce kadife!
E për shtat qefe
Lala moj ta ka pre.

Ref.:
Mos…
______________________________________
namazgja – fushë e lutjeve fetare

149
76. Erdh, erdh pranvera

Erdh, erdh pranvera, moj erdh behari


Lum lum për ty!
Aman sa më dujë e unë qyqari
Lum lum për ty!
Për ty, për dy sytë e tu,
Të du, për dy sytë e shkru!

Lum, lumja ti o që je e re-e,


Lum lumja ti!
Aman lum për shtatin o që m’a ke-e
Ah për bukuri,
Kuq, kuq buzën si qershi
Qershi, dhambët si inxhi.

Sa hije moj goce të ka nishani


Që ma ke në gushë!
Mollë e kuqe moj gocë
Mollë Elbasani.
Ah moj sylarushë, larushë
Të puthsha në gushë
Në gushë, më thuej si të du’sh!

77. Xhevahirja e lalës

Sytë e zi që m’ke nën vetull


Xhevahirja e lalës-o.
I: Më kanë djegë e më kanë tretun
Xhevahirja e lalës-o. :I

Shtati i gjatë, belin e hollë, moj


Xhevahirja e lalës-o.
Faqekuqe, porsi mollë, moj
Xhavahirja e lalës-o.

Më ka marrë malli për ty, moj


Xhevahirja e lalës-o.
Eja njëher të shof me sy moj
Xhavahirja e lalës-o.

150
78. Dashuninë që kam për ty

I: Dashuninë që kam për ty-e


Askërkujt s’mund ia kallxoj-e. :I
I: Bukuroshe m’shif me sy-e
Dashninë sate s’e harroj-e. :I

Askërkush moj s’mund ta dij-e


Se ç’kërkon kjo zemra ime.
Vetëm ti o syu i zi-e
Që ma ban zemrën thërrime.

Se ç’kërkon kjo zemra ime?


Vetëm ty të dashurojë!
Për t’hjekë vu’jtjet dhe mjerimet
Të dy zemrat t’i bashkojmë!

79. Faqja jote si shebojë

Faqja jote si shebojë


Edhe syu i jot rrush i zi
Vetllat tua ly’ me bojë
Lule e vogël si kuti.

Më kënaq sa fort të du’


Në zemër t’kam përherë.
Unë mendoj do t’jesh për mu’
Mori vjollca me shumë erë.

151
80. Merr gjergjefin dil ke arra

I: Merr gjergjefin, goce, dil te arra! :I


I: E m’ka marrë malli goce, eja ke lala! :I

N’iz cigaren çun-o dil te mani!


E m’ka marr malli shpirt-o, eja ke xhani!

M’paske vesh-o goce bluzë të kuqe


E je e bukur goce, t’marr për nuse

M’paske veshë o çun gjymlek të bardhë


O ta bajmë dasëm shpirto në behar
___________________________________
gjymlek – lloj veshjeje

81. Dola herët në mëngjes

I: Dola herët në mëngjes


Në penxhere moj tuj t’shikue. :I
I: Pash njata sy sytë e zezë
Sy të bukur sy të shkrue. :I

Në mëngjesin pranveror-e
Ti shkëlqen si rrezja e diellit.
Faqekuqe o luleborë
Si dy gonxhe trandafili.

Flok’t e arta thurrë kurorë


Da’ në dysh për bukuri-e
M’i le moj t’i kap me dorë
T’i përk’dhel me dashuri-e.

152
82. Po filloj me t’u ankue

I: Po filloj me t’u ankue


Për një brengë e për një hall. :I
I: Du’ me ditë pse rrin idhnue.
Fol me gojë e thu’j një fjalë :I
Lule, m’thu’j një fjalë!

Sa merak jam ba për ty-e


Du’ të shof moj si përherë.
Rri pa gjum se s’po më flihet
Drandafile plot me erë
Lule në pranverë.

Lamtumirë unë ty të thash-e


Me inat e me nxitim.
Në rrugicë unë kur të pashë
Desha t’falja një kujtim.
Lule një kujtim.

83. Kur t’i shoh dy sytë e shkru’

I: Kur t’i pashë dy sytë e shkru’


Më duke si lule e shtrenjtë. :I
I: O si s’mendon njiher’ për mu’
Më harrove kaqë shpejt. :I

Për dash’ninë që kam për ty


Jam në zor e jam në hall.
O kur të shifemi të dy
Do t’i puth dy sytë me mall.

Behari i parë kur të vijë


Nji tufë lule moj do ta fal.
Do t’këndoj me dashuri
Dorë për dore me ty do t’dal.

153
84. Moj e bukra symëshqerrë

Moj e buk’ra symëshqerr-e


Lule e malit plot me er-e
Ndalu pak, moj, kru’ më krue
E të rrish një çik me mue
I: E të keqen-o ty ta marsha
Mëkatet tua unë t’i marrsha: I

Unë po vij more sokol-e


Por nuk di ashtu me fol-e.
Jam e vogël dhe këtë ver-e
Prit të vij unë prap n’pranver-e
Pastaj vij të k’noj me ty-e
Edhe rrimë gjithnji të dy-e.

Moj e buk’ra symëshqerr-e


Do të pres deri n’pranver-e
Do të pres porsi bilbilat
Der’ të çelin-o drandofillat
Por aman o të fluturojsh-e
Ndonji tjetër n’bri t’qëndrojsh-e.

85. Ma ven qeleshen mbi sy

O ma ven qeleshen mbi sy-e


I: Aman sa i bukur je! :I
O kam dëshirë të rri me ty-e
I: Aman sa i bukur je! :I

O m’paske vu shaminë e kuqe


Aman sa i bukur je!
O buza jote si burbuqe
Aman sa i bukur je!

O kur ma ven gjokën nër krye


Aman sa i bukur je!
O s’të njof lala pa t’pa me sy-e
Aman sa i bukur je!

154
86. Krisi pushka moj gjemoi deti

Kri pushka moj gjemoi deti


Kujton nemcja se u bo qameti.
I: S’ashtë qamet, por ashtë murtanë
Vjen Kavaja me gjithë Tiranë. :I

Gajret çuna e ju faltë zoti!


Se princ Vidin s’e zen k’tu moti
S’e princ Vidin s’e zen k’tu moti
Kemi lemun o prej baroti.

Zojë e Vidit po i krifte flokët:


- Refik bej, o ç’i bone shokët?
Refik bej o ç’i bone shokët
Shif si t’ikën o porsi lopët.

Ky princ Vidi po ban medet


Ngeli asqeri o në Shkozet.
Në Shkozet o bre në Kashar-e
S’bohet pushkë o me katunar-e.

Mal në mal po këndon bilibili


Trim m’i trima Haxhi Qamili.
Haxhi Baba me vegjëli
Qiti Vidin me dymbdhjet’ mijë.
________________________________
menzja, mencja (metatezë) nemcja – gjermani; këtu: princ Vidi
asqer - ushtar

155
87. Kumuri e lalës, mori qafbardhë

E kumuri e lalës, mori qafbardhë,


E dil e prite lalën o në Qafë Shkabë!

E kumuri e lalës o moj sy zezë,


E dil e prite lalën o në fushë t’Prezë’!

Kumuri e lalës në behar,


Dil e prite lalën në Kashar!

O qeraxhi, o lal të kam vëlla


M’a jep gjogun lalës o pa qera.

O jarana, na, ne, eja ke lala e


O jarana, na t’dal lala përpara-e.

88. Jalla, jalla se ç’asht kjo jeta

Aman jalla, jalla se ç’asht kjo jeta


O edhe ti ç’u bosh ashik-e.
More si t’ja boj hallin unë e shkreta?
O hajde shpirt të rrijmë nji çik-e!

O sevdaja e shkretë asht shumë e randë


O sa nuk mundem moj ta duroj-e.
Aman, paskem kenun o shumë e gjanë
O se pa ty aman s’mund të rroj-e.

Aman, mjer ai o qi zen marak-e


O lum ai qi s’e ka provue.
Aman zemra e shkretë o ç’i digjet flakë-e
O pse më zu o maraku mue?

156
89. Hiqe pra shaminë me oja

O hiqe pra shaminë me oja


I: Dil të shof me sy,
Se m’merr malli për ty! :I

O hiq jelekun me tentena


Dil të shof me sy,
Se m’merr malli për ty!

O dil moj goce mos rri mrena


Dil të shof me sy,
Se m’merr malli për ty!

O dil moj goc-e prej hajatit


Dil të shof me sy,
Se m’merr malli për ty!

O hiqe perçen e çarçafin


Dil të shof me sy,
Se m’merr malli për ty!

90. Me jelek me barrnavek

I: Me jelek me barrnavek-e
Po m’dukesh si mollë në xhep-e. :I

Me jelek nën hije dola


Në bahçe, unë lule mblodha

Në bahçe moj, lule mblodha


Të buk’rës në dorë ia lshova.

E bukra’ thotë: “Nuk i due!”


Ban gajret moj, mollë e ftue!

Ban gajret o mollë e ftue


Sy e vetlla unë ti due.

Sy e vetlla unë t’i due


Se ti je o vashë për mue.

157
91. A kan’ ujë ato burime

A kan’ ujë ato burime


Ti moj buzëkarajfilja ime?
Ti moj buzëkarajfilja ime
O aman, aman, aman – e!
O për belin-e
Për kokën tënde,
Aman, aman-e!

- Kujt ia bën-o ato naze?


- Ia bëj djalit o me çapraze.
Ia bëj djalit-o me çapraze
O aman, aman, aman –e!
O për belin-e
Për kokën tënde
Aman, aman-e!

Jepmë ujë o me dorën tënde


Ti moj vajza përmetare!
Ti moj vajza përmetare
O aman,aman,aman-e!
O për belin-e
Për kokën tënde aman,aman-e!

Rrijmë bashkë, me gojë nuk flasim


Shumë durojmë o që s’pëlcasim.
O shumë durojmë o që s’pëlcasim.
Aman, aman, aman-e
Për belin e
Për kokën tënde aman,aman-e!
______________________________________
çapraz – në mënyrë të ndërthurur apo të kryqëzuar

158
92. Shkoj në pyll o m’i lale

O shkoj në pyll o m’i lale


O të pres
O se m’rri mendja moj lale
O ke valizakja
O valizakja e lalës ku je?
O moj gushëbardhakja e lalës ku m’je?

O valizake m’i lale


Ç’më ka zanë sevdaja
O të çon lala mi goce
Te kullat e bardha
O moj bojesmerja e lalës, ku je?
O moj buzësheqerja e lalës, ku m’je?
___________________________________
valizake – vajzë nga fshati Valias

93. Të deshta me hakikat

I: Të desha me hakikat
Të çmova mikesh të shtrejtë. :I
I: Mir’po paskem qenë pa fat, e aman
Ma punove pa të drejtë. :I

Me gjithë zemër unë të desha


Si njeri me mirësi.
Disa herë unë të buz’qesha aman
Me mallin e djalit t’ri.

Një kujtim që m’a ke dhanë-e


Po e ru’j me dashuni.
Do t’a kujtosh fukaranë, e aman
Megjithë se m’ke marrë mëni.

Nuk e di se t’kam bezdisë


Unë të pata me kimet.
Qofsh e lumtun ti moj mike, aman
Për mu’ si të jetë kismet.

159
94. Moj e vogël sa të du’

I: O moj e vogël sa të du’


Kur të shof duke punu’ :I

Ref.:
I: Jarnana, ne o moj e vogël je
Jarnana,ne sa puntore që më je :I

O moj e vogël ç’po qenisë


Me gjergjef e me gjynysh?

Ref.:
Jarnana,ne…

O moj e vogël ç’më mëson


N’shkollë të natës kur më shkon?

Ref.:
Jarnana,ne, o moj e vogël je
Jarnane,ne, sa e zgjuet që më je
Jarnana,ne, sa puntore që më je

O moj e vogël ç’hije t’ka


Kur m’a venë pushkën në krah!

Ref.:
Jarnana,ne, sa e vogël që më je
Jarnana,ne, sa e shkathët që më je
Jarnana,ne, sa e zonja që më je.

160
95. Si m’ke sytë m’ ke vetullat

Si m’ke sytë m’ke vetullat


Ashiku në sevda çe shtjeve.
Hajde më jep fjalën e dashunisë
Ani të bukurisë
Lule jasaman, kërkoj derman!

E prap me nur sa të pashë,


Ani dy sytë e tu
Lule jasaman, o kërkoj, o derman!

Buza jote moj si qershia, kuq flakw


Balluket e tua moj si florini kur verdhë
Hajde më jep zemrën se fort ta du
Dy sytë e tu
Lule jasaman, o kërko, o derman!

E plot me nur, aman sa të pash!


Dy sytë e tu
Lule jasaman, kërkoj o derman!

161
96. Më ke dalë në penxhere

O ç’më ke dalë në penxhere


Hapë gjoksin si pata.
I: Seç ma ban me isharet
Me ato leshrat e gjata. :I
Jarnana, opa
I: Seç ma bon me isharet
M’ato leshrat e gjata. :I

O goca me shaminë e kuqe


Kishte vetllat si gajtan.
Goca me buzën e kuqe
Lala ju bofsha kurban!
Jarnana, opa
Goca me buzën e kuqe
Lala ju bofsha kurban!

O goca me naze ç’po vika


Shtati i saj porsi selvi.
Në mes faqesh ka dy pika
Se ç’mi lujti mend’t e mi’.
Jarnana, opa
Në mes faqesh ka dy pika
Se ç’mi lujti mend’t e mi’.

162
97. Dola me shetitë në bahçe

I: Dola me shetitë në bahçe


U ula me pushu’. :I
I: Sa m’ka marr malli për zotninë tande
Hajde të rrish me mu’! :I

Bahçja mbushë me dranofille


Vend për t’u dashunu’.
Oh fort u dogja e u treta
Hajde të rrish me mu’!

Rreth e m’rreth bahçes ju solla


Pashë nji pëllumb të shkru’m.
Oh fort u dogja e u treta
Hajde të rrish me mu’!

Syni zi porsi shigjeta


Vetllat’ hark i zi.
Oh fort u dogja e u treta!
Unë po vi te ti.

163
98. Dola te portë e kalasë

I: Dola te portë e kalasë


Dy çeshme i pashë karshi. :I
I: O ia merr zemrën fukarasë
Me fjalë t’mira e bujari. :I

Çfarëdo t’jetë portë e kalasë


Djal i ri çeshmet i di.
O me njat pamjen bukuri
Më vrave me synë e zi.

Buz’n e kuqe si qershi


Edhe shtatin si selvi.
Oh, unë pa ty nuk mund të rri
Si t’ja baj hallin se di.

Vaj akshomi, garibane


Kur ngryset nji jabanxhi.
Bujari s’bohet pishman
E merr mikun në shtëpi.

Dola n’fushë të Bezistanit


E pash rrug’n e Maxharisë.
Ah, s’vyshket lulja e Elbasanit
S’nalet sofra e bujarisë.

N’aksham vete në mejhane


Pi nji kupë për mik’n e vjetër.
Or Myzyr, or divan,
Mos t’kalojë njeri tjetër!
_______________________________________
jabanxhi – i ardhur, i huaj
pishman - pendim

164
99. Ku t’ka lala bojë esmere

I: E ku t’ka lala bojë esmere


Jarnana,jarnane. :I
O mos më thaçin kaçurrele
Bukuroshja e lalës je!
Jarnana, jarnane
E bojë esmerja e lalës je
Jarnana, jarnane
E ty t’ka lala moj me kimet.

E ku t’ka lala moj rrumbullake


Jarnana, jarnane.
Shpirtin lalës moj ia kënaqe
Bukuroshja e lalës je.
Jarnana, jarnane
Ty t’ka lala moj me kimet.

100. Mun aty te Zaranika

Mun aty te Zaranika


I: Po vjen asqeri me muzika. :I
O s’janë muzika, por janë borie
I: Se Cen-o Kavaja gjallë në dorë s’po bie. :I

O moj martinë t’a puthsha grykën


Jakup Çaushit ia shtine frikën!
O moj martinë t’a puthsha çarkun
Jakup Çaushit ia derdhe gjakun!

Mun aty o te hije e arrës


Më thonë Ceni i Beqir Kavajës
O ti bre Cen, mre Cen i shkretë
Ç’e dogje rripin o me fishekë.

165
101. Unë e mjera me siklet (Kënga e Qamiles)

Unë e mjera me siklet,


O s’e ç’po vuej o se ç’po heq!
I: E ku t’ka lala o moj Qamile
O të kam dasht’ dhe prap të du’! :I

O nëpër bahçe kur m’kalon,


Dashunin’, moj, seç ma shton,
E ku t’ka lala moj Qamile,
Të kam dasht’ edhe prap’ të du’.:I

_____________________________________
siklet – mërzi e madhe, gjendje e rëndë shpirtërore

166
102. Buzqesh goca në dritare

E buzqesh goca,
Hajde në dritare.
I buzqesh djalit,
Djalit t’ri beqar-e.

Ref.:
E lake lake,
Lake pulpulake
E lalën ç’e bon
Ç’e bone marak-e.

E buzqesh goca
Tuj punu’ në ara:
- E punë e mar moj,
O t’u dhashtë e mara

Ref.:
E lake…

E buzqesh goca
Hajde te qershia
E i buzqesh djalit,
O nga dashunia.

Ref.:
E lake…

167
103. Vijnë pampurat moj nanë

Vijnë pampurat moj nanë


Bregut detit.
I: - O dilni shifni, moj nanë,
Asqert e mbretit! :I

Djemt e ri o moj nanë


Që po i çojshin.
O gjysa qajshin, moj nanë,
Gjysa knojshin.

Gjysa qajshin moj nanë,


Gjysa knojshin
O nga nji letër moj nanë
Me lot e çojshin!

O në mos ardhshim, moj nanë


Për shtat vjet-e
O le t’i marrin oj nanë
Burrat pleq-e!

O burrat pleq o moj nanë


Pleq të vjetër.
O ishalla vjen o moj nanë
N’aj devër tjetër!

104. Më shikon me buz’ në gaz

Më shikjon me buz’ në gaz


Sikur don me fol’ me mu’
I: Un’ me ty moj do të flas, of moj xhan,
Nuk po mundem me duru’ :I

Kur të pashë moj tuj kalu’


Vesh’ e math’ për bukuri
Ç’më pikllu’n dy sytë tu, of moj xhan
Ç’më ngacmove në dashuni.

Flokët m’i ke thur’ gërshetë


Si kunor’ lule me ar.
Askërkush, moj s’t’i përket, of moj xhan,
Nji petrit, nji djal’ beqar.

168
105. Fërfëlloi fëllënza n’ujë

I: Fërfëlloi fëllënza në ujë :I


I: Fëllënzo, fëllënzo :I

Dil prej ujit o mos dalsh kurrë!


Fëllënzo, fëllënzo.

Dil prej ujit se nuk të ngas-e!


Fëllënzo, fëllënzo.

Pak për faqe moj të përkas-e


Fëllënzo, fëllënzo.

106. Isha vetëm tuj mendu’

Isha vetëm tuj mendu’


Drandofillat paskan çelë.
I: Bilbilat janë tuj këndu’
Edhe hana sa po del. :I

O unë mendoj vetëm për ty


Prej at ditë kur të kam pa.
F’tyra jote m’rrin nër sy
Kurr prej teje skam të nda’.

O veç n’më marrt’ ai vorr i shkretë


Dhe n’u mbyllsha n’dhe të zi.
Der’ sa t’jem unë në këtë jetë
Nuk e nd’rroj këtë dashuni.

O vetëm nji kam dashtë në jetë


Gjithmonë bashkë do t’jem’ të dy.
Dashuria e vërtetë
Lind në zemër, jo në sy.

169
107. Bubullin te shkambi i Kavajës

O bubullim ke shkambi Kavajës


I: O ju dogj shpija hajde fukarasë. :I

O shkoni merrni hutën e dajës


T’a vras beun te shkambi i Kavajës.

O ti mre bej, o prej Shijakut


O dil aty, o ku derdhet gjaku!

O dil aty o mre mu në fushë


O t’i puqim hutat, hajde gushë o për gushë!

O djal i ri, o të keqen nana


Vrave beun o aty mun ke thana.

O s’më vjen keq o se u vrave vetë


Ti vrave beun o me dyzet vetë.

108. Me gëzim po shkoj në punë

I: Me gëzim po shkoj në punë


Po punoj-e pa përtim. :I
I: Faqebardhë e lumja unë
Sa me gaz e me dëshirë. :I

Me shoqet jam vu në garë


Tuj kalu’ normën përdit’.
Na u dhashtë e punë e mbarë!
Jemi shembull për të rinjt’.

Po punoj për vendin tim


Do të ec përdit’ më shumë.
Natë e ditë-e pa përtim
Faqebardhë e lumja unë.

170
109. Edhe gurët e sokakut

Edhe gurët e sokak, sokakut


Për ty bojn-e shiqajet.
I: O vaj, vaj, vaj lule e zamakut
Kur më shkon sokakut
Ashikut o me gojë s’i flet. :I

Edhe faqja t’u bo gropë moj grop-e


Si paraja e Misirit.
O ashikut ç’i derdhen lotzit
Nga sevda e bukurisë.

Çka ka lumi që utrinë, utrin-e


Qan për hallet e sevdas.
O pret beharin të na vijë
T’lahen çupat e kasabasë.

_______________________________
shiqajet - ankesë
kasaba - qytet

110. M’i ke buzët si qershi

M’i ke buzët moj si qershi


Syri yt moj rrush i zi.
Rreze e diellit më je ti
Je e vetmja moj dashuri.

Rrugës sate moj kur kalon


Zemrën time moj ti e shpon
At shikim o moj kur ta ndi
Ti më mbush plot dashuni.

Kend pranë meje si ti se du’,


Ti që m’i fal moj sytë e shkru’,
Me asgja moj nuk të ndrroj
Veç për ty moj unë jetoj.

171
111. Vuna vehten në mundime

Vuna vehten në mundime


Për hatër të dashunisë.
I: Nuk më dhe asnjë premtim-e, aman!
More nuri i bukurisë. :I

Në dy faqet më ke nga nji pikë


Vajzë e re moj me kimet.
Eja afër mos më ik-e, aman!
Më shikjon e nuk më flet.

Po t’këndoj nji kangë të re


Për me t’thanë sa fort të du’.
E di mirë se si më le, aman
E sa shpejt më ke harru’.

______________________________________
hatër – përkrahje a mbrojtje që i bëhet me anësi dikujt
kimet – vlerë, dobi

112. Elbasan qytet i lashtë

Elbasan qytet i lashtë


Sot qytet i metalurgjisë.
I: Sa bukur për ty knoi Myzyri
Bashkë me djemt e vegjëlisë. :I

Ref.:
I: Ushton nga kalaja
Der’ n’Metalurgjik
Kanga popullore
Kanga jonë çelik. :I

Iku nata, ndriçu’n malet


I lumtur qe ti në qetësi.
N’Elbasan kanga kurr nuk ndalet
Në k’to vitet e partisë.

Ref.:
Ushton nga kalaja…

172
113. Ç’më ka marrë malli për ty

I: Ç’më ka marrë malli për ty, moj


Xhevahirja e lalës-o! :I
I: Sa të shof njiher me sy, moj
Xhevahirja e lalës-o! :I

Le të flasin kush të don, moj


Xhevahirja e lalës-o!
Le të shofim punën tonë, moj
Xhevahirja e lalës-o!

Kemi lidhun besa bes’n moj


Xhevahirja e lalës-o.
Ja do t’marr, ja do t’vdes moj
Xhevahirja e lalës-o.

114. Sa mas dore më ke lanë

Sa mas dore më ke lanë, si nuk ke mëshirë?


Moj e bukura si hanë, ndrit si xhevahir
I: Trandafilin moj kur ta dhash, ta lash për kujtim
Masandej ma nuk të pashë, xhan o shpirt-i im. :I

Si s’të erdh moj keq për mu, se jam djal i ri?


O, s’të vjen keq moj për fëmijë, do t’rritet jetim.
Tradhëtinë e paske për fis, paç vehten në qafë
E s’do t’mendoj ma hiç për ty dhe s’do t’kem gjynah.

Midis lulesh moj ty të zgjodha, besova n’dashni.


O shpirtin tim e mundova, humba gjithë rininë.
Mos kujto pra se ti s’do të zbardhesh, thinjat kan’ me t’dalë
E sot për hatrin e gru’s sime, unë me lot po qaj.

Sa mas dore moj më ke lanë, si nuk ke mëshirë?


Moj e bukur-a si hanë, ndritë si xhevahir.
Deri kur moj do të pres, që të shof me sy?
E ndoshta kot unë po pres, s’kam me t’pa me sy.

173
115 . Synin si filxhan

I: Synin si filxhan
F’tyra të ndriçon.
Kur më del në xham
Të dua! :I

Ref.:
I: Të du’ moj gocë e vogël
Të dua!
Të du’ të rrish me mua
Të dua! :I

Kur më del n’hajat


Shtatin si bajrak.
T’u bona marak
Të dua!

Ref.:
Të du’…

174
116. Vika deti mi gocë

I: E vika deti mi gocë-e


O tallas, tallas-e. :I
I: E më ka zanë o mi shpirt-o
Sevdaja me gaz-e. :I

Ref.:
O jarnana ni, na, ni, na
Më don dhe të du-e.
O jarnana, ni, na, ni, na
Ti qenke për mu-e.

E kjo sevdaja mi gocë-e


Që m’ka zanë me ty-e.
E t’a puth vet’llën lala
Aman me gjithë sy-e.

Ref.:
O jarnana…

E vika deti mre lal-e


Aman truma, truma.
E kush të don o mi shpirt-o
O ma shumë se unë-a?

Ref.:
Jarnana…

117. Zjarr në male, zjarr në kodra

Zjarr në male, zjarr në kodra


I: Po n’a vika pasha me lodra. :I

Zjarr në male, zjarr në bjeshk-e


Do t’a djegin o Martanesh’n-e.

S’un e djegin Martanesh’n-e


Shtat’ vjeç djali e rrok dyfek’n-e
Mu si gjarpni me nan’ kren-e.

Mahmut Pasha, i rrem dragoi


Të nan’ malet i kërkoi

175
Martaneshin s’un e shtroi.

Martaneshi vend i mir-e,


S’duron pashë, s’duron vezir-e !

118. Unë e di se ti mu’ më don

I: Unë e di se ti mu’ më don :I


I: Ma thot zemra moj sorkadhe :I
I: Ah, pse ti mua m’thua aman jo
Oh të qafsha moj nazemadhe. :I

Leni nazet, ma jep gushën!


Hajde t’dalim o dorë për dore
Të dy bashkë o të marrim fushën
Der sa t’mrrijmë o në nji bregore.

Hajde shpirt, hajde moj flutur


Zemra jote të thërret.
Unë nuk jam o dhe aq i bukur
Porse kam o një çik lezet.

176
119. K’no moj qyqe
Kno’ moj qyqe se po vjen behari
Ç’i ra zjarri, u dogj stani
Unë po qaj për bojesmeren.
Gjumi lale gocën s’po e merr.
Po qaj natën, lala, po qaj ditën
Qaj syzezën lala që m’ka ikë.

E knon kumria, lal, sabah m’sabah


E na erdh vakti shpirt-o
Për me u nda.

Ref.:
Jarnana- ne du’je lalën e
Jarnana-ne, e të don lala e

E knon kumria lal


Ditë-o për ditë.
E gjithnji goca lal
Po vjen tuj rritë.

Ref.:
Jarnana-ne…

120. Me f’tyrë t’qeshun po më vjen

I: Me ftyrë t’qeshun po më vjen


Një fjalë t’mirë a do t’ma thu’sh :I
I: Oh gjumi natën, s’po më merr
Tuj mendu’ a do t’më du’sh
Aman, do t’më du’sh. :I

Fjal’t e tua me shumë mall


Ty përher kam me t’kujtu’
Oh ta jap fjalën sa t’jam gjallë
Kurr unë ty s’kam me t’harru’
Aman, me t’harru’.

Ti moj lule në pranverë


Fjal’t e mija mos harro!
Oh t’a shof f’tyrën dhe nji herë
Ti prej meje mos u largo
Aman, mos m’harro!

177
121. Bukuri moj bukuri

I: Bukuri moj bukuri


Prishe mendjen djemve t’ri. :I
Jalla, jalla porsi pata
Bukuri me flok’t e gjata
Jalla, jalla porsi rika
Bukurisë na i raftë pika!

Bukuria buzëgaz
I mbush çunat plot maraz.
Jalla, jalla porsi pata
Bukuria flok’t e gjata.
Jalla, jalla porsi rika
Bukurisë i raftë pika!

122. Si bilbili në pranverë

I: Si bilbili, në pranverë
Që këndon o pa pushue. :I
I: O moj zemër moj e mjerë
Ç’qenke djegë e përvëlue. :I

Pse më dhe kaqë mundime


Dersa unë s’mundem t’i mbaj-e?
Shumë po hjek kjo zemra ime
Natë e ditë me lot po qaj-e.

Si bilbili baj figan


Edhe gjuha s’më pushoi.
Mu dogj zemra si pervan
Gjeç xhananin që kërkoj.

Të gjithë të shofin more xhanan


Asnjeri nuk të njef.
Je nji lule n’Elbasan
Vetëm kush ka sy të shef.

Zemrën time ç’ma ke fikun


Gjynah tate mre xhanan
Myzyri t’u ba ashik
Ty moj lule n’Elbasan.

178
123. Lule t’bukra ka Tirona

I: Lule t’bukra ka Tirona


Na i mbushë bahçet plot me erë. :I
I: Bojë esmere ku t’ka lala
Thu’ja kangës dhe njiherë. :I

Ref.:
I: Mos më rri i dëshpëru’
Jam e jotja prap të du’! :I

Reth e qark bahçes ju solla


Për me t’pa moj bukuri.
Një tufë lule për ty i mblodha
I kam mbledhë me dashuni.

Ref.:
Mos…

Trandafil moj të vjen era


Ti na mbush me dashuri.
Unë ty moj të pëlqeva
Ditë e natë mendoj për ty.

Ref.:
Mos…

179
124. Jam tuj shku me i rrugë të ngushtë

O jam tuj shku’ me i rrugë të ngushtë


Ka fillu’ moj me ra shi, aman, aman
Ka fillu’ moj me ra shi.
I: O ma mirë shpirt t’mos ishim pa-e
Sa në zemër më ke hy! :I

O të lutem, çfar ke me mu’?


Po të th’rras moj stambolleshë, aman, aman
Po të th’rras moj stambolleshë.
O ktheje kryet pak me m’shikjue
Mori zemër katileshë!

O ne të dy kishim nji hall


Të dy zemrat me i bashku’, aman, aman
Të dy zemrat me i bashku’.
O në ma daç moj hatrin mue
Prej meje mos me u largu’.

180
125. Vajta n’Elbasan

I: Vajta n’Elbasan
Për me ble fustan. :I
I: Ishte krizë e madhe goc-e
Veresi s’ma dhanë. :I

Ref.:
I: Fol e mos fol-e
Fol se kam sevda, hajde!
Belin e holl-e
Hajde marshalla! :I

Syri jot i zi,


Vetullën gajtan.
Shpirtin se ç’ma dogje goc-e
Hallin kush s’ma qan.

Ref.:
Fol…

Kur më del në derë


Era jasemin.
Shpirtin se ç’ma dogje goc-e
Hallin s’po m’a din!

126. Ky Myzyri n’Elbasan

O të shof ty moj gocë n’behar


Pylli ligjëron.
O ky Myzyri n’Elbasan
Bukur po këndon.

O këngëtari i kumurisë
Of, of aman.
O yll i parë i dashurisë
Lule n’Elbasan.

181
127. Bylbyli qi këndon mbi rrasa

I: Bylbyli qi këndon mbi rrasa :I


I: A s’ma fal moj gushën se plasa,
Moj gushë, gushën-e!

Ref.:
Jepja gushën o xhananit-e
Mollë e kuqe e Elbasanit-e!
Jepja gushën o të mjerit-e
Moj llokumja e sheqerit-e!

Bylbyli qi këndon mbi rrethe


Asaman ç’më lige, ç’më trete
Moj gushë, gushën-e!

Ref.:
Jepja faqen o xhananit-e
Mollë e kuqe e Elbasanit-e!
Jepja gushën o të mjerit- e
Moj llokumja e sheqerit-e!

128. Dashunia kur filloi

I: Dashunia kur filloi


Nana ime ra në burg. :I
I: S’pat njeri që t’më kallxojë
Veç kam ndi kur dola n’rrugë. :I

O Ikball, o shpirt me famë


Njikto fjalë t’i marrish vesh.
A ndigjon çka thot yt at?
N’Elbasan duhet të vetsh!

Trupi yt s’paska të shamë


Si shandan i bukur je.
Rrugës po m’shkon si pasha
Vetlla jote si shigjetë.

Xhan, xhanan po të thërras


Kujtoje pak Perëndinë!
Deri ditën që do t’vdes
Për me t’folë kam ba betim!

182
129. Pse më rrin kaq i vronuem

I: - Pse më rrinë kaq i vronu’m,


Sikur po bie shi? :I
I: - Lis me lis e dru me dru,
Qaj për synë e zi. :I

Me hakikat unë të desha


Pa ndonji karar.
Vetëm qava moj, kurr nuk qesha
Zemrën mos ma plas!

Nuk t’erdh pak keq për mu’


Ty more xhanan.
Të kam dashtë edhe të du’
Gonxhe n’Elbasan.

Me sevda jetën e çova


S’u bona pishman.
Të kërkova moj dhe të gjeta
Lule n’Elbasan.

Hatri ty moj ku të ka metë


Që nuk flet me mu’?
Kujtoje Myzyr’n e shkretë
Mos e le helmu’!
__________________________________
pishman - pendesë

183
130. M’atë anë detit, m’atë anë bregut

M’at anë detit, m’at anë bregut


Kish fillu’ hana me ra.
O ish nji djalë aty mas bregut
Me nji vajzë po rrin tuj kja.

Djali thotë: “Moj vasha ime


S’du’ t’shikoj me lot në sy.
Ma zhbirove zemrën time
Nuk duroj as gemb mbi ty.”

O vajza thotë: “O na kanë diktue,


Prandaj duhet, o, për me u nda
O nanës teme i kanë kallxue
Zoti e din a shifemi ma.”

Kur erdha në lagjen tande


T’pashë në çeshme moj tuj mushë ujë
O mbuloje moj fytyrën tande
Mos ju ban pasqyrë gjithkujt.

184
131. Jam sëmurë moj nanë

Jam sëmurë moj nanë


Jam shtrirë në shtrat-e,
I: Trupi po m’dridhet,
Rehat nuk kam-e. :I

E mjerë moj nanë, më ban derman-e!


O dil moj nanë se po vjen vera
O po t’vjen xhani, moj unë e mjera!
E mjerë moj nanë, më ban derman!

Ref.:
O bu, bu, bu se diqa shkova
Dynjallykun s’e harrova!
O bu, bu, bu se ç’kesh e re
Më mbulu’n shoqet me dhe!
Qaj moj zemër qaj, sa t’pëlcas!
Qaj moj zemër qaj, sa t’pashë pas!

O mos më çoni
Kah Bezistani!
O se m’shikon i gjithë
Elbasani.

E mjerë moj nanë, më ban derman!


O pse më çoni kah Zarranika
Kam lan sepetën moj te Can Selita.
E mjerë moj nanë, më ban derman-e!

Qerime, moj Qerime


Ti më je moj kaq e re.
Qerime me halle shumë,
Kush të desh ma fort se unë?
Qaj moj zemër qaj-e, sa t’pëlcas!
Qaj moj zemër qaj, sa t’pashë pas!

__________________________________
derman – shërim, shëndoshje ( shpesh e ka kuptimin
e zgjidhjes së ndonjë halli)

185
132. Tuj shetitë për ara t’gjata

I: Tuj shetitë për ara t’gjata


Midis barit t’njomë. :I
I: Mu’ me ty na zuni vapa
Ramë me fjetë në gjum. :I

Sa herë ballin ta lëmojsha


Më rrishe e qetë.
Premtimin prej meje e dojshe
Të dua për jetë.

Të kam thanë njëher moj gocë


Se po vjen pranvera.
E do t’dalim me shetitë moj
Si nga hera tjera.

Çeli vjollca dhe zymbyli


N’vendin e caktu’m.
E lis me lis këndon bylbyli
Për me u dashuru’.

133. Shkojnë e vijnë k’to stin’t e motit

Shkojnë e vijnë k’to stin’t e motit


Në fytyrë t’vashës floku i zi ka ra
Në degë zani ç’po i shkon korbit
Dhe se zemra vashës i këndon.

Ref.:
Kur vjen pranvera te pragu t’dal
Me ty jetën dua t’a shijoj.
Veç nji herë ty të shof me mall
Se kjo sevda mua zemrën m’a dërmoj.

Më vijnë vashat tuj qa hallet


Nji tubë t’vyshkun lulesh dielli se ndriçon
O si shpend nate tuj prek hanin
Me maraz, lulja i kërkon.

186
134. Iku nata, agu’n malet

I: Iku nata agu’n malet


Na u gdhi e u bo sabah. :I
I: Eni shokë t’mi kjani hallet
Përsëri o zuna sevda. :I

Sevdaja në pleqëni
S’asht mymqym o me u duru’.
O t’mi kjajnë hallet shoqënia
I mjeri unë si kam pësu’!

Lum e lum po vjen pranvera


Drandafillja-o tu zbukuru’.
Unë kam dashtë edhe shumë tjera
Përmbas teje moj tjetër s’du’!

135. More kam një babë

More kam një babë, aman plak e mjera


More që s’më len o të dashuroj-e
More që s’më len o të dal o ke dera
More djalin me sy t’a shikoj-e,
Hej, hej, hej!

More ku ta gjej o një mik të mir-e


More që t’më don-e, aman dhe ta du-e?
More t’i kjaj babës hallet e mia
More se jam djegë, djegë e përvëlu-e,
Hej, hej, hej!

More n’bahçen tande po këndojnë bilibilat


More gushë për gushë tuj u ledhatue
Aman kur t’na çelin drandofillat
Shpirti don o me u dashunue,
Hej, hej, hej!

187
136. Porsa dola nga shtëpia

I: Porsa dola nga shtëpia


Ktheva kry’t kalanë s’e pashë. :I
I: Plot me lot m’u mbush shamia
Me xhananin kur jam nda. :I

Ref.:
Of, of, aman,
Lule më dogje xhanë
Of, of medet
Dhe në vdeksha m’ban rahmet.

Ç’ke me mu’ mre çun i vogël?


Ç’ke me mu’ mre gjeç belanë!
Do të shkoj t’i them sate amë
Hiqe prej meje sevdanë!

Ref.:
Of, aman …

Ç’e mora kalanë përpjetë


Edhe zbrita për teposhtë.
Jam zemru’mun me xhananin
Bubu qyqja ç’më ka gjetë!

Ref.:
Of aman…
__________________________________
rahmet - mëshirë

188
137. Unë jam djalë e nuk jam plak

Jam bandill nji trim i fort'


I: Zemërohem kot e kot :I
I: Durimin s'e duroj dot :I
Nat'e dit'po qaj me lot .

A e di ti a je si je?
Sa e bukura që më je!
Duke u tundur më shkoje
Porsi si qingj-o më vije
Hajde lule menekshe, aman
Hajde shpirt-o rri me ne!

Refreni:
I: Jam bandill një trim i fort'
Zemërohem kot e kot
Durimin s'e duroj dot
Nat' e dit' po qaj me lot :I

Un' jam djal' e nuk jam plak


I: Zemra po më digjet flak' :I
I: Je e bukur moj si zamak :I
Bel'n e holl moj për merak.

E di ti a je si je?
Sa e bukura që më je
Duke u tundur më shkoje
Porsi qingj-o më vije
Hajde lule menekshe, aman
Hajde shpirt-o rri me ne!

Un' jam djal'e nuk jam plak


Zemra po më digjet flak'
Zemra po më digjet flak'
Je e bukur moj si zamak!

189
138. Valizakja

O se shkoj në pyll o mi lale


O s’më pret nagaqja
O se më rri mendja mi lale
O ke valizakja.

Ref.:
O valizakja e lalës, ku je?
O mi gushbardhakja e lalës, ku je?
Do t’shkoj lala në Kavajë
Me lot lala moj do ta qaj.

O valizake mi lale
Më ka zanë sevdaja
O të çoj lala mi goce
Te kullat e bardha.

Ref.:
O mi valizake e lalës, ku je?
O mi buzsheqerja e lalës, ku je?
Do t’rri lala në Tironë
Si dashi me kumonë.
____________________________________
valizake - femër nga fshati Valias

190
139. T’u thefshin rrotat ty o i shkretë felban

T’u thefshin rrotat ty o i shkretë felban


Hej, hej, aman!
Na i more çupat na i çove n’Elbasan
Hej, hej, aman!

Ref.: T’u bëfsha kurban, aman!


Jotja qesh, e jotja jam, aman,
Zemra po më qan!

Ore ti felban po kalon me krushq-e


Hej, hej, aman!
O se sot e varf’ra moj po shkoj nuse
Hej, hej, aman!

Ref.: T’u bëfsha kurban aman!


Jotja qesh, e jotja jam aman
Zemra po më qan!

O derdimen lala derdimen-e


Hej, hej, aman!
O nga meraku lal ç’jam ba verem-e
Hej, hej, aman!

Ref.: Aman t’u bëfsha kurban


Aman yti qesh dhe jam
Aman zemra po më qan!

O lemeri, o lala ç’më ka gjetë me ty


Hej, hej, aman!
Ç’do ta pres o lala veten me gjithë ty
Hej, hej, aman!
Ref.: Aman t’u bëfsha kurban
Aman yti qesh dhe jam
Aman zemra po më qan!

_______________________________________
- felban – lokomotivë e vogël
- kurban – fli, therror
- verem –tuberkuloz

191
140. Ke plepat e Brukës

O se n’maje t’shelgut
Këndon bylbyli.
O se po vjen djali
O tuj knu’ rrugës.

I: O ma gëzofsh, o mi lalë,
Jelekun prej ari! :I
I: O ma ka pru’ o bre shpirt-o
Ky beqari. :I

O se n’maje t’shelgut
O lalë këndon bylbyli
O se n’breg të lumit
O lalë ka çelë drandofilli.

E m’i gëzofsh o mi lalë


Këpucët me take.
E kur m’i vesh o mi gocë
Ç’më bane merak-e!

192
141. Jalla jalla se ç’është kjo jeta (2)

Amam jalla, jalla se ç’është kjo jeta


Edhe pleqtë na u banë ashik.
Aman, me ‘i kuvend s’i gjetsh dy veta
Na u mbush oda me mynafik.

Aman, jalla ç’ashtë o ky hukubet?


Sot në ditë të Ramazanit.
Krisi pushka, plasi dyfeku,
O përmbi kry’t o të Sylejmanit!

Aman unë të erdha e s’të gjeta


O ti më the hajde mrena.
Aman s’mirret djali me të fortë
Se të gjithë rob t’Zotit jena.
____________________________________________
mynafik - njeri i lig, i keq, ngatërrestar, spiun

193
142. Jelekun kadife

I: Jelekun kadife
Vishe ti për mu’! :I
Ti s’e din zemrën time.
I: I mjeri unë sa të du’ aman sa të du’
Jam djegë e përvlu’ :I

Hajde sy i zi aman, aman


Lum lala për ty!
Hajde sy i zi aman
Qan lala për ty!

Meraku i shkretë
Që m’ka zanë!
Shpirt-o, zemërgjanë.
Ki mëshirë e dhimbsuni,
Aman o dhimsuni!
Zemra m’u ba hi.

Ref.:
T’i puth vet’llën
O me gjithë sy, aman
Qaj lala për ty.
Ma jep vet’llën
Me gjithë sy, aman
Qaj lala për ty.

194
143. Çelin lule drandofillat

I: Çelin lule drandofillat


N’lulishtë përsëri. :I
I: Asht’ stolisun sot Tirana
O sa bukuri! :I

Ref.:
G’zohen vajzat në pranverë
Gjithçka asht për ne.
I: K’pus’ nji lule t’i marr erë
Hajde moj vashë e re! :I

Në mëngjesin pranveror
Vashat nji nga nji.
Shkojnë në punë dorë për dorë
Me plot dashuni.
Zemrën vashës ja ka marrë
Ai djali syzi.

Ref.:
G’zohen…

Shkojnë në punë dorë për dorë


Me plot dashuri.
Zemrën vashës ja ka marrë
Ai djali syzi.

Ref.:
G’zohen…

195
144. Mora rrugën për Shijak

I: Mora rrugën për Shijak


Me u taku’ me mikun tem. :I
I: Më ka zanë i ziu merak
Kërkush hallin s’po ma din! :I

Ref.:
Mos më le mori Servet
Sa të rroj e të vdes!
I: Flokt e kresë moj do ti shes
Se me ty, moj, kam lidhë besë! :I

Erdhi nana tuj qa n’spital


Gjet Servetin shtru’ n’karajoll:
- Kush të vrau moj bi e nanës?
Të ka nana si kokërr mollë!

Ref.:

Mos…

Ti mre dajë, dajë katili


Ç’pate ti që m’vrave mu?
Kush qe ai që ta dha fitilin
Mu’ n’spital për me m’çu’?

___________________________________________
karajoll - krevat, shtrat

196
145. Mun aty ke shtat’ zymylat

Mun aty ke shtat’ zymylat


Ku këndojshin-o të shtat’ bilbilat
Amon, amon-e, amon-e!
Ku këndojshin-o të shtat’ pre’iherë
Ata dimnin, ata dimnin e bojshin verë,
Ja hej, hej, aman!

Ref.:
Nëpër fusha t’barit-o, bilbil-o
O me lule t’beharit-o, bilbil-o.

Ç’asht ai djalë o që rrin mas dere?


Shtjeva kryet more pashë esmeren,
Aman, aman-e, aman-e!
Esmerja more sa m’pa mue
Uli kryet, uli kryet e ç’u menue
Ja hej, aman!

Ref.:

Mun aty more në at’ kënetë


Ku çelin o zymbylat vetë
Amon, amon amon-e!
Ku çelin o zymbylat vetë
Bojshin hije, bojshin hije o për dy vetë
Ja hej, hej aman!

Ref.:
Nëpër…

197
146. Karajfili në saksi

Karajfili në saksi,
Aman karajfili o në saksi.
I çil gonxhet-o nji nga nji e
Aman i çil gonxhet-o nji nga nji.
I: Hem qibar, hem bujar
Aman je i bukur-o për behar,
Aman për behar. :I

Ku ta gjej-o nji djal të ri,


Aman ku ta gjej o nji djal të ri?
T’mos pin venë e t’mos pin raki,
Aman t’mos pin venë e t’mos pin raki.
Hem shkollar, hem të mbarë.
Aman djal të bukur
O zilifqar, aman zilifqar.

Çelin vjollcat o nji nga nji


Aman çelin vjollcat o nji nga nji.
Ku ta gjej o nji vajzë si ti,
Aman ku ta gjej o nji vajzë si ti?
Hem syzezë, hem belhollë
Aman faqekuqe
O porsi mollë, aman porsi mollë.

_____________________________________________________
qibar - shumë i kujdesshëm në sjellje, në të veshur, në të ngrënë

198
147. N’penxhere ke dalë

I: N’penxhere ke dalë
Për me ba sehir :I
I: Pse s’ma thu’ nji fjalë o moj goc-e
Nji fjalë për të mirë? :I

Unë me shpirt të desha


Pa ndonjë maraz.
Sa herë të buzqesha moj goc-e
Zemrën pse ma plasë?

Kurr nuk e mendova


Se nuk je shpirtmirë.
Mbas teje sharrova, moj goc-e
Pse nuk ke mëshirë?

Fjalën m’pate dhanë


Se më dashuron.
Pse s’më jep derman o moj goc-e?
Pse po më mundon?
_________________________________________
me ba sehir - me shiku’, me pa
derman - shërim, shëndoshje, zgjidhje e një nevoje apo ngatërrese

148. Mjeri unë ç’më zu belaja

I: Mjeri unë ç’më zu belaja


S’ma qajnë hallin shok’t e mi! :I
I: Në pleqni m’ka zonë sevdaja
Si t’ja boj hallin se di. :I

Lule t’bukra sjell pranvera


Ndër ma t’bukrat ishe ti.
Unë kam dashtë dhe ma shumë tjera,
Por zemrën ma dogje ti.

Më thonë shoqet je e marrë


Pse ke zgjedhë ashikun plak.
Por ato nuk i besoja,
Se e kam zgjedhë vetë për marak.

199
149. Ç’u çu’sh heret sabahile (version)

Ç’u çu’sh heret sabahile,


Heret fort.
O mbusha durt me trandofile,
I qaj me lot

Ref.:
O qaj me lot moj bukuri
Zemrën time ç’ma ke këputë
Karajfili në saksi
Era jote më ka këput
Aman xhanëm, aman.

O ra dallëndushja n’gemb t’ullinit


Për me fjetë.
Ju lutem çallgijave bini
O me shumë shyhret.

Ref.:
O shumë shyhretin ta bojmë bashkë
As kërkushi mos ta dijë.
Fjala mos t’na dalin jashtë
Ta dijmë vetëm unë dhe ti.
Aman xhanëm, aman!

150. Sa marak jam ba në ty

Sa marak jam ba o në ty
Kur të shof moj si përherë.
I: O m’le pa gjum, pa mbyllë sy
Drandofille m’lu’ me erë. :I

Kur të shof moj tuj kalu’


Menja se ç’më rrin tek ti.
O jam djegë, jam përvëlue
Si t’ja baj as vetë s’e di.

200
151. Shifni bredhin në ndriçim

Shifni bredhin në ndriçim


Me shumë ngjyra lulëzu’.
Edhe zemra ndien gëzim
Viti i ri nga mot gëzu’.

Ja rreth pemës t’vitit ri


Po e hedhim vallen sot.
Bujar plaku për fëmijë
Dhurata sot ka pru’ plot.

152. Këndon gjeli pika pika

Këndon gjeli more, pika pika


Çou, moj goc’ se na zbardhi dita,
Zbardhi drita jarana-ne
Merre, mi, merre çunin-e
Hajde merre gushpëllumbin-e

Ref.

Jarana, jarana, kadal’ e kadalë,


Jarana-jarana, çuni të çon fjalë

Këndon gjeli mgjez’ për mgjez,


Ani, moj goce, una pot ë pres,
Jananana-nanane.
Merre, moj, merre çunin-e
Hajde, merre gushpëllumbin-e.

Ref.

Jarana-jarana, kadal’ e ka ‘i çikë,


Jarana-jarane belin nji pëlçik

201
153. Lale ti moj goc-e, laje

E laje ti moj goc-e, laje,


I: E shaminë e beqarit-e. :I

E shtrydhe ti moj goc-e, shtrydhe,


E shaminë e beqarit-e.

E neje ti moj goc-e, neje


E shaminë e beqarit.

E digje ti moj goc-e, digje


E shaminë e beqarit-e.

154. Delja rudë

I: Oh moj delja, delja rud-e :I


I: O a s’ma fal nji kingj’ të butë
Verë, verë aman? :I

I: Kingj të but-e, lara, lara :I


Ta kullos-o nëpër ara
Verë, verë aman.
Sa t’i dal djalit përpara
Verë, verë, aman.

I: Ty moj nanë të shtisha n’dhe :I


I: A ke kenë ndoj herë e re
Verë, verë, aman? :I

I: E re kesh edhe u plaka :I


I: T’zezat tu’ja nuk i pata
Verë, verë-aman. :I

202
155. Gjashtëmbëdhjet’ jam unë moj

I: Gjashtëmb’dhjet’ jam unë moj


Tetëmb’dhjet’ je ti :I
I: Dashurohem’ të dy bashkë
Qysh se jemi fëmijë. :I

Nga dashnia jote moj,


Qi pata me ty
Të mora të vogël moj,
U rritëm të dy.

156. Kumuria po ban gu-gu

I: Kumuria po ban gu gu
N’at mëngjes kur zbardhon drita.
I: Nuk ka tjetër ma për mu’
Zemrën unë te ti e ngjita. :I

Me dëshirë këndon kum’ria


Se pranvera u gjelbëru’.
Zjarr i madh qenka dashnia
T’gjithë ashikt’ janë përvëlu’!

Knon kum’ria edhe qoku


A ndigjon more xhanan?
Më erdh keq që m’ka humbë shoku
Prap e gjeta n’Elbasan.

Kumuria po ban figan


Natë e ditë po rrin tuj knu’
M’ka ndi zemra n’Elbasan.
Në vend tjetër s’du’ me shku’.

K’non kumria kur bie fyelli


Po rrëfen brengat e veta.
Kështu tha Isuf Myzyri
Çfar kërkova, atë gjeta!

203
157. Moj Tiranë e bukur

T’kanë pas thanë Tiranë e kuqe


I: Porse nata ish ma e bardhë. :I
I: Çelnin lule sa burbuqe
Veç për bej e agallarë. :I

Kur si shega devedishe


Mbush me kokrra si sheqer
Porse sot Tirana ime
Po shkëlqen porsi pranverë.

Moj Tiranë e bukur


Trandofil i ri,
Lulja ashtë për mue
Jemi hasë n’miqësi.
Kur të shof n’lulzim-e
Zemra m’bahet mal.
Kangën thellë prej shpirtit
O Tiranë ta fal.

Çova larg o mend’t e mia


Ke çarçafi përmbi f’tyrë
Kur u ndrydhte dashunia
Fukaraja nëpër dyer.

Ishin ditët e zemanit


Po buzqesh Tiranë e re
Me rininë o e aksionit
Po përtrin o lum si ne.

Moj Tiranë e bukur


Trandofil i ri
Lulja ashtë për mue
Jemi hasë n’miqësi.
Kur të shof n’lulzim-e
Zemra m’bahet mal
Kangën thellë prej shpirtit
O Tiranë ta fal.

204
158. Atë gushë të bardh moj lule

I: Atë gushë të bardhë moj gocë


Që t’a kam zili :I
I: Eja duke ardhë moj lule
Me atë bukuri! :I

Ref.:
Faqet kuq si mollë moj lule
Vetullat si hanë.
I: Për shtatin e bukur lule
T’u bona merak. :I

Nuse me stoli e veshur


A s’ma thu’ një fjalë?
Eja duke ardhë moj lule
Balluket mbi ballë!

Ref.:
Faqe…

159. Mori vjollca që çel në saksi

I: Mori vjollca që çel nësaksi :I


I: Lule e parë o për djemt e ri. :I
O, hajde ledhatare
I: Lule e parë për djem beqarë. :I

Të këputa e të mora erë


Lule e bukur që çel n’pranverë
Oh hajde ledhatare
Lule e parë për djem beqarë.

Të këputa, të vuna n’bardhake


Lule e bukur për marak.
Oh hajde ledhatare
Lule e parë o për djem beqarë.

205
160. Tuj shetitë o ke grykë e pusit

Tuj shetit’ o ke grykë i pusit


Këputa një trandofile.
I: Trandofiles ç’po i vinte era
Lule t’bukra na çel pranvera
Of aman aman! :I

Kur ma prune kafen përpara


Me ato du’rzit si biluri.
I: M’shif me sy, o tu dhasht’ e mbara
Fol e qesh tu shtoftë nuri
I bukurisë ore! :I

Kur më vjen me fytyrë tuj qesh-e


E m’shikon me at sy’n e zi-e
Je si karajfili me vesë
Trandafile je kimetlesh-e
Of aman aman!

206
161. Mori gocë me halle shumë

I: Mori gocë me halle shumë :I


I: Kush të don mi lal ma fort se unë? :I

Ref.:
Lake moj pupulakja e lalës-e
Je gocë e Tironës-e.
Lake moj pupulake e bardha-e
Hajde shpirt-o të marr erë!

Syu i gocës si filxhan-e


Porsi lulja n’Elbasan-e.

Ref.:
Lake moj pupulakja e lalës-e
Je gocë e Tironës-e.

F’tyra jote porsi hanë


Mbaje besën gocë qi m’ke dhanë!

Ref.:
Lake…

Mori gocë ledhatake


Kur të pashë o mi lal t’u bosh’ merak-e

Ref.:
Lake…

Jasaman moj bukuri-e


Lala pa ty s’mund të rri

Ref.:
Lake…

_____________________________________________
pupulak - që ka trup të shëndoshë e të ngjeshur, topolak

207
162. Midis vetllash m’ke nji pikë

Paskam pas fatin e zi


A deri sa t’jetë jeta?
I:Kur i shof shokët e mi
Me të dashmet e veta. :I

U banë shumë qi jemi nda


Sa fort që jemi largu’
Hiç me sy s’të kam pa
Si s’u gjind derman për mu’?

Midis vetllash m’ke nji pikë


Unë për ty jam ba harabë.
Qëndro pak t’rrijmë nji çik
Të dy bashkë mre xhanan.

Faqet porsi shefteli


Buzën kuq si shebojë,
Ku t’ka lala moj kumri
Pse s’më flet njiherë me gojë?

Djali kur të ve merak


Edhe vajza me ia ditë.
N’Elbasan asht’ nji plak
Këto vjersha na i ka qitë.

208
163. Harap u bosh unë i mjeri

Harap u bosh unë i mjeri


I: Ç’u gremisa me i sy jeshil :I
Më pret vetlla si neshteri
Fol me buzën trandafil
Lanet qoftë mynafiku!
Do me t’da ty me mu’.
Ti m’shpëtove nga rreziku
Si n’kohë tufanit – Nuh’.
Zemrën teme ti ma shkule
S’të erdh keq mor xhevahir?
Ti je mret përmbi çdo lule
Ti je mret o trandafil.
Sado ti me m’munue
Për mu asht ‘I lumtuni.
Për atë zot qi m’ka kriju’
Të kam njoftë qyshë n’ezeli
Kërkova gjithë Elbasanin
Nërshim tjetër nuk kam pa
Pije Myzyr pa pishman
Pi shereben tahura.

________________________________________
harap, harab - i shkretuar, i shkatërruar, i mbetur vetëm
mynafik - njeri i dobët, dyfytyrësh, ngatërrestar, spiun
pishman – pendim
Nuh – profet i Zotit, në kohën e përmbytjes së madhe, (Noe)

209
164. Ma mirë në pyll se n’qytet

Ma mirë në pyll se n’qytet


I: Na të dy o atje të rrojmë. :I
Atje njeri s’na gërget
I: Të ambël o jetën ta çojmë. :I

Kapërceva mal’n e Krastës


Të mirë meç mor Elbasan!
Vuna kamën në mal t’Vashës
Pashë Sopotin dhe Vasjanë.

Ç’ju lutem zotit na dha


Nuk ka tjetër lumturi.
Nji kasollë mlu’ me bar
Të rrojmë në mal si bari.

Kur humb rrugën nji njeri


Të gjithë brengat o i mendon.
Shok i bahet nji bari
Hajde sonte n’kasollen tonë!

Zoti ju dhashtë bujari


Që se latë udhëtarin jashtë
Bukë, venë dhe raki
N’këtë kasollë mlu’ me kashtë.

Bariu mikun e dëfren


Edhe fyellit duke i ra.
Zakone t’vjetra i rrëfen
Kështu gjyshnat na i kanë lanë.

Sa amël raka fyelli


Kush ka vesh për me e ngu’.
Larg u ndodh Isuf Myzyri
Bariut afër iu afru’.

210
165. Paskam pasë fatin e zi (variant)

Paskam pasë fatin e zi


Deri sa t’jetë jeta!
I: Kur i shof shokët e mi
Me të dashmet e veta. :I

Në mes ballit ma ke nji pikë


Unë aty jam bo harab.
Qëndro pak të rrimë nji çikë
Të dy bashkë more xhanan!

Faqet porsi shefteli


Buzën kuq si jeshebojë
Ku t’ka lala moj kumri-e, aman
Pse s’më flet njiher me gojë?

Djali kur na zen marak


Vajza duhet me ja dijtë.
N’Elbasan asht nji plak
Këto vjersha na i ka qitë.

211
166. Jam bandill e trim i fortë (variant)

Jam bandill e trim i fortë


Zemërohem kot e kot.
Durimin se duroj dot
Natë e ditë po qaj me lot.

Ref.:
Oh, a e di ti a je si je?
Sa e bukur që më je.
Me shumë naze më shkonje
Porsi qingj-o më vinje.
Hajde lule menekshe
Ec mor shpirt e rri me ne.
Jam bandill nji trim i fortë
Zemërohem kot e kot
Durimin s’e duroj dot
Natë e ditë po qaj me lot.

Unë jam djalë e nuk jam plak


Zemra po më ndizet flake.
Je e bukur si zamak
Belin e hollë moj për merak.

Ref.:

212
167. Vijnë tajaret për hava

E vijnë tajaret o për hava


E, gratë e Durrësit o zunë me qa.

E vijnë tajaret o truma-truma


E gratë e Durrësit o mbyll n’bodruma.

E vijnë tajaret o bregut detit


E hudhin bumjet në fushë t’Qerretit.

E vijnë tajaret o bregut gjolit


E hudhin bumjet n’dy’r t’vaporrit

E qukapik, o mre qukapik


E ec me lalën t’rrijmë nji çik’.

Ref.:
Hajde, dogje mi lalën-e!
Hajde, s’majte moj fjalën-e!

168 . Erdh pranvera moj çel qershia

I: Erdh pranvera, moj, çel qershia moj


Unë rri tuj mendu’. :I
I: Kush m’i qan hallet e mia, moj
E dashnja m’ka trathtu’.

Shkoj në çeshme, moj, me mbushë ujë dhe moj


Aty të pres ty.
Ktheva kryet dhe shikova, moj
Ata ishin lot’t e mi.

Kam gjithë ditën, moj, që po pres dhe moj


Du me t’pa me sy.
O nana yte edhe baba moj
T’kishin mbyllë në dry.

213
169. Shoqen ku e kam (Brigadieres së re)

I: Shoqen ku e kam-e
Që e adhuroj-e? :I
I: Punon n’porcelan-e
Përdit e kujtoj-e. :I

Shoqen ku e kam-e
Që sa fort e due?
Punon n’porcelan-e
M’i ka sytë e shkrum-e.

Punon n’porcelan-e
Brigadiere e parë.
Flamurin e mban-e
Me shoqet në garë.

S’e ç’e kam zili-e


Kumurinë me flet-e!
Punon bukuri-e
E kam me kimet-e.

214
170. Mu’ me ty më zu sevdaja
(Version tjetër i këngës “Në bash t’qefit t’muhabetit”)

Iptida për me fillue


Sa e vështirë kenka dynjaja.
I: Njizet vjeç i paç kalue
Mu’ me ty m’zue sevdaja. :I

Në bash t’lezetit t’muhabetit


Pruni kafen për me pi.
Buza m’dridhet prej qametit
Filxhani në dorë m’u ngri.

Qysh prej s’larg, moj të vegova


A je xhind a je hyri?
Shtati yt m’vjen hova hova
M’i shashtise sytë e mi.

Du’rt m’i kishe si hakiku


Edhe gishtat qelibar.
Shumë hallet i hjekë ashiku
Kur mendon se del behar.

Flok’t m’i kishe krrela, krrela


Se me ty moti më shkoj bosh.
Në t’ardhsha moj te dera
Unë në shpi mos shkofsha shëndosh!

215
171. I mjeri unë ç’më zu belaja

I: I mjeri unë ç’më zu belaja


S’ma kjajnë hallin shok’t e mi! :I
I: Në pleqni m’ka zanë sevdaja
Si t’ja baj as vet s’e di.

Lule t’bukra çel pranvera


S’ka ma t’bukur porsi ty.
Të shetisim si përhera
T’gjitha shoqet na kanë zili.

Më thonë shoqet je e marrë


Pse ke zgjedhë ashikun plak.
Porse unë nuk ju besojsha
E kam zgjedh vetë për merak.

172. Kumuri e Elbasanit

Kumuri e Elbasanit
Këndon herët në mëngjes.
I: Po shkëlqen ylli i sabahit
Ndriçon sytë e Pakizes. :I

Je e bukur si hyri-e
Si ma e buk’ra në pranverë.
Ku të kam moj kumuri-e?
Thu’ja kangës dhe nji herë!

Mos e merr vehten për kambë-e!


Zgjidhe shokun djal të ri!
Du’ të shof moj yll e hanë
Si zamak për bukuri.

Nuk do t’kem aspak zili-e


Kur të shof moj tuj shetitë.
Me dashnorin nazeli-e
Jeni s’bashku dy të ri.

216
173. Leu dielli n’atë buzë mali

Leu dielli n’atë buzë mali


Vaj, vaj, vaj!
E mjera unë ç’mu dogj xhanani
Ç’mu dogj shpirti e m’u dogj xhani
Vaj, vaj, vaj!

Ref.:
I: Të kam shpirt-e, të kam xhan
O e jotja s’qesh, e jotja jam. :I

Hajde shpirt-o, zemra ime


Vaj, vaj, vaj,
Se m’ka rritë o nana jetime
Me shumë halle, me shumë mundime
Vaj, vaj, vaj!

Ref.:
Të kam xhan, të kam shpirt-e
Po t’baj rixha shpirt mos me m’ikë!

174. M’vune kamën pa të drejtë (2)

I: M’vune kamën pa të drejtë


S’u tregove zemërgjanë.
I: Unë të çmova shumë të shtrejtë
Ti e din moj, t’pata thanë. :I

Jasemin moj t’vinte era


Kur t’i putha të dy sytë.
Asaj nate mun ke dera
Në krahnor ma vune kryet.

Më buzqeshë njiherë me shend-e


Më jep zemër të qëndroj!
Të lutem moj mos më len-e
Se pa ty nuk mund të rroj!

217
175. Na leu dielli n’atë buzë mali

Na leu dielli n’atë buzë mali


Gjithë dynjanë e ka ndriçu’.
I: Moj hapsone, ije, ty t’raftë zjarri, aman
Qysh na i more hajde këta djemt e ri!

Ref.:
Vaj, vaj
Sylaroshe, hajde, me lot po qaj!
Hej, hej
Pimë rakinë, hajde, bre mos u dej!

Qysh prej Durrësit deri n’Shijak


E çojnë gocën mbyllun me prangë
Ku po m’çojshin ije, ashiqare aman?
N’hapsanë t’Shkodrës hajde ku vdesin trimat.

Ref
Vaj, vaj…

218
176. Ç’ke moj Fiti

Ç’ke moj Fiti që po qan?


Vrava kamën me i dyqan.
Dyqanxhi të plaçin sytë
I: Vrave Fitin, o vrave Fitin o vet i dytë :I

E vet i dytë besa vet i tretë


Vallahi nuk deshta vetë
Vallahi nuk deshta vetë
O më shpëtoi martina e shkretë.

E her’n e parë py’ta për ty


Mu’ më thanë se je sëmu’
Çova mendjen me marrë doktorin
Mend’t e mia fluturu’n.

E kur del Fiti te maroku


Për me marr nji durduma.
Nga meraku i dridhet floku
Unë prej teje s’kam me u nda.

Shtro dyshekun për me ra


Aty janë moj dy gjarpij.
Mos ke frikë mor budalla!
Ato janë gërshetë e mi.

177. Karajfili i zamakut

O karajfili i zamakut
I: Paska çelë o për bukuri. :I
O ku je gocë që s’t’i kam fajet
I: Se pa ty o moj s’mund të rri. :I

Oh hajde t’dalim n’hije t’manit


Në gjergjef vajzat tuj qenisë.
Oh më ka zanë malli në ty-e
Nga meraku i dashunisë.

Oh karajfili mbush me gjethe


Rreth e qark oh qenka hijeshu’
Kumuri moj gocë e lalës
Përveç teje moj tjetër s’du’.

219
178. Jam e lumtun se ia mrrina

I: Jam e lumtun-o se ia mrrina


Me i pa lulet e k’tij behari. :I
I: Çelin lulet, jaseminat
Në pranverën e k’tij beqarit. :I

Jasemin lule e kuqe


I çel gonxhet-o nji nga nji.
Janë të mbushun o me burbuqe
Lule e bukur-o për dashni’.

Çelin vjollcat dhe zymbylat


Trandafilat për bukuri-e.
N’bahçe tate këndojnë bilbilat
Vend i bukur për dashni-e.

179. Sa moj e pa besë

I: Sa moj e pabesë
Ti që m’dole mu’! :I
I: Më shtine n’ngatërresë
Dhe në burg m’ke çu’ :I

Unë në burg jam n’dry’


Robi m’ka dënu’.
O sa të kam dashtë ty
Prap tash m’ke harru’.

Kur vjen ditë e diel, moj gocë


Dëshiroj me t’pa.
Zoti ta baj mirë
Meqë n’burg jam ra.

N’andërr n’gjum të natës


Shpeshher ty të kam.
O m’kan zanë namt e babës
Për mu’ s’ka sevda.

Unë nuk të besoj


Sa t’jem gjallë n’këtë dhe.
Rri edhe vajtoj
Qaj për fatin tem.

220
180. Në sabah bre shpirt-o

O në sabah o bre shpirt-o


Kam dalë në Pazar.
O për me ble o bre shpirt-o
Shami për beqar.

O n’qofsh beqar o mre çun-o


Të më dal’sh për Zot
E mos ban naze mi gocë
Hajde kot më kot
Hej , s’majte moj fjalën-e.

Ref.:
E kjaj me lot o me lot në sy-e!
E m’ka marr malli me nejt me ty-e.
E kjaj me lot o me lot në faqe!
E po t’vjen era moj manushaqe.
O, t’keqen moj lala e.

O të dy zemrat mre shpirt-o


Ne kem me i bashku’.
O na po ndahem mre shpirt-o
E kem me u harru’.

Ref.:
E kjaj…

221
181. Pasha ty moj pasha mu

Pasha ty, moj pasha mu’


Tridhet vjet më kanë dënu’!
Ti n’Tiranë moj martohu!

E, a ndëgjon more xhanan


Unë do t’pres deri në vdekje.
Do t’rri me djalin e vogël
Që ti ma ke lanë amanet.

Dy vjeç djalin unë ty ta lash


Kur dola - njizet vjeç e pash’
- Hajde bir ke babi të të shoh!
- Ah më fal babi, nuk të njoh!

Sa të mora ty moj,
Unë gjeta belanë
Do të rroj dhe pak,
Sa ta heq sevdanë.
Sa e mbajti Pali veten
Aq e mbajti shtriga besën.

Qaj moj zemër, qaj me lot!


Paska qenë dashni e kotë!

182. Mu ke çeshmja në Bezistan

Mu ke çeshmja në Bezistan
Krisi pushka, boni bam
E vranë një djal një fukara
Borxhin beut s’ia ka la.

I gjithë pazari na u çu’ në kambë


Ç’po dridhet toka o xhanan.
O mun ke çeshmja në mes t’sheshit
Ranë përmys xhanart e mretit.

222
183. Çuni m’ka çu letër

I: Çuni m’ka çu’ letër:


- Shëndosh e mirë unë jam-e. :I
I: Shko e zgjidh nji tjetër, aman!
Se për ty nuk jam-e :I

I: Ik mre’ budalla
Ik mre’ qerrata
Se gocat janë të vogla
S’din me ba sevda.

O moj shtat selvie


Shiko në qitap-e.
- Fol me gojë Nurie!
Se ke shumë sevap-e.

O n’atë fushë t’mejdanit


Vjen e vijnë dynjaja.
Qitma kryet prej xhamit
Se s’harroi fukaraja
_________________________________________
qitap – Kurani, libër i shejtë i myslimanëve
sevap - mëshirë
mejdan – fushë, arenë lufte

184. Odë e vogël me gëlqere

I: Odë e vogël me gëlqere


Bija e Tarit bojë esmere. :I
Jarna- jarnane
Lala moj të ka xhan, aman, aman.

Odë e vogël ly’ me bojë


Bija e Tarit s’fol me gojë
Jarna, jarnane
Lala moj të ka xhan, aman, aman.

O bo bo me ato gërsheta
Se ç’mi more mend e shkreta
Jarna, jarnane
Lala moj të ka xhan, aman, aman.

223
185. Eni more shokë, eni
(version tjetër i këngës “Efa more shokë efa” )

Eni more shokë, eni


Çajre more shokë s’i gjej sevdasë
Përmi t’tan je padishah, more
Përmi vajzat e tan dynjasë, aman-e!

Bafti ashikut me ferman


Hasha nuk i bihet ymetit, more
Kur më del vash në mejdan
Krejt po shndrit sikur xhenet, aman-e!

Ashik zeza me shumë halle


Jabanxhi në dhe të hu’j, more
Me lot kjajshin fushë e male
Nji sahat m’bahet nji mu’j, aman-e!

186. Ky Myzyri n’Elbasan

O të shof ty moj gocë n’behar


Pylli ligjëron.
O ky Myzyri n’Elbasan
Bukur po këndon.

O këngëtari i kumurisë
Of of aman!
O yll i parë i dashurisë
Lule n’Elbasan.

224
187. Rreth e m’rreth kalasë

Rreth e m’rreth kalasë


Këndon kumuria
Elbasan i ri, Elbasan!
I: N’t’hyrë të namasgjasë
Rrjedh metalurgjia
Elbasan i ri, Elbasan! :I

Ref.:
I: Vajzat si sorkadhe
Djemt-o si petrita
Hedhin kangë e valle, anë e mbanë.
Si ylber me ngjyra
Vezullojnë dritat
Elbasan i bukur, Elbasan! :I

Këndon kumuria
Qesh metalurgjia
Yllin partizan lart e mban
Kanga e rinisë
Drita e shoqnisë
Elbasan i bukur, Elbasan!

Ref.:
Vajzat…

225
188. Tridhjetë ditët e Ramazanit

Tridhjet ditët e Ramazanit


Ç’e kërkon ashiku dylberin.
Turqinia po bojshin bajrom
E vejnë e vishin tek Selman beu.

Selman, të mos mbesi hatri


Kan fillu’ o me dalë mustaqe
Kam shahit e ta baj ispatë
Për atë nishan që më ke n’faqe.

Ref.:
Hajde sy o sy aman, aman
Qaj lala për ty!
Hajde ve o ve aman, aman
Nisu jak me ne!

U kthy vjeshta për së mari


Çelen vjollcat dhe zymylat.
Myzhde djalë se po vjen behari
Bahçe më bahçe këndojnë bylbylat.

226
189. Potpuri e Shqipërisë së Mesme

Aman kam nji babë, more


Aman iftijar-e.
Aman që m'përzihet o more
Aman me dylbera
Aman, rri baba
Mos u bëj i marr-e
Se na dalin fjalë të tjera,
Unë e mjera!

Aman ku ta gjej, o more


O nji mik të mir-e?
Aman që t'më dojë o more
Aman si ta due.

Aman ti thotë babës për hallet e mia


Mos shkoj djegë e përvëlue aman-e !

O jarnananina moj e vogël o


O jarnananina moj e vogël o
I: Qyqja m'ka ly du’rët goca me këna! :I
I: E jarnanina sa fort të du’!
I: Ec o more çuno hajde t'rrish me mu’! :I

O jarnanina moj të keqen-e


O jarnanina moj të keqen-e
E iku goca lale më la vetëm-e
E iku goca lale më la vetëm-e
E jarnanina sa fort të du’
Ec o more çuno hajde t'rrish me mu’
E jarnanina sa fort të du’
Ec o more çuno, hajde t'rrish me mu’!

227
190. Ke urë e Shijakut

I: Ke urë e Shijakut
Mblodha ca bajama. :I
I: Do t’ja çoj ashikut
Meze nesër mrama’ :I

Ref.:
Of aman, aman,
O më ban derman!
Of aman, aman
O më dogje xhanë!
O le, le, le, iku goca-e
O le, le, le, bashkë me çunin–e!

Bahçe nëpër bahçe


Mblodha ca qershi.
Do ja çoj ashikut
Meze për raki.

Ref.:
Of aman…

228
191. Kush kërcen napolonin

I: - Kush kërcen napolonin? :I


I: - Nusja me gjithë dhondrin. :I

O Mari Mariana
Faqet me nishana.
O Mari Maria
Faqet gurabia.

Kush e ban haremin?


Çunat e Ali Demit.
O Mari Mariana
Faqet me nishana
O Mari Maria
Faqet gurabia.

O më marsh të keqen
E m’u bofsh kurban!
Me jaranin isha
Me jaranin jam!

Hudhe hudhe vallen


E loz lala dajren!

O Mari Mariana
Faqet me nishana
O Mari Maria
Faqet gurabia.

229
192. Zemra ç’m’u dogj

Zemra ç’m’u poq,


Mëlçia ç’m’u dogj
Sevdaja s’m’u hoq
O lalë nga bukuri e saj!

Amani, amani
Hallin mos ma qani
Si t’ja boj o shokë
As vetë nuk e di!

I: Kush niset me bo’ sevda


Në moshën e pleqënisë? :I
I: Mjer ate që e rren mendja,
Kujton vitet e rinisë. :I

Asaman moj lulja e gemit


Me at shtat porsi selvi
Vure zjarrin gjithë miletit
More n’qafë kta djemt e ri.

Gjithë njerëzimi le ta di
Se sevdaja s’ka kufi
Unë vetë e kam provu’
Si n’rini e në pleqni.

Amani amani,
Hallin pse s’ma qani?
Si t’ja boj o shokë
As vetë nuk e di!

230
193. Ç’na çudite moj hyrije

Ç’na çudite moj hyrije, aman


I: Si na u çfaq kjo dashuni!? :I
I: Kur t’takova unë ty-e aman
Më vrave o me syn’n e zi. :I

Letrat tua si kujtim-e aman


Ti kam ru’jt si hajmali.
M’dogje zemrën edhe shpirtin, aman
M’paç në qafë o moj bukuri!

194. Vajta i rashë Rumelisë

Vajta i rashë more Rumelisë


T’ja bajmë sehir more ashikënisë
I: Se Rumelia asht nji mot a dy vjet
Ashikënia s’ka të sosun-o, të sosun-o. :I

U plake djal more ç’m’u plake


O pa të shku’ o brisku në faqe.
Por marshalla bukurisë sate
M’u plake djalë, more ç’m’u plake
Shkove, vajte!

Ref.:
More Mihal, more Mihal
Të vjen era djal portokall
Portokall edhe limon
Era të vinte djal-o mollë e ftu’.

231
195. Prej Zotit ka me t’ardhë dënimi

I: Prej Zotit ka me t’ardhë dënimi


Që tallesh me mu’, aman, aman. :I
I: S’ka me t’ba fajde premtimi
Çdo gja ka marr fund. :I

Prej meje kur u largove


Vashë, ti ç’ke mendu’?
Po fëminë ku e lëshove?
Zoti ka me t’dënu’!

196. Sa gëzim që kam në zemër

I: O sa gëzim që kam në zemër


Kur t’ndigjoj moj tuj këndu’ :I
I: O se për neve, kështu paska qenë
Sonte ne me u bashku’
O me u bashku’. :I

Ref.:
I: Si t’ja baj moj xhan,
Si t’ja baj se di?
Zemrën t’a kam falë
Shpirti im je ti. :I

O sa e ambël aq e idhët
Asht’ e shkreta dashuni.
O faqja m’zverdhet, aman buza m’dridhet
Zemra m’shkrihet si qiri
Aman si qiri.

Ref.:
Si …

232
197. Moj Mahmudi

Oh moj Mahmudi,
Sa e mirë je ti.
I: Të ka rritur nana
Si molla në gji -
Moj Mahmudi. :I

Oh moj Mahmudi,
T’presin shoqet ty.
Përqafoje nanën
Edhe babën ti -
Moj Mahmudi!

198. Kur më folë si dallëndyshe

I: O kur më folë si dallëndyshe


Buz’të e kuqe si qershi. :I
I: O të lutem moj sylarushe
Më fol pak për dashuri. :I

O dashunia nuk shikohet


Por ate veç zemra e ndinë.
O zemra e fundit po dëshprohet
Unë e mjera për dashni.

O ti je lulja që nuk thahet


Plot me gonxhe bukuri.
O zemrës teme ti si ndahesh
Ç’më ke mbushë me dashuni.

233
199. Po këndoj për një trim

Po këndoj o për një trim


I: Dëgjoje kangën mori nanë! :I
Me sa shumë mallëngjim-e
I: E kujtojmë sot trimin tonë. :I

O e kujton e gjithë Shqipnia


Kujtimin e shokut tonë.
O që e rriti vegjëlia
I: N’kry t’detyrës që ai ra. :I

Tashti djali ishte i yni


Shumë kujtime na i ka lanë
O mos e qaj nanë o trimin
Ai ka mbetë në zemrën tonë!

200. Buzën kuq si drandofilli

Buzën kuq si drandofilli


Balluket lëshu’ mbi ballë
I: Ku të kam o lulja e prillit
Po të pres me gaz e mall. :I

Më pëlqen të shof përditë


Do të kem pak për vetiu.
Sytë e tu më japin dritë
U treta porsi qiriu!

Zemërngushtë moj paske qenë


S’ke për mu’ pak dhimsuni.
Dashuninë moj do t’a sjell
T’a kam sjellë për bukuri.

234
201. Errësinë e pyllit

I: O errësinë e pyllit
Dëfrimi i njeriut. :I
I: Porsi drita yllit
E bija bariut. :I

Pyllin ç’e kërkova


Hije për me gjetë.
Ti qenke për mue
S’bashku të dëfrejmë!

Ne në pyll do t’rrojmë
Unë edhe ti.
Si kemi zakonin
Hallku t’ kanë zili.

Bota se kuptojnë
Se ç’asht’ ky qëllim.
Në t’errët shkojnë
Ju ngjan si dëfrim.

Unë zemrën e ngjita


Me ty mor xhanan.
Si ylli Afërdita
Lindun n’Elbasan.

235
202. Moj hyrie bukurie

I: Isha n´ondërr n´gjum të notës


Kujtova se rri me ty. :I
I: Kur filloi gjumi me m´dalë
Ftyra jote m'rri në sy. :I

Moj hyrije, bukuri


Konga jote t´ka dal sot
Mos t'vi keq se po t´këndohet
Ta ka qit arshiku jot.

Du’l fëllonxa nga kafazi


Shkoi ne mal ku binte borë.
Jalla u djegsha si voj gazi
Nuk të la pa t'shti ne dorë.

- Ku do ta bojmë Bajramin sonte?


- Do ta bojmë o ke shpia ime!
Pash të modhin zot, o mor çuno,
M´hajde k´tu o ke shpia ime!

Refren:

Ç´e mora palpoçen, e gju’n zari rosën


E mora tabaken-e, që ta heq merakun.

I: - A don pare a don dimi-e? :I


- Pare nuk du’, dimi nuk du’!
Pash të modhin zot-o
Mor çuno m´hajde ktu!

236
203. Se ç’po zbret çuni nga mali

I: Se ç’po zbret çuni nga mali


Me çifte në dorë. :I
I: O për me gjetun
Fëllënzat mitare. :I

Ref.:
O,o,o sa e bukur je!
O,o,o qenke për t’u dashtë!
O,o,o qenke për t’u dashtë!
O ti moj vajzë e re!

O se ç’më ra rruga
O nëpër pazar.
O për me blemun
Shaminë për beqar.

Ref.:
O,o,o …

204. Mbas asaj kalaje

I: Mbas asaj kalaje mor


Nje bahçe me lule. :I
Një bahçe me lule moj
Mbushur plot me cuca.
Mbushur plot me cuca
Cila asht’ ma e bukra?
Cila asht’ ma e bukra, mor
Njajo’ faqekuqja!
Njajo’ faqe kuqja, mor
Zemrën t’a këputka!
Zemrën ta këputka, mor
Sytë me lot t’i mushka.
Sytë me lot t’i mushka, mor
Gjallë në dhe të futka!

237
205. Ç’na erdhi kjo pranverë

Ç’na erdhi kjo pranverë


Ma e bukur se çdo herë.
Se qeshi mali, fusha se qeshi
Lulet plot me erë
Mirë se vjen ti moj pranverë

Ku i paske vajzat o
- Ku i kam shoqet-o?
- Në fshat të ri i ke, moj pranverë.
Janë vajzat-o, bashkë me trimat-o.

- Ku i paske vajzat-o?
- Ku i kam shoqet-o?
Ngjitun mbi diga e në kantiere
Shiko tek punojnë bashkë me trimat-o!

Sa herë vjen ti moj pranverë


N’a mbush plot gëzim
Anë e mbanë atdheut tonë
Qeshet jetë e lirë.

Ti na vjen e na lulzon,
Në vetëm nji stinë.
Kurse neve t’gjithë gëzojmë
Lulëzojmë Shqipninë!

238
206. Nji natë hana se ç’po ndrinte (2)

I: Nji natë hana se ç’po ndrinte


Ishim vetëm pa njeri-e. :I
I: O një qemane, lalo, se ç’po binte
Edhe frynte pak veri-e. :I

Për një natë desh shkallova


U ngrit’sh në një tepe.
O përpara shtëpisë të shkova
Gjet’sh nji vajzë, nji të re.

Ajo plaka se ç’më thoshte


Për të renë që kishte ngjarë.
O kishte ngelur fare pa paj-e
Rrobat se ç’ia kishin marrë.

Doli hana, doli hylli


Doli sorkadhja nga pylli.
O, emrin tand nuk e gjej dot
Do ta qaj gocën me lot.

207. Kënga e Mahmudesë

Kjo sevdaja e insanit


Edhe gjarpnin ç’e përvlon;
Mahmudeja e sulejmanit
Me gazep sokakut shkon.

M’at Edrene të gremisur,


Andërr m’u shtir e mjera sevda;
Kur pash’ Mahmuden’ stolisur,
Vall’ e mjera se ‘ç’po ka!

Myrati s’më le ta gjej,


Kam baftin qi ma largon;
Sytë më çdo an’ t’i kthej.
Si nata m’i errëson.

Më shkon me llanë përveshë,


S’I mat shoqet më kët dhe;
Vjen me buzë duke qeshë,
Du dy syt’, moj Mahmude.

239
208. Sot këndoj në festival

Sot këndoj në festival-e,


Hej hajde more hej!
I: Këngët tona atdhetare. :I
Ku je kanga popullore
Rrjedh nga gurra shekullore.

Ref.:
Kangë e dashun-o, kanga ime
Unë t’dëgjoj o me mallëngjime.
Kangë e dashun, kanga ime
Kur t’dëgjoj o më mush me g’zime.

Bjen daullja bashkë me dajre


Hej aman, more hej!
I: Djem e vasha moj hedhin valle :I

Ref.:
Kangë…

Bjerni trima çiftelisë,


Hej hajde more hej!
I: I këndojmë o gjithmonë shoqnisë :I

Ku je kanga popullore
Rrjedhë nga gurra shekullore!

240
209. Moj Sanije, bukurije

I: N’andërr jam në gjum të parë


Ftyra jote m’ra ndërmend. :I
I: Kur filloi gjumi me m’dalë
Çela sytë e s’shof kërkend. :I

Moj Sanije, bukurije


Kanga jote ka dalë sot.
Mos t’vij keq që po t’a knojna
T’a ka qitë ashiku jot.

Iku fllanza prej kafazit,


Shkoi në mal me hangër borë.
Unë u djegsha si vaj gazi
Nuk e la pa t’shti në dorë!

Dy penxhere ly’ me bojna


Ibrahimi i ka goditë.
Moj Sanije mos ban ojna’
Prej Allahut t’raftë nji pikë!
________________________________________________
ojnë - sjellje a shtirje e dikujt sikur nuk e do apo nuk i
pëlqen diçka; lojë, naze, xhible

241
210. M’kanë thanë shoqet mramë

I: M’kanë thonë’ shoqet mramë:


- Merre moj merre plakun-e! :I
I: - O ju thaft goja mori shoqe!
Që ma dhatë ju plakun- e
Tuj e pasun çunin –e. :I

Ref.:
I: U bu, bu, tjarnane :I
I: Hajt të lumshin kamët’ e! :I
I: Boj’ kuvend me gocat –e :I
I: Shih gocat shqiptare
Bukur hedhin valle! :I

M’kanë thonë shoqet mramë:


- Merre moj merre çunin-e!
- O ju lumt goja mori shoqe!
Që ma dhatë ju çunin -e
Çunin gushëpullumbin –e!

242
211. Po n’a vjen karaj me dru (potpuri)

O po na vjen karaj me drue


Po na vjen karaj me drue.
- O dil moj nuse me shkarkue
dil moj nuse me shkarkue!

Refreni:
Jar nana nana nana ne
Du’je mi du’je çunin-e
Çunin mi gushpëllumin-e
Se puntor e ke!
Jar nana nana nana ne
Duje mi du’je djalin e
Djalin mi të marrin-e
Se puntor e ke!

- O jom në magje tuj gatue


Jom në magje tuj gatue.
O kom byrekun o tuj t'hollue
Kom byrekun o tuj t'hollue.

Refren:
Jar nana…

O mu ke guri që bon xixa


Mu ke guri që bon xixa.
O shko me lalën e boj pipza
Shko me lalën e boj pipza.

Ref.:
U bu, bu…

243
212. Ra Faja prej fikut

I: Të rroftë Faja nuse! :I


I: O me shami të kuqe. :I

Refreni:
Jarnana, na, ne hopa
Jarnana, na, ne hopa.

Ra Faja prej fiku.


Nuk e zu dekiku.

Refreni
Jarnana…

Se ç’po digjet një shami


Porsi gjaku flakë e kuqe
Vello e Fajës po nxierr tym
Edhe zjarri si të shuhet?

Refreni:
Jarnana…

213. N’penxhere ke dalë (2)

I: N’penxhere ke dalë
Për me ba sehir. :I
I: Prit të them nji fjalë o moj gocë.
Nji fjalë për të mirë! :I

Në rrugicë të pres
Të t’falë një dhuratë.
Si kujtim ta keshë, o moj gocë
Mos t’më marr’sh inat!

Më le në vetmi
Si zog të harru’m.
Ruje dashurinë o moj gocë

Qi ke pasë për mu’!


______________________________
sehir = magji ( në këtë këngë e ka kuptimin me vrojtue, me soditë)

244
214. Artizane e Lumës

I: Artizane e Lumës je
Shoqen tande nuk e gjej. :I
I: Natë e ditë në vek punon
Qylyma t’bukur prodhon. :I

Ref.:
I: Cucë lumjane
T’lumshin du’rët-e!
Artizane
End qylymat-e! :I

Ti punon pa u lodhun-e
Me gëzim në vekun-e.
Lule t’bukra ti qëndisë
Mori lulja e Malësisë.

Ref.:
Cucë…

245
215. Kanga e Gani Begut

O leu dielli more, aman në buzë mali


Po shkëlqejnë gur’t e kalasë, e hajde
I: O Gani Begu, more, Gani Beg Toptani
Ndan zeqatin fukarasë. :I

Gani Begu more, veshun me fustana


Gardh me gardh e shteg o me shteg, e hajde
O Liku i Nurit, more me Sufin e Miftarit
Nuk janë djem o që du’n me vdekë.

Gani Begu more o i hypi atit


Gjithë Tirona zunë me qa:
- Mos kujtoni se shkoj n’Stamboll
Shkoi n’Korfuz tevdil hava!

O dit’n e ejte more, o n’tre sahati


Rrin Gania tuj mendu’, e hajde:
- O çohi djem more o ti rrokim hutat
Sadi Mollën e kanë rrethu!

Osman Motja me Llesh Nikollën


Xhiu i Fajës me Demin e Sulës.
Gani Begu e zu derën:
- Na t’i bijmë me hyxhym kullës!

Shum fort qe hazdisë


Harroi Zot e pejgamer.
Iu sul Zoti prej Ganisë
Me lanë vetem pa hyner.
____________________________________________
tebdil hava - verime, me pushime verore

246
216. Gjinokastra n’atë shpat mali

Gjinokastra n’at shpat mali


Guri shekullor.
Tundet sot nga festivali
Gjinokastra jonë.

I: Hajt t’ja themi sot një kange


Kangës sonë të re.
Ti me iso, unë me daire
Le t’shkojë der’ në re. :I

217. Çelin qershiat

I: Çelin qershiat lule plot mimoza


Trandalili erë kundërmon.
Vjollcat ma t’bukra, lule shqiptare
Sikur ti na erdhen moj pranverë. :I

I: Vaj ju qëndisnit ndjenjat-o


Mbrenda katër mureve t’shtëpisë
Në fabrikën tonë vajzat duararta
Do t’na sjellin drit’n e dashnisë. :I

I: Shihni lulëkuqet që kanë çelë petale


Era e trandafilit kundërmon.
F’tyra ma t’buk’ra prore shpipëtare
Gocat e bukra pikturojnë. :I

M’a shumë dritare sot do t’kan


Ndaj prodhojnë xhama sa më shumë
Në fabrikën tonë vajzat duar-arta
Do t’na sjellin drit’n e dashurisë.

247
218. Aman gocë e re

Kush ma freskon ballin mu’?


Aman gocë e re.
Të kam dashtë dhe prap të du’
Aman gocë e re.

Hej, aman gocë e re


Hej, sa e bukur je!

Kjo dashnia qoftë mallku’!


Aman gocë e re.
Të kam dashtë dhe prap të du’
Aman gocë e re.

Hej, aman gocë e re


Hej, sa e bukur je!

219. Një bahçe me trandofilla

I: Një bahçe me trandofilla


Këputa një luleborë. :I
I: E bashkova me zamakun
Dhe me te të lidhë kunorë. :I

Lulebora dhe zamaku


Sa bukur ato kërcejnë.
U bashkuan dhe lule tjera
Dhe me to po dëfrejnë.

Lulebora është nusja jonë


Sa bukur ajo vallëzon!
Dhe zamaku është dhëndri jonë
Që të dy rreze lëshojnë.

M’u ke sheshi i Bezistanit


Dasmë e madhe plot hare.
Kërcen dhëndri nga Elbasani
S’bashku me nusen e re.

248
220. Vajta rashë nëpër bahçe

Vajta rashë nëpër bahçe, aman


M’bjen ndërmend mori për ty.
Po të them moj manushaqe, aman
Nuk të ndrroj mori për sy!

Ref.:
Lule, hej, hej aman
Shpirt-o o ku të kam?
Dola n’penxhere
Synin kur t’a pashë
Asaman moj gocë
Marshallah, të thash’.

Vajta rashë o nëpër bahçe, aman


Çova kryet moj me t’shikju’
Dashninë tande kur ma çfaqe, aman!
Kur më the se je për mu’.

Ref.:
Lule…

221.. Of aman moj Perëndi

Of aman moj Perëndi


Çfar igballi paskem pasë!?
I: Natë e ditë mendoj për ty
Ma mbushe shpirtin me maraz. :I

Ki mëshirë moj ti për mu’!


Unë të pres i përmallu’m
E du’ t’i shof dy sytë e zi
N’du’rt e tu’ja të jap shpirt.

249
222.. Një barakë me d’rrasa t’vjetra

I: Një barakë me d’rrasa t’vjetra


Vejnë e vijnë vasha t’reja. :I
I: Nuk iu shifen sytë e ballit
Nga çarçafi, ferexheja. :I

I thonë hoxhë, por hoxhë nuk ishte


Nuk thrret’ sallë nuk thrret’ jaci.
Gjithë ditën tuj pi raki
Ban hajmali për bukuri.

Një barakë me drrasa t’vjetra


Aty rrin një burrë i gjatë.
Ai bon zarfa edhe letra
Me t’vërtetë ja ka zanatë.
__________________________________________
jaci – kohë e faljes në mbrëmje

223.. Po i vjen era karajfilit

Po i vjen era karajfilit


Mu’ meraku o më ka zanë.
I: M’len nji çast o të rri pranë teje
Dhe në vdeksha dert nuk kam. :I

Ref.:
E në bahçe k’non bylbyli
Ti më rrin moj tuj mendu’.
Floku yt moj pala pala
E syn’ e bukur ta ka mbulu’

Fryn nji erë e ftoftë nga mali


Unë i mjeri dal me t’pa.
Tuj mendu’ aty më rrijshe
Gjethi i verdhë aty ka ra.

Ref.:
E në bahçe…

250
224. Ç’asht’ ky djalë moj nanë

I: Ç’asht ky djalë moj nanë


Që po vjen nga shpia? :I
I: I hollë e i gjatë, o moj nan-e
M’i mu’r mend’t e mia. :I

Ç’asht’ ky djalë moj nanë


Që po vjen te porta?
I hollë e i gjatë o moj nanë
Ç’po çuditet bota!

Sy e vetlla tua
Si engjëll pehrria.
Oh moj gocë, e gocë e lalës
Ç’na ka zanë dashnia!

225. Për nji mot e gjysëm viti

O për nji mot-e, gjysëm viti


I: O ne u deshëm moj gocë e vogël
Kush se diti! :I

O ne u deshëm, kush se diti


O përveç teje moj gocë e vogël
Edhe shpirti.

O përveç teje edhe shpirti


O që atë ditë kur t’a vuna unazën
E gishtit.

251
226. Nji natë hana se ç’po ndrin

I: Nji natë hana se ç’po ndrin


Isha vetëm pa njeri. :I
I: O nji qemane larg o moj po binte
Edhe frynte pak veri, :I
Aman, aman.

Unë atë ditë për ty erdha


Ftyra jote më rri ndërmend.
O pse more shokë nuk po m’shkon fjala
Edhe gjumi nuk po më zen?
Aman,aman.

Moj bukuri, t’shoh me sy


Se pa ty moj s’mund të rri.
O gjum’ i shkretë se ç’më ka mbërthye
Të t’baj mollë e t’shti në gji, aman, aman.

Për një natë desh shkallova


U ngritsh lart o në një tepe.
Oh përpara shtëpisë të shkova
Gjetsh një plakë e një të re,
Aman, aman.

Ajo plaka se ç’po thoshte


Për të renë që kishte qarë.
Oh kishte ngelur fare pa para-e
Rrobat se ç’ia kishin marrë,
Aman, aman.

O po sonte qe sëmurë
Iku lart e derës sime
O mun ke porta e kaurit
Më vuri shpirtin siklet,
Aman, aman.

Doli hëna, doli ylli


Doli sorkadhja nga pylli.
Oh emrin tënd nuk e gjej dot
Do ta qaj gocën me lot,
Aman,aman.

252
Prita sorkadhen kur doli
Ishte lagur nëpër vesë.
Duke qeshur ajo mu’ më foli
S’e harroj deri sa t’vdes,
Aman aman!

227. Ke pasë thanë Safet nji ditë

I: Ke pas thanë Safet nji ditë:


- Kur të vijë pranvera :I
I: Do të dalim me shetitë
Sikur herat tjera. :I

Sa herë ballin qi ta l’mojshe


Ti m’rrijshe e qetë.
Premtimin prej tejet dojshe
Se të du’ për jetë.

Çilin vjollcat dhe zymylat


N’vendin e caktu’m.
Në atë vend ku k’ndojnë bylbylat
Ne u dashunu’m.

253
228. Kam tre vjet në spital

I: Kam tre vjet në spital :I


I: Kam tre vjet, e o bo bo
Në spital moj nano! :I

Edhe n’vdeksha në Tiranë


Edhe n’vdeksha, o bo bo
Në Tiranë, moj nano!

Le t’më çojnë në Erzen!


Le t’më çojnë, o bo bo
Në Erzen, moj nano!

Një të dashun, unë që kisha


Një të dashun, o bo bo
Unë që kisha, moj nano.

Asht larg deri në Korçë


Asht’ larg, o bo bo
Deri në Korçë, moj nano.

Telegrafet s’shkojnë, as s’vijnë


Telegrafet, o bo bo
S’shkojnë as s’vijnë, moj nano.

Do të vdes në spital-e
Do të vdes, o bo bo
Në spital, moj nano!

Nuk kam vlla me m’kërkue


Nuk kam vlla, o bo bo
Me m’kërkue, moj nano!

254
229. Moj Zoge, moj Zoge

Moj Zoge, moj Zoge


A po vjen në dasëm-e ?
Unë po vi po s’kam me se
Moj fëllanzë e malit-e
Moj fëllanzë e mali-e
Jam djalë i krutanit-e.

Moj Zoge, moj Zoge,


A po vjen në dasëm-e
Se jelekun t’a baj vet
Moj fëllanzë e malit-e
Moj fëllanzë e malit-e
Jam djalë i krutanit-e.

Moj Zoge, moj Zoge,


A po vjen në dasëm-e
Se fustanin t’a baj vet
Moj fëllanzë e malit-e
Moj fëllanzë e malit-e
Jam djalë i krutanit-e.

255
230. Sillu, sillu botë e vjetër

Sillu, sillu botë e vjetër


Ty t’ka beku’ Perëndija.
I: Zoti asht nji, s’bohet tjetër
E beson gjithë njerëzia. :I

Ka motmot e disa muej


Kemi pasë dashni të randë
Tash do t’i kallxoj gjithkuej
Vet je ikë e më ke lanë!

Tridhet ditë të Ramazanit


As s’kam hongër, as s’kom pi
Kur t’vjen dita e Bajramit
Bashkë me lalën do t’shkojmë n’xhami.

Moj raki, raki e rrushit


Ti qi m’piqesh n’kazan t’prushit.
Moj raki moj bukuroshe,
E çon lalën qoshe m’qoshe.

Mora vesh se t’kanë fejue


Nji gjysëm ore larg shtëpisë.
Të lutem mos me i harrue
Kujtimet e beqarnisë.

256
III. KËNGË SHKODRANE

257
258
1. Oh sa bukur sot ke çelë

I: Oh sa bukur sot ke çil-e


Tash na vjen pranvera. :I
I: Shoqja ime drandofile
Je mbi lule tjera. :I

I: Kur të shof n’lulzim


Mbushem me gëzim. :I

Mbasi doli tash pranvera


E natyra çeli.
Mbi të gjitha lulet tjera
Mbeti karanfili.

Sa herë t’shof me sy
N’zemër të mbaj ndry’.

Për të kuqet flet’t e tua


Me gonxhe rrethue.
Drandofille ty të zgjodha
Pra ti je për mue.

Kur t’shoh bukuri


Lule lidh’ n’dashni.

259
02. Në zaman t’asaj furie

Në zaman t’njasaj furie


Unë desha me dalë me tretë
I: Fjala jote moj hyrije
Më ndali vetë :I

Ref.:
T’a dish, t’a dish t’a dish
Hallin që kam, aman, aman!
T’a dish, t’a dish, t’a dish
Se s’la pa t’marrë!

Ti t’a dish moj bukuri-e


Se prej fjalës unë s’të dal.
I: Por në m’bash’ moj jabanxhi-e
Unë dal në mal. :I

Ref.:
T’a dish…

Kemi ardhë n’ajri zaman


Behari vjen tue dalë.
I: Të lutem mori sulltanë
Të më rrish në fjalë! :I

Ref.:
T’a dish…

____________________________________
zeman = kohë, epokë, moshë

260
03. Nuk e di çfarë ke në zemër

Nuk e di çfarë ke në zemër


Ma thonë ata sy.
Lule je, lulë e ke emrin
I lumi unë për ty!

Kur m’kalon ti rrugës sime


Dhe më përshëndet.
I fal jetës plot gëzime
Je dashnia vetë!

Ref.:
Ky marak, marak i shkretë
Nuk e len zemrën e qetë.
Dashuninë që kam për ty
Nuk e nd’rroj për këta dy sy.

Unë e di çfarë ke në zemër


Ma thonë ata sy.
Lule je, lulë e ke emnin
I lumi unë për ty!

Kur m’kalon ti rrugës sime


E më përshëndet.
Nuk e di pse zemra m’dridhet
Shpirti m’çohet peshë.

Ref.:
Ky marak…

261
04. Ti më je si nji gonxhe

I: Ti më jë si nji gonxhe
E bukur lulzimi. :I
I: Nuk të gjindet shoqja
Veç në kopshtin tim. :I

Ref.:
I: Hajde moj, beja moj
Hajde lule moj shebojë! :I

T’gjitha shoqet t’kan’ inat


Se ti je e bukur.
Shoqet le t’pëlcasin
Der sa unë të du’.

Ref.:
Hajde…

F’tyra jote si pranverë


Syni jot i zi.
Shoqet le t’pëlcasin
Dersa unë të du’.

Ref.:
Hajde…

262
05. Nji lule që m’ka çilë tash

I: Një lule që m’ka çil tash, aman!


Mbi gjithë shoqe bante dritë :I
I: Bukurinë ma ke me naze
Zemrën teme ma bezdisë. :I

N’zemër teme ke zanë vend, aman!


Bereqet s’po m’len me ba.
Natë e ditë më rrin ndër mend-e
Më merr malli për me t’pa.

Vaj bre djalë se ç’asht’ meraku, aman!


Ti hala se ke provu’
Me vu vesh se çka thonë hallku
Kishim tretë kishim maru’.

Kisha maru’ kisha tretë, aman!


Si bylbyli n’vend të shkretë.
Hajde dushë e hajde shpirt-o!
Hajde t’rrina dritë me i dritë!

___________________________________________
bezdi - mërzi, shqetësim
dushë - shpirt, e dashur
hallku - të tjerët (ata që nuk i ke farefisni)

263
06. Ç’na çudite moj hyrije (Version)

I: Ç’na çudite moj hyrije


Si s’të vjen vaji me kja? :I
I: Shumë hallet i ka ashiku
Kur mendon se del behar. :I

N’andërr jam në gjum të parë


F’tyra jote m’bjen ndërmend.
Kur fillon gjumi me m’dalë
Çili sytë nuk shof kërkend.

Në kafaz të kan zaptue


Si bylbyli në pranverë.
Hapi kraht’ me fluturue
Sa t’i shof moj sytë nji herë.

07. Edhe njiher du’ me qa hallin

Edhe njiher du’ me qa hallin


Prej gurbetit kur erdha n’shpi, jar.
Veç Shipnisë kush s’ma shu’n mallin
Kurr moj qofsh gurbet o i zi!

Për mu t’mjerin nuk lind dielli


Për mu t’mjerin s’ka pranverë, jar.
A mos vjen najherë çasti
T’a shof Shqipnin dhe njiherë.

Për në p’shtofsha prej këtij halli


Se ditë e natë po rri e pres.
Do t’i shes dhe sytë e ballit
Veç n’tokë timen t’shkoj e t’vdes.

264
08. Net pranverore

I: Kush ka shijue net pranverore


S’bashku me vashën nëpër lëndinë? :I
I: S’kanë për t’harrue zemrat n’krahnor
Si ato rrahin për dashurinë. :I

T’i g’zojë rinia ditët e saja


Lulet e malit, netët me hanë
I: Se dashunia ndjenjat e saja
Të zgjon në zemër, flakë e ca varrë. :I

Erdhi freskia rishtas në mue


Kthejti dashnia që m’ke largu’
Kështu dhe pranvera, n’gjelbrim asht veshë
Edhe në mue gjithë rrin tuj qeshë.

Zogjt me mallnjime, mallshëm po knojnë


T’parshmet gëzime mu’ m’i kujtojnë
G’zimin natyra mu’ ma tregon
M’qeshet pra ftyra, shpirti më g’zon.

265
09. Moj lulja e allit

Moj lulja e allit,


Pashë sytë e ballit!
Kush t’ka gërga-e
Flutur me krah-e?

Na kan diktue
S’jena frigue.
S’na kan’ lanë bashk-e
Ma fort jem dasht-e.
T’jam ba ashik-e
N’zemër t’kam mike!

Moj dranofille,
Zemrën ma shkrine!
Qysh se t’kam pa-e
Tejet s’jam nda-e.

Na kanë diktue
S’jena frigue
Po të baj be
Moj lule e re:
- Ashik t’jam ba-e
Pa t’marr nuk t’la-e!

Hallku kanë thanë


Besën kanë dhanë
Fjalën që dham-e
Sa mirë e mbajt’m-e!

Jem dashunue
Zemrat me i gëzue.
T’lumtun e t’qetë
Ta shkojmë këtë jetë!
Ku asht dashnia
Asht lumtunia!

266
10. Lule e gjethshme plot njomësi

I: Lule e gjethshme plot njomësi :I


Në bahçen e kopshtit tim boçe çile
Boçe çile si nji petrit
Dranofille moj në gem!

Unë të pashë ty porsa çile


Edhe çile në prenverë, boçe çile
Boçe çile si nji petrit
Dranofille moj në gem!

11. Më ka vra dashnia jote

I: Ah ç’më ka vra dashnia jote


Që t’pata t’vetme në kët jetë. :I
I: Oh edhe shpirtin ma dogje, djalo
Shumë të durova unë e mjer’! :I

Oh ke me m’lyp’ e s’ke me m’gjetë


Dit’ e nat’ do t’kjajsh për mu’!
Oh ke me m’lyp e s’ke me m’gjetë
Do t’shkoj prap, s’do t’kthehem ma!

Ah si s’tu dhimt o bashkimnia


Për njata sy që m’i dogje zjarr?
Oh kan’ me t’ra ndërmend fjalt’ e mia
Por at’her s’kan’ me pasë dobi.

267
12. Çoje nuse sexhaden

O çoje nuse, çoje


Çoje moj sexhaden!

O shum nazet na i paske


Hajde moj belhollë!

Dy molla t’ambla t’freskta


Ti zgjodha, t’reja i mblodha.

O naze nuse paske


Hajde moj nuse hajde!

O me shami të kuqe
Dhe me buzë burbuqe.

Për gojë tande t’i zgjodha


Dy molla t’reja t’i zgjodha.

O hajde nuse hajde


Me ‘i nishan në ballë!

Me ‘i nishan në ballë
O me jelek me ar-e!

Veç për ty i mbodha


Hajde moj belhollë.

268
13. Ndalu vashë pashë jetën tande

Ndalu vashë pashë jetën tande,


Ndalu fol me mu’!
Se me ty moj ma ka andja
Shumë me bisedu’.
Zani yt si za bylbyli
Çerdhen kur ndërton
Syni yt si marangjyli
Mendjen ma huton.

Ref.:
Ah kjo dashnia, zemrat përtrin
Si lule n’fusha kur n’pranverë çilë.
Hajde afrohu ti o shpirti im!
Vetëm pranë teje ndiej çdo gëzim.

Veç me ty më duket jeta


Lule plot aromë.
Vetëm ty mbi shoqe t’zgjodha
Për me g’zue gjithmonë
Zani yt si za bylbyli
Çerdhen kur ndërton.
Syni yt si marangjyli
Mendjen m’a huton.

Ref.:
Ah…

269
14. Atje n’kopsht asht’ një lule

Atje n’kopsht asht’ një lule


Si bylbyl o n’dega ulë
O sa shpejt ajo përulet
Kur knojnë zogjët, moj Teutë.
I: Mori lule, lulja jonë
A s’ma fal moj pak aromë? :I

Sa herë n’mramje kam me t’ardhë


Unë pranë teje me pushue
Mori lule gjethe bardhë
Ah të lutem me m’pranue
Mori lule lule vere,
Lulja ime brigadiere!

Nisja kangës t’fluturojë


Moj e vogël lule e mirë
Bashkë punojmë e bashkë këndojmë
Se ti je lule besnike
Bashkë t’punojmë e bashkë t’jetojmë
S’bashku jetën ta kalojmë!

270
15. Ç’më dhimbesh moj vashë

!: O ç’mu dhimte moj vashë


Se m’je rritë pa nanë! :I
O, asaman o shpirt-o i vogël,
O kurr se la pa t’shti në dorë!

Ç’më dhimbesh moj vashë


Që m’ke mbet pa babë!
O asaman o shpirt i vogël,
O kurr se la pa t’shti në dorë!

S’të dhimbna moj vashë


Me mbetë dhe pa mue?
O qysh atë ditë që t’kam dashunue,
O sy e vet’lla fort t’i due.

16. Ç’a kanë sytë e mi qi kjajnë

Oh ç’a kanë sytë e mi qi kjajnë,


O more vëlla?
Oh ani na braktisi,
Aman ashiknia, aman-e!

Oh se na s’kemi kuj i vem faj-e


O, more vëlla!
Oh, ndaj se ç’thirra,
Aman, Perëndinë, aman-e!

Oh mori zemër, a t’kam than-e


O more vëlla?
Ani banu gur
E duro shumë, aman-e!

Oh se na s’jemi në dhe tonë


O more vëlla.
Oh, ani jabanxhi-e
Aman, në dhe t’huej, aman-e!

271
17. A vjen për mu’ pranvera

A vjen për mu’ pranvera?


A zbardhë për mu’ ma dritë?
I: A g’zon kjo zemër mjera?
A po rri kot tuj pritë? :I

A ka për mu’ ma gzime?


A ka për mu’ ma shpresë?
Kur nanës, përkulun dhimjet,
Nuk kam si me u përshnetë.

O vjeshtë, vjeshtë e shëmtu’me


Që m’thave n’ditë ma t’mirë!
Ç’e fike at dritë t’beku’me?
Mu’ lot s’ka kush t’mi prinë.

E lypa kot te shpija.


Nuk lash unë kend pa vetë.
M’ka lodhë, m’ka kputë’ vetmia
Po nana ku do t’jetë?

Nji za mu duk se ndjeva,


Më foli, m’dha qëndresë.
Dhe zemrën n’vend ma pruni
Kur m’tha gjithkush do t’vdesë.

272
18. Çili karajfili gjeth

Çili karajfili gjeth


Plot me erë o na dërmon
O plot me erë o na dërmon.
Bylbylat o sa jeni
I: Në pranvern’ e bukur :I
Prap fillojnë
Dhe na gëzojnë.

Zanin tand tuj e nigju’,


T’gjitha hallet i harroj
O t’gjitha hallet i harroj.
Në këtë stinë në lule m’lulë
I: Zemrën time t’ngratën :I
E ngushlloj
Hallet harroj!

Kno’ bylbyl n’bahçe jeshil!


Nëpër lule plot me erë
O nëpër lule plot me erë.
Zani yt kur knon për qef-e
I: Zemrën time t’ngratën :I
Se ç’ma therrë
N’t’bardhën pranverë.

273
19. Pranverë e bukur

I: Pranverë e bukur shpejt do t’na vijë. :I


Hajde moj flutur, vashë të rrimë
Se askush moj shpirt-o
Xhan nuk do ta dijë.

Ref.:

Hajde moj, amam-aman eja mollë në gem!


Unë të du si sytë moj, porsi shpirtin tem.
Hajde moj aman-aman, eja mollë e ftu’
Ka me ardhë nji vakt-e, ke me m’thanë të du’!

Këto zemrat tona mos t’i pengojmë


Se kjo pranvera do t’na lulzojë
E përsëri shpejt do t’na i bashkojë

Ref.:
Hajde …

20. Sa me mall rri vashë tuj kujtu’

Sa me mall rri vashë tuj kujtu’


Se unë puthjet s’mundem me i harru’
I: I kujtoj sa herë me dashuri
I kujtoj kur k’ndoj këtë melodi. :I

Ref.:
Eja, pashë sytë e tu, vashë ti eja!
Eja me dash’ni e kangë gjithmonë!
Eja, s’bashku të jetojmë
Jetën e re ndërtojmë
Dhe lumturinë.

I kujtoj moj vashë dy sytë e tu


Ata sy të zi që janë për mu’.
I kujtoj sa herë me dashuri
I kujtoj kur k’ndoj këtë melodi.

Ref.:
Eja..

274
21. Me lule t’buk’ra

I: Me lule të buk’ra du’ me t'dhurue


Vash' nji kunorë. :I
I: Po ma parë kangës me ia fillue
Me at' za gazmor. :I

Je sot e para, mes lulesh lule


Fllad pranveror.
Flokët e tua shndrisin spërkatun
Me ar diellor.

I: O a a a a a a a a a a a :I

N'ktë vend malor.


Prandaj i doje më shum se veten
K'to bjeshk' me borë.

I: G'zoni, g'zoni o ju krushq-o


Se sot do të merrni nusen-o! :I

Dielli ka lemun majave.


Shetisin krushqit-o fushave.

Gëzoni, gëzoni, o ju krushq-o


Se sot do të merrni nusen-o.

Niset karvani me krushqit-o


Me nusen ja çu malit-o.

Gëzoni,gëzoni,o ju krushq-o
Se sot do të merrni nusen-o!

275
22. Dridhet rrezja nëpër valë

Dridhet rrezja nëpër valë


Ushton kanga der’ n’kala-e.
Këndon djali ndezun flake-e
Shpejt del vasha n’derë me e pa-e.

Ref.:
Turtulleshë, turtulleshë
Ç’ma ke çu’ shpirtin peshë!
I: Pasha sytë e ballit-o
Aman fort m’u dogj zemra prej mallit! :I

Qitma synin gjeraqinë!


Ta shof synin tand si yll.
Folma fjalën gjeraqinë!
Ndëgjoj nji za bylbyl në pyll.

Ref.:
Turtulleshë,…

Ka shumë kohë që s’jena pa


Fjalë as letër s’më ke çue.
Sytë e mi janë mbushë me vaj
I randë malli m’ka kaplue.

Ref.:
Turtulleshë,…

Dridhet rrezja nëpër valë


Ushton kanga der’ n’kala.
Tretet zani dalngadalë
Hija e vashës s’shihet ma.

Ref.:

Turtulleshë,…

276
23. Mori vjollca me shumë erë

Mori vjollca me shumë erë


Rri n’vetmi unë tuj t’mendu’.
Dal n’dritare në pranverë
Kangën tande tuj ta këndu’.

Çou moj vjollcë t’u dhasht e mbara


Hajde bashkë të kuvendojmë!
T’kuvendojmë sikur përpara
Edhe jetën bashkë ta shkojmë!

Nuk e di çka asht dashnia


Ishalla ke me e provu’!
Je e re, kur t’vjen pleqnia
Ka me t’ra ndërmend për mu’.

Mbasi shku’n disa vjet


Unë prap u pashë me ty.
Vjollcë e bukur me shumë fletë
Gjithfar’ bojnash ke shpërthy.

277
24. Nji ditë diele atij zemanit

I: Nji ditë t’diele t’k’tij zemani


Mbledha shokt m’e ba nji heng. :I
I: Rrijnë dy vajza n’hije t’manit
E s’më lan me nxanun vend. :I

Mori drandofillja n’gotë


Hiqe pak at shami.
Bishtalecin si pavodë.
Të shoh pak moj bukuri.

O, rrinë dy vajza n’hije t’manit


Me shoqe tuj bisedu’.
M’u ka shkepun xhamadani
S’kam nji arrën me arrnu’.

Xhamadanin rrush bajama


Peshqesh ty moj ta kam çu’.
Ishalla tash t’bjen taman
Po të them moj mollë e ftu’.

Porsi zog tuj fluturu’


Ulu poshtë e buk’ra vashë.
Po të them pra se të du’
N’zemër m’hyne sa të pashë.

278
25. Kur të pashë moj drandofille

I: O kur të pashë
Moj drandofille. :I
I: Zemrën time
Se ç’ma shkrine. :I

I: O je gojë ambël
Dhe sy zezë. :I
I: Zemrën time
Se ç’ma ndezë. :I

I: Shumë gonxhe t’bukra


O m’ke çilë. :I
I: Dhe m’shëndritë
Si hanë e diell. :I

26. Nuse s’pari kur u bane

O nuse s’pari kur u bane


O si ma e bukra në mahallë.
O faqen kuq, buzën sheqere.
O floku i yt të ra në ballë, aman!

O hije e bukur t’paska ra-e


O edhe kusur nuk t’ka lanë.
O si zamaku n’bahqe t’mëdha-e
O mbi shoqe je e parë, aman!

O jelekun qendisë me ar-e


O ftyrës sate i bante drit-e
O porsi vjollca në behar-e
O mashallah si hanë po shndritë!

279
27. F’tyrën tande me shumë mall

F’tyrën tande me shumë mall, aman!


I: Unë ndër sy e kam përherë. :I
Karajfil lule në ballë, aman
I: Si gjyliaku plot me erë. :I

Ti je lule për t’u pa, aman


Mashallah lule shebojë.
E rritun nër kopshte t’m’dha, aman
Foli ashikut o me gojë.

Xhevahir ti je për mue, aman!


Mollë e rritun o në gem.
Mashallah për sytë e tu-e, aman
Vetullat qerpik me rrem.
_______________________________
gjyliak = lëndë aromatike

28. Shtati i nuses si selvi

Aman shtati i nuses si selvi


Belin e hollë për marakli.
Faqet kuq porsi mollë
Vetullat gajtan i hollë.

Aman beli i nuses si pasqyrë


Ç’po i shndritë e bukra f’tyrë.
Sytë e zezë si ulli
Qerpikët për marakli.

Aman, ftyra jote pikali


Ma gëzofsh dhandrrin e ri.
Nuse e re, të kanë thanë:
- Çoje kryet, naze mos ban!
____________ ________________________________
pikali = që ka pika në fytyrë, në trup a lëkurë

280
29. Sa të du’ moj bukuri

I: O sa të du’ moj bukuri,


Trandafile.
Dhambët tu’ si inxhi,
Sa bukuri! :I

I: Se ti je nji lule për marak


Moj gonxhe behari.
Mbi t’gjitha shoqet je e parë
Moj sokoleshë mali! :I

I: Qysh se t’pashë për t’parën herë


Paç dëshirë me folë me ty
Ti ma e bukra në pranverë
Je moj zanë!:I

Je e bukur si pranverë
Del si zana
Po shëndritë si lule verë,
Si hana.

Se ti je nji lule për marak


Lulja e beharit.
Nuk të la moj pa të marrë
Pasha sytë e ballit!

30. T’parën herë kur jemi pamun (version 2)

T’parën herë kur jemi pamun


Se ç’m’u ngul zemra në ty.
Sikur hana kur asht tuj dalun
Njashtu m’u duke në sy

Gjithnji më vjen të m’shikjon moj


Thue se jam tuj nejt n’nji kru’
Njashtu n’zemër më vazhdon moj
Bukuria e syve t’tu.

281
31. Unë kujtim jam tuj t’dërgu

I: Unë kujtim jam tuj t’dërgu-e


N’shej t’çiknisë.:I
Me këto lule tuj t’kujtue
N’shej dashnisë.

Se janë t’bukra
Janë t’panverës
Plot me erë.
O rueji fort moj e bardha verë!

Për kujtim këto lule t’çova


Me mallëngjim.
Nji nga nji moj unë t’i zgjodha
Për kujtim.

Janë të kuqe janë të blerta


Si në prill.
O të mushin o
Me erë të mirë.

K’to janë lule prej saksie


Me shumë mall.
Edhe janë si shej dashnie
Gjinden rrallë.

Ruej këto lule me shumë ngjyra


E m’kujto!
O vashë e bukur o
Mos m’harro!

282
32. Se ç’po fryn nji fllad pranvere

I: O se ç’po fryn nji fllad pranvere


Moj syzeza vetullhollë. :I
I: O bash në zemër mori më ke therrë, moj
Faqekuqe moj porsi mollë! :I

O drandafile, manushaqe
Mbulojnë kopshtet dhe u jep jep erë.
O kur të skuqen mori buzë e faqe, moj
Ma e bukra lule je.

O me blerim natyra veshë


Nëpër fllad bylbylat këndojnë.
O moj e buk’ra mori pëllumbeshë
Ndjesi t’reja t’kandshme zgjojnë.

33. Në pranverë që kena hy

I: Në pranverë që kena hy
Drandafillja po lulzon. :I
I: Rri bylbylin tuj e ndi
Kangën qi ai po këndon. :I

Drandofille sa mirë k’ndon


Afër nji bylbyli t’ri.
Mos kujto se përgjithmonë
Ke me mbetun pa u prishë.

Unë e fresk’t rri si gjithmonë


Edhe çili në pranverë.
Por ti bilbil kur këndon
Gonxhe çeli menjëherë.

Bylbyl hallin jam tuj kja


Je nji zog qi k’ndon përherë.
Lulet çilin pa ja da
Në tri stinat dhe në verë.

283
34. F’tyra jote e bukur

I: F’tyra jote e bukur


Si qiri me bojna.
Hajde porsi flutur moj
Me ojna! :I

Ref.:
I: Aman, aman,
Xhanëm hajde aman!
Aman fol me gojë,
O më ban dermon! :I

Porsi molla n’gem-e ,


F’tyra jote shndrit-e
Moj vetull kaleme,
Si yll ndritë.

Ref.:
Aman,…

F’tyra jote e kuqe,


E ambël si sheboja
Aman faqe kuqe, moj
Si molla

Ref.:
Aman,…

_______________________________
ojnë = sjellje a shtirje e dikujt sikur nuk
e do apo nuk i pëlqen diçka

284
35. Moj e vogël në lëndinë

Moj e vogël dushe moj nën lëndinë


Hajde moj lëndinë.
Bishtalecat vashë lëshu’ mbi shpinë
Hajde sa bukur t’rrinë.

Ref.:
Dije moj tarnanane,
Belin e hollë moj ma ke
Dije moj tarnanane,
Aman e bukur je, aman-e ashtu si m’je!

Moj e vogël dushe moj nej’ në bjeshkë


Bukur moj m’qenke veshë
Hajde dushe xhanëm moj sa mirë m’je
Shoqe moj ti nuk ke.

Ref.:
Dije…..

Moj e vogël dushe moj nën qershi


Hajde sa bukuri!
Vetullën moj dushe moj si gajtan
Hije mori të ban!

Ref.:
Dije moj tarnanane,
Faqet si mollë moj mi ke
Dije moj tarnanane,
Aman të kuqe m’i ke, aman si nuse je!

____________________________
dushë – shpirt, e dashur

285
36. Moj e mirë synin larushë

Moj e mirë synin larushe


I: Besa ty o s’të ka kërkush-e! :I
Besa ty moj s’të ka kërkush-e
I: Veçse unë moj qi t’këpus-e! :I

Moj e mirë qerpik’t me gema


Daj zylyfet në katër rrema.
Daj zylyfet moj fije fije
Ru’ju djal-o se m’i përzie.

Shyqyr dushë që t’kam kojshi-e


Kur t’mërzitem moj vi e rri-e.
Kur t’mërzitem moj vi e rri-e
Nuk rri shum veç der n’jaci-e.

37. Sa e bukur m’je natyrë

I: Sa e bukur m’je natyrë


Ti moj vjollcë qi çil ma parë! :I
I: Hej, shumë t’kërkova unë ty
Po të pres me gzim, tan’ mall! :I

Si ndër fusha, si ndër bahçe


I çel gonxhet pa përtim.
Hej, djem e vasha lulen tande
E bajnë tufë e vejnë n’saksi.

Lule t’bukra plot me erë


Bahçe, kopshte na i m’ushë.
Hej, mirë se erdhe moj pranverë
Me gëzim zemrat na i mushë!

286
38. Tash du’ me fillu’ me t’qitë këtë kangë

I: Tash du’ me fillu’ me t’qitë këtë kangë :I


I: Gjithkush ka me e knu’ me njikët mekam. :I

I: Bylbyli një zog nër shpend i parë :I


I: Oh sa bukur këndon në t’bukrin behar! :I

Si deti kur qan, përkund tallas


Oh sa bukur këndon kur je mbyll n’kafas.

Lumi ai që t’ka e t’ban hyzmet


Njaj thotë banë sefa e ninë lezet!

Karajfili thotë kërkund s’ka vend


Masi t’du’ kaq fort, eja rri n’vend tem!

Ti mu’ nuk m’binde, ndaç me m’kërku’


M’gjen nën drandifille, bashkë me bisedu’.
__________________________________
mekam – melodi, motiv, shkallë muzikore
tallas – valë, rrymë
hysmet - shërbim
39. Iptida do ditë përpara

Iptida do ditë përpara


Shkru’jn gjeridet e Stamboll’s:
I: “Hot e Grudë ju ka dal fjala
Ja ka falë mbreti Nikoll’s!” :I

Hot e Grudë ishin betue


Vijnë në Shkodër me qa dert.
Pa gjak malet mos me i l’shue!
Jena nisë me u ba milet.

Shkodër e Malsi janë çue


Du’n me zgjedh ni komandar
Hodo Pashën kan emnue
Nuk ka qajre pa n’a ardhë!
______________________________
iptida - me fillesë, në fillim
qajre - rrugëdalje

287
40. Pse u largove pra

Pse u largove pra?


Fajin kush s’ta ka!
Ike pa ba za
Pa pasë pak sevda!

I: Shpesh të kam ndërmen,


More fisligen.
Çfar t’i baj marakut,
O marakut tem? :I

Ref.:
I: Hajde pra, eja pra
Se ç’më ka marr malli,
Hajde për me t’pa. :I

Mjaft jam tuj t’kërku’


Për me t’than se t’du’
Masi e din se t’du’
Mallin ma ke çu’.

Ti kujton se s’gjej
Zanin s’ta kursej
Mbasi t’ bisedoj,
Flokët t’i lëmoj.

Ref.:
Hajde pra …

288
41. Xhylystane, moj Xhylystane

Xhylystane, moj Xhylystane


I: Po ku të kam mori lule alle? :I
Lulekuqe, lulebardh-e
I: O bashkë me shoqet-o del n’behar-e :I

Ti je lulja, lulja vetë


Diçka desha o me t’pëvetë.
Diçka desha me të thanë:
- N’ty maraku moj më ka zanë!

Kur ma vënë tasfes me i anë,


O, më dukesh moj yll e hanë.
Xhylystanja m’a bon me dorë:
- O, s’jam e vogël-o për kunorë.
_____________________________________
tasfes – veshje koke për femra e punuar prej ari

42. A man n’mend moj në pranverë

A m’an n’mend moj në pranverë?


I: Më premtove miqësinë-e. :I
E s’e mbajte për gjithëherë
I: Por ia prishe moj bukurinë. :I

Si s’të vjen pak keq për mue


Moj dibrane lule e malit?
Pa të keq unë ty të due
Mos i paça moj sytë e ballit.

Po të vij me të urue
Se të desha moj për marak-e.
Du’ të shof tuj nusërue
Porsi nuse moj me duvak-e.
_____________________________________
duvak = vel, tis i hollë që përdoret për të mbuluar
fytyrën e nuses ditën e martesës

289
43. Ani na u shemb fusha, moj Hatixhe

Ani na u shemb fusha


Moj Hatixhe.
Ani ra në male.
I: E bardhë po m’dukesh
Moj Hatixhe
Si bora n’Moravë! :I

N’ato faqe tua


Moj Hatixhe.
T’kuq o në bojë gjak-e.
Mos më len pa m’marr-e
O moj Hatixhe!
Ani se jam bonjake!

Kjo fytyra jote


Moj Hatixhe.
Kuq o si qershia
O s’të len baca
Moj Hatixhe
Pa të çu’ te shpia!

44. O ku je lulja dalë prej lules

O ku je lulja dalë prej lules


O se me ty ndrisin hanë e di’ll-e
I: Ballin ma ke si bilur-e
O si zamak, o që çel në prill-e! :I

O unë e di se je insane-e
O faj s’kam pasë o moj drandofille
Qysh se s’pari moj bash’ zan-e
E kishe pasë o zemrën me hile.
______________________________________
bilur – porcelan (e ka kuptimin i pastër, shumë i bardhë)

290
45. Shumë lulet na i çelë pranvera

I: Shumë lulet na i çelë pranvera :I


Vjollca t’bukra e lule tjera
Vjollca t’bukra e lule tjera
Moj pranvera!

Era e tyne t’knaqë me erë.


Zemrën peshë ta çojnë përherë.
Zemrën peshë ta çojnë përherë
Moj pranvera!

Fillojnë dalin nji nga nji-e


Karajfilat në saksi-e.
Karajfilat në saksi-e
Moj pranvera!

Sa i bukur mu’ji i majit!


Plot me lule krejt jeshile
Plot me lule krejt jeshile
Moj pranvera!

46. O bylbyl me pika pika

I: O bylbyl me pika pika :I


I: A t’kam thanë mos rri me çika? :I
I: A t’kam thanë mos rri me çika? :I
I: Se ato janë kopilica. :I

O bylbyl me pika t’kuqe


A t’kam thanë mos rri me nuse?
A t’kam thanë mos rri me nuse?
Se ato kan buz’t e kuqe.

O bylbyl more i ngrat-e


A t’kam thanë mos rri me gra-e?
A t’kam thanë mos rri me gra-e?
Se ato bajnë veç shamatë.

O bylbyl me pika t’bardha


A t’kam thanë mos rri me plaka?
A t’kam thanë mos rri me plaka?
Se ato janë t’panafaka.

291
47. Pra njitash du’ me fillue

Pra njitash du’ me fillue,


I: Ani se m’ka zan i ziu marak-e :I
Në ma daç moj hatrin mue,
I: O tjera kend mos kqyr’ aspak-e! :I

Refreni:
I: S’ma din kush hallin qi kam
Krejt u dogja për së gjallë!
U shkrina si bora n’shkamb
Begenis e fol nji fjalë! :I

Edhe unë moj s’jam kujtue


O se t’ka marr moj vesht jot amë.
M’çove fjalë se je idhnue
Oh po t’a qes moj njikët kangë.

Refreni:
Kanga t’dalt e marrt dynjanë!
E gjithkush ka me ta k’ndu’
Lutju vet moj bijë sat amë
Le t’na thrrasin me u pajtu’!

M’u ba ftyra kuq si thana


O kur më fole t’parën her-e.
Mu’ të mjerit m’u dridh dora
Oh kur ma prune at filxhan kafe.

Po na del e bardha verë


Nëpër bahqe tuj shetitë.
Mbledhim vjollca si përherë
Ku të kam o ty moj dritë?!
____________________________________
begenisë = pëlqye

292
48. O bylbyl o i buk’ri shpendve (1)

I: O bylbyl, o i buk’ri shpendve


Çka ke n’dimën qi gjëmon? :I
Aman, aman
I: Gjithë dashnorve shnoshjau zemrën,
Aman,
Hiqjau dertin qi i mundon! :I

Në kafaz bilbil si ti-e


Prej k’si dimni jam rrethu’,
Aman,aman
Zemra ime mush n’mërzi-e,
Aman
Pret pranverën e dishiru’.

Del pranverë me lule tu’ja


Mjaft ky dimën na la fjetë,
Aman, aman
Ti bylbyl, kang’s pra thu’ja,
Aman,
Knaqjau zemrën dashnorve t’shkretë!

293
49. Karajfili i kuq si gjaku (1)

O karajfili i kuq si gjaku,


Aman, aman!
I: O n’Shkodër tonë ka ra sevda. :I

O për njata që i zen maraku


Aman, aman!
Hallin s’kanë se ku me kja.

I kam ra shpend’ve në kambë,


Aman, aman!
O hallin tem iu kam diftu’.

O se ata që shetisin dynjanë,


Aman, aman!
Ata gjejnë derman për mu’.

O karajfil me kunorë,
Aman, aman!
O q’i çil gonxhet përditë.

O të kam njoftë moj qysh në shkollë,


Aman, aman!
E mashallah sa qenke rritë!
_______________________________
derman = shërim, shëndoshje, zgjidhje e një
nevoje apo ngatërrese

294
50. F’tyra yte e bukur si pranverë

I: F’tyra yte e bukur si pranverë


Del si zana.
Po shëndritë sikur në verë
Si hana. :I

Ref.:
I: Se ti je ni lule për merak
O boj lulja e beharit.
Mbi gjithë shoqet je e parë
Moj sokoleshë mali. :I

Qysh se t’pash për t’parën herë


Paç’ dëshir me folë me mu’
Ti ma e bukra në pranverë
Je moj bijë!

A s’mi fal dy sytë e zi,


Sytë e ballit.
Se po m’djegin jam i ri
Prej mallit.

Ref.:
Se ti …

295
51. Luleborë

Tuj t’kërku’ në mal e n’kodër


Tuj prekë lulet gjithë me dorë.
Veç n’nji kopsht ma t’buk’rin n’Shkodër
Ty të gjeta luleborë.

Ref.:
Je e vogël, por e plotë
Unë t’kërkoj ty ta sa mot
Tash sa mot unë ty t’kërkoj
N’g’zim me ty jetën t’a shkoj
I: Eja eja luleborë!
Se me ty do t’thurr kurorë :I

N’bash ma t’buk’rën stinë t’pranverës


Pashë ma t’buk’rin drandofill!
Mos t’ja falish kuj ti erën
Se për mu vetëm ke çilë!

Ref.:
Eja…

296
52. Knon bilbili në këtë mollë

I: O knon bilbili, aman, në këtë mollë


Hajde në këtë mollë. :I
I: O ai i knon kangën belholl’s
Hajde kangën belholl’s. :I

I: Kno bilbil, ti mos pusho


Nëpër bashqe teme ti za i ço! :I

O knon bilbili aman nëpër bahçe,


Hajde në bahçe.
O t’i puthsha moj sy, faqe
Hajde sy, faqe!

Kno bilbil ti në bahçe


Se zemrën teme ç’ma kënaqe!

O kno bilbili aman në një ftu’


Hajde në një ftu’
O gushë e faqe unë t’i du’
Hajde janë për mu’!

Kno bilbil në nji ftu’


Ti ma din marakun mu’!

297
53. Moj Manushe e vogël - o

I: N’nji kopsht t’bukur unë mblodha


Nji tubë lule plot blerim. :I
E n’zarfë t’mbyllun unë ta çova
Ty Manushe për kujtim. :I

Ref.:
I: Hajde moj Manushe e vogël-o
Unë të du’ si synin-o! :I

Asht’ nji lule si e hershme


Prej nji kopshti plot me fryt.
Se po m’dukesh si e mjeru’me
Pra ta çon dashnori yt.

Ref.:
Hajde…

Ti kujtim këtë lule ru’je


Moj e dashtuna Manushë
Sa ma tepër ate dru’je
Aq ma fort ti do më duesh.

Ref.:
Hajde…

Sa ma fort ti lulen mbaje


Edhe rueje me kujdes
Unë prej tejet kurr nuk dahem
Jam i yti der’sa t’vdes!

Ref.:
Hajde…

298
54. Sa e bukur kenka Gjylja

O sa e bukur hajde kenka Gjylja


O Gjyla bahçet mbushun me zymbyla.
Gjyle sa e bukur je!
O Gjyla bahçet mbushun me zymbyla
Gjyle na more në qafë!

O paske kenë o shego devedishe


O bukuria, Gjyle mos t’u prisht-e!
Gjyle sa e bukur je!
O bukuria Gjyle mos t’u prisht-e!
Gjyle na more në qafë!

O Gjyla faqet kuq o si sheboja


O fol moj Gjyle, mos të dhami goja!
Gjyle sa e bukur je!
O fol moj Gjyle mos të dhamin goja
Gjyle na more në qafë!

Oh ç’po shetisim, kodër nëpër kodër


Oh, sa e bukur, kenka Gjyla e vogël
Gjyle sa e bukur je!
Oh sa e bukur kenka Gjyla e vogël
Gjyle na bane harab!
_________________________________________
shebojë = bimë zbukuruese me kërcell të degëzuar
harab = i shkretuar, i shkatërruar, i mbetur vetëm

299
55. Hala emnin s’ta kam zanë

I: Hala emnin s’ta kam zanë


E nuk di se si të thonë. :I
Por në fytyrë m’dukesh si zanë
K’shtu do t’thrras përgjithmonë.

Je një zanë qi m’ke shitue


N’shndet e jetë moj më ke tretë.
M’dridhet zemra tuj t’shikjue
Çka t’kam ba nuk di as vet.

S’jam i dejë ndoshta për ty


Veç dashnia n’ty m’ka zanë.
Ditë e natë të kam ndër sy
Mend’t e kresë janë tue më lanë.

Orë e çast rri tuj mendu’


Njikëtë kangë moj me ta qitë
M’dridhen du’rt moj tuj ta shkru’
Edhe sytë ma nuk m’bajnë dritë.

300
56. Sikur hana q’i po ndrin

I: Sikur hana q’i po ndrin


Natën detit me dalë pse s’po m’shtjen? :I
I: Sikur vasha tuj u gatitë
Tuj u veshun në pasqyrë. :I

I: Hiqmu vash mos m’u venit


Mos m’u hiq moj si pehrri.
Me kujdes o mos m’u qit
Me atë bukuri. :I

Se kujdesi me shumë mall


E plakë njeriun shpejt edhe e thinë.
Porsi qirin flakë e kallë
Dhe si borën n’shkamb e shkrinë.

Sikur vasha të mos jetë


Çka do t’baj unë në mesnatë.
Çfar’ i duhet kësaj të shkrete
Të kjaj me lot?

Për pa i mbyll unë sytë e ballit


Mori vashë unë ty të kërkoj.
Se përndryshe prej mallit
Për pa t’pa unë jetë nuk ndrroj.

301
57. Pra me kaq du’ me fillue

I: Pra me kaq du’ me fillue


Me ty vashë me zanë miqësi. :I
Nuk kam vaj me ta diftue
Mori lule në saksi.

Ref.:
Moj fëllënzë e malit,
E malit, e malit.
M’je si lulja e allit
E allit, e allit!

Mori vashë mori belhollë


Porsi lulja je n’pranverë.
N’t’bukrin kopsht unë ty të mblodha
Si ma e bukra lule m’je.

Ref.:
Moj fëllënzë e fushës
E fushës, e fushës.
Si t’ja baj Manushes
Manushes, Manushes?!

58. Ipdida du me fillue (1)

Jare, ipdida du’ me fillue, jare


Çila sytë moj për me t’pa.
I: Po vijnë shoqet me t’kallxue
Ahti jem moj ka me t’vra. :I

Jare, qysh at ditë që u bane nuse, jare


Dola dhe të pashë në xham.
Sytë e zezë, faqet e kuqe
Vetullat porsi gajtan.

Jare, edhe vjollca çil n’behar, jare


Tash sa kohë rri tuj t’mendu’.
Ku t’a gjej moj nji shkollar
Ftyrën tande me m’a shkru’.

302
59. N’Shkodër tonë ka ra nji dritë

N’Shkodër tonë ka ra nji dritë


Ka l’shu’ rreze anë o për anë.
I: Perëndia t’ka goditë
Kusur moj s’të ka lanë. :I

Ref.:
O lu’jma, lu’jma, belin-e
Ta fala qemerin-e!
O lu’jma, lu’jma shpinën –e
Vera t’u baftë dimën-e!

Kambë e duer, bel edhe shpinë


Gusha jote farfuri.
Zani yt si gardalinë
Dhambët si inxhi.

Ref.:
O lu’jma, lu’jma, shtatin-e
Ta fala sahatin-e!
O lu’jma, lu’jma dorën-e
Ta puthsha moj gojën-e!

Balli yt shëndrit si hana


Du’rt mi ke si qelibar.
Bishtalecat me gjylpana
Të janë rritë në ishtihar.

Ref.:
O, mos ma lu’ni ishën-e
Se na derdhi shishën-e.
Oh, mos ma lu’ni gocën-e
Se na derdhi gotën-e.
_____________________________________
farfuri = e bardhë dhe e ndritshme, që t’i merr sytë
qelibar = shumë i pastër, i kthjellët, i kulluar
ishtihar = në lulëzim, në kushte të mira zhvillimi

303
60. Sa e kandshme vjollcë ti je

O sa e kandshme vjollcë ti je
Jara nana, jar’nane.
O me t’bukrën ngjyrë qi ke
Jara nana jar’ nane.
I: O moj e vogël sa të du’
Hajde shpirt e rri me mu’! :I

Je e njomë, e freskt’ edhe re-e


Besa shoqe ti askund nuk ke-e.
Jara na hopa! - e bukur ti je
Jara na hajde! - e bukur ti je
Jara na hajde!
Mos n’a ban ti naze!

Oh ti je vjollca aman për t’u dashtë


Jara nana jar’ nane.
Oh t’a çojmë motin hajde të dy bashkë
Jara nana, jar’ nane.
Oh ty moj vjollcë sa të du’
Hajde shpirt e rri me mu’!

Je nji lule qi del në pranverë


Je nji gonxhe e lule me erë.
Jara nana hopa! - lule në pranverë
Jara nana hajde! - ashtu si përherë.

304
61. Sillet moti për së mbarit

O sillet moti prej së mbarit


Çelin vjollcat dhe zymylat.
Del moj vashë se erdh behari!
E bahçet mushun o me zymyla.

O mori lule moj burbuqe


A s’na çilni, s’na gëzoni?
Sa jeshile sa të kuqe
E gjithë dynjanë ç’e zbukuroni!

Ju moj lule gjithë sa jeni


Pritni borën der sa t’tretë.
Dimnit t’m’i falesh me shndet
Sa vjen behari me plot shyhret.

62. Kur të pashë për t’parën herë

Kur të pashë për t’parën herë


M’u duke plot hijeshi.
Shtati yt m’u duk pranverë
Plot me bukuri.

Me atë pamje aq të rrallshme


Para meje s’un e shof.
Ftyrën tande aq të mallshme
Që përherë e njoh.

Ref.:
N’zemër t’kam ndry’
Sikur t’shof me sy.

Edhe sot unë kam kujtime


Dhe dashninë kurr s’e harroj.
E sa her rri n’përmallime
Kurr pra s’të harroj.

Ref.:
Kurr pra s’të harroj
Zemrës s’të largoj!

305
63. Kur më del në derë

I: Kur më del në derë


Belin me qemer,
Of aman, aman! :I

Ref.:
Ani mora mora moj briskun-e,
Ani për me premun moj mollën-e,
Ani ç’më shpëtoj preva dorën-e,
Dorën edhe gishtin-e,
Oh ç’ma këpute moj shpirtin-e!

N’daç o më du’j, n’daç mos më du’j


Jam jabanxhi o në në mahallën tu’j
O, oh, oh
Nji sahat më bahet nji mu’j!

Kur më del në shkallë


Dukatin në ballë,
Of aman, aman!

Ref.:
Ani mora…

Kur më del n’çardak


Shtatin si bajrak,
Of aman, aman
Oh, medet Allah!

Ref.:
Ani mora…

306
64. N’këtë stinë të bukur

N’këtë stinë të bukur


Çeli trandafili
Ti je si flutur,
Si flutur.

Ref.:
Atë unazë që t’a kam dhanë
Ajo asht’ shej i besnikrisë.
Metelikun ta shikjoj
I: E me dorë me t’prekë s’guxoj. :I

O unë të du’
Moj lulja e prillit.
Du’ me t’kujtu’
Me t’kujtu’.

Ref.:
Atë…

65. Oj Zogo

I: - Oj Zogo,
Oj Zogo jelek me vija! :I
I: A i ke pa shoqet e mia? :I
I: - Tuj qenis-o nën nji hije
Tuj bo gadi për nusni-e :I

- Oj fëllanzë,
Oj fëllanzë, fëllanzë e malit!
A i ke ba, a i ke ba çorap’t e djalit?
- I kam ba e i kam qenisë
Lule m’lule i kam ujdisë!

- Hajde nuse
Hajde nuse dalngadal-e!
Ka shumë ditë qi t’pres me ardh-e
Ka shum ditë qi t’pres me ardhë.
Plasi vallja, plasi vallja orë e or-e
Nusja jonë si lulebor-e!

307
66. Kur të pashë moj mollë

Kur të pashë moj mollë, kur të pashë me sy


O,o,o kur të pashë me sy.
I: Buzën si sheboja, dhambët si inxhi
O,o,o dhambët si inxhi. :I

Ref.:
I: Gushën bardhë porsi biluri,
Gjoksi yt porsi peshtah.
Mbas teje u dogja nuri
Marshallah! :I

Moj zemër gastare sa e pastër je


O,o,o sa e pastër je!
Eja më ban qare, der’sa t’jeshë e re
O,o,o dersa t’jeshë e re

Ref.:
Porsi gonxhe trandafili
Ti për mu’ je yll e hanë
Që shëndritë si rreze dielli
Gjithë dynjanë.

______________________________________________
inxhi – margaritar, perlë,
bilur – porcelan (shpesh e ka kuptimin shumë i pastër, shumë i bardhë)
peshtah – kuti e vogël e zbukuruar, zakonisht e veshur me cohë ose kadife
dynja - bota

308
67. Njata sy të zezë o moj të zezë

- O njata sytë e zezë, o moj të zezë


I: Falmi se unë po vdes-e! :I
- O nuk ti nap o se janë të nan’s, babës!
Qefin o nuk ja prish,
Zemrën o ia godis.

- O njata sytë e zezë o moj si kupa


I: Falmi se unë hupa! :I
- O nuk ti nap se janë të nan’s, dajës!
Qefin o nuk ja prish,
Zemrën ia godis.

- Oh!, m’i fal syt-o bashk-o me qerpik-e!


I: O se t’jam bo ashik! :I
- Oh, në i paça djal-o e mos ti dhaça
Hajrin o mos ja paça!
Po t’shkretë unë i laça!

309
68. Hajde Gjyle

I: Si t’ja baj o unë i ngrati? :I


I: Se me ty m’xu taksirati :I
Hajde Gjyle, peja Gjyle!
E hollë, e gjatë, e kuqe si mollë
Ej, pse s’m’ flet o me gojë hej, hej?!

Ref.:
Hajde Gjyle, mori mollë
S’të la pa t’shti në dorë!
Hajde Gjyle, mori dushë
Për çukat qi m’ke në gushë!

Tue t’mendu’ më kap mërzia


Ti m’i more mend’t e mia
Hajde Gjyle, peja Gjyle!
E hollë, e gjatë, e kuqe si mollë
Ej, pse s’më flet o me gojë hej,hej?!

Ref.:
Hajde…

Hajde pra moj Gjylja ime


Se me ty unë kam kujtime.
Hajde Gjyle, peja Gjyle
E hollë, e gjatë, e kuqe si mollë
Ej pse s’më flet o me gojë hej,hej?!

Ref.:
Hajde…

310
69. O ti det, o ujë të njelmtë

I: O ti det-e o ujë të njelmtë


Ti gjithmonë na u gjindshe plot. :I
A,a,a,a aman-e!
I: Shumë kërkova fundi s’tu gjet
Ku do t’jetë mbarimi yt? :I

Sa vapore, sa gjemi-e
Mbi ty shkojnë e s’bajnë zullum.
A,a,a,a, aman-e!
Ti ke hyqëm me i përbi-e
Por je i gjanë e duron shumë!

Kapiten, o djal i ri-e


Merr dylbin e ban serjan!
A,a,a,a, aman-e!
Desh më lu’jtën mend’t prej kreje
Kur e shof tallasin tand!

O ti det- o, ujë i gjan-e


Ke shum gjana që t’kushtojnë
Ke elmaz e xhevahir-e
S’ka kandar që na i peshon.

______________________________________________
njelmt = me krip, i kriposur
zullum = dëm,
hyqëm = autoritet, fuqi vepruese mbi dikë

311
70. Je ma e bukur se drandofilli

Je ma e bukur se drandofilli.
Kur të shof moj në pranverë.
I: Erën ke si karajfili
Kur t’afrohem dhe t’marr erë. :I

Ref,

A,a,a ndalu moj të shof njiherë!


A,a,a, ndalu moj që të marr erë!

Shumë je rritë e lulëzu-e


Erdhi koha me të këputë.
Shumë je rritë je zbukuru-e
Erdhi koha me t’shiju’.

Ref.:
A,a,a,…

312
71. Në kohë të mramjes, në pranverë

Në kohë t’mramjes në pranverë


Rri n’dritare tuj ndigju’
I: Kundru’ll zani vjen nga i herë
I nji bylbyli tuj këndu’ :I

Ref.:
I: Këndo bylbyl n’atë pyll ku je
N’dritë të hanës qi t’paraqet! :I

Nëpër fusha, nëpër male


Ku janë pyjet me gjeth t’blertë
Bylbyl zanin mos e ndal
Se tuj kndu’ ti njell pranverë!

Ref.:
Këndo bylbyl se s’po t’trazoj
Gjithë nata me ty më shkoi!

Në atë dritë qi hana l’shon


Nëpër pyll mbi t’njomin bar
Asht’ bylbyli qi n’nji kndon
Gjithfar kajdesh tuj i marrë.

Ref.:
Këndo bylbyl, këndo
Zemrën time m’a fresco!

________________________________
kajde = melodi

313
72. Pashë dy sytë e tu si drita

I: - Pashë dy sytë e tu si drita


Pashë dy sytë e zezë që m’ke! :I
I: Pashë freskinë e trandafilit
Me m’diftu’ se e kuja je! :I

- Be po t’baj ty more djalë


Me t’diftu se e kuja jam.
Për dy sytë që i kam në ballë
Se la vedin me shku dam!

- Ma pak m’deshte se të due


Pa ty vendi s’me zen vend.
Qysh njat ditë qi je fejue
Më shikjon me tjera mend.
- Në i paça mos t’i dhasha
Mos i paça k’to dy sytë!
Pashë freskinë e trandafilit
Si m’don zemra mu’ me ty!

314
73. Vashës bukur na i kan shkrue

I: Vashës bukur na i kanë shkru-e


Dy-tri vjersha nji kangë të re. :I
I: Pse më rrin kaq e mendu’me
Tuj e ditë e kuja je? :I

Ref.:.
I: Nazet tu’ja ditë për ditë
Kangë m’a t’bukra kanë me t’rritë. :I

Ti ndër shoqe e parë përhera


Zani jot gjithkund gëzon.
Kam kujtu’ se n’këtë pranverë
Zemrën teme tash m’a g’zon.

Ref.:
Nazet…

Dhe në qoftë se jam largu-e


Dy tri fjalë o vashë t’i them.
Unë kurr s’kam me t’harru-e
Plaça i mjeri, ma s’kam me t’dashtë!

Ref.:
Nazet…

315
74. Jargavan me bojë për mallë

I: Jargavan me bojë për mallë


Shpendi ban pushim te ti. :I
I: Ndër kopshtije gjindesh rrallë
Aman kush kimetin nuk t’a di. :I

Drandafillja tuj e pa
Karajfilin keq azdisë:
- Unë, thotë, jam gjallë hala
Boqe tjera du me nisë!

Jasemin ti përpjetë shkon


N’lule t’bardha me gjeth’ t’blertë.
Zogu i ajrit n’ty pushon
Tuj këndu’ kangën përherë.

316
75. Asaman o moj Bakushe

I: Asaman o moj Bakushe,


Ku je nisë o moj me shku’? :I
I: Ku m’je nisë o me shku’? :I
Taksirati moj Bakushe
Qi më zuni mu’.

Ref.:
Asaman, aman, aman
Asaman, aman, medet!
I: Për në vdeksha moj Bakushe
Ti më jep rahmet. :I

Asaman o moj Bakushe,


Me ty du’ me bisedu’.
Ndalu pak se kam nji fjalë
Taksirati moj Bakushe
Me ty më ka zanë.

Ref.:
Asaman…

Asaman o moj Bakushe,


Sa me vrap moj po më shkon!
Hype detit moj Bakushe
Ike me vapour.

Ref.:
Asaman…

317
76. Qysh se t’pashë njëher

I: Qysh se t’pashë njëher mor djal-o tuj kalu’ :I


U mahnita, unë nuk fola
Pse m’u pre mu’ fjala, pse m’u pre mu’ fjala of aman, aman
Pse m’u pre mu’ fjala, o në gojë.

Mashallah, o djal si lulja në pranverë!


Ti mbi shokët, shok’t e tu-e
Je si mollë e ftue
Tash do t’jesh për mue, bej aman aman,
Kurr prej teje s’kam me u nda!

Pra gjithmonë në zemër unë do të mbaj


Fjalët tua që m’ke dhanë,
O zambaku i bardhë
O zambaku i bardh-e bej aman, aman
Kurr prej teje s’kam me u nda!

77. Syni i yt porsi ullini

I: Syni i yt porsi ullini


Vetullën gajtan. :I
I: Aman, aman, hi, ha, ha
Vet’llat si gajtan. :I

Sy, qerpik e gojë e hundë


Gjithë për bukuri.
Aman, aman, hi, ha, ha
Gjithë për bukuri.

Dhamb’t e bardhë porsi fildishi


Gushën si zambak.
Aman, aman, hi, ha ,ha
Gushën si zambak.
Aman, aman, aman, aman.

318
78 . Kur filloi drita me dalë (1)

I: Kur filloi drita me dalë,


Hej, hej aman. :I
Knojnë bylbylat në bahçe,
Hajde more aman.
Knojnë bylbylat në bahçe
Hajde moj ku të kam.

Kno bylbyl ti qofsh i bardhë,


Hej hej aman!
Ti na mbushe me gazmend,
Hajde mori aman.
Ti na mbushe me gazmend
Hajde moj ku të kam.

Kjo dallndyshja qi rrin n’mur-e


Hej, hej aman
Prej marakut po pëlset
Hajde mori aman
Prej marakut po pëlset
Hajde mos m’ rri n’siklet!

319
79. Moj Elinë

I: - Moj Elinë, moj Elinë


Merr gjergjefin eja të rrimë! :I
I: - Unë po vij, po s’më le nana
- Çile shtegun e dil ke thana! :I

- Moj Elinë,moj Elinë


Merr gjergjefin eja të rrimë!
- Unë po vij, po s’më len halla.
- Çile shtegun e dil ke dardha!

Në të thashtë moj gocë nana


Thu’j se mbledha një grusht thana.
Në të thasht moj gocë halla,
Thu’j se mblodha një shportë me dardha.
Në të thaftë moj gocë nana
Thu’j se njat tjetrin donja.
80. Margjela

Moj Margjelë, mori puntore


Ku po shkon me njat kosë n’dorë?
Ku po shkon moj tuj vrapue?
A po vjen o bashkë dhe mue
Margjel-o, mori Margjelë?
Se pas teje s’du’ me ngelë!

Ref.:
I: Margjel-o, mori Margjelë
Çilma synin qi m’ke mshelë!
O Margjela e Malsisë
Nisja kang’ve t’çobanisë! :I

Moj Margjelë, mori sojnike


Bija e malsisë kreshnike!
Mos t’l’shojë zemra bre sojnike!
Trimi i mirë qi shkon n’minierë
Mendjen n’ty e ka gjith’herë
E do t’kthen sa t’bahet verë!

Ref.:
Margjelo…

320
81. Sylarushe e vogël o

I: Dola me shetitë në bahçe


Në një bahçe me lule. :I
I: Për me zgjedhë moj një më t’bukrën
Me t’a dhanë moj si kujtim. :I

Ref.:
I: Hajde sylarushe, e vogël o
Të kam dashtë si synin-o! :I

Mbasi mue më harrove


Lulen ru’je me kujdes!
Sa me t’shpejtë moj më harrove
Jam i yti der’ sa t’vdes!

Ref.:
Hajde…

82. Syni yt si xixillonjë

O syni yt si xixillonjë
Që shëndrit aman nëpër terr-e
O se s’më flet me goj-e moj
Zemrën mos ma banë zeher-e!

O çka kan sytë e mi që kjajn-e, moj


Moj ç’po m’dridhet zemra me buzë
O kjo sevda q’i m’ka ra sonte, moj
Mos i raft as gurit n’rrug-e!

O në ma daç ti hatrin mue. moj


Ashik tjetër mos me zanë.
O se t’kam dashtë edhe të due, moj
Sa prej mejet-o s’ke me u shmang-e!

321
83. Kur unë dola në një bahçe (variant)

I: Kur unë dola në një bahçe


Në një baçe me lule. :I
I: Për me gjetun një m’a t’bukrën
Me ta dhanë moj për kujtim. :I

Ref.:
I: Moj Manushe e vogël o
Të kam dashtë si synin-o! :I

Në një bahçe me shumë lule


Kishin çelun zymbylat.
Një zymbyl moj unë e zgjodha
Dashnores moj me ia çu’.

Ref.:
Moj…

Mbasi mue më harrove


Lulen ru’je me kujdes.
Sa me t’shpejtë moj më harrove
Jam i joti der sa t’vdes!

Ref.:
Moj…

322
84. Drandofille me erë plot

Drandofille me erë plot, me erë plot


Aman me erë plot.
I: Se me ty m’shkoi mundi kot, mundi kot
Mundi kot
O po kjaj me lot! :I

Si fëllënza qi kndon n’male, në mal


Aman në mal.
Shejin qi ma ke në ballë, në ballë,
Për mallë
Oh moj lule all!

Si pasqyrë balli të shëndrit, të shëndrit


Aman të shëndrit!
Shtati jot moj tuj u rritë, ditë për ditë,
Tuj u rritë
Oh porsi dritë.

85. Drandofille me shumë erë

I: Drandofille me shumë erë


Gjithfarë gonxhesh rrin tuj qitë. :I
I: Mashallah moj se k’saj herë
Oh sa kenke rritë! :I

Drandofille, gonxhe e re
Topçe lulen ke shpërthy’
Po çka ke moj qi m’je zbeh
N’zemër e mban n’dry?

Gonxhet tueja t’kanë rrethu’


E rreth tejet t’janë shpërnda.
Hije t’bukur moj ke l’shu’
Si ty shoqe s’ka.

323
86. Ti n’atë kodër, unë n’këtë kodër

I: Ani ti n’atë kodër, moj


Unë n’këtë kodër. :I
I: Ani shumë e bukur,
Por pak e vogël.
Jaranana, na, na hej. :I

Ani as e vogël, moj


As e madhe.
Ani porsi dardha, moj
Rrumbullake
Jaranana, na, na hej.

Ani ti n’atë bahçe, moj


Unë n’këtë bahçe.
Ani zemrën teme, moj
Ma kënaqe.
Jaranana, na, na hej.

324
87. Kur të pashë moj bukuri

Kur të pashë moj bukuri, of aman


Yll për sytë e mi-e
Mori zanë.
Of xhanëm, xhanëm, m’ban derman!

Syt e zi vetllat e holla, of aman


Faqet kuq si molla
Për nishan.
Of-o xhanëm, xhanëm m’ban derman!

Dhamt e bardhë porsi biluri, of aman


M’shkrine, m’dogje nuri
Moj Sulltanë
Of xhanëm, xhanëm, m’ban derman!

Nazet tua porsi dielli, of aman


gonxhe trandafili,
Porsi hanë
Of xhanëm, xhanëm m’ban derman!

88. Të kam dashtë si sytë e mi

Të kam dashtë si sytë e mi


Ty moj lule që çelë n’pranverë.
Ta kam njohur moj bukurinë
Të këpus dhe të marr erë.
Ti me mu’ do t’rrnosh përherë.

Vera ka ardhë
Dimri po shkon.
Ç’kanë nisë bilbilat
Bukur po knojnë.

Çka ke bilbil që s’flet me mu’?


Mirë e din sa shumë të du’
Këndo bilbil pra ti këndo
Zemrat tona na i bashko!

325
89. Nima qenke si m’kanë thanë

I: Nima qenke si m’kanë thanë


Sikur ylli bashkë me hanë. :I
I: Dallëndyshe te përpjetë
Ke me m’lypë e s’ke me m’gjetë! :I

Vet’llën hollë si shigjetë, o more sy


Mirë e din sa fort të du’.
Nima qenke si m’kanë thanë
Veç po t’lutem me m’shikju’.

Dallandyshe për hava


Sa m’ka marr malli me t’pa!

Nima’ qenke si m’kan thanë


Kur të pashë për t’parën herë.
Porsi gonxhe trandafili
Që shpërthen në t’buk’rën degë

Dallëndyshe për hava


Sa m’ka marrë malli me t’pa!

Dallëndyshe te përpjetë
Ke me m’lypë e ske me m’gjetë!

326
90. Shkova në krue me mushë ujë

Shkova në kru-e me mushë ujë


I: Harrova gjerdanin-e. :I
- Ju moj shoqe, ju moj motra
I: A ma patë gjerdanin-e? :I

- Shoqe jena, motra s’jena


Gjerdanin s’ta kena pa.
Njaj djali qi qe me ty-e
Njaj ta mu’r gjerdanin-e

Shkova n’krue me mush ujë


Harrova unazat-e.
- Ju moj shoqe, ju moj motra
A m’i patë unazat-e?

- Njaj’ djali qi qe me ty-e


Njaj’ t’i mur unazat-e.
Njaj’ djal i shkodranit-e
Ai t’i mu’r unazat-e.

327
91. Po ti ça i ke thanë dikujt

Po ti ça’ i ke thanë dikuj-e


I: Ilaka e kam filan-e. :I
Qysh se erdha n’mahall tu’j-e
I: Unë t’kam ardhë për zotninë tande. :I

Ref.:
I: Hajde, hajde moj Manushë
Për çukat që m’ke në gushë. :I

N’at penxhere kafazlie


Kishe ndej me petka t’reja.
Kur ma bane buzën gaz
Unë i mjeri flakë ç’u ndeza!

Ref.:
Hajde, hajde, gushëpëllumb
Kush të don ma fort se unë?

Kur t’a pashë moj ftyrën tane,


Porsi hana n’mjedis t’qiellit.
Zemrën time flakë ma bane
Mori lulja e trandofillit.

Ref.:
Hajde, hajde moj Manushë
Për çukat qi m’ke në gushë.

328
92. Kanga e Sylqebegut

- Sylqebeg, moj nanë


Ku ke fjetur mramë?
I: - Te veziri n’Shkodër,
O e lumja nanë! :I

- Sylqebeg, moj nanë


Mos dil heret fort!
As natën për terr.
Hallku flasin kot,
More top sheqer!

O yll i sabahit
Drita e syve t’mi,
Kush të ka gërga
Që m’ke marrë mëni?

Çun o more çun


Gushën si pullumb
Mos ma pi rakinë
Se të ban zullum!
_________________________________
zullum = dëm

93. S’të harroj deri sa t’vdes

Oh s’të harroj moj, deri sa t’vdes


Prej marakut m’hini veremi.
Tashti kangën po ta qes-e
E le ta marrin vesh i gjithë alemi.

Oh tan’ k’to vjersha jam tuj t’i kndu’


K’to janë fjal’t e ashikut
Kje kismet me u idhnu’
E me ja ba qefin anmikut.

_________________________________________
verem = sëmundje e tuberkulozit
kismet = fat, e shkruar

329
94. Iptida për t’parën herë

I: Iptida për t’parën herë


Vetë ke dashtë me folë me mu’. :I
I: Mos e pritsh gushtin e verës!
Qi kaq shpejt don me m’harru’:I

Ke fillu’ me ma vu kambën
S’ke dashninë qi kena pasë.
Porse unë tash ta marr anën
Ndonse e di se kam me plasë.

Lot’t e mi po shkojnë si gurra


E krejt tash jam tuj verbu’
Ta kam mbajtë besën si burrat
Veç në daç me m’u shkarku’!

330
95. Knojnë bylbylat kah pranvera

Knojnë bylbylat kah pranvera


Flakë janë ndezë, jar, flakë janë ndezë.
I: Drandafiles ç’po i vjen era
Hajde rri n’kujdes. :I

Ref.:
O mu’ kujdesi s’po m’largohet
Vjen dallndyshja për hava.
I ka kraht’ e nuk zaptohet
N’gem t’ullinit don’ me ra.

Moj dallndyshe hajde t’rrimë


Se po t’pres, jar, po të pres
Se pranvera po na vjen
Hajde me shumë shyhret!

Ref.:
Na shyretin ta bajmë bashkë
Askërkush mos me na dijtë!
Fjala mos t’na dalin jashtë!
Njikto’ bejte jam tuj qitë.

N’gemb t’ullinit ra dallndyshja


Për me fjetë, jar, për me fjetë
Ju lutem sharkija bini
Hajde se s’du’ me fjetë.

Ref.:
O, s’du’ me fjetë as ditë as natë
Du’ me nej’ moj tuj këndu’.
Sa t’ja marr dallndyshes kraht
Kah të muj me fluturu’.

_______________________________________
shyret = festë, gëzim, hare

331
96. Karajfili i kuq si gjaku (2)

Karajfili i kuq si gjaku, për sevda


O sa me t’shpejtë na zu maraku,
I shkretë mor vlla!

Maraku ma i randë se plumi


Mori zemër katileshë!
O rashë me fjetë moj s’më ze gjumi
Desh më lujti mendja e kresë
Aman, xhanëm, aman!

O bjen dallndyshja o n’degë t’ullinit


Për me fjetë.
O ju çallgia o qi më bini
O me shum lezet.

O muhabetin ta bojmë bashkë


Askurkushi mos t’a di
O fjala mos t’na dalin jashtë
Ta dimë vetëm unë e ti
Aman, xhanëm, aman!

97. S’pari herë kur jena pa


S’pari herë kur jena pa
Se ç’m’asht mushë zemra me g’zim
I: Sikur hana asht tuj dalun.
E ma shton marakun tem. :I

Vjen nji kohë që m’kërkon


Ta dish mirë sa fort të du’.
A thu’ zemrat na i bashkon
Lumturinë syve tu’?

Mori vjollca që çilë në borë


Unë për ty diçka mendoj
Si ma more ashtu atë valle?
Më rreh zemra, se t’dishroj.

Gjithmonë m’duket se më thu’


Jeta e jonë asht tuj u rritë
Ke me m’thanë moj se të du’
Si m’dishron zemra moj dritë.

332
98. Kur të pashë si hana s’parit

Kur të pashë moj lule


Oh si hana s’parit
O sa t’paç pëlqy’!
I: E bukur si zana malit
N’zemër t’majta n’dry’. :I

Ref.:
I: Nuk di moj vashë
E çka m’u tek.
Ti je për mu’
Lule mos m’prek! :I

Ftyra jote bukur


Të ndritë porsi hana.
Del të shof me sy!
E bukur si zana e malit
Të du’ vetëm ty.

Ref.:
Nuk…

Se ti je nji lule
Qi çil nëpër bahçe
E na mbushë me erë
Drandofille, lule topçe
Që çilë në pranverë.

Ref.:
Nuk…

333
99. Të kam dashtë dhe prap të du’

Oh qysh atë ditë qi unë të pashë


Oh a je zanë apo je vashë?
Oh karshi dola e të pashë
Oh marshalla moj vetullhollë!

Oh të kam dashtë e prap të due!


Oh zemrën time mirë ma din.
O jasaman moj vetullhollë
E nuk të la pa t’shti në dorë.

Oh zemra ashikut si gastare


Oh qi prishet me i gjysë fjale.
Oh fol me gojë e bama i qajre
Oh jasaman moj vetullholla

____________________________________
qajre, qare = rrugëdajle, zgjidhje

334
100. Pranvera me dalë ka fillu’

Pranvera me dalë ka fillu’


O, ka fillu’.
Të gjitha lulet bijnë n’behar
O, bijnë n’behar.
I: Zymbyli vjen tuj maru’
Shoqet mbrapa i ka lanë. :I

Zymbyli shoqeve iu la fjalë


O, ju la fjalë.
Jam nis me u maru’, o me u maru’
Mos vononi ju me dalë.
Gjithë ashik’t ju presin ju.

Drandofilja në mashtrapë
O, në mashtrapë.
Tue çil gonxhe ditë për ditë
Ditë për ditë.
Karajfili jep xhevap:
- Jam melhem unë për ashik’t!

I lumi ti more zambak


O, i lumi ti!
Lum kojshia qi t’ka njitë
Qi të ka njitë.
Padishah je n’atë sokak
Nuri yt rreze të ndritë!

335
101. O bylbyl o i buk’ri shpendve (2)

I: O bylbyl o i buk’ri shpendve


Çka ke n’dimën që m’gjëmon? :I
Aman, aman
I: T’gjithë dashnorve shnoshjau zemrën, aman
Hiqjau dertin që i mundon. :I

Në kafaz bylbyl qi rri-e


Prej k’tij moti me kalu’, aman, aman!
Zemra ime mbush dashni-e, aman
Pret pranverën me gjelbru

102. Metelikun ta kam dhanë

Metelikun ta kam dhanë


Bej, aman, aman!
Ti hala se ke harxhu’.
Aman, aman, aman-e!
I: Blej kalem e mereqep-e
Sy e vetlla me ti shkru’
E sa e bukur je! :I

Të kam thirrë nji natë me bujt-e,


Bej aman, aman!
Ma don hatri për me m’ardhë.
Aman, aman, aman-e!
Mos kujto se du’ me lujt-e
Maraku në ty m’ka zanë
E sa e bukur je!

N’atë dekik qi t’dalin hana,


Bej aman aman!
Dalim bashkë e rrimë në fresk,
Aman, aman, aman-e!
Dru’ qyqja se m’dikton nana
T’baj me dit’ me guralec
E sa e bukur je!

____________________________________
mereqep = ngjyrë (bojë) shkrimi

336
103. Kënga e Kalasë së Shkodrës

I: O se ç’po punojshin tre vllazën! :I


Murin e qytetit tonë!
Ja, ja, ja-re.

O vjen një plak o aty pari:


- Puna e mbarë o ustallarë!
Ja, ja ,ja –re.

- O çfar të mbare ti po shef?


Gjithë ditën punojmë
Gjithë natën rr’xohet!
Ja, ja ja-re.

A din plak me na diftue?


Çka kalaja që s’man?
Ja, ja, ja-re.

104. Me këtë kangë du’ me fillue

Me këtë kangë du’ me fillu’


Zemra jeme asht ndezë flakë.
I: Nuk kam mujtë me ta tregu’, aman!
Tash sa kohë qi jam tuj t’dashtë. :I

Ref.:
Moj fëllanzë e malit, e malit, e malit
Banja qefin djalit, e djalit, e djalit!
Moj fëllanzë e fushës, e fushës
Unë të du’ për nuse, e nuse, e nuse!

Ka me t’ra ndërmend për mu’


E me vedi ke me thanë:
- Veç atë djalë unë do ta due, aman!
Edhe besën du’ me ia dhanë!

Ref.:
Moj…

337
105. Shegë e amël, shegë e butë

I: Shegë e amël, shegë e butë


Më shkoj vera pa t’këputë! :I
Shegë e amël, shegë Ulqini
Nuk të ndrroj për tur florini!
Shegë e amël, shegë Tivari
Nuk të ndrroj për sytë e ballit!
Shegë e amël, moj shegë e amël
Paske pas njat zemër t’amël!
Zemër t’amël o si sheqeri
Hajde t’rrimë ku rrin skyfteri!
Rrin skyfteri njato rranxa
Hajde t’shkojmë ku rrin fëllanxa!
Shegë e amël, ku je shej-e?
Se me ty moj du’ me ndej-e!
Shegë e amël, ku je rrit-e?
Se me ty do t’shkoj të rit-e!
Shegë e amël, ku je pjekë?
Se me ty moj du’ me vdekë!

106. Knon bilbili poshtë te zalli

Knon bilbili poshtë te zalli


Edhe hana sipër ndritë.
I: Vashë e dashur për ty malli
Ajo shteg don natë e ditë. :I

O moj hanë që mbi qiell ndritë,


Mallin ti mu’ po ma shton.
Shumë kujtime më ke qitë
Jetën time po m’shkurton.

Praj bilbil pra mos vajto!


Mos më le në këtë mjerim!
Në dritare t’vashës shko!
Vaj ti kjajma hallin tim!

Thuej ti vashës se unë t’ du’.


Kurr prej teje s’kam me u nda!
I: Bukurinë tuj ta kujtue
Oh, me lot tash kam me e kja. :I

338
107. Knon bylbyli nër njat bahçe

I: O knon bylbyli nër njat bahçe


Hajde në bahçe. :I
I: O ty t’puthsha sy e faqe
Hajde sy, faqe! :I
Knon bilbili në bahçe
Hajde në bahçe
Oh se në zemër ç’më knaqe!
Hajde ç’më knaqe!
O knon bilbili nër at mollë
Hajde nër at mollë.
O ai këndon kangën e vet
Hajde kangën e vet.

K’no nër mollë e k’no nër’ ftu’


Ti ma din marakun mu’!

108. Iptida du’ me fillue

Iptida du’ me fillue


I: O se m’ka zanë i ziu marak-e. :I
I: O në ma daç moj hatrin mue
Tjetër kend s’shiqon aspak. :I

Ref.:
S’ma din kush hallin qi kam
Unë u dogja për së gjallë.
U shkrina si bora n’shkamb
Begenis fole nji fjalë.

Xhamadanin qep me ar
Ma gëzofsh moj kur e vesh
Iptida dora ju thaftë!
O terzisë qi ta ka qepë.

Edhe unë moj s’jam kujtue


O se m’ka marr moj vesht jot amë.
M’çove fjalë se je idhnue
Oh po ta qes o nji këtë kangë.

339
109. Ja na erdhi sot pranvera

I: Ja na erdhi sot pranvera


E natyra çili. :I
I: Përmbi t’gjitha lulet tjera
Çili karajfili. :I

Ref.:
I: Zemrën se ç’ma more
Shpirtin ma qetësove
K’naqem kur t’shikoj-e
O, hajde! :I

N’bahçen tande kur t’kalon


Shoqet t’kan zili-e.
Rritu lule, çilu gonxhe
Ti për bukuri.

Ref.:
Zemrën…

340
110. Jare të du’ mori të du’

Jare, të du’ mori të du’


Jare të du’ mori për mbi gjithkend.
Jar, mos kqyr me ma ba keq mu’
Jare, të pasha n’hall tem!

Ref.:
S’ke gjynah ti me m’mundue
Ti Allahut s’i ke dro’n.
I: Tue ditë se unë të due
Me nji fjalë ti më kujto! :I
Më kujto!

Jare, jar të nama e ç’u pendova


E s’po di moj se ku jam.
E, jare, ma fal fajin se gabova!
Jare, e gjithmonë në zemër t’kam.

Ref.:
Zemra jeme ç’asht tuj hjekun
E m’asht ba moj copë e grimë
I: Ke me m’lypë me m’pamun t’dekun
Veç se Zoti m’u baft ndihmë! :I
M’u baft ndihmë!
_______________________
të nama = të mallkova

341
111. Dola në penxhere

I: Dola n’penxhere,
Qirova mollën-e. :I
I: Më shpëtoi sajaku, gocë
Preva dorën-e. :I

Ref.:
O në daç më duej,
Në daç mos më duej
O jam jabanxhi,
Moj gocë, në dhe’ të huej!

Më shpëtoi sajaku
Preva gishtin-e.
Mos ma djeg,
Ma përvlove shpirtin-e!

Ref.:
O në daç më duej
Në daç mos më duej
O jam jabanxhi,
Moj gocë, në dhe të huej!

_____________________________________________
jabanxhi = i huaj, i ardhur nga një vend tjetër
sajaku = brisk i vogël

342
112. Ç’u këputa unë e mjera

I: Oh, ç’u këputa lale unë e mjera! :I


I: Oh, tue të pritun djalë ty te dera. :I

Ref.:
Lule na po ndahem-o
Bej aman, aman!
Shpirt-o del e piqena!
O piqena me gojë nuk flasim,
Bej aman, aman!
Shumë durojmë e nuk pëlcasim-e.

Oh, ç’u këputa lale unë e ngrata


Oh tue të prit djal-o unë te dardha.

Ref.:
Lule…

Oh, ç’u këputa unë e zeshkta


Oh tue të pritë djal-o ty te pjeshka.

Ref.:
Lule,…

Oh, ç’u këputa, lale unë e holla


Oh tue të pritë djal-o unë te molla.

Ref.:
Lule…

Oh , ç’u këputa unë kërcuna


Oh tue të pritë djal-o ty te kum’lla.

343
113. Moj e vogël tash sa vjet

Moj e vogël tash sa vjet


Mirë e din se unë të du’, aman, aman
Mirë e din se unë të du’.
Hajde t’bajmë pak muhabet
Të k’naqna tuj bisedu’, aman, aman
Të k’naqna tuj bisedu’.

Njato flok’të zezë, të tu


Kur t’i hjedhë era mbi sy, aman, aman
Kur ti hjedhë era mbi sy.
Po të them ty mori dushë,
Unë ty t’i kam pëlqy’, aman, aman
Unë ty t’i kam pëlqy’.

Po ndigjo ti mori vashë


Ndigjo zemrën se ç’të thotë, aman, aman!
Ndigjo zemrën se ç’të thotë!
Edhe besën ty ta dhashë
Tjetër s’du’ veç ty n’këtë botë, aman, aman
Tjetër s’du’ veç ty n’këtë botë.

114. Karajfilat që i ka Shkodra

I: Karajfilat që i ka Shkodra
Medet sa t’bukur janë. :I
I: Gonxhe t’mdhaja, gonxhe t’vogla
Me erë mbushin’ dynjanë,
Aman, aman. :I

Karajfili lypte hije


Medet-o për me çilë.
Gjeth’t i dalin fije, fije
Aman sa erë të mirë,
Aman, aman.

Marangjyli kaq i bukur


Medet por s’paska erë.
Me ia prek gjethin me pupul
Medet ç’i bjen menjiherë.
Aman, aman.

344
115. Sa të du’ moj s’kam guxim

I: O sa të du’ moj s’kam guxim


E jam ba si dru.
Zemrën time mirë ma din
Se ç’ma ke shtrëngu’. :I

Oh syni yt porsi magnet


Më ban rreze mu’.
Ma dogje zemrën e shkretë
Plasa tuj t’shikju’.

O ku t’ka ra kjo bukuri


Si dielli n’prendim.
M’asht m’ush zemra me dashni
E s’mund baj durim.

345
116. Ani ma ven dorën përmbi dorë

Ani ma ven dorë, hajde përmbi dorë-e


Aman,aman-e!
Oh se me ty do t’thurr kunore-e
Ashiku ka sevda, vaj, vaj, vaj
Qaj me lot si fukara.

Ref.:
Ika, ika i mora malet-e
Bashkë me lalën, lala t’i kjan hallet–e
Ika, ika i mora fushat-e
Bashkë me lalën, lala t’i puth gushat-e.

Ani ma ven dorë aman përmbi kry-e,


Aman,aman-e!
O se m’ka zanë o sevdaja në ty-e
Ashiku ka sevda
Qaj me lot si fukara.

Ref.:
Ika…

Ani ma ven dorën, hajde përmbi faqe


Aman, aman – e!
O mashallah flutur në bahçe
Ashiku ka sevda, hej, hej, hej!
Qaj me lot si fukara.

Ref.:
Ika…

Ani ma ven dorën hajde përmbi ball-e


Aman, aman-e!
O si hana kur ban o me dale.
Ashiku ka sevda
Qaj me lot si fukara.

Ref.:
Ika …

______________________________________
fukara = i varfër, i vobekët

346
117. Për mu’ paska kenë kismet

Jar, për mu’ paska kenun kismet


Me kenë ti e tjera kujt.
I: Mbasi t’du’, ban merhamet!
Jar edhe ti moj prap më du’j! :I

O të vegova e m’ra terri.


Hupa krejt e s’qesh insanë
E shof mirë se s’mund t’dal açik
Jar, ty moj zojë e randë!

Kah të shof sytë s’mund t’i daj


E prej gojet nuk të lëshoj.
Por po m’mbushen sytë me vaj
Jar mor si s’mbaroj!?

_____________________________________
kismet - fat, e shkruar
insan - njeri
açik - i qartë, haptazi

118. Dy vjet që ndejtëm bashk

Dy vjet që ndejtëm bashk


Du’ me i kujtu’.
Dashninë qi kena’ pasë
Mos me harru’.

Ref.:
I: Mos më qesh mahallë e re
Se qes flokun n’lule t’ballit.
Kam dy burra, s’jam e vejë
Kam jaranin me kitar. :I

Shka m’rrin mori zonjushë


Tuj m’u shikju në xham
T’puth faqe e gushë
Dashnori i yt unë jam!

Ref.:

347
119. Kjo dashnia kjoft mallkue

Kjo dashnia kjoft mallkue


Qi s’po m’len me ndej rehat.
I: Ty moj lule pa t’i shkrue,
S’paku dy tri fjalë. :I

Ref.:
I: Ah, malli yt s’më len derman,
Aman! :I
I: T’kisha krah i mjeri
T’vij në prehnin tand! :!

Ty moj lule njiherë t’zgjodha


E në zemër të mbaj ndry’.
Ndonse larg prej teje ndodha
Mendjen e kam n’ty!

Ref.:
Oh t’shkretën zemër
Ç’ma ke therrë, aman!
I: Drue po vdes i mjeri,
Pa të marrun erë! :I

Sytë prej lot’ve rrinë pa u terun


Loti i jem’ n’ty pikoftë!
Çka t’i tham kësaj zemre t’therrun
Kurr hallall mos t’kjoftë!

Oh n’andërr m’vjen
E më trazon, aman!
Zemrën teme të ngratën
N’vaj përher m’a çon!
___________________________________________________
derman = shërim, shëndoshje, zgjidhje e një nevoje ose ngatërrese
hallall = diçka e fituar me mund, me djersë

348
120. Vaj si kenka ba dynjaja

Vaj si qenka ba dynjaja!


Me tu ba mos me kenë gjallë.
I: I mjeri unë fukaraja
Paskam ndodhun i pa ikball!:I

Gjithë prej hallit të sikletit


M’u ba borxh me dalë, me tretë.
Mora rrugat e gurbetit
Selametin për me gjetë.

Rrugën mbarë me lot ç’e lava


Dersa mbrrina jabanxhi.
Zemra m’thot gjithmonë pse qava
Qysh i vogël e der’ n’pleqni.

Me taman kenka thanë motit


Vendit t’ hu’j mjerë kush i shkel.
Paska qenë o shkru’ prej Zotit
Me mbaru’mun o me siklet!

M’u rrit mjekrra m’u bo grrathë, grrathë


I mjeri unë o për t’ri tam!
Shkoj nër shokë s’ma bajnë nji vend
T’ju diftoj dertin qi kam.

___________________________________________
dynja = botë
selamet = shpëtim nga një gjendje e vështirë
siklet = mërzi, ngushticë shpirtërore
dert = hall, brengë, shqetësim

349
121. Në sabah të parë

Në sabah të parë
Kur këndon bylbyli
I: Nga sevdaja jeme, aman!
Çeli drandofilli :I

M’i ke flok’t e gjata


Nuk ti zen shamia.
Fryni erë e malit, aman!
M’i mu’r mend’t e mia.

Kur m’i bjen sokakut


Me putina n’dorë.
Ça t’i baj marakut
Moj vetullkunorë?!

122. T’gjitha shoqet t’kanë zili

I: Shoqet t’kan zili


Se ti je e bukur. :I
I: Ato le t’pëlcasin
Der’sa unë të du’. :I

Ref.:
I: Hajde moj, eja moj
Eja lule je shebojë! :I

Moj gonxhe e bukur


E bukur lulzim.
Nuk të gjindet shoqja
Veç në kopshtin tim

Ref.:
Hajde…

Era yte e kandshme


Më mbushë plot gazëllim.
Ti gonxhe je futun
Thellë në shpirtin tim.

Ref.:
Hajde moj…

350
123. Ju dallëndyshe kah po shkoni

Ju dallëndyshe kah po shkoni


Do t’ju jap nji porosi.
I: N’sheher timin kur t’kaloni
Thoni: - Vdiq o nji djal i ri! :I

Djal i ri në bash të vaktit


Për pa i mbushun njizet vjet.
Paska qenë takdir prej zotit
Me shku’ ymrin në kurbet.

Lamtumirë o fushë e male!


Lamtumirë o shoqni!
Se pa vdekë nuk qenka qare
Tash po mbylli sytë e mi.

Tash po bjen kambanë e madhe:


- Dil moj nanë se kush ka vdekë!
Në past’ vdekë ai qi m’ka dashtë mue
I ka plasun zemra e shkretë!

124. Shkoj e vij flutrim si zogu

Shkoj e vij flutrim si zogu tuj mendu’


Ndalem n’at’ dritare vasho me t’shikju’
I: O shpirt sa të du’, del njiher e fol me mu’1
Jeta ime për mbas teje ka mbaru’. :I

Si u shkrina e s’të pashë moj bukuri?


Nën dritare tueja, po kjaj si fëmi.
Kjaj se m’ke hutu’ e s’po di se kah me shku’
Zemra jeme për mbas teje ka mbaru’!

Ti moj vashë n’atë dritare, çfar mendon?


Mue prej gjumit, çfarë kërkove, pse më zgjon?
A e din se kam mbaru’, ma nuk mundem me duru’
Jeta jeme për mas teje krejt u shu’?

351
125. Midis ballit ma ke nji pikë

Midis ballit ma ke nji pikë


Shtatin moj si selvi, hej, hej!
Foli e qeshi ashikut moj dritë
Kur më del moj si pehrri.

Mbret i luleve drandofili


Mbi te nuk ka të shamë.
Shumë telashet i hjekë bylbyli
Kur mendon se del behar.

Zoti ty ta dhasht laikun


Qi more t’rijt tem, hej!
Jam ba borxh me dalë me ikun
E me tretë n’tjetër vend.

Behari vjen tuj u zbukurue


Po na vjen sivjet, hej, hej
Ndigjo ti moj bukuri
Mu ke pusi dal e t’pres!

T’gjithë dit’t qi i ka motmoti


Të gjitha shkojnë tuj kja.
Ty të raftë nji pikë prej Zotit!
Sa kjofsh gjallë në këtë dynja!
_______________________________________
laik = ndëshkim, dënim (Zoti ty ta dhasht laikun)

352
126. Ti moj Shkodër, Shkodra jonë

Ti moj Shkodër, Shkodra jonë


Shumë djem t’ri ke qitë n’gyrbet.
I: Vend për vend moj tuj t’livdue
Për djem t’ri ka kenë kismet. :I

Djemt e ri moj janë habit-e


Nuk po dinë se kah me shku’
A do t’dalim ndoj herë n’dritë
Në dhe tonë për me shku’?

Penda n’dorë asht tuj m’u dridhë


Lot për faqe janë tuj m’shku’
U shkrina si bora n’diell.
Si s’u gjet derman për mu’?
_____________________________________
gurbet = mërgim

353
127. S’ka ma t’bukur se pranvera

I: S’ka ma t’bukur se pranvera


Çilin lulet gjithfare. :I
I: Ikën zogjët, e lanë çerdhen
Vijnë me gzu’mun si përher. :I

Ref.:
Hajde pra moj pranverë
Çilna zemrat si përherë!
Hajde pra moj pranverë
Na i mbush zemrat plot me erë.

Kanarinat e bylbyli
Se ç’po kndojshin pa ia da.
Në mes tyre marangjyli
Lule t’bukra ka shpërnda.

Ref.:
Hajde…

Nuk përshkruhet asnji herë


Sa gazmend ka njikjo stinë.
Çdo gja sillet kah pranvera
Jetë të lumtun na përtrinë.

Ref.:
Hajde…

354
128. Si hyri nusja na doli

I: Si hyri nusja na doli


Hajde xhanëm, peja xhanëm, marshalla! :I
I: Vetullat porsi gajtan,
Synin zi porsi filxhan,
Qerpikët me rrema,
Hajde yll e hanë! :I

Si hyri nusja na doli


Hajde xhanëm, peja xhanëm, marshalla!
Faqet kuq porsi shebojë,
Dhamt’ inxhi i paska n’gojë,
Flok’t si karaboja,
Hajde moj belhollë!

Si hyri nusja na doli


Hajde xhanëm, peja xhanëm, marshalla
Paska gjoksin si peshtah,
Bel e shpinë për marshalla,
Shtatin si selvi-e,
Po më shtjen n’gjynah!

___________________________________________
karabojë = ngjyrë e zezë e përgatitur në mënyrë të veçantë
gjynah, gjynaf, = mëkat, faj, gabim

129. Enterinë moj vizali

Enterinë moj vizali-e


Hajde moj!
Belin e hollë moj si qystek.
I: Kur t’më sillesh nëpër shpi-e
Hajde moj!
Ishalla do të marr erë! :I

Ti m’i meke moj sytë e mi


F’tyrën tande kur e shof
A je hanë moj a je di’ll?
Beja moj!
Avitu se nuk po t’njoh!

355
130. Njikët kangë që jam tuj knu’

Njikët këtë kangë që jam tuj’ knu’


Për ty moj vashë.
Dhe ti rrishe në dritare
Tuj ndigju’.

I: Memzi tuj kujtue


Kangën po ta qes.
Kurr s’kam me t’harrue
Jo kurr der sa t’vdes! :I

Vetun isha me kërku’


Derman me gjetë.
N’andërr pashë se kam gabu’
Në rrugë kam mbetë.

Në zor e në halle
Ty veç tuj t’kërku’.
Larg e larg në male
T’gjeta nër nji kru’.

Përbri kronit nën nji hije


T’nji lajthisë.
Aty ishe ti oj vashë
Tuj qendisë.

Mbamni mori kroje


T’hishme porsi zanë!
Ma freskoni gojën
S’pata shka me thanë.

356
131. Elif nur ola bre nur
O ku je lulja nda prej lules?
O se me ty shndrisin hanë e diell!
I: O ballin ma ke si bilur-e
O si zamak o qi çil në prill. :I

O unë e di se je insane
O faj s’t’kam pasë o moj dranofille.
Qysh se s’pari moj, t’pashë, zanë
E kishe pasë o zemrën me hile.

O zemra ashikut si gastare


O që prishet për nji gjysë fjale.
Pa u pajtu’ moj nuk ke qare
Se mirë e din o se sa t’kam dashtë.

132. Freski pranverore


I: Freski pranveret
Ka nisë me fry-e. :I
Lulet plot er-e
Janë tuj shpërthy-e.
Vjollcat në fusha
N’saksi zymylat
I: Ku k’ndojn bylbylat
N’djep t’dashunisë. :I

N’fusha kopshtije
Shifet pranvera.
Plot gjeth e hije
E lule t’reja.
Natyra knaqet
Dhe lulet qeshin.
Kur n’ shoqe ndeshin
N’shej t’dashunisë.

Çel vjollc’ n’kaçuba


Me t’bukrat ngjyra.
Lulet tub-tuba
Të qeshet f’tyra.
Pse ngjall pranvera
Nji hop blerimi.
Dhe në mu’ gëzimin
Sot e ka l’shu’.

357
133. Dranofillja lypte hije

I: Dranofillja lypte hije


Aman për me çilë. :I
I: Gjeth’t dalin file file
O sa erë të mirë. :I

Ref.:
I: Me lule tjera
Fillon me u përzi. :I
I: Ty moj dranofille e bukur
Hallin unë ta di. :I

Plot me vjollca nër kaçuba


E para del n’pranverë.
Mbi njat lule tuba, tuba
Të mbushin me erë.

Ref.:
O tubë e tubë
Të mbushin me erë.
Unë e para midis shoqesh
Se i baj n’pranverë.

Karajfili kryet ka çue


Thotë dhe unë kam erë
Drandofillen thotë e due
Shoqe e kam përherë.

Ref.:
Erën teme
Me ty e bashkoj.
Miqësinë me ty moj lule
Kurr nuk e harroj!

358
134. Lule s’pari vjollca nisi

Lule s’pari vjollca nisi


Ashik ngratin me kërku’
Ashik ngratin me kërku’
I: T’gjitha lulet qi harlisi
Nji nga nji tuj i kujtu’:I

K’ndo ti djalë që në vetmi je


Sonte natë që ka qëllu’
Sonte natë që ka qëllu’.
Kjan i mjeri porsi fëmij-e
Mend e zemër i ke ganu’.

Pra kush gjindet me m’ngushllue


Si kam vujt’ kam shku’ krejt dam
Si kam vujt’ kam shku’ krejt dam.
Dy-tri fjalë me ia diftue
Se në zemër ndry e kam.

359
135. Fëllanzë moj e bukra’ fëllanzë
I: Fëllanzë, moj e buk’ra, buk’ra fëllanzë
Fol çka ke që këngën o s’e ke fillu’! :I
Je mbush me meraz, po qan ditë e natë
I: Çke që kjan? Çke që s’k’ndon?
Zemrën time s’ma gëzon? :I (ma helmon)

Fëllanzë moj e buk’ra, buk’ra fëllanzë


Pse nuk çelë ti gojën e nuk nis me kndu’?
Vetllat pse i ke vra? Rrin e nuk ban za.
Çke që kjan? Çke që s’k’ndon?
Zemrën time s’ma gëzon
Pra mos kjaj, veç këndo!
Zemrën time ma gëzo!

Fëllanzë moj e buk’ra, buk’ra fëllanzë


Sot nuk pata fatin me t’nigiu’.
E buk’ra pranverë, k’ndo pra si përherë!
Çke që kjan? Çke që s’kndon’?
Zemrën time s’ma gëzon?

Fëllanzë, moj e buk’ra, buk’ra fëllanzë


K’ndo se kënga yte ka plot sevda!
Mos praj ditë as natë, për ashikt e ngratë.
Zanin tand gjithë ta ndij
N’male, fushë dhe lëndinë.

136. Si bylbylat në pranverë (2)


I: Si bylbylat në pranverë
Gjithfar kangësh je tuj kndu’. :I
I: Porsi sot unë asnjiherë
Rrij ndritare tuj t’ndigju’. :I
I: Tuj t’ndigju’, tuj këndu’. :I

Zanin tand me amëlsi


Rrij bylbyl tuj ta ndigju’.
Se te ti tash po vij fill
Me ty bashkë o me këndu’.
Me t’ndigju’, tuj këndu’.

Bylbyl kangën mos e ndal


Zanin tand me ambëlsi.
Se ti gardalinën ndjell
Se te ti tash po vjen fill.
Pra këndo e mos pusho!

360
137. Iptida moj lulja e allit

I: O iptida moj lulja e allit


Zemrën teme ç’ma ke therë. :I
I: Po t’baj be pashë sytë e ballit
Tjera kush t’mos marri erë. :I

Si ty lule erën e fundit


Drandofilles ia ka lane.
Pa ty s’mundem, asht e kotë
Zemra jeme veç ty t’don.

138. Në gjergjef vashë o tuj qenisë

I: Në gjergjef vashë o tuj qenisë


Dan, se je bija e efenis-e. :I

Ref.:
Ku m’je rritun lulja me erë?
Bukur-o, ndalu fol nji herë!

Ven shaminë xhamadan jeshil-e


Hije t’paska mori drandofile!

Ref.:
Ku…

Ven shaminë, xhamadan të kuq


Hiqe vashë se të bijka ngushtë-e!

Ref.:
Ku..

Ky jelek qepun prej dukati


Ah sikut t’a xhvesh, o unë i ngrati!

Ref.:
Ku m’je rritun, lulja me erë?
Bukur-o, sa të shof njiher-e!

361
139. Mori vjollca në muej t’prillit
I: Mori vjollca n’muej të prillit
Kur të pashë për t’parën herë.:I
I: Porsi lulja e drandofillit
Qi shpërthen n’t’buk’rën pranverë. :I

Pala e flokut të ka ra
T’paska zanë të buk’rin sy.
Hije bante pa ia da
Porsi lule në saksi.

Gusha jote menduhi


Buzën kuq porsi shebojë.
Dham’t të shndrisin si inxhi
Qi t’i mban e bukra gojë.
_______________________________________
menduhi - para me vlerë që vendoseshin në
hilallëkun e nuses
inxhi - margaritar, perlëe, rruza të shkëlqyeshme për zbukurim

140. Sa e kandshme vjollcë ti je (2)


I: O sa e kandshme vjollcë ti je
Me njat t’buk’rën ngjyrë!
Je e njomë, e blertë, e re
Kah ti t’tanë janë kthy’. :I
I: Me t’pas unë du’, me ty me g’zu’
E mos m’u largu’. :I

I: Unë e bukura nuk jam


Karajfil i bardhë
Porse erë të kandshme kam
E baj shej ma parë. :I

Ti mbretneshë o në pranverë
Je mbi t’gjitha t’tjerat!
Rrin e mshefun në bar t’blerë
T’ndihet larg era.
Me t’pasë unë du’, me ty me g’zu’
E mos me u largu’.

Unë jam nji lule e qetë


E baj shej në pranverë
Por gjithnji me erë të letë
K’naqi si përherë.

362
141. Ani ma ke shtatin si selvia

I: - Ani ma ke shtatin, vash-o si selvia!


- Qe besa djal-o si selvi e kam. :I
- O mori vashë, kur s’parit t’pashë
Mjeri sharrova gadi për krah t’rashë.
I: Ti kah kalove, zemrën ma shporove
Dhe ma nuk shërohet, po s’e shërove ti. :I

- Ani ma ke synin, vashë o si filxhani!


- Qe besa djal-o si filxhan e kam.
- Vashë, a s’ma falë, synin e zi?
Ta ruen ty djali si synin e tij.
Nuk shikoj yjet, nuk shikoj as hanën
Shikoj synin tand qi shëndrit ma fort se ato.

- Ani ma ke gojën, vashë o si kutia!


- Qe besa djal-o si kuti e kam.
- Vashë a s’ma falë, gojën njiherë?
Due ta shijoj, du’ me i marrun erë.
Dhe që për te me më thanë ti nji fjalë
Me m’thanë se të due, të due, more djalë!

363
142. Kanga e Gjyles (2)

Kur më flet me gojë moj Gjyle


Sa me t’shpejtë ma shton sevdanë
Aman, aman, mori sevdanë!
I: Për sumull qi m’ke në gjyle
Unë prej teje s’kam të ndamë
Aman, aman! :I

Ref.:
Lu’je moj lu’je shtatin, o bu bu!
Ta fala sahatin-e.
Lu’je moj lu’je shpinën, o bu bu!
Vera t’u baftë dimën-e.!

Me jelek me nji dallamë


Karajfil lule në ballë
Aman, aman, lule në ballë!
Kur m’a hedh qat kamb’ mbi shkall-e
Hajde moj s’më le derman
Aman, aman!

Lu’je moj lu’je kamën, o bu bu!


T’a fala dallamën-e.
Lu’je moj lu’je belin, o bu bu!
T’a fala qemerin-e.

Xhamadanin lara lara


Kur m’a veshë moj mbi jelek
Aman, aman moj mbi jelek!
Si t’ja baj e t’dal përpara?
E ta jap nji muhabet,
Aman, aman!

_________________________________________________
sevda = festë, gëzim, hare
qemer = 1. hark prej guri, tulle a betoni që vihet sipër dyerve, dritareve;
2. vend ku ruhen paratë, thesari; kuletë etj.
muhabet = bisedë, kuvendim

364
143. Bishtalecat palë e palë

Bishtalecat palë e palë


Ç’mi ke l’shue!
Ç’mi ke l’shue për ballë
I: Aman o për ballë :I
Aman-e, aman o për ballë!
I: Hajde moj Gjyle se kam sevda! :I

E kuqe porsi shebojë


Kur më flet-e!
Kur më flet me gojë
I: Aman o me gojë :I
Aman-e, aman o me gojë!
I: Hajde moj Gjyle, moj shebojë! :I

I: Sy, qerpik e gushë e faqe


Gjithë për bukuri. :I
I: Aman hi, ha ha
Gjithë për bukuri! :I
Aman, aman, aman-aman!

I: Syni yt porsi ullini


Vetullat gajtan. :I
I: Aman-aman hi, ha, ha
Vetullat gajtan. :I
Aman, aman, aman, aman!

365
144. Të gëzojmë se erdh pranvera

I: Të gëzojmë se erdh pranvera


Përsëri. :I
I: Përmbi t’gjitha lulet tjera
Bashkë me ty moj dranofille
Do të rri. :I

Tash sa kohë qi s’jena pa


Na të mjerët.
Mos të rrimë ma kështu tuj kja
Avitu o mori lule
Të marr erë!

Gonxhe t’bukra në behar-e


Kanë lulzu’.
Dashuni zemrën ma ngjall-e
Era jote mori lule
Kah të vjen.

Mos t’na shkojë moj dranofille


Kjo pranverë.
Bashkë me gonxhe gemin sille
Avitu o mori lule
Të marr erë!

366
145. Moj e vogël si floriri

O moj e vogël si floriri,


Aman, aman, aman-e!
O, përmbi hazna t’xhevahirit
Aman, aman, aman-e!
I: O për mbi ty shndrit’ hana e dielli.
Njashtu moj zylyfe,
Je mi shoqet tu’ja, more sy! :I

O me ditë ti sa fort të due,


Aman, aman, aman-e!
O sy e vetulla unë t’i due,
Aman, aman, aman-e!
O me kalem të zi janë shkrue,
Njashtu moj zylyfe,
Je mbi shoqet tueja, more sy!

O moj gërshetat fije ari,


Aman, aman, aman-e!
O hije t’bajnë midis ballit,
Aman, aman, aman-e!
O porsi hana si del s’parit,
Njashtu moj zylyfe,
Je mbi shoqet tua more sy!

367
146. Moj fëllanzë që rrin në kafaz

I: Moj fëllanz që rrin në kafaz-e! :I


Anmiku të ka zaptue, aman, aman
Anmiku të ka zaptu’!

Ndonse je mbushun me maraz-e,


Fillon kangën me këndu’ aman, aman-e,
Fillon kangën me këndu’.

Ikë fëllanza aman prej kafazit


Shkon në mal ku binte borë, aman, aman-e.
Shkon në mal ku binte borë.

Jalla u djegsha me vaj t’gazit!


Nuk të la pa t’shti në dorë aman,aman-e.
Nuk të la pa t’shti në dorë.

Hypi fëllanza maje malit


E këndon kangën e vet, aman, aman
E këndon kangën e vet.

Ashiku digjet o prej mallit


Prej marakut po pëlcet aman, aman-e.
Prej merakut po pëlcet!

147. Në kafaz të kanë zaptue

I: N’atë penxhere mbas kapakut


Kishte ndejë nji vajzë e re. :I
I: Mos i ven vesh fjalëve të hallkut
Ata flasin keq për ne. :I

Në kafaz të kanë rrethue


Si bylbyli në pranverë.
Nuk kam krah me fluturue
Me t’i pa moj sytë njiher.

N’andërr jam në gjum të parë


F’tyra jote m’bjen ndërmend.
Kur fillon gjumi me m’dalë
Çili sytë e s’shof kërkend.

368
148. Iptida du’ me fillue (2)

Iptida du’ me fillue


I: O se m’ka zanë i ziu marak-e. :I
Në ma daç moj hatrin mue
I: O tjetër kend mos k’qyr aspak. :I

Ref.:
I: S’ma din kush hallin qi kam
Dhe u dogja për së gjall’.
U shkrina si bora n’mal
Begenis fole nji fjalë! :I

Edhe unë s’jam kujtue


Se e ka marrun vesht jot amë
M’çove fjalë se jam idhnue
Po ta qes moj njikët’ kangë.

Kanga t’dal e t’marrë dynjanë!


E gjithkush ka me ta kndu’.
Lutju vet moj bijë sat amë
Le t’na thrrasin me u pajtu’.

__________________________________________
hatër = përkrahje a mbrojtje që i bëhet me anësi dikujt
begenis = me pranue, me pëlqye
dynja = botë

369
149. Nji tubë dranofille po të çoj

O nji tubë dranofille po të çoj


Nji peshqesh për dashuni.
Aman nji peshqesh për dashuni.
O me k’to lule po t’diftoj
Se në zemër më ke hi.
Aman se në zemër më ke hi.
Ref.:
I: O se ç’po m’grin e po m’copton
Mikun tand në vorr po e çon. :I

O k’tyne luleve dijau hallin


I: E shikjoji me sy tuj kja. :I
O merri erë se t’largojnë mallin
I: Për në paç ndopak sevda. :I

Ref.:
O thu’j se miku, miku m’i ka çu’
E me lot du’ me i vajtu’!

O lot’t prej syve jam tuj derdhë


E s’më ka mbetë as pikë gjakut.
O porsi dranofillja e verdhë
Jam i terun-o prej marakut

Ref.:
O se maraku yt o më ka lodhë
Je e kuqe porsi mollë!

370
150. Karajfil në kodër

Karajfil në kodër,
Dranafill në kodër,
I: Vajzë e mirë në Shkodër,
Mollë e vogël-o! :I

Karajfil në vijë,
Drandofill në vijë,
Emnin s’po t’a di-e,
Mollë e vogël-o!

Karajfil në bahçe,
Drandofill në bahçe,
Zemrën ma kënaqe,
Mollë e vogël-o!

Karajfil në kashtë,
Drandofill në kashtë,
Qite plakën jasht-e,
Mollë e vogël-o!

Karajfil në prrue
Drandofill në prrue.
Të marrsha për grue
Mollë e vogël-o!

151. M’i gëzofsh pesëmbëdhjetë pranvera

I: Perëndia ka premtue
Pesmbëdhjetë vjeç ti me u feju’. :I
I: Moj e vogël unë të due
Prej teje mos me u largu’. :I

Ref.:
I: Po pse, pse moj bukuri
Kemi ndodhun jabanxhi? :I

Flokët tua moj kaçurrela

371
Përmbi ballë hije të bajnë.
M’i gëzofsh pesmbëdhjet pranvera!
Moj e bukur porsi zanë.

Ref.:
Po pse…

Vet’lla e sy me gjithë qerpik


Kush i shef moj ban çudi.
Se unë ty t’jam ba ashik
Po të lutem o moj nuri.

Ref.:
Po…

Pra me kaq po e mbyll kangën


Po të them mos me m’harru’.
Të lutem mos ma merr anën
Tue e ditë se sa të du’.

Ref.:
Po…

372
152. Bylbyli në pranverë

I: Ti bylbyl-o në pranverë
Gjithfar’ kang’sh ti nisë me kndu’ :I
I: Porsi sot ti asnjiherë
Jonet tueja i ke ndrru’ :I
I: I ke ndrru, tuj këndu’. :I

Zanin tand në ambëlcim


Gjithnji vjen tuj e shpeshtu’.
Lule m’lule në agim
Vjen bylbyl ti me pushu’
Me pushu’, tuj këndu’.

Kanarinën bylbyl ndjell


N’gem t’limonit qi po k’ndon.
Se ti tash po vjen fill
Me za tand e ambëlcon.
Ambëlcon, nisë e kndon’.

Kanarinë e gardalinë
Bylbyl ty vendin ta l’shojnë.
Me ty bashkë ulen edhe rrinë.
Nisin kangën e këndojnë
E këndojnë, kurr s’pushojnë.

373
153. Tash ka çilë pranvera

I: Tash ka çilun-o pranvera


E gjithçka asht’ zbukuru’ :I
I: T’gjitha fletët tueja t’blera
Moj lule i ke mbushë për mu’.

Ref.:
I: Hajde moj lule
Çilu menjiherë
Mos rri kryeulun’
Sot na mbushë me erë. :I

Mos rri mpitas’ pra moj lule


Edhe mbushu plot me fletë.
Mos rri pra me kryulun’
Çili gonxhet pra e qetë

Ref.:
Hajde…

Ti moj lule sot gëzoju


Çili gonxhet me shpejti.
N’gjeth e n’lule krejt ti mloju
Çilu, çilu, plot madhni.

Ref.:
Hajde…

374
154. Ma ke gishtin për unazë
I: - Oh ma ke gishtin, bash-o për unazë! :I
- Qe besa djal-o, për unazë e kam-e
Vallahi djal-o, nana ma ka ba-e
Bilahi djal-o, unë në gisht e kam-e!

Ref.:
- O hiqmu sherr o prej meje
Se mi lu’jte mend’t-o prej kreje!

- Oh, mi ke faqet kuq-o porsi molla!


- Qe besa djal-o kuq si molla i kam-e!
Vallahi djal-o nana mi ka ba-e
Bilahi djal-o, sytë e zi i kam-e!

Ref.:
O…

- O ma ke gishtin, bash-o rrush të zi-e!


- Qe besa djal-o, fort ma ke lakmi-e
Vallahi djal-o nana ma ka ba-e
Bilahi djal-o, s’mundem me t’i dhanë!

Ref.:
- O…

155. Syn’ e zi si mereqepi


Syn’ e zi si mereqepi
Vetullat zinxhir,
Aman, aman-e, aman-e!
I: Kur del vajza prej mejtepit
O, o fol o gur, o xhevahir! :I

A të kam moj sy filxhane


Mos ban k’shtu se s’vi,
Aman, aman-e, jo xhane!
Vjen nji vakt qi bahesh pishman
O, o besa-besë nuk t’ban dobi.

A t’kam thanë moj bukuri


Je ma e buk’ra e zanave?
Aman, aman-e, aman-e
Se t’ka ra nji hijeshi
O, o, je e lehtë si flutur-e!

375
156. Asaman moj lulja e allit

I: Asaman moj lulja e allit


Zemrën teme ma ke ndezë. :I
I: Të baj be pashë sytë e ballit
Tjera kush mos t’marrin erë. :I

O , mi gjithë shoqet unë të zgjodha


N’zemër teme t’majta n’dry.
Pa ty jeta asht e kotë
Nuk të ndrroj për k’ta dy sy.

O, mori vashë ti plot me naze


Bishtalecat m’i ke l’shu’.
Ma mushë zemrën me maraz-e
Sy e vetlla unë t’i du’.

376
157. Marshalla bukurisë sate
I: Marshalla bukurisë sate!
Hije e randë të paska ra, nuri! :I
Balli jot rreze të bante
Tuj të thanë moj: - Marshalla!

Ty o me gisht moj të kam damun


Je nji yll qi del n’sabah.
Rri t’shikjoj me sy tuj kjamun
Tuj të thanun: - Marshalla,
O marshalla nuri!

Unë t’shikoj, ti me gojë s’më flet


S’më ban zemra me t’shikju, nuri!
Ti e din mirë se hatri m’jet
Kur m’thue: - Djalë s’je fat me mue!

Unë mirë hatrit i kujtohem,


Kur m’zuni ky taksirat.
Kastanile moj s’të afrohem
Por prej s’largut t’baj itat
T’baj itat, nuri!

Pashë gjezdinë qi m’ke si flutur


Venja veshin mori dritë!
Ti e din mirë mori gushë-bukur
Kangën tande jam tuj qitë,
Jar, jam tuj qitë!

Je nji xhind qi m’ke shitue


Mend’t e mia mi ke tretë
M’teret ftyra tuj t’shikjue
E s’po m’pyet se ç’hall m’ka gjetë
Se ç’hall m’ka gjetë, nuri!
Vetvedin për ty e bora
E s’po di moj se ku jam.
Prej zemret të zemrës t’hoqa
Pse je e bukur faj s’të kam!

Xhevahir t’ban kjafeti


Ty Allahu t’ka goditë.
Dija moj kimetin vedit
Si ke le njashtu je rritë
O marshalla, nuri!

377
158. Më shkoi lala në Tiranë

I: Oh, më shkoi lala,


Më shkoi lala në Tiran-e :I
I: Me i ble Minës nji shall të gjanë, aman, aman. :I

Ref.:
Vishu mirë për shoqëni, aman, aman!
O si t’ja baj hallin se di aman, aman!

Oh, më shkoi lala,


Më shkoi lala n’Elbasan-e
Me i pru Minës xhamadan, aman, aman!

Ref.:
Vishu…

Oh, më shkoi lala


Më shkoi lala në Berat-e,
Me i pru Minës nji sahat, aman, aman!

Ref.:
Vishu…

Oh, më shkoi lala,


Më shkoi lala n’Itali-e
Me i ble Minës nji shami, aman aman!

Si t’ja baj hallin s’e di, aman, aman


Më shkoj jeta n’terr të zi aman, aman!

378
159. Krisi topi

Edhe krisi topi,


Djal-o gjëmoi deti aman!
More thanë se doli,
Djal-o Mullabegu, aman!
Oh, kah po vinte,
Djalo prej Balldrenit
More n’atë Zadrimë,
O na u ba o kjameti, aman-e!

More Mullabegu,
Djal, po çon fjalë
- Del Brahim-o
Ndaç o me dal, aman!
Oh, sa ta çoj o kalin me shalë
More n’atë Zadrimë
Po duem me dalë aman-e!

Edhe more i biri,


Djal-o i Pistullores aman
More kaq i vogël,
Trim-o kah na dole, aman?
Oh me Brahimin
Djal-o ç’u rrethove
More kullën pa gjak, djal
Nuk e lshove’ aman-e!

379
160. Kur më flet me gojë moj Gjyle

Kur më flet me gojë moj Gjyle,


Hije t’ka moj marshalla!
Aman, aman o marshalla!
I: Për sumbull që m’ke në xhybe
Unë o prej teje s’kam të ndamë,
Aman, aman! :I

Ref.:
Hajde, hajde, hajde o bu bu
Ku të kam moj mollë e ftu’?
Hajde, hajde, hajde bej aman
Ku të kam moj sy filxhan?

Xhamadanin lara lara


Enterinë moj vizali.
Aman, aman, moj vizali.
Kur më del mori përpara
Më dukesh porsi hyri
Aman, aman!

Ref.:
Hajde, hajde, hajde bukuri
A s’ma falë moj syn’ e zi?
Hajde, hajde, hajde bej aman
Mollë e kuqe ku të kam?

Sytë e zezë porsi ullini


Dhamb’t e bardhë porsi elmaz,
Aman, aman, aman porsi elmaz!
Porsi lule jasemini
Belin e hollë porsi unazë,
Aman, aman!

Ref.:
Hajde, hajde, hajde se të du’
Se ti je lule për mu’
Dranofille moj fisligen, aman
Se m’je rritë si mollë në gem.
_____________________________________
enteri - veshje e sipërme prej pambuku, e thjeshtë ose me vija
elmaz – gur i çmueshëm

380
161. Çou moj vashë e dil në derë

I: Çou moj vashë e dil në derë!


Se me ty do t’flas njiherë. :I

Jarnana, e jarnane
Flet ashiku me vashën-e.
O me vashën-e, me syzezën-e
O belhollën-e gushëbardhen-e!

Çou moj vashë e del në derë!


Karajfil lule me erë.

Jarnanana, e jarnane
Oh ta preksha moj synin-e
O synin e zi sikur flakë e ki
Qerpikët me gem, zylyfet me rrem.

Çou moj vashë e del në xham-e!


Vesh jelek e xhamadan-e!

Jarnana, na, jarnane


Flet ashiku me vashën-e.
O me vashën e me syzezën-e
Me belhollën e kuq si mollën-e.

381
162. Kur të pashë moj lule

Kur të pashë moj lule


Porsi hana s’parit.
Oh sa m’ke pëlqy’!
I: E bukur si zana e malit
Në zemër më ke hi. :I

Ref.:
I: Afro mori vashë,
Zemra po të pret!
Afro, afro
Të du’ për jetë! :I

Me ato sytë e shkruem


Kur më del përpara
Sa fort më gëzon!
Fol e qesh t’u dhasht e mbara
Moj lule shebojë!

Ref.:
Afro…

Me ata flok’t e verdha


Porsi fije ari.
L’shue për bukuri
Si lule që çil behari
M’japin lumtuni.

Ref.:
Afro…

382
163. Shum pranvera po kalojnë

I: Shum pranvera po kalojnë,


Rri e vuej prej k’saj sevdasë. :I
I: Po zemrat na t’i bashkojmë
Prej dashnisë, n’dashni me ra. :I

Ref.:
Dashnori yt përherë t’kujton.
Ti me atë za e përqafon.
I: Hajde, hajde moj vogli’
Se me ty kam ra n’dashni. :I

Kangë e valle plot dashni


Emnin kam me t’ thirrë pranverë.
Të kujtoj me melodi
Drandofille plot me erë.

Ref.:
Dashnori…

Syni jot si qelibar


Të shëndrit faqet që ke
Flokë e gushë t’shëndrisin si ar
Drandofill i bukur je.

Ref.:
Dashnori…

383
164. Si dukat i vogël je

I: Si dukat i vogël je
Hajde shpirt e rri me ne. :I
Na ka dalë nji gonxhe e re
Era karajfil po i vjen.

Ref.:
I: Hajde, cakrroma gotën!
Mos më len si të vorfën, hajde! :I

Kur ma luejshe shtatin,


Ma shtojshe marakun.
Iku nata, zbardhi dita
S’e shikojmë sahatin.

Ref.:
Hajde…

Letrat kur m’i çojshe


Marakun ma shtojshe.
Karajfil ty të vjen era
Na ka dalë nji kangë e re.

Ref.:
Hajde…

384
165. Si t’kam dashtë moj unë ty

I: Si t’kam dashtë moj unë ty


Askërkush moj nuk e din. :I
I: Nuk të ndërroj moj unë ty
Se në zemër të mbaj mbyll në dry! :I

Hajde drandofille,
Hajde plot me erë!
Sa bukur m’ke çile,
Hajde të marr erë!
I: Hajde pra mori vashë
Besën ty ta dhashë! :I

Sa herë rrugës kur të ndeshi


Ndalu pak e fol njiherë.
Ti më flet e unë qeshi
Se më ngjan si luleverë.

Ref.:
Vene pra shaminë,
Vene midis ballit!
Mori shtat selvi
Mori lulja e allit.
Vene pra hyrije
Se të paska hije!

Sa bukur dukesh n’pranverë


T’gjitha shoqet t’kanë zili.
Edhe unë tuj t’kqyr’ përherë
Si nji lule në saksi.

Ref.:
Drandofille e kuqe
Oh sa kenke rritë
Mori buzëburbuqe
Tuj u rritë përditë.
Hajde pra hyrije
Se të ka hije!

385
166. Tri vjet që u deshtëm bashkë (version)

I: Tri vjet që u deshtëm bashkë


Du’ me t’diftu’.
Dashninë qi kena pasë
Mos me e harru’. :I

Ref.:
I: Mos më qesh mahallë e re!
Se t’qes flokun lule n’ballë.
Se unë jam nji vajzë e re
Qi shëndritë moj nji mahallë. :I

Shoqet më thonë përditë


Kur del në pus për ujë.
Pse rrin tuj m’u goditë
Tuj ju ba pasqyrë gjithkujt.

Ref.:
Mos…

Dashninë qi kem pasë bashkë


Mos me e harru’.
Qysh t’vogël të kam dashtë
Moj prap të du’.

Ref.:
Mos…

386
167. Pse më len në këtë zanan
I: Pse më len në këtë zanan?
Tuj e ditë se unë të du’! :I
I: Merhamet t’u bofsha kurban
Begenis e fol me mu’. :I

Dhambët tu porsi biluri


Të kriju’m prej Perëndisë.
F’tyra jote ndrit si nuri
Zemra m’digjet prej dashnisë.

Syn’i zi porsi filxhani


Mori dranofillja e bardhë.
Vetullën porsi gajtani
Të lutem ma ban hallall.

Na po dahna more sy
Por zemrat s’po mund t’i dajmë
Kur më bjen ndërmend për ty
Sytë e mi mbushen me vaj.
____________________________________________________________
merhamet = mëshirë, pranim, falje
zanan, zandan = burg, ngushticë, gjendje e pashpresë

168. Sa bukur vjen pranvera


Oh sa bukur vjen pranvera
Dhe natyra çeli.
Çelin lulet çelin gonxhet
Oh sa bukuri!
Çelin lulet çelin gonxhet
Oh për dashuri.

Ref.:
I: Zemrën se ç’ma more
Shpirtin ç’ma qetësove
Knaqem kur t’shikoj-e
Hajde! :I

N’bahçe tande kur kaloj


Shoqet t’kan zili.
Çel si lule çel si gonxhe
Oh për bukuri
Çel si lule çel si gonxhe
Oh për dashuri!

Ref.:
Zemrën…

387
169. Karajfili e dranofilli

I: Oh, sa bukur paske çilë


Tash qi erdh pranvera. :I
I: Shoqja ime dranofille
Je mbi shoqe tjera. :I

Ref.:
I: Sa herë t’shof me sy
Mbushem me gëzim. :I

Mbasi doli tash pranvera


Dhe natyra çili.
Përmbi t’gjitha lulet tjera
Je ti, karajfili.

Ref,
Sa…

Për të kuqen ti na flet


Me gonxhe rrethue.
Drandofille unë të gjeta
Pra ti je për mue!

Ref.:
Sa…

170. I kam hypë vaporrit


I: I kam hypë vaporrit
Po më çon avash. :I
I: Tuj mendu’ për lulen teme
Lulen kujt ia dhashë. :I

Lulen ia kam lanë


Nanës amanet.
Le t’ma ru’jn e le t’ma k’qyrin
Si bijën e vet.

Lulen ia kam lanë


Babës amanet.
Le t’ma ru’jn e t’ma k’qyrin
Si shpirtin e vet.

388
171. Këpucët me meste

I: Këpucët me meste, t’i kam ble me teste. I


Kjajma, hallin tim-e, pupulakja jeme!
Hajde pupulake, me çuka në faqe
Hajde moj hyrije, se pa ty s’mund t’rri-e!

Këpucët me tela, si barka me vela


Kjajma, hallin tim-e pupulakja jeme!
Hajde pupulake , me çuka në faqe
Hajde moj Hyrije , se pa ty s’mund t’rri-e!

Këpucët me nyja , t’u thafshin të dyja


Kjajma, hallin time-e, se kam mbetë jetime!
Hajde pupulake, t’puthi gushë e faqe
Hajde moj Hyrije, se pa ty s’mund t’rri-e!

Këpucët me maja , ti ka sjellun daja


Kjajma, kjajma hallin-e , pupulakja jeme
Hajde pupulake , me çuka në faqe
Hajde moj Hyrije , se pa ty s’mund t’rri-e

_____________________________________________

pupulake = me trup të shëndoshë e të ngjeshur, topolake

389
172. Ti në kumbull, unë në kumbull

I: Oh, ti në kumbull lale, unë në kumbull


O xhamadanin me nji sumull. :I

Ref.:
O, o hajde pra!
Të ka lala për sevda
Kjo sevda, sevdaja e shkretë
Të kam ru’jtë si mollë në xhep,
Aman, aman, aman-e!

Oh ti në fik-e lale unë në fik-e


O shoqishojt jem ba ashik-e.

Ref.:
O,o hajde…

Oh ti në mollë lale, unë në moll-e


O i lumi unë lale, për ty belholl-e!

Ref.:
O,o, hajde…

Oh, ti në man edhe unë në man-e


O, un-e ty t’jam ba jaran-e!

Ref.:
O,hajde…

390
173. Edhe baba po m’bërtet
O edhe baba po m’bërtet-e
I: Kurr prej teje s’kam o të ndamë! :I
Oh! Ndër du’r tueja du’ me vdekë
I: Syt’ e tu moj du’ me më kja. :I

Ref.:
Hajde moj, peja moj
Hajde, hajde dal o ngadal!
O porsi hana qi ban me dalë
I: Si dielli qi shndritë dynjanë :I

O nuk mund t’rri moj pa të kqyrë


Se m’djegë zjarmi i ashiknisë.
Oh! lija qi t’ka ra në f’tyrë,
Porsi kokrrat e inxhisë.

Ref.:
Hajde…

Oh me at shtat moj si selvia


Më varrose për së gjallë.
Oh, ty të rashin namtë e mia!
Kurr unë ty s’ta boj hallall!

Ref.:
Hajde…

174. Mu te shtylla, te hajati


I: Oh, mu te shtylla, moj lale
Te hajati. :I
I: O, po vjen goca moj lale
Si dukati! :I

Oh, mu te shtylla moj lale


Me gëlqere.
O, po vjen goca moj lale
Bojë esmere.

Oh, dalngadalë o moj gocë


Mos u ngut-e!
O, kambë e du’r o moj gocë
Ç’mi këpute!

Oh, mu te shtylla, moj lule


Bri shtëpisë.
O m’u dogj zemra moj gocë
Prej dashnisë!

391
175. Djalë i ambël, djalë i dashun

Djalë i ambël, aman, djalë i dashun


T’pata zanun dikur mik.
I: Aman, dikur mik. :I
I: Tuj kujtu’ se kam me t’pasun
O besnik. :I

Besnikria don me thanë


Tjera kend mos me shikju’.
I: Me mbajtë besën qi m’ke dhanë
Kur jem dashtë e jem bashku’. :I

Tash po shof, aman, o unë e mjera


Se fillove me m’largu’.
Aman, me m’largu’
S’je tuj m’dashtë si tjera hera
M’ke harru’!

Të gjykoftë moj, aman, Perëndia


Paske pasë besën me rrenë.
Aman besën me rrenë.
Fjala jote dhe dashnia
Hiç kurgja nuk paskan kenë.

392
176. Ku po shkon moj kuqëloshe

I: O ku po shkon moj kuqëloshe


Rrugës me shpejti?
Kaçurrelin qi m’ke n’qoshe
Oh ç’ta kam zili! :I

I: O ndalu pak se kam nji fjalë!


Me ty vashë me bisedu’.
Kaçurrelin qi m’ke n’ballë
Du me t’thanë moj se të du’. :I

O ku po shkon mori kuqëloshe


Porsi pranverë?
Dy tri fjalë me i folë unë dojshe
Moj e bardha verë.

Oh ku po shkon moj vashë e bukur


Rrugës tuj shikju’.
Me shpejti moj porsi flutur
Rrugës tuj këndu’.

393
177. Marshalla moj bukuri

I: O marshalla moj bukuri


Gonxhe s’parit!
A s’mi falë moj sytë e zi
Sytë e ballit? :I

Se ti je nji lule për sevda


Mori lule, lule alli
Mbi t’gjithë shoqet të kam da
Moj vjollcë beharit.
I: Qysh se t’pashë unë menjiherë
Paç dëshirë me folë me ty
Si ma e buk’ra në pranverë
Mori sy! :I

F’tyra jote e bukur si pranverë


Ndritë si hanë.
Vjollcë e burkur si përherë
Je si zanë.

Se ti je nji lule për marak


Nëpër bahqe gjindesh rrallë.
Marshalla porsi zambak
Mori lulja me shumë mallë!
Je nji lule përmbi t’tjerat
Qi çilë shpesh porsi kunorë
Me ty shej ban sot pranvera
Mori mollë!

394
178. Dasho Shkrelit

N’mes t’pazarit ç’u ba nami!


Ç’u tund toka e u dridh shkambi!
I: Hidhet Dashja nji djal shkodran
Seç po pret dyzet nizam! :I

Ç’po del pasha n’derë t’kalasë


E ka mbledhë gjithë tevabinë:
- Ç’asht ky burrë, ç’asht ky azgan,
Qi po pret’ po ban kërdinë?

Dil pra pashë e hiq taganin!


Del e shif si bahet bejleg!
Mbidh kto’ krena çoja sulltanit!
Thuej: - Shqiptari s’t’len të qetë!

S’t’len të qetë se jemi bij dauleti


Jem stërnipat e Skenderbegut.
Kemi lindur nga kjo tokë
E gjithmonë do i dalim zot!

Dasho Shkreli trim si zana


Si drangue e bani nana
Ky vigan ky sokol djalë
Zemër flakë zemër shqiptar.
____________________________________________
tevabi = njerëz që shoqërojnë nga afër një personalitet
daulet = shtet, pushtet
bejleg = dyluftim

395
179. Nëpër fusha, ndër kodrina

I: Nëpër fusha, ndër kodrina


Rri pra bylbyl me t’ndigjue. :I
I: Ke zanë vend ti n’k’to freskina
E s’po din kurr me pushue. :I

Je nji zog ma i shtrejtë nër tjerë


Je plot kangë e melodi
Porsi lulja që m’çelë pranverë
I mbushë bahçet-o bukuri.

T’gjitha bahçet i kërkova


Për me gjetë folenë ku rri-e.
N’hije t’tanden ula e pushova
E m’u mbush zemra plot gëzim-e.

Shpejt pra vash ti kenke rritë


Ku s’qëllova unë pranë teje
S’do t’largohem kurr, as ditë
Por gjithmonë do t’jem pranë teje!

396
180. Kur p’rendon dielli
Mbeta gjithë ditën hijeve
Se m’thanë në hije rri.
Etjen e shova krojeve
Krojeve ku pin ti.
Flaka ju raft-o hijeve!
Qi s’mujtën me m’fresku’
Turbull asht’ uji i krojeve
Se etjen s’ma kanë shu’.

Ref.:
I: Po t’jemi bashkë ne të dy
Do t’na shikjojnë me zili.
E do t’na flasin ndër sy
Sa duhemi unë e ti. :I

Kur prendon dielli majave


Dhe muzgut rrugë i l’shon.
Sa kandshëm iu th’rret deleve
Kur stanin nisë e i l’shon.
Besa u mërzita majave
Gjithë ditën kep e n’kep.
Kur zanin ju lshoj’ deleve
Pse ti përgjigjen s’jep?

Ref.:
Po t’jemi bashkë…

181. Kanga e Hatixhes


Ani na u mshef cuca moj Hatixhe
Ani ra në mal-e.
I: E bardhë po m’dukesh moj Hatixhe
Si bora n’Moravë. :I

Njato’ faqe tua moj Hatixhe


Kuq o në bojë gjak-e
Mos më len pa m’marrë o moj Hatixhe!
Ani se jam pojak-e.

Kjo fytyra jote moj Hatixhe


Kuq o si qershia.
O s’e len baca moj Hatixhe
Pa të çu’ te shpia.

397
182. Xhamadani kuq si gjaku

I: Xhamadani kuq si gjaku


Kuq si gjaku. :I
I: Ta qenisa prej maraku. :I

Fije fije me gajtan


Me gajtan-e.
Ojna ojna për sevdanë.

Dil në derë të shikoj pak!


Ta qenisa për merak.
Sa ta shof si t’rrin në shtat
Hajde djalo të rrimë pak.

Xhamadani…

Fije…

Dil…

398
183. Yll i bardhë , djalë i dashtun

Yll i bardhë aman, djalë i dashtun


T’pata zanun dikur mik,
I: Aman dikur mik. :I
I: Tuj kujtu’ se kam me t’pasun
Shumë besnik. :I

Ref.:
Besnikria don me thanë
Tjera kend mos me shikju’
I: Me m’ajtë besën qi m’ke dhanë
Kur jem dashtë e jem bashku’. :I

At’herë besën aman, kur ta mora


Unë e mjera kesh gëzu’,
Aman kesh gëzu’
Tash po shof se keq u bora,
M’ke harru’.

Ref.:
T’pata zgjedhë përmbi shokë tjerë
Oh sa i dashun qe për mu’
Karajfili se ç’ka çelë
Zemrën ti ç’ma ke ganu’

Si t’ja baj djalë, aman, unë e mjera


Si do t’rri unë pa ty,
Aman unë, pa ty.
Më shkuen poshtë shtatmbëdhet’ pranvera
More sy.

Ref.:
T’pata…

______________________________________
ganu = lëndu, plagu

399
184. Fëllanzë moj e buk’ra fëllënzë (2)
I: Fëllanzë, moj e buk’ra, buk’ra fëllanzë
Fol çka ke qi kangën se ke fillu’ ?
I: Je mbushë me maraz
Qi t’kan n’dry n’kafaz. :I
Ç’ke qi kjan, ç’ke qi s’k’ndon?
Zemrën time ma gëzon.

Fëllanzë, moj e buk’ra, buk’ra fëllanzë


Tash nuk ka kafaz që t’mban mbyllë ty.
Në t’buk’rën pranverë
K’ndo prap si përherë.
Pra mos qaj, veç këndo!
Zemrën teme ma gëzo!

Fëllanzë, moj e buk’ra, buk’ra fëllanzë


K’ndo se kanga yte nuk ka të ngja.
Mos praj ditë e natë
Për ashik’t e ngratë!
Zanin tand t’gjithë ta ndijnë
Mal e fushë edhe lëndinë!

185. Po ta marr kangën me saze


I: Po ta marr kangën me saze
Kabahatin me ma falë. :I
I: Je e bukur me shumë naze
Me gojë flet si papagall. :I

Pse gjithë rrugës shkon me çadër?


Floku i zezë t’ka ra mbi sy.
Si s’të pata aqë hazër
Sa me folë njiherë me ty?

Po t’kallxoj syzezja ime


Mu’ m’ka lodhun vetmia.
Se ç’na bani mynafiku
Veç të morri kojshia.

Faqet kuq porsi sheboja


Kur më shkon porsi aga.
Fol moj vajzë mos t’dhamin goja
Se me shtine ne gjynah.
____________________________________________
kabahat = faj, gabim

400
186. Si vjen devri vjen zemani

I: Si vjen devri vjen zamani


Për me u nda moj për së gjallë. :I
I: Shumë hallet qi kam, insani,
Të lutem m’a ban hallall! :I

Ç’na çudite moj hyri


Si më merr malli me t’pa.
Të shkoi moti n’terr të zi-e
Shumë gjynahe paske ba.

N’andërr jam në gjum të parë


F’tyra jote m’bjen ndër mend.
Kur filloi gjumi me m’dal-e,
Çili sytë e s’shof kërkend.

Në kafaz të kan zaptue


Si bylbylin në pranverë
A s’ke krah me fluturue
Sa t’i shof moj sytë nji herë.

Porsi flutur shkon e vjen


Kërkund çift s’mujta me t’gjetë.
Si skyfteri kur m’shikjon
Me ato vetlla çark e shigjetë.
__________________________________________
zaman = kohë, epokë, moshë
insan = njeri

401
187. Unë jam lule dimnore
I: Unë jam lule dimnore
Porsi nji pranverë. :I
I: Mundesh djalë me m’marrë për dore
Porse nuk kam erë.:I
Aman, porse nuk kam erë. :I

Di se thirresh lule topçe


Dhe pse erë nuk ke.
Gjindesh rrallë nër bahçe, kopshte
Por e bukur je, hajde
Por e bukur je.

Unë jam nji lule e rrallë


Qi shpesh m’majnë në dorë.
Porse jam-o për beqarë.
E m’thonë luleborë
Aman, e m’thonë luleborë.

188. Iptida du me fillue (3)


Ipdida du’ me fillu’,
Zemra jeme pikon gjak.
I: Nuk kam mujtë me ta diftue, aman
Tash sa kohë qi kam marak. :I

Ref.:
Moj fëllanzë e malit, e malit, e malit
Banja qefin djalit, e djalit, e djalit!
Moj fëllanzë e fushës, e fushës, e fushës
Banja qefin dushës, e dushës, e dushës!

Ka me t’ra ndërmend për mu’


E me vedi ke me thanë:
- Njat’ ashik prap do t’a due, aman!
Për njat’ besë qi ja paç dhanë.

Ref.:
Moj fëllanzë…

M’i kjaj mirë hallet e mia


Vjen maraku tuj m’u shtu’
Me dit ti se ç’asht dashnia, aman
S’kishe kaq fort me m’mundu’.
_________________________________________
dushë = shpirt, e dashur

402
189. More krisi topi (2)

More krisi topi, djalë, gjëmoi deti


More thonë se doli, djalë, Mulla Begu.
Oh kah po vinte o prej Balldrenit.
Oh në Zadrimë na pret o Seferi,
Aman, aman-e!

More Mulla Begu djalë po çon fjalë:


- O del Brahim, o ne daç me dalë!
Oh sa ta çoj o atin me shalë
Oh në baden të marr për djal-e,
Aman, aman-e!

Oh ç’u dogje Brahim ç’u dogje!


Aman si bylbyli n’ato shtogje,
Si peshku n’furrë u poqe,
Kullën pa gjak nuk e lshove!

More ti i biri, djal’ i Pistullores,


More kaq i vogël trim kah n’a dole?
O me Brahimin ç’u rrethove!
Kullën pa gjak nuk e lshove!

190. Nuk kam hak me t’dashtë ty

Oh nuk kam hak me t’dashtë unë ty-e.


O mu’ të mjerin më zu sevdaja.
I: Aman kur baj e t’shikjoj me sy-e
Oh fol moj vashë se m’u zu dynjaja. :I

O çuni qafën o si qafuri


O gushën bardh o si biluri.
Aman, jeretisë kenke prej nurit!
Oh, fol moj vashë, t’u shtoftë nuri!

O jelek sadef me merxhana


O inxhitë n’qafë moj të bajnë dritë.
Aman, balli yt shndrit si hana
Vet Perendia t’ka goditë.

403
191. Me vjollca lule kurr s’u ngina

I: Me vjollca lule
Kurr o s’u ngina,
Në këtë të buk’rën dynja. :I
I: Nji drandofill në xhep e shtina
E prej tij s’dita m’u nda. :I

Me kanarina , me gardalina
Dhe me bylbyla paç sevda.
Kurr e kurr me t’a su ngina
Por gjithmonë kam pasë sevda.

192. Çka ke djalë qi je habitë

Çka ke djalë qi je habit-e


E shkon rrugës tuj mendu’?
I: Tuj u rritë dita për ditë
Gjithnji vjen tuj zbukuru’. :I
Dita për ditë e tuj zbukuru’.

Për pa i mushun njizet vjet-e


Nuk di djal se çka me t’thanë.
Se me ty s’kam muhabet-e
S’ta diftoj hallin qi kam.
Hallin qi kam, e s’mundem me ta thanë.

Ti je fllanzë qi rrin ndër male


E këndon veç në pranverë.
Po të them moj lule alle
Afrohu sa të marr erë.
Të marr unë erë, në t’bukrën pranverë.

404
193. Merre nji tufë lule

I: Merre, merre, merre nji tufë lule,


N’zemër time ngule! :I

Çoja, çoja, çoja zotnisë sate!


Për dashninë qi pate.

Hajde, hajde, hajde dushë të rrim-e!


Sa t’a pimë rakinë.

Hajde, hajde, hajde manushaqe


Me çuka në faqe

Hajde, hajde, hajde moj hyri-e!


Se pa ty s’mund t’rri-e.

194. Hajde mori vashë se na erdhi vera

I: Hajde mori vash-e se na erdh pranvera! :I


O hajde t’rrim-o nën hije te dera!
Se vjen ashiku rrugës-e,
Me nji tubë vjollca e lule.
Oh le të vijë, moj bija ime -
S’kam çka i baj!

Hajde mori vash-e, se na erdhi vera


O hajde t’rrim-o në fusha të blera
Se vjen ashiku rrugës-e
Me nji tuf vjollca e lule
Oh le të vijë, moj bija ime -
S’kam ç’ka i baj

Hajde mori vash-e, se na erdhi vjeshta!


O hajde t’rrim-o nën hije te pjeshka!
Se vjen ashiku rrugës-e,
Oh me dy lule kadife.
Oh le të vijë, moj bija ime -
S’kam çka i baj!

Hajde mori vash-e, se na erdhi dimni!


O hajde t’rrim-o nën hije t’ullinit!
Se vjen ashiku rrugës-e,
Oh me dy lule kadife.
Oh le të vijë, moj bija ime -
S’kam çka i baj!

405
195. Mori drandofillja e vogël

I: Mori drandofillja e vogël,


Ku e ke marr këtë bukuri? :I
I: Le e rritë ti je në Shkodër
Nanë e babë o jabanxhi, of medet! :I

Ref.:
I: Hajde moj pse s’më flet?
Ru’ju moj, se m’gërget
Maraku n’ty m’ka metë, of medet! :I

Mori ti buza burbuqe,


Kush ta bleu shallin e ri?
Kur ma ven boçen e kuqe
Na myte me bukuri, of medet!

Ref.: Hajde…

Moj e vogla si florini


Rrin në xhep të djalit t’ri.
Porsi lulja erbainit
Na mbyte me bukuri, of medet!

Ref.:
Hajde

196. Mor kandil kandil garibi

Mor kandil kandil garibi


Ç’ke që nuk ban dritë?
I: Mos rrëfe se ç’u ba sonte
Der’sa t’zbardhi dritë. :I

Mor jargan, jargan i verdhë


Gjithë vija vija.
O sa ke nata, lalo, qysh s’mi m’love
Shpatllat e mija.

Disa herë ti më gënjeve


Do vij në shtëpi.
Tue qenun sy i shkruem
Dole jabanxhi.

406
197. Amël këndon

Amël këndon
Bylbyl në pyll.
I: Zemrën ngushllon
Shpirti m’gufon. :I
Po njaj’ herë kur t’vinë pranvera
E lulishtet t’mushen n’erna
I: Dalin vashat ndejë te dera
Dalin presin djem’t e ri. :I

Bylbyl në pyll,
Zani yt ushton.
Këndon ti pa pushim
Zemrat na i gëzon.
Dalin vashat e feju’me
E të tjera t’dashunu’me
Dalin presin të gëzu’me
Dalin presin djem’t e ri.

198. E mira që shkon me dhen

I: E mira që shkon me dhen, :I


I: A shkon vetëm a me kend? :I

Ref.:
O bubu për mue moj,
Nata më shkoi zgjue.
Nata me shkoi zgjue moj
Dita tuj mendue.

E mira qi shkon me lopë,


A shkon vetëm a me shokë?

Ref.:
O bubu…

E mira qi shkon me gja,


Kërkund vendin s’do t’a la! :I

Ref.:
O bubu…

407
199. F’tyra jote si sheboja

I: F’tyra jote si sheboja


Hije e randë të paska ra. :I
I: Flok’t e zezë si karaboja
Hije t’bajshin pa ia da. :I

Ref.:
I: Hajde mollë, beja mollë
Nuk të la pa t’shti në dorë! :I

Maraku vjen prej dashnijet


Kurgja s’bahet pa sebep.
Shpend e gjeth e lule hije
Ashikut i bajnë shyhret.

Ref.:
Hajde…

More guri i xhevahirit,


Gjithë dynjaja n’andërr t’ka.
Se je lulja jaseminit
Sa të shof t’baj temena.

Ref.:
Hajde…

408
200. Gocë e vogël në lëndinë
Gocë e vogël, hajde moj, në lëndinë
Hajde moj në lëndinë!
I: Bishtaleca, hajde moj, l’shu’ mbi shpinë.
Hajde sa bukur t’rrinë! :I
I: Dije moj jarnanane :I,
Belin e hollë moj ma ke,
Aman, sa e bukur je!
Aman, ashtu si je!

Gocë e vogël hajde moj ndej nën pjeshkë


Bukur moj qenke veshë!
Gocë e vogël hajde moj e zeshk’t
I: Shoqe moj ti nuk ke :I
Aman, sa e bukur je!
Aman, shoqe nuk ke!

Gocë e vogël moj nën qershi


Hajde moj syni i zi.
Vetllën vasha moj si gajtan
Hije mori të ban
I: Dije moj jarnanane :I,
Faqet si molla m’i ke
Aman, si nuse je!
Aman, shoqe nuk ke!

201. Mori dall’ndyshë


I: Mori dall’ndyshë
Në dritaren teme rrin tuj k’ndu’ :I
Të kam para sysh
Edhe kur kesh larg
Besa po pra!
At’her kam me ditë
Sytë e mi për ty rrinë tuj kja
Pa ia da!

Rishtas n’pranverë
Në dritare teme kthe njiher!
Tuj k’ndu’ si përher
Ke me m’gjetun mu’
Ndej n’minder
Tuj t’shikju’
Mori sqepsheqere
Me zymyla ndej rrethu’, lulëzu’.

409
202. O djal prej gemit

I: O djal prej gemit


Dorën ma hjek-e. :I
I: Se mu’ m’thonë emnin
Lule mos m’prek-e. :I

Unë jam nji lule


Qi rri n’saksi-e.
Kur erret nata
Ulem e bi-e.

Ndër male t’shketa


Unë du’ me shkue.
Ndiqem me letra
S’kemi me u harrue.

T’kam dashtë si motër


M’ke dashtë si vlla.
Jem rritë me ‘i sofër
Qysh duem m’u nda?

410
203. Taksirat qi m’ka zanë mu

I: Taksirat qi m’ka zanë mu’


Sa nuk mundem me ta diftu’. :I
I: Kur t’i shof moj sytë e ballit
Fort po m’therrin mu’ prej mallit.
E nuk mundem me duru’. :I

Ref.:
Oh mor marak,
Se ç’më ndeze flakë!
Oh mor marak
Ti më dogje flakë!

Dhe tashti du me t’kujtu’


Dashninë kur ma ke dhuru’.
Tuj shetitë në fusha t’blerta
Më thojshe me fjalë t’sinqerta
Se sa fort unë të du’.

Ref.:
Oh…

Gjumin vashë du’ me t’trazu’


Me kitarë unë tuj t’këndu’
Pashë sytë e ballit, Dije
Po të them në formë dashnie
Të lutem mos me m’harru’.

Ref.:
Oh…

411
204. Sot ka çilun o pranvera

I: Sot ka çilun o pranvera


E gjithçka asht’ n’zbukurim. :I
I: T’gjitha fletat tu’ja t’blera
Moj lule i ke mbush n’gjallnim. :I

Ref.:
I: Hajde moj lule,
Çilu menjiherë!
Mos rri me kry’ ul-e
Sot na mbush me erë! :I

Pra ti sot s’ke pse me dashtun


Mos rri mpitas dhe n’idhnim.
Ai qi t’desht asht prap tuj t’dashtun
Pra sot mbushu me gëzim.

Ref.:
Hajde…

Ti moj lule sot gëzoju!


Çili gonxhet me shpejti!
N’gjethe, n’lule, krejt ti m’loju!’
Çilu, çilu plot madhni!

Ref.:
Hajde…

412
205. Xhamadanin me gajtan

I: Oh xhamadanin me gajtan
Oh seç të paska ra taman! :I
I: Oh me atë shtat porsi selvi
Ma mirë s’paska, moj hyri! :I

I: Aman, aman xhanëm, aman! :I


I: Ku të kam moj lulja ime
Hajde m’ban derman! :I

O jelekun moj shkru’ me ar


O hije t’ka nishani n’ballë.
Oh faqet kuqe bukuri
Ç’na çudite djemt e ri!

Aman, aman, xhanëm, aman


Ku të kam moj lulja ime
Hajde m’ban derman!

206. O bylbyl, o mbret i shpendve

I: O bylbyl, o mbret i shpendve


Çka ke në dimën qi ankon? :I
I: Gjithë ashikve shnoshja zemrën, aman!
Hiqjau dertin qi i rrethon! :I

Jam n’kafaz bylbyl si ti


Prej këtij dimni jam rrethu’.
Zemra e jeme mbush dashni-e, aman!
Pret pranverën e dishru’.

Dal n’pranvera ndër lule tueja


Se ky dimni na la fjetë.
Ti bylbyl kang’s sate thueja
Shëndoshjau zemrën ashikve t’shkretë.

413
207. Me lule janë mbushë kopshtijet

I: Me lule janë mbushë kopshtijet


Oh sa i bukur ky behar. :I
I: Flok’t e artë sa të kanë hije
Vjollca t’buk’ra nëpër bar. :I

Në pranverë çil drandofillja


E na mbushë plot me aromë.
Në mëngjes porsa len dielli
E mirë m’dukesh moj pranverë.

Pse ul kryet moj drandofille


Ti nderë kopshtit i ke lanë
Ato gonxhe pse si çile
Ti je yll e ti je hanë.

Çili pra ti njato gonxhe


T’gjitha shoqet t’kan zili.
Unë me ty do t’bahem shoqe
E do t’rri gjithmonë me ty.

208. Lulet me mu’ janë idhnue

I: T’dielen nadje t’pashë me sy


S’më punon goja me t’folë.
I: S’paskam pasun hak për ty
Gjithfar lulesh kam në dorë. :I

Lulet mue m’janë idhnu’


Kur m’kanë pa tuj folë me ty.
Prej mejet më janë largu’
E nuk don’ me m’pa me sy.

Kur fillon me m’zanë maraku


Ti n’gjergjef tue punu’
Qafa e yte si zamaku
Maraku vjen tuj m’u shtu’.

414
209. Mori drita e syve t’mij

I: Sytë e mij tuj kja s’pushojnë


Posi çeshme, porsi kru’. :I
I: Sado mot, moj qi do t’shkoj
Ahti i jem ka me t’mundu. :I

Të baj be pashë Perendinë


Ti moj mollë qi m’rri në gem.
Ta kam njoftë moj bukurinë
Qysh se të përkundë në djep.

Tuj m’u rritë përditë ka pak


E me sy moj tuj t’shikju’.
Tuj m’u shu’ i ziu marak
Edhe kangën tuj ta këndu’.

Gjithë këto bejte qi t’i fola


Mori drita e syve t’mij.
Je si drandofillja n’gem
Moj bukuri!

210. Dranofille plot me erë

I: Dranofille plot me erë


Je nji lule për dashni. :I
I: Si ma e buk’ra në pranverë
Me erën tande s’di me u ngi. :I

Ti moj lule si përherë


Kuq e bardh për bukuri.
Si në dimën ashtu n’verë
Ti je lule plot gjallni.

Unë ty gjithmonë të du’


Dranofille kuq e verdhë.
Bukurinë tuj ta kujtu’
Nër ma t’buk’rat në pranverë.

415
211. Çil njat zemër plot kujtime

I: Çilu pra mos rri e mbyllun: I


I: Diçka n’zemër m’ke mbajt ndrydhun. :I

Ref.:
Haj, haj hajde lule!
Bej, bej, beja lule!

Se mas tejet jam i lidhun.


Jetë të re unë gjej me ty-e.

Ref.:
Haj…

Çil njat zemër plot kujtime!


Çile pra moj lulja ime!

Ref.:
Haj…

Çilu pra me ambëlsi-e!


Se me ty jam lidhë n’dashni-e!

Ref.:
Haj, haj…

416
212. Ni’ bylbylat në pranverë

I: Ni’ bylbylat në pranverë


Gjithfar kang’sh nisin me knu’ :I
I: Por ti tash si asnjiherë
Jonet tua m’i ke ndrru’ :I
I: M’i ke ndrru’, tuj këndu’. :I

Zanin tand plot ambëlsi


Gjithnji vjen tuj e shpeshtu’.
Lule m’lule në agim
Rrin bylbyl ti me pushu’.
Me pushu’, tuj këndu’.

Kanarinën bylbyl ndillë


N’gem t’limonit ti po k’non.
Se dhe ti tash pa përtim
Me za t’ambël ambëlcon.
Ambëlcon, si të këndon.

213. Shpirt e zemër pse po fshani

Shpirt e zemër pse po fshani?


Pse gjithçka sot rrin n’qetësi?
I: Sytë e mi ç’keni qi kjani?
U dishru’sh për dashuni. :I

Kur n’mëngjes këndon bylbyli


Me kujdes rri tuj vështru’.
Prej dritares sa herë kqyri
Mallin ai vjen tuj ma shtu’.

Ti veç mundesh me m’ngushllue


Gjithë tuj desht e tuj m’hi n’shpirt.
Lot’t prej sysh me m’i nd alue’
Shpirtit tem me i dhanun dritë.

417
214. Pranvera po nisë, lulet po lulzojnë

I: Pranvera po nisë,
Lulet po lulzojnë. :I
I: Secila tuj qendisë
Vehten zbukurojnë. :I

E bukura pranverë
Po fillon me dalë.
I: E ju plot me erë
Lulzojnë këtë behar. :I

Erën tuj shpërnda


T’gjitha nji nga nji.
Vjollca pa ba za
E para u del karshi.

E para fillon
Pranverën me lajmëru’.
Si e ka zakon
Bahçet tuj zbukuru’.

Hajt filloni pra


T’gjitha përnjiherë.
Erën tuj shpërnda
T’gjithë t’ju marrin erë.

Sa të bukra jeni
T’njoma plot me erë.
Të gjitha shkëlqeni
Në t’buk’rën pranverë.

418
215. Këndo bylbyl pa pra, këndo

Nëpër fushë e nëpër mal


Ku janë pyjet me gjeth t’blertë.
I: Bylbyl zanin mos e ndal
Për me këndu’ ti ndjell pranverë. :I

Ref.:
I: Këndo bylbyl pa pra, këndo
Zemrën teme ma gazmo! :I

Me atë dritë qi hana lëshon


Nëpër pyll mbi t’njomin bar.
Bylbyl pa pra ti s’pushon
Gjithfar kajdesh tuj i marrë.

Ref.:
Këndo, bylbyl pa pra n’at gemb
Nuk t’xen kush e mos u tremb!

Në at’ pyll qi asht i shpeshtë


Fryn nji erë me ambëlcim.
N’kangë bylbyli çohet peshë
Prej gëzimit me fishëllimë.

Ref.:
Këndo bylbyl këndo, këndo
Zemrën teme ma fresko!

419
216. Nji dit’ diele ksi zamanit (Version)

I: Rri moj vajzë e mos qit ojna


Ty natyra t’ka goditë. :I
I: Të kam pa çarçaf me bojna
Jarabi të raftë nji pikë! :I

Nji dit’ diele k’si zamani


Mblodha shok’t me ba aheng.
Pashë nji vajzë n’majë t’manit
E s’po m’len me xanun vend.

Tue ndej nën hije t’manit


Me shoqe tuj punue.
T’kenka shkye moj xhamadani
Merr nji arrën me arrnue.

Xhamadani yt me lajle
T’paska hije moj për bukuri.
Sy e vetull, gushë e faqe
Bardh e kuq si farfuri.

________________________________________
jarabi = (arab. ja Rabb) o Zot

420
217. Putpuri këngësh shkodrane

Moj e mira synin larush–e,


Besa ty moj s'të ka kërkush–e!

Besa ty moj s’të ka kërkush-e


Veçse unë moj që të k’pus-e!
Moj e mira synin e zi-e
Shyqyr dushë o që t`kam kojshi–e!

Shyqyr dushë o që t'kam kojshi - e


Kur t`mërzitem o vij e rri-e!

Pashë dy sytë e tu si drita!


Pashë dy sytë e zez qi m'ke!

Pash freskinë e drandofilles!


Me m`diftu se e kuja je!

Be po t'baj ty more djal-e


Me t'diftu’ se e kuja jam.

Për dy sytë që kam në ball-e


Se la vetin me shku’ dam.

O, kur më rri karshi m'karshi-e


Unë me ty kam ra n'dashni-e.
Bardh' e bukur je
Nuk kam qajre pa t'marr-e!

421
218. Sa e amël asht’ dashnia
I: Sa e amël asht’ dashnia
Unë atë moj ta kam falë. :I

I: Ti mi din hallet e mia


Pranej zemrën ta kam dhanë :I
...aman ta kam dhanë!

Sa merak jam ba për ty


Kur të shof moj si përherë.

M'le pa gjumë e e pa mbyll sy-e


Dranofille mbush me erë,
...aman mbush me erë!

Kur të pashë tuj kalue


Mendja se ç'më rrin tek ti!

O jam djeg jam përvëlue!


Si t'ja baj hallin se di.
…o hallin se di!

219. Ti moj shtat selvi


I: O ti moj shtat selvi-e
Shiko në qitap-e. :I
I: Fol me gojë hyrie!
Se ke shum sevap-e. :I

O mori shtat selvi-e


Folma vash një fjalë.
Fol me gojë nurie
Pa ty s’mund të rri-e.

Fol shka t’thotë kjo këngë


Dil mori n’sokak-e.
Fol me gojë moj xhan
Ani se ke zanë marak-e!

O çuni më çoi letër:


“Shnosh’ e mirë unë jam!
Dil e zgjidh nji tjetër
Se për ty unë s’jam.”
_____________________________________
qitap = libër i shenjtë i myslimanëve

422
220. Hajde verë, e bardha verë

I: Hajde verë, e bardha verë


Fushë e male i ke lulzu’. :I
I: Të gjithë çelin përnjiherë
Gjithnji vjen tuj zbukuru’. :I

Thot zambaku: - Ta mbërrina!


Karajfili jep xhevap:
- Unë dynjanë me erë ç’e ngina!
Çeli gonxhe pa hesap.

Hajde verë e bardha verë


Fushë e male i ke përtri.
T’gjitha lulet përnjëherë
Marrin hov për bukuri.

221. Sa fat t’madh arrita

I: Sa fat t’madh arrita


Vashën kur takova. :I
I: Ti je për mu’ drita
Vashë, kurr s’të harrova. :I

Ref.:
I: Kurr s’kam me t’harru, hajde!
Ti je dritë për mu’! :I

Ti me syt e shkru’m
Zemrën ma gëzon.
Vashë duke punu’
Jetën zbukuron!

Ref.:
Gjithmonë tuj punu’, hajde!
Ti je dritë për mu’!

423
222. Me dy, tri pika ly në faqe
I: O me dy, tri pika ly në faqe
Mashallah moj manushaqe! :I
I: Oh, zojë e randë, ku m’i le
Unazat e dorës-e? :I
Aman, aman, aman, aman-e!

O, me dy, tri pika ly në gushë


Asaman mori manushe!
O zojë e randë, ku m’i le
Unazat e dorës-e?
Aman, aman, aman, aman-e!

O me dy, tri pika ly në hundë


Porsi ty nuk ka kërkund.
O zojë e randë, ku mi le
Unazat e dorës-e?
Aman, aman, aman, aman-e!

223. Karajfil të zgjodha


I: Karajfil të zgjodha,
O në bahçe të mblodha! :I
I: Shpirtin tem me ty ç’e bora
O i mjeri unë i mjeri! :I

Ref.:
Jarnana, jarnane
Moj e vogël, e kuja je?
Jarnana, vaj medet
Medet, zemra po m’pëlcet!
Aman, aman, aman e!

Sa hije të paska
Ty mori shamia!
Nuk e din se ç’asht dashnia
O i shu’mi unë, o i shu’mi!

Ref.: Jarnana…

Sa hije t’paska
O ty mori tasfesi!
Unë për ty do t’ru’’j kujdesin
O i shumi unë o i shu’mi!

Ref.:
Jarnana,…

424
224. Jargavan me ngjyrë të gjallë

I: Jargavan me ngjyrë të gjallë


Zogjët bojnë pushim te ti. :I
Në kopshtije gjindesh rrallë
Aman, kush kimetin jar nuk ta din!

Bar me erë që rrin n’saksi


Dritaret na i zbukuron.
Elbaroza me madhni
Aman verë as dimën, gjeth’t s’i o l’shon.

Ç’u përhap karajfili


Anë për anë gonxhe rrethu’
Ndër lulishte edhe ky çili
Aman kush kimetin jar, nuk ta di.

Dranofillja si shebojë
Gonxhe tjera s’ke pse qet.
Të lutem më fol me gojë
Der sa t’vjen dimni sivjet.

_____________________________________________________
jargavan = dru i vogël a shkurre me lule ngjyrë vjollcë
të çelët ose të bardhë me erë të këndshme

425
225. Me lule t’bukra (version)

I: Me lule t’buk’ra du’ me t’punue,


Vashë nji kunorë. :I
I: Veç se ti kangës me ia fillue,
Sikurse pror’. :I

Kan çilun lulet me gjithë atë erë


N’këtë t’bukrën stinë.
Ato më k’naqin mu’ si përherë
N’kopsht dhe n’rudinë.

Me duer të arta mes lulesh t’kuqe


Fllad pranveror.
Me kangët tueja thurrim nji valle
Me ar diellor.

Me kanarina dhe gardalina


S’bashkut këndojmë.
T’i hapim zemrat n’kto’ t’bukra stina!
T’gjithë të gëzojmë!

226. Nëpër bahçe tuj shetitë

Nëpër bahçe tuj shetitë


E shoh vashën tuj punu’.
I: Me du’r t’arta tuj qendisë
I hedh lulet me m’shikju’. :I

Rri bre djalë mos lu’j me mu’!


Natë e ditë për ty andrroj.
S’ka ma gëzim sot për mu’
N’t’gjitha hijet bashkë pushojmë.

Pusho vashë se t’erdhi dita


Shumë kalove ti për mu’.
Sa me t’shpejt na zbardhi drita
Këtë kujtim s’kam mi harru’.

426
227. Jasaman moj rrezja e bardhë

I: Jasaman moj rrezja e bardhë


Diçka deshta për me t’thanë. :I
I: Kah ke kenë që je tuj ardhë, aman
Që ndriçove gjithë dynjanë? :I

Nji ditë kur t’erdha n’shpi-e, aman


Me ‘i tubë vjollca në dorë.
Ty t’i pruna për dashni
Ku të kam moj luleborë?

U ba vonë, më zuni terri, aman


Edhe dritat na janë ndalë.
Sa i pafat jam unë i mjeri, aman
Kërkund fati s’më ka dalë!

Bri gjergjefit kur unë rrishe, aman


Me ty vashë tuj bisedu’.
Bukurinë moj kur ta shifshe, aman
Nuk m’u bante me u largu’.

228. Shife vedin t’ma dish hallin (2)

O shife vedin, djalo, t’ma dish hallin


Me t’u anku’ nuk mund të guxoj-e.
I: Kur zylyfet moj të bin’ ballit,
Un-o i mjeri, o nuk mund durova. :I

O po të thërres moj o kur t’thrras’ jacia


Dil t’ma japish o nji muhabet-e!
Ty t’u njitshin namt’ e mia!
Sevdaja moj o t’u baft sebep-e.

Oh ndër petka më dukesh e hijshme


Me zemër, aman, aq të but-e.
Karajfili moj më dalldis-e
Lum ashiku moj qi të k’put-e!

427
229. Karajfili kuq si gjaku (3)

Karajfili kuq si gjaku


Që shkëlqen o për bukuri.
I: O mu’ me ty m’ka zanë maraku
Si t’ja boj hallin se di? :I

O karajfili e zamaku
Salltanet për djemt e ri.
O mu’ me ty m’ka zanë maraku
Unë pa ty, aman, s’mun po rri!

O karajfili në bardhak
Reth e qark o me hijeshi.
O unë me ty kam zanë marak-e
Si t’ja boj hallin se di!

230. Mbi gjithë lulet marangjyli

I: Mbi gjithë lulet marangjyli


Asht nji lule për sevda. :I
I: Afër saj kur rrin bilbili. :I
I: Thotë se lulja po i ban za
Aman po i ban za, s’di me u nda. :I

Je nji lule plot me erë


E kimetin unë ta di.
Se me ty moj kurrnjiherë
Me erë tande s’di me u ngi
Aman s’di me u ngi, unë e di!

Zanin tand gjithkush ta çmon


Ty moj lule marangjyl.
Me t’pasë afër gjithkush t’do.
Mori hanë e mori yll
Mori yll, që shëndritë n’pyll.
_________________________________
kimet = vlerë, dobi

428
231. Balli yt pranvera

I: Balli yt pranvera,
Çil moj dranofille! :I
I: Kur më del te dera, aman
Sytë o mi i çil-e. :I

Ref.:
Ato letra tueja moj,
Në xhep do ti ruej-e
Ato letra tueja moj,
S’ia kallxoj askuj-e!

Flok’t e gjatë e t’holla


Nuk ti zen shamia.
Fryni erë e malit moj,
Mi muer mend’t e mia.

Vaj medet për mue,


Për hallet e mia.
Kush u bo sebep e moj
Me na u shu’ dashnia.

Ref.:
Ato…

Vetë më ke pëlqye
More fisligen-e.
Vetullën mbi sy moj
Si lisi me gem-e.

Ref.:
Ato…

Fjalë ti më ke çue,
Me ta mbajtun besën.
E më rren përditë moj,
Po vi sot e nesër!

Ref.:
Ato…

429
232. M’ka shku’ menja me u fejue

E hej, m’ka shku’ menja me u feju-e


E me marr nji ulqinajkë.
I: Aman ulqinajken s’ma don nana
Se m’ka zanë i ziu marak! :I

E hej, kur m’a ven bohçen e kuqe


Na myte me bukuri.
Oh, asaman moj buzëburbuqe
A s’ma falë synin e zi?!

E hej, si do t’jetë kjo puna verit


Edhe deti çon tallas.
Oh, mos ja prish qefin beqarit
Se na mushe me maraz!

233. Kur të pashë mor djalë


I: Kur të pashë mor djalë
Rrugës tuj kalu’; :I
I: U mahnita e nuk fola
Se ç’m’u pre mu fjala
Se ç’m’u pre mu fjala
Hajde aman aman
Se ç’m’u pre mu fjala o në gojë. :I

Mashallah mor djalë


Si lulja në pranverë.
Je mbi shokët, shok’t e tu-e
Je si mollë e ftue
Tash do t’jeshë për mue,
Hajde aman, aman
Kurr prej teje s’kam me u nda.

Pra gjithmonë në zemër


Unë do të mbaj.
Fjal’t e tua që m’ke thanë
O zamak i bardhë
S’bashku do ti ndajmë-e
Hajde aman, aman
Sa t’jem gjallë në këtë dynja.
_______________________________
dynja - bota

430
234. Minire moj bijë

I: A e din moj nanë


Se unë jam sëmue? :I
I: Zemra po ma ndin moj nanë
S’kam për t’u shërue! :I

Amanet moj nanë


Çantën me kalema.
Jepja vllaut tem moj nanë
Se m’u këput zemra.

Amanet moj nanë


Çantën me fletore.
Aty i kam shkru’, moj nanë
Krejt ç’kam hjek n’këtë botë.

Senatoriumi i Korçës
O me katër kate.
Minire moj bij e nanës
Ti ngele në krevat-e.

Vllaut tim iu luta


Të më çojë në Shkodër.
S’ka kush t’ban hyzmet, moj bij-e
Minire, moj motër!

Minire, moj bijë


Shaminë kuq e zi-e.
Hajde dalim n’bahçe moj nanë
T’hjekim pak mërzi!

Bahçja tuj lulue


Mërzia tuj shtue.
Jeta e Minires, moj nanë,
Veç paska mbarue!

431
235. Pranverë, pranverë

I: Pranverë, pranverë
Ti na mbushë me t’kandshmen erë. :I
I: Pranverë s’ka ma për mu’
Qysh se baba m’ka feju’. :I

- Oh, more babë


Me të cilin m’ke feju’?
Nji dyzetvjeçar
M’detyron me përqafu’.

Mallkue kjoftë
Ai që bani këtë shkuesi!
Babën lashë në shtëpi,
Babën gjeta përsëri.

A thue s’kishte
N’Shkodrën tonë nji djalë të ri?
Shkuet e m’dhatë për burrë
Atë që quhet pleqëni.

236. Ti moj lule je e bukur

Ti moj lule je e bukur


Dhe dishroj me t’pasë n’saksi.
Kur më shkon moj porsi flutur
Me krah t’lehtë e ban freski.

Pra moj lule plot me erë


N’kopsht të bukur ke lulzu’.
Kry’t ke çue moj si përherë
Sa bukur je hijeshu’.

Ti moj lule buzëqeshun


E kuqe moj der’ n’blerim.
Kur pranë vinje krejt e dehun
Unë t’vej vazo si kujtim.

432
237. Kur u vra Haliti i vogël

Kur u vra Haliti i vogël


Shkoj haberi der’ në Shkodër.
Der’ në Shkodër në Tiranë
I: A s’më kjan e zeza nanë?
Kjaj moj non-e kjaj! :I

Kur u vra Halit qyqari


Me mall gjithë po kjan pazari.
Dyqanxhi të plaçin sytë!
Vrave Halitin o vet i dytë
Kjaj moj non-e kjaj!

Dyqanxhi të plaçin sytë!


Vrave Halitin vetë o i dytë
Vet o i dytë, besa, vet o i tretë.
Besa besë s’e desha vet
Por më shkretoj koburja e shkretë
Kjaj moj non-e kjaj!

238. Mollë e kuqe topsheqer

Mollë e kuqe topsheqer


Pse m’ke mbetë e vogël-o?
N’paç merak në zemër ti,
Unë kam mbetë e vogël-o
E jam mbetë pa u rritun-o.
A ti kjahem, kujt do ti kjahem?
Do ti kjahem babës-e
Baba s’mi din hallet-e.
S’mi maron dëshirat-e.
A ti kjahem, kujt do ti kjahem?
Do t’i kjahem nanës-e.
Nana s’mi din hallet-e
S’mi maron dëshirat-e.
A ti kjahem, kujt do ti kjahem?
E do ti kjahem motrës-e
Motra m’i din hallet-e
Mi maron dëshirat-e.

433
239. Tash sa ditë e mot

I: Tash sa ditë e mot


Qi nuk jena pa. :I
I: Drandofile e vogël
Qe po shifna pra. :I

Ref.:
Drandofillja ime, hajde lulja ime
I: Se ke mbetë e vetun, o ke mbetë jetime. :I
Aman, aman, xhanëm aman,
I: Drandofile e vogël, ti më ban derman. :I

Lot’t më shkojnë si kru’


Prej sevdasë qi m’ra.
Drandofile e vogël
Vetëm nuk të la.

Ref.:
Drandofillja …

Sa herë t’shof me sy
M’dridhet buza e shkretë.
Unë të kam pëlqy-e
Se je lulja vetë.

Ref.:
Drandofillja…

434
240. Zare trandafile

I: Zare trandafile :I
Ç’na bane me hile, moj Zare
Sa e bukur je!

Zare moj, dil ke mani!


Po të pret jarani, moj Zare
Sa e bukur je!

Zare moj, dil ke vija!


Po të pret shoqnia, moj Zare
Sa e bukur je!
I: Zare moj, dil ke fiku! :I
Po të pret ashiku moj Zare
Sa e e bukur je!

Zare moj, vish jelekun!


Zare vish jelekun
Shoqet po të vesin, moj Zare
Sa e bukur je!

241. Zare moj e bukur je

Zare vene fesin!


Ashikët po desin.
Zare, e kueja je?
Zare, moj e bukur je.

Zare, ma lësho shallin!


Ashikët po pëlcasin.
Zare moj e vogël je
Zare moj e bukur je.

Belin nji pëlçik


Dogje t’gjithë ashikët.
Zare, e kueja je?
Zare, e vogël je.

Belin nji pëllambë


Dogje gjithë dynjanë.
Zare, moj e kueja je?
Zare moj e bukur je.

435
242. T’parën herë kur jena pa

T’parën herë kur jena pa


Se m’u mbush zemra në ty.
I: Si ndriçon rrezja e parë
Njashtu m’erdhe ti ndër sy :I

S’bashku jetën me kalu’


Jeta jonë me shku e lum’
Në një çerdhe me gëzu,
Si gëzon vida me pllumb.

243. S’pari kur të pashë moj

I: S’pari kur të pashë moj


Drandafilja e kuqe. :I
I: Marshallah! të thashë moj
Ty buza burbuqe. :I

Vene shaminë e kuqe


Vene se t’ka hije.
Mori buzëburbuqe
Mori bukuri-e.

Vene moj shamin-e


O me topa ari.
More mend’t e mi moj
Mori lule alli.

Belin si unaza
Shtatin si selvia.
Vet’llat si gajtan
More mend’t e mia.

436
244. Bash zemanit të lezetit

Bash zemanit të lezetit


M’u fillu’ nji koll i lehtë.
I: - Ku e mora Zot iletin
Mos me rrnue njimijë vjet? :I

Gajret bana e u mundova


Mos me i shti vedit siklet.
Deri n’Trieshtë me shokun shkova
Dhe për mu’ heqim s’u gjet.

I papasun me shumë halle


Kur jam le e kur jam rritë.
Kur m’gjet mu kjo dergjë e madhe
Me maru’ sot e n’këtë ditë.

Oh, po vdes more doktor


A t’rri këtu, a t’shkoj te shpia?
A kam jetë a jam për vorr?
Se për t’gjallë po m’qan shtëpia

Kur të bij kumona e madhe


Delni shokë se unë kam vdekë!
Tash vjen nana e mi kjan hallet
Ajo e din se çka kam hjekë.

Arkivol shirita arit


Rreth e rreth lule mavi.
Jalla u shofsh, mori fusha e Rrmajit!
Që na i kalbe djemt e ri.

437
245. Drandofillja ka çel’ s’pari

Drandofillja ka çel’ s’pari


Vajz’ e re moj ndodh’ e mjer’
Tash po dalim prej behari
E hyjmë në stin’ të re

Dalkadal po na vjen vjeshta


Edhe vdekja m’u afru’
Dhe doktori me sa mjeshtra
Mundohet me ma largu’.

O doktor pash’ Perëndinë


Qe sa kohë që m’viziton.
A s’ma gjete ma ligshtinë?
Apo mu, ti s’po m’difton?

O moj nanë ty po t’baj be


Mos t’i shof syzitë me lot!
Mbasi unë po shkoj në dhe
Mos të shkoj ty jeta kot!

246. Edhe njiher du me kja hallin (2)

O edhe ‘iher’ du’ me kja hallin.


I: Prej gyrbetit erdha n’shpi, jar. :I
I: Medet paskam pasë igballin
Me ken’ gjallë me hjekun zi. :I

Nejse, kto bejte i shkrova


Me pak fjalë nuk e kam zgjat’
Shum’ telashet i sprovova
Allahu na baft’ imdat’!

Me kenë se pshtoj prej k’si hallit


Qi s’mund t’ja diftoj kërkuj.
Kisha m’i shit’ sytë e ballit
E me pa me t’tjetër kujt.

O për në pshtofsha k’si kjameti


Do ta la nji amanet:
“Edhe peshqit n’fund të detit
Le t’ma kjajn’ kët’ hallin tem!”

438
247. Pse më le mori Servet

Me sy t’bjerrun prej vajtimi


Der’sa zemra m’pikon gjak
Po kujtoj këtë kangë mallëngjimi
Dashuninë që m’le marak.

Ref.:

I: Pse më le mori Servet?


Dhe me gojë ti nuk më flet?
Zemra ime po pëlset
Pse më le mori Servet? :I

M’ke pas thanë se në këtë botë


S’kam me dashtë moj tjetërkend.
M’ke pas thanë se zemra jote
Rreh’ për mue moj përnjimend.

Ref.:
Pse…

A t’bjen n’mend kur më kërkove


Gjasht’ ditë leje me shku’ n’Lezhë.
Sa me t’shpejtë ti më harrove
N’tjetërkend zemra t’u ndesh.

Ref.:
Pse…

Tash kaluen dy vjet dashnie


Askërkush nuk na trazoi.
Veç yt vlla moj bukurie
Mbas do kohe n’a diktoi.

Ref.:
Pse…

439
248. Lule t’bukura ka pranvera

I: Lule t’bukura ka pranvera


S’po gjej lule me i krahasu’ :I
I: Je ma e buk’ra ndër lulet tjera
Vjollcë e bukur je për mu’. :I

Erdh pranvera, erdh përsëri


Dhe bylbylat po këndojnë.
Këtë natyrë për bukuri
Eja vjollcë t’a gëzojmë!

Vjollcë e bukur me shumë erë


Do të mbjell unë në saksi
Eja t’i shoh sytë njiherë
Se me ty kam dashuni.

249. Moj Xhemile zylyfet me rrema

Moj Xhemile zylyfet me rrema


I: Qysh na dogje moj ty t’u djegt’ zemra! :I

T’u djegt’ zemra t’u baft’ hi


Po ç’na i sose, moj ti pleq e t’ri-e.

Kjo Xhemilja k’cei prej gardhit


Gjet të dashnin-o tuj ra kavallit.

Kjo Xhemilja duel në shpat-e


Sheh të dashnin o tuj lujtë me at-e.

Kjo Xhemilja duel te kodra


Gjet të dashnin-o tuj lu’jtë me gogla.

440
250. Të dielen nadje, n’gjashtë sahati

Të dielën nadje, n’gjashtë sahati


Aman, janë mbledhë shokt’ me ba ‘heng.
Dalin vajzat në penxhere
Prej merakut u banë verem.

Ref.:
Hajde mori lule, peja mori lule
Zemrën time s’e ç’ma shkule.

N’zemër time ke zanë vend-e


Aman e s’më len me ba derman.
Largou djal’ e hiqu meje
S’e m’i more mend prej kreje.

Ref.: Hajde…

Branaveket me fije t’arit


Aman, edhe beli si selvi.
Largou djal’ mos m’u avit
Se ma shtine t’ziun verem.

251. Si me naze t’pashë me sy

Si me naze t’pashë me sy
Unë të ndala për me folë.
I: Fort kam pas’ moj hall me ty-e
Ty moj lul’ që t’kam në dorë. :I

Mu’ lulet më jan’ idhnue,


Që m’kan pa tuj fol’ me ty.
E me jetë që m’je largue
E s’na lan me u pa me sy.

441
252. Na po dahemi more sy

Mos më le në këtë zalldëm


Tue e dijtë se unë të du’.
I: Merhamet, t’u bafsha kurban
Begenis e fol me mu’. :I

Syn’e zi porsi filxhani


Mori dranofill i bardhë.
Vetullën porsi gajtani
Të lutem moj me ma falë.

Na po dahemi more sy
Veç zemrat s’po mund i ndajmë.
Kur më bjen ndërmend për ty
Sytë e mi mbushen me vaj.

253. Ballin ma ke për dukat

Ballin ma ke për dukat


Vetllat tua gajtanli,
Ai, i i!
Del t’i shof moj qerpikt’ me gema
Se m’knaqi zemra
Hej more marak, hej!

Vetllat tua gajtanli


Syri yt moj dyzenli,
Ai, i, i!
Del t’i shof moj qerpik’t me gema
Se m’knaqi zemra
Hej more marak, hej!

Syri yt moj filxhanli


Hunda jote bukuri,
Ai, i, i!
Del t’i shof moj qerpik’t me gema
Se m’knaqi zemra
Hej more marak hej!

Hunda jote bukuri


Goja jote si kuti,
Ai i, i!
Del t’i shof moj qerpik’t me gema
Se m’knaqi zemra
Hej more marak hej!

442
254. Lulet sot kanë fillu’

Lulet sot kanë fillu’


Gjithfar ernash tuj shpërnda
Fushë e mal janë zbukuru’
T’knaqet syni sot me i pa.

Hajde fushë e mal zbukuru’


Me blerim sot krejt jam mlu’.

T’gjitha kopshtet e kopshtijet


K’naqesh sot tuj i shikju’.
Me mallnjim dashunie
Sot bylbylat rrin tuj kndu’.

Hajde kndoni pra bylbyla


Kangët tuja tuj shpërnda.

T’gjitha lulet nji nga nji


Janë tuj lshu’ rrajën e vet.
Të gjithë fletat janë përtri
Sot janë s’bashku tan me ne.

Hajde lule e blertë, nji nga nji


T’gjitha sot janë përtri.

255. Asaman o trëndafili i Çeles

I: Asaman o trëndafili i Çeles,


N’ty bilbili po këndon.
O vajza si lule pranvere
Këngën tënde po këndon :I

Amani, amani
Shokë mos më ngani,
Se më dogji xhani
Nga bukuri e saj.
Zemra më gëzoj,
Kur ajo m’shikoj,
Zemra m’u bë mal
Kur ajo u ndal.

I: Asaman…

443
256. Qindra herë te ti jam nisur

Qindra herë te ti jam nisur


I: Për me t’thanë se ty të du’. :I
E çdo fjalë unë kam ujdisun
I: Ty dashninë me ta tregu’. :I

Ref.:
I: Hajde moj, beja moj
Pse s’më flet mori me gojë? :I

Këtë maraz unë do ta shprehi


Do ta baj moj zemrën gur.
T’gjitha kam unë me t’i thanun

Por mjerisht nuk di se kur.

Ref.:
Hajde…

257. Sa bukur ke çilë (Lule vile)

I: Sa bukur ke çilë
Gjatë murit ke l’shu’. :I
I: Hap tuat vile
E me gjeth janë mlu’. :I

Moj e bukra lule


Që në maj lulzon.
E kryet e mban ul-e
Rrugës erë na lshon.

Me t’pasë afër mejet


Kisha me dishru’.
Kurr me u damun tejet
Veç se t’rrish me mu’.

Prandaj po afrohem
Tejet s’du’ me u nda
Mori lulja jeme
Vetëm nuk të la.

444
258. Taksirat qi pata

I: Taksirat qi pata
Mendjes s’të largova. :I
I: Me gjithë se shpresë s’pata
Vashën s’e harrova. :I

Ref.:
I: Kurr s’kam me t’harru’!
Gjithmonë tuj’ t’kujtu’. :I

Edhe pse u largove


Fajin unë s’ta pata.
Kurse unë besojsha
Mori vashë e ngrata.

Ref.:
Gjithmonë tuj punu’
Kurr s’kam me t’harru’!

Edhe pse u largove


E m’u hoqe mejet.
Mori vashë e ngratë
M’nxorre mend’t prej kreje.

Ref.:
Kurr s’kam me t’harru’!
Gjithmonë tuj’ t’kujtu’.

445
259. Po m’shëndrit si xhevahir

Qysh në gushë e deri n’ballë


Po m’shëndritë si xhevahir.
Me këto naze më shastise
Ma shtine të zinë fitil.

Çka do t’jetë kjo punë me ty


Qi m’i lshon gjithë këto rreze?
Të tan’ dynjanë e ke shëndritë
Zemrën teme flakë ma ndeze.

Hallku për ty m’kan thanë


Je ndër t’bukrat myteber.
Kur të pashë unë me sy
Çifti n’Shkodër nuk të del.

Kur të pashë unë u shashtisa


A je gjind a je pehrri?
Balli yt rreze si drita
Vetullën si korb i zi.

Nishani qi m’ke në faqe


Me kimet të bukurisë.
Sikur dranofillja n’bahçe
Kur më del në qoshk me qëndisë.
_____________________________________________________________
shashtisë - çmendem, mrekullohem, çuditem, luaj mendsh

446
260. Fushat tan’ jeshil

O, fushat tan’ jeshil


O gjthçka tuj lulzu’.
Rri mos kjaj more bylbyl-e
Kangën tande jam tuj knu’.
Jarna nana, jarna nine
Kjajma vashë ti hallin tim-e.

O kjaj moj Mine kjaj


O gjithçka tuj lulzu’.
Du’ me shfry unë këtë maraz-e
Qi m’gërget moj pa ja da.
Jarna nana jarna nine
Se m’ka rritë nana jetim-e.

O gjithkund në pranverë
O gjithçka u lulzu’.
Rri mos kjaj more bylbyl-e
Fushë e male zbukurue.
Jarna nana, jarna nine
Këndo kangën plot me gzim-e.

261. Kam dymbëdhjet’ vjet që rri në burg

Kam dymbëdhjet’ vjet


Kam dymbëdhjet’ vjet që rri në burg.
I: Asnjeri s’më vjen me m’pamun
Asnjeni prej prindve t’mi. :I

As nanë as babë
As nanë as babë, as motër vlla
Përveç e dashnja ime
Që më vjen nganjiherë me m’pa.

Ajo më thotë,
Ajo më thotë: - Ma jep shaminë!
- Unë shaminë ty po ta japi
Që t’ma lajsh me lot’t e tu.

447
262. Kur kam qenë njiher i ri
O kur kam qenë njiher i ri
Lum, i lumi unë!
Shkojsha mirë o me kojshi
Lum i lumi unë!
Me nji vajzë vuna dashni
Lum i lumi unë!
E dikush na ka diktu’
I mjer i mjeri unë!
O nanës s’vajzës i kallxoi
I mjer i mjeri unë!
O nana vajzën e martoi
I mjer i mjeri unë!
O nana vajzën e martoi
I mjer i mjeri unë!
O kur më bjen ndërmend për ty
I lum i lumi unë!
O çilu mollë të shof me sy
Lum i lumi unë!

263. K’ndo bylbyl me të buk’rin za


I: K’ndo bylbyl me ma t’bukrin za
Në at pyll qi hije ban. :I
I: Se ty gjeth’t nuk lanë me t’pa
Tuj t’ndigju’mun zanin tand. :I

I: K’ndo pra bylbyl, pa pra n’at gem


Nuk t’zen kush, o mos u trem. :I

Në at pyll mbi t’njomin bar


N’hije t’vet e m’ushtim t’vet.
K’ndo bylbyl ti pa ia nda
Se gjithë pyllit i jep lezet.

K’ndo bylbyl, këndo, këndo


Zemrën time ma fresko.

Në at pyll qi asht i shpeshtë


Frynë nji erë me ambëlsi
N’kangë bylbyli çohet peshë
E prej gzimit’ n’fishkullim.

Bylbyl, gardalinën nji’ll


Se te ti tash po vjen fill.

448
264. Pranvera filloi me ardhë

I: Pranvera filloi me ardhë


Dhe bylbyli nisë me k’ndu’. :I
I: Njajo dranofillja e bardhë
Del n’dritare me ndigju’. :I

Ref.:
O shpirt sa të du’
S’bashkut jetën me kalu’.

Rreth e rreth Shkodrës jam sjellë


Lule m’lule tuj shetitë
Ndër ma t’bukrat ty t’kam zgjedhë
Porsi hylli i bukurisë.

Ref.:
O shpirt…

Kanarinën e merr malli


S’mundet kujt me i diftu’
Se bylbyli asht i pari
Edhe unë i kam besu’.

Ref.:
O shpirt…

265. O bylbyl o more i mjerë

I: O bylbyl o more i mjerë


Gjithfarë kang’sh rrin tuj këndu’. :I
I: I pa fati rrin gjithë herë
Natë e ditë tue vajtu’. :I

Mbramje vonë e nadje heret


Plasa i mjeri për me t’pa.
Kam kujtu’ se njikësaj here
S’ke me m’lanë mu’ ma me kja.

Përmbi vesë të dranofillit


Lot’t e mi ke me i pa.
Edhe me lule tjera t’prillit
N’prehnin tem ti ke me ra.

449
266. Ti o yll qi del n’sabah

I: Ti o yll qi del n’sabah


Qi shëndrit dynjanë. :I
I: Të lutem mos ban tamah
Del e ban serjan-e! :I

Po çka kanë këta djem të ri


Qi nuk rrinë rahat?
Janë të m’sumun qysh n’vocrri
Kan marrë nasihat.

Kjani fusha e kjani male


Si asht ba dynjaja!
Djemt e ri janë mbushë me halle
I ka zanë sevdaja.

Djemt e ri pse i gërgitni?


Ata nuk kanë faj.
I gërgasin vajzat vetë
Ato janë për t’vra.
________________________________________
tamah - lakmi, pangopësi
nasihat - mësim, shembull i mirë
sevda - festë, gëzim, hare
dynja - botë

267. Ç’po shkëlqen lulja në mur

E ma gëzosh shaminë e kuqe, hej aman


Hej asaman moj gushëburbuqe, hej aman.

E ma gëzofsh shaminë jeshile, hej aman


Hej asaman moj dranofille, hej aman.

E ç’po shkëlqen lulja në mur, hej aman


Hej se mbas teje u dogja nur, hej aman

E ma gëzofsh shaminë e hollë, hej aman


Hej nuk të la pa t’shti në dorë, hej aman.

450
268. Me dymbëdhjet në muej të prillit
I: Me dymbëdhjet në muej të prillit
Kur të pashë për t’parën herë. :I
I: Je si gonxhe dranofilli
Qi shpërthen n’t’bukrën pranverë. :I

Pala e flokut t’paska ra


Ta ka zanë të bukrin sy.
Hije t’bante pa ja da
Porsi lule në saksi.

Gusha jote menduhi


Buzën kuq porsi shebojë.
Dhamb’t të sh’ndrisin si inxhi
Qi t’i mban e bukra gojë.
____________________________________________
menduhi - para me vlerë që viheshin në hilallëkun e gruas

269. Pse ti lule rrin e mshehun


I: Pse ti lule rrin e mshehun
E s’prekesh me dorë? :I
I: Vetëm dimnit del e veshun
Bardh-o porsi borë,
Hajde bardh-o porsi borë. :I

Unë jam lule dimnore


Porsi nji pranverë.
Mundesh djalë me m’kapë në dorë
Porse nuk kam erë, aman,
Porse nuk kam erë.

Ti pse thirresh lule topçe


Edhe erë nuk ke?
Shifesh rrallë ndër bahçe e kopshte
Por e bukur je, hajde,
Por e bukur je.

Unë jam nji lule e rallë


Qi shpesh s’ju rri në dorë.
Porse jam unë për beqarë
O m’thonë luleborë,
Aman, më thonë lule borë

451
270. Kenke nuri i bukurisë

Kenke nuri i bukurisë


Shpinë ma kishe në serjanë.
I: Do t’i baj rixha kojshisë
Të ma presin pak njat man
Aman, aman. :I

Si me sy, njashtu me vet’lla


Shoqi-shojt i kemi ngja.
Kur mendoj se mbushet vjeta
Plasa i mjeri me të pa.
Aman, aman.

Rreth e rreth me avulli


Si fëllanza ndrye n’kafaz.
Jasaman moj shtat selvi
Del në xham se po pëlcas
Aman, aman.

__________________________________
serjanë - pamje e bukur, soditje

271. Je nji lule qi nuk gjindesh

I: Je nji lule qi nuk gjindesh


Ndër lulishta me t’këputë.
I: Si në verë ashtu në dimën
Bardh e njomë e kuq e butë. :I

N’t’gjitha lulet e beharit


Drandofillja asht lavdu’.
Mirë e din se m’ka marrë malli
Me ty bashkë me bisedu’.

T’kesh pra dhimbë moj drandofille


Qi je lule për sevda.
Për të gjallë vorrin ma çile
E mos m’hjek prej ksaj dynja’.

452
272. Karajfili kuq si gjaku (4)

Karajfili kuq si gjaku, aman,


Sa bukur kenke lulzu’!

Për ata që i zen maraku, aman


Hallin s’dinë si me e tregu’.

Karajfili lule kumbonë aman, aman


Tue çilë gonxhe ditë për ditë.

Të kam njoftë moj qysh në shkollë, aman


Mashalla sa qenke rritë!

I: Karajfili kuq e i bardhë, plot hijeshi, aman


Qi çilë gonxhet ditë për ditë për bukuri. :I

273. Ku je nisë moj dushë

I: Ku je nisë moj dushë hanëm


Me çarçaf në krye? :I
I: Bej aman, aman, bej aman, aman
Nuk të ndrroj për sy. :I

Ku je nisë moj dushë hanëm


Vetullat me bojë?
Bej aman , aman, bej, aman, aman
Fol njiher me gojë!

Ku je nisë moj dushë hanëm


Me putina n’dorë?
Bej, aman, aman, bej, aman, aman
Moj vetull kunorë!

_______________________________________
dushë – shpirt, e dashur

453
274 T’dielen nadje, n’sabahile

T’dielen nadje, n’sabahile


S’punon goja për me folë.
I: S’paskam pasë moj hak për ty-e.
Gjithfarë lulesh qi kam n’dorë. :I

Kur filloi me m’zanë maraku


Ti n’gjergjef moj tuj punu’.
Qafa jote si zambaku
Maraku vjen tuj m’u shtu’.

T’gjitha lulet m’janë idhnu’


Se m’kanë pa tuj folë me ty.
Dhe prej mejet janë largu’
E nuk dojnë me m’pa me sy.

Kur filloi me m’zanë maraku


Ti n’gjergjef tuj punu’.
Qafa yte si zamaku
Maraku vjen tuj m’u shtu’.

Do t’i qes nja dy-tri bejte


E t’i shkruej n’nji letër t’bardhë.
Unë po t’vij andej kah dera
Se mandej s’mundem me t’ardhë.
________________________________________
nadje - mëngjes
sabahile – heret fort, me ag

454
275. Gonxhet tueja me shumë erë

I: Oh, gonxhet tueja me shumë erë


Gjithfarë lulesh paskan çilë. :I
I: Marshalla moj njiksaj vere
Oh, sa kenke rritë! :I

Oh, drandofille je e bukur


Gjithkah t’shof unë baj çudi
Qysh njat herë moj qi t’kam pa
N’zemër më ke hi!

Oh, gjethet tu’ja kadife


Qi shëndrisin porsi dritë.
Rrin e mshefun nën hije
E l’shon erë të mirë.

Edhe kurr s’kam me t’harru’


Por gjithmonë kam me t’kujtu.
Qysh njat ditë qi m’je largu’.
N’zemër kam mbaru’.

276. Kah mendoj se vjen pranvera

I: Kah mendoj se vjen pranvera


Gjithçka vjen tuj u gëzu’. :I
I: Shokë e shoqe si përhera
Nisin valle me këndu’. :I
I: Vallen-e aman me këndu’ :I

Gjithçka pra na u gazmue


Ah! sa i bukur ky behar.
Rrin bylbyli tuj këndue
Veshë me pupla, shkru’ me ar.
Shkru’ me ar, aman shkru’ me ar.

Çohem herët në mëngjes


Dal n’dritare me shikjue.
Drandofillet mbushë me vesë
Ndij bylbylin tuj këndu’.
Bylbylin, aman tuj këndu’.

455
277. Krushqve
Dielli ka lemun majave.
Shetisin krushqit fushave.

Ref.:
I: G’zoni ju g’zoni o ju krushq-o
Se sot do t’merrni nusen-o! :I

Nisen kumbar-t me krushqit-o


Nusen ia çojnë dhandrit-o.

Ref
G’zoni ju g’zoni o ju krushq-o
Se sot do t’merrni nusen-o!

Në shpi të nuses prijnë kumbar’t


Krushqve na i qesin petlla me mjaltë.

Ref.:
G’zoni ju g’zoni o ju krushq-o
Se sot do merrni nusen-o!

278. S’parit kohë du’ me fillue


I: S’parit kohë du’ me fillue
Sa e vështirë kenka dynjaja. :I
I: Disa vjet moj i paç kalue
Me ty më zu sevdaja. :I

F’tyra yte porsi zana


Kur t’shikoj baj çudi.
Balli yt shkëlqen si hana
Porsi dielli në pranverë.

Duert mi kishe si hakiku


E gishtat si qelibar.
Shumë hallet i hjekë ashiku
Kur mendon se del n’behar.

Flok’t m’i kishe moj krrela krrela


Me ty moti më shkoi bosh.
Në të ardhsha moj ma te dera
Sot në shpi mos shkofsha shnosh.
______________________________________________________________
hakik – gur i çmuar
qelibar – shumë i kthjellët, i pastër, i kulluar

456
279. Marangjyli

Plot me lule ngjyra ngjyra


Gjithë qyteti është lulëzu’.
Marangjyl ka çelë natyra
T’buk’rat fletë i ka mbulu’.

Karajfili gonxhe plot


Po krenohet me madhështi
Eh sa bukur ka çelë sot
T’gjitha lulet i kan’ zili.

Ref.:
Marangjyl e karajfil
Ju na knaqet me bukuri.
Porsi lule plot aromë
Ka dhe tjera plot freski.

Je ma e bukra në lulishte
Lule t’kandshme plot me erë.
S’jeni çelë ju kurr ma bukur
Siç keni çelë në këtë pranverë.

Lule t’kandshme fleta t’njoma


Që na mbushën plot gëzim.
Mos t’harroni se n’mes lulesh
Lule asht qyteti im.

Marangjyl e karajfil
Edhe ju lule plot erë.
S’bashku në qytetin tim
Tashti ju pafshim ju përherë.

457
280. Tuj qendisë të pashë te dera

Tuj qenisë të pashë te dera


Nder në shkall me flokët lëshu’.
Qi pa da t’i merrte era
Tuj qenisë me atë sy t’shkru’,
Aman, aman, aman-e!

Të shtat malet i kalova


Për me folë me bisedu’
Dhe prej teje unë kërkova
Dashuninë me ma diftu’
Aman, aman, aman-e!

Kur më the me t’bukrën gojë


Të vështrova moj ndër sy.
T’gjitha lulet qi i paç n’dorë
Me gjithë zemër t’i dhash ty.
Aman, aman, aman-e!

281. Je e bukur si xhindeshë

Tash sa ditë uzdaja m’mori


Unë i mjeri tuj hek zi.
Aman, aman
M’asht’ ba ftyra verdh si limoni
Prej marakut qi kam n’ty.

Maraku në zemër më rri


Tuj m’u shtu’ vjen ditë për ditë
Je e bukur si xhindeshë
Perëndia t’ka goditë.

Je e bukur porsi hana


Gjithë dynjanë e ke ndriçu’.
Ty moj lule të vraftë zana!
Të vjen era mollë e ftu’.

458
282. Ç’ke bylbyl qi m’je idhnue

I: O kaloi dita, erdhi nata


Ditët janë tuj u zhvillu’. :I
I: Oh nji bylbyl-o qi e pata
Tash mu’ m’asht largu’. :I

Oh ç’ke bylbyl qi m’je largue


Edhe nuk zen vend?
O gjithnji rrin tuj fluturue
Ec bjer n’kafaz tem!

Oh sa m’merr malli dhe nji herë


Bylbyl me t’ndigju’.
Oh ditë e natë rri n’penxhere
Qysh se m’je largu’.

283. Ç’ke qi kjan i mjeri ashik

Oh ç’ke qi kjanë i mjeri ashik?


Oh, se me ty djal do t’baj beharin, aman-e
Oh shumë i kena mynafik-e
Ç’po çalldisin me na damun.

Oh s’gjeta, asnji njeri ashik, aman, aman


Oh, si bylbylat në mal, aman, aman, aman.
Oh qysh se s’parit t’zuna mik-e
E mjera unë rashë n’hall-e.

459
284 Hije t’bajnë mori qerpik’t

Oh hije t’bajnë mori qerpik’t-e


Asaman o mori mollë!
I: Oh na i shashtrise gjithë ashik’t-e
Qi s’na u le o derman-e. :I

Oh, synin zi me gojë s’më flet


Asaman, o mori mollë!
Oh shpirtin tem ta laç në dorë
Fol e qesh o me gojë.

Oh gjithë nata me ty më shkoi


Me ty bashkë tuj bisedu’
Oh, sa herë n’andërr t’shof
Për ty rri tuj mendu’.

_____________________________________
shashtrisë – çmendem, mrekullohem, luaj mendsh

285. Kanarina e bylbyli

Kanarina e bylbyli rrijshin çift, jar ,


Rrijshin çift.
T’dy me pupla si florini
Yll me bisht, jar, t’damë me gisht.

Kanarina e pëllumbi
Rrijshin bashkë jar, rrijshin bashkë.
Natë e ditë moj s’i merr gjumi
Tuj u dashtë, jar, kjajnë hall bashkë.

Gusha jote me alltuna


Gushën kuq si rrush mëshqet.
Pse u idhnove, si kje puna?
Pse m’gërget, jar, pse s’më flet?

460
286. Ku m’je zanushë
Ku m’je zanushë
Mramë kur t’këndova?
Mas kafazit të përgjova.
Me dalë jashtë
Prej nan’s s’guxova
Qyqja, veç përgjova.

Ref.:
M’rrah zemra tik e tak-e
Se ç’më dogj i ziu marak-e
More m’dogj i ziu marak-e.

Moj zanusha vetullhollë


Moj e kuqe porsi mollë.
Mori belkëputun-o
Kur më shkon si flutur-o.

Ref.:
M’rrah…

287. Larg të pashë e shpejt të njofta


O larg të pashë e shpejt të njofta
O shtatin tand mos t’a harrofsha
K’ndo o bylbyl, çil-o lule zymyl
K’ndo e mos pusho për mu’.

Oh kur më del në avulli-e


Oh bishtalecat nën shami
Kjaj o bylbyl, çil-o lule zymyl
Kjaj e mos pushoni për mu’.

Oh kur më del mori në derë


O drandofille plot me erë.
K’ndo o bylbyl, çil-o lule zymyl
K’ndo e mos pushoni për mu’.

Oh kur më del mori n’oborr-e


O karajfilat moj shatorr.
K’ndo o bylbyl, çil-o lule zymyl
K’ndo e mos pushoni për mu’.

461
288. Mor kaurri i Venedikut

O more kaurri i Venedikut


Po çka ke qi s’vjen n’iman?
O pse si flet me gojë ashikut?
Qeder mos i ban-e!

Gjithë nata me ty më shkoi


Tuj ndej e tuj bisedu’.
N’andërr jam e vjen e më çon
Se ç’më ke varru’.

Syn’ e zi me gojë s’më flet


Asaman o more djalë,
Shpirtin tim ta lash amanet
Del e fol nji fjalë!

289. Nji vajzë t’mirë qi ka kojshia

Nji vajzë t’mirë qi ka kojshia


Shoqja saj kund mos me u gjetë
Mu’ me te m’ka zanë dashnia, aman
E s’po m’hiqet kurr për jetë.

Ti m’ketë anë e unë m’at anë


Në mes kemi nji sokak.
Njima konke si m’kanë thanë
Porsi ylli me bajrak.

Hajde vashë të lidhim besë


T’lidhim besë me shoqishojnë,
Se s’do t’mundet asnji t’na prishë, aman
Zemrat tona t’i afrojmë.

462
290. Synin si qershia
Për Shkodrën plakë, bullojnë agime t’reja
Me lule vile plot me drandofille
Kullojnë si mjalta kang’t dritë n’atë hije
E n’f’tyrën tande, vashë lulzon pranvera.

Ref.:
I: Synin si qershia
Flakë e ke ndezë djalin.
Buzën n’gaz e bane
Pesh’ ia çove mallin. :I

Liqeni n’mramje Shkodrën q’e flladitë


Nën pemët e nalta qesh ballkoni i ri
A ndien syzezë t’amblën melodi
Sa bukur jeta vashë të ka stolisë?

Ref.:
Synin…

291. Si yll ishte ndër hyrina


Si yll ishte ndër hyrina, marshalla!
Kur e pashë unë shtang u ngrina, marshalla!
Kur e pashë unë shtang u ngrina, sa mirë-a, sa mirë-a!
Sa mirë moj marshalla, hiu!
La, la, la, la, la, la la la,

Flokt’ e verdhë i ka si ari, marshalla!


Kish t’ia lmojsha unë i pari, sa mirë-a
Kish t’ia lmojsha unë i pari, sa mirë-a, sa mirë-a,
Sa mirë, moj marshalla, hiu!
La, la, la, la…

Me petk t’linit ajo ish veshun, marshalla!


M’kqyrë ka i herë me buzë tuj qeshun, marshalla!
M’kqyrë ka i herë me buzë tuj qeshun, marshalla! sa mirë-a
Sa mirë, moj, marshalla, hiu, la, la, la, la

Kur e shof unë me krye ulë, marshalla


Zemrën time se ç’ma shkule, marshalla
Zemrën time se ç’ma shkule , marshalla
Sa mirë, marshalla, hiu!
La, la, la, la…

463
292. Ma gëzofsh shaminë e kuqe

E ma gëzofsh shaminë e kuqe, hej aman


E jasaman moj buzburbuqe, hej aman.

E ma gëzofsh shaminë jeshile, hej aman


E jasaman moj drandofille, hej aman.

E po shkëlqen lulja në mur-e, hej aman


Se për mas teje u dogja nur-e, hej aman.

E ma gëzofsh shaminë e hollë, hej aman


E nuk të la pa t’shti në dor-e hej aman.

U bu-bu ç’kam ndërmend hej, aman


Ku t’a gjej marakun tem hej, aman.

293. Bukuri mos t’kanë gërga

I: Ka shumë kohë qi kanë kalu’


Për ty vashë unë kam mendu’. :I
I: Zemrën ty t’a paç dhuru’
S’mujta kuj me ia diftu’. :I

I: Bukuri mos t’kanë gërga


Unë të du’ moj pa ia da. :I

Për në kjoft kështu e vërteta


Don me m’lanë ti në këtë jetë
Shumë kujtime kanë me metë
E nuk dij a kam me i gjetë.

Bukuri mos t’kanë gërga


Unë të du’ moj pa ia da.

464
294. Ti tuj qeshë e unë tuj kja

Oh ti tuj qeshë e unë tuj kja, aman-e


Oh na erdh vakti për me u nda.

Ref.:
Kjaj, o bylbyl, çil o lule zymyl
Kjaj e mos pusho për mu’!

Oh rreth e rreth në avulli-aman-e


Oh bishtalecat nën shami.

Ref.:
Kjaj…

Oh kur më del mori n’oborr, aman-e


Oh karajfilat moj shatorr.

Ref.:
Kjaj…

_________________________________________________
shatorr – pemë që i ka degët e dendura e të mbledhura si tendë, si kurorë

295. Sa e bukur del pranvera

Sa e bukur del pranvera


E natyra zbukuru-e
Çelin vjollca, lule tjera
Për mu’ shpresat kan marue.

K’ndon bylbyli sa vjen prilli


Bota mar’ rrin tuj gëzu
Kur çelë vjollca e zymyli
Rrij i mjeri tuj vajtu’.

Flok’t e tu moj krrela, krrela


Vet’lla, syzezë si ullini
Ty t’kam zgjedhë përmi t’gjithë t’tjerat
Nuk të ndrroj për sytë e mi

465
296. Luleverës

I: Mos rri pritas, lulevera


Sepse dimri t’zdeshi shqim. :I
I: T’gjitha fletat tua t’blera
Plot gjallnim. :I

Ku të kam e bukra lule


Si me erë plot bukuri?
Mos më rri pra me kry ulë
Sy qershi.

Je e bukur dhe e dashtun


Dhe e mushun tan gjallnim
Ai qi t’desht’ asht prap tuj t’dashun
T’ka n’kujtim.

Mos rri ngritas lulevera


F’tyrën ndrroje në gëzim
Sot për ty ka çel pranvera
Plot lulzim.

297. Vinte çika prej livadhit

Vinte çika prej livadhit


Buzën kuq si lulja e allit
I: Kaçurrelat midis ballit
Çik-o mori çikë! :I

Çika djalin po e dashka


Na e dashka dhe e paka
Vaj medet, po na diktoi plaka
Plakës i raftë nji pikë!

Rrinte djali n’maje t’gurit


N’maje t’gurit prej bilurit.
Po ja thoshte kangës nurit
Nurit të bukurisë.

466
298. E mira tuj qendisë

E mira moj tuj qendisë


Rrin tuj k’numun dashunisë
K’ndo me za si t’gardalin’s
Përvetë shoqet, shoqet qi po vinë
Mos janë zemru’, se jam feju’.

Po vinë shoqet me u përgzu’


Vet t’ka anda me t’uru’
Fat të mirë moj çikë ke pasë
Ke marr burrë, burrin qi ke dashtë.
Na shtjen lakmi, me këtë dashni.

299. Si t’kam dashtë unë ty

Si t’kam dashtë unë ty-e


Hajde moj zylyfe zeza.
Hajde mori e pabesa.

Nuk të ndrroj për syt-e


Hajde moj zemër jallane
Hajde moj e paiman-e.

Unë nuk jam kujtue


Se ti mu ma ban me hile
Moj zemër katile.

Por t’kam dashtë e të du-e


Oh më ke ba me hile
Të vraftë moj dita diele!

Qyqja moj e mjera


M’ndrrove me ashik të tjerë
Jeta t’u baft zeher.

Qyqja ti e ngrata
Se shumë bela ti pata
O mos t’u errt’ o nata.
________________________________________________
iman – fe, besim në Zotin

467
300. Të gjitha hallet t’i diftova

T’gjitha hallet t’i diftova


Veç me ndej me bisedu’.
E prej tejet unë kërkova
Dashuninë me ma diftu’
Aman, aman-e.

Kur më the me t’buk’rën gojë


Të vështrova moj ndër sy.
T’gjitha lulet qi paç n’dorë
Me gjithë zemër t’i dhash ty
Aman, aman-e.

301. Moj e vogël ndej n’oborr

Moj e vogël ndej n’oborr, aman


Zylyfin moj, zylyfin-o moj zi si korb.

Vet’lla t’holla, vet’lla t’holla gajtanli, aman


Syn’ e zi por, syn’ e zi-o moj si qershi
Gojë të vogël, gojë të vogël moj si kuti.

Dham’t e shpesh, dham’t e shpesh moj si inxhi, aman


Qafë të gjatë, qafë të gjatë për hijeshi
Bel të hollë moj, bel të holl o për merakli.

Kur t’mërzitem, kur t’mërzitem vi e rri aman


N’hije t’blinit, n’hije t’blinit nën lajthi
Në bar t’njom-o, në bar t’njomë
O në dushk të ri.

468
302. Kur më bjen ndërmend për ty

Pse më len në këtë zanan


Tuj e dijtë se unë të du’?
I: Merhamet t’u bofsha kurban
Begenis e fol me mu’. :I

Na po dahna more sy
Porse zemrat s’mund t’i ndajmë
Kur më bjen ndërmend për ty
Sytë e mi mbushen me vaj.

Syni i zi porsi filxhani


Mori dranofillja e bardhë.
Vet’llën holl porsi gajtani
T’lutem moj me m’i falë.

Kasaveti yt më plaku
S’më merr gjumi ditë as natë.
Mu’ t’mjerin m’zu maraku
Zemra jeme ç’m’u ndez flakë.
______________________________________
kasavet – kujdes, merak, brengë

469
303. Mori buzburbuqja ime

I: Sot për sot me itibar


Askërkush mos me ta mrri. :I
Rueje synin tamahqar
Se të çartë moj bukuri, of medet!

Ref.:
I: Hajde moj qi s’më flet
Hajde moj kush t’gërget?
Ashiku yt jam vetë, of medet! :I

Mori buzburbuqja ime


Kur t’a pashë synin e zi.
Kur ma ven bohçen e kuqe
Na mbyte me bukuri, of medet!

Ref.:
Hajde moj…

Mori drandofillja e vogël


Ku e ke marr këtë bukuri?
Le e rritun je në Shkodër
Nanë e babë jabanxhi, of medet!

Ref.:
Hajde moj…

M’at pexhere ly me bojna


Dibrani e ka goditë
Rri Vitore, mos qit ojna
Prej Zotit të raftë nji pikë, of medet!

Ref.:
Hajde moj…

M’at pexhere mas’ kapakut


Kishte ndejë nji vajzë e re.
Mos ven vesh fjalve t’hallkut
Ata flasin keq për ne.

470
304. Maraku ma i randë se plum’i

Maraku ma i randë se plum’i


Paske zemrën katileshë.
I: Bij me fjetë e s’më merr gjumi
Janë kah m’lu’jnë mend e kresë. :I

Ky marak fort më mundoi


Tash dy vjet e gati tri.
Fushë e male do i kërkoj
E do t’bahem jeremi.

Po t’i qes nja dy tri bejte


Venja veshin mori dritë.
Karajfil me gonxhe t’verdha,
Si na bane natën ditë?

N’pranverë këndon bylbyli


Në bahçe ulet rrallë.
Sy e vetull porsi ylli
Ty të lutem me m’i falë.

471
305. Asaman moj drandofille

Asaman moj drandofille


M’je nji lule për sevda.
Për së gjallë vorrin ma çile
Prej k’saj jete don me m’da.

Zemra jeme m’u ndez flakë


S’kam ku flas njiherë me ty.
A mendon se ke me u plakë
Ke me dekë, n’vorr me u ndry.

Zemra jeme m’asht ba birë


E m’asht ba si karabojë.
T’u ba faqja si limoni
E ke pasë si shebojë.

Kur të pashë moj tuj gjimue


Faqja jote ba jeshil.
Thashë: - Medet ç’po hjekë për mue
E shkreta moj drandofill!

Unë i mjeri unë i ngrati


Jeremi m’u ba kjo jetë.
Sielli sytë e shiqoj malet
S’di se kah me dalë me tretë.

472
306. Mori dranofillja e kuqe

Mori dranofillja e kuqe,


Sa bukur moj kuvendon.
I: Dranofille buzën burbuqe
Me të këputë kush nuk guxon. :I

Dranofill kuq si sheboja


Lule topçe si përherë.
Bardhë e kuq moj bojna bojna
Më kënaqe o me erë.

Vjen bylbyli për hava


Sa të shef ai do t’ndalon.
Tuj të k’ndu gjithë pa ia da
Ni vend t’bukur zen n’nji degë.

Afër tejet tuj t’këndue


Rreth e rreth sillet mbi kry’.
Çou moj lule thot mendue
Me kuvendu’ du’ me ty.

307. Vjeshta erdh dhe kaloi

Vjeshta erdh dhe kaloi


Gjithçka la për bukuri.
Të dy zemrat t’i bashkoi
Me kalu’ nji bashkmëni.

Ty moj lule të raftë zana!


Gusha jote si pëllumb.
Porsi di’lli, porsi hana
Shoqe nuk t’gjej moj kurkund.

Tash sa vit tuj të shikjue


Ftyrën tande me shumë mall
Kur m’ndigjon tuj bisedue
Si bylbyl qi knon n’behar.

473
308. Mori vashë vetullhollë

Mori vashë vetullhollë


Ftyra yte ç’po t’shëndritë
Prej ‘saj nate kur më fole
N’zemër time më ke hy.

Kur më del prej derës n’mbramje


Bulevardit tuj shetitë.
F’tyra jote shndritë si hanë
Si selvi shtatin ma shtrinë.

Dashni zuna me ty s’parit


Deri tash se kam provu’.
Si t’ia baj mori k’tij halli
Zemrat tona me i bashku’?

Nji letër du’ me t’a çue


Mos kujto se du’ m’u tallë.
E xhevapin me ta çue
Nuk të la moj pa të marrë.

309. Karajfil emnin e ke

Njitash lulet janë harlisë


E kan qitë filiza t’ri.
I: Bylbyli me krah shetitë
Ban pushim ndër gema t’tij. :I

Bylbyli me krah t’arit


E kërkon shoqin e vet.
Qysh i vogël n’derë t’kafazit
Rrin e k’ndon kangën e vet.

T’gjitha lulet çelin verës


Ashiku u ban hysmet.
Karajfili i saksisë
Rreth e rreth ganxhet i qet.

474
310. Po fillon me dalë behari

I: Po fillon me dalë behari


E shyhret i nep dynjasë. :I
I: Mue për ty më ka marr’ malli
E s’po i gjej qajre sevdasë. :I

Hajde pra moj drandofille


Ti për mue e bisedo.
Zemrën tande fill ma çile
Me gojë tande ma dëfto.

Kur të pashë nën derë t’oborrit


Rreze t’bante bukuria.
Të baj be natën e vorrit
M’i qaj mirë hallet e mia.

475
311. Kur më rri karshi-karshi

Kur më rri karshi-karshi-e


Unë kam zanë marak në ty-e.
Vetëm ti më ke pëlqye
Të kam zemër, të kam sy-e.

Ref.:
I: E bardhë, e bukur je
Nuk kam qajre pa t’marrë erë :I

O unë me dijtë moj se t’marr ty


Si nji pulë more du’ me u ba-e
E n’kotec unë du’ me hi-e
Tana pulat me i përzi-e.

Ref.:
E bardhë…

O, ustallëk Zoti m’ka dhanë


Si një gjel more du’ me u bo-e
E n’kotec unë du’ me hi-e
T’tana pulat me i përzi-e.

Ref.:
E bardhë…

O, ustallëk Zoti m’ka dhan-e


Si nji peshk more du’ me u ba-e
E në det more du’ me hi-e
Të tan peshqit me i përzie.

Ref.:
E bardhë…

476
IV. KËNGË TRIMËRIE

477
478
01. Ded Gjon Luli

I: Krisi pushka disa topa


Sa me vrap na u mblodh ordia:I
I: Me e njoftë zuni gjithë Evropa
Trima t’fortë paska Shqipnia. :I

Dedë Gjon Luli shkroi nji letër


Valisë s’Shkodrës ia ka çue:
“Se Shqipnia nuk don tjetër,
Veç don vendin me sundue.”

Ded Gjon Luli ban kërdinë:


- Tungjatjeta! - po i thot krajlit.
- Del e shikjo me dylbi
Si lufton biri i shqiptarit.

02. Kangë për Bije Vokshin

Nëpër telat e sharkisë


Derdhim kangët e trimnisë.
Sot me dhimbje e k’nojmë këtë kangë
Pushoi zemra e Bijës nanë.

Ka vdekë mbesa e Sulejman trimit


Hallë Sabria o e Asimit.
Ka vdekë bija e Kastriotit
Kosovarja e derës Vokshit.

Shpija e saj o shpi e trimnisë


Jetë e vdekë o kushtu’ lirisë.
Ne gjithmonë o ty t’kujtojmë
Kunorë lulesh, o kanga e jonë.

Kunorë lulesh o ti je vetë


Që nuk vyshkesh o kurr për jetë.
Ti me nder o je nda prej jete
Lule qe o dhe lule mbete!

479
03. Kaçanikut i raftë pika

Kaçanikut i raftë pika!


Nuk e din se çka asht’ frika
Nandë sahat tuj pre me thika!
Hej more hej!

Grykë e Kaçanikut
Jo s’i thonë shaka.
Varr asht i anmikut
Tmerr dhe hata, ore hata!

Ref.:
Dërgut pasha, mor Dërgut,
Kaçanikun mos e nguc!
Mos e nguc e len rahat
Merr ushtrinë e kthehu prap!
Pashë, more satrap.

04. Këngë për Ibe Palikuqen

Mbi këto male t’nalta


Atje në Mavrovë.
Lufton Ibja nanë
O me armë në dorë!

Ref.:
Me vllaznit e vet,
Trima partizanë
Hasmit mu në ballë
O se ç’i ranë.
Ti na dole partizane
Ibe sokoleshë.

Të nderojmë si bij të madhe


Ibe moj shqiponjë.
Prandaj ne sot, moj sorkadhe,
Për ty do t’këndojmë.

Dhe një ditë shtatori


Atje në Kërçovë.
U vra Ibja nanë
O me armë në dorë.

Ref.:
Me …

480
05. Xhamadani i lirisë

Kërcet topi e gjëmon trolli


Xhamadanin hapë Mic Sokoli.
Përmes fushës kalldram me gzhoja
Bash si fletët kur hapë shqiponja.

Hej, ngriti krahët e i tha Vatanit:


- S’na shpon, jo, o top i sulltanit!
Zemra jonë ka gjak sa gurra
Mbi anmikun o bini burra!

Kaluan vitet, kaloi një shekull


Koha grrye ka gurë e hekur.
Erdh ndër kohna e iu vesh trollit
Xhamadani i Mic Sokolit.

Hej, e pat vesh o dhe Selam Labi


Kur për gryke topin e kapi
Përmbi tank o kur rrugën skuqi
E pat veshë o dhe Vojo Kushi.

Prap në botë o sot ka sulltana


Që n’a mbajnë o ndër nishana
Porse gjum, jo s’ka Kosova
Sytë me dritë o n’a i mbushë vatani.

Hej, shkëlqen djersa e s’dridhet loti


Në këtë truell o me bukë baroti.
Shkrinë çeliku e lulzon molla.
T’gjithë shqiptarët janë Mic Sokola!

481
06. O moj Kosovë, me k’sulë të bardhë

Hej moj Kosovë me k’sulë të bardhë


O moj Kosovë.
O shtati yt o me dyzet plagë
Me dyzet plagë.
O shtati yt asht bajrak i gjallë
Sa mirë po i rri hasmit përballë
Sa mirë po i rri hasmit përballë
O, o, o prite Azem Galicën!
Bashk-o me nuse!
Shqipja ban plag-o në fushë të kuqe.
Lufton Kosova me krajl e me mbret-e
O shumë po vritet, por s’ka me vdek-e!

Po i prin Azemi në log të burrnisë


Po i prin Kosovës, lufton për Kosovën
Lulja e trimnisë.

Hej, o jo s’ka vdekë baca Azem,


Baca Azem.
O krejt rininë tani po e bjen-e
Tani po e bjen.
O po i bjen zjarrit, bjen kah gremina
O kam lan Shotën o me do trima

__________________________________
hasëm = armik

482
07. Këngë për Jakup Ferrin

Ç’asht ai zog i kuq i bardhë?


Nga beteja sjell haberin.
Eu, nëpër mes bjeshkës i bie
Fill i vetëm pa luftarin.
Si dori i lashtë prej çetash
Ai po vjen me vrap prej malit
As ujvarat e Valbonës
Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut.

Ref.:
O Jakup Ferri, mor ku je?
Thrrasin malet me piskamë.
Tridhjet krena i ke pre
Me shtat plagë po rrin në kamë!

Ndal dorin n’shteg t’oborrit


Shkumbë nga goja tringëllima.
Eu, mbeti trimi n’log t’mejdanit!
Gjak trimnie pikë lëndina
Rrin mbështetun mbi një mal
Rrjedh lumi valë e i gjatë
Eu, tuj luftu’ o për vatanin
Jakup Ferri me bajrak.

_____________________________________
haber = lajm, njoftim
mejdan = fushë e hapur, shesh, arenë (zakonisht në
këto vende zhvillohen dyluftime)

483
08. Këngë për Sefë Kosharën

- Hej Sefë Kosharja i pari i fisit


O hije t’paska o maja e plisit!
- Hije m’ka o shok’t e mij
Kam dhanë jetën o për liri-e!
Kam dhanë jetën o për liri
Jam shqipar kosovarli!
S’na ka le nana prej barkut!
O na ka qitë pushka prej çarkut!

Hej amanet-o për me m’varrue


Ngat njaj lisi, për me shikjue.
T’i shoh fushat o tuj jeshilue
T’shoh flamurin o tuj flakrue!
Du’ manxerrin për t’qitë te varri
T’ja ngjesh hasmit n’lule t’ballit!
Du’ manxerrin me gjithë fishekë
Oh se s’kam vdekë e s’kam me vdek-o!

Hej mal me gjak asht’ ba Kosova!


O luftë po ban o Sefë Kosharja!
Po ban luftë e po ban kërdi,
Gjëmojnë malet o duen liri.
Nuk jeton shqipja pa bij
Nuk gjallnon ajo pa liri.
Nuk duron shqipja robëri
O jam shqiptar kosovarli!

484
09. Këngë për Avni Rrustemin

I. Bërtet polici IX. Avni Rrustemi


Sa u bind Parisi: T’ka ndezë alemi.
- Kjo pushkë kah krisi? - Lum na që t’kemi!
Vallë, kush u vra? Thomi pa pra.

II. Frengjt’ grumbullohen X. Je i lavdërueshëm


Fort pezmatohen. Fort i urueshëm.
Disa ndigjohen Gur i paçmueshëm
Tuj thirrë me za. Ndër burra e gra.

III. Asht vra Esati! XI. Kjo do të festohet


Me u shu’ fesati Kurr s’do të harrohet.
S’e zuni sahati Kangë do të këndohet
Ai vdek ka ra. Gjithmonë pa nda.

IV. Desh Perëndia


E vrau Avnia.
T’shpëtojë Shqipnia
T’ngeli pa u nda.

V. T’marrë fund ngatrrimi


T’soset mjerimi.
T’mbretnojë bashkimi
T’rrojmë vlla me vlla.

VI. Mban zi Serbia,


Çirret Greqia.
Qan Italia
Për atë që u vra.

VII. Lutet Libohova


Dibra e Tetova.
Ma fort Kosova
Me lot tuj qa.

VIII. Po gjithë Shqipnia


Dru’ gjithë njerëzia.
Që të rrojë Avnia
K’shtu bajnë dua
Rrofsh ore Avni!

485
10. Këngë e Ibes

Ç’po kërcasin pushkët


Gjëmojnë malet lart
Djemt e Dibrës vijnë nga mali
Trimat partizanë.

Katër ditë e katër netë


Pushka n’Dibër ç’po kërcet
Kan ngelë trimat partizan
Ujë pa pi e bukë pa ngranë.

Hej, vaj medet


Nanë moj ç’na ka gjetë!
Se Dibrën tonë,
Nanë po dojnë me e djegë.

Dolën tanksat nga Taraniku


I tërbu’m bërtet anmiku
Dibrën e Madhe me shkatrru’
Grima-grima me e coptu’.

Mirpo trimat partizan


Kapën Dibrën anë e mbanë
Prej mbas shpinës s’Taranikut
Mu në ball i ranë anmikut.

Ngadal shtriga e gjermanit!


S’i ke njoftë djemt e dibranit!
Djemt e Dibrës, sokola t’malit,
Që ta çajnë kapak’n e ballit.

Hej, ngadal kapiten gjerman!


Se shok’t e Ibës luftojnë si luanë.

486
11. Këngë për Bajram Currin (3)

I: Kërsiti pushka, :I
I: Ushtonte mali, aman, aman
Dilni kush ashtë vra! :I

Bajram Curri n’kali


Në syret ma i pari aman, aman
Mahzun ish kon’ dalë.

Bajram Begu n’bjeshkë


N’kmishë e n’tlina desh-e, aman, aman
Kry’t në faculetë.

Bajram Curri n’borë-e


Bukë po rrin pa ngranë, aman
Vetëm për Kosovë!

Bajram Curri n’shi-e


Ujë po rrin pa pi aman,
Vetëm për Shqipni!

Oj Sherife hanëm,
Djali po t’thirrë bab-e aman, aman
Babë nuk ka n’dynja!

487
12. Këngë për Sulejman Vokshin
Ka ra terri prej Stambolli.
Kujt po i digjet nji kasollë?
Ka ra pushka n’krah të malit.
S’e ç’i ndriste djersa e ballit
N’flakë t’barotit, n’prehën t’mikut
N’djep prej druni rrit kreshnik
Mos ia prek ballin kreshnikut!
Se t’pret grykë e Kaçanikut
Jam Sul Vokshi, s’e lshoj trollin
Krah për krah me Mic Sokolin!
Avdyl Frash’rin kam midis
Për liri djegë shkamb e lis.
Mos m’iu turr sulltan flamurit
Se kam dalë nga palca e gurit.
Ka marr flakë kreu i sulltanit
Ç’asht kjo rrfe që i bjen karvanit?
Çoni fjalë Kosovës vogël
Do t’ja ngreh çadrën mbi kodër.
E në bjeshkë te retë e bardha
T’i kam djegë harem e çadra!

13. Kangë për Skenderbeun


Kaluen shekuj mbi Ballkan
Nga shtat zemra shqiptar’t i kanë
Me shtat zemra i ka lind nana
Brijt e trupit o jatagana.

Me i lahutë o i knon lirisë


Mbi lahutë o koka e dhisë
E n’bisht Gjergji o n’përkrenare
Ia ka dhanë o lahutës shqiptare.

Me i ba o lahutës telin
Çikat tona e pren bistekin.
Kur tradhtitë o na i ban bllokada,
Shkrimë unazat e i bom shpata.

Shtat krajli o i kish Bota


Shtat krajli o na m’synë me topa
O shtat zemra n’gjak t’shiptarit
Shtat herë vritet, o tetë herë ngjallet!

Shpatë e Gjergjit o rrkoj zi zana


I theu n’Krujë o tre sulltana.

488
14. Ditë e zezë 6 qershori
Ditë e zezë 6 qershori
Shtini me pushkë tradhëtari
I: Ranë si trima tre dëshmorë
N’mes të rrugës, në Kavajë. :I

Dalin motrat e Raziut


N’skaj të rrugës pranë shtëpisë:
- Hakun tand vlla do t’a marrin
Bij të tjerë të Shqipërisë!

Doli nana e Vangjelit


Mu ke pragu i shtëpisë:
- Kam dhe ma unë djem të tjerë
Për në radhët e partisë!

- Fli i qetë o shoku Loni!


Edhe ju dëshmorë të tjerë.
Për shumë shekuj do të rrojë
Emri juaj në këtë jetë!

29. Këngë për Ismail Qemalin


O Qemal, kur të përzunë,
Kur të rrethosi Turqia,
Dhe një çik, pra të zunë,
Erdh e të mori gjemia.

Brënda në Paris të shpunë,


Atje ku qe katemia,
Se ç’u ngrut krali në gjunjë,
Kralesha edhe e bija:
- Cili je ti more burrë,
- Që di pallatet e mija?
Unë jam Smail Qemali,
Prapa më vjen historia.
Të lutëm nëmë një vulë,
Të vuloset kufia.

Të shtat vulat ti dhamë,


Po s’doj të vulos’ Turqia.
Do vulos’ se s’është punë,
Është imja Shqipëria!
Sazan e Karaburun
Janë vatanet e mija.
_________________________________________________________________________
- Katemia = këtu është fjala për mbledhjen e Fuqive të Mëdha
( rrjedhë nga fjala “akademi”)

489
16. Këngë për Hajdar Dushin

Një ditë vjeshte në nandor


Buzë Drinit tradhtari zuni pusi.
I: Me e vramun Hajdar Dushin e ri
Me i qitë shokët në pabesi. :I

Krisi pushka, jehoi errësira


Anë e mbanë lufta filloi.
- S’dorzohemi gjallë or ballista!
Zani i tij si i luanit jehoi.

Kaluan shumë orë, beteja s’maroi


Val’t e lumit gjersa gurgullu’n.
Nga gjaku i Hajdarit që s’pranoi
Me tetdhjet trima me u dorzue!

490
17. Këngë për Isa Boletinin

Ministrit të Londrës shku’n e i thanë:


- Isa Boletini vet ka ardhë!
O man allti e man k’sul t’bardhë!
- Duhet t’prit o si asht’ zakoni,
Veç kujdes t’ma kontrolloni!
Ju gjeneralë o t’ma shoqnoni!
Hyni Isai me kokën naltë,
Palë e xhamadanit i rrin hap’t.
O si shqiponja, o mor me dy krahë:
- Më kan thon o se je trim mali
As kërkush armët s’ti nali!
Veç n’Evropë unë do t’jem ma i pari!
- Mos besofsh more ta kallxoj
Se nant’ plumbat i mbaj në gojë
Ismail Qemali o vet ma dor’zoi!
Sa për rregulla i zbatova,
Veç alltinë unë s’e dorzova
Gjithë jetën prej brezit s’e l’shova!
Lordi plak mbeti pa mend.
Asnji fjal se foli, por bon me shenjë:
- O ulu mor shqiptar të bojmë’ kuvend!
- Unë kalova detin o ktu’ me ardhë
Më ka çu’ populli shqiptar.
O veç kralive me ua thonë dy fjalë.
Nuk kam ardhë ktu’ mor zotni
Në pallat të Londrës me u vra me ty!
Veç me thonë more se ka Shqipni.
Kush t’ka thonë se nuk ka Shqipni,
S’ndëgjon me vesh as s’shef me sy.
E koritë o vehten e tij.
Se Shqipnia asht’ ai dhe
Ku ka lindë ai Skenderbe
Portës naltë more i ka vu re!

491
18. Ushton gryka e Kaçanikut

Ushton gryka e Kaçanikut


Morën zjarr këta gur’t e malit.
I: Përmbi çallmat e Anadollit
Ndizen hutat e shqiptarit! :I

Ref.:
I: Hej Kaçanik e shkamb e gur
Digjesh e pritesh për flamur!
Për flamurin e Skenderit
Luftojnë djemt’ e Idriz Seferit! :I

Kurr nuk çarten o kullat tona


Vendit tonë i dalim zot.
Tirq e zhguna e xhubleta
Thurr i kemi o me barot.

Ref.:
Hej…

Sulen trimat nga Kabashi,


Nga Lubizhda e Stagova.
Th’rret me t’madhe Dërgut Pasha:
- Ndihmë Sulltan se sot marova!

Ref.:
Hej …

492
19. Këngë për Bajram Currin (1)

I: Bajram Curri i ri-e:I


I: Natë e ditë në shi,
Aman, aman
Vetëm për Shqipni! :I

Bajram Curri n’borë-e


Bukë po rrin pa ngronë
Aman, aman
Vetëm për Kosovë!

Bajram Curri n’mal-e


Luftoi pa u ndalë
Aman, aman
Vetëm për vatan!

Bajram Curri plak-e


Zemra i pikon gjak,
Aman, aman
Vetëm për bajrak!

493
20. Kangë për Bajram Currin (2)

Bajram Curri fjalë ka çue:


- A po vini sot me m’nimue?
A po vini sot me m’nimue?
Se Sulltani bre na ka çue.

Se sulltani bre na ka çue


Shemshir Pashën o me na shtrue.
Me na shtru’ këtë copë Shqipni
Duen të dhjeta, duen vergji.

Duen vergji e duen nizam-e


Kanë qitë topat në istikame.
Kanë qitë topat në istikame.
Gratë e Pejës janë çu’ në kamb-e.

Gratë e Pejës u çuen në kambë:


- Po i thonë Pejë e po i thonë Gjakovë
Po i thonë Pejë e po i thonë Gjakovë
S’napim vergji, s’napim nizam!

_____________________________________
nizam = ushtar

494
21. Ç’janë k’ta gurë t’bardhë e t’zi

- Ç’janë k’ta gur-e t’bardhë e t’zi?


- Dikush krushqit na i ka ngri!
I: I ka ngri e i ka ba gurë
O krushqit tonë me flamur! :I

- Cili ashtë krushku i parë me radhë?


- Skenderbeu me shpatën zjarr!
Krushku i dytë o asht’ Naimi
O Mic Sokoli lshon kushtrimin.

Nusja jonë o kurr nuk vritet


N’çdo pikë gjaku ajo rritet.
Ku e derdh shqiptari gjakun.
O rrnoftë liria me bajrakun!

495
22. Në muzeun historik

Në muzeun historik Me bukë premin e ka nisë.


Nji herë shkova me nji mik Çan rrethimin baca Isë!
Me bylbylin kangatar T’u n’a i qite flakën Cetin’s
O Dervish Shaqën, kosovar. S’lidhen Agat e Judbinës, o hej!

Ref.:
Ja koburja e Boletinit!
Vesh me sërm e tytë florini.
Paska ardhë këtu n’Tiranë
Pranë herojve t’tokës nanë.

N’t’gjitha anët e Kosovës


Ka dalë zani i Knjaz Nikollës:
- Isa Begun me ma gjetë!
Me armik nji natë me fletë!

Ref.:
E ka pritë e ka gostitë
E ka mbajt nji natë e i ditë.
I pabesi s’njef tradita
I ka mbush rrugët me prita.

Knjaz Nikolla e rrahu telin


N’Podgoricë e dha haberin:
- Me u çu’ n’kamb çka janë xhandarë
O me vra Isën kosovar!

Ref.:
Jo s’e vret trimi Jutbinës
Se ç’ia qet flakën Cetinës
Tanë Kosova dha betimin
Gjallë e kemi Isë Boletinin!

Veshoviqi e ka ndalë:
- Ndal Isa, se i kam dy fjalë!
Arm’t e brezit me i dorzu’!
- O Veshkoviq more, ke gabu’!

Ref.:
A e din me kend po flet?
S’mi ka nal as krajl as mbret
Për trimni mos t’qofsha falë.
Arm’t për mu’ janë babë e nanë!

496
23. Ani moj Shqipni mos thuej marova

Ani moj Shqipni mos thu’j se marova!


Ani se djemt tu hala janë gjallë.
O n’komë’ jan çu’ rrept o Kosova
E bajnë luftën ballë o për ballë-e.

More ishin ditët ma të vshtira


Me njëmijenantqindedhet-e.
Kur n’Kosovë ra egërsina
Don me zhbi çdo bimë mbi dhe!

More se n’Prishtinë, aty pik s’pari


More krisi topi o me duhi.
O aty gjaku i shqiptarit
Ra në tokë me bi përs’ri.

24. Këngë për Tahir Mehën

Po thotë rinia:
- Kush na ka ardhë?
Asht’ Bacë Tahiri
O me kapuç t’bardhë!

Ref.:
O Bacë Tahiri me pleq e t’ri
E shkriu gjithë jetën
O për Shqiptari.

Gjithmonë i pari
O në demonstratë
Asht’ Bacë Tahiri
O me kapuç t’bardhë!

Ref.:
O Bacë …

497
25. Këngë për Adem Jasharin (Sërish vjen marsi)

Sërish vjen marsi, sërish vjen stina


T’rënët dhe të gjallët bëhen tok.
Vesë as shi s’duron lëndina
Burrëria jonë nuk duron lot.

Midis kujtimesh e midis këngësh


Çfaqet kryetrimi fjalëpak.
Ndë’ gema degësh e sytha pemësh
Mërzisë sonë i vë kapak.

Ref.:
Sërish vjen stina e ne ndërrojmë mot.
Po vetëm ai s’plaket kurr.
Uji i bjeshkëve i rrjedhë për poshtë
Ai lartësohet si flamur, o si flamur!

Dhe njerëzia vijnë përkulen, varrin tënd nderim


Nipi e mbesa me uratën, nisen fluturim.
Zemra merr guxim, plisi i bardhë shkëlqim
Hej me ty gjithmonë në ballë,me ty o Legjendar!

Sërish vjen marsi e vjen pranvera,


Amanetin e tij përtrijnë.
Lulet e barin i tund veç era
Si medalona n’pelerinë.

Midis…

Ref.:
Sërish…

Dhe njerëzia…

498
26. Këngë për Hajredin Pashën

O Hajredin Pasha, o po vjen Radikës


I: - O vallë ku jan’ o malet e Dibrës? :I

Vallë ku jan’ o malet e Dibrës?


I: O te kalaja o po bajnë kuven'! :I

O bëjnë kuven' e po tek kalaja


Hajredin Pashën e ka gjet belaja.

Kjo belaja pashën ç’e ka gjetë


Malet e Dibrës na kanë lidhun besë.

O lidho me vdekë e po lidhë të tan-e


S'nigjon Dibra jo me dhanë nizam-e.

Hajredin Pasha o more hutaq-e


S'rrihet Dibra pash mër me kërbaç-e!

- Hajredin Pasha ku e ke lanë ushtrinë ?


- Gjithë në Dibër besa mi kan gri!

O gjithë në Dibër besa mi kan gri


Jo ma pak se dymdhetmijë.

Jo ma pak o se dymdhetmijë
Kan' mbet' n'istikam e n'varrezë ç'kan hy!

27.Këngë për Ganimete Tërbeshin (2)


Hej asnji fjalë si shpëtoi o prej goje
Nanë moj sa shumë duroi
Hej, hej!
Nanë moj sa shumë duroi!
Hej shkumza t’bardha i dilnin prej goje
Shokët nanë s’i tregoi
Hej, hej!
Shokët nanë s’i tregoi!

Ref.:
Jo, jo s’ke vdekë lul’kuqja e Gjakovës
O ne me mall të kujtojmë, oj Ganimete!
Jo, jo s’ke vdekë lul’kuqja e Kosovës,
Ganimet, moj krenaria jonë!

499
27. Këngë për Ali Pashë Tepelenën

Moj kalaja me bedena,


Çfar asllani paske mrena!
Ali Pashën me shtat’ zemra,
Qi i mush topat me dykmena.

Ç’ke Vasiliqi ,qi qan,


Se ne kemi Yç Kalanë!
Tridhet’ vjet do ma nizanë,un’
prej teje s’e hek sevdanë.

Moj Janinë, Janinë e shkretë,


Të raft zjarri e të djekt!
M’vjen keq, se t’kam godit’ vetë,
S’të gëzun’ as djemt’ as vetë!

Bijt’ e mi, ju soj çifuti,


Njeri mu hallin s’ma di;
Jalla u preft sultan Mahmuti
Qi m’flliqët soj e oxhakun!

28. Këngë për Avdyl Frashërin

Kurvelesh e Gegëri
Ç’u mblodhë në Ergjëri,
Bëjnë një komision të ri
Për të shkretën Shqipëri.
Avdyl Bej na’ Frashëri
Dhjetë herë vate Frëngji,
U përpoq i varfëri
Prit Gjolekën me ushtri
Të bënë luftë me Turqi.

___________________________
- Frëngji – këtu e ka kuptimin :Evropë

500
V. KËNGË TË SHQIPËRISË SË JUGUT

501
502
01. Kur më shkonje lumit goce

Kur më shkonje lumit goc-e


Hajde truma, truma.
I: Sa të pashë o ty moj goc-e
Mendjen se ç’e humba. :I

Ref.:
Jarnana,jarnane,
T’desha moj goce, t’desha
Balluket e shpesha.

Se ky lumi gurgullonte
O tallas, tallas-e.
Të kalova afër moj goce
Marshallah të thashë.

Ref.:
Jarnana…

Unë s’të fola me t’vërtetë


Bëja një shaka.
Oh se jam i vogël moj goc-e
Andaj kam sevda.

Ref.:
Jarnana…

____________________________________
marshallah – përgëzim bukurie

503
02. Njëzet e pesë gërsheta
I: - O njëzet e pesë gërsheta
T’i numurova pa fjeta. :I
I: - Ti s’m’i numërove dot
More djal-o borzilok. :I

Ref.:
I: Moj lule, moj lule
Sa e bukur që më je! :I

- O ti numërova kur bie


Buzëkuqe, karajfile.
- Ti s’mi numërove dot
More djal-o borzilok.

Ref.:
Moj lule…

- O mos je yll a mos je hënë?


Mos je mollë për t’u ngrënë?
- Jam nji lule për dynja
Veç për nënë e për baba.

Ref.:
Moj lule…

03. Të rashë pas, moj, të rashë pas


I: Të rashë pas moj të rashë pas
Rrugës kur shkonje për gjimnaz :I

Ref.:
Do ti them nja dy tri fjalë,
Se unë ty të dashuroj, o jo
Çapkën, çapkëne e vogël o!

Të rashë pas moj kur më ike


Rrugës për pedagogjike.

Ref.:
Do…

Të rashë pas moj kur më le


Rrugës kur shkonje për lice.

Ref.:
Do…

504
04. Mora çiften e dola për gjah

I: Mora çiften e dola për gjah


Pashë fëllënzën në një degë. :I

Vuna çiften në nishan


Por ajo nuk bëri bam.
Se fëllënza pesmbdhjet’ vjeçe
Iku jasaman!

Morra rrugën aman për me u kthy’


Pashë fëllënzën përsëri.

Por ajo nuk më qortoi


Me synin e zi më shikoi
Se fëllënza pesmbdhjet vjeçe
Mua m’dashuroi.

Vura çiften në nishan


Por ajo nuk bani bam
Se fëllënza pesmëdhjet’ vjeçe
Iku jasaman!

05. Dil pak moj në penxhere

Dil pak moj në penxhere,


Të të shoh moj se cila je!
Të të shoh moj se cila je,
E vogël moj a e madhe?
Të të shoh moj se cila je,
E vogël a e madhe?

Ç'u ngrit lulja moj në mëngjes,


O i ra bahçes moj mespërmes.
O i ra bahçes moj mespërmes,
O këput trëndafil me vesë.
Ç'i ra bahçes moj mespërmes,
Këput trëndafil me vesë

505
06. E ç’u këput e ra një yll

E ç'u këput e ra një yll


vajti ra pas hënës-ë.
E rritu çupë e vogël-ë
me nazet e s'ëmës-ë.
E ma mbaje llokumen-ë
në mes te pëllëmbës-ë.
E rritu çupë e vogël-ë
me nazet e s'ëmës-ë!

Refreni:

Dil shiko moj çupëzë,


nga këndon bilbili!
Se i thonë prill o moj,
jeshilon jeshili.
Dil shiko moj çupëzë,
nga këndon bilbili!
Se i thonë maj o moj,
hapet trëndafili.

E ç'u këput e ra një yll,


vajti ra pas hënës-ë.
E rritu çupë e vogël-ë,
me nazet e s'ëmës-ë!
E kur ma hidhje vallen-ë,
me majat e këmbës-ë .
E rritu çupë e vogël-ë,
me nazet e s'ëmës-ë.

07. O dhëndër ku vete kështu

I: - O dhëndërr ku vete kështu? :I


I: - O gjerë tek nusja kam pak punë :I
I: - O se tek nusja vajta vetë :I
I: O do ta marr ta kem për jetë :I

506
08. Leskoviku

N’Leskovik o fryn një erë


Dil e hapni moj penxheretë!
Dil e hapni moj penxheretë
Ka ardhë djali moj vetë o i tretë!

Ka ardhë djali vetë i tretë


Me lahutë e me gërnetë.
Me lahutë e me gërnetë
Daulles i bie vetë!

Leskovik, o gur i thatë


Sa punëtore moj na i ke gratë!
Sa punëtore na i ke gratë
Si të voglat moj dhe të mëdhatë!

09. Përse të rritë mamaja ty

Përse të rritë mamaja ty?


Pse të zbukuron kaq shumë?
I: A mos vallë ty t’i kanë zili
Njatë gushë moj njato faqe? :I

Ref.:
Je e vogël sa më s’ka
Unë me ty kam ra n’sevda.
Je e vogël si flori
Unë me ty kam ra n’dashuri.
Si t’ia bëjë zemra ime?
Rreh tik-tak-e pa pushime.

Të pashë moj kur vadisnje,


Të pashë moj kur vadisnje
O të pashë moj kur vadisnje
Fushë me jargavan.

507
10. Ç’u mbush mali plot me rrush

Ç’u mbush mali plot me rrush


Plot me rrush.
Thotë nënëja: - Janë krushq,
Janë krushq!

I: Në janë krushq të dalimë!


Syzezënë ta marrinë! :I

Ç’u mbush mali plot me fiq


Plot me fiq.
Thotë nënëja: - Janë miq,
Janë miq!

Në janë miq të dalimë!


Syzezënë ta marrinë!

11. Ma ke ballin - o

Ma ke ballin-o
Me lule, moj bardhule.
Lulet o jepi hua
Ballin o falma mua.
Lulet-o jepja dylberit
Ballin-o mua të mjerit!

Ma ke syrin-o
Me lule moj bardhule.
Lulet o jepi hua
Syrin-o ti falma mua
Lulet-o jepja dylberit
Ballin-o mua të mjerit!

Ma ke gushën-o
Me lule moj bardhule.
Lulet-o jepi hua
Gushën-o ti falma mua
Lulet-o jepja dylberit
Ballin-o mua të mjerit.

508
12. Te rrapi në Mashkullorë

Proto marsi në të hyrë


Asqer nga Janina vijnë.

Doli shkurti hajde hyri marsi


N’Gjirokastër ç’na u vra Bimbashi.

Nga Janina vjen mezapi.


Në Mashkullorë te rrapi.

Te rrapi o në Mashkullorë
Foli Çerçizi me gojë:

- Milazim, largoji taborë!


Leri djemt e mi të shkojnë!

Se ju skuq, ju bëj me bojë!


Çerçiz Topulli mua më thonë!

Të vranë o Bimbash të vranë


Hito Labi me Bajramnë!*
____________________________
Hito Lekdushi dhe Bajram Prongjia, pjesëtarë të çetës së Çerçiz Topullit

509
13. Janinës ç’i panë sytë

Janinës ç’i panë sytë


Ishte pranë ajo ditë
Janino, Janino!

Zeneli me të velçionë
Çanë mes për mes taborret
Janino, Janino!

Janinës ç’i panë sytë


Ishte pranë ajo ditë
Janino, Janino!

Zenel Çelua vetë i dytë


Zeneli me të velçionë
Janino, Janino!

Zenel Çelua vetë i dytë,


Zeneli me të velçionë
Janino, Janino!

Zeneli me të velçionë
Çanë mes për mes taborret
Janino, Janino!
________________________________
velçiot = fshatar nga fshati Velçë

510
14. Kur m’i zbrisnje shkallët

E po kur m’i zbrisnje shkallët moj


Me dy duart plot.
Një me trëndafile moj
Një me borzilok.

Kur m’i zbrisnje shkallët një nga një


E po se ç’ma dogje zemrën-e.
O si bilbilat o krah për krah
Bashkë të këndojmë gjithë jetën-e.

E po mu në mes të odës moj


Ti zure me qeshë aman.
E ngrihe pakës vellon moj
Se ç’ma dogje shpirtin-e.

E po kur m’i zbrisnje shkallët moj


O ç’ma dogje zemrën-e.
O si bilbilat o këngën e
Bashkë të këndojmë gjithë jetën-e.

E po…
E po mu në mes

511
15. Gjitonja

Pse ma mban kokën mënjanë?


Ta marrë lumi, ta marrë!
Gjitonën ç’e kisha pranë
Ta marrë lumi, ta marrë!

Pse ma mban kokën mënjanë


Ta marrë lumi, ta marrë!

Sikur të kanë vra babanë


Ta marrë lumi, ta marrë!

As babanë, as vëllanë
Ta marrë lumi, ta marrë!

Gjitone moj grykë zanë


Ma jep fjalën që m’ke dhanë

Dola moj dola


Atje moj lart në male.
O sa bukur tingëllon
O surla dynjanë.

512
16. Ato gërsheta

I: - Ato gërsheta
Ke tash kush ti mësoi?
- Eh rri të lutem
Se s'mundem ti duroj! :I

I: Aman, aman më dogje xhan-e


Aman, aman më bëj derman-e! :I

Këto dy fjalë që po ti them


Ti them për të mirën tënde:
- Të lutem syrin mos e mbyll
Se të tërë i çmënde!

Mbushma gotën me raki


S'të dija beqare!
Se jam djalë jabanxhi
Do të marr për fare!

Eh tërë me radhë
Eh rrugës kur kalon
Plagën që më ke hapur ti
Sa vjen e ma zmadhon.

Aman, aman më dogje xhan-e


Aman, aman më bëj derman-e!

Këto dy fjalë që po ti them


Ti them për të mirën tënde:
- Të lutem syrin mos e mbyll
Se të tërë i çmënde!

Mbushma gotën me raki


S'të dija beqare
Se jam djalë jabanxhi.
Do të marr për fare!

513
17. Çupëzë, beqare moj

Ç'm’u verdhe o moj m’u bëre ftua


Çupëzë, beqare moj.
Pse shtive o moj merak për mua
Çupëzë, beqare moj.
E hiq merakun e hajde me mua
Çupëzë, beqare moj.
E të kam dashur edhe prap të dua
Çupëzë, beqare moj.

Kur më shkoje ti moj në ato varre


Çupëzë, beqare moj.
Me fustanin zvarrë-zvarrë
Çupëzë, beqare moj.
Të vdekurit o moj ti seç i ngjalle
Çupëzë, beqare moj.
E të gjallët o moj ç'i vdiqe fare
Çupëzë, beqare moj.

Ti moj shqerkëza, o moj manare


Çupëzë, beqare moj.
Pse na dole ti moj gënjeshtare?
Çupëzë, beqare moj.
Ti pse na the o moj s'martohem fare?
Çupëzë, beqare moj.
I: E do ti rri o moj babait beqare!
Çupëzë, beqare moj. :I

514
18. Dardha rrumbullake

I: Hajde moj, me futë moj


Hajde moj dil pas darke.
Ti o moj dardha moj
Dardha moj rrumbullake! :I

I: Hajde moj, ka ky djali


Hajde moj nja dy llafe.
Ti o moj dardha moj
Dardha moj rrumbullake! :I

Hajde moj kush ti puthi moj


Hajde moj gushë e faqe.
Ti o moj dardha moj
Dardha moj rrumbullake !

Hajde moj po ky djali moj


Hajde moj pa mustaqe.
Ti o moj dardha
Dardha moj rrumbullake!
____________________________
futë = përparëse

515
19. Fustanin që të solla mbrëmë

I: Fustanin që të solla mbrëmë


A se vesh moj për hatrin tim? :I

Aman, a se vesh moj për hatrin tim?


Se jam rritur o jetim.

Futanin o me lule shumë


A se vesh moj për hatrin tim?

Aman a se vesh moj për hatrin tim?


Se jam rritur o jetim.

Aman se jam rriturë jetim


Me kulaç moj të siturë.

Aman a se vesh moj për hatrin tim?


Se jam rritur o jetim.

Aman se jam rriturë jetim


Me kulaç moj të siturë.

20. Gushëbardha si dëbora

I: Epo gushëbardha si dëbora


Xhan, xhan, vetulla holla :I

Epo ç'të sheh syri ta bën dora


Xhan, xhan, vetulla holla.

Epo në punë shkoje në punë shkoja


Xhan, xhan, vetulla holla.

Epo si s'më the njëherë u lodha


Xhan, o xhan, vetulla holla.

Epo të isha zog të fluturoja


Xhan, o xhan, vetulla holla.

Epo mbi balluke të qëndroja


Xhan, o xhan, vetulla holla.

516
21. Qaj Maro
Ike dhe më le shtëpinë
Qaj Maro, qaj moj bijë!
Epo qaj Maro, qaj moj bijë!

More rrugën per Misirë


Qaj Maro, qaj moj bijë!
Epo qaj Maro, qaj moj bijë!

Me le vetëm me fëminë
Qaj Maro, qaj moj bijë!
Epo qaj Maro, qaj moj bijë!

Jeta jote rrokullimë


Qaj Maro, qaj moj bijë!
Epo qaj Maro, qaj moj bijë.

22. M’u dogj i shkreti xhan


I: Vendosa vajzë të të dashuroj
Të shkrova ty një letër. :I
I: Mos qoft'e thënë ajo që flet
Ti dashuron një tjetër?! :I

Refreni:
I: Aman, aman, aman, aman
Pse m’u dogj i shkreti xhan?
Për fjalën tënde
Zemra, moj, po më qan :I

Posht'e përpjetë shoqkave ju flet


Ju thua që se dua.
Mos qoft'e thënë ajo që flet,
Pse tallesh ti me mua?

Ref.:
Aman, aman…

Në ke vendosur vajzë të më lesh,


Më thuaj që s'të dua.
Mos qoft'e thënë ajo që flet,
Pse tallesh ti me mua?

Ref.:
Aman, aman….

517
23. Shkova mbrëmë

E shkova mbrëmë,
O asaj o moj ulice,
I: E pashë nëne moj një të bukurë. :I

Po ajo moj e bukura,


Oh kur më o moj pa mua,
I: E rendi nëne moj mbylli derën-e. :I

Po mos e mbyll-o,
O sheqer o moj me mjaltë,
I: Se vjen bandilli moj shumë i lodhur-e. :I

Po shumë i lodhur e i rraskapitur,


E mal më mal o moj ka gjezdisurë-e.
E mal më mal o moj ka gjezdisurë.

24. Ballukeprerë

Më jep një pikë ujë


Moj ballukeprerë.
S’kam me se ta jap
O trëndafil me erë!

O me dorën tënde
O ballukeprërë.
Dora m’u ndodh zënë
Moj ballukeprerë!

Ref.:
Jarnana, jarnane
Jarnana moj të keqen-e!

Nesër këtu do t’zënë


Moj ballukeprerë.
O me unazën tënde
Trëndafil me erë.

Ref.:
Jarnana…

518
25. Do marr çiften do dal për gjah

I: Do marr çiften more, do dal për gjah,


Jaman shok-o, jaman aman. :I

E çiftenë more me gjithë zagar,


Jaman shok-o, jaman aman.

E çu ngjita more sipër në mal


Jaman shok-o, jaman aman.

E pashë dy more të bukura,


Jaman shok-o, jaman aman.

E cila të more të pëlqen, më qafsh,


Jaman shok-o, jaman aman.

E ajo mes, more, këputura,


Jaman shoko, jaman aman

E ajo, more, më e bukura


Jaman shok-o, jaman aman.

519
26. Trëndafil me dyzet fletë

Hedhur leshrat mbrapa,


Vetullat kurorë,
Po ç'faj të pati djali moj,
Që si flet me gojë?

Kur ta pashë ballin,


Të dhashë stolinë,
O më dogje në zemër moj,
Erë trëndelinë.

I: Do të dal e do t'i flas,


Do t'i flas e do ti qesh
Edhe rrugën do t'ja pres-ë.
Do më vish a s'do më vish
Do më vish a të vij vetë,
Trëndafil me dyzet fletë. :I

Qoshet e shamisë,
Lulet e dynjasë,
Po ç'ka çupa me mua moj,
Që s’do të me flasë?

Kur ta pashë ballin,


Të dhashë stolinë,
O më dogje në zemër moj,
Erë trëndelinë.

Do të dal e do t'i flas,


Do t'i flas e do ti qesh
Edhe rrugën do t'ja pres-ë.
Do më vish a s'do më vish
Do më vish a të vij vetë,
Trëndafil me dyzet fletë.

Do më vish a s'do më vish


Do më vish a të vij vetë,
Trëndafil me dyzet fletë.

520
27. Çelu trëndafil

O ç’e mbolla bahçen o


O me borzilok-e.
Çelu trëndafile moj
Hapu borzilok-e!

Unë e mbolla rrallë moj nënë


Ai më mbiu plot.
Çelu trëndafile moj
Hapu borzilok-e!

O s’e ç’më trazoi moj nënë


O e shkreta zogëz-e.
O se e shkreta zogëz-e iku perëndoi-e
Çelu trëndafile moj
Hapu borzilok-e!

Iku zogëza e malit nënë-o


E s’e kapa dot.
Çelu trëndafile moj
Hapu borzilok-e!

Ja do t’më vijë zogëza nënë-o


Ja do t’bëhem zog-e.
Çelu trëndafile moj
Hapu borzilok-e!

521
28. Fëllënzat që hedhin valle

I: Fëllënzat që hedhin valle, moj fëllënzat. :I


I: Hedhin valle o me ngadal-e, o moj fëllënzat. :I

Ref.:
I: Dil e shihni ju fëllënzat-o
Që m’a marrin vallen shtruar-o! :I

Fëllënzat poshtë e përpjetë o moj fëllënzat


Sa të bukra me lezet, o moj fëllënzat!

Ref.:
Dil…

Fëllënzat kur bisedojnë, o moj fëllënzat


Shoqja shoqen e ngazmojnë, o moj fëllënzat!

Ref.:
Dil…

Fëllënzat kur shkojnë sokakut, moj fëllënzat


Djemve ç’ua shtojnë merakun, moj fëllënzat!

Ref.:
Dil…

Fëllënzat që hedhin valle moj fëllënzat


Hedhin vallen o me ngadal-e moj fëllënzat

Ref.:
Dil…

522
29. Veleshtare

I: Veleshtare, moj kokone :I


I: A s’ma falë synin e zi? :I

Mora vesh se je sëmu-e.


T’paska ra i verdh o i zi!

Veleshtare, eja ke lala


Ti mbush du’rt me portokalla!

Portokalla dhe limona


Veleshtaren se ban’ nona!

30. Në një arë, në një lëndinë

I: Në një arë
Në një o moj lëndinë,
Trëndëlinë, moj trëndëlin-e! :I

Nja dy çupa
O aty po rrinë
Trëndelinë, moj trëndelin-e!

Njëra fliste
O për bukurinë
Trëndelinë, moj trëndelin-e!

Tjetra fliste
O për dashurinë
Trëndelinë, o moj trëndelinë!

523
31. Nën një portokalle moj

I: Nën një portokalle moj


Të ndala unë ty.
Lulet e limonit
Na binin në sy. :I

Ref.:
I: Ule kokën poshtë moj
Se ç’më dogji malli
T’vinte era jote moj
Aromë portokalli. :I

Ishim ne të dyja moj


Loznim si sorkadhe.
Përmbi kokat tona
Lulet hidhnin valle.

Ref.:
Ule…

Nën…

524
32. O moj dukane

O moj dukane, moj dukane


“Puna e mbarë!” deshta me t’thanë
Hej, hej, hej!
Puna e mbarë deshta me t’thanë.

O puna e mbarë deshta me t’than-e


Du’l një gjarpën me na ngranë
Hej, hej, hej!
Du’l një gjarpën me na ngranë.

- O ku po rrina nesër mrama?


- N’odë të vogël rreth me xhama
Hej, hej, hej!
N’odë të vogël rreth me xhama.

O n’odë të vogël rreth me xhama


Aty rrijshin dy-tri zana.
Hej, hej, hej!
Aty rrijshin dy-tri zana.

O aty rrijshin dy-tri zana


Bajshin dritë sa dy-tri llama
Hej, hej, hej!
Bajshin dritë sa dy-tri llama.

O bajshin dritë sa dy-tri llama


Pijshin kafe me filxhana
Hej, hej, hej!
Pijshin kafe me filxhana.

O me filxhana me kutia
Rrush të bardhë e leblebia
Hej, hej, hejI
Rrush të bardhë e leblebia.

525
33. Sajzez-o

Sajzez-o, moj sajlaro


Sajzez-o, moj sajlaro
O si më dogje muhallën-o?

E nuk e dogja unë se jam deli-e, o


E dogji qaj djali me allti-e, o

Sajzez-o, moj sajlaro


Sajzez-o, moj sajlaro
O si më dogje katundin-o?

Nuk e dogja unë se jamë qibar-e, o


E dogji qaj djali me cigare-o.

Sajzez-o, moj si flutur-o


Sajzez-o, moj si flutur-o
Hajt ma jep fjalën moj e bukur-o!

Fjalën s’mund ta jap djal-o


Fjalën s’mund t’a jap
Jam shumë e re djal-o,
Prit të rritem pak!

526
34. Çova rrush tek buza jote

Tek vreshtat e i shkova


Rrush tek buza jote qova
Me një vreshtë po rri zotrote
Çova rrush tek buza jote.

Ref.:
Ç’i kam thënë asaj sate ëmë
Që se do sevdanë
Ç’i kam thënë të jatit-e
Që shkon në rrugë e nuk më flet
Ç’i kam thënë të j’atit e
Që shkon në rrugë e nuk më flet?

Ref.:
Ç’i kam…

Me një vreshtë po rri zotrote


Çova rrush tek buza jote
Çova rrush tek buza jote
Me një vreshtë po rri zotrote.

Ref.:
Ç’i kam…

Ç'i kanë thënë t'jatit – e


Që shkon në rrugë e nuk më flet
Që shkon në rrugë e nuk më flet?

Ç'i kanë thënë t'jatit – e!?


Me nji vresht po rri zotrote
Çova rrush tek buza jote.
Çova rrush tek buza jote
Me një vresht po rri zotrote

Ref.:
Ç’i kam…

527
35. Binte shi pika pika

I: Binte shi pika pika:


- Besomë o baba se ika! :I
I: - Të besova moj, të besova
Që ditën moj që të fejova. :I

I: Ike, ike more dhenë:


- Kush t’ja bëj o babait kafenë? :I
I: - Le t’ja bëjë moj kush të dojë
Kush i tha të më martojë!? :I

Ike ike more dhenë:


- Kush t’ja bëjë o nënës kafenë?
- Le t’ja bëjë nusja e djalit
Se për ty do t’më merr malli!

36. Kalino

I: Kalino, të dalim moj nga maletë! :I


I: Ti nga malet dole,
Manushaqe mblodhe,
Bandillit ia çove, moj Kalino! :I

Kalino, të dalim moj nga vreshtatë!


Ti nga vreshtat dole
Rrush të ëmbël mblodhe
Bandillit ia çove, moj Kalino!

Kalino, të dalim moj nga çeshmat-e!


Ti nga çeshmat dole
Ujë të ftohtë more
Bandillit ia çove, moj Kalino!

528
37. Xhixhile

Trëndelinë e bukur-o
Me shtat dritë të syrit më vërbo!
Shkundi xhixhat-o, shkundi xhixhat-o
Nuk kalohet nata vetëm-o!

Xhixhile, moj xhixhile


Ku të kam e ku më je?
Xhihile moj xhixhile
Je këtu a je atje?

O po, po, po, po moj o le, le, le, le


Veç një natë me ty të fle!
O po, po, po, po moj o le, le, le, le
Le të vdes të bëhem dhe!

Trëndelinë…

Xhinxhile…

O po…

529
38. As e vogël as e madhe

I: As e vogël moj as e madhe


Qenke çupë moj namuzqare.
O sa të deshta e të dua, moj e mira! :I
O kur më shkoje në sokak, e vogëla
Zemrën ç’ma bëje merak, e bukura!
O sa të deshta dhe të dua
Moj e mirë, e bukura
Të kërkova dhe s’u lodha, e vogla

As e vogël o as e madhe
Vetëm ty unë të kërkoj
Mendjen se ç’ma hoqe fare
Lozonjarja ime moj!

As e vogël…

As e vogël, as e madhe, fiks fare


As korçare, as kolonjare
Të zgjedh përmetare?
Më mirë hiç fare!
Shko njëherë nga Tirona
Shko njëherë nga Vlona
Vlona i ka gjysëm çika gjysëm gra
Dhe kërkon nga Shkodra
Por prap nuk e gjeta!
Ku është ajo e mira?
Ku është ajo e shkreta?

As e vogël…

530
39. Çupë thyej ato gjilpëra

Çupë thyej ato gjilpëra


Çupë thyej ato gjilpëra
Çupë ç’e do pajën ti
Çupë ç’e do pajën ti?

Ref.:
Of aman, aman, aman
Je e bukur e dynjasë.
Je e bukur e dynjasë
Nuk e lë unë pa të marrë.

Se prej gjethes trëndafilit


Se prej gjethes trëndafilit.
Një fustan unë do ta pres
Një fustan unë do ta pres.

Ref.:
Of aman…

Ref.:
Of aman…

40. Mora rrugën për Janinë

Mora rrugën për Janinë


Isha vetëm.
Bashkë me arabaxhinë
E po natën-e.

Atje më zunë pusinë


E po natën-e.
Copë e copë më bënë mëlçinë
Edhe zemrën-e.

Mora rrugën për Janinë


E po natën-e
Atje më zunë pusinë
E po natën-e.

531
41. Asaman o moj lule

Asaman, asaman, asaman


Asaman o moj lule
Asaman o moj lule
Dilmë pak në penxhere!

Dilmë pak në penxhere


S’të kam parë as sot as dje.
Ç’u ngrit lulja në mëngjes
Duke fshirë dhe sytë e zezë.

Ç’i ra bahçes o mes përmes


Këput trandafil me vesë
Këput trandafil me vesë
I shkojnë tufat mes për brez.

Ç’i do lulja trandafilat – e?


Të gënjejnë bandillat – e!
Të gënjejnë bandillat – e!

42. Se ç’u hodha nëpër lum

O se ç’u hodha nëpër lumëz-o


Ishte thellë o moj gjerë në gjunjëz-o

Ref.:
Jarnana, ni na të keqen o
O ç’më iku goca më la vetëm o.

O se ç’u hodha moj nëpër vijëz-o


Ishte thellë o moj gjerë në ije-o.

Ref.:
Jarnana…

Se ç’u hodha nëpër lumëz-o


Ishte thellë moj gjerë në gjunjëz-o.

Ref.:
Jarnana…

532
43. Ç’u ngrit lulja në mëngjes

Ç’u ngrit lulja në mëngjes


Duke fshirë dhe syt e zezë
Duke fshirë dhe syt e zezë
Me shaminë e djalit-e
Të gënjejë bandillat e
A ta marr të mirën-e?

Merr shaminë e djalit-e


I ra bahçes mes për mes
I ra bahçes mes për mes
Këput trandafil me vesë
Të gënjejë bandillat-e
A ta marr të mirën-e?

Ç’u ngrit lulja në mëngjes


Duke fshirë dhe syt e zezë
Ç’i gaboi trandafilat-e
Të gënjejë bandillat-e
Të gënjejë bandillat-e
A t’a marr të mirën-e?

533
44. Kur më vjen burri nga stani

Kur më vjen burri nga stani


Kur më vjen, kur më vjen, kur më vjen
Fër, fër, fër më bën fustani
I: Fër, fër, fër :I
I: Kur më vjen burri nga stani
Fër, fër, fër më ban fustani. :I

Kur më vjen burri nga kisha


Kur më vjen, kur më vjen, kur më vjen
Fër, fër, fër më ban këmisha
I: Fër, fër, fër :I
Kur më vjen burri nga kisha
Fër, fër, fër më bën këmisha.

Kur më vjen burri nga ara


Kur më vjen, kur më vjen, kur më vjen
Unë me ngut i dal përpara
Dal e pres, dal e pres, dal e pres.
Kur më vjen burri nga ara
Unë me ngut i dal përpara.

Kur më vjen burri nga ullinjtë,


Marr nji krrabë e i nxjerr sytë.

534
45. Ora dy e natës
(Potpuri)
I: Ora dy e natës dhe moj
Trak e truk tek dera. :I

Ngrehu, moj zemër, ngrehu!


Se moj na thau era.

Penxheret e odës dhe moj


Këthyer nga lumi.

Xhamat moj do t’i thyej


Që të të zgjoj nga gjumi.

Rakia, konjaku dhe moj


Dopio moj po na vijnë.

Ngrehu, moj zemër, ngrehu!


S'ta gjej moj dot shtëpinë.

Bëmë zonjë dhëndër-ë!


Se jam djal'i ëmbël-ë
Se s'pi verën as rakinë
Po jam djalë për shtëpinë.

Bëmë zonjë dhëndër-ë!


Epo se jam djal'i ëmbël-ë
Se s'pi verën as raki
Po jam djalë për shtëpi.

I: Se do ta kafshoj nishanin-ë
Që ma ke në faqen tënde. :I

Mamanë ti hiç mos e dëgjo


Fillo të bësh të mira!

Ma bën zemra rik-tik-tak


S'di se ç'fjalë të të jap.

Se do ta kafshoj nishanin-ë
Që ma ke në faqen tënde.

535
Më thanë se të panë ty
Të qash me hidhërim për mua.

I: Bëmë zonjë dhëndër-ë


Se jam djal'i ëmbël-ë.
Se s'pi verë as raki
Epo jam djalë për shtëpi. :I

Se do ta kafshoj nishanin-ë
Që ma ke në faqen tënde.

536
46. Të dinja të vogël

Të ka mbirë manushaqja
Ty moj n’penxhere.
Unë të dinja të vogël
Ti më qenke moj dyzet vjeç.

Ref.:
Të dinja të vogël,
Ti më qenke dyzet vjeç.
Lëri nazet,
Se s’të kan lezet.

Ti kur më del me shoqe


Leshrat m’i mbanë gërshetë.
Unë të dinja të vogël
Ti më qenke dyzet vjeç.

Ref.:
Të …

Ti kur më del te porta


Dhe m’a bën me isharet
Lëri moj ato naze,
Se për ty moj nuk të kanë lezet.

Ref.:
Të …

Kur të shkoj nga dritarja


Ti ma bën me isharet.
Unë të dinja të vogël
Ti më qenke dyzet vjet.

Ref.:
Të …

537
47. Tundu bejkë

O duke tundur zbret nga mali


Me shaminë lidhur te balli.

Tundu moj bejkë e bardhë, tundu


Natën me hënë, duku!

Bejkë e bardhë e borë e malit


Ti je ilaçi i çobanit.

Kur mbush ujë te burimi


Më dukesh si lule prilli.

Tundu moj bejkë e bardhë. tundu


Natën me hënë, duku!

Bejkë e bardhë e bor'e malit


Ti je ilaçi i çobanit.

Natën-ë pa gdhirë mirë


Do takohem me barinë.

Bëj të flë, gjumi s'më zë


Cula moj bie ëmbël-ë

E dëgjoj e gëzon xhani


I bie djalë çobani.

538
48. Po t’boj rixha

Na pikën gjethtë e ullinit o bre djalë


Ni’ bre shokë se n’a shkoj kjo verë
Me këto çunat e Gjiritit
Disa të bardhë, disa të zez’.

Re.
I: Po t’boj rixha moj gocë,
Po t’boj rixha.
Po t’boj rixha moj gocë,
Djalin mos ma nga! :I

Unë u nisa për kurbet


Qashtu paska qenë kismet
Si s’u gjet nji dylber Sadik
Me ma thonë nji “Rrugë të mbarë!”

Ref.:
Po…
________________________
Gjiriti = Kreta (ishull në Detin Egje)

49. Kur vjen behari, çel qershia

I: Kur bjen behari, çel qershia


Vajza të bukura, faqka t’paputhura
Andej këndej kërkojnë djemtë
Duan të lozinë, të qeshinë. :I

O moj ti që rri ne porta


Mos kujto s’e ç’thonë bota
Se bota na kan hasret
Plaç me gojë e që s’më flet!

539
50. Hapi sytë e zezë moj

Hapi sytë e zezë moj


Hapi sytë e zezë!
Hapi sytë e zezë moj
O moj hapi sytë e zezë!
Të na sjellë beharë.

O moj hapi sytë e zezë moj!


Të na sjellë beharë, moj
Sa të desha ty o moj
O moj sa të desha ty-e.

51. Mikja me shami mënjanë

Mikja me shami mënjanë


- mos mike se dogje fshanë!
- U ç’I bëra fshatit shkretë,
Sepse shkoj poshtë e përpjetë?

Xhinde mushka e xhinde vetë!


Rathë- rrathë balluketë,
Si në peill manushaqetë
Si në maj trëndafiletë.

52. Bejkë ç’të kam silloinë

Bejkë ç’të kam silloinë,


Qysh do më shkoj me jetimë?
Si guri në rrokullimë,
Si gume në manastir!

Rrobat në karcellë rinë,


Vishi bejk’, e prishe zinë,
Se tyj fëmija t’u rrinë;
Të tundesh kur merr avllinë,
Mënt e kokësë më iknë!
________________________
- gume = igumene

540
53. Sevdaja jote ç’m’u shtua

Sevdaja jote ç’m’u shtua


Qaj, moj lule, qaj për mua
Po s’më lënë të të dua
Nja di ortaket e tua.
Që vete me to në krua:
Të thonë fjalë për mua.
Ti kallogrinjë ç’u thua?
Të bëç si bushtr e tërbuar,
Sa të vëç mua në duar?
Rri djalo se je qoti,
S’hipën dotë n’atë avlli,
Se s’ke bërë kseneti,
Po ke qën’ çoban me dhi,
Po të dua dyqanxhi
Se jam bij’ e të merit
Po ç’t’I bëjë kismet fakirit
Që më ka truer dhe unjë
Më ka bër’ baraj me gjunjë!
Ti në daç, hajde te unë.
_______________________________
- kseneti= këtu e ka kuptimin e pasurimit
- unjë = ç’ti bëjë fatit të shkretë që më ka ulë
e më ka mallkuar, sepse u varfërova

54. Moj e bardha si semini

Moj e bardha si sejmeni,


Moj e ba’ q’aman-aman.
/ përsëritet pas çdo vargu/
Ruhu se të sheh sehmeni
Dhe të thotë, - Hajde vemi!
Si do vemi, ku do vemi?
Barr’ e pajë nuk kemi.
- Unë barr’e paj s’dua!
Sit’ e vetullat e tua.,
Që hodhën në dishek mua
Dhe lëngova di-tre muaj,
Di-tre muaj të beharit
Të gushtit e t’allonarit.
_____________________
- semini = jasemini

541
55. O unaza gur jeshile

O unaza gur jeshile


Udhës malit kur më vije,
Thoshje çobanit : -Ç’u dive ?
- Zaif o zemra ime,
O ftuj’ e bardha me rrezhda,
Më gënjeve me gënjeshtra,
Më the – “ sa të vij vjeshta”,
Vjeshta erdhu edhe shkoj,
Mikja mikun e harroj.

56. Sevdaja jote më treti

Vashëzo, lule xheneti


Ballëkollonar’ e xhepit,
Sevdaja jote më treti!
Më të tretë e më ka tharë,
Se si tinë s’kamte parë!
Didi-didi, laroja,
Ç’ke që leh, a paç bela ?
Do të trokëllij dhe ca,
Dolli plaka: - Ç’isht’ ashtu?
Hesht moj plakë, se jam u’!
Ç’kërkon qenë këtë natë?
Kërkon çibukun e artë.

57. O moj hunaza me grep

O moj hunaza me grep,


Mir’ me gojë që s’më flet,
Pse s’ma bënë me isharet?
Më sheh nëna pa më vret,
Më ruan nga një lanet.
Lanet e bir i lanetit,
Pse s’vështron anën e detit,
Mos na vjen burri kurbetit?
O burr mos arç pëllua,
Po kazandise për botë!
Arç e thjefsh këmbën në portë!
__________________________
-pëllua = këtu e ka kuptimin : mos ardhsh kurr

542
58. Hiri prilli, shkriu bora

Hiri prilli, shkriu bora


Maleve;
Zoqtë di nga di jetojnë
Në fole,
Çajnë qiellin e shkojnë,
Si rrufe
Ti, moj vajza kanakare,
Ç’bënë atje?
Mua më harrove fare
Ç’zëmër kë?
Jo, mo, jo, s’të kam harruar,
S’të harroj;
Në zëmër të kam të shkruar,
Sa të rroj!

59. Moll’ e kuqe plot dora

Moll’ e kuqe plot dora,


U rite, se erdhi koha.
U rita nga perëndia,
Çupa nuk i mbanë shtëpia.
Gjithë çupa kemi qenë,
Nën’ e baba kemi lënë,
Dhe vajtëm në shtëpi tënë
Se zoti atë ka dhënë.

543
544
VI. KËNGË TË SHQIPËRISË SË VERIUT

545
546
01. Doli vasha n’maje t’shkambit

Doli vasha n’maje t’shkambit, o


I: Zbret moj zbret ngadal o si zanë e malit. :I
Ditë për ditë o t’kam kërkue, o
I: Shtatë kodrinat-o moj i kam kalue. :I

Ref.:
I: Ti m’kërkon, unë t’kërkoj
Fusha se ç’po ndalet.
Zanin tand kur ndigjoj
Bora shkrin nga malet. :I

Herë si fëllanzë, herë si flutur


O shkon moj shkon e vjen syzeza e bukur
Ndal syzezë-o t’prift e mbara
O ku moj ku po i qon, o këto dele t’bardha

Ref.:
Ti…

02. Hajde lule malsore

I: O hajde ti lule malsore,


Aman, aman. :I
I: Hajde malsore vogël
Për ty kam marak! :I

O syni yt porsi rrush i zi,


Aman, aman.
Hajde malsore e vogël,
Falja djalit t’ri.

O të kam dashtë,
Edhe prap të du’,
Aman aman.
Hajde malsore e vogël
Ti qenke për mu’.

547
03. Ku po m’shkon me drapën n’dorë

I: - Ku po m’shkon me drapën n’dorë


Moj e mira vetullhollë? :I
- Shkoj me korrë unë more djalë
Gruri hapet val-e e valë.
Nëpër kolza gruri i ri
Po shkëlqen sot si flori.

- Ndalu pak ti them dy fjalë


Moj e mira faqe all!
- Fjal’t e tua more djalë
Mi tha mua zogu i bardhë.
Në pranverë kur molla çelë
Këndon zogu mbi një degë.

- Çikë tropoje bardhë si bora


Hije t’ka drapni te dora.
Po punojmë bashkë të dy
Nji ylber na ndritë në sy.

04. Ç’po i bjen çobani fyellit

I: Ç’po i bjen çobani fy’llit


Çobaneshat po këndojnë. :I
I: Edhe delet përgjatë pyllit
Bashkë me qingjat po lodrojnë. :I

Çobaneshat hedhin valle


Me çobanin kam’ë për kam’ë.
Po çobanin e zu’n hallet
E la fy’llin me nji anë.

- Ç’ke çoban qi je hutue


E s’po i bjen ti fy’llit ma?
Zgjidhe njenën ja’ m’merr mue
T’a jap besën se s’të la!

548
05. Çikë malësore

- Oj çikë malsore, shtatin si selvi


Po i ban hije kronit, me qerpik në sy.
Je si rrezja e diellit, kur po del te mrizi
Kur gishtat e dorës po ti prekë ogiqi.

Ref.:
- O more djal malsie, mos ma lu’j kapuçin!
Se m’i treme qingjat, m’a lodhe ogiqin.
Dhe deles së butë, ti mos se ia prishe mrizin
Se vjen era e bjeshkës e t’a l’shon kokrrizin.

- Oj çikë malsie, oj lulja e blinit


Mos e thu’j at fjalë, pashë dritën e synit!
Se po t’a hjek barin, ikën cicërrimat
Me gur të ortekut, po t’i mbroj rudinat.

Ref.:
- O mor djal malsie, hajde qatij shtegut
Ti rrethoj me lule, kopsat e jelekut.
Bash si ky agim-o që zdritë mbi ne
Mbush zemrën time me gaz e hare.

Fjala rriti barin, syni shëndriti fushën


Zemra çeli kangën, kanga prini tufën
O k’to ditë të bardha ç’na dhanë lumtuni
Gjithmonë bashkë do t’jemi, bashkë ne të dy!

549
06. Kur bie fyelli çiftelia

I: Kur bie fyelli çiftelia, natën deri vonë


Vet nga zemra knon Malësia, krenaria jonë.
Ti o fyell i bariut, bukur po tingëllon
Nëpër bjeshkët e Malësisë, që lavdi t’këndojnë. :I

Ref.:
Bjeri çiftelisë mor djalë!
Këngë e trimave t’ushtojë!
Kur bie fyelli çiftelia natën deri vonë
Vet nga zemra knon Malësia, krenaria jonë.

Mbushen malet me teraca, shkallë-shkallë qëndisë


Do t’i kthejmë në tokë pjellore, shkrepat e Malësisë.
Prandaj kanga dhe jehona maleve ushton
Sot po g’zojnë zemrat tona, k’non Malësia jonë.

Ref.::
Bjeri çiftelisë…

07. Na u çu’ Rrushja në sabah

N’a u çu Rrushja në sabah-e


Pa i la du’rt, pa bismilah-e.

Oh me du’r t’bardha ja ka ngjitë


Plot me rruza e bylyzyk.

O plot me rruza e bylyzyk:


- Çka don djal për sillë me t’qitë?

A don pulën o me ta mytë?


A don petlla e fli të ngrytë?

- Nuk du’ pulën o me ma mytë,


Veç m’fal faqet dhe dy sytë!

550
08. Prej nji shpati t’i l’shova sytë

Prej nji shpati o ti l’shova sytë


Kur t’ i pashë o rruzat në fyt.

Kur t’i pashë o rruzat në fyt


Krejt prej mendjes more jam habitë.

Krejt prej mendjes more jam habitë


Kam çu’ dorë o allti me qitë.

Kam çu’ dorën o tej prej rrethit


M’u mbush menja me i ra vetit.

M’u çu’ menja veten me mytë.


- Djal i dadës mos u habit!

Djali i dadës mos u habit!


O smutë jam konë o qe pesë javë ditë.

Smutë jam konë o qe pesë javë.


Nuk je ardhë o dadën me e pa.

Me m’pas ardhë o ti me m’pa mu’


E tybe n’Zot, n’komë isha çu’

09. Hypi cuca majë gurit

Hypi cuca n’maja t’gurit:


- A i ke ba çorap’t e burrit?
Xhanëm aman-e hopa!
A i ke ba çorap’t e burrit?
I kam ba e i kam palue!
M’kan metë tufat pa i tufue.
Xhanëm aman-e hopa!
M’kan metë tufat pa i tufue.
I tufoj kur t’shkoj me dhen-e.
Pa i maru’ s’m’zen vendi vend-e.
Xhanëm aman-e hopa
Pa i maru’ s’m’zen vendi, vend.

551
10. Krisi pushka bregut t’Drinit

Ani krisi pushka


Ani bregut t’Drinit,
I: Ani jam e motra
E Selman Brahimit. :I

- Ani o Selman-e,
Motra të ka vlla-e.
Ani t’i shof motra
Plum’at ku t’kan ra-e

Ani t’i shof motra


Plum’at ku t’kan ra-e.
- Ani m’i shef hoxha
Motër kur t’më lan-e!

11. Tuj shetitë rreth Drinit t’Zi

Tuj shetitë rreth Drinit t’Zi


Se ç’mu ça zemra për ty.
I: M’u ça zemra e m’u vra balli
Se dy sytë o mi dogji malli. :I

Ref.:
Tuj shetitë o për bri valë Drinit
Mora udhë o të Manastirit.
Mora udhë o udhë të vjetër
Mblodha shkronja me shkru’ nji letër.

Mora shkronja e gjeta fjalë


Me shkru’ gjuhën tone të ambël.
Ku u nis e ku udhë gjeti
Si valë Drini alfabeti.

Ref.:
Tuj…

552
12. Këndo bylbyl ti fushave

I: O një bylbyl sa mirë këndon


T’gjitha vashat i gëzon. :I
I: O te burimi po e pres
Me ja pa dy sytë e zez’. :I

Ref.:
I: K’ndo bylbyl ti fushave
Bashkë me këng’n e vashave
Që këndojnë lëndinave
Pranë trëndëlinave. :I

O ky bylbyli ka nje hall


Se dy vasha i ka pa.
O ti moj vashë me sytë e zez’
Ka shumë kohë që po të pres.

Ref.:
K’ndo…

13. Sytë si xixillonjë

I: Sytë si xixillonjë
Oh, sa fort i du’. :I
I: Ata kur m’shikojnë
N’shpirt më prekin mu’:I

Gojën si kutia
Vashë o ti ma ke.
Dhambët si inxhia
Sa e bukur je!

Veç me nji shikim


Dashnor n’ty jam ba.
Prandaj si kujtim
Këtë kangë unë po t’a la!

553
14. Dy dele - treqind pare
I: Dy dele, dy dele treqind pare. :I
I: - Çohu nuse, çohu nuse hyn në valle! :I

Merre dhandrrin, mere dhandrrin dorë për dore!


O sa fort ju paska hije!
Si bureku në tepsi-e.

- Mirëmrama, mirëmrama i zoti i shpisë!


A ke mish o me na qitë?

- Sa ka deti, sa ka deti ujë e ranë


Krejt kasap’t i çoj në kamë.

- Mirëmrama, mirëmrama zoja e shpisë!


A ke bukë, a ke bukë o me na qitë?

- Sa ka deti, sa ka deti ujë e ranë


Krejt furrtar’t i çoj në kamë.

15. Faqekuqja
Faqekuqe te burimi,
Jeni nisë o kah Drenini,
Ma së miri e njoj vet -
Ta rrëmben zemrën e shkretë.

Ref.:
O,po,po,po
Në mes të fshatit n’një kësi xhade
Hidhen djemt hedhin valle.
Dhe në bisht të syrit t’saj
Kanarinë që kthen në maj
O,po,po,po
Që kthen në maj, more hej.

Kur e hedh grurin në verë


Beli i saj duket si bredh.
E kur zë e t’hollon petat
Sikur tretën mend’t e veta.

Ref.:
O,…

554
16. Krah’t e shqipes kah Tropoja

Krah’t e shqipes kah Tropoja


Ty Kosovë këtë kangë ta k’nova.
Ty Kosovë n’histori t’kena
N’krah’t e shqipes me dy krena.

Me gjak lave dru e gur


Por në gjuj s’u ule kurr.
Si barot që ndez vetëtima
Po na vjen Hasan Prishtina.

Tirq, gajtana kapuç t’bardhë


Isa Boletini, kosovar.
Tym të zi po qet Evropa
Mic Sokoli me gjoksin topa.

Me armë n’dorë i linde burrat


Sulejmanat e Bajram Currat.
Djemt e tu s’dinë çka asht tuta
I ka lind nana e i ka rritë pushka.

17. Liqeni e Lurës

I: Në maje t’kunorës-o
Se ç’na janë betue. :I
I: K’ta liqejt e Lurës-o
Plot me ujë t’kulluem. :I

Ref.:
I: Shih sa bukur malet duken
Bashk’ me lulet kur valviten
Si liqejt e Lurës-o
Haj, kurkund nuk ka. :I

Ky liqeni i Lurës-o
Ma i buk’ri k’tij vendi.
Kur i l’shon dielli rrezet-o
Shkëlqen si argjendi.

Ref.:
Shih…

555
18. Më ka zanë maraku

I: Më ka zanë maraku
Me nji cucë matjane
Si lule zambaku
Moj vetullgajtane. :I

Ref.:
I: Lum o lum për mu’
Moj fëllanzë e malit.
Bukur m’i ke lëshu’
Balluket e ballit. :I

Fjalën kur ta dhash-e


Besën që të due.
Ditën kur të pash-e
Ata sytë e tu-e.

Ref.:
Fol, o fol me gojë
Nuse malësore!
Mori cucë matjane
Zemrën se ç’ma more!

Bukur të ka ramun
Nishani në gush-e.
Sa hije të paska
Mori sy larushe.

Ref.:
Lum o lum për mu’
Lum o që të kam-e!
Do të marr për gru’
Hajde ban’ derman-e!

________________________________________________
derman – shërim, shëndoshje, zgjidhje e një nevoje apo ngatërrese

556
19. I kam thanë bilbilit

I kam than bilbilit:


- Mos m'hajde nga dera!
Ndaç me m'marr për nuse,
Prit sa t'vijë pranvera.

Refren:
O bilbil o trandafil
Këndo degë mbi degë
S'ta ha fjalën
S'ta pres besën
Sa t'jetoj kët' jetë.

I kam than bilbilit:


- Mos m'hajde n'dritare!
N'daç me m'marr për nuse
Prit t'dalim n'behar-e.

Refreni:
O bilbil, o…

I kam than bilbilit:


- Mos m'hajde n'oborr!
N’daç me m'marr për nuse
Hajde me dasmorë.

Refreni:
O bilbil…

557
20. Po martohet malësori

I: Shtat palë lodra gjëmojnë malet


K’ndon Malësia shend e verë.
Dhe gëzimi s’nalet, s’nalet
Dasëm e madhe bahet n’verë. :I

Ref.:

Hej, hej, hej,


I: Po martohet malësori
Çobaneshën mori.
Nusja e bukur bel’n e hollë
Si shqiponja n’mal me borë. :I

Po bjen fy’lli çiftelia


K’ndon Malësia shend e verë
Mirëseardh’t ju pret Malësia
Bukë e kryp e zemër t’bardhë.

Ref.:

Hej…

21. E mir’ boll

E mir’ boll-o, del tu blini


T’qenka shky’ kmisha tu xhini,
T’paska dal’ cica pahiri,
Bash si guri xhevahiri.
As ja fal, bre kti’ jetimi!
Jetimzeza shka po lyp!
Nji cop’ buk’ e i kokërr krypë,
Vjamt’ nën gush’ e njanën cicë.
Tutem djal’, se t’jet në fyt,
Në ma baft’ zoti kismet,
Cica jote n’fyt me m’metë,
N’prenin tan o me nru jetë!
N’prenin tan o jet’ me nrue,
Me sy t’zez o me m’lotue,
Me goj’ t’vogël me m’vajtue,
N;kofsha dek’, se la pa u çue

558
VII. KËNGË KOSOVARE

559
560
01. Baresha

Hej kam rritë shtatin në këto male


Bash me qingja e me dele
Me bylbyla në zabele
Mbas kumbanës lojës sime
Si shqiponja ime.

Ref.:
O tjera lule dalin-o
Eni shoqe t’lozim-o
O fusha lart po veshet-o
O lulet bardh po qeshin-o
O dridhet mali çka u ba!
O vijnë bareshat me shum gja!

Hej po fillojnë shumë kumbana


Po gurgullon kroi malor
Natë e qetë bjeshka me borë
Bjeshkë dashnia këcen me valle
Sot nuk ka halle!

Ref.:.
O…

02. Ani mori nuse

I: - Ani mori nuse


Ani qafëgastare. :I
I: Ani a do rruze?
Ani a don pare? :I

- As nuk due rruza


As nuk due pare.
Veç e due burrin
Hajde me cigare!

Ani me cigare
Ani me kuti.
O me këpuca t’zeza
Veshun si zotni.

561
03. Eja, eja e bardha verë

N’lulishte mbushuna me erë


Sa janë t’ambla shetitjet n’verë.
I: Veriu fryn freskët, bilbili këndon
Zani ambël zemrat na i gëzon. :I

Ref.:
I: Eja eja e bardha verë!
Sikur erdhe viteve tjerë.
Sikur erdhe viteve tjerë
Plot me lule plot me erë. :I

S’ka si zani i bilbilit


Kur fillon për me i këndu’.
Burbuqes së drandafilit
Që ka nisë me u zbukuru’.

Ref.:
Eja,…

04. Kur më shkon si zog n’hava

I: Kur më shkon si zog n’hava


Unë me ty kam ra n’sevda. :I

Ref.:
I: O oh, o medet-e,
Medet zemra po pëlcet! :I

Oh, sille kryet m’shikjo me sy-e


Se m’ka zanë sevdaja n’ty.

Ref.:
Oh…

Kur m’shkon rrugës tuj qesh-e


Zemrën time ç’ma ke ndezë.

Ref.:
Oh…

562
05. Mora testinë

Mora testinë o për me mushë ujë


Oh me mushë uj-e, o.

Hasan Aga te kroni kish qillu-e


Te kroni kish qillu-e, o.

Oh njaj kru’ fort ish turbullue


Fort ish turbullue, o.

Mora shaminë ujin me kullu-e


Ujin me kullue, o.

Shpejt u nguta o në shpi me shkue


O n’shpi me shkue, o.

Filloi nana o me më qortue


O me m’qortue, o.

Pse kaq shumë bij-o je vonue


O je vonue, o.
Hasan Aga merak asht’ ba’ n’mue,
O asht ba n’mue, o!

563
06. E kujtoj atë takim

Ma fal atë buz’qeshje


Që ëndërroj n’vetmi.
Ma fal atë buz’qeshje
E më mbush lumturi.

Asgjë nuk më ka mbetur


Tani t’gjitha i humba.
I: Dashuria dhe gëzimi
U zhdukën për mua. :I

Ref.:
I: E kujtoj atë takim
Me lot e dashuri.
Jetoj në këtë përqafim
Që ma dhurove ti. :I

Kaluan shumë vite


Vite të tëra ndër ne.
Ti ike shumë larg
Pa më thënë kush je.

Asgjë nuk më ka mbetur


Tani t’gjitha i humba.
Dashuria dhe gëzimi
U zhdukën për mua.

Ref.:
E kujtoj…

564
07. Fjalët e qiririt

Unë për ju do t’rri të tretem


As sa qiri të mos mbetem.
Të venitem t’digjem dot
Këtë dëshirë e kam sa mot.

Unë as zjarrit nuk i druhem


Prandaj dua që të shuhem.
Do të digjem me dëshirë
Që të bëj dritë sa më mirë.

Kur t’më shifni se jam tretur


Mos pandehni se kam vdekur.
Jam i gjallë e jam ndë jetë
Jamë në dritën e vërtetë.

Unë jam në shpirtin tuaj


Flakën time s’e merr i huaj’!

Më është flakur mua durimi


Andaj po digjem si trimi.
Që të bëj dritë sa më mirë
Të mos mbet’ni në errësirë.

Dua shum fjalë të ju them


Por kam frikë se digjem shpejt.
Mos harroni urtësinë,
Trimërinë e bujarinë.

565
08. Martesa jonë

I: Qysh në vegj’li ne u deshëm


Njeni tjetrin përqafuem.
Zemrat tona kurr pa ia nda
Njena tjetrën e kërku’n. :I

Ref.:
Martesa jonë është e lumtur
Kurorëzim i dashurisë.
O zemër këndo pa pushue
Kang’t e buk’ra të lumnisë.

Si andrrën ma të shtrenjtë
Dit’n e sotme dëshëru’m.
Zemrat tona kurr pa ia nda
Përherë njena tjetrën e kërkuen.

Ref.:
Martesa …

Qysh…

566
09. Punën time do ta shes

I: Punën time do ta shes


Për me ngranë e për me pi
Do të ulem në kujtesë
Sa me mall po rri n’vetmi. :I

Ulu me mu’ sevda


I: Ulu me mu’ sevda! :I
Se me ty kam sevda.

Ref.:
Edhe ini ju moj goca
Për t’hu’jt mos ma lini
I: Hani pini g’zoni!
Për dashuninë që keni. :I

Kur më shkon sokakut ti


Me nji rrem me shumë halle.
Mori gocë moj turtulleshë
M’len njiherë të puth në faqe!

I: Ulu me mu’ sevda :I


Ulu me mu’ sevda
Se me ty kam sevda.

Ref.:
Edhe…

567
10. Bylbyl, pse s’këndon

Bylbyl,
Pse s’këndon, pse loton
Mos u trem’, dil këndo në rrem!
Bylbyl,
Ti këndo si në pranverë
Mos u mbyll, o bylbyl në pyll!

Të kam thënë ty të kam thënë


Se ty prap të du’.
Të kam diell e të kam hënë
Veç ti je për mu’.

Të kam thënë ty prap të them


Vetëm ty të du’.
Këndo o bylbyl në rrem
Këndo veç për mu’.

Pse s’këndon…

Të kam thënë…

Të kam thënë…

11. Do më plasë kjo zemër

Do më plasë kjo zemër


E më pikon loti
Se pa dashuri
Më kaloi moti

Ref.:
Plas moj zemër e dalldisur!
Ajo shkoi e t’ka braktisur.
Cakrro gotat shpirti im
Të ma hiqni këtë pikëllim.

Pasha sytë e mi
O më dogji malli.
Dashuria zemrën
Flakë ma kalli.

Ref.:
Plas…

568
12. Prap për ty këngën këndoj

Cila ëndërr të ka kapluar?


N’përqafim t’cilit jeton?
Nuk e di a kam gabuar
A gaboj se të dashuroj?

Ref.:
Prap për ty këngën këndoj
Dit’ të lumtura sot kujtoj
N’rininë time hyre si engjëll
Kurr nuk të harroj.
Prap për ty këngën këndoj
Prap unë ty sot të kërkoj.
N’rininë time hyre si engjëll
Kurr nuk të harroj!

Mos më le, ti vetëm kthehu!


Jeta nuk është aventurë.
E di mirë se më dëgjon
Kthehu sa s’është vonë!

Ref.:
Prap për ty …

13. Dy sytë e lotuar

Në sytë e mi ma s’ka ndriçim


Ti largohesh, unë po qaj
Një dashuri shuhet prapë
Unë ty moj nuk ta fal.

Ref.:
Sytë e lotuar janë
Vetëm lot’t për ty m’pikojnë
Sa herë unë po të kërkoj
Zemrën ma plagon.

Më the mua se s’të harroj


Ti me lot në sy.
Në zemër do të kem çdo herë
Të parën dashuri.

569
14. Lize moj Lize

Lize moj Lize


Lize kur u rrite?
Po u bëre ti moj kopile
Lule drandofille.

Lize moj lize


Lize moj kur u rrite?
Të kërkoj nana te molla
Lize moj ty belholla.

Lize moj Lize


Po u bëre ti e lazdruar.
Ah moj lule
Ti moj qofsh mallkuar!

Po u bëre ti moj kopile


Ah moj lule drandofille.
Po u bëre ti moj e lazdruar
Ah moj lule qofsh mallkuar!

570
15. Eja djalë

Gur më gur e lis më lis


Kjo fëllanza në besim.
Që n’mëngjes e deri vonë
S’nalet’ jo dy fjalë t’i thotë.

Ref.:
Eja djalë, pra eja vetë
Mos shko larg ti me m’kërku’
Në një çerdhe ke me m’gjetë
Bashkë me ty me bisedu’.

Në pranverë çelin zymbylat


Eja pak ti me pushu’.
N’bahçen time k’nojnë bylbylat
Me za t’ambël tuj cicërru’.

Ref.:
Eja djalë…

Flokët e verdha porsi ar


T’bijnë mbi supe kur fryn erë
Ulu n’krah të këtij beqar’
Moj fëllanzë që sjell pranverë.

Ref.:
Eja…

571
16. A jam ëndrra jote

M’u qite në ëndërr


Buzët t’i kam puthur
Dielli më ka gjetë
Për ty duke u lutur.

Do ta kisha falë unë


Arin e kësaj bote
Veç t’a kisha ditë
A jam ëndrra jote.

Pritëm se do t’vij
Ti je dritë e syve t’mi.
Sa të dashuroj
Më parë vdes se sa t’harroj!

Njëqind herë në ëndërr


Buzët t’i kam puthur
Dielli më ka gjetë
Për ty duke u lutur.

Do ta…

17. A s’më thua cila je

A s’më thua cila je?


Nga po vjen e ç’zemër ke?
Unë e kam veç një dëshirë
Ndalu pak të shof më mirë!

Lutjen time pse s’e ndëgjon?


Vetëm pak pse nuk ndalon?
Ku je nisë moj pse nxiton?
Ndale hapin pse vrapon?

Kur t’shikoj më dukesh mua


Ti je engjëll, nuk je grua
Unë e kam veç një dëshirë
Ndalu pak të shof më mirë!

Lutjen…

572
18. Dashuria e parë

Jetën do ta kisha falë


Për dashninë time të parë
Më beso se të kam dashtë.

A thua vallë aqë shumë gabova


Pse aqë shumë të dashunova?
Isha e re aspak s’mendova.

Ref.:
Kthehu t’lutem përsëri
Se të desha vetëm ty.
Kanga ime ty të thërret
Eja, mos më le të shkretë!

Ika unë nga jeta ime


U burgosa n’errësi.
Zemrën time ma ke nxi.

Yjet dikur më ndriçonin


Tash janë humbë n’errësirë
Të kërkoj i dashur ty.

Ref.:
Kthehu…

573
19. Krejt çka kam për ty i shes
Mori çikë moj bukuri
Ma ke çu shpirtin peshë
Kur m’shikon me ata sy
Duket se kam lindë për ty.

Ref.:
Jeta ime ç’e mbet era
Po të pres çikë qe tri vera
Qe tri vera po të pres
Krejt çka kam për ty i shes.
Do ta shes unë dhe orën
Hajde çik-o jepma dorën!
Do t’a shes unë edhe shpinë
Veç ti falma dashurinë!

Shpesh të shof në kafiteri


Më mahnit me hijeshi.
Kur vallzon ti mu’ më huton
Zemra vetëm ty të don.

Ref.:
Jeta…

20. Yjet na shikojnë


O pëllumb i shkruar
Do të marr në duar.
Për ty po këndoj
Se të dashuroj.

Po të pres me mall
N’përqafim do t’marr.
Për ty more djalë
Zemra m’digjet zjarr.

Yjet na shikojnë
Zogjtë na këndojnë
Hëna po shëndritë
Veç për ne të dy.

O pëllumb…

Po të pres…

Yjet…

574
21. Çou Rexho
Çou Rexho, dil te sana
Dasëm t’madhe po t’ban nana!
Çou Rexho, çou djalo
Çou delia i nanës-o
Sot ma i mirë po m’dukesh-o!

Çou more Rexho, dil në shkallë


Po vijnë krushqit palë-palë!
Çou, Rexho çou djalo
Çou sugari i nanës-o!
Sot ma i mirë po m’dukesh-o!

Çou more Rexho, dil te votra


Merri n’gryk të shkretat motra!
Çou Rexho, çou djalo
Çou sokoli i nanës-o
Nuk ka nana tjetër-o!

Oh more gjog-o, t’u thaftë kamba


S’ma le Rexhën t’ejten proma!
Çou Rexho, çou djalo, çou sokoli i nanës-o!
Qysh ma fike derën-o?

Oh more gjog-o, t’u k’put jela


Qysh ma mbyte Rexhën shkelma?!
Çou Rexho, çou djalo
Çou sugari i nanës-o
Shka ban pa ty nana-o?!

Po vijnë krushqit rrethit malit


Rexha i dekun n’grazhd të kalit.
Çou Rexho, çou djalo
Çou delia i nanës-o
Sot m’a i mirë po m’dukesh-o!

Çou more Rexho, kqyr sahatin!


Kush t’ia hjekë nuses duvakin?
Çou Rexho, çou djal-o
Çou sugari i nanës-o
Sot ma djege zemrën-o!

Oh more krushqi hani e pini


Nesër Rexhën n’dhe t’ma shtini!
Çou Rexho, çou djalo
Nuk ka nana tjetër-o
E ma fike derën-o!

575
576
VIII. KOMPOZIME TE REJA POPULLORE

577
578
01. Një lule në maj

Një lule në maj, sapo kishte çelun


E këputi dimni pa e përkëdhelun
Uli kokën lulja, shoqeve ju tha:
- O sa shpejt kjo lule prej shoqnisë u nda!

Ref.:
Hajde lulja ime
Hajde se të du’.
Se pa ty moj lule
Jetën s’du me çu’!

Na u rrit kjo lule dhe na mori dhenë


Iku u largu’ për me ardhë n’pranverë.
E bukur ish lulja, sikur je dhe ti
Sa vështirë e pata që ta marr në gji.

Ref.:
Hajde…

579
02. Pse s’më thirre djalë
Pse s’më thirre djalë
Të vi unë me ty?
O net’t m’duken t’gjata
Kur jam unë pa ty.

Dola në dritare
Ti me dorë s’ma ban.
M’kish marr malli vashë
Veç për zanin tand.

Ti e din sa të dua
E di sa më don.
E di se t’penguan
Për bashkimin tonë.

Kur të dua unë


Bota le të plasë.
Ata që s’kuptuan
Zoti le t’i vrasë.

Ma jep dorën vashë


Bukuroshe moj.
Jam e jotja djalë
Pa ty s’mund t’jetoj!

03. Doli goca n’penxhere


I: Doli goca n’penxhere
Për me pa se kush po vjen.
Po na vjen nji djal beqar
Zemrën time ma ka marrë :I

Ref.:
I: Oj, oj, oj, oj Lajle
Oj, oj, oj oj Lajle
Kujtova se binte shi
Ato ishin lot’t e mi :I

Ndoshta jam dhe fukara,


Por nuk blihem me para.
Mos t’m’a kesh moj me hile
Sa më do moj, kurr s’ma the!

Ref.:
Oj, oj…

580
04. Këngë bilbili
O bylbyl a s'ma fal zanin
Ti knoj djalit që e du’
I: S'më ze besë se i dhash zemrën
Me kang' tate du’ me i tregu’ :I

Refreni:

Kangë bylbyli me këndu'


Krah pëllumbi me flutru'
Rreze dielli me bo drit'
O veç me nejt me ty nji dit'

O pëllumb, a s'mi fal krahët


Der’ te ai sa flut'roj?
I: S'më ze besë ai për fjalët
Ti hap shpirtin e t’i tregoj. :I

Refreni:

O ti diell a s'mi fal rrezet


Ta ndris rrugën te ai?
S'më ze besë se për të tretem
Hajt'pra diell tregoji ti!
S'më ze besë se për të tretem
Hajt'pra diell tregoji ti!

05. Aman asht’ nji vajzë


Aman asht nji vajzë o në lagjen tonë.
Ajo asht’ syzezë dhe vetullshkru’m.
Ani pa t’marr ty moj s’kam me t’lanun!
S’bashku jetën o me kalu’.

Unë o për ty gjithçka bana


Haram t’qofshin o ç’kam harxhu’!
Ah, jetën time moj e shkatrrova
Qysh don tash moj me m’lanë mu’?

Lotët e mia kur kanë me t’ramun


Ka me t’vra moj pleqënia.
Ti sot prej meje kërkon me u ndamun
Në rrugë të madhe t’mesin fëmija.

581
06. Letër më ke çu’ (Letër ushtarit)

I: Letër më kë çu’ atje në kufi


S’më paske harru’
Që kur ishim fëmijë.
Më ze malli për shtëpi
Për fushë e për mal
Jo s’e kam harru’ shaminë
O që ta pata falë. :I

Ref.:
Kur do t’kthehem pajtohemi
Vashë, o mori vashë.
Zemrën time t’a kam falë
Vashë, o mori vashë.

Paske gjetur shokë


Djem që rrojnë n’kufi.
N’mrëmje dhe net t’tërë
Kujtonim shtëpinë.

Ref.:
Kur do t’kthehem pajtohemi
Djalo si m’a parë.
Zemrën time ta kam falë
Djal-o more djalë!

582
07. Larg teje oj nanë

Larg teje oj Nanë


Dielli nuk të ngrohë
Dalin para syve nanat kosovare
Tuj pritun të bijët
Me kry në dritare

Ref.:
I: Hej, hej, moj Kosova nanë
Në zemër të kam!
N’ty është ardhmëria
E andrrave t’mia. :I

Malli më ka marrë
Për lisa të gjatë.
Për ara e fusha
Për gurë e për baltë

Zemra ime e mjera


Gjithnjë e kërkon.
Dashuninë tande
Kosovë t’a shijon.

Ref.:
Hej,hej…

583
08. Zambaku i bardhë çel e lulzon

I: Zambaku i bardhë çel e lulzon


Lulen e ka si qelibar. :I
Ama nji herë sa t’i marr erë
Mirë se erdhe moj pranverë!

Ref.:
Era lule asht kah vjen
Edhe m’a fort fasligen.
Vishu mirë e bajmë dyzen
Hajde t’shkojmë në Prizeren.

Nëpër fusha lulet çelin


Andej pari vashat shkelin.
Ama nji herë sa t’i marr erë
Mirë se erdhe moj pranverë!

Ref.:
Era…

09. O moj bukuroshe

I: O moj bukuroshe,
Synin kur ta pashë,
At ditë kur kalojshe
Dy, tri fjalë t’i thashë. :I

Ref.:
I: Hajde shpirt-o ti,
Hajde shpirti im!
Se pa ty jeta
Asht e zbrazët gjithnjë. :I

Dy, tri fjalë të ambla


Për dashninë e parë.
S’bashkut me të tana
Zemrën ty ta dhashë.

Ref.:: Hajde

584
10. Lulen e kam zili
Mora një lule në bahçe
E ujitja me kujdes.
O sa shpejt u rrit kjo lule
Lëshoi gonxhe, zuri vesë.

Ref.:
Zemra ime pranë saj rreh
Si sahati me flori.
Çdo njeri kur e shef
Lulen se ç’e ka zili!

Prej lules unë s’mund të ndahem.


E kam rritun me dorë vetë.
E tashi s’guxoj ta këputi
Lulen time gjithë lezet.

Ref.:
Zemra…
__________________________________________________________
lezet = andje, shije, kënaqësi

11. Ç’e mora koferin nanë


I: Ç’e mora koferin moj nanë
Dola nga Kosova. :I
Tani me i çikë t’mirë oj nanë
Se unë larg moj shkova.

Ref.:
Aman,
Ejvallah, moj dera e shpisë!
Kam lanë babën tuj mërzitë.
Ejvallah moj shpija e bardhë!
Kam lanë nanën gjithë tuj kja.

Tani me i çikë t’mirë moj nanë


Të ma bajsh mu’ hallall.
I ka mbushur vitet nana
Ndoshta s’e gjen gjallë.

Ref.:
Aman…

585
12. Po shikoja një ëndërr t’bukur

Po shikoja një ëndërr t’bukur


Sikur në buzë ti më puthe.
M’u ba vehtja sikur flutur
Rrija me ty oj lule.

Ref.:
Atë ëndërr do ta doja
Që të ishte shumë e gjatë.
Le të ish ëndërr dhe jeta
Vetëm ty të kisha pranë.

Në mesnatë kur sytë i hapa


E pashë unë veten të vetmuar
E, papritur s’di pse qava
Ëndrra më kish tradhtuar.

Ref.:
Atë…

13. Erdha nanë o nga kurbeti

Erdha nanë o nga kurbeti


Për të parë o me sy.
Ah i mjeri çfar më gjeti!
Kishe mbyllur ata sy.

M’dogji malli i fëmijërisë


Kisha kohë që s’t’kisha parë.
Thashë të t’gjej te pragu i shtëpisë
Por të gjeta moj në varr.

Nëna ime, nëna ime


S’e besoj se s’je më ti.
Ti po fle moj në një hije
Dhe do t’zgjohesh përsëri!

Nëna ime…

586
14. Nëpër shtyllat e telefonit

I: Nëpër shtyllat e telefonit


Zogjët po këndojnë.
Hapa, hapa u afrova
Sa zanin t’ju ndëgjoj. :I

Ref.:
Of aman, of aman
Pse s’ma qan hallin që kam?
Of aman, of medet
Ç’po m’del shpirti o në siklet!

U bu-bu ç’i bana vedit!


Ngela në vetmi.
Do të tret si shkuma e detit
Para syve t’mi.

Ref.:
Of…

A ndëgjoni ju o shokë?
Ndëgjoni ç’po ju them:
- Prej merakut hiqni dorë,
Se bahi verem!

Ref.:
Of…

587
15. Të kërkova ditë e natë
I: Të kërkova ditë e natë.
E ç’më lodhi rrugë e gjatë.
Për ty bahem zog me krah
Dashuria - mall i zjarrtë! :I

Ref.:
E jotja jam, i imi je
O një jetë me ty më duket pak!
E jotja jam, i imi je
Dhe s’dua kurr të të humbas!

Sa herë të shof me sy veç flas


Zemra ime sa nuk plasë
Qetësoje për një çast
Shpirtin tim unë t dhash’.

Ref.:
E jotja…

16. Po të pres akoma


I: Më prit, më prit dhe pak
Sa t’them nat’n e mirë.
Dritaren lene hapë
Xhan, o shpirti im! :I

Ref.:
I: Po të pres akoma
Po të pres akoma
Akoma, akoma, akoma! :I

Dritaren ti s’ma hape


Dhe s’më le një takim.
Ti fike jetën tande
Dogje shpirtin tim.

Ref.:
Po…

Dritaren unë se hapa


Se më shikon mamaja
Dhe më thotë: “Sa shpejt
Ty t’ka zanë sevdaja.”

Ref.:
Po…

588
17. Se dy të dashura që i kam

I: Se dy të dashura që i kam
O ju shok’t e mi.
Unë i dua shumë ato
Porsi sytë e mi. :I

Ref.:
I: E para është nana
E dyta moj më je ti.
Që të dyja t’mira jeni
Ju kam si sytë e mi. :I

Por ti e dyta
Mos u dëshpro kaqë shumë!
Se nanën time e dua
Ma shumë se ty.

Se po mos të ishte nana


S’do t’më kishe ti.
Që të dyja t’mira jeni
Ju kam si sytë e mi.

Nana, unë dhe ti


Ne jemi nji.
Ndoshta flasin për ne
Se na kanë zili.

Ne rrojmë të gëzuar
Të lumtur në qetësi.
Se po mos t’ishte nana
S’do t’më kishe ti.

589
18. Më erdhe pranë

I: Më erdhe pranë
Si një fëllënzë e re.
Dy fjalë zemrës
Me gaz m’i the. :I

Se ç’më gëzove
Ti sot o me këto fjalë.
Se vullnetare
Ti më ke dalë.

Ref.:
Si lastar do të rritet dashunia jonë.
Nëpër ara plot me gonxhe do t’lulzojnë.
I: Dora-dorës, zemra-zemrës, në punë e në jetë
Pranë e pranë njeni tjetrit, si shokë të vërtetë. :I

N’punë të gëzuar
Sot ditë e re po del.
Dil ti nji herë, moj
Moj vashë e re.

Me mija ngjyra
Sot vezullojnë
Dhe bukurinë
Ma shumë ta shtojnë

Ref.:
Si lastar…

590
19. Je i imi përgjithmonë

Ti m’je rreze plot me dritë, plot me dritë


Të kam zemër të kam shpirt.
Ti m’je lot në syrin tim, n’syrin tim
Veç te ti djalë gjej ngushllim.

Ref.:
Do t’i them gjithnji
Se në zemër do të ruaj
Shpirt-o të baj be
Veç i imi je.
Unë të dua një të kam, një të kam
Veç e jotja djalë unë jam!

Sytë e tu kur mbushen lot, mbushen lot


Shpirti im nuk gjen qetësi.
Zemra ime ty të don, të kërkon
Je i imi përgjithmonë.

Ref.:
Do…

591
20. Të kam dashtë

Moj e mirë
Moj e mirë në majë të bjeshkës
Që më ngjan si lule e pjeshkës
Ndalu pak,
Ndalu pak të t’them një fjalë
Zemrën time ç’e ke marrë ti.

Pritmë moj
Pritmë moj e mirë e nënës
Që më ngjan si lule e thanës
Ndalu pak
Ndalu pak të t’them një fjalë
Zemrën time ç’e ke marrë ti.

Nuk rri dot pa t’marrë për nuse


S’rri pa ty moj buz’burbuqe
S’rri pa ty moj sylarushe!

Moj e mirë…

Pritmë moj…

21. Esmerka

I: Esmerka, o moj esmerka,


Esmerka o s’më flet me gojë. :I
I: Pa dilë pak, moj, pa dilë pak
Pa dilë pak o të shof një çikë! :I

Esmerka, o moj esmerka


Emerka o s’ma bën me dorë.
Pa dil pakë, pa dil pakë
Pa dil pakë o më fol me gojë!

592
22. Dashurova unë një vajzë

I: Dashurova unë një vajzë


Që ka pasë merak në mue. :I

I: Por ajo ishte e feju’me


Prandaj unë-o jam largue. :I

N’qafë më pastë kjo shoqëria


Që më ndau nga dashuria.

Që më ndau nga dashuria


Plot me lot m’u mbush shamia.

Plot me lot m’u mbush shamia


Ia fillova nga rakia.

Dashurova unë një vajzë


Ish e vogël topolake.

Ish e vogël topolake


Se ç’ma ndezi zemrën flak-e!

23. Festa e Ramazanit

Fest’ e madhe e Ramazanit


Mirë se erdhe në këtë vend.
Ta gëzojmë të gjithë Bajramin!
T'bëjmë adetin siç e kem’.

Ref: Agjënim, agjënim je i lashtë


Për shpirtin tim.
Agjënim, agjënim, hiq mëkatet
Shpirtit tim!

Kush beson moj Perëndinë,


Kush beson të madhin Zot,
Besimtarë kudo që jeni
Agjënimi i lehtë ju qoftë!

Tridhjetë ditë të Ramazanit,


Këto i dijnë pleq e të rinj.
E kush ka faje dhe gjynahe
Le të falet në xhami!

593
24. Byrek, byrek

I: Kam dyqanin ke selvia


Hej ustah Murat
M’a mirë e ama se e bija
Hej ustah Murat! :I

Ref.:
I: Byrek, byrek
O ustah Murat.
Katër copa bojnë nji lek,
O ustah Murat! :I

Kam dyqan’ ke kinemaja


O ustah Murat.
O pak pare bon durdumaja
O ustah Murat.

Ref.:
Byrek…

25. Bota zunë e flasin


I: Bota zunë e flasin
Keq për ne të dy. :I
I: Nuk mendoj për vehten moj gocë
Më vjen keq për ty! :I

Ref.:
Qoftë mallku sahat i shkretë!
Që ne u morëm vesh.
Unë ta shkela kambën moj gocë
Ti zure me qeshë.
O erdh me gaz o ky behar
E n’a u ndez o shpirti zjarr
Vetë n’a zu maraku moj gocë
S’më ke, s’të kam faj!

Ti nuk je fajtore
S’të vjen keq për mu’.
S’deshta unë i mjeri moj gocë
Me ty me u ngatrru’.

Ref.:
Qoftë…

594
26. Kush niset me bo sevda

I: Kush niset me bo sevda


Në moshën e pleqërisë? :I

I: Mjer atë që e rren mendja


Kujton vitet e rinisë :I

Pleqërinë askush s'e don


Zemra kurrë nuk e pranon

Del një rrudhë e del një thinjë


Koha ikën, mosha shkon.

27. M’i dhe flakë mallit tim

E kujtoj me mall
Ndjenjën në agim.
A do t'kem ty vallë
Lule n'përqafim?

Si zanë mali je
Trupin si selvi.
Synin zjarr e ke
Buzën si qershi.

Haj... mi dhe flakë o mallit tim


Trëndafile m'lu’ me vesë.
Në këtë natë o pa agim
Puthjen tande po e pres.

N'prehnin tim nuk ke pik'llim


do të shkrihem n'dashuni.
Eja t'pres me padurim
Të jetojmë sa jemi t'ri

(përsëritet nga fillimi)

595
28. Ma jep dorën vashë

Pse s'më thirre djalë


Të vi unë me ty?

Orët më duken të gjata


Kur jam unë pa ty.

Dola në dritare
Dhe me dorë s'ma ban.

Më kish marrë malli vashë


Veç për zanin tand.

E di sa të dua,
E di sa më do.

E di se të penguan
Për bashkimin tonë.

Kur të dua unë


Bota le të flasë.

Ato që s'kuptuan,
Zoti le t’i vrasë!

Ma jep dorën vashë


Bukuroshe moj.

Jam e jotja djalë


Pa ty s'mund jetoj!

596
29. Ç’po këndon bilbili moj

I: Ç’po këndon bilibli moj


O në degë të malit
O në degë të malit! :I

Ai këndon për mue moj


S'do t’ia di asnjanit
S'do t’ia di asnjanit!

Ref.:
I: Këndo bilbil i fushave
Bashkë me kangën e vashave
Që këndojnë lëndinave
Pranë trëndelinave. :I

Ç’po këndon bilbili moj


O në degë të mollës
O në degë të mollës!

Ai këndon për mue moj


S'do t’ia di asnjanës
S'do t’ia di asnanjës!

Ref.:
K’ndo bilbil….

597
30. Ah pranvera

Do ta lus unë Perëndinë


Që mos ta prishë ty bukurinë...

I: Ma mirë hiç mos t'ishim pa


M'ka lindë dashnia n'ty.
I: Me të shkretin fukara
Si t'ja baj hallit s'e di. :I

Ref.:
I: Ah pranvera, pranvera
Zoti ty moj të bekoftë!
Ah pranvera, pranvera
Emni yt mos t'u harroftë! :I

Do ta lus unë Perëndinë


Mos ta prishë bukurinë.
Gërshetin moj me tallaz
Sa shumë ra shi këtë natë.

Ref.:
Ah pranvera…

Ban rahmet me gjetë ashik


Mos lu’j me dashnorë t'vërtetë!
Pse banojkam në kafaz
Me zemër të kam dashtë.

Ref.:
Ah pranvera…

598
31. I kujtoj me mall

I kujtoj me mall
Ditët në agim.
A do t’kem ty vallë
Lule n’përqafim?

Si zanë mali je,


Trupin si selvi.
Syrin zjarr e ke
Buzën si qershi.

Ref.:
Haj, m’i dhe flakë ti mallit tim
Trëndafil mbulu’ me vesë.
Në këtë natë o pa agim
Puthjen tande po e pres.

N’prehnin tim nuk ka pikllim


Do t’a shtyjmë dashuninë
Eja t’pres me padurim
Të jetojmë sa jemi t’ri!

I kujtoj…

Si zanë…

Haj…

599
32. Moj burbuqe lozonjare

Moj burbuqe lozonjare,


Se ç’ma dogje zemrën fare!
Jetës sime i jep shumë vlerë
Je një lule plot me erë.

Ref.:
Jaman, burbuqe moj, jaman
Falma zemrën që më do
Jaman, syzane moj
Ne askush nuk mund t’na ndajë!

Hap dritarën dhe shikoj


Kush ma mori jetën moj.
Me kunorë dafine, moj
Jetën tonë do ta dhuroj.

Ref.:
Jaman…

Dasma jonë do ta tund botën


Hidhe vallën e mbushe gotën!
Në Tiranë do të jetojmë
Jetën bashkë ne ta gëzojmë!

Ref.:
Jaman…

600
33. Hidhni vallen vasha t’reja

Diku larg një këngë dëgjohet ha, ha, ha, ha


Në qetësi kujtimi zgjohet ha, ha, ha, ha
Mall i shkuar, zjarr i shuar
N’vegim ti vjen, rrinim zgjuar, rrinim zgjuar
Rrinim atëherë.

Ref.:

Hidhni vallen vasha t’reja


Sonte le t’ju ndezë hareja
Kënga juaj shpirtin ma rrëmben.
Bini lodra mos pushoni
Sonte gëzimin ju ma shtoni
Sonte bashkë me ju dua të këndoj.

Diku….

Ref.:
Hidhni…

34. Kanga e mërgimtarit


Jam mërzitë, jam mbushë me halle
Nuk kam lot ma as të qaj
Shumë ksi’ vu’jtje unë durova
E në dhe t’huej azil kërkova.
O k’thehu pra, o vllau i motrës
Se ty po t’pret ky pragu i votrës.

Ref.:
A kam shpresë nji ditë me ardhë
Në tokë temen njiherë me u çmallë?
Nga vendlindja ju kur t’vini
Nji grusht dhe n’mërgim ma bini!

M’ka marrë malli për fusha t’blerta


E kam harru’ qysh vjen pranvera.
N’varfni m’rriti kjo nanë e mjera
O për pleqni asaj s’iu gjeta.

Ref.:
A kam…

601
35. Kur kujtoj ditët e korrikut (këngë kurbeti)

I: Kur kujtoj ditët e korrikut,


Lotët më pikojnë.
Më djeg malli, oh më djeg zjarri,
Prindërit kur kujtoj. :I

I: Më qan zemra më qajnë sytë,


Më digjet shtati o në vetmi.
Ku i lashë unë nënë e babë?
Ku i kam shokët e mi? :I

Kurbetin e kam mallkuar,


Fjalën refugjat.
E trishtuar qenka jeta,
Nga shtëpia larg.

Më qan zemra më qajnë sytë,


Më digjet shtati o në vetmi.
Ku i lashë unë nënë e babë?
Ku i kam shokët e mi?

I vetmuar larg atdheut,


Me mall numëroj,
Edhe gurët e sokakut,
Qaj edhe këndoj.

Më qan zemra më qajnë sytë…

602
36. Mbrëmje prilli

N’mbrëmje t’prillit që kur të pashë


Bukuroshe porsi zanë.
Engjëllushë, o mori vashë
Zemrën tejet kush s’ma ndanë!
Çka do tjetër more djalë?
Zemrën time ta kam dhanë.

Kur t’i pashë njata dy sy


Sy të bukur plot magji.
Që shëndrisin sikur yje
Trupi im moj krejt m’u ngri.
Çka do tjetër more djalë?
Sytë e mi unë do t’i jap.

Goja jote si burbuqe


Sa herë çilet më mahnitë.
Paçit juve buzë të kuqe
Jo nuk mundem ma me pritë.
Çka do tjetër more djalë?
Zemrën time ta kam falë.

603
37. Ti s’vjen

Mu mes natës erdhe


Ëndrrat m’i prishe ti
Për mua ishe e vdekur
E humbur n’gjithësi.

Më lerë të qetë të lutem


Gjumin ti mos ma prish!
Ajo që njëherë thyhet
Nuk ngjitet sërish.

Kujtoje pik’llimin
Që zemrën ma copëton
Që bien bashkë me shiun
Si një mjegull-o.

Ref.:
Ti s’vjen
Koha është ndaluar
Unë qaj për ty
Dhe të qajmë për ne.

Unë s’mundem të të harroj


Unë në jetë nuk rri.
Gëzimi yt i shprehur
Tretet nëpër shi.

Ref.:
Ti s’vjen…

604
38. Si yll drite n’pritë t’kam dalë

Si yll drite n’pritë t’kam dalë


Ti erdhe si hana more djalë.
Ti je n’zemrën time përgjithmonë
Jetë të bukur bashkë do t’kalojmë.

Ref.:
Eja djalo të këndojmë
Zemrat tona t’i bashkojmë.
Të këndojmë, të këndojmë
Për ardhmërinë tonë.

Për ty gjithmonë djalë unë këndova


Si zog mali fluturova.
Dhe bylbylat prap po këndojnë
Jetën më të bukur t’ kalojmë.

Ref.:
Eja…

605
39. Moj malësore

Ç’ke mor djalë që më mbanë mëni


Jo për zotin s’po t’marr vesh
Pse s’më flet ti mu’ njëher
Pse s’m’shikon e pse s’më qesh?

Moj malësore,
Shqipe symëshqerrë
Trandafil që kopshtet
I mbush plot me erë.

Ref.:
Unë jetën ta kam dhanë
Të dua për jetë.
Të dua vajzë me të vërtetë
Çka do zemra, goja thotë vetë.

Ti më the se m’don mor djalë


Por s’mashtrohem veç me fjalë.
Unë jam vashë, por kam guxim
Që të thërras në prehnin tim.

Moj malësore
Shqipe symëshqerrë
Trandafil që kopshtet
I mbush plot me erë.

Ref.:
Unë…

606
40. Ka shumë kohë moj që t’kam dashtë

Ka shumë kohë moj që t’kam dashtë


Sa në zemër më ke hy.
Eja vashë moj të takoj
Se unë ty të dashuroj.

Ref.:
I: Zemrën time vashë ma more
Tjetër zemër dashurove. :I
I: Zemrën time, zemrën time,
Zemrën time dashurove. :I

Natë e ditë për ty mendoj


Dhe nga zemra s’të largoj.
Mendoj veç për dashuri
Që të kemi lumturi.

Ref.:
Zemrën…

607
41. Kur dola n’dritare

Kur dola n’dritare


N’terr s’e pashë oborrin
O jo, jo, jo, loke jo!

Hana porsi nuse


Po ta ru’nte varrin
O jo, jo, jo, loke jo!

Kur dola n’dritare


Thashë po binte shi
O jo, jo, jo, loke jo!

Nuk qe ujë i shiut


Por qenë lot’t e mi
O jo, jo, jo, loke jo!

Na ka dalë n’lugje t’verdha


Kërkon djalin shamizeza
O jo, jo, jo, loke jo!

Vaji i saj e thanë dhe malin


Nanë e mjerë kërkonte djalin
O jo, jo, jo, loke jo!

E kërkon, por s’e gjen dot


Lot i bahet gjithë kjo botë.

Hiqe lotin nanë shqiptare!


Nuk mbajmë zi pa dalun fare.
Vatrat tona nuk janë të shkreta
Knojn’ lahutat e tunden djepat.

608
42. Ndaç me m’vra moj

Ndaç me m’vra moj, ndaç me mbytë


Ndaç verbomi, të dy sytë
Kurgja n’jetë ma keq s’ma ban
Se m’ndrron mu’ me tjetërkand.

Ref.:
Sa t’jem gjallë ti shpirtin falma!
Se kur t’vdes ti vorrin kallma!
Arijetë, Arijetë, Arijetë!

Mos më thu’j se nji herë m’ke dashtë


Se m’ke dashtë moj me gjithë shpirt
Njimijë herë m’ke dashtë me fjalë
Asnjëherë moj me gjithë shpirt.

Ref.:
Sa…

609
43. Sa shpejt qenke rritë

O sa shpejt erdhi pranvera


Ti sa m'qenke rritë
Nuk të ndrroj me lule të tjera
Pra duhet me t'pritë.

Unë ta fala ty një puthje


Ti mu’ një premtim.
Eja pra në krah't e mia
T'më japësh gëzim.

Refren:
O me ata sy moj vogëlushe
Ti mua më verbon.
Sa shum kohë kaluem bashkë
Sa shpejt më harron.

Shumë merak jam bo në ty


Ty moj po të pres.
Eja pra të lutem shumë
Mos më le në shpresë.

Se çdo ditë që po kalon


Shum po më mundon
Zjarrin për ty ti ma shuen
Pra mos m’u largo!

Refreni:
O me ata sy…

610
44. Dua të kem pranë gjithnji

Sa herë shof fytyrën tande


Që buzeshë me ambëlsi
Ndëgjoj zanin tand me andje
Kur më flet me dashuni.

Due me t’pasë unë pranë gjithnji


Me ty jetën ta kalojmë
Vetëm vashë nuk mund të rri
S’kam gëzim as lumturi.

Ku do t’jem për ty mendoj


Kurr nga mendja s’të largoj.
Me ty zemra ndien gëzim
Gjithnji t’pres me padurim.

Eja, eja të këndojmë


Zemrat tona t’i bashkojmë.
Jetë të lumtur të fillojmë
Çerdhe t’bukur të ndërtojmë.

45. Kanga e burgut t’Spaçit

Rri i mbyllun në qeli


Rri i mbyllun dhe mendoj
Mendoj për fëmij’t e mi
Edhe sytë po m’lotojnë.

Ah kjo jetë, kjo jeta ime


Se ç’u kalb në burg të zi!
Çfarë mëkate i kam ba Zotit
Që e humba gjithë rininë?

Shumë të vogël e lash djalin


Tash ashtë rritë e asht’ ba burrë
O ky burg o burgu i Spaçit
Për gjithmonë qofsh mallku’m!

611
46. Kanga e refugjatit
Kur kujtoj dit’t e korrikut
Sytë më lotojnë.
Më djeg malli, më djeg shpirti
Prindërit kur kujtoj.

Ref.:
Më qan zemra më qajnë sytë
Digjem flakë porsi qiri.
Ku i lash unë nanë e babë,
Ku i lash unë shokt’ e mi?

Gurbetin e kam mallkuar


Edhe fjalën refugjat.
E trishtuar qenka jeta
Nga shtëpia larg.

Ref.:
Më qan…

47. Moj fëllënzë që m’gjezdisë


Moj fëllënzë që m’gjezdisë
Prej mëngjesit gjer në natë
Lis me lis e shteg me shteg.
Ndalu pak moj t’i them dy fjalë.
Moj fëllënzë me rreshta,
A e din moj sa t’vijë vjeshta
Do të blej fustan të blerë
Me lule që i do vetë?
Do të vej shami për gushë
Qëndisur me lule fushë.

Ref.:
Eja vashë, eja ti
Aman, aman
Lis me lis e shteg me shteg
Zemra më qan.

O sa fort më troket zemra


Lule për ty.
E ta çojmë jetën
Në lumturi.

612
48. Të kam dashtë dhe të du’
Të kam dashtë dhe të due
Unë ty moj vetullhollë.
I: Prap ti m’je largue
Dhe me gojë s’po m’folë. :I

Ref.:
Dhim’t aspak nuk pate
Ti o për shpirtin tim.
Asnjiher s’më knaqe
Veç m’mbushe idhnim.

Ti ndonjiher do t’kujtohesh
Por atëher s’ka me pasë dobi
Se me dhe kur t’mlohem
N’mend do m’kesh gjithnji.

Ref.:
Ka me t’ra ndërmend moj
Për fjalët që m’i ke ndërru’
Se me dhe kur t’mlohem
Ti ke me m’kujtu’!

49. Në kujtime isha


Në kujtime isha
Isha tuj mendu’.
Dëgjova bylbylin
Kangën tuj këndu’.

Ky bylbyl në degë
Kangës po ia thotë.
Kërkon dashuni
Dashuni n’këtë botë.

Fjalën se të due
Po ta them nga zemra.
Sot e deri në vdekje
Do të jesh e jemja.

Nuk due premtime,


S’due avantura.
Por due t’vërtetën
Fjalën që të due.

613
50. Kangë gurbeti (2)
Sa herë bjen kjo dritë e hanës
Më kujton fjal’t e nanës.
Për gurbet unë kur jam nisë
Më përcollën n’qoshe t’shpisë.

- Pse o bir, kur n’dritë të qita


Me shumë mund n’këtë jetë të rrita
Pse s’u g’zova në këtë jetë?
Nanën sot po e le vetë?

Ref.:
Gurbetqarë ju sa jeni
Shumë të pasur ndoshta jeni
Gjithçka blehet n’këtë dynja
Por veç nanë nuk ka.

Këto ishin fjalt’ e nanës


Kur i tha në dritë të hanës.
Ikën dit’t e ikën vjet’t
Larg u treta në gurbet.

S’u largova nga dëshira


Por nga zori e varfënia
Na mallkoi i madhi Zot
Me u tretun nëpër botë.

Ref.:
Gurbetqarë…

51. Sa të dua unë


Sa të dua unë
Moj lule zamaku.
Ty të don një çun
Ç’e ka zanë maraku!

Bukuria jote
Syri jot i shkruar.
Mori vajzë e bukur
Sa je zbukuruar.

Të ka falë natyra
Ty dhe bukurinë.
Ti je plot me ngjyra
Falma dashurinë!

614
52. Ti e lumtur
Si s’ma din marakun tem
Se për ty jam ba verem.
Më shikjo njiherë me sy
E kam mendjen veç te ti.

Ref.:
Ti e lumtur, e lumtur
E unë i shkreti i pafat.
Ti si flutur, si flutur
E unë si pëllumb i ngratë.

Më ka nana djalë hasret


Ti për mu’ do t’jesh kismet
Nëse merr ti tjetër kend
Të çoftë Zoti në xhehnem

Ref.:
Ti…
__________________________________________
xhehnem - ferr

53. E si ta them
O jetë të thërras
Por nuk gjindesh dot.
Dashurinë që kam
Kurr mos e harro!

Ref.:
E si ta them sa shumë të dua
Si dritën e syve t’mi.
Jo në botë kurr tjetër s’dua
Lule t’bukur porsi ty.

Mos më le n’vetmi
Gjithmonë të kujtoj.
E imja dashuri
S’mundem të t’harroj.

Ref.:
E si…

615
54. O gurbet, gurbet i zi

Atje diku larg


Atje kam lanë fëmijë
Kanga më e ëmbël
Mëmëdhe je ti.

Refreni:

O gurbet, gurbet i zi
Ti më le n’vetmi.
O gurbet, gurbeti i zi
Jetën ma ke nxi!

Atje diku larg


Atje kam lanë shtëpi.
Mendjen gjithnjë e kam
Mëmëdhe tek ti.

Ref.:
O gurbet…

616
55. A do vish

Do vish ti mor çun i vogël?


I: A do të vish të rrish me mu’? :I

Ne kemi një pyll përpara


I: A do mundesh të vish dot? :I

Erë e lehtë dhe unë do të bëhem


Edhe pyllin do ta kaloj
I: Dhe me ty do të vij mor djal
Dhe me ty do të shkoj! :I

Do vish ti mor çun i vogël?


I: A do të vish të rrish me mu’? :I

Ne kemi një lum përpara


I: A do mundesh të vish dot? :I

Peshk me hala unë do të bëhem


Edhe lumin do ta kaloj
Dhe me ty do të vij, mor djalë
Dhe me ty do të shkoj!

Do vish ti mor çun i vogël?


I: A do të vish të rrish me mu’? :I

Ne kemi një mal përpara


I: A do mundesh të vish dot? :I

Zog me krah unë do të bëhem


Edhe malin do ta kaloj.
Dhe me ty do të vij, mor djalë
Dhe me ty do të shkoj!
56. E moj Mirushe ti je e para

I: E moj Mirushe, ti je e para


E ia kalove djalit në gara. :I

Ref.:
I: E ty të lumshin durët-o
E ia kalove beqarit-o. :I

617
E moj Mirushe, je vajzë puntore
E ti flamurin-o na e more.

Ref.:
E ty…

E moj Mirushe, edhe kësaj here


E ty të zgjodhën o brigadiere.

Ref.:
E ty…

57.. Fryn kjo erë e lehtë

Fryn kjo erë e lehtë


Bukur dita çelë
Vashat me gëzim në zemër
Fushës-e, vashat fushës-e.

Ref.:
E pa përtuar përherë
Në mes të fshatit t’ri
Në mes shoqeve duar artë
Shtatin si selvi
Mbushun tok me shoqe shokë
Gruri porsi det
Hambarët e sofrat-o
Gruri i punës sonë
Qeshin f’tyrat zemrat knojnë
Për jetën e re
O gruri i punës sonë
Këtu në atdhe.

Frynë kjo erë e lehtë


Dalin fllanzat’ përsëri
Vajzat o me kangë e vepër
Si fëllanzat vijnë.

Ref.:
E pa…

618
IX. KËNGË DASMASH

619
620
01. Goca në oborr

I: Goca n’oborr-e
Po ma ban me dorë. :I

I: Po ma ban me dorë
Ajo vetullhollë. :I

Goca n’çardak-e
M’u ka ba marak-e.

M’u ka ba marak-e
Ajo shtatbajrak-e.

Goca n’çarshi-e
Po ma ban’ me sy-e.

Po ma ban’ me sy-e
Ajo shtat selvi-e.

621
02. Malsorja

I: O hajde ti,
Moj lule malsore! :I
I: Hajde malsore e vogël
Në ty kam marak. :I

O syni yt
Porsi rrush i zi, aman, aman!
Hajde malsore e vogël,
Falja djalit ti!

O të kam dashtë,
Edhe prap të du’, aman aman!
Hajde malsore e vogël
Ti do t’jesh për mu’!

03. Unazën prej arit

Unazën prej arit


Në gisht do ta ru’j-e
Ti moj vajzë mos lu’j me mu’!
I: Do të shkoj të tres
Në një mal të shkretë
Se ma s’mundem me duru’! :I

Kët’ dashurinë tonë


S’po muj ta kuptoj
Ti moj vajzë që paske pasë
Pse mu’ më tradhtove?
Kur unë të besova
Mos t’lasht’ zoti pa të vra!

Kur të vjen pranvera


Do t’i lutem Zotit.
Me m’dhanë krah me fluturu’
Do të shkoj të tres
Në një mal të shkretë
Se ma s’mundem me duru’!

622
04. Tate du fustan

I: - Tate, du’ fustan!


- T’a blen Tata për Bajram! :I

Ref.:
I: Palo taktuke, palo tabake,
Do t’a marrim gocën
T’a çojmë n’Shijak-e! :I

- Tate, du’ këpucë!


- T’i blen Tata me majuc!

Ref.:
Palo tabake, palo taktuke
Do ta marrim gocën
Ta çojmë në Pukë!

- Tate, du’ kapele!


- Ta blen Tata me kurdele!
Me kurdele e me vija
Që të jeshë ti ma e mira.
Me kapelë e me fustana
Ti blen lala ty të tana!

05. Po të pyes sa vjet i ke


I: Po të pyes, po të pyes
po të pyes sa vjet i ke? :I

I: Unë i kam, unë i kam


unë i kam njizetetre. :I

Po të pyes,po të pyes,
Po të pyes sa vjet i ke?

Unë i kam, unë i kam


Unë i kam pesëdhjetetre.

Pesëdhjetetre, pesëdhjetetre
Pesëdhjetetre vërtet i kam.

Njëzetetre, njëzetetre
Njëzetetre në shpirt unë jam.

623
06. Lu’jmi, lu’jmi

Lu’jmi, lu’jmi,
Lu’jmi, lu’jmi
Oh du’rt e bardha, oh du’rt e bardha, o!
Si bylbylat, si bylbylat
Oh nëpër ara, oh nëpër ara.

Lu’jmi, lu’jmi, lu’jmi, lu’jmi


O du’rt e holla, o du’rt e holla, o!
Si bylbylat, si bylbylat
Oh nëpër molla, oh nëpër molla.

Lu’jmi lu’jmi, lu’jmi, lu’jmi


O kraht e gjona, o kraht e gjona, o!
M’i ke vetllat, mi ke vetllat
Oh sikur hana, oh sikur hana.

Lu’jma, lu’jma, lu’jma, lu’jma


Oh lu’jma belin, oh lu’jma belin,o!
Çiftelisë o, çiftelisë–o
Djalo k’putja telin, o k’putja telin-o!

624
07. Te guri që bon xixa

I: Ara bahçe, ara bahçe


Era jote ç'na kënaqi. :I

Ara bahçe ku?


Trashëgohet çifti!

Ara bahçe ku?


I qoft' për hajër t'zotit t'shpisë!

Ara bahç' ku ishe mrom?


- Rrug' më rrug-o o në Tiron.

Ara bahçe ku?


- Ke shoqnia e dhondrrit.

Ara bahçe ku?


- Mu ke guri qi bon xixa.

I: O mu ke guri mre qi bon xixa :I


I:O eja me lalën moj t'shkojm për pipza! :I
I: O asht diell e më djeg vapa! :I
I: O të vjen lala me çadër mrapa! :I
I: O lal Kamer o mre lal Kamer-e! :I
I: O bone darkën-o me sheqer-e! :I
O darka ime u boft zeher-e
O thirra mikun-o e dhe s'më erdh-e.

O po na vjen Karaj me dru-e


O dil moj nuse me shkarkue!
O jom nër magje moj tuj gatue
O jom tuj ly oj lala jom tuj shkrue
O mu ke guri n'qoshe t'votrës
O meraba moj nona e gocës!
O mu ke guri n'qoshe t'murit
O meraba mre baba i çunit !

Ke mullini i Sharrës-e
Prite lalën se po vjen!
Prite lalën se po vjen,
Dy-tri fjal moj do t'i them.
Ke mullini i Sharrës-e
Prite lalën se po vjen!
Prite lalën se po vjen
Dy-tri fjalë moj do t'i them.

625
08. Piku mollë e kuqe
Piku mollë e kuqe
E na ra prej malit.
I: Rritu vajzë e bukur
Prej merakut t’djalit. :I

Hej piku mollë e kuqe


E na ra n’qat’ vend-e.
Rritu vashë e bukur
Prej merakut tem!

Piku mollë e kuqe


E na ra n’saksi-e.
Rritu vajzë e bukur
Veç për dashuri-e!

09. Lu’j Lirije, lu’j


I: Kur më del n’oborr Lirije
Pse s’ma bon me dorë? :I
Pse s’ma bon me dorë Lirije?
Mori vetullhollë!

Ref.:
I: Lu’j, lu’j, lu’j’ Lirije
Sa je pa martu’! :I
I: Sa je pa martu’ Lirije
Natën ta pagu’j! :I

Kur më del n’sokak Lirije


Mori shtat bajrak!
Mori shtat bajrak Lirije
Ç’na bone merak.

Ref.:
Lu’j…

Kur më del n’çardak Lirije


Ç’na bone merak!
Ç’na bone merak Lirije
Mori lulë zamak

Ref.:
Lu’j…

626
10. Rroka mandolinën

I: Rroka mandolinën
Dola në çardak.
Oh mos cuca e vogël
T’u kam ba merak! :I

Ref.:
I: Vaj, vaj, vaj
Gishtat me bajrak
Oh moj cuca e vogël
T’u kam ba merak! :I

Rroka mandolinën
Dola në oborr.
Oh moj cuca e vogël
Po ma ban me dorë.

Ref.:
Vaj, vaj, vaj
Gushën si kajmak
Oh moj cuca e vogël
Hajde pak ma ngat!

Rroka mandolinën
Dola në sokak.
Oh moj cuca e vogël
T’u kam ba merak!

Ref.:
Vaj, vaj, vaj
Shtatin si selvi.
Oh moj cuca e vogël
Pa ty s’un të rri!

Rroka mandolinën
Dola në çarshi.
Oh moj cuca e vogël
Mos ma ban me sy!

Ref.:
Vaj, vaj, vaj
Gishtat me bajrak
Oh moj cuca e vogël
T’u kam ba merak

627
11. Sa e bukur na ka dalë nusja

Sa e bukur na ka dalë nusja, marshalla, marshalla!


E bukur për bukuri-e “ “
Paska shtatin o si selvi-e “ “
Paska ballin o perishan-e “ “
Paska vetllën o si gajtan-e “ “
Paska synin-o si filxhan-e “ “
Paska hunden-o miskavi-e “ “
Paska faqet-o gurabi-e “ “
Paska gojën-o si kuti-e “ “
Paska dhamët-o si inxhi-e “ “
Ma gëzofsh-o dhandri i ri-e “ “
__________________________________________________
miskavi = i pastër, i kulluar, i ndritshëm

12. Vetë më the të due

Vetë më the të due


E tash m’ke harrue
E tash m’ke harrue.

Kur t’piqet qershia,


Kujtoj lot’t e mia
Kujtoj lot’t e mia.

Kur t’më lindë një vajzë-e,


Ia la emnin tand-e
Ia la emnin tand-e.

Ta la amanet-e,
Mos më harro krejt-e
Mos më harro krejt-e!

628
13. Hidhet vallja

Hidhet vallja, vallja e parë, vallja e parë


I: Kush vallzon u mloft’ me ar, u mloft’ me ar! :I

Hidhet vallja vallja e dytë, vallja e dytë


Kush s’vallzon i plaçin sytë, i plaçin sytë!

Hidhet vallja, vallja e tretë, vallja e tretë


Kush vall’zon u gzoft’ përjetë, u gzoft’ për jetë!

Hidhet vallja po lunë Shota, po lunë Shota


Bijnë tupanat gjëmojnë lodrat, gjëmojnë lodrat!

Hidhet vallja kanga s’nalet, kanga s’nalet


Bijnë dairet, gjëmojnë malet, gjëmojnë mallet!

14. Sonte o shokë

I: Sonte o shokë, ma afroni gotën


Se ajo më bëri, ta mallkoj gjithë botën. :I
Sonte mbushni gotat, deri në agim
Dridhe vash-o shtatin, veç për hatrin tim!

Ref.:
I: O ti djalë me klarinetë,
Se ç’ma djegë zemrën e shkretë!
Qaj kitarë ti mos pusho
Sonte ajo tjetrin po e don. :I

Shokë më ndihmoni, t’i harroj këto halle


Le të bij tupani edhe të mos ndalet!
Sonte ajo tjetrin, po e ledhaton
Zemra ime e mjera, po qan e po vajton

Ref.:
O ti…

629
15. O syni i zi

I: - O ku po shkon moj Rrushe e lalës


Me dimi të bardha? :I
I: - Bej aman, aman, aman
Sonte jam te daja. :I

Ref.:
I: O syn o i zi
Lum daja për ty!
Për sy e vet’lla
Ishalla vjen apet! :I

- O ku po shkon moj Rrushe e lalës


Me këpucë të zeza?
- Bej aman, aman, aman
Sonte jam te tezja.

Ref.:
O syn i zi
Lum tezja për ty!
Për sy e vet’lla
Ishalla vjen apet!

- O ku po shkon moj Rrushe e lalës


Me dimi biluri?
- Bej, aman, aman, aman
Sonte jam te burri.

Ref.:
O syn zi
Lum burri për ty!
Për sy e vet’lla
Ishalla vjen apet!

630
16. Ti ku ke moj Ajshe

I: Ti ku ke moj Ajshe, te molla? :I


I: Te molla, aman te molla? :I

Ref.:
I: Ti te molla shkojshe,
Molla t’ambla hajshe.
Dashnorin mendojshe,
Shumë e dashurojshe. :I

Ti ku ke moj Ajshe, te dardha?


Te dardha, aman te dardha?

Ref.:
Ti te dardha shkojshe
Dardha t’ambla hajshe
Dashnorin mendojshe
Shumë e dashurojshe.

17. Hajt ta lidhim besën

I: Hajt ta lidhim besën-e


Me një fije kashtë! :I
I: A do ta duash nanën moj gocë
Sikur e ke dashtë? :I

Hajt ta lidhim besën


Me kunorë me ar-e!
Ta kem pranë njëri tjetrin
Sikur një thesarë!

Hajt ta lidhim besën


Me puthje plot zjarr-e!
Të na lindë një djalë, moj goc-e
O një djalë çunar-e!

631
18. O kush po vjen

O kush po vjen
O përmes lëndinës?
O ma e buk’ra
Çikë e Prishtinës!

O kush ia mori
Bukurinë hanës?
O ma e mira
Gocë e Tiranës!

O kush ma ka
Bardhësinë e borës?
O kjo syzeza
Çikë e Gjakovës!

O kush po i çel-o
Lulet e majit?
O kjo belholla
O prej Gjilanit!

O kush na solli
Flladin e verës?
O vjen me vrap
Kjo gocë e Pejës!

O kush ju plasi
Zemrat djelmënisë?
O ma e buk’ra
E gjithë Shqiptarisë!

632
19. Hajde Shot-o marshalla

I: Hajde Shot-o marshalla,


Fluturo me krah! :I
I: Lu’j Shot-o, lu’j!
Ditën ta pagu’j. :I

- E kam begenisë
Çikën e kojshisë.
- Jo, non-o, jo
Se e kemi fis!

- As se kemi n’fis oj nanë


As s’e kemi n’farë.
Çikën e kojshisë
Nuk e la pa e marrë!

Lu’j Shot-o nëpër therra


Dimi t’kuqe, dimi t’verdha.
Lu’j Shot-o nëpër ara
Dimi t’kuqe, dimi t’bardha!

20. Zake, Zake

I: Zake –Zake, mos ma pi rakinë!


Je e re moj Zake, je e re. :I
I: E do ta pi moj Zake
Se ma hekë mërzinë
Je e re moj Zake, je e re. :I

Zake-Zake, mos ma pi duhanin!


Je e re moj Zake, je e re.
E do ta pi moj Zake
Jam çun Elbasani.
Je e re moj Zake, je e re.

633
21. Jalla more çun

Ç’ke me mu
E gjeç’ belanë!
E unë prej teje
Nuk e heq sevdanë!

Ref.:
Jalla more çun-o
Gushën si pëllumb
Mos ma pi rakinë!
Se të ban zullum.

Hajde shpirto
Hajde pranë!
E mushna zemrat
Jalla me sevda!

Jalla moj Sadete


Na lige na trete!
Na lige na trete
Na bone për vete!

22. Mos ma pi rakinë

I: - E të kam thanë mor djalo


Mos ma pi rakinë.
Jar na na mor jar na ne! :I

- E do ta pi moj zemër
Sa ta heq mërzinë.
Jar na na mor jar na ne!

- E të kam thënë mor djalo


Mos ma pi konjakun.
Jar na na , mor jar na ne!

- E do ta pi moj zemër
Sa ta heq marakun.
Jar na na mor jar na ne!

E do ta pi moj zemër
Sa ta heq marakun
Jar na na mor jar na ne!

634
23. Vashë e bukur mos u ngut

Vashë e bukur mos u ngut


E mos luej me mu’!
Se unë jam një gacë e mblu’t
Muj me t’përvëlu’.

I: Mos luaj me mu moj lozonjare


E kam zemrën djaloshare. :I

Ref.:
Me ngadalë, moj me ngadalë!
Se unë jam një goxha djalë
Do të luej pak me ty
Sa të mu’j - tetë me dy!

Vashë…

Mos…

635
24. Luej qyqek

Jemi gëzuar sot


Në këtë shtëpi.
Dasmën e fillojmë
Për çiftin e ri.

Ref.:
Lu’ni motra, lu’ni bija!
Plot me miq na u mbush shtëpia.
Po vallëzon motra për vëlla
Hidhet vallja - marshalla.

Nusja me gjithë dhandrrin


Sa mirë po vallzojnë.
Babës edhe nanës
Zemrat ju gëzojnë.

Ref.:
Lu’ni motra, lu’ni bija!
Morëm nuse, u gëzu’ shtëpia
Luhet vallja o sa bukur
Po vallzojnë t’gjithë si flutur.
Po lu’n tezja po lu’n halla,
Po lu’jnë vllaznit
Po lu’n daja.
Po lu’n baba edhe nana
Lum e lum për ta po bajna
Kemi g’zim, kemi sevda
Marshalla o marshalla!
Paska hy djali n’gjerdek
O sa mirë po lu’jmë qyqek!

636
25. Mi ke flokët fije fije

I: Se mi ke flokët zemër
Amon fije fije
Amon fije fije
Sa të paskan hije! :I

Po më py’t shoqnia:
- Çka u bo me mue?
- Ty t'ka zonë rakia
Hiç pa e provue!

Se mi ke flokët zemër
Gërsheta-gërsheta.
Gërsheta-gërsheta
Unë e mjera u treta!

Se mi ke flokët zemër
Gërsheta gërsheta.
Gërsheta gërsheta
Unë pas teje u treta.

I: Po më py’t shoqnia:
- Çka u bo me mue?
- Ty t'ka zonë rakia
Hiç pa e provue! :I

637
26. Sonte kemi dasëm

I: Sonte kemi dasëm


Të gjithë do festojmë. :I
I: Djalin më të bukur
Sot po e martojmë. :I

Ref.:
I: Hajde more shokë
Të pimë nga një gotë raki
Të na trashëgohet
O ky çift i ri! :I

Plot miq edhe shokë


Na u mbush oborri.
Hyni t’gjithë në valle -
Të trashëgohet djali!

Ref.:
Hajde…

27. Ç’asht ai djal që rrin mas dere

Ç’asht ai djalë që rrin mbas dere?


Nan-o mori nanë.
Asht ai djalë që vjen përher-e
Nan-o mori nanë.

Ref.:
Vet ma fale synin moj,
Vet ma fale gushën moj,
Vet ma fale dashuninë,
Nan-o mori nanë.

Nanën dhe babanë e moj


Ti nuk e ndëgjove.
Me nji djalë të vogël moj
Ti u dashurove.

Ref.:
Vet…

638
28. Kënga e nuses
I: O shifni nusen sa mirë ka dalë
O si del lulja o anë o për anë.
O se e gëzove nanë e babën-o
Mirë se na erdhe n’fshat të bukur-o! :I

Ref.:
O njik’to lule t’i kemi mbledhë
O i kemi mbledh-o gemb mbi gemb.
E do t’a gëzojmë o të ardhmen-o
Si ngjyra lulet mas teje kan me ardhë.

I: N’supe tua knojnë bylbylat


N’supe tua rrijnë bylbylat
T’ri e t’reja do t’gëzojnë
Ty të paçim-o! :I

O nusja jonë më shkon me nji anë


O si sorkadhe hije ban.
O që e paske djalin o për krah
O porsi drita rrezet kanë me t’ra.

Ref.:
O njik’to……

29. Këndon bilbili gjetheve


Këndon bilbili gjetheve
Gjetheve moj lale, gjetheve.
O me maraz të derteve
Derteve moj lale, derteve.

Këndon bilbili fushave


Fushave moj lale, moj fushave.
O me sevdanë e nuseve
Nuseve moj lale, nuseve

Këndon bilbili degëve


Degëve lale, moj degëve.
O me sevdanë e cucave
Cucave lale, moj cucave.

Ref.:
I: Lum kush i ka,
Lum kush i m’a!
Luma ata bandilla
Që lozin me ta! :I

639
30. Ishin dy kunata

Ishin dy kunata
Shkojshin porsi motra.
Ruaji faqet e bardha moj gocë
Mos t’i puthin bota!

Ref.:
I: Hajde, moj Sadete
Na bone për vete.
Na bone për vete
Na lige, na trete! :I

Floktë e holla t’gjata


S’po ti zen shamia.
Fryni erë e malit moj gocë
Ç’m’i muar mend’t e mia.

Ref.:
Hajde …

31. Mora mandolinën

I: Mora mandolinën
Dola në sokak.
Me ty gocë e vogën
Unë zura merak. :I

Ref.:
I: Jarëm, jarëm, jarëm
Gushën me flori.
O moj gocë e vogël
S’ka lule si ti. :I

Mora mandolinën
Dola në oborr.
Ti moj gocë e vogël
Po ma ban me dorë.

Ref.:
Jarëm,…

Mora mandolinën
Dola në Pazar.
O moj gocë e vogël
Je si qelibar.

640
Ref.:
Jarëm, jarëm, jarëm
Të kam me kimet.
O moj gocë e vogël
Me gojë pse s’më flet?

Ref.
Jarëm…

32. Jam një djalë bujar

Jam një djal, një djalë bujar


Këndoj me shpirt, këndoj me mall.
Këngën unë e kam në shpirt
Me vullnet këndoj, pa frikë.

Ref.:
Hajde s’bashku të këndojmë
T’gjithë në valle të vall’zojmë.
Cakrrojmë gotat sy më sy
K’ndojmë për pleq, kndojmë për t’ri.

Hajt ti djalë me harmonikë


Kënga jote m’flen në shpirt
Zanin tand du’ me ndigju’
Dhim’t e shpirtit me i largu’.

Ref.:
Hajde…

Hajt ti djalë me klarinetë


Shëro këtë zemër t’shkretë!
Bjen tupani ushton shpia
Për ju po këndon shoqnia.

Ref.:
Hajde…

641
642
TEKSTE KËNGËSH TË MUZIKËS
SË LEHTË DHE ARGËTUESE
SHQIPE

I. KORÇARE

II. TË NDRYSHME

III. KOMPOZIME TË REJA

643
644
I. KORÇARE

645
646
01. Dëshërim i mëmëdheut

Dua mëngjeset e majit


Kur këndon bilbili i bukur.
Kur fryn erëza e malit
Edhe qarku është i skuqur.

Dua luletë të fushësë


Në mëngjes kur janë plot me vesë.
Doçkat e bardha te çupësë
Vete me vrap që ti presë.

Ref.:
I: Po nga gjithë ato më parë
Dua më shumë Shqipërinë!
Që të vejë puna mbarë
Edhe përjetë të ketë lirinë. :I

Dua natënë në verë


Kur të ndritin yjtë e artë.
Kur fryn zefiri me erë
Dhe dëfrenj këtë zemrën e zjarrtë.

Zogjt' që ëmbël ligjërojnë


Nëpër lisa mbushur me fletë
Oh! sa gaz që mua më bëjnë
Për at Zotnë e vërtetë.

Ref.:
Po nga gjithë ato…

647
02. Betimi mbi flamur

Rreth flamurit të përbashkuar


Me një dëshir’ e një qëllim,
Të gjith’ atij duk’ iu betuar
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ay largohet


Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet
Po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t’i mbajmë


Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
Të drejtat tona ne t’i ndajmë:
Këtu armiqtë s’kan vënt!

Se Zoti vetë e tha me gojë


Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë,


Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërinë atdhen’ e shtrenjtë,
Për nder’ dhe lavdimn’ e tu.

Trim, burrë quhet dhe nderohet


Atdheut kush iu bë therror.
Për jetë ay do të kujtohet
Mbi dhet, mbi dhet si një shenjtor!

648
03. Uratë për liri

Merr uratën, bir, prej meje


Edhe armët i gatit,
Se erdh dita e shënuar,
Dolli ylli e na ndrit.

Është ylli i lirisë,


Me të tjerët nuku ngjet,
Shqipëria kaqë shumë
Këtë yll që po e pret.

Djemt e saj le t’a dëftejnë,


Kush mban emër shpipëtar
Kurrë s’ka për të duruar
Ta urdhërojë një barbar.

Vdekje djema të kërkoni


Për të shejtënë liri
Rrojtjenë përse e doni
Nën zgjedh’ e robëri?

Rrojtja pa nder është vdekje


Po një vdekje pa mbuluar,
E kur vdes për mëmëdhenë
Je i gjallë, i paharruar.

Si i dha uratën, djali


Mori armën e betoi:
“Për lirinë e Shqipërisë,
-tha,- do vdes” e fluturoi.

649
04. Kij mëshirë vajzë tek mua

S’të ardhi kaq dhim’s për mua


Që hoqa gjith’ këto hidhërime
Kështu të shkretë mos më lerë
Do t’arratisem, të marr malet.

Ref.

I: Kij mëshirë vajzë tek mua


Vajzë e dashur e syzezë
Zemra ime, shpirti im
Pse rri për ty në qeder, të dua :I

Eja vajzë të dashurohemi


Se po na vjen vdekja e shkretë
Afroju o moj vetullhollë
Afroju pranë djalitë.

Ref.

I: Kij…

650
05. Vemë

Ah! Vemë
Në mes të pyllit thellë
Ku nuk hyn diellë
Dhe bota nuk na sheh.

Atje ku zogjtë mshefin,


Folenë dhe dashurinë
Atje shtëpinë
Ta ngrehim edhe ne.

Ref.

Vemë, ah! Vemë…

Atje të shkojmë jetën


Me këngë dhe puthje të nxehta;
Se janë të meta
Të gjitha përmbi dhe.

Ref.
Vemë…

Ndjemë,
Ah! Ndjemë,
Ndjemë që fort guxova
Të dashurova
Si nonjë mituri.

Dhe vetë nuk e desha


Por zemra s’u urdhëroka
Kur dashuroka
S’di nom as dituri.

Ref.
Ndjemë…

Të gjithë kanë dashur


Dhe kanë në funt fituar
Rrojmë gëzuar
Veç unë qanj për ty.

651
06. Krehi leshrat

Krehi leshrat, leshrat krehi


Bëni shkall’, bëni shkall’ të ngjitemë
Të të puth nishan e ballit
Edhe gushën të bardhë.

Nga hapsanja nuk kam frikë


Nga errësira s’dua t’ja di
Po kam frikë se nuk shijonjë
Një të ëmbël dashuri.

07. Vdekja e Skënderbeut

Nga na vjen tinë


Trim o kapedan ?
Vinj nga ushtria
Nga mali Ballkan.

A e njeh o tinë
Trim o kapedan,
Mbret’n e Shqipërisë
Skënderbenë me nam ?

Unë e njoh fort mirë


Bashkë jemi përpjekur,
Dhe për Shqipërinë
Trim’ i mirë ka vdekur.

Armiknë ç’e hëngri


Më këmbë s’e la
Gjerë në buzë të varrit
Skënderbeu s’iu nda.

652
08. Alfabeti shqip

Sot është dita Shqipëtarë


Të përpiqemi
Alfabetin tonë ta mbrojmë
Shpejt o burrani.
I: Shkronjat tona janë të arta
Këto duamë. :I

Ref.
I: Shqipëri, atdhe i dashur
Ne s’të lëmë ty të varfër. :I

Armiqtë o shqipëtar
Po përpiqenë
Shkronjat turqe dhe greqishte
Të na japinë.
Le t’i mbajnë ata për vehte
Kemi tonatë.

Ref.
Shqipëri…

Ata duan Shqipëtarë


Ndarjen tonë
Këto punë shumë kthjelltë
E treguanë.
Ngrihuni shpejt t’u tregojmë
Se ne s’durojmë.

Ref.
Shqipëri…

653
09. Lamtumirë ju lë shëndenë

Lamtumirë ju lë shëndenë
Se erdh dita që të shkoj,
Për liri, për Mëmëdhenë
Me gaz vete të luftoj.

Për lirinë, për lirinë


Me gëzim kam un’ me vdekur
Më s’duroj dot robërinë
Se mjaft zemra m’është djegur.

Pushka m’është mëmë e dashur


Edhe shpata e shkëlqyer
Ati im këto ka pasur
Me gjak t’armikut lyer.

Shtëpi kam gunën e dhirtë,


Mallet, pyjet ku jetoj
Duke pritur mot e ditë
Armikun t’a copëtoj.

Se dhe bora, shiu dhe bresh’ri


Këjo rrojtje s’më tmerron
Është e ëmbël si sheqeri
Kush për Shqipërinë lufton.

Vdekja kurr s’më tremb mua


Si çdo tjetërë njeri
Se vdekjen e kemi hua
Po lum kush vdes për liri.

654
10. Hymni i Vatrës

I: Vëllëzër u dërmua
Errësirë e sllavërisë
Lindi me dirsë nderi
Një diell plot gëzim :I

I: Vatra kështjell’ e dashur


E mëmë Shqipërisë
Me dashuri na mblodhi
Rreth shkabës në mërgim :I

I: Për dashuri dhe për bashkim


Rreth vatrës të pa ndarë
Bashkohuni me një qëllim
Si burra Shqipëtarë. :I

11. Këngë lufte (O trima luftëtarë)

O trima luftëtarë !
O bijtë e Skënderbeut
Kërkoni Shqipëtarë
Lirinë e mëmëdheut!

Ref.
Se mjaft në robëri
Moj e mjera Shqipëri
O djem rrëmbeni pushkëtë
Ja vdekje, ja liri!

Sot lipset me flamurë


Malit të dalimë
Përmbi shkëmbinj e gurë
Liri të ngjallimë.

Ref.
Se mjaft…

655
12. Zëri i Atëdheut

Zër’ i Atëdheut po na thërret


Dhe për në luftë vrapojmë
Se ardhi koha të kuftojmë
Shqipërinë t’a çlirojmë.

Ref.
Edhe flamur kuq’ e zi
Do t’valojë përsëri
Në të bukrën Shqipëri
Plot me gaz, me gaz e me liri.

Mos u helmo se un’ do shkonjë


Ja ku të lë zemrën time;
Se s’duronjë dot fqinjt barbarë
Viset tona të na i mbajnë.

Ref.
Edhe…

E bukur je kurorë
Me ar gjithë je lidhur
Po sotë tinë për mua
Më dukesh fort e hidhur.

Ref.

Edhe…

656
13. Të gjithë ne o djema

Të gjithë ne o djema
Të japim dorënë.
Se neve jemi shokë
Me bes’ e dashuri.

Ref.
Eja mblidhuni këtu këtu
Eja mblidhuni këtu këtu
Eja mblidhuni këtu
Bashkë me ne.

Të gjithë ne o shokë
Të japim fjalënë.
Për t’mirën nënën tonë
Të bëjmë mirësi.

Ref.
Eja…

Se fjala tonë është


Liri për Shqipëri!
At-her flamur i ynë
Shkëlqen për bukuri.

Ref.
Eja…

657
14. Që me një të kollozhegut

I: Që me një të kollozhegut
U fillua shoqëria. :I
I: U fillua brënda mu në Sofje
Për skolin’ në Shqipëri. :I

Ref.:
Burra, burra djema
Burra djem,burra djem përpiquni.

Kohë e sotme, o Shqipëtarë,


Është shumë e pëlqyer
Ësht’ vërtetë shum’ e pëlqyer
Mblidhuni me dashuri.

Ref.
Burra…

Zot i madh të qofshim falë


Që s’na le në errësirë
Po na fale në mes tënë
Një të madhe dashuri.

S’jemi Grekë as Bullgarë


Turq as Sërbër nuku jemi
Jemi vetëm shqipëtarë
Këtë emër nder e kemi.

Ref.

Burra…

658
15. Nën Skënderbenë

Nën Skënderbenë, at trim me famë


Shpatar kam qenë dhe kam luftu’
Me mijra armiq çeta barbarë
Që atëdhenë kan dashtë me shkelë.

Ref.

Shpatën kam patur mëmë të dashur


Atë lirinë dhe kombin fe
S’jam trembur kurrë, nën flamurë
I: Jetën kam dhënë për mëmëdhe. :I

Se Skenderbeu për Shqipërinë


Jepte dhe jetën, shpirtin e tij
Dhe Shqipëtari s’duronte kurrë
Barbar t’a shkelë atdhen e tij.

Ref.

Shpatën…

659
16. Porsi flet’ e engjllit t’Zotit

Porsi flet’ e engjllit t’Zotit


Po rref flamur I Shpeipërisë
Thërret bijt e Kastriotit
M’u mbledh çetat e ushtrisë.

Ref.

Bini toskë e bini gegë


Si rrufe që shkon tu djegë,
Bini Lekë, bini Malsorë
Trima me rrok me dorë, me dorë

Përmes flamurit t’vet Shqiptari


Kur rrok arm’ për t’drejta t’vet,
Atje lufta ndizet zjarri,
Dhe armiku mbetet shkret.

Ref.
Bini…

Në at flamur Perëndia
Me dorë t’vet ai e ka shkrue:
“Për shqiptarë do t’jet Shqipnia
Kush e prek, ai qoft mallkue!”

Ref.
Bini…

660
17. Sa bukur rronim bashkë

I: Sa bukur rronimë kur ishim bashkë,


Dashurinë e kishimë të ëmbël shumë!

Zili na kishin të gjithë bota


Kur na shikoninë bashkë të dy. :I

Tani që u larguamë po dëshërojmë


Sytë përlot mëkuarë, jetën shkurtuar,

Gjersa të vijë ora e mirë


Që të të shoh, pa le të vdes!

Të du’, të du’, të dua gjer në fund mali!


Edhe të vdekur, edhe të vdekur unë ty s'të lë.

18. Burimi i Çardhakut

I: O burimi i Çardhakut, sa i ftohtë që je ti


Sa dhe djalit edhe plakut i fal jetë dhe fuqi. :I

I: N'atë shesh n'atë lëndinë


Sa kënaqem që të rri
Sa kënaqem që të rri
Sa kënaqem që të rri :I

Uji yt fort i kulluar


Gjelbëron si qelibar
Edhe zbret duke kënduar
Në ato fusha porsi ar.

Refreni:

N’atë shesh…

Në ato kodra lule, lule


Manushaqe aguliçe
Ato lozin dhe dëfrejnë
Në këtë jetë plot gëzim

Refreni:
N’atë shesh…

661
19. Në dritare vasha rrinte

Në dritare vasha vete e rrinte


Dhe në duart e saja drandofille mbante.
Me flok’t e verdha, fytyrën e saj mbulonte
Me dashuri dhe mallëngjim po qante.

Ref.:
I pabesë, çfarë zemre paske
Dashurinë e parë ku e le, o i marrë
Unë të kam dashur më fort se veten time
Se vetëm ty jam gati të fal jetën.

I pabesë kur të vish ke varri


Çfarë fjale do t’më thuash vallë?
Ëndrra të ëmbla të gjitha do t’kujtohen
Te uji i zi një jetë na iku n’rini.

Ref.:
I pabesë…

20. Vajzë pse rri mejtuar

Vajzë pse rri mejtuar?


Je ligur, je tretur.
I: Vajza ime, shpresa ime
Ç’maraz të ka mbetur? :I

Ref.:
Vajza ime, shpresa ime
Je ligur je tretur.
Xhanka ime zemra ime
I: Ç’maraz të ka mbetur? :I

Ky marazi yt më hëngri
Rrush i bardhë, i pjekur.
Vajza ime dil nga vendi
Nga vendi ku del argjendi.

Ref.:
Vajza…

662
21. Sa të rrojë gjithësia

Sa të rrojë Gjithësia
Sa të rrojë gjithë dheu
I: Do të rrojë Shqipëria :I
I: Dhe emr’ i mëmëdheut. :I

Nënë ty të le shëndenë
Se Shqipëria po më pret
Falmë nëno pak bekimnë
Se trumbeta po thërret.

Se detyr’ e djalërisë
Është lufta për atëdhe
Dhe për nder të Shqipërisë
Dëshmitar vete të vdes.
_______________________________
dëshmitar - dëshmor

22. Nënë moj e zeza nënë

I: - Nënë moj, nënë moj e zeza nënë


Sa vjet zi, sa vjet zi do të mbash ti? :I
- Sa të zbardh, sa të zbardhet pendla e korbit
I: Aqë zi, aqë zi do mbaj për ty! :I

- Motër moj, motër moj e zeza motër


Sa vjet zi, sa vjet zi do të mbash ti?
- Sa t’bashko’ sa t’bashkohet mal me mal-e
Aqë zi, aqë zi do t’mbaj për ty!

- Grua moj, grua moj e zeza grua


Sa vjet zi, sa vjet zi do të mbash ti?
- Sa të lu’, sat ë lulëzojë qershia,
Aqë zi, aqë zi do mbaj për ty!

Dhe të mblidhen djelmëria


Aqë zi, aqë zi do mbajë për ty!

- Grua moj, grue moj e zeza grua


Sa vjet zi, sa vjet zi do të mbash ti?
- Sa t’marr knatë, sa t’marr knatën t’shkoj në krua
Kur të k’the’, kur të k’thehem t’kam harru’!

663
23. Ike larg në mërgim
Ike larg në mërgim
O engjëll i dashuruar.
I: Më le të vuaj si një jetim
Të kjaj pa pushuar. :I

Ref.:
I vdekurë,
I pa mbuluarë!
Përmbi dhe kam mbeturë
I pa kujtuar.

Ti o fati im
M’jep krahë të fluturoj
Se t’dashurës mbrënda në gji
Do vete ti qëndroj.

Ref.:
I vdekur…

24. Asnjëherë nuk u kthy’


Asnjëherë nuk u kthy’
Asnjëherë nuk u lodh.
Gjithë botën e harroi
Gjerë mbi qiell e gjer mbi det.

Ja ku shkojnë dy të ri
Shkojnë plot me dashuri.
Njëra vajzë e tjatri djalë
Shkojnë plot me dashuri.

25. Dragojt e Shqipërisë


I: Dragojt e Shqipërisë që përpiqenë
T’i japin Shqipërisë gjithë dhenë. :I

Ref.:
I: Rrofshin, rrofshin, rrofshin
Atdhenë e trashëgofshin! :I

Të gjithë shqipëtarët anë e mbanë


Shenjënë kuq e zi në flamur kanë.

Ref.:
Rrofshin …

664
26. E mbanë n’mend kur më ke dashur
E mbanë n’mend kur më ke dashur
Tani mua s’më kujton.
I: Gjithë gëzimet i harrove
Dhe një tjetër dashuron. :I

Mos pandeh se gjej një tjetër


Që të jetë me synë e zi.
Je e vogël, ke të drejtë
Prandaj ti më mban mëri.

Ç’u vyshkën lulet e para!


Porsi zemra jonë në gji.
Të fresk’tat i mbuloi bora
Tani vjen era liri.

Të ëndërroj shumë gjatë


E pranë teje sikur fle.
Hape sytë dhe u zgjove
Ndonjë tjetër ti nuk ke.

27. Mos u helmo që do t’iki


Mos u helmo që do t’iki
Se zemrën time ta lë.
Prej teje s’mund të më shqiti
Veç vdekja mbi këtë dhe.
Syri yt më ka lidhur
Dhe sado larg që të jem
Në zemër të kam ndritur
Në mendje ty do të kem.

Ref.:
Çelu, çelu mos rri sëndisur-e!
Ti je e lindur për dashuri.
Mos e humb atë dashuri
Çelu, çelu, mos rri sëndisur-e!
Sytë e tu t’mos lëshojnë lot
Zemra ime s’i duron dot.

Bilbili këndon n’mëngjes


Dhe unë tynë t’këndoj.
Lulet kërkojnë vesë
Dhe unë tynë t’kërkoj.
Kur dielli puth trëndafilnë
Dhe çelet n’dritë, zbukuron
Unë kam zili në bilbil
Pa ty as s’mund t’a dëgjoj.

665
28. Çelin lulet

Çelin lulet sa fryn era


Shih sa zbukuron kjo vera!
Lindi dielli i dashurisë.

Çelin lulet në blerime


Të na sjellë plot kujtime
Si dhuratë dashurinë.

Çelni, hapni ca burbuqe!


Ca jeshile, ca të kuqe.
Dynjanë ta zbukuroni!

Shkoi dimri, ardhi prilli


Çeli vjollca, trëndafili
Nga malli i dashurisë.

29. Fort i brengosur unë jam

I: Fort i brengosur unë jam


Por shpirt t’dashur unë të kam. :I
E vogël je, s’mund të ta them!
Kam frikë se ti më gënjen.
E mitur je, naze s’më ke
Kam frikë se ti më gënjen.

Kam kaqë kohë që po të pres


Ti shpirtin tim mua ma njeh.

E vogël je, s’mund të t’a them!


Kam frikë se ti më gënjen.
E mitur je, naze s’më ke
Kam frikë se ti më gënjen.

Ngado që vete dhe që të shkoj


Syçkat e tua s’i harroj.
E vogël je s’mund të ta them!
Kam frikë se ti më gënjen.
E mitur je, naze s’më ke
Kam frikë se ti më gënjen.

666
30. Ç’maraz të ka mbetur

Vajzë pse rri helmuar?


Je ligur, je tretur.
I: Vajza ime, shpresa ime,
Ç’maraz të ka mbetur? :I

Ref.:
Vajza ime, shpresa ime
Je ligur, je tretur.
Xhanka ime, zemra ime
I: Ç’maraz të ka mbetur? :I

Ky marazi yt ç’më hëngri


Rrush i bardhë, i pjekur.
Vajza ime dil nga vendi
Nga vendi që del argjendi!

Ref.:
Vajza ime…

Nga vendi që del argjendi


Argjend i kulluar.
Vajza ime, shpresa ime
Ç’mbetëm pa u martuar!

Ref.:
Vajza …

667
31. Moj pullumbeshë e malit
Ti moj pullumbeshë e malit
Pse s’afrohesh pranë djalit?
Të shtangojnë kraht e mia
Të kuptosh ç’është dashuria?

Ref.:
S’tu lodh dora dyke tjerrur?
Edhe furkën dyke hedhur?
Hidhe furkën atje tej
E t’a mbroj unë këtej!
Që të mbledhim manushaqe
Manushaqe, atje në bahçe, atje në bahçe.

Në lulishten pranë zallit


Eja edhe ti moj lule e malit!
Të ja thojmë bukurinë
Të këndojmë për dashurinë.

Ref.:
S’tu lodh dora…

32. Po shkoj, po shkoj moj e dashur


Po shkoj, po shkoj moj e dashur
Mbrapa gjithë këtyre maleve
Dashurinë që kemi patur
Po në zemër tënde mbaje.

Ç’më ra puna të largohem


Se për fatin e shëmtuar.
S’m’premtoj koha të takohem
Se orari ka kaluar.

Ti më lë në hapësirë
Që gjithë botën e ndriçon
Më bën mua një të mirë
Në qoftë se më dëgjon.

E pashë dritën e pasosur


Që t’a shoh dashnoren time.
Që e kam lënë të brengosur
E shkon natën plot mejtime.

668
33. Ke dalë te porta

Ke dalë te porta dhe rri mejtuar


Më dukesh fort e dëshpëruar.

Ref.:
I: Hiq at mejtim!
Mos ki dëshpërim!
Se ardhi koha
Të kesh gëzim. :I

Nga do që vete, kudo që shkoj


Syçkat e tua nuk i harroj.
Seç në zemër më kanë hyrë
Dhe gjë prej gjëjë s’kam për t’kursyer.

Ref.:
Hiqe…

34. Dita po shkon

Dita po shkon, dielli përëndon


Hëna del dhe po t’shikon.
E ndiej një zë të ëmbël shumë
Këngë, natën po gjëmon.

E kur këndon kështu ngadalë


Zëri i saj mbush fusha e male.
Sytë hapen dhe s’i ndëgjon.

Natën e mirë, natën e ëmbël!


Nata ardhi, dita shkoi
Flini mirë, flini ëmbël!
Se jam unë t’ju shikoj.

669
35. Lamtumirë

I: Ka ardhë koha me u largue


Me lot tuj vajtue.
Tani kem me u ndamun
Nuk di kur kemi me u pa. :I

Ref.:
Lamtumirë, lamtumirë!
O e dashura ime e mjerë.
Lamtumirë, lamtumirë!
O e dashura ime e mjerë.

36. Ku kullosnin shqerratë

O ku kullosnin shqerratë
Plot bukuri.
I: Në malet tona
Këtu në Shqipëri! :I

O malet me dëborë
Fushat jeshil.
Kjo jetë e ëmbël
Këtu në Shqipëri!

O, o sa bukur është
Në fshat atje.
Në malet tona
Këtu në atdhe!

670
37. Eja moj eja
Rashë të flinja, s’më merr gjumi
Ëndërronja për tek lumi
Moj syzezë, vetullzezë
Moj e lindur në qytezë.

Ref.:
Eja, eja moj eja!
Eja eja, eja!
Do të marr të kem për t’parë.

Lum kush çpiku dashurinë


Ndjenë vetëm lumturinë.
S’kam ç’e dua pasurinë
Kur nuk kam unë dashurinë.

Ref.:
Eja …

38. Trëndafili i bukur

Trëndafili i bukur shumë.


Mbret i luleve më je!
Errësirë e kam dynjanë
Kur zotrote nuku je.

Gjithë anë, gjithë mbanë


Tërë jetën në hidhërim.
Njëzet vjeç më bëre plak-ë
Unë kur qaj ti ke gëzim.

Rroj ti çupë e rroj ti vetë


Pa dhe unë le të vdes.
S’do ta dua ymrin unë
Kur zotrote nuku je.

Ref.::
I: Trëndafili i bukur shumë.
Mbret i luleve më je!
Errësirë e kam dynjanë
Kur zotrote nuku je. :I

Gjithë anë e …

671
39. Si një lule e dërmuar

Si një lule e dërmuar


Qëndron vasha e mejtuar.
I: Se s’u piqke si një lule
Sikur leshrat e purpule. :I

Ç’mendon vallë o vajzë e mjerë?


Pse qëndron si në skëterrë?
Pse e prishni virgjërinë?
Dhe po shkon për në greminë.

Trëndafil me tyle bojë


Shpirti im të fluturojë.
Por ti çelu zbukuroju!
Pa në daç me tjetër vloju.
___________________________________
vloju = fejohu

40. Varka po niseshe

I: Varka po niseshe që prej limanit


Ngriti flamurin të udhëtojë. :I
I: Ishte një djalë bashkë me një vajzë
Ndalo varkën varkaxhi të vijmë dhe ne! :I

Ndalo, ndaloje, ndaloje varkën!


Varka po niseshe e po largohet.
Iku i dashuri, iku përgjithmonë
Edhe mua po më lë me shumë hidhërim.

Lulet po çelin dhe lulëzojnë


Dhe të dy zemra ne t’i bashkojmë!
Po qajmë, të qajmë për dashurinë!
Se ti m’jepshe syçkat-e, unë djalërinë.

672
41. Për ty qan zemra ime

Për ty qan zemra ime


Që është bërë copë e thërrime.
Vajton e s’gjen ngushllim
Dhe bashkë me shpirtin tim
Kërkon të rrijë pranë teje.

Kam vuajtur ditë e natë


S’kam dashur as paratë.
Vetëm dy sytë e tu
Se ata më kan ngushllu’
Sa herë që rri pranë teje.

Ref.:
Gjeloze në të dukur
As kjo s’m’intereson!
Veç zemra ime e vyshkur
Që ty të dashuron.
Folmë, ngushllom me zërin tënd
Folmë, mos më mundo më kot!

Për ty qan zemra ime


Që është bërë copë e thërrime.
Vajton e s’gjen ngushllim
Dhe bashkë me shpirtin tim
Kërkon të rrijë pranë teje.

673
42. Puno sa është ditë

Puno sa është ditë


Se nata po afron.
Dita si një kalorës
Po ecën edhe shkon.

Dielli dyke ndriçuar


Shkon edhe po punon
Edhe dyke nxituar
Udhën po e mbaron.

Një zë i madh që dolli


Nga varri i Skënderbeut:
“Shqiptarë të kërkojmë
Lirinë e mëmëdheut!”

Puno dhe ti i gëzuar


Vapën e duro,
Oh ! pas këtij mundimi
Rri edhe gëzo !

Puno gjer sa të erret


Gjë tjetër mos mendo.
Dielli ndriçon nga herë
Kështu ti mos përto!

674
43. Perëndeshë e bukurisë

I: Perëndeshë e bukurisë je
Un’ për tynë do t'pëlcas.
Dashurinë që kam shtën’ për ty
U bu bu si do t'ia bëj?! :I

Ref.:

Fle dhe në ëndërr të shikonj


E kurr s’të harronj.
Mos më mundo yll-o
O xhan, o zemër-o!
Jak o xhan e jak o shpirt!
Jak o zemra ime!
Eja të rrojmë që të dy
Në këtë botë!
Jak o ylli me shkëlqim
Fytyrë e dashurisë.
Me zënë e ëmbël ti që ke
Më bëre të vdes.

Ilaçet nuk më bëjnë gjë


S'më shërojnë plagëtë.
Përveçse syri yt i zi
Që më dogji zemrënë.

Ref.:
Fle dhe në…

675
44. Një ditë shkova nga Drenova

Një ditë shkova nga Drenova,


Gjeta një vajzë të re;
Ish e bukur, ish e mitur
Duket ishte fort e ngjitur.

Dhe më thotë me zë plotë


Zot, që më ve kaqë re,
Në do udhën ta gjeç
Aj me mua dhe mos qesh.

Ref.:

Jam i lodhur, thashë, fare


Moj drenova, moj drenova, moj drenovare,
Rrijmë pakë në lëndinë
Të flasim për dashurinë.

Se ti zemërën ma more
Moj malëso, moj malëso, moj malësore
Me këtë bukurin që ke
Ma bëre udhën ta le.

Ndajmë pranë dhe mënjanë


Më shtinte nga një vështrim
Unë me sy mënt e hanja
Dorën ndër timet ia mbaja.

Kur më thotë me zë plotë:


- Në më do me nder si trim,
Tek im at ej të vesh
Më kërko të më kesh!

Ref.:
Jam…

676
45. Bonjaku
O në këtë botë i vetëm jam
Njeri të dashur nuk kam.
I unët jam pa ngrënë
Ah vetëm të kisha nënë.

Ref.:
Pa nënë,
Ah nënë!

Kush më don mua kush më mban?


Çdokush më shtyn, më rrah, më shan
Kështu më qenka thënë
Se nuku paskam nënë.

Ref.:
Pa…

S’më qas në derë asnjeri


S’kam ku të fle e ku të rri
I shkretë jam, i lënë
Pse? Se s’kam patur nënë.

Ref.:
Pa…

Lyp i mjeri t’më dëgjojnë


Njëri s’më do, s’më dëshiron.
Dhe të gjithë më përzënë,
Sepse nuk paskam nënë.

Të gjithë lozin shok me shok


Të gjithë bredhin, qeshin tok
Të veshur për të qenë
Se ata kanë nënë.

Ref.:
Pa…

A vetëm unë s’kam guxim


Të loz me ta, të ndiej gëzim
S’më qasin e s’më lënë
Se s’kam edhe unë nënë.

677
Ref.:
Pa…

Kudo festim e bukuri,


Kudo dëfrim e brohori.
Këngë dhe valle zënë
Po unë që s’kam nënë?

S’të njoha dot e s’të mbaj ment


Përkëdhelje, fjalë e kuvend
Ah ku të kamë nënë,
A varfëra ime nënë?

Veç unë qofsha varfanjak


Vobek, i shkretë dhe bonjak.
I verbër të kisha qenë,
Pa le të kisha nënë.

Ref.:
Pa…

678
46. Përse mejtohesh

Nënë hije t’hënës rrinje


Dhe mejtohesh pa pushim.
E pandeva se mos flinje
Dhe përpara vinj.

Ref.:
Përse mejtohesh kaqë tinë?
Përse, përse, përse?
I: Përse mejtohesh kaqë tinë?
O yll, o xhan, o dritë! :I

U afrova pranë teje


Dhe me dorë të trazonj.
Mos u turpëro prej meje
Se të dua, pa guxonj.

Ref.:
Përse…

Shtire syçkat më shikove


Nënëqeshe me gëzim.
Zemrën time ma lëndove
Tani gjaku më lëvrin.

Ç’kërkon prej meje tinë, thuajmë?!


Ç’kërkon, ç’kërkon, ç’kërkon?
Ç’kërkon prej meje tinë, thuajmë
Ç’kërkon, thuajmë, ç’kërkon?

47. Mora kitarën shokë

I: Mora kitarën shokë


Dhe nisa këngën time.
Ta pimë nja nji gotë raki
Për shokë e shoqërinë. :I

Ti rrinje në dritare
Dhe unë o për karshi.
Të lutem lemë një dhjetëshe
Të pimë nga një gotë raki

679
48. Kur nata Korçën e mbulon

Kur nata Korçën e mbulon


Dhe kafenetë mbushen plot
Atëher qan zemra ime dhe vajton,
Dhe raki kërkon.

Ref.:
Do t’vij, do t’vij moj xhan
Me lot moj do të qaj
Zjarrin e zemrës sime
Ta shuaj moj me duhan.
Do t’vij, do t’vij moj shpirt
Do ulem dhe do t’rri
Zjarrin e zemrës sime
Ta shuaj moj me raki!

Kjo kamarierja jonë syzezë


Na përkdhel, na buzëqesh.
Ulet bashkë me ne.
Syrin na e shkel
Dhe raki na sjell.

Ref.:
Do t’vij…

680
49. Në ëndërr pashë

Në ëndërr pashë
Një njeri që desha shumë
I: Dhe m’u porsi fantazmë
Pranë shtratit ku flinja unë. :I

U trondita, kur e pashë


Të dashurën time të gjallë.
I: Mora zemër dhe i thashë:
- Ku është dashnia jonë e parë? :I

Ajo më thotë: -I dashur mos m’u qas!


Mish e eshra unë s’kam.
Vetëm erdha unë e mjera
Dy a tre fjalë për të t’i thënë!

- A e mbanë n’mend atë unazë


Që m’a pate dhënë ti?
Dhe më thonje mua me gaz
Që ta mbulojmë në atë shkreti?

50. Këngë e mullirit

Dielli vërtitet, bota rrotullon


Mbi jetën tonë koha po kalon.
Vite e shekuj shkojnë e s’kuptohen
Mjerisht si njerëzit vdesin, harrohen.

Uji vërtitet, guri rrotullon


Ditë edhe natë mulliri punon.
Grurë dhe misër venë e dërmohen
Miell e brum, buka gatohet.

I: Rridh o ujë, fry moj erë!


Vërtit gur si ngaherë!
Rridh e fry shumë me të shpejtë!
Bëj miell të hollë e të lehtë! :I

681
51. Shi ku ndrit

Shi ku ndrit prapa një reje


Një yll si drit’ e syve tënt
Nënqesh me t’ëmbël prehje
Sikur pret nga ty gjësend.

Atë yll e ka ndrituar


Flak’ e zemrës që të do
Mallëngjehet duke pritur
T’i përgjigjesh me një “po”.

Aqë kohë sa do ndritë


Yll i lartë atje në qiell.
Do të dua ty si sytë
Se ti je si yll kur del.

52. Në sabah kur unë të pashë

Që në sabah kur unë të pashë


Me leshrat e lëshuara.
I: Mbi supet e hedhura
Po qeshnje, po loznje me to. :I

Na erdhi prapë dhe prilli


I qeshur si nga mot.
Fëllënza e bilbili
Ligjërojnë bukur sot.

Po shkon rrugës si drenushë


Mua mos më trazo.
Jam vajzë e je djalë
Në punën tënde shko!

Dashuria më ka fikur
Mendohem natë e ditë.
Thëllënza e ikur
N’të shtënça në kulvi!

682
53. Vajzë malësore

Vajzë malësore
Zemrën ti ma more
Kij ndjesi në mua
Se unë ty të dua.

I: Syri yt i bukur
Mua më tërhoqi
Që kur ti je dukur
Zemrënë ma dogji. :I

Ref.:

Kij mëshirë për mua


Se unë ty të dua
Mos më lër të vuaj
Në një vënd të huaj!

Tretem dhe po thahem


Nga bota po ndahem
Që kur ti je dukur
Me syçkat e bukur.

Ref.:
Kij…

683
54. Lul’ e bukur

Lul’ e bukur por si dielli


Kush të mbolli ty këtu ? :I
I: Më ka mbjell Imzot nga qielli
Për të ndritur mënt e tu :I

Lum ay njeri i urtë


Që më sheh e më beson
Vetëvetiu s’ka mbirë
Lum ay që kupëton.

I pabesi le të thotë
Që ka mbirë prej vetiu
Edhe bukurinë time
Fisi verbër e mbiu.

Çdo njeri është i kotë


Po s’njeh krijes’n e tij
E shkon jetën në të zezë
Pa shpresë gjithë zi.

Mua Zoti më ka mbjellë


Çdo i urtë e kupëton
Le të mësonjë çdo i pjellë
Një mësim që të larton.

55. Syçkat e kaltra

Syçkat e kaltëra tënde të bukur


Herën e parë kur unë t’i pashë
Leshrat e verdha, buzët të kuqur
Si përëndeshë je ti unë thashë.

E vdekmje je ti moj pëllumbeshë ?


Thuajmë të lutem, thuajmë ç’je ?
Folmë të keqen moj pëllumbeshë
Me zënë e ëmbël tinë që ke !

Mendja më merret e humbas rrojtjen


I mjeri unë s’di ç’jam kështu.
Do t’humbas i varfëri unë rrojtjen
Në mos fitofsha syçkat e tu.

684
56. Fort larg ti ke ikur

Fort larg ti ke ikur


Fort larg po jeton
K’to pyje, k’to male
Ti më s’i kujton
I: I harrove tinë
Të tëra ndofta sot
Ti kujton sikundër
I kujtonje një mot :I

S’të ardhi pak liksh


Lamtumirë kur më the
S’vajtove ti ndofta
At çast që më le.
I: Shpirtin ma more
Me mallëngjim.
M’u largove, ike larg
Atje në migrim :I

685
57. O moj korçare

Në mes të natës në qetësi


Ti në ballkon po rrinje.
Unë të këndonja me ëmbëlsi
Dhe tinë më dëgjonje.

Ref.:

O moj korçare e bukur si tufe


Me nj’ato naze, porsi nuse e re.
I: E kur më shkonje ti në bulevard
Zemrat tona digjen flakë e zjarr. :I

Fjalën e parë ti kur ma the


Zemrën ti ma lëndove.
Tash nëqoftëse po më le
Të vetëm pa dashnore.

Ref.:
O moj…

Në mos shijofsha atë gëzim


Që çfaq fytyra jote.
U shoftë drita e syve t’mij
Nga faq’ e kësaj bote!

Ref.:
O moj…

686
58. Për mëmëdhënë

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë


Vraponi burra se s’ka me prit!
Të vdesim sot me besa bes’n
Pranë flamurit të kuq q’u ngrit !

Pranë flamurit, pranë flamurit !


Me shpatun çveshur shqipëtarisht
Për dhen’ e Babës edhe të Burrit’
Kemi me vdekur sot burrërisht.

Tym edhe flakë, ujë të valë


Baba Tomorri nxierr e buçet,
Të gjithë trimat atje me dalë
Se dita erdhi, koha më s’pret !

E Drini plaku me oshëtima


Mbi Shqiprërinë valët po derdh’,
Toskë edhe Gegë si vetëtima
Armikut bini se dita erdh.

Eja burra malit përpjetë


Duke betuar vdekj’ a liri,
Se s’ka më ëmbël në këtë jetë
Kur vdes Shqiptari për Shqipëri !

Shpatat gatitni e të përzëjmë


Armikun e egër nga mëmëdheu,
Se afroi dita që t’i dëftejmë,
Që kemi lerë nga Skënderbeu.

Vdekje vëllezër ne të kërkojmë


Se sa në jetë në robëri.
Më mirë një ditë neve të rrojmë
Po zgjedhjen shkundur e në liri.

Poshtë robëria ! Poshtë errësira


Që po përdorin armikët sot !
Njëri me kisha, tjatri xhamira
Jemi vëllezër, s’na ndajnë dot !

687
59. Dëbora zbardhi malet

Dëbora zbardhi maletë


Dhe fushën tatëpjetë.
I: Se njerëzia s'dalin dot
Se rruga është e shkretë. :I

Të thashë moj syzezë


Që të mos dashurohemi.
Dashuria është e ëmbëlë,
Po do t'na hidhërojë.

Të thashë moj syzezë


Se më s’këndon bilbili.
Se fletët zunë po bienë
Dhe po afrohet dimri.

E tash që u dashuruamë
Dhe më s’këndon bilbili.
Se gjethet zunë po bienë
Se po afrohet dimri.

60. Ç’është ajo

O po ç’është ajo
Që po zbret nga mali?
I: Me të zeza veshur
Nga mali ajo po zbret. :I

Në duart e saja
Shporta të argjenta
Trëndafile mblidhte
Për kujtim të dashurisë.

O dhe në vdeksha unë


S’ka kush të më qajë
Një qiri mbi varrë
S’ka kush të ma ndezin-e.

688
61. O moj ti me sytë e zi

O moj ti me sytë e zi
M’i ke flokët porsi ar.
Eja mezin të ta marr
Se po s’ardhe do të vij.

I: O moj ti me sytë e zi
Me ato lule rreth më rreth.
M’jep një lule të mos vdes
Se po s’ardhe do të vij! :I

O moj ti me sytë e zi
Me vështrimin si rrufe.
Falmi sytë që më sheh
Se po s’ardhe do të vij!

O moj ti me sytë e zi
Më ke buzën si qershi
Falma dorën dhe mos rri
Se po s’ardhe do të vij!

O moj ti me sytë e zi
Me njato lule rreth më rreth
M’jep një lule të mos vdes
Se po s’ardhe do të vij!

62. Të dua shumë

Të dua shumë
Sa s’ta tregoj.
Me dashuri,
Me shpresë
Edhe për ty
Vuaj fort.
Për ty o moj
E pa besë.
Në qoftë se ti
Nuk më jep besë
Jetën pa ty s’e dua.

689
63. S’kam ç’e dua pasurinë

I: S’kam ç’e dua pasurinë


Po s’ma deshi zemra sot.
Nuk e blej dot dashurinë
Me të holla është e kotë. :I

Shumica kur dijnë se ka metelikë


E marrinë vajzën të jetë edhe shtrigë.
Të ketë dhe mjekër, mustaqet një pash
Se syri iu erret iu bëhet kopash.

Harrojn’ se paraja harxhohet njëherë


Dhe zonjën e tyre s’e marrin për zë.
Ajo mbetet malli që bëhet hallall
S’e lajnë mëkatet që kur jemi gjallë.

Ref.:
S’kam …

Shumica kur dijnë se ka metelikë


E marrinë vajzën të jetë edhe shtrigë.
Kërkojnë të bëhen dhëndurë me zor
Atje ku s’i qasin aspak në oborr.

Pranojnë të gjorët të bëhen theror


Kur dijnë se paja u vjen me vapor.
Por shpirti s’kënaqet e zemra nuk do
Verdhuçkat e syrit i bëhen kopallë.

Ref.:
S’kam …

690
64. Kapiten i ri

I: - Kapiten i ri, m’dëfto se kah po vjen? :I


I: - Unë vij nga ushtria, nga lufta për atdhe. :I
I: Po ti pse më pyet, moj e bukur vejushë? :I
I: Se ty diçka t’ka tretur, që ke dalë në këtë fushë. :I

- Kapiten i ri, po vejushë unë jam.


E kam pasë në ushtri, emrin ia thonë Jovan.
- Me mall ka luftuar, por tash shkoi n’at jetë,
Dhe tash ti më merr mua - Jovani yt ka vdekë!

- Kapiten i ri, porsi bora në mal,


S’e ndrroj dashninë e tij, jo me një general!
- Po ti o moj vejushë, mbi ty kurgja nuk kam!
Të puth faqe e gushë, Jovani yt unë jam!

65. Sa i ëmbël është muaji i majit

Sa i ëmbël është muaji i majit


Kur dilnim bashkë rrënzës së malit.

Ref.:
I: Të përqafuar rrinim qëndronim.
A e mban n’mend sa bukur rronim? :I

Nën ata lisa të lulëzuar


Loznin bilbilat dyke kënduar

Ref.:
Të përqafuar…

Të vie prapë muaji i majit


Të dalim prapë rrënzës së malit.
I: Pranë burimit ne të qëndrojmë
E zemrat tona ne t’i bashkojmë! :I

691
66. Jam, jam e mirë

I: Jam jam e mirë,


S’jam s’jam e mirë
Jam, jam e mirë,
Sheqer për bandillë! :I

Të mori ky Pali,
Të shpuri n’Rrëmbec.
Burrat karajana,
Kokën kastravec.

Jam, jam e mirë,


S’jam, s’jam e mirë
Por jam jam e mirë,
Jam për vehten time.

67. Se karnevalet

Se karnevale do festojmë
Me një dëshirë, me një qëllim.
Se edhe qefi edhe djalëria
Tërë jetën nuk vazhdojnë
Dhe tango vajza, djema lozin
Dhe dashurinë ta shtojmë ne.

I: O moj ti që rrin te porta


Mos dëgjo çfarë thonë bota!
Se bota na kan hasret
Plaç me gojë o që s’më flet! :I

I: Më ban zemra rrik, tik, tak


Çfarë xhevapi do t’i jap?
Ty Allahu moj të vraftë
Që s’më le një herë rehat :I

692
68. Zum tirajra
Se na del vjeshta
Fillojnë të vërtetat -
Zum tirajra.

Qenkan vyshkur malet


Ngarkuar me shkarpa -
Zum tirajra.

I verb’ti po kërkonte
Një vrimë në kashtë -
Zum tirajra.

I shurdh’ti po dëgjonte
Fjalimin e memecit -
Zum tirajra.

69. Bulevardi i Korçës


I: Bulevardi i Korçës
Ka vajza pa masë.
Dalin e shetisin
Pa lejen e mamasë. :I

Veshin pantollona,
Hipin biçikleta.
Dhe u k’thejnë djemve
U thonë: - Tungjatjeta!

Njëra prej tyre,


Se ç’e pashë unë vetë
Vinte nga Mborja
Në tatëpjetë.

Një fëmij i vogël


Na i del përpara.
Që të mos e shtypte,
Kapi rrotë e para.

Se me rrotë e para,
Se ç’na u rrëzua!
E iu gris fustani
Dhe u turpërua.

693
70. Syçkat si ato të tuat

Syçkat si ato të tuat


Nuku gjenden në dynja.
Lum ay që i ka provuar
Frikë nga vdekja nuku ka.
Falmi vashë t’i puth një herë
Që të shuaj këtë sevda.
Që m’a morën zemrën time
Dhe të qetë nuk më lanë

I: Mos më mundo moj nënë!


Mos më qorto moj nënë!
Syzeza më ka shtënë
Me syn’n e saj të zi. :I

O m’i more mend’t me leshratë


Që m’i lëshon në ballë
Të tjera bën, e të tjera thua
Që të ma prishësh ti mendjen mua.
Por unë mendjen e kam të mbledhur.
Se anjë tjetër s’ma ka hedhur.

694
71. Rrokullisni kadet

I: Rroku’ rrokullisni kadet


Dhe bëni qefin tamam.
Se qefi është i ëmbël
Nuk blihet moj me para. :I

Ref.:
I: Se vitet vijnë e shkojnë
Ikin moj një nga një.
Se vajzat bëhen plaka
Rinia moj nuk vjen më. :I

Mora kitarën shokë


Dhe nisa këngën time.
Ta pijmë ne këtë gotë
Për gjithë shoqërinë.

Ref.:
Se…

Ti rrinje në dritare
Dhe unë o për karshi.
M’a dogje zemrën fare
Me ato sytë e zi.

Ref.:
Se…

Mbushni moj mbushni gotat


Përplot-o me raki!
Që t’ju urojmë të gjithëve
Të keni veç lumturi!

Ref.:
Se…

695
72. Te duqan i Tasit

Te duqan i Tasit-e
Karshi Mitropolisë
Dalin çupat me shetitë
Nga sevdaja e bukurisë-ore.

Më bën zonjë dhëndërë, dhëndërë!


Se jam djal i ëmbëlë, ëmbëlë
Nuk pi verën as rakinë
Me një krah e mbaj shtëpinë!

O moj ti që rrin në porta


Mos dëgjo se ç’të thonë bota
Se bota na kanë hasret
Plaç me gojë që s’më flet!

Ref.:
Më bën zemra rrak e tak- rrak e tak
Çfar xhevapi do t’i jap, do t’i jap?
Ty Allahu moj të vraftë!
Që s’më lë mua rehat.

73. M’është mbushë trupi moj me gjilpëra

M’është mbush’ trupi moj me gjilpëra


Kam tre muaj që po lëngoj.
I: Asnjëri s’po vjen me m’pamun
Përveç doktorit që m’viziton. :I

Do ta marr strajcën t’a hedhë n’kurriz-e


Portë në portë do trokullis
Si një lypsar unë do të bëhem
Behijen s’e lë pa e shti në dorë.

Jam jabanxhi e jam vetëm-e


I mjeri si ta çoj jetën-e
Flokët e saja kurorë- kurorë
I mjeri s’ia zura me dorë!

696
74. O Korça ime

O Korçë e dashur,
Po të këndoj këtë serenatë,
Mallet e brengës
Kur unë jam larg e ndiej për ty.

O Korça ime,
Po të këndoj i përmalluar!
Këngën më të bukur
Me sytë përlotur po të këndoj.

Korça ime e dashur, për ty zgjodha


Këngën më të bukur që të këndoj,
Këngë që del nga zemra jonë e pastër,
O princeshë e bukur ti ku je?

Kujtoj netët e bukura pranverore,


Rrugëve të tua me kalldrëm;
Vajzat me atë bukuri hyjnore,
E dëgjonim ne me mallëngjim.

Vajza edhe djem të dashuruar


Këngën më të bukur të këndojnë;
Si margaritarë ti i rrite
Dhe kudo janë, ty s’të harrojnë.

I: Për ty këndoj, për ty këndoj,


O Korçë e dashur ty të adhuroj!
Për ty këndoj, për ty këndoj,
Qyteti i ëndrrave, jo nuk të harroj! :I

Korça ime e dashur për ty zgjodha


Këngën më të bukur që të këndoj,
Këngë që del nga zemra jonë e pastër,
O princeshë e bukur ti ku je?

Kujtoj netët e bukura pranverore,


Rrugëve të tua me kalldrëm;
Vajzat me atë bukuri hyjnore,
E dëgjonim ne me mallëngjim.

697
Vajza edhe djem të dashuruar
Këngën më të bukur të këndojnë;
Si margaritarë ti i rrite
Dhe kudo janë ty s’të harrojnë.

I: Për ty këndoj, për ty këndoj,


O Korçë e dashur ty të adhuroj!
Për ty këndoj, për ty këndoj,
Qyteti i ëndrrave, jo nuk të harroj! :I

75. Lulet e majit

I: Një ditë të bukur maji unë ty të takova.


Tek po rrije futur nën një lule.
Lulet e majit për ty i ëndërrova
Lumturinë në shpirt veç ti ma fute. :I

Por tani je vyshkur, më s'ke erë


Lulet e tua për mua s'kanë më vlerë.

I: Nuk je lulja e bukur e ditës së majit


Por je lulja e këngës sime të vajit. :I

Më kujtohen ditët kur rinia


Sa herë rrëmbehet ajo nga dashuria.
Ishe e vogël atëherë vajza ime
S'mendoje tjetër, veçse për ëndërrime.

Por tani je vyshkur, më s'ke erë


Lulet e tua për mua s'kanë më vlerë.
Do të kujtoj përherë moj lulja ime
Ndonëse je kaq larg kësaj zemrës sime.

698
76. Flamuri i Shqipërisë

Rrofsh ti o flamur i Shqipërisë


Me gjak të ngjyer dhe me trimëri.

Ref.:
Një, dy, tri, rrofsh moj Shqipëri
Urra, urra, urra, o burra përmbi ta.

Ja ku të ardh’ dita të valosh prapë


Anë e mbanë përmbi Shqipëri.

Ref.
Një…

Me Pirron vajte kundër Romakëve


Me Skenderbenë përmbi Osmanlli.

Re.
Një…

Dhe Skenderbeu u ngrit nga varri


Me shpatë nxierrë neve na uron.

Ref.
Një…

77. Një zë popullit

I: Prej qiellit të ndriçuar


Një zë po n’a thërret.
Të gjithë duke vrapuar
Detyra po na pret. :I

I: O popull luftëtar
Ndër flamur sot vrapo
Për emrin Shqipëtar
Jetën me gaz dhuro. :I

699
78. Ardhi dita

Ardhi koha, ardhi dita


Iku nata, doli drita
Ngrihi trima mos përtoni
Këtë kohë ta shpëtoni.

I: S’është mjaftë sa ju duruat


Edhe tërë ato që vuat? :I

Është turp për emrin tuaj


Të mundohi për të huaj!
Qitni pallat si ju dini
Edhe kordhën në e kini.

I: Me gjithë zemër e pa ndjesë


Bini qenit të pabesë! :I

Mjaftë me robënë të çjerrë


Mbroni vatrën, mbroni nderë!
Ç’mbani duart sit ë thata ?
Nxirrni shata dhe lopata !

I: Ferrat, gjembat ti qëroni


Nga ky rrezik t’i shpëtoni ! :I

Kryet ngrini, zgjedhën shtini,


Pastaj lumtur që të jini.
Ju në jini atdhetarë
Dhe të thjeshtë shqipëtarë.

I: Bëni ju sotë atdhenë


Siç qe nën Skënderbenë ! :I

700
79. E bukur era

I: E bukur era
E keqe dallga.
Unë mbeç i shkretë
Si varr i zi :I

Ref.
Eja të rrojmë
I: Eja të rrojmë
Bashkë të dy. :I
I: Se jeta është
Në këtë botë
Një lidhje e bukur
Me dashurinë :I

Ref.

I: Eja..

I: S’mund të rroj unë


Pa patur tynë
Ja ku betohem
Për sytë e mija. :I

Ref.

I: Eja…

701
80. Ku kemi lerë?

- Në ç’vënt kemi lerë?


Ku na bëjnë nderë?
- Në Shqipëri.

- Po njeriu vetë?
Ci’në do në jetë?
- Do vënt e tij.

- Ku i duket balta
Më ëmbël se mjalta?
- Në Shqipëri.

- Ku rron me një shpresë?


Ku kërkon të vdesë?
- Në vënt të tij.

- Ku munt të gëzonjë?
Dhe me nder të rronjë?
- Në Shqipëri.

- Përse të punonjë?
Dhe të lakmonjë?
- Për vënt e tij.

81. Jam vlonjat

Jam vlonjat, jam vlonjat


Zhgabën e kam mëm’ e at
Zhgaba trime dykrenorë
Fron’ e saj e ka në Vlorë.

Ref.
I: Vlora, Vlora, Vlora, Vlora
Rroki armët, bëja for a
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora
Bjeri më të lumtë dora. :I

Vlora është e Shqipërisë


Krishti është i Perëndisë.
Vlora është e Kastriotit
Muhameti është i Zotit.

Ref.
Vlora…

702
82. Këngë e mullirit

Dielli vërtitet, bota rrotullon


Mbi jetën tonë koha po kalon
Viti dhe shekuj shkojnë e s’kuptohen
Mjerisht që njerëzit vdesin, harrohen.

Uji vërtitet, gurin rrotullon


Dit’ edhe natë mulliri punon
Grur edhe misër ven’ e dërmohen
Miell edhe brumë bukë gatohen.

Rridh o ujë, fry moj erë


Vërtit gurë si nga herë
Rridh dhe fry shumë më shpejtë
Bëjë miell të hollë e të lehtë.

83. Sa mirë

Sa mirë është
Plot dashuri,
Në malet tona
Në Shqipëri.
Të lumtur rrojtje
Shkojmë n’atdhe
Malet me d’borë
Janë për ne.
Në prehje jetën
E shkojmë ne
Në vendet tona
Këtu n’atdhe.

703
84. Të vegjël ishim

Të vegjël ishim
Dhe afër një moshë kishim;
Në shkollë venim
Bashkë të dy.
Të dielë merrnim
Udhën dhe në vjeshtë rentnim;
Qershiçka mblidhnim
Bashkë të dy
Me qershi bënja mustaqet;
Tinë skuqnje faqet;
“Jam e bukur”- theshe
Të të puthja deshe
Me faq’ e me sy
Pastaj sërënditnim nuskat;
I vinim si krushkat;
Losnim burr-e- grua; dhe më thoshe mua;
“Merremi të dy”.

704
85. Mëma jonë Shqipëri

Shqipëri, mëmë Shqipëri


Ty të qofshim falë.
Të të nxierrim nga kjo robëri
Andaj kemi dalë.

Ref.:
Lum ay cili të do ty
Mjer ay cili të shan ty!
Gjarpëri do t’u hajë.

Gëzoju Shqipëri dhe miq


Dridhi, dridhi ju armiq!
Gjarpëri do t’u hajë.

Ejani, mblidhuni o djem


Të bëjmë batalionë.
Mbi armikun të hidhemi
Me shpata në dorë.

Ref.:
Lum ay cili…
Gëzoju…

Ne i falemi një perëndi


Edhe jataganë
Mëmë kemi një Shqipëri
E fis miqtë tanë.

Ref.:
Lum ay cili..
Gëzoju…

Lum kush është shqipëtar


Me gjak të vërtetë
Të rrëfehet jo si kusar,
Po si trim me fletë.

Ref.:
Lum ay cili…
Gëzoju…

705
86. Atdheut

Kurrë neve mos harrojmë


Se shqip duhet të mësojmë.

Ref.
I: Atdhenë t’a dashurojmë
Dhe flamurin t’a nderojmë! :I

Si shqiptar thjesht që je lindur


Shqipërisë t’i jesh bindur.

Ref.
I: Atdhenë…

Hiqni dorë ju shqipëtarë


Nga të përditshmet marrëzitë.

Ref.

I: Atdhenë…

S’ndalon feja kombësinë


Po do t’faljnë mirësinë.

Ref.

I: Atdhenë…

Rroft’ e qoft’ Kryetari jonë


E gëzoftë vendin tonë.

Ref.
I: Atdhenë…

706
87. Vallja e vëllazërisë

Aj të zëmë dor’ më dorë


Gjithë djemt e Shqipërisë
Dhe të tundim Tomorë
Me vallën e trimërisë.

Toskë, Gëgë, Labër, Çamër,


Gjithë ç’janë Shqipëtarë
Aj të lozim an’ e mbanë
Vallën tonë të pandarë.

Aj të lozim, të kërcejmë
Të gjithë sot të bashkuar
Gjyshërit të na vërejnë
Bij, qofshi të bekuar!

Gjithë armiqtë do t’kuptojnë


Të shohin vëllazërinë
Do të dridhen kur ndëgjojnë
Që shpëtojmë Shqipërinë.

Neve botës t’i tregojmë


Që shqiptarët nuku flejnë
Por punojnë dhe nxitojnë
Të shpëtojnë mëmëdhenë.

Të këndojmë e të thërrasim
Rroftë, rroftë Shqipëria!
U shtoft për gjithë jetën
Në mes tonë vëllazëria!

707
88. Kij shëndet e mjera botë

Kij shëndet e mjera botë,


Kij shëndet e mjera jetë,
Dhe ti o Atdheu i gjorë,
Kij shëndet përgjithënjë!

Ref.
Kini shëndet ju kroje,
E fush’ e male tona,
Kini shëndet ju kroje,
Dhe ju çupat suliote!

Në sterrë nuk rron dot peshku,


As lulja në ranishte.
Dhe suliotët nuku binden
Të rrojnë në robëri.

Ref.

Kini…

Sikur shkojmë në panair


Në kremtim, në lulëzim
Dimë dhe qysh të vdesim
Se s’durojmë dot skllavërim.

Ref.:
Kini…

708
89. Kënga e Shoqërisë “Vëllazëria”

Sot gjith’ djalëria


Ç’është kah po pret,
Sot vëllazëria
Ne po na thërret.

Ref.:
Shpejt o djalëri
Dita ka arri!

Në vëllëzër jemi
Ne askush s’na lot.
Gjith’ një gjuhë kemi
S’mund t’na ndajnë dot.

Ref.:
Shpejt…

Vëllëzër qemë e jemi


S’kemi për t’u ndarë
Bes’ e fe kemi
Kombin shqipëtar.

Ref.:
Shpejt…

Djemt e Shqipërisë
Lidhi tok me ne!
Djemt e Toskërisë,
Eni bëni be!

Ref.:
Shpejt…

Tjatër nuku duam


Besë e dashuri,
Gjithë ju betuam
Rrofsh moj Shqipëri !

Ref.:
Shpejt…

709
90. Krejt ashtu

Krejt ashtu sikur pranvera


Qesh një lule plot blerim.
Edhe ikë e shkon si reja
Kjo djal’nia ikën me shpejtim.

Po frynë era me ndryshime


Duke qeshur shkon e vjen
Po djal’nia me ndryshime
Ikën dhe ajo më s’kthen.

710
II. TË NDRYSHME

711
712
01. Po ecja që me natë

Po ecja që me natë
Mes shkrepave t’pa udhë.
Takova te burimi
Një vajzë tuj mbushë ujë.

I: I thash se m’u dogj xhani


Moj vajzë me kaçurrela.
Pak ujë i jep partizanit
Të lutem nga bucela. :I

Ajo nuk tha një fjalë


Dhe uji i freskët rrodhi.
Shikimin valë-valë
M’u duk se vajza m’hodhi.

Me sytë e mi në faqe
Tek rridhnin dy bucelat
Ranë një tubë manushaqe
Të verdhat kaçurrela.

Këmbyem buzëqeshjet
Dhe djersa se ç’u derdh
U shkrinë tërë malet
Dhe udha m’u ba terr.

Dhe ika nëpër pyje


Mes pritave me tela
S’më hiqeshin prej syve
Të verdhat kaçurrela.

713
02. Sa me mall po këndojnë bylbylat

Sa me mall po këndojnë bylbylat


Në lulishtë përsëri.
Çelin vjollcat dhe zymylat
Me sa hijeshi!

Ref.:
Gëzon natyra kur pranvera
Vjen çdo mot ma e re.
O mirë se vjen me lule tjera
Moj mimozë ndër ne.

Në Tiranë
Kur lulëzojnë mimozat
Ndrit qyteti jonë i ri
Por ma shumë ai ndrit kur vashat
Nisin dashuninë.

Ref.:
Gëzon…

714
03. Lisi plak rrëzoi fletët

Dhe lisi plak rrëzoi fletët


Dhe bryma prapë ra kudo.
M’thuaj, m’thuaj të vërtetën:
- Më do ti mu’ apo s’më do?

Ti ike larg o shkove larg


Ke kohë që s’k’thehesh më tek ne.
Çdo gjë të shtrejtë që kishim bashkë
Ti ike larg e pas na le.

Dhe lisi plak rrëzoi fletët


Dhe bryma prapë ra kudo.
Vashë, shkruam, shkruam të vërtetën:
- Më do ti mu’ apo s’më do?

Tek rri mendoj për dashurinë


Që kam për ty, ndonse je larg
Sot ti ke vetëm bukurinë
Dhe prap të thurrë unë ty një varg.

Në letrën që më shkrove ti
Plot afsh e mall e dashuri.
Të pres të pres me padurim!
Largimi s’mbet veç një kujtim.

Dhe të bashkuar do qëndrojmë


Për jetë të dy ne – mrekulli!
Dhe të gëzuar do t’punojmë
Ta ngrejmë folenë që ti e di.

Dhe lisi plak lëshoi fletët


Dhe bryma prapë ra kudo,
Vashë, shkruam, shkruam të vërtetën!
Më do ti mu’ apo s’më do?

715
04. Moj flutur

M’u duke krijesa më e bukur


E ëmbël, e zjarrtë si dashuria.
Për ty më ngjallet në shpirt mu’ sot zilia
Te ti u nisa të rashë o pas o flutur.

Të desha, të desha si i marrë


Se sytë, ah sytë, më mahnitën
Dhe zemrën time të pastër ma grabite
T’u fala ty unë me zjarrin tim të parë.

Ref.:
I: E bukur si yjet dhe si drita
Çdo gjë që ty natyra t’ka dhuru’
Veç zemrën ty të kish harruar
Por unë këtë jo, jo nuk e kam ditë! :I

Një orë më duket sa minuta


Dhe dita e shkurtë sa një orë.
Por zemrën time gjithmonë e mbajte në dorë
Nuk di arsyen pse shpirtin ma robnove.

Më thoshe “të dua” kur s’më deshe


Me ledhje, nënqeshje më hutove.
Në zemrën time ti hyre dhe sundove
Dashurinë o flutur ti mua s’ma dhurove.

Ref.:
E bukur…

716
05. Në mes gushës m’ke një pikë

Në mes gushës m’ke një pikë


Bukur t’ka qëlluar.
A s’ma fal ta kapë një çikë?
Moj qofsh e bekuar!

Nuk të lë se më shikojnë
Mos më mbaj mëri!
Nuk të lë se më ngacmojnë,
Vajzat, djemt e ri.

I: S’të thonë gjë moj se e dinë


Të gjithë bijtë e fshatit.
Se të dyve ne moj Rinë
Na ka lidhur fati. :I

Rinë moj sa do t’pres vallë


Moj e buk’ra Rinë
Këto ditë nga rrusht e parë
E kam nxjerr rakinë.

Ti rakinë, unë verën


Kjo është pija jonë.
Puthe djalë-o gushën time
Sot e përgjithmonë!

717
06. Kur gjethet bijnë në vjeshtë

Kur gjethet bijnë në vjeshtë,


Dhe m’duket në vaj natyra
Për ty s’mundem me heshtë
Si gjethe mbahet fytyra.

E zverdhur dhe e ngrime


Si barnat në kallnor
Po del kjo kanga ime
Ankuese, ther n’krahror.

Ref.:
Ti m’ke braktisë
T’qofshin haram ndjenjat e mia!
Se larg dashnisë
Të lindi n’zemër pabesia.

I: Ke me u pendue
Por atëhere ka me qenë vonë.
Dhe tuj lotue
Do t’bjen ndërmend dashnia jonë. :I

T’kujtohen ty pranverat
Ah, puthjet me pasion.
Dhe fjalët “të du” nga hera
Që zemra s’i harron.

Edhe pse gjethet ranë


Të vyshkuna mbi dhe
Tash kam me besue
Se sa e pabesë je.

Ref.:
Ti m’ke braktisë…

718
07. Lulëzo natyrë

Bukur dielli po shkëlqen


Në qiell t’kaltërt pa mbarim.
Deti valën lehtë e sjellë
Vishet toka gjithë blerim.

Ref.:

Lul’zo natyrë,
N’ditët e buk’ra pranverore.
Gëzim më jep ti falë mbi dhe
Lumturi dhuro për ne!

Qeshu natyrë,
N’ditët e buk’ra gëzimplote
Mbushë me ndjenja zemrën plotë
Do t’këndoj për ty gjithmonë!

Fluturim dallëndyshet shkojnë


Plot gëzim në vendin tim
Vijnë pranverën, lajmërojnë
Me sa gaz po fluturojnë.

Ref.:
Lul’zo…

719
08. Kur je larg gjithmonë tuj pritun

Kur je larg gjithmonë tuj pritun


Letrën tande rri.
Dhe mendoj, mendoj at ditën
Kur t’kam pasë përbri.

Sytë e ndritun para mallit


Ambël më shikojnë.
Ata sy që dritë më falin
T’buk’ra ditë m’kujtojnë.

Ref.:
Ah kjo letër sa kujtime!
Lidhë me gaz përsëri
Kujtoj ditët plot andrrime
Kur t’kam pasë përbri.
Qeshin sytë plot vezullime
Letrën kur lexoj.
Por do t’qeshë kjo zemra ime
Kur do t’përqafoj.

Për çdo herë kur troket dera


Dal se letrën pres.
Kjo s’asht letër si të tjerat
Dashuninë t’a ndezë.

Do pres letrën dhe një ditë


Do të pres dhe ty.
F’tyrën gëzimi do t’ma ndritë
Kur ti ke me u kthy’.

Ref.:

Ah kjo letër …

720
09. A t’kujtohen ditët e majit

A t’kujtohen ditët e majit


Kur ne dilnim në piknike?
Te burimi afër malit
Unë të zgjodha ty për mike.

Sa të qeshën sytë e shkruar


Kur të thash se unë të du’
Dashurisë duke i kënduar
Me këto fjalë të kam tregu’.

Ref.:
Hajt të shkojmë të burimi i kulluar!
Hajt t’pushojmë pranë lisit të bleruar!
Lule mali plot aroma
Tuba-tuba t’i kam mbledhë
Manushaqet ma të njoma
Veç për ty unë do t’i sjell.

Me dafina, lule fushe


Një kurorë do t’thur për ty
Sepse ti moj ëngjëllushe
Thellë në zemër më ke hy.

Kur qëndruam te burimi


Njëri-tjetrit iu betuam.
Atë ditë nga gëzimi
S’bashku sikur fluturuam.

Përsëri do të festojmë
Çdo pranverë me lumturi.
Dhe gjithmonë do të këndojmë
Këngën tonë me dashuri.

Ref.:
Hajt…

721
10. Kur unë jam n’andërrime

Kur unë jam n’andërrime


Nëpër natën e qetë.
Hapet n’qiell tingëllimi
I nji kange që th’rret
Asht kënga e jote
O krijesë e dashunisë
Asht kjo kangë që ndër mote
E nji zemre që t’fali.

Ref.:
K’noj për ty o lule prilli
Shoqe me pranverën
K’noj për ty që drandofillit
Ia grabite erën.
K’noj për ty mbretneshë mbi zana
Sa të kemi pritë
K’noj për ty se ti je hana
E shtegtimeve t’mia.

Mirë e di, lyra ime


Jo, për ty s’asht e denjë.
Pusho vashë në andrrime
Unë tuj knu kam me t’nejt.
Le t’ushtojë kanga jote
Peng i gjallë i dashunisë
O pushtuese gaz-plote
E motmoteve t’mia.

Ref.:
K’noj për ty …

722
11. Po ta marr dhe unë maturën

Po ta marr dhe unë maturën,


O i dashur veç më prit!
Dhe atje në fshat të largët
Do t’takohemi ne të dy.

Ref.:
Unë të prita, por ti s’erdhe
Pse të prita ndaj s’të pres.
Ti s’u skuqe, as s’u zverdhe
Kur më dole e pabesë.
Jetë e fshatit s’të pëlqeu
Ndaj një tjetër dashurove.
Besën moj që s’e tret dheu
Vallë ç’e bëre, ku e çove?

Ti s’e don zemrën bujare


Që të pret me përmallim.
Ah, ta dinja lozonjare
S’do të kisha dashuru’!

Ref.:
Unë të prita…

Unë prapë do të këndoj


Dhe këputur jam nga lotët.
Prapë unë vargje do të shkruaj
Por për ty më asnjë dot!

Ref.:
Unë të prita…

723
12. Këndoj për nënën

I: E lehtë m’është jeta kur di se kam nënë


Çdo çast trishtimi e ndjej pranë.
Në breng e halle ajo më ka qenë
Rreze që dritë shpërndan. :I

Ref.:
I: Nënë, emër i dashur për mua
Më je e shtrejtë të dua
Sa jetë e tërë
Për ty unë thurrë melodi! :I

Një nënë, vetëm një nënë ka në botë


Ëmbël tingllon zëri i saj.
Kur “bir” fëmijës ajo do t’i thotë
Qesh e ndriçon zemër e saj.

Ref.:
Nënë..

Kur zemra m’rreh në gëzim e dëshpërim


Tek ti mendimi më shkon.
Pranë teje më e dashur, më trime unë jam
Më e lumtur se botë e tërë.

Ref.:
Nënë…

724
13. Kur dielli bie

I: Kur dielli bie,


Dhe hana nisë me dalë.
Unë edhe ti
Fillojmë dashurinë e parë. :I

Ref.:
I: Oh sa m’gëzon
Njaj syri yt i zi!
Kur ti më don,
Unë ndiej çdo lumturi. :I

A s’ishe ti,
Që në zemër më plagove?
Me dashuri,
Mu në shpirt m’përvëlove.

Ref.: Oh sa …

14. Në kopshtije plot aroma

Në kopshtije plot aroma


Ndër të tjerat më e njoma
Manushaqe në blerime
Dhe e mbushur plot shkëlqime
Ashtu m’je ti bija ime.

Ref.:
Je e vogël shend e verë
Një buqetë lule me erë.
Të puthë babi mij’ra herë
Moj erëmira!

Je e vogël ti akoma
Prandaj luan nëpër dhoma.
Do të rritet fëmijëria
Prandaj qeshin sytë e mia
Gaz e dritë që ka shtëpia.

Ref.:
Je e …

725
15. Lemza

O ra zilja më zu frika
Mësu’si hyni në mësim
Por plot shqet'sim e ankth e prita
Kur ai e thirri emrin tim.

Unë asnjë fjalë s'kisha mësuar


Se mbrëmë në takim isha me ty.
Po nisi lemza e bekuar
Në d'rrasë të zezë, një halë në sy.

Ref.:
Ohoho, oho mos më ngacmo
Ohoho se më mundon, ohohoho
Tralalala ...

Ç'më kujton kaq shpesh mor djalë?


Lemzë or lemzë, më ler të qetë!
Është turp i madh kur s'di një fjalë
Dhe te lemza kisha mbet’.

I: M' ler moj lemzë se mbarova


Çdo mësim unë do mësoj.
Po t’jap fjalën: Po kalova
Në takim më shpesh do shkoj! :I

Në takim më shpesh do shkoj


Në takim më shpesh do shkoj!

726
16. Unë qesh i mitur

Unë qesh i mitur, ti e parritur


Kur për së pari u pamë ne.
Se kohë shkuan, vitet kaluan
Oh sa pranvera kanë çelë mbi dhe!

Oh, a t’kujtohet ç’më pate falë


Një jaseminë, një borzilok
Pastaj, moj vashë, për dashurinë
Më the t’ja nisim një kënge tok.

Ref.:
Eja eja dhe njëherë,
Pranë meje e dashur!
Se për ty unë si aherë,
Zjarr në gji unë ndjej përherë.
Eja, eja lule maji,
Eja eja përsëri!
Sepse ty unë të kam dashtë,
Të kam dashtë që në vogli.

Por që atëherë e bardha verë


Mallin që lindi ma fort ma shton
Oh ty o vashë që kur të pashë
N’mbrëmje e agime shpesh të kujtoj.

Lulja me erë edhe njëherë


Si n’natë pranvere eja përs’ri!
Se aqë të dua saqë për mua
Në botë lule më s’ka si ty.

Ref.:
Eja, eja…

727
17. Mbrëmje në Tiranë

Kur vjen mbrëmja në Tiranë


Muzgu gjethet i mbulon.
Ndizen dritat anë e mbanë
Gjithë qyteti vezullon.

Lindin shpresa dhe gëzime


Rrahin zemrat dashuri.
Ndrit Tiranë, Tirana ime
Ndrit qyteti me stoli.

Ref.:
I: Mbrëmje në Tiranë
Në çdo anë këngët jehojnë
Çiftet anë e mbanë
Buzëqeshur gjithnjë këndojnë. :I

Kur vjen mbrëmja në Tiranë


T’rinj e t’reja rreth shikojnë.
Vajzat veshur e stolisur
Zemra atyre ju këndon.

Këngë e valle sa takime


Plot premtime, lumturi
Qesh Tiranë, Tirana ime
Ndrit qyteti me stoli.

Ref.:
Mbrëmje …

728
18. Marinari

Atje në Holandë, në vendin e (m)ullinjve


Jetonte Keti një vajzë shumë e bukur
I kishte sytë të zeza dhe të mëdhaja
Dhe dashuronte më t’buk’rin marinar.

Ref.:
Oj holandeze, vashë e ime e dashur
Oj holandeze ke me qenë vajzë e pandarë.
Ti ke me qenë vajza ime e dashur,
Prandej të them oj holandeze.

Një ditë prej ditësh, vapori zu të nisej


N’udhëtimin e largët n’gjuetinë e peshkut
Ajo tuj kja e përcolli deri n’molo
Ai prej anije e përshëndeti.

Ref.:
Oj holandeze…

Një ditë prej ditësh, anija mbërrin n’molo


N’maje t’dyrekut kishte një shenjë zie.
Prej marinarëve që ktheheshin n’molo.
Moris, Moris nuk kishte ma!

Ref.: Oj holandeze …

729
19. Erë e lehtë

Erë e lehtë,
Fryn mbi det
I: Varkën time përkund,
Përmbi detin e pafund. :I

Ref.:
I: Je tuj shku’,
Me m’harru’.
Gëzim për mua nuk ka,
Pa ty jetën se dua ma! :I

Mori vashë,
Moj e ngratë
Bukuria të shkoi,
Por virtyti lart qëndroi.

Ref.:
Jem ..

Ndaj ndonjë herë,


Në pranverë
Ndoshta ke me u kthy,
Mbi të gjitha të dua ty!

Ref.:
Je…

730
20. Pranë shtëpisë sate

Pranë shtëpisë sate, moj vashë


Një djalë po vajtonte.
Për dashurinë që kish pasur për ty
O sy o i zi!

Ref.:
I: Ndoshta ishte prekur nga ti
Moj dashnore.
Prandaj po rrinte i varfër pranë portës
Me t’pamun me sy. :I

M’fol dhe njëherë o me gojë


Deri sa t’qetësohem.
Se shpirti im asht tuj vujtun për ty
O syn i zi!

Ref.:
Ndoshta …

731
21. Kënga e shoferit

Që nga Durr’si në Bulqizë


Rrugë e largët gjarpëron.
Si arusha nëpër mal
Shkoda ime fluturon.

E të keqen ty ta marrsha
Sepse kromi po na pret
Faqebardhë ty të pafsha
Në tabelë e në gazetë.

Ref.:
I: Ty,ty,ty po bjen boria
Më ngadal se bagëtia
E kan mbushur rrugën plot.
Mos u trembni dhent e mia
Shkoda ime ju don fort! :I

Shkodë e dashur siç e pe


Gomë e parë na lodhi sot.
Eja mbushim sa ma shpejt
Dhe t’pushojmë pak në Milot.

Një raki, një gotë likeri


Qafsha ty shpirti ma do.
Ti hap sytë po erdh togeri,
Menjëherë më lajmëro.

Ref.: Ty,ty,ty…

Hajt t’ja shkelim edhe pak


Hajt, t’a marrsha shpirti im
Sepse plot në orën shtatë
Me burbuqen kam takim.

Ti me t’shkuar, do t’shkarkohesh
Unë pastrohem me kujdes.
Ti do lahesh, grasatohesh.
Pastaj gocën del e pres.

Ref.:
Ty,ty,ty…
_____________________________________________________
grasatim = lyerje e makinave me yndyrna

732
22. Dikur lodronim të dyja bashkë

Dikur lodronim të dyja bashkë


Një ditë kërkove kukullën -
Plot dëshirë ta dhashë.
E dija se kjo lodër
Ishte e shtrenjtë për ty
Dëshirën ta lexova n’ata sy.

Ref.:
Një ditë do linim lodrat, fëmijërinë
E bashkë do jetonim moshën e rinisë.
E para do mësoje të miat ëndërrime
Do njihje ti kush është dashuria ime.

Si ta mendoja vallë, më thuaj,


Si ta mendoja unë?
Ti më rrëmbeve jetën time
Atë që desha shumë.
Si lodër do ta fal shpirtin
E për sa kohë s’e di.
Veç s’të fal kjo zemra ime
Si t’ju fal, më thuaj vallë!?

Kudo të shkoni,
Pas do ju ndjekë mallkimi im
Ky shpirt nga kjo nuk ndjen
Jo asnjë ngushllim.
Lodër s’është kjo jeta ime
Prandaj lehtë nuk ua dhuroj
Ndonse dhimbja po më mbyt
Do të di unë t’a jetoj.

Ref.:
Një ditë…

733
23. Mësuese e fshatit je

Shtëpizë e vogël pranë një burimi


Me pemë, perime lule krejt rrethuar.
I: Atje ku buçet kënga e gëzimi
Ajo është shkolla që i jam kushtuar. :I

Ref.:
I: Mësuese e fshatit je,
N’zemër nxënësit ke.
I don dhe i mëson,
Për t’a me gaz punon. :I

Shtëpizë e vogël pranë….

Të thjeshtë e t’dashur nxënësit të rrethojnë,


Të shkathët të vijnë për çdo ditë.
Me zell e dashuri ata punojnë
Të etur për dije dhe për dritë.

Ref.:
Mësuese…

734
24. Fëmija i parë

Si sot një vjet më parë jam martuar


Dhe të lumtur rrojmë ne.
Dikur isha çapkëne, por jam shtruar
Nisa në familje unë një jetë të re.

Kam qenë në rini shpesh e gëzuar


Ëmbël qeshën sytë e mi.
Por sot me një gëzim të madh jam zgjuar
Ndjeva ndoshta më të shtrenjtën lumtuni.

Dua të këndoj
Gjithë botën unë ta lajmëroj.
Tralala….

Unë e ëndërroj
Mezi pres që ta shikoj
Ta përkëdhel, ta puth me dashuri.

Dua të vallëzoj
Gjithë botën unë ta përqafoj
Trashëgimtari im jeton
Ref.:
Tralala, ma të lumtur s'ka
Se mua "mami" do më thotë
Me lulëzim edhe shkëlqim
Edhe natyra po më uron.

II
Fëmija është shpresa e shtëpisë
T'ardhmen tonë përshëndet.
Dhe vjen me gaz ky fryt i dashunisë
Ëndrra e çdo zemre që me mall e pret.

Prandaj dhe unë e dua aq shumë


Porsi drita e syve të mi
Kur ndoshta do më lerë edhe pa gjumë
Vetë unë do ta mbaj
në krahë me dhimbshuri

Dua të këndoj
Gjithë botën ta lajmëroj

735
O miqtë e mi
Më lindi një fëmijë…

Ref.
Unë e ëndërroj
Mezi pres që t’a shikoj
T’a përkëdhel
T’a puth me dashuri

Dua të vallëzoj
Gjithë botën
Unë t’a përqafoj
Trashëgimtari im jeton.
O miqtë e mi
Më lindi një fëmijë.

25. Të shtrenjtës sime

Mendonja ta donja,
Me zemër si të vegjlit kaqë shumë
Të shihnja për çdo natë edhe në gjumë,
Mendonja, mendonja.

Të desha, të dua
Ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar,
E dashur për mua
Je shok i mirë dhe krah i fortë mbi dhe.

Ref.:
Dëgjoje, dëgjoje!
Se si buçet për ty sot kënga ime
Për ty që i fal kësaj zemre veç gëzime,
Dëgjoje, dëgjoje!

Me shpirtin e pastër,
Për mua vetëm ti je e vërteta
Kur sjell pranë meje gazin që fal jeta
Për shoqen e dashur.

736
Dhe vitet do t’shkojnë
Të vegjlit do ta mbushin plot shtëpinë
Kur ti do u tregosh për dashurinë
Për jetën e lumtur.

Të desha, të dua
Ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar,
E dashur për mua
Je shok i mirë e krah i fortë mbi dhe.

Ref.:
Dëgjoje, dëgjoje…

26. Si ujë të dlirë

Si ujët e dlirë, që rrjedh kah bora shkrin,


Si qielli n’maj, që fal ma t’bukrën ngjyrë.
Ashtu dy sytë e tua vashë ndrijnë
Se shpirtit tand ato i janë pasqyrë.

Dy sytë e tu kur t’vështrojnë


Edhepse buzët nuk flasin, kuptojnë
Dy sytë e tu moj vashë nuk trathtojnë
Prandaj i dua do t’i dashuroj.

Si ujë të dlirë…

Dy sytë e tu moj vashë


Nuk trathtojnë
Prandaj i du’
Dhe do t’i dashuroj

Si ujë të dlirë…

737
27. E bukur vjen ti moj pranverë

E bukur vjen ti moj pranverë në vendin tim


Mirë se vjen gjithmonë!
E diela parkun plot me drita
Plot me ngjyra e gjallëron.

O fluturo gëzimi moshës


Horizonteve ti, kudo
Këngë e zemrës,
Ti flutro!

I: Moj pranverë, e bukura,


Lule plot qëndisura
Ti je stinë e zemrave
Ke dritën tonë, blerimin tonë t’i ke
O moj pranverë! :I

28. Një zog i vogël

Një zog i vogël në një fole,


I: Rrin e mendohet. :I
Do t’fluturojë, por sa ka le
I: Ka frikë se rrëzohet. :I

Ref.:
I: Shpejt do mësojë, të fluturojë,
N’maja me gurë.
Ambël do t’knoj, kur të shikoj
Qiellin kaltruem. :I

Do t’shikojë detin, fusha e male


Që s’kanë mbarim.
Dhe do mësojë sa zemër t’madhe
Ka vendi im.

Ref.:
Shpejt …

738
29. Memzi po marr frymë

Memzi po marr frymë,


Lotët më kanë shpëtue.
I: Mora sot një letër
Për me ta shkrue. :I

Për me ta shkrue
Gjithë dashurinë.
M’kallxo t’vërtetën,
Gjithë çka ke ankime.

Sytë e zezë m’i ke


Por je pak e shkurtë.
Moj vajzë e dashur
Moj vajzë e urtë.

Kur të vish te vorri


Më sjell një tufë lule.
Dhe të m’i ndezish
Disa kandila.

Kur t’lulzojë fusha.


Kur t’lulzojë mali.
Vetëm për ty vajzë
Ka me m’marrë malli.

30. Kur hana del


I: Kur hana del
Mbi dhe ndriçon.
Dy zemrat
I bashkon. :I

Ref.:
I: O shpirt o dritë
Sa fort të du’!
Megjithëse
M’ke harru’.

Zemra ime qan,


Qan e vajton
Për atë
Që dashuron.

Ref.:

O shpirt…

739
31. E kujtova përsëri

E kujtova përsëri,
Koh’n e bukur që kaloi.
Dhe në zemër si një shkëmb
Thellë me forcë se ç’më rëndoi.
I: Para syve si vegim
Më kaluan ato ditë.
Dhe n’këtë çast me përmallim
Plot me lot m’u mbushën sytë. :I

Kujtoj t’ëmblin ledhatim


Fjal’t e tua gjithë gaz.
E prandaj me melodi
Unë nga larg ty po të thërras.

Eja si në vashëri,
Me guxim ti qëndro pranë!
Natë e fshehtë, e larg qetësi
Atje askush nuk na ndanë.

Jo më pak unë s’e mendoj


Dashuria s’pyet vallë
Dëgjo këngët që këndoj
E pastaj ti do t’më besosh.

Mos shiko kohën që shkoi!


Flok’t e tua ngjyrë ar,
Se kjo zemër i kërkon
Se prej saj ti nuk je ndarë.

740
32. Vendi im

S’ka vend ma t’bukur se atdheu im


Kur edhe dielli t’jep gjithmonë shkëlqim
Rrethu’ me pyje, dhe me fusha plot
Dhe fryt’t e punës që g’zojmë ne sot.

Nuk shof më t’bukur tjetër vend në botë


Fryn erë e lehtë dhe ma nuk derdhim lot
Vjen kangë e punës atje ku ka liri
Sa të du’ o vendi im!

Ref.:

I: O moj ti Shqipni
O atdheu im.
Vend i bukur ti
O moj Shqipni! :I

33. Përse më mban mëri

Përse, përse më mban mëri?


Përse më jep qortime?
Për ty, për ty më djeg në gji
Më djegin plot kujtime.

I: Ky çast, ky çast më sjell ndërmend


Takimin tonë të parë.
Këtu, këtu në këtë vend
Pa dashur, jemi ndarë. :I

Dashnor, dashnor për sytë e tu


U bëra unë atëher.
Këtu, këtu përsëri
Do t’rrijmë prap n’pranverë

I: Përse, përse më mbanë mëri?


Përse më jep qortime?
Këtu, këtu përsëri
Ta nisim dashurinë! :I

741
34. Një kujtim

I: Këngën time ndjej këtë natë plot ndriçim


Ty unë të adhuroj, o vashë e bukur me dashuri
Syrit tënd të zi unë sot po i thurr këtë melodi
Dridhet zëri im kur unë këndoj me adhurim. :I

Ref.:

I: Hyll bukurie, o sa fort të dashuroj


Shpirt dashurie natë e ditë pët ty mendoj.
Dhe në këtë natë pranverore për ty
M’dridhet zemra ime shkretë për t’bukrat sy. :I

Larg në qiell shndrit kjo hënë e bukur plot magji


Duket sikur thotë të mira fjalë plot dashuri
Ty unë të kërkoj në këtë vetmi pa durim
Eja pra këtu në gjirin tim plot dashuri!

Ref.:
Hyll …

35. Këndo kitarë

Këndo kitarë në gjuhën tënde


Kur bie mbrëmja në qetësi
Këndo ti këngën më të bukur
Se ti je gjithë melodi.

Ref.:
Kitarë, di pse ti këndon
Kitarë, di pse rënkon!
Fjal’t që flet për mua në ëndërrime
Na i këndo ti kurdoherë, na i këndo
Më ëmbël se çdo pranverë!

E di pse ti n’zemër ke drithërime


Që t’pret ngrohtë ty me adhurim
Kitarë, kitara ime mos pusho ti
Me tinguj plot melodi!

Ref.:
Kitarë …

742
36. Bie borë

Bie borë, bie borë pa pushim


Unë çaj nëpër shtigje t’bardha.
Më presin në fshatin e largët fëmijët
Të nisin mësimin e parë.
Të shtrenjtë e të dashur për mua ata janë
Ndaj bor’ e as era s’më ndajnë.

Ref.:

Ndaj bjer, ti bjer parreshtur moj borë


Unë përpara çaj gjithnjë.
Pishtarin plot me dritë mbaj në dorë
S’do ma shuash kurrë ti.
Dhe s’jam vetëm unë që çaj shtigjet sot
Kudo kam bashkudhëtar.
Se zemrën dhe vatrën e kemi të ngrohtë
Ndaj bjer, ndaj bjer ti borë e parë.

Bie borë, bie borë pa pushim


Të gjithë do të jemi mbledhur në klasë
Detyrën dikush me një shok bisedon,
Të tjerët ngrohen në zjarr
Ndonjë, kush e di, ka filluar lexon
Tregime për shokë partizanë.

Ref.:
Ndaj…

743
37. Sytë e tu

Më rreh zemra prej gëzimit


Kur pranë meje je oj vashë.
Ti je shpresë e ëndërrimit
Shumë të desha qysh se t’pashë.

Zemra jote si burimi


Përjetë zemrën time ty ta dhash.
Krah për krah së bashku ngjitur
Ne të lumtur jemi tash.

Janë sytë e tu sikur pranvera


Kur më qesh kjo lumturi.
Trëndafili i kuq si f’tyra
Ti je vashë për bukuri.

Ah sa hijshëm kështu e qeshur


Si një kopsht me lule plot!
Ku ke qenë moj gojë pëllumbe?
Një dëshmi, dëshmi që nuk kam sot

Sytë e tu o sytë e ty
Veç ma vodhën qetësinë.
Por n’ata pashë sytë e shkruar
Si n’pranverë lumturinë.

Janë sytë e tu sikur pasqyra


Ku e ardhmja vezullon.
Mrekullisht me mij’ra ngjyra
Me të dashurat janë sot.

744
38. Dashuri e parë

I: Dashurinë e parë
Shpejt e harrove. :I
I: Nuk mendove fare,
Mua kur më le. :I

Ref.:
I: A, a, a, a, a,
Zemrën se ç’ma more
Shpirt i vogël-o! :I

Tash na erdh pranvera


Të rrijmë të gëzojmë.
Por neve të mjerët
Fati na dërmoi.

Ref.:
A, a, a, a, a…

745
39. Shkonte vasha për në krua

Shkonte vasha për në krua


Vasha shtatsorkadhe.
Shkonte duke na kënduar
Dale me ngadale.

Syri i saj si sy i shkruar


Ndezur nga gëzimi.
Dielli që kishte perënduar
Ia kish ndezur trimi.

Edhe lulet bardh si bora


I freskon ngadalë.
Por mes lulesh thur kurora
I vë palë - palë.

Po ia mori me zë këngës
Ashtu me të shtruar.
Se ç’ia bënte qefin zemrës
Që ish përmalluar.

Pa të ngjitej në përrenjtë,
Pa të ngjitej fushës.
Dhe pastaj tek çerdhe gjeti
Do t’i hudhet gushës.

E kish parë tek punonte


Ballin të djerësitur.
Kish dëgjuar kur gufonte
Një e psherëtitur.

746
41. Djali simpatik

Punën si mbaron ai djali simpatik


Në parqe t’qytetit shetit ai vonë.
Nëpër bulevarde pranë vitrinash shkon
E në kafe pak, ku rrin ky simpatiku jonë.

Vajzat bukuroshe djalin e shikojnë


Duan sylaroshet zemrën t’ia lëndojnë.
Por ky djali jonë, djali simpatik
Çupat, si na thanë, nuk i shef një çikë.

O ti djalë i ri, vajzat i shiko!


Me ata syt e zi n’zemër i plago!
O ti djal i ri, djali jonë i mbarë
Zgjidhe bjonde gruan, mos rri më beqar!

42. Vajza me trëndafil

I: Rrugës kur shkon duke qeshur


Një trëndafil mban në dorë
Flokët e thurur kurorë
Më e bukura për mua je! :I

A, a, a, a,

Ref.:
Natën do vij në bahçen tënde
Trëndafilat do t’i pres.
Do të përgjoj unë ty me ëndje
Herët në mëngjes.
Kur do kalosh çapkëne…

Rrugës më rrin e menduar


Se sot pa lule ke mbetur.
M’thuaj: -Vallë a e ke gjetur
Se trëndafilat kush t’i pret?

Lule mos mbaj nëpër duar


Ato s’ta shtojnë bukurinë.
Ti ke për mua freskinë
Se trëndafil je ti vetë.

Ref.:
Natën do vij…

747
42. Dashnori frikacak

I: - Kur pranë meje ti kalon


Bëhem gati të ndaloj.
Mendja e shkretë më fluturon
Dridhem krejt e s’di kah t’ia filloj. :I

- Pse kështu sytë i ke turbullu’?


Krah për krah me qenë të rinj
Pra tash ulu më dëgjo!
Mblidhe mendjen djalë si mendon!?

- Vashë, s’kam guxim


Prandaj nuk gjej qetësim.
Zemra ime do ketë shërim
Veç po m’fole ti!

- Ti më dukesh burracak
Kur nuk ndalë një vajzë që do.
Gati mirë ke ra në lak
Prandaj dua t’ma thuash një fjalë.

- Kur jam vetëm në shtëpi


Bëhem trim, zemra m’gufon.
Sa më del përpara ti
Mbetem shkëmb e goja s’më punon.

- Djalo, s’ke besim


Prandaj s’gjen qetësim.
Zemra ime do t’ketë shërim
Veç po m’fole ti!

748
43. Ti m’u betove

Ti m’u betove
Veç meje tjetër s’do të kesh
Për jetë e dashur
Veç e imja do të jesh.

Por shpejt harrove


Dhe larg betimit qëndron
Me sy më nuk më shikon
Ndonjë tjetër dashuron.

Ref.:

Ti eja, vashë eja


Zemrat përjetë t’i bashkojmë!
N’pranverat e reja
Jetën me gëzim ta kalojmë!

Ti eja, vashë eja


Eja një këngë të këndojmë!
Bashkë të ëndërrojmë ne për lumturi
Të jetojmë në dashuri!

Ti s’më kuptove
Ty vashë dyshimi të mundon.
Me kot e dashur
Me fjalë të rënda më lëndon.

Ref.:
Ti eja …

749
44. Kush e këndoi dashurinë

I: Kush e këndoi dashurinë


Lakmoi më parë bukurinë.
Veçse në ty unë do të rroj
Pse kaqë fort atë e dua
Se qenke zemër për të qenë
Prandaj dhe zemrën ia kam dhënë. :I

Ref.:
Se dashuria s’është e thënë
Të jetë vasha yll e hënë.
Se bukuria shkon e vjen
Por zemra kurrë s’të gënjen.

Ajo u bind për të ndierë


Jo vetëm lulet n’pranverë
Por edhe dimrin dhe acarë
Pastaj të ngrohet ku s’ka zjarr
S’e ka mirësinë e ëmbëlsinë
Prandaj ia fala dashurinë.

I: A, a, a, a, a, a, a, a, a, a, :I

Ref.:
Se …

750
45. Për ty mendoj gjithmonë

Për ty mendoj gjithmonë


Çdo çast, çdo ditë të re.
E buk’ra si n’pranverë
Mendoj gjithmonë.

Se zemra ime, vjollcë


Me besnikëri
Me zjarr dashurie t’madhe
Këndon këtë melodi.

E dashur larg më je
E buk’ra ime vashë.
E unë të pres me mall
Në gjirin tim.

Se shpirti im përherë
Me përmallim.
Të pres unë krahëhapur
Shpresë e shpirtit tim.

Për ty mendoj gjithmonë


E zemra ime t’pret.
Për ty mendoj përherë
Kurr s’të harroj.

Për mu’ je lumturi


E dashura ti.!
Me lot, këngë e ëndje
Eja bukuri!

751
46. Je i bukur vend i lindjes (Qytetit tim)

I: Je i bukur vend i lindjes,


Je i bukur Durrësi im.
Plot me kodra, brigje deti
E kopshtie plot gjelbrim. :I

Ref.:
I: K’ndoj për ty qytet i dashur
Vend i shtrejtë, pa kufi.
Të du’ në ditët kur vlon puna
Të du’ në mbrëmjet plot qetësi. :I

Je i lashtë por ti dukesh


Ti gjithmonë ma i ri.
Se çdo ditë duart puntore
Ty të falin lumturi.

Ref.:
K’ndoj për ty …

752
47. Shqipëri, o vendi im

Ngat flamurit kishte marrë


Gjyshi plak një grusht me dhe.
Të na thotë se t’kemi nënë
Se nuk jemi pa atdhe
Pa atdhe.

Brez pas brezi larg atdheut


Një grusht dhe na mbajti gjallë.
Ja ku erdha, jam pranë teje
Tokën puth dhe bëhem zjarr.
Bëhem zjarr.

Ref.:
Shqipëri, o vendi im
O e madhe Shqipëri.
Të kam nënë e më ke bir
Zemra ime Shqipëri.
Shqipëri, o vendi im
Shpirtin tënd dhe nëpër botë
I dhe botës dashuri
Dhe vetë mbete në lot.

Por sot koha po kërkon


Shpirtin tënd dhe dashurinë.
Atë barrë që ti mbolle
Të mos endet nëpër botë.

Ref.:
Shqipëri…

753
48. Mjekut të ri

Me bluzën e bardhë afrohesh ngadalë


Pranë djalit që ndodhet në gjumë.
I kthjellët, rreze drite kur hyn në spital
Sheh jetën që rrjedh si një lumë.

I: I qeshur, i dashur, i ëmbël që s’fle


Pamposhtur qëndron në shtrëngatë.
Për t’ardhmen e lumtur kur jeta thërret
Ti lodhje s’ndien ditë as natë. :I

Ref.:

Në zemër ndiej, ndjenjat fisnike


Për duart e arta që ke.
I: Me mirënjohje ty të kujtojmë
Për ty këndojmë ne. :I

Ti vjen si një dritë që ëmbël agon


Dhe ty po të presin të shkret’t.
Dhe vdekjen mizore ti ashpër largon
Që t’mos shuhet, t’mos fiket një jetë.

Që foshnje e pafajshme t’mos vdesë


Kur vdekja largohet trishtuar
Një nënë ku foshnjen për shpirtin e saj
Dhe ty t’mendon e gëzuar.

Ref.:
Në zemër ndiej …

Me punën fisnike ti zemrat pushton


Sa njerëz deri tash ke shpëtuar.
Ndaj kënga ime për ty sot jehon
Ti je si një zjarr i pashuar.

754
49. Një qershori

Qesh e bukura natyrë


Gazi s’ka kufi.
Po ky gaz me njat fytyrë
Duket ndër fëmi’.

Ty të presim sot,
Gëzueshëm se nga mot
Për fusha dhe lëndina
Gonxhe, lule plot.

Një qershori ja erdhi ndër ne


E na gjeti me shëndet, gëzim edhe hare.
Një qershori ja erdhi ndër ne
Shkëlqen dielli, vjen pranvera,
Qesh kjo jetë e re!

Ref.:
Një qershor për ty këndoj
Me mall si përherë
Një qershor për ty vallzojnë
Fëmijët dhe qengjat n’verë.
Edhe nënat ty të njohin
Ndaj të derdhen pak
Kur vjen ti porsa të shofin
Qeshin buzagaz.

Ref.:
Një qershori…

E të themi: “Mirë se erdhe


Ditë, o ditë e re!”
Kur fëmijët kanë festë
Festë kemi dhe ne!

Se gëzimi i tyre është


Edhe gëzim i jonë.
Një qershor mirë e më mirë
Ti na gjetsh gjithmonë!

Ref.:
Një qershori, o erdhi …

755
50. U dashuruam në punë

Në punë e sipër, një ditë të dy u njohëm


Dhe me dëshir fillu’m shoqërinë e re
Kalonin ditët kalonin edhe muaj
Për ata dukej jeta krejt e re.

Dalngadalë, ashtu si pa kuptuar


Zuri u trash, u ngroh kjo miqësi.
Dalngadalë, ashtu si pa kuptuar
U kthye shpejt në dashuri.

Të dy dashnorët kalojnë në dëfrime


Nga njëri tjetri kurr nuk ndahen dot.
O sa takime, puthje sa kujtime!
Çaste gëzimi jeta mbushur plot.

Ditët plot diell të buk’ra për ta ishin


Natyra qesh, këndon me ngrohtësi
Netët me hënë dhe qielli me plot yje
Jeta për ta është vetëm dashuri.

Të dy të zgjuar, punëtorë e simpatikë


Të dy së bashku mbushen me gëzim.
Dhe pa e bërë as një as dy një ditë
Shpallën fejesën plot gëzim.

T’ambla si mjalti janë dit’t e fejesës


Lum o si ju dhe shifni ç’mrekulli!
Por mos harroni se për nder t’martesës
Duhet t’ia lini ju o çift i ri.

Fjalë e martesës u hap e mori dhenë


U mbush shtëpia shokë e shoqe plot
Prit musafirë, ngrit dreka e shtro darka
Vlon nga muzika lagjja juaj sot.

Pastaj dashnorëve
Shpejt-o ne fejesë
Me ndjenja t’pastra me zemrën e bardhë
E ndezën dasmën me martesë.

U trashëgofshi për jetë e mot!


Për nderë ju paçi mirësinë!
U trashëgofshi për jetë e mot!
Paqe për ju dhe lumturi!

756
51. Për sytë që mahnisin

Si era magjistare n’pranverë


Në zemrën time sonte ti ndriçon.
Ti më e bukura ëndërr e jetës sime
Ti gëzim që jeta adhuron.

Ref.:
Ajo nuk tretet
Dashuri në zemër ndiej për ty
Dëshira ime është për dy sy
Që më mahnisin gjakun zjarr.

Ajo lidh zemrën mbush plot mall


Ti vetëm për mua porsi pranverë
E qeshur porsi lule trandafili
Pranë djalit që fort të dashuron.

Ref.:
Ajo nuk…

52. Të pres

Në fusha e male, më ngushllove ndër burime


Dhe hëna më e dashur për ne do t’rrezojë.
Po jo, jeta paska edhe ndarje e hidhërime
Kur zemra e lënduar një çast mund t’këndojë.

Ref.:
Të pres duke menduar, se n’ndarje nuk mendoj
Kjo shpresë e pashuar kot lotët po m’i fal
Ta mbajmë dashurinë, të parën dashuri!
Të pres me lumturimin që më ke falur ti.

E di që do të kthehesh, po nisesh n’udhëtime


Larg, edhe dita më duket shumë e gjatë.
Për ty do të udhtojë kudo kjo zemra ime
Kur dielli i qeshur, do të rrezojë.

Ref.:
Të pres …

757
53. Syri i zi

Vetëm syn’n e zi mendoj përherë


Ç’ma dogje zemrën në rini!
S’di, se kam takuar asnjëherë,
S’gjeta tjetër sy si syn’n e zi.

Ref.:
Prapë po e kujtoj,
S’mund ta harroj
Dje që në rini ndjeva dashuri
Desha syn’n e zi.

Sot një letër tjetër kam në dorë


Koha e ka zverdhur si borë.
Por unë e mbaj si gjënë me vlerë
Sepse syn’n e zi kjo m’kujton.

Ref.:
Prapë …

54. Shitësja e re

I: Prapa vitrinës, afër banakut


Një vajzë e re plot bukuri.
Në t’bardha veshur, lule zambaku
I pret klientat plot ëmbëlsi. :I

Ref.:
I: Është shit’sja e re e lagjes sime
Shit’sja e bukur si lule verë
Për të dëgjoj unë veç lavdërime
Gjithmonë e qeshur si në pranverë. :I

Dyqani mbushur me plot të mira


Çdo gjë në rregull dhe pastërti.
Nga punë e vajzës si xhevahire
E gjithë njerëzia ndjen k’naqësi.

Ref.:
Është…

Për punë të mirë plot hijeshi


Me flok’t e saja porsi kurorë
E zbukuruar me ar qëndisur
I shëndrit flamuri ikuq transitor.

758
55. Erdhi pranvera

Sa bukur dielli po shkëlqen


Në qiellin e kaltërt pa mbarim.
E deti val’t e veta i len
Toka vishet me blerim.

Ref.:
O erdhi pranvera, jeta zien
O vend i bukur përherë.
Plot me t’bukra lule, gjethe
Si nuse e veshur me stoli.

Në fluturim dallëndyshet
Sa kalojnë
Tek sa vijnë plot gëzim
Pranverën sot lajmërojnë.

Ref.:
O erdhi pranvera…

56. Lokomotivës

I: Larg, larg nga qyteti


Ne deti po na fton.
Vasha, djema me gëzim
Eni shpejt në trenin tim, e ja, a, a! :I

Ref.:
E çuf, e çuf, e çuf, e çuf
Çuf lokomotiva
Ec, ec, ec, ec, ec
Ecim pa pushim
A, a, a, a, a, a, a,
Ecim fluturim
A, a, a, a, a, a, a
Valë e detit po na fton.

Kish zbardhë horizonti


Nga dielli që agon.
Rreze t’arta me shkëlqim
Ndrisni ju në trenin tim, eja!

Ref.:
E çuf…

759
57. Pranvera

I: E bukur vjen për ne pranvera


Me lule vjollca plot hijeshi.
Dhe zemrat tona mbushur me zjarrin e ri
Kërkojnë pa u lodhur punë e shoqëri. :I

Ref.:
I: E bukur vjen për ne ti o pranverë
Gëzim dhe hare sjell ndër ne.
Dhe ditët tua o sa fort gëzuar
Këndojnë melodi për ate verë. :I

E nisi këngën dhe bilbili


Dhe zemra zemrën tjetër kërkon.
Dëshira t’reja lindin me zjarrin e ri
Për ne vjen ti o moj pranverë.

Ref.:
E bukur…

58. Një ditë të bukur maji

Një ditë të bukur maji ty të pashë


Sytë ndër gjemba t’i kundrova.
Plot me vërejtje n’zemër t’kujtova
Derisa një ditë m’u përkule.

Ref.:

Porse tash je vyshkë e ma nuk ke erë


Fletët e tua nuk kanë më vlerë.
Nuk je lulja e bukur e ditëve t’majit
Por je lulja n’zemër time t’vajit!

Do t’kujtoj përher o lulja e vyshkur


Ndonse gjendem larg tash ma prej teje.
Dhe në kujtim sa vjet jeton pranë meje
S’do të harroj moj lulja më e bukur

Ref.:
Porse tash…

760
59. Porsi portokalli n’degë

Bukuri hana në mes të blerimit


Portokallat me ngjyrë floriri.
Mbushur degët po rëndojnë
Erë të këndshme kundërmojnë
Përreth pemëve vashat po lodrojnë.

Por këta kanistra mbushur dalngadalë


Atje n’mes degësh vasha dy tri fjalë
Gjeti rast e foli fshehtas
Me një djalë.
O, o, o, o, o, o,

Dëgjomë mue o e bukura vashë


Në dashni unë me ty se ç’rash-e
Ndizet flakë kjo zemër e shkretë
Porsi portokalli n’degë
Larg shoq, shoqit mos të ngelim vetë.

Si portokalli që ndriçon si ar
Le t’jetë e dashur për ne si dëshmitar
Eja zemra ime, eja sa më parë!

761
60. Të falem o Durrës

Një këngë për ty unë do këndoj


Që Durrësit me mall t’ia kushtoj.
Pra e dëlir le t’tingëllojë dhe jehona e saj
Në çdo anë le të ushtojë!

Sot kangën më t’bukur krenare


Qytetit ku linda ia këndoj.
Kjo melodi gazmore
E ngroht dhe e dlirë l’e t’kumbojë.

Ref.:

I: Të falem i bukuri Durrës!


Me mall e me ashk të këndoj.
S’t’harroj unë ty kurrën e kurrës
Me asnjë qytet nuk të ndërroj! :I

Me pyje me kodra bleroshe


Qe sipër të rrijmë e punojmë
I vogël i lashtë dje ishe
Por sot je një port madhështor.

Ref.:
Të falem…

O Durrës, i dashur me nam


Gjithnjë ty në zemër të kam.
Gjithnjë këtë këngë me mall
Këndoj gjithmon.

762
61. Ne jemi tre

Një nga ne është kompozitor


Ai e thur këngën me melodi.
Kurse tjetri është këngëtar
Oh sa bukur këndon ai!

I: Me poetin ne bëhemi tre


Miq të vjetër në moshë të re.
I këndojmë jetës sonë të re! :I

La,la, la, la, la


Ndëgjoni ju, ndëgjoni këngën tonë tani!
La, la, la, la, la
Se jeta jonë do t’jetë e bukur
Sot ajo plot gaz e gjallëri
Rend moj këngë tej e përtej.

Ref.:

Çaj hapësira dhe fusha përshko!


Zbrit mbi supet njerëzit kudo!
Anë e kand atdheut fluturo!

La, la, la, la, la, la


Këndoni tok me neve juve këngën tonë
La, la, la, la, la, la
Jeta jonë do t’jetë e bukur përgjithmonë.

Ref.:
Çaj hapësira…

763
62. Në mes dy urash romantike

Në mes dy urash romantike


N’ballë dy plepa te blerimi.
Është një shtëpi fantastike
T’knaqet syni me shikju’.

Endet pranë një djalë i ri


Porsa nata derdhi hije.
Ajo mbyllur sytë n’qetësi
Me kry’ ulur prej dhimbsunie.

Pranë dritares përmalluaeshëm


Dhe ëndërron në hije t’saj.
Në kështjellë qan mjerueshëm
Syt e tij mbushen me vaj.

764
63. Endësja

End lumninë o vashëz,


Vashëz duarartë
Lodhje s’njeh ti kurrë,
Ndaj për ty jam krenar!

A e di se drita ime moj syzezë,


Ti je vetëm ti.
Bashkë lodronim dhe vallëzonim
Kur në shkollë venim ne të dy

I: Vashë o vashë, pse s’më thua


Pse tani nuk rrin me mua?
Unë si dritën ty të dua ,
Lule në freski. :I

O, o o o o o vashëz-o
A e din ti kush të do?
O, o o o o o duarartë
Midis shoqeve e pare!

Plot gëzime, ëndërrime,


Shkojnë vitet një nga një.
Edhe mallin pa ngurrim,
Na shtojnë neve përgjithmonë.

Vashë o vashë
Pse s’më thua
Pse tani nuk rri me mua?
Unë si dritën ty të dua
Lule në freski.

O, o, o vashëz-o…

765
64. Të dua o det

O det të dua kur çelë në ty agimi


Me t’parën puthje më çmon, dhuron
N’breg tëndin në zemër m’vërshon mu’ gëzimi
O det i thellë sa më përmallon.

E du, trazimin tënd të pafashitur


E shtrirë magjepse me hovin tënd blu.
I: M’i dhe dritë o jetës
Një këngë t’flakt m’i hartu’
Me grishëë zani i jetës
Një yll të zjarrtë unë me këndu’ :I

A, a, a, a, a, a, a, a
A, a, a, a, a, a, a, a
Një yll të zjarrtë unë me këndu’

I kaltër, si sytë e vashës sime


Pa fund i gjërë si kjo pranverë e re.
Se ti më jep gëzime
Dhe palmat të sjellin frymëzim.
Andaj zemra ime
Të do ty o det, deti im!

A, a, a, a, a, a, a, a
A, a, a, a, a, a, a, a të do ty o det, deti im.

Si vet lumturia
Në jetë së bashku në atëdhe
Gjithmonë ndër këngë të mia
I jonë i kaltërt o det!

766
65. Gjyshes

Sot një këngë do këndoj,


Veç për ty, o gjyshja ime.
E di mirë dhe s'e harroj
Të shkaktova shumë trazime.

Këngën time ta kushtoj.


E të falur të kërkoj,
Për shumë faje e gabime,
Net pa gjumë e mundime.

Ti u zbardhe, gjyshja ime.


E çdo vit një rrudhë shton
Sa kokëçarje, shqetësime
Sjellja ime të shkakton.

Por ti je gjithnjë e mirë


Edhe fajin shpejt ma fal
T'jem e urtë unë kam dëshirë,
Porse vrullin dot s'e ndal.

Kur fëmijë kam qenë një herë


E pranë zjarrit me ty rrinja.
Më tregoje ti atëherë
Shumë gjëra që unë s'i dinja.

Unë dëgjoja gjithë çudi,


Plot kureshtje, kënaqësi.
Dhe sa shumë nga ti mësoja.
Me sa vrull të përqafoja.

Shkuan vitet e tani


S'jam e vogël si atëherë.
Epo gjyshe unë përsëri
Ta prish qejfin nganjëherë.

Por se prapë edhe sot


Për çdo gjë ti më del zot.
E shikimi yt i dlirë
Më jep forcë të jem e mirë.

767
66. E dua vendin tim

Nga këto male sa të zbardh agimi


Dua ta shoh e sodit atdheun
Si ëndërroj plot frymëzim Naimi
Dua ta shoh si zgjohet në hare.

Para sysh më shtrihen fusha t’arta


Brigje kaltrore dhe kantierë
Shtylla të çelikta, pisha të larta
Porsi roje që s’flen ndojherë.

N’rrugë të jetës kaluam shtigje


Dallgë e maja, o atdhe!
Ndaj zgjohem plot gaz në vegime
Zemra më rrah o toka ime për ty
Andrrën më t’buk’rën andërroj.

Dhe ngjallem për ty nër vegime


Ngjallen përsëri ca kujtime.
Zemra më rrahë o toka ime për ty
Kangën ma t’bukur këndoj.

Ref.:
Bari i njomë sa mugulloi nga toka
Mali lartë mbushet me dëborë
Si rrëfim nga zemra ç’më buroka
Melodi e vendit arbëror.

N’rrugë të jetës kaluam shtigje


Dallgë e maja o atdhe!
Ndaj zgjohem plot gaz në vegime
Ndaj gëzimi gjithmon kënga ime
Zemra më rrahe o toka ime për ty
Andrrat më t’bukra andërroj.

Dhe ngjallen për ty në vegime


Ngjallen përsëri ca kujtime.
Zemra më rrah o toka ime për ty
Këngën më t’bukur këndoj.

Ref.:
Bari …

768
67. Nën kurorën e ullirit

Nën kurorën e ullirit


Shtrydh një valë të rrjedhin lot
Ranë lotët e mi në dhembje
Në zemrën tonë.

Përtej fshatit në të dalë


Niset rruga e kurbetit.
Përmbi brigje përmbi valë
I rrinte si plagë deti.

Kjo shami e nënës e larë o me lot


Priste vajza, dhimbje ndjente thellë në tokë.
Ikën ditët, vitet, shokët na lanë
Drita e lirisë rreze hodhi anë e mbanë.

Nën kurorën e ullirit


Një grusht dhe në dorë kam marrë
Dhe më ngjan o si floriri
Toka e shtrejtë.

68. Ajo është lule


Dallëndyshe bukuroshe
Ti Rozafën e kalon.
Brigjeve kah rrjedh Buna
Falëmeshnet asaj i çon.

Mu si vesa do të duket
Kur në punë shkon e vjen.
Po do t’thuesh moj dallëndyshe
Jam një lule shend e verë.

Ndaj të lutem me ca fjalë


Përshëndetma buzagaz.
E rrëfeje se një zemër
Për ty rrah orë e cast.

Ref.:
Ajo është lule
Shoqen nuk ia gjen
Bukurinë e shpirtit
Syri ia rrëfen.

Ref.:
Ajo është…

769
69. Kur të kam pranë

I: Nëpër lëndinat plot me hijeshi


Kullosnin qingjat në livadh t’njomë.
Dhe bariu fyellit ia thotë plot gaz e ëmbëlsi
Që natyra plot me lule është qëndisë. :I

Ref.:

Atje burimi i ujit si kristal


Ia merr bilbilit ëmbël melodinë.
Me gëzim pranverën ne e përqafojmë, sa bukuri!
Me aroma lule plot dhe zemra rrah kaq fort.

Ti eja vashë bashkë të këndojmë


Natyrës s’bukur ne t’i përgëzojmë.
Neve zemrat t’i bashkojmë dhe t’lumtur të vallzojmë
Për të ardhmën tonë të bukur t’kuvendojmë.

Na qesh ne jeta plot me dashuri


Dhe afër njëri tjetrit do të rrimë
Dhe së bashku eja zemrat t’i afrojmë, sa mrekulli!
Ti e dashur mos loto, për lumturinë veç mendo.

Ref.:
Atje …

770
70. Dielli i verës
Dielli i verës ja po zbret nga qielli
E puth detin n’perëndim.
Vapa përshkoi tash dhe fshatin
Gjithçka duket si n’agim.

Flladi i lules, luleve verore


Ndër fytyra na lëmon
Kjo aroma e përshkon barin
Sa kujtime po n’a zgjon!

Ref.:
Po na thuaj shoqe, hajt tregona një
Hyn në zemër trimit ngriti një fole
Tek po korrnim grurin tek po lidhnim duaj
Atje edhe zemra gjen ngushllim.

Kur u lodhëm, kroi jonë i dashur


Na shuan etjen dhe na çlodh.

Ref.:
Po…

71. Eja t’pres me padurim


Kur hëna del e gjethet shushurijnë
Nga flladi i mbrëmjes plot me ëmbëlsi
Përpara syve m’duket sikur vijnë
Dy sytë e tu, t’ëmbël syt e zi.

Ref.:
I: Eja t’pres me padurim
Mos u vono!
Ngushllimi i shpirtit tim
Eja t’pres mos më harro! :I

Nga gjiri i madh këta yj’ të që ndriçojnë


Fytyrat më të mira.
Je larg nga unë, je larg kujtesa ime
Kjo zemra ime veç rënkon.

Ref.:
Eja …

771
72. O i miri i nënës

O i miri i nënës, trëndafil me erë


Mbyll syrin e vogël, gonxhe në pranverë
Sot je i vogël, flij bir sa më shumë
Se s’të don atdheu nesër të pagjumë.

Ref.:
I: Rritu dita ditës o pëllumb i djepit
Lësho rrënjë të thella si llastar i plepit.
Rritu dita ditës o grusht si vetëtima
Se toka do krehur, pushka kërkon trima. :I

Si zogu i shqiponjës të çash në furtunë


Ballin edhe gjoksin dhe atë kur fryn më shumë.
Rritu ti i pastër si pika e vesës
Se të don atdheu trim dhe të besës.

Ref.:
Rritu..

772
73. Nusja e maleve

Rreth e rreth shtat vitesh


E veshur si nuse Shotë o yll i bukurisë
E sa shpejt pushoi sharkia e lodra
Ëndërr mbet për ty, jo dhe nusëri
Nina-nina pranë djepit këndove
Pushka të kërkoj moj burrneshë.

Ref.:

Ndeze fushë e tunde mal


Ndaj dhe pushka kurr s’t’u ndal
Mes trimave si vetëtima
Shota lëshoi kushtrim: E he e, e, e, e, ej!

Tan vatani tym e flakë


Ti si yll o
Ti flamur moj ngrite lart.
Hyre ti n’mes këngëve
Shotë moj bijë e maleve
Dhe mbete nuse e maleve.

Trima legjendarë
N’mes plagëve kujtoj kur qëlloje mbi krajli
Ty të lumtë moj bijë se faqen na z’bardhe
Pushka jote e re shkrepi për liri
Nuse e maleve ty trimat të thirrën
Histori të rrallë shkrove.

Ref.:
Ndeze …

773
74. Ti qeshu gëzuar e dashur

Si hijet po ndritim, e era


E freskët lëviz, ledhatare.
Ne ecim në rrugët e blerta
Hareja prej zemrës buron.

Oh buza gjithnjë pëshpëriti


Për jetën gjithë ambëlsi.
Ndër gjethe që t’përshpërisin
Me puthje, me plot dashuri.

Ref.:
Ti qeshu gëzueshëm e dashur
Eja te unë fluturim.
Fluturim m’sjell dashurinë
Dhe zemrat na i mbush me gëzim.

Unë dua që në buzët e tua burbuqe


Të ngreh gaz e gjithmonë ndër ty.
Të ardhmen ta shoh, o lulëkuqe
Pas pak në gaz presim gëzim.

Së bashku në jetë do t’kalojmë


Pranvera ime je ti.
E dashun sot zemrat na vlojnë
Pa dashje po rrahin gjithmonë.

Ref.:
Ti …

774
75. S’di se përse

S’di se përse, gjumi natën nuk më zë


Ti dhe vetëm ti, gjithnjë në mendje më rri.
Ti eja pra, xhani m’u dogj flakë e zjarr
Ti e vetëm ti, gjithnjë në mendje më rri.

Atë natë t’pranverës kur të pashë


Zemrën menjëher unë ty ta dhashë.
Gëzim nuk gjej ngado të shkoj
Vetëm pranë teje dua të rroj.

Ref.:
Të lutem falmi sytë e shkruar
Që si prush janë tuj përvlu’.
Pas syve t’tu jam dashuruar.
Dhe s’po mundem me duru’.

Qerpiku yt i rëndë
Më jep gëzim e lumturi
Shikimi i syrit tënd
Zemrën ma mbush me dashuri.

Ref.:
Të lutem falmi sytë…

775
76. Të lumtur jemi ne

Si yjet plot shkëlqim


Me t’bukrin vezullim
Po ndrisin vashë në mu’.
Sytë e tu.

E hëna nëpër re
Lulishten po ndriçon.
Dhe lumturi për ne
Na dhuron.

Ref.:
I: Të lumtur jemi ne, së bashku ne punojmë
Dashuria jonë në punë n’a ndihmon.
Plot gëzim edhe hare, lum kush sot dashuron
Se jeta jonë e re, po lulëzon. :I

Sa herë që jam me ty
Pse zemra më rrah fort?
Dhe kur më shikon me sy
Nuk di ç’do.

E di se m’dashuron
Dhe unë i yti jam
Me buzën gaz gjithmonë
Ta kam thënë.

Ref.:
Të lumtur …

776
77. Kitarës sime

Të vegjël ishim
Kur u takuam.
Dhe ngase nuk denim,
Ne u dashuruam.

Por dashuria
Nuk lumturoi.
Oh Perëndia
Kështu na dënoi.

Vajto kitara ime


I: Vajto për shpresën time :I
Që iku e më la.

Iku djali fluturoi


I: Një tjetër e dashuroi :I
Dhe mua më harroi.

Kitara ime vajto


Për dashurinë që u shua.
Bjer si n’mjerim e mos pusho
Ti vetëm më mbetesh mua.

Iku edhe njëherë


Në vend të huaj.
Më la të mjerë
Prandaj po vuaj.

Aspak s’mejtove
Kohën e shkuar.
Aspak s’mejtove
Që më le pas.

777
78. Dashuria jonë

N’mëngjes heret kur zgjohem


Dhe tok me të një dashuri.
Gëzimin tonë përcjellim
Në rrugë, në rrugë në mijëra sy.
Ref.:
Si zogjtë me cicërrimë
Lodrojnë voglushët në shtëpi
Menjëherë dritaret hapen
Një diell,një jetë një kaltërsi

I: Me dashurinë e madhe si det


Që rritet nën qiellin pa re.
Me ëndrrën në jetë ngarkuar të dy
Me gaz e plot dritë jemi ne. :I

Në krahun tënd mbështetem.


- Tek unë, tek unë mbështetu ti!
Dhe dora mbi fëmijën
E ndien të ardhmen tonë me lavdi.

Ref.:
Si zogjtë …

778
79. Shoqet tona ilegale
Netë të gjata ditë pa diell
Përmbi sy çarçafi nxirë
Pyesnin o shoqet e mia:
- Ç’ngjyrë vallë kishte liria?
- Është e kuqe, - unë ju thonja.-
Porsi prushi i zemrës-o.

Ref.:
Në çdo prag në çdo kasollë
Hyni dilni porsi yje
Ilegale iu dha emrin
Vite që s’harrohen kurrë.

Netët s’qenë aq të gjata


I shkurtonin krismat tona.
Tak, tak, tak zgjonte nga qendra
Hapet porta, hapet zemra
- Hyni bija, ju past nana!
Zjarrin ndezur mbaj për ju.

Ref.: Në çdo…

80. Pse kështu të sëmurë ti më le


I: Vjen pranvera dhe si ngahera
Çelin lulet, zogjtë çlodhen
N’çerdhe t’veta plot dashni.
Ktheu dallëndyshe, moj bukuroshe!
Pse larg qëndron nga çerdhe e jote,
Larg qëndron, ti larg qëndron? :I

Ref.:
I: O moj vashë, o vasha ime
Pse kështu të vetëm të sëmurë ti më le?
Kur unë donja paqë e gëzime,
Kur në mu’ çelin ëndërrime
Ti stuhi e erë më dhe. :I

Lere zemrën të dashurojë


E letrat të mos pushojnë
Ditë e natë për dashuri.
Zemra, zemrën le t’ kërkojë
Me gaz e shpresë të pres
Të vish te unë gjithmonë o bukuri.

Ref.: O moj …

779
81. Më do apo s’më do
I: Ti loz e qesh me mua si një fëmijë
Më ndez në zemrën time një zjarr të ri.
Një zjarr të thellë që shpirtin ma shqetëson
Ç’ke vashë që më ngacmon? :I

I: Vjen e ikën, plot lajka ke


Moj e bukura çapkëne je!
Me shikim e fjalë mos më mundo
Thuaj m’do apo s’më do? :I

Me sytë që shkëlqejnë ti më shikon


O sa shikime t’ëmbla ti më dërgon.
Një natë të mos më shohësh zemrën m’kërkon
Sikur më dashuron.

Ditë e natë pranë meje qëndron.


Të të puth ti kurrë s’më lejon.
Me shikim e fjalë mos më mundo!
Thuaj m’do apo s’më do!?

A, a, a, a, a, a

I: Thuaj m’do apo s’më do? :I


Thuaj m’do apo s’më do?

- Të dua, por mos trego!

82. Ti përsëri ke me u afru’


I: Ti, përsëri ke me u afru’
Përsëri ke me andrru’
N’krahët e mi moj vashë! :I

Ti, vetëm ti për mu’ je shpresë


Ti mëngjesit i jep vesë
Vjollcat i freskon.

Vashë, ti ushqen frymëzimin tim


Ma mbush zemrën me gëzim.
Oh ta dish sa t’dashuroj!

Për ty ditë e natë unë mendoj.


Për ty që aqë shumë të adhuroj.
Përse, nuk afrohesh me nxitim?
Përse nuk po kthen o shpirti im?

780
83. Grurë dhe këngë

O erdhi bilbili, o erdhi në lëmë


Tak më bëri zemra kur i ndjeva zënë
Dhe shoqet më panë dhe me bisht të syrit
Ç’u përzi me grurë, kënga e bilbilit

I: Na, na, na, na, na, na, na, na, na, na, na, na, na :I

Ref.:
O erdhi bilbili o erdhi në lëmë
Shoqet mbledhnin grurë, unë ndjellja këngë
E nuk di ç’më gjeti, e nuk di ç’më zuri
Dhe u bëra kuq-ë, kuq-ë si purpuri.

Lozim plot me grurë, grurë edhe këngë


O bilbil i dashur pse erdhe në lëmë
Tani vajzat sytë tek unë shpesh i këthejnë
O sikur ta dinja ku e ke folenë.

Në zemër folenë e ke thurrur vetë


O bilbil i dashur pse s’më lenë të qetë
O ç’dasëm do bëjmë, o ç’dasëm në lëmë
Shoqet mbledhnin grurë, unë ndjellja këngë

Ref.:
O erdhi…

781
84. Kroi i fshatit tonë

I: Kroi i fshatit tonë


Ujë i kulluar.
Ç’na buron nga mali
Duke murmuruar! :I

Ref.:
Venë e mbushin ujë
Vashat anë e mbanë.
Cipëzën me oja
Lëshuar me një anë.
Cipëzën e bardhë,
Cipëzën e kuqe
Qafën si zambaku
Buzën si burbuqe.

Kroi i fshatit tonë


Ngjyrë argjendi lyer
Që nga rreze mali
Ç’na buron rrëmbyer!

Ref.:
Venë…

782
85. Ti m’ke braktisë

T'kujtohet ty pranvera
T'kujtohen ty nga hera
Puthjet plot pasion
Kjo zemër i kujton.
Kur gjethet do të bien
Të vyshkuna mbi dhe
Atëherë kam me besue
Se sa i pabesë ti je.

Ref.:
Ti m'ke braktisë
T'qofshin haram ndjenjat e mia!
Se larg dashnisë
Lindi në zemër pabesia.
I: Ke me u pendue,
Por atëherë ka me qënë vonë.
Dhe tuj lotue
Do t'bjen ndërmend dashnia jonë. :I

Tani lulet e verës


Nuk kanë ma hijeshi.
Tani dhe zemra ime
Nuk rri dot pa dashni.
Por ja dhe gjethet ranë
Të vyshkura mbi dhe.
Tani kam me besue
Se sa i pabesë ti je!

Ref.:
Ti m’ke braktisë…

783
86. O e bukura More (Arbëreshe)

O e bukura More,
Si të lash
E ngë t’pash!
Atje kam zotin tat,
Atje kam zonjën mëm,
Atje kam tim ua.
O e bukura More,
Si të lash
E ngë t’pash!

Versioni që këndohet

O e bukura More,
Si të lash
E nuk të pashë!
Atje kam zotin tatë,
Atje kam zonjën mëmë,
Atje kam tim vëlla.
O e bukura More,
Si të lash
E nuk të pashë!

784
87. Dashnor t’u bana

Dashnor t’u bana


Unë ty moj lule.
I: Rrezet si hana
N’zemër m’i ngule! :I

Prej larg m’shikjoje


Si rrezja e diellit.
Kur m’u afrove
Si engjëll qielli.

Tuj kja po m’rrin


M’ka lodhë dashnia.
T’keshë moj mirësinë!
T’ru’jtë Perëndia!

Ref.:
Të gëzojmë se erdh pranvera përsëri!
I: Përmbi t’gjitha lulet tjera
Bashkë me ty moj drandofille
Do të rri. :I

Sa kohë ka që s’jemi pamun,


N’këtë pranverë?
Mos më rri pra k’shtu tuj kjamun
Avitu o mori lule, të marr erë!

Mos t’na shkojë moj drandofille,


Kjo pranverë!
Për mi t’gjithë lulet ke çilë
Hajde ti moj drandofille, të marr erë!

785
88. Të dashuroj

Të dashuroj!
Jeta për mu është e qeshur, e gëzuar
Zërin tënd sa herë dëgjoj
Të dashuroj!

Ti je imi unë jam e jotja


Për tërë jetën kurr s’do t’mundem
Të harroj.
Të dashuroj!

Do të mendoj vetëm për ty


Për ty ëndërroj vetëm për ty.
Pra të betohem, përgjërohem për çdo çast
Të dashuroj!

Pa më dëgjo:
Përse ti heshtë?
Përse ti,
Zemrën m’a copton?

Më fol pra një fjalë, djal i dashur


K’saj zemre që digjet zjarr!
Një puthje ma fal djal i dashur!
Dhe po nuk m’a dhe do t’a marr.

Këndoj për ty
Shpresën time përgëzime
Ditëve t’mia për lumturi.
Që kurr s’të harroj, do t’këndoj…

786
89. Postieri i gëzuar

Ja letrën shoqe që ti e ke pritur


Për të më pyesnje dita përditë
S’e di çfarë shkruan, se di çfarë thotë
Por ndiej se brënda një zemër ndrit.

Ref.:
Lajme t’buk’ra sa të doni
Tuba tuba letra plot.
Puthje t’ambla sot për ju
Por nga’jhera edhe lot.
Shpërndaj letra me shpejti
Pa përtim unë shkoj kudo.
Se sa fort në përgjithësi
T’mirën tuaj zemra ma do.
Posta!

Ja edhe ty nanë djali të shkruan


N’ushtri me shokë shkon mrekulli.
Dhe ti moj motër mos u helmo!
Nuk t’harron vllau, ai prapë të do.

Ref.:
Lajme …

Dhe ti çapkëne shum letra merr


Kujdes në t’shkruar mos shti ndo’i sherr
Dhe ti, kryelarta që shkon ndonjëher’
Ia dogje zemrën k’tij djalit t’mjerë.

Ref.:
Lajme …

787
90. Me sa mall kujton kjo zemra ime

Me sa mall kujton kjo zemra ime


Koh’n e bukur të rinisë që shkoj.
Ver’n e parë të dashurisë sime
Syri yt kur zemrën m’a kërkon.

Shkuan ditët bashkë më s’u pamë


Dashuria mbeti n’ëndërrime.
U harruan puthjet, puthjet plot pasion
Por prap të kërkon sot shpirti im.

Ref.:
Vjollcë e kishe emrin
Dhe unë si lule t’mbajta n’gji.
N’kopshtin e stolisur
Lulja më e bukur ishe ti.
K’ndoj për ty o vashë
Për dashurinë e parë që s’e harroj!
Për ditët që shkuan
Një mall i zjarrtë sot më pushtoi.

Me sa mall kujton kjo zemra ime


Koh’n e bukur të rinisë që shkoi.
Ver’n e parë të dashurisë sime
Syri yt kur zemrën ma kërkon.

Shpesh unë kam shpresuar që një ditë


Do të gjeja lule si për natë.
Mbylla sytë e ndjeva se humba çdo shpresë
Vet i dyti ah, ty kur të pashë.

Ref.:
Vjollcë …

788
91. Jeho kangë

Jeho kangë, jeho heeej


O për dashni një kangë du’ me këndu’ hej!

O kangë jeho, plot gaz jeho!


Te djali shpejt flut’ro, uha!
O kangë jeho, plot gaz jeho!
I thuaj se një vajzë fort të do!

Çka ka zemra, s’e thotë goja


Hej, more hej!
Si t’i them atij të dua s’dij as vet
Jo nuk e dij as vetë.

Të lutem fat afrohu njashtu


Se me gjithë shpirt unë jam dashuru’.

Jeho këngë, këngë jeho!


Sa më shpejt flut’ro, uha!
Të lutem fat afrohu njashtu
I thuaj se një vajzë fort të do
Një vajzë fort të do!

Jeho kangë, jeho!

789
92. Valsi i lumturisë

La, la, la, la, la, la…

Sa kënaqësi kur ndëgjoj


Valsin tonë në këtë pranverë.
Ai përsëri po n’a fton
Të vallëzojmë si atëherë.

Ref.:
Bashkë me pranverë
Dhe ti lulëzojmë
Lulet plot erë
Që në shpirt më gjallërojnë.
Vals o vals ti jeho!
Mbi të bukrin atdhe.
Fushat tona i përshkon
Ku shpërthen jetë e re
La, la, la, la, la…

Ne një vals na bashkoi


Dhe na fali lumturinë.
Tingujt sot kur ndëgjoj
Dhe kujtoj prap rininë.

Ref.:
Bashkë …

790
93. Si mimozat që çelin

Si mimozat që çelin, pra çelu ti


Lozonjare mos rri gjithnjë!
Se pranvera s’ka vlerë, jo, jo nuk ka
Për një zemër që s’ka dashni -
Ndaj çelu ti.

Ref.:

Eja ti, eja ti, porsi diellin të pres ty


Si një gaz, si një gaz më je ti.
Mos ke frikë, eja eja mos vono!
Mimoza çel njëherë, pra mos ngurro!
Eja ti, eja ti, porsi diellin të pres ty
Eja ti, eja, eja, eja, eja mos vono!

Kur unë pranë të dua, ti pse nuk vjen?


Pse moj vashë, kur ti më do?
Kur t’rri larg vog’lushe, pse më vjen pas?
Lozonjare pse më kërkon,
Kur ti s’më do?

Ref.:
Eja …

Ty në kopshtin e jetës të zgjodha unë


Lozonjare të dua shumë.
Dashurinë e pastër e shoh ndër sy
Pra afrohu vog’lushe ti!
Të rrojmë të dy.

Ref.:
Eja …

791
94. Këndoj

Kujtoj një kohë plot trishtim


Kujtoj një kohë që kaloi.
I: Dhe vitet që shkuan
Ndërmend m’u sjellën tani. :I

Sa vite të trishtuara
Atë jetë që shkoi, që shkoi
Që shkoi, që shkoi!

Tani shpërthen gëzimi, gëzimi


Në shpirt e kudo
Dhe etja për jetë, etja për jetë
N’zemër këndon.

Si lisi që gjethe lëshon përs’ri


Përtrihem dhe vet këndoj tani
Këndoj për botën e re
Për jetën që sot gëzojmë, këndoj…

95. Do të vij një natë o me kitare

Do të vij një natë o me kitare


O në dritare.
Që të zgjoj nga gjumi ty
Moj ziliqare.

I: Bashkë me kitare do të vij e të këndoj


Dhe nga gjumi i ëmbël ty engjëll do të zgjoj.
Do të vij një natë o me kitare
Të të tregoj, sa shumë të dashuroj. :I

792
96. Një lules

Mes lulesh të tjera


Që vadisnja në kopshtin tim
Një lule në zemrën time
Mbetnje lule si kujtim

Ref.:
I: Mos janë vallë pika vese?
Mos janë vallë yje nate?
Ah këta sy që m’xixëllojnë
Jo nuk mundem t’i dalloj. :I
Tash lulen ta shikoni shokë
Të ç’thurur, por nuk guxoj
T’afrohem, ta prek dorën ty
N’atë lule fort s’guxoj.

Ref.:
Mos …

793
97. Ç’është dashuria

Dua ta di, o miqt e mij


Ç’është dashuria?
Është gëzim, është hidhërim
Që të shqetëson? Hej!

Lot dhe gaz ke në çdo çast


Dhe shum fshehtësira.
Herë të mundon, herë të gëzon
Vallë, kush më tregon?

Ref.:
I: Nuk më tha, jo, jo, gjer tani
Se gjen dot jo, jo, asnjeri.
Ndaj e pyes përsëri:
Ç’është e ëmbla dashuri? :I

Zjarr apo mall? Ç’të jetë vallë?


Kush di të më thotë?
Pa dashuri as unë, as ti
Nuk jetojmë dot.

Po për çudi që asnjeri


Pyetjeve t’mia s’iu gjegj
Nuk iu përgjegj as mirë as keq
Ç’është dashuria?

Ref.:
Nuk më tha…

Kush e di, kush e di?


Kush e di, kush e di?

794
98. Vetëm një “po” n’a lidhë

Drejt nesh u shtru’ e ardhmja


Plot e mbushur me shkëlqim.
Në sy mbesim me shpresë
Pas qëlluam ne të dy.

Dhe duart duke u dridhur


Atë çast kur i shtrënguam
Në shpirtin tonë lindi
Një tjetër gëzim.

Të pyetën: “E do?”
Më pyetën: “E do?”
I: Vetëm një “po” na lidhi
Të dyve ne përjetë.
Filluam dashurinë -
Bashkimin tonë
Një tjetër gëzim. :I

795
99. Zemrat djaloshare

Mbledhur vashat janë në krue


Njena diell e tjetra hanë.
Shpirt e zemër si mjaltë gatue
Me ngapak lakmi.

Qeshin vashat ledhemadhe


Gushë e gjij stolisura.
Pa mendo se çfar sorkadhe
Që ta ndezin zemrën zjarr.

Ref.:
Shkojnë trimat mbushë me zjarr
Zemër e tyre flakë shëndrit
Humbet dielli dalngadalë
Por nuk shuhet flaka në gji.

Qeshin trimat zemërdridhun


Si qesh ujët në burim.
Si qesh ti atdhe i lirë
Fort qesh ky shpirt i im.

Qeshin zemrat djaloshare


Gëzohu, gëzohu o rini.
Dashuria më bujare
Le të digjet flakë e t’shndritë.

Ref.:
Shkojnë …

796
100. Valësi i rinisë

Mësuam së bashku n’fakultet


Pranë qëndruam për katër vjet.
Dhe si kujtim n’zemër ka mbetë
Valësi i rinisë.

Për ditë pranvere plotë ëmbëlsi


Muzgje dimërore plot lehtësi
Për ndjenja tona vlon përsëri
Valësi i rinisë

Ref.:
Eja sonte mike e dashur
Të vallëzojmë deri vonë.
Nesër ndahemi, por valësi
Do t’na shoqërojë gjithmonë.

Në vende të ndryshme neve do t’shkojmë


Në vepra t’reja do të punojmë.
Si gjë të shtrenjtë ta kujtojmë
Valësin e rinisë

Ndoshta do rrijmë sapo kam falë


Malli të dyve ka për t’na marrë.
Atëher t’këndojmë me afsh e zjarr.
Valësin e rinisë

Ref.:
Eja …

797
101. Këputa trandafilin

I kujtoj unë ditët


Ato ditë me ty.
E kujtoj harenë
T’bukur melodi

Ref.:

K’puta trandafilin
Por kujt t’ja dhuroj?
Je diku larg meje
Tjetri t’ledhaton.

Pa prit’ erdhi dita


Më lë në vetmi.
U tretën ditët tona
Për t’ëmblën dashuri.

Ref.:
K’puta …

102. Çapkënja

I: Do të shkosh të rrotullohesh
Në mes të gjithash ti të dallohesh
Dhe të rinjtë me mejtime të shikojnë
Afrohen dhe me fjalë t’ngacmojnë. :I

Ah çapkëne, aman moj çapkëne


Voglushe pse m’je kaq e pa shpirt
Ah çapkëne, ah moj çapkëne
Falmi mu’ pra bukuroshe e gjithësisë,
Ata sy që skllavërojnë
Kurdoherë që më shikojnë.
Falmi buzët se m’a ndezën zemrën zjarr!
Ah çapkëne, oh moj çapkëne
Asnjë tjetër, përveç teje s’du’ me marrë.

798
103. Sillma erën e malit

Ej, sillma erën e malit


Vashë e mir-o
Bashkë me cucat e Malësisë
Je rritur-o.

Ref.:

Me shami lidhur për gushë


Je hijeshu’.
Si shkëlqim i diellit po të pres
Lule flladi në pranverë.
Ndalu vashë o njëherë
Moj gojëmbël-o!
Porsi diellin po të pres
Vashëz-o, e mir-o
Të dua përgjithmonë!

- Ej, ku kalove verën-o?


Vashë e mirë-o!
Shtrova shinat o djalo
Buzë malit-o!

Ref.:
Me shami …

799
104. Një ditë t’bukur kur të pashë

Një ditë t’bukur kur të pashë


Rrugës tuj kalu’
Fryn murlani në zambak
N’zemër tuj k’nu’.

Se dashninë ta dhurova
Për jetë në zemër do t’kam
N’trandofile ty të zgjova
Jo kurr s’do t’harroj.

Qenke lidhur n’dashuni


Mori cucë e njomë.
Eja gjeje lumturinë
Veç një kohë qëndro.

Jetë e lumtur po na pret


Eja t’vejmë kurorë!
Si dy lule në pranverë
S’bashku do t’jetojmë.

105. Kur më del moj si një hanë

Kur më del moj si një hënë.


E bukur sa s’është e thënë.
I: Pse të tërat i harrove
Dhe pa shpresë në shtrat u shtrove. :I

Kur del hëna ty t’mendoj.


Me njata sy porsikur zjarri.
Dashurinë sa herë kujtoj
Prej mallëngjimit m’shpërthen vaji.

Afrohu moj vetullhollë


Sa t’i them nja dy-tri fjalë.
Mos më lë kështu të mjerë
T’arratisur nëpër male!

800
106. Një natë n’bregdet

Ma bukur se dita është nata në bregdet


Kur yjet dhe hana mbi ujë pasqyrojnë.
Ja varka me vela si njalë po rr’shqet
Mbi valët ritmike, mbi detin e pafund.

Një natë n’bregdet


Mu në plazh të vendit tim.
Jehon një këngë
Me shumë mall e dashuri.
I: Nata n’bregdet
Vesh natyrën me stoli.
Zemrat përtrin
Dhe i mbush me dashuri. :I

Në qiellin e bukur, në detin e pafund


Në valët ritmike në t’gjërin horizont
Në varkën e largët në plazhin e thellë
Dëshirën për jetën në ty e ndjejë n’çdo vend

Ref.:
Një natë …

801
107. Jam i lodhur ndër vajtime

Jam i lodhur ndër vajtime


Dhe vetmia m’ka kaplu’
M’asht mbush zemra me idhnime
Dhe s’po mundem me duru’.

Ref.:

Flej ti flej, o vashë e re


Edhe hana s’po perëndon.
Mos besofsh moj të baj be
Për së gjalli s’të harroj.

A mban ndërmend kur t’putha, shkova


Pik së pari unë o i mjeri.
Në Tiranë ushtar qëllova
S’pate besë dhe më trathtove.

Ref.:
Flej…

Një letër që ta shkrova


Të kujtoj me dashuri
Fjal’n e dhanë s’e besova
T’rri me tjerë, por në vetmi.

Ref.:
Flej…

108. Letrën

Me dorë dridhur hapa letrën


Ti oj vashë më kishë shkru’
M’u betove - njëherë tjetër
Kam me t’dashuru’.

I: Ti më shkrove se prej mall’ngjimit


Shpejtë të dashuroj.
Ti më the se prej gëzimit
Lumturia na bashkoi. :I

802
109. Kthjelltësi e lumturi

Shikoj diellin që po agon


Shijoj aromën që kundërmon
Të lumtur së bashku këtë ditë të re
E presim ne

Ref.:
Jo, lumturia s’dhurohet!
Nuk falet, por fitohet!
Jo, as dy zemra nuk bashkohen
Kur ata s’dashurohen.

Por, lumturia e dash’nisë s’vërtetë


Ka qenë gjithmonë e do të jetë
Kur zemra, sytë flasin vetë.

Ref.:
Jo lumturia …

110. Zgjodha njeriun

Kur isha vajzë e re gjithmonë ëndërroja


Për djalin tim, vallë si do t’ishte
E doja t’ishte një djalë i qeshur
Dhe sytë bojë qielli t’i kishte.

E doja djalin të ish i bukur


Me flokë të zeza djalin e doja.
Sa shumë portrete nga zemra fshinja
Dhe sa të tjerë unë ndërtoja.

Erdhi një ditë dhe djalin e zgjodha


Çudi,vërtet sa çudi!
I: Dhe s’kish as emrin që unë doja
Dhe s’kishte as flokun e zi. :I

I: Tani më vjen të qesh me veten time


Kur sjell ndërmendje, ëndrrat, rininë.
Harrova flokët, sytë dhe emrin
E mbi të gjitha zgjodha njerinë. :I

803
111. Tango e trëndafilave

Ah, një natë e prillit qe


Dhe qielli ish pa re.
Kur vajza doli
Dhe lule mblodhi.
Ato që donte zemra e saj
Eja ndëgjo bilbil
Merr trëndafil
Për ty e mbaj
Ashtu pra i këndon
Djalit që dashuron.

Ref.:
Eja pra dhe merr lulet e mia
Mos harro, dije që dashuria
Lulzon, çelet, si trëndafili mbetet
Por dhe si trëndafili vyshket.
Ah, eja se të pres!

Po një ditë e keqe vjen


Dhe hidhërimin ndien
Vdiq dashuria
Shkon lumturia.
Dhe trëndafili u vyshk, u tha
Vajza gjithë e tronditur
Me lotët t’ikur
Pa shpresa qan
Të dashurin kërkon
Të shkuarën kujton.

Ref.:
Eja …

804
112. Dashurisë

Atë ditë që të pashë


Gjithnjë unë e mallkoj.
Me të parë ty të njojta
Edhe kurr s’të harroj.

Syçkat e kaltra kur t’i pashë


Dhe qepallat që m’i vërvite
Kryet posht se ç’e lashë
Se në zemër më godite.

As që ka, as që të do ketë
Më të keq hidhërim.
Përveç dashurisë së fshehtë
Që s’ju gjetka dot shërim.

Ngado që vete, ngado që shkoj


Ty o ëngjell po të pres.
Nga goja jote të dëgjoj
Që të rroj apo të vdes?

113. Do të shkrihem të venitem

Do të shkrihem,të venitem
Si kandili kur s’ka vaj.
Baltë e pluhur do të bëhem
Të më shkel’një këmbë e saj
E të prehem duke puthur
Atë këmbë pasandaj.
A s’më thua, ç’ke me mua?
Pse të dua paskam faj?
Pse heq unë hidhërime?
A në vdekça ti mos qaj!
Vdekja ime s’të prishë punë,
Haj e zeza jetë, haj!

805
114. Rrjedh në këngë e ligjërime

O fort po ndrit ai diell!


Dhe burimi këngët lugjeve i përcjell
O fort po ngroh ai diell!
Edhe trimat nëpër mend m’i sjell
Që t’i përkëdhel
Nga ky diell i kohës sime
Ndrisin shekujt ndër agime.
Edhe pushka e shqiptarit zjarr
Flakëron,

Ref.:
I: O ku ka si ti o Shqipëria ime?
O fisnikja përmbi gurë!
Rrjedh në këngë e ligjërime
Ballëlarta me flamur! :I

Hej fort po bjen ai tel


Dhe lahuta tingujt i çon lartë
I përcjell
Hej, fort po bjen ai tel
Edhe trimat nëpër mend m’i sjell
Që t’i përkëdhel.

Nga ky zëri i kohës sime


Flasin shekujt me gjëmime.
Edhe krisma e shqiptarit vjen
Brez mas brez.

Ref.:
O ku ka si ti o Shqipëria ime?
O fisnikja përmbi gurë!
Rrjedh në këngë e ligjërime
O ballëlarta me flamur!

806
115. Buza buzën kur takoi

Sa fort desht t’a kisha pranë


T’i thoshte: - Të dua!
Dhe me te të merrte male
Pëllumb e pallua.

Pa të ngjitej nëpër retë


Pa të zbriste fushës.
Dhe pastaj n’k’të çerdhe t’qetë
Do t’i hidhej gushës.

E kishte parë tek punonte


Ballin të djerësitur.
Kish dëgjuar kur gufonte
Një e psherëtitur.

Të më doje sa e dua
Xhan- i zemrës-o!
Kë të pyet, folm’ o krua!
Vallë ai a më do ?

Ngeli vasha e turpëruar


Trimin kur e pa.
Desh të ikte fluturuar
Por ay s’e la.
T’a kish ëndja zërin e tija
Kur të ligjëronte.
Por kish frikë se mos pusia
Aty pranë përgjonte.

Buza buzën kur takoi


Goja s’tha një fjalë.
Syu i ndezur që flakëroi
Zemrat shprehin mall.

Sy ndër sy duke shikuar


Flisnin sytë vetë.
Që të dy qenë dashuruar
Të lidhur përjetë.

807
116. Moj Arbëri

Në breg pulëbardhat çajnë fluturim


Si zogjtë flutrojnë
Këndoj me mall, me dashuri
Moj Arbëri!

Të parët tanë
Me brengë të lanë
Ende nuk të panë.
Por sot si lule më je ti
Moj Shqipëri!

Ref.:

Valët e detit shkumbojnë


Plot me dallgë bashkë.
Bashkë me shokë në breg kemi dalë
Sa kemi mall, sa deti valë
O moj e bukur Arbëri!
Shikoj nga larg mendoj për ty
O moj e bukur Shqipëri!

Shikoj nga deti, hidhem matanë


Mes dallgësh e stuhish.
Shkuan kaq vite degët s’t’u thanë
Moj Arbëri!

Kjo kënga jonë, për ty përherë


Na djegë si zjarr në gji.
Se zjarri yt ne jemi përherë
Moj Shqipëri!

Ref.:
Valët e detit…

808
117. Lule t’bukra sjell pranvera

Gurrë dashurie je o vashë për mu’


Je burim i lumturisë.
Koh’të më t’bukra me ty kam kalu’
N’kraht e tu tuj u molisë.

Ref.:

Oh sa andrra, sa kujtime
Ka prej teje zemra ime.
Që na i lidhëm mos me u nda
Syri i dhandrit që i ka pa.

Lule t’bukra sjell pranvera


Bashkë me ty dhe gëzime tjera.
Dalim fushash me i shiju’
Unë me ty e ti me mu’.

Sonte hana djal asht tuj ndriçu’


Për shumë t’rinj si unë dhe ti.
Ndoshta me zili është tuj m’shikju’
Veç ta shoh n’dashni me sy.

Ref.: Oh sa andrra …

809
118. Çel si gonxhe dashuria

Erdha tek ti, me dritë në sy


Asnjë fjalë s’fola unë.
Zemrat thanë aq shumë
Zambak i bardhë çeli për ne
Kjo dashuri, e re.

Jo s’e harroj, me mall kujtoj


Lulja thosh: - Lulëzoj!
Zemra thosh: - S’dashuroj!
Si det i gjërë këndoj.
Një jëtë e tërë s’pushoj.

Nëpër shtigje ku çel jeta


Shok i dashur ty të gjeta unë ty.
Moj rini, rini me lule
Ku hedh hapin çelin lulet , ç’bukuri!

Në krahë na mori jeta plot lumturi


Dhe u lind motivi i ri
Vrapo tek unë!
Unë fluturoj tek ti.

Fluturoj, shtigjeve ku ecë rinia


Çel si gonxhe dashuri e re.

810
119. Kthehu pranë meje

Jo, ky zem’rim
Është i kotë për dashuri.
Bashkë ne do t’jemi përsëri.
Ditët e buk’ra s’mundem t’i harroj
Që na dhuruen ne lumturi
Pranvera përsëri po afron.

Ref.:
Pranë meje këthehu!
Oj vashë engjëllore
Një jetë të re t’fillojmë.
Së bashku me këngë
Këtë jetë gazmore.
Të ardhme të lumtur t’ndërtojmë.

Eja të pres, ditë të buk’ra agojnë


Dritën m’përtrije përsëri.
Gonxhen e jetës eja ma dhuro!
Dhe si atëher do t’jem përsëri
Pranvera përsëri po afron.

Ref.:
Pranë meje …

811
120. Takim pas vitesh

Është kjo mbrëmje kaq e ngrohtë


Na ndez zemra të mëdha.
Ja ku vijnë me radhë shokët
Mbas kaq vitesh takohen me mall.

Mblidhen shokët dhe tregojnë


Për qytetin e rinisë.
Ndonse flasin kaq pak fjalë
Kan kaq shumë dashuri.

Ref.:
- Ti më jep adresën tënde
Shok, që pranë të të kem!
- Ti adresën time, shok i dashur,
Ja ku e ke!

Nuk jemi më studentë


Kujtimet ndezur përherë
T’i mbajmë, shoqe dhe shokë
Kudo nëpër atdhe!

Është kjo mbrëmje kaq e ngrohtë


Na ndez zemrat e mëdha.
Ja ku vijnë me radhë shokët
Mbas kaq vitesh takohen me mall.

Do kalojnë vitet radhë


Zbardhësi, aty këtu.
O moj jetë, ne do të jemi
Përgjithmonë nxënësit e tu.

Ref.:
Ti më jep…

812
121. Je e bukur nga të tjerat

Më fal, se s’dua vashë


E shtrenjtë je për mu’.
Të dua shumë
Sa jeta vetë.

Kur t’shoh t’dishrueshëm


Unë ty të bukur t’du’
Në gji mu’ zemra
Më troket.

Kur vjen pranvera


E lulet përsëri çelin bukuri
Unë vuaj ende moj për ty vashë gjithnji.
Një lule qe më e bukur ti.

Ref.:
Por kështu ma s’jem qëllu’
Ty po t’pres me padurim.
Por ta dish o shpirti im
Se sa fort unë për ty po vuej.

Eja, pse larg ti më rri


Ti je e bukur si hyri.
Çel pranvera përsëri
O lule për dashuri.

Në kopshtin tim lulet kanë çelë përsëri


Dhe zogjt ia thonë me ambëlsi
Çdo gja që bahet në këtë verë n’dashuni
Dhe mendjen unë e kam tek ti.

Dhe përmbi lulesh ma e bukura je për mu’


Vashë sy shkëndijë
Ta dish sa fort po vuej e sa të du’
Ti m’dhe të parën dashuni.

Ref.:
Por kështu…

813
122. Këngë për Emin Durakun

I: Në shtrat po dergjet shok Emin Duraku :I


I: Shok Emin Duraku dëshmor n’a ka ramun
Dëshmor n’a ka ramun, për liri është vramun. :I

Mbi kry i rrinte nana vet e plaka.


Nana vet e plaka, digjet por si flaka
Digjet por si flaka, t’birin e vajtojka.

Çohu ti çohu, biri im i dashur!


Rrugës shokët po ecin, lot si breshër qesin
Lot si breshër qesin, ty të përshëndesin.

123. Ku kam vajzën ku kam djalin

- Ku kam vajzën, ku kam djalin?


M’i kanë mbyllë në burg të zi!
I: Farefisin ma kanë tretur
Larg në ishull n’Itali. :I

Ah, ju morët shpresën time


Mos m’i çoni n’Itali1
Jo ata nuk kan ba krime
Për atdhe s’deshën robëri.

- T’i shkatrrojmë prangat mizore!


Hidhet nana si rrufe.
Mitralozi n’dorë t’trathtarit
Rrëzoi nanën përmbi dhe.

U munduan për t’mirën tonë


T’a bajnë jetën që t’a gëzojmë.
Poshtë terrori, jashtë zaptuesi!
Neve nanat nuk durojmë.

814
124. Malli për vendlindje

Sa herë kthehem në qytetin tim


Lule loti nga malli në sy më mbijnë.
Flas për gjithçka e flas pa pushim
Me gjuhën që dhe zogjt’ në pemë ma dinë.

Sa herë unë n’vendlindje kthehem


Fëmijërinë, rininë, filloj t’kërkoj.
Me mall në krah’t e saj unë pres
I lumtur si atëher unë të udhëtoj.

Ref.:
Melodinë e parë
Ma mësoi vendlindja
Me za bylbyli e me tinguj jete.
Kang’t e mia ia këndoj atdheut
I sjell si lule për një buqetë.

Sa herë kthehem në qytetin tim


Lule loti nga malli në sy më mbijnë.
Flas për gjithçka e flas pa pushim
Me gjuhën që dhe zogjt’ në pemë ma dinë.

T’buk’rat fjalë bylbyli ç’mi kujton


Asht këtu gjithçka e bukur e mirë
Një pjesë e gëzimit
Sot jam edhe unë.

Ref.:
Melodinë e parë
Ma mësoi vendlindja.
Me za bylbyli e me tinguj jete
Kang’t e mia ia këndoj atdheut.
I sjell si lule për një buqetë.

815
125. Gjethen e dafinës e lëkundi

Gjethën e dafinës e lëkundi


Krahu i një zogu në agim.
Me një gjeth në buzë un’ vërshëlleja
Këngët që i zgjodhi vet pranvera.

Refreni:
Në qiellin tonë, me gjakun tonë bleron ti
Jo nuk bleron por lulëzon, dafinë.
Ne deshëm vetëm të lulëzojë tek kumbon jeta
Të katër stinët i kish gjithmonë ajo të blerta.
Ne si dhuratë dafine jetën tonë kërkuam
Nga gjaku i derdhur mbi këtë tokë lulëzuam.
Në ditë me diell kur vetëtimë
Ti rritesh, rritesh lulëzon, dafinë.
Blerimi yt blerim rinor në përjetësi.
Dafinë e bukur e thurur prore për lirinë
E veshur me blerime plot kjo tokë
Agimet pret, agimet vet i zgjon.

Gjethen e dafinës e lëkundi


Flladi i veriut dhe i jugut
Ditë për ditë përcjellin njëra tjetrën
Gazin e pranverës dhe të jetës.

Refreni:
Në qiellin…

816
126. Natë e qetë natë maji

Natë e qetë natë maji


Hana farfuron.
Ç’po ia nis një këngë e mallit
Bilbili këndon.

I: Ç’po ia nis një këngë e mallit


Vetëm n’arrati.
Ç’të mundon bilbil i ngratë
Që m’ke metë n’trishti? :I

Zëri yt m’a ndezi gjinë


Me një zjarr të rrallë.
Kush vajton për dashurinë
Me kaq dhimbje vallë?

Ç’m’u përgjegj me cicërrimë


Zog i vogël-o.
Pse m’a merr ti këngën time
Për trishtim djal-o?

817
127. Autobusi

I: Autobusi, ecte me nxitim


Pranë qëndronim ne të gëzuar.
Ato çaste kurr nuk kanë mbarim
Në t’bukrin udhëtim. :I

Ti ëmbël më shikoje
Dhe me përgjërim.
Mes zhurmës ulen ndjenjat
N’t’ëmblin ledhatim.

Ref.:
I: Atje në autobus
Ku njerëzit n’a rrethonin.
Atje voglushja ime
Çdo çast ne na afronin. :I

Autobusi ecte me nxitim


Zgjata dorën për t’a shtrënguar.
Ti m’dhurove t’ëmblin shikim
Më fale një qortim.

Çdo fjalë që përshpërita


Unë pë dashurinë.
Në mes fjalëve dallonje
Të parin zërin tim.

Ref.:
Atje…

Autobusi ecte me nxitim


Ah kjo rrugë t’mos kishte mbaruar.
N’krah e mia rrinje me gëzim
Çaste që s’kanë mbarim.

818
128. Me kot dhe guxove
Me kot dhe guxove,
Me kot po rri i vetmuar.
Dikur se si më donte
Dhe tani m’ka harruar.
Mbi sytë e mi janë lotët
Rrëke e ftyrës sime
Dhe unë po dergjem kot
Mbi këtë dhimbjen time.

Sa fort të desha unë


Sa fort ti më lëndove!
T’a dish se unë po vuaj
Larg meje u largove!
Sa fort të desha unë
Sa fort ti më lëndove
T’a dishë se unë po vuaj
Larg meje pse qëndron?

Me kot dhe guxove


Dhe rri dike kujtuar.
Ajo se si më donte
Si duket m’ka harruar
Mbi sytë e mi janë lotët.
Rrëke e ftyrës sime
Janë mbushur me helm plot
Kjo zemra, shpirti im.

Ref.:
Sa fort…

129. Kur sytë e tu sa herë që më shofin


Kur sytë e tu sa hërë që më shofin
Plot gaz e jetë m’a mbushin zemrën time
Zemrën që askujt s’ia kam dhuruar
Veç syrit tënd të zi që rron për mu

Pres ditën që në krah’t e mi të derdhesh


Të afërt ty të kam unë për tërë jetën
Dhe asgjë në botë unë tjetër s’dua
Veç syrit t’zi që rron për mu’.
I: A, a, a, a
Në zemër ty të kam dhe tjetër s’dua
A, a, a, a
Veç syrit tënd të zi që rron për mu’. :I

819
130. Mirëmëngjes

Mirëmëngjes, mirëmëngjes
Ditë e bukur kaltëron.
Mali, malin, fusha fushën
Zemra zemrën zgjon.
Si lumejtë nëpër rrugë
Brigjet jeta rrah tani
Ajrin tënd, zërin tim
I rrëmben në gji.

Refreni:
Brezat t’bardhë t’ëndërruan
Një zgjim ja si ty.
Me diellin në zemër
E dritë në sy.
Në mes agimesh të zjarrta
Hedh shtat premtimi
Si gruri sot mbjellë
Ditët që vijnë.
Gëzimi i jetës përflaket
Si vezullimë në çdo skaj
Ne jemi flladi i ditës së re
Jemi agimi i saj.

Mirëmëngjes, mirëmëngjes
Zëri zërit i uron.
Ditë të re, jetë të re
Grur të ri kërkon.
Në çdo hap çel një këngë
Këngë dhe një dashuri
Drejt stacionesh, drejt uzinash
Ecim unë dhe ti.

Refreni:
Brezat…

820
131. Gjurmë të arta

Linde ti për të qenë i lirë shqiptar


Por jeta s’ish për ty një dhuratë
Se mbi tokë kish shum gurë dhe pak baltë.
Jo s’mund të jetoje ti pa liri
Liria, kënga e bardhë
Lumenjët kurr s’ndalen rrugëve, ecin në det
As ti s’u ndale jo drejt lirisë
Drejt një kënge që ndez si rrufe
Ja, rri ti o biri i trimërisë.

Ref.:
Në shekuj je mes krismave
Mes breshërisë së plumbave
I lidhur fort me tokën
Dhe me ëndrrën më të bukur, më të bardhë.
Mbi truallin tënd u mbështete
Në çdo gëzim e shqotë me kokën lartë.

Dhe tani, afroma pak ballin shqiptar


Ja, koha la këtu në çdo vragë
Shumë gjurmë, gjurmë të arta janë
O, pranverën kemi zog nër sy
Lumenjët…

Ref.:
Në shekuj…

Me kokën lartë gjithmonë.

821
132. Një ditë në bankë, o mike

I: Një ditë në bankë, o mike


Dy emra i gdhendëm dikur.
Por ti nuk e di si më ike
Në zemër më vune një gur. :I

I: Ne u ndamë n’errësirë
Jeta ndarje ka.
Porse zemra lamtumirë
Zemrës nuk i tha. :I

Dashnia e parë nuk harrohet


Dëgjoje këtë fjalë që trondit!
Se mali me mal nuk takohen
Por njerëzit bashkohen një ditë.

Refreni:
Ne u ndamë n’errësirë…

822
133. Ju vini që nga larg

Ju vini që nga larg


Kangë të pastra t’vendit tim.
Me mall, n’zemra derdhni dashurinë
Tek ju kish derte plot
Por gëzimi hodhi shtat
Edhe jeta ngjitej lart, o, o, o, o,
O kang’t e vendit tim.

Refreni
O kangët tona, kangë rinore
Si një pranverë bleroni ju gjithmonë.
I: O koha jonë, o dita jonë
Ke djersën tonë,
Ke hovin tonë, ti zemrën ke. :I

Në zjarr e suferinë
Baballarët tanë të mirë
U mblodhën dhe shpirtin thanë në kangë
Dhe ne na bënë të fortë
Të fortë e plot besim.
Ndaj bashkoj unë zërin tim
Gjithmonë me ta po k’ndoj

O kangët tona kangë rinore


Ne gjokset tona
Ju do të bleroni gjithmonë

Refreni:
O kangët tona kangë rinore
Si në pranverë bleroni ju gjithmonë
O koha jonë, o dita jonë
Ke djersën tonë,
Ke hovin tonë, ti zemrën ke.

823
134. Oh moj vajzë

Oh moj vajzë,ti o moj te zalli


Haj, haj, haj!
I: O se për ty mua më zuri malli
Haj moj vajzë e haj! :I

Ti si vajzë, unë o mor si djalë


Haj, haj, haj!
Ku të shkëmbejmë dy o moj tri fjalë
Haj moj vajzë e haj!

Oh moj vajzë, ti o moj te gruni


Haj, haj, haj
O se për ty mua s’më zuri gjumi
Haj moj vajzë e haj!

Hajde t’shkojmë ti o në Tiranë


Haj, haj, haj!
O të shikojmë, shikojmë kasabanë
Haj moj vajzë e haj!

135. Dit’t e bukura moti kanë kaluar

Dit’t e buk’ra moti kanë kaluar


Dhe pa puthje u largove ti.
I: Unë i mjeri tash po bredhi natën
Ty e dashur s’mundem me t’harru’. :I

Po mundohem për me të harruar


Por i kotë është ky mundimi im.
Se shikimi yt për çdo ditë
M’sjell në zemër dhimbje e pikëllim.

Kur në vjeshtë ikën dallëndyshet


Bashk me to u largove ti.
Mua më le vetëm drandofillin
Për kujtim të asaj dashurisë.

Kur vallzonim m’a shtrëngonje dorën.


Dhe më pytnje a të dua unë?
Unë të donja, por ti më trathtove
Jeta ime pa ty ka mbaru’.

824
136. Dashuri e mallkuar, trathtare

Dashuri e mallkuar e trathtare


Kur të dëgjosh serenadën në dritare
I: Kur të dëgjosh ti këngët e mia
Atëherë do t’bje ndërmend moj pabesia. :I

Dëgjon një zë moj fort të përmalluar


Atje larg në një kodër t’zbukuruar.
Kah vajton me lot jetën e mjerë
I humbur shpresash djali në pranverë.

137. Ndëgjoje ti kangën time

Ndëgjoje ti kangën time


Që ty ta kam kushtu’.
Frymëzuesja e kangëve të mia
Eja pra ti me mu’.
Ma fal vashë dashuninë
Që ti në dorë e ke.
Jeta kërkon lumtuninë
Zemra kërkon hare.

Ref.:
I: Pranvera lule ka
Si ty o vashë për mu’.
Pra mos më le me qa
Të du’! :I

Të du’ sa jetën time


Që ty ta kam kushtu’.
Frymëzuesja e kangëve të mia
Eja pra ti me mu’!
Burim i çdo frymëzimi
Je shpresa që m’ngushllon
E vetmja rreze gëzimi
Që shpirtin ma ndriçon.

Ref.:
Pranvera…

825
138. Kaluan ditët

Kaluan ditët si n’ëndërrime


Ty për mua s’të ra ndërmend
Ndoshta puthje, përqafime
Tashti i ruan për tjetërkend.

Natën kur hëna del


Për ty unë bij n’ëndërrime.
Dhe veten nuk e ndjej të qetë
Se pranë s’të kam o shpirti im.

Ref.:
Mos harro, mos harro,
Ato mbrëmje kujto!
Kur shetisnim të dy të gëzuar
Dhe më thonje gjithnjë
Duke më mbajtur në gji.
A do rrojmë njëherë të bashkuar?
Vallë, qëndro përsëri n’atë dashuri!
Që kërkoj unë tani.
Oh, mos më mundo, nëse s’më do
Ti thuaj, e mos vono!

139. Të të them

Të të them një lule je


Ti më e bukura.
Të të them një gonxhe je
Që humbet freskinë.

Ref.:
Se unë të dua, të dua, të dua
E ato buzka ti vashë falmi mua!
Se unë të dua, të dua, të dua
Përgjithmonë.
Te pragu i shtëpisë
Për çdo ditë rrinja.
Dole e pa besë
Ti o vajza ime.

Ref.:
Se…

826
140. Hëna porsa ka dalë

Hëna porsa ka dalë


Ndrit fusha edhe mal
Dhe ujërat me rrëmbim valë, valë.

Ndriço moj hënë e bukur gjithë natyrën


Ndriço dhe jetën e qetë mbi det!

Dashnorët të dy bashkë
Lundrojnë në një varkë
Dhe ujërat me rrëmbim valë, valë.

Hëna…

141. Ishim një natë në kinema

Sa herë e sjell ndërmend


Dhe qaj me lot në këto mote
Ku është, ku vajti ajo kohë?

Ta dish ti dhëmbjen që kam


Mbrënda në zemër
Pikon si gjak dhe katran.
Dhe vetë ti mua më le
Na, na, dole e pabesë
Dhe nuk je ajo që m’qe
Nuk je ajo që m’the!

Ishim një natë në kinema


N’errësirë krah për krah.
Kur dolëm jashtë diçka më the
Për dashurinë më bëre be.
Sa herë kaloj këtë vend
Gjithmonë e sjell ndërmend
Dhe qaj me lot në këtë mot
Ku është ku vajti ajo kohë?

827
142. Ti më erdhe

Në jetë takon shum njerëz


Vështrime të hedhin juve
Por ti je si fllad i pranverës
Aroma që shpirtin ma dehë.

Ref.:
Ti m’erdhe në netët e qeta
Në krahët e mi si demon.
Më dehe me puthje të fshehta
Si ëndrra që vjen e shkon.

Veç sytë e tu më rrëqethin


Më bëjnë që kokën t’a ul
Por ti je si fllad i pranverës
Aroma që shpirtin ma dehë.

Ref.:
Ti…

Kur shkon ti me hapa kujdesi


Me mall përgjërohet çdo gur
Si lot që mëngjesi e ndezi
Mbi faqe plot gaz e plot nur.

Ref.:
Ti…

828
143. Kur të jesh mërzitur shumë

Këtu s’do t’jem, do jem larguar


Dhe tok i tretur si të tjerët
Në kafenenë e preferuar.
Nuk do më shohin kamarierët
Dhe nëpër rrugët ku kam ecur
S’do t’ndjehet koha ime e thatë
Dhe kur në xham do fryjë një erë
Do t’qash me erën dalngadalë
Por kur të jesh mërzitur shumë
Në raft të librave kërko.
Atje i fshehur do t’jem unë
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë
Mjafton që librin pak ta heqësh.
E unë do zbres, do vij pranë teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas një rrëkeje
Dhe unë do zbres, do t’vij pas teje,
Do t’vij!

829
144. Fustani i bardhë

Në ëndërrime e dashur shef rininë


Dhe në vegime me mall kujton rininë
Por ata shkuan, vitet kaluan
Fustani i bardhë ty të pret tani.

Me të bardha, me të bardha veshur-o


Zbukuruar si yll i mëngjesit-o
Baba, nëna të gëzojnë vashëz-o
Shoqet pranë të qëndrojnë rrotull-o.

Si ëndërruam, shpresat kot të shkuan


Leri nazet, nazet leri moj tani!
Se djalin ti e zgjodhe vetë
Dhe kjo është kënaqësi në jetë

I ke naze gjithë këto,


Gjeraqinë e bukur-o
Po pse bën sikur nuk do?
Merr shaminë e dhëndrrit-o!
E në valle prin me gaz
Ti në krye, neve pas
Le këngën le t’buçasë, e bardha nuse!

Gjithë të mirat të urojmë në jetë


Fati yt dhe i yni është sot.
Ndaj me ty dhe zemra jonë këndon
Lumturi t’urojmë!

830
145. Mesnata

Afron mesnata e zemrat dridhen


Gotat janë mbushur me ngritë dollinë.
N’kujtesë t’secilit andërrimet mblidhen
Po vjen sot festa e vitit t’ri.

Ref.:
Mesnatë, mesnatë dritat i shuam
Po pse janë zgju’ aq shumë kujtime?
Me mijra çifte janë përqafuar
Për çaste t’bardha, për gëzime.

Diku një zemrër e braktisur


Rrin e vuan sot në vetmi.
Dhe pret me shpresë zemërmolisur
T’sjell gëzime t’reja Viti i Ri.

Ref.:
Mesnatë…

Vitet kalojnë e ne kem’ me u zbardhë


Por zemrat tona s’kanë me u plakë
Sa vite t’rij që kanë për t’ardhë
Jeta dhe zemra ndizet flakë.

831
146. Anës e pas anës-o

Anës e pas anës-o


Lumit të fshatit tim.
Nga fushat vijnë vajzat
Djersa në ballë u ndrinë.

Lumturinë rrisin sot


Vajzat tona duar arta.
Lule janë vetë ato
I: Lulet e gëzimit-o! :I

Ref.:
Me bukën e fushës-o
Me erën e malit-o
Me këngë trimërie vashat
E kan rritur shtatin-o.
Mes erës së fushës-o
Mes erës së malit-o
Rrisin dashurinë vashat
Për djemt e fshatit-o!

Anës e pas anës-o


Lumit të fshatit tim
Rriten vashat trimëresha
Në roje të lirisë.
Flok’t e tyre ngjyrë artë
Se ç’i poqi dielli i jugut
Lule janë vetë ato
I: Lulet e gëzimit-o! :I

Ref.:
Me bukën e fushës-o
Me erën e malit-o
Me këngë trimërie
E kanë rritur shtatin-o.
Mes erës së fushës-o
Mes erës së malit-o
Rrisin dashurinë vashat
Për djemtë e fshatit-o.

832
147. Me sytë shikonim ne

Me sy të shpesh të dy shikonim ne
Porsi një këngë është shikimi jonë
Është si burim që kurr nuk shterron
Është emocion që ti më zemër e ngacmon.

Sytë e tu më flasin vetëm mua


Ndaj më fort i dua
Sytë e tu si dielli
Zemrën time e ndriçojnë.

Ref.:
I lumtur jam sa herë shikoj
Dy sytë e tu që i dashuroj
Në sytë e saj lule pluhur gjej
Dhe në çdo stinë unë pranverën ndiej.

Edhe deti edhe qielli


Marrin ngjyrë nga sytë e tu
Edhe hëna edhe dielli
Marrin dritë më shumë.

Ref.:
I lumtur…

833
148. Xhaketa e kuqe

E mbaje ti në ato vite


Kujtime t’shpeshta ajo më sillte
Sa ma kujton mbi supe kur e hidhje
Xhaketa jote, or baba
N’jastëk e vinje ti n’ato vite
Tani ngjyrë me gjak të kuq
Shokët që ranë
Gjithë m’a kujton ti xhaketën
Xhaketën e kuqe, or baba.

Ref.:
I: Do marr me vehte xhaketën tënde
Që kohën e madhe më sjell ndër mendje.
Me të shkoj unë në festë e në furtunë
Xhaketën e kuqe jo s’e harroj baba. :I

E mbaje ti në ato vite


Kujtime t’shpeshta ajo më sillte
Sa m’a kujton mbi supe kur e hidhje
Xhaketa jote, or baba

Ref.:
Do…

834
149. Dëgjoje këngën e nënës

Qesh natyra n’fshatin tonë


Lule bliri kundërmojnë
Sytë e njomë ç’po shikojnë
Larg në oborrin tonë
Vallë ne shofim ara gruri
Zgjime t’vlugut pranveror
Ndjeva flladin që ndrit nuri
Brezin nusëror.

Ref.:
Si gonxhe
E bardhë si bora përherë
Si rreze dielli n’pranverë
Kur i shpalos
Të gëzuar
Ambël si mjalt trëndelinë
Në fusha krah gjeraqinë
Zemra që aq shumë i do.

E lumtur,
Natyra hedh me kurorë
Paç gjithë fshatin dasmorë
Edhe gaz nga mot.

Dëgjoje, këngën e nanës


Këngën e nanës që të do fort!

Ref.:
Si gonxhe…

835
150. Vetë ke mbetë

Vetë ke mbetë në dhomën tënde


Dhe shikimi
Vetë ke mbetë
E duart e tua të janë tretë në errësirë.
Gjersa disku i fundit bën tregim
Se të dua, se të dua
Vetë ke mbetë.
Por të lutem mos qaj e mos rrënko!
Vetë ke mbetë

Për dashurinë s’guxon t’a lusësh kënd


Ende të dua, sa të dua o
Vetë ke mbetë.
Sa edhe ditët të janë tretë n’errësirë
Se sytë e tu të gjelbërt e dinë më mirë
Sa të dua, sa të dua, sa të dua!

836
151. Kur isha fëmijë

Kur isha fëmij n’klasën e parë


U ula ngadalë n’abetare.
E ç’ngjyra m’u hapën krejt si lëndinë
E dija, e para fjalë më erdhi nëna.
Nëna ime, thashë, aty brënda
E imja gjersa ish aqë e bukur, nënëz-o!

Ref.:
Nënë, zëri yt dhe kënga jote!
Ku s’na ndoqi pas nëpër botë
Rriti djem-o që i do bota
Edhe të bukur edhe luftëtarë.
E vajzat tona kush i ka vallë?
Shqipërisë i rrinë si xherdan
Nënat tona gaz i paprerë
Kënga e tyre s’ndalet asnjëherë.

U rritëm ngadal si llastarë


Me puthjen e nënës në ballë
Në rrugët e tyre ne pamë shtigjet tona
Ne ecëm në këtë jetë dhe u zbardhëm
Për atë fëmijë neve mbetëm
O veç fjala nënë nuk njeh moshë asnjëherë.

Nënat e Shqipërisë, kudo jeni


Ç’kishit më të shtrenjtë na dhuruat
Ju shpërblim nga ne kurr s’kërkuat
Nënëz-o!

Ref.:
Nënë zëri yt, kënga jote…

837
152. U deshëm shumë ne të dy

U deshëm shumë ne të dy
Dhe çdo mëngjes na gjente bashkë
E meriton vallë dashurinë?
Nuk më rrin pranë kur unë jam larg.

Ref.:
Po unë do t’shkoj dhe po t’mos vish
Se mua koha më kërkon.
S’mund ta kuptosh ti dashurinë
Veç në qytet po qëndron.
Dikush më tha se ti do t’vish
S’më zuri gjumi deri vonë
I the qytetit lamtumirë
Më prit, më the në telefon.

I: Alo, alo, alo! - unë të dëgjonja


Dhe zërin tënd të ngrohtë
Unë pranë e donja.
S’e fsheha lumturinë
Dhe në çast të thashë: -Të dua!
Dhe këndonte çdo njeri. :I

Në një stinë dashurie


Diell s’ka gjithnjë.
Ka dhe dimër në mes verës
Ka edhe vesë në qiell.
Por kur jeta thuret mirë
Diell ka gjithëherë.
Katër stinët zemrat bëjnë pranverë
E dija se do t’vish!

838
153. Shtegtimi

E qeshur vjen pranvera,


Çel toka lule shqerra.
Ja po vijnë barinjtë nga fusha
Plot me gaz zemrën ç’e mbusha
Vjen djaloshi im.
Me qingjat bardh si bora
Lule e kuqe për kurorë
Plot me gaz e blegërime
Ç’u mbush gaz kjo zemra ime!

Ref.:
Do t’vij të dalim bashkë
Rrugëve të fshatit tone.
Po çelë kjo dashuri lule plot.
Do t’hy n’mes tufës unë
Ai s’do më njohë dot
I lumtur do më thotë
Dele e bardhë!

Se ç’fryn një erë nga mali


Një erë dashurie.
Në kullotë kur vete djali
Zërin tim e merr me vete
Zemra i këndon.
Të bardha janë ditët
Në fshatin tonë të qeshur
Ne kërkojmë lumturinë
Zëri im si lule e jetës.

Ref.:
Do t’vij…

839
154. Flakë e borë

O i lirë rroj, për ju këndoj


Në këto male me shqiponja
O e lirë rroj, për ju këndoj
Unë jetën time - flakë e borë
Shoh si gëzon natyra.
Fusha, male e pyje, nalt jehojnë
Fort tingëlloni ju këng’t e mija
Fort të pastra janë fjalët, si fëmija.

Ref.:
Flut’ro me këngën pra hi, ha, ha, ha
Shko në majet më të larta hi, ha, ha, ha
Flakë e borë

O i lirë….

O prej dashurisë nuk mund të ndalem


Dashuria jonë të rrojë sa malet

Ref.:
Flut’ro…

840
155. Kaltëron ky qielli ynë

Kaltëron ky qielli ynë


I qeshur vendin me llastar e gjeth.
Është mbushur plot me fllad edhe me erë
Ti erdhe moj pranverë.

Moj pranverë e vendit tim


E rritë shtatin dhe mendimin tonë
E bukur erdhe ti edhe njëherë
N’mes njerzve, moj pranverë.

Ti më dhe jetë nga gjaku yt të jetoj


Ti më dhe zë nga zëri yt të këndoj.
Ti më dhe dritë nga syri yt të shikoj.
Ndaj gjerë në shekuj të dashuroj

I: Gjer në qiell të jehojë


Gjithë bota këngën ta ndëgjojë
Se e lumtur jam unë që jetoj
Në këtë pranverë. :I

Kaltëron…

841
156. Gëzimin njerëzve t’ua shtoj

Njerzit nxitojnë, në punë të shkojnë


Midis tyre për këngën time unë po kërkoj
Dhe nis mendoj, njerëzit takoj
Dhe dua unë, me këngën time
Gëzimin njerëzve t’ua shtoj.

Ref.:
Më pëlqen kur shikoj rininë
Dhe sa herë bujku kur arën mbjell.
Gjethe pemësh më përshpërisin
Edhe dimrit një ditë me diell.
Më pëlqen kur shikoj çifte të lumtur,
Djem kur lozin në shesh,
Mbi një lule unë ndal një flutur,
Vajza djalit kur i buzëqeshë.

Dëgjoj, shikoj, njerëzit takoj


Dhe unë me këngën time
Gëzimin t’ua shtoj.
Dhe rri, mendoj, shetis, shikoj
Dhe kam dëshirë që kënga ime
Midis njërzve të jehojë.

Ref.:
Më pëlqen…

Më pëlqen në mëngjes,
Kur më përshëndesin
Shokët kur i takoj
Anë e mbanë në gjithë qytetin
Gjej motive që unë kërkoj
Më pëlqen të punoj,
Më pëlqen të këndoj
Gëzimin njerëzve t’ua shtoj.

842
157. Djaloshi dhe shiu

Në pemë gjethe ma nuk ka


E bora malet mbuloi përsëri.
E ndonse shiu pik, pik nis me ra,
Qyteti ynë është plot gjallëri.

Ref.:
Bie shi, pikë, pikë, pikë
Në tokë troket e pa pushim.
E ora tik-tak, tik-tak shkon
E djali pret me padurim.
E zemra tak, tak, tak
Pse tashti të rrahë me aq nxitim
Mendoj djaloshin që më pret
Në shi, me afsh e me gëzim.

Binte shi, orën nuk e vinte re aspak


Për çudi, as ombrellën nuk e kishte hapë
Ish hutu’, tuj mendu’ se erdh ajo një ditë
Studenteshë e bukur pa përtim
Tek reparti i tij pa frikë.

Ja, ja, ja, u duk se djali e ndaloi


Por tani, si, si, si të shkretën duhet ta fillojë
Po, po, po, unë të du’
E fjalën tande tash kërkoj
Mendohet vajza, thotë
Pasi u lag, ombrellën pse se hap?

Bie shi, tash nga ti nuk kemi frikë aspak


Mrekulli, nën ombrellë ti dot s’na lagë
Veç andrroj, njeri tjetrin t’lagun tuj shiku
Dhe e mbajnë ombrellën hapë
Ndonse shiu ka pushu’.
Ref.:
Bie shi

843
158. Sot jam njëzet vjeç

Kur rrijmë bashkë o shpirti im


Gëzimet unë ëmbël i kujtoj.
Çdo vit nëntorin pres me padurim
Me ty ditëlindjen dua ta festoj.

Për ty sot qeshin sytë e mi


Ky frymëzim më vjen në kraharor.
Çdo çast jetoj e lumtur me liri,
Se me lirinë unë linda në nëntor.

Ref.:
Sot jam njëzet vjeç edhe jeta më thërret
Të qesh, të këndoj dhe gëzime të ëndërroj.
Sot jam njëzet vjet dhe në zemër më buçet
Një këngë pa mbarim, për të ardhmen plot shkëlqim.

Dhuratë më prune sytë e tu


Që buzëqeshin sonte përsëri
Me ty do të rri gjithmonë unë kështu
Se ti më dhe të parën dashuri.

Rinia jetën zbukuron


Për ne shkëlqejnë yjet me aq zjarr
Më përqafo i dashur me pasion
Pushtomë ti me afshin djaloshar.

Ref.:
Sot jam ….

Kur rrijmë pranë shpirti im


Gëzimet unë ëmbël i kujtoj
Çdo vit nëntorin pres me padurim
Me ty ditëlindjen dua ta festoj.

Për ty shkëlqejnë sytë e mi,


Ti frymëzim më sjell në kraharor.
Çdo çast jetoj e lumtur me liri
Dhe me lirinë unë linda në nëntor.

Ref.:
Sot…

844
159. Kjo është jeta jonë

Endërronim ne të ardhmën tonë


Më të bukur se çdo ëndërrim.
Erdhën vitet shokë
Ne sot atdheu na kërkon
Ndaj pas zërit t’tij ne të vrapojmë
Kjo është jeta jonë.

Rinia jonë sa herë uratë


Me ballin lart o e bukura
Me ju jam gjithmonë,
Kur na kërkon koha sot
Nuk ka në botë si jeta jonë.
Në rrugët e saj ne ecim sot
Me ju jam gjithëmonë
Kur zëri i Atëdheut n’a kërkon.

Sot të gjithë ne,


Kush në Jug e kush në Veri
Tek ti zemrën kemi, Shqipëri.
Dhe kur jemi bashkë
Dorën njëri tjetrit shtrëngojmë
Dhe për veprat që sot po ndërtojmë
Kemi ç’të tregojmë.

845
160. Trëndelinë
Nëpër kohra lule kemi dashur
Aq sa lule trimave u thamë.
Dhe kur shokët ndër beteja ranë
I qëndisëm, trëndelinë e bëmë,
Trëndelinë e bëmë.

Refreni:
Trëndelinë, trëndelinë
Sa krenare sot ti lulëzon.

Vitet e rinisë, malit


Torbën me fishekë brënda
Mbaja një tufë trëndelinë
M’i pat dhënë te pragu nëna.

Dhe më thotë që këto lule


Nëpër tym e flakë baroti
Të na i kthesh të fresk’ta bij-o
Me lirinë e kësaj toke.

Refreni:
Trëndelinë, trëndelinë
Sa krenare sot ti lulëzon
Trëndelinë, çil petale!
Zemrën time, këngën m’a freskon,

Trëndelinë!

161. Nënë moj, do pres gërshetin


Nënë moj, do pres gërshetin
Dhe do t’dal unë partizane
Shokë e shoqe po më th’rrasin
N’ato bjeshkë ku puthin retë.

Dil moj nënë, lajmëro dasmorët


Se po shkoj unë partizane
Mos më bëj nuse zakoni
Do marrë pushkën në mal do dal.

Në m’u kalbt’ rripi i pushkës


Nënë moj, në shi e n’erë.
Do ta lidh në ballë të lukës
Do ta lidhë në ballë të lukës
Me gërshetin tim o mori nënë.

846
162. Sa herë më ke pritur

Sa herë më kë pritur tek vëndi që le ti


Mes shiut rrëke ku era sjell stuhi
Të dy të lagur, strukur qëndronim
E s’ndjenim ne vetmi
Vetë më mësove se dashuria
Ka diell edhe në shi.
Vetë më mësove se dashuria
Tërë qiellin ka çati.

Mes qershive mjaltë, qëndruam ne të dy


Kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy
Dhe zgjatëm duart, përkulëm degët
Por kokrra s’morëm dot.
Ty të mos kisha pranë n’ato çaste
Jetim do t’ndihesha sot.
Ty të mos kisha pranë n’ato çaste
Nga mendja s’do m’hiqesh dot.

Sa herë…

Një ditë buzë detit më pyete si fëmijë


Vallë, dashuria a deti ka më thellësi?
Pastaj e dashur kokën mbështete
Përgjigje prisje kot
S’di në ç’thellësira humba i tëri
Por s’di pse s’dilja dot.

847
163. Për ty atdhe

Për ty atdhe, më t’buk’rën këngë


Me fuqinë e kësaj zemre do t’këndoj
I: Për këto male, për këto fusha të gjëra
Për këtë vend ku sot i lumtur jetoj. :I

I bukur je, ngritesh madhështor


Si një qiell i pamposhtur ti qëndron.
Në mes dallgësh, shkamb graniti vigan
S’u përkule në çdo stuhi e tufanë.

I bukur je, ngritesh madhështor


Si një kështjellë e pamposhtur ti qëndron
Në mes dallgësh, shkamb graniti, vigan
S’u përkule në çdo stuhi e tufan.

848
164. Dashuri, dashuri

Mesi i natës mbi ne ja tani sa kaloi


Qetësi, qetësi.
Qyteti fle dhe rrugët edhe njerëzit ngado
Flenë e çlodhen.
Pranë e pranë ne ecim të heshtur të dy
Si n’takimin e pare.
Je sot i mahnitshëm si n’takimin e parë
Dhe më thua dashuria
Është si ëndërr, si këngë e re
Tek njerëzit tu dhe kurr s’mbaron.

Ref.:
Se çdo njeri një ëndërr t’vetën e ka
Dhe mban e ushqen një dashuri
Në shpirtin e tij të thellë.
O dashuri, e bardhë, e imja e parë
Mes ëndrrash ti tani qëndron
Mes dashurish pa fund!

Mesi i natës mbi ne ja tani sa kaloi


Dashuri, dashuri.
Dhe ftyra plot jetë me sytë
Kur po vjen dhe kjo natë
Ti tani vjen.
Dhe kryet në kraharorë ma mbështet
Dhe ashtu si flet ti me zërat e jetës s’re
Që ngado n’a rrethojnë
Po më thua dashuria
Është si kënga jonë, dhe koha jonë
Gjithë botën sot me krah pushtojnë

Ref.:
Se çdo…

849
165. Të due o det

O det të due kur çel agimi


Të parën puthje me ç’mall m’dhuron
Mbrenda në zemër më lëshon mu’ gëzimi
O det i thellë sa shum m’përngjason.

E du’ trazimin tënd të pa pashitun


Veç ti magjeps dhe hovin tand e du’
Më thërret dritë e jetës
Një kangë të flak’t me hartu’
Më grishë zani i jetës
Një hymn të zjarrt me këndu’.

I kaltërt si sytë e vashës sime


Pa fund i zjarr’t si e jona dashuni
Se ti m’jep gëzime
E m’falë më të thelltin frymëzim
Andaj zemra ime të don ty o det
O deti im!

166. O vendi im

O vendi im të thërras me mall


Ku n’jetë më la vetëm kjo tokë.
Se anë e kënd kudo që kërkoj
Si ty të dashur nuk gjej.

Ku janë njato fusha?


Ku ato kaçuba?
Vajza të bukura
Si n’vendin tim, jo nuk ka!

E huaj jam dashuri nuk kam


Për mua nuk lind diell’ i ngrohtë
O vendi im ku përbuzje nuk ka
Si të lash e dola në megrim?

850
167. Asnjëherë nuk kam ëndërruar

Asnjëherë nuk kam ëndërruar


Lule më të bukura se këto sot.
Ndonse ty fletët një nga një të shkuan
Dashuria mbet e re gjithmonë.

Se s’vyshket kurrë ajo si lulet


S’është si bylbyli në kafaz.
Atë zemrat tona se ç’e ruajnë
Dhe çdo bime i shtojnë shumë gaz.

168. Dyzet gërsheta t’i numrova

Dyzet gërsheta t’i numrova


Dhe më ngrohe n’gjirin tim.
Kur si pëllumbat nga shiu i verës
U strehuam nën çati.

Shiu i verës flok’t mi lagu


Vetëm buz’t mi lage ti.
Sa shumë të doja vetëm kur thoshe:
- T’lutem bjer e mos u ndal o shi!

Shiu i verës, shi i ngrohtë i dashurisë


Ma kujton atë puthje nën çati.
Lutjen tënde aq të ëmbël e ndëgjon
T’lutem bjer e mos u ndal o shi!

851
169. Mimoza e dashurisë
Si një tufë pëllumbash radhë-radhë
Krahët shtrin dëborë e parë
Dhe i falën tokës bardhësi
Zjarr në zemër më dhe ti.
Ku ta gjej mimoz’n e bardhë, ku ta gjej?
Ajo çel veçse njëherë.
Në lulzim të saj u njohëm ne
Unë dy fjalë e ti në sy më the.

Fole ti me zogjtë, këngën e lanë


Zemra zemrën ndien pranë
Gishtat nëpër flokë e dielli mbi re
Rritu dashuri e re!

Lulëzo mimozë e çel ti në çdo stinë!


Me aromën tënde rritëm dashurinë.
Çdo njeri në jetë një ëndërr të vërtetë
Se ikin vitet, lulzon e rritet
Mbetet gjithmonë e re.

170. S’ma njohe zemrën


S’e kam të lehtë të të kujtoj unë tani
Ato vite që na mbetën larg.
Çdo gur i rrugës fjalët tona i di
Si munde vallë t’i kesh harruar?

Por zemra nuk të fal, thotë: - Mos harro!


Ishe ti që shkele dashurinë.
Mos mendo se bashkë me ty
Jo, jo, humbë unë dhe lumturinë.

Ti zemrën time nuk e njohe dot


Ajo kurr nuk e pranon vetminë.
Ndjenjës tënde s’mund t’i bëhesha roje
Njeriu s’rron në jetë për një dashuri.

Lumturia që të jetë e vërtetë


S’krijohet veç me ty dhe mua.
Me mijëra zemra bashkë
Kërkon ajo.

Dhe s’mund të jetojë kurrë një dashuri


Që veç për vete ka lulëzuar.
As botën brënda saj
Nuk e don dot.

852
171. Mos më qorto

Mos më qorto, mos më shaj nëno!


Me nusëri je martuar ti.
Por më fal, s’e dua këtë zakon
Zemra ime dashuron!

Brigadierin pararojë
Trimin zemërmirë,
Shpatull gjërë e sy shqiponjë,
Djalin xhevahir.
Është i dashur dhe i zoti
Shokun nuk ia gjen
Mos ta zgjasim kot së koti
Mua më pëlqen!

Ah moj nëno,
Ta dish sa më do
Mos më qorto
Po më thuaj “Po”.

172. Pragu i vegjëlisë

Erdha prap tek ti prag i dashur


Kur gjithçka me zë të ngrohtë më thotë
Mirësevjen!
Dhe çdo zemër portat m’i mban hapur
Vendlindje që në krah m’ke mbajtur
Mua, birin tënd më pret e më përcjell
Tek ti njoha unë nënë e babe,
Ma ndëgjove ti të parën fjalë.
Dhe hapin që hodha, kudo në atdhe
Ti e ndoqe veç me sytë e nënës
Të madhen dashuri që nënat na dhurojnë
Ia falëm Shqipërisë.
Dhe bijtë e saj kurrë s’e harrojnë
At prag të parë, pragun e vegjëlisë

Erdha…

853
173. Motrës sime

Dallëndyshet përgatiteshin
T’shtegtojnë të tjera vënde
Dhe ti o motër për të vajtur
Në folezën tënde.
I: Do kthehen dallëndyshet
Bashkë me pranverën
Ashtu siç vjen ti motër
Tek folezë e vjetër. :I

Refreni:

Folez’n e vjetër
Të re e bënë cicërrimi
Cicërrojnë zogjtë
Lule gëzimi.
I: Megjithëse motra
U bë nënë me fëmijë,
Zemra për v’llezrit
Rrah ku ngjizë njeri. :I

Dallëndyshet…

Refreni:
Folezë…

854
174. O dielli i lirisë

Si n’vegim kujtoj gjithë fëmijërinë që shkoi


Pa gëzime në vitet pa dritë.
Pa ledhatim më fluturoj
Porsi përrenjtë më iku rinia e shtrenjtë.
Por lindi dielli i ri, një diell i nxehtë
Që derdhi tek zemra bonjake veç jetë.
Për lumturinë, për jetën tonë të re
Ky dielli i zjarrtë do ngrohë gjithmonë
Të ardhmën tonë.

Ref.:
I: O diell i dashur, o drita ime
Veç ti më fale gaz e hare.
Në krah’t e tua, o jetë e bukur
Unë zemrën time ty po ta lë. :I

Sot me jetën gëzoj


Se dashurinë e gjeta tek ti.
O moj vashë sy shkruar
Në shpirtin tim ndiej lumturi
Për voglushin që rritet çdo ditë
Pranë nesh i gëzuar.
Sa herë që shkoj qesh nga gëzimi
Kur syçkat e mia shkëlqejnë plot jetë
Për lumturinë, për diellin tonë të ri
Çdo pikë djerse e derdhim ne për jetën e re.

Ref.:
O diell…

855
175. Bukur natyra është stolisë

Bukur stolisi kjo pranverë natyrën


Lule ngjyra-ngjyra erë kundërmojnë.
Dhe ndër objekte roja kryen detyrën
Porse zemra trime o sa fort gëzon.

Refreni:
I: Gëzon zemra e ushtarit
Për këtë jetë të re.
Edhe roje besnike
Që rriti atdhe. :I

Ajo rrahë dhe për vashën


Vashën o sy shkruar.
Këto takime çapkënja
Me mall i kujton.

Sot kudo stërvitje


Në marshime t’gjithë.
Kudo në marshime
Në dëborë e n’shi.
Zemra e ushtarit
Për çdo ditë kalitet
Zemër guximtare
Plot me trimëri.

Refreni
Gëzon…

856
176. Përherë të dua
Një ditë shoku im
M’tha me zemrën plot:
- Të dua, përher të dua!
Ëndrra mori krah
Syri dritë më çeli mua.

Çeli buzqeshja si petale lulesh


Erdhi tek unë dashuria.
Ëndërrova unë këtë çast të bukur
Plot me ndjenja në netët pa gjumë
Kurse tash ai erdhi
Si një fllad pa gjurmë.

O sa shumë fjalë unë kisha menduar


Po veç me sy i fola unë.
Dashurinë e kishim në mes përherë
Ajo rrinte si llastar i blertë
Dhe ne qeshnim të dytë si fëmijë.
Me ty shoku im do ecim bashkë në jetë.

Një ditë…

177. Duart e nënës


Në duart e tua u rrita moj nënë.
Në netët pa gjumë pikoi dritë e hënës.
Dhe veten qortova të zënë në gabime
Zemrën kur t’a theva, o e shtrejta ime!

Vij nga rrugë e largët, ti më del e para


Ti puth ato duar mbushur plot me mall
Dhe në çdo rrugë tëndën, në çdo këmbë të bardhë
Unë shoh fëmirinë, hapin tim të pare.

Dhe nga unë fëmija kërkove në jetë


Të kthehem mbarë për këtë tokë të shtrenjtë.

Në duart…

Vij…..

Dhe nga….

857
178. Këngët e rinisë

Vini ju plot zjarr, këngët e rinisë


Historia zë e flet
Si çdo këngë e saj dhe mendim
Rrugë marrin shkojnë lart
Dhe më flisni ju për atë rini.
E lindur në tetor, e rritur në stuhi
Fati i saj gjithmonë në çdo skaj
Pranë gjithmonë të mbaj, Shqipëri.

Ref.:
Si zogj’t e shqipes kur fluturojnë
Për herë të parë lart në qiell.
Dhe shqipja nënave krahëfortë
Fluturimin bashkë me bijtë ajo merr.
Pranvera erdhi prap dalngadalë
Dhe lulet çelin pemët e lirisë
Fluturimi kërkon shqipe të reja
Me ju o këngë, zjarr të rinisë.

179. Rrak e trak ia bënte porta

E rrake trak ia bënte porta


Voglushja ime rrinte në bahçe

Me duert e saja më hapte portën


Dhe një të puthur mua ajo ma dha.

E ç’bën kështu ti moj vajza e nënës?


E gjithë bota flasin keq për ty.

E le të flasin sa të pëlcasin
Unë do ta du’ atë që më deshti mu’

Unë do ta du’ djalin e shkretë


Se qe në burg e hoqi keq për mua.

858
180. Liria e shqiptarit

Linde ti,
Për të qenë i lirë shqiptar,
Por jeta s'ish për ty
Një dhuratë,
Se mbi tokë kish gurë shumë
Dhe pak bar.

Jo, s'mund të jetoje ti pa liri.


Liria - kënga e parë.

Lumenjtë kurrë
S'ndalen duke rendur në det.
As ti s'u ndale jo drejt lirisë
Drejt një kënge që ndezi rrufetë.

Ja tek rri o bir i trimërisë


Me ballin gjer tek retë.

Refreni:
I: Në shekuj ec' mes krismave,
Mes breshërisë së plumbave.
I lidhur fort me tokën
Dhe me ëndrrën më të bukur,
Më të bardhë. :I

Mbi truallin tënd u mbështete


Në çdo gëzim e shqotë
O shqiptar.

Refreni:
Në shekuj ec mes krismave....
Në çdo gëzim e shqotë
Me kokën lart.

Dhe tani,
Afroma pak ballin, shqiptar.
Ja koha la këtu në çdo brazdë
Shumë gjurmë,
Eh ç'gjurmë të arta janë!

859
Po pranverën ke ti sot në sy
Dyfek lidhurin me gjalm.
Lumenjtë kurrë
S'ndalen duke rendur në det.
As ti s'u ndale, jo, drejt lirisë
Drejt këngës që ndezi rrufetë.

Ja tek ri o bir i trimërisë


Me ballin gjer tek retë.

181. Mesnatë

Mesi i natës
Mbi ne ja tani sa kaloi.
Qetësi, qetësi…
Qyteti fle
Edhe rrugët dhe njerëzit ngado
Flenë e shlodhen…

Pranë e pranë
Ne ecim të heshtur të dy
Si n'takimin e parë
Je sonte e mahnitshme
Ashtu si n'takimin e parë.

Dhe më thua: - Dashuria


Është si ëndërr
Si këngë e re tek njerz' si ty
Dhe kurrë s'mbaron. -

Refren:
Se çdo njeri
Një ëndërr t'vetën ka.
Dhe mban e ushqen një dashuri
Në shpirt të tij të thellë.

O dashuri e bardhë, e imja e parë!


Mes ëndrrash ti tani qëndron
Mes dashurish pafund.

860
Mesi i natës
Mbi ne ja tani sa kaloi
Dashuri, dashuri…
Me fytyrën e vogël.
Me sytë ku po rrjedh vetë kjo natë
E ngrohtë vjeshte…

Ti tani vjen e kryet


Në kraharor më mbështet
Dhe ashtu si flet ti
Me zërat e jetës së re
Që ngado na rrethojnë.

Po më thua: - Dashuria
Është si kënga
Dhe koha jonë gjithë botën sot
Me krahë pushton. -

Refreni:
Mesi i natës mbi ne
Ja tani sa kaloi
Sa kaloi…

861
182. Rrisim jetën tonë

Rrjedhin, o mëngjeset,
Rrjedhin si ujëvara,
Ja, kështu mes njerëzve,
Jeta jonë hedh hapat.

Hyj dhe unë mes tyre,


Shtoj një fjalë, një këngë,
Është kjo këngë e jetës,
Për ty, Shqipëri,
Për ty, Shqipëri, moj nënë!

Refren:
Më merr në krahët e tua,
Si merr fëmijën nëna,
Që ballin të ma puthi,
Edhe dielli, dhe hëna!

Unë marr nga drita jote,


Ti merr nga zemra ime,
Dhe dorë për dore rendim,
E shtrenjta jeta ime.

Rrjedhin o buzëmbrëmjet,
Rrjedhin, kaltërojnë,
Në një kënd të globit,
Rritim jetën tonë.

Hyj dhe unë mes tyre,


Shtoj një fjalë, një këngë,
Është kjo këngë për jetën,
Për ty, Shqipëri,
Për ty, Shqipëri, moj nënë!

862
183. Udhët e atdheut më thërrasin

Udha më thërret shtigjeve të reja


Vala e një lumi po më thotë “Eja”.

Toka jon’ e bukur hapet valë,valë


Zërat më urojnë: - Biro, ardhsh i bardhë!

Qielli ësht' i kthjellët si një sy fëmije


Toka rrit për ne fjalë dashurie.

Syri i udhëtarit - zog që s'di të ulet


Pikë e djersës sonë ra e u bë lule.

Qielli ësht' i kthjellët si një sy fëmije


Toka rrit për ne fjalë dashurie.

Refren:
E ku ka më t'bukur si kjo tok'e artë?
Dielli nëpër pemë si fole e zjarrtë.

Moshën e rinisë ti jeton atdhe


Ti je dashuria zemra jon' ti je!

Toka jon' e bukur hapet valë, valë


Zërat më urojnë: - Biro, ardhsh i bardhë!

Toka ësht' e lumtur kur ndjen hapa njerëzish


Jeta kërkon këngën, siç do zogu qiellin

Udhëtoj në fusha, udhëtoj në shkrepa


Njerëzve që s’i njoh u them “Tungjatjeta!”

Mbushur plot me ritme ngjyra gjithashtu


Dashurinë për jetën e përcjell tek ju.

Udhëtoj në fusha, udhëtoj në shkrepa


Njerëzve që si njoh u them “Tungjatjeta!”

Refreni:
E ku ka më …

863
184. Vajta kalova

I: Vajta kalova
Gjith' Italinë.
Askund nuk gjeta
Më Shqipërinë. :I

Ref.:
I: Dy manushaqe
Në dorën time.
I zgjata njërën
Arb'reshës sime. :I

Vajta kalova
Gjith' Sicilinë.
Askund nuk gjeta
Unë Arbërinë.

Ref.:
Dy…

E lule lul
E lule lule maca mace.
E unë për ty,
E unë për ty e ndalu pakë

E ndalu pak
E ndalu pak është e vërtetë
Se zemra im,
Se zemra ime je ti vetë!

E lule lul
E lule lule maca macë
E unë për ty
E unë për ty e ndalu pakë.

E ndalu pak
E ndalu pak është e vërtetë
Se zemra im,
Se zemra ime je ti vërtetë.

864
III.KOMPOZIME TË REJA

865
866
01. Jeto dhe jetën time

Jeto dhe jetën time, po e deshe


Eja dhe merre, veç jeto!
Ata që s’duan dashuri,
Nuk dinë se ç’është mirësia
Folenë e ngrenë në errësirë
Dhe mbi sy lëshojnë stuhira.
Se janë mësuar të zvarriten
Të të helmojnë, pastaj të vdesin
Pa prekur trupin tënd të ngrohtë
Nga afshi i puthjes, ledhatimit
Dhe pena ime nis e shkruan
Kaq e lodhur nga mundimi
Kërkon nga ty dhe merr dy fjalë
Dhe ndalet lumi i zemërimit.

Të dua, të dua, të dua


O fjalë hyjnore të kësaj bote
U përshpërit nga buzë e dashuruar.
Dhe frymë ty të dhanë.
Shumë të kërkova, gjersa të gjeta
E nëse vdes mos u trishto,
Por ti jeto!

Nëpër rrugët e dashurisë


Enden këngët dhe legjendat
Nëpër vargjet e poetit, zemrën ka ajo
Dhe në vija pentagramesh
Derdhet shpirti i një artisti
Por pa thënë diçka ka mbetur.
Dhe të tjerët t’a tregojnë

Jeto…

867
02. Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq


Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet
Dhe rrallë shifemi, sa rallë!

Edhe m’u duk pak e çuditshme


Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlek
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënja e vjetër e Heraklitit


Seç m’u kujtua sot për dreq:
“Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç”

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq


Që dot s’po zgjohemi vallë?
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

868
03. Pikoi vesa e mëngjesit

Pikoi vesa e mëngjesit


Hapi dielli syn’n e zjarrtë
Nëpër fushë ta ndjeva hapin.
Shoqe moj!

Bëj të them një fjalë të ëmbël


Por ti m’ikë e m’bëheshe erë
Rend e qesh porsi një flutur
Nëpër fushën tonë të gjërë.

Ref.:
I: Do të vij si fllad i majit
Do të gjej moj lule fushe
Faqet ç’tu bënë flakë të kuqe
Kur të thashë: -Do të marr nuse! :i

Në mes shoqesh ty të gjeta


Grur i artë dallgëzontë
Nëpër fushë ta ndjeva zënë
Shoqe moj!

Bëj të them një fjalë të ëmbël


Por ti ike…

Ref.:
Do të vij si fllad i verës..

869
04. Mirësia dhe e vërteta

Pse sytë e nënës janë mbuluar me lot?


Ti pse vallë na ke harruar, o zot?
Pse toka ime e bekuar nuk çel?
Pse dielli rri kaq i menduar kur del?

Në vend të këngëve veç krisma dëgjojmë.


Vajza të reja me vello zie shikojmë.
Fëmijtë e vegjël rrinë të menduar si pleq.
Po kush vallë na ka ngatërruar kaq keq?

Zotin nga gjumi unë dua ta zgjoj.


Zemërlënduar për ju sot këndoj.
Dua ti lutem me përgjërim
Të na çlirojë, të na çlirojë nga ky mallkim!

Refren:
I: Të sjellim dritën e mirësisë
Të ndezim zjarrin e dashurisë.
Si trëndafil të çeli jeta
Nga mirësia dhe e vërteta. :I

Në vend të këngëve veç krisma dëgjojmë.


Vajza të reja me vello zie shikojmë.
Fëmijtë e vegjël rrinë të menduar si pleq
Po kush vallë na ka ngatërruar kaq keq?

Zotin nga gjumi unë dua ta zgjoj.


Zemërlënduar për ju sot këndoj.
Dua ti lutem me përgjërim
Të na çlirojë, të na çlirojë nga ky mallkim!

870
05. Lozonjare

Për një sy e për një zemër


Më shkon jeta si në ëndërr.
Kur në rrugë ju më shikoni
Me ngadalë, se mos më zgjoni!

Mos i fol zemrës qe digjet


Se ajo, jo, nuk të përgjigjet!
Syri i zi i dashuruar
Është aty por i verbuar.

Gjumë, o gjumë i arratisur


Ku ke shkuar, ku je nisur?
Ku je tretur, je mërguar?
Ç'të kanë bërë, pse je larguar?

O ju djema, mos më flisni!


O ju djema, mos më ngisni!
Ju të gjithë më doni mua
Por unë një, veç njërin dua.

Jam një vajzë lozonjare


Djemtë i tërbova fare.
Kush më puth buzën e sytë,
Ka të gjitha pasuritë.

E pse puthe syn' e ndritur


Sa ke zjarr te krahërori?
Jeta shkon e vjen papritur
Si një dritë meteori.

Kush ka puthur buzët e njoma,


Kush është djegur përvëluar,
Rron e do të rrojë akoma.
Si një mbret i mbretëruar
Jam lozonjare.....

(Përsëritet nga fillimi me


përjashtim të strofës së tretë)

A a a a, lozonjare jam
A a a a, shoqe jo nuk kam!

Jam një vajzë lozonjare


Djemtë i tërbova fare
Fare…

871
06. Makina e memories

Makina e memories vrapon në kujtime


Në çastet e jetës që endëm të dy.
Dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen
Dhe rendin e rendin, humbasin diku.

Makina e memories si era


Humbet nëpër mjegull, mbi të fluturoja
Me sy të përgjumur kërkoj nga dritarja
Diku të ndaloja…
T’i mblidhja kujtimet, aty t’i fiksoja
Mundohem mundohem, t’i gjej nëpër vite
Kujtimet kalojnë…
...po kujtimet kalojnë.

Dhe ti qeshje, ti këndoje


Psherëtije në heshtje dhe qaje
Me lotët që të ndrinin në sy
Dhe më flisje, ëndërroje
Dhe tregoje, tregoje
Të vertetat trillime që jetuam të dy
....dhe kujtimet kalojnë
....dhe kujtimet kalojnë
....dhe kujtimet kalojnë

Fragmente kujtimesh më dalin përpara


Në skena qiellore me diell a me shi.
Çapitem i lodhur të ulem mes tyre
Ato më largohen...largohesh dhe ti.

Fragmente sensuale që era


Si gjethet e vjeshtës i shkundi nga pema,
Piktura që koha ngjyrosi në mendje
Sikur ti ndaloja...
T’i mblidhja të gjitha në krahë, t’i mbuloja
Mundohem, mundohem t’i gjej nëpër vite
Kujtimet kalojnë…
...po kujtimet kalojnë.

Dhe ti qeshje, ti këndoje


Psherëtije në heshtje dhe qaje

872
Me lotët që të ndrinin në sy
Dhe më flisje, ëndërroje
Dhe tregoje, tregoje
Të vërtetat trillimet që jetuam të dy
Më afroje, më largoje
Më humbisje dhe prapë më takoje.
Më puthje në buzë si fëmijë
Më thërrisje dhe më prisje
Dhe kërkoje, kërkoje
Të vërtetat trillime ti jetojmë përsëri
....Po kujtimet kalojnë..
Dhe kujtimet kalojnë...
Dhe kujtimet kalojnë...
Kalojnë, kalojnë, kalojnë.

Makina e memories vrapon në kujtime


Në çastet e jetës që endëm të dy.
Dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen
Dhe rendin e rendin, humbasin diku.

Dhe kujtimet kalojnë…


Dhe kujtimet kalojnë...
Dhe kujtimet kalojnë..

873
07. Jon

Më erdhe në një kohë të dëshpëruar


Me dhimbje, Jon
Kur anijet si fantazma
Nëpër det me aventura
Klithnin: Libertà!

Dhe sytë i kish aty gjithë Shqipëria,


Ajo dinte si duronte
Po i shkuleshin filizat
Deti u bë mal me njerëz,
E toka det me lot.

Dhe ty për herë të parë të puthte drita


Ti linde, Jon
Nuk e dije ç'ish gëzimi
As dhimbja as mjerimi
Që flakë, godet e rrudh një tokë.

Sot me gjithë foshnjet në botë je njësoj


Si ata ti qesh e luan.
Kjo është vetëm nisja juaj
Por do rritesh, do kuptosh
Se fatet s'janë njësoj.

Bekimin merr nga mua


O shpirt i patrazuar.
Një fjalë të thënë ma dëgjo:
Zinxhirë të praruar ty kanë për të ofruar
Por prapë je skllavëri.

Refreni:

Jon, ky emër marrë nga deti


Jon, me këngë vale tund djepin
Jon, dhe ti ja ndjeve aromën
Ta kesh për jetë me vete.

Jon, po të lundrosh me këtë emër


Jon, e të takohesh me vëllezër
Jon, do të mjaftojnë dy duar
Të thuash se je, ti je Jon!

Bekimin merr nga mua


O shpirt i patrazuar.

874
08. Ecën në shi

Me flokë të lagur
Me sy të plakur
Ecën në shi.

Me ëndrrën fikur
Shpres' e arratisur
Ti ecën në shi.

Me flokë të lagur
Me sy të plakur
Ecën në shi.

Me ëndrrën fikur
Shpres' e arratisur
Ti ecën në shi.

Ref.:
I: Sytë e tu nuk qajnë
Lotët janë tharë.
Vajzë e plakur
Ti ecën në shi. :I

Natën zgjove
Kur ti thirre
Dëshpërimi
Nuk ka kuptim.

Merrni arin
E kësaj bote
Dhe më ktheni
Prapë rininë.

Të dridhet buza
Nga hidhërimi
Por shpreso!

Të kthehet mbrapa
Ajo që iku Jetën jeto.

Refreni:
Sytë e tu nuk qajnë…

875
09. Çapkëne moj

Rrugës kur më shkon


Më shkon ti me nxitim.
Çapkënja ime e vogël
Mbushur plot gëzim.
Edhe shpirti më ndien një knaqësi
Kur më buzqesh ajo plot ambëlsi.

Ref.:
Çapkëne moj, çapkëne moj
Ti më mbush plot dashuri
Falmi sytë t’i shikoj!
Falma zemrën të dashuroj!

Ti kur më shkon
Më verbon me ata sy.
Ah kjo zemra ime
Vuan veç për ty.

Kur ty të kam pranë


Kam shum emocione.
Nuk e din çfar ndjej
Ah moj çapkëne.

Ref.:
Çapkëne moj…

876
10. Pranvera me një lule s’vjen

Si i vogël në lëndinë
Mbi barin që ndriste nën vesë
Në prak pranvere nji lule gjeta
Erdhi pranvera, t’thirra menjiherë.

Buzëqeshi motra ime


Sa desha t’ia thur një kurorë.
Me kot vrapova edhe kërkova
Të tjera lule jo nuk gjeta dot.

Ref.:
Nji pike vesë mbi faqe ra
O motër unë lulet ku t’i gjej?
Ajo e dinte, ndaj më tha:
- Pranvera me nji lule, jo, nuk vjen!
Kështu dhe jetën se bën një ditë
Një lum i vetëm se bën një det.
- Kishe të drejtë o motër, - them. -
Pranvera me një lule s’vjen!

I: Si në lëndinë, fëmijëria
Por fjalët e saj jo, s’i harroj.
Kështu do jeta dhe vetë rinia
Më e bukur jeta bëhet me shumë shokë. :I

Ref.:
Një …

877
11. A t’kujtohet natë e parë

A t’kujtohet natë e parë


Shi kur binte në Prishtinë
Unë e ti si dy këngëtarë
Pëshpërisnim për dashurinë.

Ref.:
Unë të doja, ti më doje
Lugut t’gjelbërt të Gërmisë
Hëna, yjet na bënin roje
Dhe lisa gjelbëronin prej lakmisë.

S’harrohet dot ngrohësi e parë


Kur pranvera vinte në Prishtinë.
Unë e ti si dy këngëtarë
Thurnim vargje për dashurinë

A t’kujtohet…

Ref.:
Unë…

878
12. Fati ynë shpresë e marrëzi
Ne të dy kurrë s’jemi ndarë
Ne të dy kurrë s’kemi heshtur
Ëndrra ime është një shpend i marrë
Krahët hap, qiellin gjen atje.
Tek ti.

Kur je larg të pres me mall


Kur je pranë grindem me ty.
Jeta jonë çfarë është vallë
Duhemi të dy, grindemi të dy
S’e di.

Ti je si engjëll që më mbron gjithmonë


Unë jam si zjarri që të djegë nga pranë.
Ti je si djalli që në faj më fton
Ndryshe nuk bëjmë dot.
Jo, jo!

E kemi fatin, shpres’n e marrëzinë


Na jep një engjëll të na mbrojë!
Se ne në jetën tonë jemi fëmijë
Ndryshe nuk bëjmë dot.
Jo, jo!

Kur je …

13. Shi bie në Tiranë


Shi bie në Tiranë
Nga malli yt edhe qielli qan.
I: Je i dehur nga pija, apo nga dashuria
Ti ecën, por këmbët nuk të mbajnë. :I

Sa shumë u endëm me ty bashkë


Sa shumë u lagëm e s’ikëm!
Harruam ditët dhe vitet.
A s’është kjo dashuri?

Shi bie në Tiranë


Si nën ombrellë strukesh nën një palmë.
Gjysma ime mbeti, rrugëve të këtij qyteti
Shi bie në Tiranë.

879
14. Mikesha

Moj mikesha ime e parë,


Dashurinë time do ta kuptosh
Kur të takohemi në atë botë
Me gënjeshtra dhe pa lot, pa lot.

Ref.:
Jam ai, jam ai
Që dua të jem
Kështu linda dhe do t’vdes
Dhe do t’vdes.

Shumë kalova unë nga ti


Dashurinë time ti ta kuptosh
Mos mendo se do t’kesh frikë
Nga takimi në amshim, në amshim!

15. Ty të kujtoj

Ishim gjithmonë pranë njëri tjetrit


Në të dy.
Ti më trathtove, ndaj veç lotojnë
Këta sytë e mi.

Ref.:
Ty të kujtoj, ty të mendoj
Unë në çdo çast.
Ti ke harru’ se dikur
Ne jemi dashur.

Gjithnjë në ëndërr o e dashur


Unë të takonja.
Diku atje larg në kurbet
Ty të martonja.

Ref.:
Ty…

880
16. Bota e madhe është me ty

Sa e vogël duket bota


Kur e sheh nga lartësitë.
Edhe njerëzit kaq të vegjël
Ngjajnë në shtëpitë.
Humbin mallet dhe qytetet
Kodra, dete bëhen një.

Që të gjithë fëmijë, të rinjë e pleq


S’i dallon asnjë.
Nga lart pa rëndësi
Duken fjalët xhelozi
Humb e keqja e kësaj bote
Por je ti.

Ref.:
Bota e madhe është me ty
Bota s’ka vlerë pa dashuri.
Botë ti je, tokë ti je, frymë ti je
Vetëm ti.

Nga avioni bota ngjan


Si një kartë pa kufi.
S’duken racat edhe ngjyrat
Gjithë mëritë zhduken, edhe luftrat
Toka qiellit i përngjan.
Gjithë mërzitë e kësaj bote
T’i lëshosh në oqean.

Do t’shikosh si edhe letrat


Duken fjalët xhelozi.
Ti i merr kaq seriozisht
Po a e di?

Ref.:
Se, bota …

881
17. Dashuri e vonuar

Ishte vonë të bija n’dashuri


Aty ishin gruaja, fëmijët e mi.
Por kur kalove pranë kopshtit tim
Shpirtin s’e ç’ma dridhi një shqetësim

Po s’dije as që më shikoje fare


Se të trazonin shikimet djaloshare.
Ah, ç’të bënte për njeriun e hutuar
Midis librash e kopshtit të lulëzuar

Ref.:
Ku ishe fshehur e s’të kam pare?
Ti lulëzove kaq papritur.
Ndaj thjeshtë më vinte për të qarë.
Bukuria jote më ka mahnitur.

Midis pemësh rri e prisja netët


Që të shihja s’paku nëpër gjethe.
Për një çast ndjehesha i ri
Dhe të çmallesha me atë bukuri.

Ref.:
Ku…

882
18. Dielli që praron

Ti më thua nuk është vonë


Nga e para të fillojmë.
Unë duroj dhe pse s’e di
A është kjo kohë vërtetë për dashuri.
Në jetën time plot hare
Nuk e di vend a ke?

Ref.:
Dielli që praron
Të gjitha ëndrrat m’i gjallëron
Dhe era e lehtë që fryn
Drejt teje më shtyn
Dielli që praron
Të gjitha ëndrrat m’i gjallëron.
Dhe hëna mua më kupton
Sa e lumtur jam.

Prapë më thua nuk është vonë


Çdo gjë tënden ti ma dhuron.
Por zemra ime është n’Gjithësi
Ende s’kam kohë për dashuri.
Në jetën time plot hare
Nuk e di vend a ke?

Ref.:
Dielli…

19. Ditë dimri

Në jetën time ka qenë një çast


Kur unë për ty pata nevojë.
Dhe për tuat gjeste, fjalë
Por ti pranë meje më qëndroje.

E kundërta ndodhi ike larg.


Ato ditë dimri të jetës sime
Gjithmonë gëzimet i ndanim bashkë
Po pse më ike, më braktise?

Në jetën …
E kundërta…

883
20. E urrej shiun

Në kitarë teli i këputur


Ndali këngën më të bukur.
Por s’e ndali shiun
Në këtë qytet.

Ku je buza e paputhur?
Dashuria ime e humbur?
Në mes të rrugës
Unë po lagem vetë.

I harruar,
Si një letër e djegur
Në këtë rrugë,
Pa adresë kam mbetur.

Ref.:
E urrej shiun kur bie
Se njëherë më fiku një zjarr
Një zjarr dashurie.
I urrej lotët e mi
Veç se ngjajnë në shiun.
Që më ndau nga ti.

Dashuria ish dikur


Veç kornizë e pakuptim’
Që askund
Nuk e sheh në udhë.

I harruar…

Ref.:
E urrej…

Ti ndoshta ishe një rrufe


Që erdhi shpejt.
Dhe kur shkove nuk e dita as s’e di
Por këngën dhe shpresën
I le të vetëm nëpër shi.

884
21. Eja

Vajzë e valave pret


Dhe era flet me detin.
Përmbi zallin e shkretë
Në heshtje yjet heshtin.
Vajzë e valave pret.

Këmbë zbathur
Fëmijët e brigjeve vetmojnë.
Asnjë lajm, asnjë fjalë,
Veç zogj që vijnë e shkojnë.
Ku je, ku je o ëndërr e vetmuar?
Malli po pret dhe loti nuk tretë.

Ref.:
Eja me detin eja, eja dhe përbije detin!
Merre botën, falma qiellin!
Eja me detin eja, eja dhe përbije detin!
Kemi lindur, bashkë do vdesim

Këmbë zbathur….
Eja me detin eja…

885
22. Kur një ditë të kthehesh ti

Fjalët tua aq të rrejshme


Qenë të vrazhda për me zgju’ dashninë time
As që dite me m’ngushllue
N’ato çaste kur për ty unë sytë i meksha.

Fjal’t e tua aq të vrazhda


S’qenë në gjendje me pajtue zemrën time
Ishim vetëm si të huej
Asgja tjetër nuk na lidhte.

Ref.:
Kur nji ditë të kthehesh ti
I përbuzun nga të gjithë.
Do t’dëshirosh t’më keshë fare pranë vetit
Mos kërko të vish te unë
Se tradhëtia e shpirtit tim për ty
Ka shum kohë që fluturon për ty n’amshim.

Kur nji ditë të kthehesh ti


Do të them se je fajtor.
Se unë ende po jetoj në dashuri
Dhe çkado që tash premton
Për dashurinë, për shpresën tonë
Për urrejtje për dashni për ne të dy

Çdo mesnatë unë shof në andërr


Gjoja se po flen pranë meje si dikur
Çdo mesnatë më zgjon kujtimi
Se më lodhi dashunija me këto andrra

Çdo mesnatë, t’shof në andërr


Si largohesh ti prap heshtas pa buzqeshje
Fjal’t e fundit janë për ty
Sytë e mi rrinë tuj lotue.

Ref.:
Kur…

886
23. Liqeni i kaltërt

Ç’po dremit liqeni i kaltërt


Dielli i zjarrtë tu përçu’
Mërmëritet pylli me frashër
Le të le, të le të shuar.
Atje tej në këtë grunishte
Rri tuj lagur një lejlek
Ëndrra ime e fashër ishte
N’arrati, në shteg më shteg.

Ref.:
Shteg më shteg e kah nuk vete
Të kërkoj më kot.
Herë dridhet nëpër dete
Dete dridhur porsi lot.
Herë ngjitet gjer te retë
Re të akujt deti në shi.
Herë kërkon e herë tretet
Por s’e gjeta përsëri.

Të kërkon një zemër e varfër


Ku më je, pra ku më je ti?
Ç’po dremit liqeni i kaltërt
Dielli i zjarrtë se ç’po pret ti.

Ref.:
Shteg…

887
24. Ma jep dorën ti

Ma jep dorën ti.


Në këtë dorë të rri
Labirinthe shoh, vija rrugësh plot
Ku do shkoj s’e di.

Tek ajo rrugë këtu


Kjo zemra ime thërret.
Lermë që të dy
Përjetë aty të mbes.
Çelma zemrën ti
Jashtë saj po pres
Mos më le të vdes!

Fati i bardhë o fati i zi


Është tek dora jote-e.
Mbyllur zemra jote rri
Si duron s’e di.

Pra, më thuaj ti:


Nga të besoj tani?
Dorën tënde ku fatin kërkoj
Ma jep një fjalë ti!
Dhe zemrën m’a shëro!
Gjithë bota le t’a dijë
Unë fatit i besoj.

Ma jep…

888
25. Ma ke prishë gjumin e natës

Ku t’kam parë moj bukuri


Flokun ar, synin e zi.
Ma ke prishë gjumin e natës
Moj e rritun n’atë çarshi.

Mos kujto se është e lehtë


Dhe më merr ti me dy fjalë.
Unë për vehte s’jam e qetë
Nuk e di ç’më djeg një zjarr.

Pa m’a thuaj zjarrin e zemrës


Mos më len kaq shumë të pres.
Nuk e di as s’të besoj
Fjala jote më trazoi

Ref.:
Do t’sjell krushq djemt’ e Prishtinës
Lahutarë o prej Dukagjinit.
Një tupan do t’a sjell prej Shkodre
Krushk të parë o prej Kastriotëve.

Ku…

Mos…

Ref.:
Do…

889
26. Kur era flokët t’i merr

Kur era flokët t’i merr


Edhe dimri bëhet verë.
Kur qeshin buzët e saj
Edhe dimri bëhet maj
Vashëz-o, vashëz-o!

Ref.:
Po erdhe te unë një natë
Helmi do të duket mjaltë.
Po erdhe te unë një orë
Do të ndjehesh luleborë
Vashëz-o, vashëz-o!

Vashëz-o po nuk të mora


Shpejt do t’tretem si dëbora
Ty po nuk të puth nga pak
Për dy ditë do bëhem plak.
Vashëz-o, vashëz-o!

Ref.:
Po erdhe…

27. Merrma shiun e Prishtinës

Merrma shiun e Prishtinës


Pika, pika mbushe n’gotë!
Ma dërgo me lotin tënd
T’a pi larg diku në botë.
O, o

N’këtë qytet ku shpesh bie shi


Si t’a kthej sërish një verë?
Kur të laget floku e faqja
Gushës sate t’i marr erë.
O, o

Pika loti të ra n’faqe


Dhëmbja jote m’dhëmbi mua

890
Kur kanë vend dhimbjet e mia
Mora n’gjoks dhimbjet e tua.
O, o

Hapi krahët shpirti im


Fluturo o mbi kujtime!
S’paskam ditë çfar bukurie
Paskam pasë në dorën time.

Merrma…

N’këtë…

Hapi…

28. Moj e bardha me gërsheta

Lere ti gërshetin mbrapa


Se vjen vera, të zë vapa, o, o
Merr gërshetin mbyt’më mua
Mbyt’më se gjë tjetër s’dua, o, o
Moj e bardha!

Ref.:
Moj e bardha me gërsheta
Ç’më gënjeve me gënjeshtra
Ç’më gënjeve me gënjeshtra!

Po ti prit sa të vijë vjeshta


Pastaj heshte, pastaj heshta, o, o
Po me sytë e me qepallë
Më fute në dhe të gjallë, o, o!

Mike me shami me n’njanë


Qasmë se më dogje xhanë, o, o
Po të pyesin miqt e shkretë
Thoni vdiq nga një gërshetë
Moj e bardha!

Ref.:
Moj…

891
29. Një dashuri

Ishte një valë, vetëm një fjalë


Takimi i parë
Vriste një natë kur toka u ndal
Për vetëm një cast.

Lindi një jetë


Si dhe në zall tash vetëm mall
Sa ishte e lehtë
Të flisnim në baltë tash vetëm prapë.

Ref.:
Tingujt e kitarës i dëgjon
Sa herë pranë detit unë kaloj.
Në lartësi ishim, bejbi, unë dhe ti
Një dashuri.

Ishte një valë, vetëm një fjalë


Tani e di, ishim të ri
Nuk njihnim kufi
Lindi…

Por jeta vazhdon, kitarja m’kupton


Çdo gjë gjallëron.

Ref.:
Tingujt…

892
30. Nuk kërkoj tjetër njeri

Kam kohë pa e parë


Nuk e di ku do jetë
Atë vjeshtën brizh
Dhe zërin e saj si kristal
Zërave dimrit mundohem t’i flas.

As vetë nuk e di
Pse lodhem ta gjej
Endem, ndonëse ka shum akull mes nesh
Kjo vjeshtë e heshtur
Dimrin s’e fsheh
Se diellin ndriçon prapë
Dhe shiu pushon.

Nuk di zemra e saj


Nga dhimbja s’rrënkon
Çkado do të falja që hapat e saj
Të trokasin prap tek unë, tek unë.

Ende sytë e tu kanë ca lot të patharë


Fshi lotët e dashur se jemi larg
Dhe kurr mos mendo -
Vetëm s’je në këtë botë
Sepse ke një njeri që të do!

As vetë…

Se dielli…

Në zemrën time dimri dhe vjeshta


Më thonë për ty
Jo mos kërko tjetër njeri

Se dielli…

893
31. Që ditën që vdiqe

Që ditën që vdiqe
Që kur s’të kam parë
Lotët që kam derdhur
S’më janë dhe tharë.

Shumë vjetë u bënë


Sot u mbushën dhjetë
Që kur më ke lënë
Dhe s’të shof ndë jetë.

Ndë ç’kopshte me lule


Kë qëndruar vallë?
S’të vjen keq për mua
S’të vjen mall për djalë?

O ëngjëll i bukur
Mos më rri në botë
Kthehu të të shoh’më
Se na mbetën lot’t

Si rrojmë dot pa ty?


Ti si rron pa ne?
Motmot që rrojtëm bashkë
Ti s’më urreve!

Atje tek ti janë


Qiparis dhe varre
Kthehu të të shoh’më
Mos na le për fare!

Mos n’a lenë të gjorë!


Me zemër të ngrirë
Kthehu të gëzosh
Kur të shofsh të birë.

E ke lënë fëmijë
Tani u bë burrë.
S’arrite ta njihnje
S’e ke parë kurrë!

894
32. Shiu i vjeshtës flokët m’i lagu

Shiu i vjshtës flokët m’i lagu


Unë vrapoj të vij tek ti
Por ti je shumë larg
E s’të gjej dot.

Sa shum afrohem, më shum largohesh


Që ndjeva kjo dashuri.
Me tërbim në rrugë vrapoj
E nëse ti e ndien si unë

Vitet kalojnë e mbeten larg


Eja pra të puthim shiun
Të vallëzojmë me të në trotuar
Se jeta ikën!

33. Faleminderit

Iku loti në mesnatë


Se ti ike për t’mos u kthyer
Për mos t’u kthyer.
Pamjen tënde
Të vërtetë
E tregonte si pasqyrë e thyer
Pasqyrë e thyer.

I: Faleminderit që më le!
Sot mos qaj si ike dje.
E nesër kur nata n’udhëkryq të gjen
Mos u kthe, arsye s’ke! :I

895
34. Anija plakë

Dikur nga deti i lodhur


Te toka e premtuar një ditë
Anija plakë e lodhur detesh
Anija plakë e shpirtit tim.

Me forcë e futën hijen time


E lanë në breg me sytë pa jetë
Me shpresën e kripur nga dallgët
Me shpresën e madhe det.

Dhe nëse dikush do pyeës :


”Ma keni parë hijen diku?
Në port të lodhur, të pakrehur
Hijen që iku nga unë?”.

Dikur nga deti i lodhur


Te toka e premtuar një ditë
Anija plakë e lodhur detesh,
Anija plakë e shpirtit tim

Me forcë e futën hijen time


E lanë në breg me sytë pa jetë
Me shpresën e kripur nga dallgët
Me shpresën e madhe det.

Dhe nëse dikush do pyes :


"Ma keni parë hijen diku?
Në port të lodhur, të pakrehur
Hijen që iku nga unë?”.

Më solle, më solle ti
Psherëtimën.
Nga molot ku era ngrin
Shkaktoje, shkaktoje prapë
Që të mos mbytesh
Edhe unë të shuaj urinë.

Dhe nëse dikush do pyesë:


"Ma keni parë hijen diku? "
Në port të lodhur të pakrehur

896
Hijen që iku nga unë?

Më solle, më solle ti
Psherëtimën.
Nga molot ku era ngrin
Shkaktoje, shkaktoje prapë
Që të mos mbytesh
Edhe unë të shuaj urinë.

Ej të lutem
Mos u zemëro!
Ëndrrën time ma shpëto!
Mos e ler të ketë uri
Ëndërr mos u mbyll
Nga dhimbja ti!

897
35. Zemra e një gruaje

I: Zemra e një gruaje -


Them shpesh me vete -
Ngjan me një xixëllonjë
Që digjet në heshtje.

Provoni ti buzëqeshni një zemre t'thyer


Mos përbuzni lotët në sytë e mallëngjyer :I

Refren:
I: Mos puthësh dorën e saj kur zgjatet
Se buzët e tua do vyshken, do plaken
Puthje që ëndrrat zgjon në shpirtin e valuar
Ngjan me lindjen e diellit
...jo s'është e vonuar :I

36. Emri i saj

Në zemrën time
Jeton një emër
Që jo, vitet
Nuk e shuajnë.

Në zemrën time
Ka zënë vend një emër
Që jo, kohët
Nuk e shuajnë.

Buzëqeshja e saj
Shumë e lumtur
Mendime të bukura
Më zgjon.

Vështrimi i saj
Shumë i lumtur
Një botë të re
Më tregon

I: Emri i saj
Është lumturia
Emri i saj
Më sjell dhe pranverën. :I

898
37. Dal të pres te shatërvani

Dhe kur dielli puth qytetin


Dal të pres të shatërvani.
Më buzqesh me buzë të zjarrtë
Se në shpirt më dogji xhani.

Po të pres pëllumb i bukur


N’kraht e tua, n’ëndrrat e mia.
Vallë si qenka dashunia
Më e fshehtë se fshehtësia
Oh, oh, oh.

T’ëndërroj natë për natë


O shpirt, o xhan
T’ëndërroj natë për natë
E s’të kam pranë.

Hape zemrën shpirt


Se më mbyti malli.
Kam dy fjalë i ruaj për ty
Do ta puth buzën e zjarrtë
Do t’i puth dy sytë e zi.

Dhe kur…

T’ëndërroj…

899
38. Eja në pranverë

Kështu dhe dita fillon nga dashuria


Qyteti rritet plot bukuri.
Këtu dhe jeta fillon nga dituria
E qielli sodit me lakmi.

Ref.:
Eja në pranverë
Do t’jetojmë si gjithëherë
Zemra zemrës si përherë, si përherë
Besa, besë si gjithëherë.

Më mbushur me erën në verë


Anë e mbanë ushton jehona
Yje të reja ranë mbi ne
Shend e verë në zemrat tona.

Ref.:
Eja…

39. Një unazë

Dritë e syve t’mi ishe vetëm ti


Pse m’harrove, pse u largove
Sa herë lulja çel një kujtim më th’rret
Të kujtoj të ëndërroj.

Ref.:
Një unazë më mbeti n’xhep
Jeta merr e asgjë nuk jep
Një unazë më nuk shkëlqen
Jeta merr asgjë nuk len
Edhe njëher unë vetë kam mbetë
Ah kjo jetë veç merr e s’jep

Jeta po na fton, malli nuk pushon


Të kujtoj, s’të harroj
Sa herë lulja çel të kujtoj përherë
Nga do t’shkoj, s’të harroj

Ref.:
Një…

900
40. Mollë e ndaluar

Njëqind poezi
Po i shkruaj për ty
Por asnjëra s’bënë punë
Që të këthehesh te unë

Ref.:
Mollë e ndaluar
E ndaluar për ne
Qenka dashuria jonë.
T’kujtohet kur më the?

Njëqind lutje te Zoti


Po i bëj për ty
Por asnjëra s’bënë punë
Që të këthehesh tek unë

Ref.:
Mollë…

41. Ishte natë magjike

Ishte natë magjike


Për mu’ e për ty.
Ishte natë e parë për ne të dy
O ne të dy!

Ref.:
Sa fort më kanë djegur
Buz’t e saj plot zjarr
Si rakia kur pihet
Për herën e parë.

O zjarrin që ma ndeze
Me lot mos ta fiki.
Se nji jetë të lumtur do ta nisim
Nisim ne të dy.

Ref.:
Sa…

901
42. Moj mikesha ime e parë

Moj mikesha ime e parë


Dashurinë time do ta kuptosh
Kur t’takohemi në agim
Pa gënjeshtra, e pa lajka, e pa lot.

Ref.:
Jam ai, jam ai
Që dua të jem.
Kështu linda dhe do t’vdes
Dhe do t’vdes.

Shumë kërkova unë nga ti


Dashurinë time do t’a kuptosh.
Kur takohemi në agim
Pa gënjeshtra e pa lajka e pa lot.

Ref.:
Jam …

43. Sonte ti po bëhesh nuse

Sonte ti po bëhesh nuse


A ka kush këtë natë ta ndalë.
Sytë e zi faqet e kuqe
Tjetrit po ia fal.

Sonte gotat një nga një


Zbrazin dhimbjen plot.
Dhe askush dhe mos ta dijë
Pse po qaj me lot.

Do të bëhem një ditë dhëndërr


S’do t’kem pranë ty nuse që të du’.
Mos e pafsha as në ëndërr
Atë natë kur ti më je largu’.

Do të bëhesh një ditë nuse


S’do t’kem pranë ty nuse që të du’
Mos e pafsha as në ëndërr
Atë natë kur ti më je largu’.

Sonte ti po…

902
44. Ah kjo zilia

Kjo zemra m’dridhet nga dashuria.


Gjithmonë më hidhet kur bjen zilia.
Ah kjo zilia që na verboi!
Ah kjo vetmia që na shqetësoi!

Ref.:.
Sy më sy të zemëruar
Po rrijmë që të dy pa kuvenduar.
Për dashni sa mallëngjime
Zemra psherëtin, o zemra ime.

Prandaj kjo zilia larg nesh të shkojë


Gjithmonë dashuria të n’a bashkojë.
Prandaj kjo zilia larg nesh të shkojë
Gjithmonë dashuria të n’a bashkojë.

Kujtoj ditët kur ne u ndamë


Ah me atë ditë më me sy s’u pamë
Kujtoj ditët kur ne u ndamë
Ah me atë ditë m’a me sy s’u pamë.

Sa dashni kishim atëherë


Sot kemi zilinë me vaj e vrerë.
Sa dashni kishim atëherë
Sot kemi zilinë me vajë e vrerë.

Prandej kjo zilia larg nesh të shkojë…

903
45. Pra eja, eja

A fjete? Zgjohu vashë!


Po të pres me padurim.
Të bredhim nëpër kodra
Dashurisë ne t’ia fillojmë.

Të më puthësh ëmbël, ëmbël


Të më japësh ledhatim.
Të dy të përqafuar
Këtë natë të gëzojmë.

Ref.:
Pra eja, eja!
Në zjarr të shpirtit tim
Të dy moj të bashkuar
Një këngë të këndojmë.
Do të plakesh, do të thinjesh
Do t’venitet kjo bukuri
Apo s’është, jo nuk është
Dashuri kjo që më jep ti.

Vështroj n’dritaren tënde


Që s’ka britmë, s’ka gjallëri.
Mendoj se nuk më do
Prandaj s’përgjigjesh ti
Dhe unë atje brënda
Një puthje t’a dërgoj
Një puthje dashurie
Që ndoshta të gëzon.

Ref.:
Pra…

904
46. Dua të vdes

Dua të vdes
Der’sa jam i ri.
Ndoshta kur të dëgjosh,
Do të qash dhe ti.

Ref.:
Por dije se ke vdekë
Dhe zemra m’u bë hi.
Dhe s’mendoj
Më për ty.

Ndoshta do të gëzosh
Se nga unë do të lirohesh.
Ndoshta do të qash
Se nga unë do të ndahesh.

Ref.:
Po dije…

47. E di se ti më deshte

I vetmuar në dhomën time


Rri e mendoj, mendoj për ty
Sa shumë të kam dashuruar
Sot vajtoj për atë dashuri.

Ref.:
E di se ti më deshte
Por këtë nuk e shprehe.
T’lutem më përkujto
Dashurinë e parë mos e harro!

Ende të dua, lule.


Sytë e mi kërkojnë dashuri.
Prandej kthehu të lutem
Mos lejo t’më thërret kjo dashuri.

Ref.:
E di…

905
48. Fshatarja ime

Ishim fëmijë të lindur në një stinë


Fshatarja ime mike e rinisë.
Jeta është grackë, mjaltin e bën pelim
Mbesim veç se rob të dashurisë.

As unazë, as dasëm me flamur


Fëllënza ime, ëndërr e pa shpresë
Edhe pse kurrë, ne nuk u prekëm kurrë
Ne në shpirt lidhëm kurorë e besë.

Sa e bukur ish me vellën


Atë ditë shiu mu në maj
Isha i strukur nën ombrellën
Musafir n’dasmën e saj.

Sa e bukur ish me vellën


Bëja be s’e s’do të qaj.
Po të fshihesha nën ombrellën
Mua m’lag dhe lot i saj

Edhe pse kurr…

Sa e bukur…

906
49. Harroje vetminë

Nëse sonte ndihesh vetëm


Dhe ke frikë të shohësh ëndrra.
Shuaj dritën, ndize zemrën!
Do t’më gjesh mua brënda.

Ref.:
Dhe lindi kënga e dashurisë
Që kurrë për ty s’do t’kish mbarim.
Kjo këngë për ne - vetëm kujtim.

Me ty asgjë nuk më afron


Le t’më falin bota mua.
Çdo vajzë tjetër që e takoj
Bën më tepër të të dua.

Ref.:
Dhe lindi…

50. Ishte vjeshtë moj kur më le

Ishte vjeshtë moj kur më le


Ishin ditët plot vetmi.
Dyqind ditë m’u dukën shumë
Zemra m’digjej si qiri.

Ref.:
Je ma e bukura në këtë botë
Për ty sonte e çoj këtë gotë.
Dyqind ditë e hiç më pak
Unë i mjeri s’jam rehat.

Ty të kam moj për merak


Ti ma dogje shpirtin flakë
Mos më shti moj me t’ba be
Që të vuaj mos më le!

Ref.:
Je…

907
51. Sonte

Sonte gjithçka ndalet n’gjysmë


Përveç dhimbjes.
Sonte asgja s’është e lehtë
Përveç ikjes.
Sonte kujt dorën ia mban?
Kujt në vesh i flet?
Puthja jote nesër kend e pret?
E kend më vonë e vret?

Nëse emrin tand çdo natë e thërras


Dhe për ty flas
Do të them se të du’.
Nëse netët pa ty vijnë e shkojnë
Do t’mundem unë pa ty
Kur ti mundesh pa mu’!

Sot kujtimet fund nuk kanë


As s’du’ t’i harroj.
Ndoshta nesër për çast
Ndoshta dhe qëndroj.
Sa fshehtësi ishte për mu’
Këtu në dashuri
Do të provoj pa ty me jetu’
Po t’lutem në vetmi.

Nëse…

908
52. Të dua Zana

Të dua Zana!
Të pres me mall
Pa të parë
S’do të vdes.
Me yjet e natës
Ty të përshëndes.

Ref.:
Dëshiroj të bëhem lot
Të pikoj n’faqet e tua
E të them, e të them
Të dua, të dua!

Atje Zana te një lumë


Ku ka lule shumë.
Kur të jetë Zana në gjumë
Vi e t’puthi unë.

Ref.:
Dëshiroj…

909
53. Buzë detit jemi rritur
Më thua shpesh:
- Eja bashkë të shkojmë buzë detit! -
Kur shkojmë atje,
Ne papritur heshtim.

Tek ky det kemi ne fëmijërinë


Si ky det duam ne çiltërsinë
Si ky det.

Më thua shpesh:
- Eja bashkë të shkojmë buzë detit! -
Kur shkojmë atje,
Pse papritur heshtim?

Tek ky det kemi ne fëmijërinë


Si ky det duam ne çiltërsinë
Si ky det.

Porsi det i valëzuar


Zemra jonë është e trazuar.
Se gjithë bota aty na ka bëzajt’.
Ne dy shoqe fëmijërie
Rendim bashkë kaltërsive
Si ky det miqësia e jonë
Le të jetë, jetë!

Më thua shpesh:
- Eja bashkë të shkojmë buz detit! -
Kur shkojmë atje
Pse papritur heshtim?

Tek ky det kemi ne fëmijërinë


Si ky det duam ne çiltersinë
Si ky det

Porsi det i valëzuar


Zemra jonë ësht e trazuar
Se gjith bota aty na ka bëzajt’
Ne dy shoqe fëmijerie
Rendim bashkë kaltërsive.
Si ky det miqësia e jonë
Le të jetë, jetë!

910
54. Dy dashuri

E dua dashurinë ta kem në krah


E dua bashkë me të një gotë të pi.
E dua të shkojmë vetëm në kinema
E dua të ketë shumë fantazi .

E dua dashurinë për një moment


S'e dua dashurinë pa xhelozinë.
E dua dashurinë të ketë para
E dua të ketë shumë shoqëri.

Refreni:

I: E dua një të kap


E dua për dashurinë
E dua sytë ti shoh
Se dua ta kem pranë për gjithnjë :I

E dua dashurinë për një moment


S'e dua dashurinë pa xhelozinë
E dua dashurinë të ketë para
E dua të ketë shumë shoqëri.

E dua dashurinë ta kem në krah


E dua bashkë me të një gotë të pi
E dua të shkojmë vetëm në kinema
E dua të ketë shumë fantazi.

911
55. E duam lumturinë
Kur një zog, një pëllumb ne shikojmë
Duam krahë si ata të fluturojmë
Zemra jonë tik e tak kur troket
Me zemrat flet.

Me gëzim kudo janë pranverojnë


Dhe në sy ata mbajnë jetën tonë
Dashurinë, lumturinë e pafund
Me ëndrra shumë.

Janë një botë me ëndërra


Janë të vegjël shumë.
Mos lëndoni nënat
Syrin e pagjumë .

I: Të gjitha do i duroja
Kaq të lumtur ti shikoja
Dhe fëmijët në gjithë globin
Anembanë. :I

Refreni:
Mos ja u prishni lumturinë!
Mos ja u prekni dashurinë!
Askërkush mos ta provojë
Se nënat s'ju lejojnë!

Fjala "Nënë" kudo në botë


Zgjon në zemra dashurinë
Mirëmëngjes! jetës i thotë
Se nëna e lind njerinë.

Kjo dorë që tundi djepin


gjithë botën e gëzon

O o o o....

Mos ja u prishni ëndrrat


Janë të vegjël shumë!
Mos lëndoni nënat
Syrin e pagjumë!

Të gjitha do i duroja
Kaq të lumtur t’i shikoja
Dhe fëmijët në gjithë globin
Anembanë.

Refreni:…

912
56. Ëndrra ime

Larg, larg, larg, atje në fshatin tim


Kur e vogël bridhja qysh n'agim
Fllad i ëmbël, flladi mëngjesor
Ah, sa fort, në shpirt më frymëzon.

Ëndërroja pranë kroit tim


T'ardhmen time plot gëzim.
Ëndërroja unë e lumtur të jetoj
Si bilbili të këndoj.

Refreni:

Ëndrrat e rinisë më ndoqën kudo


Ëndrra ime e shtrenjtë më tha "Ti këndo!"
Zëri im kumboi, tej maleve ushtoi
Si një jehonë së largu dhe më ftoi...

....Të këndoj përditë me afsh dhe me zjarr


T'i këndoj e lumtur atdheut krenar.
Fshatin tim kujtoj dhe pyjet ëndërroj
Skenës kur dal dhe këndoj.

Jetën time po kujtoj tani


Rruga ime ngjitet lart më lart
Në çdo çast me shpresë dhe dashuri
Ndjeva pranë... Kush fuqi më dha?!

Dhe u rrita për atdheun tim


Që më fali çdo gëzim.
Sot artiste jam, e lumtur po jetoj
Dhe nga zemra po këndoj

Ref.:

...dhe këndoj ...dhe këndoj

913
57. I thuaj jo

Dhe vrapova nëpër natë


Në qytetin e panjohur ty të kërkoja
I humbur mes gëzimit, mallit të pafund
Me një adresë në duar.

Dhe yjet përgjonin pas mjegullës të fshehur


Me marramendje ndjenjash, jetë të dehur
Nata e ftohtë, sinjalet misterioze
Nën taka prostitutash, pasione zbulon ti.

Pemët e lagura anës totuarave


...Spektatorë të trishtuar
Heshtur vështrojnë skena dashurie
…Në errësirën e konsumuar.

Dhe më frikësoi nata e këtij qyteti


Kjo gjysëm jete, jeta e një planeti
Një siluetë shfaqet si hije
Shkujdesur jetonte një çast dashurie.

Atje dy drita krejt pa pritur ndizen


E pamundur, zë i njohur, qeshje e njohur
Ishe ti...

Refreni:

I thuaj jo, të paktën vetëm sonte!


I thuaj jo!
Po ti më bën të trembem
Të ulërij të çmendem
Harroje veten tënde dhe mos shko
Me të mos shko!

Dhe mjegulla të lutet: I thuaj jo!


Po ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetesh
Rend mbas teje të t'ndalojë
Do doja të ishte ëndërr
Sikur të ishte ëndërr!

Atje një dritë shprese fiket


E pamundur, zë i njohur, qeshje e njohur,
Ishe ti…

914
Refreni:

I thuaj jo, të paktën vetëm sonte!


I thuaj jo!
Po ti më bën të trëmbem
Të ulërij të çmendem
Harroje veten tënde dhe mos shko
Mos shko
Dhe era ulërin: I thuaj jo!
Po ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetesh.
Rend mbas teje të t'ndalojë.

Dhe mjegulla të lutet: I thuaj jo!


Por ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetesh.
Rend pas teje të t'ndalojë
I thuaj jo!...

58. Je e çmendur

I: Çdo ditë rrugës kur kalon


E shëmtuar shumë ti je.
Jo nuk mund ta imagjinoj
Se të dua ty, jo kurrë. :I

I: Më vështron me ata sy
Më ngjall, më ngjall
Neveri.
Është tmerr kur e mendoj
Jo s'të dashuroj. :I

I: Ti je e çmendur që ëndërron
Gjithë kohën për mua
Nuk dua të jetoj
N' ëndërrat e tua. :I

Je e çmendur!
Je e çmendur!
Je e çmëndur!...

915
59. Jetoj

Pyes: Ç'të pëlqen?


Shpejt përgjigje nuk më kthen.
Kam një det dëshirash, ajo flet
Zgjomëni shpejt!

Muzikë kur dëgjoj


Zemra mua më këndon
Detin kur shikoj
Dua valës ti ngjasoj.

Dhe çdo ëndërrim


Dua ta shikoj në jetë
Dua emri im
Kuptim të më ketë.

Muzikë kur dëgjoj


Zemra mua më këndon.
Detin kur shikoj
Dua valës ti ngjasoj.

Dhe çdo ëndërrim


Dua ta shikoj në jetë.
Dua emri im
I: Një kuptim të më ketë. :I

Dua vendi im
Të jetë si vetë rinia.
Në shekuj këndon
Pa fund, melodi.

Dua të këndoj
O dashuria ime.
Emri më merr kuptim
Nga ti vendi im.

Muzikë kur dëgjoj


Zemra mua më këndon
Detin kur shikoj
Dua valës t’i ngjasoj.

916
Dhe çdo ëndërrim
Dua ta shikoj në jetë.
Dua emri im
Kuptim të më ketë.

Dua me rini
Emrin tim më mirë të zgjoj.
Dua dashurinë
Vetja ime le ta zgjedhë.

Dhe çdo ëndërrim


Dua ta shikoj në jetë
Dua emri im
I: Një kuptim të më ketë :I

Dua vendi im
Të jetë si vet rinia.
Në shekuj këndon
Pa fund melodi.

Dua të këndoj
O dashuria ime.
Emri më merr kuptim
Nga ti vendi im.

60. Kthehem përsëri

Sa herë them të iki


Unë bëj një hap.
Sa herë them të iki
Unë kthehem prapë.

Dhe shoh një pemë


Një rrugë, një shtëpi.
Një mik të vjetër,
Një mik të ri.

I përgatis valixhet
I marr në krah.
Para biletarisë avionit
Mendohem prapë.

917
Dhe i vendosur marr taksinë
Dhe gjej një shkak të kthehem përsëri.

Refreni:

Fati deshi të na ndajë


Nëpër botë të na shpërndajë
Por të gjithë një ditë do t'vijnë

Kudo brodhëm nëpër botë


Por nuk gjetëm si kjo tokë.
Shpirti ynë këtu do prehet

Një këngë e pambaruar


Një natë pa gjumë.
Sa letra nis të shkruaj
Qenkan shumë!

Një puthje nëne, një e qarë


Një tufë adresash në sirtar.

E prapë i përgatis valixhet


I marr në krahë.
Para biletarisë avionit
Mendohem prapë.

Dhe i vendosur marr taksinë


Dhe gjej një shkak të kthehem përsëri.

918
61. Me fund të pimë

Hajde, hajde pije,


Me fund-e pije!

Hajde, hajde pije,


Hajde, hajde pije!

Nuk kam asgjë çfarë të humb


Nuk di as vetë ku do dal.
Dua ta shoh; pastaj gjithë detin
Do ta pi në këtë natë.

Nuk kam asgjë çfarë të humb


Nuk di as vetë ku do dal
Dua ta shoh
Pastaj hajde, hajde pije!

I: Hajde, hajde pije,


Me fund pije!
Vuatjet fort t'i fshijë. :I

Mërzitjen nuk mund ta heq


Të vdes, nuk dua të vdes.
Këtë natë ti mua më pret
Në dritë lokali të zbehtë.

Mërzitjen nuk mund ta heq


Të vdes, nuk dua të vdes!
Këtë natë ti mua më pret
Hajde, hajde pije!

I: Hajde, hajde pije,


Me fund e pije!
Vuatjet fort t'i fshijë. :I

919
62. Më prit

Nuk njoh të vërtetë


Unë fjalët do ti ndjek
Kjo mbrëmje nuk më flet
Diçka unë kuptoj vetë.

Nëse dua t'i harroj mendimet


Në këto net
Të dal nuk është e lehtë
Në breg të detit lagem.

Nuk e pranoj
Kohën të kaloj.
Veten harroj
Detin do kaloj.

Refren:
Më prit se do t'gjej
Më prit se do t'gjej
Nuk e kam të lehtë
Të shoh në këto net.

Më prit se do të gjej
Unë zërin ta dëgjoj.
Këtë natë s'e shqetësoj
Endrrën që po kërkoj.

Lodhem…
Nuk e di pse dëshira s'realizoj
Në jetë sakrifikoj
Dua të shoh unë ty më pranë.

Nuk e pranoj
Kohën të kaloj
Veten harroj
Detin do kaloj.
(Nuk e kam të lehtë)

Nuk e pranoj
Kohën të kaloj
Veten harroj
Detin do kaloj.

920
30. Me the “të dua”

Me the “të dua”


Por nuk m’u besua.
Mos folën zogjtë, apo pemët?
Mos ishte zhurma e erës?

Unë ty t’u luta


Që mua të më thuash:
"Të dua, pra, unë ty të dua!"

I: Mos folën ujërat e pranverës


Mos folën udhët plot njerëz?
Mos folën udhët plot njerëz? :I

Prapë unë ty t'u luta


Që mua të më thuash:
”Të dua, pra, unë ty të dua!”

Mos foli kush?


Natë, natë prush!

I: Natë gusht e natë prush


Nata mos foli apo tjetër kush? :I

Mos foli hëna përmes degësh?


A gonxhet që do çelin,
gonxhet që do të çelin nesër?

Prapë unë ty t’u luta


Që mua të më thuash:
”Të dua, pra, unë ty të dua!”

I: Natë gusht e natë prush


nata mos foli apo tjetër kush? :I

Kokën lart e vure


e vure ti tek mua
"Të dua, pra, unë ty të dua!"

921
Më unë ty s't’u luta
Që mua të më thuash:
“Të dua, pra, unë ty të dua!”

I: Natë gusht e natë prush


Nata mos foli apo tjetër kush? :I
Kokën lart e vure,
E vure ti tek unë.
”Të dua, pra, unë ty të dua!”
Më unë ty s't’u luta
Që mua të më thuash:
”Të dua, pra, unë ty të dua!”

64. Në shtëpinë tonë

Shtëpia jonë plot me diell


Plot me ngrohtësi.
Ne dimër dhe në pranverë
Kemi kaltërsi.
Dritarja jonë hapur rri
Për ty, ditë e re
Për dashurinë e njerëzve tanë të mirë.

Refreni:

I: I duam ne njerëzit
T'i kemi gjithmonë pranë.
Shtëpia e jonë e pastër, e bardhë
I rritim fëmijët me dritë e me djersë
Me dashurinë për njerëzit tanë të mirë. :I

Shtëpia jonë plot me diell


Plot me ngrohtësi.
Ne dimër dhe në pranverë
Kemi kaltërsi.
Dritarja jonë hapur rri
Për ty, ditë e re
Për dashurinë e njerëzve tanë të mirë.

Refreni:

I: I duam ne njerëzit… :I

922
65. Ne sytë e tu

Një mbrëmje kthehesha tek ti.


Me mall të ri, të pa treguar
Unë të mungoja ty, e di.
Ashtu si ti më ke munguar.

Në krah pranë meje atë çast


Kaloi një çift i zemëruar.
Pashë një fëmijë i ndiqte pas
Si zog i trembur i hutuar.

Oh se ç'më folën aq shumë


Sytë e tu, vogëlush.
Thellë në botën tënde gjurmë
Mund të lërë dikush.

Jo, s'është e lehtë, e dimë


Është e vështirë.
Që të jesh në jetë një prind
I mirë.

Refreni:
Jo s'është vetëm fjalë
Ndjenja jonë e pastër
Rritur me fëmijët tanë.
Por ti dhe unë e dimë
Ç'është për një fëmijë
Dashuri e njerëzve të mirë.
----------------

(Përsëritet nga fillimi)

923
66. O natë, o erë

Nuk fryn dot erë


Udhëtoj ngadalë.
Nuk fryn dot erë
Nuk fryn dot erë.

Nuk fryn dot erë


E nxehtë do të jetë kjo verë
Filloj të ndjej largimin
Dallgët dëgjoj
Mërzitjen e harroj
Sot unë filloj udhëtimin
Udhëtoj ngadalë.
Qëndroj me duart lart
Nis unë të këndoj.

Refreni:
I: O natë, o erë
Dua të jem atje.
O natë, më merr
Mos më gënje këtë herë. :I

Nuk fryn dot erë


E nxehtë do të jetë kjo verë
Filloj të ndjej largimin
Qielli me re
Diçka s'më le të fle
Pa zë unë pyes: "Kush je ti?"
Diçka shikoj
Unë sytë e mi kërkoj.
Ndoshta më lodh udhëtimi
Afrohem ngadalë
Filloj me duart lart
Prap nis të këndoj.

Refreni:

O natë, o erë..

Nuk fryn dot erë…

924
67. Shtegtimi (2)

Shumë e re u dashurova
Edhe veten e helmova.
Atë kohë kur e kujtoj
Qaj edhe vajtoj.

Rrezatime që të djegin
Sytë e mi e sytë e tu
Dhe një zë që flet me vete:
- Pse s'merr guximin
Që të jesh me mu’?

Shume e re u dashurova
Edhe veten e helmova.
Atë kohë kur e kujtoj
Qaj edhe vajtoj.

Një rrufe në qiell të kaltër


Ka goditur shpirtin tim.
Dridhëron klithma dashurie
Fjalë për diellin.

Rrezatime që të djegin
Sytë e mi e sytë e tu.
Dhe një zë që flet me vete:
- Pse s'ke guximin
Që të jesh për mu’?

925
68. Vetëm ne kemi munguar
Sa kam pritur të jemi prapë të dy
Dhe liqeni dhe pemët janë aty.
Vetëm s'jemi ata që jemi
Dhe themi ato që themi.
Dhe kujtojmë tek stinë e vjetër
Ndërsa shkruajmë këngën tjetër.

I: Edhe prapë ja ku jemi ne të dy


Njëri tjetrin se shohim më në sy.
Sa vështirë të bisedojmë!
Se nuk dimë ku ta fillojmë
Dhe kam frikë të të afrohem, çudi! :I

E ndoshta pemët liqeni dhe bari


Do të donin që të flisnim përsëri
Edhe pse fjala vërtet
Është e çmuar si argjendi
Por heshtja është flori.

Refren:
E ndoshta pemët, liqeni dhe bari
Do të donin të puthja përsëri.
Po kush nga ne do guxonte,
Kush nga ne do guxonte i pari?
Unë për vete kam frikë
Më ndihmo edhe ti!
Më ndihmo edhe ti!

Ja dhe pema ku rrinim ne të dy


Dhe emrat që gdhendëm janë aty
Aty ka mbetur qielli
Dhe era, edhe dielli
Dhe asgjë nuk ka ndryshur
Vetëm ne kemi munguar.

Është aty ku ne mbollëm një gëzim.


Është aty ku na ndau një trishtim
Janë puthjet, përqafimet
Janë zënkat dhe gabimet
Janë aty ashtu siç ishin, për çudi!

Refreni:
E ndoshta pemët, liqeni…

Sa kam pritur të jemi prapë të dy


Dhe liqeni dhe pemët janë aty
Vetëm s'jemi ata që jemi

926
Dhe themi ato që themi.
Dhe kujtojmë tek stinë e vjetër
Ndërsa shkruajmë këngën tjetër.

Edhe prapë ja ku jemi ne të dy


Njëri tjetrin se shohim më në sy
Sa vështirë të bisedojmë!
Se nuk dimë ku ta fillojmë
Dhe kam frikë të të afrohem, çudi!

69. Vetëm pesë minuta

E bukur, simpatike je
Të gjitha ti i ke.
Plot’soma dëshirën
Vetëm një herë!

Mis të quajnë në shkollë


E dimë edhe ne.

Nuk është kompliment


Por gjë e vërtetë.

Ty çdokush të dëshiron,
Për ty çdokush, ëndërron.

I: Vetëm pesë minuta


Dhe jo më shumë.
Plot’soma dëshirën
Të jesh me mu’!
Jeta kalon si një
Lum i shpejtë
Plot’soma dëshirën
Ndonjëherë!… :I

I: Të jesh me mua
vetëm pesë minuta :I

927
70. Luaj, luaj me kitarë
I: Luaj, luaj, luaj me kitarë! :I
Luaj, luaj, luaj me kitarë
Kitarë e dashur mos u ndal!

Këndoj për ty zemra ime


Me dhimbje, me shpresë dhe me lot.
Syrit të kaltër si deti
Të ëmbla, të zeza dhe plot.

Ylli dhe dielli këndojnë


Kur ti fle e zgjohesh çdo ditë.
Dhe unë me kitarë që rri zgjuar
Krijoj melodi veç për ty.

Refren:
Luaj luaj me kitarë!
Në sy, në mend unë ty të mbaj.
Puthje e nxehtë, puthje e bardhë
Buzët e tij ëndërr e zjarrtë.

Luaj luaj luaj me kitarë!


Kitarë e dashur mos u ndal!
Këndoj me ty, jetoj me ty
Vullkan e jotja melodi.

I dashur, ti a më dëgjon?
A se kupton se më mungon?
Kitarës sime jepi shpresë
Pa shpirtin tënd ajo do vdesë.
Por zemra ime është si det
Me dallgë, dallgë shkumëzon.
Luaj, luaj, luaj, luaj!
Kitara ime ndizet zjarr.

I: Luaj, luaj, luaj me kitarë! :I


Luaj luaj luaj me kitarë
Kitarë e dashur mos u ndal!

Hënës së artë iu përula


Në qoftë se më do, më ndihmo!
Më merr ti në krahët e tua
Më shtrëngo, më shtrëngo, hënëzo!

Një puthje e gjatë më rrëmbeu


Kitarë, të lutem pusho!
O zot erdh' dashuria
Më shtrëngo, më shtrëngo, hënëzo!

928
71. Mikja ime

A të kujtohet ty pranvera
Kur ne shëtisnim bashkë të dy.
I: Më thoshe ti ngahera:
- Vdekja më ndan nga ty! :I

Ah moj ti varfëri e mjerë


Djemtë të shumtë ti i ke.
I: Paret si dua s'kanë më vlerë
Zemra e mirë është flori për ne. :I

Dhembjes kush dashuroi një herë


Ti je prej meje sa të rrosh
I: Qofsha dhe në pallate t'arta
O mikja ime ty s'të harroj. :I

72. Zambaku i Prizrenit

I: O zambaku i Prizrenit, o zambaku i bardhë1 :I


Aman, aman.
Që lulzon n’Prizrenin tim
Aroma yte ma mbush zemrën plot gëzim
La, la, la…

N’aksham t’bukur të Prizrenit


N’vesë t’agimit gjithë shëndritë
Aman, aman.
N’muzg të mbrëmjes pranverore
Me erë të këndshme ti zamak ne na gazmon
La, la, la..

O zambaku i Prizrenit që çdo kopsht e zbukuron.


Aman, aman.
Porsi lule e argjendit
Gjithkund bukur hijeshon, o ti zambak
La, la, la…

929
73. Mos më lini vetëm

Na ndodhi edhe kjo


Ndarja trokiti.
Sado që s’deshta dje dhe fort,
Loti rrëshqiti.

Nuk thashë se sa kam pritë


U përgatita unë.
Ndarja më ka goditë
Veç më shumë.

E çka është kjo që s’është sëmundje?


Kushdo pjesë e trupit tim.
E çka është, nëse jo sëmundje
Kur du’ me u çmendë?

Prandaj mos më lini vetëm!


Folni çka t’ju bjerë në mend!
Mund të flasim për çkado.
Vetëm për atë jo
Ai është temë që s’është me vend
Mos më lini vetëm.
Nëse për të bisedoj
Mos vini të bashkoj’
Se mundem me u çmendë.

Na ndoshi edhe kjo…

Nuk thashë se sa kam pritë…

E çka është kjo që s’është sëmundje?…

930
74. Krejt mbrapsht

Thonë se nuk jetohet nga dashuria


Por nuk jetohet as pa dashuri.
Shpirti lëndohet nga vetmia
Zemra shtegton, kërkon shoqëri.

Fjalë e dashurisë nga poetë të lashtë


Të tjerëve u këndoj çdo natë.
Veç asaj që deshta kur është dashtë
Asnjë fjalë nuk gjeta si për inatë.

Ref.:
Krejt mbrapsht po më shkon jeta
Ditën fle e natën rri.
Mbrapsht humba dhe u treta
Nuk mundem të jetoj pa dashuri.

Krejt mbrapsht po më shkon jeta


Fshihem nga dielli e dal në shi.
Mbrapsht, humba e u treta
Nuk mundem të jetoj pa dashuri.

931
932
SHPJEGIM I DISA TERMAVE DHE FJALËVE TË
PËRDORURA NË TEKSTET E KËNGËVE

Açik - qartë, haptazi.


Aga - pronar tokash,
Ahiret - bota pas vdekjes ( në kuptimin shpirtëror e fetar)
Aht - rënkim i thellë, nëmë që del nga dhëmja shpirtërore.
Alem - mbarë njerëzimi, bota.
All - i kuq i ndezur.
Aman - përdoret si shprehje e lutjes për të kërkuar falje,mëshirë.
Amanet - gjë që i lëmë dikujtë për t’u kujdesur.
Aksham - mbrëmje, muzg.
Arbain - dimës, acar.
Asqer - ushtar.
Ashiqare - në mënyrë të qart, sheshazi.
Ashik - dashnor.
Ashk - pasion
Azraili - engjell që t’a merr shpirtin.
Avulli - murë që rrethon oborrin.

Baft - fat
Bajrak - flamur
Bash - pikrisht, tamam.
Beden - ledhe kështielle, pyrg.
Begenis - pranim, pëlqim.
Bejtë - vjershë që thurret nga një poet popullor.
Bela - hall, ngatërresë, sherr.
Bezdi - merzi.
Bezistan - shesh në Elbasan.
Bilur - në këngë e ka kuptimin shumë i pastër, i bardhë.
Brandavek - veshje e sipërme prej pambuku për burra e gra.
Budall - i drejtë, i sinqert, i pa djallëzuar.
Burbuqe - lule që nuk ka çelur ende, gonxhe.

933
Ç

Çajre - rrugëzgjidhje, rrugëdalje.


Çair - livadh.
Çaprraz - në mënyrë të kryqëzuar.
Çarshi - treg i mbuluar.
Çartun - i prishur nga mendtë.

Davlet - shtet, pushtet


Dekik - minut.
Derhem - masë e vogël peshimi.
Derman - shërim, shëndoshje, shpëtim.
Dert - hall, brengë, shqetësim.
Devedishe - e ëmbël, e shijshme.
Dogonisë - ngacmim, i bje ndesh dikujt.
Dollame - veshje shtofi ose shajaku me mëngë të qëndisura me
gajtana.
Dukat - monedhë e vjetër prej argjendi ose ari.
Dushë - shpirt, e dashur
Duvak - vel, tis i hollë që përdoret për të mbuluar fytyrën e nuses
Ditën e martesës
Dynja - botë

Elbanoze - bimë barishtore me erë të mirë dhe lule të vogla ngjyrë


Trëndafili.
Elhyqmililah - fuqia, pushteti i Zotit.
Enteri - veshje e sipërme prej pambuku, e thjeshtë ose me vija.
Erz - nderë, njerëzi

Ferman - dekret mbretëror.


Figan - pishman.
Figane - përvëlohem.
Filan - përdoret në vend të dikujt a diçkaje që nuk duam t’ia themi
emrin.
Fildish - lëndë e fortë kockore e dhëmbëve të elefantit.Në këngë e ka

934
kuptimin i bardhë, i shkëlqyeshëm.
Fisligen - bimë barishtore njëvjeçare me lule të bardha, me gjethe të
vogla e
me erë të këndshme.

Gajle - hall, shqetësim, dert.


Gajret - durim, guxim, zemër.
Garib - njeri i vetmuar, pa ferefis.
Garibane - vetmi, fatmjerë.
Gërget- shqetëson.
Gerçar - lagje në qytetin e Gjakovës.
Gërshet - tufë flokësh që lëshojnë femrat.
Grasatim - lyerje e makinave me yndyrë (vaj).
Gume - igumene.
Gur Dyrri - gur i çmueshëm.
Gyrbet - mërgim.

GJ

Gjemi - anije, barkë e madhe me vela.


Gjeride - gazeta.
Gjergjef - mjet për të qëndisur.
Gjezdisë - shetis, bredh.
Gjiriti - ishull në Detin Egje (Kreta)
Gjol - sipërfaqe toke e mbuluar me ujë që nuk lëviz.
Gjyl - trëndafil.
Gjyljak - esencë aromatike.
Gjylzar - trëndafilishte, kopsht me trënfafila.
Gymlek - lloj veshje e sipërme.
Gjynah - mëkat, faj, gabim.

Haber - lajm, njoftim.


Hakik - gur i çmueshëm.
Hall - gjendje e vështirë që vjen nga mungesa e diçkaje.
Hallall - diçka e fituar me mund, e merituar.
Hallk - bota, njerëzia.
Hamam - banjë publike.
Hanxhar - armë e ftoht, lloj shpate e shkurtër.

935
Hapsane - burg
Harab - me u dhënë pas dikujt pa rezerva.
Harlisë - e bëjë të marr fuqi e të zhvillohet.
Hatër - përkrahje që i bëhet me anësi dikujtë.
Hasem - armik.
Hastahane - spital.
Hasret - zili, xhelozi.
Hazdisë - marr fuqi, marr guxim.
Hava - klimë, kohë, mot.
Heqim - mjek, diktor.
Hijall - ëndërr ( përjetim joreal, fanitje)
Hyri - vajzë a gray shumë e bukur,femët që dallohet për bukuri.
Hyqem - autoritet, fuqi vepruese mbi dikë.
Hyqmet - pushtet, autoritet.

Ikball - fat, fatbardhësi.


Ilahi - këngë, bejte fetare te muslimanës(shehlerët)
Ilaik - i pajtimit me diçka.
Ilaka - i afërm, me lidhje gjaku.
Inxhi - margaritar, perlë.
Iman - fe, besim në Zotin.
Iptida - me fillesë, në fillim.
Ishtihar - në kushte të mira zhvillimi, në lulëzim.
Ispat - dëshmitar.
Isharet - dhënje shenje dikujtë për të kuptuar diçka.
Istikam - llogore.
Itibar - autoritet.

Jabangji - njeri që ka ardhur nga një qytet tjetër, i ardhur, i huaj.


Jaci - kohë e faljes në mbrëmje ( te muslimanët)
Jarabi - ( arab. Ja Rabb) o Zot.
Jargavan - shkurre a dru i vogël me lule ngjyrë vjollcë të çelët e me erë
të mirë.
Jeretis - krijoj.
Jezidia - Ithtarët e Jezidit, kundërshtarit të Imam Aliut.
Jone - melodi.

936
K

Kabahat - faj, gabim.


Kader - i paracaktuar.
Kadi - gjyqtar në kohën e Turqisë.
Kafazlie - thurrimë me rripa dërrasash që i vihet dritares nga jasht
për ta
mbrojtur.
Kajde - melodi.
Karabojë - bojë e zezë ose kafe e përgatitur në mënyrë të veçantë.
Karajoll - krevat, shtrat.
Karaman - trim, guximtar.
Kasaba - qytet.
Kasavet - kujdes.
Kimet - vlerë, dobi.
Kismet - e shkruar.
Kllëf - zarfë, pliko.
Kumash - lloj veshje e sipërme për meshkuj.
Konak - shtëpi banimi, banesë.
Kurban - fli, therror.

L
Laik - ndëshkim, dënim.
Lazëm - nevojë për diçka.
Lezet - andje, shije, kënaqësi.

Muhallë - lagje.
Mekam - melodi, motiv, shkallë muzikore.
Marak - dëshirë, passion, dashuri për diçka.
Mahmudi - monedhë e vjetër ari.
Manfatë - dobi, shpëtim.
Marangjyl - trëndafil i kuq.
Marshallah - përgëzim bukurie.
Maxhari - emër i një rruge në Elbasan.
Mejdan - vend i hapur, shesh.
Mejhane - pijetore.
Mejtep - shkollë fillore.
Mereqep - bojë shkrimi
Melhem - bar për plagë.
Metelik - monedhë e vjetër prej metali.

937
Merhamet - mëshirë, pranim, falje.
Meste - këpucë të holla prej lëkure.
Milet - popull.
Miskavi - i pastër, i kulluar, i ndritshëm.
Muhasere - shtetrrethim, ngujim, i mbetur pa shpresë.
Mynafik - njeri i dobët, i keq, ngatrrestar.
Myrad - plotësim i një dëshire, synimi.

Nasihat - mësim, shembull I mirë.


Naze - shprehje mospëlqimi për një gjë, për një punë.
Neshter - thikë e vogël e mpreht që përdoret në mjekësi popullore
Ngratë - që është për të ardhur keq, i gjor, i mjerë, i shkretë.
Nishan - dekoratë, shenjë zbukuruese.
Nizam - ushtar.
Nur - hije bukurie, i ndritshëm, i ëmbël.

NJ

Një çik - pak çaste.

Ojnë - sjellje a shtirje e dikujt sikur nuk e do a nuk i pëlqen diçka.

Padishah - Mbret.
Pehrri - vajzë a grua shumë e bukur dhe shtathedhur.
Pejgamer - profet, i dërguar i Zotit.
Pervan - flutur e vogël që sillët rreth e qark kandilit derisa të digjet
në te.
Peshtaf - kuti e vogël e zbukuruar në të cilat ruhen stolitë e grave.
Pikali - që ka pika në fytyrë apo në trup.
Pishman - pendim.
Pishtole - (fjalë slave) armë zjarri, allti, revole.
Promje - mbrëmje, muzg.
Pupulak - që ka trup të shëndoshë e të ngjeshur, topolak.
Putinë - papuçe të lehta të punuara zakonisht prej leshi ose stofi.

938
Q

Qenan - pseudonim i vjershëtorit.


Qelibar - shumë i pastër, i kthjellët, i kulluar.
Qibar - që është shumë i kujdesshëm në të ngrënë e në të veshur.
Qitap - libër i shenjtë i muslimanëve.
Qystek - zingjir i sahatit të xhepit

Rahmet - freskim, pushim shpirtëror, mëshirë.

RR

Rrahim - mëshirues.
Rrëke - rrjedhë uji që bëhet pas shiut, vij me ujë që ecën me
rrëmbim.

Sabah - mëngjes.
Sabahile - heret fortë, që me natë, në agim.
Saze - vegël muzikore popullore me dhjet tela.
Sebep - shkak.
Sehir - magji.
Selam - përshëndetje, të fala.
Selamet - shpëtim nga një gjendje e vështirë.
Selvijon - lloj lule.
Serjan - pamje e bukur, soditje.
Sevap - mëshirë.
Sevda - pasojë e dashurisë.
Siklet - mërzi, ngushticë shpirtërore.
Sojak - brisk i vogël xhepi, biçak.
Sokak - rrugë e ngushtë, rrugicë.

SH

Shahit - dëshmitar
Sharki - vegël muzikore popullore me 4,6,9 deri në 12 tela.
Shastis - çmendem, mrekullohem, çuditem, luaj mendsh.

939
Shatorr - pemë që I ka degët e dendura e të mbledhura si tendë.
Sheboj - bimë zbukuruese me kërcell të degëzuar.
Shefteli - lloj pjeshke.
Sheher - qytet.
Shej - tipar i vaçant dallues.
Shekullare - krahinë në Mal të zi
Shiqajet - ankesë
Shqerrë - lloj shkurreje.
Shyqyr - përdoret kur shprehim kënaqësinë, gëzimin për diçka.
Shyhret - festë, gëzim, hare.

Tajare - fluturake, aeroplan.


Takdir - e thënë nga fati, e shkruar.
Taksiratë - rrezik, fat i keq.
Tamam - pikërisht, bash ashtu.
Tebdil-hava - verime, me pushime verore.
Tehir - afat.
Terq - me u braktisë
Topçe - i shëndoshë, rrumbullak, topolak.
Tybe - betim.

Ujdis - vë diçka në vendin e vetë, ndreq, rregulloj.


Ustallëk - mjeshtri.
Utrinë - kullotë, lëndinë.
Uzdrum - vënd.

Vakt - kohë e caktuar, afat kohor.


Vali - qeveritar i lartë i emruar nga Sulltani.
Valizake - vajzë nga fshati Valias.
Vallahi -be, betim te muslimanët.
Velçiot - fshatar nga fshati Velçë.
Vasile - Vasiliqea, e shoqja e Ali Pashës.
Veçil - zëvendës, përfaqësues a dëshmitar i dikujtë
Verem - sëmundje e tuberkulozit.
Vi’s - vijës.

940
Vizali - me vija, vija-vija.
Vloju - fejohu.
Voj gazit - vaj gurit.
Vuxhud - shtat, forcë.

XH

Xhamadan - veshje e sipërme prej shajaku për burra dhe gra.


Xhan - shpirt
Xhanan - i dashur.
Xhanem - përdoret kur shprehim paknaqësi ose habi për diçka që nuk
na
pëlqen.
Xhehnem - ferr.
Xhehnet - parajsë.
Xhevahir - gur i çmueshëm, diamant.
Xhevap - përgjigje.
Xhind - figurë e prrallave popullore që paraftyrohet si shpirt i keq.
Xhybe - veshje e sipërme grash prej cohe, të gjata e pa mëngë.

Zabel - pyll i vogël i dendur.


Zanan - mundim, gjendje e mjeruar shpirtërore.
Zaman - kohë, epokë, moshë.
Zanë - përfytyrim i vajzës shumë të bukur dhe luftarake.
Zavall - ai që ka shumë halle, i mjer i gjor i shkret.
Zeher - helm.
Zemzemeni - ujë i bekuar në Qabe.
Ziliqar - që i ka zili të tjerët, smirëzi.

941
942
N.R. P Ë R M B A J T J A
Parathënie 3
Betimi mbi flamur 7

KËNGË POPULLORE 9

I. Gjakovare 11
1 Këngë për Gjakovën 13
2 Do t’ja marr nji ashikishte 14
3 Po t’përbej pashë Perëndinë 15
4 Dashuni nji herë më gëzove 16
5 Shikjo vehten, dima hallin 17
6 A t’kam thanë moj pupulake 17
7 Lulja prej lules ban ferk 18
8 Nëpër kafez more bylbyl 18
9 Me pak bejte moj du’ me t’thanë 19
10 Zot o i madh 20
11 Të shtunën mas iqinije 21
12 Zamaku i bardhë kur lul’zon 22
13 Dal e dal po na vjen behari 22
14 Krisen topat n’atë zabel 23
15 Mblidhen lulet në nji dovlet 24
16 Me vetllat si kalemi 25
17 Hala s’të ra ndër mend 26
18 Kangë për Dah Polloshkën* 27
19 Pasha sytë e mi që i kam në ballë 28
20 Për herë t’parë kur t’pashë moj Dije 29
21 Vetlla jote more djalë 30
22 M’agoi dita 30
23 Kur të pashë moj lulja e bardhë 31
24 Bash n’zeman të djelmënisë 32
25 Gonxhe çeli trandafilli 33
26 O jaran i lumi jaran (version) 33
27 Nji këllëf me ar t’a çova 34
28 Kush ma i pari bani 35
29 Tridhet ditë ka Ramazani 36

943
30 Gazeli 36
31 U zdorgja prej promje 37
32 Ka motmot e disa muej 38
33 O banëm Zot 39
34 More Ili*, more krajl 40
35 E para pemë piqet qershia 41
36 Lulzoi fusha, lulzoi mali 41
37 Dil njiher moj vajzë e bukur 42
38 Si n’a u bo kjo puna e verës 43
39 Kah dera të rashë me t’pa 43
40 Ma e bukur m’dole se m’thanë 44
41 Sa me t’shpejtë ma vune kamën 44
42 Në pranverë, lulet në behar 45
43 Na u ka smu’ Zyrafetja 45
44 K’ndo o zog i malit 46
45 Ti që m’vrave mu (version) 46
46 Kur një ditë të pashë 47
47 Ç’ke more mret’ (djalë) 48
48 Për herë t’parë dashninë fillova 48
49 Njizet e katër pashallarë 49
50 Këngë për Ymer Rizën 50
51 I vujtun jam në këtë jetë 51
52 O n’atë fushë t’mejdanit 52
53 Bylbyli n’Çabrat 52
54 Gur mbi gur bohet kalaja 53
55 Qiri, qiri 54
56 Kah dera të erdha 54
57 Gjallë në dhe mos më shtini 55
58 Destan Begu kqyrë sahatin 56
59 A s’ma falë pak dashurinë 57
60 Ku po knojnë këto dy kumria 58
61 Flokët e tua kuran-kuran 58
62 Ishin mbledhë lulet në bahçe 59
63 More Selman, djalë i pabesë 59
64 Kah pranvera flakë jam djegë 60
65 Prej mallit të bukurisë 61
66 Kush e nisi luftën ma i pari 61
67 Me ty vashë do t’za dashni 62
68 E mora lapsin në dorë 62
69 Tridhet ditë në o Ramazan 63
70 Efa more shokë, efa 64

944
71 Shkojnë e vijnë menzit si era 65
72 T’shitoft zana moj xhevahire 66
73 Vaj moj lule 66
74 Shkon bylbyli për hava 67
75 Rrushe mori Rrushe 68
76 Të kam thanë moj pulpulaqe 69
77 Vlla e motër bashkë 70
78 Kadaldal po vjen pleqnia 71
79 Kangë për Ymer Rizën (2) 71
80 Ngoni shokë se ç’thotë Nezimi 72
81 Lavdu’ qoftë moj Perëndia 73
82 Në agim rrezet e para 73
83 Te ‘i dugojë e re 74
84 Ty t’krijoi natyra 74
85 Mora lajm se je feju’ 75
86 Prej shtëpisë kur jam dalë 75
87 Ylli i sabahit 76
88 Ditë e zezë 30 qershori 77
89 Kangë për Hysen Bajrin 77
90 N’mes ballit ma ke i nishon 78
91 Na po g’zohem vjen o Bajrami 78
92 Pesëdhjet vjet o shokë i bana 79
93 Hem vallahi, hem bilahi 80
94 Sytë si xixillonjë 80
95 Shtat ditë ymër n’këtë dynja 81
96 Kangë për Metë Isufin 82
97 Këngë për Bajram Currin 83
98 Dora jote t’u praroftë 84
99 Pranvera nisi me dalë 85
100 Kanga e Rexhep Gërçarit 86
101 Këngë për Ganimete Tërbeshin 87
102 Si na u çfaq kjo dashunia 88
103 Elif, Elif 89
104 Zuna në kajkë, rashë në det 90
105 Konstantine 91
106 O kandil kandil garipi (version) 92
107 O mori nanë, rashë n’hapsane 93
108 Dola n’penxhere synin kur t’a pashë 94
109 Mori shkrepsa e Venedikut 94
110 Dalngadalë po të kërkoj 95
111 Fletët tua moj drandofille 96

945
II. TË SHQIPËRISË SË MESME 97

1 Manushaqja e lulja e shqerrës 99


2 Moj dashnore 99
3 Çeli molla e shartu’me 100
4 Ç’na ka zanë kjo dashunia 100
5 Për midis pazarit t’Durrësit 101
6 Për midis pazarit t’Durrësit (2) 102
7 Shoqet tua moshatare 102
8 Kur dole në lamë 103
9 Se shkon skifteri 103
10 Jalla u shemsh Kalaja e Durrësit 104
11 Ç’mjellë ashtu, moj ç’mjellë ashtu 104
12 Hije e bukur të ka ra 105
13 Dy të bukra në një degë 105
14 Knon bilbili në behar 106
15 Fustani me pika 107
16 Dy çuna që ka Tirona 108
17 Hajde, hajde mre Rrem Demneri 109
18 Iku goca më la vetëm 110
19 Ç’asht ma e bukur në këtë botë 111
20 Hajde malenake 111
21 Moj fëllënz moj mitare 112
22 Të betohem tuj t’u lutun 112
23 Disa herë më shkon ndërmend 113
24 K’non bilbili te qershia 114
25 Çohi djema shaloni atin 114
26 Në zabel të erdha 115
27 U hutova prej shikimit 115
28 M’vune kambën pa të drejtë 116
29 Qysh se t’pashë moj tuj kalu’ 117
30 Una ty moj të kam dashtë 118
31 Rrallë kam pa këso bukurie 119
32 Fol njëher’ moj shtat selvi 119
33 Ç’më shikon me buzë në gaz 120
34 A ke qenë ndojher’ e re 120
35 Dy të bukura janë bari 121
36 Balluket e tua 121
37 Ma jep dorën 122
38 Një ditë më del 123
39 Fryni era, u çel taraba 124

946
40 Mori vjollca që çel në saksi 125
41 E shoqënia 125
42 Bilbili që k’non mbi rrasa 126
43 S’paske pasë një pikë mëshirë 126
44 Lum e lum se ja mrrina 127
45 Një lulishtë me trandafila 128
46 Dashunia si rrufe 129
47 Moj Selvi e kuja je 130
48 O se për atë unazë 131
49 O ç’u çu’sh herët sabahile 132
50 Kur pata nji lule t’bukur 133
51 Pushka e parë që bani bam 134
52 Erdhi, erdhi e bardha vera 134
53 Erdh pranvera me jeshile 135
54 Ke çeshmja e kishës 136
55 Ke selvitë e Namarxhasë 137
56 Mun ke arra ke lajthia 137
57 Në bash qefit të muhabetit 138
58 Të hanën kur topi krisi 139
59 Dritës sate xhevahir 140
60 Hajde, hajde moj selvi 140
61 Se dit’n e enjte 141
62 Merak t’u bana i mjeri 141
63 Nën hije unë pashë 142
64 Mori vajzë e re 142
65 Qenke veshun me të bardha 143
66 Ç’u dëshru’sh me të pa ty 144
67 Qan lulja për lulen 145
68 Mun ke sheshi ke Bezistani 145
69 Ç’më ke dalë në penxhere 146
70 Ke çeshmja në kala 146
71 O ju fusha e ju male 147
72 Mori kullë, e mjera kullë 147
73 O ju hyje, ju hyjnesha 148
74 Këngë për Sulë Mustafën 148
75 Në mëngjes lava sytë e zez 149
76 Erdh, erdh pranvera 150
77 Xhevahirja e lalës 150
78 Dashuninë që kam për ty 151
79 Faqja jote si shebojë 151
80 Merr gjergjefin dil ke arra 152

947
81 Dola herët në mëngjes 152
82 Po filloj me t’u ankue 153
83 Kur t’i shoh dy sytë e shkru’ 153
84 Moj e bukra symëshqerrë 154
85 Ma ven qeleshen mbi sy 154
86 Krisi pushka moj gjemoi deti 155
87 Kumuri e lalës, mori qafbardhë 156
88 Jalla, jalla se ç’asht kjo jeta 156
89 Hiqe pra shaminë me oja 157
90 Me jelek me barrnavek 157
91 A kan’ ujë ato burime 158
92 Shkoj në pyll o m’i lale 159
93 Të deshta me hakikat 159
94 Moj e vogël sa të du’ 160
95 Si m’ke sytë m’i ke vetullat 161
96 Më ke dalë në penxhere 162
97 Dola me shetitë në bahçe 163
98 Dola te portë e kalasë 164
99 Ku t’ka lala bojë esmere 165
100 Mun aty te Zaranika 165
101 Unë e mjera në siklet 166
102 Buzqesh goca në dritare 167
103 Vijnë pampurat moj nanë 168
104 Më shikjon me buz’ në gaz 168
105 Fërfëlloi fëllënza n’ujë 169
106 Isha vetëm tuj mendu’ 169
107 Bubullim te shkambi i Kavajës 170
108 Me gëzim po shkoj në punë 170
109 Edhe gurët e sokakut 171
110 M’i ke buzët si qershi 171
111 Vuna vehten në mundime 172
112 Elbasan qytet i lashtë 172
113 Ç’më ka marrë malli për ty 173
114 Sa mas dore më ke lanë 173
115 Synin si filxhan 174
116 Vika deti mi gocë 175
117 Zjarr në male, zjarr në kodra 175
118 Unë e di se ti mu’ më don 176
119 K’no moj qyqe 177
120 Me f’tyrë t’qeshun po më vjen 177
121 Bukuri moj bukuri 178

948
122 Si bilbili në pranverë 178
123 Lule t’bukra ka Tirona 179
124 Jam tuj shku me i rrugë të ngushtë 180
125 Vajta n’Elbasan 181
126 Ky Myzyri n’Elbasan 181
127 Bylbyli qi këndon mbi rrasa 182
128 Dashunia kur filloi 182
129 Pse më rrin kaq i vronuem 183
130 M’atë anë detit, m’atë anë bregut 184
131 Jam sëmurë moj nanë 185
132 Tuj shetitë për ara t’gjata 186
133 Shkojnë e vijnë k’to stin’t e motit 186
134 Iku nata, agu’n malet 187
135 More kam një babë 187
136 Porsa dola nga shtëpia 188
137 Unë jam djalë e nuk jam plak 189
138 Valizakja 190
139 T’u thefshin rrotat ty o i shkretë felban 191
140 Ke plepat e Brukës 192
141 Jalla jalla se ç’është kjo jeta (2) 193
142 Jelekun kadife 194
143 Çelin lule drandofillat 195
144 Mora rrugën për Shijak 196
145 Mun aty ke shtat’ zymylat 197
146 Karajfili në saksi 198
147 N’penxhere ke dalë 199
148 Mjeri unë ç’më zu belaja 199
149 Ç’u çu’sh heret sabahile (version) 200
150 Sa marak jam ba në ty 200
151 Shifni bredhin në ndriçim 201
152 Këndon gjeli pika, pika 201
153 Laje ti moj goc-e, laje 202
154 Delja rudë 202
155 Gjashtëmbëdhjet’ jam unë moj 203
156 Kumuria po ban gu-gu 203
157 Moj Tiranë e bukur 204
158 Atë gushë të bardh moj lule 205
159 Mori vjollca që çel në saksi 205
160 Tuj shetitë o ke grykë e pusit 206
161 Mori gocë me halle shumë 207
162 Midis vetllash m’ke nji pikë 208

949
163 Harap u bosh unë i mjeri 209
164 Ma mirë në pyll se n’qytet 210
165 Paskam pasë fatin e zi (variant) 211
166 Jam bandill e trim i fortë (variant) 212
167 Vijnë tajaret për hava 213
168 Erdh pranvera moj çel qershia 213
169 Shoqen ku e kam (Brigadieres së re) 214
170 Mu’ me ty më zu sevdaja 215
171 I mjeri unë ç’më zu belaja 216
172 Kumuri e Elbasanit 216
173 Leu dielli n’atë buzë mali 217
174 M’vune kamën pa të drejtë (2) 217
175 Na leu dielli n’atë buzë mali 218
176 Ç’ke moj Fiti 219
177 Karajfili i zamakut 219
178 Jam e lumtun se ia mrrina 220
179 Sa moj e pa besë 220
180 Në sabah bre shpirt-o 221
181 Pasha ty moj pasha mu 222
182 Mu ke çeshmja në Bezistan 222
183 Çuni m’ka çu letër 223
184 Odë e vogël me gëlqere 223
185 Eni more shokë, eni 224
186 Ky Myzyri n’Elbasan 224
187 Rreth e m’rreth kalasë 225
188 Tridhjetë ditët e Ramazanit 226
189 Potpuri e Shqipërisë së Mesme 227
190 Ke urë e Shijakut 228
191 Kush kërcen napolonin 229
192 Zemra ç’m’u dogj 230
193 Ç’na çudite moj hyrije 231
194 Vajta i rashë Rumelisë 231
195 Prej Zotit ka me t’ardhë dënimi 232
196 Sa gëzim që kam në zemër 232
197 Moj Mahmudi 233
198 Kur më folë si dallëndyshe 233
199 Po këndoj për një trim 234
200 Buzën kuq si drandofilli 234
201 Errësinë e pyllit 235
202 Moj hyrie bukurie 236
203 Se ç’po zbret çuni nga mali 237

950
204 Mbas asaj kalaje 237
205 Ç’na erdhi kjo pranverë 238
206 Nji natë hana se ç’po ndrinte (2) 239
207 Kënga e Mahmudesë 239
208 Sot këndoj në festival 240
209 Moj Sanije, bukurije 241
210 M’kanë thanë shoqet mramë 242
211 Po n’a vjen karaj me dru (potpuri) 243
212 Ra Faja prej fikut 244
213 N’penxhere ke dalë (2) 244
214 Artizane e Lumës 245
215 Kanga e Gani Begut 246
216 Gjinokastra n’atë shpat mali 247
217 Çelin qershiat 247
218 Aman gocë e re 248
219 Një bahçe me trandofilla 248
220 Vajta rashë nëpër bahçe 249
221 Of aman moj Perëndi 249
222 Një barakë me d’rrasa t’vjetra 250
223 Po i vjen era karajfilit 250
224 Ç’asht’ ky djalë moj nanë 251
225 Për nji mot e gjysëm viti 251
226 Nji natë hana se ç’po ndrin 252
227 Ke pasë thanë Safet nji ditë 253
228 Kam tre vjet në spital 254
229 Moj Zoge, moj Zoge 255
230 Sillu, sillu botë e vjetër 256

III. SHKODRANE 257


1 Oh sa bukur sot ke çelë 259
2 Në zaman t’asaj furie 260
3 Nuk e di çfarë ke në zemër 261
4 Ti më je si nji gonxhe 262
5 Nji lule që m’ka çilë tash 263
6 Ç’na çudite moj hyrije (Version) 264
7 Edhe njiher du’ me qa hallin 264
8 Net pranverore 265
9 Moj lulja e allit 266
10 Lule e gjethshme plot njomësi 267
11 Më ka vra dashnia jote 267

951
12 Çoje nuse sexhaden 268
13 Ndalu vashë pashë jetën tande 269
14 Atje n’kopsht asht’ një lule 270
15 Ç’më dhimbesh moj vashë 271
16 Ç’a kanë sytë e mi qi kjajnë 271
17 A vjen për mu’ pranvera 272
18 Çili karajfili gjeth 273
19 Pranverë e bukur 274
20 Sa me mall rri vashë tuj kujtu’ 274
21 Me lule t’buk’ra 275
22 Dridhet rrezja nëpër valë 276
23 Mori vjollca me shumë erë 277
24 Nji ditë diele atij zemanit 278
25 Kur të pashë moj drandofille 279
26 Nuse s’pari kur u bane 279
27 F’tyrën tande me shumë mall 280
28 Shtati i nuses si selvi 280
29 Sa të du’ moj bukuri 281
30 T’parën herë kur jemi pamun (version 2) 281
31 Unë kujtim jam tuj t’dërgu 282
32 Se ç’po fryn nji fllad pranvere 283
33 Në pranverë që kena hy 283
34 F’tyra jote e bukur 284
35 Moj e vogël në lëndinë 285
36 Moj e mirë synin larushë 286
37 Sa e bukur m’je natyrë 286
38 Tash du’ me fillu’ me t’qitë këtë kangë 287
39 Iptida do ditë përpara 287
40 Pse u largove pra 288
41 Xhylystane, moj Xhylystane 289
42 A man n’mend moj në pranverë 289
43 Ani na u shemb fusha, moj Hatixhe 290
44 O ku je lulja dalë prej lules 290
45 Shumë lulet na i çelë pranvera 291
46 O bylbyl me pika pika 291
47 Pra njitash du’ me fillue 292
48 O bylbyl o i buk’ri shpendve (1) 293
49 Karajfili i kuq si gjaku (1) 294
50 F’tyra yte e bukur si pranverë 295
51 Luleborë 296
52 Knon bilbili në këtë mollë 297

952
53 Moj Manushe e vogël - o 298
54 Sa e bukur kenka Gjylja 299
55 Hala emnin s’ta kam zanë 300
56 Sikur hana q’i po ndrin 301
57 Pra me kaq du’ me fillue 302
58 Ipdida du me fillue (1) 302
59 N’Shkodër tonë ka ra nji dritë 303
60 Sa e kandshme vjollcë ti je 304
61 Sillet moti për së mbarit 305
62 Kur të pashë për t’parën herë 305
63 Kur më del në derë 306
64 N’këtë stinë të bukur 307
65 Oj Zogo 307
66 Kur të pashë moj mollë 308
67 Njata sy të zezë o moj të zezë 309
68 Hajde Gjyle 310
69 O ti det, o ujë të njelmtë 311
70 Je ma e bukur se drandofilli 312
71 Në kohë të mramjes, në pranverë 313
72 Pashë dy sytë e tu si drita 314
73 Vashës bukur na i kan shkrue 315
74 Jargavan me bojë për mallë 316
75 Asaman o moj Bakushe 317
76 Qysh se t’pashë njëher 318
77 Syni i yt porsi ullini 318
78 Kur filloi drita me dalë (1) 319
79 Moj Elinë 320
80 Margjela 320
81 Sylarushe e vogël o 321
82 Syni yt si xixillonjë 321
83 Kur unë dola në një bahçe (variant) 322
84 Drandofille me erë plot 323
85 Drandofille me shumë erë 323
86 Ti n’atë kodër, unë n’këtë kodër 324
87 Kur të pashë moj bukuri 325
88 Të kam dashtë si sytë e mi 325
89 Nima qenke si m’kanë thanë 326
90 Shkova në krue me mushë ujë 327
91 Po ti ça i ke thanë dikujt 328
92 Kanga e Sylqebegut 329
93 S’të harroj deri sa t’vdes 329

953
94 Iptida për t’parën herë 330
95 Knojnë bylbylat kah pranvera 331
96 Karajfili i kuq si gjaku (2) 332
97 S’pari herë kur jena pa 332
98 Kur të pashë si hana s’parit 333
99 Të kam dashtë dhe prap të du’ 334
100 Pranvera me dalë ka fillu’ 335
101 O bylbyl o i buk’ri shpendve (2) 336
102 Metelikun ta kam dhanë 336
103 Kënga e Kalasë së Shkodrës 337
104 Me këtë kangë du’ me fillue 337
105 Shegë e amël, shegë e butë 338
106 Knon bilbili poshtë te zalli 338
107 Knon bylbyli nër njat bahçe 339
108 Iptida du’ me fillue 339
109 Ja na erdhi sot pranvera 340
110 Jare të du’ mori të du’ 341
111 Dola në penxhere 342
112 Ç’u këputa unë e mjera 343
113 Moj e vogël tash sa vjet 344
114 Karajfilat që i ka Shkodra 344
115 Sa të du’ moj s’kam guxim 345
116 Ani ma ven dorën përmbi dorë 346
117 Për mu’ paska kenë kismet 347
118 Dy vjet që ndejtëm bashk 347
119 Kjo dashnia kjoft mallkue 348
120 Vaj si kenka ba dynjaja 349
121 Në sabah të parë 350
122 T’gjitha shoqet t’kanë zili 350
123 Ju dallëndyshe kah po shkoni 351
124 Shkoj e vij flutrim si zogu 351
125 Midis ballit ma ke nji pikë 352
126 Ti moj Shkodër, Shkodra jonë 353
127 S’ka ma t’bukur se pranvera 354
128 Si hyri nusja na doli 355
129 Enterinë moj vizali 355
130 Njikët kangë që jam tuj knu’ 356
131 Elif nur ola bre nur 357
132 Freski pranverore 357
133 Dranofillja lypte hije 358
134 Lule s’pari vjollca nisi 359

954
135 Fëllanzë moj e bukra’ fëllanzë 360
136 Si bylbylat në pranverë (2) 360
137 Iptida moj lulja e allit 361
138 Në gjergjef vashë o tuj qenisë 361
139 Mori vjollca në muej t’prillit 362
140 Sa e kandshme vjollcë ti je (2) 362
141 Ani ma ke shtatin si selvia 363
142 Kanga e Gjyles (2) 364
143 Bishtalecat palë e palë 365
144 Të gëzojmë se erdh pranvera 366
145 Moj e vogël si floriri 367
146 Moj fëllanzë që rrin në kafaz 368
147 Në kafaz të kanë zaptue 368
148 Iptida du’ me fillue (2) 369
149 Nji tubë dranofille po të çoj 370
150 Karajfil në kodër 371
151 M’i gëzofsh pesëmbëdhjetë pranvera 371
152 Bylbyli në pranverë 373
153 Tash ka çilë pranvera 374
154 Ma ke gishtin për unazë 375
155 Syn’ e zi si mereqepi 375
156 Asaman moj lulja e allit 376
157 Marshalla bukurisë sate 377
158 Më shkoi lala në Tiranë 378
159 Krisi topi 379
160 Kur më flet me gojë moj Gjyle 380
161 Çou moj vashë e dil në derë 381
162 Kur të pashë moj lule 382
163 Shum pranvera po kalojnë 383
164 Si dukat i vogël je 384
165 Si t’kam dashtë moj unë ty 385
166 Tri vjet që u deshtëm bashkë (version) 386
167 Pse më len në këtë zanan 387
168 Sa bukur vjen pranvera 387
169 Karajfili e dranofilli 388
170 I kam hypë vaporrit 388
171 Këpucët me meste 389
172 Ti në kumbull, unë në kumbull 390
173 Edhe baba po m’bërtet 391
174 Mu te shtylla, te hajati 391
175 Djalë i ambël, djalë i dashun 392

955
176 Ku po shkon moj kuqëloshe 393
177 Marshalla moj bukuri 394
178 Dasho Shkrelit 395
179 Nëpër fusha, ndër kodrina 396
180 Kur p’rendon dielli 397
181 Kanga e Hatixhes 397
182 Xhamadani kuq si gjaku 398
183 Yll i bardhë , djalë i dashtun 399
184 Fëllanzë moj e buk’ra fëllënzë (2) 400
185 Po ta marr kangën me saze 400
186 Si vjen devri vjen zemani 401
187 Unë jam lule dimnore 402
188 Iptida du me fillue (3) 402
189 More krisi topi (2) 403
190 Nuk kam hak me t’dashtë ty 403
191 Me vjollca lule kurr s’u ngina 404
192 Çka ke djalë qi je habitë 404
193 Merre nji tufë lule 405
194 Hajde mori vashë se na erdhi vera 405
195 Mori drandofillja e vogël 406
196 Mor kandil kandil garibi 406
197 Amël këndon 407
198 E mira që shkon me dhen 407
199 F’tyra jote si sheboja 408
200 Gocë e vogël në lëndinë 409
201 Mori dall’ndyshë 409
202 O djal prej gemit 410
203 Taksirat qi m’ka zanë mu 411
204 Sot ka çilun o pranvera 412
205 Xhamadanin me gajtan 413
206 O bylbyl, o mbret i shpendve 413
207 Me lule janë mbushë kopshtijet 414
208 Lulet me mu’ janë idhnue 414
209 Mori drita e syve t’mij 415
210 Dranofille plot me erë 415
211 Çil njat zemër plot kujtime 416
212 Ni’ bylbylat në pranverë 417
213 Shpirt e zemër pse po fshani 417
214 Pranvera po nisë, lulet po lulzojnë 418
215 Këndo bylbyl pa pra, këndo 419
216 Nji dit’ diele ksi zamanit (Version) 420

956
217 Putpuri këngësh shkodrane 421
218 Sa e amël asht’ dashnia 422
219 Ti moj shtat selvi 422
220 Hajde verë, e bardha verë 423
221 Sa fat t’madh arrita 423
222 Me dy, tri pika ly në faqe 424
223 Karajfil të zgjodha 424
224 Jargavan me ngjyrë të gjallë 425
225 Me lule t’bukra (version) 426
226 Nëpër bahçe tuj shetitë 426
227 Jasaman moj rrezja e bardhë 427
228 Shife vedin t’ma dish hallin (2) 427
229 Karajfili kuq si gjaku (3) 428
230 Mbi gjithë lulet marangjyli 428
231 Balli yt pranvera 429
232 M’ka shku’ menja me u fejue 430
233 Kur të pashë mor djalë 430
234 Minire moj bijë 431
235 Pranverë, pranverë 432
236 Ti moj lule je e bukur 432
237 Kur u vra Haliti i vogël 433
238 Mollë e kuqe topsheqer 433
239 Tash sa ditë e mot 434
240 Zare trandafile 435
241 Zare moj e bukur je 435
242 T’parën herë kur jena pa 436
243 S’pari kur të pashë moj 436
244 Bash zemanit të lezetit 437
245 Drandofillja ka çel’ s’pari 438
246 Edhe njiher du me kja hallin (2) 438
247 Pse më le mori Servet 439
248 Lule t’bukura ka pranvera 440
249 Moj Xhemile zylyfet me rrema 440
250 Të dielen nadje, n’gjashtë sahati 441
251 Si me naze t’pashë me sy 441
252 Na po dahemi more sy 442
253 Ballin ma ke për dukat 442
254 Lulet sot kanë fillu’ 443
255 Asaman o trëndafili i Çeles 443
256 Qindra herë te ti jam nisur 444
257 Sa bukur ke çilë (Lule vile) 444

957
258 Taksirat qi pata 445
259 Po m’shëndrit si xhevahir 446
260 Fushat tan’ jeshil 447
261 Kam dymbëdhjet’ vjet që rri në burg 447
262 Kur kam qenë njiher i ri 448
263 K’ndo bylbyl me të buk’rin za 448
264 Pranvera filloi me ardhë 449
265 O bylbyl o more i mjerë 449
266 Ti o yll qi del n’sabah 450
267 Ç’po shkëlqen lulja në mur 450
268 Me dymbëdhjet në muej të prillit 451
269 Pse ti lule rrin e mshehun 451
270 Kenke nuri i bukurisë 452
271 Je nji lule qi nuk gjindesh 452
272 Karajfili kuq si gjaku (4) 453
273 Ku je nisë moj dushë 453
274 T’dielen nadje, n’sabahile 454
275 Gonxhet tueja me shumë erë 455
276 Kah mendoj se vjen pranvera 455
277 Krushqve 456
278 S’parit kohë du’ me fillue 456
279 Marangjyli 457
280 Tuj qendisë të pashë te dera 458
281 Je e bukur si xhindeshë 458
282 Ç’ke bylbyl qi m’je idhnue 459
283 Ç’ke qi kjan i mjeri ashik 459
284 Hije t’bajnë mori qerpik’t 460
285 Kanarina e bylbyli 460
286 Ku m’je zanushë 461
287 Larg të pashë e shpejt të njofta 461
288 Mor kaurri i Venedikut 462
289 Nji vajzë t’mirë qi ka kojshia 462
290 Synin si qershia 463
291 Si yll ishte ndër hyrina 463
292 Ma gëzofsh shaminë e kuqe 464
293 Bukuri mos t’kanë gërga 464
294 Ti tuj qeshë e unë tuj kja 465
295 Sa e bukur del pranvera 465
296 Luleverës 466
297 Vinte çika prej livadhit 466
298 E mira tuj qendisë 467

958
299 Si t’kam dashtë unë ty 467
300 Të gjitha hallet t’i diftova 468
301 Moj e vogël ndej n’oborr 468
302 Kur më bjen ndërmend për ty 469
303 Mori buzburbuqja ime 470
304 Maraku ma i randë se plum’i 471
305 Asaman moj drandofille 472
306 Mori dranofillja e kuqe 473
307 Vjeshta erdh dhe kaloi 473
308 Mori vashë vetullhollë 474
309 Karajfil emnin e ke 474
310 Po fillon me dalë behari 475
311 Kur më rri karshi-karshi 476

IV. TRIMËRIE 477


1 Ded Gjon Luli 479
2 Kangë për Bije Vokshin 479
3 Kaçanikut i raftë pika 480
4 Këngë për Ibe Palikuqen 480
5 Xhamadani i lirisë 481
6 O moj Kosovë, me k’sulë të bardhë 482
7 Këngë për Jakup Ferrin 483
8 Këngë për Sefë Kosharën 484
9 Këngë për Avni Rrustemin 485
10 Këngë e Ibes 486
11 Këngë për Bajram Currin (3) 487
12 Këngë për Sulejman Vokshin 488
13 Kangë për Skenderbeun 488
14 Ditë e zezë 6 qershori 489
15 Këngë për Ismail Qemalin 489
16 Këngë për Hajdar Dushin 490
17 Këngë për Isa Boletinin 491
18 Ushton gryka e Kaçanikut 492
19 Këngë për Bajram Currin (1) 493
20 Kangë për Bajram Currin (2) 494
21 Ç’janë k’ta gurë t’bardhë e t’zi 495
22 Në muzeun historik 496
23 Ani moj Shqipni mos thuej marova 497
24 Këngë për Tahir Mehën 497
25 Këngë për Adem Jasharin 498

959
26 Këngë për Hajredin Pashën 499
27 Këngë për Ganimete Tërbeshin (2) 499
28 Këngë për Ali Pashë Tepelenën 500
29 Këngë për Avdyl Frashërin 500

V. TË SHQIPËRISË SË JUGUT 501


1 Kur më shkonje lumit goce 503
2 Njëzet e pesë gërsheta 504
3 Të rashë pas, moj, të rashë pas 504
4 Mora çiften e dola për gjah 505
5 Dil pak moj në penxhere 505
6 E ç’u këput e ra një yll 506
7 O dhëndër ku vete kështu 506
8 Leskoviku 507
9 Përse të rritë mamaja ty 507
10 Ç’u mbush mali plot me rrush 508
11 Ma ke ballin - o 508
12 Te rrapi në Mashkullorë 509
13 Janinës ç’i panë sytë 510
14 Kur m’i zbrisnje shkallët 511
15 Gjitonja 512
16 Ato gërsheta 513
17 Çupëzë, beqare moj 514
18 Dardha rrumbullake 515
19 Fustanin që të solla mbrëmë 516
20 Gushëbardha si dëbora 516
21 Qaj Maro 517
22 M’u dogj i shkreti xhan 517
23 Shkova mbrëmë 518
24 Ballukeprerë 518
25 Do marr çiften do dal për gjah 519
26 Trëndafil me dyzet fletë 520
27 Çelu trëndafil 521
28 Fëllënzat që hedhin valle 522
29 Veleshtare 523
30 Në një arë, në një lëndinë 523
31 Nën një portokalle moj 524
32 O moj dukane 525
33 Sajzez-o 526
34 Çova rrush tek buza jote 527

960
35 Binte shi pika pika 528
36 Kalino 528
37 Xhixhile 529
38 As e vogël as e madhe 530
39 Çupë thyej ato gjilpëra 531
40 Mora rrugën për Janinë 531
41 Asaman o moj lule 532
42 Se ç’u hodha nëpër lum 532
43 Ç’u ngrit lulja në mëngjes 533
44 Kur më vjen burri nga stani 534
45 Ora dy e natës 535
46 Të dinja të vogël 537
47 Tundu bejkë 538
48 Po t’boj rixha 539
49 Kur vjen behari, çel qershia 539
50 Hapi sytë e zezë moj 540
51 Mikja me shami mënjanë 540
52 Bejkë ç’të kam silloinë 540
53 Sevdaja jote ç’m’u shtua 541
54 Moj e bardha si semini 541
55 O unaza gur jeshile 542
56 Sevdaja jote më treti 542
57 O moj hunaza me grep 542
58 Hiri prilli, shkriu bora 543
59 Moll’ e kuqe plot dora 543

VI. TË SHQIPËRISË SË VERIUT 545


1 Doli vasha n’maje t’shkambit 547
2 Hajde lule malsore 547
3 Ku po m’shkon me drapën n’dorë 548
4 Ç’po i bjen çobani fyellit 548
5 Çikë malësore 549
6 Kur bie fyelli çiftelia 550
7 Na u çu’ Rrushja në sabah 550
8 Prej nji shpati t’i l’shova sytë 551
9 Hypi cuca majë gurit 551
10 Krisi pushka bregut t’Drinit 552
11 Tuj shetitë rreth Drinit t’Zi 552
12 Këndo bylbyl ti fushave 553
13 Sytë si xixillonjë 553

961
14 Dy dele - treqind pare 554
15 Faqekuqja 554
16 Krah’t e shqipes kah Tropoja 555
17 Liqeni e Lurës 555
18 Më ka zanë maraku 556
19 I kam thanë bilbilit 557
20 Po martohet malësori 558
21 E mir’ boll 558

VII. KOSOVARE 559


1 Baresha 561
2 Ani mori nuse 561
3 Eja, eja e bardha verë 562
4 Kur më shkon si zog n’hava 562
5 Mora testinë 563
6 E kujtoj atë takim 564
7 Fjalët e qiririt 565
8 Martesa jonë 566
9 Punën time do ta shes 567
10 Bylbyl, pse s’këndon 568
11 Do më plasë kjo zemër 568
12 Prap për ty këngën këndoj 569
13 Dy sytë e lotuar 569
14 Lize moj Lize 570
15 Eja djalë 571
16 A jam ëndrra jote 572
17 A s’më thua cila je 572
18 Dashuria e parë 573
19 Krejt çka kam për ty i shes 574
20 Yjet na shikojnë 574
21 Çou Rexho 575

VIII. KOMPOZIME TË REJA POPULLORE 577


1 Një lule në maj 579
2 Pse s’më thirre djalë 580
3 Doli goca n’penxhere 580
4 Këngë bilbili 581
5 Aman asht’ nji vajzë 581
6 Letër më ke çu’ (Letër ushtarit) 582

962
7 Larg teje oj nanë 583
8 Zambaku i bardhë çel e lulzon 584
9 O moj bukuroshe 584
10 Lulen e kam zili 585
11 Ç’e mora koferin nanë 585
12 Po shikoja një ëndërr t’bukur 586
13 Erdha nanë o nga kurbeti 586
14 Nëpër shtyllat e telefonit 587
15 Të kërkova ditë e natë 588
16 Po të pres akoma 588
17 Se dy të dashura që i kam 589
18 Më erdhe pranë 590
19 Je i imi përgjithmonë 591
20 Të kam dashtë 592
21 Esmerka 592
22 Dashurova unë një vajzë 593
23 Festa e Ramazanit 593
24 Byrek, byrek 594
25 Bota zunë e flasin 594
26 Kush niset me bo sevda 595
27 M’i dhe flakë mallit tim 595
28 Ma jep dorën vashë 596
29 Ç’po këndon bilbili moj 597
30 Ah pranvera 598
31 I kujtoj me mall 599
32 Moj burbuqe lozonjare 600
33 Hidhni vallen vasha t’reja 601
34 Kanga e mërgimtarit 601
35 Kur kujtoj ditët e korrikut 602
36 Mbrëmje prilli 603
37 Ti s’vjen 604
38 Si yll drite n’pritë t’kam dalë 605
39 Moj malësore 606
40 Ka shumë kohë moj që t’kam dashtë 607
41 Kur dola n’dritare 608
42 Ndaç me m’vra moj 609
43 Sa shpejt qenke rritë 610
44 Dua të kem pranë gjithnji 611
45 Kanga e burgut t’Spaçit 611
46 Kanga e refugjatit 612
47 Moj fëllënzë që m’gjezdisë 612

963
48 Të kam dashtë dhe të du’ 613
49 Në kujtime isha 613
50 Kangë gurbeti (2) 614
51 Sa të dua unë 614
52 Ti e lumtur 615
53 E si ta them 615
54 O gurbet, gurbet i zi 616
55 A do vish 617
56 E moj Mirushe ti je e para 617
57 Fryn kjo erë e lehtë 618

IX. KËNGË DASMASH 619


1 Goca në oborr 621
2 Malsorja 622
3 Unazën prej arit 622
4 Tate du fustan 623
5 Po të pyes sa vjet i ke 623
6 Lu’jmi, lu’jmi 624
7 Te guri që bon xixa 625
8 Piku mollë e kuqe 626
9 Lu’j Lirije, lu’j 626
10 Rroka mandolinën 627
11 Sa e bukur na ka dalë nusja 628
12 Vetë më the të due 628
13 Hidhet vallja 629
14 Sonte o shokë 629
15 O syni i zi 630
16 Ti ku ke moj Ajshe 631
17 Hajt ta lidhim besën 631
18 O kush po vjen 632
19 Hajde Shot-o marshalla 633
20 Zake, Zake 633
21 Jalla more çun 634
22 Mos ma pi rakinë 634
23 Vashë e bukur mos u ngut 635
24 Luej qyqek 636
25 Mi ke flokët fije fije 637
26 Sonte kemi dasëm 638
27 Ç’asht ai djal që rrin mas dere 638
28 Kënga e nuses 639

964
29 Këndon bilbili gjetheve 639
30 Ishin dy kunata 640
31 Mora mandolinën 640
32 Jam një djalë bujar 641

TË LEHTA DHE ARGËTUESE 643

I. KORÇARE 645
1 Dëshërim i mëmëdheut 647
2 Betimi mbi flamur 648
3 Uratë për liri 649
4 Kij mëshirë vajzë tek mua 650
5 Vemë 651
6 Krehi leshrat 652
7 Vdekja e Skënderbeut 652
8 Alfabeti shqip 653
9 Lamtumirë ju lë shëndenë 654
10 Hymni i Vatrës 655
11 Këngë lufte (O trima luftëtarë) 655
12 Zëri i Atëdheut 656
13 Të gjithë ne o djema 657
14 Që me një të kollozhegut 658
15 Nën Skënderbenë 659
16 Porsi flet’ e engjllit t’Zotit 660
17 Sa bukur rronim bashkë 661
18 Burimi i Çardhakut 661
19 Në dritare vasha rrinte 662
20 Vajzë pse rri mejtuar 662
21 Sa të rrojë gjithësia 663
22 Nënë moj e zeza nënë 663
23 Ike larg në mërgim 664
24 Asnjëherë nuk u kthy’ 664
25 Dragojt e Shqipërisë 664
26 E mbanë n’mend kur më ke dashur 665
27 Mos u helmo që do t’iki 665
28 Çelin lulet 666
29 Fort i brengosur unë jam 666
30 Ç’maraz të ka mbetur 667
31 Moj pullumbeshë e malit 668
32 Po shkoj, po shkoj moj e dashur 668

965
33 Ke dalë te porta 669
34 Dita po shkon 669
35 Lamtumirë 670
36 Ku kullosnin shqerratë 670
37 Eja moj eja 671
38 Trëndafili i bukur 671
39 Si një lule e dërmuar 672
40 Varka po niseshe 672
41 Për ty qan zemra ime 673
42 Puno sa është ditë 674
43 Perëndeshë e bukurisë 675
44 Një ditë shkova nga Drenova 676
45 Bonjaku 677
46 Përse mejtohesh 679
47 Mora kitarën shokë 679
48 Kur nata Korçën e mbulon 680
49 Në ëndërr pashë 681
50 Këngë e mullirit 681
51 Shi ku ndrit 682
52 Në sabah kur unë të pashë 682
53 Vajzë malësore 683
54 Lul’ e bukur 684
55 Syçkat e kaltra 684
56 Fort larg ti ke ikur 685
57 O moj korçare 686
58 Për mëmëdhënë 687
59 Dëbora zbardhi malet 688
60 Ç’është ajo 688
61 O moj ti me sytë e zi 689
62 Të dua shumë 689
63 S’kam ç’e dua pasurinë 690
64 Kapiten i ri 691
65 Sa i ëmbël është muaji i majit 691
66 Jam, jam e mirë 692
67 Se karnevalet 692
68 Zum tirajra 693
69 Bulevardi i Korçës 693
70 Syçkat si ato të tuat 694
71 Rrokullisni kadet 695
72 Te duqan i Tasit 696
73 M’është mbushë trupi moj me gjilpëra 696

966
74 O Korça ime 697
75 Lulet e majit 698
76 Flamuri i Shqipërisë 699
77 Një zë popullit 699
78 Ardhi dita 700
79 E bukur era 701
80 Ku kemi lerë? 702
81 Jam vlonjat 702
82 Këngë e mullirit 703
83 Sa mirë 703
84 Të vegjël ishim 704
85 Mëma jonë Shqipëri 705
86 Atëdheut 706
87 Vallja e vëllazërisë 707
88 Kij shëndet e mjera botë 708
89 Kënga e Shoqërisë “Vëllazëria” 709
90 Krejt ashtu 710

II. TË NDRYSHME 711


1 Po ecja që me natë 713
2 Sa me mall po këndojnë bylbylat 714
3 Lisi plak rrëzoi fletët 715
4 Moj flutur 716
5 Në mes gushës m’ke një pikë 717
6 Kur gjethet bijnë në vjeshtë 718
7 Lulëzo natyrë 719
8 Kur je larg gjithmonë tuj pritun 720
9 A t’kujtohen ditët e majit 721
10 Kur unë jam n’andërrime 722
11 Po ta marr dhe unë maturën 723
12 Këndoj për nënën 724
13 Kur dielli bie 725
14 Në kopshtije plot aroma 725
15 Lemza 726
16 Unë qesh i mitur 727
17 Mbrëmje në Tiranë 728
18 Marinari 729
19 Erë e lehtë 730
20 Pranë shtëpisë sate 731
21 Kënga e shoferit 732

967
22 Dikur lodronim të dyja bashkë 733
23 Mësuese e fshatit je 734
24 Fëmija i parë 735
25 Të shtrenjtës sime 736
26 Si ujë të dlirë 737
27 E bukur vjen ti moj pranverë 738
28 Një zog i vogël 738
29 Memzi po marr frymë 739
30 Kur hana del 739
31 E kujtova përsëri 740
32 Vendi im 741
33 Përse më mban mëri 741
34 Një kujtim 742
35 Këndo kitarë 742
36 Bie borë 743
37 Sytë e tu 744
38 Dashuri e parë 745
39 Shkonte vasha për në krua 746
40 Djali simpatik 747
41 Vajza me trëndafil 747
42 Dashnori frikacak 748
43 Ti m’u betove 749
44 Kush e këndoi dashurinë 750
45 Për ty mendoj gjithmonë 751
46 Je i bukur vend i lindjes (Qytetit tim) 752
47 Shqipëri, o vendi im 753
48 Mjekut të ri 754
49 Një qershori 755
50 U dashuruam në punë 756
51 Për sytë që mahnisin 757
52 Të pres 757
53 Syri i zi 758
54 Shitësja e re 758
55 Erdhi pranvera 759
56 Lokomotivës 759
57 Pranvera 760
58 Një ditë të bukur maji 760
59 Porsi portokalli n’degë 761
60 Të falem o Durrës 762
61 Ne jemi tre 763
62 Në mes dy urash romantike 764

968
63 Endësja 765
64 Të dua o det 766
65 Gjyshes 767
66 E dua vendin tim 768
67 Nën kurorën e ullirit 769
68 Ajo është lule 769
69 Kur të kam pranë 770
70 Dielli i verës 771
71 Eja t’pres me padurim 771
72 O i miri i nënës 772
73 Nusja e maleve 773
74 Ti qeshu gëzuar e dashur 774
75 S’di se përse 775
76 Të lumtur jemi ne 776
77 Kitarës sime 777
78 Dashuria jonë 778
79 Shoqet tona ilegale 779
80 Pse kështu të sëmurë ti më le 779
81 Më do apo s’më do 780
82 Ti përsëri ke me u afru’ 780
83 Grurë dhe këngë 781
84 Kroi i fshatit tonë 782
85 Ti m’ke braktisë 783
86 O e bukura More (Arbëreshe) 784
87 Dashnor t’u bana 785
88 Të dashuroj 786
89 Postieri i gëzuar 787
90 Me sa mall kujton kjo zemra ime 788
91 Jeho kangë 789
92 Valësi i lumturisë 790
93 Si mimozat që çelin 791
94 Këndoj 792
95 Do të vij një natë o me kitare 792
96 Një lules 793
97 Ç’është dashuria 794
98 Vetëm një “po” n’a lidhë 795
99 Zemrat djaloshare 796
100 Valësi i rinisë 797
101 Këputa trandafilin 798
102 Çapkënja 798
103 Sillma erën e malit 799

969
104 Një ditë t’bukur kur të pashë 800
105 Kur më del moj si një hanë 800
106 Një natë n’bregdet 801
107 Jam i lodhur ndër vajtime 802
108 Letrën 802
109 Kthjelltësi e lumturi 803
110 Zgjodha njeriun 803
111 Tango e trëndafilave 804
112 Dashurisë 805
113 Do të shkrihem të venitem 805
114 Rrjedh në këngë e ligjërime 806
115 Buza buzën kur takoi 807
116 Moj Arbëri 808
117 Lule t’bukra sjell pranvera 809
118 Çel si gonxhe dashuria 810
119 Kthehu pranë meje 811
120 Takim pas vitesh 812
121 Je e bukur nga të tjerat 813
122 Këngë për Emin Durakun 814
123 Ku kam vajzën ku kam djalin 814
124 Malli për vendlindje 815
125 Gjethen e dafinës e lëkundi 816
126 Natë e qetë natë maji 817
127 Autobusi 818
128 Me kot dhe guxove 819
129 Kur sytë e tu sa herë që më shofin 819
130 Mirëmëngjes 820
131 Gjurmë të arta 821
132 Një ditë në bankë, o mike 822
133 Ju vini që nga larg 823
134 Oh moj vajzë 824
135 Dit’t e bukura moti kanë kaluar 824
136 Dashuri e mallkuar, trathtare 825
137 Ndëgjoje ti kangën time 825
138 Kaluan ditët 826
139 Të të them 826
140 Hëna porsa ka dalë 827
141 Ishim një natë në kinema 827
142 Ti më erdhe 828
143 Kur të jesh mërzitur shumë 829
144 Fustani i bardhë 830

970
145 Mesnata 831
146 Anës e pas anës-o 832
147 Me sytë shikonim ne 833
148 Xhaketa e kuqe 834
149 Dëgjoje këngën e nënës 835
150 Vetë ke mbetë 836
151 Kur isha fëmijë 837
152 U deshëm shumë ne të dy 838
153 Shtegtimi 839
154 Flakë e borë 840
155 Kaltëron ky qielli ynë 841
156 Gëzimin njerëzve t’ua shtoj 842
157 Djaloshi dhe shiu 843
158 Sot jam njëzet vjeç 844
159 Kjo është jeta jonë 845
160 Trëndelinë 846
161 Nënë moj, do pres gërshetin 846
162 Sa herë më ke pritur 847
163 Për ty atdhe 848
164 Dashuri, dashuri 849
165 Të due o det 850
166 O vendi im 850
167 Asnjëherë nuk kam ëndërruar 851
168 Dyzet gërsheta t’i numrova 851
169 Mimoza e dashurisë 852
170 S’ma njohe zemrën 852
171 Mos më qorto 853
172 Pragu i vegjëlisë 853
173 Motrës sime 854
174 O dielli i lirisë 855
175 Bukur natyra është stolisë 856
176 Përherë të dua 857
177 Duart e nënës 857
178 Këngët e rinisë 858
179 Rrak e trak ia bënte porta 858
180 Liria e shqiptarit 859
181 Mesnatë 860
182 Rrisim jetën tonë 862
183 Udhët e atdheut më thërrasin 863
184 Vajta kalova 864

971
KOMPOZIME TË REJA ARGËTUESE 865
1 Jeto dhe jetën time 867
2 Mall 868
3 Pikoi vesa e mëngjesit 869
4 Mirësia dhe e vërteta 870
5 Lozonjare 871
6 Makina e memories 872
7 Jon 874
8 Ecën në shi 875
9 Çapkëne moj 876
10 Pranvera me një lule s’vjen 877
11 A t’kujtohet natë e parë 878
12 Fati ynë shpresë e marrëzi 879
13 Shi bie në Tiranë 879
14 Mikesha 880
15 Ty të kujtoj 880
16 Bota e madhe është me ty 881
17 Dashuri e vonuar 882
18 Dielli që praron 883
19 Ditë dimri 883
20 E urrej shiun 884
21 Eja 885
22 Kur një ditë të kthehesh ti 886
23 Liqeni i kaltërt 887
24 Ma jep dorën ti 888
25 Ma ke prishë gjumin e natës 889
26 Kur era flokët t’i merr 890
27 Merrma shiun e Prishtinës 890
28 Moj e bardha me gërsheta 891
29 Një dashuri 892
30 Nuk kërkoj tjetër njeri 893
31 Që ditën që vdiqe 894
32 Shiu i vjeshtës flokët m’i lagu 895
33 Faleminderit 895
34 Anija plakë 896
35 Zemra e një gruaje 898
36 Emri i saj 898
37 Dal të pres te shatërvani 899
38 Eja në pranverë 900
39 Një unazë 900
40 Mollë e ndaluar 901

972
41 Ishte natë magjike 901
42 Moj mikesha ime e parë 902
43 Sonte ti po bëhesh nuse 902
44 Ah kjo zilia 903
45 Pra eja, eja 904
46 Dua të vdes 905
47 E di se ti më deshte 905
48 Fshatarja ime 906
49 Harroje vetminë 907
50 Ishte vjeshtë moj kur më le 907
51 Sonte 908
52 Të dua Zana 909
53 Buzë detit jemi rritur 910
54 Dy dashuri 911
55 E duam lumturinë 912
56 Ëndrra ime 913
57 I thuaj jo 914
58 Je e çmendur 915
59 Jetoj 916
60 Kthehem përsëri 917
61 Me fund të pimë 919
62 Më prit 920
63 Me the “të dua” 921
64 Në shtëpinë tonë 922
65 Ne sytë e tu 923
66 O natë, o erë 924
67 Shtegtimi (2) 925
68 Vetëm ne kemi munguar 926
69 Vetëm pesë minuta 927
70 Luaj, luaj me kitarë 928
71 Mikja ime 929
72 Zambaku i Prizrenit 929
73 Mos më lini vetëm 930
74 Krejtë mbrapsht 931

Shpjegim i fjalëve dhe termave të përdorura në tekstet 933


e këngëve

Shpjegim: Në tekstet e këngëve, në mes të shenjave I: dhe :I, vargjet


përsëriten.

973
Autori i Përmbledhjes, Xhevdet Bytyçi është i lindur në Gjakovë, më
19 gusht 1953.

974
BIBLIOGRAFIA

Agim Velaj – Këngë popullore shkodrane, Shkodër

Tonin Zadeja & Tonin Daija – 250 këngë qytetare shkodrane”,


Shkodër, 2000

Kasim Taipi – Këngë popullore shkodrane, Tiranë, 1998

Sulë Dedej & Alfons Balliçi – Isuf Myzyri, Elbasan, 1996

Qamili i Vogël – Përmbledhjet, Prishtinë

Hysen Filja – Këngë popullore të Shqipërisë së Mesme, Tiranë

Ramadan Sokoli – Këngët në shekuj, Tiranë

975
PËRMBLEDHJE
1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË
MUZIKËS POPULLORE DHE
ARGËTUESE

Autor i Përmbledhjes
Xhevdet BYTYÇI

Redaktor
Hasan ARLLATI

Kopertina
Art KUPA

Realizimi kompjuterik
Fitim I. HALILI

BOTIMI I PËRMBLEDHJES ËSHTË MUNDËSUAR NGA


MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE TË
KOSOVËS

Përgatitur për shtyp dhe shtypur në SHTYPSHKRONJËN


“L I T O G R A F I A” - Gjakovë

976

You might also like