You are on page 1of 33

A

a një nga zanoret e shqipes dhe shkronja e parë e alfabetit të saj: tingulli (shkronja) a. • a,-ja f. sh. -(të) 1. tingulli ose
shkronja a. 2. si em. f. fig. fillimi i diçkaje; gjëja e parë që duhet; njohuritë fillestare: e nis nga a-ja.  nga a-ja deri te
zh-ja nga fillimi deri në fund.
a lidh. lidh dy fjali ose dy gjymtyrë të një fjalie, zakonisht për të zgjedhur njërën nga ato çfarë shprehin; ose, o; apo: e
pëlqen a s’e pëlqen, do ta pranosh; mirë a keq, kjo është. • pj. thekson pyetjen ose habinë, dyshimin, talljen,
zemërimin, shpërfilljen etj.; ë; ama: a more vesh?; a je si je?; ti e paske thënë, a!; a ç’trim! • pasth. përdoret kur
shprehim habi, miratim, shpërfillje, tallje, qortim etj. ose kur kujtohemi papritur për diçka; ah; aha: a, pa shih kush na
qenka!; a, ç’më kënaqe!; a, në të zënça!; a, po, kam qenë edhe unë; ç’u bëre, a i vrarë!
abací,-a f. sh. -(të) fet. manastir a kuvend katolik; trevë që drejtohet nga një abat.
abanóz,-i m. bot. dru i vendeve të nxehta, me lëndë të fortë: abanoz i zi (i kuq); tryezë abanozi.
abát,-i m. sh. -ë(t) fet. i pari i një abacie; prift katolik.
abazhúr,-i m. sh. -ë(t) mjet ndriçimi me llambë elektrike dhe me mbulesë qelqi, metali etj. mbi një mbështetëse a i
varur.
abdés,-i m. fet. riti i larjes së duarve, të këmbëve e të fytyrës nga myslimanët para lutjeve: marr avdes.
avdeshán/ë [lexo: abdes-hánë],-a f. sh. -a(t) vjet. 1. sqoll. 2. nevojtore.
abdik/ój jokal., -óva, -úar libr. heq dorë nga pushteti mbretëror. • abdikím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.
abetár/e,-ja f. sh. -e(t) libër fillestar për të mësuar shkrim e këndim: abetarja e gjuhës shqipe.
abëcë,-ja f. sh. -(të) 1. alfabet. 2. nj. fig. fillimet e një pune; njohuritë fillestare; a-ja: abëcëja e demokracisë.
abís,-i m. sh. -e(t) libr. humnerë.
abisínas,-i m. sh. -(it) banor vendës i Abisinisë ose me prejardhje nga Abisinia; etiopas. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e
mb. që lidhet me abisinasit a me Abisininë, i abisinasve a i Abisinisë; etiopas: populli abisinas.
abon/ój kal., -óva, -úar pajtoj (në një gazetë etj.). • abonóhem vetv. pajtohem (në një gazetë etj.). • aboním,-i m. sh.
-e(t) pajtim (në një gazetë etj.). • abonúar (i, e) mb. i pajtuar (në një gazetë etj.).
aborigjén,-i m. sh. -ë(t) vendës, rrënjës. • -, -e mb. vendës, rrënjës: popullsi aborigjene.
abórt,-i m. sh. -e(t) mjek. dështim.
abortár,-i m. sh. -ë(t) mjek. dështimore.
abort/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar mjek. dështoj. / pës. abortóhet v. III. • abortím,-i m. sh. -e(t) dështim. • abortúar (i,
e) mb. i dështuar.
abrásh,-e mb., edhe si em., bised. 1. me flokë e vetulla të bardheme; me preka në fytyrë (për njerëz); me blana të
bardha në trup e në turi (për kuaj); laraman. 2. fig. i prapë, i vrazhdë: vajzë abrashe. • -e, -ja f. sh -e(t) prekë.
abrog/ój kal., -óva, -úar drejt. shfuqizoj. / pës. abrogóhet v. III. • abrogím,-i m. shfuqizim. • abrogúar (i, e) mb. i
shfuqizuar.
absíd/ë,-a f. sh. -a(t) arkit. kungore.
absolút,-e mb. 1. që nuk varet e nuk kushtëzohet nga diçka tjetër, që merret jashtë çdo krahasimi; kund. relativ: vlerë
absolute; e vërteta absolute (filoz.). 2. i plotë e tërësor, që nuk ka asnjë përjashtim a kufizim; i përsosur, i
padiskutueshëm a i domosdoshëm: epërsi absolute; besim absolut; shumicë absolute. 3. që nuk njeh asnjë ligj e
kufizim për pushtetin vetjak; tiranik, despotik, autokratik: monarki absolute.
absolutísht ndajf. në mënyrë absolute, plotësisht: absolutisht i sigurt.
absolutíz/ëm,-mi m. sundim absolut, autokraci.
absolutiz/ój kal., -óva, -úar e quaj diçka absolute. / pës. absolutizóhet v. III. • absolutizím,-i m. veprimi sipas foljes:
absolutizimi i dallimeve.
absorb/ój kal., -óva, -úar libr. përthith. / pës. absorbóhet v. III. • absorbím,-i m. përthithje.
absorbúes,-e mb. libr. përthithës.
absten/ój jokal., -óva, - úar nuk shprehem as “po”, as “jo” në votim. • abstením,-i m. sh. -e(t). 1. veprimi sipas foljes.
2. qëndrim as “po”, as “jo” në votim: tre abstenime.
abstenúes,-i m. sh. -(it) ai që abstenon.
abstraksión,-i m. sh. -e(t) logj. përgjithësim mendor i tipareve thelbësore të një klase sendesh, duke u larguar nga
tiparet konkrete, abstraktim: abstraksion shkencor.
abstraksioníst,-e mb., edhe si em., art. që ndjek a që zbaton abstraksionizmin: pikturë abstraksioniste.
abstraksioníz/ëm,-mi m. art. rrymë që synon t’i paraqitë sendet nëpërmjet vijash, njollash a figurash, të cilat japin
idenë për to.
abstrákt,-e mb. 1. edhe si em. f., që del me anë të abstraktimit, jo konkret; tepër teorik e i vështirë për t’u kuptuar;
kund. konkret: koncept abstrakt; nga konkretja tek abstraktja; / gjuh. që shënon diçka, e cila mund të perceptohet
mendërisht, jo me shqisa; kund. konkret: kuptim abstrakt. 2. mat. që nuk shoqërohet me emrin e njësisë së matjes a të
sendeve të numëruara: numër abstrakt.
abstraktësí,-a f. libr. të qenët abstrakt.
abstrakt/ój kal., -óva, -úar libr. bëj abstraksion. • abstraktóhem vetv. bëj abstraksion. / pës. abstraktóhet v. III. •
abstraktím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve; abstraksion. • abstraktúar (i, e) mb. që është abstraktuar; abstrakt.
absúrd,-e mb., edhe si em. m., libr. që vjen në kundërshtim me arsyen e shëndoshë, që është jashtë mendjes: gjykim
absurd.
absurditét,-i m. sh. -e(t) libr. të qenët absurd; diçka absurde; marrëzi: thotë absurditete.

1
abshís/ë,-a f. sh. -a(t) mat. njëra nga koordinatat që përcaktojnë vendin e një pike në një rrafsh (tjetra: ordinatë).
abuzív,-e mb. libr. abuzues: veprim abuziv.
abuz/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar shpërdoroj një të drejtë, një mundësi etj.; e teproj. / pës. abuzóhet v. III. • abuzím,-i
m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes: abuzim i detyrës; abuzim në pije.
abuzúes,-e mb., edhe si em., libr. që abuzon; shpërdorues: abuzues i ligjit (i pushtetit).
acár,-i m. sh. 1. të ftohtë i madh, i thatë e me ngrica: bën acar. 2. fig. ashpërsi, vrazhdësi, zemërim; acari. • -, -e mb. 1. i
acartë: erë acare. 2. fig. shumë i kthjellët: ujë acar; / shumë i pastër e i rregullt (kryes. në të veshur). • acár ndajf. fig. 1.
ashpër, vrazhdë. 2. shumë pastër (kryes. në të veshur). 3. ngushtë, pisk: e ka punën acar.
acarí,-a f. 1. acar: acaria e dimrit; i foli me acari. 2. fig. pastërti e madhe (kryes. në të veshur).
acarím/ë,-a f. acari.
acar/ój kal., -óva, -úar e bëj më të nderë, e tendos; e keqësoj, e pezmatoj: ma acaroi plagën; i acaruan fjalët. •
acaróhem vetv. 1. v. III ftohet shumë (moti). 2. fig. prishem keq me dikë; egërsohem. 3. v. III ashpërsohet, keqësohet;
pezmatohet: u acarua me shokun; m’u acarua fyti (kolla). • acarím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve: acarimi i
kohës; acarimi i marrëdhënieve. 2. shtrëngesë e madhe; zemërim, ashpërsim. • acarúar (i, e) mb. që është acaruar:
gjendje e acaruar; jam i acaruar.
acártë (i, e) mb. 1. shumë i ftohtë, i thatë e me ngrica (për motin). 2. fig. i ashpër, i vrazhdë: sjellje e acartë.
acarúes,-e mb. që të acaron: zhurmë acaruese.
acétik,-e mb. kim. uthullor: acid acetik.
acetilén,-i m. kim. gaz pa ngjyrë, i përbërë nga karboni e hidrogjeni: llambë me acetilen.
acetón,-i m. kim. lëng pa ngjyrë e me erë të fortë, që përdoret për prodhimin e lëndëve shpërthyese, si tretës etj.
acíd,-i m. sh. -e(t) kim. thartor: acid sulfurik. • -, -e mb. thartor: toka acide.
acidedurúes,-e mb. spec. që nuk gërryhet nga acidet: lëndë acideduruese.
acid/ój kal., -óva, -úar kim. thartoj. / pës. acidóhet v. III. • acidím,-i m. thartim. • acidúar (i, e) mb. i thartuar.
açík ndajf. bised. haptas; qartë: ia tha açik.
adapt/ój kal., -óva, -úar libr. përshtat. • adaptóhem vetv. përshtatem. / pës. adaptóhet v. III. • adaptím,-i m. sh. -e(t)
përshtatje. • adaptúar (i, e) mb. i përshtatur.
adaptúes,-i m. sh. -(it), edhe si mb., libr. përshtatës.
adaptúesh/ëm (i), -me (e) mb. libr. që mund të përshtatet; kund. i paadaptueshëm.
adásh,-i m. sh. -ë(t) emnak.
adekuát,-e mb. libr. që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që i përshtatet plotësisht: pasqyrim adekuat.
ader/ój jokal., -óva, -úar libr. bashkohem me një lëvizje politike, bëhem anëtar i një partie etj. • aderím,-i m. veprimi
sipas foljes.
aderúes,-e mb., edhe si em., që aderon në një parti etj.
adét,-i m. sh. -e(t) bised. zakon: bëj adetet.
ád/ër,-ra f. sh. -ra(t) bised. gjepur; shaka, hokë.
adërtár,-i m. sh. -ë(t) bised. ai që thotë gjepura; shakaxhi, hokatar.
administrát/ë,-a f. sh. -a(t) sistemi i organeve shtetërore ose organet ekzekutive urdhërdhënëse; tërësia e nëpunësve të
aparatit shtetëror: administrata qendrore (vendore); / përmb. drejtuesit e nëpunësit e një njësie a të një sektori të
ekonomisë, të kulturës etj.: përgjegjësi i administratës.
administratív,-e mb. që kryen funksionet e administratës, që është administratë; që lidhet me administratën, i
administratës: njësi (qendër) administrative; ndarje administrative; me rrugë administrative.
administrativísht ndajf. nga ana administrative; me rrugë administrative: varet administrativisht; e zgjidh
administrativisht.
administratór,-i m. sh. -ë(t) nëpunës i administratës; ai që administron një sipërmarrje a një pasuri.
administr/ój kal., -óva, -úar drejtoj punën në një fushë të ekonomisë, të kulturës etj.; kujdesem për një sipërmarrje a
për një pasuri, e qeveris, e mbarështoj a e përdor; menazhoj. / pës. administróhet v. III. • administrím,-i m. veprimi
sipas foljes; menazhim: administrimi i fondeve.
administrúes,-e mb., edhe si em., që administron një sipërmarrje a një pasuri; menazhues.
admirál,-i m. sh. -ë(t) usht. gradë e lartë në flotën detare, e barasvlershme me gjeneralin e armatës; ushtarak që mban
këtë gradë.
admir/ój kal., -óva, -úar e vështroj dikë a diçka me ëndje e me kënaqësi të madhe; e vlerësoj lart: e admiroj për
durimin. / pës. admiróhem. • admirím,-i m. 1. veprimi sipas foljes. 2. ndjenja e kënaqësisë kur admirojmë dikë a diçka:
ngjall admirim; flet me admirim .
admirúes,-i m. sh. -(it) ai që admiron dikë a diçka: admirues i pikturës.
admirúesh/ëm (i), -me (e) mb. që ngjall admirim, që është për t’u admiruar: sjellje e admirueshme.
adopt/ój kal., -óva, -úar 1. drejt. birësoj. 2. libr. marr (një vendim etj.); e pranoj dhe e zbatoj: adoptuan një rezolutë. /
pës. adoptóhem. • adoptím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes: adoptimi i fëmijës; adoptimi i një politike. • adoptúar (i,
e) mb. drejt. i birësuar.
adoptúes,-i m. sh. -(it), edhe si mb., drejt. birësues.
adrenalín/ë,-a f. farm. lëndë e nxjerrë nga gjëndra nënveshkore ose e prodhuar kimikisht, që përdoret në mjekësi si bar
nxitës.

2
adrés/ë,-a f. sh. -a(t) të dhënat për marrësin a për dërguesin e një letre, të një pakoje etj. ose për vendndodhjen e një
banese, të një institucioni etj.: zyra e adresave; na harroi adresën (fig. shaka.) na ka harruar prej kohësh, nuk na vjen
më; / libr. drejtim: kritikë pa adresë.
adres/ój kal., -óva, -úar, edhe fig., libr. i drejtoj dikujt diçka ose e drejtoj diku. • adresóhem vetv. i drejtohem dikujt a
diçkaje: je adresuar gabim tek unë. • adresím,-i m. veprimi sipas foljeve: adresimi në burime të sigurta.
adhur/ój kal., -óva, -úar kam dashuri të zjarrtë e nderim të madh për dikë a për diçka; edhe fet., e nderoj si perëndi, i
përulem e i falem. / pës. adhuróhem. • adhurím,-i m. veprimi sipas foljes: në shenjë adhurimi; fliste me adhurim.
adhurúes,-i m. sh. -(it) ai që adhuron: adhurues i artit.
adhurúesh/ëm (i), -me (e) mb. që është për t’u adhuruar: sjellje e adhurueshme.
aero- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “ajror, i ajrit, nga ajri, me anë të ajrit; i aviacionit” (p.sh.
aerografi, aeromekanikë, aeroterapi etj.).
aerobí,-a f. 1. biol. aftësi a mundësi për të jetuar vetëm në mjedise me ajër. 2. ushtrime të lira në mjedis të hapur. • -k,
-ke mb. që lidhet me aerobinë, i aerobisë; që është karakteristik për aerobinë: mikrobe aerobike (biol.); ushtrime
aerobike.
aerodinamík/ë,-a f. fiz. pjesë e fizikës që studion ligjet e lëvizjes së ajrit e të gazeve dhe veprimin mbi trupat e ngurtë
që lëvizin në ta. • -, -e mb. që lidhet me aerodinamikën, i aerodinamikës; që ka trajtë të përshtatshme për të fluturuar
lehtë në ajër.
aerodróm,-i m. sh. -e(t) fushë aeroplanësh.
aeronáut,-i m. sh. -ë(t) av. ai që fluturon me aerostat.
aeronautík/ë,-a f. av. dija dhe mjeshtëria për fluturimin ajror.
aeroplán,-i m. sh. -ë(t) mjet fluturues reaktiv a me motor dhe zakonisht me krahë: aeroplan reaktiv ( ushtarak);
udhëtoj me aeroplan.
aeroplanmbájtës/e,-ja f. sh. -e(t) usht. anije shumë e madhe e me pistë për aeroplanë. • -, -e mb. që është ndërtuar si
aeroplanmbajtëse: anije aeroplanmbajtëse.
aeropórt,-i m. sh. -e(t) aerodrom i madh për udhëtarë e mallra: aeroporti i Tiranës.
aerostát,-i m. sh. -ë(t) av. mjet fluturimi, si rruzull i madh, i mbushur me gaz të lehtë.
afaríst,-i m. sh. -ë(t) sipërmarrës i madh privat në tregti, në ndërtim etj. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që lidhet me
afaristët, i afaristëve: shoqatë afariste.
afaríz/ëm,-mi m. veprimtari ekonomike afariste: merret me afarizëm.
afát,-i m. sh. -e(t) koha e caktuar për të bërë diçka ose caku kohor kur duhet të fillojë a të mbarojë një punë: afati i
shlyerjes ( i dorëzimit); përfundoi para afatit.
afatgjátë mb. që është për një afat të gjatë: plane afatgjata.
afatmés/ëm,-me mb. që është për një afat të mesëm: parashikim afatmesëm; plane afatmesme.
afatshkúrtër mb. që është për një afat të shkurtër: marrëveshje afatshkurtër.
afékt,-i m. sh. -e(t) libr. gjendje shpirtërore e shqetësuar nga një ndjenjë e fortë zemërimi, frike, dashurie etj.
afektív,-e mb. libr. që krijohet nga një afekt; që ka afekt: gjendje afektive.
afetár,-e mb., edhe si em., që nuk beson në asnjë fe, jofetar; i pafe.
afetarí,-a f. të qenët afetar.
afetaríz/ëm,-mi m. libr. afetari.
áfër ndajf. 1. në largësi të vogël (vendi a kohe); pranë, ngjitur; pas pak; kund. larg: afër e afër; është afër (qyteti, festa
etj.); tashti afër. 2. pa ndonjë dallim të madh; afërsisht; kund. larg: aty afër. 3. fig. me kujdes të veçantë, pranë;
drejtpërdrejt; kund. larg: i qëndron (i rri, e mban) afër. • parafj. (r. rr.) përdoret me një emër a me një përemër që
shënon vend a kohë, me kuptimin “pranë”: afër bregut; afër agimit; afër nesh; afër të pesëdhjetave. • pj. afërsisht,
rreth: afër një javë; afër njëzet veta.
áfërm (i), -e (e) mb. 1. edhe si em. m., me lidhje gjaku a me lidhje të ngushta; kund. i largët: kushëri i afërm; të afërmit
e mi. 2. i afërt.
afërmendësí,-a f. libr. të qenët i afërmendshëm.
afërméndsh ndajf. pa dyshim; sigurisht.
afërméndsh/ëm (i), -me (e) mb. që kuptohet vetvetiu, që s’ka arsye të dyshohet.
áfërmi (së) ndajf. 1. së shpejti; pas a para pak kohe: tashti së afërmi. 2. drejtpërdrejt, nga afër: e njoh së afërmi.
afërndénjës,-i m. sh. -(it) fqinj.
afërsí,-a f. 1. të qenët afër: afërsi gjeografike; në afërsi afër. 2. sh. -(të) rrethinat e një qyteti, të një fshati etj. 3. afri. 4.
lidhje e ngushtë shpirtërore; qëndrim i përzemërt. 5. përafërsi.
afërsipërfaqësór,-e mb. spec. që ndodhet afër sipërfaqes.
afërsísh/ëm (i), -me (e) mb. i përafërt.
afërsísht ndajf. në mënyrë të përafërt, përafërsisht. • pj. afër, rreth: afërsisht tre muaj.
áfërt (i, e) mb. 1. që ndodhet afër dikujt a diçkaje; që ndodh afër një kohe të caktuar; kund. i largët: fshatra të afërta; e
ardhmja e afërt; në të kaluarën e afërt. 2. i afërm; i lidhur ngushtë e i dashur me dikë: njeri i afërt; tregohet i afërt. 3.
që ka lidhje të ngushta prejardhjeje a ngjashmëri të madhe me një tjetër: kuptime të afërta; shkenca të afërta; gjuhë të
afërta (gjuh.).
afgán,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Afganistanit ose me prejardhje nga Afganistani. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që
lidhet me afganët a me Afganistanin, i afganëve a i Afganistanit: veshje afgane; qeveria afgane.

3
afganistánas,-i m. sh. -(it) afgan. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. afgan.
afión,-i m. bised. 1. opium. 2. si mb. shumë i verdhë a i zbehtë: u bë afion (dikush).
afísh/e,-ja f. sh. -e(t) fletë e madhe me njoftime e me vizatime për një shfaqje, për një ndeshje sportive etj., e cila
ngjitet në një vend të dukshëm.
afish/ój kal., -óva, -úar 1. ngjit një afishe diku. 2. fig. libr. e nxjerr diçka para të tjerëve a e vë në dukje me qëllim. /
pës. afishóhet v. III. • afishím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes: vend për afishime; afishimi i vlerave. • afishúar (i, e)
mb. që është afishuar: reklamat e afishuara.
aforfé ndajf., edhe si mb., libr. duke e caktuar shumën, përfundimin etj. pa llogaritje, në mënyrë të përafërt: faturë
aforfe.
aforíz/ëm,-mi m. sh. -ma(t) libr. thënie e shkurtër shprehëse, që përmban një mendim të përgjithësuar a një mësim të
nxjerrë nga jeta: libër aforizmash.
áfras (áfrazi) ndajf. nga afër; afër.
afrésk,-u m. sh. -e(t) art. pikturë me bojëra uji mbi suva të njomë: afreske mesjetare.
afrí,-a f. sh. -(të) 1. lidhje gjaku a familjare, farefisni; / përmb. farefis. 2. ngjashmëri e madhe: afri në mendime; afri
gjuhësh (gjuh.).
afrikán,-i m. sh. -ë(t) 1. banor vendës i Afrikës ose me prejardhje nga Afrika. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që ka
lidhje me afrikanët a me Afrikën, i afrikanëve a i Afrikës: kontinenti afrikan; gjuhët afrikane.
afrísh/ëm (i), -me (e) mb. që ka afri me dikë a me diçka.
áfro pj. afërsisht, afër: afro pesë kile.
afr/ój kal., -óva, -úar 1. e çoj më afër, e sjell pranë (si vend e si kohë); kund. largoj: afroj duart; afroj ditën e dasmës;
dylbia ta afron sendin. 2. fig. e tërheq dikë, e bëj për vete; e bëj të afërt; kund. largoj. 3. fig. i bëj të ngjashme a thuajse
të njëjta dy gjëra; i lidh ngushtë. 4. jokal. afrohem. • afróhem vetv. e afroj: afrohem te zjarri; po afrohet vera
(pleqëria); afrohen nga qëllimi; nuk i afrohet as te gishti i këmbës (dikujt). / pës. afróhem. • afrím,-i m. sh. -e(t)
veprimi dhe gjendja sipas foljeve: afrimi i pranverës; afrimi me shokët. • afrúar (i, e) mb. i afrueshëm.
afrúes,-e mb. që afrohet nga triparet; që e afron me dikë a me diçka; kund. largues: tipare afruese.
afrúesh/ëm (i), -me (e) mb. i përzemërt, i dashur, i shoqërueshëm: djalë i afrueshëm.
afrueshmërí,-a f. libr. të qenët i afërt ose i afrueshëm.
afsh,-i m. sh. -e(t) 1. valë ajri, e ngrohtë a e ftohtë, që vjen nga diçka: afshi i zjarrit; afshi i tokës; afshi i borës. 2.
kundërmim i fortë, që vjen nga diçka, duhmë: afshi i hudhrës (i rakisë). 3. fig. vrull shpirtëror, zjarr i brendshëm;
dëshirë e fortë: afsh djaloshar; me afshin e zemrës; / gjendje e ndezur (zakonisht për kafshët në kohën e ndërzimit);
gjendja e tokës kur është e përshtatshme të mbillet: ka ardhur në afsh.
áfshët (i, e) mb. që lëshon afsh.
afshí,-a f. afsh.
afsh/ón jokal. v. III, -ói, -úar lëshon afsh; del si afsh: afshon toka. • afshóhet vetv. v. III ndizet aq sa lëshon afsh. •
afshím,-i m. veprimi sipas foljeve.
áft/ë,-a f. sh -a(t) mjek., veter. fshikëz me lëng të bardhë, që del në cipën e gojës a në gjuhë; sëmundje me fshikëza të
tilla, shap (shapth).
áftë (i, e) mb., edhe si em., që ka forca e përgatitje për të kryer mirë një punë, që shquhet, i zoti: mjek i aftë.
aftësí,-a f. sh. -(të) 1. të qenët i aftë; prirje e mjeshtëri, zotësi: aftësi fizike (mendore, krijuese); ka aftësi. 2. mundësia
më e madhe për të bërë diçka, për të nxënë, për të prodhuar etj.: aftësia prodhuese (ujitëse); aftësia blerëse.
aftës/ój kal., -óva, -úar e bëj të aftë a më të aftë. • aftësóhem vetv. e aftësoj. • aftësím,-i m. veprimi sipas foljeve:
aftësimi profesional. • aftësúar (i, e) mb. që është aftësuar: punonjës i aftësuar.
ag,-u m. 1. dritë e zbehtë para se të dalë dielli, fillimi i agimit, zbardhëllima e mëngjesit: agu i parë; shkrepi agu; /
gjysmerrësirë, mjegulli: duket si nëpër ag. 2. fig. poet. fillimi i diçkaje, agim: në ag të lirisë. * si agun e syrit si dritën e
syrit; i kanë vënë ag sytë nuk i sheh qartë e nuk i kupton gjërat; i janë veshur sytë.
agá,-i m. sh. -llárë(t) 1. hist. pronar tokash, më i vogël se beu; çifligar i pasur, pasanik. 2. bised. keq. ai që mbahet
rëndë, sillet vrazhdë e do vetëm të urdhërojë. • fem. agésh/ë,-a sh. –a(t).
agallëk,-u m. bised. keq. sjellje a qëndrim prej agai.
agáv/e,-ja f. sh. -e(t) bot. bimë e vendeve të ngrohta, me gjethe të gjata e të tulta, nga të cilat nxirren fije për tekstile,
për litarë etj.
agimór,-e mb. poet. që lidhet me agimin, i agimit: drita agimore.
agimtár,-e mb. poet. agimor.
agímtë (i, e) mb. poet. 1. që ndriçon si në agim. 2. fig. i çelur në fytyrë, i qeshur.
aglomerát,-i m. sh. -e(t) spec. masë a shkëmb i përbërë prej kokrrizash ose prej copëzash minerali të ngjeshura.
aglomer/ój kal., -óva, -úar spec. kokërrzoj. • aglomeróhet vetv. v. III kokërrzohet. / pës. aglomeróhet v. III. •
aglomerím,-i m. kokërrzim. • aglomerúar (i, e) mb. i kokërrzuar.
agmí,-a f. 1. ag; dritë e butë që vjen nga sende të bardha: agmi bore. 2. të skuqurit e lehtë në fytyrë nga një ndjenjë: i ra
agmia.
agnosticíst,-i m. sh. -ë(t) filoz. ithtar i agnosticizmit. • -, -e mb. që mbështetet tek agnosticizmi: pikëpamje agnosticiste.
agnosticíz/ëm,-mi m. filoz. teori, sipas së cilës njeriu nuk mund ta njohë thelbin e sendeve.
agnúsh/e,-ja f. sh. -e(t) bot. sanëz.

4
ag/ón pavet., -ói, -úar 1. nis të zbardhë dita, gdhin: u nisëm pa aguar mirë. 2. fig. lart. nis të duket diçka shumë e
dëshirueshme a shumë e mirë: agoi dita e bardhë. • agím,-i m. sh. –e(t) 1. veprimi sipas foljes: agimi i lirisë (fig. lart.).
2. koha kur agon dita; drita e parë e mëngjesit: zbardhi (shkrepi) agimi; agimi polar (boreal) (astr.) ndriçimi i shtresava
të larta të atmosferës nga dielli në vendet brenda rrethit polar.
agoní,-a f. 1. gjendje e njeriut në prag të vdekjes, grahmat e fundit, heqë: ra në agoni. 2. fig. gjendje e rëndë dhe e
pashpresë e diçkaje që po mbaron a po shuhet: regjim në agoni.
agrár,-e mb. bujqësor: vend agrar; / që lidhet me pronësinë mbi tokën bujqësore: reformë agrare.
agregát,-i m. sh. -e(t) tek. grup veglash në një makinë a sistem makinash të ndryshme, që bëjnë së bashku një punë:
agregat bujqësor.
agremént,-i m. sh. -e(t) dipl. pëlqimi që jep qeveria e një shteti për të pranuar përfaqësuesin diplomatik të një shteti
tjetër: mori agrementin.
agresión,-i m. sh. -e(t) sulm i armatosur ose luftë e ashpër me mjete e metoda të ndryshme, që bën një shtet kundër një
shteti tjetër për ta pushtuar, për ta nënshtruar ose për ta dëmtuar nga ana ekonomike, politike, kulturore etj.
agresív,-e mb. që lidhet me agresionin, që ka tiparet e agresionit; sulmues e armiqësor: luftë agresive; qëndrim agresiv.
agresivitét,-i m. libr. të qenët agresiv, sulmues e armiqësor.
agresór,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb., ai që bën një agresion: shtet agresor.
agro- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “agrar”, agronomik” (p.sh. agrokimi, agrorregullore
etj.).
agrobiologjí,-a f. shkenca për ligjet e përgjithshme biologjike të rritjes së bimëve e të kafshëve të dobishme. • -k, -ke
mb. që lidhet me agrobiologjinë, i agrobiologjisë.
agrokimí,-a f. shkenca për përbërjen kimike të tokave, për përdorimin e plehrave në bujqësi dhe për rritjen e bimëve. •
-k, -ke mb. që lidhet me agrokiminë, i agrokimisë.
agromekaník/ë,-a f. dituria për makinat bujqësore; mekanika bujqësore.
agronóm,-i m. sh. -ë(t) specialist në agronomi. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
agronomí,-a f. shkenca për ligjet e punimit të tokës dhe të prodhimit bujqësor. • -k, -ke mb. që lidhet me agronominë, i
agronomisë.
agrotekník/ë,-a f. njohuritë shkencore dhe rregullat për rritjen e bimëve bujqësore. • -, -e mb. që lidhet me
agroteknikën, i agroteknikës.
agrúme(t) f. sh. bot. emërtim për pemë si portokallet, limonat, mandarinat etj.
agrumísht/ë,-a f. sh. -a(t) [agrumísht/e,-ja f. sh. -e(t)] plantacion agrumesh.
agrumór/e,-ja f. sh. -e(t) agrumishtë.
agshól,-i m. sh. -e(t) ag; agim.
agtím,-i m. puhi në ag.
agulíç/e,-ja f. sh. -e(t) bot. barishte pranverore shumëvjeçare, me lule të verdha; lule pranvere.
aguliçóre,-t f. sh. bot. familje bimësh si aguliçja etj.
águ/ll,-lli m. sh. -j(t) ag.
agullím/ë,-a f. ag; mugëtira e mëngjesit.
agull/ón pavet., -ói, -úar agon; mugëton. • agullóhet vetv. 1. agon; mugëton. 2. mjegullohet, vishet: m’u agulluan sytë.
• agullím,-i m. agim. • agullúar (i, e) mb. i mjegulluar.
agurídh,-e mb., edhe si em., edhe fig., i papjekur, i pabërë, i paarrirë: rrush aguridh; djalë aguridh.
agzót,-i m. 1. barut i imët, që vihet në bubëzën e armëve me strall. 2. si mb. fig. shkëndijë, zjarr: trim agzot; e ka syrin
agzot.
agjencí,-a f. sh. -(të) degë e një institucioni qendror, e një sipërmarrjeje kryesore etj. ose institucion i posaçëm, që
kryen një veprimtari të caktuar: agjenci tregtare (ajrore); agjenci lajmesh.
agjént,-iI m. sh. -ë(t) 1. përgjegjës a përfaqësues i një agjencie: agjent tregtar. 2. bashkëpunëtor i fshehtë i organeve
shtetërore të zbulimit; keq. spiun.
agjént,-iII m. sh. -ë(t) libr. shkaku a shkaktari i një dukurie, i një ndryshimi, i një sëmundjeje etj.: agjentët atmosferikë.
agjentúr/ë,-a f. sh. -a(t) qendër e organizuar zbulimi a spiunazhi; përmb. tërësia e agjentëve të zbulimit.
agjenturór,-e mb. që lidhet me agjenturën, i agjenturës: rrjeti agjenturor.
agjër/ój jokal., -óva, -úar 1. fet. nuk ha e nuk pi në ditë të caktuara. 2. fig. bised. nuk vë gjë në gojë: kam agjëruar sot.
• agjërím,-i m. sh. -e(t) veprimi dhe gjendja sipas foljes: ditë agjërimi; prish agjërimin.
agjitación,-i m. veprimtari për të përhapur te njerëzit pikëpamjetë ndryshme, për t’i bindur e për t’i vënë në lëvizje: bëj
agjitacion; / bised. përpjekje për t’i mbushur mendjen dikujt me fjalë.
agjitatív,-e mb. libr. që lidhet me agjitacionin, i agjitacionit: veprimtari agjitative.
agjitatór,-i m. sh. -ë(t) ai që merret me agjitacion. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
ah,-uI m. sh. -e(t) bot. dru i lartë i pyjeve malore, me lëvore të lëmuar e me lëndë të fortë: dërrasë ahu; zona e ahut.
ah,-uII m. sh. -e(t) britmë me shpirt që nxjerrim kur shprehim dhembje, hidhërim, habi, gëzim etj.; mallkim, nëmë: në
ah të vdekjes në grahmën e fundit; e la në ahe e la në mjerim të madh a në vuajtje; e zuri ahu i nënës.
ah jokal., -a, -ur bëj “ah” kur shpreh dhembje, hidhërim etj.
ah pasth. përdoret kur shprehim dhembje, dëshpërim, kundërshtim, frikë, kënaqësi, kur na kujtohet diçka papritur etj.;
a: ah, ç’më gjeti!; ah, ti qenke! ah, sa bukur!; ah, për pak harrova!

5
ahá pasth. përdoret kur kujtohemi për diçka papritur, kur arrijmë të kuptojmë diçka ose kur shprehim dyshim,
mospërfillje, mosbesim etj.: aha, e kuptova!; aha, s’je aq i zoti!
ahén/g,-gu m. sh. -gje(t) bised. 1. argëtim me saze e me këngë popullore; përmb. këngët e meloditë popullore në një
festë; sazet popullore: ahengu shkodran; këngë ahengu. 2. fig. keq. dëfrim i shthurur me pije e rrëmujë.
ahísht/ë,-a (ahísht/e,-ja) f. sh. -a(t) pyll ahu.
ahishtór/e,-ja f. sh. -e(t) ahishtë e vogël.
áhm/ë,-a f. sh. -a(t) mallkim me shpirt.
ah/ój jokal., -óva, -úar shpreh një dhembje me ahe, rënkoj; vuaj.
ahóre,-t f. sh. bot. familje drurësh si ahu, dushku, gështenja etj.
áhtë (i, e) mb. që është prej ahu: lugë e ahtë.
ahúr,-i m. sh. -e(t) kthinë përdhese e shtëpisë, ku mbahen bulmeti, dru, vegla, kafshë dhe ushqimi për to etj.; qilar:
është bërë ahur shtëpia është ndotur dhe është bërë rrëmujë.  e lë në ahur (dikë) nuk kujdeset fare për të, e trajton si
kafshë.
aí (dhan. atíj, tr. e shkurt. i; kallëz. atë, pas parafj. të, tr. e shkurt. e; rrjedh. atíj, pas parafj. tij) përem. 1. vetor. tregon
një frymor a një send të gjinisë mashkullore jo të pranishëm ose të përmendur më parë: erdhi ai; atë s’e njoh; po rri
unë me të. 2. dëft. tregon një frymor a një send të gjinisë mashkullore larg folësit a të përmendur më parë se një tjetër
(kur krahasohen); kund. ky: ai foli, jo ky; / tregon një frymor a një send në përgjithësi; kush, kushdo: po ai i njëjti
frymor a send; / bised. përdoret para një emri mashkullor njëjës për të përforcuar vlerësimin, mospërfilljen etj.: po ai
njeri; atë ditë; gjithë ai mal!; ai që s’ka kokë, ka këmbë (fj. u.).
áids,-i m. mjek. sida.
ajár,-i m. sh. -ë(t) 1. kosh i madh për drithë. 2. vjet. baraspeshë; drejtpeshim: e bëri barrën ajar e ndau sa andej edhe
këtej; e bëri ujin ajar hodhi sa ujë të ngrohtë, aq edhe të ftohtë.
ajázm/ë,-a f. fet. ujë i bekuar; ceremonia e ujit të bekuar.
ájdës,-i m. sh. -a(t) bot. dru i pyjeve malore, me lulesë të verdhë e me lëndë të fortë: tryezë ajdësi.
ajét,-i m. sh. -e(t) fet. varg i kuranit.
áj/ër,-ri m. 1. lëndë e gaztë, që mbështjell tokën dhe që përbëhet kryesisht nga oksigjeni e hidrogjeni; hapësira e lirë
mbi tokë: ajër i pastër (i ngrohtë, i lagësht, i rëndë); flluskë ajri; marr ajër; qëndron në ajër; shtie në ajër. 2. klimë,
mjedis: ndërroj ajër.  qëndron në ajër nuk ka mbështetje, është pezull.
ajërftóhës,-e mb. tek. që shërben për të ftohur ajrin. • -, -i m. sh. -(it) aparat ajërftohës.
ajërmátës,-e mb. tek. që shërben për të matur ajrin. • -, -i m. sh. -(it) aparat ajërmatës.
ajërngróhës,-e mb. tek. që shërben për të ngrohur ajrin. • -, -i m. sh. -(it) aparat ajërngrohës.
ájërt (i, e) mb. 1. që është si ajri, i gaztë. 2. fig. i lehtë a i padukshëm si ajri
ajgët/ój kal., -óva, -úar 1. shikoj. 2. përgjoj. / pës. ajgëtóhet v. III. • ajgëtím,-i m. sh. -e(t) 1. shikim. 2. përgjim.
ájk/ë,-a f. 1. cipë e yndyrshme sipër qumështit; shtresë e hollë sipër gjellës a sipër diçkaje tjetër të lëngshme: kos me
ajkë; kafe me ajkë; ajka e baltës. 2. fig. pjesa më e mirë a më e zgjedhur, balli, lulja: ajka e djemve. 3. lyra e leshit të
palarë ose e flokëve.  i rritur me ajkë (qumështi) i rritur me gjithë të mirat; i përkëdhelur.
ajkëmátës,-i m. sh. –(it) tek. vegël e posaçme për të matur dendësinë e ajkës në qumësht.
ajkësín/ë,-a f. sh. -a(t) tokë e butë dhe e lagësht, tokë mbujake.
ájkët (i, e) mb. i trashë si ajkë.
ajkët/ój kal., -óva, -úar 1. e trashë (një lëng). 2. jokal. v. III lëshon djersë e lyrë (leshi, floku etj.); vishet me një cipë si
ajkë. • ajkëtóhet vetv. v. III e ajkëtoj. • ajkëtím,-i m. veprimi sipas foljeve. • ajkëtúar (i, e) mb. që është ajkëtuar: krem
i ajkëtuar.
ajkëtór,-i m. sh. -ë(t) gjell. gatesë me miell, me ajkë qumështi e me gjalpë, e pjekur në tepsi.
ajkëtór/e,-ja f. sh. -e(t) vegël e posaçme për të mbledhur ajkën e qumështit; / kadishtë ku mbahet ajka.
ajkëtýr/ë,-a f. sh. -a(t) ajkësinë.
ajk/ój kal., -óva, -úar ndot me ajkë leshi a flokësh: e ka ajkuar jakën. • ajkóhem vetv. e ajkoj. • ajkím,-i m. veprimi
sipas foljeve.
ajkós kal., -a, -ur i hedh ajkë: ajkos qumështorin. 2. fig. bised. e bëj më të këndshëm, e ëmbëlsoj, e lezetoj: e ajkosën
muhabetin. • ajkóset vetv. v. III 1. vetv. e ajkos2. 2. zbutet e bëhet si ajkë: u ajkos salca; u ajkosën fiqtë. • ajkósj/e,-a f.
veprimi sipas foljeve.
ajó (dhan. asáj, tr. e shkurt. i; kallz. atë, pas parafj. të, tr. e shkurt. e; rrjedh. asáj, pas parafj. saj) përem. 1. vetor.
tregon një frymor a një send të gjinisë femërore jo të pranishëm ose të përmendur më parë: erdhi ajo; atë e kanë
thirrur; vete unë për të. 2. dëft. tregon një frymor a një send të gjinisë femërore larg folësit a të përmendur më parë se
një tjetër (kur krahasohen); kund. kjo: ajo e di, jo kjo; / tregon një frymor a një send në përgjithësi, një gjendje a një
rrethanë: po ajo e njëjta grua, kafshë a gjë tjetër; / bised. përdoret para një emri femëror njëjës për të përforcuar
vlerësimin, mospërfilljen etj.: në atë luginë; atë natë; ajo farë vajze; përveç asaj…; / euf. zëvendëson emrin
“sëmundje” kur s’duam ta zëmë në gojë: ajo punë (e tokës, e fëmijëve) sëmundja e tokës.
ajodhím/ë,-a f. sh. –a(t) fet. pjesë në kishën ortodokse, në trajtë gjysmërrethi e me kube, ku kryhen shërbesat e jepet
kungimi; shenjtërore, kungë.
aj/ój kal., -óva, -úar ënjt; mbufat, bymej. • ajóhet vetv. v. III ënjtet; mbufatet, bymehet. • ajím,-i m. ënjtje; mbufatje,
bymim. • ajúar (i, e) mb. i ënjtur; i mbufatur, i bymyer.
ajrí,-a f. poet. ajër.

6
ajr/ój kal., -óva, -úar 1. ndërroj ajrin, fut ajër të pastër në një mjedis të mbyllur; nxjerr diçka në ajër të pastër: ajroj
dhomën; ajroj dyshekët. 2. hedh në erë drithin për ta pastruar. 3. bujq. shkrifëroj tokën a krasit pemët që të marrin ajër. •
ajróhet vetv. v. III e ajroj. • ajrím,-i m. veprimi sipas foljeve. • ajrúar (i, e) mb. që është ajruar: në dhomë të ajruar.
ajrór,-e mb. që lidhet me ajrin, i ajrit; që ka ajër: hapësira ajrore; rrymë ajrore; / që ndodhet në ajër; që bëhet në ajër a
nga ajri: rrënjë ajrore (bot.); lundrim (transport) ajror; sulm ajror.
ajrós kal., -a, -ur ajroj. • ajróset vetv. v. III ajrohet. • ajrósj/e,-a f. ajrim. • ajrósur (i, e) mb. i ajruar.
ajrúes,-e mb. që ajros: oxhak ajrues. • -, -i m. sh. -(it) tek. ventilator.
ajth,-i m. 1. zemra e kokrrës së grurit, të misrit etj.; maja. 2. fig. thelbi, zemra ; burimi i një pune: ia gjeti ajthin.
akáci/e,-ja f. sh. -e(t) bot. dru bishtajor i vendeve të ngrohta, me gjemba, me gjethe vezake në dy anët e një bishti të
gjatë, me lule të bardha në vile e me erë të mirë; drizë e butë.
akademí,-a f. sh. -(të) 1. institucion i lartë shkencor ose shoqatë dijetarësh e njerëzish të kulturës, që merret me
kërkime e studime shkencore dhe me organizimin e drejtimin e punës shkencore: Akademia e Shkencave e Shqipërisë;
asambleja e akademisë; institutet e akademisë. 2. shkollë e lartë për disa degë të veçanta: akademia e arteve; akademi
ushtarake.
akademík,-u m. sh. -ë(t) anëtar i akademisë së shkencave. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. 1. që lidhet me akademinë,
i akademisë; që është karakteristik për akademinë ose që është bërë prej saj: botim akademik; vit akademik vit shkollor.
2. fig. tepër teorik, i stërholluar; i ftohtë, pa ndjenja: diskutim akademik.
akademíst,-i m. sh. -ë(t) 1. ai që ndjek studimet në një akademi. 2. ai që i trajton çështjet në mënyrë akademike.
akademíz/ëm,-mi m. 1. vështrimi e trajtimi i çështjeve shkencore a mësimore në mënyrë akademike. 2. art. rrymë në
artet figurative, që ndjek rregulla e modele të ngurta klasike.
akapar/ój kal., -óva, -úar 1. porosit a shtie në dorë një mall, duke dhënë kapar 2. fig. e bëj timen diçka që më parë, e
zë që më parë. / pës. akaparóhet v. III. • akaparím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes. • akaparúar (i, e) mb. që është
akaparuar: është e akaparuar.
akaparúes,-i m. sh. -(it) ai që akaparon diçka: akaparuesit e drithit.
akcíz/ë,-a f. sh. –a(t) fin. taksë e veçantë për mallra të forta (si karburantet, duhani, pijet alkoolike): heqja (ulja) e
akcizave.
akë- fjalëform. pjesë e parë e disa përemrave ose e ndajfoljeve me kuptim të papërcaktuar (p.sh. akëcili, akëkush,
akëku etj.).
akëcíl/i,-a pacak. sh. -ë(t), -a(t) tregon në mënyrë të papërcaktuar e të përgjithësuar një njeri a një send që nuk e
njohim ose s’duam ta përmendim me emrin e vet; aksh, akëkush, akësecili: akëcili burrë; në akëcilën krahinë.
akëkú ndajf. diku.
akëkúsh pacak. akëcili (për njerëz), akësekush.
akëqýsh pacak. në një mënyrë të papërcaktuar, në një farë mënyre: akëqysh do t’ia dalim.
akësecíl/i,-a pacak. sh. -ë(t), -a(t) ky ose ai; akëcili.
akësekú ndajf. diku.
akësekúsh pacak. akëkush.
akinxhí,-u m. sh. -nj(të) hist. kalorës i trupave sulmuese e ndëshkuese osmane.
akóma ndajf. 1. ende: akoma s’po duket; akoma ti?! vazhdon me atë mendje ti?! 2. edhe më shumë: akoma më mirë.
akórd,-i m. sh. -e(t) 1. muz. harmonia e tre a më shumë tingujve në lartësi të ndryshme. 2. ek. marrëveshje me dikë për
të kryer një punë, duke e paguar sipas punës së kryer: punë me akord.
akord/ój kal., -óva, -úar 1. muz. harmonizoj zërat ose veglat muzikore, vë në akord; kund. çakordoj: akordoj pianon. 2.
libr. përshtat, pajtoj, përputh: akorduan pikëpamjet. 3. i jap dikujt një të drejtë a një mbështetje sipas meritave: i
akordoj një bursë (një të drejtë studimi, një dekoratë). • akordóhet vetv. v. III vihet në akord; kund. çakordohet. •
akordím,-i m. veprimi sipas foljeve. • akordúar (i, e) që është vënë në akord; kund. i çakorduar.
akraballë/k,-ku m. sh. -qe(t) bised. keq. përkrahje e pamerituar e miqve ose e farefisit; miqësi e sëmurë.
akreditív,-i m. sh. -ë(t) fin.dokument i një banke a i një arke kursimi drejtuar një tjetre për t’i paguar dikujt një shumë
të hollash.
akredit/ój kal., -óva, -úar dipl. caktoj dikë si përfaqësues diplomatik në një shtet tjetër. / pës. akreditóhem. •
akreditím,-i m. veprimi sipas foljeve. • akreditúar (i, e) mb. që është akredituar.
akrép,-i m. sh. -a(t) 1. zool. kafshë e vogël helmuese, me dy gëthapë përpara dhe me një thumb nga pas: akrepi i zi. 2.
secila nga shigjetëzat e orës ose e aparateve të tjera matëse, gjilpërë: akrepi i minutave; në drejtim të lëvizjes së
akrepave; / grep i metaltë, çengel. 3. keq. njeri dorështrënguar; njeri shpirtkeq e tinëzar. 4. nj. i shquar astrol. një nga
dymbëdhjetë yjësitë e zodiakut; shenjë e horoskopit për të lindurit nga 24 tetor deri më 22 nëntor.  m’u bë akrep
(dikush) m’u qep e s’e duroj dot, m’u bë ferrë.
akrilík,-e mb. 1. kim. që është i pangopur e më i thjeshti, me erë të fortë si të uthullës: acid akrilik. 2. kim., tekst. që ka
acid akrilik; që prodhohet a që përpunohet me acid akrilik: rrëshirë akrilike; lesh akrilik. • -, -u m. lesh akrilik: stof
akriliku.
akrobací,-a f. sh. -(të) 1. ushtrim gjimnastikor i ndërlikuar e i vështirë, zakonisht me figura; lloj i tillë gjimnastikor i
artit në cirk: akrobaci në vegla. 2. edhe sh. -ra(t) fig. keq. veprim i shkathët e dredharak për të mashtruar dikë, për t’iu
shmangur thelbit të çështjes, për t’iu larguar së vërtetës etj.; pehlivanllëk.
akrobát,-i m. sh. -ë(t) 1. gjimnast që bën akrobaci: akrobatët e cirkut. 2. fig. keq. ai që bën akrobacira; pehlivan. • fem.
-e, -ja sh. -e(t).

7
akrobatík,-e mb. 1. që lidhet me akrobacinë a me akrobatin, i akrobacisë a i akrobatit; shumë i shkathët e i
zhdërvjellët: ushtrime akrobatike. 2. fig. keq. që bëhet me akrobacira, dredharak: veprime akrobatike.
aksesór,-i m. sh. -ë(t) libr. shtojcë. • -, -e mb. plotësues.
aksidént,-i m. sh. -e(t) fatkeqësi e papritur ose e rastit, që mund të sjellë dëmtime a vdekje: aksident automobilistik; /
fig. libr. ngjarje e rastit a e papritur, zakonisht e rëndë.
aksidentál,-e mb. libr. që vjen nga një aksident; / fig. që ndodh rastësisht ose papritur: vdekje aksidentale.
aksidentalísht ndajf. libr. si pasojë e një aksidenti: u plagos aksidentalisht; / fig. rastësisht ose papritur: e gjetën
aksidentalisht.
aksident/ój kal., -óva, -úar e dëmtoj dikë në një aksident. • aksidentóhem vetv. e aksidentoj: u aksidentua lehtë. / pës.
aksidentóhem. • aksidentím,-i m. sh. -e(t) veprimi dhe gjendja sipas foljeve: ka pasur shumë aksidentime. •
aksidentúar (i, e) mb., edhe si em., që është aksidentuar: të aksidentuarit u shtruan në spital.
aksiomatík,-e mb. libr. që merret si aksiomë: e vërtetë aksiomatike.
aksióm/ë,-a f. sh. -a(t) parim a përgjithësim i nxjerrë nga përvoja, që nuk ka nevojë të vërtetohet; e vërtetë e qartë dhe e
pakundërshtueshme: aksiomë logjike.
aksión.-iI m. sh. -e(t) libr. veprim i përqendruar e me synime të caktuara; veprim; / veprimtari me shumë njerëz për të
kryer shpejt një punë: aksione të rinisë.
aksión,-iII m. sh. -e(t) fin. pjesëmarrje me kapitale në një veprimtari ekonomike fitimprurëse; letër e barasvlershme me
një nga pjesët e kapitalit të një shoqërie a të një sipërmarrjeje, që i jep të drejtën zotëruesit të saj të marrë pjesë në
veprimtarinë dhe në fitimet e sipërmarrjes: kursi i aksioneve.
aksionár,-e mb. fin. që është themeluar me aksione; që lidhet me aksionet: shoqëri aksionare. • -, -i m. sh. -ë(t) zotërues
aksionesh. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
aksioníst,-i m. sh. -ë(t) pjesëmarrës në aksion. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që lidhet me aksionin ose me
aksionistët, i aksionit ose i aksionistëve.
aksh,-i m. sh. -e(t) bot. trikë.
aksh pacak. dikush; akëcili, filan: aksh njeri; në aksh qytet.
akshám,-i m. sh. -e(t) vjet. mbrëmje.
akt,-i m. sh. -e(t) 1. libr. veprim i menjëhershëm me një qëllim të caktuar; vepër, punë: akt i guximshëm (miqësor, i
shëmtuar). 2. zyrt. vendim nënligjor; dokument për një vendim të drejtësisë, nga gjendja civile etj.: aktet zyrtare; akt
martese; mbajtëse aktesh. 3. teatr. pjesë e një drame, që ka disa skena; veprim: shfaqje me dy akte; akti i tretë.
aktakúz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. drejt. dokument me të dhënat e akuzës së prokurorisë. 2. fig. vepër a veprim që zbulon e
godet ashpër anët e këqija të dikujt.
aktgjykím,-i m. sh. -e(t) drejt. dokument a akt i gjykimit.
akthetím,-i [lexo: akt-hetim] m. sh. -e(t) drejt. dokument a akt i hetimit.
aktív,-e mb. që vepron me gjallëri; që është në përdorim a në punë; veprues; kund. pasiv: jetë aktive; popullsi aktive
popullsi që punon; lëndë aktive (spec.); vullkan aktiv; fjalori aktiv (gjuh.); oficer aktiv (usht.). • -, -iI m. sh. -e(t) pjesë e
zgjedhur e njerëzve në veprimtarinë e një partie a të një organizate; mbledhja e saj: aktiv kombëtar.
aktív,-iII m. sh. -e(t) fin. pjesa e bilancit ekonomik të një sipërmarrjeje, që përfshin vlerat materiale, shumën e parave në
arkë, të ardhurat dhe detyrimet prej të tjerëve; kund. pasiv.
aktivíst,-i m. sh. -ë(t) anëtar i një aktivi; veprimtar. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
aktivísht ndajf. në mënyrë aktive, gjallërisht.
aktivitét,-i m. sh. -e(t) libr. veprimtari: aktivitet artistik.
aktiviz/ój kal., -óva, -úar e vë në veprim, e bëj aktiv; e përfshij në një punë a i ngarkoj një detyrë: e aktivizoi në
ndeshje. • aktivizóhem vetv. e aktivizoj. / pës. aktivizóhem. • aktivizím,-i m. veprimi sipas foljeve: aktivizimi i fondeve
(fin.).
aktkontróll,-i m. sh. -e(t) zyrt. dokument a akt i një kontrolli.
aktlíndj/e,-a f. sh. -e(t) zyrt. dokument a akt i lindjes së dikujt.
aktmartés/ë,-a f. sh. -a(t) zyrt. dokument a akt i martesës.
aktmarrëvéshj/e,-a m. sh. -e(t) zyrt. dokumenti a akti i marrëveshjes ndërmjet dy palëve.
aktór,-i m. sh. -ë(t) 1. ai që luan një rol në teatër a në film: aktorët e Teatrit Kombëtar. 2. fig. ai që luan një rol të
rëndësishëm në një ngjarje. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
aktoriál,-e mb. që lidhet me aktorët, i aktorëve; që është si prej aktori: trupa aktoriale; lëvizje aktoriale.
aktorésk,-e mb. libr. keq. që bëhet jo natyrshëm, i shtirur; që bëhet si prej një aktori të keq: gjeste aktoreske; shfaqje
aktoreske.
aktpadí,-a f. sh. -(të) zyrt. kërkesë me shkrim e një pale me padinë për palën tjetër; aktakuzë.
aktpagés/ë,-a f. sh. -a(t) fin. dokument që vërteton se dikush ka paguar për një pronë.
aktpronësí,-a f. sh. -(të) zyrt. dokument për të drejtën e pronësisë së dikujt mbi një pronë.
aktr/ój jokal., -óva, -úar teatr. luaj në teatër. • aktrím,-i m. veprimi sipas foljes: aktrim i shkëlqyer; mjeshtëria e
aktrimit; shkollë aktrimi.
aktuál,-e mb. i sotëm, i tanishëm, i ditëve tona; i rëndësishëm a i mprehtë për kohën tonë: detyrat aktuale; temë
aktuale.
aktualísht ndajf. libr. tani për tani, në ditët tona, sot: aktualisht jam i zënë.

8
aktualitét,-i m. sh. -e(t) libr. të qenët aktual; gjendja a rrethanat e ditës, e sotmja: pasqyrimi i aktualitetit; në përshtatje
me aktualitetet tona.
aktualiz/ój kal., -óva, -úar libr. e bëj aktual; përditësoj. / pës. aktualizóhet v. III. • aktualizím,-i m. veprimi sipas
foljes; përditësim: aktualizimi i fjalorit. • aktualizúar (i, e) mb. që është aktualizuar; i përditësuar.
aktvdékj/e,-a f. zyrt. dokumenti a akti i vdekjes së dikujt.
akuadróm,-i m. sh. -e(t) vend me pishina e me pajisje për t’u larë dhe për sportet ujore: akuadromi i Tiranës.
akuarél,-i m. sh. -e(t) art. bojë uji për të pikturuar; pikturë me këtë bojë.
akuarelíst,-i m. sh. -ë(t) art. piktor akuareli. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
akuariúm,-i m. sh. -e(t) enë qelqi a ndërtesë me xhama, ku mbahen kafshë e bimë uji.
áku/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. ujë i ngrirë: shtresë (copë, hell) akulli; balet në akull; vë në akull; akull i thatë (spec.) gaz
karbonik i ngurtësuar. 2. si mb. shumë i ftohtë: m’u bënë duart akull; / shumë i pastër: e mban shtëpinë akull. 3. si
ndajf. shumë (me mbiemrin i ftohtë): akull i ftohtë.  mbeta akull nuk kam më asgjë; shkriu akulli nisi të përmirësohet
një gjendje e vështirë, të zhduket një mosmarrëveshje etj.; shkruaje në akull quaje të humbur diçka; harroje shpejt;
zëre sikur s’është thënë; theu (çau) akullin filloi i pari diçka të re, kapërceu i pari pengesat, ngurrimin etj.
akulláç,-i m. sh. -ë(t) rrasë akulli.
akullém/ë (i), -e (e) mb. mjaft i ftohtë: mëngjes i akullemë; me duar të akulleme.
akullím/ë,-a f. sh. -a(t) të ftohtë i madh, acar.
akullír/ë,-a f. sh. -a(t) akullimë.
akullísht/ë,-a f. sh. -a(t) 1. akullnajë. 2. hell akulli; akullaç.
akullnáj/ë,-a f. sh. -a(t) shtresa të mëdha akulli të përhershëm në male të larta e në pole.
akullnajór,-e mb. që lidhet me akullnajat, i akullnajave: liqen akullnajor.
akull/ój kal., -óva, -úar 1. e ngrij; e ftoh shumë: ma akulloi trupin; / jokal. v. III ngrin: akulluan pellgjet. 2. kryes. v. III
fig. e bëj t’i ngrijë zemra: më akulloi krejt. 3. e pastroj shumë mirë: e akulloi shtëpinë. • akullóhem vetv. e akulloj: m’u
akulluan këmbët. • akullím,-i m. veprimi sipas foljeve. • akullúar (i, e) mb., edhe fig., i ngrirë, i akullt; shumë i ftohtë:
me gishta të akulluar; me zemër të akulluar.
akullór,-e mb. i akullt: shtresa akullore. • -e, -ja f. sh. -e(t) ëmbëlsirë e ngrirë, me qumësht, lëng frutash etj.: ha
akullore.
akulloreshítës,-i m. sh. -(it) shitës akulloresh.
akullsí,-a f., edhe fig., libr. të qenët shumë i ftohtë, ftohtësi e madhe.
akullsír/ë,-a f. sh. -a(t) 1. vend me ngrica; akullishtë. 2. akullsi.
ákullt (i, e) mb. 1. që është prej akulli; i ngrirë: shtresë e akullt. 2. edhe fig., shumë i ftohtë: erë e akullt; me sy (me
vështrim) të akullt; fjalë të akullta.
akullthýes,-e mb. që është ndërtuar për të çarë akujt në dete (për anije); • -e, -ja f. sh. -e(t) anije akullthyese.
akumulatór,-i m. sh. -ë(t) fiz. aparat me pllakëza plumbi të zhytura në acid sulfurik, që grumbullon e ruan energji
elektrike.
akumul/ój kal., -óva, -úar libr. mbledh pak e nga pak diçka për ta ruajtur: akumuloj para. • akumulóhet vetv. v. III e
akumuloj. • pës. akumulóhet v. III. • akumulím,-i m. 1. veprimi sipas foljeve: akumulimi i kapitaleve (ek.). 2. kryes.
sh. fin. mjete financiare të grumbulluara pjesë-pjesë. • akumulúar (i, e) mb. që është akumuluar: probleme të
akumuluara.
akupunktúr/ë,-a f. mjek. mjekim me gjilpëra të posaçme, që ngulen në vende të caktuara të trupit.
akustík,-e mb. 1. spec. dëgjimor; zanor: nervi akustik. 2. i përshtatshëm për t’u dëgjuar tingujt mirë; i kumbueshëm:
sallë akustike. • -ë, -a f. 1. të qenët akustik: ka akustikë. 2. fiz. pjesë e fizikës që studion tingujt.
akút,-e mb.1. mjek. që shfaqet e zhvillohet menjëherë e ashpër, i acaruar: apendicit akut. 2. fig. libr. i mprehtë; i shpejtë
e i ngutshëm: kërkesa akute.
akúz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. drejt. veprimtari ligjore për të vërtetuar para gjyqit fajësinë e dikujt; akti që përmban fajësinë:
paraqitja e akuzës; / pala akuzuese: dëshmitar i akuzës. 2. faj që i ngarkohet dikujt: akuzë e rëndë.
akuz/ój kal., -óva, -úar 1. drejt. ngre një akuzë kundër dikujt, e padit në gjyq. 2. ia hedh fajin dikujt, e fajësoj. / pës.
akuzóhem. • akuzúar (i, e) mb., edhe si em., që është akuzuar: pala e akuzuar; banka e të akuzuarve.
akuzúes,-e mb., edhe si em. 1. drejt. që ngre akuzën në gjyq: pala akuzuese. 2. që akuzon dikë; që shpreh akuzë: me
ton akuzues.
alabást/ër,-ri m. lloj gjipsi shumë i bardhë; shkëmb gëlqeror i verdhemë: vazo alabastri.
alamét,-i m. sh. -e(t) bised. 1. gjëmë; e keqe e madhe a fjalë e rëndë: thotë alamete. 2. si mb. shumë i madh (i mirë, i
bukur etj.): alamet djali (vajze); alamet shtëpie.
alárm,-i m. sh. -e(t) 1. usht. sinjal a urdhër për t’u bërë gati menjëherë përballë një rreziku të papritur; thirrje për
gatishmëri të lartë, kushtrim: alarm ajror; sirenë alarmi; dha alarmin. 2. fig. shqetësim i madh para një rreziku të
papritur: jap alarmin bëj zhurmë të madhe për diçka; e ngre me të madhe një çështje.
alarmánt,-e mb. libr. alarmues: gjendje alarmante.
alarm/ój kal., -óva, -úar e shqetësoj shumë dikë, i prish gjakun për diçka: alarmoi gjithë klasën. • alarmóhem vetv. e
alarmoj. / pës. alarmóhem. • alarmím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve: alarmime të kota. • alarmúar (i, e) mb.
shumë i shqetësuar.
alarmúes,-e mb., edhe si em., që të alarmon; që ngjall alarm: tip alarmues.
albánë,-t m. sh. hist. fis ilir, që banonte në Shqipërinë e mesme.

9
albanológ,-u m. sh. -ë(t) studiues në albanologji.
albanologjí,-a f. shkenca për historinë e shqiptarëve, për gjuhën shqipe, për letërsinë e kulturën shqiptare; tërësia e
studimeve në këtë fushë. • -k, -ke mb. që lidhet me albanologjinë, i albanologjisë: studime albanologjike.
álb/ër,-ra f. sh. -ra(t) ashkël; lapër.
albërísht/ë,-a f. sh. -a(t) grumbull albrash; vend me albra.
albúm,-i m. sh. -e(t) 1. fletore me fletë të trasha për të mbajtur fotografi, pulla poste etj.; libër me fotografi, me skica
etj. sipas një tematike. 2. art., let. varg melodish, vjershash etj. të një autori a me temë të afërt: album këngësh.
albumín/ë,-a f. sh. -a(t) lëndë organike e përbërë, që gjendet në të bardhën e vezës, në serumin e gjakut etj. dhe është
pjesa më e rëndësishme e ndërtimit të qenieve të gjalla.
aleánc/ë,-a f. sh. -a(t) lidhje shtetesh, partish etj. me qëllime a me interesa të përbashkët, besëlidhje.
aleát,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb. 1. anëtar i një aleance, besëlidhës: shtete (ushtri) aleate. 2. ai që lidhet e bashkëpunon
me dikë dhe e përkrah gjallërisht atë.
alegorí,-a f. sh. -(të) let. shprehje e mendimeve nëpërmjet figurave të gjalla e konkrete; fjalë a shprehje me domethënie
të tërthortë: flet me alegori. • -k, -ke mb. që ka alegori; që është si alegori: të folur alegorik; shprehje alegorike.
alelúj/ë,-a f. sh. -a(t) fet. 1. thirrje dhe këngë lavdëruese pas disa lutjeve në shërbesat e krishtera: këndon alelujën. 2. si
pasth. thirrje pas lutjesh e shërbesash të tilla.
além,-i m. rruzulli i Tokës, bota; njerëzia: alemi e polemi gjithë njerëzia.
alergjén,-i m. sh. -ë(t) mjek. lëndë e huaj për organizmin, që shkakton alergji.
alergjí,-a f. sh. -(të) 1. mjek. rritje a ulje e theksuar e ndjeshmërisë së organizmit, kur hyjnë në të lëndë të huaja: alergji
nga pluhurat. 2. fig. ndjeshmëri e madhe ndaj diçkaje që nuk e duam: kam alergji nga sharjet. • -k, -ke mb. 1. mjek. që
lidhet me alergjinë, i alergjisë; që vuan nga alergjia: sëmundje alergjike. 2. fig. shumë i ndjeshëm ndaj dikujt a ndaj
diçkaje që nuk e duam: tip alergjik.
alergológ,-u m. sh. -ë(t) mjek. specialist në alergologji.
alergologjí,-a f. mjek. fushë studimi e mjekimi i alergjive. • -k, -ke mb. që lidhet me alergjinë, i alergjisë: spital
alergologjik.
alét,-i m. sh. -e(t) bised. vegël.
alfabét,-i m. sh. -e(t) tërësia e shkronjave të një gjuhe, të radhitura sipas një rendi të caktuar: alfabeti i gjuhës shqipe.
alfabetík,-e mb. që lidhet me alfabetin, i alfabetit; që renditet sipas alfabetit: në rend alfabetik; tregues alfabetik.
alfabetikísht ndajf. sipas rendit alfabetik: rendit alfabetikisht.
álf/ë,-a f. fig. libr. fillimi i diçkaje, a-ja; abëcëja: nga alfa tek omega nga a-ja deri te zh-ja. • álfa f. palak. simbol (α) në
matematikë, në fizikë e në astronomi për të shënuar (sipas rendit të kësaj shkronje në alfabetin grek) të parin kënd, të
parin yll a të parën pikë ose një lloj rrezesh, grimcash etj.
álg/ë,-a f. sh. -a(t) bot. bimë uji e thjeshtë, pa ndarje në kërcell, gjethe e rrënjë: algat e gjelbra (e kuqe).
algjéb/ër,-ra f. pjesë e matematikës që studion veprimet me numra realë ose me elemente të një bashkësie tjetër, të
paraqitur me shkronja a me simbole të posaçme: libri i algjebrës.
algjebrík,-e mb. mat. që lidhet me algjebrën, i algjebrës; që është sipas rregullave të algjebrës: shprehje algjebrike.
algjerián,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Algjerisë ose me prejardhje nga Algjeria. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që
lidhet me algjerianët a me Algjerinë, i algjerianëve a i Algjerisë: populli algjerian.
aliázh,-i m. sh. -e(t) tek. lidhje metalike: aliazhe bakri.
alibí,-a f. sh. -(të) drejt. ndodhja e dikujt në një vend tjetër në çastin e krimit, si dëshmi e pafajësisë: ka alibi.
alimúrg,-u m. lëng i bërsive të ullinjve, kuqël.
alisív/ë,-a f. finjë.
aliteración,-i m. sh. -e(t) let. përsëritje e tingujve të njëjtë në vargje për të rritur shprehësinë.
aliván,-i m. bised. të fikët.
alivanós kal., -a, -ur bised. e bëj t’i bjerë të fikët. • alivanósem vetv. më bie të fikët. • alivanósj/e,-a f. veprimi dhe
gjendja sipas foljeve; të fikët: kam një si alivanosje. • alivanósur (i, e) mb. që është në gjendje të fikëti: jam i
alivanosur.
alivér,-i m. anat. nanuq.
alkál,-i m. sh. -e(t) kim. bazë si soda a si potasi, e tretshme në ujë, që del nga bashkimi i kripës me acid: alkal i zi.
alkalín,-e mb. kim. që është si alkal; që ka alkal: toka alkaline.
alkimí,-a f. shkencë në mesjetë, që kërkonte të zbulonte “gurin filozofik” çudibërës, me të cilin do t’i shndërronte
metalet e tjera në ar e argjend, do të zgjaste jetën e njeriut a do ta përtërinte atë etj.
alkimíst,-i m. sh. -ë(t) ai që merrej me alkimi.
alkoól,-i m. sh. -e(t) lëng pa ngjyrë, që avullon e ndizet shpejt dhe që nxirret nga lëngu i rrushit e i disa pemëve, nga
drithërat etj.: alkool druri (melase); pastroj me alkool; / bised. pije alkoolike.
alkoólik,-e mb. që lidhet me alkoolin, i alkoolit; që ka alkool: pije alkoolike.
alkoolíst,-i m. sh. -ë(t) ai që është i dhënë pas pijeve alkoolike, pijanec.
alkoolíz/ëm,-mi m. të dhënët pas pijeve alkoolike.
alkooliz/ój kal., -óva, -úar i hedh alkool një lëngu. • alkoolizóhem vetv. 1. pi shumë e vazhdimisht pije alkoolike, sa
arrij në një gjendje të sëmurë. 2. v. III shndërrohet në alkool. • alkoolizím,-i veprimi sipas foljeve. • alkoolizúar (i, e)
mb. që është alkoolizuar: njeri i alkoolizuar; verë e alkoolizuar.
alkoolmátës,-i m. sh. -(it) vegël për të matur sasinë e alkoolit në një lëng.

10
almanák,-u m. sh. -ë(t) vjetar: almanak statistikor.
almís/e,-ja f. sh. -e(t) mjet i thjeshtë pune; vegël bujqësore.
álo pasth. thirrje kur flasim në telefon.
alogjén,-i m. sh. -ë(t) banor i një popullsie tjetër; ardhës i huaj. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që është i një popullsie
tjetër, i huaj: banorë alogjenë.
álpe(-t) f. sh. gjeogr. varg a grumbull malesh të larta; bjeshkë: alpet e Shqipërisë.
alpín,-e mb. gjeogr. që lidhet me alpet, i alpeve; që ka alpe; që gjendet në alpe: kullota alpine; klimë alpine; / i
përshtatshëm për në alpe: këpucë alpine.
alpiníst,-i m. sh. -ë(t) sport. ai që merret me alpinizëm. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
alpinistík,-e mb. sport. që lidhet me alpinizmin, i alpinizmit; që shërben për alpinizëm: ngjitje alpinistike; kamp
alpinistik; pajisje alpinistike.
alpiníz/ëm,-mi m. sport. sporti i ngjitjes në male.
altár,-i m. sh. -ë(t) 1. vjet. therore1. 2. fet. tryezë në kungën e kishës, ku bëhen shërbesat më të rëndësishme. 3. fig. lart.
simbol i sakrificës e i flijimit: në altarin e lirisë.
alternatív/ë,-a f. sh. -a(t) secila nga dy mundësitë e kundërta a të ndryshme të një zgjidhjeje: s’ka alternativë tjetër. • -,
-e mb. që është alternativë e një zgjidhjeje: mendim alternativ; tekst alternativ.
álto,-ja f. sh. -(t) muz. zë i ulët e i thellë i këngëtares; këngëtare me këtë zë.
altoparlánt,-i m. sh. -ë(t) 1. aparat si hinkë e madhe, që përforcon tingujt e zërat, lartafolës. 2. fig. keq. ai që përhap me
të madhe idetë e një tjetri.
altruíst,-e mb., edhe si em., libr. që karakterizohet nga altruizmi: qëndrim altruist.
altruíz/ëm,-mi m. libr. dëshirë e gatishmëri për të ndihmuar të tjerët, edhe në dëm të vetes.
alud/ój jokal., -óva, -úar libr. e hedh fjalën për dikë a për diçka, bëj aluzion. / pës. aludóhet v. III. • aludím,-i m. sh.
-e(t) veprimi sipas foljeve.
alumín,-i m. kim. metal i bardhë e i butë, që përdoret për tela, për enë etj. (simboli Al): pjatë (lugë) alumini.
alumíntë (i, e) mb. që është prej alumini: tepsi e alumintë.
aluvión,-i m. sh. -e(t) gjeol. lyshtër.
aluvionór,-e mb. gjeol. lyshtëror.
aluzión,-i m. sh. -e(t) libr. fjalë a shprehje me kuptim të fshehur, që mund të nënkuptohet se rreh diku: bën aluzion
për… aludon për…
alveól/ë,-a f. sh. -a(t) anat. hojëzat e dhëmbëve; / flluska shumë të vogla në mushkëri, në fund të rrugëve të
frymëmarrjes a të enëve të gjakut.
all,-e mb. i kuq i ndezur. • -e, -ja f. ngjyra e kuqe e ndezur.
alla- fjalëform. bised. pjesë e parë e fjalëve të prejardhura, me kuptimin “si…, ashtu si…; sipas…” (p.sh. allafrënga,
allaturka etj.).
allafrënga ndajf., edhe si mb. palak., bised. sipas mënyrës së Evropës perëndimore: në orën pesë allafrënga; vishet
allafrënga.
alláh,-u m. fet. Zoti (sipas besimit mysliman). një allah e di! një Zot e di; allahu e merr vesh! Zoti e merr vesh!
allatúrka ndajf., edhe si mb., bised. sipas mënyrës turko-orientale: kafe allaturka.
allçí,-a f. pluhur i bardhë gjipsi të pjekur, që ngurtësohet kur njomet me ujë dhe që përdoret në ndërtim, për skulptura
etj.: zë plasat me allçi; e vë këmbën (e thyer) në allçi.
allishverísh,-i m. sh. -e(t) bised. 1. vjet. shitblerje. 2. keq. marrëveshje e veprime të fshehura dhe të pandershme;
dallavere: merret me allishverishe.
alltí,-a f. sh. -(të) vjet. gjashtare.
amá lidh. bised. por, porse; veçse: e qortoi rëndë, ama kishte të drejtë. • pj. bised. përdoret për të përforcuar habinë,
përçmimin, talljen a kundërshtimin: ama dhe ti!; ama fjalë që na the!
amalgám/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kim. lidhje e zhivës me një metal tjetër; përzierje metalesh me zhivë: amalgamë kallaji. 2.
fig. libr. përzierje gjërash të ndryshme: amalgamë idesh.
amán pasth. thjeshtligj. të lutem! • pj. përdoret për të përforcuar shprehjen e pakënaqësisë a të qesëndisë: aman, se s’e
duroj dot!; aman, se na çudite!
amanét,-i m. sh. -e(t) bised. diçka që ia lë dikujt për ta ruajtur a për t’u përkujdesur për të; porosi për diçka; dëshirë a
porosi e fundit para vdekjes: amaneti i babait; e kam amanet; la amanetet.
amarét/ë,-a f. sh. -a(t) biskotë me arra a me bajame të shtypura.
amatór,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb., ai që është i dhënë me dashuri pas diçkaje: amator lulesh; / ai që merret me një
sport, me art etj. pa e pasur mjeshtëri dhe pa përgatitje të veçantë: piktor amator; grupet amatore. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
amatorésk,-e mb. libr. keq. që nuk është në cilësinë e duhur (si prej amatori): shfaqje amatoreske.
amazón/ë,-a f. sh. -a(t) mit. grua luftëtare, që nuk martohej; / fig. poet. grua luftëtare, trimëreshë.
ambalázh,-i m. sh. -e(t) mbështjellëse (prej letre, prej pëlhure etj.) e mallrave: kuti ambalazhi.
ambalazh/ój kal., -óva, -úar mbështjell me ambalazh. / pës. ambalazhóhet v. III. • ambalazhím,-i m. sh. -e(t) veprimi
sipas foljes. • ambalazhúar (i, e) mb. që është mbështjellë me ambalazh.
ambasád/ë,-a f. sh. -a(t) përfaqësi diplomatike më e lartë e një shteti në një shtet tjetër.
ambasadór,-i m. sh. -ë(t) përfaqësues kryesor i shtetit në një ambasade. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
ambíci/e,-a f. sh. -e(t) dëshirë e fortë e këmbëngulje për të bërë a për të arritur diçka.

11
ambicióz,-e mb., edhe si em., libr. që ka ambicie: vajzë ambicioze.
ambiént,-i m. sh. -e(t) mjedis: ambienti shoqëror.
ambientál,-e mb. libr. mjedisor.
ambient/ój kal., -óva, -úar e bëj të mësohet me diçka a të përshtatet në një mjedis. • ambientóhem vetv. e ambientoj:
janë ambientuar me të metat. • ambientím,-i m. veprimi sipas foljeve: ambientimi me klimën. • ambientúar (i, e) mb.
që është ambientuar.
ambulánc/ë,-a f. sh. -a(t) qendër shëndetësore për vizita mjekësore dhe për mjekime të shpejta.
ambulánt,-e mb. libr. lëvizës, shëtitës: mjek ambulant; tregtar ambulant.
ambulatór,-e mb. mjek. që bëhet nga ambulanca: shërbim ambulator.
améb/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kafsha më e thjeshtë njëqelizore, që e ndryshon trajtën gjatë lëvizjes.
amendamént,-i m. sh. -e(t) drejt. shtojcë që i bëhet një ligji, një vendimi etj. për ta përmirësuar.
amend/ój kal., -óva, -úar drejt. i bëj një amendament një ligji, një vendimi etj. / pës. amendóhet v. III. • amendím,-i
m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes: amendimi i kushtetutës. • amendúar (i, e) mb. që është amenduar: nen i amenduar.
amerikán,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Amerikës ose me prejardhje nga Amerika; shtetas i Amerikës. • fem. -e, -ja sh.
-e(t). • -, -e mb. që lidhet me amerikanët a me Amerikën, i amerikanëve a i Amerikës: kontinenti amerikan; dollar
amerikan.
ám/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. edhe fig., burim: ama a Drinit; ama e çdo të keqeje. 2. bimë a kafshë mëmë. 3. pjesa e kreut në
një bllok biletash, faturash etj. 4. anat., bot. vezore.  doli nga ama (dikush) i kaloi kufijtë e lejuar, doli nga udha; e
shtie në amë (dikë) e sjell brenda kufijve të lejuar, e vë në udhë.
ám/ë,-aII (ámëz,-a) f. sh. -a(t) 1. erë tjetër e lehtë që merr një ushqim; kundërmim: amëza e sherbelës. 2. afshi i tokës, i
zjarrit etj.  s’merr amë (nga diçka) s’di, s’merr erë.
amënór,-e mb. 1. që lidhet me nënën; që është veti e nënës: dashuri amënore. 2. gjeol. që është në vendin e ngjizjes
fillestare: shtresë amënore (e naftës).
amësí,-a f. 1. të qenët nënë. 2. drejt. njohja si nënë e dikujt; e drejta e nënës; / zyrt. emri i nënës (në një dokument).
amësím,-i m. sh. -e(t) poet. erë e këndshme.
amësór,-e mb. amënor.
ámësht (i, e) mb., edhe fig., i pashije; i pakripë: gjellë e amësht; njeri i amësht.
amështí,-a f. të qenët i amësht.
amështíq,-e mb. që vjen si i amësht.
ámët (i, e) mb. 1. i amësht. 2. i lagësht: rroba të amëta.
amëtí,-a f. 1. llumi i një lëngu në fund të enës, llurbë: amëti vaji. 2. fig. amulli.
amët/ój kal., -óva, -úar i jap një amëz. • amëtóhet vetv. v. III e amëtoj. / pës. amëtóhet v. III. • amëtím,-i veprimi sipas
foljeve: amëtimi i mishit.
amfíb,-i m. sh. -ë(t) biol. kafshë a bimë që mund të jetojë në tokë e në ujë. • -, -e mb. që mund të jetojë në tokë e në ujë:
bimë amfibe.
amfiteát/ër,-ri m. sh. -ro(t) ngrehinë e hapur për shfaqje publike në lashtësi, në trajtë gjysmërrethi e me shkallare;
teatër a pjesë e teatrit në këtë trajtë: amfiteatri i Butrintit.
amiánt,-i m. min. asbest.
amidón,-i m. kim. lëndë organike, zakonisht në farat e drithërave, në patatet etj., që nxirret si niseshte.
amín pj. fet. përdoret në mbarim të lutjeve e të shërbesave, me kuptimin “ashtu qoftë!”.
amnezí,-a f. mjek. dobësim i madh i kujtesës ose humbje e plotë e saj.
amnistí,-a f. sh. -(të) drejt. falje ose ulje e dënimit të dhënë nga gjyqi: amnisti e përgjithshme.
amnist/ój kal., -óva, -úar drejt. ia fal a ia ul dikujt dënimin e dhënë nga gjyqi. / pës. amnistóhem. • amnistím,-i m. sh.
–e(t) veprimi sipas foljes; amnisti.
amón,-i m. kim. grup i përbërë nga azoti e hidrogjeni, që gjendet në shumë kripëra dhe përdoret në bujqësi etj.: nitrat
amoni.
amoniák,-u m. kim. gaz pa ngjyrë e me erë të fortë, që del nga bashkimi i azotit me hidrogjenin; tretësirë ujore e këtij
gazi.
amorál,-e mb. libr. i pamoralshëm.
amoralitét,-i m. sh. -e(t) libr. të qenët i pamoralshëm; veprim a sjellje e pamoralshme.
amorálsh/ëm (i), -me (e) mb. i pamoralshëm.
amórf,-e mb. libr. i patrajtë: lëndë amorfe.
amortizatór,-i m. sh. -ë(t) tek. pajisje për të zbutur goditjet a lëkundjet në makina, në aparate etj.
amortiz/ój kal., -óva, -úar tek. zbut a dobësoj një goditje, një lëkundje, një zhurmë etj. • amortizóhet vetv. v. III 1.
vetv. e amortizoj. 2. ek. ulet pak e nga pak nga përdorimi vlera e një makine, e një ndërtese etj. / pës. amortizóhet v. III.
• amortizím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve: fondi i amortizimit (ek.). • amortizúar (i, e) mb. që është amortizuar:
në gjendje të amortizuar.
amortizúes,-e mb. që amortizon diçka.
ampér,-i m. sh. -ë(t) fiz. njësi matëse e fuqisë së rrymës elektrike (shkurt. A).
ampermét/ër,-ri m. sh. -ra(t) fiz. aparat për të matur fuqinë e rrymës elektrike.
ampúl/ë,-a f. sh. -a(t) farm. gypth qelqi i vogël e i mbyllur, i mbushur me bar të lëngshëm.

12
amsh/ój kal., -óva, -úar libr. përjetësoj. • amshóhem vetv. përjetësohem. / pës. amshóhem. • amshím,-i m. 1.
përjetësim. 2. të qenët jashtë kohës dhe i pavarur prej saj; përjetësi. • amshúar (i, e) mb. i përjetshëm: jeta e amshuar.
amshúesh/ëm (i), -me (e) mb. fet. i përjetshëm.
amshueshmërí,-a f. libr. përjetësi.
amtár,-e mb. që lidhet me atdheun a me popullin e dikujt: gjuha amtare.
amtí,-a f. 1. fundërri. 2. fig. amulli.
amt/ón jokal. v. III, -ói, -úar bie në fund, fundërron; bie ngadalë, qëmton: amton vaji; amton bora. • amtím,-i m.
veprimi sipas foljes.
ámu/ll,-lli m. sh. -j(t) pellg me ujë të ndenjur.
ámull ndajf., edhe si mb., pa lëvizur; pa rrjedhur: ujë amull; / fig. i amullt: jetë amull.
amullí,-a f. të qenët i palëvizshëm; / fig. mungesë gjallërie e zhvillimi, mbetje në vend; gjendje e fjetur: ka rënë në
amulli.
amullór,-e mb. i amullt.
ámullt (i, e) mb. që nuk lëviz, i ndenjur; / fig. që nuk ka gjallëri, që nuk zhvillohet; i fjetur: jetë e amullt.
amvís kal., -a, -ur amvisëroj. / pës. amvíset v. III. • amvísj/e,-a f. amvisërim.
amvís/ë,-a f. sh. -a(t) ajo që amvis; e zonja e shtëpisë: amvisë e mirë.
amvisërí,-a f. puna dhe zotësia e amvisës.
amvisër/ój kal., -óva, -úar bëj punët e amvisës; qeveris shtëpinë, vë në rregull shtëpinë. / pës. amvisëróhet v. III. •
amvisërím,-i m. veprimi sipas foljes.
ámz/ë,-a f. sh. -a(t) regjistri themeltar i shkollës, ku shënohen gjithë nxënësit që e ndjekin atë: numri i amzës.
an,-iI m. anat. organi i femrës ku zihet e zhvillohet pjella, shtrat: ani i gruas.
an,-iII m. sh. -e(t) kyçi i eshtrave.
anáç,-e mb., edhe si em., që i shmanget punës, bishtnues; hileqar, dredharak.
anadollák,-u m. sh. -ë(t) 1. hist. banor turk i Azisë së Vogël gjatë Perandorisë Osmane. 2. edhe si mb., fig. keq. njeri,
regjim etj. i prapambetur e i vrazhdë; ai që ndjek zakone të vjetruara e prapanike: sundim anadollak; sjellje anadollake.
anák,-e mb., edhe si em., anëcak.
anakroník,-e mb. që i zhvendos ngjarjet në një kohë tjetër; që nuk i përshtatet kohës sonë, i vjetruar: mendime
anakronike.
anakroníz/ëm,-mi m. sh. -ma(t) të qenët anakronik; mendim, qëndrim a sjellje anakronike.
anále,-t f. sh. hist. vepër ku shënohen vit pas viti ngjarjet më të rëndësishme të kohës; fig. libr. përmbledhje e ngjarjeve
kryesore të një periudhe, e veprimtarisë së një fushe etj.: hyri në analet e historisë.
analfabét,-e mb., edhe si em., që nuk di të shkruajë e të lexojë; i pashkollë.
analfabetíz/ëm,-mi m. të qenët analfabet; padituri.
analitík,-e mb. 1. që është zbërthyer me hollësi; që mbështetet tek analiza; kund. sintetik: metodë analitike. 2. gjuh. që
karakterizon një gjuhë, në të cilën fjalët janë ose priren të jenë të pandryshueshme dhe për rrjedhim mund të dallohen
rrënja dhe elementet gramatikore; që i shpreh funksionet kryesisht me anë të parafjalëve dhe çdo njësi në frazë mbetet
relativisht e pavarur nga të tjerat; kund. sintetike: gjuhë analitike.
analíst,-i m. sh. -ë(t) publicist që merret me analizën e ngjarjeve e të situatave politike etj.: sipas mendimit të
analistëve…
analizúes,-e mb. që analizon; kund. sintetizues.
analíz/ë,-a f. sh. -a(t) zbërthimi i diçkaje në pjesët ose në elementet përbërëse për të njohur ndërtimin a vetitë e saj, për
të zbuluar vlerat a domethënien etj.; kund. sintezë: analiza vjetore e punës; analizë kimike; analiza e gjakut; analizë
gramatikore (gjuh.) zbërthimi i fjalëve a i fjalive në pjesët përbërëse:
analiz/ój kal., -óva, -úar i bëj analizën diçkaje; shqyrtoj një çështje duke e zbërthyer mirë e duke e parë nga të gjitha
anët; kund. sintetizoj: analizoj gjendjen. / pës. analizóhet v. III. • analizím,-i m. veprimi sipas foljes.
analóg,-e mb. libr. i ngjashëm.
analogjí,-a f. sh. -(të) 1. libr. ngjashmëri: analogji gjuhësore. 2. logj. mënyrë arsyetimi që, nga ngjashmëria e sendeve a
e dukurive në disa tipare, pranohet ngjashmëria e tyre edhe në tiparet e tjera: për analogji… • -k, -ke mb. libr. që bëhet
sipas analogjisë; i ngjashëm.
analúmas,-i m. sh. -(it), edhe si mb., bregalumas: banorët analumas.
anamálas,-i m. sh. -(it), edhe si mb., banor pranë malit.
anaménd (anaméndas) ndajf. pa e pasur mendjen, si i hutuar: u ngrit anamendas nga gjumi.
ananás,-i m. sh. -ë(t) bot. bimë tropikale, që bën kokrra të mëdha vezake, me tul të ëmbël e të mermë.
anapráptas (anapráptazi) ndajf. bised. praptas; nga ana e prapme.
anapráptë (i, e) mb. bised. që e ka drejtimin prapa: lëvizje e anapraptë.
anaprápthi ndajf. anapraptas.
anarkí,-a f. sh. -(të) gjendje e çrregullt, kur nuk ka shtet a nuk veprojnë ligjet; pështjellim e rrëmujë, ngaqë mungon
drejtimi e organizimi. • -k, -ke mb. që është në anarki a që sjell anarki: gjendje anarkike.
anarkíst,-i m. sh. -ë(t) ithtar i anarkizmit; • -, -e mb. që ndjek anarkizmin: pikëpamje (lëvizje) anarkiste.
anarkíz/ëm,-mi m. rrymë politike e shoqërore, që është kundër pushtetit shtetëror të organizuar e nuk përfill ligjet;
prirje për anarki.
ánas,-i m. sh. -(it), edhe si mb., vendës, rrënjës; kund. ardhës: fiset anase.

13
ánas (ánazi) ndajf. anash.
ana/sjéll kal., -sólla, -sjéllë e kthej nga ana tjetër a në rend të përkundërt: anasjell një hamendje. / pës. anasíllet v. III. •
anasjéllj/e,-a veprimi sipas foljes.• anasjéllë (i, e) mb. që është anasjellë: numra të anasjellë (mat.).
anasjéllas (anasjélltas) ndajf. në mënyrë të anasjellë.
anasjéll/ë,-a f. sh. -a(t) ndryshim i rendit të gjërave duke nisur nga e kundërta: anasjella e fjalëve ( gjuh.).
ánash ndajf., edhe fig., nga krahët, në anë; anës: pashë anash; i kaloj anash (diçkaje) i shmangem, nuk i jap rëndësi a e
trajtoj përciptas, i kaloj anash. • parafj. (r. rr.) së bashku me një emër a me një përemër, që shënon një qenie a një send,
në anë ose në krah të të cilit gjendet a lëviz dikush a diçka: anash handekut; anash meje.
anashkal/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar i kaloj anash diçkaje: fig. i shmangem a e trajtoj përciptas; e kaloj për anash. /
pës. anashkalóhet v. III: kjo çështje nuk mund të anashkalohet. • anashkalím,-i m. veprimi sipas foljes.
anatém/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fet. përjashtim nga bashkësia fetare. 2. fig. mallkim: lëshoi anatema.
anatem/ój kal., -óva -úar 1. fet. përjashtoj nga bashkësia fetare. 2. fig. mallkoj. / pës. anatemóhem. • anatemím,-i m.
veprimi sipas foljes. • anatemúar (i, e) mb. që është anatemuar.
anatomí,-a f. 1. shkencë që studion ndërtimin e formën e organizmave të gjallë; ndërtimi i organizmit të gjallë a i
organeve të tij. 2. fig. zbërthimi i diçkaje për ta studiuar imtësisht. • -k, -ke mb. që lidhet me anatominë, i anatomisë;
sipas anatomisë: ndarje anatomike e mishit.
anatomikísht ndajf. libr. sipas pjesëve të trupit; sipas anatomisë: e preu anatomikisht.
ançín/ë,-a f. sh. -a(t) anë mali, zakonisht e zhveshur.
andáj lidh. bised. prandaj.
andárt,-i m. sh. -ë(t) hist. pjesëtar i çetave të komitëve grekë në shërbim të ushtrisë e të qeverisë shoviniste.
andéj ndajf. 1. në atë anë, në anën a në drejtimin tjetër; nga ajo anë; kund. këtej: ata andej; kaloi andej. 2. në një vend
jo afër; në një kohë të përafërt: andej nga Shkodra; andej nga mbrëmja (nga vjeshta); andej e këtej (sa andej këtej)
poshtë e lart; në vende të ndryshme. 3. fig. bised. nga ajo anë, për këtë gjë: s’pyet (s’dëgjon) andej ai. • parafj. (r. rr.) së
bashku me një emër a me një përemër shënon vendin në anën e përtejme: andej lumit.
andéj-këtéj ndajf. andej e këtej; sa andej këtej: brodhi andej-këtej.
andéjm/ë (i), -e (e) mb. i andejshëm.
andéjmi (së) ndajf. prej andej; kund. së këtejmi.
andejpári ndajf. diku andej; kund. këtejpari.
andéjsh/ëm (i), -me (e) mb. që gjendet andej, i përtejshëm; kund. i këtejshëm: pyjet e andejshme.
andráll/ë,-a f. sh. -a(t) bised. kokëçarje, telash: jetë pa andralla.
andrallëmádh,-e mb., edhe si em., bised. që ka shumë andralla.
andrallós kal., -a, -úr bised. i sjell andralla dikujt. • andrallósem vetv. e andrallos. • andrallósj/e,-a f. sh. -e(t)
veprimi sipas foljeve. • andrallósur (i, e) mb. që ka shumë andralla.
ané,-ja f. sh. -(të) krahin. nënë.
anekdót/ë,-a f. sh. -a(t) tregim i shkurtër për një ngjarje të trilluar a të vërtetë nga jeta e njerëzve të njohur, që të zbavit,
që të mëson diçka ose që vë në lojë të meta e vese.
anekdotík,-e mb. libr. që është si anekdotë: ngjarje anekdotike.
anekënd ndajf. anembanë. • parafj. (r. rr.) anembanë: i ra anekënd vendit.
anéks,-i m. sh. -e(t) shtojcë: kuzhinë me aneks.
aneks/ój kal., -óva, -úar bashkoj me dhunë me një vend tjetër një vend a një krahinë të pushtuar. / pës. aneksóhet v.
III. • aneksím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes. / aneksúar (i, e) mb. që është aneksuar: toka të aneksuara.
aneksúes,-e mb., edhe si em., që synon të aneksojë: qëllime aneksuese.
anembánë ndajf. në të gjitha anët, në çdo vend: u përhap anembanë. • parafj. (r. rr.) së bashku me një emër shënon të
gjitha anët e një vendi a të një hapësire: anembanë Shqipërisë.
anemí,-a f. sh. -(të) 1. mjek. pagjakësi. 2. fig. mungesë e theksuar fuqie a gjallërie, dobësi. • -k, -ke mb., edhe si em. 1.
mjek. i pagjak. 2. fig. i dobët, i pafuqi: pasqyrim anemik.
anemón/ë,-a f. sh. -a(t) bot. fillikate.
anepërqárk (aneqárk) ndajf. rreth e rrotull: i ra anepërqark. • parafj. (r. rr.) rreth: anepërqark shtëpisë.
anés/ë,-a f. anësi.
anestezí,-a f. mjek. mpirje në trup a në një organ nga një sëmundje ose duke futur në të një bar të posaçëm.
anestezíst,-i m. sh. -ë(t) mjek. specialist për të bërë anestezinë me barna mpirës a me mjete të tjera.
án/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. pjesa e diçkaje larg mesit të saj, skaj; skaji më i largët, fundi; pjesa majtas ose djathtas, krah: anët
e byrekut; anët e barrës; ana e padukshme e Hënës; ana e prapme (tjetër) e medaljes (edhe fig.); nga të gjitha anët; në
anë të anës (të botës) shumë larg; nga ana e anës nga shumë larg; në të katër(në të gjitha) anët kudo; anë e kënd kudo;
katër anët e horizontit; ana e diellit lindja; ana e borës veriu; ana e mesditës jugu; fle në një anë fle në brinjë; u kthye
nga ana tjetër; marr anët qethem anash; s’i gjendet ana është i pafund; në anë të lumit në breg të lumit; ha ana rëndon
barra në një krah; cohës shihi anën, vajzës shihi nanën (fj. u.); / pjesë, tipar, veçori etj. e dikujt a e diçkeje: ana e dobët
(e njeriut); e parë nga ajo anë…2. kryes. sh. bised. vend, krahinë: është nga anët tona. 3. edhe fig., njeri, grup njerëzish
a pikëpamje përballë një njeriu, një grupi njerëzish a një pikëpamjeje tjetër; palë, krah: ana paditëse; ana e vajzës (e
djalit); nip nga ana e gruas; nga ana e jashtme; nga ana teorike; nga ana ime… për mua…; nga njëra (një) anë…, nga
ana (më anë) tjetër…përdoret kur kundërvihen ose kur krahasohen dy fakte, dy rrethana etj. 4. edhe fig., mjet a mënyrë
për të bërë diçka, ndihmë: me anën e vëllait me ndihmën e vëllait, nëpërmjet vëllait; me anën e një leve; ia gjeti anën.

14
 ana e keqe euf. djalli; në atë anë fli! iron. në atë krah fli!; dal në anë e kapërcej një vështirësi, shpëtoj nga një e
keqe; ia ka marrë anën (diçkaje) e njeh mirë, e di si ta bëjë; s’ia di anën (diçkaje) nuk e di ku e ka burimin a shkakun;
nuk di nga ta kap; e nxjerr në anë e përfundoj me sukses, ia dal mbanë; nuk ka anë e udhë (diçka) nuk përligjet, nuk ta
rrok mendja, nuk mund të pranohet a të lejohet; e kaloj për anash vetëm sa e përmend; e anashkaloj; e mori ana ra nga
shëndeti, u plak e u rrëgjua; s’pyet (s’dëgjon, s’do t’ia dijë) nga ajo anë nuk i trembet asaj gjëje.
anëcák,-e mb., edhe si em. 1. anas, vendës. 2. që mban anë, i anshëm.
anëdét,-i m. sh. -e(t) bregdet.
anëdétas,-e mb. 1. bregdetar. 2. edhe si em., bregdetas.
anëlúm/ë,-i m. breg lumi.
anëpëránë ndajf. anembanë.
anërrúg/ë,-a f. sh. –a(t) pjesa anësore e rrugës: u ndal në anërrugë.
ánës ndajf. në anë, në krah: i bie anës; / fig. rrotull, tërthorazi: ia tha anës e anës.  i vjen anës (dikujt) synon ta futë në
dorë; vjen anës (për shi etj.) është afër a gati për të filluar. • parafj. (r. rr.) pranë, buzë, rrëzë: anës detit; anës rrugës.
ánës/e,-ja f. sh. -e(t) pjesë anësore e diçkaje: anëset e krevatit; anëse plepi anie plepi.
anësí,-aI f. sh. -(të) përkrahje e padrejtë e me paragjykim; kund. paanësi: mban anësi.
anësí,-aII f. kryes. sh. -(të) anat. gjymtyrët e njeriut: anësitë e sipërme duart; anësitë e poshtme këmbët.
anësíshtI ndajf. në mënyrë anësore; tërthorazi.
anësíshtII ndajf. duke mbajtur anësi.
anësór,-e mb. 1. që gjendet në anë të një sendi a të një vendi: mure (faqe) anësore; gjyqtar anësor (sport.) gjyqtar i
krahut të majtë a të djathtë në futboll. 2. fig. jokryesor, jothelbësor: çështje anësore. • -, -i m. sh. -ë(t) pjesa në anë të
diçkaje: anësorët e djepit (e samarit) shpatullat e djepit (e samarit); / sport. gjyqtar anësor.
anësór/e,-ja f. sh. -e(t) thurimë anës shtratit të qerres etj.
anësúj/ë,-a f. sh. -a(t) vjet. ishull.
anëshkr/úaj kal., -óva, -úar shkruaj një shënim të shkurtër në anë të një shkrese, të një libri etj.; / mat. vizatoj një kënd
në anë të një brinje ose një brinjë në anë të një këndi. / pës. anëshkrúhet v. III. • anëshkrím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi
sipas foljes. 2. shënimi që anëshkruajmë. • anëshkrúar (i, e) mat. që është anëshkruar: kënd i anëshkruar.
anëtár,-i m. sh. -ë(t) pjesëtar i një partie, i një shoqate, i një komisioni etj.: anëtar i këshillit bashkiak. • fem. -e, -ja sh.
-e(t).
anëtarësí,-a f. të qenët anëtar i një partie, i një shoqate etj.; / përmb. gjithë anëtarët.
anëtarës/ój kal., -óva, -úar e bëj dikë anëtar në një parti, në një shoqatë etj. • anëtarësóhem vetv. e anëtarësoj. / pës.
anëtarësóhem. • anëtarësím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve: u bënë shumë anëtarësime. • anëtarësúar (i, e) mb.
që është anëtarësuar: nuk jam i anëtarësuar.
angarí,-a f. sh. -(të) 1. edhe si mb., punë e detyruar e pa shpërblim; / fig. punë që bëhet pa dëshirë e shkel e shko: punë
angari. 2. si ndajf. me detyrim e pa shpërblim; / fig. pa dëshirë e shkel e shko: e bëri angari.
angazh/ój kal., -óva, -úar libr. 1. zë me qira tërësisht për vete një mjet, një sallë etj.; pajtoj. 2. e fut dikë në një punë a
në një veprimtari. • angazhóhem vetv. 1. ia hyj një pune ngultas. 2. zotohem. / pës. angazhóhem. • angazhím,-i m. sh.
-e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. zotim.
angërdúf/em vetv., -a (u), -ur krahin. 1. v. III lëshon pendët e fryhet (gjeli i detit). 2. fig. fryhem si gjel deti;
kapardisem, krekosem. • angërdúfj/e,-a f. sh. -e(t) veprimi dhe gjendja sipas foljes.
áng/ërr,-rra f. sh. -rra(t) 1. cipë, lëkurëz: angrra e mushkërive. 2. sh. përbrendëse. 3. zgavër.
ángësht (i, e) mb. 1. i ngushtë: mëngë të angështa. 2. fig. dorështrënguar. 3. fig. fjalëpakë.
ángësht ndajf. ngushtë.
angështí,-a f. sh. -(të) 1. të qenët i angësht. 2. fig. ankth. 3. zagushi.
angësht/ój kal., -óva, -úar ngushtoj. • angështóhem vetv. ngushtohem. • angështím,-i m. ngushtim.
angléz,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Anglisë ose me prejardhje nga Anglia. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që lidhet
me anglezët a me Anglinë, i anglezëve a i Anglisë: gjuha angleze; futbolli anglez; humor anglez; çelës anglez (tek.)
çelës për bulona, me buzë që afrohen e largohen me një vidhë.
anglikán,-e mb. fet. që lidhet me formën angleze të protestantizmit: kisha anglikane.
anglísht/e,-ja f. gjuha angleze. • anglísht ndajf. në gjuhën angleze: përkthim anglisht.
anglofón,-e mb., edhe si em., që ka anglishten si gjuhë amtare: popujt anglofonë.
angólas,-i m. sh. -(it) angolez. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. angolez.
angoléz,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Angolës ose me prejardhje nga Angola. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që lidhet
me angolezët a me Angolën, i angolezëve a i Angolës.
angullím/ë,-a f. sh. -a(t) kuitja e qenit a e ujkut; ulërimë e përvajshme.
angullí/n jokal. v. III, -u, -rë kuit; ulërin përvajshëm. • angullím,-i m. sh. –a(t) 1. kuitje. 2. ulërimë.
angullít jokal. v. III, -i, -ur kuit; ulërin përvajshëm. • angullítj/e,-a f. sh. -e(t) 1. kuitje. 2. ulërimë.
angjinár/e,-ja f. sh. -e(t) bot. barishte e vendeve të ngrohta, me gjethe të mëdha dhe me lulesa me fletë të tulta të
mbledhura kokë, që hahen a që përdoren për të përgatitur pije, barna etj.: sallatë angjinaresh.
angjín/ë,-a f. sh. -a(t) mjek. pezmatim i cipës së grykës dhe i bajameve.
aní ndajf. bised. 1. pastaj, më vonë. 2. si fj. ndërm. s’prish punë, paçka: ani, do të pres. • pj. 1. përdoret kur shprehim
qesëndi, mospërfillje a mosbesim; pale: ani kush flet! 2. si pasth. përdoret në këngë popullore si thirrje a si mjet poetik
plotësues; e po, hajde, hej: ani mora rrugën…

15
áni/e,-a f. sh. -e(t) pjesë anësore e diçkaje: anie pishe dërrasë nga pjesa anësore e trungut; anie e rrotës së qerres vëng;
anie are; / qilim i ngushtë që shtrohet në anë të vatrës.
aniját/ë,-a f. sh. -a(t) arkit. pjesa brenda kishës në mes dy rreshta shtyllash.
aníj/e,-a f. sh. -e(t) 1. mjet i madh për lundrime, vapor: anije udhëtarësh (peshkimi); anije me vela (me avull). 2. mjet i
madh për fluturime kozmike: anije kozmike.
anijetár,-e mb. që ka të bëjë me anijen a me flotën detare. • -, -i m. sh. -ë(t) pjesëtar ekuipazhi në anije, detar.
anilín/ë,-a f. kim. lëng i helmët e me erë të keqe, që nxirret nga katrani i qymyrgurit dhe përdoret për të përgatitur
bojëra, barna etj.
animíz/ëm,-mi m. besim fetar i popujve primitivë, sipas të cilit të gjitha sendet e dukuritë e botës janë me shpirt;
besimi te shpirti.
animiz/ój (anim/ój) kal., -óva, -úar libr. shpirtëzoj. / pës. animizóhet (animóhet) v. III. • animizím,-i (animím,-i) m.
sh. -e(t) shpirtëzim. • animizúar (i, e) [animúar (i, e)] mb. i shpirtëzuar: filma të animuar.
anipsé lidh. krahin. edhe pse.
ankánd,-i m. sh. -e(t) shitja e diçkaje hapur e me çmimin më të lartë që jep dikush nga të pranishmit. * nxjerr (vë) në
ankand (diçka) bëj pazarllëqe me diçka të shenjtë.
ankés/ë,-a f. sh. -a(t) kundërshtim me fjalë a me shkresë, zakonisht pranë një organi zyrtar, për një veprim a për një
vendim të padrejtë; ankim.
ankét/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pyetja e shumë njerëzve për të marrë mendimin rreth një çështjeje politike, shoqërore etj. 2.
fletanketë.
anket/ój kal., -óva, -úar bëj një anketë. / pës. anketóhem. • anketím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes. • anketúar (i,
e) mb., edhe si em., që është anketuar: nga një mijë të anketuarit…
anketúes,-i m. sh. -(it) ai që bën një anketë. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
ankim/ój jokal., -óva, -úar drejt. bëj ankesë në një organ të drejtësisë. • ankimóhem vetv. ankimoj. • ankimím,-i m.
sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.
ankimór,-e mb. drejt. që lidhet me një ankesë; që përmban një ankim.
ankimtár,-i m. sh. -ë(t) ai që ankohet; ai që ka bërë një ankesë, ankues. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
ank/óhem vetv., -óva (u), -úar 1. shpreh dhembjen me fjalë e me psherëtima për një sëmundje a për një të keqe; shpreh
pakënaqësinë për diçka që nuk më pëlqen; qahem. 2. paraqit një ankesë. • ankój jokal. 1. ankohem; rënkoj: nga se
ankon? 2. kal. ia qaj hallin dikujt. • ankím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. ankesë.
ankój/ë,-a f. sh. -a(t) keq. njeri që ankohet vazhdimisht, zakonisht pa të drejtë; qaraman.
ankor/ój kal., -óva, -úar det. e ndaloj anijen diku duke hedhur spirancën në ujë; / jokal. ankorohem. • ankoróhem
vetv. hedh spirancën në ujë për të qëndruar në vend. / pës. ankoróhet v. III. • ankorím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas
foljeve.
ankth,-i m. sh. -e(t) ëndërr e keqe, që na zë frymën dhe na tremb shumë; / fig. ndjenjë e rëndë ndrydhëse; shqetësim
shumë i madh: kam një ankth në zemër; jam në ankth.
ankth/ój kal., -óva, -úar bëj që dikë ta zërë ankthi, i fut ankthin. • ankthóhem vetv. e ankthoj. • ankthím,-i m. veprimi
sipas foljeve. • ankthúar (i, e) mb. që është në ankth.
ánkthsh/ëm (i), -me (e) mb. që të fut ankthe: ëndërr e ankthshme; / që ka shumë ankth, që shpreh ankth: pritje e
ankthshme. • ánkthshëm ndajf. me ankth; në ankth: priste ankthshëm.
ankúes,-e mb. 1. që shpreh ankim; vajtues: me zë ankues. 2. edhe si em., drejt. që paraqit një ankesë.
ankúeshëm ndajf. duke u ankuar; si me ankim.
anód/ë,-a f. sh. -a(t) fiz. elektrodë pozitive në një burim rryme; kund. katodë.
anofél/e,-ja f. sh. -e(t) zool. lloj mushkonje, që mbart mikrobin e malarjes.
an/ój kal., -óva, -úar 1. përkul nga njëra anë; i jap drejtim të pjerrët: anoj trupin. 2. jokal. anohem. 3. jokal. fig. marr
anën e dikujt; i afrohem një mendimi: anon nga të vetët. 4. jokal. ngjaj me dikë a me diçka, afroj: anon nga e ëma. •
anóhem vetv. e anoj1: u anua barka. / pës. anóhem. • aním,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve: animi nga e majta. •
anúar (i, e) mb. që është anuar: mbeti paksa e anuar.
anomalí,-a f. sh. -(të) shmangie nga një drejtim, nga një rregull, nga një zhvillim etj.; çrregullim: kapërcimi i
anomalive.
anoním,-e mb. që nuk e ka emrin e autorit a të pronarit, i paemër, i padorë: vepër (letër) anonime; shoqëri anonime
shoqëri aksionare që nuk mban emrin e asnjërit nga pjesëtarët e saj. • -, -i m. sh. -ë(t) autor të cilit nuk i dihet emri:
Anonimi i Elbasanit.
anonimát,-i m. libr. të qenët anonim.
anonimiz/ój kal., -óva, -úar libr. ia fsheh emrin e autorit a të atij që e ka bërë, e paraqit si të paemër. • anonimizóhem
vetv. bëhem anonim. / pës. anonimizóhet v. III. • aninimizím,-i m. veprimi sipas foljeve: anonimizimi i një vepre.
anór,-e mb., edhe si em., që mban anën e dikujt; hileqar.
anór/e,-ja f. sh. -e(t) anie.
anoreksí,-a f. mjek. mungesë oreksi.
anormál,-e mb., edhe si em., libr. jonormal: gjendje anormale; njeri anormal.
anormalitét,-i m. libr. të qenët jonormal; gjendje jonormale.
ansámb/ël,-li m. sh. -le(t) 1. grup këngëtarësh, valltarësh, instrumentistësh etj. në një shfaqje: ansambli i këngëve dhe i
valleve popullore. 2. tërësi njësish të bashkuara harmonikisht: ansambël arkitekturor.

16
ánsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. anësor. 2. fig. që mban anë: qëndrim i anshëm.
anshmërí,-a f. libr. të qenët i anshëm; anësi.
antagoníst,-e mb. i papajtueshëm me dikë a me diçka; që shpreh antagonizëm: kontradikta antagoniste.
antagoníz/ëm,-mi m. sh. -ma(t) të qenët antagonist; kontradiktë antagoniste.
antarktík,-e mb. gjeogr. që lidhet me Antarktikun, i Antarktikut: kontinenti antarktik.
antén/ë,-a f. sh. -a(t) 1. elektr. përçues i lidhur me një radio a me një televizor, që shërben për të përhapur ose për të
kapur valë elektromagnetike. 2. zool. brirth.
anti- fjalëform. parashtesë që u jep fjalëve kuptim të kundërt; kundër- (p.sh. antikolonialist, antikomunist,
antimarksist, antishqiptarizëm etj.).
antiajrór,-e mb. libr. kundërajror: artileri antiajrore.
antibiotík,-u m. sh. -ë(t) farm. lëndë kimike, që përdoret si bar për të mbytur mikrobet a bakteret ose për të ndërprerë
zhvillimin e tyre.
anticiklón,-i m. sh. -e(t) meteor. përqendrim i një trysnie të lartë atmosferike, që vepron kundër zonave me ciklone.
antidemokratík,-e mb. që është kundër demokracisë: regjim antidemokratik.
antifashíst,-e mb. që është kundër fashizmit: lëvizje antifashiste. • -, -i m. sh. -ë(t) ai që është kundër fashizmit.
antifashíz/ëm,-mi m. qëndrim e veprimtari kundër fashizmit.
antifetár,-e mb. kundërfetar.
antifeudál,-e mb. që është kundër feudalizmit.
antigáz,-i m. sh. -ë(t) usht. kundërgaz.
antigrímc/ë-a f. sh. -a(t) fiz. kundërgrimcë.
antihistorík,-e mb. që është në kundërshtim me historizmin a me të vërtetën historike.
antík,-e mb. që i përket periudhës së Greqisë e të Romës së Vjetër: letërsia antike; autorët antikë; / shumë i vjetër, i
lashtë: urë antike. • -ë, -a f. sh. -a(t) sende e punime artistike të vjetra, të rralla e me vlera historike.
antikitét,-i m. bota e vjetër greke e romake; / lashtësi: të dhënat e antikitetit.
antikombëtár,-e mb. që është kundër interesave të kombit të vet: politikë antikombëtare.
antikontrabánd/ë,-a f. lufta kundër kontrabandës.
antikrím,-i m. lufta kundër krimit: policia e antikrimit.
antikuár,-i m. sh. -ë(t) mbledhës e shitës antikash a librash të vjetër e të rrallë.
antikushtetúes,-e mb. që është në kundërshtim me kushtetutën: ligj antikushtetues.
antilënd/ë,-a f. fiz. kundërlëndë.
antiligjór,-e mb. i kundërligjshëm: veprim antiligjor.
antilóp/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kafshë e egër gjitare e vendeve të ngrohta të Afrikës e të Azisë, me trup sa të lopës e me
brirë të gjatë.
antimilitaríst,-e mb. që kundërshton militarizmin.
antimón,-i m. kim. metal i brishtë me ngjyrë të argjendtë, që përdoret në teknikë e në mjekësi, zakonisht në lidhje me
metale të tjera (simboli Sb).
antipatí,-a f. sh. -(të) ndjenjë mospëlqimi e mosdashjeje për dikë a diçka; kund. simpati. • -k, -ke mb. që të ngjall
antipati; i pakëndshëm; kund. simpatik: fytyrë antipatike.
antipopullór,-e mb. që është në dëm të interesave të popullit: regjim antipopullor.
antishkencór,-e mb. që është në kundërshtim me parimet e metodat shkencore: pikëpamje antishkencore.
antishoqërór,-e mb. që është në dëm të interesave të shoqërisë.
antitéz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. logj. gjykim i kundërt me një tezë; / let. kundërvënia e dy koncepteve a e dy mendimeve për
t’i dhënë forcë shprehjes. 2. fig. libr. diçka a dikush që i kundërvihet tërësisht diçkaje a dikujt tjetër: është antiteza e të
vëllait.
antivlér/ë,-a f. sh. -a(t) gjithçka që është në kundërshtim me vlerat e vërteta dhe i dëmton ato: rreziku i antivlerave.
antologjí,-a f. sh. -(të) përmbledhje pjesësh të zgjedhura letrare, muzikore etj.: antologji e letërsisë shqiptare.
antoním,-i m. sh. -e(t) gjuh. fjalë a shprehje me kuptim të kundërt me një tjetër.
antonimí,-a f. gjuh. dukuria e antonimeve në gjuhë; të qenët antonim me një tjetër: antonimi leksikore. • -k, -ke mb.
gjuh. që lidhet me antonimet, i antonimeve; që është antonim me një tjetër; që përmban antonime: fjalor antonimik.
antracít,-i m. min. qymyr i llojit më të mirë.
antrákt,-i m. sh. -e(t) teatr. ndërakt.
antropofág,-u m. sh. -ë(t) libr. njeringrënës.
antropoíd,-e mb. zool. që i ngjan njeriut: majmun antropoid. • -ë(t) f. sh. familje e majmunëve që i ngjajnë njeriut.
antropológ,-u m. sh. -ë(t) studiues në antropologji.
antropologjí,-a f. shkenca për veçoritë biologjike të njeriut si qenie e natyrës. • -k, -ke mb. që lidhet me antropologjinë,
i antropologjisë: veçori (studime) antropologjike.
antropomórf,-e mb. spec. që i ngjan njeriut.
antropomorfíz/ëm,-mi m. spec. ngjashmëria me njeriun.
antroponím,-i m. sh. -e(t) gjuh. emër i përveçëm i njeriut.
antroponimí,-a f. gjuh. tërësia e antroponimeve; shkenca për antroponimet. • -k, -ke mb. që lidhet me antroponimet, i
antroponimeve: studime antroponimike.
anuár,-i m. sh. -ë(t) vjetar: anuar statistikor.

17
anul/ój kal., -óva, -úar shfuqizoj një ligj, një vendim etj.; e tërheq a e ndaloj: anuluan mbledhjen (votimin). / pës.
anulóhet v. III. • anulím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve. • anulúar (i, e) mb. që është anuluar: vendim i anuluar.
anurín/ë,-a f. sh. -a(t) anë are, anie.
aórt/ë,-a f. sh. -a(t) anat. arteria më e madhe, që del nga barkushja e majtë e zemrës.
aparát,-i m. sh. -e(t) 1. mjet a pajisje prej pjesësh të imëta e të përpikëta, që përdoret në laboratorë, në mjekësi, në
radioteknikë etj.: aparat radioje; aparat oksigjeni; aparat fotografik. 2. fiziol. tërësia organesh, që së bashku kryejnë
një funksion të caktuar në organizëm: aparati i tretjes (i frymëmarrjes). 3. tërësi institucionesh, degësh a nëpunësish në
organizimin shtetëror e politik të një vendi: aparati administrativ.
aparatúr/ë,-a f. sh. -a(t) përmb. tërësi aparatesh e pajisjesh, që së bashku kryejnë një punë: aparaturat e përgjimit.
apartamént,-i m. sh. -e(t) hyrje më vete në një ndërtesë banimi: apartament me tri dhoma e një kuzhinë.
apasion/ój kal., -óva, -úar libr. i ngjall dikujt pasionin për diçka. • apasionóhem vetv. jepem me pasion pas diçkaje. •
apasioním,-i m. veprimi sipas foljeve. • apasionúar (i, e) mb. që është i dhënë me pasion pas diçkaje: jam i apasionuar
pas muzikës.
apatí,-a f. libr. limonti, pandjesi. • -k, -ke mb. libr. që ka rënë në apati; i plogët, i mpitë.
apél,-i m. sh. -e(t) 1. thirrja e emrave të nxënësve, të ushtarëve etj. për të parë kush mungon. 2. drejt. ankim kundër një
vendimi gjyqësor, drejtuar një gjykate më të lartë, për ta rishikuar vendimin. 3. libr. thirrje që u bëhet të tjerëve për t’u
kërkuar ndihmë a përkrahje.
apel/ój kal., -óva, -úar 1. drejt. i drejtohem një gjykate më të lartë për të rishikuar një vendim gjyqësor. 2. libr. u bëj
thirrje të tjerëve për ndihmë a përkrahje, bëj apel. / pës. apelóhet v. III. • apelím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes: e
drejta e apelimit.
apendicít,-i m. sh. -e(t) anat. zgjatim i vogël i zorrës së trashë, zorra e verbër: operoi apendicitin; / mjek. mahisje e
kësaj pjese të zorrës: ka apendicit.
apó lidh. 1. përdoret për të kundërvënë dy fjali, dy pjesë të fjalisë a dy gjymtyrë të një togfjalëshi foljor, kur shprehim
dyshim, mohim, një veprim në shkallë të lartë etj.: nuk deshi, apo nuk e lanë?; sot apo nesër?; qeshte apo s’qeshte! 2.
bised. ose: mirë apo keq… 3. si pj. së bashku me “jo” ose “nuk” përforcon një pohim a një mohim: apo nuk ishte i
gojës!; nuk vlen fare, apo jo?
apogjé,-u m. 1. astr. pika më e largët nga Toka në orbitën e Hënës ose të një sateliti tjetër; kund. perigje. 2. fig. libr.
shkalla më e lartë, lulëzimi më i madh, kulmi: apogjeu i zhvillimit.
apokalíps,-i m. 1. fet. fundi, mbarimi i botës. 2. fig. libr. fund i përgjithshëm tragjik, katastrofë e madhe.
apokaliptík,-e mb. 1. fet. që lidhet me apokalipsin, i apokalipsit. 2. fig. libr. që duket si apokalips; i tmerrshëm: pamje
apokaliptike.
apolitík,-e mb. jopolitik; që karakterizohet nga apolitizmi.
apolitíz/ëm,-mi m. shmangie nga politika, qëndrim jashtë politikës, jopolitizëm.
apologjét,-i m. sh. -e(t) libr. ai që i bën apologji dikujt a diçkaje.
apologjí,-a f. sh. -(të) libr. mbrojtja e dikujt a e diçkaje duke e lavdëruar shumë.
apostafát ndajf. bised. enkas, nergut.
apostolík,-e mb. fet. që lidhet me kishën katolike; papnor; / që lidhet me apostujt; që është si apostull.
apostróf,-i m. sh. -a(t) gjuh. shenjë si presje, që vihet në vend të një zanoreje a të një rrokjeje, pas pjesëzës mohuese s
ose pas përemrit ç ( p.sh. fjal’ e bukur; do t’ia dërgoj; s’di ç’të them).
apostróf/ë,-a f. sh. -a(t) let. figurë letrare kur i drejtohemi me thirrje një njeriu a një sendi të personifikuar.
apostrof/ój kal., -óva, -úar let. i drejtohem me një apostrofë. / pës. apostrofóhet v. III. • apostrofím,-i m. sh. -e(t)
veprimi sipas foljes.
apóstu/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. fet. secili nga dymbëdhjetë nxënësit e Krishtit. 2. fig. libr. mbrojtës dhe përhapës i zjarrtë i
një ideje, i një doktrine etj.: apostull i lirisë (i qytetërimit).
apoteóz/ë,-a f. sh. -a(t) libr. lavdërim në mënyrë madhështore i një njeriu, i një ngjarjeje etj.
aprov/ój kal., -óva, -úar libr. miratoj. / pës. aprovóhet v. III. • aprovím,-i m. sh. -e(t) miratim: aprovimi i ligjit në
Kuvend. • aprovúar (i, e) mb. i miratuar.
aprovúes,-e mb., edhe si em., libr. miratues: shenjë aprovuese.
aq pacak. shumë (me emra sendesh larg nesh në hapësirë e në kohë): aq male e fusha; pas aq e aq përpjekjesh; me aq
kujdes.
aq ndajf. 1. në atë masë, sasi a shkallë sa e dimë ose sa është thënë; / më shumë nga ç’mendonim, shumë: edhe një herë
aq; aq mirë sa…; jo dhe aq; / pak, jo shumë, sa nuk na kënaq: aq di (mendon, ia pret); aq fuqi ka; aq qe vetëm kjo
pritej. 2. përdoret me shkallën krahasore të mbiemrave e të ndajfoljeve me kuptim përforcues: aq më mirë (më keq). •
pj. përmbyll fjalinë, me kuptimin “s’bëj dot më shumë; s’ka ç’kërkohet më shumë”: ia thashë të gjitha dhe aq.
ar,-iI m. 1. kim. metal i rrallë, i çmuar, me ngjyrë të verdhë e i butë, që përdoret për monedha, për stoli etj.; flori
(simboli Au): shufër (unazë, varëse) ari; fill ari fill i praruar për qëndisje; jelek ari jelek i qëndisur me fije ari. 2. fig.
diçka me shumë vlerë: ari i zi nafta; ari i bardhë pambuku; ari i gjelbër pyjet. 3. si mb. fig. shumë i çmueshëm, i artë: e
ka zemrën ar. 4. si mb. fig. i verdhë e i ndritshëm, i artë: me flokët ar; gjethet ar të vjeshtës.  i ra ari në ujë i mbeti
hatri, u zemërua; merr ar pa kapar mëson, fiton mençuri e përvojë nga cilido.
ar,-iII m. sh. -ë(t) njësi matjeje e sipërfaqes së tokës, e barabartë me njëqind metra katrorë (shkurt. a).
aráb,-i m. sh. -ë(t) pjesëtar i popullsive të disa vendeve të Azisë së Afërme dhe të Afrikës së Veriut; banor vendës ose
me prejardhje nga këto vende. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që lidhet me arabët a me vendet e banuara prej tyre, i

18
arabëve: popujt arabë; alfabeti arab; veshje arabe; shifra arabe numrat 1, 2, 3 etj. (të ndryshme nga shifrat romaka I,
II, III etj.).
arabík,-e mb. që lidhet me Arabinë, i Arabisë: gadishulli arabik.
arabísht/e,-ja f. gjuha e arabëve. • arabísht ndajf. në gjuhën arabe.
arádh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. hist. repart partizan më i madh se batalioni. 2. fig. lart. armatë; pararojë: aradhet e mësuesve.
arançát/ë,-a f. sh. -a(t) pije freskuese me lëng portokalli.
aráp,-i m. sh. -ë(t) 1. bised. zezak; / njeri shumë i zeshkët. 2. zool. fulterëz. 3. emër për kafshë shtëpiake me qime të
zezë. • fem. -e, -ja sh. -e(t); arapésh/ë, -a, sh. -a(t). • -, -e mb. i zi ose shumë i zeshkët: qen arap; fik arap.
arapásh,-i m. gjell. qull i trashë me miell misri; lloj mëmëlige me lakra a me zorrë e mëlçi.
arár,-i m. sh. -ë(t) ai që punon arën, lavërtar; bujk.
áras ndajf. hapur; sheshit: flasim aras.
arat/ój kal., -óva, -úar lëvroj tokën. / pës. aratóhet v. III. • aratím,-i m. sh. -e(t) lëvrimi i tokës.
árb/ër,-ri m. sh. -ër(-rit) 1. hist. emër për shqiptarët në mesjetë; arbëresh. 2. shqiptar (për ta dalluar nga të huajt): jam
arbër; / krahin. banor i një pjese të Labërisë së Vlorës. • -ër, -ëre mb. arbëror.
arbërésh,-i m. sh. -ë(t) 1. shqiptar i popullsisë së ardhur që në mesjetë në Italinë e Jugut, në Greqi a në Dalmaci:
arbëreshët e Italisë. 2. zakon. sh. krahin. banor i fushave bregdetare në Shqipëri. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që
lidhet me arbëreshët, i arbëreshëve; që është krijuar prej tyre: katund arbëresh; letërsia arbëreshe; të folmet arbëreshe.
arbërísht/e,-ja f. të folmet e arbëreshëve të Italisë a të Greqisë. • arbërísht ndajf. në të folmet e arbëreshëve.
arbërór,-e mb., edhe si em., poet. shqiptar: shqiponja arbërore; veshje arbërore.
arbít/ër,-ri m. sh. -ra(t) 1. sport. gjyqtar: arbitër kryesor (anësor). 2. njeri i pranuar nga dy palë kundërshtare si i
paanshëm për të dhënë një mendim a një zgjidhje për një mosmarrëveshje.
arbitrár,-e mb. që caktohet rastësisht; që bëhet sipas dëshirave a tekave të dikujt: vendim arbitrar; qëndrim arbitrar; /
që vepron me kokë të vet: njeri arbitrar.
arbitrarísht ndajf. në mënyrë arbitrare.
arbitraritét,-i m. sh. -e(t) libr. të qenët arbitrar; qëndrim, veprim a zgjidhje arbitrare.
arbitrázh,-i m. zyrt. organ i posaçëm, që merret me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me karakter ekonomik, financiar
etj.: e çoi çështjen në arbitrazh.
arbitr/ój kal., -óva, -úar sport. gjykoj një ndeshje. / pës. arbitróhet v. III. • arbitrím,-i m. sh. -e(t) gjykimi i një
ndeshjeje.
ardián,-i m. kryes. sh. -ë(t) hist. pjesëtar i fisit ilir që banonte midis liqenit të Shkodrës dhe Dalmacisë. • -, -e mb. që
lidhet me ardianët, i ardianëve: fisi ardian.
ardhacák,-u m. sh. -ë(t), edhe si mb., ardhës; i ardhur: banorë ardhacakë.
ardháng kal., -a, -ur e bëj të ardhangët; e këndell. • ardhángem vetv. e ardhang: u ardhangën filizat. / pës.
ardhángem. • ardhángi/e,-a f. 1. veprimi sipas foljeve. 2. njomështi, njomësi; gjallëri. 3. spec. gjendje e fryrë e
qelizave dhe e indeve të organizmave të gjallë.
ardhangësí,-a f. libr. të qenët i ardhangët.
ardhángët (i, e) mb. që është plot njomësi e gjallëri; i mbushur e i ngjeshur; i këndellët.
árdh/ëm (i), -me (e) mb. i ardhshëm.
árdhës,-i m. sh. -(it), edhe si mb. 1. banor i ardhur nga një vend tjetër; kund. anas, vendës, rrënjës. 2. fëmijë që një grua
e sjell me vete kur martohet përsëri; thjeshtër.
árdhj/e,-a f. sh. -e(t) shih te vij.
árdhm/e,-ja (e) f. 1. koha që pritet të vijë, periudha pas së tashmes: në një të ardhme të afërt; / gjuh. koha e ardhme. 2.
gjendje e mirë që pritet të vijë; kushtet e ngjarjet që do të ndodhin: e ardhme e sigurt; ka të ardhme; njeri pa të ardhme.
ardhmërí,-a f. ardhshmëri.
árdhsh/ëm (i), -me (e) mb. që vjen pas së tashmes, që pritet të vijë; që do të jetë a do të bëhet në të ardhmen; i nesërm:
javën e ardhshme; mjek i ardhshëm; koha e ardhshme gjuh. • árdhshm/e,-ja (e) f. e ardhme.
ardhshmërí,-a f. gjendja dhe ngjarjet në kohën e ardhshme; / e ardhme.
árdhur (i, e) mb. shih te vij.
árdhur,-a (e) f. sh. -a(t) (të) shih te vij.
arénd/ë,-a f. ek. shfrytëzim i përkohshëm i një toke me qira.
arén/ë,-a f. sh. -a(t) sheshi në mes të cirkut a të stadiumit; fusha ku zhvillohet një ndeshje, një betejë etj.: arena e
shfaqjes. 2. fig. fushë veprimtarie, ku ndeshen palë a rryma kundërshtare, skenë, shesh: në arenën ndërkombëtare
(politike).
ár/ë,-a f. sh. -a(t) tokë që lëvrohet e mbillet, tokë buke: arë me grurë; bimët e arave; miu i arave (zool.).  (flet) në arë
e në vresht (flet) kot, në tym; (e mori vesh); arë e pazar (e morën vesh) të gjithë.
arëtár,-i m. sh. -ë(t) bujk.
árëz,-a f. sh. -a(t) zool. grerëz: bukë arëzash fole grerëzash si hoje blete.  s’e marr arëzën për bletë s’e ha sapunin për
djathë.
argalís/em vetv., -a (u), -ur bised. qesh me zë të lartë; ngacmohem e dëfrehem me dikë. • argalísj/e, -a f. sh. -e(t)
veprimi sipas foljes.
argás kal., -a, -ur bised. regj. • argásem vetv. regjem. / pës. argásem. • argásj/e,-a f. regjje. • argásur (i, e) mb. i
regjur.

19
argát,-i m. sh. -ë(t) punëtor me mëditje te një pronar tokash. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
argatërí,-a f. të qenët argat; puna e argatit; / përmb. argatët.
argët/ój kal., -óva, -úar e bëj dikë që të kënaqet e të dëfrehet me diçka të gëzueshme: e argëtoj me muzikë. •
argëtóhem vetv. e argëtoj: argëtohem me fëmijët. / pës. argëtóhem. • argëtím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2.
gjithçka që bëhet për t’u argëtuar; dëfrim, qejf.
argëtúes,-e mb. që të argëton: shfaqje argëtuese.
argón,-i m. kim. gaz i plogët e i rrallë, pa ngjyrë e pa erë, që gjendet në atmosferë dhe që përdoret zakonisht për
mbushjen e llambave elektrike (simboli A).
argósh/em vetv., -a (u), -ur më mbushet trupi me argoshë. • argóshj/e,-a f. veprimi sipas foljes. • argóshur (i, e) mb. i
mbushur me argoshë.
argósh/ë,-a f. kryes. sh. -a(t) puçrra të vogla, që dalin në trup nga vapa a nga zjarrmia.
argsh,-i m. sh. -e(t) trinë me rrëshiqa të fryrë për të kaluar lumin.
argumént,-i m. sh. -e(t) arsyetim që vërteton a që kundërshton një mendim; provë që mbron a që hedh poshtë diçka:
argument bindës (shkencor); sjell argumente; flet me argumente.
argument/ój kal., -óva, -úar vërtetoj a kundërshtoj me argumente; mbroj a hedh poshtë me argumente. / pës.
argumentóhet v. III. • argumentím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve: argumentim i dobët.
argjénd,-i m. 1. kim. metal i rrallë e i çmuar, i butë e me ngyrë të bardhë të shndritshme, që përdoret për të bërë stoli,
monedha etj. (simboli Ag): kupë (lugë) argjendi; fill argjendi fill i argjendtë për qëndisje; ngjyrë argjendi. 2. si mb. i
argjendtë.
argjendár,-i m. sh. -ë(t) mjeshtër që punon sende prej ari e prej argjendi; arpunues. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
argjendarí,-a f. 1. përmb. sendet e stolitë prej argjendi, argjendurinat. 2. mjeshtëria e argjendarit. 3. punishte ku bëhen
sende prej ari e prej argjendi; / dyqan ku shiten sende e stoli të tilla.
argjend/ój kal., -óva, -úar laj a vesh diçka me argjend; / i jap ngjyrë argjendi. / pës. argjendóhet v. III. • argjendím,-i
m. veprimi sipas foljes: argjendimi i gjetheve në vjeshtë. • argjendúar (i, e) mb. i larë a i veshur me argjend: pirunj të
argjenduar.
argjendór,-e mb. poet. i argjendtë: dritë argjendore.
argjendpunúes,-i m. sh. -(it) argjendar. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
argjéndtë (i, e) mb. 1. i bërë prej argjendi; i larë a i veshur me argjend: unazë e argjendtë; enë të argjendta. 2. që ka
ngjyrën e shkëlqimin e argjendit: flokë të argjendtë.
argjendurín/ë,-a f. kryes. sh. -a(t) send a stoli prej argjendi: i dhuroi një argjendurinë.
argjentínas,-i m. sh. -(it) banor vendës i Argjentinës ose me prejardhje nga Argjentina. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e
mb. që lidhet me argjentinasit a me Argjentinën, i argjentinasve a i Argjentinës: bregdeti argjentinas.
argjíl/ë,-a f. sh. -a(t) deltinë.
argjilór,-e mb. deltinor: tokë argjilore.
argjinatúr/ë,-a f. sh. -a(t) ndërt. ledh i madh prej dheu të ngjeshur anës lumenjve, që pengon vërshimin e ujërave;
pendë, sfrat.
argjipéshk/ëv,-vi m. sh. -víj(të) fet. titull në kishën katolike, më i lartë se peshkopi; ai që mban këtë titull.
argjipeshkví,-a f. fet. selia e argjipeshkvit; zona ku vepron ai.
arí,-u m. sh. -nj(të) zool. kafshë e egër gjitare e mishngrënëse, me trup të madh, me qime të murrme a të bardha: ariu
polar (i bardhë); putër (lëkurë) ariu; s’ngopet ariu me miza (fj. u.); s’trembet ariu nga mushkonjat (fj. u.).
arián,-i m. kryes. sh. -ë(t) hist. pjesëtar i popujve të lashtë, që flisnin në gjuhët indoevropiane. • -, -e që lidhet me
arianët, i arianëve: popullsi ariane; gjuhët ariane.
ári/e,-a f. sh. -e(t) muz. pjesë lirike me një zë, zakonisht nga një operë.
aristokrací,-a f. 1. hist. shtresa më e lartë e feudalëve, fisnikëria. 2. fig. grup njerëzish të privilegjuar në një shoqëri.
aristokrát,-i m. sh. -ë(t) pjesëtar i aristokracisë. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
aristokratík,-e mb. që lidhet me aristokracinë a me aristokratët, i aristokracisë a i aristokratëve; që është karakteristik
për ata: jetë (sjellje) aristokratike.
arísht/ë,-a f. sh. -a(t) arë e vogël; vend me ara, arnajë.
aritmetík/ë,-a f. pjesë e matematikës, që merret me vetitë e thjeshta të numrave dhe me veprimet me ta: aritmetika
racionale; fletore aritmetike. • -, -e mb. që lidhet me aritmetikën, i aritmetikës: veprime (shprehje) aritmetike.
aritmetikísht ndajf. sipas rregullave të aritmetikës; me numra.
aritmí,-a f. 1. mjek. çrregullim i rrahjeve të zemrës. 2. fig. libr. çrregullim në ritmin e një pune, të zhvillimit etj. • -k,
-ke mb. 1. mjek. që i ka rrahjet të çrregullta: puls aritmik. 2. fig. libr. që nuk ka ritëm të rregullt, joritmik: zhvillim
aritmik.
aríth/e,-ja f. sh. -e(t) bot. barishte shumëvjeçare, me lule të bardheme të mbledhura si kokë a si qerthull; këputje.
aríthi ndajf. ngritur drejt mbi dy këmbët e prapme; përpjetë: (kali) qëndroi arithi.
arixhí,-u m. sh. -nj(të) cigan endacak; rom. • fem. arixhéshk/ë,-a sh. -a(t); arixhófk/ë,-a sh. -a(t).
arkaík,-e mb. i një kohe shumë të vjetër, i lashtë; i vjetruar: fjalë arkaike.
arkaíz/ëm,-mi m. sh. -ma(t) gjuh. fjalë e vjetruar.
arkeológ,-u m. sh. -ë(t) specialist në arkeologji. • fem. -e, -ia sh. -e(t).
arkeologjí,-a f. shkencë që studion jetën e kulturën e popujve në lashtësi sipas gjetjeve që zbulohen me gërmime. • -k,
-ke mb. që lidhet me arkeologjinë, i arkeologjisë: gërmime (gjetje) arkeologjike; muzeum arkeologjik.

20
árk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kuti e madhe, zakonisht prej dërrase, për të ruajtur a për të mbartur sende e mallra: arka e nuses
(e pajës) (etnogr.); arkë me fishekë. 2. fin. institucion ku njerëzit derdhin të holla për t’i ruajtur e për të fituar një
përqindje; zyrë a vend i posaçëm ku bëhen pagesat dhe veprime të tjera me të holla; kasafortë: arka e kursimeve; derdh
(mbyll) në arkë (para); / fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një sipërmarrje etj.: arka e shtetit. 3. bised.
arkivol: të vënça në arkë! (mallk.) vdeksh!  (janë) arkë e dry janë si mishi me thoin; (është) arkë e mbyllur (dikush) i
ruan mirë të fshehtat; është varr i mbuluar.
arkëmórt,-i m. sh. -ë(t) arkivol.
arkërkúes,-i m. sh. -(it) ai që kërkon e nxjerr ar për t’u pasuruar.
arkëtár,-i m. sh. -ë(t) punonjës i arkës në një bankë, në një sipërmarrje etj. / fem. -e, -ja sh. -e(t).
arkët/ój kal., -óva, -úar fin. derdh të holla në arkë; depozitoj. / pës. arkëtóhet v. III. • arkëtím,-i m. sh. -e(t) veprimi
sipas foljes; depozitim: dëftesë arkëtimi. • arkëtúar (i, e) mb. që është arkëtuar: shuma e arkëtuar.
arkëtúes,-i m. sh. -(it) ai që arkëton; depozitues.
arki- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “krye” (p.sh. arkidukë, arkitra etj.).
arkimandrít,-i m. sh. -ë(t) fet. titulli më i lartë për murgjit dhe për kryetarët e manastireve ortodokse.
arkipelág,-u m. sh. -ë(t) gjeogr. grup ishujsh të afërt e të një bashkësie tokësore: arkipelagu i Filipineve.
arkitékt,-i m. sh. -ë(t) 1. inxhinier arkitekture. 2. fig. ai që përcakton mënyrat e tregon rrugët për të arritur një qëllim. •
fem. -e, -ja sh. -e(t).
arkitektoník/ë,-a f. arkit. mënyra e ndërtimit të një vepre, në të cilën pjesët përbërëse lidhen të gjitha mirë e bukur; /
fig. ndërtimit i diçkaje në këtë mënyrë: arkitektonika e romanit. • -, -e mb. që lidhet me arkitektonikën, i arkitektonikës.
arkitektúr/ë,-a f. mjeshtëria e projektimit, e vendosjes dhe e zbukurimeve të ndërtimeve të ndryshme; arti e stili i kësaj
mjeshtërie: arkitektura e qytetit; arkitekturë gotike; fakulteti i arkitekturës; / fig. ndërtimi i diçkaje sipas kësaj
mjeshtërie.
arkitekturór,-e mb. që lidhet me arkitekturën, i arkitekturës: zgjidhje arkitekturore.
arkitrá,-ri m. sh. -rë(t) ndërt. kryetra.
arkív,-i m. sh. -a(t) institucion që grumbullon, ruan, sistemon e boton dokumente me vlerë historike; tërësia e
dokumenteve me vlerë të veçantë për veprimtarinë e një institucioni, të një organizate a të një njeriu: Arkivi Qendror i
Shtetit; arkivi i Institutit të Historisë.
arkivíst,-i m. sh. -ë(t) zyrt. ai që arkivon akte, dokumente etj. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
arkiv/ój kal., -óva, -úar 1. zyrt. fut në arkiv. 2. fig. e mbyll përfundimisht një çështje; e lë në harresë. / pës. arkivóhet v.
III. • arkivím,-i m. veprimi sipas foljes. • arkivúar (i, e) mb. që është arkivuar.
arkivól,-i m. sh. -ë(t) arkë e gjatë për të vdekurin.
arkivór,-e mb. që lidhet me arkivin, i arkivit; që ruhet në arkiv: dokumente arkivore; kërkime (burime) arkivore.
arkónd,-i m. sh. -ë(t) hist. titull në hierarkinë feudale, që e mbante një pronar nga paria e vendit.
arktík,-e mb. gjeogr. që lidhet me Arktikun, i Arktikut: akullnajat arktike.
armatés/ë,-a f. sh. -a(t) min. veshje e faqeve të brendshme të galerive me shtylla druri a betoni; / ndërt. formë prej
dërrasash a prej metali, që shërben për të derdhur shtylla a dysheme prej betoni, për të mbajtur pjesë të një vepre që
ndërtohet etj.; armaturë.
armát/ë,-a f. sh. -a(t) 1. usht. njësi e madhe ushtarake, që ka disa korpuse a divizione: komandant armate. 2. fig. lart.
shumë njerëz që punojnë në një fushë a për një qëllim, ushtri: armata e arsimtarëve (e mjekëve).
armatím,-i m. sh. -e(t) 1. armatosje. 2. usht. tërësia e armëve, e mjeteve dhe e pajisjeve për luftim: depo armatimi.
armatór,-i m. sh. -ë(t) min., ndërt. ai që bën armatesa; armatues.
armatósI kal., -a, -ur 1. pajis me armë, i jap armë; kund. çarmatos. 2. usht. mbush një armë dhe e bëj gati për qitje;
kund. çarmatos: armatos mitralozin. 3. fig. pajis mirë me njohuri për të kryer një veprimtari: armatos me dije. •
armatósem vetv. e armatosI. / pës. armatósem. • armatósj/e,-aI f. veprimi sipas foljeve. • armatósur (i, e)I mb. 1. që
ka armë. 2. që bëhet me armë: kryengritje e armatosur. 3. fig. i pajisur mirë me njohuri për të kryer një veprimtari.
armatósII kal., -a, -ur min. vesh me armatesë: armatos galerinë. / pës. armatóset v. III. • armatósj/e,-aII f. veprimi sipas
foljes. • armatósur (i, e)II mb. e veshur me armatesë.
armatúes,-i m. sh. -(it) armator.
armatúr/ë,-aI f. sh. -a(t) armëtore.
armatúr/ë,-aII f. sh. -a(t) min. armatesë.
armbájtës,-e mb. që përmban ar.
armé,-ja f. sh. -(të), edhe si mb., lakër turshi: lakër arme; lëng armeje.
armén,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Armenisë ose me prejardhje nga Armenia. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që
lidhet me armenët a me Armeninë, i armenëve a i Armenisë: gjuha armene.
armenísht/e,-ja f. gjuha e armenëve: lidhjet e shqipes me armenishten. • armenísht ndajf. në gjuhën armene.
árm/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. mjet për të luftuar, për të vrarë ose për të dëmtuar njerëz a kafshë: armë të rënda (të lehta); armë
zjarri armë me fishekë a me predhë; armë e ftohtë (e bardhë) bajonetë, thikë etj.; armë atomike (bakteriologjike); me
armë në dorë (fig.) i gatshëm për luftë; duke luftuar; me forcën e armëve (fig.) me dhunë ushtarake; marr (rrëmbej,
rrok, ngjesh) armët (fig.) bëhem gati për luftë; i kthej armët (armikut) e pres me armë; arma e zbrazur tremb dy vetë (fj.
u.). 2. usht. trupa të armatosura me të njëjtën lloj armësh; nënndarje e tyre sipas armatimit; sh. ushtri: arma e
këmbësorisë (e artilerisë). 3. fig. mjet pune e lufte për t’ia arritur një qëllimi; argument.  dha (dorëzoi, hodhi, lëshoi,
uli) armët pushoi luftën, u dorëzua; / u tërhoq, nuk këmbëngul më; mat armët (me dikë) hyn në betejë, ndeshet;

21
vringëllon armët e kërcënon dikë me luftë, i kanoset; nuk na la armët varur iron. nuk na prishi punë që iku a që vdiq;
s’ishte ndonjë trim a i vyer.
armëlárë mb. poet. që ka luftuar e ka fituar, që është mbuluar me lavdi.
armëmbájtës,-i m. sh. -(it) ai që mban armë; / hist. shqytar.
armëmbájtës/e,-ja f. sh. -e(t) usht. raft i posaçëm, ku mbështeten armët.
armëmbájtj/e,-a f. mbajtja e një arme: armëmbajtje pa leje.
armëndréqës,-i m. sh. -(it), edhe si mb., vjet. zejtar që ndreqte armët.
armëngjéshur mb. i armatosur e i gatshëm për të luftuar.
armëpunúes,-i m. sh. -(it), edhe si mb., vjet. zejtar që bënte e ndreqte armë, armëtar.
armëpushím,-i m. sh. -e(t) ndërprerje e luftës me marrëveshje për një kohë të caktuar: kërkoi armëpushim.
armëtár,-i m. sh. -ë(t) 1. usht. ai që kujdeset për armët. 2. edhe si mb., vjet. armëpunues; armëndreqës.
armëtarí,-a f. vjet. punimi i armëve; mjeshtëria e armëpunuesit.
armëtór/e,-ja f. sh. -e(t) usht. vend i posaçëm ku mbahen armët e municionet.
armí/k,-ku m. sh. -q(të) 1. kundërshtari në luftë. 2. ai që urren dikë dhe përpiqet t’i bëjë keq, që është kundër tij dhe e
lufton; ai që urren diçka me gjithë shpirt dhe e lufton atë; diçka e keqe, që sjell dëm, dëmtues; kund. mik: armik i
duhanit; darova e armikut - o helm, o thikë (fj. u.). • fem. -ke, -kja sh. -ke(t). • -k, -ke mb. që lidhet me armikun, i
armikut: ushtria armike.
armiqësí,-a f. sh. -(të) keqdashje a urrejtje për dikë, qëndrim si armik; kund. miqësi: armiqësi e vjetër; i lanë
armiqësitë.
armiqësísht ndajf. në mënyrë armiqësore; kund. miqësisht: u soll armiqësisht.
armiqës/ój kal., -óva, -úar e bëj dikë armik me një tjetër, e fut në armiqësi; kund. miqësoj. • armiqësóhem vetv.
bëhem armik me dikë, futem në armiqësi. • armiqësím,-i m. veprimi sipas foljeve. • armiqësúar (i, e) mb. që është
armiqësuar.
armiqësór,-e mb. që bëhet nga një armik ose që është karakteristik për të; që shpreh armiqësi: veprimtari armiqësore;
qëndrim (ton) armiqësor.
armír/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte e tokave të thata, me gjethe vezake e me lulesë si të melit.
arnáj/ë,-a f. sh. -a(t) vend me ara, arishtë.
arnaút,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb., vjet. shqiptar (i quajtur kështu nga turqit).
arné,-ni m. sh. -nj(të) bot. pishë malore, me hala të vogla e të radhitura pesë e nga pesë; keqinë: arneni i zi; arneni i
bardhë.
arnesár,-i m. sh. -ë(t) vjet. arnues. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
arnés/ë,-a f. sh. -a(t) vend i arnuar; arnë.
árn/ë,-a f. sh. -a(t) 1. copë e vogël cohe a lëkure, që qepet në një petk, në këpucë etj. për të zënë një vrimë ose një të
grisur: pantallona me arna; / vrimë a gropë diku, e zënë ose e mbushur me diçka: kusi me arna; mur (rrugë) me arna.
2. fig.diçka që përdoret për të mbuluar një të keqe, një të metë, një dobësi etj.: jetë me arna.
arnísht/ë,-aI f. sh. -a(t) copë a gjë tjetër e vjetër, që përdoret për arna.
arnísht/ë,-aII f. sh. -a(t) pyll arneni.
arn/ój kal., -óva -úar 1. i vë arnë një petku, një këpuce etj.: arnoj çorapet; arnoj kazanin. 2. fig. e mbuloj një të keqe,
një të metë, një dobësi etj. me ç’të kem në dorë; mbuloj në një farë mënyre. • arnóhem vetv. 1. vetv. e arnoj. 2. fig.
rregullohem si të mund, ia dal në një farë mënyre me ato që kam. / pës. arnóhem. • arním,-i m. sh. -e(t). 1. veprimi
sipas foljeve. 2. arnesë: me shumë arnime. • arnúar (i, e) mb. që është me arna: pallto e arnuar.
arnúes,-i m. sh. -(it) ai që arnon rroba, këpucë etj. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
aromatík,-e mb. i mermë: vaj aromatik.
aróm/ë,-a f. sh. -a(t) erë e mirë, që lëshojnë lulet, bimët a lëndë të tjera: aromë trëndafili (manushaqeje).
arpunúes,-i m. sh. -(it) argjendar.
arqít/ë,-a f. sh. -a(t) bot. krahin. shelg i butë.
ars/éj kal., -éva, -ýer arsimoj. • arséhem vetv. arsimohem.
arsenál,-i m. sh. -e(t) 1. usht. depo e madhe armësh e pajisjesh të tjera luftarake; tërësia e armatimeve në një vend. 2.
fig. tërësi mjetesh, që mund të përdoren për një qëllim të caktuar: arsenal shpifjesh (keq.).
arseník,-u m. kim. element helmues, i përhimtë e i shndritshëm, që gjendet në shumë minerale (simboli As): arseniku i
bardhë bar minjsh; arseniku i plumbit.
arsím,-i m. 1. sistem i organizuar dhe i shkallëzuar, ku merren dije e shprehi: arsimi parauniversitar; / tërësia e dijeve
dhe e shprehive që fitohen në shkollë a në një kurs. 2. arsimim.
arsimdáshës,-e mb., edhe si em., që e do arsimin, që ka dëshirë për të mësuar; përhapës i arsimit.
arsim/ój kal., -óva, -úar i jap arsim. • arsimóhem vetv. e arsimoj. • arsimím,-i m. veprimi sipas foljeve. • arsimúar (i,
e) mb. që është arsimuar; që ka arsim: njeri i arsimuar.
arsimór,-e mb. që lidhet me arsimin a me arsimtarët, i arsimit a i arsimtarëve; që përbëhet nga arsimtarë: sistemi
arsimor; vit arsimor; drejtori arsimore.
arsimtár,-i m. sh. -ë(t) ai që jep mësim, mësues a pedagog. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
arsýe,-ja f. sh. -(t) 1. nj. shkalla më e lartë e veprimtarisë njohëse të njeriut; aftësia mendore për të njohur e për të
shpjeguar botën; të menduarit në mënyrë logjike; mendja në kundërvënie me ndjenjën: qenie me arsye; humbi arsyen.

22
2. shkak a fakt që përligj një veprim; argument: arsye bindëse; për arsye ekonomike (shëndetësore); mungesë me (pa)
arsye; i jap arsye (dikujt) e përligj, i jap të drejtë; për arsye se… për shkak se…, sepse…
arsýesh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që arsyeton drejt, që gjykon e vepron si duhet, i logjikshëm; që ka arsye: njeri i
arsyeshëm. 2. që mbështetet në arsyen, i matur, i peshuar; që ka arsye të ndodhë, i përligjur; i pranueshëm: vendim i
arsyeshëm; çmime të arsyeshme; e gjej të arsyeshme. • arsýeshëm ndajf. në mënyrë të arsyeshme; me arsye.
arsyet/ój jokal., -óva, -úar 1. përdor arsyen, mendoj e gjykoj me arsye: arsyeton drejt. 2. kal. jap arsyet për ta përligjur
dikë a diçka, e quaj të arsyeshme, përligj; arsyetoj mungesat. • arsyetóhem vetv. jap arsyet për të përligjur veten,
shpjegohem. / pës. arsyetóhet v. III. • arsyetím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. arsyeja që sillet për të përligjur
një veprim: arsyetime të kota. • arsyetúar (i, e) mb. që ka shënime e shpjegime sqaruese: bibliografi e arsyetuar.
arsyetúes,-e mb., edhe si em., që arsyeton: qenie arsyetuese.
arsyetúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të arsyetohet: veprim i arsyetueshëm; / që arsyeton, i arsyeshëm: njeri i
arsyetueshëm.
art,-i m. sh. -e(t) 1. nj. formë e pasqyrimit krijues të botës nëpërmjet figurash e mjetesh artistike; veprimtaria krijuese
artistike: arti shqiptar (egjiptian, grek, romak, bizantin); arti antik (mesjetar, i Rilindjes); vepër arti; ngre në art; / edhe
sh. lloj i veprimtarisë krijuese: arti dramatik; artet e bukura muzika, piktura, skulptura dhe arkitektura; artet figurative
piktura, grafika dhe skulptura; artet e zbatuara arti i sendeve të bukura për përdorim praktik; arti kinematografik;
galeria e arteve; akademia e arteve; art për art parim teorik estetik, sipas të cilit arti është qëllim në vetvete,
pavarësisht nga përmbajtja. 2. fig. tërësia e rregullave dhe e metodave, që kërkohen për ta kryer diçka në mënyrë të
përsosur dhe bukur; mjeshtëri: arti ushtarak; arti i të folurit; arti i kuzhinës.
artár,-i m. sh. -ë(t) argjendar.
artdáshës,-e mb., edhe si em., që e do artin: popull artdashës; artdashësit shkodranë.
artéri/e,-a f. sh. -e(t) 1. anat. enë gjaku që del nga zemra. 2. edhe fig., rrugë kryesore a linjë e rëndësishme për
shpërndarjen e diçkaje.
arterioskleróz/ë,-a f. mjek. skleroza e arterieve.
artezián,-e mb. spec. që ndodhet thellë e nën trysni, i thellësisë (për ujin): pus artezian pus nga i cili uji del vetë me
forcë.
ártë (i, e) mb. 1. i bërë prej ari ose i larë në ar; i qëndisur me fije ari: unazë (varëse) e artë; jelek i artë. 2. që ka ngjyrën
e shkëlqimin e arit: flokë të artë. 3. fig. shumë i vlefshëm, i çmueshëm, i shtrenjtë: fjalë të arta; ka duar të arta; ka
zemër të artë.
artí,-ri m. sh. -nj(të) bot. rrobull: artiri i kuq; artiri i bardhë.
artifíc,-i m. sh. -e(t) veprim a sjellje e shtirë, jo e natyrshme, artificiale; marifet: përdor artifice (dikush).
artificiál,-e mb. që është bërë nga njeriu sipas ngjashmërisë me diçka natyrore; jo i natyrshëm, i krijuar a i prodhuar
nga njeriu; kund. natyror: mëndafsh artificial; lule artificiale; dhëmbë artificialë dhëmbë të vënë; frymëmarrje
artificiale (mjek.); liqen artificial; satelit artificial.
artificialísht ndajf. në mënyrë artificiale: i prodhuar artificialisht.
artikul/ój kal., -óva, -úar 1. gjuh. nyjëtoj. 2. libr. shqiptoj; shpreh. / pës. artikulóhet v. III. • artikulím,-i m. sh. -e(t) 1.
gjuh. nyjëtim. 2. libr. shqiptim; shprehje. • artikulúar (i, e) mb. gjuh. i nyjëtuar: tingull i artikuluar.
artíku/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. shkrim që botohet në një gazetë, në një revistë etj.: artikull shkencor (publicistik). 2. diçka e
prodhuar për t’u shitur: artikuj ushqimorë (industrialë, shkollorë).
artikullshkrúes,-i m. sh. -(it) autori i një artikulli. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
artilerí,-a f. sh. -(të) përmb. 1. usht. tërësia e armëve të rënda të zjarrit (si topa, mortaja etj.); trupa ushtarake e pajisur
me këto armë: artileri e rëndë (e lehtë, kundërajrore); dita e artilerisë. 2. fig. mjete të fuqishme për të arritur një
qëllim.
artiljér,-i m. sh. -ë(t) usht. ushtar artilerie. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
artís kal., -a, -ur bujq. nxjerr një fidan nga toka dhe e mbiell në një vend tjetër. • pës. artíset v. III. • artísj/e,-a f. sh.
-e(t) veprimi sipas foljeve. • artísur (i, e) mb. që është artisur: hardhi e artisur.
artíst,-i m. sh. -ë(t) 1. ai që luan me mjeshtëri një pjesë teatrale a muzikore, një rol në film etj.: artistët shqiptarë; artist
cirku. 2. krijues veprash arti në pikturë, në skulpturë, në muzikë etj. 3. fig. mjeshtër i shquar në një punë: është artist si
rrobaqepës. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
artistík,-e mb. që lidhet me artin a me artistët, i artit a i artistëve; që krijohet a që vepron sipas kërkesave të artit; që ka
vlera arti: letërsi artistike; film artistik; krijimtari artistike; lice artisti; prodhime artistike.
artistikísht ndajf. në mënyrë artistike; nga ana artistike: vepër e përkryer artistikisht.
artísht/ë,-a f. sh. -a(t) pyll me artinj.
artizán,-i m. sh. -ë(t) zejtar. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
artizanál,-e mb. zejtar.
artizanát,-i m. zejtari.
artór,-i m. sh.-ë(t) arar.
artrít,-i m. sh. -e(t) mjek. pezmatim i kyçeve, cermë.
arturín/ë,-a f. kryes. sh. -a(t) sende e stoli prej ari.
arumanísht/e,-ja f. vllahishte. • arumanísht ndajf. vllahisht.
arumún,-i m. sh. -ë(t) vllah. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. vllah: fjalë arumune.
arushán,-e mb., edhe si em. 1. trupmadh. 2. fig. shumë i fuqishëm, i fortë; shumë i zoti; trim: grua arushane.

23
arúsh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. femra e ariut. 2. fig. njeri shumë i zoti, i fortë e trim: arushë mali (përk.).  i kërcen
arusha në dasmë (dikujt) i ka punët shumë mirë, çdo gjë i vete mbarë; luan arushë (me dikë) tallet, e sjell vërdallë;
Arusha e Madhe astr. yjësi në anën veriore të qiellit, që përbëhet nga shtatë yje të vendosura si qerre; Arusha e Vogël
astr. yjësi në anën veriore të qiellit, që përbëhet nga shtatë yje të renditura si qerre dhe njëri prej tyre, ai i bishtit, është
Ylli Polar i Veriut.
arúshk/ë,-a f. sh. -a(t) këlysh ariu; / lodër fëmijësh si arushë.
arvanít,-i m. sh. -ë(t) arbëresh i Greqisë. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që lidhet me arvanitët, i arvanitëve: fshatra
arvanite.
arvanítas,-i m. sh. -(it) arvanit. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. arvanit: popullsi arvanitase.
arrakát,-e mb., edhe si em., që është pak i egër, nuk rri me të tjerët, i ngacmon e nuk mblidhet: djalë arrakat; dhia
arrakate thyen këmbën e saj (fj. u.).
arrakát kal., -a, -ur shpërndaj andej-këtej: i arrakati pulat. • arrakátem vetv. endem poshtë e përpjetë, nuk mblidhem;
ndahem nga të tjerët: u arrakatën dhitë nëpër shkurrishte. / pës. arrakátet v. III. • arrakátj/e,-a veprimi sipas foljes. •
arrakátur (i, e) mb. që s’mblidhet; i shpërndarë, i papërqendruar: djalë i arrakatur.
árras ndajf. mënyrë të luajturi me arra.
arratí,-a f. sh. -(të) mërgim për të shpëtuar nga ndjekjet; ikje me ngut e pa rregull; arratisje: mori arratinë u arratis; iku
nga sytë këmbët.  e mori arratia mori tatëpjetën; i venë punët keq.
arratiák,-e mb., edhe si em., që ka marrë arratinë.
arratís kal., -a, -ur 1. e bëj të marrë arratinë. 2. arrakat. • arratísem vetv. 1. iki fshehurazi nga një vend, ku më mbajnë
mbyllur për dënim; marr arratinë për të shpëtuar nga ndjekjet: u arratis nga burgu. 2. v. III fig. largohet, tretet: m’u
arratis gjumi. 3. arrakatem. • arratísj/e,-a f. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve. • arratísur (i, e) mb. 1. edhe si em., që
është arratisur nga një vend: i arratisur politik. 2. fig. i humbur a i tretur diku: me mendje të arratisur.
arratísës,-i m. sh. -(it) ai që arratiset, i arratisur.
arrç,-iI m. sh. -a(t) bot. shkurre me gjethe si të kumbullës, me lule të blerta në të verdhë, që bën kokrra të vogla e të
zeza dhe që përdoret për ngjyrosje e në mjekësi; pjerëz.
arrç,-iII m. anat. fikthi i fytit.
arrçóre,-t f. sh. bot. familje drurësh e shkurresh si arrçi etj.
arrést,-i m. sh. -e(t) paraburgim; ndalim: arrest shtëpie; në gjendje arresti.
arrest/ój kal., -óva -úar kap dikë që dyshohet për një faj dhe e mbaj nën rojë; vë në arrest, paraburgos; ndaloj. / pës.
arrestóhem. • arrestím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes; paraburgim; ndalim. • arrestúar (i, e) mb., edhe si em., që
është arrestuar.
árr/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bot. dru i lartë frutor, që bën kokrra me lëvozhgë të fortë, me shark të gjelbër e me thelb të ndarë
në katër pjesë; kokrrat e këtij druri: arrë gungë arrë e fortë; arrë bukje arrë me thelb të madh; mobilie (rimeso) arre;
vaj arre; llokum me arra. 2. gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta të disa bimëve: arrë hindi (bot.) dru i egër, i
ngjashëm me arrën, që bën bishtaja ngjyrëkafe. 3. kokërr pak a shumë sa një arrë: arra e fytit (anat.) fikthi i fytit; më ka
dalë një arrë në qafë.  arrë fyçkë keq. njeri kokëbosh e mendjelehtë; ia ha arrat (dikujt) është më i zoti se ai, ia
kalon; i peshon arrat pa i shkundur flet a vepron pa u menduar mirë, është i rrëmbyer; e shkund arrën në korrik
(manin* në prill).
árrës,-i m. sh. -(it) bot. barishte a gjysmëshkurre mesdhetare, me lule të merme në vile.
arrëthýes/e,-ja f. sh. -e(t) vegël si darë për të thyer arra.
árrëz,-aI f. anat. 1. rruaza e parë e qafës, ngjitur me kokën. 2. fikthi i fytit.* theu arrëzën theu qafën.
árrëz,-aII f. sh. -a(t) arrishtë.
árrëz,-aIII f. sh. -a(t) bot. barishte e fushave bregdetare, me gjethe si të tërfilit e të dendura.
arrí/j jokal., -ta, -tur 1. vij ose shkoj në vendin për ku isha nisur, mbërrij: arrita në shtëpi; arriti i pari (i fundit, vonë);
arriti treni. 2. vij deri në një kohë të caktuar; mbush një moshë; v. III vjen një kohë e caktuar, një ngjarje, një dukuri
etj.: arriti të tetëdhjetat; mos arrifsh! (mallk.) vdeksh i ri!; arriti pranvera; arritën të korrat; arriti radha ime. 3. edhe
kal., zë, prek ose kap dikë a diçka; e mbërrij: e arriti me dorë; e arrita në rrugë; sa të arrijë syri; / fig. barazohem me
dikë; përmbush një dëshirë, një detyrë etj., vij te një rezultat i caktuar: e arriti në mësime; as te thembra s’ia arrin është
aq larg, sa nuk mund të krahasohet me të; arritën suksese të mëdha. 4. edhe kal., vij deri në një cak, në një shkallë ose
në një masë: arriti shumën; arriti kulmin; më arriti uji deri në brez; arritën fiqtë u poqën; arriti deri atje sa…. ; / v. III
bised. mjafton, del: arrin e tepron; arrin sa për një fustan; s’arrijnë paratë. 5. edhe fig., mund të bëj diçka, ia dal
mbanë, mundem: ia arrij ta kryej vetë; aq i arrin mendja aq mendon; s’më arrin dora (çapi) nuk mundem. • arríhet
pavet. e arrij3. • arrítj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. ajo çfarë kemi arritur me punë e me përpjekje,
rezultat; sukses: arritje të mëdha (shkencore). 3. pika a vendi ku arrin dikush, mbërritje. • arrítur (i, e) mb. që është
bërë mirë, i qëlluar: vepër e arritur. • arrírë (i, e) mb. 1. i pjekur mirë: fiq të arrirë; / fig. bised. i pjekur nga mosha; me
përvojë: djalë i arrirë. 2. fig. i arritur: tregim i arrirë; / i ardhur: tokë e arrirë. • arrítur,-a (e) f. sh. –a(t) (të) arritje: të
arritura të rëndësishme.
arrísht/ë,-a f. sh. -a(t) pyll me arra.
arrítsh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të arrihet, i mundshëm: synim plotësisht i arritshëm.
arrivíst,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb., libr. ai që karakterizohet nga arrivizmi.
arrivíz/ëm,-mi m. libr. dëshira dhe synimi për të çarë përpara dhe për të bërë karrierë me çdo mjet e mënyrë.
arrnjét,-i m. sh. -e(t) arrishtë.

24
arrogánc/ë,-a f. sjellje e vrazhdë; qëndrim mospërfillës e fyes ndaj të tjerëve.
arrogánt,-e mb., edhe si em., që sillet me arrogancë; që shpreh arrogancë: nëpunës arrogant; qëndrim arrogant.
arróre(-t) f. sh. bot. familje drurësh e shkurresh si arra etj.
árrtë (i, e) mb. i bërë me dru arre: parket i arrtë.
as,-i m. sh. -e(t) 1. letër loje, e para në ngjyrën e vet, që ka në mes vetëm një shenjë; njëshi: asi spathi (kupë). 2. sh.
edhe -ë(t) fig. njeri me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar; i pari, njëshi: është as në futboll.  i doli asi (dikujt)
fitoi, i eci.
as lidh. lidh gjymtyrë homogjene ose fjali mohuese, zakonisht e përsëritur: as ujë, as bukë; as unë, as ti; as mirë, as
keq; as sot, as mot; as jep, as merr; as mish, as peshk (fig.); as në qiell, as në tokë (fig.); as të ngroh, as të ftoh (fig.). •
pj. përdoret kur ftojmë dikë për të folur, për të vepruar etj.: as ia merr një kënge; as më thua…; / përdoret për të
shprehur një qëndrim emocionues, për të përforcuar mohimin a mendimin në përgjithësi ose kur flasim për diçka që
nuk është arritur plotësisht: as edhe një; as (që) do t’ia dijë; as (që) e kishte ndër mend; as tri ditë punë; as dy hapa
larg.
as- fjalëform. pjesë e parë me kuptim mohues e disa përemrave të përngjitur dhe e disa ndajfoljeve të përngjitura (p.sh.
asgjë, askund, askush, aspak etj.).
asajáne ndajf. andej.
asamblé,-ja f. sh. -(të) organi më i lartë ligjvënës i një vendi, i përbërë nga përfaqësues të zgjedhur; mbledhja e
anëtarëve dhe e përfaqësuesve në një organizatë ndërkombëtare, në një akademi etj., që shqyrton çështje kryesore dhe
merr vendime të rëndësishme: asamble kushtetuese; Asambleja e Përgjithshme e OKB-së; asambleja e Akademisë së
Shkencave.
asambleíst,-i m. sh. -ë(t) anëtar i asamblesë.
asbést,-i m. min. mineral i përbërë prej fijesh të holla, që nuk digjet dhe nuk e përcjell rrymën elektrike: veçues asbesti.
asfált,-i m. 1. min. bitum. 2. përzierje bitumi me çakëll të imët, me të cilën shtrohen rrugët, sheshet etj.; pjesa e shtruar
me këtë përzierje: rrëshqiti mbi asfalt.
asfalt/ój kal., -óva, -úar shtroj me asfalt. / pës. asfaltóhet v. III. • asfaltím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes. •
asfaltúar (i, e) mb. i shtruar me asfalt: rrugë e asfaltuar.
asfáre ndajf. bised. aspak.
asfarëgjë pacak. bised. asgjë fare.
asfiksí,-a f. 1. mjek. gjendja kur vështirësohet shumë a ndalon krejt frymëmarrja nga mungesa e oksigjenit. 2. fig. libr.
vështirësi e madhe a ngecje në një veprimtari prodhuese.
asfiks/ój kal., -óva, -úar 1. mjek. i ndaloj frymëmarrjen, i zë frymën: qymyri të asfikson. 2. fig. libr. e vë në gjendje
asfiksie. • asfiksóhem vetv. e asfiksoj: u asfiksuan në minierë. / pës. asfiksóhem. • asfiksím,-i m. veprimi dhe gjendja
sipas foljeve: në gjendje asfiksimi. • asfiksúar (i, e) mb. që është asfiksuar: vdiq i asfiksuar.
asgjetíu ndajf. asgjëkund(i).
asgjë pacak. asnjë gjë, kurrgjë; kund. gjithçka: nuk di (nuk tha) asgjë. 2. diçka ose dikush pa ndonjë vlerë të madhe a pa
rëndësi: kjo s’është asgjë për ty; e shiti për asgjë e shiti fare lirë. • -, -ja f. libr. hiçi; asgjësi: e ngriti nga asgjëja.
asgjëkáfshë pacak. asnjë send, asgjësend(i).
asgjëkúnd(i) ndajf. në asnjë vend, askund: s’e gjen asgjëkund.  s’është asgjëkundi (dikush) nuk është fare në rregull;
s’përputhet fare me atë që duhet; ku ishe? asgjëkundi nuk ke arritur asnjë rezultat, s’ke sjellë asgjë me punën që ke
bërë.
asgjëmángut lidh. megjithatë, prapëseprapë; veçse.
asgjësénd(i) pacak. asnjë send, asgjëkafshë.
asgjësí,-a f. libr. të qenët asgjë, asgjëja, hiçi; zbrazëti e plotë.
asgjës/ój kal., -óva, -úar e shkatërroj krejt, e zhduk, e shfaros: asgjësoj parazitët e bimëve; asgjësoj dokumentet
sekrete. / pës. asgjësóhem. • asgjësím,-i m. veprimi sipas foljes: armë të asgjësimit në masë.
asgjësúes,-e mb. që asgjëson, shfarosës; vdekjeprurës.
asgjësh/ëm (i), -me (e) mb. libr. që nuk ka asnjë vlerë a rëndësi.
asimetrí,-a f. mungesë simetrie.
asimetrík,-e mb. që nuk është simetrik: gjethe asimetrike (bot.).
asimil/ój kal., -óva, -úar 1. përvetoj. 2. fig. e mësoj mirë diçka, e përvetësoj plotësisht: asimiloj mësimin. 3. kryes. v.
III e bën një popull a një komb të humbasë veçoritë, gjuhën e zakonet e veta e të marrë ato të një populli a të një kombi
tjetër; / gjuh. përngjashmon. / pës. asimilóhem. • asimilím,-i m. 1. veprimi sipas foljes. 2. gjuh. përngjashmim. •
asimilúar (i, e) mb. që është asimiluar: mësim i asimiluar.
asimilúes,-e mb., edhe si em. 1. përvetues. 2. që asimilon. 3. gjuh. përngjashmues.
asimilúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të asimilohet lehtë: ushqim i asimilueshëm.
asisój përem. bised. i atillë: asisoj njeriu.
asisój ndajf. bised. në atë mënyrë; ashtu: nuk ndreqet asisoj.
asisténc/ë,-a f. gjendja e një të papuni, i cili ndihmohet nga shteti; ndihma me para që i jepet atij: doli në asistencë;
merr asistencë; / ndihmë me para, me mjete pune, me drejtim shkencor etj., që i jepet një vendi a një institucioni:
asistencë teknike.
asist/ój jokal., -óva, -úar libr. 1. jam i pranishëm: asistoj në mbledhje. 2. kal. ndihmoj me para, me mjete pune, me
drejtim shkencor etj. një vend a një institucion. / pës. asistóhem. • asistím,-i m. veprimi sipas foljes.

25
asistént,-i m. sh. -ë(t) ndihmës i një mjeku, i një inxhinieri etj. në punën e tij; titull për pedagogë fillestarë: asistent i
regjisorit. • fem. -e, -ja, sh. -e(t).
askét,-i m. sh. -ë(t) njeri që, për shkak të besimit fetar, bën një jetë të vetmuar, të ashpër e të rëndë; / fig. njeri që heq
dorë nga gëzimet e jetës dhe e mundon veten.
asketík,-e mb. që lidhet me asketin a me asketizmin, i asketit: jetë asketike; fytyrë asketike.
asketíz/ëm,-mi m. doktrinë që predikon të hequrit dorë nga gëzimet e jetës për të arritur përsosurinë morale; të jetuarit
si asket.
askúnd(i) ndajf. në asnjë vend, asgjëkund(i).
askúrrë ndajf. asnjëherë tjetër, kurrë: o sot, o askurrë.
askurrfárë pacak. asnjë lloj, kurrfarë: askurrfarë gjurme.
askurrgjë pacak. asgjë, kurrgjë.
askurrkáh ndajf. krahin. asgjëkund(i).
askurrkúnd ndajf. asgjëkund(i), kurrkund.
askurrkúsh pacak. askush, kurrkush: askurrkush nuk e di.
askúsh pacak. asnjë njeri: mos ia thuaj askujt. • -, -i m. bised. njeri pa asnjë vlerë; një hiç.
asllán,-i m. sh. –ë(t) zool. vjet. luan.
asndonjë pacak. asnjë prej tyre: asndonjë lajm.
asndonjëhérë ndajf. asnjëherë, askurrë.
asndonjër/i,-a pacak. asnjëri.
asnjánës,-e mb. 1. edhe si em., që nuk mban anën as të njërit, as të tjetrit; që s’ka lidhje me asnjë palë, që nuk i përket
asnjë pale: shtet asnjanës; qëndrim asnjanës; zonë asnjanëse. 2. edhe si em. m., gjuh. që nuk është as mashkullor, as
femëror: gjini asnjanëse. 3. edhe si em. m., fiz. që nuk ka ngarkesë as pozitive, as negative: përcjellës asnjanës. 4. kim.
që nuk jep as reaksion acid, as reaksion bazik: kripë asnjanëse.
asnjanësí,-a f. libr. të qenët asnjanës; gjendje asnjanëse: politikë e asnjanësisë.
asnjanësísht ndajf. libr. në mënyrë asnjanëse, pa mbajtur anë: e zgjidhi asnjanësisht.
asnjanës/ój kal., -óva, -úar libr. e bëj të jetë asnjanës: asnjanëson tretësirën (kim.). • asnjanësóhem vetv. libr. bëhem
asnjanës. / pës. asnjanësóhem. • asnjanësím,-i m. veprimi sipas foljeve.
asnjánsh/ëm (i), -me (e) mb. asnjanës; i paanshëm.
asnjanshmërí,-a f. libr. asnjanësi; paanshmëri.
asnjerí pacak. askush: s’ka ardhur asnjeri.
asnjë pacak. as edhe një njeri, një send etj.: asnjë fjalë; asnjë për be; në asnjë mënyrë; pa asnjë dyshim; asnjë qime
(thërrime) aspak.
asnjëfárë pacak. asnjë të vetëm: pa asnjëfarë kujdesi.
asnjëfarëllój pacak. asnjëfarë.
asnjëhérë ndajf. kurrë, as ndonjëherë; në asnjë rast.
asnjër/i,-a pacak. asnjë nga të dy a nga disa: asnjëri nga ju.
asoci/ój kal., -óva, -úar spec. e lidh me dikë; e fut a e përshij diku. • asocióhem vetv. e asocioj. / pës. asocióhet v. III. •
asociím,-i m. veprimi sipas foljeve: asociimi me Bashkimin Evropian.
asociación,-i m. sh. -e(t) spec. shoqërim: asociacion idesh.
asociúes,-e mb. spec. që lidhet me asociimin; që synon asociimin: proces asociues.
asodóre përem. i atillë.
asohére ndajf. atëherë.
asohérsh/ëm (i), -me (e) mb. i atëhershëm.
asokóhe ndajf. atëherë.
asokóhsh/ëm (i), -me (e) mb. i atëhershëm.
asonánc/ë,-a f. sh. -a(t) let. rimë jo e plotë.
asortimént,-i m. sh. -e(t) lloj i një prodhimi a i një malli sipas formës, sipas cilësisë, sipas përdorimit etj.; llojshmëri.
aspák ndajf. në asnjë masë a shkallë, fare: nuk lidhet aspak me ty; / kurrsesi, në asnjë mënyrë: s’ta lejoj aspak.
aspáktë (i, e) mb. që mungon krejt; që nuk njihet fare; që nuk vlen fare.
aspékt,-i m. sh. -e(t) 1. pamje e pjesshme, e paraqitur në fotografi, në film etj. 2. fig. anë, pikëpamje, vështrim: në
aspektin ekonomik. 3. gjuh. kategori gramatikore në disa gjuhë, që tregon mënyrën si rrjedh veprimi: aspekti i kryer (i
pakryer).
ásp/ër,-ra f. sh. -ra(t) vjet. monedhë e argjendtë me vlerë të vogël, që përdorej në Shqipëri para shpalljes së Pavarësisë:
u shit për tridhjetë aspra (përb.) tradhëtoi për një përfitim fare të vogël.
aspiránt,-i m. sh. -ë(t) 1. usht. grada ndërmjet oficerit e nënoficerit. 2. ai që përgatitet për punë mësimore e shkencore
pasi ka kryer studimet e larta.
aspirantúr/ë,-a f. periudha e përgatitjes së aspirantit.
aspirát/ë,-a f. sh. -a(t) libr. dëshirë e madhe e shpresë për t’ia arritur një qëllimi të lartë: aspirata kombëtare; aspirata
për demokraci.
aspirín/ë,-a f. sh. -a(t) farm. lëndë kimike e bardhë e kristalore, që merret si hape kundër dhembjeve të kokës etj.
aspir/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar libr. kam dëshirë të madhe e shpresa t’ia arrij një qëllimi të lartë. • aspirím,-i m.
veprimi sipas foljes: aspirim për liri.

26
asqér,-i m. sh. -ë(t) vjet. ushtar.
assesí ndajf. kurrsesi.
astár,-i m. sh. -e(t) pëlhurë a diçka tjetër, që përdoret për të veshur nga brenda rrobat e trasha, këpucët etj.: astar
mëndafshi.
asteroíd,-i m. sh. -ë(t) astr. secili nga planetet shumë të vogla, që gjenden midis marsit e Jupiterit.
astmatík,-e mb., edhe si em., mjek. që vuan nga astma.
ástm/ë,-a f. mjek. zënia e frymës a vështirësimi i frymëmarrjes për shkak të alergjisë, të çrregullimeve në bronke, në
zemër etj.
astragáç,-i m. sh. -ë(t) krahin. palare, qer.
astrít,-i m. sh. -ë(t) 1. zool. gjarpër i madh e i shpejtë, me ngjyrë të verdhë e me pika. 2. fig. njeri shumë i shkathët e
sypatrembur.
astro- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “i trupave qiellorë, i yjeve” (p.sh. astrobiologji,
astrobotanikë, astrodinamikë etj.).
astrológ,-u m. sh. -ë(t) ai që merret me astrologji.
astrologjí,-a f. dituri që përpiqet të parashikojë ngjarjet e fatin e njerëzve sipas vendosjes së trupave qiellorë.
astronáut,-i m. sh.-ë(t) specialist në astronautikë; kozmonaut.
astronautík/ë,-a f. shkenca për fluturimet në hapësirën kozmike.
astronóm,-i m. sh. -ë(t) specialist në astronomi.
astronomí,-a f. shkenca për trupat qiellorë. • -k, -ke mb. 1. që lidhet me astronominë, i astronomisë: observator
astronomik; orë astronomike. 2. fig. libr. shumë i madh; shumë i lartë: shifër astronomike; çmime astronomike.
ásh/e,-ja f. sh. -e(t) bot. shkurre e viseve malore, me gjethe me gjemba e gjithnjë të blerta dhe me lule të bardha.
ashensór,-i m. sh. -ë(t) kabinë e mekanizuar për të ngjitur njerëz e sende në pallate shumëkatëshe, në miniera etj.
ashensoríst,-i m. sh. -ë(t) ai që shërben në ashensor. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
ásh/ër,-raI f. sh. -ra(t) copë druri e çarë për zjarr; copë druri e çarë si dërrasëz për të mbuluar çatinë. janë bërë ashër
janë përçarë nga grindjet.
ásh/ër,-raII f. sh. -ra(t) bot. gështenjë e egër.
ásh/ër,-ri m. sh. –ër(-rit) 1. kërce në pjesën e prapme të thundrës së kalit. 2. veter. çala e kuajve.
ashërím/ë,-a f. sh. -a(t) thurimë me ashra.
ashër/ój kal., -óva, -úar 1. çaj një dru, e bëj ashra. 2. mbuloj a rrethoj me ashra. / pës. ashëróhet v. III. • ashërím,-i m.
veprimi sipas foljes.
ashík,-uI m. sh. -ë(t) 1. eshtër e vogël në gjurin e përparmë të bagëtive të imëta; testembel. 2. krahin. çelësi i veglave
muzikore me tel.
ashík,-uII m. sh. -ë(t) vjet. dashnor.
ashikërí,-a f. vjet. të qenët ashik; dashuri sa për të kaluar kohën.
ashiqáre ndajf. thjeshtligj. haptas; sheshit: duket ashiqare; doli ashiqare.
ashk,-u m. 1. gjendje e ngrohtë e tokës kur është gati për t’u mbjellë; ngrohtësia e tokës së lëruar: ka ardhur toka në
ashk. 2. fig. dëshirë e zjarrtë, afsh; valë, zjarr: me ashkun e zemrës; në ashkun e punës.
áshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. ashkël. 2. krahin. qepallë: ashku i syrit.  s’merr ashkë (dikush) s’lëshon ashkël; s’i veton
ashka e syrit nuk ka frikë fare.
áshk/ël,-la f. sh. -la(t) copëz e hollë që shkëputet kur çajmë dru, kur gdhendim metal etj.: ashkël pishe (çeliku).
 s’lëshon ashkël (dikush) nuk merr vesh, nuk gdhendet; e ka ashklën në thua e ka litarin në fyt.
ashkël/ój kal., -óva, -úar e bëj ashkla, e copëtoj: ashkëloj një cung. / pës. ashkëlóhet v. III. • ashkëlím,-i m. veprimi
sipas foljes.
ashkth,-i m. mjek. sëmundje e fëmijëve, që u shfaqet me një kokërrz në qiellzë.
áshpër (i, e) mb. 1. që e ka sipërfaqen me kokrriza a me të dala të vogla dhe të gërvisht, jo i lëmuar; i fortë në të prekur,
i kreshtë; kund. i butë: pëlhurë e ashpër, lëkurë e ashpër; lesh i ashpër; / jo i imët, i trashë; miell i ashpër. 2. me male
të larta e me shkëmbinj të thepisur, shumë i thyer; kund. i butë: vend i ashpër. 3. me të ftohtë të madh, me ngrica e me
stuhi bore; kund. i butë: dimër i ashpër; klimë e ashpër. 4. që të djeg grykën, i fortë e jo i këndshëm; kund. i butë: :
duhan i ashpër; raki e ashpër. 5. fig. i vrazhdë, i rreptë, i egër; kund. i butë: mësues i ashpër; me zë të ashpër; / shumë i
rreptë, i përgjakshëm; i pamëshirshëm: luftë (përleshje) e ashpër; qortim i ashpë. • -, -(it) (të) as. të qenët i ashpër,
ashpërsi: i foli me të ashpër. • áshpër ndajf. 1. jo imët, trashë; kund. butë: bluan ashpër. 2. fig. me rreptësi e pa mëshirë,
rreptë; vrazhdë; kund. butë: e qortoi (e dënoi) ashpër.
ashpërák,-e mb., edhe si em., që e ka qimen a leshin të ashpër: dele ashpërake.
ashpërán,-e mb., edhe si em., i ashpër, i rreptë; i egër: burrë ashpëran.
ashpërí,-a f. 1. ashpërsi. 2. acar.
ashpërín/ë,-a f. sh. -a(t) tokë e ashpër; tokë e thatë.
ashpërísht ndajf. ashpërsisht.
ashpër/ój kal., -óva, -úar e bëj më të ashpër: më ashpëroi duart; e ka ashpëruar jeta. • ashpëróhem vetv. e ashpëroj. /
pës. ashpëróhem. • ashpërím,-i m. 1. veprimi sipas foljeve. 2. ashpërsi: iu përgjegj me ashpërim. • ashpërúar (i, e)
mb. që është ashpëruar: me duar të ashpëruara; me zë të ashpëruar.
ashpërsí,-a f. 1. të qenët i ashpër: ashpërsia e klimës; luftuan me ashpërsi. 2. qëndrim i ashpër, vrazhdësi; kund. butësi:
sillet me ashpërsi.

27
ashpërsísht ndajf. me ashpërsi; me rreptësi: e ndëshkoi ashpërsisht.
ashpërs/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj më të ashpër; e acaroj, e rëndoj. 2. ashpëroj. • ashpërsóhem vetv. e ashpërsoj: u
ashpërsuan marrëdhëniet; u ashpërsua moti. / pës. ashpërsóhem. • ashpërsím,-i m. veprimi sipas foljeve. •
ashpërsúar (i, e) mb. që është ashpërsuar.
ashpëtír/ë,-a f. sh. -a(t) bot. lloj dushku me gjethe të ashpra.
asht,-iI m. sh. éshtra(t) kockë, eshtër: ashti i këmbës; i vajti deri në asht.  s’i është pjekur ashti është ende në moshë
të njomë.
asht,-iII m. sh. -a(t) bot. barishte me gjethe të vogla vezake dhe me lule ngjyrëvjollcë.
ashtër/óhet vetv. v. III, -úa (u), -úar eshtërohet. • ashtërím,-i m. sh. -e(t) eshtërim. • ashtërúar (i, e) mb. i eshtëruar.
ashtú ndajf. 1. në atë mënyrë; si duhet, si e presim; njësoj; në atë gjendje, si është: ashtu flet; nuk është ashtu; ashtu
qoftë!; ashtu, të lumtë!; si ju lashë, ashtu ju gjeta. 2. as mirë, as keq; çka, disi: - Si je? - Ashtu. 3. përdoret kur shprehim
habi, ironi a kundërshtim: ashtu, ë? 4. si pj. bised. afërsisht, pothuajse: ashtu nga mbrëmja.
ashtú-ashtú ndajf. as mirë, as keq; njëfarësoj; njësoj, aty-aty: ashtu-ashtu janë.
ashtú-kështú ndajf. ashtu-ashtu.
ashtuqúajtur (i, e) mb. që është quajtur ashtu: i ashtuquajturi Anonimi i Elbasanit; / keq. që nuk është i tillë siç quhet:
i ashtuquajtur “çlirimtar”.
ashúr/e,-ja f. sh. –e(t) 1. ëmbëlsirë me grurë të zier e me sheqer, me arra të shtypura, me kanellë etj.: një tas ashure. 2.
fet. një nga festat e bektashinjve, gjatë së cilës nxirret ashure.  e bëri ashure (çorbë*).
at,-i m. sh. -llárë(t) kalë shale: zihen atllarët, shkelmat i hanë gomarët (fj. u.).
atá (dhan. atyre, tr. e shkurt. u; kallz. ata, pas parafj. ta, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor.
tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore jo të pranishme ose të përmendura më parë: erdhën ata;
ata s’duan; disa prej tyre; rri ca me ta. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore larg folësit
ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këta: ata fëmijë; ata plepa; atyre që mungojnë; / tregon
frymorë a sende në përgjithësi, kushdo; / bised. përdoret para një emri mashkullor shumës për të përforcuar vlerësimin,
mospërfilljen etj.: po ata kuaj; po ata aktorë; gjithë ata njerëz! • bised. 1. vetor. tregon një send të gjinisë asnjanëse jo
të pranishëm në çastin kur flasim. 2. dëft. tregon një send të gjinisë asnjanëse që ndodhet më larg folësit se një send
tjetër (kur krahasohen); kund. këta: ata gjalpë; ata ujë.  ç’qe ata? si ndodhi, si qe puna?
atashé,-u m. sh. -(të) dipl. nëpunës që drejton një fushë veprimtarie në një përfaqësi diplomatike: atashe tregtar
(ushtarak).
atash/ój kal., -óva, -úar libr. caktoj dikë të punojë pranë një organi, një institucioni a një njeriu; vë një sipërmarrje a
një institucion në varësi të një tjetri më të madh. • atashóhem vetv. hyj në një sipërmarrje a institucion, i bashkohem
dhe nis të punoj atje. / pës. atashóhem. • atashím,-i m. veprimi sipas foljeve. • atashúar (i, e) mb. që është atashuar.
atavík,-e mb. libr. që lidhet me atavizmin; që shfaqet si atavizëm: mendësi atavike.
atavíz/ëm,-mi m. 1. biol. rishfaqje e disa tipareve a e vetive të paraardhësve të largët te njerëzit, te kafshët ose te bimët.
2. fig. libr. mbeturinë e trashëguar nga e kaluara, gjurmë e së vjetrës.
atdhé,-u m. vendi ku kemi lindur e ku kanë jetuar të parët tanë; vendbanimi i përhershëm i një populli: dashuria
(malli) për atdheun; mbrojtja e atdheut; / vendi ku lind e zhvillohet diçka për herë të parë: atdheu i patates (i futbollit).
atdhedáshës,-e mb., edhe si em., që e do atdheun; atdhetar: ndjenja atdhedashëse.
atdhedáshj/e,-a f. atdhedashuri.
atdhedashurí,-a f. dashuria për atdheun; atdhetari, atdhedashje.
atdhemohúes,-e mb., edhe si em., që mohon atdheun e vet.
atdhesí,-a f. atdhedashuri; të qenët atdhetar: atdhesia e poetit.
atdhesór,-e mb. që lidhet me atdheun, i atdheut; për atdheun: mall atdhesor.
atdhetár,-i m. sh. -ë(t) ai që e do atdheun dhe përpiqet për të mirën e tij, patriot. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që
lidhet me atdhetarin; që ka dashuri për atdheun ose që frymëzohet nga dashuria për të, atdhedashës; patriotik: frymë
(këngë) atdhetare.
atdhetarí,-a f. dashuria për atdheun dhe ndjenja e detyrës për të punuar e për të luftuar për të; të qenët atdhetar,
atdhetarizëm,atdhedashje; patriotizëm: shembull atdhetarie.
atdhetarísht ndajf. me dashuri për atdheun, si atdhetar: punoi atdhetarisht.
atdhetariz/ëm,-mi m. atdhetari.
ateíst,-e mb., edhe si em., që ndjek ateizmin; jofetar, afetar: pikëpamje ateiste.
ateíz/ëm,-mi m. mohimi i qenies së çfarëdo perëndie; mosnjohje e çdo besimi fetar.
atelié,-ja f. sh. -(të) dhomë e posaçme, ku punon piktori, skulptori, fotografi etj.; studio.
atentát,-i m. sh. -e(t) përpjekje për të vrarë një njeri që cilësohet si armik; / fig. përpjekje për të goditur e për të
dëmtuar diçka: atentat kundër demokracisë.
atentatór,-i m. sh. -ë(t) ai që bën një atentat.
atest/ój kal., -óva, -úar zyrt. njoh zyrtarisht një gradë a një titull për dikë sipas veprimtarisë; përcaktoj shkallën e
aftësive profesionale dhe të përgatitjes arsimore e kulturore të dikujt. / pës. atestóhem. • atestím,-i m. veprimi sipas
foljes. • atestúar (,i e) mb. që është dhënë me atestim: titull shkencor e atestuar.
át/ë,-i m. sh. étër(it) 1. baba: atë e bir; im atë; gjallë i ati (i ati në vend) i ngjan krejt babait; atë pas ati brez pas brezi; /
sh. të parët, baballarët: etërit tanë; etër e bij. 2. fet. titull që u jepet priftërinjve e murgjve; personi i parë i trinisë së
shenjtë; / sh. apostujt e kishës së krishterë.

28
atëbótë ndajf. atëherë.
atëçástsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. i atij çasti. 2. i menjëhershëm.
atëdítsh/ëm (i), -me (e) mb. i asaj dite: takimi i atëditshëm.
atëgjýsh,-i m. sh. -ër(-rit) gjyshi nga ana e babait. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
atëhérë ndajf. në atë kohë kur ndodh diçka, në atë çast ose në atë rast: që atëherë s’e kam parë më; kur të vish, atëherë
do të flasim. • pj. si rrjedhim, pra: atëherë, po fillojmë; atëherë, ik!; e ç’farë, atëherë?
atëhérsh/ëm (i), -me (e) mb. që ka qenë atëherë, i asaj kohe: jeta (kushtet) e atëhershme.
atëkóhë ndajf. atëherë.
atëkóhsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. i atëhershëm. 2. i njëkohshëm me diçka tjetër.
atëlósh,-i m. babagjysh.
atërísht ndajf. në mënyrë atërore, si baba: e përkëdheli atërisht.
atërór,-e mb. që lidhet me atin, i babait; si prej babai: shtëpi atërore; kujdes atëror.
atësí,-a f. të qenët baba i një fëmije; gjendja a ndjenja e burrit si baba; emri i babait në dokumente: njohja e atësisë.
atës/óhem vetv., -óva (u), -úar bëhem baba; / bëhem me baba duke u birësuar. • atësím,-i m. veprimi sipas foljes. •
atësúar (i, e) mb. që është bërë me baba duke u birësuar.
atëvrásës,-i m. sh. -(it), edhe si mb., libr. ai që ka vrarë babain e vet. • fem. -e, -ja, sh. -e(t).
atëvrásj/e,-a f. libr. vrasja e babait nga fëmija i vet.
atíllë (i, e) përem. i të njëjtit lloj me një tjetër larg nesh, i ngjashëm nga vetitë me të, si ai; që është në një shkallë të
lartë cilësie ose në gjendjen që përcaktohet në fjalinë e varur; kund. i këtillë: një mendim i atillë; diçka e atillë pak a
shumë po ajo gjë; në rrethana të atilla; ka çaste të atilla, sa vlejnë me një jetë; i atillë e i këtillë përdoret kur
zëvendësojmë fjalët, zakonisht sharëse, që janë thënë për dikë.
atintán,-i m. kryes. sh. -ë(t) hist. pjesëtar i njërit nga fiset kryesore ilire, që banonte midis Vjosës dhe Osumit; • -, -e
mb. që lidhet me atintanët, i atintanëve: fisi atintan.
atjé ndajf. 1. në një vend larg nesh; në po atë vend ku ndodh edhe diçka tjetër; kund. këtu: ai atje; atje në majë të
malit; ulu atje në fund; qeni leh atje ku ha (fj. u.). 2. në atë gjë, në atë çështje: atje më rri mendja.
atjésh/ëm (i), -me (e) mb. që është atje; kund. i këtushëm: banorët e atjeshëm.
atkín/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pelë shale. 2. fig. vajzë a grua e re, e fuqishme dhe e shkathët.
atlás,-i m. sh. -e(t) përmbledhje hartash gjeografike ose hartash, pasqyrash, skicash etj. me të dhëna shkencore sipas
vendeve ku gjenden: atlas gjeografik (botanik, dialektologjik).
atlét,-i m. sh. -ë(t) sportist që merret me atletikë. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -e(t) f. sh. bised. këpucë të lehta sportive.
atletík/ë,-a f. sport. pjesë e gjimnastikës, e cila përfshin ushtrime që kërkojnë shkathtësi, shpejtësi e forcë. • -, -e mb. që
lidhet me atletikën a me atletin, i atletikës a i atletit: gara atletike.
atllás,-i m. sh. -e(t) tekst. pëlhurë mëndafshi artificial, e lëmuar dhe me shkëlqim: perde atllasi.
atllástë (i, e) mb. që është bërë me atllas: jorgan i atllastë.
atmé,-ja f. poet. atdhe.
atmosfér/ë,-a f. 1. ajri rreth Tokës ose rreth disa trupave të tjerë qiellorë; / ajri që thithim diku: ndotja e atmosferës. 2.
fig. kushtet a rrethanat e jetesës ose të një veprimtarie, mjedis: atmosferë miqësore; atmosferë pune (feste). 3. edhe sh.
-ë(t), fiz., tek. njësi matëse e trysnisë së gazeve dhe të lëngjeve, e barabartë me trysninë e një kilogrami në një
centimetër katror.
atmosferík,-e mb. që lidhet me atmosferën, i atmosferës: shtypje (trysni) atmosferike; kushtet atmosferike.
ató (dhan. ayre, tr. e shkurt. u; kallz. ato, pas parafj. to, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor.
tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë famërore jo të pranishme ose të përmendura më parë: le të vijnë edhe
ato; me to mbaron punë; e kam prej tyre; ato të grave (euf.) të përmuajshmet e grave. 2. dëft. tregon shumë frymorë a
shumë sende të gjinisë femërore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këto: ato
gra; ato pjata; / tregon në përgjithësi mendime, çështje a rrethana që janë përmendur: ato që dinte, i tha.
atóm,-i m. sh. -e(t) grimca më e imët e çdo elementi kimik, që përbëhet nga bërthama dhe nga elektronet: atom
oksigjeni (hidrogjeni); zbërthimi i atomit.
atomík,-e mb. që lidhet me atomin, me energjinë e çliruar nga zbërthimi i tij ose me shfrytëzimin e kësaj energjie, i
atomit: pesha atomike; reaktor (central) atomik; armë (bombë) atomike.
atribút,-i m. sh.-e(t) 1. libr. veti thelbësore, e domosdoshme dhe e përhershme e një sendi a e një dukurie: atribut i
materies. 2. kryes. sh. zyrt. e drejta e cilësia për të kryer një detyrë shtetërore: me atributet e një qeverie të
përkohshme.
atrofí,-a f. sh. -(të) biol., mjek. dobësim e rrëgjim i organeve a i indeve të veçanta të organizmit: atrofi e dorës.
atrofiz/ój kal., -óva, -úar 1. v. III biol., mjek. e dobëson dhe e rrëgjon. 2. fig. libr. e dobësoj një veprimtari, e mpij. •
atrofizóhet vetv. v. III e atrofizoj. / pës. atrofizóhet v. III. • atrofizím,-i m. veprimi sipas foljeve: atrofizimi i kockës;
atrofizimi i kritikës (fig.). • atrofizúar (i, e) mb. që është atrofizuar: këmbë të atrofizuara.
atý ndajf. 1. në një vend larg meje, por afër bashkëbiseduesit ose pranë një vendi tjetër të njohur; atje; kund. këtu: po
vij aty; aty te ju; aty ku ishim dje; aty hante, aty flinte. 2. afërsisht në atë kohë; atëherë: aty nga dreka (nga shtatori);
aty shpejti (bised.) para pak kohësh; aty lashti (bised.) shumë kohë më parë; aty afër afërsisht; aty qante, aty qeshte.
 aty për aty menjëherë, në çast.
atý-atý ndajf. bised. 1. aty për aty, në çast. 2. afërsisht njësoj: aty-aty janë të dy.

29
atý-këtú ndajf. vende-vende, jo kudo: aty-këtu ka edhe gabime shtypi; / herë pas here, më të rrallë: aty-këtu
shkëmbenin ndonjë fjalë.
atypári ndajf. 1. diku aty afër; kund. këtupari. 2. rreth asaj kohe; qëpari: në mars o atypari.
atypëratýsh/ëm (i), -me (e) mb. që ndodh aty për aty; i menjëhershëm, i çastit: përgjigje e atypëratyshme.
atýsh/ëm (i), -me (e) mb. që ndodhet aty; kund. i këtushëm: ngjarjet e atyshme.
ath kal., -a, -ur mpij; athëtoj: të ath gjuhën. • áthem vetv. mpihem; athëtohem: m’u athën gishtat. / pës. áthet v. III. •
áthj/e,-a f. mpirje; athëtim. • áthur (i, e) mb. i mpirë; i athëtuar: me duar të athura.
áthët (i, e) mb. 1. që është pak i thartë e të mbledh gojën: shije e athët; verë e athët. 2. që të shpon a të djeg hundët: erë
e athët. 3. që është me të ftohtë të hidhur, që të than: dimër i athët. 4. fig. i ashpër e i pakëndshëm: fjalë të athëta; /
zemërak e i ashpër: njeri i athët.• áthët,-it (të) as. 1. shija e athët. 2. të ftohtë i hidhur. • áthët ndajf. në mënyrë të athët,
thartë, hidhur: i foli athët; i erdhi athët.
athëtí,-a f. athtësi.
athëtím/ë,-a f. thëllim, acar; fraq.
athëtír/ë,-a f. sh. -a(t) diçka e athët; athtësi.
athët/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj të athët: e athëtoi gjellën. 2. v. III më tharton e më mbledh gojën: më athëtuan
kumbullat. • athëtóhem 1. vetv. e athëtoj. 2. mpihem nga të ftohtit. 3. fig. më vjen hidhur a thartë (nga fjalët e dikujt). /
pës. athëtóhem. • athëtím,-i m. 1. veprimi sipas foljeve. 2. athtësi. 3. athëtimë.
athëtór,-e mb. i athët: mollë athëtore.
áthjez,-a f. sh. -a(t) [áthj/e,-a f. sh. -e(t)] bot. barishte e ulët dhe e degëzuar, me lule të verdha a të kaltra dhe me
gjemba të helmët; ferrënuse, kalmuth.
athtësí,-a f. të qenët i athët; shije e athët.
athtës/ój kal., -óva, -úar athëtoj. • athtësóhem vetv. athëtohem. / pës. athtësóhem. • athtësím,-i m. athëtim.
audiénc/ë,-a f. sh. -a(t) zyrt. pritje zyrtare e dikujt për bisedime nga një përfaqësues i lartë i shtetit.
auditór,-i m. sh. -ë(t) sallë ku mbahen leksione, referate etj.(zakonisht në një shkollë të lartë); / përmb. tërësia e
dëgjuesve në këtë sallë: foli para një auditori të madh.
aureól/ë,-a f. sh. -a(t) 1. brerore: aureola e hënës. 2. fig. shkëlqimi i madhështisë, i lavdisë ose i nderimit, që rrethon
dikë a diçka: aureola e fitores.
aurór/ë,-a f. sh. -a(t) libr. agu i mëngjesit; agim: aurora polare (boreale) agimi polar (i veriut).
australián,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Australisë ose me prejardhje nga Australia. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që
lidhet me australianët a me Australinë, i australianëve a i Australisë: kontinenti australian; struci australian.
austriák,-u m. sh. -ë(t) banor vendës i Austrisë ose me prejardhje nga Austria. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që
lidhet me austriakët a me Austrinë, i austriakëve a i Austrisë.
autarkí,-a f. ek. politikë e synim i një shteti për të krijuar një ekonomi kombëtare të mbyllur. • -k, -ke mb. që ka
karakter autarkie; që synon autarkinë: politikë (ekonomi) autarkike.
autentík, -e mb. i sigurt, i vërtetë; origjinal: burim (dokument) autentik; / drejt. që përputhet plotësisht me origjinalin:
kopje autentike (e një shkrese).
auto-I fjalëform. libr. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “që lidhet me automobilat a me automjetet, i
automobilave a i automjeteve” (p.sh. autokinema, autokolonë, autotransport, autovinç etj.).
auto-II fjalëform. libr. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “vetëlëvizës, automatik” (p.sh. automjet, autopilot
etj.).
auto-III fjalëform. libr. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “i vet, i vetes; vetë” (p.sh. autobiografi, autogol,
autoportret etj.).
autoambulánc/ë,-a f. sh. -a(t) automjet i pajisur për ndihmë të shpejtë mjekësore dhe për të mbartur të sëmurët.
autobiografí,-a f. sh. -(të) jetëshkrimi i një njeriu, i hartuar nga ai vetë. • -k, -ke mb. që lidhet me autobiografinë, i
autobiografisë: shënime autobiografike; ditar autobiografik.
autoblínd/ë,-a f. sh. -a(t) usht. automjet luftarak i blinduar dhe i armatosur.
autobót,-i m. sh. -e(t) automjet i pajisur me një fuçi të madhe për të mbartur ujë, naftë e lëngje të tjera.
autobús,-i m. sh. -ë(t) automjet i mbuluar dhe me shumë vende për udhëtarë: stacion autobusi.
autocistérn/ë,-a f. sh. -a(t) autobot.
autodidákt,-e mb., edhe si em., që mëson e arsimohet vetë, pa ndjekur shkollë të rregullt.
autogól,-i m. sh. -a(t) 1. sport. gol që bën një lojtar në portën e skuadrës së vet. 2. fig. e dhënë a pohim i dikujt, që
është në dëm të atij vetë: bëri autogol.
autográf,-i m. sh. -e(t) nënshkrim i një njeriu, që ia jep dikujt në veprën e vet, në një fotografi etj.
autoinspektorát,-i m. sh. -e(t) organ shtetëror që kontrollon zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe gjendjen e
automjeteve.
autokinemá,-ja f. sh. -(të) automjet i pajisur me aparat për të shfaqur filma.
autokláv/ë,-a f. sh. -a(t) tek. enë krejt e mbyllur për sterilizimin e veglave mjekësore etj. me avull të nxehtë.
autokolón/ë,-a f. sh. -a(t) kolonë automjetesh.
autokombájn/ë,-a f. sh. -a(t) kombajnë vetëlëvizëse.
autokrací,-a f. libr. sistem qeverisjeje e një sundimtari absolut; absolutizëm.
autokrát,-i m. sh. -ë(t) libr. sundimtar absolut. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
autokratík,-e mb. libr. që lidhet me autokracinë, i autokracisë; që mbështetet në autokraci: pushtet autokratik.

30
autokritík/ë,-a f. vetëkritikë: bëj autokritikë. • -, -e mb. vetëkritik: qëndrim autokritik.
autoktón,-e mb., edhe si em., libr. vendës, anas, rrënjës: popullsi autoktone; bimë autoktone.
autoktoní,-a f. libr. të qenët autokton: autoktonia e shqiptarëve.
automát,-i m. sh. -ë(t) 1. tek. makinë ose aparat që punon vetë, pa njeri. 2. fig. ai që vepron në mënyrë automatike, pa u
menduar ose pa vetëdije.
automatík,-e mb. 1. tek. që punon vetë, pa njeri, si automat. 2. fig. që bëhet pa u menduar ose pa vetëdije, i
vetvetishëm: veprim automatik. 3. usht. që mund t’i qitë predhat pa ndërprerje: armë (pushkë) automatike. • -, -u m. sh.
-ë(t) pushkë automatike.
automatíkës, -i m. sh. -(it) usht. luftëtar me automatik.
automatikísht ndajf. 1. tek. në mënyrë automatike. 2. fig. pa u menduar ose pa vetëdije, si automat: përsërit
automatikisht. 3. vetvetiu, pa ndonjë veprim plotësues: kalon automatikisht një klasë më lart.
automatíz/ëm,-mi m. libr. veprim a lëvizje automatike; / fig. keq. veprim a punë pa menduar ose pa vetëdije.
automatiz/ój kal., -óva, -úar tek. pajis me makina e aparate automatike. • automatizóhet vetv. v. III përvetësohet aq
thellë, sa kryhet automatikisht. • pës. automatizóhet v. III. • automatizím,-i m. veprimi sipas foljeve.
automjét,-i m. sh. -e(t) mjet me motor për mbartje udhëtarësh e mallrash në rrugë tokësore; automobil, makinë:
qarkullimi (kontrolli) i automjeteve.
automobíl,-i m. sh. -a(t) automjet si kamioni, autobusi, vetura etj.: udhëtoj me automobil.
automobilíst,-i m. sh. -ë(t) sport. pjesëmarrës në gara me automobila.
automobilistík,-e mb. që lidhet me automobilat, i automobilave; që bëhet me automobila: rrugë automobilistike;
transport automobilistik.
automobilíz/ëm,-mi m. sport. garë me automobila.
autonóm,-e mb. që ka autonomi; i pavarur: republikë (krahinë) autonome.
autonomí,-a f. 1. e drejta e një vendi a e një krahine për t’u vetëqeverisur, brenda sistemit të administrimit të një shteti
më të madh; vetëqeverisje: autonomi vendore. 2. libr. mundësia për të punuar a për të vepruar i pavarur: autonomia e
universiteteve.
autonomíst,-e mb. që kërkon autonomi: lëvizje autonomiste.
autoofiçín/ë,-a f. sh. -a(t) tek. automjet i pajisur me ofiçinë.
autopár/k,-ku m. sh. -qe(t) park automjetesh.
autoportrét,-i m. sh. -e(t) portret i dikujt, i bërë nga ai vetë.
autopsí,-a f. sh. -(të) mjek., veter. hapja e një kufome për të zbuluar shkakun e vdekjes a të ngordhjes ose për qëllime
studimi.
autoqefál,-e mb. i pavarur: kishë autoqefale (fet.) kishë që nuk varet nga Patrikana e Stambollit.
autoqefalí,-a f. fet. pavarësi: autoqefalia e kishës ortodokse.
autór,-i m. sh. -ë(t) hartuesi a krijuesi i një vepre letrare, artistike, shkencore etj.; ai që ka bërë një vepër të caktuar:
autorët e vjetër; autori i letrës; e drejta e autorit. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
autorësí,-a f. të qenët autor i një vepre: njohja e autorësisë.
autoritár,-e mb. që ushtron me rreptësi autoritetin e vet; që shpreh autoritet: regjim autoritar; grua autoritare; qëndrim
(zë) autoritar.
autoritét,-i m. 1. nderim i fituar me punë e me meritë; vlera dhe aftësia e dikujt, që ngjallin besim e bindje tek të tjerët:
autoriteti i prindit (i mësuesit); njeri me autoritet; i ra autoriteti. 2. e drejta për të ushtruar një pushtet, forca detyruese
për t’iu bindur dikujt a diçkaje: autoriteti i ligjit. 3. kryes. sh. -e(t) përfaqësuesit kryesorë të pushtetit të një vendi:
autoritetet e larta (ushtarake); / njeri i shquar në një fushë: autoritet në shkencë.
autoritétsh/ëm (i), -me (e) mb. libr. që ka autoritet; që mund t’i besohet pa asnjë dyshim: shkrimtar i autoritetshëm.
autoriz/ój kal., -óva, -úar i jap zyrtarisht dikujt të drejtën dhe fuqi të plotë, që të bëjë diçka; i lëshoj një autorizim: e
autorizoj të tërheqë para. / pës. autorizóhem. • autorizím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes. 2. shkresë zyrtare, që i
jep të drejtën dhe fuqi të plotë dikujt për të bërë diçka në emër të atij që e lëshon: i lëshoj një autorizim. • autorizúar (i,
e) mb. kam autorizimin e dikujt: jam i autorizuar.
autostrád/ë,-a f. sh. –a(t) rrugë ndërqytetëse shumë e gjerë, zakonisht me ndarje në mes për dy drejtimet e lëvizjes së
automjeteve: autostrada Durrës – Tiranë.
autotranspórt,-i m. transport me automjete.
autovínç,-i m. sh. -a(t) tek. automjet me vinç.
avánc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fin. paradhënie: marr avancë. 2. libr. epërsi e fituar a që i jepet tjetrit që në fillim: dy pikë
avancë.
avanc/ój jokal., -óva, -úar libr. 1. përparoj: avancoj shpejt. 2. kal. afroj afatin e përfundimit të një pune a zotohem të
bëj më shumë. • avancóhet vetv. v. III e avancoj1. / pës. avancóhet v. III. • avancím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas
foljeve. • avancúar (i, e) mb. i përparuar: ka mendime të avancuara.
avantázh,-i m. sh. -e(t) libr. epërsi a gjendje më e mirë në krahasim me një tjetër; përfitim, dobi, e mirë: avantazh
ekonomik; ka avantazhe.
avarí,-a f. sh. -(të) tek. dëmtim i një makine, i një mekanizmi etj. gjatë punës: pësoi një avari.
avásh ndajf. bised. ngadalë: ecën (flet) avash.
avásh/ëm (i), -me (e) mb. bised. i ngadalshëm: është i avashëm.
avashllëk,-u m. bised. ngadalësi: e ka nisur me avashllëk.

31
aváshtë (i, e) mb. bised. 1. i ngadaltë: me hap të avashtë. 2. që thuhet a që këndohet me zë të ulët e shtruar: këngë e
avashtë; me zë të avashtë.
aváz,-i m. sh. -e(t) bised. 1. melodi; motiv i një kënge. 2. fig. diçka që është bërë zakon; diçka e mërzitshme ngaqë
përsëritet shumë: avaz i vjetër; i njëjti avaz; / keq. ves, huq, zakon i keq: njeri me avaze. 2. kokëçarje, shqetësim;
ngatërresë, vështirësi a telash: ka avaze puna; na hapi avaze.  avazi i Mukës (kënga* e Mukës); mban një avaz
përsërit a thotë po atë gjë; vepron në të njëjtën mënyrë; ia mban avaz (dikujt) ia përmend vazhdimisht, ia përsërit
shpesh; i shkon (i vete) pas avazit ia bën qejfin, ia plotëson huqet e dëshirat; i mban avazin i shkon pas avazit.
avdáll,-e mb., edhe si em., bised. 1. që ka trup të madh e të rëndë dhe mezi lëviz: kalë avdall. 2. i trashë nga mendja,
budalla; i pagdhendur; i çrregullt: njeri avdall.
aventúr/ë,-a f. sh. -a(t) ndodhi e rastit në jetën e dikujt, me të papritura e me rreziqe; / keq. veprim i pamenduar, pa
llogaritur rrethanat, forcat, pasojat etj.: nisi një aventurë.
aventuriér,-i m. sh. -ë(t) keq. ai që bën veprime të rrezikshme e të pandershme; njeri i dhënë pas aventurash, ai që
priret nga aventurizmi: aventurier politik. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
aventuríz/ëm,-mi m. keq. veprim a veprimtari prej aventurieri; prirje prej aventurieri.
áv/ër,-ra f. sh. -ra(t) 1. afsh i nxehtë; zagushi. 2. thëllim. 3. akullishtë.
aviación,-i m. 1. teoria e taktika e fluturimeve ajrore; lundrim ajror: shkollë aviacioni. 2. tërësia e mjeteve fluturuese,
flota ajrore: aviacioni civil (ushtarak); fushë aviacioni.
aviatór,-i m. sh. -ë(t) drejtues i një mjeti fluturues; pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit, pilot.
avio- fjalëform. libr. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “i aviacionit ose i aeroplanit; ajror” (p.sh.
aviomekanik, avioregjiment etj.).
aviobómb/ë,-a f. sh. -a(t) bombë e madhe, që hidhet nga një mjet i fluturimit ajror.
avión,-i m. sh. -ë(t) aeroplan; udhëtim me avion.
aviotranspórt,-i m. transport me mjete të fluturimit ajror.
avít (avís) kal., -á, -úr bised. afroj. • avítem vetv. afrohem. • avítj/e,-a f. afrim.
avítsh/ëm (i), -me (e) mb. bised. i afrueshëm.
avlëménd,-i m. sh. -e(t) vegjë, tezgjah.
avllí,-a f. sh. -(të) muri rrethues i oborrit.
avokát,-i m. sh. -ë(t) 1. drejt. jurist që jep këshilla për çështje të drejtësisë dhe mbron dikë a përfaqëson një palë në
gjyq: kolegji i avokatëve. 2. fig. ai që mbron e përkrah dikë në një çështje.
avokatí,-a f. drejt. fushë që përfshin detyrat e mbrojtjes e të ndihmës juridike me avokat; veprimtaria e detyra e
avokatit.
avokatór/e,-ja f. sh. -e(t) zyra e avokatit.
avr/ój kal., kryes. v. III, -óva, -úar e skuq dhe e ënjt një pjesë të trupit. • avróhem vetv. e avroj. / pës. avróhem. •
avrím,-i m. veprimi sipas foljeve: avrimi i duarve.
ávu/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. gaz që del nga uji a nga disa lëndë kur ziejnë ose kur nxehen shumë; mjegull e hollë që del nga
toka etj.: avull uji; avuj plumbi; makinë me avull. 2. afsh i nxehtë: avulli i zjarrit; kam avull në trup; / fig. bised. zjarr i
brendshëm, afsh: flet me avull. 3. si mb. i nxehtë: u bë dhoma avull.  më del avull nga koka jam në hall të madh, më
zien koka; mori avull u nxeh, u zemërua; ia mori avullin (dikujt) e mundoi shumë, ia mori shpirtin.
avullmátës,-i m. sh. -(it) tek. aparat për të matur sasinë e avullit që prodhohet ose që kalon nëpër gypa.
avull/ój kal., -óva, -úar 1. e kthej në avull (një lëng): avulloj ujin. 2. jokal. v. III kthehet në avull, avullohet: avulloi
benzina. 3. jokal. nxjerr avull: avullon toka; po më avullon trupi. 4. jokal. fig. bised. iki pa u diktuar, zhdukem; humb:
avulluan gjysmat. • avullóhem 1. vetv. e avulloj: avullohet uji. 2. v. III vishet me avull, mjegullohet: u avulluan
xhamat; m’u avulluan sytë. / pës. avullóhet v. III. • avullím,-i m. veprimi sipas foljeve: avullimi i ujit; avullimi i tokës.
avullór/e,-ja f. sh. -e(t) anije me avull.
avullósh,-e mb. që është i ngrohtë e lëshon avull: simite avulloshe.
avullsjéllës,-i m. sh. -(it) tek. sistem gypash e pajisjesh për të çuar avullin diku.
ávullt (i, e) mb. 1. në trajtë avulli; i lehtë si avulli. 2. i veshur me avull, i mjegullt.
avullúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të avullohet.
avullueshmërí,-a f. spec. të qenët i avullueshëm; shkalla e avullimit.
axhamí,-u m. sh. -nj(të), edhe si mb., bised. kalama: flet si axhami.
axhamillë/k,-ku m. sh. -qe(t) bised. kalamallëk: bën axhamillëqe.
áxh/ë,-a m. sh. -ë(t) xhaxha.
axhustatór,-i m. sh. -ë(t) punëtor axhusterie.
axhusterí,-a f. tek. lëmimi e përpunimi me dorë i pjesëve të makinave ose të pajisjeve; puna e mjeshtëria e axhustatorit;
degë e mekanikës për këto lloje punimesh.
azerbajxhánas,-i m. sh. -(it) banor vendës i Azerbajxhanit ose me prejardhje nga Azerbajxhani. • fem. -e, -ja sh. -e(t). •
-, -e mb. që lidhet me azerbajxhanasit a me Azerbajxhanin, i azerbajxhanasve a i Azerbajxhanit: këngë (veshje)
azerbajxhanase.
azgán,-e mb., edhe si em., që ka trup të gjatë, të lidhur e të fuqishëm: djalë azgan; / trim, sypatrembur; i hedhur, i
shkathët.
aziatík,-u m. sh. -ë(t) banor vendës i Azisë ose me prejardhje nga Azia. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që lidhet me
aziatikët a me Azinë, i aziatikëve a i Azisë: kontinenti aziatik; popujt aziatikë; tipare aziatike.

32
azíl,-i m. sh. -e(t) 1. institucion ku strehohen pleqtë e vetmuar e pa ndihmë, shtëpia e pleqve. 2. gjendja e azilantit:
është në azil.
azilánt,-i m. sh. -ë(t) ai që është larguar nga vendi i vet për shkaqe politike, ekonomike etj. dhe ka kërkuar strehim në
një shtet tjetër.
azimút,-i m. sh. -e(t) 1. astr. këndi ndërmjet rrafshit të mesditësit dhe rrafshit pingul të trupit qiellor ose sendit që
vrojtohet. 2. gjeod., usht. këndi ndërmjet drejtimit të një lëvizjeje të caktuar dhe drejtimit të Veriut: azimuti magnetik.
azót,-i m. kim. element pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit; nitrogjen (simboli N): azot i
lëngshëm.
azotemí,-a f. mjek. sëmundje që shkaktohet nga sasia e madhe e azotit në gjak.
azotík,-e mb. kim. që përmban azot: pleh azotik.
azhúr,-i m. sh. -e(t) urjezë: perde me azhure.
azhurn/ój kal., -óva, -úar libr. përditësoj. • azhurnóhem vetv. përditësohem. / pës. azhurnóhet v. III. • azhurním,-i m.
sh. -e(t) përditësim. • azhurnúar (i, e) mb. i përditësuar.

33

You might also like