Një skicë e Mikelanxhelos pritet të dalë në shitje

Një skicë e Mikelanxhelos pritet të dalë në shitje

09:46, 29/01/2024
A+ Aa A-

Një skicë që i atribuohet Mikelanxhelos, me vlerë më pak se 10,000 dollarë, së shpejti do t’u ofrohet blerësve të interesuar në Nju Jork.

Bëhet fjalë për një vizatim të një blloku mermeri që piktori i famshëm i Rilindjes ka vizatuar në një copë të vogël letre, i cili së shpejti do t’u ofrohet koleksionistëve dhe artdashësve të interesuar nga shtëpia britanike e ankandeve Christie në Nju Jork.

Në një letër kaligrafike të shkruar më 3 nëntor 1836 dhe drejtuar njërit prej miqve të tij, britanikut Sir John Buring, guvernatorit të ardhshëm të Hong Kongut, Cosimo Buonarroti, pasardhësi i fundit i drejtpërdrejtë i Mikelanxhelos pretendon se ofron “skicën e mbyllur të paraardhësit Mikelanxhelo”.

Edhe pse skica është pa firmën e artistit, shtëpia e ankandeve Christie konfirmoi se ajo është “100 për qind një vepër e vizatuar nga Michelangelo”.

Vizatimi do të shfaqet nga e premtja në selinë e Christie’s në Nju Jork, si pjesë e shitjes së Old Masters që fillon këtë javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco