Berisha në mbledhjen e GP: Çështja ime me SPAK montim politik, por është personale, asnjë deputet i grupit mos përzihet, do ta çmontoj me fakte

Berisha në mbledhjen e GP: Çështja ime me SPAK montim politik, por është personale, asnjë deputet i grupit mos përzihet, do ta çmontoj me fakte

13:41, 01/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e përjavshme dje me Grupin Parlamentar, deklaroi se dosja e ish-kompleksit Partizani është e montuar dhe se shumë dokumente janë falsifikuar.

Nga mbledhja me dyer të mbyllura mësohet se lideri demokrat u është drejtuar deputetëve duke u thënë se çështja është personale e tija dhe se ata nuk duhet të përfshihen, pasi ajo do të çmontohet hap pas hapi dhe e vërteta do të dalë në dritë së shpejti.

“Sa i përket çështjes sime me SPAK, do i përgjigjem çdo pyetje që mund te keni për mua për t’ju dhënë informacion. Por ju them se kjo dosje është e montuar dhe unë me prova e fakte do e ç’montoj, pasi aty ka shumë falsifikime. Dua që kjo çështje të më takojë vetëm mua, është personale dhe nuk dua të përziej asnjë tjetër, as grupin.”, tha Berisha.

Po ashtu, Berisha u ndal dhe te çështja e sherrit në Kuvend, ku nënvizoi faktin se deputeti Bledjon Nallbati nuk e goditi kolegun socialist, Vullnet Sinajn.

“Dua te sqaroj këtu se deputeti Bledjon Nallbati nuk e ka goditur deputetin Vullnet Sinaj. Kjo është e vërteta.”, tha Berisha. Ndër të tjera ai tha prerazi se nuk mund të ketë seanca normale parlamentare. “Nuk mund te këtë seanca normale parlamentare kur ata nuk lejojnë që të kemi një funksionalitet normal. Derisa te plotësohen kërkesat tona, nuk do të këtë jetë parlamentare normale. Nuk mund të pranojmë të poshtërohemi.”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco