Franca ka shkatërruar dhe riparuar 27 milionë monedha euro pasi nuk ka kërkuar miratimin nga Bashkimi Evropian për të ndryshuar modelin e monedhës.

Në nëntor të vitit të kaluar, ndërmarrja publike Monnaie de Paris prodhoi një monedhë me model të ri në prerje dhjetë, 20 dhe 50 cent. Pas kësaj, u konstatua se nxjerrja në pah e yjeve të BE-së nuk përputhet me kërkesat shumë precize të Komisionit Evropian.

Sipas ligjit të Bashkimit, vendet mund të ndryshojnë fytyrën kombëtare të monedhave çdo 15 vjet, por për këtë duhet miratimi i Komisionit Evropian dhe shteteve të tjera anëtare, të cilat duhet të njoftohen dhe të kenë shtatë ditë kohë për të paraqitur kundërshtime.

Franca iu afrua Komisionit joformalisht në nëntor, përpara se të kërkonte zyrtarisht miratimin. Megjithatë, prodhimi i monedhave të reja filloi pa miratimin e BE-së. Franca më pas u paralajmërua jozyrtarisht se modeli i ri i monedhës nuk përputhej me rregullat e BE-së.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian nuk pranoi të komentojë mbi korrespondencën jozyrtare me Francën, por konfirmoi se vendi paraqiti një model të rishikuar të monedhës më 12 dhjetor që Bashkimi e pranoi më 21 dhjetor.

Monedhat e reja është dashur të prezantohen gjatë vizitës së ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Mar, në selinë e kompanisë së përmendur që prodhon monedhat, por nuk është për t’u habitur që vizita nuk u zhvillua. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *