21.02.2013 Views

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

Një njeri - Lexo romanin (pdf) - Kliko - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Pandi PAPANDO

NJË NJERI

45+1 RRËFENJA DHE MEDITIME . . .

Pandi PAPANDO

1

NJË NJERI

Në kopertinë :

Diogjeni po kërkon një NJERI

Johann Heinrich Wilhelm TISCHBEIN

Vaj në dru; 1780; 27 x 35 cm

Në kopertinën e fundit

Dallga e nëntë (fragment)

Ivan AIVAZOVSKIJ

Vaj në kanavace; 1850; 221 x 332 cm

Muzeu Rus, Saint Petersburg

Redaktoi: Neli NAÇO

2

ANA & PALI & ANNA

Pandi PAPANDO

3

NJË NJERI

4

ANA

Mësoni që ta çmoni dashurinë,

Sa kohë shkon më shumë ka dhe vlerë,

Ajo nuk është psherëtimë mbi lëndinë,

As dhe shëtitje natën në pranverë.

Do ketë gjithëçka dhe erë dhe stuhi,

Veç duhet ngrysur bashk’ çdo gjë në jetë,

Dashuria është një këngë plot melodi,

Por që ta thurësh këngën s’është lehtë.

Anonim

Pandi PAPANDO

PALI

Ai që s’ka dashuri, nuk e njeh Perëndinë,

Sepse vetë PERËNDIA është dashuri.

Letra e parë e Apostullit JOAN 4 : 8

ANNA

Sikur femrat të kishin atë guxim që kanë meshkujt,

kur zgjedhin shokun e jetës, njerëzimi do të ishte

dy herë më i lumtur.

Lermontov: Një hero i kohës sonë.

5

NJË NJERI

6

DISA HOLLËSI SHPJEGUESE

Pandi PAPANDO

Është jo e lehtë të shkruash një libër, por njëkohësisht

është më e mrekullueshmja që mund të bëjë një njeri, mbas

riprodhimit të vetes.

Ky libër, nuk do të ishte shkruar pa ngulmimin e Klodit.

Shumë herë në bisedat mes miqsh, më ka thënë se pse nuk i

shkruaj këto që them, deri sa arriti të më thotë veçmas, se sa më

shumë të vonoja për t’i hedhur në letër, aq më zor do ta kisha më

vonë.

Kështu nisa të shkruaj. Fillimisht i lexova Darienit disa faqe.

Më inkurajoi të vazhdoja më tej. Të njëjtën pohim më thanë edhe

Klea e Markeli më pas. Po kështu më përgëzuan Dioni dhe

Gjergji, që dëgjuan disa pjesë të tjera të dorëshkrimit. Me gjithë

inkurajimet akoma kisha dyshime, pa përmendur ngacmimet e

Rafaelas, nëse duhej ta botoja, apo ta lija të flinte midis shkri-

meve të mëparshme, jo kaq të gjata. Një pjesë të vogël të tyre e

përfshiva në libër. Gjithsesi lexuesja e parë e këtyre rrëfenjave

dhe meditimeve, kini leje t’i quani edhe roman, është Klodi. Ajo e

lexoi dorëshkrimin, kompjuter shkrimin, dhe. . . vendosa ta botoj.

Ky roman është një vepër letrare, pra personazhet nuk janë

midis të gjallëve. Nëse ndokush e njeh veten tek ndonjëri prej

tyre, le t’i shërbejë për tu përmirësuar, ose . . . për tu bërë më i

keq, gjë të cilën nuk ja uroj.

7

NJË NJERI

Personazhet historikë të familjes Sina janë të vërtetë.

Vezullimi i tyre në hapësirën e Perandorisë Austro-Hungareze,

ndihet ende në veprat që kanë lënë, jo vetëm atje por edhe në

vende fqinj. Dhe kjo familje është voskopojare.

Edhe William Hobsoni, governatori i parë i Zelandës së Re

është person historik, ndërsa pasardhësit e tij i kam krijuar unë.

Përse, mund të pyesë dikush. Për të vetmen arsye se Sinat e

vjetër janë martuar me pjesë të elitës europiane dhe nuk mund

të vepronte ndryshe Pali.

Të vërtetë janë edhe projektet e Rotary-t të përmendura në

libër.

Citimet nga Bibla i kam skeduar gjatë shumë kohësh dhe më

pëlqen t’i përdor shpesh. Jam munduar shumë për t’i vendosur,

sepse disa përkthime të tij në shqip kanë shumë ndryshime

midis tyre, megjithëse japin të njëjtin kuptim. Versioni anglisht i

Mbretit Xhejms, gjithashtu nuk më ndihmoi mjaftueshëm. Ju

lutem mos më gjykoni, nëse nuk përputhen me kopjen tuaj të

Biblës.

Së fundmi, para se të më pyesni, ky roman nuk është

autobiografik. Në të ka pjesëza të ngjarjeve të jetuara apo të

dëgjuara, por kam dëshirë ta quaj si trillimin tim.

Kur ta lexoni, po ju pëlqeu ju falëndroj dhe në se nuk ju

pëlqen, ju lutem të më falni për kohën që shpenzuat me mua.

8

Autori

I

ANA

Pandi PAPANDO

Ishte e diel dhe si çdo ditë pushimi doja të qëndroja në shtrat

më shumë. Më kishte kapur një lodhje dhe mërzi, të dyja të përzjera

së bashku, që më krijonin një gjëndje limontie dhe këputje fizike të

tillë sa përtoja të ngrihesha nga shtrati. Që në shtator, kur vajzat

filluan universitetin shtëpia ishte e qetë, dhe dukej bosh. Kjo qetësi

më shtypte e mësuar me zhurmën dhe poteren e tyre kur çoheshin

çdo mëngjez dhe fillonin të ngacmonin njëra tjetrën dhe jo rrallë

mua dhe tim shoq. Me shumë përtesë largova jorganin dhe u ngrita

nga shtrati. Nga pasqyra përballë po më shihte një grua me flokë të

shprishura, me sytë të futur thellë dhe buzë të thara.

U shkunda për të larguar plogështinë dhe bëra disa hapa nëpër

dhomë. Oh Zot, - i fola vetes - pse e kam lënë kaq shumë pas dore

paraqitjen time. Me hapa të shpejta u futa në banjë dhe hapa

rubinetat e dushit. Uji i ngrohtë më solli në vete, kur nga dhoma u

dëgjua melodia e telefonit që vazhdonte të përsëritej pa ndërprerje

duke më shkaktuar shumë bezdi. Vendosa të mos përgjigjem pa

përfunduar banjën. Pas disa minutave zilja tingëlloi përsëri. Unë

vazhdoja dushin duke përkëdhelur veten me shtupën e butë. Në

pasqyrën karshi pashë që pamja më kishte ardhur në normalitet.

Vazhdoja të sapunisesha pa vetëdije dhe në mendje më kalonin

episode pa lidhje të jetës sime. Përsëri telefoni. Si dukej

këmbëngulte dikush për të folur me mua këtë mëngjez, por unë nuk

doja të shkëputesha nga vetja. Telefoni pushoi dhe u dëgjua prapë,

por këtë herë i dyzuar nga zilja e portës. U shkunda dhe kuptova se

9

NJË NJERI

uji i ngrohtë ishte mbaruar dhe unë po qëndroja e ngrirë në ujin brisk

të ftohtë, pa lëvizur dhe pa kuptuar se po dridhesha. U fshiva shpejt,

hodha krahëve penuarin e trashë, pa veshur të brendëshmet dhe

zbrita shkallët. Dhoma e ndenjes ishte e ngrohtë dhe kur hapa

dritaren për ta ajrisur, dëgjova zërin e motrës sime që bërtiste nga

rruga. Mendova se kishte qënë ajo që telefonoi disa herë dhe me që

nuk u përgjigja erdhi me vrap për të më parë. Hapa derën, u puthëm

dhe u ulëm në divan.

-Ti më telefonove pak më parë?

- Jo, unë dola për pazar dhe u ktheva të pi kafenë me ty, duke

menduar se në këtë orë do të ishe zgjuar.

- Dikush telefonoi disa herë, por unë nuk u përgjigja se isha në

dush.

-Vajzat nuk kanë qënë se do kishin marrë në celular, kështu mos

u merakos.

Zilja e telefonit u dëgjua përsëri.

- Mirëmëngjez, - dëgjova zërin e ngjirur të Palit, - mos të zgjova,

se të telefonova disa herë dhe nuk mora përgjigje?

- Si je? - i thashë dhe një zjarrmi më pushtoi të gjithë trupin.

Ndjeva që u skuqa në fytyrë dhe një boshllëk po më ngrihej nga

fundi i barkut. U ula në divan dhe mora frymë thellë. Nuk ishte

frymëmarrje por një ofshamë e fortë, një rënkim pas një

dhimbjeje të beftë. Kisha mbi dy vjet që nuk kisha folur me Palin,

që kur ai u largua nga qyteti ynë për në Tiranë. U ndamë të

mërzitur me njëri - tjetrin dhe nuk më telefonoi asnjëherë. Unë

kisha menduar shumë herë për ta marrë në telefon por gjithmonë

e shtyja për më vonë. Nuk ishte vetëm kjo, por edhe egoja

ime. Nuk doja ta hidhja unë hapin e parë, megjithëse isha e

bindur në vetvete që Pali kishte të drejtë dhe ishte sjellë me mua

më mirë se një vëlla. Harrova që nuk isha vetëm dhe mu

10

Pandi PAPANDO

mbushën sytë me lot. Zemra po më rrihte fort sikur donte të

dilte jashtë kraharorit.

- Ke njeri, apo je vetëm? - më shkundi zëri i Palit nga telefoni.

- Po pijmë kafenë me Lilin.

- Jepi të falat e mia. Do doja të ishe vetëm që të bisedoja pak

më gjatë, por mos u përgjigj.

-Po të dëgjoj, - i fola me zë të ulët.

-Të hënën nisem përgjithëmonë në Zelandën e Re. Dua, më

fal, kam dëshirë të të takoj para se të largohem, sidoqoftë ti e ke

numrin tim të vjetër të celularit.

- Po.

-Atëhere mendohu dhe më telefono, mirupafshim.

Telefoni u mbyll pa arritur t’i kthej përgjigje. E vendosa në vënd

telefonin dhe u mbështeta pas divanit. Frymëmarja më ishte

qetësuar, por kisha një këputje në të gjithë trupin.

- Ç’ke, - më tha Lili, - pse u trondite kaq shumë? Si janë vajzat?

- Nuk ishin vajzat.

-Kush ishte? – ngulmoi Lili. U ngrit dhe filloi të më fërkonte

fort ballin. - Ti je bërë zjarr në fytyrë.

- Jam mirë.

- Kush të foli që u trondite kaq shumë? - Lili nuk të ndahej pa

mësuar çdo gjë.

- Pali, ai do të niset të hënë për në Zelandën e Re, përgjithmonë.

Lili e njihte Palin dhe fliste gjithmonë mirë për të. Nuk i kisha

treguar asgjë nga marrëdhënjet tona, por ajo diçka kishte

kuptuar, ndonëse unë i thosha se ishim vetëm miq.

Ishim shumë të vogla kur dëgjuam të flitej për herë të parë

për Palin. Mamaja, mësuese letërsie në gjimnazin e qytetit, duke

11

NJË NJERI

korrigjuar hartimet mbeti e befasuar nga njëri prej tyre, thirri

babain dhe filloi të lexonte me zë të lartë. Unë dhe Lili lamë

mësimet dhe po dëgjonim të shushatura. Kur përfundoi mamaja,

babai ngriti kokën dhe pyeti:

- Kush e ka shkruar këtë hartim?

- Pali Sina quhet, ka ardhur këtë vit nga Tirana. Nuk i ka prindërit

dhe tani banon me dajën e tij, Dhimitër S. Ti e ke shok të

vjetër Dhimitrin.

- Po - tha babai, - e kam njohur të atin dhe të ëmën, Simon dhe

Lida Sinën. Lida vdiq në lindje rreth dhjetë vjet më parë bashkë

me fëmijën. Simoni nuk u martua më dhe e rriti vetë djalin. Ishte

një nga arkitektët më të aftë të vëndit. Disa vjet më parë dëgjova

se e vranë në tentative për tu arratisur jashtë vendit.

-Si mund të arratisej dhe djalin e vetëm ta linte këtu? - foli

mamaja.

- Nuk më ka bindur asnjë fjalë nga ato që u përhapën në atë

kohë. Kur binte biseda për këtë ndodhi të gjithë flisnin

absurditete. Dhimitri më tha versionin zyrtar, pra tentativë

arratisje dhe se djalin nuk e lejuan ta merrte në shtëpi, por e

futën në jetimoren e Tiranës. Nuk donte të fliste më për këtë dhe

nuk ma ka zënë në gojë më vonë. Si është në pamje ky djalë?

- I gjatë, i hollë, shumë i hollë, por nuk është i dobët se e kam

parë të luajë basketboll shumë mirë.

- Po në lëndët e tjera si është? - pyeti përsëri babai.

- Nuk e di, - tha mamaja, - një muaj ka që ka filluar shkolla dhe

nuk janë bërë biseda në sallën e mësuesve.

- Më intrigoi shumë kjo bisedë, - tha babai mendueshëm, - të

lutem kujdesu për këtë djalë.

Kjo ishte e para herë që dëgjova të flitej për Palin.

- Hej, humbe, - dëgjova zërin e Lilit, - pije kafenë se u ftoh.

12

Pandi PAPANDO

-Po kujtoja kur na lexoi mamaja hartimin e parë të Palit, ishim

në klasë të dytë apo të tretë?

- Nuk mbaj mend, - tha Lili - po ti qetësohu. Ah, po, në të

tretën ishim. Pse, ai djali për të cilin bisedonin aq shpesh

prindërit ishte Pali Sina?

- Po, - i thashë dhe një psherëtimë më doli pa dashje. - Ai djalë

është ky burrë dhe unë do të nisem ta takoj para se të largohet.

- Lojte më duket, po Nardit si do t’i thuash?

- Do ta gjej një arsye. U ngrita nga vendi dhe fillova të vishesha.

Dola tek stacioni i furgonave dhe u nisa gati në çast.

Pali më priste në një kafe pranë stadiumit. Po rrinte në një

tavolinë jashtë, megjithëse ishte mjaft ftohtë dhe ishte veshur

hollë; vetëm me një xhaketë me kuadrate mbi këmishën ngjyrë

rozë të çelur. Kravatën e kishte lidhur hollë, ndërsa pantallonat e

zeza harmonizoheshin me këpucët në të njëjtën ngjyrë, që i

shkëlqenin sikur i kishte veshur për herë të parë, pavarësisht

kohës me shi. U ngrit më këmbë dhe më dha dorën mbi tavolinën

e mermertë duke buzëqeshur. Ma shtrëngoi dorën fort, por nuk

më shkaktoi atë ndjesinë e mëparëshme.

- Ulu pi një kafe dhe pastaj lëvizim.

U ula pa fjalë. Nuk e prisja këtë takim në këtë mënyrë. Gjatë të

gjithë rrugës imagjinoja skenën e takimit me të, si do t’i hidhesha

në krahë dhe do ta puthja fort, shumë fort me buzët e thara, si do

lëshohesha me trupin tim mbi gjoksin e tij, mendoja drithërimën

e tij kur gjoksi im do t’i shtypte kraharorin, si do të lëviznin

duart e tij për të më tërhequr me forcë nga vetja, si. . . .

- Qënke mirë, - më ndërpreu mendimet. Si eci rruga, u lodhe?

- Kam qënë e pavëmendëshme ndaj rrugës, sepse kam ëndërruar

me sy hapur. Pali qeshi lehtë, dhe po më shihte drejt në sy.

13

NJË NJERI

E njihja mirë këtë qëndrim të tij. Kur nuk donte të dëgjonte gënjeshtra

ai nuk fliste, por më shihte drejt në sy sikur më thoshte

vazhdo, vazhdo.

- Pali, po të them të vërtetën, si gjithmonë me ty.

- Nuk më duket kështu, - buzëqeshi Pali. - Unë të kam folur

gjithmonë të vëtetën, sido që e vërteta nuk është ndonjëherë e

këndshme për tu dëgjuar.

- Jo Pali, edhe unë nuk kam qënë asnjëherë e pavërtetë me ty,

kurrë. Kur nuk kam folur nuk kam dashur të them gënjeshtra,

kështu që kam gënjyer veten por jo ty.

- Nuk ja vlen të zihemi, sidomos sot, shkojmë të hamë drekë

dhe bisedojmë.

Mbasi hymë në restorantin e zbrazur me një emer të pa

kuptueshëm, si ndodh rëndom në Shqipëri, u ulëm në një

tavolinë të veçuar. Ishin vetëm dy tavolina të zëna, për shkak të

orës midis mëngjesit dhe drekës. E pashë drejt në sy dhe i thashë

me padurim:

- Më thuaj ç’është kjo e ikur deri në fund të botës.

- Ke kohë të më dëgjosh, apo duhet të largohesh shpejt?

- Sa të duash ti, unë erdha për të të takuar.

14

II

PALI

Pandi PAPANDO

Nuk doja të largohesha nga Shqipëria pa e takuar Anan. E

kisha dashur, ndoshta që kur isha gjimnazist dhe shkova disa

herë në shtëpinë e tyre i ftuar nga e ëma. Më pas ndodhën disa

ngjarje, që mund të kishin sjellë shumë ndryshime në jetën time,

por që s’ishte e thënë të bëheshin realitet. Rrinim të ulur

përballë njëri - tjetrit dhe ajo priste të dëgjonte me një qëndrim

shumë provokues. Kur hoqi pallton mbeti vetëm me një bluzë

ngjyrë qielli, që i nxirte fare qartë format e trupit te saj, akoma të

mbajtur mirë.

- Ti e di se qëndrimi im në qytetin tuaj ishte i përkohshëm,

vetëm për detyrimet familjare. Kur vdiq Leni, gruaja e dajës, nuk

kisha asnjë arsye të fortë për të qëndruar. I vetmi person që më

mbajti për mjaft kohë, ti e di mirë këtë, nuk ju përgjigj thirrjes

sime.

- Mos i thuaj këto fjalë, mos më mundo më shumë, - tha Ana.

- Të lutem mos më ndërprit. Pra, mbasi shita shtëpinë e dajës

u ktheva në Tiranë plot 802 ditë më parë. Ti e di, isha vetëm,

krejt i vetëm. Nëna më kishte lënë të vogël, fare të vogël, vetëm

katër vjet. Dhe babai që më rriti me mundime, por me shumë

dashuri për të më lehtësuar sa të mundte dhimbjen, u zhduk nga

jeta ime krejt papritur. Nuk kuptoja asgjë, isha 11 vjet kur u

gjenda në jetimore këtu në Tiranë. Daja, i vetmi njeri i afërt që

kisha, punonte inxhinjer në një nga hidrocentralet e veriut.

Gruaja e tij, një engjëll i vërtetë, ishte mësuese. Fëmijë nuk

15

NJË NJERI

kishin. Vinin të dy të më shihnin sa herë që daja kishte punë në

Institutet e Projektimit. Më sillnin plot ushqime të cilat i ndaja

me shokët e dhomës, disa prej të cilëve nuk kishin asnjë të

afërm. Nuk më flisnin asgjë për babanë. Edhe unë nuk i pyesja. E

vetmja fjalë që dëgjoja kur largoheshin ishte për mësimet dhe

sjelljen time.

- Mos e zhgënje kujtimin e babait dhe familjes, - më thoshte

daja kur largohej. U rrita shpejt, ndoshta edhe nga aktivizimi në

basketboll pa shtuar asnjë kile, por çuditërisht pa u sëmurur. Ato

vite kishin një dhimbje dhe vuajtje kaq të madhe, sa ishte habi që

nuk u çmenda. Vetëm solidariteti midis jetimëve, them se më

mbajti në jetë. Me mësime isha më i miri i shkollës, fitova dy

konkurse kombëtare në fizikë dhe histori, por fotografia ime nuk

u vendos asnjëherë në tabelën e nderit. Mësuesi që ishte kujdestar

i klasës sime më shihte herë pas here në sy, me një pamje

që mua më dukej si keqardhje. Më vinte shumë inat nga kjo

gjendje. Nuk kisha nevojë për keqardhje, por për të vërtetën që

nuk ma tregonte askush. Më dukej vetja i rritur për të mësuar të

vërtetën, por si? Vetëm daja më përsëriste gjithmonë:

- Mos u trishto, mos e lësho veten, e vërteta vonon, por nuk

harron. - Mblidhja supet, largohesha me mërzi dhe duhej të

kalonin dy ditë që të kthehesha në gjendje normale. Kështu

kaluan afro katër vjet të tetëvjeçares. Kur daja u transferua në

qytetin e tij (tuaj) dhe filloi të vinte më rrallë për të më takuar,

fillova ta ndjej më shumë vetminë.

- Kaq bukur je veshur për të më pritur mua, - më ndërpreu

Ana.

- Jo, pra erdha në Tiranë. Nga puna që kisha hoqa dorë

përfundimisht. Kjo nuk ishte ndonjë gjë e vështirë për mua, që

kisha ndërruar gjithë ato profesione. Pas disa ditësh u takova me

16

Pandi PAPANDO

Fatmirin. Ai ishte ngritur në detyrë dhe ishte bërë zv/ministër.

Më propozoi të filloja punë si drejtor në Departamentin e Marrë-

dhënjeve me Jashtë. Nuk pranova dhe i thashë se do çlodhesha

disa muaj. Nuk më ngacmoi më. U mora me shtëpinë. E mbyllur

prej disa vjetësh kisha shumë punë për të bërë, riparime të

domosdoshme. Megjithëse nuk kisha nevoja financiare, kur mbarova

punimet fillova të mërzitesha. Nuk shtyhej koha me kafe

dhe lexime. Fatmirin e takoja shpesh, por nuk më tha më për

punë. Ai më njihte mirë dhe priste që t’i përgjigjesha unë për

ofertën e tij. Një ditë në kafe e gjeta me një mikun e tij të vjetër,

profesor në Universitet dhe njëkohsisht në bordin e një fondacioni

të huaj, që punonte prej disa vjetësh në Shqipëri. Gjatë

bisedës ai tha se do të shtohej aktiviteti i këtij Fondacioni në

Kosovë dhe FYROM dhe kishte nevojë për personel shtesë. E

pyeta se çfarë kërkesash kishte për këtë vend pune se ndoshta i

plotësoja unë.

- Ti i tejkalon, - më tha. - Nesër më sill C.V.-në dhe

rekomandimet e duhura. Do të njoftoj për zhvillimet, vetëm se

ke një problem, duhet të heqësh dorë nga veshja jote informale.

Vendi i punës kërkon detyrimisht veshje zyrtare. Kështu fare

papritur, pas një interviste të thjeshtë, u detyrova të ndryshoja

veshjen kur fillova punë në fondacion, si përgjegjës i sektorit që

ndihmonte fëmijet në nevojë. Rroga ishte shumë e mirë dhe

puna më jepte kënaqësi.

- Nuk ishte e rëndë për ty kjo punë krejt tjetër nga profesioni

dhe angazhimet e mëparëshme?

- Jo, përkundrazi, vuajtet e mia të fëmijërisë më dhanë forcë

për ta kryer mirë detyrën. Përkushtimi im e habiti Drejtorin e

Fondacionit. David Forbesi, drejtori, ishte australian dhe kishte

disa vjet që punonte në Shqipëri, pra e njihte mirë vëndin tonë.

17

NJË NJERI

Kur i tregova shkurt fëmijërinë time dhe jetën e mëpasme mbeti

i shtangur.

- Nuk mund të gjenim zgjedhje më të mirë, - tha, - falënderoj

Zotin.

I thashë se unë duhet ta falënderoja atë për besimin që më

dhanë.

Puna më pëlqente për natyrën shumë komplekse të saj. U

njoha me shumë persona krejt të ndryshëm nga njohjet time të

mëparëshme. Njoha varfërinë ekstreme, gra me vuajtje të pa

imagjinueshme, e vetmja detyrë e të cilave ishte të lindnin

fëmijë. Burra të këtyre grave që rrinin gjithë ditën të dehur dhe

nuk i njihnin fëmijët e tyre, pa le të përkujdeseshin për familjen.

Jeta e tyre më shokoi edhe mua që kisha vuajtur aq shumë.

Shumë herë jam kënaqur me rezultatet e punës por edhe jam

zhgënjyer nga pamundësia për të ndihmuar, jo për fajin tim, por

nga rezistenca e prindërve për të pranuar ndryshimin. Unë i kam

dashur fëmijët dhe kur puna ime jepte rezultate, kur i sistemoja

për të vazhduar shkollën dhe i largoja nga lypja në rrugë,

kënaqesha se munda të bëj diçka të mirë.

Mbas një viti e pak, në Fondacion erdhën tre punonjëse të

reja. Ishin nga Zelanda e Re dhe do të punonin për dy-tre vjet

këtu. Me që zoti Forbes nuk ishte ditën që ato u paraqitën në

Fondacion, u detyruan të prezantoheshin vetë. Në zyrën time

erdhi një vajzë e re, e gjatë dhe e bukur.

- Anna Hobson, - tha thjesht dhe më zgjati dorën. U shtanga

kur shqiptoi emrin tënd.

- Pse u habite? - tha duke qeshur.

- Të lutem gërmëzoje emrin.

- A-N-N-A.

18

Pandi PAPANDO

- A nuk shqiptohet Eni në anglisht? - e pyeta duke mu marë

goja.

- Po, - tha, - Eni më thërrasin babai dhe miqtë, ndërsa nëna më

thëret Anna. Unë u prezantova si Anna se edhe ju kështu e

përdorni.

- Të mbetet qejfi në se edhe unë të drejtohem Anna?

- Jo, përkundrazi, do kujtoj nënën, - dhe qeshi me zë.

- Ke ndonjë fotografi të saj? - më pyeti Ana me kërshëri. Nxora

nga portofoli një foto të Annas që e kisha nxjerrë vetë në ato

çastet e shpeshta të lumturisë, ku dukej të paktën dhjetë vjet më

e re.

- Kjo është gruaja ime Anna Sina.

- Kur jeni martuar? – pyeti Ana me një zë të mbytur.

- Para disa javësh vumë kurorë pas një bashkëjetese rela-

tivisht të gjatë.

19

NJË NJERI

20

III

ANA

Pali fliste qetë, i mbështetur në njërën dorë. Më kishte

mbërthyer sytë por dukej se nuk e kishte mendjen për të parë

reagimet e mia. Nuk e dija që ishte martuar dhe më erdhi mirë

për këtë. Kishte vuajtur shumë dhe i takonte të ishte i lumtur.

Mu kujtua kur më thoshte, që ata që kishin vuajtur e ndjenin dhe

e kuptonin më shumë lumturinë, ndërsa unë e ndërprisja duke i

thënë se lumturia është shumë abstrakte, pra dhe e pakuptueshme.

Ai qeshte me arsyetimin tim dhe më thoshte se

lumturinë duhet ta kërkosh se ndryshe nuk ke si ta dallosh,

sepse ajo është kaq e brishtë dhe kaq e ndryshme nga kënaqësia

sa vetëm pak veta mund ta dallojnë këtë diferencë dhe ta ndjejnë

shijen e saj.

Kur më tregoi fotografinë e gruas së tij u përpoq të mos i

jepte rëndësi reagimit tim dhe kaloi dorën mbi fytyrë. Unë ja

mora foton nga dora. Nga fotoja më shihte një vajzë bjonde me

flokë të prera shkurt dhe sy të mëdhenj blu në jeshil, që qeshte

me të gjithë qenien e saj dhe dukej sikur mburrej dhe thoshte,

më shihni sa e lumtur jam, më shihni sa e bukur jam, më shihni dhe

kënaquni me lumturinë time. Një ndjenjë e papritur xhelozie më

pushtoi të gjithën, por e përmbajta veten. Përse duhet të isha

xheloze për një vajzë aq të re, aq më shumë që nuk e njihja dhe

s’dihej në do ta shihja ndonjëherë. U habita se si Pali ishte

martuar me një vajzë, që mund ta kishte bijë, aq e re dukej në

Pandi PAPANDO

fotografi, por nuk mund ta shprehja këtë mendim, për më shumë

sot.

- Edhe një herë të uroj me zemër Pali! - i thashë duke e parë

drejt në sy. - Jam shumë e gëzuar që të shoh të lumtur.

- E di, - foli Pali, - e dija që do të gëzoheshe për mua.

21

NJË NJERI

22

IV

PALI

Anna u ul në zyrën time në një tavolinë që e sollën enkas

për atë. Biseduam gjatë për punën, problemet, pengesat

burokratike dhe njerëzore të nënpunësve të të gjitha rangjeve. U

përpoqa të flisja shkurt dhe qartë pa u munduar të mburresha,

por edhe pa fshehur asgjë. Kur shihja që nuk kuptonte diçka

kthehesha nga e para deri sa ta sqaroja me detaje problemin.

Anna më falënderonte vazhdimisht, për çdo vogëlsi që i

shpjegoja. Mbas dy javësh më thirri në zyrë zoti Forbes dhe më

informoi se të tri punonjëset kishin ardhur të emëruara nga

qendra si përgjegjëse sektorësh. Afati dyjavor nuk ishte vetëm

për tu njohur me gjendjen, por edhe për të kontrolluar punën e

deritashme të degës shqiptare të fondacionit. Më falënderoi për

punën e sektorit tim si dhe për gatishmërinë time për t’i treguar

Annas çdo problem.

- Unë bëra vetëm detyrën, - i thashe i kënaqur nga toni i tij i

bisedës dhe e falendërova.

- S’ke pse më falënderon mua, - tha zoti Forbes, - unë po të

shpreh mirënjohjen time, sepse puna juaj më nderon ose më

turpëron. Në sektorët e tjerë kanë dalë disa probleme, për të

cilat do të detyrohemi të marrim masat e duhura.

Kur hyra në zyrë Anna më pyeti me kureshtje të hapur:

- Përse të thiri drejtori?

- Oh, mos luaj me mua shefe, - i fola si i mërzitur, - ju e dini më

mirë përse. Apo jo zonjusha Hobson?

Pandi PAPANDO

E vura re nga skuqja e fytyrës se u prek, por vendosa të

vazhdoj ngacmimin.

- Pali të lutem, kemi bërë një pakt bashkë, që do t’i flasim njëri

tjetrit me ti. Pse më fyen?

- Si t’ja bëj unë, që anglishtja nuk e ka të ndryshëm njëjësin me

shumësin e vetës së dytë? Bëni ndryshime fonetike që të mos

keqkuptohem. E kuptoi që unë po bëja shaka dhe qeshi me të

madhe duke më përsëritur disa herë:

- Ti je djalë i keq, i keq.

Drejtori po atë ditë na lajmëroi se në fund të javës duhej të

hartonim një raport të hollësishëm për punën e deritanishme të

çdo sektori, raport që do të përgatitej nga përgjegjësat e

sektorëve në bashkëpunim me punonjëset e ardhura rishtaz. Të

premten do të mblidheshim përsëri se do të vinte për vizitë dhe

kontroll zoti Shulc, Drejtori i Fondacionit me qendër në Vienë.

- Pali, - tha Anna kur mbetëm vetëm, - mbas kësaj pune dy

javore mua më takon të pushoj këto dy ditë deri të premten.

- Po raporti?

- Mbaroje vetë dhe unë do ta firmos pa e lexuar, - tha dhe

buzëqeshi me djallëzi.

- Si urdhëron shefe!

- Prapë fillove ti, mirupafshim të premte, - dhe mbylli derën

duke qeshur.

Nuk e kuptova sjelljen e Annas, nuk mund të thosha se ishte e

papërgjegjshme sepse këto dy javë që punuam së bashku kishte

treguar një përkushtim të tillë në punë, sa unë detyrohesha të

ndërprisja punën, për t’i dhënë mundësi të rifitonte energjitë,

me një kafe ose freskuese. Tani më la vetëm, ndërkohë që do të

merrte detyrën time. U detyrova të punoja pa ndërprerje, për të

mbaruar në kohë raportin. Të premten, në mbledhje, mbasi

23

NJË NJERI

takuam drejtorin raportuam me radhë. Ai na kërkoi kopjet e

raporteve tona, na uroi një fundjavë të bukur dhe tha se të

martën do të bënim konkluzionet.

Mbledhja e përgjithshme u zhvillua me pjesëmarjen e të

gjithë punonjësve nga rrethet e vendit, Kosova dhe Shkupi.

Mbledhjen e hapi zoti Forbes i cili bëri një ekspoze të gjithë

veprimtarisë së degës shqiptare të fondacionit. Më pas

përgjegjësit e sektorëve iu përgjigjën pyetjeve të zotit Shulc. Unë

fola i fundit, sepse sektori im ishte hapur më vonë. Ndryshe nga

sektorët e tjerë në pyetjet për mua nuk ndihej asnjë shënjë

presioni apo dykuptimi. Kjo më qetësoi sepse kisha filluar ta

doja këtë punë dhe nuk mendoja të largohesha. E dija që nuk do

të isha më përgjegjës sektori, por kjo nuk prishte asgjë, veç

zvogëlimit të rrogës, prandaj përgjigjet e mia nuk kishin

nervozizëm apo pakënaqësi.

Zoti Shulc dëgjonte me vëmendje, pa bërë komente apo

pyetje shtesë. Anna, që ishte ulur karshi meje dëgjonte e

përqendruar dhe më jepte shënja miratimi dhe kuraje. Më vinte

të qeshja por, nuk ishte as koha dhe as vendi, aq më shumë, që

isha i bindur që kisha bërë më të mirën që mund të bëja në një

fushë krejt të re për mua dhe pa asnjë trainim paraprak. Në fund

bëra një kërkesë, të cilën nuk e kisha shkruar në raport. Kërkova

që për punonjësit e sektorit tim, ishte i nevojshëm një trainim

për të parë eksperienca të ngjashme.

Konkluzionet i bëri zoti Shulc. Ai foli shkurt, pa prekur

detaje, por duke kapur problemet thelbësore dhe treguar

mënyrat për të ecur më mirë në të ardhmen. Pas kësaj njoftoi se

përgjegjësi i sektorit të parë (financa), shkarkohej nga detyra

dhe ndërpriste marrdhëniet me fondacionin, përgjegjësja e

sektorit të dytë, zonja Elsa Lula shkarkohej nga detyra dhe

24

Pandi PAPANDO

kalonte në sektorin e tretë, ndërsa unë do të qëndroja në

detyrën që kisha. Në fund, mbasi i la të lirë punonjësit, kërkoi që

unë dhe tre punonjëset e reja të kalonim për një kafe në zyrën e

zotit Forbes.

Tani që përfundoi mbledhja nuk po kuptoja asgjë se si do të

mbetesha në pozicionin tim, duke e ditur më parë se përse

kishte ardhur Anna me shoqet e saj në Shqipëri. Mundohesha ta

lidhja me sjelljen e saj dhe të zotit Forbes, largimin e Annas nga

përgatitja e raportit, të qeshurat dashamirëse, por nuk jepja dot

ndonjë zgjidhje. Pasi erdhën kafet, zoti Shulc filloi të na jepte

disa porosi të fundit për punën e mëtejshme, porosi të cilat ishin

kryesisht për sektorin tim. Ai më shikonte drejt në sy, me sytë e

tij ngjyrë gri. Unë nuk i ula për asnjë çast sytë dhe po e dëgjoja

me vëmendje. Mbasi më tha që kisha të drejtë për problemin e

trainimit të punonjësve, më ngarkoi me përgatitjen e temave dhe

zhvillimin e kurseve, kur ta mendonim se ishte e mundshme, por

sa më shpejt.

Të gjithë qeshën, kështu që u detyrova të qesh edhe unë, për

këtë detyrë suplementare që e kërkova vetë. Pranova me kokë,

por thashë se një përvojë e ngjashme do të ishte veçanërisht e

nevojshme. Zoti Shulc u përgjigj me buzëqeshje se nuk ka ndonjë

përvojë të ngjashme në vendet ku punon Fondacioni, por do të

kontaktonte me Fondacione të tjera. Pastaj kërkoi miratimin tim

që Anna të ishte ndihmësja ime. U surprizova nga kjo kërkesë

dhe iu përgjigja se ishte kënaqesi për mua, të punoja në ekip me

zonjushën Hobson duke i buzëqeshur Annas. Zoti Shulc e mori

përsëri fjalën dhe komunikoi emërimin e zonjës Loreta Blu si

përgjegjëse e sektorit të financës dhe të zonjës Meri Smith në

sektorin mbështetës.

25

NJË NJERI

- Duhet t’ju them se Bordi Mbikqyrës kishte vendosur për të

zëvendësuar të tre drejtuesit e sektorëve, por mbas kontrollit të

përgjithshëm, zonjusha Hobson i propozoi zotit Forbes, që zoti

Sina të mos largohej nga detyra, por ajo të punonte si ndihmësja

e tij. Zoti Forbes e përcolli propozimin e saj në Fondacion,

prandaj u nisa për të parë vetë gjëndjen dhe për të marrë

vendimin përkatës. Edhe një herë urime zoti Sina dhe

shpresojmë t’ju kemi për shumë kohë midis nesh!

- Ju falënderoj, - thashë, - për besimin që më dhatë.

Pas tij më uruan të gjithë dhe u larguam.

- Faleminderit Anna, - i thashë kur hymë në zyrën tonë, - sa

kohë ke që punon në shërbimet sekrete?

- Tridhjet e nëntë vjet dhe diçka më shumë.

- Po numëron edhe kohën para se të ngjizeshe.

- Jo, që kur kam lindur, prandaj nuk të thashë kohën ekzakte.

- Ti je 39 vjet, - pyeta i habitur. - Po të më pyeste dikush, nuk

do thosha më shumë se 30 dhe më beso, nuk e them për

kompliment.

- Mbas katër muajsh mbush 40, - foli Anna duke qeshur.

Urime Anna, me pamjen tënde do t’i çmendësh vajzat, jo vetëm

të Fondacionit.

- Kemi thënë që të mos bëjmë komplimente, - u skuq Anna.

- Atëhere nuk duhet të themi të vërtetën. A mos vallë nuk

ishin komplimente për mua fjalët që tha zoti Shulc sot, autorësinë

e të cilave e ke ti?

- Pali, sinqerisht jam e mahnitur nga puna jote, megjithëse e

kisha parë C.V.-në tënde si dhe rekomandimet që ke sjellë. Ti je

rotarian dhe unë di shumë për ju nga përvoja e nënës sime.

- Dhe pse nuk dëshiron që të jesh ti shefe?

- Se ti e bën më mirë këtë punë.

26

Pandi PAPANDO

- Ka shumë si ti në vëndin tënd, se këtu tek ne do të të merrnin

si të çmendur.

- Oh Pali, në çdo vënd ka të mirë dhe të këqinj. Është shumë e

këndëshme që më rastisi të punoj me ty.

- Të kam borxh një darkë kokë më kokë, - i thashë me të

qeshur.

- Ku? - pyeti menjëherë, - tek ti apo tek unë.

- Zgjidh ti, - fola me gjysmë zëri. U gjeta i pa përgatitur për të

dhënë një përgjigje, duke menduar se çfarë kuptimi i dha ajo

ftesës sime kokë më kokë, që ishte pa prapamendim. Anna e

kuptoi gjëndjen time, buzëqeshi dhe foli qetë.

- Jemi të rritur dhe të përgjegjshëm të dy. Të hamë darkë së

bashku, qoftë edhe në shtëpitë e secilit, nuk do të thotë që do të

shkojmë në shtrat. Fjalët që kam thënë për ty janë të sinqerta.

- Nuk jam gati, - i fola me zë të dobët, - nuk jam i aftë për

aventura.

- Edhe unë nuk jam gati, - tha Anna, - aq më tepër për aventura,

por edhe sikur të ndodhë diçka, kjo nuk e vë asnjërin para

përgjegjësisë për punën . Vërtet ti je shefi im, por unë nuk kam

ndërmend të të akuzoj për ngacmim seksual.

Këto fjalë i tha me një ton aq serioz sa mbeta i shtangur.

Befas ja dha një të qeshure të fortë duke më përqeshur me gjuhë.

- Sido që të jetë, - tha, - ne do të jemi miq, në se ti pranon të

jesh miku im. U ngrit nga karrikja, mu afrua, më puthi lehtë në

faqe dhe doli nga dhoma.

Mbeta i hutuar në karriken time. Deri tani nuk e kisha parë

Annan si femër por thjesht si një kolege të re pune, të bukur dhe

të sjellshme. Puna me të më jepte kënaqësi. Ndryshimi i madh në

moshë (sipas meje), që nuk ishte i madh tani që mësova moshën

e saj më lejonte të bëja shaka dhe ngacmime pa të keq. Tani e

27

NJË NJERI

kuptova se kisha vepruar gabim dhe ndoshta i kisha dhënë të

kuptonte se po mundohesha ta joshja, gjë që nuk më kishte

shkuar kurrë në mendje. Këtë çast e kuptova se Anna ishte

shumë tërheqëse për mua, jo vetëm me bukurinë dhe hiret e saj,

por edhe me sjelljen njerëzore.

-Jo, - i fola vetes, - ti nuk duhet ta prishësh këtë miqësi, që

Anna ta kërkoi me sinqeritet.

28

V

ANNA

Pandi PAPANDO

Kur vendosa që të largohesha nga Zelanda e Re, e mora

seriozisht këtë largim me synimin për të punuar mirë. Në internet

lexova sa munda për këtë vënd të vogël dhe të varfër, që u

shkëput i fundit nga rregjimi komunist. Të dhënat ishin shpesh

herë kundërshtuese, në shumë prej tyre kishte teprime ose

zvogëlime dhe megjithëse u përpoqa, nuk arrita të nxirja një

konkluzion të qartë për vete. Më e vështira ishte kur më pyesnin

miqtë. Sado që iu flisja ishte e pamundur të kuptonin diçka, bile

shumë prej tyre nuk kishin dëgjuar më parë të flitej për

Shqipërinë. Nëna më tha se në Shqipëri kishte disa Rotary Club-e

dhe po të kisha nevojë mund të drejtohesha tek çdonjëri prej

tyre për të kërkuar ndihmë.

Qëlloi, që kur aritëm në Tiranë nga Viena, zoti Forbes nuk

erdhi me ne, kështu që u detyruam të paraqiteshim vetë.

Përgjegjësi i sektorit që do të zëvendesoja unë, ishte një burrë i

gjatë dhe me pamje tërheqëse. Në C.V.-në e tij që lexova në

Vienë, nuk arrita të kuptoja pse kishte ndërruar aq shumë vende

pune që nuk përputheshin me dy diplomat e tij universitare, të

cilat i kishte marrë shumë vonë, por me rezultate maksimale. Më

bëri përshtypje anglishtja e tij fluente, por sidomos gatishmëria

për të sqaruar çdo pyetje timen për punën. Fillimisht mendova

se donte të tregonte aftësitë e tij, por kjo vazhdoi edhe kur e

mësoi se ne kishim ardhur për t’i zëvendësuar. Nuk munda të

dalloj ndonjë shënjë dëshpërimi apo inati në sjelljen e tij. Edhe

29

NJË NJERI

pas kësaj vazhdonte të sillej njëlloj me mua, vazhdoi me shakatë

dhe ngacmimet tepër fine. Ai sillej sikur të isha një vajzë e vogël

dhe e llastuar, sepse nuk e dinte se ndryshimi i moshës sonë

ishte vetëm disa vjet.

Më pëlqeu që kur e pashë për herë të parë, sidomos kur u

trondit nga emri im. Kur e pyeta pse, e kaloi shpejt hutimin. Fola

me nënën në telefon dhe i tregova se më ra rasti të punoja në

zyrë me zotin Pali Sina që ishte rotarian. Nëna u kënaq dhe më

tha se në se kisha ndonjë nevojë mund të mbështetesha tek ai

dhe t’i tregoja se edhe ajo ishte rotariane. Veçanërisht më

porositi që të mos i bëja keq, megjithëse e njihte natyrën time.

E dija nga C.V. - ja e tij që ishte beqar dhe u çudita se si një

zotëri aq i pashëm nuk ishte martuar, kur shihja se në këtë vënd

kishte shumë pak burra të pa martuar në atë moshë. Fillimisht

mendova se do të ishte aventurier, por këtë mendim e hoqa kur

pashë se sa qetë sillej me një kolege pune, që mundohej ta

joshte. Kurioziteti më shtynte ta pyesja më gjatë rreth jetës së tij,

por ai i bishtnoi disa herë me shumë finesë bisedave të këtij lloji,

kështu që nuk më vinte mirë të tregohesha e pasjellëshme.

Kur më ftoi për darkë vendosa të luaja. Më vonë e shava

veten për këtë sjellje, por shigjeta kishte dalë tashmë nga harku

dhe nuk kisha mundësi ta ktheja pas, kështu që vendosa ta luaja

deri në fund lojën. Në fund të fundit unë jam grua dhe kurioziteti

për ta njohur më mirë atë sfinks, që sillej njëlloj me të gjitha

koleget e punës më bëri të mendoj, se meqë i kisha bërë një

nder, kisha të drejtë më shumë se kushdo të mësoja për jetën e

tij. Kurioziteti ishte më i fortë se mirësjellja, prandaj vendosa ta

provoja deri në fund, por pa i kaluar caqet.

30

VI

ANA

Pandi PAPANDO

Kur kamerieri u afrua të merrte porositë duke mbajtur një

shishe me verë në tabaka, kuptova se Pali ishte klient i rregullt i

këtij lokali dhe ja njihnin shijet.

- Nuk duhet të pi, - i thashë, - dua të jem e kthjellët sot me ty.

Nuk dua t’ia hedh fajin pijes kur të të jepem, sepse dua ta bëj me

dëshirën time të plotë.

- Jo Ana, - më tha Pali i qetë, - ne nuk do të bëjmë dashuri

bashkë.

- Atëhere pse më kërkove që të vij?

- Për të të takuar, thjesht për të biseduar. Nuk mund të ikja pa

të treguar për vete.

- Të kuptoj mirë, - i thashë, - por unë dua me të vërtetë të bëj

dashuri me ty.

- Nuk mundem Ana të të plotësoj këtë dëshirë. Unë e dua

Annan dhe nuk mund ta tradhëtoj, aq më shumë me ty.

- E di, - i thashë më zë të humbur, - të njoh mirë, por të lutem

më kupto. Dua ta plotësoj atë dëshirë aq të madhe të të dyve, e

cila nuk ndodhi për fajin tim.

- Jo Ana, nuk mund të shkelim dhe të hedhim poshtë ato vite.

Jam i sigurt që nëse bëjmë dashuri nuk do ta ndjesh veten mirë

kur unë të largohem. E di që do të vuash dhe unë nuk dua që kjo

të ndodhë. Mjaft vuajtje të kam shkaktuar ato vite prandaj dua të

më falësh, që të mos e kem brengë largimin.

31

NJË NJERI

- Ti duhet të më falësh Pali. Sikur të kisha ndjekur zemrën

dhe jo mendjen sot do të ishte ndryshe për të dy.

- Miq, - tha Pali. U zgjat mbi tavolinë dhe më puthi lehtë në

faqe, duke u larguar pa pritur përgjigjen time.

- Mos të mërzita me historinë që po të tregoj, - tha me një ton

shumë të qetë.

Megjithëse e njihja mirë më bëri përshtypje të thellë sjellja e

tij. Nuk arrita ta kuptoj asnjëherë vetëpërmbajtjen e tij, thellësinë

e mendimit për të mos e fyer bashkëbiseduesin, duke marrë

përsipër gabimet e të tjerëve. Kështu po sillej sot edhe me mua,

po më kërkon të falur për gabimet e mia, të cilat m’i kishte

përsëritur sa e sa herë. Për më shumë u habita me veten, për

kërkesën time, të paimagjinueshme më parë. Vërtet, kisha patur

dëshirë të bëja dashuri me Palin, dëshirë që shpesh herë më

kishte krijuar shqetësime nervore me mjaft probleme, por

asnjëherë nuk kisha menduar se do të propozoja unë e para dhe

ai do refuzonte.

- Jo Pali, nuk më mërzite, përkundrazi ke vepruar shumë mirë

që më thirre.

- Atëhere po vazhdoj.

Fytyra i mori një pamje serioze, njëlloj si kur kishte shumë

punë dhe nuk donte ta shqetësonin. Sytë e mëdhenj ngjyrë kafe i

shkëlqenin mbrapa syzeve. Dukej që ishte i lumtur, megjithëse

përpiqej ta fshihte për të mos më fyer. U ndjeva e kënaqur me

lumturinë e tij, paçka se këtë lumturi nuk ja dhashë unë, por një

tjetër. Nuk kisha asnjë ndjenjë xhelozie për adashen time të

panjohur, por që kisha shumë dëshirë ta takoja.

- Hiqi syzet, - i thashë, - të të shoh më mirë sytë.

32

Pandi PAPANDO

Kur i hoqi syzet u zhduk edhe ai ndriçim i pazakontë që vura re

pak më parë. Sytë e tij u bënë të butë, të qetë dhe mu dukën pak

të lagur.

- Ti po qan Pali?

- Jo Ana nuk po qaj, megjithëse tani mundem. Sot jemi ulur

për tu kënaqur dhe jo për të qarë.

33

NJË NJERI

34

VII

PALI

Të nesërmen filluam punë për të hartuar programet e reja

sipas porosive të zotit Shulc. Po punonim të dy në skrivaninë e

Annas, sepse kompjuteri im kishte një difekt dhe Anna shkruante

më shpejt anglisht. Gjatë punës diskutonim herë pas here

me njëri tjetrin, vështrimet tona kryqëzoheshin pa asnjë iluzion

dhe nënkuptim për bisedën e djeshme. Kur përfunduam, ora e

kishte kaluar shtatën. E ndjenim veten të rraskapitur dhe të dy

kishim mendimin se nuk ishte ditë e përshtatshme për të

darkuar së bashku.

Të nesërmen, unë u nisa me shërbim në Prishtinë pas një

bisede telefonike me zotin Forbes, për një problem që nuk

priste. Ishte vonë për t’i telefonuar Annas, por i lashë një shënim

se do të paguaja kamatë vonesë për darkën. Katër ditët e kaluara

larg saj më shërbyen për të medituar për gjëndjen e krijuar dhe

për sjelljen time të mëvonshme. Rregullorja e punës në

Fondacion e ndalonte rreptësisht çdo lidhje midis punonjësve.

Por Anna më pëlqente, megjithëse nuk dija asgjë për jetën e saj.

Kush ishte kjo vajzë? Pse deri pardje për mua ishte thjesht një

kolege pune dhe sot mendoja vetëm për të, aq sa nuk arrij të

përqendrohem në punë? Kjo nuk më kishte ndodhur asnjëherë

më parë.

Si është e mundur që të bija në dashuri si një adoleshent tani

që i kisha kaluar me kohë të dyzetat. Ajo ishte sjellë shumë mirë

Pandi PAPANDO

me mua, nuk ishte fyer asnjëherë nga ngacmimet e shpeshta. Më

e pakuptueshme më dukej mospranimi i vëndit të punës.

A mundej një njeri të hiqte dorë nga një pozicion më i lartë pune,

me një rrogë më të madhe, thjesht se vartësi i tij ishte më i aftë?

Nuk kisha dëgjuar ndonjë rast të tillë në Shqipëri, por edhe

gjetkë. Tundimi i karrierës është shumë i fortë, aq më shumë tek

gratë, që mezi presin të kenë burra si vartës dhe për më tepër,

kur janë të bindura se këta vartës nuk do ta pengojnë punën, si

në rastin tim. Besoja se Anna e kishte kuptuar këtë gjatë

shpjegimeve të mia. Veçanërisht më shqetësonte qetësia dhe

butësia e fjalëve të saj. Si mund të bënte keq një njeri i tillë?

Përvoja në punë më kish treguar disa raste që persona të

ndryshëm, pasi kishin përfituar nga eksperienca ime, s’kishin

lënë gur pa lëvizur për të më zënë vendin. Por rasti i Annas ishte

i ndryshëm. Ajo më la vendin e saj pa ja kërkuar unë dhe pa më

treguar asgjë. Bile ajo u ndje ngushtë, kur zoti Shulc, e zbuloi

këtë për të gjithë ne, megjithëse nuk e hoqi buzëqeshjen dhe

sjelljen e saj të qetë. Mendime të këqia më vinin në kokë për

raste të ngjashme me gra dhe vajza të huaja, që ishin lidhur me

kolegë të tyre shqiptarë, lidhje që kishin përfunduar keq për

këta të fundit, bile edhe me divorce.

Vërtet që unë isha i pamartuar, por do të më dhimbte shumë

një histori e ngjashme, sidomos kur nuk isha shkëputur akoma

nga një dashuri pa përgjigje. Përse doja të tregohesha kavalier

me atë ftesë për darkë, pa praninë e të tjerëve? Pse e komentoi

Anna në atë mënyrë ftesën time ndonëse unë nuk kisha asnjë

nënkuptim? Thjesht doja t’i shprehja vetëm mirënjohjen

time.Këto e të tjera mendime e zgjatën kohën e qëndrimit në

Prishtinë më shumë se zakonisht. Më së fundmi të shtunë, vonë

35

NJË NJERI

pasdite e përfundova punën duke ju ngrënë kolegëve ditën e

tyre të pushimit.

Të diel u ngrita herët per tu kthyer në Tiranë. Kisha hasur në

malet e Sharrit, ndanë rrugës një fshat me popullsi serbe. Shumë

herë kisha dashur të ndaloja për të vizituar një kishë të vjetër.

Ishte e diel, kisha ishte e hapur, kohë kisha plot, prandaj ndalova

makinën nën hijen e një lisi të stërmadh me një zgavër të gjërë

në trupin e tij. Lisi ishte pa gjethe dhe dukeshin shënjat e një

rrufeje që e kishte goditur kohë më parë. Kur zbrita nga makina,

dy ushtarakë me shënjat dalluese të KFOR-it u habitën që u

drejtova për në kishë, ku sapo kishte mbaruar mesha dhe disa

gra dhe burra të moshuar po dilnin duke biseduar. Njëri prej

ushtarakëve, një djalosh i gjatë, bjond, me lëkurë tepër të

bardhë, gati pa ngjyrë mu drejtua me mirësjellje:

- Zotëri, dokumentat ju lutem!

Nxora dokumentat të cilat i pa me kujdes dhe më pyeti:

- Ku po shkoni zotëri?

- Në kishë.

- Zotëri më falni, ju jeni kristian ortodoks?

- Po, - iu pergjigja i qetë, - por nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka

feja ime me vizitën në kishë? Nuk ka asnjë vend në botë ku nuk

lejohet hyrja në objektet e kultit dhe aq më pak të pyetet për

fenë.

- Na falni zotëri, - foli ushtaraku tjetër, - por ne kryejmë detyrën

tonë. Ngaqë ju jeni shqiptar nuk duam të kemi probleme.

Mund të kaloni.

Kisha ishte e padëmtuar nga lufta e para disa vjetëve. Ndeza

një qiri në hajatin e ftohtë, hyra brenda dhe u ula në një stol. Afër

altarit dy gra të moshuara po bisedonin me priftin. Më majtas një

grua ishte gjunjëzuar me kokën e ulur deri afër tokës. Prifti ishte

36

Pandi PAPANDO

i moshuar, duhej t’i kishte kaluar me kohë të shtatëdhjetat.

Kishte një fytyrë të hequr që i mbaronte me një mjekër të bardhë

borë, e cila e tregonte akoma më të zbehtë fytyrën e tij pa asnjë

rrudhë. Kur kthehu sytë nga unë ndjeva një forcë depërtuese në

vështrimin e tij. Pastaj u kthye nga gruaja e gjunjëzuar dhe u foli

diçka dy të moshuarave. Ato kundërshtonin me fjalë dhe duar,

por duke parë se prifti u dha të kuptonin se biseda ishte mbyllur

i puthën dorën dhe dolën me hapa të ngadalshme nga kisha. I

pashë që ishin të përlotura dhe vazhdonin të flisnin me njëra

tjetrën.

Megjithëse u përpoqa të dëgjoja bisedën e tyre nuk kuptova

asnjë fjalë. Në atë çast gruaja e gjunjëzuar u ngrit në këmbë.

Mbështeta kokën midis duarve dhe nga gishtat e hapur pashë, që

ishte rreth të njëzetave me një fytyrë engjëllore të rrethuar nga

një kurorë flokësh të zeza korb. Veçanërisht më bëri përshtypje

trupi i saj i latuar, që dukej sikur do ta shpërthente fustanin e

ngushtë deri në gju. Diç i foli priftit me zë të ulët, por ai iu

përgjigj me një ton të lartë dhe nuk pranoi që t’i jepte dorën.

Mori një pamje gati hyjnore. Petku i bardhë i ceremonive e

tregonte akoma më të gjatë. Zëri i lartë i priftit më trembi ndaj

ngrita kokën për të parë më mirë. Vajza po fshinte lotët nga

fytyra e bukur dhe e lëmuar. Filloi të ecte drejt meje për të dalë

nga kisha me një ecje të lehtë, gati sikur nuk prekte tokën.

Ula kokën i kredhur në mendime. Nuk e di sa qëndrova në

këtë gjëndje kur ndjeva se para meje qëndronte dikush. Prifti më

kishte zgjatur dorën e hollë. Nën lëkurë i dukeshin venat e holla

blu. U ngrita në këmbë dhe i mora dorën, që nuk më lejoi ta

puthja. Ai ishte i gjatë gati sa unë por veshja e zezë, që i rrinte e

gjërë në supet e dobët e tregonte më të gjatë. Më pyeti serbisht

se nga isha.

37

NJË NJERI

- Me origjinë nga Korça, - ju përgjigja me dialektin e bullgarishtes,

që flitet në Prespë.

-Flet greqisht? - më pyeti.

-Po atë.

- Sa mirë, - tha, - do të shkëmbej disa fjalë me ty, mbasi kemi

dy vjet që nuk shohim njeri të huaj në fshat, përveç ushtarëve të

KFOR-it që na ruajnë. Kjo kishë e Shën Nikollës, është e vetmja

që shpëtoi pa u djegur në të dy fshatrat serbe ku shërbej unë, në

të tjerat kanë mbetur vetëm muret.

- Si ndodhi? - e pyeta kureshtar.

- E mbrojta unë, - tha me krenari. - E kisha vendosur të flijohesha

tek dera e kishës për të mos e parë të shkatërruar. Ai që

udhëhiqte shqiptarët që erdhën për ta djegur, ishte i biri i një

mikut tim të vjetër, që kishte ndërruar jetë disa vite më parë.

- Ju i thatë ndonjë fjalë?

- Nuk fola asnjë fjalë, - tha prifti. - Kur Masari, kështu quhet

djali i mikut tim, më pa tek dera e kishës i ndaloi pasonjësit e tij

me dorë, u afrua dhe më përqafoi. Nuk folëm asnjë fjalë derisa

ndjemë lotët e njëri tjetrit në faqe. Ai ndoshta u prek që e lëshoi

veten, më shtrëngoi fort, u kthye me shpejtësi dhe u largua. U

fala dhe falënderova Zotin për këtë mrekulli. Urrejtja në atë kohë

i kishte kaluar të gjitha caqet. Ishte një çmenduri kolektive, kush

të prishte dhe të shkatëronte më shumë, sidomos objekte kulti.

- Kush e filloi i pari? - e ndërpreva pa takt. Doja të dëgjoja

edhe versionin serb të ngjarjeve të atyre viteve të mbrapshta. E

dija se ishin paramilitarët serbë ata që filluan të parët shkatërrimet

e objekteve fetare të besimit islam.

Prifti më pa drejt në sy. Kur ndjeu se pyetja ime nuk kishte

qëllim të keq, foli me një zë të humbur:

38

Pandi PAPANDO

- I paudhi biri im, i paudhi! Pa më thuaj ti, si dhe pse filluan

shkatërimet në vendin tuaj disa vjet para nesh?

I pa përgatitur për të dhënë përgjigje për atë histeri

kolektive të vitit 1997, kur të gjithë ata që ishin fajtorë e bënin

veten viktima dhe ia hidhnin fajin njëri tjetrit ju përgjigja:

- Jetojmë në një tokë të mallkuar ose më mirë në një gadishull

të mallkuar.

- Jo biri im, nuk ka vende të mallkuara. Zoti i plotfuqishëm i

krijoi njerëzit të gjithë njëlloj, ai u fali dashurinë e tij hyjnore dhe

sakrifikoi birin e tij, të vetëmlindurin, për të shlyer mëkatet tona.

- Atehere, pse? - ngulmova më tej.

- Dëgjo një ndodhi të vjetër bir:

- Gjyshi im, që ishte edhe ai prift dhe nga që të ardhurat e

kishës nuk plotësonin nevojat e familjes, punonte në bujqësi dhe

blegtori, si kam vepruar edhe unë, më tregoi një ditë dy kope

dhensh që ktheheshin nga kullota. Dhentë e të parës ishin të

shëndetëshme, me gjinjtë e mbushura. Ndryshe ishte kopeja e

dytë, dhentë e të cilës me zi çapiteshin, pastaj më vuri dorën në

kokë dhe foli i menduar, se të dyja kopetë ishin të një race dhe

kishin kullotur në të njëjtin mal. Vetëm barinjtë ishin të ndryshëm.

Kështu janë edhe popujt, vazhdoi më tej. Bariu e bën një

popull të mirë apo të keq. Isha 13 vjet atëhere por i kam të

gdhendura në mendje këto fjalë të gjyshit dhe i tregoj unë për të

rinjtë tani.

- Kemi shumë kohë që nuk kemi barinj të mirë, për të mos

thënë që s’kemi patur asnjëherë - i thashë. - Dhe jam i trembur,

se kur t’i kemi këta barinj, a do të jenë të aftë të përtërijnë tufën

e shprishur.

-Me hirin e Zotit, - u përgjegj.

39

NJË NJERI

Po rrija i heshtur duke analizuar fjalët e priftit të moshuar.

Fillimisht nuk më pëlqeu krahasimi, mu duk shumë vulgar por

alegoria ishte e gjetur. Duke kujtuar historinë e kombeve

europiane, dhe veçanërisht historinë e popullit gjerman në

kohën e Hitlerit, masakrat dhe genocidin ndaj hebrejve dhe

popujve sllavë, vura re jo pa dhimbje se ai kishte të drejtë.

Ripërtëritja dhe progresi i ndryshëm i dy Gjermanive pas luftës e

vërtetonte më së miri alegorinë. Ja thashë priftit këtë mendim. Ai

buzëqeshi, më kapi krahun dhe duke ecur tha:

- Ata besonin tek Zoti dhe në dashurinë e Tij!

Zëri i kumboi në kishën e zbrazur dhe mua mu duk se po

vinte nga kubeja e lartë. Instiktivisht ngrita kokën. Në kubenë

qëndrore figura e Krishtit e dëmtuar nga koha dhe tymi i qirinjve

mu duk sikur po buzëqeshte me cepat e buzëve. Pata ndjesinë,

sikur më foli duke thënë se Ai ishte aty, na shihte dhe na

dëgjonte. Bëra kryqin dhe u ktheva nga prifti.

- Më the se je me origjinë nga Korça. Nuk kam qënë në qytetin

tuaj, megjithëse kam patur dëshirë ta vizitoj. Në dy shekujt e

kaluar froni episkopal i Korçës ka qënë ndër më të nderuarit dhe

më të kërkuarit. Veç kësaj në shkollën ku kam mësuar kishin

studiuar disa nxënës nga Korça.

- Ju kini studiuar në Halki? - e pyeta i habitur.

- Ti e di Halkin? - U habit prifti më shumë se unë.

- Po atë, e kam vizituar Halkin disa vjet më parë dhe jam mahnitur

nga bukuria e atij ishulli. Kur hyra në shkollën e mbyllur

dhe pa nxënës, prifti i veshur civil që u ndodh atje e shtyu

shërbesën, për të më treguar me hollësi historinë e asaj shkolle,

duke më shëtitur në të gjithë ndërtesën, si dhe në kishën e saj.

- Ai nuk ishte prift, - më ndërpreu prifti, - ai ishte një nga 12

dhespotët kanonikë të Patrikanës së Kostandinopojës. Me ligjet e

40

Pandi PAPANDO

Turqisë, këta dhespotë, nuk kanë të drejtë të mbajnë veshje

fetare, me përjashtim të Patrikut. Po më habit që shtyu shërbesën.

Sa vazhdoi vizita?

- Rreth tre orë, - ju përgjigja. - Kur u ndamë u puthëm në faqe

dhe nuk më lejoi t’i puthja dorën. Nuk e kuptova pse.

- Ishte i pa veshur me rrobë, - tha prifti. - Duhet të jesh shumë

i kënaqur nga kjo vizitë, sepse pak njerëz e kanë patur këtë

mundësi. Në këtë shkollë kam mësuar tetë vjet, - vazhdoi të fliste

me nostalgji, - dhe në kurset e verës më kanë dhënë mësim të

përndriturit Kurilla dhe Kotoko që ishin nga Korça.

- Po atë, - të dy kanë qënë episkopë, i pari në Korçë dhe i dyti

në Gjirokastër, deri në pushtimin italian. Më pas, italianët i

dëbuan, sepse nuk iu bindën urdhërit për të kaluar kishën

shqiptare në ritet unite. Të dy shkuan në Greqi, i pari në Malin e

Shenjtë, ku vazhdoi të shkruante veprat e tij të çmuara në

albanologji, helenistikë dhe ballkanologji, ndërsa i dyti ndërroi

jetë si dhespot në Athinë.

-Edhe Kryepeshkopin tuaj të sotëm e kam njohur në shkollë,

në kurset verore. Sot ai është një nga figurat më të respektuara

të Kishës Ortodokse, si dhe një nga përkrahësit më të aftë të

lëvizjes Ekumenike Botërore.

- Ai është një shenjt i gjallë, - ja ktheva. - Përpjekjet e tij për të

ngritur nga zeroja Kishën Shqiptare janë vërtet një vepër e

frymëzuar nga Zoti. Kam patur rast ta takoj dhe të bisedoj me të.

Më ka bërë përshtypje të madhe qetësia e tij, kur më dëgjonte në

bisedë. Vetëm njerëzit e mëdhenj e kanë këtë veti, të pazotët nuk

të lenë të flasësh, duhet vetëm të dëgjosh ligjëratat e tyre.

- Ai ka hirin e Zotit, - tha prifti, - mos vallë u rrëfeve tek ai?

- Jo atë, megjithëse kisha shumë dëshirë, sepse nuk jam

rrëfyer asnjëherë.

41

NJË NJERI

- Mund të rrëfehesh tek unë në se dëshiron.

Hezitova disa çaste, pastaj vendosa të rrëfehesha. I tregova

priftit serb jetën dhe dyshimet e mia hapur dhe pa ndrojtje. U

çudita me veten se si nuk më vinte turp prej tij. Ai më dëgjoi me

vëmendje, pa i shkëputur sytë nga unë. Nuk më ndërpreu në

tregimin tim të çoroditur. Kur mbarova së foluri ndërsa prisja

me ankth fjalët e tij, ndjeva një çlirim në vetvete dhe më dukej

sikur isha në kushtet e mungesës së peshës. Prifti vazhdonte të

më shihte me vëmendje, më la për pak kohë në atë gjëndje dhe

foli me zë të qetë:

- Vuajtja është një provë para së cilës na vendos i Plotfuqishmi

për të parë se si jemi. Lavdi Zotit ti e ke kaluar këtë

provë, je bërë më i mirë. Shumë të paktë janë njerëzit, që vuajtja

nuk iu le pasoja. Edhe ajo pak urrejtje që ende të ndrydh shpirtin,

do të largohet me kalimin e kohës. Unë do të lutem për ty,

por edhe ti duhet t’i lutesh Zotit të të japë mundësinë e faljes.

Kur të arrish të dashurosh, do ta ndjesh veten të çliruar nga

dhimbja, urrejtja dhe dëshira për hakmarrje.

- Nuk mund të qaj atë, më janë shterur lotët. Nuk kam qarë

edhe kur babai u largua nga jeta. Dhimbja mbetet brenda meje

dhe kjo më mundon. Ndoshta e ke dëgjuar një këngë të vjetër

greke :

42

Mos u tall me mua,

Mos më ngacmo se po qaj

Jam njeri, njeri jam ......

- Jo biri im, nuk e kam dëgjuar, por them se është e ndjerë. Të

gjitha janë për njeriun: jeta dhe vdekja, gëzimi dhe hidhërimi,

shpresa dhe zhgënjimi, të qeshurit dhe të qarët, besimi dhe

Pandi PAPANDO

mosbesimi, besa dhe tradhëtia, pasuria dhe varfëria, mirësia dhe

ligësia, mirënjohja dhe mosmirënjohja, fitorja dhe humbja,

lumturia dhe vuajtja, suksesi dhe zhgënjimi, por mbi të gjitha

qëndron dashuria. Shikoje këtë ikonë në mur.

U ktheva dhe në pjesën e narteksit në të djathtë të altarit,

pashë tre vajza të reja dhe mbi to një grua që i kishte përfshirë

në krahët e saj. E kisha parë këtë ikonë në Moskë, në Galerinë

Tretjakovska. Më kishte bërë përshtypje të madhe dhe në

katalogun e Galerisë lexova, se në ikonë paraqitej Shën Sofia,

Dituria Hyjnore, shenjtorja mbrojtëse e vejushave me të tre bijat

e saj Besën, Shpresën dhe Dashurinë. Historia e saj ishte sa

interesante aq tragjike. Në Romën e lashtë, në kohën e perandorit

Adrian, Sofia ishte një grua e ve që kishte ardhur nga

Milano-ja në Romë për të rritur tri vajzat e saj të vogla. Sofia i

kishte quajtur vajzat me emrat Besa, Shpresa dhe Dashuri sipas

letrës së parë të Apostulit Pavël drejtuar Korinthasve 13 : 13.

Në këtë jetë kemi tre cilësi të qëndrueshme besimin, shpresën

dhe dashurinë, por më e madhja ndër to është dashuria.

Ato kishin përqafuar fenë e krishterë, e cila ishte e ndaluar

në perandorinë romake. Mbasi i kapën i detyruan me tortura për

të mohuar fenë. Filluan me Besën e cila ishte më e madhja e

vajzave, trembëdhjetë vjet dhe kur ajo nuk pranoi e martirizuan.

Të nesërmen, vazhduan të njëjtën gjë me Shpresën dymbëdhjetë

vjeçare, që pësoi fatin e motrës së madhe. Të tretën ditë i erdhi

radha vajzës së vogël, vetëm nëntë vjeçare, por edhe Dashuria

nuk pranoi të ndryshonte fenë, pra u masakrua edhe ajo me

metodat barbare si të motrat. E ëma i pa vuajtjet e bijave të saj, i

mori trupat e tyre pa jetë dhe i varrosi. Vazhdoi të qante mbi

varret e tyre deri sa ndërroi jetë pas disa ditësh nga dhimbja dhe

43

NJË NJERI

dëshpërimi. Duke parë ikonën e pa dëmtuar, mendja më

punonte për fjalët e priftit, ndaj iu drejtova:

- Besoj se e ke lexuar romanin e Duma - it, Konti i Monte

Kristos? Ky roman mbaron me togfjalëshin: “Prisni dhe

Shpresoni“.

- Sigurisht e kam lexuar në rini, - tha prifti duke vënë buzën

në gaz, - nuk e mbaj mend këtë që po më thua ti, por ai roman

nuk është libri i dashurisë, ai përshkruhet i gjithi nga fryma e

urrejtjes dhe e hakmarrjes, konkluzionet e tij nuk janë të sakta.

Me sa më kujtohet kur konti përfundoi hakmarrjen nuk u kënaq

nga kjo, por u zhgënjye, megjithëse i ndihmoi shumë ata që e

kishin dashur.

Shkrimet e Shenjta, Bibla, Dhjata apo Testamenti është libri i

dashurisë. Ky nuk është një libër i zakonshëm. Sa herë ta lexosh

aq më shumë mëson prej tij. Çdo lexim të jep kuptimin që të

duhet ty, në varësi të gjendjes shpirtërore dhe nevojës që ke për

të dëgjuar fjalën e Zotit. Ai të jep rrugën që duhet të ndjekësh. Si

të thashë më parë, Zoti në fillim i fali njeriut Diturinë. Kjo thuhet

në Librin e Mbreterve 3 : 12. Kur zoti e pyeti Solomonin se çfarë

kërkonte si shpërblim për besnikërinë e tij, Solomoni nuk kërkoi

pasuri, forcë apo madhështi, por vetëm dituri. Zoti i tha:

“Do të ta plotësoj dëshirën tënde dhe do të të jap aq shumë

urtësi (dituri) sa askush nuk do të matet me ty, as para teje as pas

teje“.

Kështu njeriu mori diturinë. Zoti pa, se dituria nuk i mjaftonte

njeriut për ta çliruar nga mijëra dyshime të grumbulluara në

mendjen e tij të çoroditur dhe i fali besën, jo në kuptimin folklorik

tuajin dhe tonin, por besimin tek Zoti, pa të cilin njeriut

nuk mund t’i hapeshin portat e diturisë. Por njeriu i paduruar,

kërkonte që çdo gjë ta merrte shpejt dhe filloi të zhgënjehej nga

44

Pandi PAPANDO

pritja, prandaj Zoti i dha shpresën dhe durimin për të pritur. Së

fundmi i dha dashurinë, më të madhen dhuratë që mund t’i jepte.

Dashuria e mbrojti njeriun nga zhdukja, deformimi, shpërfytyrimi.

Pa dashuri, nuk do të kishte mbetur asnjë njeri mbi

tokë, njerëzimi do të ishte zhdukur përfundimisht.

- Po vdekja, - e pyeta, - ku hyn, si duhet ta kuptojmë?

- Përsëri në dashurinë e njeriut për Zotin, në përkushtimin e

Tij për njerëzimin, por edhe në shpresën për të pritur Mbretërinë

e Tij, gjithmonë me besimin tek Zoti. Të gjitha janë të

shkruara në Bibël, hape dhe lexoje jo vetëm kur je i dëshpëruar.

Kur je i lumtur, ke më shumë nevojë për Zotin. Çlirimi i shpirtit

nga urrejtja dhe hakmarrja është fitorja më e madhe që njeriu

arrin ndaj pjesës së keqe dhe dyshuese të tij.

- A mund të bëj një pyetje Atë? Të lutem të më falësh në se po

bëj gabim.

- Më pyet biri im dhe do të përgjigjem, për çfarëdo pyetje.

- Si është e mundur që ju, me një arsimim kaq të plotë të

shërbeni në një fshat të largët dhe me pak banorë? Nuk besoj që

kisha serbe të jetë e pasur në këtë nivel me shërbenjës të ditur.

- Fare thjesht, Zoti nuk më dha hirin e tij për të zgjedhur

rrugën e murgut. Ai më dha që fare i vogël dashurinë për një

fqinjen time. Kur të kalosh herën tjetër këtej, qëndro një natë tek

unë. Priftëresha gatuan kaq mirë sa nuk do kënaqim vetëm

shpirtin me biseda, por edhe barkun, - dhe qeshi me zë.

Vetiu më lindi mendimi për ta pyetur, se pse e kishte ngritur

zërin, kur foli me vajzën e bukur. Kisha ndrojtje ta pyesja,

përderisa nuk më tregoi vetë. E hoqa ngurimin dhe i tregova

historinë e Krishtit me prostitutën që populli donte ta vriste me

gurë. Ai e kuptoi përse e kisha fjalën dhe foli me një zë të shtruar

dhe të përvuajtur:

45

NJË NJERI

- Unë nuk jam shenjt, dhe aq më shumë nuk jam Krishti.

Vazhdimisht i lutem Atij, që të më ndriçojë mendjen, për të mos

bërë gabime në detyrën time.

- Edhe asaj i takon mëshira dhe fjala e mirë, në se ka dalë nga

rruga e drejtë dhe ti je në gjëndje t’ia japësh atë. Ai uli kokën, u

mendua një çast dhe më pa drejt në sy. Sytë i ndrisnin, vështrimi

i tij kishte një forcë të tillë, sa kujtova se kisha bërë gabim që i

fola në atë mënyrë, pastaj vështrimi i tij u zbut, dhe me një ton të

qeshur tha:

- Faleminderit, shpesh edhe unë harroj ta kryej si duhet detyrën

time. Faleminderit shumë, nuk do ta harroj kurrë këtë mësim

që më dhe.

Dolëm tek dera ku bëmë një fotografi së bashku. Deri

atëhere nuk i dinim emrat e njëri tjetrit, ndaj i dhashë kartëvizitën

time dhe i kërkova të tijën për t’i dërguar fotografinë.

- Më ndihmove shumë atë, - i thashë dhe i putha doren. - Nuk

e kujtoj autorin e një poezie që thotë se ndonëse gjysma e

njerëzve dashurojnë dhe gjysma tjetër urrejnë, unë nuk po e gjej

vendin tim. Jam në dilemë. Dashuria nuk afrohet tek unë, ndërsa

nuk mund ta fut veten as tek pjesa që urren.

- Ti. . , ndoshta më ndihmove më shumë se unë ty. Lutju Zotit

dhe ai do të ta kthejë dashurinë dhe do të çlirojë nga urrejtja. Në

Ungjillin sipas Mateut 6 : 6 lexo fjalët e Krishtit:

“Kur t’i lutesh Zotit, shko në dhomën tënde, mbylle derën dhe

lutju Atit tënd, që është i padukshëm. Ai të sheh se ç’bën ti në vetmi

dhe do të të shpërblejë”.

Ishte akoma duke parë kartvizitën time. Kishte vënë një palë

syze të vogla, të rrumbullakta me skelet briri dhe veshore në

formë suste. Fytyra i mori një shprehje prej mendimtari.

46

Pandi PAPANDO

- Atëhëre po ndahemi, por kur të qëndrosh tek unë, herën më

të parë që do kalosh këtej, do të bisedojmë shtruar dhe jo më

këmbë, më sill edhe fotografinë.

- Të jesh i sigurtë atë se kur të kaloj për në Prishtinë, do ta

planifikoj që një të shtunë mbrëma të vij tek ti, të dëgjoj meshën

e të dielës dhe pastaj të kthehem.

- Zoti përpara, - tha atë Kirilli, më dha dorën dhe më përqafoi.

U puthëm tre herë sipas zakonit serb. Nuk po më lëshonte,

ndërkohë diç po murmuriste në një gjuhë, që nuk e kuptova. Pa

tjetër më dha bekimin në gjuhën starosllave, mendova duke ecur

në drejtim të makinës. Ushtarakët po qëndronin shumë afër

makinës. Vura re se ishin akoma të çuditur nga përqafimi im me

priftin. Si dukej nuk u besohej që një prift serb të përqafohej dhe

të puthej me një shqiptar. I përshëndeta duke ju uruar punë të

mbarë pastaj i ngrita dorën priftit, që priste tek dera e kishës

deri sa të largohesha.

Biseda me priftin dhe sidomos rrëfimi më bënë mirë, isha

më i qetë, por përsëri truri punonte për të nesërmen, për

takimin me Annan. Pali i qetë i thoshte tjetrit, dyshuesit:

- Mjaft me marrëzira, hiqi nga koka këto mendime. Nuk janë

të gjithë njerëzit të këqinj, si ata që të kanë bërë keq ty.

47

NJË NJERI

48

VIII

ANA

-Po ti preke ushqimin dhe pi pak verë, - më foli Pali. Ishte i

lodhur nga e folura pa ndërprerje dhe trokiti gotën me mua.

Nesër mund të mbash dietë për të konkuruar për Miss.

- Me sa po shoh ke ndryshuar shumë, - i thashë.

- Në ç’drejtim? - pyeti me habi.

- Po ja, je bërë më i qetë, më i shtruar, të mungon ekspresiviteti

dhe . . . . je pak budalla.

- Ke të drejtë, - foli duke qeshur. - Megjithëse jam kundër

teorisë së Darvinit, ambjenti i punës veproka tek njeriu edhe pa

dashjen e tij. Nuk mbaj mend sa kohë ka kaluar, që kur nuk u

kam bërtitur vartësve dhe kolegëve në punë. Sa për të fundit,

përsëri ke të drejtë, vërtet kam qënë pak i marrë, por tani duket

që po përmirësohem.

Gjatë gjithë kohës që fliste e shihja në fytyrë dhe më kujtoheshin

sa e sa biseda që kishim bërë së bashku, kur unë i tregoja

hallet dhe shqetësimet e mia. Ai më dëgjonte me vëmendje dhe

më jepte kurajo, për të kaluar gjendjen depresive. Kisha patur

një besim të patundur tek ai, se nuk do më nxirrte asnjë të

fshehtë. Më vonë, oh me vonë . . .

- Vazhdo të lutem, - i fola, - jam shumë kurioze të të dëgjoj

deri në fund, megjithëse e di përfundimin.

- Vetëm kurioziteti po të shtyn të më dëgjosh? - tha Pali pa

mundur ta fshihte një ironi të lehtë në tonin e zërit.

Pandi PAPANDO

- Mos më ngacmo më tej se jam shumë e hutuar. Ti e kupton

se nuk është e lehtë të dëgjoj tregimin tënd. Unë nuk jam aq e

fortë sa ti dhe ti e di mirë këtë.

49

NJË NJERI

50

IX

PALI

Të hënë Anna erdhi vonë në punë. Ajo kishte qënë në

Shkup për fundjavë dhe kishte kryer një kontroll rutinë në zyrën

lokale të Fondacionit. Kur hyri në zyrë mbas pushimit të drekës,

më përshendeti duke qeshur dhe tha :

- Falemnderit për shënimin, bëre mirë që më njoftove, se nuk

desha të pyesja. Ku do ma japësh darkën e famshme?

- Ti zgjedh vendin, unë paguaj - i thashë.

- Atëherë shkojmë tek unë - tha me buzën në gaz.

- Mirë, në orën 19 do të jem tek ti me të gjitha ushqimet dhe

pijet me vete.

- Po kamata?

- Do të gatuaj unë, po të mos mjaftojë kaq, më thuaj çfarë

duhet të paguaj tjetër dhe unë do të bindem.

Kur trokita në derën e saj, i ngarkuar me qeset me ushqime,

Anna e hapi derën menjëherë, thuajse po priste tek pragu. Kishte

marrë një pamje vezulluese, e veshur me një palë pantallona të

bardha lino, që i nxirnin shumë mirë në dukje trupin e saj të

përsosur dhe një bluzë jeshile, paksa të hapur para, që lejonte të

dukej vijën ndarëse të gjoksit.

- Je bërë shumë e bukur sot, të ka rënë hir.

- Faleminderit, jam zbukuruar për ty.

Bëra sikur s’e dëgjova dhe fillova të gatuaja në guzhinën e

vogël, ndërkohë që Anna po përgatiste tavolinën. Nga salloni më

Pandi PAPANDO

erdhën tingujt e një kënge të Bitëllsave: “Anna, Go to him’’.

Ngriva në vënd kur dëgjova hyrjen:

Anna , Anna ,

You come and ask me, girl, Ti po vjen dhe më pyet, vajzë,

To set you free, girl, Të të le të lirë, vajzë,

You say he loves you more then me, Më the se ai të do më fort se unë,

So I will set you free, Pra, po të le të qetë,

Go with him, Anna, Shko me të, Anna,

Go with him, Anna. Shko me të, Anna.

Ishte e pamundur, që Anna ta kishte zgjedhur me qëllim këtë

këngë, aq më shumë që kjo nuk ishte në fillim të albumit. Kur

hyra, e dëgjova muzikën, por nuk ishin Bitëllsat që këndonin.

Atëherë çfarë ishte kjo koinçidencë, që në miliona këngë të

dëgjoj Bitëllsat, që i thoshin Annas të vinte me mua? Zgjata

kokën nga guzhina, për të parë se çfarë po bënte Anna dhe u

qetësova kur pashë se nuk e kishte mendjen tek kënga, por po

merrej me tavolinën. Ajo ngriti kokën dhe foli duke qeshur:

- Të lutem Pali nxito, mbaro shpejt se kam që dje pa ngrënë.

Desha të shihja si gatuajnë burrat shqiptarë, që si kam dëgjuar,

janë shumë patriarkalë.

-Ndoshta ke të drejtë, por tek unë nuk ke patur rast ta

provosh këtë.

Darkën e shtroi Anna, ndërkohë që unë po hapja një shishe

me verë 10 vjeçare “Temjaninka“, prodhim i luginës së Vardarit.

E kisha ruajtur prej kohësh këtë verë të bardhë dhe të kthjellët,

për ndonjë rast të veçantë dhe i solla dy shishet e fundit sot.

- Gëzuar. - i thashë duke trokitur gotat. - Shëndet dhe miqësi.

- Jetë me dashuri, - u përgjigj Anna dhe e trokiti përsëri gotën.

Ndjeva gjakun që u ngjit dhe fytyrën e cila mu përflak nga këto

51

NJË NJERI

fjalë. Truri filloi të punonte me shpejtësi marramendëse pa

mundur të gjente një përgjigje. E piva gotën me fund. Vera e

ftohtë më bëri mirë dhe kur ndesha sytë e Annas, pashë se ajo po

më shihte duke buzëqeshur. Cepat e buzëve i ishin rrudhur pak

dhe sytë e picërruar më lanë të kuptoja se po luante. Vendosa në

çast që të hyja edhe unë në lojë. Megjithatë, ndjeja se nuk mund

të luaja me këtë femër, si me të tjera më parë. Diç më pengonte.

Jo kombësia e saj, për këtë nuk shqetësohesha aspak, por më

dukej se ajo ishte ndryshe, sikur kishte vuajtur shumë dhe po

përpiqej të dilte nga një tunel i errët. Mu kujtua një shprehje e

Lermontovit në një nga romanet e tij, që e kisha lexuar shumë

kohë më parë, atëhere kur në Shqipëri botoheshin vetëm

romane ruse dhe sovjetikë : “ Ti ke diçka të veçantë, diçka të

fshehtë dhe misterioze , diçka që se kanë të tjerët . . . .’’

Kur hapa shishen e dytë Anna pyeti me qesëndi:

- Po kërkon të më dehësh.

- Pija nuk është me detyrim, - i thashë. - Sa për mua, edhe po

piva shumë, shtëpia ime është vetëm pesë minuta larg dhe me që

s’e kam makinën, nuk kam rrezik.

- Të lumshin duart për darkën, - më tha Anna kur përfunduam.

- Ti Pali paske shumë dhunti, nuk e kisha menduar kurrë se

do gatuaje kaq mirë.

- Në të gjithë restorantet e mira guzhinjerët janë burra, vetëm

një gjë e bëjnë gratë më mirë se burrat, por nuk ta tregoj sot.

- Fillove ta nxjerësh patriarkalitetin tënd që në rastin e parë

që tu dha. Sa të ngre tavolinën dhe të gatit kafenë, shiko në bufe

për ndonjë pije dhe ndërroje diskun.

Disku i parë që pashë ishte “Wind of Change“ i Skorpionsave.

Në vitin 1990 kur dëgjuam për herë të parë këtë këngë tek

52

Pandi PAPANDO

ne ishte akoma në fuqi diktatura dhe në bisedat me shokët e

prisnim me padurim Erën e Ndryshimit, që tashmë po valëvitte

flamurët me drapër dhe çekan në Sheshin e Kuq. Prisnim që ajo

puhizë e lehtë gati e pandjeshme të kthehej në shtërngatë, për të

fshirë të kaluarën dhe për të filluar një epokë e re.

- Pse rri në këmbë, - tha Anna që nga guzhina.

- Këtë këngë nuk mundem ta dëgjoj ulur. Kur e ridëgjoj tani

pas kaq vjetësh më kujtohen ato kohë të pritjes me ankth, se sa

kohë do të duhej që Era e Ndryshimit të arrinte deri tek ne.

Kishim aq vite që prisnim dhe minutat na dukeshin shekuj.

U ula në divan pasi nxora nga bufeja një shishe të

përgjysmuar me whisky dhe mbusha gotat me akull. Whisky

“Dimple“ 15 vjeçar ishte i mirë. Si dukej Anna kishte shije edhe

në pijet, ndonëse piu shumë pak verë. Anna solli kafetë dhe u ul

në anën tjetër të divanit. I mblodhi këmbët nën vete (në të gjithë

botën gratë ndenjkan kështu), dhe u rehatua duke tërhequr një

jastëk në shpatullat. Po më shihte drejt në sy me atë pamjen e

qetë, gati naive, që merrte zakonisht kur donte të pyeste për

diçka.

- Më trego për jetën tënde, - tha pa ndryshuar shprehjen e

fytyrës.

- Ti e ke lexuar C.V.-në time iu pergjigja me shpoti, kështu që

di për mua më shumë se sa di unë për ty.

- Po flasim për jetën e gjallë. C.V.-ja nuk të tregon asgjë për

këtë jetë, bile shumë herë kam pyetur veten, se përse duhet të

jetë ky formalizëm. Është për të qeshur, por një mikja ime kur

vjen fjala për C.V.-në, në vend të saj thotë W.C.

Nuk e di sa fola duke pirë whisky me akull. Ajo më shihte

drejt pa folur dhe vetëm lëpinte gotën. Kur të nesërmen analizova

këtë mbrëmje, nuk i besoja vetes, që kisha folur aq gjatë për

53

NJË NJERI

intimitetet e mia me një të panjohur, paçka që ishte një vajzë e

bukur, por për të cilën para një muaji as e dija që ekzistonte.

I tregova jetën time, që askush jashtë familjes nuk e dinte,

fëmijërinë e trazuar, vuajtjet e mëvonëshme, shkollën, punët e

ndryshme. I fola edhe për ty.

- Të paska dashur shumë, - më tha për ty dhe uli sytë.

- Nuk jam shumë i sigurt për këtë, herë herë mendoj se më ka

përdorur për të mbushur boshllëkun e saj, por di që unë e kam

dashur, dhe akoma nuk jam shkëputur nga kujtimi i saj.

- Ah, ju burrat, - tha me ngadalë dhe sytë ju mbushën me lot. -

Kujtoni gjithmonë se dini gjithëçka për seksin tjetër dhe sidomos

për dashurinë e grave.

- Nuk jam i paditur, qoftë nga eksperienca personale, por

edhe nga shokët dhe shoqet e mia.

- E di që nuk je i paditur. Ti kujton se meqë ke patur disa

femra në jetën tënde, i njeh edhe ndjenjat e tyre. Është shumë e

vështirë për burrat të kuptojnë ndjenjat intime të gruas.

- Them se po, aq më shumë për këtë rast.

- Mos këmbëngul kot për diçka që e njoh unë më mirë. Ti

mund t’i njohësh femrat që kanë qënë parteneret tënde, por që ti

nuk i ke dashur me të vërtetë dhe jam e sigurt se ato, duke qënë

të bindura se s’do fitonin dashurinë tënde nuk janë hapur para

teje. Ti i njeh femrat por duhet të kuptosh se Ana, nga sa më

tregove nuk është një femër e zakonshme. Ajo është zonjë dhe të

ka dashuruar fort, prandaj mbylle këtë diskutim. Të jesh i bindur

se e vërteta është kështu si të them unë.

54

X

ANNA

Pandi PAPANDO

Pali nuk foli më, dukej tejet i lodhur. Kujtimet të lodhin

vërtet dhe kur e pashë mu dhimbs. E qortova veten për lojën që

kisha filluar, por megjithatë mendova se veprova drejt, që desha

të mësoja për jetën e tij. Kisha filluar të ndjeja për Palin një

afërsi, që nuk e kisha hasur më parë në miqësitë e mia. Nuk kam

besuar kurrë në dashurinë me shikimin e parë, aq më shumë në

këtë moshë dhe me përvojën time të keqe, por ndjeja se diçka

më tërhiqte tek ai. Ndoshta qëndrimi serioz dhe pa lajka, shikimi

i tij i veçantë, apo serioziteti i tij në punë. Sa gazmor dhe i qeshur

ishte kur më ngacmonte, aq serioz kthehej në diskutimet e

punës.

Kur diskutonim me shoqet artikujt e revistave për kiminë e

dashurisë, aromat e trupave e të tjera si këto, të gjitha më

dukeshin marrëzira dhe spekullime të shtypit, për të shitur

produktin e tyre duke përfituar nga pasioni i femrave për t’i

dhënë shpjegim ndonjë rasti të veçantë. Por Pali nuk përdorte

parfume, vetëm një aromë të lehtë pas rroje. Tani që diçka po

ndodhte me mua nuk ndihesha e sigurtë. Ngrita kokën dhe vura

re se Pali e kishte marrë veten dhe sikur po mundohej të

zhbironte sjelljen time.

-Paske vuajtur shumë, - i thashë, - po të mos ma kishe treguar

vetë, nuk do të besoja se jeta mund të ishte kaq mizore.

- Kam jetuar, kam jetuar jetën time me shumë vuajtje por

edhe me gëzime. Tani që e shuajte kuriozitetin, që të mundonte

55

NJË NJERI

prej kohësh, më trego edhe ti për vete. Unë për ty di vetëm

emrin, moshën që e mësova shumë vonë dhe gjithashtu, që je një

vajzë e mrekullueshme por shumë kurioze. Ka më pije në bufe?

- Edhe po të ketë ti nuk duhet të pish më. Ke pirë shumë . . . . .

- Anna, unë nuk jam dehur deri më sot, - foli ngadalë.

- Zakonisht nuk pi ose pi pak, me përjashtim të rasteve të

veçanta si ky.

Më doli në shteg për ta ngacmuar përsëri dhe e pyeta me

zërin më të pafajshëm që munda:

- Pse çfarë rast i veçantë është ky? E kuptova që nuk mund të

luaja më me Palin. Ai më kishte kuptuar dhe po fillonte të

kundërvepronte, por kur mu pergjigj:

- Sot për mua është një rast i veçantë, jashtëzakonisht i

veçantë. Është e dyta herë që rrëfehem, por duke mos qënë para

priftit, po më duket sikur jam lakuriq para teje.

Ndjeva dhimbje për veprimin tim, dhe i fola duke qeshur:

- Ti nuk ke zbërthyer as këmishën, pa le për të qënë lakuriq,

mirë që nuk erdhe me kravatë.

-Të lutem Anna mos vazhdo me ngacmime. Më trego edhe ti.

Tani kam edhe unë të drejtë të mësoj më shumë për ty.

- Nuk e di, a do jesh dëgjues i duruar?

- Të jesh e sigurtë se jam, deri më sot kam dëgjuar shumë nga

miqtë e mij, kështu që po nuk më tregove, si mund të të quaj

edhe ty mike?

Më pa drejt në sy, buzëqeshi për të më dhënë kurajo, u ngrit

nga divani, hapi dollapin e pijeve dhe mori një konjak “Remy

Martin“ të pa hequr nga kutia.

- Qënke furnizuar mirë me pije, - tha duke hapur shishen.

Mori një gotë uji, e mbushi përgjysëm dhe u shtri në divan duke

ngritur këmbët mbi tavolinën e ulët.

56

Pandi PAPANDO

U frikësova kur pashë gjithë atë gotë me konjak me 49 %

alkool të pa holluar me ujë apo akull, aq më tepër se Pali kishte

pirë verë dhe whisky. Ai e kuptoi frikën time dhe më tha duke

qeshur:

- Mos u frikeso Anna, nuk jam i dehur dhe nuk kam ndërmend

të dehem për të justifikuar ndonjë veprim të pakëndshëm. Jam

më i kthjellët se kurrë, por dua të pi, prandaj fillo të flasësh.

- Atëhere po filloj edhe unë të rrëfehem, - i buzeqesha, - por

ndryshe nga ti, e kam për herë të parë këtë rrëfim. Do zhvishem

edhe unë para teje.

Sa e çuditëshme është jeta po mendoja ndërsa Pali po priste

që të flisja. Si mund t’i tregoj jetën time një njeriu që e njoh kaq

pak. Po ai, si mundi të më tregonte jetën e tij kaq thjesht, bile dhe

detaje, kur këtu nuk egziston rrëfimi dhe ka kaq pak studio

këshillimore. Psherëtiva thellë dhe fillova të flas :

- Kam lindur dhe jam rritur në Wellington, Kryeqytetin e

Zelandës së Re. Babai, Bill Hobson VI është trashëgimtari i vetëm

mashkull i William Hobsonit , kapitenit anglez, që u dërgua nga

Kurora Britanike në Zelandë, për të shtypur kryengritjen e fiseve

Maore në vitin 1830. Ishte fillimi i epokës Viktoriane, aq të gjatë

dhe të mbushur me ngjarje në historinë britanike.

Billi i vjetër ishte një ushtarak i sprovuar, që e dinte mirë, se

një gram paqe rëndon më shumë se një ton luftë, kështu që në

vend të fillonte shtypjen e kryengritjes dhe raprezaljet ndaj

popullsisë, filloi negociatat me kryetarët maorë, për të vendosur

një paqe të qëndrueshme. Fillimisht, propozoi një armëpushim

të gjatë, i cili u pranua nga pjesa më e madhe e kryetarëve të mbi

500 fiseve maore. Këtë kohë e përdori për të bindur kryetarët e

fiseve, që nuk kishin hequr dorë nga lufta. Mbas dhjetë vjetësh

57

NJË NJERI

bisedime dhe lëvizje të pa ndërprera në çdo cep të ishujve, në

vitin 1840 u nënshkrua Traktati i Waitang-ut, që e fuste

Zelandën e Re në kurorën e Britanisë së Madhe dhe u jepte

maorëve të njëjtat të drejta me qytetarët britanikë.

Ky veprim pati reaksion të madh në Angli, sepse ishte hera e

parë, që arrihej një paqe me të tilla kushte. Kundërshtaret e tij

në Zelandë thurrën qindra intriga, për ta penguar, pa ja arritur

qëllimit. Ai kishte marrë Kartë të Bardhë për të vepruar dhe veç

kësaj, duheshin 6 muaj që të vinin udhëzimet e reja nga Londra.

Se fundmi dekreti u firmos nga Mbretëresha Viktoria. Traktatit

nuk ju bë asnjë ndryshim dhe njëkohësisht Billi u emërua me

detyrën e Guvernatorit. Gjendja u qetësua dhe paqja u vendos

përfundimisht. Bashkë me dekretin erdhi edhe familja e tij. Billi

vazhdoi akoma punën për firmosjen e Traktatit nga krerët e

pabindur në skajet e largëta të vendit. Jeta e vështirë, udhëtimet

e gjata dhe të lodhëshme, ndikuan në shëndetin e tij dhe ai

ndërroi jetë mbas disa vitesh.

Babai studioi për menaxhim, fillimisht në Wellington dhe u

doktorua në Harvard. Ai filloi punë në kompaninë e të atit ku

vazhdon edhe sot. Nëna, Sofia është me origjinë polake, me

prindër të ardhur pas luftës së parë, por e lindur në Zelandë.

Ishin në të njëjtën klasë në kolegj me babanë, ku u dashuruan. U

martuan pasi babai u kthye nga Amerika. Nëna studjoi për

psikologji dhe hapi më vonë klinikën e saj. Kishte shumë punë

dhe mori disa asistentë. Babai që ishte shumë mirë nga gjendja

ekonomike bëri një veprim shumë frytdhënës në krizën e viteve

1970 duke bashkuar bizneset me të nipin.

Ata u futën të parët në teknologjitë e reja të informacionit

dhe elektronikës, treg që ishte thuajse i parrahur në Zelandë. Ne,

vëllai im dy vjet më i madh dhe unë filluam studimet në kolegj.

58

Pandi PAPANDO

Më parë Tedi, që sipas këshillave dhe ngulmimit të babait, u

laurua për elektronikë. Pasi mbaroi doktoraturën në Berkeley në

Kaliforni për Teknologjinë e Informacionit, u kthye dhe filloi

punë në kompani.

Me Tedin ishim jo vëlla e motër, por shumë shokë, rrinim

bashkë gjithë kohën e lirë dhe kishim miq të përbashkët. Në një

nga mbrëmjet e përbashkëta u njoh me shoqen time më të mirë,

Elisabetin dhe u martuan shumë shpejt. Unë i ngacmoja kur

ishim të tre, duke synuar të nxehja Betin, por ajo më thoshte të

shikoja veten, se ata kalonin për mrekulli së bashku. Bëja sikur

nxehesha dhe filloja ta qëlloja me jastëkë, ndërsa ajo qeshte e

qeshte pa pushim. Atëherë ndërhynte Tedi me trupin e tij vigan,

më pushtonte me njërën dorë dhe me tjetrën, më guduliste fort

deri sa nuk kisha fuqi nga të qeshurit dhe bija pa frymë në divan.

Mbas lindjes së djalit, hareja u shtua në familje dhe

megjithëse ata jetonin më vete, vazhdonim të rrinim bashkë. Unë

nuk ju binda babait për të vazhduar degën e Tedit, kështu që pas

kolegjit vazhdova studimet për shkencat sociale. Isha shumë

dembele për të studjuar I.T. dhe në matematikë nuk ja thosha

fare.

- Mos e ngacmo vajzën, - i thoshte vazhdimisht nëna babait

para se të hyja në Universitet. - Nuk janë të gjithë shkencëtarë si

ju Hobsonët.

- Pse, -ja kthente ai, - Annan e solle me vete ti kur u martuam?

- Edhe sikur të them kështu asnjë nuk do të besojë, kaq të

ngjan jot bijë. Dëshiroja të më ngjante mua, por na doli kokëngjeshur

si ti, - përgjigjej nëna.

Dhe vërtet, tek unë vlente më teper se kurrë shprehja “Bëmë

mama ti ngjaj babait”, kaq shumë i ngjaja babait nga pamja dhe

karakteri. Unë isha impulsive, e pashtruar, e gatshme për të

59

NJË NJERI

kundërshtuar dhe për t’i shkuar deri në fund çdo bisede, sado e

kotë të ishte.

- Ti impulsive, - më ndërpreu Pali, - kur erdhe ti në zyrë unë u

vizitova për veshët.

- Kështu që vazhdova shkencat sociale, me synimin të

doktorohesha në psikologji dhe të vazhdoja biznesin e nënës. Në

atë periudhë u shtua shumë numri i vetëvrasjeve, sidomos tek të

rinjtë maorë, por edhe të bardhë dhe qeveria vendosi një rregjim

të rreptë për shëndetin mendor, pra kishte nevoja të ngutëshme

për psikologë. Nëna në fillim nuk e pëlqeu zgjedhjen time, për

shkak të karakterit tim impulsiv, por duke parë se unë kisha

shumë shokë dhe shoqe u pajtua me vendimin tim.

- Kur ndodhi aksidenti isha në vitin e fundit të doktoraturës,

më kishte mbetur pa dhënë provimi i formimit dhe pas dy

muajsh mbrojtja e diplomës. Ata të tre, Tedi, Beti dhe Billi i vogël

ishin nisur për fundjavë në shtëpinë në mal. Donin të më mernin

edhe mua, por nuk pranova. Kisha shumë punë me provimin dhe

nuk doja të humbisja tre ditë studimi. Koha ishte shumë e mirë

dhe e ngrohtë, si pranverë, e pazakontë për Qershorin. Kur po

ngjisnin malin, befas një shtërngatë bore, më mirë shi i ngrirë ju

preu rrugën. Makina devijoi nga rruga, rrëshqiti, theu barrierën

metalike dhe përfundoi në një greminë rreth 500 metra të thellë.

Të tre kishin vdekur në vend. Kur i nxorëm trupat e tyre pas tre

ditë përpjekjesh vetëm djali ishte i paprekur ndërsa Tedi dhe

Beti nuk njiheshin. Për mua kjo ishte një goditje e tmerrshme.

Mendoja se po të isha me ta do ta shmangia katastrofën. Nuk do

ta kisha lënë Tedin të ecte shpejt, si e kishte zakon. Fajësoja

veten që nuk shkova me ata, kur Beti mu lut aq shumë.

60

XI

PALI

Pandi PAPANDO

Anna filloi të qante me dënesa të forta. E lashë të qante pa

i folur. Jashtë filloi një furtunë shiu me vetëtima. Ajo u zgjat mbi

mua dhe mori gotën time të konjakut. Gjoksi i saj më preku

fytyrën dhe mua më shkuan të dridhura në të gjithë trupin.

Mbasi piu një gllënke të madhe më zgjati gotën dhe tha:

- Më fal Pali, kujtimet e mia janë shumë të dhimbshme dhe

kam shumë kohë që nuk i kam menduar me detaje.

- Po të duash mos vazhdo, - i fola me zë të qetë (aq sa

munda), i kapa dorën dhe ja shtrëngova fort. - Them se po të

vazhdosh do çlirohesh nga ankthi. Ajo tani e vuri re shtërngatën

që kishte filluar jashtë.

- Po qan edhe natyra bashkë me mua, - dhe vazhdonte të

mbante dorën time midis dy duarve. Vetëtimat dhe gjëmimet

vazhdonin. Ato i jepnin fytyrës së Annas një shkëlqim më shumë

se të bardhë, gati transparent. U ngrita të mbyllja grilat.

- Mund ta përdor banjën? - e pyeta, më shumë për t’i dhënë

kohë të qetësohej.

- Po, pa dyshim.

Kur dola nga banja ishte qetësuar dhe kishte ndërruar

veshjen. Kishte veshur një palë pizhama të holla pambuku të

cilat i nxirrnin akoma më mirë në dukje format e përsosura të

trupit. Krahëve kishte hedhur një xhaketë të gjërë kashmiri të pa

kopsitur. Pa u ulur në divan Anna foli me zë të qetë:

61

NJË NJERI

- Ndërrohu edhe ti Pali që të rrish më rehat. Shiu nuk ka

ndërmend të pushojë, unë kam akoma për të treguar, kështu që

fli këtu sot.

- Jo, - kundërshtova me forcë, - nuk duhet Anna, sidomos sot.

- Do flesh në divan, budalla i vogël, - qeshi Anna, - është më

mirë se të bëhesh ujë duke shkuar në shtëpi. Nxorri nga sirtari

një palë tuta - pizhama çuditërisht në masën time.

- Po këto tuta në këtë masë, - e ngacmova, - mos . . . .

- Kur largohesh nga shtëpia për një kohë të gjatë asgjë nuk

është e tepërt, - më ndërpreu Anna.

U ktheva në banjë. Kur dola, Anna ishte qetësuar dhe nuk i

dukeshin shënjat e lotëve. U ula në divan dhe pasi u rehatova ajo

vazhdoi tregimin.

62

XII

ANNA

Pandi PAPANDO

Nuk më vihej në shkollë, nuk mund të qëndroja pranë

njerëzve, nuk isha unë. Disa herë arrita deri sa të mendoja për

vetëvrasje, por kur mendoja prindërit, që vetëm mua më kishin

tërhiqesha në çastin e fundit. Nuk isha besimtare dhe meqë

prindërit kishin fe të ndryshme, në kishë kam shkuar vetëm dy

herë në vit, për Krishtlindje dhe Pashkë, më shumë për të

shoqëruar nënën në kishën e vetme katolike, se sa për të kryer

ritet. Nëna ngulmonte që të rrëfehesha tek ati i saj shpirtëror,

por unë tallesha me të duke i treguar barcaleta të këqia, që

qarkullonin në rrethet studentore. Ajo dëgjonte në heshtje dhe

nuk fliste. Habitesha se si ajo grua, që nuk lejonte asnjëherë të

vetme të flisje keq për besimin e saj, qëndronte kaq qetë pas

fjalëve të çmendura që dërdëllisja unë.

Më vonë e kuptova që në atë kohë për ata isha preokupimi

kryesor. Tedi vdiq dhe ata e mbyllën atë kapitull, por si do t’ja

bënin me mua, që po i afrohesha pragut të çmendurisë. Mjekimet

nuk kishin efekt, sepse i hidhja pilulat që i fshihja në gojë. Nëna

më çoi te psikologët më të mirë, por unë tallesha me ata gjatë

vizitës, tallesha me vetëdije të plotë. Kjo gjëndje zgjati më shumë

se një vit. I dashuri im Xhoni u mërzit nga sjellja ime dhe u

largua pas disa muajsh në Australi. Kur më takoi para se të nisej,

më tha se po shkonte për një punë më të mirë dhe me më shumë

përfitime. Nuk më bëri përshtypje, megjithëse ishte dashuria ime

e parë serioze. E doja Xhonin për qetësinë dhe butësinë e tij

63

NJË NJERI

(krejt ndryshe nga temperamenti im), por në momentet e rralla

kur isha e qetë, kuptova, se nuk më kishte dashur me të vërtetë

dhe qetësia e tij ishte e shtirë. Miqtë më vinin shpesh, por mua

më dukeshin se nuk ishin të njëjtët, sikur silleshin ndryshe. Nuk

më kundërshtonin fare, gjë që më shtonte trishtimin.

Kur e mblodha veten më dukej sikur kisha dalë nga një pus i

thellë dhe i lagësht në ajrin e freskët të malit. Koha kishte bërë të

sajën dhe plaga ime zuri kore, një cipë të hollë që shpesh çahej

dhe nxirrte gjak. Tani them se mua më shpëtoi dashuria për

prindërit, mendimi që mu ngulit në tru, se po të vdisja, do të

mbaronin edhe ata dhe do shuhej një nga familjet e para të

Zelandës. Dega mashkullore nuk ekzistonte me vdekjen e Tedit,

por babain e ngushëllonte fakti, se fëmijët e mi mund të mbanin

mbiemrin e tij. Babai nguli këmbë edhe një herë, që të rishikoja

profesionin para se të jepja provimin e laurimit, ndërsa nëna nuk

fliste duke ma lënë mua vendimin përfundimtar. Një ditë

dëgjova zënkën e parë midis tyre, kur babai i bërtiti nënës:

- Folë se më marrose, merr pjesë edhe ti në diskutim.

U largova nga dhoma por i përgjova mbrapa derës. Nuk

kisha përgjuar për asnjë rast deri atëherë. Nëna me një zë kaq të

ulët sa mezi e dëgjova, i tha babait se për ata preokupimi kryesor

isha unë, jeta ime, pra nuk duhet ta vinin fare në diskutim

profesionin tim. Unë duhej të zgjidhja vetë, aq më tepër se në

konditat e mia, profesioni që kisha ishte zgjedhja më e mirë e

mundëshme.

- Mos u shqetëso për biznesin tënd, - përfundoi nëna. - Anna

do të martohet dhe mundet që dhëndri të ta vazhdojë këtë

biznes.

Vitin e ardhshëm i përfundova studimet dhe mbas

diplomimit punova për rreth një vit në studion e nënës. Puna

64

Pandi PAPANDO

nuk më tërhiqte, kisha nevojë për një punë me kolektiv të madh,

kështu që ndryshova disa vende pune. Duke ndërruar vendet e

punës fillova të marr pjesë në jetën shoqërore dhe dalë ngadalë

e mora veten. Xhoni u kthye nga Australia dhe kërkoi të më

takonte. Kur e takova vura re se nuk më tërhiqte më asgjë tek ai.

Më dukej se ai nuk më kishte dashur asnjëherë mua, por paratë e

babait tim. Ky mendim më mpiu dhe më ktheu në një krijesë

cinike, sa që në lidhjet e mëvonshme kisha dyshime, më donin

mua apo donin pasurinë time, tani që isha trashëgimtare e

vetme.

- Me pamjen dhe inteligjencën tënde është e pamundur që të

mos gjendej një djalë që të të donte me të vërtetë, - më ndërpreu

Pali.

- Jo Pali, kështu më thoshin edhe shoqet e mia të afërta, por

më beso se kisha të drejtë. I fundit djalë që pata lidhje mu duk

me të vërtetë ndryshe. Kishte gati moshën time dhe shkonim

mirë. Mendova se ky më donte me të vërtetë, sepse nuk kishte

nevoja ekonomike. Babait i pëlqeu se kishte profesion që

përputhej me synimet e tij. Kur bisedonin të dy fillova të dyshoj

se përse Tomi nuk i kundërshtonte babait për asnjë rast, bile në

të gjitha diskutimet mbante anën e tij. Kjo s’më pëlqente dhe

megjithëse e doja fillova të dyshoj në sinqeritetin e ndjenjave të

tij. Një dyshim më rritej brenda meje dhe po më dukej vetja si

paranojake, prandaj vendosa ta provokoja. Në një çast intim,

ndërsa rrinim të shtrirë i thashë si rastësisht, se babai kishte

ndryshuar testamentin dhe na kishte lënë mua dhe nënës vetëm

10 % të pasurisë, kurse pjesën tjetër ja kishte kaluar Fondacionit

ku punojmë ne. Në të vërtetë ai i dhuroi një shumë të madhe

Fondacionit me rastin e dhjetë vjetorit të vdekjes së Tedit.

65

NJË NJERI

Ishte e tmershme për mua reagimi i Tomit. Mendoje, pas

çasteve të dashurisë të kryer me shumë ndjenjë, u hodh përpjetë

duke bërtitur, na bëri të gjithëve të çmendur. Kur e pa që gaboi

filloi të fliste me ledha për të zbutur atë që ndodhi. Ky ishte

takimi i fundit me Tomin, me gjithë se ai mu vardis për shumë

kohë, pa përfillur përbuzjen time. Për të harruar këtë lidhje, e

cila për habi nuk më la mbresë të keqe vendosa të vija për të

punuar për dy vjet këtu, të takohesha me ty dhe të të mërzis me

tregimin tim jo normal.

66

XIII

PALI

Pandi PAPANDO

Anna u lëshua e gjitha në divan. Këmbët i shtriu mbi

prehrin tim. E pashë drejt në sy. Mu duk e lodhur por shumë e

qetë. Dukej sikur kishte shkarkuar një barrë të rëndë nga

shpatullat dhe po rigjenerohej. Instiktivisht fillova t’i masazhoj

shputat e këmbëve. Ajo rrinte e qetë duke shprehur një kënaqësi

të vërtetë në fytyrë, me sytë e mbuluara nga qepallat e gjata.

Faqet po i skuqeshin ngadalë. Befas u ngrit në këmbë, hapi

dollapin, nxorri një batanije të trashë leshi dhe një jastëk të butë,

të cilin ma hodhi me forcë në fytyrë.

Tani në gjumë, - tha, - duke hyrë me vrap në dhomën e gjumit.

Gjumi më zuri menjëherë dhe kur u zgjova shiu kishte

pushuar. Rrugët ishin akoma të lagura dhe plehrat ishin përhapur

gjithandej. Megjithëse lagjja ku banoja i kishte rezistuar

ende betonizimit, mbeturinat ishin bërë bashkëqytetare të

Tiranës dhe askush nuk shqetësohej për këtë. Sa kohë duhej të

kalonte që ta kuptonim se jeta në komunitet kishte shumë

detyrime. Më dukej se në vënd që ne, banorët e vjetër të

ndikonin te të ardhurit për mirë, ndikimi i tyre po na kthente

edhe ne në prishës të jetës së dikurshme.

Kur hyra në zyrë Anna më përshëndeti me gëzim. Vura re se

ishte me humor dhe u kënaqa që mbrëmja e djeshme i kishte

bërë mirë.

- Pse u largove si hajdut në mëngjez? - më pyeti me ironi.

67

NJË NJERI

- E para nuk mund të vija në zyrë me tuta, e dyta hunda ime

duhej të mjekohej nga jastëku dhe e treta ke harruar ta pajisësh

banjën me aksesorët e tualetit të burrave.

- Kisha vite pa luftuar me jastëkë, por pashë që nuk kisha

harruar. Faleminderit për darkën dhe për durimin që më dëgjove

deri në fund.

- Tani që e plotësove kuriozitetin për mua, besoj se nuk duhet

të të them se sekreti i rrëfimit është i shenjtë. Të lutem për këtë,

- i fola me seriozitet.

- Po më fyen Pali, - tha Anna, - unë e kam kuptuar se ti kërkon

të jesh i mbyllur, por të jesh i sigurt se ngulmimi tënd për të

qënë i padepërtueshëm të ka bërë keq, bile shumë keq.

- Kam patur shumë arsye të sillem kështu, por tani ti di për

mua më shumë se çdo njeri i gjallë.

- Pse ma thua këtë, unë ty të konsideroj mik, po ti?

- Po pa tjetër që jemi miq, aq më shumë, që kam mirënjohje

për sjelljen tënde.

- Përsëri po më fyen Pali. Ti ke të drejtë kur thua, se mirënjohja

është virtyt i njerëzve të mirë, por ajo nuk duhet të të bëjë

skllav. Ajo mund të shërbejë si fillim i një miqësie, por jo

gjithmonë përfundon në miqësi. Ka raste, bile këto janë më të

shumtat, kur dikush të bën një të mirë për t’i shkaktuar një të

keqe një personi tjetër dhe në këtë rast ky nuk quhet nder.

- Nuk dua të të fyej, se ti ke të drejtë për teorinë që paraqite.

Në rastin në fjalë ky arsyetim nuk qëndron, por unë po të hap

rrugë se duhet të fillojmë punën.

- Ti je i lig Pali, sa mësove diçka për mua e përdore

menjëherë.

- Atëhere tani e tutje nuk do të bëj më shaka me ty.

68

Pandi PAPANDO

Pas asaj mbrëmje fillova ta shikoj Annan si një mike.

Ngacmimet reciproke vazhduan njëlloj si më parë, por gjithmonë

pa kaluar masën. Edhe dy shoqet e saj po silleshin më të afruara

me mua, kaluam së bashku disa fundjava në qytete të ndryshme

ku unë luaja rolin e ciceronit. Isha i sigurt që Anna ju kishte

treguar për jetën time, por nuk më vinte mirë ta pyesja. Anna

tregohej herë pas here shumë e afruar, sikur priste diçka,

ndoshta ndonjë ftesë tjetër për darkë në shtëpinë time, por unë

sillesha njëlloj, me gjithë se kisha aq shumë dëshirë të qëndroja

në shoqërinë e saj.

69

NJË NJERI

70

XIV

ANNA

Nuk po arrija ta kuptoja Palin. Nata që kaloi tek unë sikur

nuk ekzistonte për të. Nuk ndryshoi asgjë në sjelljen e tij, me

përjashtim të ngacmimeve që u bënë më të rafinuara. Tani që e

mësoi moshën time, nuk më trajtonte më si një vajzë të vogël.

Tërheqja ndaj tij po bëhej gjithëmonë e më e fuqishme. Unë

kisha nevojë për miqësinë e tij, por njëkohësisht kisha më shumë

nevojë për përkëdhelje dhe dashuri pas gjithë atyre që kisha

kaluar, por ai qëndronte para meje si një statujë prej guri pa

shprehur kurgjë. Nuk e besoja se ishte aq i fortë sa t’i rezistonte

joshjes sime, e ndjeja që kishte dëshirë për shoqërinë time, sepse

vija re ndryshim në tonin e zërit kur ishim vetëm dhe kur kishte

persona të tjerë. Por vetëm kaq.

Mendimi se pëlqehesha prej tij më mbushte me krenari. Për

shumicën e femrave, kur ishin të pëlqyera në shoqërinë e

meshkujve, krijohej një gjëndje euforie, kështu ndodhi edhe për

mua, por kjo nuk ma mbushi jetën. Unë kisha nevojë të

dashurohesha fort, kisha dëshirë ta bëja timin Palin, megjithëse

ai më tha se nuk ishte gati dhe nuk i pëlqenin aventurat. Por a

isha gati edhe unë për aventura në këtë moshë dhe pas asaj që

kisha kaluar? Megjithatë thellë brenda vetes mendoja se do ta

pranoja edhe një aventurë pa të keq, një flirt të pa dëmshëm për

askënd. Pali më tregoi se ai kishte patur disa flirte, pa harruar të

shtojë se ato i linin shije të keqe pas ndarjes.

Pandi PAPANDO

Jo, këto mendime ishin marrëzira, unë nuk kisha nevojë për

seks por për dashuri. U mundova disa herë për të hapur biseda

të ngjashme me darkën që kaluam bashkë, por Pali bëhej i

pakuptueshëm dhe nuk hynte në hullinë, që mundohesha ta

futja. Meri dhe Lori më shihnin me vërejtje se kisha ndryshuar.

Kur ju tregova për mbrëmjen që kalova me Palin, më pyetën

dhe unë u fola diçka për Palin, kuptohet jo hollësira. Lori e

kuptoi ndryshimin tim dhe më këshilloi të isha e kujdesëshme.

Më tha se ai ishte vërtet tërheqës dhe ka shumë veti të mira, por

ndoshta e kishte shpirtin të tharë dhe nuk donte lidhje që

krijonin probleme. Kjo më zëmëroi me veten dhe disa ditë

ndryshova qëndrimin tim karshi tij. Fillimisht Pali nuk reagoi

për sjelljen time, vazhdonte të sillej njëlloj si më parë, por mbas

disa kohësh më pyeti se ku e kishte shkelur ai marrëdhnien tonë.

Më zuri gafil dhe nuk munda të përgjigjesha menjëherë. Ai filloi

të përqeshte belbëzimin tim dhe nuk pushoi, derisa fillova të

qeshja.

Vendosa të prisja se ç’do ndodhte. Kështu kaluan gati tre

muaj deri sa u nisëm për në Vienë për analizën vjetore të

Fondacionit.

Në Vienë arritëm mbasdite vonë dhe u akomoduam në

Marriot Hotel. Nga dritarja e dhomës hapej një pamje e

mahnitshme e Parkut Qendror me monumentin ngjyrë ari të

Johan Shtrausit në hyrje të tij. Telefonova Merin dhe Lorin për të

dalë një shëtitje në qytet por më refuzuan, se ishin të lodhura.

- Dil me Palin, - tha Lori, - i treti është i tepërt. Dhe qeshi me

zë. I telefonova Palit dhe e pyeta:

- Çfarë po bën, mos të zuri gjumi?

71

NJË NJERI

- Po vesh atletet, - u përgjigj duke qeshur. - Viena është

shumë e bukur natën.

- Ti do dilje pa më thënë, - e kërcënova.

- Po, - tha, - unë nuk jam tutori yt. Po të pres në holl, - dhe

mbylli telefonin.

Dola shpejt nga dhoma dhe hyra në ashensor. Dy kate më

poshtë kur u hap dera Pali priste për të zbritur. Ashensori ishte

bosh dhe kur hyri më shtypi hundën:

- Ah ti, bukuroshe e vogël, duhet të zemërohem unë dhe jo ti.

- Pyeta Merin dhe Lorin dhe me që nuk donin të dilnin, i

vetmi shoqërues i mundshëm mbete ti.

- Dëgjo Anna, në Vienë ka shumë objekte të familjes ose më

mirë të fisit tim, kështu që mendova se do mërziteshe po të dilje

me mua për t’i vizituar.

- Pse do të më heqësh qafe. Ti e di se turizmi është hobi im.

- Unë nuk e njoh Vienën, është e para herë që vij, prandaj

mendova se do lodheshe duke bredhur për të parë objekte, që

për ty mund të mos jenë interesante, por për mua kanë rëndësi.

E kapa rastin dhe i thashë:

- Deri sa për ty janë kaq të rëndësishme, do të të shoqëroj me

shumë dëshirë.

Nuk reagoi fare për vërejtjen time, u mbyll në guackën e tij,

kështu që u detyrova të rihap bisedën.

- Çfarë më the për objektet e familjes tënde në Vienë?

- Jo saktësisht të familjes, por të afërm të largët.

- S’po të kuptoj fare, më duket sikur më flet greqisht.

- Mbiemri Sina, - filloi Pali duke dalë nga hoteli, - është shumë

i njohur në Austri. Familja Sina ishte një nga më të pasurat e

Voskopojës, me biznese të shpërndarë në shumë vende të

Perandorisë Otomane. Nuk jam i sigurt në se kanë qënë vendas

72

Pandi PAPANDO

apo të vajtur në Voskopojë. Diku shkruhet se janë shpërngulur

nga Vithkuqi, pas djegjes së parë të tij. Simon Sina (plaku), i

lindur në Sarajevë më 1753, familja e të cilit kishte ardhur nga

Selaniku, arriti të marrë nga Sulltani ekskluzivitetin e tregëtisë

me Perandorinë Austo - Hungareze për duhanin dhe shumë

prodhime të tjera. Ai e shpërnguli familjen në Vienë. Të parët e

mij u shpërngulën në Durrës ku drejtuan degën e tij.

Duke ecur në rrugët e Vienës së vjetër arritëm para një kishe

të bukur me një arkitekturë të veçantë, të pangjashme me

strukturat bizantine ose gotike.

- Kjo është kisha e Triniti–së së Shënjtë, - tha Pali, - e cila sot

është selia e Peshkopit Ortodoks të Austrisë.

Kur hymë brenda në tremen e gjërë pashë një pllakë

mermeri të shkruar në gjermanisht. Arrita të kuptoja emrin

George Simon Sina, pastaj një fjalë që nuk e kuptova, pastaj

greko - austriak dhe një shumë prej 50 milion guiler. Pali po më

shihte duke buzëqeshur me tallje, ju afrova dhe i dhashë një

grusht të fortë në gjoks. Ai vazhdoi të qeshte duke më kapur

dorën dhe më shpjegoi:

- Me gjithë se nuk di mirë gjermanisht këtu shkruhet se

Baroni Gjergj Simon Sina ka dhuruar për rindërtimin e kësaj

kishe një shumë prej 50 milion guiler, monedha austriake e asaj

kohe, që po ta ekuivalentosh me kursin e sotëm të arit është

rreth 500 milion dollarë amerikanë.

- Po kërkon të më habitësh? - i fola menjëherë . Mos ishte

Rothchild ky kushëriri yt.

- Jo tamam, - qeshi Pali, - por sipas Solomon Rothchild-it,

personi i dytë më i pasur në Perandori, sigurisht pas tyre.

- Pse kushëriri yt është grek?

73

NJË NJERI

- Ky shpjegim do shumë kohë, diku tjetër thuhet se ishin

arumunë, ndoshta ta shpjegoj më vonë.

Dolëm nga kisha dhe filluam të ecnim pa drejtim të caktuar.

Pali pyeti një çift të rinjsh dhe erdhi përbri meje.

- Ku do na shpiesh tani, ka akoma objekte të dinastisë tënde

për të vizituar.

- Në se do mund ta gjej sipas shpjegimeve që mora, do

shkojmë të darkojmë në Cafe - Restaurant Wiena, e ndërtuar nga

Sina në ish tregun e mishit, po na pranuan të hyjmë kështu si

jemi të veshur. Atje do të mund të shohim portretin e Baronit të

ndjerë.

- Pranoj po të paguaj unë, - i thashë shpejt. Pali foli duke

qeshur:

- Kam frikë se do të më dalë Baroni dhe do më shajë se

turpërova familjen.

- Pranoj, se kushedi sa të kanë mbetur nga testamenti i tij.

Kur hymë në restorant kamerieri që priste tek dera, duke

parë veshjen tonë hezitoi të na pranonte. Pali i foli diçka me zë të

ulët dhe kamerieri i habitur hyri brënda dhe u kthye shpejt.

Pastaj na kërkoi ta ndiqnim dhe nga një derë anësore na drejtoi

në një tavolinë në qoshe.

- Çfarë i the që na pranoi?

- Të vërtetën, - tha Pali duke qeshur. – Ai u habit shumë, por

shefi i tij si duket e besoi.

Nuk ishim ulur mirë, kur në tavolinë u afrua kryekamerieri, i

cili pasi na uroi mirëseardhjen e pyeti Palin në se ishte vërtet

zoti Sina. Pali nxori pasaportën, por ai refuzoi ta shihte. Pali i foli

shkurt për lidhjen e tij 200 vjeçare me baronin Sina. Shefi e

dëgjoi me vëmendje dhe na u lut që të shkruanim një shënim në

librin e nderit të lokalit.

74

Pandi PAPANDO

- Besoj se do ta bindni bashkëshortin tuaj, zonja Sina, - u

drejtua nga unë.

- Ende nuk jam zonja Sina, - ju përgjigja me buzëqeshje, - por

zoti Sina nuk ka nevojë për ndërhyrjen time për t’ju shpërblyer

nderin që na ofruat.

- Oreks të mirë dhe bashkim të shpejtë, - na uroi dhe u largua

me shpejtësi.

Përsëri reagimi i Palit ishte i pa deshifrueshëm. Gjatë gjithë

darkës menynë e të cilës Pali kërkoi ta porosiste vetë shefi, ai foli

e foli pa pushim për shumë gjëra por vetëm për urimin e shefit

nuk foli. Unë nuk e ngacmova më. Dolëm nga restoranti dhe

filluam të ecnim ngadalë drejt hotelit.

- Mund të mbështetem tek ti, - e pyeta, – dhe i futa krahun.

Gjoksi im u mbështet fort pas krahut të tij. Pali u drodh aq sa unë

e ndjeva.

- Ke ftohtë që po dridhesh?

- Jo, - u përgjigj me seriozitet, - duhet të jetë ndonjë shkarkim

elektrik.

Nuk i fola më dhe hymë në heshtje në hollin e hotelit, ku

takuam pjesën tjetër të grupit. Fillova t’iu shpjegoja se ku kishim

qënë. Zoti Forbes po dëgjonte i habitur dhe ju drejtua Palit:

- Janë të vërteta këto që tregon Anna, apo ka orën e

zbavitjes?

-Po, - u përgjigj Pali, - vetëm se mbiemrin Sina, (të këtij fisi)

tani e kam vetëm unë.

Ne u ulëm për kafe ndërkohë që Davidi, Lori dhe Meri hynë

në restorant. Kur hymë në ashensor shtypa vetëm katin e Palit.

Dola mbas tij, e kapa për dore dhe i thashë:

- Nuk kam gjumë, prandaj rrimë dhe pak në dhomën tënde.

75

NJË NJERI

- Do funksionojë? - pyeti Pali dhe ju përgjigj shtrëngimit të

dorës.

- Si mund ta dimë kur nuk e kemi provuar!

Gjithëçka ndodhi shumë thjesht. Pali mbylli derën e dhomës

dhe po qëndronte i mbështetur me kurriz mbas saj. Unë eca dhe

pak dhe ktheva kokën, për të parë pse nuk po më ndiqte dhe kur

pashë krahët e tij të lëshuara dhe vështrimin lutës të drejtuar

drejt meje, vrapova dhe ju hodha në krahë. Ai më përqafoi fort

me të dy krahët mbas belit tim ndërsa unë i pushtova qafën.

Buzët tona ishin disa centimetra larg dhe ne u zhytëm në një

puthje të gjatë pa folur asnjë fjalë, pa dhënë asnjë shpjegim.

Ndjenja e mbledhur prej aq kohe në shpirtin tim shpërtheu dhe

vazhdonim të qëndronim të përqafuar. Më tej nuk më kujtohet

asgjë, të dy ju larguam formalizmave dhe nuk jam e sigurt se

kush e morri nismën kur u shtrimë në shtratin e gjërë.

- Oh Zoti im, - fola kur u shkëputëm nga njeri tjetri, - kam më

se dy vjet që nuk kam bërë dashuri.

- Dashuri apo seks? - filloi të ngacmonte Pali.

Nuk e prisja këtë përgjigje, nuk mendoja se do të më ngacmonte

dhe fillova të qaj me dënesë. Ai e kuptoi që e kaloi masën e

shakasë dhe filloi të më puthte faqet, duke m’i tharë lotët me

buzët e zhuritura.

- Unë s’kam bërë dashuri gjithë jetën, - dhe filloi të më

guduliste deri sa u qetësova. Pastaj u zhytëm përsëri në detin e

trazuar të ndjenjave, deri sa na zuri gjumi të përqafuar dhe pa

folur asnjë fjalë.

76

XV

PALI

Pandi PAPANDO

Kur u zgjova pashë që isha vetëm. Fërkova sytë se mos

kisha parë ëndërr, por reçipetat e Annas të hedhura në tokë më

provuan se kishte qënë e vërtetë, një e vërtetë e këndëshme që

më mbushi me gëzim.

- Pse më le pa puthjen e mëngjezit? - i telefonova Annas.

- Ej, ku e ke mirësjelljen, thuhet mirëmëngjez kur flet me

zonjat.

- Më fal, zonjëza ime. Si fjete sot?

- OK, takohemi poshtë për mëngjezin.

Zbrita në sallonin e mëngjezit dhe u ula në qoshe të sallës.

Kur po merja ushqimin nga banaku Meri dhe Lori u drejtuan tek

unë.

- Dukesh në formë, - më buzëqeshi Meri.

- Gjumi të sjell në formë, sidomos pas një shëtitje të gjatë.

Atë mëngjez nuk munda të flisja asnjë fjalë me Annan. Ajo

shmangej, për të mos mbetur vetëm me mua. Në pushimin e

drekës, drejtori më pyeti në se e kisha të vështirë të kthehesha

në Tiranë me makinën e re që do të merrnim. Aty ndërhyri Lori

dhe i kërkoi që në këtë rrugë të vinin edhe ato me makinë duke

devijuar për disa ditë në Budapest.

- Kjo varet nga konkluzionet e mbledhjes, - foli drejtori, - po

të dalim mirë do t’ju jap tre ditë pushim dhe unë po kthehem

vetë me avion. Anna dhe Meri duartrokitën dhe e puthën zoti

Forbes ndërsa unë pohova me kokë.

77

NJË NJERI

- Në seancën e pasditës foli zoti Forbes. Paraqitja e tij u prit

shumë mirë nga salla, duke merituar tre seanca duartrokitjesh,

një prej të cilave, për pjesëmarja e biznesit vendas në projekte të

përbashkëta për fëmijët në nevojë, pra puna ime. Në pushim Lori

mori drejtimin e bisedës. Kisha biseduar pak me të, thjesht

biseda pune dhe fondesh, me që ajo drejtonte financat. Nga

pamja të jepte përshtypjen e një gruaje shtëpiake, që nuk e

tregonte moshën. Ishte një profesioniste e shkëlqyer, që punonte

me një pasion të habitshëm, në një punë, që mua gjithmonë më

ishte dukur rutinë. I rregulloi shpejt problemet e lëna nga

paraardhësi i saj dhe ndonëse kishte abuzime nuk u ankua

asnjëherë për të. Më bëri shumë përshtypje kjo sjellje e saj, i

mësuar me jetën tonë, ku pothuaj të gjithë që merrnin një

detyrë, fillonin të shanin paraardhësin dhe të nxirrnin

justifikime për punën e mëtejshme.

Loreta i foli me seriozitet drejtorit duke e uruar për

duartrokitjet e sallës dhe i kërkoi që të na jepte darkën e sotme.

- Unë them të hamë atje ku darkuan mbrëmë Pali me Annan, -

propozoi Meri.

- Ndal, - ndërhyra unë, - është shumë shtrenjtë në atë lokal.

- Aq më mirë, - tha Lori, - drejtori nuk ka ndërmend të na

shpjerë në fast-food.

- Dhe mos më sill faturë, - shtoi Lori.

Drejtori pranoi me dëshirë duke i tundur gishtin kërcënueshëm

Merit dhe Lorit.

Mora në telefon restorantin për të porositur një tavolinë për

pesë. Pritja nga shefi ishte me të vërtetë e shkëlqyer. Kolegët nuk

ju besonin syve dhe kur panë se tregimi i Annas, jo vetëm nuk

ishte i fryrë, por i zvogëluar më shihnin me habi. Porositëm

shnicelin më të mirë në botë (sipas shefit), i cili na ofroi një

78

Pandi PAPANDO

shishe verë nga lokali, dhe dolëm fotografi me sfond portretin e

baronit. Kur po ktheheshim në hotel, në një kohë që u ndamë

nga grupi për shkak të semaforit, Anna më tha se sot do të flinte

në dhomën e saj.

- Dua të reflektoj për mbrëmë, prandaj mos u mërzit të lutem.

Heshta. E çmund të bëja tjetër. Kur hyra në dhomën time

shtrati mbretëror mu duk i stërmadh për të fjetur vetëm. Në

dollapin e rrobave reçipetat e Annas, të varura mbi kostumin tim

më flisnin të mos ëndërroja shumë për atë që ndodhi të

djeshmen, thjesht një flirt, një natë pasionante për të cilën

kishim nevojë të dy. Nënvetëdija ime nuk më linte të qetë. Mos u

zemërua Anna me mua për shakanë time të keqe dhe po merte

hak. Po të ishte kështu, nuk do vazhdonte të rrinte por do ikte

menjëherë. Ajo më tha me qindra herë se më donte si asnjë tjetër

para meje, si një adoleshente në dashurinë e parë, pa marrë

përgjigje se edhe unë e doja. Në çastet e pasionit fjalët nuk janë

të vetëdijëshme kundërshtoja veten, nuk janë të gjithë si ti, të

kursyer në fjalë përkëdhelëse.

Po ti a e do me të vërtetë Annan, që të vuash në këtë mënyrë?

Pse pret vetëm nga ajo përkushtim dhe ndjenjë, kur vetë nuk

mer përsipër asnjë detyrim? Kur e do me të vërtetë ndryshe nga

ishet tënde, pse nuk i the të mos ikte në dhomën e saj? Ose pse

nuk e ndoqe mbrapa? Ajo ndoshta këtë priste nga ti dhe s’ke pse

e fajëson. Ku i ke leksionet e tua për dashurinë, që ju ke thënë të

tjerëve? Ku i ke ligjëratat që nuk i ke zbatuar për vete?

Me këto mendime u shtriva për të fjetur dhe mendimi i

fundit ishte se kur jep këshilla nuk është e zorshme, por t’i

zbatosh ato për vete qënka shumë e vështirë. Gjithë natën fjeta

një gjumë të trazuar dhe me ëndërra të pakuptueshme që i

harroja sa përmendesha. Në mëngjez u zgjova me një dhimbje të

79

NJË NJERI

fortë koke, që nuk më kaloi as pas vrapit të sforcuar në park dhe

as pas kafesë dopio. Humori im ishte për tokë dhe nuk u

përmirësua edhe kur Presidenti i Fondacionit përmendi në

konkluzionet e mbledhjes emrin tim midis të dalluarve dhe më

dha një dhuratë. Zoti Forbes më përqafoi, Meri dhe Lori mu

hodhën në qafë duke më kërkuar darkë. Anna më takoi e fundit,

më përqafoi, më puthi dhe më pëshpëriti në vesh “të dua

megjithëse je budallallosur sot“. Më vonë kur u nisëm për darkë

Lori më ngacmoi pa dëgjuar të tjerët:

- Çfarë të pëshpëriti Anna që erdhe në formë? - dhe u largua

duke qeshur pa pritur reagimin tim.

Atë natë Anna ardhi përsëri në dhomën time. Egoizmi apo

marrëzia ime ngriti përsëri krye. Pa menduar për atë, pa u

thelluar se po kryeja një veprim për të cilin më vonë do më vinte

turp nga vetja, e ngacmova duke qeshur kur hymë në dhomë:

- Si duket ti vjen tek unë kur paguaj darkën.

Anna ja dha të qarit me ofshama. Nuk më lejonte ta prekja,

nuk dëgjonte asnjë nga fjalët e ëmbla që i flisja. Refuzonte të

fliste por vetëm qante. Kur u qetësua pak më tha me zë të ulët të

ndërprerë nga psherëtimat:

- Unë të dua Pali, të dua shumë shumë, ndërsa ti tallesh me

ndjenjat e mia. Unë po pres me ankth që të më thuash edhe ti, se

më dashuron.

- Është shpejt për mua që të them këto fjalë, - fola i tronditur

dhe i mërzitur me veten. - Kur të jem i bindur se nuk kam vetëm

tërheqje fizike ndaj teje, por ndjenja që kam do qartësohet tek

unë, ti do jesh e para që do dëgjosh ato fjalë, që i kam thënë

shumë pak herë.

80

Pandi PAPANDO

- Ti je i lig, ti je djalë shumë i keq, - dhe filloi të më godiste me

grusht ku të mundte. E lashë të kënaqej dhe e përmblodha në

krahë.

Kur po çlodheshim në shtratin e gjërë i thashë:

- Kënaqësinë e sotme nuk e kam provuar më parë, kurrë,

asnjëherë nuk kam qënë kaq i mbushur me gëzim nga dashuria.

Më fal për fjalët që të thashë, më vjen keq që të fola në atë

mënyrë, por ishin vetëm ngacmim pa të keq dhe . . .

- Kur dashuron nuk duhet të thuash kurrë “më vjen keq“, u

përkëdhel Anna. Kështu ka thënë një vajzë e dashuruar kohë më

parë.

- E kam lexuar “Love Story”, por kjo vlen vetëm për vajzat.

- Ti je vërtet i keq, që ngacmon kështu një vajzë të rënë kokë

e këmbë në dashuri.

81

NJË NJERI

82

XVI

ANNA

U pendova, që i thashë Palit se do të flija vetëm për të

reflektuar, duke qënë e bindur se nuk kisha çfarë të reflektoja.

Të gjitha dyshimet e mia ishin zhdukur pas asaj nate pasionante

që kaluam bashkë. Për mua ai ishte i katërti, por asnjëri më parë

nuk më dha atë kënaqësi si Pali, asnjërit më parë nuk ju dhashë

pa menduar për më tej, pa ngurim. Të tjerët më kishin mbushur

me lajka dhe deklarata dashurie të pafundme, deri sa shkuam në

shtrat. Me Palin ishte krejt ndryshe, të gjitha ndodhën shumë

natyrshëm, fare thjesht. Sikur ishim të martuar prej kohësh dhe

qëndrimi para njëri tjetrit me kostumin e lindjes nuk na bënte

përshtypje, nuk kishim turp nga vetja, të paktën unë kështu e

ndjeva veten. Më vonë thashë se veprova drejt, sepse ai nuk më

tha asnjëherë të dua, më foli shumë fjalë të ëmbla në gjuhën e tij

por atë fjalë që e dija, që e kisha mësuar edhe shqip nuk e nxori

nga goja. Pse-në nuk e gjeta dot mbas shumë arsyetimeve,

megjithëse u mundova ta vija veten në vendin e tij, për ta

justifikuar dhe jo për ta rënduar. Që më donte nuk kisha dyshim,

unë isha e aftë ta kuptoja këtë. Që kishte një ndjenjë të fortë dhe

të pastër edhe këtë e kuptova, por pse ishte aq i kursyer në

shprehjen e saj dhe nuk e artikulonte të vërtetën e dukshme në

fytyrën dhe sytë e tij.

Dashuria nuk mund të fshihet kur ekziston, sa do të mundohesh

për këtë, atëhere pse nuk e shprehte me zë të lartë? Pse?

Pandi PAPANDO

Po unë pse u solla ashtu? Doja t’i tregoja se nuk isha një

femër që jepet menjëherë dhe ky ishte një veprim i

pavetëdijshëm i imi? Apo doja të shihja reagimin e tij në atë

moment, për të mu lutur të mos ikja por të qëndroja me të? Sa

veprime të çastit krijojnë ngatëresa, nganjëherë të

pariparueshme dhe me pasoja për gjithë jetën. U shtriva për të

fjetur dhe nuk flija dot, trupi im kërkonte përkëdheljet e natës së

kaluar, buzët e thara kërkonin buzët dhe gjuhën e tij. Disa herë

ngrita telefonin për ta thirrur të vinte tek unë dhe e ula pa

formuar numrin e fundit. Egoja dhe krenaria ngrinte krye, le të

marrë ai i pari në se e ndjen se ka nevojë për mua. Kisha arritur

ta njihja që ishte kryelartë për tu lutur, por në se më thërriste

kjo nuk ishte lutje. Nuk ka se si të quhet lutje thirrja për të

qëndruar bashkë çdo minutë, për t’i dhënë njeriut të dashur

kënaqësinë që e pret vetëm nga ti.

E qetësova veten me mendimin se të gjitha këto ishin

konkluzionet e mija. Personaliteti im ishte formuar në një vend

shumë të ndryshëm nga vendi i tij dhe Palin sjellja ime e ofendoi.

Jo. Edhe kjo nuk qëndronte, njeriu i vërtetë nuk mund të fyhet

nga veprime të pa menduara mirë të asaj që dashuron. Është e

pa mundur të ndodhë kjo për çdo vend dhe çdo kulturë dhe aq

më pak për një njeri të formuar dhe të mençur si Pali.

Këto cilësi të tij më tërhoqën tek ai dhe jo aq pamja e jashtme

vërtet imponuese, sa rashë kokë e këmbë në dashuri me të, në

këtë moshë dhe me disa përvoja të hidhura. Ai nuk e dinte se

kush jam unë dhe bindjen se nuk më do për pasurinë time e kam

të palëkundur. Por a më do vallë? A do funksionojë, më pyeti dhe

priti të veproja unë e para. Më vonë, pas dashurisë më citoi një

shprehje të Lermontovit, një shkrimtari rus të cilin nuk e kisha

dëgjuar deri atëhere:

83

NJË NJERI

Sikur femrat të kishin atë guxim, që kanë meshkujt për të

shprehur ndjenjat e tyre, njerëzimi do të ishte dy herë më i lumtur.

Pra ai ishte i lumtur nga dashuria ime, bile dy herë më shumë,

sepse unë e hodha hapin e parë, si rrjedhim ai e pranoi

dashurinë time, jo si aventurë, por si ndjenjë të pastër dhe të

vërtetë. Ndryshe nuk do t’i shkëlqenin sytë gjithë ditën, nuk do

kthente kokën vazhdimisht nga unë, pa përfillur vështrimet

hetonjëse të Merit dhe Lorit, nuk do mbetej i hutuar kur i thashë

se do flija vetëm. I lutesha të telefononte e bindur se mendimi

transmetohej në largësi dhe ai do ta perceptonte thirrjen time.

Por a e perceptonte ai thirrjen time, a i kishte të gjallë receptorët

telepatikë?

Gjumi nuk po më merrte, megjithëse qëndroja me sy të

mbyllur dhe kapërdiva dy hape qetësuese.

Në mëngjez, në restorant Pali hyri me vonesë dhe mu duk i

rrënuar. Lori e pyeti si ishte dhe ai iu përgjigj se ishte zgjuar me

dhimbje koke. Kthehu kokën në drejtimin tjetër për të mos

ndeshur pyetjen në sytë e mi. Unë u solla sikur nuk i kushtova

interes kësaj bisede, që u zgjat nga ndërhyrja e Merit për të marë

një qetësues dhe përgjigjes së tij, se ai ishte armik me

medikamentet. Në seancën e fundit u ulëm ngjitur por

shkëmbyem vetëm pak fjalë. Ai reagonte me vonesë ndaj

konkluzioneve të Presidentit, bile kur u përmend emri i tij për të

marë një çertifikatë mirënjohjeje dhe dhuratën simbolike nuk u

ngrit nga vendi deri sa Lori e goditi me bërryl. I hutuar doli në

podium dhe mezi foli dy fjalë, vetëm një faleminderit të thjeshtë

dhe u largua drejt nesh. Gjatë kësaj kohe Lori më pyeti duke

qeshur se pse ishim grindur.

E takova e fundit për ta uruar? Nuk munda të mos i thosha se

e doja sado i marrë të ishte. U kujtova se më kish thënë, se kur

84

Pandi PAPANDO

grinden dy njerëz të afërt, ai që kërkon ndjesë i pari është më i

miri, dhe prisja se si do reagonte më vonë, por edhe për t’i thënë

se unë isha më e mirë se ai. Pali ndryshoi menjëherë, fytyra ju çel

dhe i erdhi energjia. Kur i kërkuam njëzëri të paguante darkën e

sotme pohoi me kokë dhe ju kërcënua Lorit.

Ajo fundditë ishte më e bukura e jetës sime, megjithëse mezi

prisja të shkonim në dhomë, të mbeteshim vetëm të dy. Do t’i

kërkoja të falur për sjelljen time dhe do prisja të më thoshte se ai

ishte budalla, që nuk më mbajti, por më lejoi të largohesha, që

nuk më telefonoi gjatë asaj nate të gjatë që qëndruam vetëm, kur

kishim shumë dëshirë të rrinim bashkë të përqafuar. Prisja të

më tregonte mendimet e tij për sjelljen time, do t’i pranoja me

qejf kritikat dhe ngacmimet e tij. Pastaj, oh më vonë . . . . do më

merte në krahë dhe do shtriheshim të dy në shtratin e gjërë . . . . .

do të hidheshim në krahët e njëri tjetrit, do zhvishnim njëri

tjetrin. Eksitimi im rritej, rruga nga restoranti në hotel mu duk

shumë e gjatë dhe porositë e zotit Forbes për të nesërmen nuk

po mbaronin.

Kur hymë në dhomën e tij ai përsëri më ngacmoi. Tensionimi

i gjatë ma mpiu trurin dhe fillova të qaj me zhurmë. Nuk doja ta

dëgjoja kur fliste, se ishte vetëm shaka dhe asgjë tjetër. Pas

fjalëve të tij mu duk vetja si prostitutë. Si kishte mundësi të më

fliste ashtu, njeriu që e doja më shumë se nënën dhe babanë. A

ishte e mundur të mos e kishte kuptuar se sa e doja, se e

dashuroja pa kushte dhe pa paragjykime?

Duke qarë mendova se fjalët e tij mund të ishin idiomë e

gjuhës shqipe dhe ai nuk mundi t’i jepte kuptimin e duhur në

anglisht. U zemërova me Zotin. Pse i kishte dënuar njerëzit duke

ndarë gjuhët atje në Babilonën e largët mijëra vjet më parë?

Sikur Zoti të mos i kishte përzjerë gjuhët e njerëzimit, do të

85

NJË NJERI

flisnim të njëjtën gjuhë dhe nuk do të ishim keqkuptuar. Pali

fliste e fliste pa pushim, mundohej të më kapte për të më përkëdhelur,

por unë nuk e lija.

Mendova të largohesha nga dhoma e tij, por ai doli tek

korridori i ngushtë dhe mori një pozicion luftimi. U xhindosa dhe

fillova ta godas me grushta ku të mundja, pa pushim ndërsa ai

mbrohej dhe filloi të qeshte duke nxjerrë gjuhën. Në një moment

më kapi duart i vendosi prapa kurrizit tim dhe filloi të më puthte

si i çmendur. Ma mbylli gojën me buzët e tij dhe sa bëhesha gati

të flisja më puthte. Më mori në krahë dhe të gjitha sa kisha

ëndërruar atë mbasdite ndodhën dhe u bënë realitet. Kur ishte

brenda meje dëgjova fjalën magjike në shqip dhe i thashë ta

përsëriste. Qeshi dhe kur u shkëputëm më foli se kishte nevojë

për mua më shumë se për ajrin dhe ujin, më tha të mos e

braktisja dhe të mos qaja me ngacmimet e tij.

E mbushur plot me dashurinë e Palit kaloi ajo natë e shkurtër.

Doja të mos gdhihej, të mos dilte dielli, të qëndronim bashkë në

pafundësi. Ai ishte kërkues dhe i pangopur me trupin tim, më

dukej se nata e parë kish qenë vetëm preludi i një ndjenje pa

fund. Më dëgjonte kur flisja pa m’i hequr sytë. Nuk e dinte fjalën

cicërim në anglisht dhe me zor e kuptova kur më kërkoi t’ja

shpjegoja këtë fjalë. Kur e mësoi e përsëriste vazhdimisht duke i

dhënë një theks të gabuar dhe sado që përpiqesha ta korrigjoja

nuk donte ta artikulonte drejt por fliste dhe qeshte. I thashë të

flinte se nesër, jo sot, do të udhëtonim gjatë dhe u bind vetëm

kur e kërcënova, se do të largohesha po të mos bindej.

E zuri gjumi menjëherë ndërsa unë po e shihja në gjumë. Kjo

ishte për mua e para herë që e kqyrja nga afër pa më parë ai, pa

praninë e vështrimit të tij drejt fytyrës sime. Fytyra i kishte marë

shprehjen e një kënaqësie të pamasë, gati fëminore. Qeshte në

86

Pandi PAPANDO

gjumë dhe lëvizte buzët. Flokët kafe me pak borë në tëmthat

ishin të shpupurisura nga duart e mija. Ngadalë për të mos e

zgjuar fillova t’ja shtroj. Prekja ime e zgjoi, hapi sytë, më pa dhe

fjeti përsëri. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm, me një jetë të

ndryshme nga imja dhe e shumicës së bashkëatdhetarëve të tij.

Mos vallë më dukej mua kështu e verbuar nga dashuria? Jo.

Vërtet ishte i tillë dhe do të më duhej shumë mund për ta kthyer

në një njeri normal. Njeri normal? Çfarë kuptojmë me termin

normal, apo ndoshta më mirë të zakonshëm? Por a duhej ta

ktheja në normalitet? A do të pranonte ai të ndryshohej?

Po përse të ndryshonte. Unë u dashurova me atë Pali, me të

mirat dhe të këqiat e tij, edhe me huqet, që shumë herë më

dukeshin marrëzira. Nuk kisha asnjë të drejtë të përpiqesha ta

ndryshoja. Deri tani kisha kërkuar vetëm dashurinë e tij. Po më

tej? Si do të jetonim më vonë, kur të martoheshim dhe të lindnim

fëmijë? Për mua ishte e vështirë, gati e pamundur të qëndronim

në Shqipëri. Kisha nevojë për prindërit dhe ata më kishin të

vetme.

Pali foli në gjumë emrin tim dhe u shkëputa nga mendimet.

Do ta ngacmoja në mëngjes se kish përmendur një emër gruaje.

Vazhdoja ta shikoja për të memorizuar çdo milimetër katror të

fytyrës. Rrudha e thellë vertikale në ballë dukej që ishte shumë e

vjetër. Më lart shtriheshin horizontalisht dy brazda të gjata dhe

një më e vogël midis tyre. Një herë i thashë të provonte kremin

tim antirrudhë. Qeshi dhe më tha se po të rinohej nuk do të

gjente qetësi nga ngacmimet e vajzave. Atëhere nuk ngulmova se

nuk kisha të drejtë, por tani do ta detyroja të rinohej. Për mua.

Zbrita më poshtë dhe u ndala në vetullat e trasha e të

dendura, të bashkuara më rrallë në mes. Doja ta bindja të

depilonte pak pjesën e bashkimit, por përsëri mendova se nuk

87

NJË NJERI

do të pranonte, bile përfytyrova si do t’i rrudhte vetullat dhe do

thoshte se nuk ishte gay. Sytë ishin të mbyllur, por nuk kisha

nevojë për ta I kisha parë shumë herë, të mëdhenj dhe të

kthjellët kur bisedonim, të vrejtur kur më tregoi jetën e tij, të

vegjël dhe ndriçues kur më ngacmonte.

- Sytë janë pasqyra e shpirtit thoshte im atë. Tani u binda se

kishte të drejtë. Pali nuk i ulte asnjëherë sytë gjatë bisedës, por

pa e bezdisur tjetrin. Mollëzat e faqeve ishin më të kërcyera se

normalet, hunda ishte normale dhe e bukur. Arrita tek buzët dhe

ndalova aty. Në gjumë ato kishin marë një formë tjetër nga dita,

më dukeshin më të trasha ashtu gjysëm të hapura. I hoqa sytë,

ato i njihja më mirë se çdo pjesë të fytyrës, i kisha thithur dhe

shijuar me të mijat, e dija shijen dhe sensualitetin e tyre. Më

kishin çuar në parajsë kur puthnin buzët, fytyrën dhe të gjithë

trupin tim centimetër për centimetër. Më tej mjekra me qimet e

forta dhe një gropë të vogël, gati të padukshme në qender. Këtu

më zuri gjumi dhe nuk vazhdova më tej.

88

XVII

PALI

Pandi PAPANDO

Në mëngjes u zgjova shpejt, u ula para lap-topit dhe po

shihja mundësitë e vizitave në Hungari gjatë rrugës deri në

Budapest. Anna po më shihte nga shtrati në kohën që po

kontrolloja rrugën për në Teplice të Sllovakisë, ku ishin banjat

termale të ndërtuara nga familja Sina. Në këtë kohë Anna më

foli:

- Po flet me vete Pali, çfarë llogarie nuk të del që tund kokën?

I tregova se për se po mendohesha, dhe dyzimin tim në se ja

vlente të humbnim një ditë dhe Anna më tha se me aq pak kohë

sa kishim më mirë të mos shkonim. Në holl ndërsa prisnim

makinën e re Meri më ngacmoi duke qeshur:

- Po në Budapest ka vepra të dinastisë tënde.

- Kur të arrijmë do t’i shohësh.

Rruga deri në hyrje të Budapestit ku ndaluam për një kafe,

me Range-Rover–in e ri kaloi shumë këndshëm. Duke pirë

kafenë Lori lëshoi një bombë:

- Tani jemi pa dietë, kështu që mendoj të flemë në dy dhoma.

E kuptova se sekreti ynë ishte zbuluar prandaj heshta. Anna

ndërhyri:

- OK, unë do fle me Merin.

- Po, - vazhdoi Meri, - mbrëmë fjetëm shumë mirë bashkë.

- Dashnorët të paguajnë drekën, - tha Lori.

- Në heshtje shikoja fytyrën e Annas që ndryshoi ngjyrën nga

e bardha në të kuqe dhe u zbardh përsëri. I përqafova dy shoqet

89

NJË NJERI

dhe u ngrita të kontrolloja makinën. Deri atje dëgjova Annan, që

po u ankohej se nuk kishin vepruar mirë duke hapur këtë bisedë.

- Kot ankohesh, - qeshte Lori, - ju kursyem shpenzimet e një

dhome dhe në mos sot nesër lidhja juaj do të zbulohej.

Kështu ndodhi zyrtarizimi i lidhjes sonë dhe nuk ishte e

nevojshme të luanim teatër. Dy ditët kaluan shpejt duke vizituar

Budapestin, midis të tjerave Urën e Luanëve dhe Akademinë e

Shkencave, dhurata të familjes Sina. Rrugës të kthimit për në

Venecia ku do mernim tragetin, ndërkohë që të tri miket flinin,

përsëri fillova të flisja me vete. Më parë nuk kisha mbetur asnjë

minutë vetëm dhe nuk kisha patur mundësi të analizoja gjëndjen

ku isha. Kur mbeteshim vetëm me Annan ishim të uritur për

njeri - tjetrin. Fillova të zbuloja një Anna tjetër, të etur për të

jetuar dhe të pangopur për dashuri. Kërkonte t’i merte jetës

gjithçka i kishte munguar ato vite, më pyeste për imtësira të

miat, që nuk i kisha menduar më parë. Unë u ktheva në

adoleshencën time, në atë kohë që më ishte mohuar ta jetoja.

Nuk e kisha parë veten asnjë herë në atë gjëndje. Por . . . . por,

ku do më shpinte kjo lidhje? Unë e dëshiroja Annan, kisha nevojë

për të, por nuk isha i sigurt se e dashuroja. Ajo ishte kaq e

pambrojtur në dashurinë e saj, sa më dukej se më thërriste për

ndihmë. Ishte hedhur me pasion në krahët e mi, nuk linte rast pa

më thënë të dua, edhe në sy të shoqeve të saj, sa unë u tremba.

Nuk bëhej fjalë që të martohej me mua dhe të qëndronte këtu.

Më kish thënë se nuk mund të ndahej nga prindërit. Kishte të

drejtë për këtë, ata vetëm Annan kishin.

Po unë, a doja të martohesha? Për mua martesa ishte vendimi

më i rëndësishëm i jetës. A do mund të krijoja me Annan një

bashkëjetesë të ngjashme me atë të prindërve të mi apo të dajës?

Për vete, për sjelljen time isha i sigurt se do sillesha si im atë ose

90

Pandi PAPANDO

si daja. Për mua familja ishte e shenjtë. Por modelet e mia ishin

shqiptare. Si e kuptonte familjen Anna? Ajo më kishte folur për

prindërit e saj, se sa duheshin dhe respektoheshin midis tyre, se

sa e bashkuar ishte familja e saj. Shkëputesha nga këto mendime

dhe i përsërisja vetes se njerzit janë njëlloj kudo, të mirë ose të

këqinj, të zgjuar ose mediokër, të hedhur ose të plogët, të

mençur ose të marrë, të bukur ose të pabukur, të gjatë ose të

shkurtër, mirënjohës ose mosmirënjohës, baltë e perëndisë.

Shpirti ka vlerë, paraja vjen e shkon.

- Po sikur Anna të mos ishte kaq e hirshme a do lidhesha me

atë? - pyesja dhe përsëri përgjigjesha se nuk e dija. Vajzat që

kisha pasur më parë ishin të bukura (për sytë e mi), por nuk ma

mbushnin shpirtin, ndryshe do isha martuar më parë.

- Sa kohë kemi për të mbritur? - Më ndërpreu Lori.

- Rreth një orë, prandaj mund të flesh edhe pak.

- Ndalo të ndërrohemi në timon, kemi nevojë që të jesh i

freskët në Venecia.

- Faleminderit, por jam shumë në formë.

Lori pa që Anna dhe Meri flinin dhe lëshoi një nga thumbat

e saj që ishin bërë të zakonëshme ditët e fundit:

-Edhe unë po të më dashuronte një vajzë si Anna do të isha

në formë.

- Mos Lori, do të zëmërohet Anna po të dëgjoi.

- Nuk mund të zëmërohet me mua. Ajo e di që unë e dua

shumë, do të të dua edhe ty po të sillesh mirë me të. Mos e lëndo

Annan, Pali të lutem shumë për këtë. Ajo tani rifilloi të jetojë.

- Faleminderit Lori, tani fli edhe pak.

- Nga pasqyra pashë që Lori i mbylli sytë dhe u zhyta përsëri

në oqeanin e turbullt të mendimeve. Ndryshimi i kulturave tona

ishte shumë i dukshëm, edukimi po ashtu. Unë isha rritur me

91

NJË NJERI

shumë vuajte dhe vështirësi, ndërsa Annas nuk i kishte munguar

asgjë.

- E ç’ka të bëjë kjo, - fliste Pali tjetër, - vështirësitë të bënë më

të fortë, më të dhembshur, të rritën më shpejt, të burrëruan.

Kjo ishte e vërtetë por shpirtit të ngurtësuar çfarë t’i bëja?

- S’është e vërtetë, një njeri me shpirt të ngrirë nuk mund të

sillej si u solle ti me dajon dhe Lenën, - përgjigjej i pari.

- Nuk ishte sakrificë sjellja ime, por detyrë. Ishte shprehje e

mirënjohjes për kujdesin e tyre ndaj meje.

Në horizont u duk një Bar - Kafe ndanë udhës. Ngadalësova

shpejtësinë dhe mbajta makinën. Të gjitha flinin. Dola jashtë,

porosita kafe dhe cigare. Kisha shumë vite që e kisha ndërprerë

duhanin. Kur ndeza cigaren dhe prisja të vinte kafeja, Lori u

shfaq para meje, u ul përballë dhe më kapi dorën:

- Ç’është kjo cigare Pali?

- S’e di, - fola i hutuar duke parë cigaren e ndezur, - thjesht më

pihej duhan pas shumë vjetësh ndërprerje.

- Qetësohu, - tha, - jeta duhet parë ashtu si është dhe jo si

duhet të jetë. Të kam vënë re se lidhja me Annan të ka shqetësuar,

megjithëse je përpjekur ta mbash veten.

- Jo Lori, nuk jam i shqetësuar.

- Mos u mundo të fshihesh pas gishtit. Unë dhe Meri kemi

folur shumë për ju këto ditë. Jam e gëzuar për lidhjen tuaj se

shkoni shumë me njëri-tjetrin, jo vetëm si pamje por edhe në

karakter, pra jini një dyshe e përsosur. Vetëm se më ka

turbulluar shqetësimi yt. Ti nuk je më Pali i parë, i qetë dhe i

shtruar, i mençur dhe i sjellshëm. Euforia jote është shprehja më

e qartë e tronditjes tënde të brëndshme. Dashuria është një

dhuratë, që jo të gjithë e marrin, ajo është si ky trëndafili para

nesh, i bukur, por edhe me gjemba.

92

Pandi PAPANDO

Nuk durova dhe i tregova Lorit të gjitha dyshimet e mia, pa u

munduar të zbukuroja detajet. Lori më dëgjoi me vëmendje, pa

më ndërprerë duke pirë ngadalë filxhanin e madh me kafe. Kur

mbarova së foluri, heshti dhe pak kohë dhe foli duke më

shtrënguar dorën:

- Ke të drejtë në të gjitha sa më tregove, vetëm se konkluzionet

e tua nuk janë të sakta, janë të nxituara. Për më shumë nuk

duhet t’i nxjerësh ti. Anna, që unë e njoh prej kohësh, është vajzë

e pjekur që nuk i ka patur qejf aventurat, prandaj vazhdoni

thjesht. Koha është gjyqtari më i mirë dhe më vonë çdo gjë do të

qartësohet. Zoti ju ka të dyve me sy të mirë.

- Faleminderit Lori, - i fola dhe i putha dorën, - ikim tani.

Duke shkuar drejt makinës, Lori u mbështet në krahu im dhe më

këshilloi që të mos i tregoja Annas dyshimet e mia.

- Nuk besoj se do të të kuptojë, - tha, - ajo është kaq e lumtur

sa nuk mendon dot në kthjelltësi . Një grua e dashuruar është

këshilltari më i keq i vetes.

Në makinë ra heshtja. Biseda me Lorin më qetësoi disi, por

me të mbetur vetëm dilemat filluan të më mundonin sërish.

Lumturia për mua nuk kishte ekzistuar deri tani. Këtë koncept

kaq abstrakt, më dukej se nuk do ta shijoja dhe ndjeja,

megjithëse kisha të drejtë ndoshta më tepër se shumë të tjerë.

Kur mundohesha të kujtoja çastet e pakta që isha ndjerë i

lumtur, nuk arrija t‘i rendisja sipas kohës kur kishin ndodhur.

Dashuria e nënës më kishte bërë të lumtur, por në atë kohë isha

aq i vogël sa nuk mund ta kuptoja. Përkushtimi i babait ishte i

mbushur me shumë dashuri, por me dashuri burri. Ai mundohej

të më largonte dhimbjen e mungesës së nënës, por vuante

shumë se nuk dinte si ta shfaqte dashurinë. Përkëdheljet e tij aq

të nevojshme për një fëmijë më mbrujtën me dëshirën për punë,

93

NJË NJERI

por kur ai iku papritur nga jeta ime, ajo lule e vogël e lumturisë

që sa kish filluar të lulëzonte u tha dhe u shkel nga putrat e

diktaturës.

Më pas vuajtje, dhimbje, zhgënjime dhe përpjekje për të mos

i treguar ato. Jeta tek daja, dashuria e tyre, shqetësimet e Lenit

për të më pastruar shpirtin nga brengat, gjimnazi, ekipet

sportive, mu çfaqën para syve. Kur sukseset në shkollë dhe sport

fillonin të më mbushnin me gëzim, një ndodhi e vogël i fshinte të

gjitha dhe duhej të filloja nga e para. Për habi, sa më të mëdha

ishin sukseset e mia, aq më e fortë ishte goditja që merrja. Unë

isha i biri i tradhëtarit, delja e zezë, që dallonte nga të tjerat. Daja

më përsëriste vashdimisht, se e drejta do të dilte në shesh,

prandaj duhej të prisja dhe të mos mërzitesha. E dëgjoja

vazhdimisht këtë refren dhe shtoja përpjekjet në studim, pastaj i

lija të gjitha dhe mbyllesha në guaskë. Përse duhej të mësoja kaq

shumë kur nuk do shkoja në Universitet si shokët. Politika e

kohës nuk lejonte që djali i një babai si im atë të shkollohej. Daja

dhe Leni, ndërhynin në ato momente duke mos më lejuar të

dekurajohesha.

Adoleshenca, koha më e bukur e jetës iku pa gëzime. Sado që

më donin, daja dhe Leni nuk i zëvëndësuan dot prindërit. Nuk

kisha nënë që të qaja në prehrin e saj, nuk kisha baba të më

udhëzonte në kohën e burrërimit. Leni mundohej të luante rolin

e nënës. E doja fort, por nuk mund të qaja para saj, më vinte turp.

Më tej, zbulimi i të vërtetës më mbushi me urrejtje për ata që më

lanë pa baba, që më shkatërruan jetën dhe më helmuan shpirtin.

Duhej të kalonin shumë vite dhe ngjarje për të kuptuar se

nuk kisha vuajtur vetëm unë. Më pas Universiteti, fillova të

ndihesha jo i vetmuar por megjithatë i palumtur. Befas edhe

94

Pandi PAPANDO

studimet e mia u ndërprenë shumë afër fundit. Lufta e klasave u

forcua përsëri dhe më përjashtuan pa arritur të diplomohesha.

Shoqëria e gjimnazit dhe universitetit ishin për mua një

ndihmë veçanërisht e nevojshme për të hyrë në jetë, për t’ju

bashkuar jetës. Por jeta nuk ishte e njëjtë dhe e lehtë për të

gjithë. Ndryshimi i nivelit të shkollimit largoi nga grupi ynë

Ladin dhe Tanin. Ata e ndienin veten të largët në bisedat tona

dhe sado që u përpoqa të rrinin me ne nuk munda. Më pas

martesat e shokëve, njëri pas tjetrit ata krijuan familjet e tyre

dhe kishin më pak kohë të rrinim bashkë. Kur mblidheshim për

gëzime apo festa e ndieja vete jashtë bisedave të tyre. Ata

bisedonin për familjen, unë nuk kisha, bisedonin për mobiljet që

mendonin të blinin, unë s’kisha nevojë dhe kur bisedonin për

fëmijët ndihesha vërtet keq. Jo se s’i doja fëmijët e tyre,

përkundrazi isha shok me ata, i përkëdhelja, luaja, ju dhuroja

lodra, por prapë ndihesha jo mirë. Nuk kisha zili për shokët, kjo

ndjenjë ishte e huaj për mua, por jeta e tyre e mbushur më

trazonte. Fillova të shkëputesha prej tyre. Emigracioni i dha

gotitjen e fundit shoqërisë tonë. Ata filluan të largoheshin njëri

pas tjetrit dhe mua më mbeti vetëm Berti me Violën. Ata i kisha

të dy më shumë se shokë, ishim rritur bashkë. Viola përpiqej që

të mos e ndjeja vetminë, më ftonte shpesh, organizonte festa për

të më njohur me shoqe të saj beqare, e çfarë nuk sajonte për të

më shpëtuar nga vetmia.

Shpesh kur rrija vetëm mendohesha për jetën time të

mëvonëshme. Beqar i vetmuar, pa preokupime për familjen por

edhe pa njeri për t’i shprehur dashurinë dhe përkushtimin.

Vajzat nuk arrinin të ndikonin tek unë, isha shumë i ndrojtur

para tyre, nuk i kisha thënë asnjërës i pari fjalën e shënjtë të dua.

Nuk arrija të kuptoja se pse më lidhej gjuha kur isha vetëm me

95

NJË NJERI

një vajzë, ndërkohë që kur doja, në një mjedis të gjërë, bëhesha

motorri i shoqërisë me ngacmimet, shakatë, tregimet. E vetmja

femër që më dukej se e doja nuk mu përgjigj . Ndoshta kishte të

drejtë sipas mënyrës së saj dhe unë nuk arrita ta kuptoja.

Tani para meje u hap një fushë e gjerë dhe e blertë ndjenjash,

një vajzë me një bukuri jo të zakonshme po hidhej pa ngurim në

krahët e mia dhe unë rrija i tulatur dhe i trembur nga dashuria e

saj. Në të vërtetë e dëshiroja, por kisha dyshim në se do

mundesha ta doja ashtu si e kuptoja unë dashurinë. Kjo më

frikësonte jo aq për vete se sa për atë. Nuk doja t’i shkaktoja një

zhgënjim tjetër, por nuk e kisha në dorë të komandoja ndjenjat.

Vështirësia qëndronte në karakterin tim dyshues. Pse kjo

vajzë e bukur, me kulturë dhe sjellje shembullore u dashurua me

mua? Pak djem kishte në vendin e saj të largët, atje në fund të

botës, që donin ta kishin të tyren. Anna më kish treguar se nuk

ishte lidhur për shkak të dyshimeve, por ndryshe nga unë ajo e

kish provuar disa herë se e donin për paratë e saj. Po unë? Nga e

kuptoi Anna që unë nuk isha si ata? Ku arriti të më njihte në kaq

pak kohë? A ekziston vallë ajo tërheqje kozmike që i lidh dy

njerëz pavarësisht nga ndryshimet shoqërore dhe mentalitetet

kombëtare? Në libra po, ndërsa në jetë nuk kisha hasur asnjë

rast të tillë.

Ajo ishte e huaj. Gjatë jetës sime në takimet me të huajt kisha

qëndruar fort në karakterin tim. Kam qënë miqësor, por kurrë i

përulur. Ndryshimi në dijet profesionale nuk ka qënë për

mungesën e aftësive. Këtë e kisha dëgjuar edhe nga daja për

marrëdhëniet e tij me specialistët kinezë në hidrocentralet e

veriut. Më vonë e provova edhe vetë. Marrëdhënia ime me

Annan në punë ishte e shkëlqyer, punonim mirë bashkë pa asnjë

kontradiktë.

96

Pandi PAPANDO

- Jeta nuk është punë, - ndërhynte Pali tjetër. - Nga e di ti se

Anna nuk do të kalojë një aventurë të bukur këtë kohë që do

qëndrojë këtu? A do kesh forcë për të duruar një dhimbje të tillë

kur ajo të largohet?

Lori në sediljen e mbrapme i zgjoi Merin dhe Annan:

- Do paguani drekën, me paratë e hotelit, - ju tha - ndërsa unë

pijet se fjeta më pak se ju.

- Do dalësh e humbur, - i fola duke qeshur.

- Po, po, - vazhdoi Lori, - me aq sa pi ti . . . .

- Mos folë më, - e ndërpreu Anna, akoma e përgjumur. - E kam

parë Palin të pijë nuk e di se sa whisky dhe gjysëm shishe

konjak, pas dy shishesh verë, pa u dehur.

- Qënke kurnace, - qesha unë, - i paske matur vërtet sa piva.

- Nuk i mata, por u habita, dhe kur pashë se nuk po mbaroje

së piri veprova në atë mënyrë . Anna ju tregoi detajet për darkën

tek ajo.

Duke qeshur dhe duke më ngacmuar mua arritëm në

Venecia. I lashë afër katedrales së Shën Markut dhe shkova të

parkoja makinën në sheshin e trageteve. Kur u ktheva me taksi i

gjeta të ulura në shkallët e gurta të katedrales duke diskutuar

për të ashtuquajturit “kuajt grekë“.

- Kuajt para jush janë kopje, - fillova shpjegimin e peripecive

të lëvizjes të katër kuajve. - Të vërtetët ndodhen në muzeun

brenda katedrales. Ata janë sjellë në Venecie rreth vitit 1200 nga

Kostandinopoja, në kryqëzatën e katërt.

Ndërsa rrinim për tu çlodhur ju shpjegova se kryqëzatat e

kishin shkatërruar dhe vjedhur Kostandinopojën më shumë se

turqit që e pushtuan përfundimisht duke i ndryshuar edhe

emrin. Kuajt qëndruan për rreth 600 vjet në fasadën e Shën

Markut, deri sa Napoleoni, kur pushtoi Venecian dhe i dha fund

97

NJË NJERI

Republikës gati mijëvjeçare serenissima i çoi në Paris dhe i

vendosi në Harkun e vogël të Triumfit, në hyrje të kopshtit të

Tyilërive. Mbas rënjes së Napoleonit kuajt u rikthyen në Venecia,

ndërsa në Paris u vendos kopja e dytë e tyre.

- Paskan bredhur shumë, - qeshi Meri.

Natyrisht që edhe në traget prenotuam dy dhoma. Mbas një

jave të lodhëshme dhe me kaq shumë ngjarje nuk dinim si t’i

harxhonim ato 40 orë pushimi. Të gjithë kohën bisedonim të

katër në bar, tarracë dhe në të gjitha pjesët e tragetit ku

qëndronim. Meri me Lorin na ngacmonin vazhdimisht se mos

kishim nevojë të rrinim vetëm.

- Shumë u vonuat për të lënë valixhet, - fillonte Meri.

- Me siguri që do kenë ngatëruar plaçkat - vazhdoi Lori.

- E vërteta është se nuk kishim bërë dashuri në traget, - përfundova

unë dhe ndërrova karrike për t’i shpëtuar pickimit të

Annas.

Në Tiranë, mbasi shpura Merin dhe Lorin që jetonin së

bashku, Anna më tha me një seriozitet të pakuptueshëm:

- Parko makinën dhe kthehu. Kam për të diskutuar diçka me

ty.

E kisha menduar edhe unë se duhej të sqaronim qëndrimin

tonë të tanishëm në Tiranë. Koha që kaluam bashkë në hotel

ishte ndryshe. Tani do të merrnim një vendim shumë të

rëndësishëm për jetën tonë në një kohë, që isha shumë i trazuar

dhe i pa vendosur për të marrë përgjegjësitë.

98

XVIII

ANNA

Pandi PAPANDO

- Si do jetojmë tani e tutje Pali?

- Nuk e di, - tha Pali, - ti si mendon?

Topi mbeti në fushën time. Ky vendim ishte më i veçanti dhe

i vetmi në llojin e vet, që duhej ta merrja vetë dhe detyrimisht

sot. Po ta lija të më ikte ky rast, më vonë mund të ishte e

pamundur ta rikuperoja. Që Pali ishte akoma i pavendosur,

dukej fare qartë, megjithëse kishte ndryshuar por doja të mos e

kapte ajo gjëndja e tij e zakonshme. Vendosa të luaj kartën e

faktit të kryer prandaj i fola aq butë sa munda:

- Unë nuk mundem që duke jetuar në një qytet, të mos

jetojmë në një shtëpi.

Ai u mendua pak, megjithëse e ndieu synimin tim dhe filloi

të më sqaronte rregulloren e Fondacionit, se nuk lejoheshin

lidhjet midis personelit.

-Si lidhjet, - e ndërpreva. - Duhet të jetë për flirtet dhe jo për

dashuritë që nuk dëmtojnë askënd. Ne jemi seriozë në ndjenjat

tona dhe nuk dëmtojnë njeri.

- Nuk i dihet, dikush mund të të ketë vënë syrin dhe mund të

ankohet që i dola përpara.

- Unë nuk kam patur ndonjë provokim, ndërsa ti jam e sigurt

që ke.

- E kush do donte një plak si unë?

- Elsa, - i thashë duke qeshur, - të sheh sikur do të të hajë. Dhe

është një femër shumë tërheqëse.

99

NJË NJERI

- Nuk e kam venë re, - foli si habitur.

- Ti nuk di të shtiresh.

- Eh, Anna. Unë tani jam në moshë të pjekur dhe nuk mundem

të vrapoj mbas çdo fustani që tundet para meje. Elsa është një

grua e bukur, por kurrsesi nuk mund t’i përgjigjem provokimit të

saj. Nuk mundem të flirtoj me një grua të martuar. Prandaj i kam

dhënë të kuptojë se nuk i shoh veprimet e saj.

- Kjo ja ka shtuar këmbënguljen. Unë nuk do sillesha në atë

mënyrë.

- Si do silleshe ti?

- Si u solla Pali, mos ke mendim se jam sjellë keq?

- S’e di, - tha ngadalë, - të shikoj si do sillesh më tej.

- Më dëgjo edhe njëherë Pali, më dëgjo me vëmendje. Kur

arrita në Shqipëri, nga sa kisha lexuar dhe dëgjuar e dija se po

vija në një vend të vështirë dhe të veçantë, të pakuptueshëm nga

unë. Kontakti i parë ishe ti dhe unë u shokova nga ideja e krijuar

për ju. Nuk gënjej kur them se më pëlqeve si tip dhe karakter. Ti

u solle i vërtetë me mua, pa lajka dhe komplimenta dhe sidomos

pa ndjenjë inferioriteti. Më tregove për të gjithë punën tënde me

besim se e kishe kryer mirë dhe nuk kishe arsye për të fshehur

diçka. Ndryshe ndodhi me Merin dhe sidomos me Lorin,

kuptohet që ne flisnim për këtë edhe në praninë e zoti Forbes, i

cili nuk ndërhynte për të na lejuar t’i nxirnim vetë përfundimet.

Më tej të njoha më mirë, megjithëse ti je i futur në një guackë

të pa depërtueshme. Fillimisht jam penduar që ngulmova nga

kuriziteti për të më treguar për jetën tënde, por kjo e pati të

mirën e vet. Historia jote më hoqi një ankth që më ndrydhte prej

kohësh. Ti më dhe mundësinë të kuptoja se nuk isha e vetmja që

kisha vuajtur, se ka dhimbje edhe më të forta. Mësova se si

duhen duruar dhimbjet dhe si duhej rifilluar jeta. Pa të njohur ty

100

Pandi PAPANDO

isha e bindur se nuk mund të dashuroja më dhe ti më zgjove

ndjenjat. Prandaj t’u dhashë pa asnjë brejtje në ndërgjegje. Ti i je

përgjigjur me ngurim dhe tronditje dashurisë sime dhe përsëri

ke dyshime se si do sillem unë më tej, kur je ti që duhet të

ndryshosh sjelljen ndaj meje.

101

NJË NJERI

102

XIX

Pali

Mbeta i habitur nga qartësia e gjykimit të Annas. Si mundi

të depërtonte kaq thellë në shpirtin tim. Ajo më do me të vërtetë

mendova, ndryshe nuk mund të arrinte të më njihte kaq në

brendësi në kaq pak kohë dhe të kuptonte kompleksivitetin e

karakterit tim.

- Më thuaj Pali, dua të më flasësh hapur se çfarë jam unë për

ty?

- Ti je për mua një dhuratë kaq e bukur, sa unë gëzohem dhe

kënaqem me të dhe nuk kam vend ku ta vendos, kaq e madhe

është kjo dhuratë për mua.

- Po më fyen Pali, këto fjalë më kënaqin vetëm kur bëjmë

dashuri.

- Më mirë të mos e përfundojmë këtë bisedë. Le t’i japim edhe

pak kohë njëri tjetrit.

- Unë nuk kam nevojë për kohë, - tha serioze si nuk e kisha

parë më parë. - Pali, unë të dua si nuk kam dashuruar kurrë më

parë, aq sa më duket sikur jam 20 vjet.

- Edhe mua ashtu më duket, prandaj po të lutem të më lesh

edhe pak kohë dhe ta vazhdojmë më vonë këtë bisedë.

- Kjo bisedë bëhet vetëm një herë, nuk mund të kthehet

plumbi kur del nga arma.

- I përsërita disa herë të njëjtën kërkesë, por ajo nuk dëgjonte

dhe kërkonte me ngulm mendimin tim. Nuk e kisha parë kaq

ngulmuese dhe të vendosur. Qëndronte karshi meje serioze dhe

Pandi PAPANDO

e qetë. Sytë i ndrisnin dhe derdhnin mbi mua një dritë të

pafundme, ku nuk munda të dalloj dyshim apo vuajtje në

brendësi të tyre por vetëm përqëndrim dhe dashuri. Pavarësisht

mendimit tim dhe këshillës së Lorit, për të mos i treguar

mendimet dhe dyshimet e mia nuk isha i sigurt nëse do mundja

të mos flisja. Megjithëse isha i bindur se e vërteta sado e

admirueshme të jetë, nuk është gjithmonë mjeti më i mirë për të

sqaruar, fillova t’i tregoja brengat dhe dyshimet që kisha. I fola

se sa më pëlqeu kur hyri për herë të parë në zyrën time.

- E kuptova këtë dhe u ndjeva mirë, - më ndërpreu.

Nuk doja të më ndërpriste por edhe më pëlqeu ndërhyrja e

saj. Po mendoja në shqip dhe më duhej të tregoja në anglisht

ndjenjat e mia, me frikë se përkthimi i keq do krijonte

keqkuptime. I thashë se i isha mirënjohës.

- Mos përsërit për të fituar kohë, se më vë në pozitë të

vështirë. - Këtë herë toni i zërit u ngrit me një oktavë.

I tregova për ndryshimet që kishim në edukim dhe kulturat

e vendeve tona. Anna ja dha të qeshurit me të madhe dhe foli:

- Ne nuk po flasim për vendet tona, por për ne. Më dëgjon. Po

flasim për Palin dhe Annan. Në edukim nuk kemi ndonjë

ndryshim të madh, ndërsa në kulturë ti ma kalon ku e ku.

- Po, - i thashë, - dhe kjo më tremb. Në kohën kur i vetmi

argëtim i imi ishte leximi dhe ato pak programe të huaja

televizive që herë i shihnim dhe herë jo, ti ke kaluar një jetë

shoqërore shumë aktive dhe shumë të lumtur. Unë kënaqem

duke lexuar ose naviguar në internet për probleme që mund të

mos jenë interesante për ty, sepse jam mbrujtur në këtë mënyrë

dhe nuk e besoj se jeta jote aq e mbushur me ngjarje dhe gëzime

do t’i pranonte këto veprime të miat.

103

NJË NJERI

- Dhe çfarë fitova unë nga kjo, - buzëqeshi Anna. - Tani po

kuptoj se sa kohë kam humbur kot.

- Nuk ke të drejtë të flasësh kështu. Kur ti jetoje e gëzuar dhe

argëtoheshe me shokët dhe shoqet, brezi im shkonte në aksione,

për punë vullnetare me detyrim. Ne kemi fjetur shumë herë në

kashtë bile edhe në gjethe fieri, edhe pa çarçafë. Shoqet e mia në

periudhën e pubertetit, atëhere kur kishin më shumë se kurrë

nevojë për higjenën personale laheshin në lumë, pa këshillat dhe

kujdesin e prindërve. Ky është një ndryshim shumë i madh.

- Ishte, - foli Anna, - ishte atëhere, kurse ne jetojmë sot, po

flasim sot, po dashurohemi sot. Ajo që ishte nuk është më, ajo

kohë ka kaluar dhe është vetëm kujtim i mirë apo i keq. Është e

vërtetë që nuk duhet kujtuar koha e lumtur kur je në mjerim,

ndërsa e kundërta, kujtimi i vuajtjeve kur je i lumtur të bën mirë,

që të mos fluturosh, që të qëndrosh me këmbë në tokë.

Logjika e saj ishte e thjeshtë dhe e qartë prandaj më kënaqi

thellësia dhe sinqeriteti i gjykimit.

- Po feja, - fola për të gjetur një argument. - Unë jam besimtar

ortodoks dhe kryej shumicën e riteve.

- Po flet marrëzira, - më ndërpreu përsëri. - Nëna dhe babai

im kanë fe të ndryshme, por kjo nuk i ka ndaluar ta duan dhe

respektojnë njëri - tjetrin. Babai është anëtar i kishës anglikane

ndërsa nëna është besimtare katolike. Megjithatë babai nuk e ka

ndaluar të shkojë në kishën e saj, bile kurrë nuk ka bërë shaka

me besimin e saj. Sot po flet marrëzira Pali.

- E ke vënë re sa mirë ndjehemi në shtrat , - vazhdoi, - sa

gëzim i falim njeri tjetrit.

- Kemi qënë të dy të uritur, - e ndërpreva.

- Ti je i çmendur, - në zërin e saj kishte dhimbje, - ti je vërtet i

marrë. Ne kemi bërë dashuri, prandaj jemi të lumtur kur jemi

104

Pandi PAPANDO

bashkë. Dashuria ka shumë ndryshim nga seksi, nuk të mërzitet

nuk të vel, përkundrazi të bën më të etur.

Të gjitha sa tha ishin të vërteta, unë e dija këtë, por më erdhi

mirë që t’i dëgjoja nga Anna. E dija se nuk mund të nxirja

argumenta bindëse, kështu do t’i flisja edhe unë po të isha në

vendin e saj, por. . . . . .

- Kuptomë Anna, unë e ndjej se ti më dashuron, unë e di këtë.

Po ashtu unë kam nevojë për ty. Kam vetëm një merak. A do të

mundem ta mbush jetën tënde me mundësitë e mia? A do jenë të

pranueshme për ty ato që mund të të ofroj? Kuptomë të lutem se

nuk dua të të lëndoj, dua të të bëj të lumtur dhe nuk jam i sigurt

në se do ta arrij këtë. I lumtur është ai që i bën të tjerët të lumtur,

ka thënë një i ditur dhe unë akoma nuk po e ndjej këtë.

- Ti më ke bërë të lumtur, megjithëse nuk më ke thënë deri

tani të dua.

- Të kam thënë shqip, prandaj nuk e ke kuptuar. Po të lutem si

Krishtit e lemë këtë bisedë. Të jesh e bindur se gjithëçka e bëj

për ty dhe jo për vete. Unazën e kërkesës për tu martuar me mua

do të ta jap kur të mendoj se do të ta shtojë gëzimin.

105

NJË NJERI

106

XX

ANA

Gjatë tregimit të Palit e dëgjoja me vëmendje dhe kujtoja

kohën e bisedave të pafundme kur ishim bashkë. Po

mundohesha të sillja në mend se kur më kishte thënë të dua, sa

herë ma kish thënë këtë fjalë. Për shumë kohë ishim vetëm miq.

Ndihesha e lumtur nga prania e tij, kisha shumë nevojë për

miqësi të sinqertë në atë kohë të turbullt të jetës sime. Këtë

miqësi e kuptova se mund t’ia kërkoja Palit dhe ai ma ofroi pa

kursim. Në fakt unë e doja Palin, e kisha dashur në nënvetëdijen

time që kur isha fëmijë. Bisedat e nënës me babain në kohën e

gjimnazit të tij, që ishin mjaft të shpeshta kishin krijuar tek unë

një aureolë për figurën e tij. Në atë moshë nuk kisha asnjë ide

për dashurinë, por figura e tij qëndronte në mendjen time në

rresht mbas figurës së babait të cilin e adhuroja. Ndoshta kisha

krijuar vizionin e burrit ideal, të heroit pozitiv (si përdorej

atëhere), ose të princit të kaltër (si thuhet sot), që do vinte të më

rrëmbente kur të madhohesha. Më vonë, kur u rrita dhe fillova të

kuptoja, në shkollë u hapën fjalë për Palin, i cili ishte ushtar, se

ishte ndarë nga e dashura. Në të vërtetë flitej se e kishte lënë e

dashura. Bëhej fjalë për Mimoza T. e cila kur filloi universitetin u

nda nga Pali e detyruar nga i ati, një funksionar partie, kuptohet

për arsye politike. Ata të dy kishin qënë në të njëjtën klasë dhe

nga nëna kisha dëgjuar se ishin shumë shokë, por vetëm shokë.

Pastaj për shumë kohë nuk e pashë dhe nuk dëgjova asgjë

për Palin. Edhe në Tiranë, gjatë studimeve e shihja rrallë, shumë

Pandi PAPANDO

rrallë. Fakulteti i tij ishte jo shumë larg nga imi, Ekonomiku i

mbipopulluar me vajza, por Pali ndryshe nga shumica e djemve

të Inxhinierisë nuk avitej në oborrin e shkollës sonë. Kur

shkëmbeheshim në rrugë shihja nga ai për ta përshëndetur, por

nuk tentoi asnjëherë të më fliste, ulte kokën dhe vazhdonte

bisedën me shokët.

Po kështu fliste edhe Mira, shoqe dhome me mua në konvikt,

e cila kishte qënë fqinjë me atë. Ajo tregonte historira të habitshme

për dashnoret e tij të shumta tiranase dhe e përgojoste, se

ai i shihte nga lart konviktoret, megjithëse jetonte në konvikt.

Nuk e kisha parë të studjonte në peshkopatë, si e quanim atë

kohë sallën e madhe të studimit. Me që Mira fliste vazhdimisht

për të, informacioni në dhomën tonë ishte gati i plotë. Edhe

shoqet e tjera të dhomës filluan të flisnin dhe të tregonin histori

që më dukeshin si përralla. Vetëm unë nuk flisja por dëgjoja dhe

fillova ta urreja në heshtje, pa e ditur pse. Në atë kohë ai kishte

shumë miqësi me një vajzë të bukur që kalonte gati të gjithë

verën në qytetin tonë, dhe pastaj u ndanë befas.

- Do të kisha përfundua me atë - më tregoi Pali më vonë -

sikur të ishte treguar e sinqertë me mua. Më tha se i kishte

kushtuar shumë kjo ndarje dhe ju desh kohë për ta harruar.

Kujtimet më çuan në fejesën e Tanit, shok gjimnazi me Palin

dhe djali i hallës sime. Kjo ishte fejesa e parë e shoqërisë së tyre

dhe kishin ardhur të gjithë shokët e Tanit. Unë, me disk në dorë

lëvizja nëpër shtëpi për të shërbyer. Ata pinin raki dhe qeshnin e

këndonin, bile njëri prej tyre, gjatë vallzimit më propozoi të

takoheshim të nesërmen. Vetëm Pali sillej ndryshe ose ndoshta

më dukej mua kështu. Gjatë gjithë kohës qëndroi ulur në cep të

sallonit duke mbajtur gotën e rakisë në dorë dhe vështronte nga

unë. Sa herë ktheja kokën ndjeja shikimin e tij të fiksuar drejt

107

NJË NJERI

meje dhe sytë që ndryshonin drejtim për të mos ndeshur sytë e

mi.

- Po, - pohoi kur e pyeta për këtë ngjarje, - ti kishe veshur një

fustan të kuq me vija të zeza në gjoks dhe ishe shumë e bukur, të

kishte rënë një nur që s’mund ta harroj. Do të të flisja për t’u

rinjohur me ty po të mos të të kishte propozuar Bobi gjatë

vallzimit. Nuk e mbaja mend si isha veshur atë ditë, por u kënaqa

që kisha patur vëmendjen e Palit. Disa muaj më vonë, Tani erdhi

të më takonte në konvikt për të më sjellë diçka nga familja. Në

errësirë pashë një siluetë të gjatë që shihte drejt nesh. Zemra më

rrahu fort dhe megjithëse nuk ja dallova fytyrën e njoha që ishte

Pali.

- Erdha të takohesha me ty, i kërkova Tanit të më rinjihte, se

nuk doja të të ndalja në rrugë, - më tha kur e pyeta në se ishte ai

atë ditë. - Dukeshe si laps kuq e blu me tutat dhe bluzën e kuqe, -

më ngacmoi.

I thashë se si do kishte qënë jeta ime po të ishim takuar atë

natë.

- Asgjë nuk mund të themi, - vazhdoi Pali. - Vitin tjetër mua

më përjashtuan nga Universiteti, kështu që nuk jam i bindur se ti

do mund të martoheshe me mua. Do të merrja një plagë tjetër,

do vuaja më shumë se herën e kaluar sepse unë ndjeja për ty.

U mundova ta kundërshtoja, pa qënë e bindur plotësisht në

fjalët që thosha. Ai më shihte me buzën në gaz dhe nuk fliste.

- Pse nuk pranove të flisje me mua atë ditë, - më pyeti pas

pak. - Artani më tha, se ti nuk pranove të prezantoheshe me mua.

I thashë se Tani nuk më tha asnjë fjalë për ty, ndryshe pse do

të pyesja në se ishe ti.

- Si duket nuk ka patur besim në sinqeritetin tim, - vazhdoi , -

s’ka si të jetë ndryshe.

108

Pandi PAPANDO

Duke ditur ndodhitë e mëvonshme, për mua ishte e qartë se

Tani nuk e donte Palin. Në kohën e gjimnazit rrinte me të thjesht

për interes, sepse Pali harxhonte shumë kohë për ta ndihmuar.

Veç kësaj ndjenja e inferioritetit kishte krijuar tek ai një urrejtje

të pavetëdijshme gati patologjike për shokët, që vazhduan

studimet, prandaj dhe u nda prej tyre më vonë. Nuk ja tregova

Palit këto mendime, sepse isha e bindur që ai i dinte, por nuk

donte t’i flisje keq për ata që ai i mendonte dhe i donte si shokë.

U shkëputa nga vetja dhe e pyeta:

- Kur më ke thënë mua të dashuroj? Nuk po e kujtoj ditën kur

më ke thënë këtë fjalë.

- Ti nuk më ke thënë, - u përgjigj serioz, - megjithëse e dije se

sa vlente kjo fjalë për mua. Ti Ana nuk më kërkove kurrë të të

thosha se të dua, prandaj dhe më dhurove librin e Remarkut “Më

thuaj se të dashuroj“. E shfletova atë libër me letra dashurie për

Marlinë Dihtrih, por nuk më tërhoqi. Më janë dukur gjithëmonë

jo të vërteta fjalët e kërkuara dhe bombastike për të shprehur

ndjenjat. Njeriu që dashuron kuptohet, sa do të përpiqet të mos e

tregojë këtë.

- Nuk janë të gjithë si ti, për njerëzit e zakonshëm, fjalët kanë

vlerë të pallogaritshme.

- Kjo nuk ka asnjë vlerë tani - psherëtiu Pali. - Lidhja jonë

ishte aq romantike dhe e jashtëzakonshme, sa po ta tregosh

duket si përrallë.

- Përrallë ju duk Annas tënde?

- Jo, nuk ju duk përrallë. Anna më njeh mirë, ajo ka depërtuar

aq thellë tek unë, sa e kuptoi se ishte e vërtetë, bile më tha se unë

kisha më shumë frikë se ti, për të thyer kornizat.

- Ka pasur të drejtë. Besoj se të kujtohet sa u trembe kur

diskutuam se ku do të bënim dashuri. Për të gjitha rastet kërkoje

109

NJË NJERI

një siguri absolute. Edhe kur u puthëm për herë të parë nxitove

të më shpije në shtëpi.

- Shoqet mund të dyshonin dhe të telefononin tek ty.

- Po tani, a më jep të drejtë për pasigurinë dhe ngurimin tim?

- Nuk mundem Ana, mos më kërko të të kërkoj falje për diçka

që nuk varej nga ne.

- Çdo gjë varej nga ne, por unë nuk isha e sigurtë se do ta

mbushja jetën tënde me ato që ti kishe nevojë të merrje nga

gruaja jote, jo se s’doja, por nuk isha e aftë për këtë. Vazhdo të

lutem.

110

XXI

PALI

Pandi PAPANDO

Dy muajt në vazhdim nuk sollën ndonjë të re në punë dhe

marrëdhëniet tona, me përjashtim të një letre anonime tek zoti

Forbes. Patjetër që e kishte shkruar Elsa, sepse jepeshin hollësira

dhe detaje, të cilat vetëm një i brendshëm mund t’i dinte.

Midis të tjerave unë përshkruhesha si një Don Huan, me shumë

raste të tilla në vendet e mia të mëparshme të punës, që po

prishja dhe ulja prestigjin e Fondacionit, e shumë të tjera.

Drejtori më thirri në zyrë, më dha të lexoja letrën dhe më foli i

qetë se këto ndodhnin kudo, prandaj nuk duhet të

shqetësohesha. Ja ktheva letrën pa e lexuar plotësisht, të cilën e

grisi dhe e hodhi në kosh.

- Kjo letër s’ka vlerë për mua, me gjithë atë të këshilloj të kesh

kujdes nga veprimet e të paaftëve.

- Nuk është e para kjo letër për mua, jam mësuar dhe në disa

raste më kanë ndihmuar, aq më shumë kur e di se kush e ka

shkruar, - dhe dola i qetë.

Po hynte dhjetori dhe Anna më tha se do ishte mirë të

kalonim Krishtlindjen në Zelandë. Nuk i dhashë përgjigje. Kisha

dëshirë të shkoja por kisha një ngurim. Akoma nuk kisha

vendosur për më tej, ndonëse po i afrohesha shpejt vendimit

përfundimtar. Anna nuk më ngacmoi më, ajo priste përgjigje nga

unë, atë përgjigje që unë hezitoja ende, ndonëse ajo e ndjente

po-në time. Natën para se të nisej për në Prishtinë për një vizitë

111

NJË NJERI

pune, i thashë si rastësisht se me cilën linjë mendonte të udhëtonim.

Më pa me gëzim dhe më tha se e bisedonim kur të

kthehej. Në fakt duhej të shkoja unë të nesërmen, por më ndaloi

zoti Forbes për disa probleme të tjera, prandaj shkuan Anna dhe

Lori. Ato u nisën herët me mendimin të punonin edhe atë ditë.

Mbas dy orësh më lajmëruan për një aksident në Kërrabë. Të

dyja i kishin shpënë në spital. Kaq. Asnjë fjalë për gjëndjen e

tyre, as në ishin gjallë. Lajmërova Merin dhe drejtorin dhe u nisa

si i çmendur në spital. E tmerrshme, të dyja qëndronin pa

ndjenja të shtrira në reanimacion. Mjekët vinin rrotull me nxitim

pa dhënë përgjigje për ecurinë e aksidentit. Qëndruam të dy me

Merin në dhomën e tyre, duke vëzhguar ekranin e madh. Më

vonë fillova të numëroj pikat e serumit, pastaj numërimi mu

ngatërrua tek dymija dhe fillova nga e para.

Meri ishte më e përmbajtur se unë dhe vazhdonte të më jepte

kurajo. Fajësoja veten që nuk u nisa unë atë ditë dimri. Ajo që

kishte ndodhur nuk mund të kthehej prapa, por në këto raste

njeriu mendon të pamundurën. Në drekë, Meri shkoi me

drejtorin për të lajmëruar familjet e tyre dhe mbeta vetëm në

dhomë. “Lutmu . . . . . . “ kujtova një shprehje nga Bibla . . . dhe

fillova të lutesha për të mos mbetur prapë i vetëm. Plagët dhe

dhimbjet e mëparshme kishin kaluar, ishin mbyllur nga harresa

dhe më shumë nga dashuria e Annas. Po sot, po tani si do mund

të jetoja pa shpresë dhe dashuri, pa njeriun që për mua ishte

nënë dhe babë, motër dhe vëlla, bir dhe bijë, pa vajzën që më

kthehu në jetë, që më dha besimin se jeta është e bukur edhe

atëhere kur nuk të duket kështu, se duhet jetuar çdo minutë e

saj, se i duhet marrë çdo kënaqësi. Isha bosh, pa drejtpeshim,

koka më vinte rrotull e shkëputur nga trupi, duart i kisha

112

Pandi PAPANDO

mbështetur mbi tubin e nikeluar horizontal të shtratit të Annas

pa e prekur atë.

Fillova t’i flisja Annas ndonëse e dija se nuk dëgjonte. Kisha

besim se fjalët e mija do të thitheshin nga truri i saj njëlloj si

serumi që pikonte . . . dymijë e pesë, dymijë e gjashtë, dymijë e

katërqind e tetë . . . , jo e nëntë, e dhjetë . . . . Kapa dorën e Annas

dhe vazhdoja të flisja e të flisja pa pushim. Dënoja veten që nuk i

kisha treguar sa e doja, sa e rëndësishme ishte për mua, që nuk i

kisha thënë kryefjalën e të gjitha fjalëve të dua. Po ja thosha tani,

po ja përsërisja pa pushim dhe pa u lodhur. Por sot Anna nuk

dëgjonte, nuk reagonte fare. Kur i shihja fytyrën herë pas here

më dukej se buzëqeshte, ngrihesha dhe afroja sytë pranë saj për

të kapur ndonjë reagim të mundshëm dhe dëgjoja frymëmarrjen

e dobët, që mezi ndjehej, ulesha prapë në gjunjë, i puthja atë

pjesë të dorës të pa mbuluar me fasho.

Kështu vazhdova për kushedi se sa kohë, nuk e pashë Merin

kur u kthye dhe qëndronte ulur në karriken e vetme të dhomës,

nuk e vura re infermieren që ndërroi serumet. Mjekët që hynë në

dhomë mu dukën si fantazma dhe biseda e tyre si një makth

filmash horror. Ata kujtuan se flija dhe e panë të arsyeshme të

mos më shqetësonin, po kështu edhe Meri. Kështu në atë gjëndje

gjysëm shoku, as i gjallë dhe as në gjumë, më tronditi zilja e

telefonit të Merit. Ngrita kokën dhe pashë Merin që fliste në

telefon pa mundur të kuptoja asnjë fjalë. Meri duke folur u afrua

tek unë dhe më goditi fort me pëllëmbë në faqe. Atëhere erdha

në vete dhe dëgjova fjalët e fundit të saj, i thoshte dikujt rrugë të

mbarë dhe mirupafshim.

- Ishte Sofia, nëna e Annas, po nisen sot dhe nesër arrijnë me

Lufthansa-n në orën 14.00.

113

NJË NJERI

Dola në aeroport për të pritur prindërit e Annas dhe vajzën

e Lorit. Isha para kohe prandaj u ula në sallën e pritjes me një

tabelë ku kisha shkruar emrat e tyre. Nuk kisha fuqi të qëndroja

në këmbë kur filluan të dilnin pasagjerët. Para meje u shfaq një

burrë i gjatë dhe i bëshëm që mu drejtua me mirësjellje:

- Mirë dita zoti . . .

- Mirë se ardhët, - ju përgjigja dhe u ngrita me vrull duke

humbur ekuilibrin. Gjunjët e lodhur dhe të pamësuar me

qëndrimin e gjatë mbi ta më tradhëtuan. Do të kisha rënë në

tokë po të mos më kapte për krahu Billi.

- Marim nga një kafe para se të nisemi, me sa duket ju kini më

shumë nevojë, zoti . . .

- Sina, Pali Sina, por ju lutem më thërisni thjesht Pali.

- Duke pirë kafe dhe rrugës ju shpjegova gjëndjen e Annas

dhe Lorit. Fjalët e fundit të mjekëve ishin se rreziku për jetën

kishte kaluar por ecuria do të përcaktohej mbasi të dilnin nga

gjëndja e komës. Rezonanca magnetike nuk tregonte dëmtim të

trurit, por mjekët ishin të pasigurt se sa do vazhdonte kjo

gjëndje.

- Pas ardhjes së tyre qëndrimi në spital ishte më i lehtë për

mua dhe Merin. Lori u përmend ditën e tretë dhe prisnim me

ankth Annan. Unë kur isha vetëm me Merin vazhdoja t’i flisja

papushim fjalë të cilat nuk i kisha folur kurrë më parë (s’kisha

patur kujt t’ia thosha). Atë natë vonë na ndërruan Sofia dhe e

bija e Lorit, Karolina. Në mëngjez herët u zgjova nga një ëndërr e

habitëshme sikur ishim me Annan në Kopështin Japonez të

Monte Karlos dhe unë po thithja me ëndje një cigare. Atje nuk

duhej të hidhje asgjë në tokë, bile nuk lejohej as të shkundje

hirin e cigares. Dy roje me uniformë u afruan ngadalë drejt nesh

për të më gjobitur sipas një ligji të habitshëm të vitit 1917, por

114

Pandi PAPANDO

kur panë që e shkunda hirin në picetën që mbante Anna në dorë,

u larguan duke tundur kokën. U ngrita menjëherë dhe u nisa për

në spital.

Sofia më dha lajmin e gëzuar se Anna ishte përmendur për

një moment dhe kishte folur emrin tim. E përqafova Sofinë dhe e

putha fort në faqe. Ajo ngeli e habitur nga sjellja ime pastaj

buzëqeshi, u lëshua në krahët e mia dhe filloi të qante me

dënesë. Kur u qetësua më shikonte me një pyetje që nuk e

thoshte dot, nëna donte një përgjigje të cilën nuk kisha të drejtë

t’ja jepja. Duke mos ditur si të sillesha më, e putha Annan në

ballë dhe dola nga dhoma. U ktheva në shtëpi, bëra një banjë dhe

u rrojta mbas pesë ditësh dhe gati dy orë më vonë hyra në

dhomën e spitalit. Anna qëndronte me sytë të ngulur tek dera, u

përpoq të buzëqeshte pa folur.

- Sa ike ti po i mban sytë nga dera, - tha Sofia.

- Pse s’më lajmëruat më parë, nuk do humbja kohë me

tualetin, - fola pa mundur të lëvizja.

- Kështu urdhëroi mjeku, - dëgjova zërin e Lorit, - shiko sa je

zbukuruar sot je bërë dhëndër.

Sofia më kapi për dore dhe më afroi tek shtrati. U përkula

dhe e putha Annan në faqe por kur pashë buzët e saj të zhuritura

nuk durova dot dhe i dhashë një puthje të fortë në buzë.

- Faleminderit, - dëgjova zërin e dobët të saj. I kapa dorën dhe

u ula në karriken bosh.

- Çfarë ka midis jush, - më pyeti Sofia.

- Do t’ja u thotë Anna.

- Po mua nuk do më japësh një të puthur, - ngacmoi Lori.

- Ta dhashë dje, kur u zgjove, megjithatë për fjalët e mira që

më fole po të puth edhe ty.

115

NJË NJERI

116

XXII

ANNA

Koka më buçiste nga një dhimbje e butë dhe e vazhdueshme.

Nuk kuptoja pse isha aq e këputur dhe më dhimbnin të

gjitha pjesët e trupit. Ndieja disa hije që silleshin rrotull nëpër

dhomë. U përpoqa të hapja buzët për të thirrur Palin dhe prapë

hyra në një tunel të errët, dikush po më fliste por nuk dëgjoja

asgjë, vetëm ndieja një gumëzhimë në veshë, një miksazh zërash,

një zhurmë të ngjashme me një orkestër diletantësh, që

akordonin vegla muzikore të prishura. Përsëri heshtje dhe terr

dhe befas një drite e fuqishme u shfaq para syve. Një figurë burri

doli nga drita, i rrethuar me një aureolë të kuqe. Ishte një njeri

që e kisha parë diku, por nuk më fliste. Drita u mek ngadalë dhe

mbeti vetëm figura e burrit që fliste dhe thoshte pa pushim

shumë fjalë të palidhura në një gjuhë të pakuptueshme për mua,

pastaj fliste në gjuhën time por nuk ishte ai pathos si në gjuhën e

parë dhe prapë nuk dëgjoja asgjë. Përsëri terr . . . Zhurma u shtua

dhe përsëri u përpoqa të kuptoja se çfarë flisnin tre zëra të

ndryshme femrash, zëra që më dukeshin të njohura por nuk

mund ta kuptoja se kujt i takonin. Kërkoja të dalloja midis tyre

atë zë burri që më kishte folur në ëndërr dhe u kujtova se ishte

zëri i Palit. Atëhere munda të thërras emrin e tij ose mendova se

e thira. Një zë i ëmbël gruaje filloi të më fliste “Anushka . . .

Anushka”. Kisha shumë kohë që se kisha dëgjuar. Të ishte nëna

nuk e besoja por nuk mund të ishte askush tjetër veç saj që të më

thëriste anushka. Ajo më thoshte të hapja sytë, por sado që

Pandi PAPANDO

përpiqesha nuk mundja. Zëri më kërkonte të flisja, të thosha një

fjalë, më pyeste se çfarë thashë më parë, më përgjërohej përsëri

e përsëri të hapja sytë. Me shumë përpjekje ja dola të hap sytë.

Mu duk se qepallat ishin të ngjitura kur dallova dritën elektrike,

që vinte nga prapa krevatit ku qëndroja shtrirë dhe fytyrën e

nënës mbi mua, afër, shumë pranë fytyrës sime. Nuk arrija të

lëvizja dot buzët për të folur apo qeshur. Sytë i rrotullova nëpër

dhomë dhe prisja të shihja Palin. Tani isha më e kthjellët, në

dhomë hynë dy burra të veshur me të bardha, u afruan tek

krevati dhe po bisedonin midis tyre duke komentuar diçka mbi

kokën time. Nuk kuptova se ç’po thoshin kur dëgjova nënën që u

tha se kisha shqiptuar një emër.

Më i moshuari prej tyre tha se kisha dalë nga rreziku dhe të

mos më shqetësonin që të flija pak. Vetëdija filloi të më qartësohej,

dhimbjet vazhdonin të më ngacmonin, sidomos shpatulla

por ishin të durueshme. Koka po më lehtësohej, sytë i hapa

plotësisht dhe e kuptova se ku ndodhesha. Zëri i Lorit tregonte

një histori për një makinë të madhe që kish filluar të rrëshqiste,

si goditi makinën tonë dhe nuk mbante mend asgjë më vonë.

Doja t’i thosha se si bërtiti Lori për të tërhequr vëmendjen time,

si i dhashë gaz për të evituar goditjen që gjithsesi ndodhi. Kaq

mbaja mend, por për mua këto nuk kishin asnjë rëndësi.

Unë prisja me ankth të hapej dera për të parë Palin. Pse nuk

po vinte ai, ku ishte dhe më kishte lënë vetëm në këtë sallë të

bardhë? Mos i kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe, se ndryshe ai

nuk do më kishte lënë kurrë vetëm në këtë gjendje. Po, do të

kishte ngjarë diçka që nuk donin të ma tregonin. Jo, ai më kishte

folur, më kishte folur shumë në shqip dhe pastaj në anglisht më

tha për herë të parë I love you në vënd të I need you, që ma kish

thënë shumë shumë herë. Apo unë ëndërroja për këtë fjalë dhe

117

NJË NJERI

më dukej se e dëgjova nga goja e tij, pa e dalluar se kush ma tha.

Befas u hap dera dhe e pashë, të veshur me kostumin e zi që ja

dhurova unë për ditëlindje.

- Kam vite që nuk kam marrë dhuratë, - më tha atëherë dhe

më puthi me shumë ndjenjë. Nuk e kishte veshur këtë kostum

bashkë me këmishën dhe kollaron që e shoqëronin.

- Do ta vesh për një rast të veçantë. Unë nuk e ngacmova më,

e njihja kokën e tij por edhe isha mësuar se shumë veprime të tij,

paradoksale në vështrim të parë, më jepnin një gëzim të paparë.

Po më shihte me dashuri dhe i hutuar nga dera. Mbeti i ngurosur,

pa fjalë dhe vetëm kur nëna ju afrua, i foli dhe e zuri për dore u

afrua tek unë. Më puthi lehtë në faqe dhe menjëherë, sikur u

kujtua i ngjiti buzët tek të mijat. Kjo puthje më fuqizoi, fryma e tij

hyri në mushkëritë e mija dhe më ngjalli, më dha jetë, njëlloj si

Zoti që i fryu në hundë njeriut të parë, munda t’i flas faleminderit.

Pas kësaj dëgjova Lorin që i foli:

- Je bërë si dhëndër sot dhe Palin që e kërcënoi me gisht,

dëgjova nënën që e pyeti Palin dhe ai i dredhoi përgjigjes. Kështu

më zuri gjumi. Kur u zgjova ishte natë, Pali bisedonte me babanë

me zë të ulët. Doja të dëgjoja se për se po flisnin por babai më pa

që u zgjova. U binda për këshillën e tyre se duhej të flija përsëri.

Një ditë para Krishtlindjes më në fund mjekët vendosën të

më lejonin të shkoja në shtëpi. Lori kish dalë para dy ditësh dhe

dhoma në spital kishte më pak zhurmë. Sofia përgatiti darkën

me gjelin e detit (misrokun, sipas gjuhës së vjetër të Palit),

megjithë kundërshtimet e Palit që ta lejonte që të gatuate ai.

Babai ndërhyri duke i thënë se do bëhej armik me Sofinë, po të

mos e linte të nderohej me kuzhinën e saj dhe vetëm pas kësaj

Pali u tërhoq. Mbas mesnatës Pali ju lut prindërve që të na linin

118

Pandi PAPANDO

vetëm për pak kohë dhe kur ata dolën nga dhoma më foli me

solemnitet:

- Anna, pranon të martohesh me mua?

- Jo, - i thashë, - kush ka folur për martesë deri tani? Si të

pranoj me një njeri që s’më ka thënë akoma se më dashuron?

- Unë të dua Anna, të adhuroj dhe ta kam përsëritur këtë fjalë

me mijra herë, për çdo pikë serumi që numëroja në spital, por ti

nuk ke mundur ta dëgjosh.

- Nuk e kam dëgjuar por e kam ndjerë ndonëse pa vetëdije, - i

thashë e përlotur. U ngrita me zor nga karrikja dhe ju hodha në

krahë.

- Po Pali, po, pranoj të jem gruaja jote, ky premtim është

kënaqësia më e madhe që kam patur deri tani.

Kur hynë prindërit, Pali ju drejtua babait dhe i kërkoi dorën

time. Serioziteti i tij më argëtoi aq sa fillova të qesh me të madhe.

Pas meje edhe Sofia dhe mezi e dëgjuam babanë të përgjigjej:

- E ç’mund të them unë për një vendim që e kini marë

kushedi sa kohë më parë.

- Vetëm pesë minuta kemi, por më duket si një jetë, - fola unë

dhe fillova të qaj. Ktheva kokën të shihja Palin të miratonte fjalët

time, por vetëm dëgjova portën të mbyllej me forcë. Mendova se

kishte ndonjë surprizë tjetër, ndryshe do t’i kish përqafuar

Sofinë dhe Billin.

119

NJË NJERI

120

XXIII

PALI

Pa thënë asnjë fjalë u nisa me vrap për në shtëpi. Ika

vetëm me këmishë dhe sa dola jashtë ajri i acartë dhe disa pika

të rralla shiu të ftohtë më goditën në fytyrë. Nuk doja të humbja

kohë për tu kthyer. Në kasafortë kisha unazën e nënës, një unazë

shumë e vjetër dhe e çmuar që kishte shkuar brez pas brezi në

familjen time, atë unazë që babai ja kish dhënë dajës dy ditë para

se ta vrisnin dhe që daja kur ma dorëzoi më porositi se ishte

vetëm për gruan time.

- Këtë unazë ka të drejtë ta mbajë vetëm bashkëshortja jote,

më tha atëherë, kuptove, vetëm gruaja jote. U ktheva me vrap

dhe duke u dridhur, u ula në tavolinë para Annas dhe i mora

dorën.

- Pse po dridhesh më ngacmoi Anna?

- Vetëm nga i ftohti, - i tregova unazën që e mbaja në dorën e

shtrënguar grusht dhe ja futa në gisht. Anna klithi nga gëzimi:

- Sa e bukur, kjo është një mrekulli Pali. Ti po ma fal mua këtë

unazë?

- Po, kujt tjetër mund t’ia jepja këtë unazë, e cila ka breza që

kalon dorë pas dore në gratë që marrin mbiemrin Sina.

Sofia u afrua tek Anna dhe po habiteshin me rubinin e madh

të kuq të rrethuar me dymbëdhjetë gurë të tjerë, katër diamante

të ndritshëm, katër zefirë blu dhe katër smeraldë të blertë të

alternuar midis tyre. Ato filluan të flisnin njëkohësisht pa e

Pandi PAPANDO

dëgjuar njëra tjetrën. Billi më kapi për krahu dhe duke qeshur

tha:

- Eja të pijmë diçka jashtë sa të mbarojnë së gëzuari zonjat.

Do vazhdojnë për shumë kohë të diskutojnë, të jesh i sigurt për

këtë.

Në korridor më uroi, u përqafuam dhe më puthi në ballë. E

ndjeva kënaqësinë në zërin e tij. Ai ishte i lumtur për Annan, u

mallëngjye dhe nuk foli më. U veshëm dhe dolëm pa folur. Billi

donte të bisedonte veçmas me mua. Kuptohej shqetësimi i tij për

këtë vendim tonin, që për atë ishte i papritur. Kur u ulëm në

lokalin më të afërt të mbushur plot, përsëri nguronte të fliste.

Rrinim përballë njëri tjetrit duke buzëqeshur, secili në

mendimet e veta. Trokitja e gotave na shkëputi nga heshtja. Billi

filloi të më fliste për familje e tij, mirëkuptimin midis tyre dhe se

sa të shqetësuar kishin qënë për Annan. E ndërpreva pa takt dhe

i thashë se të gjitha m’i kish treguar Anna me hollësi.

- E di, - vazhdoi Billi, - Anna na tregoi për ty kur mbeteshim

vetëm, gjatë kësaj kohe, por nuk na tha si do vazhdoni më tej. Ne

jemi prindër dhe kur të bëhesh vetë prind do më kuptosh.

- Nuk e dimë edhe ne, - u përgjigja duke qeshur. - Me Annan

nuk arritëm të bisedonim se ndodhi aksidenti. E kishim lënë ta

bisedonim kur të vinim tek ju për Krishtlindje. Por çdo gjë

ndodhi kaq shpejt.

- Të kuptoj Pali, të falënderoj për sjelljen tënde sot. Ishte një

veprim që më mbushi me lumturi. Kjo do të ndikojë shumë mirë

emocionalisht tek Anna.

- E thatë para meje, por qetësohuni se do të gjejmë rrugën më

të mirë për ne dhe ju.

Billi ishte i qetë dhe më kërkoi mendim për ta marë Annan

me vete nëse e lejonin mjekët.

121

NJË NJERI

- Sigurisht bashkë me ty, - shtoi duke qeshur.

-Tani që u takuam, ndoshta ardhja ime nuk është e

nevojshme, - iu përgjigja. - Sidoqoftë Anna ka nevojë për një

vizitë më të specializuar, megjithëse profesori që e ndoqi ecurinë

e aksidentit është shumë i aftë. Nëse ai nuk lejon një udhëtim

kaq të gjatë do të shkojmë në Vienë a diku tjetër në Europë për

të hequr çdo dyshim. Me gjithë atë e bisedojmë edhe me Annan

dhe Sofinë për mendimin e tyre.

Kur u kthyem në shtëpi gratë e kishin pastruar tavolinën

dhe po na prisnin. Sofia u ngrit, më përqafoi dhe më uroi me

ngrohtësi. Ishte e lumtur, ishte gëzimi i nënës, aq i veçantë për

fëmijën e saj, gëzim që nuk e kisha ndierë deri tani. U preka dhe

më shkoi mendja tek prindëri e mi. Sa do t’i kish gëzuar fejesa

ime, si do sillej nëna në këtë rast? Por edhe unë a do të prisja kaq

gjatë për të vendosur? Akoma i përqafuar me Sofinë më shkëputi

zëri i Billit që po ngacmonte të shoqen:

- Lëshoje djalin se do fillosh të qash, megjithatë unë e urova i

pari.

Sofia më pushtoi edhe një herë fort dhe pasi më puthi më

foli:

- Pali ki kujdes që të mos marësh zakonet e Billit, gruaja nuk

duhet ngacmuar por llastuar.

- Sa e lumtur do isha sikur Pali të më ngacmonte aq sa babai, -

filloi Anna, - mama ti ke qënë me fat për martesën tënde.

- Nuk besoj se mund të ketë ndonjë burrë në botë, të cilit

gruaja e vet t’i ketë thënë se është e kënaqur. Për ty Anna ditën

që linde kam bërë urimin: - Paç zgjuarsinë e babait dhe fatin e

mamasë, - dhe jam i kënaqur për të dyja.

- Me të vërtetë qënke i zgjuar,- tha Sofia. – Në të dy pjesët del

ti fitimtar.

122

Pandi PAPANDO

- Ti je mirë, - fola, - se po i dëgjon ankesat kaq vonë, po unë si

të veproj me bijën tënde që po ankohet sapo vendosëm të jemi

bashkë.

Sytë mu mbushën me lot, kujtova prindërit dhe ata që më

rritën, dajën dhe Lenin. Si do ta organizonin fejesën time, si do

mbushej shtëpia me njerëz. Pse jam i vetëm për të ndarë

gëzimet, se hidhërimet munda t’i duroj? Fati apo njerëzit nuk

kanë qënë me mua këtë kohë. Po tani, a mbaroi e keqja dhe po

fillon mirësia dhe mbarësia? Më e mira është se nuk jam më

vetëm dhe i lutem Zotit të më ketë parasysh. Anna e pikasi

ngashërimin tim, por nuk ndërhyri vetëm më tha të shihja diçka

në guzhinë. E falënderova me sy dhe dola.

Mbas dy ditësh mjekët na thanë se Anna mund të udhëtonte

por duhet të zbatonte porositë edhe për disa kohë. Anna u gëzua

shumë por kur i thashë se unë nuk do shkoja me ata nuk i mbajti

dot lotët. Fillova t’i shpjegoja se kështu ishte më mirë, se prania

ime nuk do t’a lejonte të pushonte si dhe sa duhej, pushim që

ishte i domosdoshëm për atë. Sofia dhe Billi ishin dakord me

mua por Anna nuk donte të kuptonte.

- Anna, mjaft u përkëdhele, - fola serioz, - të urdhëroj të niseni

pa mua. Kjo është zgjidhja më e mirë për ty dhe për ne.

- Të lumtë Pali, - vazhdoi Billi, - Vetëm me urdhëra kuptojnë

këto të dyja.

Për mua kishte mbetur edhe një problem në marëdhënjet

me prindërit e Annas, se si do t’ju drejtohesha në bisedë.

- Me emër, pa etiketa, - tha Sofia, - tani jemi një familje.

I përcolla në aeroport mbas dy ditësh së bashku me Merin

dhe Lorin dhe u ktheva në Fondacion. Kisha shumë punë dhe

isha vetëm sepse zoti Forbes u largua para Krishtlindjes.

123

NJË NJERI

124

XXIV

PALI

Kur hyra në zyrë dhe pashë tavolinën e Annas ndjeva se

sa do më mungonte ato tre javë.

- Do më marrë malli, - më tha Anna e përlotur kur u ndamë.

- Mua më mori që tani, se mbeta fare vetëm.

U shkëputa nga mendimet dhe organizova një mbledhje me

personelin e të gjithë sektorëve, sepse zoti Forbes më la mua si

zëvëndës. Viti i Ri ishte në prag dhe ne nuk i kishim përfunduar

dhuratat për fëmijët në nevojë, prandaj të gjithë punonjësit do

punonin me sforcim këto ditë. Mbasi ndava detyrat Elsa qëndroi

në zyrën time dhe mbylli derën.

- Kam një bisedë me ty Pali.

- Urdhëro Elsa, me se mund të të ndihmoj?

- Ti nuk dëshiron të më ndihmosh.

- Nga se e ke nxjerrë këtë përfundim, unë jam sjellë gjithmonë

korrekt me ty.

- Pikërisht korrektësia jote më shkakton vuajtje.

- Leri këto budallallëqe, nuk kanë fare lezet në moshën tonë.

- Për mua nuk janë budallallëqe, - tha Elsa dhe u ul në mënyrë

provokuese në cepin e tavolinës së Annas, fundi ju hap dhe nxori

në dukje këmbët e derdhura. Ishte vërtet e bukur dhe kujdesej

shumë për trupin dhe tualetin e saj.

- Pali, unë nuk mund të të jap familje, por mund të të jap një

kënaqësi të tillë që nuk e ke provuar kurrë. Kemi patur simpati

Pandi PAPANDO

për njëri tjetrin që kur ishim studentë ndërsa ti, tani që kishim

shumë mundësi më ke refuzuar.

- Unë e dua Annan dhe do të martohem së shpejti.

- Nuk besoj se je kaq konservator, - më ndërpreu, - nuk po të

ofroj martesë por kënaqësi.

- Ti ke burrë dhe fëmijë, - i fola me zë të ulët. - Edhe në se nuk

e dashuron burrin, nuk duhet ta bësh këtë për fëmijën tënd.

- Mos je i marrë Pali, me burrin jam martuar pa dashuri, nuk

mund të shpëtoja dot veten dhe familjen nga i biri i shokut R. Ti

e di si ishte ajo kohë. Veç kësaj më ka tradhëtuar që në muajin e

parë pas martesës.

Befas u kujtova për Elsën. Ajo kishte qënë vajza më e bukur

e Tiranës kur isha student. Si nuk e kisha njohur deri tani atë

vajzë që e simpatizoja aq shumë. Më kishte ngatërruar mbiemri,

që si dukej nuk e kishte ndërruar pas martesës apo pamja e saj

me tualet. Kryqëzoheshim shpesh në rrugë dhe nuk mund të

kaloja pa e kthyer kokën për ta soditur. Flitej shumë për të

sidomos kur u fejua me djalin e shokut R. Tani i jepja të drejtë.

Nuk kishte asnjë mundësi për tu mbrojtur në atë kohë dhe këtë

unë e kisha hequr në kurriz. E pashë që ishte përlotur por nuk

mund ta ndihmoja. Këtë dhimbje dhe mllef të mbledhur në

shpirtin e saj nuk mund ta lehtësonin fjalët, aq më shumë se ajo

nuk kërkonte ndihmë por hakmarrje.

- Pse u hutove, - pyeti duke fshirë lotët.

- Kujtova kohën studentore, ti ke qënë vajza më e bukur e

Tiranës. Më ka ngatërruar mbiemri që nuk të kam kujtuar.

- Edhe tani jam e bukur, - u përkëdhel Elsa, - dhe më vjen habi

që nuk po më pranon, kur atëherë nuk mi hiqje sytë.

- Mjaft, - e ndërpreva jo me takt, - ulu në karrike sa të sjell një

kafe.

125

NJË NJERI

Shkova në bufenë e fondacionit për të përgatitur kafetë dhe

nuk shkëputesha nga kujtimet. Jeta ishte e ndryshme për të

gjithë, por vuajtjet ngjanin si pikat e ujit. Si ta ndihmoja Elsën?

Më parë kisha këshilluar disa shokë dhe shoqe kur më kishin

kërkuar ndihmë, ndërsa me Elsën ishte krejt tjetër. Ajo donte të

ishte dashnorja ime dhe asgjë tjetër. Po sikur këtë bisedë ta

kishim bërë para ardhjes së Annas a do t’i kisha rezistuar dot

tundimit? Isha i paqartë, jo për përgjigjen time që tashmë e kisha

dhënë, por për ta ndihmuar. Kur hyra me kafetë Elsa ishte

qetësuar dhe nuk i dukeshin shenjat e lotëve. Fytyra i kishte

marrë shprehjen e zakonshme të sigurisë dhe indiferencës, kish

vënë maskën e përhershme.

- Po të kesh nevojë të flasësh, folë pa ndrojtje.

- Ç’vlerë ka nëse flas, kur ti i ke veshët e mbyllura.

- Ndoshta do të lehtësohesh, - i thashë, - më ka ndodhur që e

folura, bile me një të panjohur më ka ndihmuar.

Elsa e la filxhanin në tavolinë tërhoqi fundin duke mbuluar

kofshët e përsosura dhe ndryshoi pozicionin provokues.

- Mirë, - tha, - do të flas me ty, vetëm me një kusht, po të më

premtosh se do më thuash gjykimin tënd të vërtetë për veprimet

e mia, por vetëm të vërtetën. Unë jam aq e fortë sa të duroj.

- Kur të pashë për herë të parë vazhdonim në kurse paralele,

unë isha në ekonomik dhe talleshim me një shoqen tonë e cila

ishte dashuruar me një shokun tënd të kursit. Ju quanim uritha,

kjo ishte nofka për inxhinierët e minierave. Laura, shoqja ime të

mbante në gojë si një djalë të mençur dhe shumë të sjellshëm, sa

ne e tallnim se mos kishte rënë në sevda me ty, pamjen isha në

gjëndje ta dalloja vetë. Ti më hidhje vështrime vazhdimisht kur

këmbeheshim dhe përshëndesje Laurën, por nuk të pashë

126

Pandi PAPANDO

asnjëherë në mbasditet e vallzimit ose në oborrin e fakultetit

tonë. Të pashë edhe në atë ndeshjen e basketbollit me fakultetin

tonë, kur ti u aksidentove dhe e le lojën. Në fakt të simpatizoja, jo

vetëm për pamjen dhe sjelljen, por më dukeshe i ndryshëm nga

djemtë e tjerë, më i pjekur, më i rritur. Vonë, shumë vonë, kur të

përjashtuan nga fakulteti, e kuptova pse dalloje nga të tjerët.

Unë e fillova jo me dëshirë shkollën, nuk më pëlqente dega,

por në atë kohë ishte e pamundur të zgjidhje. Megjithatë me

mësime shkoja mirë. Kisha shumë shokë dhe shoqe, por më

shumë simpatizantë, që më ndalonin për të më ofruar dashurinë

e tyre. Nuk i pranova asnjërit prej tyre, gjykoja se ata më donin

vetëm për bukurinë, ndërsa shokët e kursit më dukeshin të

vegjël dhe të papjekur.

Me burrin tim të sotëm u njoha në ditëlindjen e një shoqes

sime të kursit, që e kishte fis të largët, ku kishte ardhur enkas

për mua. Kur më ftoi në vallzim më tha se quhej Genci dhe ishte i

biri i shokut R. Mu neverit menjëherë dhe neveria u shtua akoma

më shumë, kur vazhdonte të më ndalte për të më shprehur

ndjenjat e tij. I thashë të mos më ngacmonte më dhe u përpoqa të

mos e takoja. Pak kohë më vonë babai më tha se e kishte kërkuar

shoku R. dhe i kishte kërkuar që të fejohesha me të birin. U

tromaksa dhe fillova të qaja. Babai dhe nëna nuk më ngacmuan

për disa ditë, por kur shoku R. e kërkoi përsëri babanë gjendja u

bë alarmante. Nëna më foli për fatin e ardhshëm të familjes dhe

sidomos të dy vëllezërve më të vegjël, kështu që vendosa.

Për të qënë e sinqertë më joshi edhe jeta e ardhëshme në

bllok, aq e ndryshme dhe enigmatike për të gjithë ne. U martuam

shpejt, pa mbaruar studimet. Muaji i mjaltit në vilat e plazhit

kaloi si ëndërr, me ato kushte që nuk i kisha patur kurrë më

parë. Të mësuar me pushimet në barakat e plazhit, me paisjet që

127

NJË NJERI

duhet të merrnim me vete nga Tirana, duke filluar nga furnela

me vajguri, mu duk vehtja si në përrallë. Kur u kthyem në Tiranë

ndodhi tragjedia ime, e pashë duke kryer marrëdhnie me

shërbyesen e shtëpisë. Kisha dyshuar deri në atë kohë se

vjehërri abuzonte me atë femër të bukur dhe shumë provokuese,

e cila ishte dhjetë vjet më e madhe se Genci. Megjithatë nuk u

zemërova me shërbyesen, e dëgjova kur i foli Gencit se tani që u

martua nuk duhej ta tradhëtonte nusen e re, aq më shumë se

ishte vajza më e bukur e Tiranës. Por . . . por, Genci duke rënkuar

nga epshi iu përgjigj se unë isha një zero para saj.

Me zor shkova në dhomën time dhe u shëmba në shtrat.

Koka më buçiste dhe nuk isha në gjëndje të mendoja, aq sa po të

kisha diçka në dhomë do vrisja veten. Pastaj më zuri frika, një

frikë që nuk e kisha provuar më parë. Më dukej se nuk mund të

ecja, i kisha të paralizuara të gjitha gjymtyrët bile edhe

mendimet. Kur vija në vete mendoja për familjen time. Po të

divorcohesha ata do t’i syrgjynosnin, do t’i internonin në ndonjë

fshat të humbur në moçalet e Myzeqesë dhe kjo në rastin më të

mirë. Kisha dëgjuar më parë për raste të ngjashme dhe provat

mund të sajoheshin pa mundim. Mendova ta tradhëtoja, t’i

përgjigjesha me të njëjtën mënyrë, por nuk më linte krenaria

ime dhe veç kësaj nuk kisha kushte. Po ta mashtroja me shoferin

ose rojet, mendova për pasojat që do kishin ata, do t’iu shkaktoja

vuajtje që nuk i meritonin.

Elsa filloi të dëneste. Dukej që ishte shumë e tronditur nga

këto kujtime të hidhura. Mendova ta lija pa i folur dhe ndonëse

ajo priste diçka me vështrimin pyetës drejt fytyrës sime, vetëm i

dhashë kurajo duke tundur kokën. Fshiu lotët dhe mbasi mori

frymë thellë vazhdoi:

128

Pandi PAPANDO

- Por e keqja s’ka fund, shokët e kursit u larguan nga unë, gjë

që nuk kish ndodhur me shoqet e mia që ishin fejuar apo

martuar më parë. Ata ndruheshin, më dukej sikur kishin frikë

nga unë, bile disa herë kur afrohesha në një grup ndërprisnin

bisedën. Edhe familja nuk mund të më ndihmonte, babai e kuptoi

që vuaja, megjithëse përpiqesha ta fshihja prej tyre dhimbjen.

Unë nuk flisja, nuk mund të ankohesha. Isha e burgosur, isha në

një burg më të tmerrshëm se burgu i madh ku jetonit ju të tjerët.

Unë isha në qeli, e vetmuar, pa asnjë mundësi komunikimi. Gati u

çmenda nga moskokëçarja e tim shoqi. Ai nuk dallonte asgjë tek

unë, për të mos thënë se s’donte ta shikonte gjëndjen time.

Kuptova se ai nuk më donte, se për atë isha një zbukurim, një

stoli që të binte në sy në publik. Vetëm vjehërri më kuptoi, ai më

fliste herë pas here se priste një fëmijë nga ne. Mbas shumë

ngulmimesh të tij u vizituam. Atje dëgjova se dy ish të dashura të

Gencit kishin abortuar. U gëzova që nuk mund të lindja fëmijë, u

gëzova që nuk mund të isha nënë. Askush nuk mund ta besojë

këtë paradoks, por është e vërtetë. U gëzova se tani do të më

divorconte dhe nuk do të kisha pasoja për vete dhe familjen. Por

edhe kjo dëshirë nuk mu plotësua. Genci gjeti një shkak për të

bredhur jashtë vëndit, me preteksin e vizitave mjekësore.

Shkuam në disa nga klinikat më të mira të Europës, ku përgjigjja

ishte pozitive për të dy. Mua më dhanë disa kura, por nuk i

pija barnat, i fshihja në gojë kur nuk isha vetëm dhe i hidhja në

banjë. Profesori i fundit që më vizitoi e zbuloi të fshehtën time.

Mbasi mbaroi vizitën i nxorri jashtë tim shoq dhe asistenten dhe

më pyeti se pse nuk doja të lindja. U përpoqa ta shmangja përgjigjen,

por ai ngulmoi se për atë diagnoza ishte e qartë unë nuk

doja të lindja. Kujtonte se nuk doja për të ruajtur linjat dhe kur

po më fliste se lindja do më zbukuronte i tregova të vërtetën, atë

129

NJË NJERI

të vërtetë që nuk ja kisha treguar as babait. Më dëgjoi i habitur, u

ngrit nga karrikja e tij dhe më puthi flokët. Më këshilloi si prind

dhe jo si mjek, se një fëmijë do të ishte për mua vendimtar, për

të më ndryshuar jetën, për të shpëtuar nga vetja pa harruar të

shtonte se çka i kisha treguar e harroi. Profesori kishte patur të

drejtë. Djali e ndryshoi jetën time, por lidhjen me Gencin e ftohu

akoma më shumë. Ai shfrynte tek unë vetëm kur kthehej i dehur

dhe nuk gjente shërbyesen. Gati sa s’pëlcisja nga inati që isha

katandisur në këtë gjendje, më dukej vetja sikur isha në një

shtëpi publike dhe kryeja shërbimin e radhës.

Shembja e rregjimit e ndryshoi edhe Gencin. Ai u urtësua

dhe sillej krejt ndryshe. Më kërkoi të falur për të kaluarën dhe

atëhere e shtoi edhe më neverinë time. Kishte frikë se mos e lija

dhe ikja tek prindërit. Nuk munda të divorcohesha për shkak të

djalit, që do mbetej pa baba, por edhe nga krenaria ime. Mbas

largimit nga blloku jetuam tek babai dhe të dy ishim pa punë.

Hapëm një biznes, sipas profesionit të tij duke përdorur edhe

lidhjet e tij të vjetra jashtë vendit. Punonim së bashku me

Petritin, një shok të Gencit. Kur unë fillova punë në Fondacion

ata punësuan disa djem dhe vajza të rinj në moshë. Vija rallë tek

ata, por një nga këto ditë duke shkuar tek prindërit pashë, dritë

në zyrën e Gencit dhe u ktheva të hyja. Porta ishte e mbyllur dhe

ziles nuk ju përgjigj njeri. Duke zbritur shkallët takova Petritin i

cili më ktheu. Kur hymë brenda pamë Gencin të zhgryer në

dysheme me sekretaren që bërtiste. Petriti më mbajti që të mos

rrëzohesha.

Jashtë ai më lëshoi krahun dhe më pyeti ku të më çonte.

Shkojmë tek ti i thashë pa u menduar dhe u pendova menjëherë

duke kujtuar vështrimet plot ndjenjë që më hidhte kur takoheshim.

Atë ditë njoha mashkullin e vërtetë, ai më dashuronte

130

Pandi PAPANDO

prej kohësh në heshtje dhe unë e provova sa e fortë ishte

dashuria e tij. Nuk kam turp të flas para teje Pali se atë natë unë

jam sjellë si një prostitutë, pa asnjë kufizim moral. Ndoshta inati

dhe mllefi i grumbulluar prej vitesh shpërtheu. Me Petritin

vazhduam disa vite, ai më donte dhe më thoshte të martoheshim

por nuk pranova. Më dukej se helmi im nuk më lejonte ta doja

dhe më vinte keq që të vuante prej meje. Me atë u lidha pa e

dashur, vetëm për hakmarrje ndaj Gencit. Mund të të duket e

papranushme por kjo është e vërteta.

Elsa ndaloi së foluri, ndoshta u lodh ose donte të shihte

reagimin tim. E dëgjova pa folur dhe pa lëvizur. Sa i pakursyer

ishte treguar Zoti me këtë vajzë duke i falur një bukuri

mahnitëse, por edhe një mendje të mprehtë, po aq keq rrodhi

jeta e saj. Ndjeva mëshirë dhe dhimbje, por nuk mund të bëja

asgjë për ta ndihmuar. Sikur këtë bisedë ta kishim bërë para se

të vinte Anna, jeta e saj dhe imja ndoshta do të ishin ndryshe,

mund të ishin zgjuar kujtimet e rinisë. Fati qënka i çuditshëm

dhe i paparashikueshëm. Prindërit e rritin fëmijën me kujdes

dhe dashuri, mundohen ta edukojnë me ndjenjën e respektit për

veten, familjen dhe punën, por ka shumë pengesa dhe pakujdesi

që shkatërrojnë të gjithë atë ndërtesë të ngritur me aq mund.

Elsa më pa që nuk po reagoja dhe pyeti:

- Të lodha Pali, më duket se nuk po më dëgjon më.

- Vazhdo, - i fola gati pa zë, - jeta nuk është treguar bujare

edhe me mua, prandaj humba në mendime.

- Kur fillove ti punë në Fondacion mendova se u krijua rasti

për tu shkëputur nga e kaluara dhe për të filluar nga e para.

Kujtimet e vjetra u zgjuan, fjalët e Laurës kishin vepruar tek unë.

Të njoha menjëherë, megjithëse ti je shëndoshur dhe nuk je ai

djali thatanik i rinisë. Serioziteti yt më intrigoi për të të joshur,

131

NJË NJERI

por nuk munda dhe më vinte të pëlcisja se si nuk arrita të

ndikoja tek ti. Duke pyetur mësova disa nga lidhjet tënde dhe të

gjitha ish partneret e tua nuk ishin më të bukura se unë. Nuk

kam për ta kuptuar kurrë sjelljen tënde, nuk mendoja se do të

ekzistonte një mashkull, që t’i rezistonte tundimit për të më

patur në shtrat. Për ty Pali do të divorcohesha pa mëdyshje dhe

brerje ndërgjegje.

- Pse për mua do të divorcoheshe dhe për Petritin nuk

veprove . . . Elsa nuk më la të vazhdoja më tej, si dukej ju druajt

drejtimit që do merrte biseda.

- Nuk është ashtu si mund ta mendosh ti. Ti je ndryshe Pali, je

i pjekur dhe burrë. Kjo është për pyetjen tënde të pa mbaruar,

por më e rëndësishmja për mua, duhet ta dish se të kam

simpatizuar në rini dhe e dija se edhe ti më shihje me interes.

Pali, duhet të më falësh se kam kryer një veprim të pa

pranueshëm, që më vjen turp nga vehtja. Kam shkruar një letër

anonime. Xhelozia për Annan, qëndrimi tënd, korrektësia jote

ndoshta më humbën logjikën. U pendova, por nuk munda ta

ktheja dot. Kur u ktheva në Postë më thanë se nuk mund të ma

kthenin atë letër sepse nuk kishte dërgues.

- E di, - i thashë, - e kuptova që e kishe shkruar ti, por të kam

falur. Kam patur edhe raste të tjera të ngjashme më parë dhe

nuk më bëri përshtypje. Për më tepër e dallova tek ti pendimin

që të brente ndërgjegjen. Duhet karakter shumë i fortë për t’i

shpëtuar tundimit për të bërë keq.

- Faleminderit që më fale, sepse jam penduar. Pali e kuptoj se

rrugët tona janë të ndara, por të jesh i bindur se unë nuk jam

kurvë, jeta më ndryshoi kështu.

132

Pandi PAPANDO

I fola gjatë për të ndryshuar jetën e saj, ajo ishte akoma e re

dhe nuk duhej ta lëshonte veten por duhej të shikonte përpara

dhe përfundova:

- Po qe se ke vendosur të ndryshosh, hiqe maskën dhe kthehu

në Elsën e vërtetë.

- Si do silleshe me mua po të isha pa maskë, - më pyeti, - se je i

vetmi që ke mundur ta lexosh maskën time.

- Tani kjo s’ka vlerë, jeta ecën vetëm në një drejtim dhe nuk

flitet me po të.

- Pali të lutem që të më konsiderosh si shoqe.

- Po, por vetëm pa maskë.

133

NJË NJERI

134

XXV

ANA

Duke dëgjuar Palin që tregonte u binda se më kishte

dashur shumë, megjithëse ishte i kursyer në shprehjen e

ndjenjave. Ai më kish pohuar se ishte gati të martohej me mua,

pavarësisht se kisha dy fëmijë të rritur. U habita nga refuzimi i tij

për të flirtuar me Elsën, me të cilën isha njohur kur isha

studente. Si mundej ta refuzonte një bukuri të tillë para njohjes

me Annan. Elsa kishte të drejtë se asnjë nga ishet e tij nuk mund

të krahasohej me atë, as unë. Kur e takova para pak kohe vura re

se bukuria e saj ishte më e plotë, më e përpunuar. Tani që

mësova nga Pali jetën e saj duke krahasuar veten me Elsën u

ndjeva krenare që Pali më kishte dashur mua dhe e kish refuzuar

atë.

Pyesja veten se a do t’i rezistoja presionit të shoqërisë dhe

ndoshta edhe të familjes, po të isha lidhur me Palin që kur isha

studente. A do ta gëlltisja dot përjashtimin e tij nga studimet. Më

parë nuk e kisha menduar këtë, ndërsa edhe tani përsëri nuk

jam e bindur se si do sillesha. Shumë vendime të mëparëshme,

sot të duken të gabuara, por mundësitë për t’i ndrequr nuk

ekzistojnë. Sa e sa po të ose sikur i bëjmë vetes pa marrë

përgjigje. Dhe më vonë fillon të mendohesh pse veprova kështu

dhe jo ashtu, fillon të ankohesh se pse jeta u soll keq me ty, kur ti

vetë e kishe në dorë ta ndryshoje. Aq më shumë për ngjarjen më

të rëndësishme të jetës, dashurinë dhe martesën. Të duket glasa

e pulës si vezë e tiganisur, thoshte im atë shpesh. Nardi ishte i

Pandi PAPANDO

pari djalë që u lidha dhe u fejova shpejt. Njohja me të, më shumë

ishte mblesëri se sa dashuri dhe dyshimet më filluan pak kohë

pas fejesës, pa e njohur mirë. Në atë kohë të shpejtë të njohjes

secili prej nesh përpiqej të dukej si duhej të ishte, pa e zbuluar

veten dhe kur e kuptova këtë ishte vonë, ishte shumë vonë.

Kujtoja se e doja dhe më donte por kjo kaloi shumë shpejt dhe u

zhgënjeva në dashurinë time të parë. Nuk munda të merrja

hapin për t’u ndarë nga ai, mentaliteti i asaj kohe ishte mbytës

për vajzat. Do isha një vajzë e lënë dhe mundësitë për tu lidhur

sërisht binin shumë.

- Nardi është dashuria ime e parë dhe e fundit - i përsërisja

vetes shpesh, ja thashë edhe Palit një herë këto fjalë me sa më

kujtohet disa ditë mbasi më tha se nuk duhej të dashurohej me

mua. Ai ndënji gjatë pa folur, ndërsa unë flisja pa lidhje, pastaj

më pa drejt në sy dhe më ndërpreu me fjalët “ti nuk e ke dashur

kurrë Nardin”. Ika me vrap për të mos qarë para tij. Sot po

qëndrojmë karshi njëri tjetrit dhe unë po e dëgjoj, sikur ta kisha

vëlla. Dëgjoj për dashurinë e tij dhe në vend që të inatosem,

kënaqem që është i lumtur, kur para disa vjetësh bëhesha

xheloze për ishet e tij.

- Ç’farë ëmbëlsirë dëshiron, - dëgjova të fliste Pali.

- Të gjitha.

Pali i bëri një shënjë kamerierit dhe ai u afrua me një tabaka

me ëmbëlsira.

- Ti vazhdon të hash ëmbëlsira njëlloj si më parë?

- Pse jo, - tha, - ti e di mirë teorinë time të të ushqyerit, se çdo

ushqim që të pëlqen nuk të dëmton, kur ushqehesh me masë.

- Po,po e di prej kohësh teorinë e llupsave.

- Mirë, ti fillo të hash dhe unë po vazhdoj të flas.

135

NJË NJERI

Ndërsa Pali u largua për të folur në telefon po kujtoja se sa

gjatë u mundova ta joshja, të më shihte si femër dhe jo si shoqe.

Një ditë, kur ai bisedonte para derës së hapur të zyrës sime

fillova të luaja me fustanin për t’i treguar këmbët. Jam e sigurtë

se më pa, por nuk reagoi megjithëse shkova si rastësisht në

zyrën e tij dhe biseduam gjatë, bile i tregova disa hollësi intime.

Më vonë, si pa dashje i tregova një sahat dore, dhuratë e babait

për ditëlindjen, duke pritur që të më kapte dorën për ta parë nga

afër. Ai më tha ta hiqja orën dhe ndërsa e kqyrte me vëmendje

ishte krejt i pandjeshëm ndaj një psherëtime që s’munda ta ndal.

Vetëm shprehjen e tij të ndjenjave “Nuk duhet të dashurohesha

me ty Ana“ nuk mundem ta kujtoj se si ma tha, por s’mund

t’ja kërkoj Palit të ma tregojë. Pas kësaj fillova t’i flisja më pak,

prisja që ai të ngulmonte në kërkesën e tij. Kur e pyeta se pse tha

atë fjalë dhe nuk vazhdon më të flasë u përgjigj shkurt, se priste

përgjigjen time. Më vonë puthja e parë.

Në atë mbrëmje Krishtlindjesh u ula ngjitur me të. Kisha

bërë një tualet jo të zakonshëm dhe ai më tha sa u ula se isha

shumë e bukur sot. Kur ju përgjigja se si isha herët e tjera, më pa

drejt në sy dhe më pëshpëriti, se po të mos isha e mirë nuk do

kishte frikë nga dashuria ime. Kalova gati në ekstazë atë natë,

kërceva të gjitha vallet popullore dhe të gjitha vallzimet, tre herë

me Palin dhe të trija me kërkesën time. Ai vallzonte shumë mirë,

por larg, tepër larg meje, kur unë prisja të më shtërngonte pas

vetes, ta ndjeja trupin e tij. Pastaj më pyeti se pse nuk flisja, por

qëndroja e heshtur dhe nuk e ndiqja në këngën që këndonin të

gjithë. U turbullova kaq shumë sa i thashë fjalët më të

paarsyeshme:

136

Pandi PAPANDO

- Edhe Nardi kështu më ka thënë kur vallzuam për herë të

parë. Ai ndaloi një çast, më largoi edhe më nga vehtja dhe foli

duke qeshur:

- A s’e sheh se nuk ka vend për Nardin midis nesh.

Kur vuri re skuqjen time dhe ndjeu drithërimën në gjithë

trupin tim të ngurtësuar, u bë serioz dhe më pyeti nëse më

kishte thënë ndonjëherë se më donte. Në atë kohë ndaloi muzika

dhe mezi munda t’i thosha:

- Mos u tall të lutem.

Pas mbrëmjes u nisëm për në shtëpi, me makinën e tij (së

bashku me shoqet e mia), Më tha të ulesha në ndenjësen e parë,

se dëshironte të më puthte sot. U ula pa fjalë në ndenjësen e

pasme, pa folur dhe me një shtrëngim në gjoks, duke pritur se

ç’do ndodhte. Ai e nisi makinën duke zgjedhur rrugën për të

mbetur unë e fundit, u kthye në një rrugë pa drita dhe më kërkoi

ta puthja. Protestova duke i thënë se do të hidhesha nga makina

po të mos ndalonte. Pali ndaloi makinën dhe u kthye nga unë.

Dhe. . . . në vënd të hapja derën dhe të dilja, u zgjata nga ai dhe i

dhashë një puthje të gjatë, shumë të gjatë. Trupat tanë ishin larg,

të ndara nga ndenjëset e makinës, por unë humba në atë puthje,

ku vetëm gojët tona ishin bashkuar.

Ndjeva gjuhën e tij të bashkohej me timen, shijova lëngun e

gojës së tij, me një aromë të mbetur vere. Bota filloi të rrotullohej

kur edhe unë iu përgjigja me të njëjtën mënyrë, ndërkohë

që ma thëthiu gjuhën duke e kafshuar lehtë. Kjo lloj puthje ishte

e para për mua, kënaqësia ishte e paprovuar më parë. Ai u

shkëput i pari, ndezi makinën dhe më çoi në shtëpi. Rrugës zgjati

dorën midis ndenjësve. Donte të më përkëdhelte këmbët e

mbuluara me çizmet e gjata. Ja kapa dorën për të mos e lejuar të

137

NJË NJERI

shkonte më lart dhe ndërsa e shtërngoja me të dy duart e mija i

fola me një zë që nuk arrita ta dëgjoja as vetë:

- Mos të lutem nuk jam në vete.

Kur më vonë më pyeti se pse nuk e lejova të më prekte atë

natë, mbeta e shtangur se ai e kishte kuptuar gjëndjen time. Të

nesërmen i tregova pa më pyetur se më kënaqi puthja e tij, ishte

e vetmja.

- Pse s’i ke prekur ëmbëlsirat, - më shkëputi nga mendimet.

138

XXVI

PALI

Pandi PAPANDO

Anna u kthye pas tre javësh. Ajo e hënë Janari ishte një

ditë me furtunë dhe avioni u vonua pak. Kur filluan të dilnin

pasagjerët e linjës austriake, u shqetësova se nuk po shihja

Annan dhe kur Meri me Lorin më ngritën dorën brofa në këmbë

por s’munda të ngrihesha se dy duar më mbajtën për supesh dhe

Anna më puthi flokët.

- Qesh pak Pali, - foli Meri, - kjo adoleshentja tënde arriti t’ia

mbushte mendjen oficerit të shërbimit për të dalë nga dera e

personelit. Ka pesë minuta që qëndron prapa teje.

- Donte të të kontrollonte se sa të kishte marrë malli, na

çmendi gjithë rrugës duke folur për ty.

U ktheva nga Anna dhe e pushtova fort. Megjithëse kishim

folur çdo ditë u kënaqa që pushimi i kishte bërë mirë. Ajo

rrezëllinte pavarësisht lodhjes së udhëtimit. Mbasi çuam Merin

dhe Lorin u drejtuam për në shtëpinë time. Anna ishte e

pavëmendshme dhe u habit kur makina ndaloi para garazhit.

- Ku po më shpie? - pyeti e habitur.

- Në shtëpi.

- Pse, nuk do të rrimë tek unë?

- Jo, - u përgjigja me solemnitet. – Sot e më pas do të banojmë

në shtëpinë tonë.

Deri atë ditë nuk e kisha sjellë në shtëpi, (një nga huqet e

mia). Akoma të habitur e mora hopa në krahë dhe hymë brenda.

139

NJË NJERI

Doja të flisja por Anna ma mbylli gojën me buzët e saj për të mos

folur.

Gjatë kohës që Anna u largua në Zelandë vendosa pa e

pyetur, që të shpërnguleshim tek unë. I transportova të gjitha

plaçkat e saj dhe ndërpreva kontratën e qerasë të apartamentit,

kuptohet me një penalitet të vogël. Isha i sigurt se Anna do ta

mirëpriste vendimin tim dhe ashtu ndodhi.

- Sa surpriza të tjera më presin? - tha Anna. U kënaq kaq

shumë sa filloi të kërcente nëpër sallon pa përfillur përqeshjen

time. Ndërsa unë fusja valixhet ajo vizitoi të gjithë shtëpinë dhe

më foli nga kati i dytë:

- Pali, një derë nuk hapet lart.

E di, por zbrit të hamë. Duke ngrënë Anna më tregoi për

qëndrimin në vendin e saj, për miqtë që ishin habitur kur

mësuan se do të martohej në Shqipëri, si dhe vizitat mjekësore.

Fliste kaq shpejt sa herë - herë nuk e kuptoja. Më dukej si një

fëmijë që ngatërrohet, se kë përrallë të tregojë më parë dhe në

fund e bën lëmsh të gjithë belbëzimin. Kur e kuptoi nga e

qeshura ime, u shkri në gaz dhe pyeti:

- Pali kuptove gjë nga sa fola unë?

- Po, kuptova se kam përpara një fëmijë të vogël që përkëdhelet

duke më treguar lodrat dhe që kërkon përkëdhelje. E

rrëmbeva në krahë dhe u shtrimë në divan.

- Pse s’shkojmë në dhomën tënde?

- Në mbrëmje se tani nuk më pritet sa të ngjit shkallët.

Kur u zgjuam i propozova Annas të ftonim për darkë Merin

dhe Lorin për t’iu treguar vendimin tonë. Ajo u telefonoi

menjëherë dhe dolëm mbas pak. Lori ishte shëruar plotësisht

dhe vetëm po ta shihje me vëmendje mund të dalloje një çalim të

lehtë, ndërsa Merit i ndriste fytyra dhe ishte bërë shumë

140

Pandi PAPANDO

tërheqëse. Ishte rreth të pesëdhjetave me një trup të imët por

shumë të bukur. Tani që ishim njohur mirë mund ta lëshoja

gojën pa frikën e keqkuptimeve.

- Po të ishe më e gjatë do të marrosesha pas teje, - e

ngacmova kur u ulëm.

- Paske ndryshuar shumë, - ma kthehu Meri. Kur erdhëm nuk

më hidhje sytë, ndërsa sot kërkon të më joshësh.

- Ke të drejtë, - qeshi Anna, - ky bukuroshi im, që do të kish

hyrë në manastir po të mos kisha lindur unë, tani po bëhet

agresiv.

Vazhduam me të qeshura dhe ngacmime dhe shumë herë

tërhoqëm vëmendjen e klientëve të tjerë me harenë tonë.

Ndenjëm vonë, unë i druhesha kthimit në shtëpi. Isha i

tensionuar se do të hapja dhomën e prindërve dhe duhej ta

hapja detyrimisht sot. Amaneti i babait që me gruan time të flija

atje, pa tjetër në atë dhomë më shqetësonte, por edhe më

intrigonte. Në atë dhomë nuk ishin hapur grilat që ditën kur

ndërroi jetë nëna dhe unë hyja rrallë për të pastruar pluhurin.

Tani sjellja ime më habit por kjo është e vërteta, ajo dhomë

kishte për mua kujtime aq të bukura dhe të hidhura sa nuk

përballoja dot ndryshimin. Kur u kthyem ngjitëm shkallët dhe

tek dera e dhomës ndalova për një çast, nxorra çelësin dhe hapa

derën. Nga grilat e ulura nuk hynte asnjë fije drite. Ndeza

abazhurin dhe dhoma mori një pamje tjetër. Zymtia ishte

zhdukur. Sytë mu mbushën dhe u mundova të fshihja dy pika loti

që më rodhën në faqe. Anna u kthye nga unë.

- Ti po qan Pali, - më foli e trembur dhe më kapi për mezi.

Ishte e pamundur të flisja, një ngashërimë e fortë më doli

nga gjoksi dhe lotët mu derdhën lumë. Anna më tërhoqi dhe u ul

në shtrat, u ula në gjunjë para saj, i zhyta fytyrën në prehër dhe

141

NJË NJERI

qava gjatë. Ajo më përkëdhelte flokët dhe qafën pa folur. Filloi të

dridhej nga emocioni duke më shtrënguar fort pas vetes. Kur mu

shteruan lotët nuhata aromën e trupit të saj dhe nuk doja të

lëvizja. Doja të qëndroja ashtu sa më gjatë, pa folur dhe pa

menduar, por Anna që e mori veten më ngriti me forcë, më puthi

dhe më foli me një zë të çjerrë:

- Tregomë më tej, nuk ke qënë i sinqertë me mua, kur më fole

për vete.

- Kam një jetë pa qarë, unë të dua shumë, shumë, ti më ktheve

në jetën njerëzore.

- Folë, - bërtititi përsëri, - dua të di gjithçka për ty.

Zëri i saj më trembi, si mund të sillej kështu ajo vajzë e

brishtë dhe e qetë. I hutuar ktheja kokën majtas dhe djathtas.

Para meje u shfaq figura e nënës që hapi dollapin e rrobave dhe

diç po kërkonte brenda tij, ndërkohë unë kërceja mbi krevat.

- Më mirë të mos kishim hyrë në këtë dhomë, - fola duke u

dridhur, - kujtimet e nënës po më mbytin.

- Shkëputu nga kujtimet, - zëri i saj ndryshoi, u kthye i ëmbël

dhe përkëdhelës, - tani jam unë me ty, ne jemi të dy dhe ti nuk je

më vetëm.

E kuptova pse bërtiti, pa britmën e saj ishte e pamundur të

dilja nga ajo gjendje.

- Kjo dhomë ka qënë e mbyllur pas vdekjes së nënës. Babai

nuk e hapi dhe më la amanet që këtu të flija vetëm me gruan

time.

- Pali të përgjërohem, hape zemrën dhe më trego çdo gjë që

mban të ndrydhur për vete. Vetëm kështu do të lehtësohesh.

Kush mund të të ndihmojë si unë, kujt tjetër mund t’i tregosh

përveç meje.

142

Pandi PAPANDO

Ajo po më përkëdhelte dorën që kish mbetur pa lëvizur në

prehrin e saj dhe po priste me ankth. Si gjithmonë për

marrëdhëniet tona kishte të drejtë, Anna donte ta hiqte

përfundimisht koren e plagës sime, atë kore që e ruaja me

fanatizëm për të mos e prekur.

- Të kam treguar se nëna ndërroi jetë . . . . .

- Po, por unë e dua tregimin të plotë, dua të di çdo ndjenjë që

ke burgosur në shpirt, edhe ato që po ja fsheh vetes. Po ta kërkoj

këtë, më me ngulm se kur të kërkova dashurinë tënde. Më beso

se kam më shumë ankth se atëherë. Ty nuk të janë mbyllur ende

plagët, prandaj të përpiqemi t’i mbyllim së bashku.

Anna ja shkrepi të qarit dhe më duhej ta qetësoja, ajo kaloi

nga e bërtitura në të qarë krejt papritur. Trupi i saj u ngurtësua,

fytyra i ngriu aq sa mu duk se edhe lotët që i ridhnin nga sytë

mezi lëviznin dhe qëndronin pezull në mollzat e faqeve. Anna

kishte të drejtë në kërkesën e saj, por unë s’mundja të trazoja

kujtimet, kisha frikë të prishja atë qetësi të brishtë që kishte

krijuar harresa. Pa qënë krejt i bindur vendosa të flisja, dashuria

që më kish dhënë Anna, dashuria ime për të nuk duronte

fshehtësira. Gjithë jetën time kisha menduar për të mos

shkarkuar tek të tjerët problemet dhe hallet e mia, për të mos ju

dhënë ngarkesa, por deri tani në të vërtetë nuk kisha kujt t’i

hapesha. S’kisha pse të hapesha dhe po të mos flisja sot do të

krijoja një çarje të kotë dhe ndoshta të pariparueshme mes nesh.

Egoizmi dhe kryeneçësia ime të mbetura nga vetmia dhe

mosbesimi tek të tjerët, që shpeshherë e kalonte masën nuk

mund të justifikoheshin në marrëdhënien me Annën. Ajo nuk

fliste por priste të tregoja unë, qëndronte e ulur duke më parë

drejt në sy. I kishte thënë të gjithë argumentat. Unë doja edhe një

nxitje tjetër, ajo e kuptoi këtë, por përsëri vazhdonte të priste.

143

NJË NJERI

Kuptova se donte të thyente kokëfortësinë time dhe kur heshtja

u bë e papërballueshme për të dy, fillova të flas.

- Ke të drejtë të mësosh gjithëçka për mua dhe do të flas, por

jo të gjitha sot, më beso se nuk mundem sot. Prindërit e mi kanë

qënë një çift ideal, aq sa kam menduar se unë nuk do mundja të

krijoja një familje të tillë. Megjithëse i vogël për të gjykuar jetën

e tyre, deri më sot nuk kam njohur asnjë çift aq të lidhur me njëri

tjetrin. Kishin karaktere krejt të kundërt, babai ishte një tip

kolerik, ai nuk i hapte kurrë rrugë askujt, për atë që mendonte se

kish të drejtë me përjashtim të nënës. Para saj ishte i urtë dhe i

bindur, bile edhe veshjet ja përcaktonte nëna. Kur e ngacmonin

shokët për këtë skuqej, por nuk kundërshtonte, vetëm qeshte

dhe herë pas here ju thoshte se gruaja ka futur djallin në shishe

dhe jo më atë që ishte shenjt.

Grindeshin vetëm për mua, për përkëdheljet e nënës. Babai i

thoshte se do të më dëmtonte, se do të bëhesha tekanjoz, por ajo

nuk dëgjonte kurrsesi, si dukej e ndiente se nuk do kishte shumë

kohë për të më përkëdhelur. Vetëm për punën babai nuk

tregonte asgjë, i thoshte se shqetësimet e tij, nuk kishte pse t’ja

ngarkonte asaj. Shpesh nëna e ngacmonte se sa kohë e kishte

ndjekur për t’i mbushur mendjen dhe ai i thoshte se ajo i kish

thënë e para të dua. E kam peng që nuk kam mësuar më vonë

nga daja për njohjen e tyre. Ai nuk më fliste për ata, s’donte të

ngacmonte qetësinë time, por edhe unë druhesha të prekja atë

temë që ishte tabu.

Kur u kthyem nga varrimi i nënës, babai pasi hoqi veshjet e

tij, e kyçi dhomën dhe hyri në dhomën e vogël. Ai ndryshoi edhe

qëndrimin ndaj meje, filloi të më përkëdhelte bile herë - herë më

llastonte. Megjithëse isha i vogël, kur hyra në shkollë doja të

ndihmoja në punët e shtëpisë dhe e prisja me tavolinë të shtruar

144

Pandi PAPANDO

për drekë. Një herë, në shtëpinë e një shoku të tij dëgjova babanë

që ngriti zërin me shokët dhe iu tha se ai e kishte mbyllur atë

kapitull. Me sa kuptova babai kishte vendosur të mos martohej

përsëri.

Të tjera kujtime kam për nënën, ajo ishte e gjatë, elegante dhe

shumë e qetë. Më dukej gruaja më e bukur në botë. Me mbarimin

e studimeve për histori filloi punë si asistente pedagoge dhe e

shihja gjithë mbasditen duke studiuar dhe konspektuar. Kam

pak kujtime për nënën dhe sado që jam përpjekur nuk kam

arritur të sjell në mendje episode të jetës me të. I donte shumë të

vëllanë dhe gruan e tij, sepse kur vinin ata tek ne bëhej festë dhe

unë kisha të drejtë për dy orë të tjera të rrija zgjuar. Por . . me

ikjen e saj, si fëmijë i vogël prisja të kthehej nga qielli dhe të më

sillte dhurata, megjithëse pyesja veten se pse e kishin mbuluar

me dhe kur ajo kishte fluturuar në qiell . . .

Kështu kaluan rreth gjashtë vjet kur vura re se babai filloi të

ndryshojë, harronte të më puthte kur nisesha në shkollë ose kur

i shtroja drekën. Para se ta vrisnin bisedoi gjatë me dajën dhe

mua më tha të shkoja në dhomën time. Daja u largua pas pak

duke marë me vete një çantë të madhe. Dy ditë më vonë po e

prisja me tavolinë të shtruar për drekë. Ngaqë u vonua shumë,

mora në telefon xhaxhi Skënderin, shokun më të afërt të tij për

ta pyetur se pse nuk po kthehej. Skënderi erdhi shumë shpejt

për të ndenjur me mua. E pashë që edhe ai ishte i shqetësuar.

Vonë më zuri gjumi dhe u zgjova nga një zhurmë e madhe.

Shtëpia ishte e mbushur me policë dhe civilë të armatosur.

Filluan të kontrollonin shtëpinë në çdo cep, i rrëzuan në tokë të

gjitha librat në studion e babait, çanë dyshekët, hynë në bodrum,

e ku nuk panë. Unë rrija i trembur, i strukur pas Skënderit pa

folur. Së fundmi më thirrën lart, para derës së mbyllur të kësaj

145

NJË NJERI

dhome dhe më kërkuan çelsin. Nuk më besuan që s’kisha çelës

dhe e thyen derën me shkelma. Duken akoma shënjat sado që e

riparova me kujdes. E hodhën në tokë të gjithë garderobën e

nënës dhe kontrolluan kudo. Dëgjova një civil që foli në radio me

dikë se nuk gjetën asgjë dhe zërin tjetër që bërtiste të kalonin në

variantin dy. Së fundmi po ky civil, nuk mund ta harroj emrin e

tij, Baftjar Rrena, më urdhëroi të merrja rrobat dhe librat se do

më shpinin në jetimore. Skënderi i foli të më merrte në shtëpinë

e tij për sa kohë të sqaroheshin gjërat, por Baftjari i bërtiti edhe

atij se unë isha pjella e tradhëtarit dhe ky ishte urdhër.

- Ngrihu ti qen, - më bërtiti, - tët atë e vramë në tentativë për

tu arratisur.

Të nesërmen daja erdhi me urgjencë i lajmëruar nga

Skënderi, por me gjithë përpjekjet nuk arriti të më merte me

vete. Kudo merte përgjigjen standarte “tentativë arratisje“ dhe

unë do të jetoja në jetimore. Nga ajo ditë nuk munda të qaja. Me

shumë përpjekje të dajës vetëm mbas gati katër vjetësh munda

të shkoj tek ai. Atë ditë erdhëm të dy këtu për të parë gjëndjen. E

gjithë shtëpia ishte rrëmujë nga plaçkat e hedhura në dysheme.

Studioja ishte bosh, në libërmbajtës nuk kishte asnjë libër, i

gjithë arkivi, të gjitha librat e gjyshit dhe babait i kishin marrë.

Mu kujtua babai që nuk më lejonte të prekja disa dosje të trasha,

punën dyzetvjeçare të të atit, punimet e pabotuara të tij. Me këto

punime filloi të merrej nëna për aq pak kohë sa pati, pa mundur

të botonte, por mungonte edhe dosja e saj.

Mbas ndërrimit të pushtetit, u përpoqa shumë të gjeja se ku

kishte përfunduar biblioteka e familjes. Librat artistikë dhe

shkencorë ishin në Bibliotekën Kombëtare dhe nuk mund të

ktheheshin, ndërsa dorëshkrimet ishin zhdukur pa asnjë gjurmë.

Gjysma e të keqes në se i kish përdorur dikush por po t’i kishin

146

Pandi PAPANDO

djegur më vjen shumë keq. Kuzhina dhe salloni ishin boshatisur

nga porcelanet dhe kristalet e shtrenjta, mungonin edhe enët e

zakonshme dhe pa vlerë. Në mure kishin mbetur gozhdët ku

vareshin pikturat. Në këtë dhomë ishin shpërndarë në dysheme

veshjet e nënës dhe babait dhe vetëm fotografia e prindërve, kjo

fotografi që po shikon kishte mbetur e varur në mur. U kënaqa

dhe buzëqesha, e mora fotografinë, e putha dhe e vendosa

përsëri. Daja më pa dhe mezi mbante lotët, më përkëdheli kokën

dhe mezi e mbajti ngashërimin e mbledhur prej vitesh:

- Mos u shqetëso për asgjë, të gjitha do t’i plotësosh me kohë.

Fotografitë familjare, dokumentat e familjes dhe tapinë e

shtëpisë m’i dha Simoni dy ditë para se ta vrisnin. Shtëpinë ta

kish dhuruar ty një vit më parë, prandaj shpëtoi nga shtetëzimi.

Kaq mund të të them tani, të tjerat sipas amanetit të Simonit do

t’i mësosh kur të rritesh. Të jesh krenar për babain, mos e harro

kurrë këtë.

Tek daja kisha dhomën time dhe nuk më mungonte asgjë. I

mësuar me jetën e jetimores më vinte turp nga kujdesi i tepruar

që tregonin për mua. Dy ditë mbasi u sistemova bëra një gabim,

mbas banjës i lava vetë mbathjet. Më vinte turp nga disa njolla të

moshës. Kur hyra në dhomën e ndënies gjeta gruan e dajos që

qante dhe dajon që mundohej ta qetësonte. U shtanga dhe u

ktheva të dilja, por ajo më tha të hyja dhe i foli të shoqit se do

fliste diçka vetëm me mua.

- Pali, - foli mbasi fshiu lotët, - Dhimitri të ka thënë se ne

kërkuam të rrije me ne që ditën kur mbete pa baba, por nuk na

lejuan. Ti e ndjen se të duam të dy. Ne jemi pa fëmijë, kështu që

ti je djali ynë. Unë do të mundohem të zëvëndësoj nënën për ty,

prandaj me mua sillu njëlloj si do silleshe me atë. Të lutem mos i

laj vetë ndërresat - dhe më përqafoi fort duke qarë.

147

NJË NJERI

Nuk flisja dot, një lëmsh mu mblodh në stomak dhe me zor

shqiptova një faleminderit të dobët. U nisa drejt derës por ajo

më foli përsëri se tani e tutje ta thërisja me emër, thjesht Leni.

- Nuk mund të jem nëna jote - shtoi - por tek unë do të gjesh

miken më të mirë, më trego çdo shqetësim, pa drojtje, të gjitha

do të jenë mes nesh.

Në vitet në jetimore isha zgjatur shumë por isha shumë i

hollë. Leni e shqetësuar për shëndetin tim bisedoi me një shok të

saj dhe hyra në ekipin e basketbollit me të rinjtë e qytetit. Më

pëlqente sporti dhe shumë shpejt traineri më aktivizoi në

skuadër, megjithëse shokët ishin dy - tre vjet më të mëdhenj.

Vitin tjetër më përjashtuan, për politikë. Më dhembi shumë, por

mu shtua koha e lirë dhe ju futa leximit. Lexoja si i etur deri vonë

pas mesnate dhe kur i mbarova librat e dajës ju kthehesha për së

dyti e për së treti. Ndërkohë Leni filloi të më jepte mësime të

gjuhës angleze dhe u shtuan librat anglisht për të lexuar, midis

tyre edhe një Bibël xhepi në versionin e Mretit Xhejms, të cilën

gjyshi e fshehu kur u ndalua feja. Më vonë zbulova në qilar, në

një sënduk të vjetër edhe disa libra të tjerë fetarë. Midis tyre

Eksodin nga Dhiata e Vjetër. Ishte një përkthim brilant i K.

Kristoforidhit me një titull shumë domethënës: “Të dalëtë”.

Pastaj më thirrën përsëri në ekipin e basketbollit, ishte

larguar një brez dhe ekipi rrezikonte të binte në një kategori më

të ulët. Mbas një viti kalova tek të rriturit dhe atje pësova

goditjen e dytë, nuk më lejuan të shkoja me ekipin në Kosovë për

një ndeshje miqësore. Mora vendim për të mos luajtur më, edhe

Leni e miratoi vendimin tim ndërsa daja më foli që të mos

dorëzohesha ndaj goditjeve. Që atë ditë nuk shkova më në

stërvitje megjithëse pata presione jo vetëm unë, por edhe

Dhimitri.

148

Pandi PAPANDO

Anna po më dëgjonte dhe priste të vazhdoja më tej, duke

qëndruar në këmbë para meje. Isha shumë i lodhur, i kapitur dhe

nuk mund të flisja më.

149

NJË NJERI

150

XXVII

ANNA

Pali më kapi duart, fytyra i shprehte një lodhje të madhe si

dhe një lehtësim, sytë e tij të mëdhenj ngjyrë kafe ishin

zvogëluar dhe shikonin në pafundësi gati si në gjumë. I shtrëngova

duart dhe atëhere doli nga gjendja e shurdhët.

- Anna, të lutem për diçka që mund ta bësh vetëm ti.

- Për çdo gjë.

- Ne do të flemë këtu, prandaj të lutem sistemoi rrobat e

nënës në dhomën e babait. Po të sjell valixhet me rrobat e tua. Po

të pres poshtë deri sa t’i vendosësh në dollap.

Kur solli valixhet i kërkova një çekan dhe disa gozhdë.

Nxora nga valixhet një fotografi me kornizë ku kishim dalë të dy

në Vienë dhe e vara ngjitur me foton e prindërve. U kënaqa duke

parë se shkonin mirë dhe fillova të hiqja plaçkat e nënës së Palit.

Më pëlqeu shumë një qyrk i gjatë kastori dhe e provova para

pasqyrës. Më rrinte sikur të ishte prerë për trupin tim dhe

vendosa ta mbaja. Po kështu vendosa për një jakë kunadhe dhe

disa vogëlima të tjera. Me çmimet e tyre në treg këto ishin gati të

pa aritëshme edhe për mua. Mbasi mbarova edhe me

garderobën e Palit, vesha qyrkun dhe e thirra Palin të ngjitej lart.

Kur më pa të veshur me qyrk u shtang një çast tek dera dhe më

përqafoi. Kënaqësia në fytyrën e tij më mbushi me gëzim. Pastaj

pa përqark ndërkohë që unë rrotullohesh për t’i treguar si më

shkonte qyrku dhe foli i mallëngjyer.

Pandi PAPANDO

- Të shkon shumë Anna, ta gëzosh. Faleminderit Anna, faleminderit

shumë. Pa ty kjo dhomë nuk do të hapej kurrë.

E pashë në fytyrë, shënjat e mërzisë nuk dukeshin por dukej

i kapitur.

- Tani të flemë, vazhdojmë nesër me dhomat e tjera.

Në mëngjez u zgjova shpejt dhe kur u ngrita nga krevati Pali

nuk më ndjeu. Flinte në të njëjtin pozicion, me buzën në gaz. E

lashë të flinte deri sa mbarova tualetin, por nuk u zgjua edhe

mbas fjalëve të mia përkëdhelëse. Mora një gotë me ujë dhe i

derdha disa pika në fytyrë. Ai i hapi sytë, më drejtoi vështrimin e

tij të veçantë dhe zgjati duart të më tërhiqte mbi vete. Bëra sikur

nuk e pashë kërkesën e tij, i hodha të gjithë ujin në fytyrë dhe u

largova duke qeshur pa pritur reagimin e tij.

Gjatë gjithë ditës nuk mund të punoja, mendoja për

martesën tonë të afërt dhe si do të jetonim, ku do të jetonim.

Dëshira ime ishte për tu kthyer në Zelandë, atje kisha prindërit

dhe miqtë, kisha jetën time. Por kjo s’mund të më ndante nga

Pali. Nuk kishim folur për këtë, por e dija se ai e donte shumë

vendin e tij, diskutonte me patos për historinë, ngjarjet dhe fatin,

që sipas tij kishte qënë gjithmonë i kursyer për Shqipërinë. Ai i

donte shokët dhe ata e donin dhe e respektonin. Pali kishte

ngritur një jetë të tijën, këtu kishte shumë kujtime të mira dhe të

këqija, por ishin kujtimet e tij, që unë nuk mund t’i anashkaloja.

Po varret, këtu ishin varret e prindërve, për të cilat ai nuk

harronte asnjë javë pa çuar lule, edhe kur binte shi, edhe kur

ishte ngricë. Sa më shumë mendohesha aq më shumë arsye të pa

kapërxyeshme nxirrja, fillova të trembesha për jetën time, për

dashurinë tonë. Pali ma kishte përsëritur disa herë se do të më

shprehte dashurinë vetëm kur të ishte i bindur se do të më

lumturonte. Kështu ndodhi, por dyshimet e mia vazhdonin, për

151

NJË NJERI

kohën kur vendosi të kërkonte dorën time. Mos e bëri këtë

veprim nga mëshira dhe jo nga dashuria? Kisha lexuar diku,

kohë më parë, kur më dukej se urtësia e shkruar në libra nuk

vlente për mua se, mëshira është baza e moralit. E pa mundur, ai

më donte me gjithë të metat e mia. Pali kishte një shpirt të pastër

dhe ishte i kursyer në komplimenta.

Nëna dhe Meri më treguan për ankthin e tij në kohën që unë

isha në koma. Meri më ngacmoi më tej se do të ma merte ajo

Palin, po të mos i jepja edhe unë atë dashuri që i takonte, në

këmbim të dashurisë së tij dhe unë qeshja me lot. Tani fillova

unë të mendohesha në se isha e denjë për të. Pali dëgjonte

shpesh në makinë një këngë italiane të Giani Morandit “Nuk jam

i denjë pë ty“ dhe ma përktheu të gjithën. Kënga ishte

melankolike por me muzikë dhe tekst të bukur. A e meritoja

dashurinë e Palit dhe përkushtimin e tij? Për mua duhej një

sforco e madhe, për të qëndruar në një nivel me të, për të

mbushur diferencën kulturore. Ai është një enciklopedi lëvizëse

në shumë fusha, më surprizonte shpesh në diskutimet për

profesionin tim.

- Ku e ke lexuar këtë përfundim - e pyeta kur diskutonim mbi

dy fëmijë me prindër të divorcuar.

- Nuk duhet të lexosh vetëm filozofët modernë për të nxjerë

përfundime, - u përgjigj duke qeshur, - filozofia klasike greke

dhe perëndimore jep përgjigje edhe për këto, vetëm duhet të

dish si të nxjerësh përfundimet e duhura. Të nesërmen më tregoi

një frazë të nënvizuar kohë më parë në Dialogjet e Platonit ku

me fjalë të tjera shprehej e njëjta ide. U mendova gjatë dhe i

kërkova ndihmë për të më udhëzuar në kulturimin tim të

mëvonshëm.

152

Pandi PAPANDO

- Përse të duhet kjo, - më ngacmoi, - ti qëndron shumë mbi

nivelin mesatar. E kuptova që bënte shaka, prandaj e ndërpreva

duke i thënë se ai kish frikë se do t’ja kaloja. Qeshi me zhurmë

dhe më foli se kjo do ishte kënaqësia më e madhe e tij:

- Unë jam i dashuruar nga vajza më e bukur në botë, e cila nuk

beson që është edhe më e mençura.

Kohën që jetuam tek unë vura re se ai nuk hoqi dorë nga

leximi. Lexonte çdo ditë, rilexonte pjesë të shkëputura dhe herë

pas here më citonte ndonjë shprehje pikante, për të cilën

kërkonte me detyrim komentin tim. Shpesh hynte në internet

dhe konsultonte përfundimet e tij, për librin që lexonte me

autorë të tjerë.

- Kjo e vë trurin në lëvizje, të nxit për të nxjerë përfundime

në raste të ngjashme, plus që forcon kujtesën, që për mua

qëndron e dyta nga rëndësia, pas dashurisë tënde. Më detyroi

edhe mua t’i kthehesha leximit, që e kisha lënë pas dore.

Fillimisht nuk më ngacmoi por pas disa ditësh më pyeti se çfarë

të re kisha mësuar ato ditë. U befasova nga pyetja e tij dhe s’po

dija të përgjigjesha.

- Pse habitesh, - më tha, - më trego edhe mua të rejat që

mësove, sado të pa rëndësishme të të duken. Do ta ndjesh veten

më mirë dhe do hapim një temë të re bisede së bashku.

Megjithëse kisha studiuar për shkencat humane, nuk e kisha

dëgjuar deri atëhere këtë mënyrë të lexuari, por kur vura re se

kjo mënyrë ishte e dobishme jo vetëm për të forcuar kujtesën

por edhe në përfundimet që nguliteshin, e pyeta se ku e kishte

mësuar këtë metodë.

- Në jetimore, - tha, - nga një kujdestar i moshuar, i doktoruar

për filozofi në Paris, që punoi disa vite mësues dhe që e hoqën

153

NJË NJERI

nga arsimi për arësye politike. Fillimisht më detyroi mua të

diskutoja me shokët e klasës sime dhe më vonë filloi me të gjithë.

- Kur të arrij t’ju bind se duhet të mësoni jo për të marë nota,

- më tha një mbrëmje mbas mbarimit të studimit, - kur të

kuptoni se i mençur nuk është ai që mëson mirë, por ai që e nxit

trurin për të menduar, atëhere e kam plotësuar detyrën time.

Rezultatet në mësime u rritën për të gjithë grupin tonë.

Mbrëmjeve filloi të punonte për temat e trainimit të

ngarkuara nga zoti Shulc. Kjo punë e rrëmbeu shumë dhe kur

mbaroi temën e parë, rreth 20 faqe u konsultua me mua për

përmbajtjen e saj. E dëgjova me interes dhe mu duk me nivel më

të lartë se nevojat e personelit tonë. Ja thashë këtë mendim

timin, duke shtuar se me pak përpjekje dhe shtesa në

bibliografinë e përdorur këto mund të përfshiheshin në një libër

shkencor. Diskutuam gjatë për këtë ide timen dhe nuk u tërhoqa

deri sa i mora premtimin se do t’i përkthente në anglisht dhe

unë do t’i redaktoja. Mbas tre temave të para, në trainimin e

personelit tonë zoti Forbes i shprehu të njëjtën kërkesë për t’i

përmbledhur në një libër, që do t’ju shërbente jo vetëm

Fondacioneve të tjera, por edhe një publiku më të gjërë. Pali më

vështroi me vërejtje se ndoshta kisha folur me zoti Forbes. Në

shtëpi, kur u kthyem më falënderoi për idenë time dhe shtoi se e

vura para një përgjegjësie të madhe.

Dita dhe nata e djeshme ishin për mua një mësim i madh për

përkushtimin që duhej të kisha në marrëdhënjen tonë. Pali

kishte ende nevojë për ndihmë dhe më duhej ta zhbiroja deri në

fund, më duhej të lehtësoja dhimbjen e grumbulluar. Të tjerat

nuk kishin asnjë vlerë, ai më donte dhe kjo më mjaftonte në mos

më tepronte. Sot do të vazhdonim me dhomat e tjera, me

kujtimet që fshiheshin në ato.

154

XXVIII

PALI

Pandi PAPANDO

Në studio nuk kisha ndryshuar asgjë. Dhoma ishte e

madhe dhe me dritë, tavolina e shkrimit e gjyshit zinte mjaft

vend. Këtë tavolinë gjyshit ja kishte dhuruar së bashku me

ndenjësen e veshur me lëkurë të shnjyrosur nga përdorimi, një

nga rilindasit e fundit, bir dhe nip i një familje të madhe

patriotësh, para largimit nga vendi në kohën që komunistët po

merrnin pushtetin. Skrivania ishte prej arre me një llustër

natyrale gomallaku të dëmtuar në shumë vende nga përdorimi.

Disa herë kisha menduar ta riparoja, të kruaja llustrën e vjetër,

vende - vende me njolla të lehta boje shkrimi, që nuk laheshin

me ujë. Por mendimi se rreth kësaj tavoline ishin ulur disa nga

mendjet më të ndritura të kombit, se me bojën e mbetur mbi

sipërfaqe mund të ishin shkruar disa nga traktatet më të

famshme filozofike, historike apo edhe patriotike, më stepte. Le

të qëndrojë si është vendosa, bukuria e kësaj tavoline qëndron

në historinë që mbart. Fatmiri, kur i tregova për skrivaninë më

sugjeroi ta shpija në Muzeun Kombëtar. Muzeu po ristrukturohej

duke hequr shumë stenda pa vlerë historike të komunizmit dhe

do të shtoheshin materiale të ndryshme të mbledhura të

armiqve.

- Ndoshta më vonë, - ju përgjigja, - kur të sigurohem se nuk

do të përfundojë si dosjet e gjyshit.

Karshi librambajtësi mbulonte të gjithë faqen e murit deri

në tavan. Megjithëse vendosa të gjithë bibliotekën e dajës dhe

155

NJË NJERI

librat e mia kishte akoma shumë vend bosh. Hoqa një grup

librash, shtypa dy vida gati të padukshme dhe faqja fundore

lëvizi. Mbas saj doli dera e kasafortës e cila nuk ishte zbuluar

ditën e kontrollit. Hapa kasafortën dhe nxora dy kuti me stoli të

dy familjeve, babait dhe nënës.

- Këto janë stolitë e familjes, - i thashë Annas, - shikoi dhe

përdori.

Mbasi i dhashë Annas çelsin e dytë të kasafortës u ula në

kolltukun e punës dhe shihja reagimin e saj kur i merrte në dorë

një nga një stringlat e kutisë së nënës. Kur mbaroi më solli një

mbajtëse kravate dhe dy kopsa mëngësh. Nuk kisha treguar

interes t’i shihja stolitë duke menduar se të gjitha ishin për gra,

prandaj u habita me bukurinë e tyre. Anna më tregoi edhe pjesën

femërore të tyre me atë pasion që kanë gratë duke komentuar

vlerën e seicilës. Sipas saj unë isha milioner vetëm me këtë pjesë

të arturinave.

- Tani që t’i fala ty mbeta prapë i varfër, - qesha dhe i putha

dorën. - Pasuria ime më e madhe dhe e paçmuar je ti.

- Je shumë i lig Pali, më dhuron diçka dhe pastaj më thua, se

unë jam pasuria, pra prona jote me gjithë dhuratat.

U ngrita, dhe nga bibla i citova në Fjalet e Urta 31 : 10. “Një

grua e mirë është stolia më e çmuar që mund të gjejë burri“,

prandaj shiko edhe kutinë tjetër, për të nxjerrë vlerën e plotë.

Anna hapi kutinë e Lenës dhe u habit. Dy varëse ishin të

njëjta së bashku me vathët, si duket gjyshi i kishte porositur për

vajzën dhe nusen. Veçoi një unazë burrash me një gur të madh

ngjyrë vishnjë dhe po mundohej të lexonte brenda saj.

- Lexoma të lutem emrin këtu brenda, është shkruar greqisht.

- Kjo qënka unaza e gjyshit nga nëna, brenda shkruhet emri i

gjyshit dhe i gruas së parë të tij. Ai nuk e mbante këtë në dorë.

156

Pandi PAPANDO

- Po nëna dhe Lena i mbanin stolitë?

- Nënën nuk e kujtoj dot, ndërsa Lena i mbante shumë rrallë,

më thoshte shpesh se në atë kohë mbajtja e tyre mund të

krijonte probleme, por do t’i mbante më vonë nusja ime.

- Pse nuk e mban ti Pali unazën e gjyshit, është shumë e

bukur dhe jashtëzakonisht me vlerë. - E mori unazën dhe ma

vuri në gisht.

- Faleminderit Anna për dhuratën. Pa mbaruar fjalën Anna u

hodh prapa dhe doli me vrap. U kthye shpejt me një qese, u ul në

prehrin tim dhe filloi të nxirte një nga një dhuratat që kish sjellë

nga Zelanda.

- Më fal Pali, më fal se dje nuk t’i tregova dhuratat e Sofisë dhe

Billit. Mbrëmë nuk më mbeti mend në kokë, por ti do të më

falësh.

- Cila është dhurata jote, - e pyeta me seriozitet.

- Tani do të ta tregoj, - dhe filloi të më shkopsitë këmishën.

157

NJË NJERI

158

XXIX

ANA

Pali fliste e fliste me sytë të ngulura në fytyrën time. Ishte

i përqendruar, por më dukej se nuk më shihte mua. Kishim folur

së bashku qindra në mos mijëra orë, por ai më kishte treguar

shumë pak nga jeta e tij. Në të vërtetë edhe unë nuk e kisha

pyetur, kujtoja se e njihja nga bisedat e nënës. Disa herë ai kishte

filluar të tregonte, por unë e ndërprisja duke i folur për vete, për

shqetësimet e mia. I tregoja gati gjithçka para se të më thoshte se

s’duhej të dashurohej me mua, bile edhe për jetën time intime

dhe marëdhënjet me tim shoq. Ai më dëgjonte pa folur duke

qëndruar si sot me ndryshimin e vetëm se vështrimi mbi mua

atëhere ishte i gjallë, i përqëndruar në maksimum dhe, ndërsa

unë prisja me ankth të më shprehte ndjenjat e tij nuk fliste asnjë

fjalë. I thashë se s’kisha gjumë dhe ai më thoshte se ilaçi më i

mirë për çiftet pa gjumë është seksi. Nuk arrita ta kuptoja në se

tallej apo fliste të vërtetën. Nuk munda ta kuptoja pse ishte kaq i

kursyer në fjalë.

Një herë në një varrim ai u largua para kohe për të shkuar

tek varret e familjes së nënës së tij. Isha shumë e ngarkuar nga

heshtja e gjatë, nga pavëmendja e tij. I thirra të më priste. Pali

ndaloi, më tha ta prisja tek makina dhe u afrua pas pak.

Biseduam pak për gjepura deri sa mbaroi ceremonia dhe, në

kthim, në makinën e tij i thashë se shoqet e mia po flisnin për ne.

Nuk u përgjigj. Atëhere i fola përsëri se janë hapur fjalë për

marrëdhëniet tona. Pali ngadalësoi shpejtësinë, kthehu kokën

Pandi PAPANDO

nga unë dhe më tha se ne nuk po bëjmë asgjë të ndaluar, por

jemi shokë. Ndjeva që u skuqa, zemra po më rrihte fort dhe nuk

fola më.

Atë kohë ai ishte shkëputur nga një vajzë që e njihja, pra nuk

kishte arsye pse të mos më fliste. Në zyrë, në orën e

thashethemeve dëgjova se ishin ndarë pa arsye dhe ajo nuk fliste

keq për Palin. E pyeta se si kishte qëndruar kaq gjatë me një

vajzë shumë më poshtë nivelit të tij dhe u përgjigj me dy fjalë se

ajo ishte e mirë në shtrat. Për të qënë e saktë përdori termin

vulgar të marrëdhënieve intime, atë fjalë që më bënte të

skuqesha edhe kur e përdornin shoqet në zyrë. Ai e ndjeu

sikletin tim dhe më foli qetë se fjalët duhej të përdoreshin, ashtu

si e kishin kuptimin, përndryshe nga mospërdorimi ato humbisnin.

Pse duhet të përdorim fjalë të huaja edhe për këtë fjalë kur

ne kemi fjalën shqipe? Pse kur themi marrëdhënie sexuale nuk

na vjen turp por sinonimin shqip të kësaj fjale e quajmë të

turpshme për ta përdorur në bisedë? A nuk është ky një

snobizëm?

Në të vërtetë mua më pëlqente shoqëria e tij, fillimisht

mendova se për një grua nuk kishte asnjë të keqe të shoqërohej

me një koleg pune, mund të hapej me atë, të kalonte edhe në

biseda intime. Më vonë e kuptova se shoqëria e Palit u bë e

domosdoshme dhe fillova të kisha frikë nga vetja, nga ndjenjat e

ndrydhura prej shumë kohe brenda meje. Sot që po e dëgjoj të

flasë për vete, kuptova se pse kisha besim tek Pali. Jeta ime

kishte qënë konstante, e vijueshme. Nga lindja të gjitha veprimet

ishin të përcaktuara me saktësi për të gjithë. Shkolla,

universiteti, aksionet, puna. Më pas fejesa, martesa, largimi nga

shtëpia e prindërve dhe krijimi i familjes së re. Çdo hap i

vendosur sipas një rregulli strikt, njëlloj për shumicën e vajzave.

159

NJË NJERI

Bile edhe mobiljet ishin njëlloj. Të njëjtat divane, të njëjtën

bufe, të njëjtin televizor, të njëjtën dhomë gjumi që lashë tek

babai gjeta në shtëpinë e bashkëshortit. Edhe apartamentet në

banesat shtetërore që për ironi i quanin dhe vazhdojmë t’i

quajmë pallate (kur vetëm pallate nuk mund të jenë ato

ngrehina të shëmtuara), ishin të njëjta, aq sa një turist shqiptaroamerikan

kur shkoi në disa vizita tek të afërmit e tij i tha me

seriozitet mikpritësit që e shoqëronte se pse kishin shkuar

përsëri tek e njëjta shtëpi.

Sot po e kuptoja diferecën e madhe me Palin ose më saktë të

Palit me shumicën e brezit tonë. Ai ishte rritur ndryshe, vuajtjet

e kishin pjekur. Kur e pyeta se si shpjegohej se ai megjithëse

ishte nga të parët në demonstratat antikomuniste, dhe

themeluesit e Partisë së parë opozitare, nuk u mor me politikë

më vonë por mbeti një nënpunës i thjeshtë mu përgjigj me dy

fjalë se s’donte të humbiste lirinë duke hyrë në parti, donte të

ishte i lirë në mendimet dhe veprimet e tij. Të nesërmen më

lexoi një paragraf nga Bibla, Fjalët e Urta 4 : 27:

Mos u shmang as në të majtë as në të djathtë. Tërhiqe këmbën

tënde nga e keqja.

Më vonë, në disa komisione prokurimi, përsëri u habita me

paanshmërinë në gjykimin e konkurentëve, megjithë presionin e

një grupi, përfshirë drejtorin, për të favorizuar një prej tyre. Dhe

përsëri më shpjegoi se nuk donte të ishte i padrejtë në vendime.

- Asnjëherë në jetë nuk kam dashur të përfitoj padrejtësisht, -

tha, - bile shumë herë kam pyetur veten se, nëse do isha nevojtar

si do veproja në këto raste. Kur e pyeta për këtë u përgjigj se

karakteri formohet dhe nuk ndryshon nga rrethanat. Pali nuk

kishte frikë për vendin e punës dhe kjo e bënte më të besueshëm

në ato që fliste, prandaj dhe kisha besim në këshillat e tij.

160

Pandi PAPANDO

Pali erdhi në ndërmarjen ku punoja i transferuar nga Tirana,

në një vend pune që e lakmonin shumë nga ne. Kur u mësua

emërimi i tij u hapën shumë fjalë, si duket ka miq shumë të

fuqishëm, jo do ketë motive politike tani në ndryshimin e

qeverisë, falimentoi në biznesin dhe ortakët e dëbuan dhe bile

një fjalë ishte se e dëbuan për një lidhje jashtëmartesore me një

vartësen e tij në Ministrinë ku punonte si drejtor. Ja tregova Palit

më vonë këto fjalë dhe u përgjigj duke qeshur se arsyeja ishte

shumë e thjeshtë:

- Lena, gruaja e dajës që më rriti, mbeti vetëm pas vdekjes së

të shoqit dhe më duhet të kujdesem për atë.

Atë kohë nuk e njihja mirë dhe mu duk e habitshme se si ky

burrë i pashëm, beqar afër të dyzetave, i veshur me sqimë,

megjithëse gjithmonë sportiv, të linte Tiranën dhe të kthehej

këtu, kur shumica e inteligjencies së qytetit ishte larguar në

emigracion ose në Tiranë. Dhe për më tepër për tu kujdesur për

gruan e dajës, që kishte mbetur vetëm dhe e sëmurë.

Pak kohë pasi kishte filluar punë Pali hyri në zyrën time për

të kërkuar një dokument. Shoqet e zyrës kishin dalë për kafe.

- Jam Pali Sina, - dhe më shtrëngoi dorë, - kurse ti je Ana,

vajza e mësueses sime të dashur. Ti ndoshta s’e mban mend kur

kam ardhur në shtëpinë tuaj dhe ti ishe, ja kaq e vogël, dhe

tregoi me dorë duke qeshur. Pastaj më pyeti për prindërit dhe

doli për tu kthyer më vonë për dokumentin. Erdhi më vonë dhe

u prezantua me të njëjtën dashamirësi me shoqet e mia të zyrës.

- Më parë, - tha, - kur fillonte punë një punonjës i ri prezantohej

në kolektiv, në Bashkimet Profesionale. Tani janë lënë

pas dore këto ceremoni. Ju dha dorën dhe mua më foli se bashkë

njiheshim shumë kohë më parë. Doli menjëherë duke na

përshëndetur me dorë.

161

NJË NJERI

- E ke patur të dashur kur ke qënë studente dhe e ke lënë të të

shpëtojë nga dora, - mu drejtua Moza sa u mbyll dera. Ajo kishte

gojë të prishur në bisedat mes nesh dhe po të mos e njihje sa

puntore, e sjellshme dhe e ndershme ishte do mendoje se po

flisje me një vajzë rrugësh .

- Unë do t’i qepem që sot dhe ve bast se për dy javë do t’ju

tregoj me imtësi nishanet në trupin e tij.

Nuk më pëlqenin këto biseda, të zakonëshme në një ambjent

me gra, por duhet të jepja përgjigje. Ju tregova rrethanat e

njohjes sonë pa folur për detajet.

- Po na mban të fshehta, - tha Eriola, - ti u skuqe. U desh

ndërhyrja e Dianës që të mbaronte kjo bisedë.

- Me që qënka kështu unë po hidhem në sulm që tani, -

vazhdoi Mimoza dhe doli nga zyra.

- Përse po mendohesh, - më shkëputi Pali.

- Po mendohem se pse ti nuk më ke folur për veten gjatë kaq

viteve. Shumicën për sa më tregove po e dëgjoj për herë të parë.

- Ti nuk më ke pyetur, bile kur unë filloja të flisja ti më

ndërprisje duke më folur për vete.

- Jo, nuk është e vërtetë, - gati bërtita.

- Ti Ana e di shumë mirë se kjo është e vërtetë. E di mirë se ti

je gruaja që unë e kam dashur. Por tani mund të të them se egoja

dhe mentaliteti yt nuk mund të na jepte lumturinë që prisja prej

teje. Më vjen keq që po ta them sot, nuk dua të të lëndoj, por kjo

është e vërteta që kam menduar atëherë. Prandaj të këshillova

kur ishe gati duke u divorcuar me Nardin, që të ribashkoheshe,

megjithëse kam vuajtur për këto fjalë.

Zgjati dorën dhe kapi timen. Ndjeva me dhimbje se nuk ishte

ai shtrëngim dore, që më bënte të lumtur dhe më rrënqethte

dikur. Nuk e kuptova në se dora e Palit nuk shkarkonte tek unë

162

Pandi PAPANDO

atë ndjenjë dhe afsh si më parë apo receptorët e mij nuk ishin në

të njëjtën gjatësi vale me të. E pyeta Palin për këtë dyshim.

- Të dyja bashkë, - foli duke qeshur. - Unë sot mund të të jap

vetëm miqësi, ndërsa ty të janë prishur receptorët kohë më parë

pa i kuptuar.

- Gabohesh, unë nuk kam pushuar së dashuruari ty, por sipas

mënyrës sime.

- Po ta përsërit atë që ta kam thënë shumë herë se, të

dashurosh do të thotë të japësh. Kur e harron këtë dhe nga

dashuria kërkon vetëm të marrësh, dashuria vdes, nuk mund të

jetojë dhe të zhvillohet. Dashuria është një lule e brishtë për të

cilën duhet të kujdesen duke e ujitur të dy së bashku, ndryshe

thahet. Dashuria është vetmohim. Kur merr shumë dashuri

duhet të japësh edhe më shumë dhe kështu vazhdon deri në

pafundësi.

- Ta ka dhënë Anna këtë?

- Po, por më duket se unë nuk i jap asaj aq sa dua dhe sa ka

nevojë t’i jap. Të thirra se nuk desha të largohesha me një peng

nga ti dhe po të kërkoj ndjesë për të gjitha shqetësimet.

- Gëzohem nga këto që më the, me të vërtetë gëzohem që e ke

gjetur lumturinë. Sa për ndjesë fjalët e Annas se kur dashuron

nuk duhet të kërkosh të falur vlejnë edhe për mua. Pali unë kam

qënë e lumtur nga marrëdhënia jonë, nga takimi me ty në atë

kohë të vështirë për mua. Këshillat dhe fjalët e tua më kanë

dhënë shumë dhe të jam mirënjohëse, por kjo nuk ka shumë

rëndësi tani. Ti e ke gjetur atë që të takon dhe mua kjo më gëzon.

- Po të mos e dija këtë nuk do të të kisha thirrur për tu takuar.

- Pali, nuk mund të ndahem pa e dëgjuar deri në fund jetën

tënde.

163

NJË NJERI

- Para se të vazhdoj lajmëroi vajzat se do të vonohesh, ato do

të jenë shqetësuar.

Edhe për këtë ai mendoi para meje. Vajzat ishin të

shqetësuara për vonesën time. Gënjeshtra ime se makina ishte

prishur në një vend ku nuk kishte valë i qetësoi.

- Ti akoma s’ke mësuar të gënjesh, - qeshi Pali.

- Më mirë folë se të më ngacmosh.

164

XXX

PALI

Pandi PAPANDO

Të premte i thashë Annas se të diel do të shkonim në

varreza. Unë shkoja çdo javë dhe kur banonim tek Anna më tha

disa herë që ta merrja me vete.

- Më vonë i përgjigjesha, - nuk e kuptoj pse. Atë ditë vendosa

të shkonim së bashku.

- Pse të diel, - pyeti Anna, - pse e kini këtë zakon këtu. E diela

është ditë pushimi dhe njerëzit shkojnë në kishë, jo në varre.

Telefonova një mik që i dinte mirë ritet dhe më tha të njëjtën

përgjigje. I thashë Annas se kishte të drejtë, në varreza do të

shkonim të shtunë por iu luta që të diel të më shoqëronte në

kishë.

- Megjithëse thua që je besimtar nuk i di të gjitha ritet, - më

ngacmoi Anna. - Sa për në kishën tuaj do të vij me shumë

kënaqësi. Unë nuk kam besuar tek Zoti, por mbas takimit tonë,

çdo ditë e më tepër e uroj Atë, për fatin që të njoha ty dhe do vij

ta falënderoj në kishën tënde. Fëmijët tanë Pali do jenë një

përzjerje fesh dhe le ta zgjedhin vetë doktrinën që do të

përqafojnë.

U nisëm shpejt për në varrezat rrëzë Dajtit atë të shtunë të

ngrohtë Janari. Mimozat kishin filluar të nxirnin sythat para

kohe të gënjyera nga dimri jo i ftohtë. Lamë makinën në

vendqëndrim dhe u nisëm ngadalë drejt varreve. Kisha dy varre,

në njërin prehej gjyshi me gjyshen. Këtë varr e kishte projektuar

dhe ndërtuar babai me gurë masivë të punuar me dorë. E

165

NJË NJERI

ndërtoi mbas ndalimit të fesë, kur varrit të vjetër i hoqën kryqin.

Po ja tregoja Annas këto ndodhi ndërsa ishte përkulur për të

vendosur lulet.

- Po ky varr e ka kryqin.

- Shikoje me vëmendje, - i thashë, - ngjyra e gurit nuk është e

njëjtë, megjithëse janë nga e njëjta gurore. Xhaxhi Skënderi u

përpoq shumë deri sa zgjodhi gurin dhe gjeti zgjidhjen optimale

për kryqin.

- Yt atë, - më tha atë ditë, - ishte novator në punët e tij. Për

këtë varr punoi që të ishte i vetëm. Në projekt e kishte

parashikuar kryqin. Do të duhet për më vonë më tha, por unë

nuk e kujtoj. Vazhdova t’i tregoj Annas se sa ishin përpjekur

Skënderi, Ismaili dhe Llazi për të projektuar dhe ndërtuar varrin

e ri të prindërve, kur pas pesë vjet kërkimesh gjeta eshtrat e

babait.

- Këtë e ke dhuratë nga ne, - më tha Llazi kur ju kërkova të

paguaja për punën e tyre, - nuk është dhuratë për ty por

falënderim yni për Simonin. Do të kishim krijuar një ekip të

shkëlqyer po ta kishim sot.

- Akoma nuk më ke treguar se pse e vranë babanë, - më

ndërpreu Anna.

- Kjo ishte historia më e dhimbshme për mua, sepse e mësova

kur mbarova ushtrinë.

- Ma trego sot Pali.

- Gjimnazin e mbarova me rezultate të shkëlqyera, të gjitha

notat maksimale, por për të vazhduar universitetin parësore

ishte politika dhe unë nuk mund të vazhdoja studimet. Edhe

Medaljen e Artë për rezultatetet e gjimnazit nuk ma dhanë

atëhere, por e mora në vitin 1993, pas ndryshimeve politike në

vend. Më thirrën të kryeja shërbimin ushtarak dy vjeçar. Reparti

166

Pandi PAPANDO

im kishte një numër si të tjerët por ne nuk kishim armë. Në vënd

të armëve na dhanë kazmë dhe lopatë, ishim “brigadë pune“.

Ishim njëlloj si të burgosurit në kampet e punës, me ndryshimin

që quheshim ushtarë dhe nuk mernim shpërblim për

tejkalim të normës. Më ndihmoi shumë forca fizike, plotësoja

normën time dhe ndihmoja një shok të dobët fizikisht, Janin, një

minoritar grek nga jugu. Me Janin rrinim gjithë kohën bashkë,

bisedonim dhe mësonim njëkohësisht. Ai më mësoi greqishten

dhe unë i mësova anglishten, pra nuk i harxhuam kot ato 24

muaj. Ah, më fal se Jani më mësoi edhe duhanin.

Kur i mësoja anglishten e përdorja shpesh fjalën OK. Jani më

ndërpreu dhe më tha se kjo fjalë ishte huazim nga fjalët greke

ola kala, pra të gjitha mirë. Më qeshej me patriotizmin e tij dhe i

sqarova se ishte shkurtimi i fjalëve angleze all correkt, pra

gjithëçka e saktë. Nuk e pranoi këtë se sipas tij duhej të shkruhej

AC dhe jo OK. E kuptova se kishte të drejtë për të dytën. Vonë,

shumë vonë lexova në internet prejardhjen dhe përdorimin e OK

në shumë gjuhë të botës. Ishte një pafundësi kuptimesh dhe

gjuhësh, bile edhe nofka e një kandidati demokrat për president

të SH.B.A. Nuk mungonte edhe versioni grek i Janit. Më bindëse

mu duk versioni se ishte përdorur duke shkrojtur artikulimin e

fjalëve oll korrekt dhe kjo për herë të parë është shkrojtur në

gazetën Boston Morning Post të 23 Marsit 1839.

- Jani po më kujton filmin Dasma ime e madhe greke, por

vazhdo me bisedën që nise.

-Ndërtonim tunele mbrapa malit të Dajtit. Hynim me sy të

lidhur për të mos parë vendin dhe po kështu dilnim. Lidhëset e

syve nuk i hiqnim edhe brenda kamionit të mbuluar me

mushama. Dy herë kemi shpëtuar për mrekulli nga vdekja kur

shembej tuneli. Janin nuk e takova më pas ushtrisë, mësova se e

167

NJË NJERI

futën në burg për agjitacion dhe propogandë dhe në vitin 1989 e

vranë në kufi kur tentoi të arratisej. I kishte sosur durimi dhe

nuk priti një vit për të ikur pa probleme.

- Përsëri po shmangesh Pali, të pyeta për babanë.

- Kur mbarova ushtrinë, ishte një Janar i akullt dhe u kthyem

pa gojë në shtëpi me një kamion pa mbulesë, të mbuluar nga

bora që na shoqëroi gjatë gjithë udhëtimit. Daja shtroi një darkë

në shtëpi me disa njerëz të afërt dhe shokët e mi. Kur u larguan

të gjithë, u ulëm të tre dhe daja mu drejtua me një dhimbje të pa

parë deri atëhere.

- Tani u bëre burrë Pali. Deri më sot nuk të kam treguar çfarë

ndodhi me Simonin, sipas porosisë së tij. Tashmë ti je i rritur dhe

mund ta durosh këtë ngarkesë. Edhe Leni do ti dëgjojë për herë

të parë këto fjalë.

Filloi të fliste pa më parë në sy, me kokë të ulur. Fjalët me

zor i dilnin nga buzët e shtrënguara. Babai ishte një nga

arkitektët më të aftë të brezit të tij, ishte shumë i shoqërueshëm,

por kishte një të metë të madhe për atë kohë. Ishte shumë

kokëfortë dhe i patrembur për të thënë të vërtetën, në të gjitha

rrethanat. Kjo ishte një nga shkaqet që i kushtoi jetën. Një

projekt i Institutit ku punonte dështoi me humbje të mëdha

ekonomike. Ky projekt nuk ishte punuar nga grupi që drejtonte

Simoni. Drejtues ishte dhëndri i shokut X. Simonit ju ngarkua

oponenca një vit më parë, ku kishte paraqitur rezervat e tij për

projektin, që nuk u morrën parasysh. Pas kësaj filloi të dyshonte

se diçka po gatuhej kundër tij, do të pritej një kokë, do të sajohej

një grup sabotator për të shpëtuar dhëndrin autor të projektit.

Skënderi e paralajmëroi të ruhej dhe të merte masa se po i

përgatisnin një kurth, por ai nuk i vuri rëndësinë e duhur. Kur

situata po keqësohej thirri Dhimitrin për tu konsultuar dhe për

168

Pandi PAPANDO

të hequr nga shtëpia sendet dhe dokumentet me vlerë. Daja ishte

i bindur se babai ishte i pafajshëm dhe viktimë e rregjimit.

Më vonë, mbas shumë vitesh kur nxorrëm eshtrat e babait

nga varri i fshehtë në një luginë këtu afër, i pyeta tre shokët e

babait për vdekjen e tij. Ata shihnin njëri tjetrin dhe nuk flisnin.

Llazi foli se ata ishin me faj që nuk luftuan për të nxjerë të

vërtetën, Skënderi heshti përsëri, ndërsa Ismaili më tregoi se

Skënderi kishte folur me drejtorin dhe për këtë arsye e

transferuan në një uzinë larg kryeqytetit për të ndjekur zbatimin

e punimeve të projektit të dështuar.

- Po të isha unë ose ti Llazi, - tha Ismaili, - do kishim ndjekur

Simonin, por Skënderi ishte djalë dëshmori, prandaj shpëtoi.

Atëhere Skënderi tregoi se kishin falsifikuar dokumentat për

projektin e dështuar dhe nga që në Institut të gjithë e dinin të

vërtetën sajuan gjoja arratinë e babait, pra u mbyllën edhe

hetimet. Të tre shokët e babait më ndihmuan dhe nuk u ndanë

nga unë gjatë kërkimeve për varrin. Në arkivat nuk kishte

dokumenta dhe me zor mësuam emrat e dy personave që mund

ta kishin varrosur. I pari më kërkoi 10.000 dollarë për të folur.

Sikur të isha vetë do ta kisha mbytur, me zor ma shkëputën nga

duart. Krejt tjetër ishte i dyti, një burrë i vjetër dhe i ndershëm.

Ai u tregua i gatshëm të fliste, por na u lut të mos i thoshim

askujt që na kish treguar. Si dukej kishte akoma frikë. Hapi një

bllok të vogël shënimesh dhe na pyeti për datën e vrasjes.

Kontrolloi për pak kohë në bllok dhe na tregoi me saktësi vendin

e varrit.

- Është shumë cekët, - tha, - prandaj kujdes kur të gërmoni. U

largua në dhomën tjetër dhe më solli një kuti të vogël. Me lotë në

sy më dha orën e babait. U ngriva kur pashë orën dhe dëgjova

169

NJË NJERI

fjalët e tij se priste prej shumë kohësh ta kërkonin të afërmit.

Dukej që ishte njeri i mirë, me shpirt të pastër.

- Unë hapja vetëm varret, - tha, - nuk kam vrarë njeri, ishte

puna ime për të mbajtur familjen. Nxora portofolin dhe i dhashë

të gjitha paret që kisha me vete. Nuk pranoi t’i merte, me gjithë

varfërinë që shihej në shtëpinë e tij.

- Pi kafe për shpirtin e babait, - i fola dhe e përqafova, - të

lutem mos më refuzo, të jam mirënjohës për gjithë jetën.

- Nuk ma ke treguar orën e babait, - foli Anna.

- Këtë ti e ke parë shumë herë, dhe ja tregova duke e hequr

nga dora.

- Qënka orë e vyer dhe e vjetër, - tha Anna e habitur, - çudi si

ta dha dhe nuk e mbajti për vete, ndoshta nuk e ka ditur vlerën e

saj.

- Nuk dua ta mendoj këtë. Njeriu i mirë ka ca parime të cilat

nuk mund t’i shkelë, si do që të jenë rrethanat dhe sado i varfër

të jetë. Varrmihësi ishte njeri me virtute dhe dua ta besoj se kjo

është e vërteta.

- Po varrin e gjetët kollaj? - Ashtu urtë kërkonte të flisja më

gjatë.

- Po e gjetëm shumë shpejt, skica ishte tepër e saktë. Shkuam

që të nesërmen, të katër dhe dy puntorë të kompanisë së tyre.

Mbas pak që kishim filluar punë, në atë vend erdhi ai që kishte

vrarë babanë, jo xhelati por projekuesi i vrasjes, ish kolegu i

babait. U afrua dhe pyeti se çfarë kërkonim në atë vend të

frikshëm.

- Babain e këtij djali që e le jetim, - i foli Llazi me inat.

- S’është e vërtetë, - tha menjëherë dhe u hodh përpjetë sikur

e kafshoi gjrpëri, - këto fjalë i hapën për të më burgosur.

170

Pandi PAPANDO

- Largohu shpejt, - shpërtheu Skënderi, - për të mos i ndohtur

duart me ty. Ne të njohim, e dimë se pse hyre ti në burg kur të

pushkatuan vjehrrin, me gjithë se u divorcove nga gruaja. E dimë

dhe pse u rimartove kur dole nga burgu, e dimë dhe pse nuk të

flet asnjë nga shokët. Largohu dhe mos na e prish këtë ditë të

shenjtë.

- Unë qëndroja i heshtur, i mbështetur mbi një lopatë. Kisha

patur frikë nga vetja se do ta humbja logjikën dhe do ta vrisja atë

person që më shkatërroi fëmijërinë dhe jetën. Jo për hakmarrje,

por nga dëshpërimi dhe urrejtja e çastit. Ndërsa atë ditë u

hutova dhe dëgjoja paturpësinë e tij pa mundur të reagoj. Miqtë

e babait më lanë për pak kohë në mendimet e mia dhe Llazi më

përqafoi dhe më tha të vazhdonim punën.

- Mos u shqetëso Pali, - foli Skënderi, - ai njeri i pafytyrë

kërkon eshtrat e të vjehrrit. Ironia e fatit e sjell, që viktima dhe

perskutori të varrosen në të njëjtin vend.

- Dante Aligeri, në rrethin e shtatë të Ferrit pa ja përmendur

emri personit që tregon shkruan: Për të fjalët s’vlejnë, shikoje,

pështyje dhe shko tutje. Më fal fjalën pështyje e shtova unë, - më

tha Ismaili dhe më mori në krahë.

- Mbasi qëndruam edhe pak, e kapa Annan për krahu dhe

ecëm drejt makinës. Aty pashë një burrë të moshuar me bastun

që priste autobuzin qytetës. Ishte profesor Grigori, mësuesi im i

historisë në gjimnaz.

- Njihu me profesor Grigorin, - i fola Annas, - ai është mësuesi

im më i dashur i gjimnazit, që e transferuan nga Instituti i

Historisë se nuk mund ta shkruante historinë me porosi. Ai flet

mirë anglisht.

171

NJË NJERI

- Më ka mbetur merak që Pali nuk arriti të studjojë për

histori, - i foli menjëherë Annas, - do të vazhdonte rrugën e

gjyshit, mikut, kolegut dhe mësuesit tim.

Profesori dhe Anna hipën në sediljen e pasme sepse të dy

këmbëngulnin për të nderuar njëri tjetrin dhe filluan të

bisedonin sikur njiheshin prej kohës. Annas i ishte bërë shprehi

për të pyetur për mua të gjithë ata që më njihnin dhe përfitoi nga

rasti, aq më shumë që profesori nuk pushonte së foluri. Gjatë

gjithë rrugës ai fliste e fliste për mua me superlativa që nuk më

takonin, ndërsa Anna dëgjonte dhe qeshte pa pushim.

- Mbaje dhe trajtoje mirë, - i tha kur po ndaheshim, - nuk e di

a të takon të martohesh me këtë djalë.

Anna u shkri gazit dhe pohonte me kokë.

- Anna është më e mirë se unë, prandaj qetësohu, - i thashë

duke qeshur.

- Do Zoti, ashtu qoftë, duket, duket, më pëlqen shumë, - tha

kur na dha dorën. Nuk kishte hequr dorë nga shprehia për të

folur ai i fundit. Hipëm në makinë, kur befas profesori u kthye.

- Pritmë të të jap esse-në për Napoleonin që ke shkruar në

gjimnaz.

- Ç’është kjo esse, - pyeti Anna akoma duke qeshur.

- E kisha harruar dhe profesori nuk më kishte folur për këtë

esse me gjithë se jemi takuar shumë herë. Në vitin e tretë të

gjimnazit, ai na kërkoi që kush të donte, të krijonte një esse për

një figurë historike që do ta zgjidhte vetë. Unë sapo kisha lexuar

romanin biografik “Napoleoni” të ruso – sovjetikut E. Tarle dhe

mbasi u konsultova me Lenin shkrojta një esse për Napoleonin,

diçka rreth tridhjet faqe. U bë një zhurmë e madhe për këtë në

shkollë, të cilën nuk e kuptova nëse u zgjat për mua apo për të

goditur profesorin. U habita që profesori e ka ruajtur këtë

172

Pandi PAPANDO

fletore, sepse kur ja kërkuan kishte thënë se nuk e kishte. Dua ta

lexoj tani për të kuptuar mendimet e rinisë. E mora fletoren e

vjetër me një letër të errët dhe e ftova profesorin për drekë.

- Jo sot, një herë tjetër, - tha dhe iku me vrap.

Qesha me sjellen e tij por nuk i fola se do të kthehej përsëri.

Deri sa arritëm në shtëpi Anna nuk pushoi së qeshuri duke

kujtuar tregimet e profesorit.

- Pse s’më ke takuar më parë me të? - më tha, - është njeri i

mirë dhe më duket shumë i ditur. Kuptova se të ka dashur

shumë.

173

NJË NJERI

174

XXXI

ANA

- E mbaj mend unë këtë ngjarje Pali. Nëna bisedonte gati

çdo ditë me babain për këtë. Ishin shumë të frikësuar për ty dhe

profesor Grigorin.

- Si nuk më ke treguar më parë.

- Duro pak sa të lidh mendimet, po, duhet të ketë qënë fund

Dhjetori, se biseda u hap kur nëna gatuante bakllavanë për Vitin

e Ri. Babai e pyeti pse u vonua dhe ajo u përgjigj se do t’ja

tregonte me hollësi pasi të mbaronte gatimin. Ti e di se në

shkollë ishte tradita që mësuesit lexonin në sallën e mësuesve

punime të nxënësve të mirë, sidomos hartime por edhe esse të

lëndëve të tjera. Nëna kishte lexuar një hartim tëndin sa fillove

shkollën, por më vonë e kishte thirrur sekretari i partisë dhe i

kish thënë me mirësjellje se nuk duhej të vlerësonte armikun e

klasës. Nëna heshti dhe më vonë hartimet tënde i lexonte vetëm

në shtëpi.

Profesor Grigori nuk e dinte historinë e babait tënd. Ai kishte

ardhur atë vit në qytetin tonë i dënuar dhe i ulur në kandidat

partie dhe e lexoi esse-në në sallën e mësuesve pa përmendur

emrin. Një mësues e pyeti për autorin dhe kur ai lexoi emrin, një

nga mësuesit bërtiti se shumë elozhe po i bëni të birit të armikut.

Profesori u habit dhe tha se gjyshi yt ka qënë një nga albanologët

më të respektuar jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, me

punime që citoheshin akoma në konferencat e ballkanistikës.

Ndërkohë Nikolla, një mësues ambicioz dhe mediokër në

Pandi PAPANDO

profesion e ndërpreu bisedën se këtë çështje do ta diskutonin në

organizatën e partisë.

Nikolla kishte qënë student i profesorit dhe kur ky kishte

filluar punë në gjimnaz e ngacmoi duke i thënë se tani u bënë

kolegë. Profesori ishte skuqur në fytyrë dhe ja ktheu se ata

vërtet punonin në një shkollë, por ai nuk mund ta fyente veten

për tu quajtur koleg me një ish student të tij, të cilin e kishte

mbetur dy herë për kopje në provim dhe ja dha një pesë vetëm

pas shumë ndërhyrjesh. Kjo bisedë u mbyll, por Nikolla gjeti

rastin për tu hakmarrë. Edhe më parë ishte diskutuar për ty në

organizatë por nuk gjenin rast për të justifikuar përjashtimin.

Tani po i lidh ato ngjarje me tregimin tënd. Kur ti u largove nga

ekipi i basketbollit çështjen e mbylli drejtori me dy fjalë, se këtë

e dinte ai dhe nuk duhej të zgjateshin.

- Drejtori më thiri në zyrë atëherë dhe më këshilloi, se nuk

kisha zgjedhur mënyrën e duhur për tu larguar. Kur unë

këmbëngula në vendimin tim, se nuk do të luaja më basketboll

me ekipin e qytetit, por do të jepja maksimumin për ekipet e

shkollës, më pa me dhëmbshuri dhe më foli, që të mos bëja

marrëzira dhe të isha i kujdesshëm sepse nuk mund të më

ndihmonte dot më shumë.

- Ishte edhe një ngjarje tjetër me një konkurs kombëtar të

shkollave.

- Kjo ngjarje më ka tronditur edhe më shumë se të tjerat në

gjimnaz. Fizika ishte pasioni im, e lexoja me ëndje çdo gjë që më

binte në dorë, punoja vetë edhe me librat e inxhinjerisë (të

dajës) dhe zgjidhja të gjithë problemet. Profesor Llui më dha

çelsat e laboratorit ku shkoja vazhdimisht me dy shokë për të

bërë eksperimente. Atë vit që po flasim u organizuan konkurse

për fizikën, duke filluar nga shkolla e deri në konkursin

175

NJË NJERI

kombëtar. Mësuesi i fizikës më donte shumë, e ndieja këtë çdo

orë nga ngacmimet dhe pyetjet që më drejtonte. Ti e mban mend

mësues Mihalin, që e hoqën nga arsimi dhe e internuan në një

fshat të largët? Veç fizikës Mihali ishte edhe muzikant dhe luante

në orkestrën filarmonike të qytetit.

- Po Pali e kujtoj shpesh Mihalin. Atë vit unë e kisha mësues.

- Akoma më vjen keq që nuk munda të vija në varrimin e tij.

Leni nuk më lajmëroi nga frika, e dinte që do lija çdo punë për të

ardhur. Mihali ishte një mësues i shkëlqyer dhe një njeri me

sedër, marazi e vdiq se s’ka si shpjegohet ai kancer galopant. Pra

atë vit unë u rendita i pari në rreth, prandaj më thirrën në grupin

që do shkonte në konkursin kombëtar. Mihali na shpjegonte çdo

mbasdite. Ishim tetë nxënës dhe një ditë më tha se unë do të isha

në ekip duke më shkelur syrin. Ky konkurs për fatin tim ishte me

skuadra dhe jo individual. U nisëm pas një testimi të fortë nga

disa mësues të rrethit të kryesuar nga profesor Llui, tre djem

dhe një vajzë, të katër nga gjimnazi ynë. Fituam vend të parë dhe

u kthyem si heronj, mësues dhe nxënës na flisnin dhe na

lavdëronin për fitoren. Mua më thirri drejtori në zyrë dhe më

falënderoi veçan të tjerëve për fitoren.

- Si të kam thënë - përfundoi dhe më goditi në faqe. Shumë

kohë më vonë e mësova se drejtori kishte qënë student i gjyshit

tim. Ai ma tha në ceremoninë kur mora Medaljen e Artë gati

njëzet vjet më vonë.

- Të nesërmen një fotografi e madhe u vendos në stendën e

shkollës me diçiturën “Krenaria e shkollës”, “Ekipi Fitues në

Konkursin Kombëtar të Fizikës”. Kur hyra në shkollë dëgjova

nxënësit që flisnin se pse s’isha unë në fotografi, se isha më i miri

etj, etj. Ula kokën dhe hyra në klasë pa folur, pa u kthyer

përgjigje shokëve që më afroheshin dhe mundoheshin të më

176

Pandi PAPANDO

qetësonin. Orën e fizikës e prisja me ankth dhe u qetësova vetëm

nga Mihali, që më buzëqeshi nga jashtë derës dhe më mbylli

synë.

- Edhe për përfshirjen tënde në ekipin e shkollës u diskutua

në organizatën e partisë kur u kthyet. Thirrën mësues Mihalin të

jepte llogari, se pse të kishte marrë ty në ekip dhe përsëri

drejtori e mbylli diskutimin me fjalët “fitimtarët nuk gjykohen“.

Kjo për Mihalin, ndërsa për ty ju tha se ti ishe miratuar nga ai

dhe sekretari i partisë.

- Më trego për profesor Grigorin, jam kurioz se ai nuk më ka

treguar megjithëse jemi takuar shumë herë.

- Mbledhja vazhdoi dy ditë, të dytën me pjesëmarjen e të

gjithë mësuesve. Nikolla propozoi për përjashtimin tënd nga

shkolla me motivacionin si armik i partisë, me mendime

kapitaliste që binin ndesh me filozofinë marksiste-leniniste të

partisë.

- E kuptoj, tani që e rilexova esse-në e kuptoj se kishin të

drejtë, megjithëse kur e shkrojta nuk kam menduar për asnjë

çast që ta shkruaja me këtë qëllim. Gabimi im ishte se nuk duhej

ta dorëzoja pa ja dhënë më parë dajos apo Lenës.

- Në esse-në tënde nuk përfshihej vija e masave, roli i tyre në

histori por lartësohej individi, jo vetëm Napoleoni por edhe

kundërshtarët e tij mareshali rus Kutuzovi dhe gjenerali britanik

Wrangeli. Kjo ishte një blastfemi e vërtetë për një nxënës

gjimnazi. Por kështu do të ishte, nuk mund të pritej tjetër

qëndrim nga një djalë si ti, bir i një familjeje mikroborgjeze nga

të dy prindërit dhe sidomos i një tradhëtari, të cilin partia e

kishte ngritur në një detyrë të lartë dhe ai si shpërblim kishte

sabotuar një nga veprat më të rëndësishme të pesëvjeçarit dhe

më tej për t’i shpëtuar gjyqit të popullit ishte vrarë në tentativë

177

NJË NJERI

për tu arratisur. Këto ishin shkurtas fjalët e Nikollës për ty. Pas

tij diskutuan disa të tjerë për mirë dhe për keq, por pa

përmendur përjashtimin nga shkolla. Të mbrojtën dy mësues të

fizkulturës dhe veçanërisht profesor Llui, që i kishte patur

nxënës gati të gjithë mësuesit e tjerë dhe respektohej nga gjithë

qyteti për sjelljen dhe kontributin e tij. Drejtori dhe sekretari i

partisë e mbyllën diskutimin për ty pa masë, me siguri kishin

biseduar më parë. Nëna më tha se në vendimin e tyre duhet të

ketë ndikuar edhe babai i një shoqes tënde. .

- Ti i mban mend që atëhere këto që po më tregon sot ?

- Jo Pali, kam biseduar gjatë me nënën për ty, gjeja arsye për

të folur me ata që të njihnin. Duke folur me të tjerët, më dukej

sikur flisja me ty. Jam pak e marrë apo jo.

- Dhe nuk më ke treguar për këtë.

- Këto biseda i kam bërë kur ti ike në Tiranë dhe po të mos

ishim takuar sot, ti nuk do t’i mësoje. Pjesa e dytë e mbledhjes u

zhvillua për profesorin. Nikolla dhe disa mësues të tjerë donin ta

kryqëzonin me çdo kusht.

- Solidariteti i të paaftëve është një fenomen i njohur, por

vazhdo më tej.

- Nikolla e dinte shkakun e lëvizjes së profesorit. Instituti

kishte marë detyrë të hartonin një studim për kryengritjen e

Haxhi Qamilit në Shqipërinë e Mesme duke e quajtur atë si një

kryengritje të fshatarësisë.

- Po - më ndërpreu Pali, - këtë ngjarje ma ka treguar profesor

Grigori. Synimi ishte për të krijuar një Pugaçov shqiptar, duke

fshehur karakterin antikombëtar të kësaj lëvizjeje dhe duke i

veshur një karakter antifeudal, për ta paraqitur si pararendëse

të reformës agrare. Profesori u ndëshkua sepse megjithëse ishte

munduar ta lehtësonte sa mundte figurën e Haxhi Qamilit,

178

Pandi PAPANDO

ndershmëria dhe korrektesa e tij nuk e lejonin të falsifikonte

faktet dhe dokumentat. Studimi u hodh poshtë dhe ai u

ndëshkua me qarkullim. Më vonë u botua si vepër e

komandantit, por autorët sot kanë turp tu kujtosh këtë vepër të

falsifikuar.

- Pikërisht këtë kishte mësuar Nikolla, për të goditur Grigorin.

Një ngjarje e përsëritur tregonte sipas tij mentalitetin filozofik të

tij. Argumenta të tjera nxorrën pasuesit e Nikollës, por dukej se

ata nuk i kishin shkruar vetë ato që lexonin sepse ju merrej goja

dhe ngatërronin shënjat e pikësimit, pra e gjitha ishte sajim i

Nikollës.

- Si u mbrojt profesori?

- Shumë thjesht por me kurajo të madhe. Foli për jetën e tij, si

ndërpreu studimet në Liceun e Korçës dhe doli partizan, si luftoi

për çlirimin e vendit, foli për studimet dhe botimet e tij të

shumta dhe e mbylli diskutimin se i vinte turp nga vetja që një

nulitet si Nikolla, i cili nuk kishte asnjë kontribut në histori dhe

nuk kishte shkruar asgjë që nga koha kur kopjonte në provime,

të analizonte punën e tij. Sipas nënës dënimi për Grigorin ishte i

paracaktuar nga lart dhe nuk mund ta arrinin gurët e Nikollës. Ai

u kthye në institut pas dy-tre vjetësh.

- Shumë herë kam pyetur veten - foli Pali i menduar, - se çfarë

i shtyn disa persona të sillen në këtë mënyrë? Çfarë fitojnë duke

dashur të rrënojnë të tjerët, çfarë ndjejnë duke ju bërë keq të

tjerëve? Si mund të gëzohen me fatkeqësinë e tjetrit, bile duke ja

u shkaktuar ata të keqen?

- Dhe në çfarë përfundim ke arritur?

- Nuk kam mundur të jap përgjigje për këto pyetje, ndoshta

sepse vetë s’kam vepruar kështu me shokët e mi, por edhe ata

179

NJË NJERI

më kanë dashur shumë dhe miqësia e tyre ka qënë e pa zëvendësueshme,

kur unë kisha nevojë për shokë.

- Po midis tyre si janë sjellë shokët e tu, sepse ti ke qënë

ndryshe nga ata, nuk ishe i martuar, nuk kishe fëmijë, ishe pa

pretendime.

180

XXXII

PALI

Pandi PAPANDO

Pyetja e Anas më vuri në mendime. Unë e kam konsideruar

shoqërinë shumë të rëndësishme për jetën time. I kam

respektuar vazhdimisht dhe i kam ndihmuar gjithmonë, kur kam

patur mundësi. Pa shumë fis të afërt edhe babai besonte, se

shokët për njeriun janë të domosdoshëm. Ai përsëriste shpesh

fjalët e të vjehrrit, kur nëna i tregoi se ishte e dashuruar dhe

Simoni dëshironte të takohej me atë. Gjyshi e kishte pyetur

nënën nëse Simoni kishte shokë.

- Ka shumë shokë dhe kalojnë mirë së bashku, - ju përgjigj

nëna.

- Atëhere qënka djalë i mirë, - i kishte thënë gjyshi, - ai djalë

që s’ka shokë në përgjithësi ka të meta, thuaji se po e pres ta

takoj sa më shpejt.

Këto fjalë të gjyshit kishin mbetur në nënvetëdijen time dhe

sjellja ime me shokët ka qënë gjithmonë e njëjtë, bile shpesh

kam toleruar ndonjë veprim të pamatur, dhe kam ndërhyrë për

të mos patur grindje. Por Ana nuk pyeti kot. Edhe ajo më kishte

folur herë pas here se toleranca ime më dëmtonte mua, prandaj

duhej t’i jepja secilit atë që i takonte, sepse tolerancën disa mund

ta kuptonin si dobësi.

- Ka patur një rast, - i fola Anas, - i cili më ka bërë përshtypje

kur u ktheva në qytetin tuaj, mbas shumë vitesh. Berti me Violën

më pritën me ngrohtësi dhe u miqësova edhe me disa shokë të

tyre, që i njihja pak më parë. Atë vit Edi, djali i madh i Bertit

181

NJË NJERI

përfundonte gjimnazin së bashku me fëmijët e Skëndos dhe

Maksit. Edi ishte dhe është një djalë i mbarë, i shkëlqyer në

mësime dhe sjellje. Përveç kësaj i ndihmonte pa interes të gjithë

shokët e tij, edhe me kopje në provime për të rritur pikët. Nuk

kishte shqetësim se ata shokë mund t’i kishte rivalë. Mua kjo

sjellje më dukej normale dhe disa herë i bërtita Violës, kur

përpiqej t’i fuste frymën e individualizmit. Një ditë Mirela, gruaja

e Maksit i fliste të birit Erionit, shok klase me Edin që të mësonte

si Edi, etj. Maksi e ndërpreu të shoqen:

- Mjaft moj grua se na mërzite, se mos e ndritëm ne të dy në

mësime që ta ndritë yt bir. Thuaji të bëhet i mbarë si Edi në

sjellje, kjo ka rëndësi. Fëmijët janë të ndryshëm, me prirje të

ndryshme, por nuk mund të jenë të gjithë Ajnshtajna.

Qeshëm dhe i dhamë të drejtë Maksit. Skëndoja dhe e shoqja,

Luljeta heshtën por unë nuk i kushtova rëndësi heshtjes së tyre.

Djali i tyre Toni gjithashtu ishte moshatar me Edin, studionte

shumë por nuk arrinte rezultatet e tij. E ëma nuk mund ta

pranonte këtë dhe vinte vazhdimisht në shkollën e tyre për të

kërkuar nota maksimale nga mësuesit, donte me çdo kusht që i

biri të ishte i pari. Atë vit pranimi në universitet bëhej me

konkurs për degët që zgjidhte nxënësi. Lejohej konkurimi në

shumë degë dhe pastaj mund të zgjidhje degën që dëshiroje nga

ato që kishe fituar. Edi fitoi në Mjekësi, i dyti në listë, Erioni ishte

brenda fituesve në Financë, ndërsa Toni diskutohej në Mjekësi. U

nisa në Tiranë dhe mbas shumë përpjekjesh Toni u regjistrua në

Mjekësi.

Bisedova me Maksin që në vizitat tek njëri tjetri të më

lajmëronte për të shkuar së bashku. Fillimisht shkuam tek Maksi

dhe u kënaqëm me harenë dhe lumturinë e tyre. Fëmijët u rritën,

u pendosën si thoshte daja im dhe do fillonin fluturimin drejt

182

Pandi PAPANDO

hapësirave të pafund, jashtë kujdesit dhe disiplinës prindërore.

Të nesërmen tek Berti u vonova pak, por si kumbar i Edit më

kishin lënë kreun e tavolinës. Mbas meje një vënd bosh në

tavolinë priste Skëndon. Filluam pa atë por biseda po ngecte dhe

mu desh një përpjekje e madhe për të thyer heshtjen. Viola më

përqafoi dhe më puthi kur u larguam. Dëgjova një falemnderit të

shqiptuar me dhimbje.

Të nesërmen më priste para zyrës shumë e tronditur. E

pyeta për shëndetin dhe u tremba kur filloi të qante. Midis lotëve

dhe ngashërimave më tregoi se Skëndoja me Lulin munguan

mbrëmjen e djeshme nga xhelozia. Arsyeja ishte se Edi kishte

dalë më mirë se Toni. Luljeta e kishte shprehur këtë në disa

vende. Si gjithmonë në qytetin tuaj fjala arriti shpejt tek i zoti.

E këshillova që të mos binte pre e provokimeve, por duke

bërë lidhjen e disa ngjarjeve të mëparëshme, kur unë jetoja në

Tiranë, u binda që Viola kishte të drejtë. Berti dhe Skëndoja ishin

angazhuar në politikë në parti të ndryshme dhe diskutimet e

tyre unë i ktheja shpesh në gallatë duke i ngacmuar. Berti e

kishte ndihmuar Skëndon kur donin ta transferonin në fshat, nga

gjimnazi i qytetit. Me ndërrimin e pushtetit Skëndoja u emërua

drejtor i arsimit në rreth, ndërsa uzina ku punonte Berti u mbyll

dhe ai mbeti pa punë. Mendoi të hynte mësues në shkollën

teknike, ku më parë kishte punuar si i jashtëm. Ai ishte nga

inxhinjerët mekanikë më të mirë të vendit, me kontribute të

mëdha në projektim dhe zbatim dhe për më tepër një njeri i

ndershëm dhe shumë punëtor. Ne të gjithë besonim se ai do t’i

kthente shkollës lavdinë e dikurshme për përgatitjen e

nxënësve. Skëndoja nuk i dha përgjigje Bertit për disa muaj dhe

Berti hapi një bisnes me të cilin eci shumë mirë.

183

NJË NJERI

Në atë kohë isha në Tiranë dhe e mësova me vonesë dhe

krejt rastësisht këtë ngjarje. Ja thashë Skëndos që në takimin e

parë. Në atë kohë ai nuk ishte më drejtor dhe u shfajësua sa

mundi pa më bindur, megjithëse më tha se ato vite presionet nga

partia nuk e lejonin për të ndihmuar shokët. Ju përgjigja se

shokët dhe miqtë janë jashtë partive dhe duhen ruajtur dhe

ndihmuar kur ata kanë nevojë. I përmenda edhe shprehjen e

Konfucit: “Një mik në pushtet është një mik i humbur”, duke

shtuar komentin tim se kjo shprehje nuk vlente për miqtë e

vërtetë. Më pa i prekur dhe shtoi se tani që partia e tij ishte në

opozitë ishte zhgënjyer nga shumë miq të rremë. Viola më

shkëputi nga mendimet me një pyetje:

- A të falënderuan ty Pali kur e sistemove Tonin në degën që

donte?

Ju përgjigja se nuk prisja falënderime për fëmijët, se për mua

ata ishin njëlloj si të mijtë dhe do t’i ndihmoja sa herë të kishin

nevojë, me të gjitha mundësitë e mia.

- Ti nuk je oportunist, bile nuk ke qënë as atëherë kur jeta

mund të të detyronte të bëheshe. Pse tani sillesh kështu me mua,

- vazhdoi Viola.

Viola më njihte mirë, ajo e kuptonte sjelljen time, bile ishte e

bindur se edhe Berti do vepronte njëlloj, por zemra e nënës nuk

falte dot. Kishte të drejtë se ata takoheshin gati çdo ditë dhe për

atë ishte e pakonceptueshme mungesa e Skëndos në darkë.

- Sa herë na e ke përsëritur, - tha, - se shoqëria jonë është

gjëja më e mirë që kemi, se duhet ta ruajmë dhe ta vazhdojmë

edhe tek fëmijët. Sa herë na ke bindur të tolerojmë, më shumë

Bertin se mua dhe unë kam toleruar për të mos ta prishur qejfin

ty, se të dua si vëlla. Unë nuk vij nesër për të uruar tek Luli. Berti

po të dojë le të vijë, - dhe u largua duke dënesur.

184

Pandi PAPANDO

Më futi në mendime për oportunizmin tim. Pyeta veten në se

kisha vepruar drejt për t’i riafruar në çarjen e parë midis tyre,

por edhe për të mos dëgjuar shumë fjalët ziliqare të ambientit.

Për mua toleranca është e domosdoshme në shoqëri dhe në

familje, por Viola pyeste për masën e saj. Sa duhej të tolerojmë

dhe për kë rast. Mos vallë kjo tolerancë i bën disa të abuzojnë me

miqësinë? Isha i bindur se përsëri do të veproja njëlloj, do

pajtoja zënkat e vogla por dyshimi për rastin në fjalë më

turbulloi gjykimin. Ishte e pamundur të gjeja sasinë e masës së

tolerancës. Me gjithë se kam menduar për mirë, për të patur

miqësi të pastër dhe pa të meta midis shokëve të vjetër, kisha

dështuar, kisha prishur në vend që të ndreqja.

- Kam shumë vite që të njoh Pali, - më ndërpreu Ana, - dhe

besoj se të njoh mirë, por nuk kuptoj se pse kërkon ta mbash ti

përgjegjësinë e veprimeve të shokëve të tu.

- Kjo s’ka shumë rëndësi, atë ditë kuptova se të gjithë kishim

ndryshuar, jeta nuk kishte qënë e njëjtë për të gjithë dhe

sidomos ndikimi i grave ka vepruar.

- Mos u mundo ta gjesh shkakun jashtë, - foli Ana. - Ti nuk

kishe grua në atë kohë, por gratë nuk ndërhyjnë për të ndarë

shokët, vetëm se ato janë më të vëmendëshme.

- Ndoshta ke të drejtë ti Ana, ndryshimi i sistemit ekonomik

nxorri në dukje shumë cilësi që flinin brenda nesh, sidomos

zilinë apo cmirën, por lejomë të vazhdoj. Ikja e Violës në atë

mënyrë që nuk kishte ndodhur më parë më çoroditi, në se duhej

të shkoja edhe unë tek Skëndoja. Ai për mua ishte më i largët se

Berti dhe për më shumë unë u afrova me të nga Berti. Pas kësaj

ne nuk do të ishim si më parë, në festat dhe gostitë tona do të

mungonte njëri prej tyre dhe unë nuk mundja dhe nuk doja t’i

bashkoja përsëri. Megjithëtë shkova dhe ja rendita të gjitha

185

NJË NJERI

Skëndos thjesht, pa zbutje. Më tha se do shkonte më vonë për

urim. Atëherë nuk durova pa i thënë se e prishën shoqërinë tonë.

Thirra Tonin e urova dhe i dhashë dhuratën, të njëjtë me ato të

Edit dhe Erionit. Më falënderoi për dhuratën por sidomos për

ndihmën time në realizimin e ëndrrës së tij. E putha dhe i thashë

se falënderimi më i mirë për mua ishte që të bëhej një mjek i

mirë dhe sidomos i ndershëm. Por nuk mund ta harroj se sa u

trishtova kur u largova pa dalluar ndonjë shënjë pendimi tek

Skënderi dhe Luljeta.

186

XXXIII

PALI

Pandi PAPANDO

- Jeta me Annan në shtëpinë time u ndërlikua pak. Ajo nuk

pranonte kursesi pastruese, kërkonte t’i bënte vetë punët e

zakonshme. I hapa rrugë dhe e ndihmoja edhe unë sa mundja.

Filloi të më kërkonte të flisja akoma për jetën e mëparshme.

- Pse je diplomuar aq vonë Pali dhe pse ke ndërruar kaq

vende pune - ishte pyetja e parë.

- Sa pyetje ke në listë, m’i thuaj të gjitha që të përgjigjem sipas

radhës.

- Nuk shpëton dot me shaka, tani që u fejuam të drejtat e mia

do t’i respektosh deri në një, ndryshe ka gjykatë.

Fillova me përjashtimin nga universiteti kur më kishte

mbetur vetëm një provim pa dhënë. Anna më ndërpreu duke më

pyetur si munda të hyja në universitet.

- Pas ushtrisë Dhimitrin e thirrën në lagje dhe e kërcënuan se

duhej detyrimisht të filloja punë, përndryshe do të kisha pasoja

kështu që fillova punë në ndërtim. Përgatitja llaç dhe e çoja në

muratorët dhe suvatuesit me një karrocë dore. Isha i mësuar me

këtë punë nga ushtria dhe fillimisht nuk më bënte përshtypje

lodhja. Dhimitri ishte shok me kryeinxhinjerin e ndërmarrjes

dhe ai i premtoi se do përpiqej për të më sistemuar sa më mirë.

Atë vit kalova si murator dhe ky ishte profesioni i parë që

mësova, për të kaluar më vonë në suvatues. Mbasi kaloi viti i

parë në ndërrmarje filloi montimi i një fabrike të re betoni. Ishte

koha kur filloi ndërtimi i bunkerëve dhe cilësia e betonit nuk

187

NJË NJERI

realizohej me metoda primitive. Kishte nevojë për përkthyes

gjatë montimit dhe kolaudimit të fabrikës, kështu që u mora për

pak kohë me specialistët e huaj gjatë kolaudimit. Dhimitri u

shqetësua shumë për këtë ndryshim dhe një ditë të bukur më

tha se duhej të lija punën, ai kishte frikë se për çdo gabim të

mundshëm do akuzohesha unë.

- Duhet të banosh në Tiranë, - më tha, - këtu fjalët dhe

ngacmimet janë më të mëdha dhe nuk dua të përfundosh në

burg.

Më ardhi keq të ndahesha nga ata, më dhimbsej Leni që u

shkri në vaj për largimin tim. Në Tiranë fillova punë pas

ndërhyrjeve të Skënderit në një laborator për riparimin e

paisjeve elektromjekësore. Më pëlqeu kjo punë se ishte një

kolektiv i vogël, por mbi të gjitha, se usta Halimi që e drejtonte

sillej shumë mirë me mua. Ai, kur mësoi se dija anglisht dhe

rusisht më dha detyrë të përktheja të gjitha manualet e

aparaturave dhe paisjeve.

Nga kjo punë u shkëputa kur fillova studimet për inxhinjeri

minierash. Doja të studioja, kudo që të mundesha. Preferoja

Historinë dhe Inxhinierinë, por se do studioja për miniera nuk e

kisha imagjinuar. Për të hyrë në universitet më ndihmoi xhaxhi

Skënderi dhe ulja në atë vit e luftës së klasave. Kur u forcua

përsëri lufta e klasave më përjashtuan. Më vonë mësova, se ishin

dërguar disa letra anonime në dekanat kundër meje dhe u

detyrova përsëri të kërkoja punë. Ismaili dhe Llazi më morën në

një laborator për studimin e tokave dhe betoneve por edhe këtu

nuk qëndrova gjatë, hyra përsëri në ndërtim dhe përsëri në

punishten e usta Halimit. Përsëri më hoqën dhe fillova në një

minierë qymyri në periferi të Tiranës. Këtu më gjeti ndryshimi i

sistemit politik.

188

Pandi PAPANDO

I fola për demonstatat e studentëve dhe krijimin e partive

opozitare,për grevën e minatorëve dhe pjesëmarrjen time në

rrëzimin e monumentit të diktatorit. Unë mund të jem nga të

paktët persona, në mos i vetmi, që kam parë me sy rrëzimin e dy

monumenteve në të njëjtën ditë, në Tiranë dhe në qytetin tuaj.

Leni duke dëgjuar se në Tiranë po zhvillohej një demonstratë

e madhe, më dërgoi fjalë me telefon nëpërmjet Ismailit që të

nisesha sa më parë. E shtrenjta Leni, duke e ditur pjesëmarjen

time në manifestimet e studentave, por edhe mllefin tim të

grumbulluar prej vitesh, kërkonte të më ruante nga diçka e keqe,

që mund të ndodhte në Tiranë. Ismailin, pjesëmarës edhe ai në

demonstratë, e takova midis turmës. Ai po më kërkonte siç

dukej. Midis të tjerave më foli, se do nisej atë ditë për një

mbledhje të partisë opozitare në qytetin tuaj dhe më tha ta

shoqëroja. Rrugës më tregoi për bisedën me Lenin dhe kur pa

tronditjen time ndaluam në një PTT anës rrugës për të

telefonuar. Leni u qetësua se unë isha nisur dhe më tha se ishin

mirë por e kish marrë malli prandaj të mos nxitonim. Ismaili hyri

në mbledhje, ndërsa unë shkova në shtëpi mbas mbarimit të

demonstratës, kur pjesëmarësit po zvarrisnin rrugëve shtatoren

e rrëzuar.

- Në atë kohë isha në një udhëkryq për jetën time, për punën

dhe studimet. Halimi më takoi dhe biseduam për të hapur një

biznes privat. Menjëherë sa doli ligji që lejonte aktivitetet e vogla

private filluam punë. Morrëm edhe një shok tjetër dhe puna filloi

të ecte shumë mirë. Isha në mëdyshje nëse duhej të

diplomohesha në degën që kisha, apo të filloja një degë të re dhe

mbas shumë bisedave me Fatmirin, vendosa për t’i bërë

njëkohësisht të dyja. Filluam të dy me Fatmirin Fakultetin e

Drejtësisë dhe unë përgatita projekt - diplomën e shfrytëzimit të

189

NJË NJERI

minierave të qymyrit. Kjo është arsyeja që diplomat e mia ishin

kaq larg njëra tjetrës në profesione dhe kaq afër në kohë.

- Mbas diplomës së dytë kam ndryshuar shumë vende pune,

gjithmonë në institucione qendrore. Më ndihmoi shumë njohja e

disa gjuhëve por mbi të gjitha përkushtimi në punë dhe

ndershmëria. Disa herë për të mos u bërë pjesë e punëve të

pista, që i nuhasja se mund të ndodhnin kam dhënë dorëheqje,

prandaj dhe kam ndërruar vendet e punës.

- Ty Ana po t’i tregoj shkurt ndërsa kjo bisedë vazhdoi mbi tre

orë, për Annan ishin të domosdoshme të gjitha detajet, bile disa

herë më ndërpriste kur nuk bindej se tregimi im ishte i plotë. Atë

ditë u binda plotësisht se gratë janë shumë më të vëmendëshme

se burrat, përveç kuriozitetit, edhe në bisedat më të zakonshme.

190

XXXIV

ANNA

Pandi PAPANDO

Tani që i kishim kaluar disa muaj së bashku përparësia

ime u bë gatimi. Së pari e ndalova Palin të merrte për të pastruar

Bakushen, një grua tiranase e urtë dhe nevojtare, me përjashtim

të të shtunave kur pastronim të gjithë shtëpinë. Ai kërkonte të

më ndihmonte në punët e zakonëshme por nuk e lejova dhe u

bind me vështirësi. Ndërkohë vazhdonte “grindja“ se kush do të

gatuante. Pali propozoi që ai të gatuante, ndërsa unë të shtroja

tryezën dhe të laja enët. Sipas tij gatimet do të ishin më cilësore

(ai gatuante më mirë) dhe tavolina do shtrohej më me shijë

(kompliment për aftësitë e mia). Unë e kundërshtova me

preteksin se në këtë rast po më kthente në shërbyese, për të

kryer punët e rëndomta. Qeshnim dhe ziheshim vazhdimisht

deri sa ju futa me dëshirë leximit të librave të gatimit. Më la disa

herë të tregoja aftësitë e mia dhe si rrjedhim i hodhëm gatimet

dhe u ushqyem me piza në porosi.

Shkonim kaq mirë me njëri - tjetrin sa fillova të mendoj, se

pse më takonte kjo lumturi. Pali ishte i qetë dhe kur më tregonte

për jetën e tij nuk dalloja më vuajtje. I mburresha se arrita ta

çliroj nga të gjitha kujtimet e së kaluarës. Më shihte pa folur dhe

buzëqeshte. Sytë i ndrisnin nga lumturia. Gjithmonë bashkë, në

punë dhe në shtëpi aq sa Lori me Merin na ngacmonin se do

mërziteshim shpejt.

191

NJË NJERI

- Lere të dalë edhe me ne, - i thoshin Palit, - nuk do t’i flasim

keq për ty. Nuk na mjafton vetëm e enjtja kur ti ke mbledhjen e

Rotary Club-it.

Pali qeshi me zë:

- Sot do të dalim si njerëz, - tha, - dhe u tregoi një lojë me

Dianan, gruan e Fatmirit. Ai e ftoi në telefon Palin për të dalë për

darkë dhe Pali e pyeti se si do dilnin:

- Si njerëz apo me gratë?

Në atë kohë Diana po priste në telefonin tjetër për të folur

me mua dhe e dëgjoi bisedën e tyre. Nuk foli por gjatë darkës

filloi të më ngacmonte se me kaq pak kohë Pali ishte mërzitur

me mua. Burrat qeshnin dhe Fatmiri më tha se Diana u mërzit

vërtet, kur e dëgjoi për herë të parë këtë shaka të Palit.

- Po, - tha Lori, - ne po dalim si njerëz, ndërsa ju vazhdoni

mbledhjet për ndryshimin e botës.

Pali ishte i impenjuar vazhdimisht me problemet e Rotary

Club-it. Këtë vit kishin një projekt për të ndihmuar dhjetë fëmijë

me difekte në zemër, të cilët do të operoheshin pa pagesë në

Itali. Projekti quhej Një zemër për Shqipërinë dhe financohej në

vlerën prej 160.000 euro me kontributet e të gjitha Rotary Clubeve

italiane, në bashkëpunim me Club-et shqiptare. Me publikimin

e projektit në Fondacion filluan të vinin shumë prindër me

fëmijët e mitur për tu takuar me Palin. Në këtë kohë punoja në

një zyrë me Merin (mjaft me Palin në një zyrë, tani e sigurove)

dhe hyja tek ai më rrallë. Ai i dëgjonte me durim dhe u jepte

shpjegimet se përgjigjen do ta merrnin nga komisioni i mjekëve.

Një ditë hyra si gjithmonë në zyrën e Palit dhe e pashë se po i

shpjegonte një burri të moshuar procedurat e punës.

- Si quhet fëmija?

- Ka emrin tim, Baftjar Rrena.

192

Pandi PAPANDO

Pali u zverdh në fytyrë, por nuk foli. Mbushi formularin dhe i

tha se do ta lajmëronin për dokumentat e tjera, nëse fëmija do

caktohej për operacion.

- Nipi duhet të operohet pa tjetër - vazhdoi burri, pa dalluar

asgjë në fytyrën e Palit. – Unë i kam dhënë shumë këtij populli

dhe më takon më tepër se të tjerët.

- Vendimin e merr komisioni mjekësor dhe jo unë.

- E di unë si punojnë mjekët, ata janë të gjithë për në burg.

Por me mua nuk ndahen mirë, e di unë kujt t’i shkruaj dhe nipin

do ta dërgoj se s’bën në Itali.

Pashë që Pali ndryshoi pamje, por e pyeti me një qetësi që

më trembi:

- Ke qënë në burg ti zoti Rrena, apo ke futur njerëz në burg?

Baftjari ndryshoi shprehjen e fytyrës dhe të trupit:

- Nuk kam asgjë me ju dhe shokët tuaj zoti Sina, ju duheni

lavdëruar për punën tuaj, por doktorët janë të gjithë për në burg.

- Në jetën tënde a i ke bërë mirë ndokujt ti, zoti Rrena, po të

pyes se jemi njohur shumë kohë më parë, por ty si duket të ka

lënë kujtesa.

Ai picërroi sytë dhe po mendohej duke parë Palin dhe

mërmëritur emrin e tij. Emocionet që mundohej t’i fshihte po e

tradhëtonin. Në atë çast u kujtova për emrin dhe e lidha me

personin, me atë person, që Pali nuk do ta harronte kurrë për

fjalët dhe qëndrimin ditën kur i vranë babanë. U ula në karrike

dhe qëndrova pa folur, nuk mund ta lija Palin vetëm përpara atij

monstre. Megjithëse e dija që Pali nuk mund të humbte

vetëkontrollin, përsëri kisha merak se Baftjari mund ta

provokonte. Ai rrinte ende pa folur dhe po sforcohej të kujtonte

takimin me Palin. Mbas disa minutash, duke parë se Pali po e

shihte drejt në sy, me një qëndrim korrekt nuk duroi më dhe foli:

193

NJË NJERI

- S’po kujtohem zoti Sina, ndihmomë pak.

- Unë kam qënë dhjetë vjet dhe ti ke ardhur në shtëpinë time

një natë vonë për të më shpënë në jetimore. Atë ditë shokët e tu

më kishin vrarë babanë.

Baftjari kërceu nga karrikja sikur e kafshoi gjarpëri, u skuq

në fytyrë dhe filloi të merrte frymë me zor. Mbusha një gotë me

ujë dhe ja ofrova me mirësjellje, ndërkohë që Pali më miratonte

me kokë. Baftjari u qetësua disi dhe kur pa se Pali ishte shumë i

qetë foli:

- Atë dreq pune kisha, edhe mua më vinte keq, por me atë

punë mbaja familjen.

- Nuk po të flas për punën, por për sjelljen tënde, me ty ishin

edhe disa policë por tek ata, gati tek të gjithë pashë një farë

keqardhje. Sot besoj je bindur se unë nuk jam qen, ndërsa babai

im nuk kishte bërë asnjë krim. Mund të largohesh zoti Rrena,

dosjen e nipit tënd do ta dërgoj në komision bashkë me të tjerat,

njëlloj me të gjitha kërkesat.

Baftjari doli pa fjalë dhe foli diçka tek dera. Pali u kthye nga

unë, më pa me dashuri dhe më foli:

- Kam nevojë për pak qetësi, prandaj mendoj të nisemi sot

për ski, nesër në darkë do të flemë tek një mik dhe të hënën jemi

gati për punë në Prishtinë. Të lutem nisu më parë për në shtëpi

dhe gatit sendet që na nevojiten, ndërsa unë do dal për të blerë

disa dhurata dhe vij shpejt, drekën e hamë rrugës.

E mësuar me vendimet e shpejta të Palit u largova mbasi ai

më qetësoi se ndjehej mirë dhe do kënaqeshim. Skitë më

pëlqenin, ndërsa vizita e papritur ku do kalonim natën më habiti.

194

XXXV

PALI

Pandi PAPANDO

“Qeraxhiu me hanxhinë takohen“ thoshte gjyshi, kështu

ndodhi edhe sot. Kujtimet e asaj nate u ringjallën përsëri në

figurën e Baftjarit por ndryshe nga sa mendoja. Sado që urrejtja

ishte fashitur nga koha, por sidomos nga ndikimi i Annas, një

ndjenjë e keqe hakmarrje po më pushtonte. Fillimisht mendova

t’i hiqja dokumentat e nipit nga dosja, t’i hiqja për të parë se si

do sillej i gjyshi, për ta parë të më lutej, të më përulej, për ta

poshtëruar atë monsër. Çfarë do fitoja? A mund të më shlyej

dhimbja dhe a mund ta ktheja babanë në jetë? Me gjithë atë nuk

isha i qetë, prandaj edhe e largova Annan, doja që të bëja provën

e vetes, pa u ndikuar dhe pa dëgjuar mendimin e saj.

Ndoshta doja të provoja edhe Annan, të shihja se si i

përjetonte ajo kujtimet e jetës sime. Anna ndenji gjithë kohën e

takimit me Baftjarin, vërtet pa folur por e vura re se ishte e

shqetësuar, mbase edhe për të mos lejuar ndonjë shpërthim të

mundshëm timin. Jo, ishte e pamundur të mbante mend emrin e

tij, apo kujtonte mbiemrin simbolik Rrena. Ajo nuk dinte shqip

kur e dëgjoi për herë të parë. Anna e ndjeu me nënvetëdije

tronditjen time, kjo duhej të ishte e vërteta.

Drejtori më foli pak kohë më parë se të hënën duhet të

shkonim në Prishtinë, të dy me Annan por nuk i kisha thënë

ende asaj. Ideja për të shkuar për ski dhe për të fjetur tek Atë

Kirilli më erdhi jo vetëm për tu çlodhur dhe mbajtur premtimin,

por edhe se doja mendimin e tij për nipin e Baftjarit.

195

NJË NJERI

Kisha tre mundësi, t’i hiqja nga dosja dokumentat, t’i lija dhe

të vendoste komisioni njëlloj si për gjithë fëmijët e tjerë, apo të

ndërhyja për ta ndihmuar. Zgjedhjen e fundit e fshiva, nuk mund

të bëja një bamirësi në kurriz të një fëmije tjetër, që ndoshta

kishte më shumë nevojë, kjo do të më rëndonte në ndërgjegje më

vonë dhe ishte jashtë natyrës sime. Po kështu do të ndjehesha

keq edhe në se i hiqja dokumentat. Si mund të dënoja një fëmijë

të pafajshëm për mëkatet e gjyshit? Gjyshi vërtet ishte një

kriminel i pandreqshëm, këtë veti të tij e pashë edhe sot dhe jam

i sigurt se po ta ndihmoja, ai do ta kuptonte si dobësi.

Në Bibël shkruhet mos i bëj tjetrit atë, që nuk do të ta bëjnë

ty. Po, por nuk kam hasur të thuhet, se atij që të ka bërë keq

duhet t’i bësh mirë në dëm të një tjetri. Mbetej vetëm mundësia e

tretë, të vendoste komisioni pa ndikuar unë për këtë rast. Edhe

këtu kishte diçka që nuk shkonte sepse unë nuk mund të rrija pa

folur. Komisioni mjekësor nuk do të vendoste për emrat, por

vetëm për diagnozat pa ditur se kujt fëmije i takonin, kjo për të

shmangur ndërhyrjet dhe emrat do të përcaktoheshin nga

Rotary Club-et shqiptare duke patur parasysh, përveç gjendjes

shëndetsore të fëmijës edhe gjëndjen ekonomike të familjeve. Ky

ishte një vendim i përbashkët me Rotary Club-et italiane që

financionin projektet dhe unë isha kryetari i komisionit

vendimmarrës, pra nuk mund të mos flisja.

- Pse më dole para përsëri o Baftjar Rrena, pse më shqetëson

prapë. Kjo ngjarje do të ishte një provë e rëndë për mua dhe

duhej ta zgjidhja vetë, pa ndikimin e Annas.

Me këto dilema dola për të blerë disa dhurata për atë

Kirrilin dhe priftëreshën. I telefonova atë Kirrillit për t’a

lajmëruar se nuk isha vetëm. Ai u kënaq dhe më tha se më priste

me padurim.

196

Pandi PAPANDO

Në restorantin buzë rrugës, ku u ulëm të drekonim Anna më

shihte në sy dhe priste t’i flisja. Qesha me vete dhe i fola se si e

kujtoi emrin e Baftjarit.

- Pashë reagimin dhe ndjeva tronditjen tënde, prandaj dhe

qëndrova deri në fund. Në fakt u kënaqa nga sjellja jote dhe më

vjen turp për frikën time. Por po shoh se shqetësimi yt është

shtuar. Gjithë ditën jam torturuar nga mendimi, se kjo ngjarje të

ka futur në shumë siklet. Si do të veprosh më tej Pali?

- Jam në një dilemë të madhe, sepse të gjitha versionet e

mundshme mund të krijojnë dyshime.

- Vepro si ta mendosh vetë dhe të lutem mos më kërko

mendimin tim. Të takon ty vendimi dhe jam e sigurt se ti nuk i

shmangesh përgjegjësisë.

Mbas një dite të lodhëshme në kompleksin alpin të

Mavrovos në FYROM arritëm në fshatin e atë Kirillit në të

ngrysur. Rrugës i tregova Annas bisedën me priftin, duke e

porositur të sillej sa më natyrshëm. Përsëri e njëjta histori me

rojet e KFOR-it bile ata nuk na lejuan të hynim në fshat deri sa

erdhi shefi i tyre, djaloshi i gjatë bjond që më ndaloi herën e

parë. Ai më njohu por me gjithë atë na kërkoi dokumentat dhe

më pyeti se sa do qëndronim në fshat.

- Do të flemë këtu, - i thashë, - na ka ftuar atë Kirilli.

- Atëhere makinën lere tek ne, më mirë të jemi të qetë për çdo

rast.

Urdhëroi një nga ushtarët të na shoqëronte deri tek shtëpia

e priftit dhe të merrte makinën me vete.

197

NJË NJERI

198

XXXVI

ANNA

Nga sa më foli rrugës Pali, vura re se kishte një respekt të

veçantë për priftin dhe jo vetëm se ishte rrëfyer para tij.

- Është i mençur - tha, dhe kaq mjaftonte për mua.

Disa herë mendoja se ai nxitohej në përcaktimin e personave

që hynin në marrëdhënie me ne, disa i seleksiononte për mirë që

në takimin e parë dhe afrohej shumë, ndërsa ndonjë tjetër e

largonte me takt. Kur gabonte më thoshte:

- Po më tradhëton intuita në marrëdhniet me njerëzit dhe për

këtë e ke fajin ti.

E pyeta se pse isha unë fajtore pa ndërhyrë thuajse në asnjë

rast.

- Shumë e thjeshtë, - tha, - dhe ti nuk duhet ta bëje këtë pyetje

si psikiatre që je me profesion. Rezervuari i ndjenjave të mia

është mbushur plot nga dashuria për ty dhe nuk ka vend jo

vetëm aty, por edhe në kutinë e vogël të nënvetëdijes, për

persona të tjerë.

Këto fjalë ma mbushën shpirtin. Pali gjente rastin për të më

shprehur dashurinë e tij atje ku s’e prisje dhe në mënyrën më të

pazakontë dhe po kuptoja se ai lumturohej kur arrinte të më

bënte mua të lumtur. Disa herë e kuptoja me vonesë dhe kjo

shkaktonte një moment hareje tek ai dhe një kritikë të vogël, se

duhej ta vija më shumë trurin në lëvizje.

- Ti s’flet mirë anglisht, - i kthehesha unë, - prandaj të kuptoj

me vonesë. Dhe atëhere fillonte të llogariste ditët që unë po rrija

Pandi PAPANDO

në Shqipëri, për të cilat kishte dy standarte. Sikur të kisha

mësuar pesë fjalë në ditë para se të banonim së bashku dhe

dhjetë pas kësaj kohe, dilte një llogari se do të kisha një bagazh

prej rreth dymijë fjalësh dhe si rrjedhim do të flisja rrjedhshëm

shqip, bile më mirë se disa shqiptarë që përdorin fjalë të huaja

për tu dukur të ditur.

Atë Kirilli na priti sikur Pali të ishte biri i tij i larguar prej

shumë kohësh, po kështu edhe priftëresha. Banonin në një

shtëpi prej guri me tre kate, i pari prej të cilëve përdorej në

dimër si stallë për bagëtitë, por i ndarë nga pjesa e banimit me

hyrje dhe oborr të veçantë. Në oborrin e pjesës së banimit në të

djathtë të portës ngrihej një pus i punuar bukur me gurë

dekorativë të gdhendur me dorë, ndërsa dy trëndafilishta

qarkonin avllitë e larta. U ngjitëm në shkallët e gjëra po prej guri

dhe hymë në një derë dy kanatëshe lisi, shumë të rëndë, e

qarkuar edhe kjo nga kollona guri. Në trarin e gurtë sipër saj

ishte gdhendur viti i ndërtimit të shtëpisë - kullë, 1911 e qarkuar

me dy degë dafine ose ulliri, që nuk arrita t’i dalloja nga errësira.

Priftëresha donte të na drejtonte në sallon por atë Kirilli ndërhyri

dhe i foli me zë të lartë.

- Miqtë familjarë i futim në dhomën ku dimërojmë vetë, -

përktheu Pali.

Ndryshe nga prifti, e shoqja ishte jo e gjatë por topolake.

Fytyra e pastër ruante akoma një bukuri të vjetër dhe sytë

jeshilë i qeshnin plot dritë. Dukej që ndihej e lumtur nga vizita

jonë. Na gostiti me reçel kumbulle të përgatitur në shtëpi, i cili

kishte një aromë barbaroze dhe borziloku dhe me një pije të

fortë, me një ngjyrë të lehtë jeshile.

199

NJË NJERI

- Shlivovicë, - foli Pali dhe më tha të nxirja dhuratat. Prifti u

kënaq nga dy shishet me raki rrushi dhe një triko leshi e zezë,

ndërsa priftëreshës i fala një shall leshi të madh blu (e kisha

sjellë nga Zelanda), dhe një kuti me llokume dhe bonbone. Na

falënderuan, mua më shumë (me sa dukej Pali i tha priftit se

dhuratat i kisha përgatitur unë). Ishim katër persona që flisnim

tre gjuhë amtare dhe biseda zhvillohej në një gjuhë të katërt,

greqisht. Pali me priftin bënë shaka se mëkatat e njerëzve të

vjetër po na pengonin dhe vendosën që të dy të na përkthenin

mua dhe priftëreshës. Ishim ulur në dy minderë të gjërë dhe të

butë, të mbuluara me kuverta leshi me flokë të gjatë, të

vendosura në të dy anët e vatrës që bubullonte nga zjarri.

Priftëresha na tha të hiqnim rrobat e tepërta dhe të visheshim

njëlloj si në shtëpinë tonë. Si u rehatuam prifti filloi:

- Të shoh të ndryshuar dhe të lumtur Pali, na e prezanto

shoqen tënde. Në telefon më the se do vije i shoqëruar, por

priftesha do të dijë sa dhoma të përgatitë për të fjetur.

- Anna është e fejuara ime, Perëndia ma dërgoi që nga

Zelanda e Re, për të më prangosur.

- Lum si ti, të isha edhe unë i ri do kënaqesha nga këto

pranga.

- Po plakesh dhe s’hoqe dorë nga shakatë pa lezet, - ndërhyri

priftëresha, - mos ja verë re bija ime, se ka që dje në drekë që

s’po i mbyllet goja duke folur për ju. Uroj të plakeni së bashku

vetëm se mos e përkëdhel shumë Palin, ndryshe do të bëhet si ky

imi. Prej shumë vitesh që jemi vetëm, kur fëmijët mbaruan

studimet dhe banojnë djali në Beograd dhe vajza në Gjermani

s’ka punë tjetër vetëm më ngacmon mua. Kërkon të hakmerret

për kohën kur më ndiqte pas për të më mbushur mendjen. Eja

me mua të përgatisim darkën.

200

Pandi PAPANDO

Hymë në kuzhinën e vogël dhe nuk po ndjeja asnjë ndrojtje

nga gruaja e vjetër, që na hapi shtëpinë dhe po më fliste si bijës

së saj. Dy orë më parë nuk njiheshim dhe tani filluam të

përgatisnim ushqimet. Flisnim seicila për vete dhe megjithëse

nuk kuptonim njëra tjetrën, tavolina u mbush plot. Anica thiri

priftin për të bërë punën e burrave, prerjen e mishit të pjekur.

Tavolina u ngarkua aq shumë sa do të mjaftonte edhe për dhjetë.

Pali më porositi rrugës të mos habitesha nga sasia e ushqimit

dhe të mos mbaja dietë. Atë Kirilli më pa me vëmendje kur u

ulëm dhe i foli Palit:

- Priftëresha ka gatuar sa për një ushtri prandaj ta nderojmë

duke ngrënë, ndryshe zemërohet dhe më le pa gatuar një javë.

Isha e surprizuar nga sjellja e tyre, edhe mbas kaq shumë

vitesh së bashku duheshin dhe respektoheshin. Ngacmimet e

ndërsjellta e vërtetonin atë mirësi dhe dashuri midis tyre. Pali

hante me shije dhe pa cermoni, duke e këputur mishin me dorë

njëlloj si prifti.

- Të lumtë Pali, e ditke se qingji dhe gruaja shijohen me dorë,

- foli prifti dhe u mbyt nga e qeshura kur ja përktheu të shoqes.

Ajo u skuq nga turpi, por kur unë fillova të qeshja me të madhe u

ngrit dhe më puthi në faqe. Dy pika loti i rrëshqitën në fytyrë por

i fshiu shpejt për të mos e diktuar i shoqi. Vazhduam të hanim

duke e shoqëruar ushqimin me verë ndërsa burrat me

shlivovicën e fortë.

- Si do jetojmë tani e tutje, - tha prifti, kur u ulëm rreth vatrës,

- me sa duket Kosova do të ndahet nga Serbia.

- Po atë, të gjitha ngjasat këtë paralajmërojnë. Historia e

Ballkanit asnjëherë nuk ka shkuar sipas dëshirës sonë. Të

mëdhenjtë kanë vendosur për ne dhe kështu do të vazhdojë, - ja

ktheu Pali.

201

NJË NJERI

- Ne kemi jetuar këtu mes malesh në paqe dhe miqësi, ka

patur ndonjë zënkë për kullotat dhe pyjet, por i kemi zgjidhur

vetë, shumicën pa ndërhyrjen e qeverive. Tani u prishën të gjitha

lidhjet e vjetra dhe me sa duket do të vazhdojmë të jetojmë me

roje.

- I dashur atë, ti je më i moshuar se unë dhe besoj se e di sa

mundësi ka patur më parë, edhe në kohën e Perandorisë Turke.

- E vërtetë. Atëhere të aftët kishin mundësi të çanin në gjithë

atë hapësirë ku jetonin së bashku turq, bullgarë, serbë, grekë,

shqiptarë, romë, egjiptianë, vllehë, hungarezë, malazezë e të

tjerë, pa luftra të brendëshme deri sa u krijuan shtetet e rinj.

- Shqiptarët dolën më të humburit nga ndarja e Turqisë dhe

tani po vuajmë pasojat.

- Jam dakord me ty, - foli prifti, - po kalojnë afro njëqind vjet

dhe kemi përsëri konflikte. Të gjithë kërkojnë zgjerim teritoresh

në kurriz të fqinjëve dhe po ta shikosh me paanësi problemin, të

gjithë kanë të drejtë. Në ish Jugosllavi përveç konfliktit shqiptaro

- serb për Kosovën egziston edhe konflikti serbo - shqiptar për

Serbinë e jugut, Preshevë e të tjera. Mirë këto që janë toka me

lidhje dhe mund të ndahen, po për ishujt e vegjël etnikë si dy

fshatrat tona a mendon kush? Si do të hyjmë në Evropë me këto

grindje dhe mëri të pa mbyllura?

- Askush nuk jep zgjidhje të pëlqyeshme nga të gjitha palët.

Ndarja e Kosovës, e vendosur tani do të krijojë një proces

domino të pashmangshëm. E para Bosnja dhe Herzegovina ku

triumvirati i drejtimit të saj më kujton Romën e para dymijë

vjetëve. Po kështu FYROM-i, që mua më duket një shtet artificial

me shqiptarë dhe maqedonas, të cilët flasin një dialekt të

bullgarishtes. Po të vazhdoj më tej mund të numëroj më shumë

se dhjetë pretendime të drejta të shteteve ndaj njëri tjetrit.

202

Pandi PAPANDO

Prandaj e lemë këtë bisedë se s’kemi fuqi ta zgjidhim. Unë i

dashur atë kam mendimin se njerëzit janë qytetarë të botës,

pavarësisht nga raca, kombësia, gjuha, zakonet dhe kjo nuk bie

në kundërshtim me Shkrimet e Shenjta të të gjitha feve. Ndryshe

pse do ishin zhdukur shumë popuj në lashtësi dhe krijuar kombe

të rinj, pse do lindnin raca të reja si për shembull mulatët,

metisët e të tjera. Më thuaj ku janë thrakasit, fenikasit,

maqedonasit, gotët e të tjerë popuj të lashtë.

- Shumë thellë na fute me këto mendime Pali, është mjaft e

vështirë për mua të ndryshoj, por hapin e parë e hodha me

ndihmën që më dhe ti.

- Nuk po të kuptoj.

- Të kujtohet Millanka, ajo vajza e bukur ditën që u takuam

për herë të parë. E kam rritur si vajzën time. Anica e pagëzoi dhe

e kemi ndihmuar me të gjitha mënyrat kur mbeti jetime, pa

prindër dhe vetëm me dy gjyshet. Vajza kërkonte prej disa

muajsh bekimin tim për tu martuar me të dashurin e saj

shqiptar, pa më thënë emrin e tij. Me sa mbaj mend unë vetëm

një martesë e tillë ka ndodhur këtu, kur një vajzë shqiptare u

martua me një djalë nga tanët. Atëhere pati probleme me

prindërit e vajzës, të cilët e mohuan dhe nuk e takuan më, as kur

lindi fëmijë dhe as kur u larguan në emigracion, në Zvicër.

Kjo mua më dukej normale deri sa ti më kërkove të

reflektoja. A mund ta kuptosh se si u ndjeva kur Millanka më

tregoi se i dashuri i saj quhej Masar, djali i mikut tim të vjetër, që

kurseu pa djegur kishën tonë? Ata dashuroheshin prej disa

vjetësh dhe të dy kishin të njëjtat shqetësime familjare, të dy

ishin të papranuar nga familjet dhe fiset e tyre. Dhe unë i doja të

dy, që kur ishin fëmijë të vegjël. I kërkova Millankës të bisedoja

me Masarin. Ai erdhi mbas dy ditësh dhe mu duk i burrëruar dhe

203

NJË NJERI

i matur, por edhe i mençur. Punonte në Prishtinë, në një nga

Ministritë e krijuara. Mu lut të mos e pengoja dashurinë e tyre,

sepse Millanka nuk dëshironte të martohej pa bekimin tim. E

pyeta në se atë do ta bekonte i ati, po të ishte gjallë. Mbasi u

mendua pak më tha, se asnjëherë prindërit e mençur nuk mund

të pengonin lumturinë e fëmijëve. I bekova të dy dhe i lutem

Zotit të kem vepruar mirë.

- Ke dyshime se veprove keq?

- Dyshime jo, por më duket sikur kam thyer një tabu, një

rregull moral të pa shkruar, por të ngurtësuar prej kohësh.

Shumë besimtarë më shohin tani me dyshim, disa më kanë folur

me nënkuptime dhe jam në një udhëkryq para ndërgjegjes sime.

- Kush tjetër përveç teje mund të thyente tabutë. Atë, unë të

respektoj shumë për mençurinë tënde, e kuptoj dhe dyzimin

tënd. Veprimi yt do të ketë ndikim të madh në të dy komunitetet.

Ti më tregove historinë e dhenve dhe bariut të mirë dhe më

thuaj, sa e këndëshme do të jetë bashkëjetesa këtu, kur edhe

bariu tjetër të të ndjekë ty.

- Faleminderit Pali, nuk e kisha menduar këtë arsyetim,

thjesht ndoqa instiktin dhe që të jem i sinqertë i dua të dy si

fëmijët e mi. Ndoshta kam pasur edhe një ndjenjë mirënjohje për

Masarin, përveç miqësisë me të atin, por ti më çlirove nga një

brengë, që nuk më linte të qetë. Tani më folë për vete dhe për

Annan.

- Shiko dhe shkruaj. Anna m’u ngjit pas si llokumja në gojë

dhe me që i ha shumë ëmbëlsirat po e shijoj ngadalë. Shpesh

pyes veten se çfarë kam bërë, që Zoti më shpërbleu kaq shumë.

- Jetë të gjatë dhe të lumtur, por tani që kini kaq kohë bashkë

çfarë prisni për tu gëzuar me frytet e dashurisë. Fëmijët janë

bekimi i Zotit për dashurinë prandaj, kërkojani edhe këtë bekim

204

Pandi PAPANDO

sa më parë. Mos kujtoni se fëmijët do ta pakësojnë dashurinë

tuaj, përkundrazi.

Me Palin deri tani nuk kishim biseduar akoma për jetën,

martesën dhe fëmijët. Ai nuk ruhej në marrëdhënit intime, por

edhe unë s’po i merrja më pilulat kontraceptive. Ishte një

marëveshje e heshtur, apo të dy e donim të ndodhte natyrshëm.

Me gjithë atë vendosa ta bisedonim seriozisht. Sot, tani, u tremba

se kaloi mjaft kohë dhe . . . Por kishim edhe disa probleme të

tjera për të zgjidhur. Afatit të kontratës sime në Shqipëri po i

afrohej fundi dhe vendimi për të ardhmen duhej marrë. Për sa

kohë do ta shtynim këtë bisedë? Sa kohë do të prisnim? Kisha

vendosur që t’ia lija Palit nismën për të folur i pari, sepse ai

kishte më shumë gjëra për të zgjidhur. Edhe nëse ai do më

kërkonte të qëndronim në Shqipëri, unë do të pranoja megjithëse

jo me dëshirë. Sot ai i tha priftit se njerëzit janë qytetarë të

botës, por se sa ishte ai i tillë, nuk e dija. Të qënit qytetar i botës

a e kuptonte se mund të jetonte kudo në botë, pa probleme, pa

brengat e ndarjes me ambjentin e tij, me kujtimet e tij, të mira

apo të këqija? Në të vërtetë kisha frikë ta hapja këtë bisedë,

druhesha se mos po i kërkoja shumë Palit, më shumë se sa kisha

të drejtë të kërkoja.

Po të krahasoje cilësinë e jetës në Shqipëri me atë në

Zelandë pa dyshim se rëndonte më shumë e dyta. Cilësia e

jetesës për një dyshe të re, por jo në kushtet tona ishte më e mirë

në Zelandë. Pali nuk ishte i ri, ai kishte mbi njëzet vjet punë, një

numër shumë të madh miqsh dhe shokësh. Nga ana tjetër edhe

këtu jetohet mirë, vërtet që ka mungesa të cilat duhet shumë

kohë të plotësohen, por ka dhe shumë mundësi për të jetuar

këndshëm. Takimet dhe darkat me shokët e tij më kënaqnin,

205

NJË NJERI

kishte shumë humor dhe jetë në to. Gjithashtu Shqipëria është

në Europë me mundësi për turizëm (hobi im por edhe i Palit)

shumë të mëdha dhe me kosto të ulët.

- Pali, po shikoj se ke diçka për të treguar, - më ndërpreu

prifti në meditimin tim.

- E vërtetë, kam një shqetësim që do të ta tregoj, për tu

këshilluar me ty. Dua mendimin tënd në se mundesh. Anna më la

vetëm për këtë problem.

Pali filloi të tregojë historinë e Baftjar Rrenës, plakut dhe

bebes që nga fillimi i saj. Tregonte shumë qetë, me sa dukej e

kishte marrë vendimin. Nuk po përkthente për mua, ishte pjesa

që unë e dija. Prifti përkthente për Anicën e cila u shtang nga

emocionet dhe herë pas here bënte kryqin dhe fshinte lotët.

- Kam tre mundësira, - vazhdoi Pali edhe për mua, - E para, të

heq dokumentat nga dosja, gjë që s’mundem ta kryej, sepse

është jashtë të gjitha koncepteve të mia për sjelljen dhe moralin.

E dyta, t’i lija komisionit të vendoste pa dhënë mendim, që

përsëri është e pamundur, sepse si përgjegjës nuk mund të mos

flas dhe gjithashtu nuk duhet t’iu tregoj anëtarëve të tjerë të

komisionit shkakun e dyzimit tim. Tregimi im do t’i bënte edhe

ata të humbisnin objektivitetin në gjykim. Dhe e treta, të veproj

sikur nuk ka ndodhur asgjë, pra të gjykoj me objektivitet, për të

cilën nuk jam i sigurt. Në se fëmija do të caktohet për operim, do

të më dalë për gjithë kohën para sysh figura e keqe e të gjyshit,

mburrjet e tij se më theu përsëri. Jam i sigurtë se kështu do ta

komentojë dhe do të krenohet ai. Në rastin e kundërt, kur fëmija

nuk do të ketë fatin për tu trajtuar, i gjyshi do të ankohet se e

kam penguar unë. Nga të gjitha anët që ta shohësh paragjykimet

dhe pasgjykimet janë në dëmin tim.

206

Pandi PAPANDO

- Si e ndjen veten ndaj gjyshit Pali, - pyeti prifti. - E urren

akoma apo e ke falur ?

- Deri pa e parë përsëri e kam kujtuar shumë rrallë, pa asnjë

përshtypje, si një nga personat që më kishin bërë keq midis

shumë të tjerëve, por ritakimi me atë më bindi se e keqja jeton

brenda tij, nuk mund të them në shpirt sepse ai nuk ka shpirt. Sa

për ta falur jam munduar ta fal, por më besoni se nuk kam

mundur. Ti atë më the njëherë, që nuk je shenjt dhe aq më pak

Krishti, vetëm ata mund të falin. Unë po përpiqem të harroj, kjo

është më e shumta që mund të bëj.

- Anna të ka thënë mirë, të takon ty t’i japësh përgjigje vetes,

pa menduar për fjalët e të tjerëve. Vetëm të jesh i bindur, se

është e pamundur të punohet, nëse për çdo veprim tonin do të

mendonim se si do ta komentonin të tjerët, prandaj mos e

mundo veten me dyshime.

207

NJË NJERI

208

XXXVII

PALI

E diela u gdhi një ditë e bukur dhe e ngrohtë. Zbritëm

shkallët dhe pamë Anican që na priste me tavolinë e shtruar për

mëngjes. Unë nuk hëngra për të marë naforë dhe Anna ndoqi

shëmbullin tim. Prifti kishte ikur për tu pregatitur për meshën e

së dielës dhe na duhej të shpejtonim për të mos qënë vonë.

Kishën e gjetëm të mbushur me burra dhe gra, shumica të

moshuar. Doja të shihja Millankën, vajzën bukuroshe tani të

lumtur, sipas priftit, por nuk munda ta dalloja. Mesha zgjati dhe

atë Kirilli ishte brilant në mënyrën si predikonte. E kuptova nga

qetësia e sallës dhe nga ajo pjesë, që meshoi greqisht për mua.

Në fund, mbasi ndau naforën, ju lut të pranishmëve të qëndronin

edhe pak të qetë dhe filloi një fjalim filozofik, të cilin e mbajti në

dy gjuhë serbisht dhe greqisht.

Salla ngriu kur dëgjoi se ne, të huajt ishim një dyshe shumë

domethënëse, ishim të parët shqiptarë dhe neozelandezë, që po

mernim pjesë në një meshë në kishën e tyre.

- A nuk është kjo një mrekulli bijtë e mij, a e imagjinoni dot se

zoti Pali Sina, që me lejën e tij po e quaj miku dhe mirëbërësi im

më nderoi për darkë me të fejuarën e tij dhe u falën bashkë me

ne sot? Të gjithë ne mëkatarët kujtojmë se jemi të mirë, se jemi

të ditur e shumë të tjera. Unë i pari. Miku im më mësoi disa muaj

më parë, se vetëm Zoti është i mirë dhe i drejtë, vetëm Zoti ka të

drejtën të japë vendime, vetëm Ai ka të drejtë të gjykojë

Pandi PAPANDO

veprimet tona. Më mësoi se jeta e njeriut ka shumë të papritura,

të mira dhe të këqia, por i lumtur është ai që e pastron shpirtin

nga urrejtja dhe ka virtutin e faljes. Dhe në se nuk mund të falë,

atëhere të paktën të harrojë të keqen që i kanë bërë. Në darkën e

djeshme më tha se nuk mund ta falte një person, nuk po përdor

fjalë njeri për atë se nuk i takon, person që i kishte shkaktuar një

traumë të vërtetë kur ishte i vogël, vetëm dhjetë vjet. Nuk i

dhashë përgjigje kur më pyeti, se si të vepronte ndaj tij. Kështu i

ishte përgjigjur edhe e fejuara. Dhe e dini pse? Sepse të dy

besojmë se ai do ta gjejë vetë zgjidhjen, më të mirën, sepse miku

im Pali Sina është NJERI me të gjitha virtytet që i ka dhënë

Perëndia.

Përpiquni të kuptoni se sa mirë është kur e duam njëri -

tjetrin, sa të mira kemi nga mirëkuptimi dhe dashuria. Sa

probleme sjell urrejtja dhe armiqësia. Bota ku jetojmë nuk është

më ajo e kaluara, është rritur popullsia por është zvogëluar në

hapësirë. Komuniteti ynë është pakësuar. Fëmijët po largohen

për të bërë një jetë më të mirë, jo se s’na duan, përkundrazi. Ata

na duan dhe vuajnë për ne, njëlloj si vuajmë ne që s’i kemi afër.

Prandaj le ta pakësojmë vuajtjen me dashurinë për fqinjin.

Ndoshta dikush mund të mendojë se kaq e pati atë Kirilli, u plak

dhe është kthyer në llafazan, por besomëni bijtë e mi, më mirë të

flasësh shumë se të qëndrosh pa folur. Të gjithë kemi nevojë për

të folur midis nesh, kemi nevojë për tu këshilluar midis nesh,

nganjëherë edhe për të qarë, pa u turpëruar nga lotët. Vetëm ata

që janë njerëz mund të qajnë, më ka thënë Pali. Dhe së fundmi le

t’i lutemi Zotit të na heqë urrejtjen dhe të na mbushë me

dashuri.

209

NJË NJERI

Atë Kirilli e mbaroi predikimin, bëri shënjën e kryqit në

drejtimin tonë dhe hyri në altar. E vura re se po dridhej dhe fshiu

sytë. Besimtarët filluan të dilnin nga kisha, por ndalonin pranë

nesh dhe na jepnin dorën me buzëqeshje. Në fund na takuan dy

gra të moshuara. I njoha, i kisha parë herën e parë kur ardha në

kishë dhe pas tyre Millanka. Të dy gratë më falënderuan në

serbisht dhe dolën. Millanka qëndroi para nesh e ndrojtur. Faqet

ju skuqën, donte të fliste por nga emocionet ju zu goja. Pastaj

takoi Anicën dhe Annan dhe u hodh në krahët e mia duke qarë

pa mundur të fliste. Me zor artikuloi thank you. Qesha me vete

për hutimin e saj. Si duket harroi që unë isha shqiptar. Vura re

me kënaqësi se ishte e lumtur dhe më e bukur se herën e parë.

Sytë e kaltër i qeshnin përmes lotëve. U shkëput nga mua dhe

filloi të bisedonte me Annan. Po i kërkonte Annas që të

qëndronim edhe për drekë. Kishte shumë dëshirë të na njihte me

Masarin, i cili ishte nisur menjëherë sa mësoi për ardhjen tonë.

Anna, e habitur shihte drejt meje, i bëra një shënjë pohuese me

sy dhe ajo i pohoi se do të qëndronim. Millanka e përqafoi dhe u

puthën sikur ishin njohur prej kohësh.

- Çfarë po kurdisni ju të dyja, - atë Kirilli ishte afruar pa e

parë. - Pali, më trego ti se nuk po kuptoj asgjë.

- Asgjë të keqe atë, Millanka i telefonoi Masarit se ne jemi

këtu dhe ai është nisur të na takojë. Na ftoi edhe për drekë. Prifti

filloi të qeshte dhe më tha se e kishte organizuar ai këtë lojë, pa i

treguar njeriu. Atë mëngjez kishte folur me Masarin dhe ky i

telefonoi Millankës.

- Drekën do ta hamë tek unë, - vazhdoi, - dhe po të më lejosh,

kam dëshirë të ftoj dhe dy ushtarakë të KFOR-it.

Qesha me mënyrën se si atë Kirilli donte të na mbante edhe

pak kohë aty, por kur më tha se ju kishte treguar Masarit dhe

210

Pandi PAPANDO

Millankës për mua arsyetova se duhej të qëndronim. Çifti i ri dhe

i lumtur kërkonte të njihej me mua dhe të më falënderonte, por

edhe unë kisha nevojë të shihja dy të rinj të dashuruar dhe të

lumtur në sajë të ndërhyrjes sime. Po mendohesha në se ndikimi

im e nxiti priftin të bindej apo vetëm e shpejtoi vendimin e tij. Në

shumë raste njeriu sado i mençur dhe i drejtë të jetë, ka nevojë

për një nxitje, jo se do t’i kthehet mendja, por për të sistemuar

mendimet dhe vendimet e tij. Atë Kirilli brenda vetes e ndjente

se duhej t’i bekonte të rinjtë por . . . . mentaliteti i fshatit të tij

kërkonte një sforcim të jashtëzakonshëm për tu thyer.

- Përse po mendohesh Pali?

- Për ty atë, po sistemoj mendimet e mia dhe . . . a më takojnë

ato fjalë që the për mua. E kam për nder që më quajte mik, por

nuk mund ta pranoj se jam mirëbërësi tënd.

- Gabim Pali, gabim. Në botë kanë jetuar shumë njerëz, që

kanë përdur paratë e tyre për bamirësira, kanë martuar vajza të

varfëra, kanë hapur shkolla, kanë ushqyer të pabukët. Edhe sot

ekzistojnë bamirësa të tillë, si shëmbull mund të sjell

Fondacionin ku punon ti. Ti më kthjellove mendjen time të

plakur dhe më çlirove nga paragjykimet, më bëre ta kërkoj të

mirën atje ku mendoja se nuk ekzistonte. Ndërhyrja jote i bëri

ata dy të rinj të lumtur. Nga goja e Krishtit ka dalë shprehja: Bëje

të mirën dhe hidhe në det, por njeriu ka dëshirë të dëgjojë një

falënderim. Të quajta mirëbërës, se ndikove që të mirën ta bëja

unë dhe prandaj dua që ta ndaj me ty.

- Atë i dashur, ke hyrë në filozofira sot, - i fola duke qeshur. -

Ne kuptohemi aq mirë edhe pa folur, pse më bën të skuqem. Të

lutem të mos e hapim këtë bisedë në drekë, ne të dy përkthejmë

dhe i lemë të tjerët të flasin.

211

NJË NJERI

- Do të përpiqem, por s’jam i sigurtë se do mundem. Të mos

flas, . . . eh, është shumë e vështirë për mua të rri pa folur, aq më

shumë në shtëpinë time.

Duke folur dhe qeshur aritëm në shtëpinë që shërbente si

komandë dhe fjetore e forcave të KFOR-it. Komandanti u habit

nga vizita jonë dhe na ftoi në zyrën e tij. Ishte ai djali i gjatë

bjond dhe na u prezantua Hans van der Lars, kapiten i forcave

hollandeze. Na kërkoi t’i flisnim me emër. Prifti i shpjegoi

qëllimin e vizitës sonë të cilën nuk e kuptoi. Ja përktheva në

anglisht dhe u kënaq shumë.

- Do të hamë për drekë së bashku, dy hollandezë, një çift

pleqsh serbë, një çift shqiptaro - zelandez dhe një çift i ri

shqiptaro - serb. Unë dhe Pali do të mundohemi shumë për të

përkthyer, prandaj duhet të mbani rregull në bisedë. Prifti qeshi

me të madhe dhe e qeshura e tij na infektoi edhe ne.

Të katër, së bashku me dy ushtarakët, filluam të ecnim për të

vizituar fshatin. I ngritur në një terren të thyer dhe me pak

hapësira midis shtëpive fshati më pëlqeu, më kujtoi fshatin e

origjinës së gjyshit tim, tani pa banorë. Rrugët ishin të

kalldrëmuara dhe shumë të pastra. Hymë në kafen e vetme të tij

dhe disa burra na ftuan të uleshim me ata. Ishin shumë

dashamirës por ne preferuam të ulemi më vete.

- Do të vijë Masari, - tha prifti, - dhe për sot mjafton kaq sa

fola në kishë. Nuk dua të merret si provokim. Dhe në të vërtetë

hyrja e tij në kafe shkaktoi një reagim në sallë, disa nga klientët

shihnin me ngulm nga ne pa folur. Ai u përshëndet me ne dhe u

ul bri meje. Ishte me trup mesatar, por i lidhur. Kostumi i zi me

kravatën e kuqe, i jepnin hije burrërore dhe e tregonin më të

madh në moshë.

212

Pandi PAPANDO

- S’kemi dasmë sot, - e ngacmoi prifti, - dhe e prezantoi me

mua. Masari filloi të më fliste por e ndaloi prifti.

- Ndalohet e folura shqip dhe serbisht, sot do të flasim

anglisht dhe greqisht, bile edhe me Millankën do flasësh anglisht.

- Faleminderit, - më foli Masari me një anglishte të

ngadalshme, - ndikimi tënd më bëri të lumtur. Të lutem në emër

të të dyve, je i ftuar në dasmën tonë, në të dy dasmat.

- Ku jam i shtëpisë dhe ku krushk, - qesha unë. - Me ty më lidh

kombësia dhe gjuha, me Millankën feja, ndërsa me të tre,

përfshirë edhe atë Kirillin dashuria. Asnjëherë nuk kam

menduar se do jem në këtë situatë, të më falënderojnë për diçka

që s’më përket dhe të jem dasmor pa njohur askënd. Me gjithë

atë faleminderit dhe ju uroj gjithë të mirat.

Ju shpjegova hollandezëve shkurt historinë e dashurisë së

tyre (ata e dinin) dhe arsyet e falënderimeve. I dhanë të drejtë

priftit. Ata kishin gati dy vjet në Kosovë dhe e njihnin situatën

më mirë se unë. Piteri, ushtaraku tjetër, tha se dashuria dhe

martesat mund të shkrinin marrëdhënjet e ngrira midis dy

popujve shumë më shpejt dhe me më shumë frytshmëri se

takimet dhe marrëveshjet e politikanëve, por për këtë duhet të

punonin të dy palët. Piteri që ishte shumë i dhënë mbas folklorit

dhe kishte lexuar mjaft për legjendat dhe mitet e shqiptarëve

dhe serbëve, pyeti duke qeshur:

- Ju lutem më tregoni se kush nga popujt tuaj ka të drejtë për

legjendën e murimit, e kam hasur në të dy varjantet serb dhe

shqiptar.

- Kjo është padyshim jona, - tha Masari, - ne jemi më të vjetër

në Ballkan dhe si rjedhim serbët e kanë huajtur nga ne.

213

NJË NJERI

- Po në se unë them, se ne e kemi pasur më të vjetër, dhe e

kemi sjellë me vete, kush mund t’a zgjidhë të vërtetën, - ndërhyri

prifti.

- Ju nuk mund ta keni sjellë me vete, - ja ktheu Masari, -

legjenda juaj flet për urën mbi Drino, lumi ndodhet këtu dhe ura

pa tjetër që është shumë më e re se Kështjella e Rozafës, për të

cilën flet legjenda jonë.

- Kjo legjendë egziston edhe në Greqi, - ndërhyra, - edhe atje

flet për një urë me tre harqe, pa përcaktuar vendin, por më lejoni

t’ju tregoj një ndodhi të disa viteve më parë. Kam qënë në

Shkodër duke pirë kafe në Kalanë e Rozafës me një mik francez

dhe me Fatmirin, një mikun tim shkodran që erdhi me Edonën,

vajzën e tij të vogël rreth dhjetë vjet. Fatmiri i tregoi francezit

legjendën e Rozafës kur u pyet se sa e vjetër ishte kalaja. Unë

ndërhyra dhe i fola edhe për versionet serbe dhe greke të kësaj

legjende dhe diskutimin na e ndërpreu Edona me një pyetje sa

fëminore aq edhe të mençur.

“O ba, - i foli të atit, - pse zihen për këtë përrallë , nuk e kuptoj.

Nga të tre vëllezërit vetëm njëri ishte i mirë“.

Qeshëm me të madhe dhe kaluam në një bisedë tjetër, por sa

herë bie fjala për legjendat ndarëse midis popujve, sepse ka edhe

shumë të tjera, me tema të ndryshme tregoj përfundimin e

Edonës për dy të këqij dhe vetëm një të mirë dhe për

shkencëtarët që grinden, për të provuar se 66.6 % e popullit të

tyre është i keq.

- Përgjigje Solomoni, - tha prifti. - Fëmijët janë engjëj dhe fjala

e tyre frymëzohet nga Zoti.

- Me gjithë atë arti dhe letërsia duhet të jenë ura bashkimi

dhe jo përçarjeje, - foli Hansi. Jam pak i ditur në këtë fushë por

kam lexuar diçka për krushq dhe ngricë nga një shkrimtar

214

Pandi PAPANDO

shqiptar. Jo novelën por njëfarë komenti në gazetë, që vazhdoi

gjatë.

- Është një novelë e Ismail Kadaresë “Krushqit janë të ngrirë“,

e cila tregon një dashuri të madhe midis një djali shqiptar dhe

një vajze serbe, dashuri të cilën e ndërpreu dhuna e policisë në

demonstratat studentore të vitit 1981, duke vrarë djalin.

Lumturisht tani Masari dhe Millanka shkrihen për njëri -

tjetrin. Apo jo Masar? Ai pa nga unë dhe më hodhi dorën në sup

pa folur.

- Në shkollë na kanë treguar për një poet tuajin, më duket

prift, i cili ka shkruar keq për ne serbët, - tha prifti.

- E vërtetë, - u përgjigja, - bëhet fjalë për atë Gjergj Fishtën

dhe një varg të tij, n’mni të njani tjetrit kena le. Por të mos

harrojmë një mori historianësh dhe akademikësh serbë dhe

doktrinat e tyre luftënxitëse. Them ta ndërpresim këtë diskutim

përçarës. Millanka me Masarin na dhanë një mësim të mirë me

dashurinë e tyre dhe më e rëndësishmja ne jemi të kënaqur nga

ata.

Prifti ju përgjigj telefonit. Anica e lajmëroi se dreka ishte gati

dhe na priste shpejt.

215

NJË NJERI

216

XXXVIII

ANNA

- Nuk jam e vetmja që kam zbuluar dhe kuptuar vlerat e

Palit, pra nuk është dashuria që më mprehur shqisat. Është diçka

tjetër më e thellë, më e gjërë, dashuria në kuptimin e plotë të

fjalës, dashuria për njerzit qoftë dhe të panjohur. Ndryshe si do

të mundte një prift serb t’i kërkonte Palit që ta lejonte për të

qënë miku i tij. Çfarë zbuloi ky prift i vjetër dhe i mençur në

karakterin e Palit? Sigurisht jo ato që zbulova unë, me aq vonesë

dhe peripeci. Aq më pak Meri dhe Lori, që e kuptuan shumë pak

Palin, me gjithë se u takuan dhe biseduan për shumë kohë gjatë

punës së përbashkët. Ato më paralajmëruan se ndoshta i ishte

tharë shpirti nga dhimbjet e jetës pa prindër. Por si mund të

quhej i tharë një shpirt kaq fisnik dhe i papërlyer?

Ndjej një krenari që ai është imi, i gjithi, me të mirat dhe të

metat e tij. Çfarë them? Të meta nuk kam mundur të gjej me

gjithë përpjekjen time për t’i zbuluar. Vesi im, i cili më parë gati

u kthye në paranojë, për të kërkuar tek partnerët e mundshëm

shkaqet pse donin të lidheshin me mua nuk funksionoi këtë

herë. Jo se unë nuk u përpoqa, por u ndodha e topitur para

personalitetit të tij, njëlloj si lepuri para një ujku. Krahasim më

të pagoditur nuk mund të gjeja por e vërteta është kështu. Do ta

diskutoj me Palin kur të dalë rasti, se ku qëndron magjia e tij,

magjia që më trullosi dhe më lumturoi. E di që do më ngacmojë,

por jam e sigurtë gjithashtu se nuk do tallet.

Pandi PAPANDO

Ka dëshirë gjithmonë të ngacmojë të tjerët, por vetëm ata që

i quan miq. Kur e pyeta se mos e kalon masën me ngacmimet, më

tha se nuk do të fliste më në festat me shokët dhe miqtë e tij. Dhe

kur veproi kështu festa ngeci, nuk pati alegri. Diana, gruaja e

Fatmirit më pyeti se çfarë shqetësim kishte Pali, që nuk po fliste

dhe kur nuk i dhashë përgjigje pyeti Palin.

- Jam mirë, - u përgjigj ai, - por më ka urdhëruar Anna të mos

ngacmoj njeri se ndoshta fyen. Plasi e qeshura dhe filluan të më

ngacmonin mua, se nuk mund t’a ndryshoja Palin sado të

mundohesha. Nuk e bëra veten atje dhe kur u kthyem në shtëpi e

pyeta gjysëm e inatosur se pse foli ashtu për mua.

- Thashë të vërtetën, - foli serioz, - nuk e kuptove se ngacmimi

për ty e ktheu këndshëm bisedën?

Kishte të drejtë, çiltërsia e tij më çarmatosi.

- Po prifti pse e quajti mirëbërës, këtë nuk munda ta kuptoja.

Kur ma përktheu predikimin brilant të priftit ishte shumë i

emocionuar, u skuq në fytyrë dhe më shtrëngoi dorën fort. E di

që nuk ka shumë qejf të falënderohet, por sot ndjeva se u mbush

nga fjalët e priftit dhe nuk e dallova se ç’ishte ndjenja që e

pushtoi. Krenari, dhimbje, mirënjohje, respekt apo . . të gjitha

bashkë nga pak. Atë Kirilli është me të vërtetë i mençur. Pali

kishte të drejtë me përcaktimin e tij, por unë shtoj se është edhe

shumë fisnik. U habita se si kishte mundur të ruante integritetin

dhe kulturën këtu në majë të malit, larg jetës dhe gjallërisë të

qyteteve. Pali kishte pasur të drejtë kur më tha, se ne

ndryshonim shumë, për arsye të ambientit ku ishim rritur dhe të

mos habitesha nga mikpritja që do të kishim, por të sillesha sa

më thjesht, të isha vetvetja. Nga mendimet më shkëputi Anica

(Millanka përkthente ngadalë).

217

NJË NJERI

- Ana nuk je mike këtu, prandaj ngrihu se burrat duan drekë.

Ti me Millankën pregatitni qingjin sa të gatuaj ëmbëlsirën.

- Po majko (e thira njëlloj si Millanka), por unë jam fare e

paaftë në gatim dhe mos turpërohemi.

- Të dyja jeni të reja dhe duhet të gatuani sa më mirë, burrat

duhet të kënaqin jo vetëm sytë dhe trupin me hiret tuaja, por

edhe stomakun me gatimet.

Duke folur këto fjalë Anica qeshi dhe më përqafoi. Qingjin

duhej ta gatuanim në një mënyrë të re për mua, jo të pjekur por

të futur në një enë të madhe gjysëm hermetike, ku ai zjente për

gati dy orë dhe pas kësaj futej në furrë për të marrë një faqe. E

mbaruam shpejt detyrën tonë dhe po shihnim gatimin e

ëmbëlsirës. Nuk po e kuptoja se si mund të quhej ëmbëlsirë, ai

konglomerat përbërësish dhe sa mund të përshtateshin me njëra

tjetrën. Nuk fola për këtë, bile edhe Millanka vetëm shikonte dhe

më shpiegoi se këtë lloj ëmbëlsire në fshat e përgatiste vetëm

majka dhe vetëm për raste të veçanta. E kishte trashëguar nga e

gjyshja dhe nuk e jepte recetën për asnjë tjetër. Kur miket e saj

ngulmonin shumë, ju kërkonte t’i sillnin përbërësit dhe ju a

gatuante ajo. Millanka u habit se si na lejoi ta shihnim procesin e

punës. E pyeta Anicën se pse nuk kishte marë një përzjerës

elektrik për të mos u lodhur.

- E kam një, por e përdor për gatimet e zakonshme. Ëmbëlsira

është gatim qejfi dhe për tu kënaqur mënyra e vjetër është më e

mira.

Millanka u skuq kur përktheu fjalët e fundit. Me pak vonesë

e kuptova shakanë dhe u shkriva gazit, gati u mbyta, nderkohë e

kuqja në fytyrën e Millankës u shtua dhe doli nga dhoma. E

surprizuar nga humori i Anicës e pyeta të më tregonte për jetën

218

Pandi PAPANDO

dhe martesën e saj. Nguroi pak, por vetëm disa çaste, thirri

Millankën për të përkthyer dhe filloi tregimin:

Me atë Kirillin kemi qënë fqinjë, shtëpia e prindërve të mi

është kjo mbas nesh, bile kemi edhe një derë të vogël

komunikimi në oborr. Ai ka qënë një fëmijë ters, por shumë i

zgjuar dhe punëtor i palodhur. I ati dhe i gjyshi , mbasi mbaroi

shkollën fillore e dërguan të mësonte në shkollën më të

famshme fetare të ortodoksisë në ishullin e Halkit, në detin

Marmara. Kjo shkollë pregatiste jo vetëm priftërinj, por ishte

edhe laike për fëmijë pa të ardhura, që pranoheshin me konkurs.

Kur iku unë isha vajzë e vogël dhe luaja me motrën e tij Savën. U

rritëm si motra me njëra tjetrën, bile dhe flinim ku të mundnim

herë tek unë dhe herë tek ajo. Kirilli na ndukte gërshetat dhe

luante me ne. Mbasi u rritëm, mbaj mend isha katërmbëdhjetë

vjet, ai mbaroi shkollën e mesme dhe u kthye në fshat. Kishte

ndryshuar shumë, ishte zgjatur dhe forcuar dhe sillej me shumë

seriozitet me banorët e fshatit. Lexonte vazhdimisht dhe na

detyronte edhe ne të lexonim. Ne kishim frikë nga ai dhe

përpiqeshim të mos i kthenim fjalë, vraponim kush e kush t’i

sillte një gotë ujë ose t’i pastronte këpucët. Ai qeshte me ne, na

tregonte për jetën në shkollë dhe në qytetet e mëdha. Shpesh

tregimet e tij na dukeshin përralla, por nga goja e tij ato mernin

ngjyra të bukura.

Atë vit ai qëndroi në fshat, donte të vazhdonte universitetin

në Beograd për mësues dhe punoi për të fituar diçka, por i gjyshi

u sëmur dhe ceremonitë fetare zhvilloheshin me mungesa.

Burrat e fshatit u mblodhën dhe vendosën t’i propozonin të

studionte teologji dhe të bëhej prift. Ata panë se ai nuk ishte më

tersi i fshatit, që nuk linte mace e qen pa goditur dhe pemë pa

trazuar. Fillimisht Kirilli nuk pranoi, mendonte të largohej nga

219

NJË NJERI

fshati kur të mbaronte shkollën dhe priftërimi do ta detyronte të

kethehej këtu. Por i gjyshi e këshilloi që të merte vendimin dhe

të pranonte lutjen e banorëve. Studimet i filloi në Beograd, me

financimin e përbashkët të fshatit. Ishte nga më të mirët në

mësime dhe sjellje. Lajmet nga Universiteti i vinin kryeplakut

çdo dy muaj. Ndërkohë unë isha rritur dhe zhvilluar dhe vura re

se më shihte ndryshe kur kthehej në verë. Nuk më ngacmonte

dhe më fliste me shumë mirësjellje. Sava i vuri re e para këto

ndryshime dhe më tha disa herë se ai kishte rënë në dashuri me

mua. Skuqesha nga turpi, isha 16 vjet dhe nuk dija asgjë mbi

dashurinë. Një ditë Savës i shpëtoi goja dhe i tha në praninë

time, se ai po më jepte mua më shumë libra se asaj dhe fliste me

mua më me seriozitet. Ai nuk foli, u skuq dhe i shkuli flokët. U

largua përsëri dhe në letrat që i dërgonte Savas unë

përmendesha pak e më pak. Kjo më prekte, më vinte inat që po

më harronte, por s’kisha asnjë mundësi komunikimi. U shtuan

netët pa gjumë, u inatosa me Savën që më ngacmonte. Verën

tjetër ai erdhi me vonesë, pa lajmëruar dhe u takuam në oborr

kur unë po dilja. Më dha dorën por nuk më përqafoi si më parë.

Folëm pak dhe ika me vrap në shtëpinë time. Tre ditë nuk dola

jashtë, prisja t’i thoshte ndonjë fjalë Savas, por edhe ajo s’po

vinte tek unë. Të diel Sava më thiri për të shkuar në kishë.

- Kirilli u nis më parë me gjyshin për ta ndihmuar, - tha dhe

më shikoi me djallëzi.

Sheshi para kishës ishte plot me djem, që nuk hynin brenda

por vinin të ngacmonin vajzat. Një prej tyre, Ivani, më kishte

folur disa herë se më donte për nuse dhe vazhdonte të më

ngacmonte pa ndërprerje. Ivani, ishte bir i familjes më të pasur

në fshat, studionte për mjek dhe kujtonte i gjori se ku të vinte

gishtin do ta pranonin. Atë ditë u tregua më guximtar. Kur dolëm

220

Pandi PAPANDO

nga kisha, më foli të ndahesha nga Sava dhe nga që unë nuk

pranova, më kapi për krahu dhe më tërhoqi pas vetes. Bërtita

nga dhimbja dhe nga inati. Kirilli dëgjoi zërin tim dhe u afrua me

vrap.

- Lëshoje Anican, - i foli gati pa zë, - jemi miq dhe nuk duhet të

zihemi, - por djali që u bë trim atë ditë ja ktheu me mburrje se

mund të sillej si të donte me mua. Kirilli ja përsëritë disa herë

kërkesën duke e ngritur zërin pa marrë përgjigje. E pashë që u

prek por edhe s’donte të zihej në sy të shumë banorëve që u

grumbulluan rreth nesh. Dy burra të moshuar ndërhynë kur

panë grushtat e mbledhur të tij dhe unë ika me vrap.

Kjo skenë u përsërit më vonë. Ne të tre kishim dalë në mal

për të mbledhur luleshtrydhe. Po luanim dhe qeshnim kur

përpara na del Ivani me një shok të vetin. Ai nuk e kishte

gëlltitur fyerjen dhe erdhi të merrte hak. Filloi t’i thoshte Kirillit,

se nuk kishte asnjë të drejtë mbi mua, pra s’duhej ta pengonte të

flisnim. Përsëri Kirilli i foli me të butë që të largohej dhe të

bisedonin më vonë për të drejtat, por Ivani filloi ta fyente. Kur i

përmendi përsëri të drejtat, Kirilli i tha se unë isha e fejuara e tij

dhe bënte mirë të largohej. Ivani u fye, se do të hapej fjala në

fshat. Ai ishte refuzuar për shkak të një barkthati, që studionte

me paratë e fshatit dhe e goditi Kirillin me grusht në fytyrë.

Shoku i Ivanit ndërhyri për t’i ndarë, por a kishte burrë të ndalte

Kirillin. U ngrit, fshiu gjakun që i mbulonte fytyrën dhe po të mos

ndërhynim ne do ta kishte vdekur Ivanin. Rrugës së kthimit për

në shtëpi Sava filloi të luante me ne.

- Do të shtroj një drekë për Ivanin, - foli, - se ndryshe ju të dy

do kishit shkuar kot. Kjo ishte historia ime me Kirillin dhe që

atëhere jemi gjithmonë bashkë dhe e duam njeri tjetrin si ditën e

221

NJË NJERI

parë. Djali na ka kërkuar prej vitesh të shkojmë për të banuar me

atë, por Kirilli s’do të largohemi.

- Largimi im, - thotë, - do të mbyllte edhe kishën. Nuk

mundem sa të jem gjallë ta le fshatin pa shërbesë. Kur Zoti të më

thërrasë pranë tij, nuk kam më detyrime për njerëzit.

Anica përfundoi tregimin dhe kontrolloi furrën. Ëmbëlsira

ishte pjekur, për mua pamja e saj ishte njëfarë keku por me

ngjyrë më të çelur diku midis të verdhës dhe të kuqes. Anica u

kënaq me pamjen dhe filloi të përgatiste shurupin. Mori një vazo

me mjaltë, që e kish vendosur që mbrëmë anës vatrës dhe e

përzjeu me një lëng me ngjyrë të errët.

- Mjaltë dhe lëng i zjerë kumbulle të egër, - përktheu Millanka

dhe më shpjegoi se si përgatitej nardeni, lëngu i kumbullave të

egra, që përsëri nuk arrita ta kuptoja. Kuptova se edhe po të

merrja recetën do ishte e pamundur të përgatisja këtë ëmbëlsirë.

Ora e kaloi mesditën kur Anica telefonoi priftin për të ardhur në

shtëpi.

222

XXXIX

PALI

Pandi PAPANDO

Atë Kirilli u ul në krye të tavolinës dhe caktoi vendet.

Anicën e vendosi në të majtë të tij dhe mbas tyre ushtarakët

hollandezë. Mua më caktoi vendin në të djathtë, mbas meje

Annan dhe filloi ligjëratën:

- Ti Masar me Millankën do të shërbeni, Pali dhe unë do

përkthejmë, ndalohet e folura për politikë dhe vesh më vesh.

Janë të ndaluara falënderimet. U kuptuam besoj.

Filluam të hanim por biseda po ngecte, mbasi mbaruam

komplimentat për cilësinë e ushqimeve, të cilat Anica nuk i

pranoi, por i drejtoi për vajzat fjalët e mira. E kuptova se vetëm

roli i përkthimit ishte i pamjaftueshëm për priftin dhe ja thashë

duke qeshur. Ai e mori në dorë situatën dhe na kërkoi të hapnim

një diskutim për jetën dhe dashurinë. Hollandezët shkëmbyen

nga një vështrim të shpejtë, që nuk i shpëtoi priftit.

- Dashuria është një kuptim shumë i gjërë, prandaj mos e

banalizojmë. Ja për shëmbull, si mund ta kuptoni miqësinë time

me Palin ose më mirë dashurinë time për Palin? Vetëm mbas një

bisede jo të gjatë e prita në shtëpi si djalin tim dhe Anica e vuri

Annan të gatuajë. A është kjo një formë e dashurisë për njeriun?

A mund të ndodhë kështu në vendet tuaja, apo kjo është një

formë e primitivitetit tonë?

- Pyetje e drejtë, - foli Hansi. - Unë në të vërtetë u habita kur

ju pashë të putheshit tek dera e kishës para disa muajsh. Pali mu

duk tepër intelektual për të qënë besimtar dhe për ty atë, të më

223

NJË NJERI

falësh, kam menduar se je i sertë dhe i prerë në karakter, për të

puthur një shqiptar. Sot po e shoh se jam i gabuar në të gjithë

gjykimin tim. Nga se vjen kjo mund të pyesni. Ka shumë arsye

për të cilat do të flas, ndoshta pa i renditur si duhet. Kryesorja

është përpunimi i keq mediatik i situatës në vendin tuaj.

Asnjëherë nuk është prekur në media se si kanë mundur të

jetojnë këta popuj për qindra vjet pa gjakderdhje, për të mos

thënë në mirëkuptim me njëri tjetrin.

-Ndalo të lutem, - e ndërpreu prifti, - përsëri e ktheve në

politikë.

- Ke shumë të drejtë për mediat, - filloi Anna. - Me gjithë se vij

nga një prej vendeve më demokratikë të botës, përsëri jam e

bindur se brenda nesh egziston një ndjenjë racizmi, ose për ta

zbutur shprehjen mospranimi, mospërputhje me popuj të tjerë.

Në Tranë, i pari që takova ishte Pali dhe jo vetëm që më habiti

personaliteti i tij, por u dashurova me të. Prindërit e mi e

pranuan pa fjalë ndjenjën time, bile me shumë kënaqësi. Po

kështu dashuria e papranuar e Millankës dhe Masarit përsëri

paraqet një racizëm të fshehur dhe të dy anshëm, por që

ekziston brenda nesh, sado që përpiqemi t’i japim ngjyra të tjera.

Ne të zhvilluarit, të qytetëruarit, kujtojmë se bota është vetëm

ajo jona, me rregullat strikte dhe të shkruara, thyerja e të cilave

përbën mëkat.

Në familjen e Anicës hyra me turp, por dashuria që më falën

më bën të skuqem, sepse unë nuk besoj se do sillesha kështu në

vendin tim. Prandaj unë, edhe nga ndikimi i Palit, nuk e besoj

Darvinin. Teoria e tij e evolucionit është një racizëm i fshehur

dhe si i tillë, më e dëmshme se ajo e filozofëve të shekullit të 19të.

Kjo teori është injektuar tek ne në mënyrë shumë të

sofistikuar dhe ne e pranojmë veten si më të mirë, më të aftë se

224

Pandi PAPANDO

popujt me zhvillim ekonomik të ulët, por, . . . por, kur hyjmë

brenda këtyre popujve, kur njohim jetën dhe zakonet e tyre po

të analizojmë veten, po të jemi të sinqertë me veten, shohim se

jemi njëlloj, fare të njëjtë, bile vuajmë nga një sëmundje e

fshehtë, mbivlerësimi i vetes, individualizmi dhe mungesa e

dashurisë.

- Pa më keqkuptuar, më fal për pyetjen, si u prit ose si do

pritet martesa jote me Palin në vendin tënd, - foli Piteri. -

Mendimi im është se në rastin më të mirë do të jetë për shumë

kohë në qendër të diskutimeve.

- Dhe pse duhet të merakosemi për këtë? Ne duhemi dhe

mirëkuptohemi, jemi të lumtur pra fjalët dhe thashethemet nuk

mund ta prishin lidhjen tonë.

- Ku do të jetoni, në Shqipëri apo Zelandë? - pyeti Hansi.

- Nuk kemi vendosur asgjë deri tani. Këtu, më falni, në Shqipëri,

unë e ndiej veten shumë mirë. Shoqëria e Palit më

respekton si të barabartë, e kuptoni togfjalëshin të barabartë,

dhe kjo sjellje e tyre ka shumë domethënie për mua.

- Je e sigurt se edhe në Zelandë, në se vendosni të banoni atje

kështu do ndjehet Pali?

- Pse jo, - ndërhyri prifti, - i miri i bën vend vetes kudo.

- Më falni për ngulmimin tim, nuk kam asnjë paragjykim për

ju, por historia e prindërve të mi nuk ishte kaq e thjeshtë. Babai

ishte një nga ata miliona gjermanë, që u detyruan të braktisnin

vendin e tyre mbas luftës. Ka lindur në Silezi, krahinë që iu

aneksua Polonisë. I mbetur jetim u shvendos drejt perëndimit

dhe u birësua nga një çift hollandez në një kamp refugjatësh.

Studimet universitare i kreu në Angli, ku dhe u njoh me nënën

time, studente amerikane me origjinë hebreje. Duheshin shumë

dhe u ndanë vetëm për arsye të vendimit se ku do banonin. Nëna

225

NJË NJERI

donte me çdo kusht të vendoseshin në Amerikë, ndërsa babai të

kthehej në Hollandë pranë prindërve të tij adoptues. Sot që

flasim për racizëm apo mospërfshirje fillova të mendoj për

arsyet e vërteta të ndarjes së tyre, ndoshta pasuria e nënës ka

ndikuar, apo arsimimi i babait s’përputhej me shijet e prindërve

të saj. Kam edhe një dyshim tjetër, të cilin nuk dua ta besoj, nëna

ime ishte hebreje dhe ndoshta prindërit e saj të shokuar nga

racizmi hitlerian, që kishte çuar në dhomat e gazit mbi 6 milion

hebrej, ishin kthyer vetë në racistë.

Po për mua? A menduan nëna dhe gjyshët për streset e mia

të mëvonshme? Pse vinte të më takonte aq rrallë nëna, kur kisha

aq nevojë për dashurinë dhe përkëdheljet e saj? Vetëm bisedat

në telefon, takimet e rralla, dhuratat dhe një çek me dollarë në

ditëlindjet e mia nuk mund të zëvëndësonin mungesën e saj. Të

dy nuk u martuan më dhe kjo më bind se duheshin shumë. Babai

nuk më foli kurrë keq për nënën, bile para se të jepte shpirt me

emrin e saj në gojë, më kërkoi t’i premtoja se do të shkoja ta

takoja dhe ta falja. Jam më i ri se ju për të dhënë këshilla, por

them se bëra mirë që ju tregova dhimbjen time që do të ishte

lumturi nëse . . .

Hansi e la përgjysëm tregimin e tij dhe në tavolinë u vendos

një heshtje e rëndë. Deri tani, të zhytur thellë në dalldinë e

lumturisë dhe kënaqësive reciproke nuk kishim biseduar për

jetën tonë të mëtejshme. Anna diç mendonte për këtë sepse e

kisha kapur disa herë në gjendje ëndërrimi ose më mirë humbje

vëmendjeje. Kur e pyesja përse mendohej nuk jepte përgjigje

dhe vinte buzën në gaz. Sado që ta shtynim këtë bisedë, ajo do të

bëhej dhe vendimi duhej marrë. Me siguri Anna mendonte se

duhej ta shtroja unë këtë problem të vështirë për mua. I rritur

jetim unë e kuptoja sa e vështirë do të ishte për Annan ndarja

226

Pandi PAPANDO

nga prindërit e saj, po të qëndronim në Shqipëri, por edhe unë

nuk e kisha të lehtë të largohesha aq larg nga vendi im. Mbas

hapjes së Shqipërisë dhe largimit të shumë shqiptarëve në

perëndim, me mënyra të ligjshme ose klandestine, kishim

diskutuar shumë herë me miqtë për këtë. Shumë herë i mërzitur

nga mënyrat e drejtimit të shtetit kam menduar se Shqipëria

s’bëhet dot, por largimi më dukej si dezertim, më vinte turp nga

vetja që të mos përpiqesha për të ndryshuar vendin tim. Kur u

largua Mondi, një prej miqve të mi për në Amerikë, më tha i

përlotur se nuk mund tu privonte fëmijëve të tij një jetë më të

mirë.

- Po për Mondin, - i thashë, - si do të jetë jeta?

Nuk m’u përgjigj atë ditë, por mbas disa vjetësh kur u kthye

me pushime.

- Po të përgjigjem për një pyetje që më ke drejtuar para se të

ikja, - tha. - Këtu s’rrihet e atje s’vihet, dhe para se të më pyesësh

përsëri, se ku është këtu, këtë shprehje e mendoj edhe në New

York edhe këtu.

Mondi ishte një mjek i shkëlqyer dhe me karakter të fortë,

kishte arritur edhe atje të ekuivalentonte diplomën dhe punonte si

mjek, por i mungonte jeta dhe kujtimet.

- Më merr malli për gjithëçka, shpesh në pushimin e mesditës,

duke pirë kafe në bufenë e spitalit mendoj se ku po e pi kafenë ti

Pali, me kë je në atë orë, që përputhet me orën kur dilnim për

kafenë e darkës. Mendoj se ju bisedoni, ngacmoheni ndoshta edhe

bërtisni. Më beso se vuaj për këtë, por kur kthehem në shtëpi dhe

shoh djemtë që studjojnë në dhomën e tyre kënaqem dhe filloj nga

e para. Mondi ishte i dyzuar dhe peshoi më shumë nga fëmijët se

nga vehtja dhe s’kam të drejtë ta gjykoj në se veproi drej. Po unë?

227

NJË NJERI

Unë nuk mund të vendos në peshore asgjë tjetër veç vetes sime

nga njëra anë, përfshirë edhe kujtimet, brengat, vuajtjet dhe

gëzimet, ndërsa nga ana tjetër Annan, jetën e saj të ndërlikuar dhe

dashurinë për mua. Dilema është se nga cila anë e peshores duhet

vendosur dashuria ime për atë. Po ta vendos nga ana ime nuk jam

i sigurtë si do jetë vendimi, ndërsa vendosja nga ana e Annas e

kthen peshoren rëndshëm nga largimi. Fisi im u shpërngul nëpër

botë shumë vite më parë dhe i vetmi pasardhës në Shqipëri mbeta

unë. Ata, degët e tjera u integruan shpejt dhe mirë, bile shumë

mirë në jetën europiane. Njëra degë mori edhe tituj fisnikërie në

Perandorinë më konservatore të kohës, por një çekan më godet

fort në tru. Disa pyetje që s’kam dashur asnjëherë t’i tregoj më

mbeten vazhdimisht para syve.

Pse janë larguar nga vendi pjesa më e zhvilluar e popullsisë së

tij? Pse mbas një farë kohe edhe ata që ecin përpara në dije dhe

begati përsëri largohen? Kur këta çajnë, në të vërtetë me shumë

mundime në vendet ku shkojnë, megjithë trajtimin jo të barabartë

me vendasit, sa përpara do ta shpinin vendin e tyre? Apo do të

humbnin nën presionin e të paaftëve, që me shumicë ishin ngjitur,

dhe vazhdojnë të ngjiten si pjavica në trupin e Shqipërisë duke

menduar vetëm për pasurimin dhe mbijetesën e tyre. Kështu mund

të vazhdoj edhe me nënpyetje që rjedhin nga të parat.

I pari që mund të përmendet është Aleksandri i Madh. Sipas

historianëve, nëna e tij Olimpia ishte nga një fis që banonte në

territorin e sotëm të Shqipërisë, por ai nuk punoi për këtë vend

dhe mbasi pushtoi gjysmën e botës vdiq në Indi. Ndoshta do ta

bënte po të jetonte gjatë. Më vonë u larguan princat, kontët dhe

baronët mbas pushtimit turk, duke marrë me vete jo vetëm

pasuritë e luajtëshme, por edhe pjesën më të madhe të njerëzve të

ditur dhe trima që kishin rreth tyre. Ata u tretën në Europën e

228

Pandi PAPANDO

copëtuar dhe sot nuk ekzistojnë as emrat e tyre. Para dhe mbas

tyre vazhdoi eksodi masiv i popullsisë drejt Italisë (arbëreshët)

dhe Greqisë (arvanitasit). Prej tyre dolën udhëheqësa politikë dhe

ushtarakë, deri në kryeministër të Italisë (Francesko Krispi , tre

herë kryeministër), për të mos folur për Greqinë ku ndikimi është

edhe më i madh, që nga heronjtë e revolucionit grek dhe vazhdon

deri në ditët tona.

Qyprillinjtë, në Perandorinë Otomane nxorën 7 vezirë të

mëdhenj (kryeministra) dhe udhëhoqën për 65 vjet atë shtet të

stërmadh. Por jo vetëm ajo familje ka udhëhequr Turqinë. Nga 213

kryeministra që drejtuan perandorinë në 623 vjet të jetës së saj 38

ishin shqiptarë, dhe si finale edhe ai që shkatërroi perandorinë e

kalbur për të ndërtuar Turqinë moderne, Mustafa Qemal Ataturku

përsëri ishte shqiptar. Babai i turqve (Ata Turk), është i vetmi

personalitet botëror që ka qënë i pari kryeminister i vendit, i pari

kryetar parlamenti dhe i pari president.

Vazhdojmë më tej me Muhamed Ali Pashën, me origjinë nga

Zëmblaku, një fshat i Korçës, që themeloi dinastinë prej 11 brezash

të Mbretërisë të fundit të Egjiptit, dhe lagjes më të pasur të Kajros

i dha emrin Zemelak. Dhe përsëri pyes veten në se kanë menduar

ndonjëherë për vendin e tyre të origjinës këta personalitete, apo e

kanë fshehur origjinën e tyre? Pse? Pse?

Në udhëtimet në Europë kam parë ndërtesa madhështore,

projekte urbanistike me vlera të mëdha. Pse mungojnë këto

ndërtime në Shqipëri dhe në Ballkan? Mungojnë rrugët dhe urat,

kishat dhe xhamitë, objektet sociale. Trashëgimia nga kultura e

vjetër greke dhe ndërtimet e mëvonëshme romake janë të shumta.

Vetiu lind pyetja se kush e ndërpreu zhvillimin, pse u ndërpre

përparimi?

229

NJË NJERI

- Përse mendohesh Pali? Atë Kirilli më shkëputi nga

mendimet dhe shkaktoi të qeshura. Heshtja ime bëri përshtypje

tek të gjithë dhe më detyroi t’iu tregoja se përse po meditoja. E

dëgjuan me interes tregimin tim dhe në fund Piteri më tha një

pyetje - përgjigje:

- A nuk e mbështet meditimi tënd i tanishëm atë që na the në

mëngjez, se njerëzit janë qytetarë të botës? Unë mendoj se

pikërisht kjo lëvizje dhe përzjerje e popullsive, për të mos thënë

e racave ka sjellë zhvillim për botën.

- Pali nuk flet për zhvillimin, as për mirëqënien por me sa

kuptova çështja qëndron në jetën shpirtërore, në kujtimet, -

ndërhyri Masari. - Mendoj se sa më i moshuar të jesh në kohën e

migrimit aq më shumë të mundojnë kujtimet. Nipat e mi që janë

lindur dhe rritur në Zvicër, kanë më pak dhembshuri për vendin

tonë se ati i tyre.

- Nuk besoj se janë vetëm kujtimet, - ndërhyri Piteri. Nuk

mund ta citoj, por kam lexuar në një studim për Odisenë e

Homerit se Uliksi, në ishujt e Circes dhe Kalipsosë hoqi dorë nga

pavdekësia për. . . idenditetin dhe dashurinë njerëzore.

Deri tani nuk kisha menduar për kuptimin filozofik të kësaj

historie. Kisha menduar se vetëm dashuria për gruan, djalin dhe

atdheun mbizotëronte në ndërgjegjen e Odiseut ose më thjesht

isha kënaqur nga një histori e bukur pasioni dhe lufte. Por Homeri

ka dashur të japë edhe një kuptim tjetër, shumë më të thellë,

ndarjen e prerë të njeriut me perënditë, përpjekjen e parë për të

mos i imituar ato. Gjeniu i verbër, që përshkruan shumë histori të

bashkimit fizik midis perëndive dhe vajzave të bukura, bashkime

që lindën heronjtë, njerëz me fuqi të mbinatyrshme, nuk është

dakord me kthimin e njeriut në zot. Pse? Po të ishin këto kthime të

230

Pandi PAPANDO

palejuara nga zotat, Circe-ja dhe Kalipso-ja s’do të bënin

propozimin për ta mbajtur dashnorin në ishujt e tyre me

premtimin për ta kthyer në të pavdekshëm, pra në perëndi. Në se

Zeusi nuk e lejonte këtë kthim, ato s’mund të bënin një premtim të

pamundur ose të paktën të diskutueshëm. Pra ky ndryshim në

statusin e njeriut, Odisesë në rastin në fjalë ishte i lejuar, mund të

kryhej. Atëhere ka një arësye tjetër që Homeri nuk e jep këtë

mundësi, dhe kjo arësye është mospranimi i Odisesë.

Pse nuk pranoi ky hero? Pse hoqi dorë nga rinia dhe bukuria e

përjetshme? Dhe nga dy femra me bukuri të mahnitëshme me të

cilat ndau shtratin respektivisht një dhe katër vjet? Në atë kohë

kuptimi i moralit dhe të drejtave të burrit ishte ndryshe nga sot, të

gjithë mbretërit kishin robina që plotësonin nevojat mishtore në

kohën e fushatave ushtarake edhe më të shkurtëra se lufta

dhjetëvjeçare e Trojës, ndoshta edhe më të bukura se Penelopa.

Rjedhimisht nuk mund të flasim për besnikëri ndaj bashkëshortes

që po plakej larg. Bile edhe mendimi për tradhëti të mundshme të

saj, kishte zënë të rritej në mendjen e Odisesë, gjë që shtjellohet në

fundin e veprës. Penelopa ishte e fundit që mësoi kthimin e tij, pra

Odiseja besonte tek ajo më pak edhe se tek shërbëtorët. A mos

vallë Odisesë nuk i pëlqenin sjelljet e zotave dhe nuk donte të ishte

si ata? Edhe ky version bie poshtë sepse ai e kishte provuar shumë

herë se nuk ish më i mirë. Veprimet dhe sjelljet e tij ishin në

përputhje me moralin e kohës. Bile në disa raste e tejkalonin këtë

moral.

Rjedhimisht mbetet vetëm idenditeti, ruajtja e tij, uni vetjak,

mendimi për të qënë i veçantë dhe i patjetërsueshëm. Fitoi apo

humbi nga ky vendim nuk jam në gjëndje ta them. Homeri e le të

hapur dhe pa përgjigje këtë veprim. Secili mund të gjykojë dhe të

veprojë sipas personalitetit të tij, sipas mënyrës si e sheh botën.

231

NJË NJERI

Apo sa i lidhur është me vetveten? Përgjigjet janë individuale, dhe

në se anketohemi për këtë pyetje besoj se vendimi i Odisesë do të

jetë në anën e pakicës. Po unë, në cilën pjesë hyj, kush jam në të

vërtetë, që ta krahasoj veten me perënditë e lashta apo edhe me

heronjtë e kësaj kryevepre botërore letrare dhe filozofike. Unë jam

një njeri i zakonshëm i një populli të vogël, pa asnjë meritë të

veçantë. Kam punuar me ndershmëri dhe dinjitet, por nuk jam i

vetmi njeri i tillë .Në vendin tim ka shumë si unë. Pse duhet të vuaj

për diçka që është e pashmangshme të ndodhë. Instiktivisht jam në

anën e Odisesë, por kushtet e mia nuk janë të njëjta. Ai hoqi dorë

nga dashnoret e pavdekshme për tu kthyer tek e shoqja, tek i biri

dhe mbretëria e tij.

Unë nuk kam këto kushte. Më duhet të heq dorë nga vendi im,

nga miqtë dhe shokët, nga varret e prindërve, nga kujtimet dhe

jeta e deritanishme, nga armiqtë dhe keqdashësit, si dhe nga

shumë zakone të miat e të vendit tim. Përse kjo sakrificë. Përse

duhet të veproj kështu? Vetëm për dashurinë e Annas dhe qetësinë

e saj. Dhe cili është shpërblimi për këtë sakrificë, në se mund ta

quaj kështu largimin nga vendi im? Nuk më mundon largimi që e

ka shpërblimin në dashurinë e Annas dhe më tepër në timen për

atë. Të tjera janë pengesat dhe dilemat që s’më lenë të qetë. A do

mund të integrohem në jetën që më pret? A do mund të gjej vendin

që meritoj dhe më takon në atë shoqëri multietnike, me zakone

dhe jetë krejt tjetër nga sa kam jetuar? Dhe për më tepër, a do

mundem të mos e zhgënjej Annan para miqve të saj, para

prindërve të saj? A do jetë dashuria jonë e përjetëshme? A do kemi

frytet e saj?

Poeti i pavdekshëm e la deri këtu historinë e Odisesë. Të tjerë

poetë dhe dramaturgë më vonë sollën shumë versione për jetën e

mëvonshme të tij, deri në vrasjen nga i biri që pati me Circe-në, bir

232

Pandi PAPANDO

që nuk e përshkruan Homeri. Por asnjë prej tyre nuk e ka atë

madhështi dhe filozofi për njeriun dhe karakterin njerëzor. Të

gjitha këto tregime janë si arna të vendosura në një rrobë të

shkëlqyer, sado me art të jenë shkrojtur.

Sidoqoftë duhet të mendohem me qetësi dhe mendje të

kthjellët për këtë vendim. Nuk duhet të jetë një veprim emocional

dhe i rrufeshëm, për më shumë se nuk ka të bëjë vetëm me mua. Në

këtë vendim përfshihet edhe Anna, pra vendimin duhet ta marrim

së bashku, ta diskutojmë në të gjitha këndvështrimet, në të gjitha

aspektet. Do ti lutem Annas të mos e përfshijë dashurinë e saj për

mua në këtë diskutim, që sipas meje është përsëri e pamundur për

të. Përsëri po bëhem egoist, duke ja ngarkuar asaj barrën e një

vendimi, si dhe disa herë më parë. Megjithëse e kam konsideruar

veten të fortë dhe të paepur në vendimet e mëparëshme,

megjithëse kam dhënë shumë këshilla, ky vendim qënka me të

vërtetë i vështirë dhe me pasoja. Duke e njohur veten, dhe duke e

ditur se nuk ndryshoj kollaj nga vendimet e marra edhe kur ato

janë në dëmin tim duhet të mendohem mirë.

- Përsëri e humbëm fillin e bisedës, - foli Anna. - Në se e vini

re, vetëm atë Kirilli dhe Pali po e hanë mishin me mënyrën e

vjetër pa përdorur thikë dhe pirun, megjithëse unë e di, se në një

tavolinë zyrtare të dy do t’i përdornin takëmet njëlloj si ne. Më

thoni pse ne nuk sillemi të vërtetë, ashtu si jemi?

Më kënaqi Anna me mënyrën fine të mbylljes së bisedës. Ai

vendim është vendimi ynë, imi më shumë dhe nuk mund të

merrej në rrethana aq të pazakonta si sot.

- Ke të drejtë ti Anna për formalizmin, që po na mbyt dhe nuk

na le të jemi vetvetja, - foli Hansi dhe i la mbi tavolinë thikën dhe

pirunin. - Po të ishte verë, ndoshta këtë qingj të shijshëm do ta

233

NJË NJERI

hanim në natyrë dhe ne përsëri do silleshim njëlloj, megjithëse

në vendet tona nuk veprojmë kështu. Mes miqve tonë sillemi

ndryshe, më të çiltër, më të thjeshtë dhe pse-ja jote më fut në

dyshime, se sa të vërtetë jemi.

Prifti po kënaqej me drejtimin që i dha bisedës, përkthente

për të shoqen dhe nga nënqeshja në buzët e reshkura mendova

se po përgatitej të vinte një prej nesh në qendër të diskutimit.

Ktheu kokën nga unë, fytyra e tij mori një shprehje serioze dhe

vetëm sytë i ndriçonin. Më shkeli syrin dhe ju drejtua Annas:

- Mund të më tregosh se si dhe pse u dashurove me Palin? Në

se ke turp mos na trego detajet. Po të pyes jo nga kurioziteti, por

dua të vendos rregull në disa përshtypje të miat.

Anna u gjet e papërgatitur nga kjo pyetje direkte, vuri buzën

në gaz dhe më pa mua për të kërkuar ndihmë.

- Mos pyet Palin, ai nuk të ndihmon dot për këtë, ose lere fare

më mirë.

- Para se të përgjigjem, unë na trego ti atë, se pse e le majkon

të priste aq gjatë për t’i treguar ndjenjat e tua?

- Ty të paska treguar Anica, por në kohën tonë jo gjithëçka

ishte e lehtë si sot. Edhe unë pata probleme me të dy familjet

tona për vendimin e nxituar që mora, veçanërisht me vjehrrin,

por me që isha djali më i bukur i fshatit ai u bind shpejt. Ndoshta

edhe se po të mos pranonte, kush do të fejohej me një vajzë që

mendonte vetëm për mua? Më vonë e kuptova se sa shumë u

nxitova.

Të gjithë filluam të qeshim. Kur Anica dëgjoi përkthimin e

qeshura vazhdoi më me forcë. Ajo gjoja e zemëruar u ngrit nga

tavolina dhe hyri në guzhinë. U ngritën edhe Anna me Millakën

dhe mbas pak u dëgjua e qeshura e tyre.

234

XL

ANNA

Pandi PAPANDO

E qeshura e Anicas na infektoi, ajo i foli disa fjalë

Millankës, që u skuq deri në flokët dhe nuk pranoi ta përkthente

për mua. Atëhere Anica filloi të fliste me gjuhën ndërkombëtare

të gjesteve dhe unë u shkriva. Lotët më dolën nga sytë dhe

mbeta pa frymë. Pasi u qetësuam më tha mua të nxirrja

ëmbëlsirën në pjata dhe para se të ktheheshim në dhomë më foli

që të tregoja pak.

- Po ju tregoj edhe unë për Palin dhe lidhjen tonë. Në të

vërtetë më erdhi keq se ky burrë i pashëm kishte mbetur vetëm,

dhe mbas shumë lutjesh të tij pranova, por duke të dëgjuar ty

atë, mendoj të vendos që sot të ndahem. Më mirë shpejt se sa në

moshën tënde, kur edhe mishi nuk zjen më. Millanka ja përktheu

Anicës. Ajo u kënaq aq shumë sa u ngrit nga karrikja, mu afrua

dhe më puthi. Të gjithë filluan të qeshnin me zhurmë, më shumë

prifti.

- E shihni miqtë e mi se sa vlen miqësia, e kuptoni se Anna foli

kaq çiltër vetëm se e ndjen veten në familje? Kjo vlen edhe për

ju, - iu drejtua ushtarakëve. - Megjithëse kini mjaft kohë që jetoni

mes nesh, akoma qëndroni larg. Unë e kuptoj rëndësinë e

detyrës suaj, por besoj se në rregulloret nuk ndalohet miqësia

me banorët, bile sipas meje miqësia ndihmon në kryerjen më

mirë të detyrës.

235

NJË NJERI

- Ke të drejtë, - foli Hansi, - por kjo e sotmja ishte ftesa e parë

për ne dhe ne e pranuam me shumë kënaqësi. Dhe po ta shohësh

me imtësi mendoj se do ketë ndërhyrë Pali për të na ftuar.

- Si m’u hodhët të gjithë kundër, - qeshi prifti. Vetëm ti Pali

më mbete besnik.

Prifti u ngrit nga tryeza, mori në dorë Biblën dhe na lexoi një

shprehje nga Fjalët e Urta, 12:1 duke i folur Palit ta përkthente.

Pali u mundua shumë sa i dha kuptimin e plotë;

- Kush do të mësojë, (kush e do diturinë) pranon të korigjohet(e

pranon kritikën), ai që nuk duron asnjë qortim është i marrë.

- Atë, leri mënjanë filozofitë dhe vetëlavdërimet. Po më bën të

dyshoj për veten, se mos bëhem edhe unë kështu kur të arrij

moshën tënde. Kemi akoma për të ngrënë dhe biseduar, - foli

Pali. - Ti Masar, pse nuk i tregove Atë Kirillit për dashurinë

tënde, pse u ndruajte nga ai, duke e pasur edhe mik të familjes.

- Kisha turp, më dukej se do t’i kërkoja të pamundurën. Kam

gabuar, por ne të rinjve na falen edhe gabimet . Ju lutem mos më

kërkoni të flas për vete, le ta vazhdojmë atje ku e lamë bisedën.

236

XIL

ANA

Pandi PAPANDO

- Pali, të lutem më trego si përfundoi historia e fëmijës që

do operohej.

- Fëmija, Baftjari i vogël, u caktua për tu operuar. Unë i

shoqërova në Ankona fëmijët të shoqëruar nga një prej

prindërve të tyre. Baftjarin e shoqëroi e ëma, një grua e ndrojtur

por shumë e bukur. Ajo s’dinte si të më falënderonte gjatë gjithë

kohës para operacionit. Prindërit u sistemuan në një shtëpi

miqsh të Universitetit, shumë pranë hotelit ku flija unë. Kisha

shumë punë në Tiranë, por duhej të qëndroja, ata kishin nevojë

për mua. Veçanërisht për Mimozën, nënën e Baftjarit të vogël.

Ajo ishte rreth të tridhjetave, djali ishte i vetmi fëmijë i saj, i

lindur me shumë vështirësi mbas dy dështimesh. E dinte

historinë e të vjehrrit me mua, ai e kish treguar me zbukurime

në kohën kur s’besonte se unë do veproja me korrektësi. Më

tregoi gjatë analizave të gjata. Priste që t’i flisja keq për vjehrrin

dhe mbeti e habitur kur i fola se tani rëndësi kishte vetëm

shëndeti i foshnjës. Operacioni pati probleme sepse ai e kish

kaluar moshën e ndërhyrjes. Fëmija pati një vdekje klinike prej

disa minutash. Mimoza qëndronte e heshtur se nuk e mësoi këtë,

por shqetësimi im ishte i madh. Kur mjekët dolën nga salla u

çlirova nga dyshimi, që nuk e kisha për fëmijët e tjerë. Mbasi

asistova dhe dy operime të tjera u largova i kënaqur se bëmë

diçka të mirë.

237

NJË NJERI

Një ekip i madh i Rotary Club-eve tona do të nisej për në Indi

për t’i dhënë goditjen e fundit poliomelitit. Kjo sëmundje e

tmerrshme e gjysmës së parë të shekullit të kaluar po zhdukej

përfundimisht nga bota. Dhe kontributi i Rotary Club-eve të

mbarë globit ishte pa diskutim faktori vendimtar në këtë betejë

të fituar. Deri atëhere ishin shpenzuar më shumë se 1 miliard

dollarë, dhurata nga anëtarët e R.C.-ve përveç fondacioneve të

tjera dhe qeverive të ndryshme. Mbeteshin vetëm katër vende,

akoma me praninë e polios, një prej të cilëve ishte India, ku do

shkonim për tre javë.

- Tek ne u zhduk në vitet ‘94 ose ‘95, se më kujtohet koha kur

lulëzuan skemat piramidale, apo e kam gabim?

- Po, atë kohë bëja shaka me disa shokë që humbën kursimet,

ju thosha se vaksina ndoshta ishte për të mpirë mendjet e

shqiptarëve, të etur për të fituar para pa punuar.

- Unë humba, jo shumë, por po të kisha të tjera do t’i kisha

humbur. Pse, ti Pali nuk vure para në atë kohë?

- Leni, donte të vinte por nuk e lejova. Isha i sigurt se ishte një

lojë e keqe, dhe kur ngulmoi shumë, i thashë:

- Nuk mund t’i lejoj vetes që ata bastardë të thonë nën zë, se

edhe Pali Sina hyri në vathë.

Kjo e bindi dhe nuk foli më, bile e tërhoqi para kohe shumën

që kish vendosur para se të fliste me mua.

- Përmende një miliard dollarë, kaq e madhe ka qënë kostoja

e vaksinës?

- Po Ana, dhe kjo shumë është e vogël falë shpikësit të saj Dr.

Jonas Salk. Ky hero i shkences shpëtoi miliona fëmijë nga vdekja

dhe paraliza. Ai nuk pranoi të nxirte patentë për vaksinën e

poliomelitit që do t’i sillte fitime kolosale por do të rriste

238

Pandi PAPANDO

çmimin. Kur e pyeti një gazetar se kush e zotëronte patentën, ju

përgjigj me dy fjalë :

“Asnjeri, a mund të patentohet dielli“.

Por për habi, megjithëse mori një nderim të jashtëzakonshëm

nga shumë shtete, dhjetëra medalje dhe çmime

amerikane dhe ndërkombëtare, nuk u laureua me çmimin Nobel.

Vonë lexova një shprehje të tij:

Shpresa qëndron në ëndërrat dhe në kurajon e atyre që

guxojnë t’i bëjnë ato realitet.

- Ti ke guxuar gjithmonë Pali.

- E vërtetë, kam guxuar por më shumë kam ëndërruar. Tani

jemi shumë të rritur për ëndërra.

- Që kur u dashka të të jap unë kurajo ty?

- Ti më ke dhënë kurajo pa e ditur. Kur ishim studentë,

ndjenja për ty më rriste dëshirën për studim dhe shkencë. Këto

ëndërra u thyen pa mëshirë dhe sot nuk kemi më kohë për të

bërë punë të mëdha.

- Përsëri po gabon. Në se ti dhe shumë njerëz të ndershëm si

ti, do ishit treguar aktivë dhe nuk do tërhiqeshit nga drejtimi i

vendit , në të gjitha nivelet. . . .

- S’mundesha, isha shumë i lodhur nga diktatura dhe më

mundonte mënyra e njëjtë e drejtimit në tranzicion.

- Kam lexuar një artikull tëndin në shtyp, në fillimet e

demokracisë, “të luftojmë frustacionin”. Atëherë më dha një

përshtypje të thellë shprese.

- Më shumë e publikova për vete se për të tjerët atë artikull.

Shefi im u bë një njeri, . . . Bile në titull vendosa enkas fjalën e

huaj frustacion për të mos përdorur fjalën shqipe zhgënjim. E

vendosa për të mos dekurajuar ata që nuk dinin anglisht. Isha i

dëshpëruar nga mënyra si po zhvilloheshin ngjarjet, por tani jam

239

NJË NJERI

i gëzuar që paska bërë punë, megjithëse nuk shpresoja. Më mirë

e lemë këtë bisedë se më ligështon, sidomos tani që po largohem.

- Përse ke dhimbje Pali? Mendoj se veprimi yt është shumë i

drejtë. Si kaluat në Indi?

- Nuk shkova, më dolën disa probleme shumë të rëndësishme

pune.

- Kur mund ta takoj Annan, kam shumë dëshirë ta njoh?

- Anna u nis më parë, për të hapur shtëpinë e re.

- Bëre një gabim të madh që nuk më njohe me atë. Nuk e

kuptoj se nga se kishe frikë kur ti ja tregove të gjithë historinë

tonë.

- S’është frikë, por në të vërtetë kam pasur një ngurim të

madh edhe për këtë takim. Kam qënë vazhdimisht i dyzuar për

marrëdhënjen tonë. Herë - herë më është dukur se ti më ke

përdorur dhe nuk më ke dashur sa dhe si duhet, ose si e kuptoja

unë dashurinë. Të kujtohet një ditë që nuk pranove një dhuratë

timen? Pse më le si dru atë ditë pa më folur asnjë fjalë, pa dhënë

asnjë shpjegim? Dhe së fundmi kur e morre mbas ngulmimit tim,

harrove të më falënderoje?

- Ka qënë një nga çmenduritë e mija, një veprim spontan dhe

pa kuptim. Por, atë ditë u kënaqa se të bëra të më ndiqje pas në

rrugën për në shtëpinë e mamasë sime, u kënaqa se e prisja prej

vitesh atë ndjekje, që më mungoi prej teje. A mund të më

kuptosh dhe të më falësh sot. Mos qesh të lutem, të thashë të

vërtetën.

Pali vazhdoi të buzëqeshte lehtë pa folur. Sytë e tij depërtues

më trembën për pak çaste dhe pata përshtypjen se do më merrte

me vete atë natë. U mundova të kapja një dëshirë të tij të

hershme, në kohën kur edhe vështrimi fliste, por jo, vetëm më

kapi duart mbi tavolinë dhe i shtrëngoi fort. U drodha, por e

240

Pandi PAPANDO

mbajta brenda vetes. Isha e sigurt se ai nuk mund të dilte jashtë

kornizës së tij, sado të lutesha. Krenaria dhe kokëfortësia ime

nuk funksiononte më, dëshira për të kënaqur ndjenjat ishte më e

fortë se kurrë. Ai vazhdonte të më shtrëngonte duart pa thënë

asnjë fjalë. Befas u ngrit dhe thirri kamerierin për pagesën.

- U bë vonë dhe duhet të përgatitem për nesër. Avioni niset

shumë herët dhe nuk mundem të të takoj në mëngjes. Ngrihemi

dhe po të përcjell tek vajzat.

- A mund t’i shkruaj një letër Annas? Kam një dëshirë të

pafundme ta uroj.

- Pse jo, dërgoje në adresën time elektronike dhe unë po ia

jap, ose më mirë po të jap adresën e saj. Anna di shqip aq sa ta

kuptojë, por mund ta ndihmoj edhe unë. Apo nuk dëshiron ta

lexoj unë letrën.

- Edhe po të mos dua, ajo do të ta japë, jam e sigurtë nga sa

më tregove sot.

241

NJË NJERI

242

XIIL

PALI

Takimi me Anan më lehtësoi. Më kënaqi mënyra se si ajo

shprehu gëzimin për martesën time, u çlirova nga një barrë e

rëndë. Por nuk munda t’ia thosha abortin spontan të Annas, që

më ndaloi të shkoja në Indi. Disa herë u gatita të flisja, por në

fund e mposhta ngurimin. Ana kishte të drejtë t’i dinte të gjitha.

Vdekja e babait ishte e lehtë para shqetësimit për humbjen e

pësuar, abortin e Annas. Anna e kaloi më shpejt goditjen, ose

donte të mos rriste shqetësimin tim. Shqetësimet i filluan në

gjumë, pa asnjë tronditje të mëparshme. Më erdhi e papritur se

Anna nuk më kishte thënë se ishte shtatzanë.

- Doja të sigurohesha para se të tregoja, - tha.

E besova se me kohë kishte filluar të bënte surpriza.

- Ti më ke mësuar, - qeshte kur i shtypja hundën.

Kur e çova në spital kishte mbaruar gjithëçka. Mjeku më

njoftoi të mos merakosesha, ishte një gjë pa pasoja për të

ardhmen, por që ndodhte për shtatzanitë e vona. U qetësova sa

munda, doja që Anna të mos pikaste gjëndjen time. Doli të

nesërmen nga spitali dhe në shtëpi u shkreh në vaj.

- Duhet të heq dorë nga shumë gjëra për të të bërë baba.

- Përse m’i thua këto fjalë? Ti më njeh mirë.

- Se të njoh prandaj po ta përsëris, dëshira ime më e madhe

është të të jap mundësinë për të mos qënë i vetëm në këtë botë.

- Unë s’jam më vetëm, të kam ty dhe ti më mjafton.

Pandi PAPANDO

Leri këto furça Pali, të dy e dimë mirë se ti dëshirën më të

madhe e ke që gjaku yt, emri tënd dhe i familjes tënde të mos

shuhet por të vazhdojë. Mos u trishto të lutem, qetësia, besimi

dhe lutja do na e mbushë shpirtin me gëzim. Dhe përgatitu të

rrisësh dhe edukosh një skuadër dhe jo një bir të vetëm.

Fillova të punoja për librin. Puna na qetësoi sidomos Annan.

I propozova të shkruante disa kapituj teorikë, por nuk pranoi,

vazhdoi me redaktimin.

- Ky është libri tënd dhe nuk mund të bëhem bashkëautore,

sa do të përpiqesh të më përkëdhelësh, - tha.

Ndërkohë vendosa përfundimisht për të shkuar në Zelandë.

Koha kalonte shpejt, puna më tërhiqte, por sa më shumë

shkruaja, aq më shumë më dukej se s’do mbaroja kurrë. Zoti

Forbes më nxiste, më lehtësoi edhe nga puna rutinë për të

vazhduar. Pesë kapitujt e parë i dërguam për reçencë në Angli

nga erdhën vlerësime maksimale. Anna më këshilloi që të mos

vazhdoja më shumë se 12 kapituj, të cilat i kisha përfunduar në

dorëshkrim.

- Një libër nuk mund të përmbledhë të gjitha ato që ke

grumbulluar dhe dëshiron të thuash - më foli Anna duke qeshur.

- Ndryshe nuk do kesh çfarë të bësh pas tij.

U binda se ishte zgjidhja më e mirë. Ndryshe do të bëhej si

pëlhura e Penelopës. Atë ditë i thashë Annas se duhej të

merrnim një vendim për jetën e mëpasme.

- Unë nuk kam asnjë pretendim, megjithëse ti e di se sa e

vështirë është për mua ndarja nga prindrit. Por edhe ti duhet ta

kesh të vështirë largimin.

243

NJË NJERI

- Kam frikë, frikë nga vehtja, frikë nga e panjohura, por mbi

të gjitha kam frikë nga puna. Si do të sistemohemi atje? Ku do

punoj? Si dhe sa do të integrohem në jetën tuaj?

- Për mua Pali ka rëndësi vetëm dashuria dhe dua që të

ndihesh mirë. Prandaj nuk të kam ngacmuar për të vendosur

shpejt. Sidoqoftë unë kam edhe gjashtë muaj për të plotësuar

kontratën, dhe duhet kohë deri sa të botohet libri. Dhe më e

rëndësishmja nga të gjitha, nuk do të largohemi pa ngjizur këtu

fëmijën tonë të parë.

Më shokoi gjykimi dhe vendimi i saj. Sa e sigurtë ishte se do

mbetej përsëri shtatzënë? Mjekët ku u vizitua na dhanë siguri se

aborti ishte pa pasoja, pra nuk duhej të humbnim shpresat.

Profesori vienez, që çuditërisht ishte po ai që vizitoi Elsën, vite

më parë na këshilloi të ishim të qetë. Problemi nuk ishte

biologjik por mendor. Stresi vepronte më shumë se çdo gjë,

sidomos për moshën e saj. Por ndryshe nga qëndrimi i parë në

Vienë, këtë radhë nuk mundeshim ta shijonim magjinë e këtij

qyteti.

Mu duk se Anna u qetësua dhe fillova të luaja rolin edhe unë.

Brenda vetes vuaja, numëroja me vëmendje ditët për të pritur

ndalimin e periodave. Atëherë më fillonte ankthi. Fillova të lexoj

literaturë për të sqaruar veten. Diku lexova se në dhjetë çifte një

mbetej pa fëmijë, jo për difekte, por vetëm për mospërputhje

genetike. Të ishim ne njëri prej tyre? Jo, kjo nuk qëndronte për

rastin tonë, sepse Anna abortoi provën e parë. Kur në një libër

tjetër lexova se edhe në çiftet që kishin lindur, një në dhjetë nuk

mund të lindnin përsëri, më kapi paniku. Filloi pagjumësia dhe

ëndërrat e këqia. Qëndroja shtrirë në shtrat, pa lëvizur për të

mos zgjuar Annan. Vëreja fytyrën e saj engjëllore dhe më

pushtonte dëshpërimi. Doja të qaja, por s’duhej, nuk duhej t’i

244

Pandi PAPANDO

transmetoja asaj ankthin tim të tmerrshëm. Disa herë u ngrita

nga krevati dhe shkova në banjën e katit përdhe ku qava me

ngashërim dhe rënkime shpirti. Deri sa Anna më kapi duke qarë.

Ajo qëndronte pa lëvizur, duke buzëqeshur në korridor dhe

priste të kthehesha. Në pasqyrë pashë figurën e saj dhe fshiva

sytë se mos ishte ëndërr. Ajo vazhdonte të qeshte duke më

përqeshur me gjuhë.

U ktheva nga ajo dhe e mora në krahë. Filluam të qanim të

dy me dënesa deri sa na u mbaruan lotët, pastaj u ngjitëm në

dhomën tonë dhe ajo që prisnim ndodhi atë natë.

Libri doli nga shtypi ditën që Anna më dha lajmin e mirë se

ishte shtatzanë. Kur zoti Forbes më solli kopjet e para isha kaq i

ngazëlluar sa nuk e kuptova se përse fliste. Ai po na shihte të

dyve duke kthyer kokën sa tek unë tek Anna.

- Ç’ka ndodhur me ju të dy, më tregoni shpejt të gëzohem

edhe unë.

- Sa u ktheva nga mjeku me lajmin e mirë se Pali Sina do të

bëhet baba.

- Urime të dyve. Shumë e zonja u tregove Anna, erdhe vetëm

në Shqipëri dhe do të kthehesh vet’ i tretë! Tani që u bënë dy

gëzime duhet të diskutojmë për promovimin e librit të Palit,

prandaj të lutem shko kujdesu për bebin dhe na lerë të punojmë.

Promovimi i librit shqip shkoi shumë mirë. Folësit më

lavdëruan për frymën njerëzore të tij, pa mundur ta klasifikojnë

si një traktat filozofik, apo si një ndihmues për punonjësit që

merreshin me ndihmë sociale. Secili e analizonte nga

këndvështrimi i tij dhe më tepër nga profesioni që kish.

Kur u ardhi rradha pyetjeve u mundova të isha i shkurtër në

përgjigjet. Megjithatë nuk arrita t’i bindja dy folës, profesorë të

filozofisë, se kjo sprovë e parë e imja kish filluar në rrethana aq

245

NJË NJERI

të thjeshta, vetëm si ndihmë për punonjësit tanë. Ata ngulmonim

se libri ishte një traktat i mirëfilltë filozofik dhe sociologjik, që

kapte tema të pa trajtuara më parë, dhe për më shumë ishte i

nevojshëm në kohën e sotme të globalizmit në shumë vende që

punonin për tu shkëputur nga varfëria. Në fund më kërkuan leje

për të përdorur pjesë nga libri im në leksionet e tyre.

Përfundimet i bëri zoti Shulc, Drejtori i Përgjithshëm i

Fondacionit. Ai mbasi falënderoi të pranishmit dhe ftoi profesor

Alfredin dhe profesor Gjergjin për promovimin e botimit

anglisht që do të mbahej në Vienë, mu drejtua mua:

- Kam dy ndjenja për të shprehur për ty zoti Sina, e para të

përgëzoj për punën tënde që nderon Fondacionin tonë, punë që

unë e di se filloi krejt rastësisht, dhe e dyta dua të shpreh

keqardhjen e stafit tonë si dhe të bashkëpunëtorëve tanë në

Shqipëri, Kosovë dhe FYROM për largimin tuaj nga nga ne. Të

uroj shëndet, lumturi dhe punë të mbarë në Zelandën e Re,

shumë larg në distancë, por edhe shumë afër shpirtërisht me ne.

Jam i surprizuar me talentet që ka vendi juaj i vogël, por

njëkohësisht jam i lumtur t’iu shpreh kënaqësinë time për vlerat

që mbart populli juaj. Po të uroj Pali që të mos stepesh nga

vështirësitë e fillimit, vështirësi që ti edhe me ndihmën e zonjës

tënde të mrekullueshme do ti kalosh shumë shpejt. Dhe së

fundmi, besoj se shpreh edhe dëshirën e gjithë të pranishmëve

këtu, uroj që ky të mos jetë libri yt i fundit.

Në çast më lindi një mendim që nuk e kisha menduar më

parë dhe pa e biseduar me Annan vendosa që ta shprehja në

sallë. E drejta e autorit dhe të ardhurat nga shitja e librit më

takonin mua. Kjo më mundonte në kuptimin e mirë të fjalës. Pa

këtë punë, pa natyrën e Fondacionit dhe përpjekjet e të gjithë

punonjësve të tij, unë nuk do ta kisha shkruar këtë libër. Por

246

Pandi PAPANDO

edhe pa ndihmën e zoti Forbes dhe të Annas botimi në anglisht

do të ishte i pamundur. Jashtë të gjitha regullave, sepse i kisha

falënderuar më parë për praninë dhe fjalët që thanë i kërkova

zoti Forbes përsëri fjalën. Ai u habit në fillim, pastaj qeshi dhe

më tha se çfarë surprizë do t’iu bëja.

- Ju falënderoj edhe një herë dhe po ju njoftoj se vendosa që

të ardhurat e shitjes të botimit shqip të shkojnë në dobi të Degës

shqiptare të Fondacionit, ndërsa gjysma e të ardhurave nga

botimi anglisht të shkojnë në dobi të Fondacionit.

247

NJË NJERI

248

XIIIL

ANNA

Në promovim u ula me Merin dhe Lorin në reshtin e dytë

të sallës. E refuzova qëndrimin në podium, që më takonte si

redaktore e librit, për të parë nga drejtpërdrejt reagimet e Palit.

Doja të vëja re çdo veprim për ta ngacmuar më vonë. Ai foli

shumë shkurt, sa më habiti sepse sa herë diskutonim për librin e

tij harronte të pushonte. Aq sa Fatmiri filloi ta ngacmonte se mos

vallë kishte shkalluar. Mendova se diskutimet e mëparëshme e

kishin ndihmuar t’i rendiste më mirë idetë kryesore. Edhe dy

profesorët megjithëse u përpoqën shumë për t’i thyer guackën

nuk mundën. Ai ju tha se çdokush le ta kuptonte si e ndjente,

ndërsa ai do të kënaqej nëse libri ishte i dobishëm. Fytyra i

ndriçonte nga gëzimi. Befas kur fliste zoti Shulc, pashë se donte

të më thoshte diçka, më pa ngultas në sy sikur kërkonte leje nga

unë për të folur. Megjithëse nuk e kuptova i pohova me sy se isha

në një mendje me të.

Surpriza për shpërblimet e të drejtës së autorit më kënaqi. U

binda që zgjedhja ime ishte e shkëlqyer, për Palin paratë ishin të

fundit nga rëndësia. Lori më ngacmoi se më në fund Pali u tregua

burrë, mori një vendim pa më pyetur. Qesha, dhe i fola se edhe

vendimin për të shkuar në Zelandë e mori vetëm, pa praninë dhe

mendimin tim.

U lodha shumë për ta qetësuar se do të hynte shumë shpejt

në jetën e atjeshme. Atë nuk e mundonte vendi ku do punonte

por zhgënjimi im në se do të hynte si i barabartë në jetën e

Pandi PAPANDO

Zelandës. Dëshironte që ta çante vetë rrugën, të mos përflitej se

përfitoi nga ndikimi i babait tim. Libri i sapobotuar është shumë

domethënës me suksesin që pati. Shitja e botimit anglisht po

ecte mirë dhe kjo e uli pak ankthin e tij.

Patëm një sherr të vogël për Elsën. Prej kohësh kisha vënë re

se qëndrimi i saj kishte ndryshuar. Ajo sillej ndryshe me Palin,

nuk përpiqej ta joshte. Më kapi një xhelozi e keqe disa muaj

mbas kthimit nga Zelanda. Mos vallë në mungesën time ata

kishin patur diçka? S’doja t’ju besoja syve kur i shihja që

bisedonin si miq. Në koktejlin që shtroi Elsa për ditëlindjen e saj

e pashë që Pali e puthi lehtë në faqe dhe ajo ju përgjigj. Me zor

prita të mbaronte festa për të mbetur vetëm me Palin.

- Më thuaj ç’ishte ajo puthje me Elsën?

- Pse u habite Anna, a nuk më ke parë të puthem edhe me

koleget e tjera njëlloj?

- Po, por të tjerat nuk të kanë joshur më parë. Ka disa muaj që

kam parë një ndryshim të madh në sjelljen e saj ndaj teje, por

edhe ti nuk je më i pari në qëndrimin ndaj saj.

- Unë duhet të fyem nga fjalët e tua dhe habitem si nuk ke

dalluar ndryshimin e Elsës. Ajo po punon mirë, është më e

sjellshme me të gjithë, dhe mbi të gjitha edhe pamja e saj po

normalizohet.

- Kjo më fut frikën për ty. Më beso se të dua kaq shumë sa nuk

mundem të pranoj as të çarën më të vogël midis nesh.

- Si mund të dyshosh në dashurinë dhe përkushtimin tim ndaj

teje? Për mua, megjithëse i dua miqtë, nuk egziston asgjë para

teje.

- E di, por. . . më fal Pali, megjithëse ndjej se ti më fsheh diçka.

Të vërtetën e mësova disa muaj më vonë nga Elsa. Ishim

vetëm të dyja në një shërbim dy ditor në Tetovë. Ajo më tregoi

249

NJË NJERI

jetën e saj, vuajtjet dhe peripecitë. Më ardhi keq dhe nuk munda

të mos i thosha se ajo po ndryshonte. Më pa me habi dhe ja plasi

të qarës.

- Më shpëtoi Pali, - tha midis dënesave. - Ti Anna akoma nuk e

ke kuptuar se ai është njeriu më i mrekullueshëm që kam takuar.

U qetësua dhe më tregoi të gjithë bisedën me Palin. Biseduam

gjatë për arsyen pse Pali nuk më tregoi për bisedën midis tyre

dhe nuk mundëm të gjenim asnjë shkak të natyrshëm sipas nesh.

Pastaj qeshëm të dyja dhe përfundimi. “Ishim të paafta ta

kuptonim plotësisht Palin”.

Elsa më tregoi për profesorin austriak, ku ishte vizituar dhe

vendosa të shkonim tek ai, pa i thënë Palit se ma dha Elsa

adresën. Doja të hakmerresha apo doja të shihja reagimin e tij?

Nuk e di.

Kur u binda se isha shtatzënë, mjeku më porositi që në

gjëndjen time më lejohej fluturimi i gjatë për në Zelandë jo më

vonë se pas dy muajsh. Kishim shumë punë për të përfunduar

dhe vendosëm që të fillonim nga më të rëndësishmet,

kurorëzimi në kishë dhe darka e martesës. Unë do nisesha vetëm

dhe Pali do vinte mbas përfundimit të gjithë detyrimeve të tij.

250

Pandi PAPANDO

XIVL

ANA

Kjo ishte dita më e gjatë e jetës sime, filloi me një dush të

ftohtë dhe përfundoi me këtë bisedë të pazakontë. Rrugën për në

banesën e vajzave e bëmë më këmbë, ngulmova që të qëndroja

edhe pak me Palin. Ecnim pa folur në Tiranën e përbaltur nga

shiu. Kjo më kujtoi jetën studentore, xhirot në bulevardin e

madh që sot ishte thuajse bosh, megjithëse ishte e diel. I futa

krahun dhe një ngrohtësi më përfshiu të gjithën. Pse nuk kishim

ecur kështu kur ishim të dy të lirë dhe pa detyrime? Pse të mos

shkonim drejt shtëpisë sonë të përbashkët por drejt ndarjes? Pse

të mos na prisnin fëmijët tanë dhe jo largimi i përhershëm? Pse e

sa pse të tjera më godisnin trurin dhe më mbyllën gojën? Për një

çast mendova se kjo bisedë ishte një ëndërrim i imi. Krahu i Palit

ku po mbështetesha ma hoqi këtë mendim. Pastaj më zuri frika

se mos vajzat kishin dalë të më kërkonin dhe më shihnin krah

për krah me një burrë që ato nuk e njihnin. Si do tu

shpjegohesha dhe si do reagonin për sjelljen time. Ndaluam tek

xhamia në qëndër. Karshi në qoshen e Pallatit të Kulturës, rrëzë

neonit pashë disa djem të rinj që bisedonin. Ky ishte vendi ku

takohej Pali me shokët e tij. Në atë kohë sheshi u ndriçua nga

dritat. Ai e kuptoi përse po mendoja dhe më foli duke qeshur:

- Atje ku po sheh ti qëndronim me shokët kur prisnim dikë,

kam kaluar shumë kohë në atë vend.

- Fole para meje, të mbaj mend shumë herë kur më ngulje

sytë prej andej.

251

NJË NJERI

- Kanë kaluar shumë vite, unë nuk jam ai djali gjatosh dhe

thatanik dhe ti s’je ajo vajza bukuroshe që të ndiqnin pas djemtë,

megjithëse ishe aq serioze. Vazhdojmë të të përcjell.

- Ndahemi këtu Pali, po marr autobuzin dhe ti kthehu për të

përfunduar punët e mbetura. Sado të vazhdojmë të qëndrojmë

bashkë, përsëri do të ndahemi.

Ju hodha në krahë dhe ndjeva se më përfshiu të gjithën.

Ndenjëm ashtu për disa çaste pa folur. Të dy po dridheshim nga

emocionet. Pali u shkëput i pari dhe më tha se ky nuk mund të

ishte kurrsesi takimi ynë i fundit. Do takoheshim përsëri dhe do

të flisnim. Më tërhoqi përsëri nga vehtja, më puthi dhe u largua

me shpejtësi.

Vajzat po më prisnin dhe malli nuk ju lejoi të vinin re

gjendjen time. Pasi biseduam pak, para se të dilnim së bashku u

ula në PC-në e tyre dhe i shkrojta një letër Annas.

E dashur Anna,

po të shkruaj këtë letër dhe të lutem t’i kërkosh Palit të ta

përkthejë në pjesët që nuk i kupton. Ti më njeh prej shumë kohësh

nga tregimet e tij, ndërsa unë të pashë sot, (fotografinë), por

dëgjova me vëmendje Palin të më fliste për ty. Tani u ndava prej

tij. Mund të të duket e çuditëshme se sa jam gëzuar, që Pali është i

lumtur me ty, megjithëse ka bërë një sakrificë të tejskajshme. që po

largohet në vendin tënd. Kur unë kërkoja me ngulm vite më parë

të shkoja në emigracion, ai më fliste për të mirat dhe të këqiat e

emigrimit. Fillimisht mendova se e bënte për të më patur afër, (në

atë kohë ishim vetëm shokë) dhe kisha dëshirë të ishte kjo e

vërteta, të cilën nuk ma pohoi kurrë. Por tani e kuptova se ai është

i aftë të bëjë gjithëçka për të lumturuar njeriu që do, sado e

dhimbëshme të jetë për të.

252

Pandi PAPANDO

Më beso, se këto fjalë janë të sinqerta, për më shumë unë nuk

kam turp të t’i them. Ah . . . sa dëshirë kam të të takoj dhe të të

puth, si motër dhe shoqe, të të uroj shëndet dhe jetë të gjatë me

Palin. E kam dashur shumë, që e vogël, por jeta tek ne ka qënë e

mbushur me shumë dhimbje dhe fatalitete. Ndoshta fati të zgjodhi

ty për të qënë krah tij. Sot i thashë atij se doja të isha esëll, pa pirë

verë kur ti jepesha, pa pendim, ose më mirë për të shkallmuar atë

pendim dhe ngurrim aq të gjatë timin. Mu përgjigj se më thirri për

të më kërkuar ndjesë për dhimbjen që mund të më kish shkaktuar.

Unë duhej t’i kërkoja ndjesë atij, por Pali si Pali, gjithmonë merr

mbi vete mëkatet e të tjerëve, edhe shumë më të largët se unë dhe

ti. Kot po ta mburr se ti e njeh mirë, sipas tij je e vetmja që i ke

depërtuar brenda shpirtit.

Besomë të lutem, se nuk jam xheloze për ty. Për të thënë të

vërtetën sot në mëngjez u bëra xheloze dhe të urreva, por tregimi i

Palit për ty, për cilësitë dhe shpirtin tënd të madh më mbushën me

gëzim. Jam shumë e tronditur për të shkruar këtë letër, doja ta

shkruaja në anglisht, por mbas dy fjalive e kuptova se nuk do të

mundja të shprehja atë lumë ndjenjash dhe përshtypjesh që edhe

në shqip po i rendis shumë të çregullta. Po të tregoj një sekret që

Pali do ta mësojë kur të lexojë këtë letër. Një nga arsyet që nuk

pranova të lidhesha në martesë me të është se nuk mund të lindja

fëmijë mbas operimit. E kisha kuptuar se fëmijët janë ëndërra e tij,

janë kuptimi më i madh i jetës së tij. Ai ka një dëshirë të pafundme

të vazhdojë emrin e madh të familjes, të ketë një djalë. Këtë ma ka

pohuar vetëm një herë, kur ishim vetëm shokë.

Pali të do shumë, krenohu se je e vetmja grua që ka dëgjuar

prej tij fjalën të dua. Mua më tha vetëm një herë “nuk duhej të

dashurohesha me ty”, por një njeri si ai kur e thotë një fjalë e

mendon aq shumë sa . . . . nuk e di sa. Të lutem më kthe përgjigje

253

NJË NJERI

në adresën time të email-it se e lexove këtë letër. Sa dëshirë kam të

të takoj, sa dëshirë kam të jetonit këtu, të bisedonim dhe të ishim

shoqe. Jeta nuk është treguar e drejtë me mua, ndoshta edhe për

fajin tim, por kur e mendoj sot se a do isha një partnere e denjë për

Palin, gjej shumë mungesa, jo në moralin tim por në formimin e

përgjithshëm, në përkushtimin për të tjerët dhe punën, pa

përmendur kulturën dhe prirjet e tij të shumëfishta. Për formimin

e tij ai ka punuar shumë, ka lexuar dhe studjuar pa ndërprerje.

Të lutem, mos e shkëput nga puna dhe studimi. Kjo do t’i

shkaktojë dhimbje, por kot t’i them këto fjalë sepse ti ke arritur ta

njohësh më mirë se unë, përderisa ai ndjehet kaq i lumtur. Mos

qesh me mua për fjalët pa lidhje dhe këshillat prej nëne, por nuk

rri dot pa t’i shprehur. Unë nuk kam vëlla, sot e kuptova se Palin

mund ta konsideroja të tillë. Dashuria ime për të ka ndërruar

kahun, nuk është më dashuri mishi ose platonike por një ndjenjë

që s’e kisha provuar kurrrë më parë. Jam në një gjëndje

shpirtërore të tillë, sikur po fluturoj në hapësirë, pa peshë dhe me

mendjen gati bosh. S’e di a më kupton dot, ndoshta ti nuk ke qënë

në këtë gjendje.

Njeriu që e kam dashur ose më mirë që kam ëndërruar për të,

që në fëmijërinë time, kur kam qënë e paditur për ndjenjat e

femrës, martohet me një tjetër dhe unë jam e lumtur. Do doja që

këto fjalë të t’i thosha me gojë, për të parë reagimin tënd dhe

lumturinë që vura re në foton që pashë. Edhe këtu spikat aftësia e

tij për të zgjedhur në atë mori fotosh të tuat. Nga tregimi i Palit

mësova se kini marë lajmin e mirë të pritjes së një fëmije. Më

njofto të lutem kur ky çast të vijë. Ju uroj që i pari të jetë djalë,

(gëzimi më i madh i Palit). Do t’i lutem Zotit që ta shpërblejë

dashurinë tuaj dhe besimin e Palit tek Ai.

254

Pandi PAPANDO

Unë si shumica e moshatarëve të mi, jemi rritur dhe formuar

duke mos besuar tek Zoti. Pali më ktheu në besimtare dhe i jam

mirënjohëse për këtë sa të kem jetë. Edhe jetën e kam prej tij. Para

një operimi të vështirë jashtë Shqipërisë, një ditë para se të

shtrohesha në spital hyra në të parën kishë që më doli para. Pyeta

për emrin e saj dhe kur dëgjova përgjigjen u përtëriva. Kisha hyrë

në kishën e Shën Palit. Po shkruaj budallallëqe, prandaj të lutem

mos qesh me mua. Edhe koha për ta shkruar është e pakët, vajzat

po më presin për të dalë, ndërsa unë dua ta përfundoj letrën tani,

pa u zvogëluar emocionet, gëzimi për ju dhe hidhërimi që do të jini

kaq larg.

Po e mbyll letrën duke ju uruar gjithë të mirat, jetë të gjatë

dhe me dashuri të pafundme.

Pres t’ju takoj në rastin më të parë të mundshëm.

Të puth me dashuri,

Ana.

255

NJË NJERI

256

XVL

PALI

Mbas një udhëtimi të lodhshëm, avioni i stërmadh u ul në

aeroportin e Wellingtonit. Bagazhet i kisha nisur më parë dhe

me çantën e dorës u drejtova tek dalja. Jashtë pashë menjëherë

Annan, Sofinë dhe Billin që më prisnin. Anna mbante një tufë

trëndafilash shumëngjyrësh, lulja ime e preferuar. Eleganca e saj

kishte humbur brenda fustanit të gjerë. E takova të fundit, mu

hodh në krahë dhe më pëshpëriti shqip.

- Simoni nuk është i vetëm, ka edhe një vëlla prandaj

mendohu për emrin. Sofia dhe Billi nuk e dinë që kemi binjakë

dhe seksin e tyre. Doja të ta thoja ty të parit.

- Tregoju ti që tani dhe ia lerë Sofisë zgjedhjen e emrit të të

voglit. Mua më pëlqejnë të dy emrat, Billi ose Tedi.

- Edhe diçka, para se të flas me prindërit, besoj se kam pasur

të drejtë kur të kam thënë se Ana është zonjë. Mos u habit, e

lexova letrën e saj dhe do të ta jap ta shohësh, vetëm po u bëre

djalë i mirë.

Ana nxorri nga makina një xhup të gjatë dhe ma dha ta

vishja. Ishte Korrik dhe kisha ardhur vetëm me këmishë.

Ndryshimi i parë mendova.

Hipëm në makinën e madhe, unë në ndenjësen e parë,

përkrah Billit, por në anën e majtë të makinës.

Ja dhe ndryshimi i dytë.

Pandi PAPANDO

Makina hyri në udhën me shpejtësi të lartë, në drejtim të

kundërt me drejtimin europian të lëvizjes. Në disa minuta u bënë

tre ndryshime.

Sa të tjera më presin?

Si do t’ja dal mbanë?

Me besim, me shpresë, me dashuri dhe, mbi të gjitha, me

bekimin e ZOTIT.

Korçë, 28 Maj 2010 - 4 Prill 2011.

- F U N D –

257

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!