Antentat anëtarit të Camorras, vritet 77-vjeçari Antonio Volpe

0
388
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Antonio Volpe, 77-vjeçar, anëtar i bandës mafioze Camorra, është vrarë në një pritë që iu bë në Napoli, njofton policia italiane.

Sipas policisë, Volpe është vrarë nga një breshëri plumbash të lëshuara nga një person që po lëvizte me motor dhe dyshohet se ky i fundit është vrasës me pagesë.

Ai ishte një këshilltar i lartë i klaneve Baratto-Bianco-Volpe dhe ai ishte kunati i Antonio Bianco, që besohet të ketë qenë një bashkëpunëtor i dy vëllezërve që drejtojnë familjen Baratto.

Vrasja e Volpe mund të jetë pjesë e një lufte të re, tha policia.

Ai konsiderohej një person mjaft i njohur për mafien napolitane dhe ndërmjetës në shumë mosmarrëveshje. Kujtojmë se Volpes iu bë pritë edhe në vitin 2005, por asokohe ai arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Zjarr Tv Ad