Lajme

Afishe kundër festimit të Vitit të ri

Persona deri tash të pa identifikuar, kanë shpërndarë afishe ekstremiste kundër festave të fundvitit, me mbishkrimin: “Ti je mysliman, mos festo festat e fundvitit ”

“Ti je mysliman mos festo festat e fundvitit”. Këto janë disa afishe që janë vendosur nëpër disa lokacione në kryeqytetin e Maqedonisë-Shkup. Të shkruara në gjuhen shqipe, të vendosura në vende transparent, ekstremistë të caktuar u bëhet thirrje myslimanëve që mos t’i i festojnë ftestat e fundvitit.

“Kush i përngjan një populli ai është prej tyre”, është shkruhet më tej në këto afishe.

Edhe në mediet në Shkup kanë shkruar për këto afishe, që nuk dihet se cili grup apo organizatë i ka vendosur. Në Maqedoni, deri më tani nuk ka reaguar asnjë institucion fetarë apo institcionalë, për vendosjen e këtyre afisheve, të cilat mund të ndikojnë në prishjen e raporteve ndërfetare.